Islam & Obstacles Albanian | Pengesat në rrugë

Obstacles on the road Albanian language | Pengesat në rrugë


Abdul Melik El Kasim 
Përktheu : Driton  Maxhuni
Rishikoi : Bahri Curri
Source: Islamhouse.com
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Obstacles on the road Albanian in language Pengesat në rrugë

Obstacles on the road Albanian in language | Pengesat në rrugë:

“Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” 
(Ahzabë, 35).

HYRJE

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithë botëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi më të nderuarin e Pejgamberëve, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), mbi familjen dhe shokët e tij.

Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe e mundimshme. Ajo është e shtruar me pengesa, barriera, të meta dhe gabime. Megjithatë kurdoherë që muslimani ose muslimanja bie në gabim ai ose ajo pason gabimin e tij me pendim, duke e lutur Allahun që ta fal, duke iu kthyer Atij.

Ka shumë lloje të pengesave që muslimani mund ti hasë në rrugë për në Botën Tjetër. Disa shembuj të këtyre pengesave mund të jenë: përtacia në kryerjen e veprave të adhurimit, injorimi i adhurimit vullnetar, angazhimi i tepërt me gjëra të papëlqyera, (të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk i preferojnë, edhe pse ato nuk hyjnë në veprat e ndaluara) veprimi i asaj që Allahu e ka ndaluar, humbja e kotë e kohës dhe energjisë. Pa marr parasysh se a janë pengesat e vogla ose të mëdha, ato akoma janë pengesa të pakapërcyeshme për ata, të cilët nuk e kanë përgatitur veten sa duhet për këtë detyrë.

Është e vërtetë që nganjëherë, rënia në gabime ndoshta sinjalizon fillimin e devotshmërisë dhe rrugës, e cila shpie në pendim. Nëse ndodh ashtu, njeriu duhet të qëndrojë në rrugë me vendosmëri derisa ai ose ajo të arrijë fundin e saj, ku dielli i kësaj jete perëndon për herë të fundit, ndërsa dielli i botës tjetër lind. Atje besimtarët do të jetojnë në kopshtet e Adnit në kënaqësi dhe rahati. Ne e lusim Allahun të na bëj të gjithëve banorë të xhenetit!

Abdul Malik el-Kasim

Pengesa e parë

MOS RESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË FQINJIT
Ka filluar muaji i shenjtë i ramazanit, muaj ky, të cilin kur muslimanët e agjërojnë me bindje ndaj Allahut dhe me këtë përpiqen të afrohen më tepër tek Ai. Barqet janë të uritura dhe perëndimi i diellit është afër. Familja është e ulur rreth tavolinës, ku është vendosur ushqimi për ta hapur agjërimin. Sytë e të gjithëve, e sidomos të fëmijëve, po përcjellin lëvizjet e nënës në pritje të ngrënies së ushqimit dhe pijeve që u ka përgatitur. Kanë mbetur vetëm disa minuta për ta hapur agjërimin. Duart janë larë dhe mëngët janë përvilur. Atëherë dëgjohet zëri i myezinit  që lajmëron fundin e ditës së dhjetë të muajit të shenjtë. Të gjitha duart garojnë me nguti drejt pjatave, kur papritmas tingulli i ziles së derës e thyen qetësinë e çastit. Një nga fëmijët, i cili kishte agjëruar vetëm gjysmën e ditës (sepse ai akoma është i ri dhe nuk e ka obligim të agjërojë) nxiton te dera dhe pyet: Kush është? Një zë i dobësuar nga uria dhe turpi përgjigjet: Unë jam fqinja juaj. Djaloshi vrapon ti tregojë nënës së tij dhe një ndjenjë e brengës e kaplon familjen. Çka e ka sjell fqinjën në këtë kohë? Mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi asaj ose fëmijëve të saj? Nënës befas i kujtohet se bashkëshorti i fqinjës nuk ndodhet në shtëpi qe një kohë dhe ajo ngutet për tia hapur derën. Pasi i dëshiron mirëseardhje fqinjës së saj, ajo e pyet: Çfarë të ka ndodhur? Shpresoj se çdo gjë është në rregull! Fqinja e saj e ul kokën dhe i thotë me një zë të turpshëm: Ne po kërkojmë diçka për ta çelur agjërimin. Fëmijët e mi janë të uritur dhe unë akoma jam agjërueshëm. Kështu që nëna e tërheq fqinjën brenda me mirësi dhe i ofron bamirësinë dhe bujarinë e saj.

Kur babai doli në xhami për ta kryer namazin me xhemat, ai vuri shikimin në shtëpinë e fqinjës dhe e kuptoi se vetëm një mur ndanë në mes të urisë dhe barkut të ngopur, varfërisë dhe bollëkut. Ai e pyet veten: Fqinja jonë kërkoi ndihmë vetëm kur iu përkeqësua gjendja shumë. Si ndodhi që ne nuk e kishim pyetur për gjendjen e saj? Pse nuk e kishim vizituar? Pse ajo erdhi te ne? A është se ne jemi fqinjët më të afërm ose, sepse asaj i vjen turp dhe frikësohet që njerëzit e saj ta marrin vesh se ajo është nevojtare?

Ka shumë familje, të cilat jetojnë në kushte të njëjta të padurueshme, sepse u mungojnë elementet themelore për ti plotësuar nevojat e ushqimit dhe pijes. Të gjithë ne duhet ti frikësohemi dënimit të Allahut, sepse ne flemë me bark të ngopur, ndërsa fqinjët tanë muslimanë vuajnë nga uria, të afërmit tanë i ka mundur hidhërimi dhe shokët tanë janë në gjendje dëshpërimi.

Një herë një i afërm i imi drejtoi një hulumtim pranë një organizate bamirëse për të vërtetuar gjendjen e familjeve që përfitojnë nga ndihmat e organizatës. Rezultati ishte se disa nga përfituesit e ndihmave janë familje që u përkasin fiseve të njohura për pasurinë e tyre. Ai përmendi disa mbiemra të familjeve, anëtarët e të cilave kanë mundësi që nga zekati që duhet ta paguajnë çdo vjet, ti mbajnë këto familje.

Materializmi ka hedhur shigjetat e helmuara në zemrat e muslimanëve sa që frikësohem se komuniteti musliman do të pësojë nga kjo deri në atë masë që vëllai nuk do të mbajë lidhje më vëllain dhe e njëjta do të ndodhë me të afërmit dhe fqinjët. Nëse nuk jemi në anën e të afërmve dhe fqinjëve kur ata përjetojnë momente të vështira, atëherë kur do të jemi? A kur Allahu t’u dërgojë ndihmën dhe ata në këtë mënyrë ti kalojnë vështirësitë?

Përgjigja duhet të jetë, Jo. Në vendin ku jetojmë ka jetimë, të veja dhe nevojtarë. Si rrjedhim, sigurohu të pyetsh për gjendjen e tyre dhe ndihmoju ta marrin atë që kanë nevojë kështu që edhe ata ta lusin Allahun për juve, e ndoshta Allahu për shkak të lutjeve të tyre do tju bëjë që kurrë të mos përjetoni mjerim.

Tregime nga të parët (Selefët)

Shekik bin Ibrahim thotë: Derisa ishim me Ibrahim bin Ed’hemin, një njeri kaloi pranë nesh dhe Ibrahimi pyeti: A nuk është ky njeri filani? Ne i thamë: Po. Ibrahimi i tha një burri në tubim: Shkoi pas dhe tregoi se Ibrahimi po pyet pse nuk na përshëndete me selam. Pasi e arriti personin në fjalë dhe i parashtroi pyetjen, ai u përgjigj: Pasha Allahun, gruaja vetëm sa më ka lindur dhe unë nuk kam asgjë para vete, kështu që nuk isha vetëdijshëm për atë që më rrethonte. Njeriu u kthye dhe e rrëfeu atë që e dëgjoi. Ibrahimi i befasuar nga ngjarja shtoi: Ne të gjithë jemi të Allahut. Si është e mundur që ne nuk e kemi ditur gjendjen e shokut tonë, derisa puna e tij u keqësua aq shumë? Ibrahimi i tha një burri që ishte i pranishëm që të shkonte te një vëlla musliman dhe ti huazonte dy dinarë, pastaj të shkonte në treg dhe të blinte gjithë çka i vinte me një dinar, ndërsa dinarin tjetër tia dhuronte për nevojat tjera. Burri rrëfen tregimin e tij: Unë shkova në treg dhe bleva çdo gjë që më erdhi me një dinar dhe pastaj shkova te familja e nevojtarit. Trokita në derë. U përgjigj gruaja e tij, e cila pyeti se kush ishte. Unë i thashë: Më duhet burri juaj. Ajo u përgjigj se nuk është tani në shtëpi. E luta që ta hapte derën me qëllim që ta bartnim mallin që e kishim ngarkuar në deve. Ajo pyeti se kush e kishte sjell gjithë atë. Unë iu përgjigja: Vëllai juaj në Islam, Ibrahim bin Ed’hemi. Ajo tha:  O Allah! Mos e harro atë që ndodhi sot nga Ibrahimi. 

Pengesa e dytë

GËNJESHTRA NË ÇËSHTJE MARTESORE

E gjithë bota smund ta përfshijë lumturinë time, të cilën nuk e fsheh, dhe një buzëqeshje e pafajshme duket në fytyrën time derisa po dëgjoj shoqen duke më treguar për vëllain e saj. Ai dëshiron të martohet me ju, thotë ajo. Pastaj filloi të lavdërojë sjelljen e tij dhe shtoi: Ju do të jetoni si princeshat e Mesjetës. Ai do të përpiqet tju sjellë rehati dhe do tju mbulojë me dashuri. Gjërat ndodhën shpejt dhe ngazëllimi im nuk më lejoi të mendoj me kujdes. Unë nuk kërkova asgjë, bile as metrin, ose vendin ku do të jetoja. Madje as që pyeta se a punonte, ose ku punonte. Ai ishte vëllai i shoqes sime të ngushtë. Unë fillova ti bëj planet për fustanin e nusërisë dhe këshillohesha me të se çfarë stofi të përdorja, çfarë ari të blija, si duhet të ishin enët e kuzhinës, çka i pëlqente atij dhe çka nuk i pëlqente, dhe më në fund cila do të ishte dhurata më e preferuar e tij.

Babai im u mahnit me përkushtimin tim për tu martuar me këtë njeri, mirëpo e luti Allahun ti bekonte përpjekjet e mia, ngase unë isha bija e tij e vetme.

Bashkëshorti im i ardhshëm zgjodhi hotelin më të shtrenjtë për dasmën dhe unë isha e hutuar se çfarë dhurata do të më jepte. Ndërkohë, e pushtuar nga ëndrrat dhe pasioni gjatë ditës së dasmës isha shumë e lumtur. Megjithatë ëndrrat mbaruan shpejt kur e kuptova se atij as që i interesonte se çfarë po ndodhte dhe kalonte një pjesë të gjatë të natës jashtë shtëpisë. Kurdoherë që dëshiroja të flisja për këto brenga, shoqja ime më thoshte se unë duhej ti kapërceja këto gjëra të vogla, sepse ai ishte bashkëshort. Atëherë e kuptova se unë isha martuar me të dhe jo me shoqen time dhe më në fund e mora telefonin dhe e thirra babanë, i cili u gëzua kur ma dëgjoi zërin. Mirëpo, unë me një zë të lodhur i thash: Unë nuk e dua atë, ai është narkoman. Babai më pyeti më zë të fuqishëm: Si ashtu, ku jeni tani?
Ditët e lumturisë mbaruan shpejt dhe gëzimi u shndërrua në pikëllim. Si patët mundësi, shoqja ime e ngushtë, të më mashtroni në këtë mënyrë? Nëse dikush si ai do të dëshironte të martohej me ju, a do ta pranonit? A nuk patët turp të më gënjeni?

Disa gra kërkojnë nga motrat muslimane që të martohen me ndonjë të afërm të tyre, i lavdërojnë ata dhe i përmendin cilësitë e mira të tyre. Megjithatë, shumë nga ajo që thuhet është gënjeshtër ose së paku zmadhim. Këtyre grave u themi: Nëse dikush ju gënjen, ju sigurisht do të zemëroheni? Pse atëherë i gënjeni njerëzit, sidomos në çështje të martesës? A pajtoheni që e njëjta ti ndodhë bijës suaj?

Tregime nga të parët

Shqyrtoje këtë shembull të njeriut, cili e flet vetëm të vërtetën. Motra e Er-Rebi’ bin Hejthem erdhi ta vizitojë atë dhe e përqafoi djalin e tij duke i thënë: Si jeni djali im? Er-Rebi’ e pyeti: A i ke dhënë gji?. Ajo tha: Jo. Er-Rebi’ pastaj tha: Pse atëherë nuk e flisni të vërtetën dhe ta quani atë  nipi im?

Pengesa e tretë

EKSPOZIMI I SEKRETEVE TË NJERËZVE

Kamerat e televizionit janë të përqendruara në fytyrën tënde dhe i transmetojnë fjalët dhe shpresat tua. Ato transmetojnë lëngimet dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet më të vogla të asaj çfarë ndodh në mes juve dhe bashkëshortit në dhomën e fjetjes. Këto kamera të televizionit e transmetojnë gjithë këtë deri te veshët që dëgjojnë duke i përdorur fjalët tua.

Për ta elaboruar këtë themi se disa gra, sidomos ato që veç sa janë martuar, u pëlqen të bisedojnë me shoqet e tyre dhe të afërmet për bashkëshortët duke thënë: Ai tha atë ose këtë; ai më bleu një byzylyk ose më çoi në një vend të mrekullueshëm, e kështu me radhë. Disa nga ato madje i përsërisin fjalët e dashurisë që burrat ua thonë, disa herë duke thënë se bashkëshortët e tyre nuk mund të qëndrojnë larg tyre, bile edhe për një kohë të shkurtë! Dikush nga ato ndoshta flet për shprehitë e burrit të vet sa i përket gjumit dhe problemet që i ka lidhur me këtë, duke ua përshkruar bashkëshortin shoqeve, duke i përmendur të metat dhe gabimet e tij e kështu me radhë. E gjithë kjo është e palejueshme në fe, pashije dhe çka është më e rëndësishme, një lloj përgojimi dhe bartje fjalësh. Nuk është e udhës që gruaja të përmend qoftë edhe një vepër të mirë që ai e kryen për hir të Allahut, sidomos nëse ai nuk dëshiron që të tjerët ta dinë.

E nderuara motër në Islam! Pse bisedoni për një çështje që ai ua ka përcjell në besueshmëri? Mendoni për gratë, të cilave u pëlqen që tju dëgjojnë kur ju u ekspozoni sekretet tuaja, disa nga ato do të gëzohen që shoqja e tyre është e lumtur, mirëpo do të dëshironin që bashkëshorti i shoqes të ishte bashkëshorti i tyre ose i bijave të tyre. Disa nga këto gra i krahasojnë bashkëshortët e tyre me bashkëshortin për të cilin mburret shoqja gjithë kohën dhe ato fillojnë të mendojnë se kurrë nuk kanë qenë të lumtura ose kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë fjalë të mirë nga bashkëshortët e tyre. Në këtë mënyrë, nëse i ekspozoni sekretet tua dhe bisedoni për bashkëshortin me gratë tjera, ju ndoshta do të ndihmoni në shkatërrimin e martesave të këtyre grave.

E nderuara motër e martuar, a është me rëndësi që ju ti ekspozoni sekretet tuaja, ose ato të bashkëshortit, ndaj atyre që as nuk do të përfitojnë e as nuk do tju përkrahin nëse dëgjojnë lajme të tilla. Në të kundërtën, ato ndoshta do tju kenë zili dhe do ta hedhin syrin e keq në ju dhe në martesën tuaj. Po ashtu ju dhe bashkëshorti juaj do të jeni temë e bisedës në shumë ndeja, ku ju nuk jeni të pranishëm dhe ju do të bëheni temë e bisedave dhe shakave, ajo çfarë ka ndodhur mes juve do të bëhet përrallë për tu treguar. Kjo nuk është mënyra për ta çmuar dhuntinë që Allahu i ka dhënë motrës muslimane, duke e martuar me një burrë të përshtatshëm.

Si rrjedhim, nëse ju e ekspozoni atë që ndodhë në martesën tuaj, sidomos në natën, javën, muajin dhe vitin e parë, ky lajm do të arrijë në veshët e shumë grave dhe burrave. Mendoni se a do të ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do të përgjigjeshit në mohore. Për këtë arsye duhet të jeni në dijeni për kamerat e televizionit që janë fokusuar në fytyrën tënde, kur ju jeni duke biseduar me të afërmet, shoqet, motrat etj., sepse çfarëdo që thoni mund të bëhet ‘program sentimental me seri që transmetohet në shumë shtëpi. Përmbaje gjuhën tënde!

Tregime nga të parët!

Ataë bin Rebah thotë: Ata të cilët ishin para jush e konsideronin bisedë të kot çdo gjë përveç asaj që Allahu ka zbritur (Kuranin dhe Sunetin), urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja dhe bisedimin për çështje prej të cilave varet jetesa në tokë. A thoni se nuk i keni me vete ata që ju shikojnë, Kiramen Katibin, (shkruesit e ndershëm të veprave, njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë, të cilët i shkruajnë veprat e tij ose të saj) as një fjalë nuk e shqiptoni e të mos ketë kujdestar të gatshëm për ta regjistruar atë? A nuk do tju vijë turp nëse njërit nga ju i hapet regjistri i punëve që i bën gjatë ditës, e të mos gjejë aty asnjë vepër për Botën Tjetër?

Pengesa e katërt

MOSVESHJA E HIXHABIT

E lyer me kozmetikë, ajo ka të veshur një vello të hollë, të cilën do ta fiksojë kurdoherë që i lëvizë nga fytyra, ajo ec drejt shoferit të familjes dhe e thirr: Piter! Piteri përgjigjet me nxitim dhe më përulje qëndron disa hapa larg saj, Çfarë dëshironi? Ajo i jep disa para dhe kërkon që të shkojë për të blerë qumësht për foshnjën. Ai nxiton ti bindet urdhrit të saj, derisa ajo kthehet në shtëpi.

Kur kushëriri i saj troket në derë, ajo ngutet ta hap atë për të, duke i tundur duart, edhe pse qafa dhe flokët i duken. Ajo bisedon me të dhe kënaqet duke qeshur, ndërsa ai rri ulur brenda shtëpisë dhe e pret çajin që ajo e përgatit, derisa bashkëshorti ose vëllai vjen të takohet me të. Pastaj, kunati troket në derë dhe ajo i hap derën, tund duart me të dhe e fton brenda, edhe pse bashkëshorti i saj nuk është ende në shtëpi.

Më vonë, e veshur me rrobën e jashtme, abajen, ajo e mbyll derën e veturës dhe shoferi e çon te rrobaqepësi, ku ka shumë burra të huaj të pranishëm, por ajo nuk brengoset. Ajo bisedon me rrobaqepësin, sikur të bisedonte më nënën ose gjyshen e vet. Ai ia merr masat, pastaj ajo e mbulon fytyrën dhe merr leje.

Pastaj shkon në dyqan të parfumeve, ku e lë të lirë hundën që të gjejë erën më të mirë. Shitësi i ndihmon, duke i spërkatur këtë ose atë parfum në dorë. Ai thotë: Ky parfum është për gosti dhe ky tjetri është për këtë ose atë ngjarje. Ajo pastaj i ofron dorën tjetër, kështu që të mund të nuhat aromat tjera. Ajo bisedon me të lirshëm.

Pas kësaj ajo shkon tek argjendari dhe lirisht i jep dorën që ai ti provojë llojet e ndryshme të unazave dhe byzylykëve në gisht ose dorë të saj. Ajo pastaj shkon në dyqanin e rrobave dhe i ankohet shitësit se e ka blerë një palë rroba dhe po kërkon një palë tjetër që shkon me to. Ai i tregon asaj rroba të ndryshme dhe ajo vendos se çfarë ngjyre shkon me rrobat që i kishte blerë. Atëherë afrohet te shitësi dhe e pyet për çmimin e rrobave që i ka zgjedhur. Ai i thotë se çmimi është më i lartë, por do të bëj një zbritje. Ajo përpiqet ta ul më shumë çmimin e rrobave dhe i thotë: Për mua sa mi jepni? Me këtë ajo e humb turpin; ai i jep ato me një çmim të mirë.

Unë e mbroj nderin tim me para dhe kurrë nuk e njollosi atë, Allahu mos i bekoftë paratë pas humbjes së nderit!

A e pranoni xhehenemin si vendbanim dhe flakët e tij si hapësirë për frymëmarrje? Ju jeni zotëruese e turpit dhe e natyrës së mirë, kush të urdhëroi të vishni hixhab? A nuk të urdhëroi Allahu dhe i Dërguari i Tij të vishni hixhab?

Atëherë pse e zemëroni Zotin e qiejve dhe tokës, i Cili ka mundësi që gëzimin t’ua bëjë pikëllim, mirëqenien t’ua bëjë sëmundje dhe lumturinë t’ua bëjë mjerim? A keni mundësi ti rezistoni ndonjërës nga këto ose a ju pyet dikush për këtë? Kush ju urdhëroi që hixhabin (mbulesën islame) ta konsideroni dy llojesh? Një lloj që i lejon disa burrave ta shohin fytyrën, flokët dhe duart dhe një lloj që nuk u lejon burrave këto liri? Ku do të qëndrojnë shoferi, shitësi, rrobaqepësi, i biri juaj dhe bashkëshorti Ditën e Gjykimit, në krahasim me juve? Ju do të qëndroni vetëm, e përulur nga barra e rëndë e gabimeve dhe mëkateve. Kur shikoni në të djathtë ju shihni xhenetin dhe kur shikoni në të majtë ju shihni flakën e xhehenemit. Si rezultat, ju zgjodhët destinacionin tuaj.

Kam dëgjuar se njëherë një grua vuante nga një dhimbje e madhe e veshit dhe pasi që e bindën me vështirësi që ta lejojë mjekun tia kontrollojë veshin, ajo e zbuloi vetëm veshin, ndërsa pjesën tjetër të fytyrës e mbante të mbuluar. Kjo e nxiti mjekun që ti thotë: Unë jam mjeku dhe ju jeni si nëna ime, kështu që zbuloje fytyrën. Ajo i tha me bindje të fortë ndaj Zotit: Ju erdhët të ma kontrolloni veshin dhe unë ua zbulova atë!

Tregime nga të parët

Hatim el-Asam tha: “Është e mashtruar zemra e atij që nuk mendon për katër rreziqe dhe ai kurrë nuk është i sigurt nga mjerimi. Së pari, rreziku i Ditës së Ndarjes, kur Allahu do të deklarojë: Ky grup është për në xhenet dhe ky grup është për në xhehenem. Njeriu nuk e di se cilit grup do ti takojë. Së dyti, njeriu u krijua në tri errësira, kur engjëlli e shpalli atë në mesin e njerëzve të lumtur ose në mesin e njerëzve të mjerë. Njeriu nuk e dinë se a është caktuar se do të jetë nga njerëzit e lumtur ose të mjerë. Së treti, kujtimi i trishtimit që pason pas vdekjes, sepse njeriu nuk e di a do ti jepen lajme të mira të kënaqësisë së Zotit ose lajme të këqija të zemërimit të Tij. Së katërti, Dita kur njerëzimi do të qëndrojnë në grupe të shpërndara (kështu që tu tregohen veprat e tyre) dhe njeriu nuk e di se nga cila rrugë do të merret.

Pengesa e pestë

VONIMI I MARTESËS

Ajo kërkon te i fejuari cilësi, të cilat janë më afër ëndrrave se sa realitetit, për këtë arsye ajo refuzon çdo burrë që i ofron martesë, sepse nuk i ka këto cilësi. Atë e kërkojnë njerëz fetar, me sjellje të mirë, mirëpo kur njoftohet se është i varfër ose se nuk e ka vazhduar shkollën ajo e refuzon dhe pret se çfarë do ti sjellë e ardhmja, duke mos e hetuar se ditët dhe netët po kalojnë dhe se ajo po plaket me kalimin e kohës. Papritmas, ajo e kupton se vajzat e moshës së vet janë martuar dhe kanë shtëpi e fëmijë derisa ajo ende këmbëngul në mendimin e vet. Vitet kalojnë dhe rinia e saj fillon të zbehet, kështu që ajo bën lëshime në disa kushte në të cilat insistonte më parë, duke pranuar atë që është më i dobët në besim, sjellje dhe edukim. Ajo tani po vuan sepse nuk e praktikoi urdhrin e të Dërguarit të Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): Nëse u kërkon dikush për martesë, fenë dhe sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë prano që të martohesh me të.

Në këtë hadith, e nderuara motër, i Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka përmendur dy kushte, të cilat garantojnë një jetë të lumtur martesore, feja dhe sjellja e mirë. Ato janë dy tipare të lidhura njëra me tjetrën dhe përbërës esencial për një martesë të qëndrueshme, e cila është plot lumturi dhe dashuri.

Sa i përket ëndrrës së saj për burrin e qëlluar, është fakt se shumica e të rinjve që kanë arritur moshën martesore janë në gjendje të njëjtë financiare. Sa të rinj ka që i kanë milionat ose që punojnë si ministra në qeveri? Në të kundërtën, shumë të rinj që dëshirojnë të martohen janë studentë, të cilët nuk kanë pasuri të mjaftueshme. Disa çifte të martuara thonë se vitet më të lumtura të martesës kanë qenë gjatë kohës së studimeve, kur gruaja qëndron pranë burrit dhe e ndihmon atij ti avancojë studimet përpara.

Si rezultat, e nderuara motër muslimane, mos u mbështet në ëndrra ose pamje të jashtme kur të zgjedhësh njeriun me të cilin do të martohesh, e as mos e bë pasurinë shpresë për të cilën lëngon. Kur vjen për tju kërkuar në familje një djalë i mirë e fetar, sjelljen e të cilit e pëlqeni, atëherë mos hezito për tu martuar me të për shkak të gjendjes së vështirë financiare që ka, sepse pasuria nuk mund tju sjell lumturi. Ndoshta Allahu ju dhuron devotshmëri dhe me këtë arrini çfarëdo që dëshironi.

Tregime nga të parët

Esma bint Ebu Bekër thotë: “Ez-Zubejr, u martua me mua në kohën kur nuk kishte asnjë para, rob ose ndonjë pasuri tjetër përveç një kali dhe një deve. Unë e ushqeja kalin, kujdesesha për të. Po ashtu e ushqeja edhe devenë me fara të shtypura të hurmave dhe i sillja ujë. Farat e hurmave i bartja në kokë nga një largësi prej tetëmbëdhjetë milje. Kur Ebu Bekri, paqja qoftë mbi të, më dërgoi një shërbëtore për tu kujdesur për kalin, ky ishte një lehtësim i madh për mua!

Pengesa e gjashtë

MOSTOLERIMI I TË METAVE TË  NJËRI-TJETRIT
Polemika u nxeh, zërat u ngritën dhe pastaj pasoi vaji. Kështu rrodhën gjërat, qetësia kaploi dhomën bashkë me vuajtjet shpirtërore që i solli kjo ngjarje.

Motër muslimane! Çdo person, mashkull ose femër, ka të meta. Gruaja e mençur, e cila e ka parasysh këtë fakt, nuk i shikon njerëzit në ndonjë mënyrë tjetër, ashtu siç nuk e shikon edhe bashkëshortin e vet. 

Ajo e di se nuk është martuar me një bashkëshort të përkryer, sepse nuk ka njeri të përkryer, përveç pejgamberëve të Allahut. Si rezultat, ajo përdorë urtësinë e saj për ti parandaluar rrugët dhe mjetet që e mërzitin dhe e zemërojnë bashkëshortin. Ajo gjithashtu kërkon rrugë dhe mënyra, të cilat i ndihmojnë ta përfitojë dashurinë dhe respektin e tij.

Gruaja muslimane e kërkon shpërblimin e Allahut për çdo punë që e bën në shtëpi për bashkëshortin dhe fëmijët. Ajo mbështet në ndihmën dhe udhëzimin e Allahut për ta drejtuar bashkëshortin e saj në destinacionin që është i kënaqur, duke përdorur fjalë të mira dhe dashuri të sinqertë.

Në të kundërtën, shumë gra gabojnë për shkak të kuptimit të shtrembër të gjërave ose për shkak të të metave që kanë, kur mendojnë se e meritojnë këtë ose atë tretman, sepse ajo është ky ose ai person. E nderuara motër, më mirë për juve është të kuptoni se keni edhe të drejta e edhe obligime. Në këtë mënyrë, si një grua e mençur muslimane, ju me durimin që e bëni shpresoni në shpërblimin e xhenetit. Pra, kur diçka nuk ju pëlqen, ju do të përmbaheni dhe do të duroni e me këtë meritoni shpërblimin e Allahut. Për më tepër, nëse hiqni dorë nga ajo që e dëshironi shumë dhe bashkëshorti juaj vepron në të njëjtën mënyrë, anija e familjes do të drejtohet në brigjet e sigurisë dhe qetësisë.

E nderuara motër, dije se çdo bashkëshort ka çaste të lumturisë dhe çaste të lodhjes. Ju duhet të zgjidhni momentin e duhur për ti diskutuar kënaqësitë dhe pakënaqësitë tuaja. Për më tepër, edhe nëse bashkëshorti juaj është nga njerëzit më të mirë, dije se ai ndoshta nuk është në dijeni për disa ankesa tua, sidomos nëse është i angazhuar me punë. Si rrjedhim, nga ju le të dëgjojë vetëm fjalë të mira, të shoqëruara me buzëqeshje dhe mos nxito me kundërpërgjigje. Mos thuaj se kjo është shenjë dobësie. Nëse e meta që ju mërzit juve do të ishte e metë e juaja dhe nëse ai do tju këshillonte duke përdorur fjalë të ashpra dhe duke e ngritur zërin, ju sigurisht nuk do ta pëlqenit këtë fare. Në anën tjetër, nëse ai u përkujton për të metat tuaja, duke përdorur këshilla të buta, ju natyrisht do ta pëlqeni këtë sjellje. Në fund, zgjidhni mënyrën më të mirë që të tjerët dëshironi tju trajtojnë dhe preferoje bashkëshortin tuaj me këtë.

Tregime nga të parët

Transmetohet se një burrë erdhi tek Umeri r.a. për tiu ankuar për sjelljen e keqe të bashkëshortes. Kur u afrua te shtëpia e prijësit të muslimanëve, ai dëgjoi gruan e Umerit r.a. duke i folur fjalë të ashpra, ndërsa Umeri qëndronte i qetë dhe nuk ia kthente fjalën (ndonëse Umeri kishte mundësi ta ndalonte atë). Kështu burri vendosi të kthehet, duke i thënë vetes: Nëse kështu është puna me prijësin e besimtarëve, atëherë çfarë pres unë? Umeri r.a. doli dhe e pa burrin duke u larguar. Ai e thirri: Çka keni nevojë? Burri tha: O prijës i besimtarëve! Unë erdha që të ankohem për sjellje e keqe të gruas time dhe dëgjova atë që ndodhi në mes juve dhe gruas tuaj. Kështu që u ktheva me mendimin se nëse kështu është gjendja me prijësin e besimtarëve, atëherë çfarë pres unë. Umeri r.a. tha:  “Unë jam i durueshëm me të, sepse ajo ka të drejta ndaj meje.

Pengesa e shtatë

MARRJA ME PUNË TË HUAJA

Ajo nxori një ofshamë në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte derën e veturës dhe ulej pranë bashkëshortit. Ajo nuk i dha shansin bashkëshortit që ta pyes për mendimin që kishte për të afërmit e tij. Ajo tha: Ishte sikur me qenë në provim, ndonëse shkova si vizitor për ti përshëndetur ata. Ata më bën shumë pyetje, bashkë më dukej sikur të hidhnin shigjeta në mua. Më pyetën se ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush ta ka blerë e kështu me radhë. Nuk kisha kohë të merrja frymë, më dukej sikur ti kisha përpara tre topa, ku posa mbaronte punën i pari do të fillonte i dyti. Ata më ofruan çaj, i cili u ftoh shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.

E nderuara motër, disa burra dhe gra mendojnë se është mirësi të mbledhësh informata për jetën private të njerëzve tjerë, ndonëse nëse u bën atyre pyetje ata nuk do tju japin një përgjigje të drejtë. Megjithatë, vërtet kjo është një lloj i sjelljes së keqe.

Shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkëlqimit të njeriut në fe. Çfarë do të humbni nëse nuk i dini punët e të tjerëve? Është e mjaftueshme që ti përshëndetni ata me selam dhe të bisedoni me ta për gjëra të mira. Takimet e tilla nuk duhet të bëhen vende të marrjes në pyetje, sepse kjo është e padurueshme, ndoshta, për këtë shkak njerëzit nuk ju vizitojnë dhe i shkëputin lidhjet e dashamirësisë me ju.

Si rezultat, mos bë shumë pyetje, sepse nëse e vëni veten në pozitë të njëjtë, ju do të jepni përgjigje të përgjithshme ose do tju shmangeni përgjigjes në pyetje për shkak të mosrehatisë dhe bezdisjes. Pjesë e sjelljes së mirë dhe mirëpritjes është mosturpërimi dhe mosbezdisja e mysafirëve. Në të kundërtën, shumë gra e kanë bërë shprehi të pyesin shumë për të tjerët në mënyrë direkte ose indirekte, kështu që as një çështje nuk lënë pa e kontrolluar, e vogël apo e madhe.

Atëherë, e nderuara motër, mos të interesojnë çështjet e të tjerëve e me ketë të ngjallësh pikëllim dhe depresion te të tjerët, sepse ata që merren me punët e të tjerëve do ta mbysin veten me hidhërim. Për më tepër, nuk ka ndonjë përfitim material ose fetar nëse merreni me punët e njerëzve.

Tregime nga të parët

Një burrë nga fisi Temim thotë: Unë e kam shoqëruar Er-Rebi bin Hejthem për dhjetë vjet dhe vetëm dy herë e kam dëgjuar se ka biseduar për çështje të kësaj jete. Njëherë kur më pyeti: A e ke nënën ende gjallë? dhe njëherë tjetër kur më pyeti: Sa xhami gjenden në vendin tuaj?”

Pengesa e tetë

GABIMET E VOGLA

Larg nga dëgjimi i vajzave tjera, qëndrojnë disa goca duke biseduar më fshehtësi. Ajo është e ulur në mesin e tyre dhe po i dëgjon. Njëra thotë: Ai më dashuron dhe thotë se dëshiron të martohet me mua. Në atë çast nga çanta e nxjerrë një dhuratë që ai ia kishte dhënë. Vajza tjetër flet për xhelozinë e dashnorit të vet, i cili proteston kur ajo shkon vetë në treg.

Ajo i dëgjon ato me kënaqësi dhe zbavitet. Pastaj fillon të bisedojë me to, kur njëra i drejtohet me fjalët: Ne do të përpiqemi tju gjejmë një dashnor, vetëm sa për të biseduar me të në telefon dhe me këtë ta largoni mërzinë në jetë. Vetëm një thirrje telefonike, hiq më tepër.

Disa ditë më vonë, e mërzitur dhe e dëshpëruar, një varg mendimesh kalojnë në kokën e saj. Kjo e nxitë mësuesen për ta pyetur: Çfarë ka ndodhur me ju?

Ajo thotë se ka një problem në familje, por në të vërtet, zemra e saj vuan për një djalë të ri, me të cilin bisedoi në telefon. Ai tashmë e kishte parë atë dy herë gjatë muajit dhe ajo tani vepron çka i thotë ai dhe përmbahet nga ajo që ia ndalon. Ai pastaj kërkoi më tepër kënaqësi.

Tani e kupton gabimin e vet, mirëpo ai i ka kasetat dhe fotografitë e saj dhe e kërcënon tia tregojë ato babait të saj, nëse nuk dëshiron ta takojë atë përsëri. Ajo qanë dhe ia kujton Allahun, mirëpo ai thotë se është i dashuruar me të dhe do të bënte çmos për të qenë afër saj. Papritmas, dashnori i qetë dhe i shkujdesur, shndërrohet në ujk që kërkon ta sulmojë nderin dhe dinjitetin e vajzave.

A e keni parë, motër e nderuar, poshtërimin dhe degradimin që mëkati dhe e keqja i sjellë. Disa vajza kanë rënë në të liga më të mëdha, se sa thjesht biseda me telefon me disa të rinj që paraprakisht menduan se ishin shokë të tyre.

Si rrjedhim, thirrjet telefonike të këtij lloji janë joshje e rrezikshme dhe gropë pa fund. Ajo bart pasojat e humbjes së kohës në atë që të sjellë turpërim dhe reputacion të keq në mes të njerëzve. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, sepse ajo që i pret njerëzit të cilët veprojnë kështu, është dënimi i rëndë në Botën Tjetër.

Për këtë arsye, i këshillojmë nënat muslimane që tu kushtojnë kujdes të veçantë bijave të tyre adoleshente. Njëherë i Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) e pyeti bijën e tij Fatimen, gruan e Aliut, r.a: Prej nga po vini? Ajo nuk u mërzit nga kjo pyetje, ndonëse ishte e ndershme dhe jashtëzakonisht e mençur. Mirëpo, ajo thjesht iu përgjigj babait: Unë erdha nga shtëpia e familjes së filanit, ku shkova ti ngushëlloj për humbjen.

Kështu, e nderuara motër muslimane, çfarë ju pengon nëse interesoheni se çka bën bija juaj? Ju nuk duhet të ndiheni fajtore nëse ato mendojnë se po përzihesh në çështje të tyre private. Është detyrë dhe e drejtë e juaja. Mirëpo, ju duhet ta bëni këtë në mënyrën më të mirë, duke e ofruar veten si shoqe të bijës, duke e dëgjuar atë që e shqetëson bijën tuaj dhe duke i dëgjuar mendimet e saj në çështje të ndryshme. Në këtë mënyrë ju do të bëheni shoqja, motra si dhe nëna e saj.

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë:

Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe. (Israë, 32).

Në këtë ajet, Allahu na paralajmëron që të mos i afrohemi rrugës së zinasë (imoralitetit). Allahu nuk tha thjesht: Mos bëni imoralitet, sepse imoraliteti nuk ndodh pa joshje, të cilat shpien deri tek ai. Mirëpo, ka hapa të ndryshëm, fjalë dhe vepra që shpien në imoralitet, duke përfshirë edhe thirrjet telefonike në mes të djemve dhe vajzave, të cilat mund të duken të lehta dhe më pak të rrezikshme në krahasim me aspekte tjera të sjelljes së paligjshme seksuale.

Nga hadithi i ndershëm

Kur pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) mori besatimin nga burrat në malin Safa, ai filloi ta marr besatimin nga gratë. Umeri r.a e kreu këtë detyrë në emër të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Hind bint Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, erdhi atje tërësisht e mbuluar nga frika se mos e njihte Pegamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), për shkak të asaj që i kishte bërë axhës së tij, Hamzës. I Dërguari i Allahut, (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) tha: Më jepni besën se nuk do të shoqëroni askënd në adhurim ndaj Allahut. Umeri r.a. e mori besatimin nga gratë se ato nuk do të shoqërojnë askënd në adhurim ndaj Allahut. Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) pastaj tha: Dhe që ju nuk do të vidhni. Hindi tha: Ebu Sufjani është koprrac, a më lejohet të harxhoj parat e burrit tim (për nevoja familjare)? Ebu Sufjani tha: Unë ju lejoj çfarëdo që merrni? I Dërguari i Allahut qeshi kur e njohu zërin e saj dhe i tha: Ju jeni Hindi? Ajo tha: Po. Më fal për gabimin që e kam bërë, o i Dërguar i Allahut! Ai tha: Allahu ju faltë! Ai pastaj vazhdoi: Dhe që të mos bëni imoralitet. Hindi ndërhyri: A bën imoralitet gruaja e lirë, o i Dërguar i Allahut?!”

Pengesa e nëntë

BISEDA E LIGË

Takimin e kaploi një qetësi e plotë. Një gruaje i hapet goja nga habia, tjetra i bashkon duart, ndërsa një tjetër lëvizë më afër. Ato të gjitha janë kureshtare për të dëgjuar çdo fjalë që po flitet, sidomos kur folësja flet me dëshmi. Filanja shkoi tek ai dhe u shërua, falënderimi i takon Allahut! Filani nuk e donte gruan e vet, ndërsa tash nuk mund të qëndrojë larg saj.... Kur e mbaroi bisedën ato të gjitha e pyetën: Si mund ta gjejmë këtë njeri? Pastaj çdonjëra filloi ti përmend ankesat e veta. Njëra tha se nuk mund të flejë, për shkak të dhimbjeve në shpinë. Një grua tjetër thotë se i dhemb këmba. Një grua e moshuar thotë se bija e saj ka një martesë me telashe, ndoshta i ka bërë dikush magji.

Brenda një jave, krejt lagjja po e kërkon njeriun. Gruaja që ankohej nga shpina përfundoi duke i treguar për telashet që kishte me burrin. Një grua tjetër tha se është martuar para një muaji ose para një viti dhe nuk po mbetet shtatzënë, e kështu me radhë. Një pamje mahnitëse, ku lloje të ndryshme të problemeve po parashtrohen dhe po shqyrtohen. Pas një jave mësueset dhe studentet e përcollën lajmin në shkollë, kështu që shumë gra tjera kërkojnë shërim nga ‘mjeku’ i çuditshëm.

E nderuara motër! A keni dëgjuar tregime të ngjashme? Ku është besimi në Allahun dhe pse zbehet kaq lehtë? Si bëhet që gratë muslimane të hapin tema aq të këqija në takimet e tyre? Nganjëherë është fakt se shumë gra muslimane shkojnë te këta ‘shërues’ të njohur, të cilët përdorin magjinë dhe janë gënjeshtarë të qartë, në vend që të shkojnë në spitale. Ato nuk lexojnë Kuran dhe nuk përdorin shëruesit për të cilët na inkurajon Islami, si për shembull lutjet autentike të Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ose të përdorin barëra. Është për tu habitur me faktin se shumë pak gra muslimane e lexojnë Kuranin rregullisht, mirëpo shpesh i vizitojnë këta gënjeshtarë. Ku është besimi i saktë islam, tevhidi dhe ku është fjala e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): Ai i cili shkon te falltari dhe i beson asaj çfarë thotë, ka mohuar atë që më është zbritur mua.

Tregime nga të parët

Hasani thotë: Kurrë nuk kam shikuar me sy, kurrë nuk kam folur me gjuhë, kurrë nuk e kam përdorur dorën dhe kurrë nuk kam qëndruar në këmbë, vetëm pasi kam menduar se a është kjo që e bëj në bindje ose në mosbindje ndaj Allahut. Nëse do të ishte në bindje unë do të vazhdoja dhe nëse do të ishte në mosbindje unë do të largohesha.

Pengesa e dhjetë

NEGLIZHIMI I FËMIJËVE

Babai im u plak dhe sëmundja më tepër ia dobësoi shëndetin, derisa vdiq. Shumë njerëz vinin të shprehnin ngushëllime, shumicën prej të cilëve as që i njihnim. Kjo është shoqëria muslimane, e dashur dhe e mirë, sidomos kur njerëzit i godasin fatkeqësitë dhe kanë nevojë për fjalë të buta e të këndshme, të cilat do ti ngushëllojnë dhe ngrohin zemrat e tyre.

Gjatë këtyre ditëve të pikëllimit dhe lotëve, ne ende ishim të ri. Nëna ime përpiqej që ti fshihte lotët, ndonëse ajo e donte babanë shumë. Ajo nuk donte që pikëllimi të zgjaste dhe lotët të vazhdonin të derdheshin. Ne e thirrëm vëllain, i cili ishte duke studiuar jashtë dhe ai këmbëngulte të kthehej, duke thënë se vëllai jonë është ende i ri dhe nuk ka kush të na ndihmonte. Nëna ime iu përgjigj me bindje se ai duhet ti vazhdonte studimet. Atëherë vëllai kërkoi të vinte vetëm për disa ditë.

Përsëri nëna i tha se nuk kishte nevojë të vinte dhe kur telefonata mbaroi, ajo shkoi në dhomë për ta shfryer dobësinë dhe barrën e rëndë të fatkeqësisë. Ajo përpiqej që të mos e dëgjonim duke qarë. Burri i saj ishte varrosur, biri i saj ishte larg dhe fëmijët ende ishin të ri. Mirëpo, vendosmëria e saj nuk u dobësua dhe ajo përmbahej. Disa vite më vonë, vetëm disa muaj para se të kthehej vëllai, nëna vdiq dhe u varros pranë babait. Ai nuk e gjeti nënën e tij të dashur për ta ndarë gëzimin me të.

E nderuara motër, ka prind, të cilët nuk këmbëngulin që fëmijët e tyre të punojnë me zell në studime ose punë, ndonëse Umeti jonë nuk ka nevojë për më tepër burra të dobët. Megjithatë, burrat rriten nga nënat e tyre, të cilat duhet ti udhëzojnë në rrugë të mirë dhe të dedikojnë vite në kujdes ndaj tyre.

Nëna, me punën e saj, merr pjesë në ndërtimin e Umetit, derisa ajo të jetë dëshmitare për vendin që kjo farë do ta zë në shoqëri, qoftë ai një vend i dobët, në të cilin sulmohet Islami ose një fortifikatë, e cila vetëm sa forcohet me kalimin e viteve. Ju, e nderuara motër, me përpjekjet tua të drejta dhe të mira ndihmoni në formimin e të ardhmes të Umetit Islam.

Tregime nga të parët

El-Esmai rrëfen: Unë dhe një shok dolëm në shkretëtirë dhe e humbëm rrugën. Më vonë kaluam pranë një tende dhe i përshëndetëm banorët e saj me selam. Selamin na ktheu një grua. Ajo pyeti se kush ishim. Ne i thamë se kishim humbur rrugën dhe se ishim gëzuar që gjetëm banorë këtu. Ajo na hodhi një sfungjer për tu ulur dhe tha që të prisnim derisa të kthehej biri i saj, Akili. Më vonë kur e ngriti derën e tendës, e pa se po afrohej një kalorës. Ajo papritmas u shprehë: O Allah! Unë kërkoj shpëtim për vizitorin që po vjen, sepse deveja është e birit tim, mirëpo ai nuk është në deve.

Kalorësi erdhi tek ajo dhe i tha: O nëna e Akilit, Allahu ua kompensoftë humbjen. Ajo tha: Mjerë për juve. A ka vdekur biri im, Akili? Ai tha: Po. Ajo pyeti: Si? Ai u përgjigj: Atë e kishin rrethuar devetë dhe u detyrua të kërcejë në pus. Ajo i tha: Zbrit nga deveja që të më ndihmoni ti përmbushi të drejtat e mysafirëve. Ajo i dha një dele, të cilin e preu dhe e pjeku për neve. Kur mbaruam të ngrënit, ajo doli dhe tha: A dinë dikush prej jush ndonjë pjesë nga Kurani? Unë thash: Po. Ajo tha: Lexo, disa ajete të cilat mund ti përdori për ngushëllim. Unë thash: Allahu i Lartësuar ka thënë në Librin e Tij:  Ne do tju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (Bekare, 155-157). Ajo tha: A ka ajet si ky në Librin e Allahut? Unë thash: Pasha Allahun, Allahu thotë kështu në Kuran. Ajo tha paqja qoftë mbi ju dhe filloi të fal namaz vullnetar. Pastaj shtoi: Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi! Unë pres shpërblim nga Allahu për humbjen e Akilit. Ajo e përsëriti këtë tri herë, pastaj tha: O Allah! Unë bëra ashtu siç më urdhëruat, kështu që më jep atë që më premtove.

Pengesa e njëmbëdhjetë

TRAJTIMI I KEQ I PRINDËRVE

Në rrugë për në shtëpi, kur po kthehej pas një dite të lodhshme pune, ai ndjente nxehtësinë e madhe të diellit në ballin e djersitur. Bashkëshortja e tij i hapi derën dhe me buzëqeshje në fytyrë e mirëpriti ngrohtësisht. Ishte muaji i parë i martesës. Ai u ul në karrige dhe i fshinte djersët nga nxehtësia. Ai e pyeti bashkëshorten: Është mjaft nxehtë këtu, pse nuk e aktivizuat klimën para se të vija? Ajo tha me zë të ulët: Nuk më la nëna juaj. Ai u shpreh: Ajo është plakë, duhet ta dini... dhe vazhdonte ta përsëriste këtë. Në këtë mënyrë ai ia hapi asaj derën e ankesave për nënën! Ai me këtë kishte për qëllim se nëna është e vjetër dhe nuk kupton. Ditët kalonin dhe ankesat e saj të reja për vjehrrën shtoheshin, derisa ai u mërzitë me nënën e vet dhe mendoi se nëna ishte në gabim, kurse bashkëshortja kishte të drejtë.

Ai i dha asaj dritën e gjelbër për ta siguruar se sjellja e saj është në rregull, duke e akuzuar nënën për gabimet e ndryshme, vetëm se kështu i thoshte bashkëshortja e tij. Nëna e tij u bë burim i mërzitjes dhe mosrehatisë. Bashkëshortja e tij i tha një shoqes se më në fund burri i saj po kërkon një shtëpi tjetër, ku nuk do të ketë nevojë që të kujdeset për një plakë. Burri i saj vendosi ta gjejë një shtëpi tjetër, me qëllim që të ik nga xhehenemi, siç thoshte ajo dhe tani ai mori me qira një banesë, duke e lënë vetëm, nënën tetëdhjetë vjeçare, e cila ndihet e vetmuar dhe e frikësuar. Motra e tij e pyeti kunatën: A nuk kërkon e drejta jote për tu trajtuar njerëzisht nga burri juaj, që ai të jetë i dëgjueshëm ndaj nënës? Çfarë do të bëhet me juve kur të plakeni dhe të sëmureni? A do të jetë atëherë burri juaj i durueshëm ndaj juve, kur ju e ndihmuat që ta largojë mëshirën nga zemra e tij, duke e shtyrë që tia kthejë shpinën nënës?
E nderuara motër, vitet do të kalojnë dhe pleqëria do tju vijë, a pajtoheni që ju të trajtoheni në të njëjtën mënyrë që burri juaj e trajtoi nënën e tij? Ai ia bëri këtë nënës së vet, e cila e kishte rritur dhe ushqyer për më tepër se njëzet vjet, mirëpo brenda disa muajve ju ia arritët që ti shfaqni dashurinë dhe e bëtë që ti shkëput lidhjet farefisnore. Çfarë gruaje jeni ju dhe çfarë burri është ai? Juve ju ka kapluar egoizmi dhe si rezultat, e keni privuar veten nga lutjet e mira që vjehrra do ti bënte për juve nëse do të ishit e dëgjueshme. Ndërsa, ai është një burrë, i cili preferoi të paktën në vend të asaj të mjaftueshmes që do të vinte, duke sakrifikuar nënën e tij për tiu bindur bashkëshortes. Nesër edhe ju do të bëheni viktimë e papërgjegjshmërisë së burrit!

E nderuara motër muslimane! A nuk kënaqesh kur burri juaj i trajton me mirësi të afërmit tuaj që ju vizitojnë? Pse e urreni atëherë kur ai e trajton personin më të shtrenjtë në mënyrë njerëzore? Ai sot bëri gabim, mirëpo nesër ndoshta pendohet dhe ju urren për atë çfarë e nxitët të vepronte. Ndoshta ju thoni se nuk kërkohet nga Islami që të jeni e dëgjueshme ndaj nënës së tij. Edhe pse, ju përsëri duhet të silleni mirë me ata që i donë burri juaj dhe tu shërbeni atyre që nga ai kërkohet tu shërbejë, në këtë mënyrë do të shpërbleheni për mirësinë dhe besnikërinë.

Sa i përket argumentit tuaj se nëna e tij është e rreptë dhe zemërohet për gjërat më të vogla, mbaje në mend se ajo është e vjetër dhe ndoshta nuk do të jetojë gjatë. Gjithashtu, edhe ju do të plakeni si ajo, a dëshironi të hidheni jashtë dhe të braktiseni? Para se gjithash, ajo është muslimane dhe meriton të trajtohet mirë.

Sa i përket juve që jeni urdhëruar te jeni të dëgjueshëm ndaj nënës, ndaj nënës, ndaj nënës dhe pastaj ndaj babait, mos e preferoni epshin e bashkëshortes ndaj nevojave të asaj që ju ushqeu dhe kaloi shumë net pa gjumë për tu kujdesur për ju. Nuk kërkohet që (detyrimisht) gruaja ti shërbejë nënës suaj, mirëpo dije se nëse vepron ashtu ajo do të jetë e dëgjueshme ndaj jush dhe asaj. Si rrjedhim përdor fjalë të mira për ta bindur bashkëshorten që të kujdeset për nënën tënde, sidomos nëse e dinë se ju dëshironi që ajo të jetë e mirë me nënën tënde.

E nderuara motër, këto janë rrugët dhe mënyrat e depotshmërisë për ata që kërkojnë mirësi, por në të kundërtën ka pengesa që shejtani i ngritë për ata që i ka nën kontroll.

Tregime nga të parët

Ibën Avn rrëfen se një herë e kishte thirr nëna e tij. Ai ishte përgjigjur, por ndihej se zëri i tij kishte qenë më i ngritur se zëri i saj, kështu që ai i liroi dy robër për ta fshirë gabimin.

Pengesa e dymbëdhjetë

NEGLIZHIMI I TË DREJTAVE TË PRINDËRVE

Ajo e shikoi nënën derisa po ecte me nxitim dhe i tha se ishte e zënë. Nëna e saj e përcolli me shikim dhe iu përvesh punës, ndonëse ishte e sëmurë. Ajo u lodh nga puna dhe iu desh të pushonte për pak kohë në dysheme, pastaj u ngrit dhe vazhdoi punën.

Ajo foli me vete: Ajo thotë se është e zënë dhe refuzon të më ndihmojë, edhe pse më ka nënë. Ajo e tejkaloi pikëllimin dhe kur ra nata, ajo u ul me të bijën për të biseduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nëna i tha: Unë të lash disa gjëra për ti kryer, kështu që mos harro ti kryesh ato. Bija u ngrit në këmbë dhe tha se duhej të përgatitej për ligjëratën e nesërme në kolegj. Nëna i tha: Çdo ditë ju duhet të përgatiteni për këtë ligjëratë ose të dëgjoni atë kasetë, a nuk ka nëna të drejta ndaj jush? Me të dëgjuar fjalët e nënës dhe me të kujtuar fjalët e Allahut: Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as of - oh, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). (Israë, 23), ajo solli kasetën me ligjëratë fetare që po e dëgjonte dhe tha: Kjo është kaseta që po dëgjoja. Ne do ta dëgjojmë së bashku në kuzhinë. Unë kurrë nuk do tju lë që vetë ti bëni të gjitha punët e shtëpisë.

Vërtet, e nderuara motër, bindja ndaj nënës është më e mirë së sa dëgjimi i një kasete ose përgatitja për ligjëratë, për të cilën ju padyshim keni kohë të mjaftueshme. Bindja ndaj nënës është e kërkuar, përveç nëse ajo të thirr në mosbindje ndaj Allahut. Dëgjueshmëria ndaj saj është vepër që të afron te Allahu.

E nderuara motër, thuaj nënës sate: Më fal për të metat e mia, të cilat janë rezultat i ngutjes të moshës së re. Pas kësaj, kurrë nuk do tju lë vetëm, e as nuk do tju bëj të zemëroheni dhe as nuk do ti lejojë njerëzit të thonë se jam e padëgjueshme ndaj prindërve. Unë do të jem shembull i mirë që ju sjell nderime dhe lumturi. Bëje këtë e nderuara motër, ndoshta Allahu ju bën banor të xhenetit, i cili është i mbushur me çdo gjë që është e mirë dhe e drejtë.

Tregime nga të parët

Ebu el-Lejth thotë: Ka qenë njëherë një burrë i depotshëm, i cili nuk kërkonte gjëra nga i biri, nga frika se ndoshta nuk do ti bindej dhe në këtë mënyrë të përfundonte në zjarr.

Pengesa e trembëdhjetë

SHOKËT E KËQINJ

Ajo ende është në shkollë, shumë aktive dhe energjike. Merr pjesë në aktivitet e shkollës dhe në aktivitete tjera shoqërore. Çdonjëri e pëlqen atë, sidomos mësueset dhe shoqet, sepse ajo ua mëson Kuranin dhe mënyrën e leximit të tij. Ajo gjithashtu kryen vepra vullnetare të adhurimit dhe bindjes. Ajo i agjëron tri ditë të çdo muaji dhe çdo të hëne dhe të enjte. Ajo është shtatëmbëdhjetë vjeçare, mirëpo afati i jetës së saj skadoi. A pyet vdekja moshën ose datëlindjen?

Është fatkeqësi e madhe për familjen e saj, sepse vetëm ajo vdiq në aksidentin me veturë, ndërsa krejt të tjerët mbijetuan. Familjen e saj e tronditi lajmi. Ajo dje ishte me ne, e dëgjonim zërin e saj dhe e shikonim duke i kryer punë e veta. Tani, karrigia e saj gjendet akoma e zbrazët dhe letrat e saj akoma gjenden në bankë Pikërisht sot ajo kishte planifikuar ti mësonte shoqet në lexim të Kuranit. Kur mësuesja kërkoi nga një nxënëse tjetër që të ulej në karrigen e shoqes, ajo ngurroi, mirëpo u ul aty kur mësuesja insistoi, duke i fshehur lotët dhe duke thënë se ajo vdiq dhe kurrë nuk do të kthehet.

Çfarë mund të bëjmë për të, nëse vërtet e kemi dashur, sidomos pasi ajo vdiq e re pa lënë fëmijë dhe pasuri në këtë botë? Kështu ata i dhanë një dhuratë familjes së saj dhe filluan një bamirësi të vazhdueshme në emër të saj.

Kjo vërtet është shoqëria e drejtë dhe dashuria e vërtetë. Ajo shkoi me trup, mirëpo mbeti dashuria në zemrat, veçanërisht kujtesa për cilësitë e mira të saj. Ky është shembulli i ndihmës për njëri-tjetrin në punë të mira në këtë jetë dhe shembulli i lutjeve për mëshirë dhe falje për të ndjerin. Kjo është miqësia e vërtetë. Nëse gaboni, ne ju përmirësojmë, nëse shmangeni nga rruga e vërtetë, ne me ndihmën e Allahut ju kthejmë prapa. Kjo është shoqëria e njerëzve të namazit dhe të memorizimit të Kuranit në fjalë dhe praktikë. Për këtë arsye ju duhet të keni shoqe të tilla, të cilat e lusin Allahun për ty, Ai i Cili e pranon lutjen e të devotshmëve. Nëse ju duhet diçka, ato garojnë tju ndihmojnë.

Atëherë, pse shikoni në anën tjetër të rrugës? Ato janë shoqe të këqija, të cilat përpiqen shumë që tju bëjnë të gaboni dhe ta humbni jetën kot. Ju kurrë nuk përfitoni nga ato dhe kurrë nuk mësoni dituri të dobishme, përveç rrugëve të shkatërrimit dhe udhëzimit të gabuar. Ato të joshin në rrugë të keqbërjes dhe gabimeve, kështu që ke kujdes nga to e nderuara motër, sepse ju jeni gurë i çmuar që nëse thyhet, ndreqja e tij bëhet shumë e vështirë. Rri larg rrugëve dhe mjeteve të të keqes dhe qëndro larg shoqërisë së ligë. Në vend të kësaj përgatituni për afatin, afrimin e të cilit mundoheni ta harroni.

Tregime nga të parët

Muhammed bin Jusuf el-Asfehani thotë: Kush është më i mirë se shoku i drejtë? Familja juaj do të ndajë trashëgiminë që e keni lënë dhe do të kënaqet me parat tuaja, ndërsa shoku juaj do të jetë i pikëlluar, i brengosur me trashëgiminë e veprave që ju i kryet dhe destinacionin final në të cilin do të përfundoni, derisa jeni i varrosur nën dhe.

Pengesa e katërmbëdhjetë

HIXHABI I MANGËT

Një shok, i cili udhëtoi në Uzbekistan, me qëllim të davetit, me tregoi se pamja më e mirë në atë vend ishin gratë mullimane, të cilat vishnin rroba modeste dhe me këtë ruanin nderin e tyre, mirëpo unë u ndjeva i pikëlluar, sepse shumë prej vajzave dhe grave tona kalojnë kohën në tregje, ndonëse nuk kanë nevojë të madhe për të shkuar atje. Për më tepër, ku është hixhabi me të cilin i ka urdhëruar Allahu? Dikush vendos abajen mbi supe, derisa të tjerat veshin rroba të ngushta ose pantallona. Ky nuk është hixhabi me të cilin ju ka urdhëruar Allahu! Ato gjithashtu përzihen me burra dhe lirshëm bisedojnë me ta. Në ketë mënyrë shejtani i sprovon zemrat e tyre, sepse tregu është shtabi i shejtanit, ku ai e ngrit flamurin për tu përdhunuar nderi i motrave.

E nderuara motër, çfarë nevoje kanë gratë muslimane, të cilat i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe shkojnë në treg? Natyrisht se nëse kanë nevojë, ato mund të gjejnë dyqane për gra, ku motra jonë është larg ngacmimeve të burrave dhe kjo është më e mirë për juve, edhe nëse këto dyqane nuk i kanë llojet e rrobave më të mira që ju dëshironi ti blini. Po ashtu, bashkëshorti, i biri ose vëllai mund ti blejnë shumë artikuj që ju duhen grave, pa pas nevojë që ato të shkojnë në treg.

E nderuara motër, le të jetë brengë e juaj konkurrimi në kryerjen e adhurimeve dhe jo konkurrimi në blerjen e shumë rrobave ose xhevahireve. Bukuria juaj qëndron në besim dhe nder. Nëse duhet të shkoni në treg atëherë sigurohuni se keni veshur hixhabin e kompletuar, largohu përdorimit të parfumit dhe bisedave të lirshme me burra të huaj, e sidomos me shitësit. Mbaje në mend se kur gratë muslimane kanë nevojë të dalin, ato i kryejnë punët që kanë dhe menjëherë kthehen në shtëpi.

Gratë muslimane nuk kanë nevojë të shkojnë në treg shpesh ose të veshin rroba të reja çdo ditë. Është fakt që kur bashkëshortja është e kënaqur dhe i bindet Allahut, ajo bëhet më e bukur në shikim të burrit, sidomos kur është e përkushtuar në shërbim të tij. Nëse një grua përpiqet shumë të garojë në blerjen e rrobave dhe xhevahireve dhe kalon shumicën e kohës jashtë shtëpisë, duke kërkuar gjëra të lira ose këpucë të mira, mendja e saj nuk do të jetë te burri. Kjo nuk është një grua e mirë për të jetuar me të, e as shembull i mirë për tu pasuar.

Pengesa e pesëmbëdhjetë

MOSKUJDESI NDAJ FËMIJËVE

Islami i kushton vëmendje të veçantë edukimit të fëmijëve, siç demonstrohet me fjalët e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): Urdhëroni fëmijët të falen në moshën shtatë vjeçare dhe disiplinoni për namazin në moshën dhjetë vjeçare.

Ky hadith urdhëron edukim të kujdesshëm dhe të plotë të fëmijëve dhe shfrytëzim të kohës në mënyrën më të mirë. Për shembull, në moshën shtatë vjeçare ai urdhërohet dhe ikurajohet të falet për tre vjetët e ardhshëm. Secilën ditë thirret ti bashkëngjitet namazit, pesë herë në ditë, me të dëgjuar të ezanit.

E nderuara motër, imagjinoni sa herë thirret fëmija dhe inkurajohet të falet para se ai të disiplinohet ose të qortohet për moskryerjen e tij? Janë më tepër se pesë mijë herë gjatë tre vjetëve, në mes moshës shtatë vjeçare dhe moshës dhjetë vjeçare! Gjatë këtyre viteve fëmija mësohet të falet, duke iu përgjigjur ezanit dhe duke i parë të tjerët si falen. Pesë mijë leksione të dhëna mbi faljen e namazit janë të mjaftueshme që ai të mos e harrojë atë ose të mos e merr si çështje të parëndësishme.

Namazi mbush jetën e fëmijës dhe bëhet pjesë e aktiviteteve të tij ditore. Ai pret namazin e akshamit, pasi e falë ikindinë dhe pastaj e pret jacinë, e kështu me radhë.

Si rrjedhim, e nderuara motër, ka kohë të mjaftueshme për ti mbjellë farat e devotshmërisë në fëmijët tanë, në dhjetë vjetët e para të jetës së tyre, kështu që ata edukohen për tu bërë gra dhe burra të devotshëm.

Gjatë këtyre viteve, ata duhet të mësojnë pjesët themelore të fesë dhe të memorizojnë një pjesë të madhe të Kuranit, nëse jo krejt. Ka raste të mjaftueshme ku nëna mund tu rikujtojë fëmijëve atë që kanë mësuar nga Kurani. Për më tepër, babai duhet tu mësojë dhe tu rrëfejë tregime të Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe njerëzve të devotshëm. Në këtë mënyrë prindërit e shfrytëzojnë kohën me fëmijët e tyre, të cilët mësohen dhe zbaviten në të njëjtën kohë. Nëna po ashtu mund tu jap fëmijëve kaseta islame që tregojnë për jetën e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe shokëve të tij. Sidomos në kohën para gjumit.

E nderuara motër, esenca e vërtetë e secilës familje duket në fytyrat e fëmijëve, sepse fëmija bëhet emisar i familjes me mënyrën si vepron dhe sillet. Gjithashtu nënë e mençur është ajo, e cila përpiqet në edukimin e fëmijëve dhe bisedon me ta sikur të ishin të rritur, me mirësi dhe dashuri, duke mos i kërcënuar ose ndëshkuar rregullisht.

E nderuara motër, a nuk shpresoni që fëmijët ndoshta bëhen adhurues të drejtë të Allahut. Si rezultat, mësoi dhe edukoi ata në mënyrën më të mirë dhe merreni përgjegjësinë tuaj që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Njerëzit thonë se gratë janë gjysma e shoqërisë, e cila edukon gjysmën tjetër. Në këtë mënyrë çdo nënë duhet të mendojë për llojin e shoqërisë që po e prodhon dhe edukon.

Tregime nga të parët

Malik bin Dinar e pa një burrë duke u falur shkel e shko dhe komentoi: Më vjen keq për fëmijët e tij. Ai u pyet: Ai nuk falet si duhet, e juve ju vjen keq për fëmijët e tij? Ai tha: Ai është kryetari i familjes dhe ata marrin mësim nga ai!

Pengesa e gjashtëmbëdhjetë

BASHKËSHORTJA SHKURAJUESE

Disa gra i nxitin burrat të mos i pëlqejnë për shkak të sjelljes së tyre të pahijshme dhe fjalëve të këqija. Për shembull, ato i konfrontojnë burrat e tyre duke ua përmendur të metat, qoftë fizike ose financiare. Ajo mund tia përmend për çalimin e tij ose shkurtësinë, ta turpërojë atë sepse është i varfër ose i paarsimuar. Ajo kurrë nuk është bashkëshorte inkurajuese. Në të kundërtën, kurrë nuk hesht për të metat e tij, duke ia rikujtuar dhe duke e nënvlerësuar si pasojë.

Ka qenë njëherë një grua e pasjellshme, e cila kurrë nuk e linte burrin e saj të pushonte sa herë që vinte në shtëpi, derisa ai detyrohej të largohej nga aty. Ajo i përmendte të metat e tij dhe shpesh i bërtiste, kështu që ai e kërcënoi se do ta marrë një grua tjetër me qëllim që të mund të gjente paqe e lumturi. Ajo qeshte dhe i thoshte: Kush martohet me ty? Ju jeni i varfër! Nëse do të vinit tani të më propozonit martesë, unë kurrë nuk do të pajtohesha të martohem. Ai thotë me vete: Edhe nëse nuk do të isha bashkëshorti i saj, ajo nuk bën të më nënçmojë në këtë mënyrë, sepse unë jam musliman. Pasuria dhe varfëria janë prej Allahut, siç është edhe puna e krijesave.

Ai pastaj kërkoi këshillën e një shoku, i cili u përpjek tia lehtësonte gjërat. Ai i tha: Unë do tju bëj një kontratë martesore të falsifikuar me një grua që nuk ekziston dhe ju tregoni asaj për martesën dhe lavdëroje këtë grua për sjelljen dhe cilësitë e saj. Tregoi se dasma do të bëhet shpejt dhe tregoja kontratën nëse nuk të beson. Ai u kthye në shtëpi, trokiti në derë, kështu që ajo e hapi atë si zakonisht dhe i tha: Çfarë të solli kaq herët? Ai, i lumtur dhe i qetë, u ul në vendin ku zakonisht ulej. Bashkëshortja e pyeti përsëri: Pse jeni aq i lumtur sot dhe pse keni vendosur parfum? Ai i tregoi, por ajo nuk i besoi, duke i thënë: Kush do të martohet me juve? Ai e lejoi atë ti cekte morinë e zakonshme të të metave që ajo i sheh te ai dhe kur ajo mbaroi, ai i tregoi kontratën e martesës. Ajo filloi të qajë dhe ti pranojë gabimet dhe padrejtësitë e kaluara që ia kishte bërë. Ajo u përpoq të kërkonte falje për sjelljen ndaj tij, mirëpo, kërkoi ta divorcojë gruan tjetër. Ai i tha se do të mendojë për këtë!

Tregime nga të parët

Jahja bin Muadh thotë: Me besimtarin sillu në njërën nga këto tri mënyra. Nëse nuk i bën mirë, atëherë mos i bën keq. Nëse nuk e bëni të lumtur, atëherë se paku mos e bëni të mjerë. Nëse nuk e lavdëroni, atëherë se paku mos e qortoni.”

Pengesa e shtatëmbëdhjetë

EKSPOZIMI I SEKRETEVE TË FAMILJES

Nëna dhe babai e dinë mirë se fëmijët sëmuren shpesh ose ankohen nga ndryshimi i motit. Një ditë, gruaja ime dhe unë e dërguam djalin te mjeku. Unë u ula në dhomën e pritjes për burra, ndërsa gruaja u ul në dhomën e pritjes për gra. Pritëm dhjetë minuta derisa e takuam mjekun. Kur po ktheheshim në shtëpi, gruaja më tregonte se derisa po priste mjekun një grua filloi ti ankohej për sëmundjen e vet dhe domosdoshmërinë e vizitave te mjeku ose qëndrimin në spital. Ajo pastaj filloi ti përmend emrat e fëmijëve të vet dhe ankohej për secilin, duke thënë se njëri prej tyre ha dhe fle shumë, djali tjetër jeton larg dhe kurrë nuk i viziton. Ajo gjithashtu bisedonte për bashkëshorten e djalit të fundit, e cila është e pasjellshme dhe nuk e pëlqen atë dhe për këtë arsye ata nuk e vizitojnë. Ajo gjithashtu bisedonte për bashkëshortin, i cili nuk e kishte sjellë te mjeku kur i kishin filluar dhimbjet, mirëpo e solli sot. Ajo brenda disa minutave mbajti një fjalim të gjatë. Unë u befasova dhe e pyeta bashkëshorten nëse e kishte njohur këtë grua më herët. Ajo tha se kurrë nuk e kishte parë dhe as që ia dinte emrin. Unë e pyeta se çfarë përfitimi kishte nga ankesat, sidomos kur ajo ka ekspozuar sekretet e familjes. Kur bashkëshortja e pa se sa u habita, ajo filloi të më sqarojë se kjo është tipike për gratë kur takohen. Ato ankohen dhe thonë gjithë çka kanë në zemër.  Disa gra tregojnë gjëra që të vjen turp ti dëgjosh. Shumë nga to fillojnë të ankohen pa i pyetur askush dhe japin informata të hollësishme për familjet dhe të afërmit e tyre. Nëse rri më gjatë me to ju do të dëgjoni shumë gjëra tjera.

Këto janë sekretet në shtëpinë e njerëzve, të cilat normalisht nuk do tia tregonim askujt. Mirëpo, ju do të dëgjoni se nëna e tregoi këtë dhe atë në mes të shoqeve, ose bija i tregon burrit këtë dhe atë për familjen e saj. Për më tepër ky qëndrim është bërë praktikë e zakonshme këto ditë, sepse gratë bisedojnë për krejt gjërat, sidomos kur hapet dera e ankesave për bashkëshortët. Ato i ekspozojnë sekretet më private lidhur me bashkëshortin, deri në atë masë që disa bashkëshortë tronditen kur shokët e tyre ua përmendin planet e udhëtimit ose veturën që e ka blerë, e kështu me radhë. Ata menduan se ky lajm nuk ka dalë nga shtëpitë e tyre, ose së paku kështu shpresojnë. Kur pyesin se kush ju tregoi ata do të gjejnë se bashkëshortja e tij i ka treguar bashkëshortes së tyre.

E nderuara motër, pse i ekspozoni sekretet që burri juaj ua tregon, ose pse ankoheni për të tek të tjerët? Kjo mund tju shkaktojë probleme martesore duke përfshirë divorcin ose humbjen e besimit të ndërsjellë në mes juve dhe bashkëshortit. Për më tepër, çfarë dobie keni nga gjithë kjo, përveç gëzimit që të tjerët mund të kenë me problemet tua? Në këtë mënyrë ju as nuk keni gjetur ilaç për problemet tua, e as nuk është larguar sëmundja. Nëse dikush do ti mbledhë lajmet tua me qëllim, dhe do ti ekspozojë ato, ju do të zemëroheshit dhe do të egërsoheshit. Pse atëherë e bën këtë gjë dhe i ekspozoni sekretet kur e dini se njerëzit do të ndahen në dysh  ata që ju qortojnë dhe ata që ua kanë zili?

Tregime nga të parët

Kas bin Saida dhe Akthem bin Saifi u takuan dhe njëri e pyeti tjetrin: Sa lloje të gabimeve i keni parë në birin e Ademit? Burri tjetër tha: Janë aq shumë sa që nuk mund ti numëroni. Unë deri tani i kam numëruar tetë mijë. Megjithatë, unë gjeta një ilaç, i cili mund ti mbulojë të gjitha llojet e të metave. Kur e pyetën se çfarë është ky ilaç, ai tha: Ruajtja e gjuhës.

Pengesa e tetëmbëdhjetë

EKSPOZIMI I BUKURISË

Ju do të mendoni se disa gra e kanë harruar Botën Tjetër, shpërblimin, ndëshkimin, xhenetin, xhehenemin, për shkak të pakujdesisë dhe gjumit të thellë e të gjatë. Nuk ka kufi se çka bëjnë ose çka thonë. Njëra nga to do të jetë e pasjellshme, veshë rroba të tejdukshme, përzihet me burra të huaj, nuk i bindet bashkëshortit nëse është e martuar dhe vonon namazin nëse falet. Gratë e tilla e kanë harruar fjalën e Allahut:

“(Përkujto) Ditën kur Ne xhehenemit i themi: A je mbushur? E ai thotë: A ka ende? (Kaf, 30)

Ato harrojnë se do të varrosen në një gropë të vogël, pa ujë, pa linja telefonike, rrymë ose ndonjë mjet tjetër të rehatisë. Mirëpo, ajo gropë ose do të jetë kopsht prej kopshteve të xhenetit ose gropë prej gropave të xhehenemit.
Një ditë, kur isha në varreza duke shikuar varret e zbrazëta që janë gati për ti pranuar banorët e ri, një kufomë erdhi nga spitali për tu varrosur. Kur punëtorët e varrezave e zbritën njeriun poshtë, ne e kuptuam se gropa ishte mjaft e vogël. Kështu ne e zhvendosëm kufomën dhe filluam të kërkojmë një varrë më të gjerë. Kur e gjetëm atë, ne e zbritëm atë dhe filluam ti hidhnim dhe sipër. Ai ishte një i huaj që kishte vdekur në vend të huaj, larg nga të dashurit e tij. Kur mendova për varrezat, e kuptova se varri ishte vërtet tokë e huaj dhe tokë e vetmuar.

E nderuara motër, nëse gruaja e cila vendos abajen mbi supet e saj dhe i ekspozon bukuritë, mendon se ajo ndoshta do të mbulohet me të njëjtën abaje në rrugën për në varr, ajo ndoshta do ta ndryshojë sjelljen dhe do ti bindet Zotit. Kur vdes gruaja, pjesa sipër gropës së saj mbulohet me abajen e saj, kështu që të mos i shihet asnjë pjesë e trupit.

E nderuara motër, nesër do të vdisni dhe farefisi juaj do të bëjë çmos që ta mbulojnë krejt trupin tuaj. Çfarë ka ndodhur tani me juve, kur ju jeni gjallë dhe mirë, ju përpiqeni që ti joshni burrat me bukurinë tuaj, kështu që ata tju shikojnë dhe ju ti shikoni? Ata thanë se gratë nga natyra kanë qejf që burrat ti shikojnë dhe ti lavdërojnë për dukjen e tyre. Megjithatë, ky është tingulli i ujqve dhe kafshëve, të cilat po i nxjerrin këto fjalë. Ata thjeshtë janë shpirtligë dhe të pamoralshëm, kështu që keni kujdes se çfarë thonë! Në të vërtetë, burrat e pamoralshëm u drejtojnë fjalët e tyre lavdëruese për bukurinë e ekspozuar vajzave të bukura si dhe atyre që nuk janë të bukura.  Për këtë arsye, e nderuara motër, mos bjerë me fytyrë në zjarr të xhehenemit, e as mos u mashtro me bukurinë që Allahu ta ka dhënë. Nesër, ju do të pyeteni për çdo gjë. Atëherë, çfarë përgjigje keni përgatitur për Zotin?

Pengesa e nëntëmbëdhjetë

MOSEDUKIMI I FËMIJËVE ME SJELLJE TË MIRË

Amësia bart me vete ndjenja të zjarrta që Allahu i ka vendosur në zemrën e çdo femre. Për shembull vajzat e vogla kanë zakon të preferojnë lloje të ndryshme të lodrave në dallim me djemtë e vogël, sidomos kukullat në imazhe të foshnjave. Nëse vëzhgoni një vajzë duke luajtur me lodrat e saj ju do të vëreni se ajo bisedon me kukullën, e pastron atë dhe ia kreh flokët. Kjo shenjë e hershme e amësisë dëshmon për natyrën që Allahu u ka dhënë femrave brenda ndjenjave dhe mendjeve të tyre dhe formën e trupave të tyre.

Nëse vajzat e vogla ndihen kështu për imazhet e foshnjave kur akoma janë të vogla, si do të ndihen kur të arrijnë moshën e amësisë dhe ti lindin foshnjat e tyre? Kur një vajzë bëhet bashkëshorte dhe nënë e një fëmije të gjallë, të cilin e dëgjon duke qeshur dhe vajtuar? L

Një fazë shumë e rëndësishme fillon kur ajo lind dhe bëhet nënë. Ky është tipar që e kanë të gjitha nënat, muslimane ose jomuslimane. Megjithatë, ka cilësi të caktuara që e dallojnë nënën muslimane. Për shembull, ajo pret shpërblimin e Allahut për çdo shërbim që ia bën foshnjës. Rritja e fëmijëve në Islam është detyrë fetare dhe nënat muslimane kërkojnë shpërblim prej Allahut. Si rrjedhim, Allahu i ka pajisur gratë muslimane me ato tipare që i ka pajisur krejt gratë dhe u ka premtuar shpërblim për përpjekjet e tyre. Rritja e fëmijëve është vepër e adhurimit, të cilën nëna duhet tia dedikojë Allahut, duke duruar dhe këmbëngulur në përballimin e vështirësive të ndryshme në procesin e rritjes dhe mësimit të fëmijëve. Gjithashtu, kur nëna e bën këtë, ajo po ashtu pret të ardhmen me padurim, kur foshnja e saj do të bëhet dijetar, shkencëtar ose udhëheqës i muslimanëve. Kur nëna mullimane ndihet kështu, ajo bëhet më energjike në mësimin e fëmijëve për tu bërë muslimanë të mirë, të cilët luftojnë për kauzën e Allahut.

Nëse i kujtojmë personalitetet e mëdha në historinë islame, ne do të gjejmë se mësuese e parë në jetën e tyre ishte nëna, e cila kujdesej me përkushtim për fëmijën dhe sakrifikoi rehatinë e vet për rehatinë e fëmijës. Tani, e nderuara motër, gjërat kanë ndryshuar. Fëmijët tani mësojnë dobësi nga nënat e tyre, e shohin frikën e tepruar të nënës për sigurinë e tyre dhe marrin mësime të pamjaftueshme ose nuk edukohen me idealet islame. Nganjëherë, njeriu ndien se nëna e rritë bijën e vet në të njëjtën mënyrë si të birin, edhe pse duhet të ketë dallime. Djemtë duhet të edukohen për të qenë burra të përgjegjshëm dhe të zellshëm dhe jo burra përtac ose punëkot që preferojnë gjumin dhe rehatinë.

E nderuara motër, a i keni edukuar fëmijët për të qenë njerëz të devotshëm dhe të dedikuar ndaj Islamit, sidomos kur Umetit Islam i duhen përpjekjet e tyre në dituri dhe luftë?

Tregime nga të parët

A e keni edukuar birin tuaj për të qenë njeri i parimeve siç ishin Ebu Ismail dhe Abdullah bin Muhammed el-Haravi? Ai tha: Unë isha i kërcënuar me vrasje me shpatë pesë herë, jo për të ma ndryshuar qëndrimin, por thjeshtë për ta ndaluar kritikën ndaj atyre të cilët kundërshtonin qëndrimin tim dhe çdo herë refuzoja.

Pengesa e njëzet

MOSURDHËRIMI NË TË MIRË DHE MOSNDALIMI NGA E KEQJA

Shumica e grave në kohën tonë mendojnë se urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është punë e burrave, ose punë e një institucioni, ose ministrie shtetërore. Ato harrojnë se Allahu ka urdhëruar çdo musliman, mashkull ose femër, për të urdhëruar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja, e cila është një nga shtyllat më të mëdha islame, me anë të së cilës largohet e keqja, shkujdesja zëvendësohet me vetëdije dhe injoranca me dituri. Në këtë mënyrë Umeti Musliman qëndron syhapur dhe i vetëdijshëm.
E nderuara motër muslimane, dijetarët islamë pajtohen se urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është pjesë e rëndësishme e veprave islame të adhurimit dhe kjo kërkohet nga ata që kanë mundësi ta bëjnë, aq sa kanë mundësi. Gjendja më e dobët në kryerjen e këtij veprimi është kur njeriu e urren të keqen me zemër.

Edhe pse tani shoqëria muslimane vuan nga problemet e vendosmërisë, ne akoma kemi mundësi për ta përdorur gjuhën, e më këtë ta kryejmë detyrën e thirrjes në mënyrën më të mirë. Për shembull, njeriu mund ti përdorë fjalët e mira për ta këshilluar shokun e tij ose shoqen e vet, nëse ai ose ajo kanë ndonjë ves të cilit duhet ti adresohen në bazë të dashurisë vëllazërore, me qëllim që tu dëshirojë atyre atë që e dëshiron për veten.

Gratë, në veçanti, shpesh takohen me gra tjera dhe në këto takime bëhen shumë gabime duke përdorur gjuhën si mjet të preferuar. Madje disa grave, që në pamje të jashtme duken të devotshme, u mungojnë njohuritë themelore që kërkohen për ti përmirësuar këto të meta pa ngurrim. Ju mund ta kryeni këtë detyrë kudo dhe kurdo që takoheni me gratë tjera, për shembull në shtëpi, në ndeja, shkollë etj. Për më tepër, gratë muslimane, të cilat i përmbahen rregullave dhe udhëzimeve për veshjen islame dhe sjelljes me burrat e huaj, kërkohet nga to që ti qortojnë disa burra, të cilët bëjnë gabime në publik duke përdorur këshilla bindëse si mënyrë e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga të këqijat. Ju duhet të jeni e butë derisa e përmbushni këtë detyrë dhe duhet ti shmangeni fjalëve të ashpra dhe trajtimit të rreptë kështu që ndoshta bëhesh nga njerëzit që i përshkruan ky ajet:

Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do ti mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i urtë. (Tevbe, 71)

Tregime nga të parët

Hasani i tha Mutarrif el-Harashit: Këshilloji shokët tuaj. Mutarrif tha: Frikësohem të them atë që nuk e veproj vet. Hasani iu përgjigj: A ka ndonjë njeri në mesin tonë që vepron krejt atë që e thotë? Shejtanit do ti pëlqente shumë kjo, sepse askush nuk do të urdhëronte në të mirë ose të ndalonte nga e keqja!

PËRFUNDIMI

E nderuara motër muslimane, ka shumë pengesa në rrugë. Po ashtu kësaj i shtohen edhe lëshime dhe gabime, të cilat i bëjmë kudo që shkojmë dhe në çdo kohë. Megjithatë, nga mirësia e Allahut është se na ka lënë shansin për tiu kthyer me bindje dhe për tu bërë të lumtur me dhuntitë e Tij. Ai na ka premtuar xhenetin nëse pendohemi sinqerisht për mëkatet tona. Pejgameri (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: Allahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e i humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon, por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam Zoti yt, duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë.”

E nderuara motër, forcoje vendosmërinë tënde dhe dedikoja energjinë shmangies së gabimeve dhe pakujdesisë e nxito për xhenetin gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, përgatitur nga Ai, i Cili është Bujar, Bamirës dhe i Mëshirshëm. A ka ndokush pos Allahut, i Cili i pranon lutjet dhe fal mëkatet? Allahu na faltë neve dhe juve, i faltë prindërit tanë dhe muslimanët tjerë. Allahu na bëftë prej atyre, të cilët kur gabojnë pendohen tek Allahu dhe kërkojnë falje tek Ai.

E nderuara motër muslimane njëherë  një thirrës e paralajmëroi popullin e vet:

O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni Atij! Ai ua fal mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. (Ahkafë, 31).

Ne dëshmojmë se kemi dëgjuar, jemi bindur dhe kemi kuptuar misionin tonë. O Allah! Pranoje pendimin tonë, na fal mëkatet tona dhe na dhuro mëshirë. Amin!

Post a Comment

0 Comments