Excerpts from the life of the Companions (Sahaba e Ekram Ra) Albanian language | Fragmente nga jeta e Sahabëve | About Islam
Dr. Abdurr Rrahman Rafet El Basha
Përktheu: Qemal Morina me të tjerë
Redaktoi : Qemal Morina me të tjerë
More Source: IslamHouse.com
SHEMBUJ SAKRIFICASH
Lexues të nderuar,
Excerpts from the life of the Companions (Sahaba e Ekram Ra) Albanian language | Fragmente nga jeta e Sahabëve | About Islam:
Në duart tuaja do të keni librin FRAGMENTE NGA JETA E SAHABËVE, i cili pa mëdyshje do ta pasurojë biblitekën tuaj islame dhe do të zgjojë kërshërinë tuaj, sepse është hera e parë që lexuesi shqiptar ka rastin të njihet për së afërmi me disa aspekte të jetës së njerëzve, që u edukuan në shkollën e Pejgamberit të fundit Muhammedit a.s., dhe i dhanë një kah të ri historisë së njerëzimit.
Libri në fjalë, edhe pse është i ndarë në shtatë pjesë të vogla, në realitet paraqet një tërësi të pandashme. Në të janë përfshirë pesëdhjetë e gjashtë personalitete nga sahabët më të zgjedhur të Muhammedit a.s., disa nga aspektet më interesante të jetës së tyre.
Nëse ata njerëz para përqafimit të fesë islame njiheshin për vrazhdësinë dhe sjelljet e tyre më të shëmtuara, me kalimin në fenë islame shndërrohen krejtësisht në njerëz me tipare të reja, të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me të kaluarën. Ata ishin të butë me të pafuqishmit, por të ashpër dhe të pathyeshëm ndaj armiqve dhe mizorëve.
Muslimanët e parë, gjatë periudhës së thirrjes islame në Mekë iu nënshtruan llojlloj torturave dhe keqtrajtimeve nga ana e parisë kurejshite dhe idhujtarëve, të cilët kërkonin prej tyre me ngulm që të qëndronin në besimin e të parëve të tyre, edhe pse të parët e tyre nuk dinin asgjë. Ata të gjitha ato i përjetuan vetëm pse thanë se Zoti i tyre është Allahu.
Për këtë, me plot të drejtë dijetari egjiptian dr. Abdul Munim Ennimri thotë se reformat e mëdha mund të jenë të suksesshme aq sa janë në gjendje ata, të cilët besojnë në to, që të sakrifikohen dhe të flijohen për to.
Nëse i bëjmë një vështrim zanafillës së Islamit në Mekë, do të shohim pamje sakrificash të llojllojshme, të cilat është vështirë ti hasim në faqet e historisë së njerëzimit.
Pejgamberi a.s. i kaloi afër trembëdhjetë vjet duke e ftuar popullin e vet në parimet islame. Logjika e popullit ishte e ngurtë dhe me fanatizmin më të madh mbështetej në zakonet dhe traditat e të parëve. Ata iu kundërvunë edhe më tepër thirrjes së re, kur panë se ajo e rrënonte me themel sistemin e tyre të vjetër. Për këtë, u shtua edhe më tepër hidhërimi i tyre ndaj thirrësit të ri dhe ndaj atij numri të vogël besimtarësh që besonin në thirrjen e tij. Ata përdorën mjete dhe metoda nga më të ndryshmet për ta zmbrapsur nga qëllimi i tij dhe për të varrosur thirrjen e tij, kur ajo ende ishte në zanafillën e saj. Mirëpo, Pejgamberi a.s. premtimeve dhe kërkesave të tyre iu përgjigj me këto fjalë të qarta dhe të prera: Betohem në Allahun, se sikur ata të vendosin Diellin në krahun tim të djathtë dhe Hënën në krahun tim të majtë, që ta braktis këtë mision timin, nuk do ta bëj dot, derisa Allahu ta nxjerrë në shesh atë apo unë të flijohem për të!
Aq sa ishte dëshpërues ky pohim i Pejgamberit a.s. për idhujtarët, të cilët e humbën arsyen dhe u bënë si të çartur dhe me tërë fuqinë dhe mekanizmat që kishin në disponim u vërsulën në ndëshkimin e Pejgamberit a.s. dhe atyre pak besimtarëve, në të njëjtën kohë kjo vendosmëri ishte nxitje e fortë për një durim dhe qëndrim të paparë për besimtarët.
Metodat e ndëshkimit, të cilat idhujtarët i përdorën kundër Pejgamberit a.s. dhe atij numri të vogël të besimtarëve, mjaftonin për ti lëkundur nga vendi dhe kodrat më të mëdha dhe për ti trazuar edhe shpirtrat më të fuqishëm, sikurse të mos ishte entuziazmi i atij grushti të vogël besimtarësh, të cilët besimi në Zotin e tyre dhe sinqeriteti në fenë e tyre i bëri ta harrojnë vetveten, fëmijët, prindërit dhe çdo gjë të dashur për ta dhe gjenin kënaqësi dhe qetësi kur bënin sakrifica të njëpasnjëshme.
Një pamje të fuqisë së imanit e shohim në betejën e Bedrit, kur Pejgamberi a.s., pas përfundimit të betejës, bëri një shëtitje në mesin e të rënëve nga pala e idhujtarëve të Mekës dhe atë e shoqëronte sahabiu i tij, Ebu Hudhejfe ibnu Utbe, i cili në mesin e të rënëve në sheshin e betejës pa kufomat e babait, vëllait dhe xhaxhait të tij. Në fytyrën e tij të zbehtë dukeshin shenjat e pikëllimit. Pejgamberi a.s. e shikoi atë me dhembje dhe i tha:
- O Ebu Hudhejfe: A mos je i pikëlluar për shkak të babait tënd?!
Ai ia ktheu me plot vendosmëri:
- Jo. Të betohem në Allahun, o i Dërguari i Zotit. Nuk po dyshoj në vdekjen e babait tim. Por ajo që po më brengos është se ai ishte i zgjuar, i mençur dhe largpamës. Për këtë, shpresoja se ai do të udhëzohet në fenë islame. Kur pashë atë që kishte ndodhur, pas asaj që shpresoja për të, u pikëllova për të.
Ajo që e bëri të pikëllohet ishte sepse babai i tij vdiq pa e besuar Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Pamje madhështore e fuqisë së lartë të imanit!
Shumica e sahabëve të Pejgamberit a.s. para se të përqafonin fenë islame ishin njerëz të rëndomtë dhe me siguri të tillë do të mbeteshin sikur të mos ishte besimi i tyre në rrugën e drejtë islame. Mirëpo, besimi i tyre në Allahun dhe sakrificat në emër të fesë së re i ngriti në gradën e heronjve dhe i bëri kolosë të historisë, të cilët shërbejnë si shembull dhe ushqim shpirtëror për ne dhe për pasardhësit tanë, duke mjellur në zemrat tona shpirtin e sakrificës, flijimit, dashurisë, sinqeritetit dhe të besimit të thellë në Allahun dhe duke na bërë me dije se çka mund të bëjë besimi i sinqertë në zgjimin e shpirtit dhe krijimin e trimave.
Në mesin e sahabëve të Pejgamberit a.s. kishte njerëz shëndetlig e të varfër dhe njerëz të fuqishëm e të pasur, të cilët kishin të afërmit dhe farefisin e tyre. Megjithatë, vala e keqtrajtimeve dhe e mundimeve i kishte përfshirë të gjithë.
Ebu Bekri ishte njeri me autoritet dhe njeri i pasur. Tërë pasurinë e vet e shpenzoi në shërbimin e fesë së tij dhe për shpëtimin e sahabëve nga torturat dhe represaljet e idhujtarëve kurejshit. Një ditë prej ditësh kaloi pranë Umeje ibnu Halefit, idhujtar kurejshit, i cili përdorte metodat më të vrazhda në ndëshkimin e robit të tij, Bilal el Habeshiut. E kishte shtrirë në rërën përcëlluese të Mekës, në mesditë, e në kraharorin e tij kishte vënë një gur të madh, me qëllim që ai ta përgënjeshtrojë fenë në të cilën thirrte Muhammedi dhe të kthehej në besimin e idhujve të Kurejshit. Por, Bilali ishte i pathyeshëm. Ai, nga e tërë kjo torturë, as nuk ofshante, por nga thellësia e zemrës thoshte Një... Një...(duke aluduar se Allahu është Një). Ebu Bekri, kur e pa këtë skenë të tmerrshme, iu drejtua Umejes:
- A nuk ke frikë prej Allahut për këtë njeri, që po e dënon në këtë mënyrë, o Umeje?!
Ai ia ktheu:
- Ti je ai që e ke prishur, e nëse mundesh, shpëtoje tani?!
Atëherë Ebu Bekrit nuk i mbeti asgjë tjetër vetëm ta blejë prej tij dhe e liroi. Ai veproi kështu edhe me shumë robër të tjerë që kishin pranuar fenë islame.
Ajo që i kishte ndodhur Bilalit i kishte ndodhur edhe shumë besimtarëve të tjerë, sikurse Hababit, Amarit, babait të tij Jaserit dhe nënës së tij Sumejes. Pejgamberi a.s. duke kaluar pranë tyre i shihte duke u ndëshkuar e, në pamundësi që ti merrte nën mbrojtje, i ngushëllonte duke u thënë:
- Durim familje e Jaserit, sepse shpërblimi juaj është xheneti!
Pejgamberi a.s. ndiente dhembje të madhe për torturat dhe represaljet që u bëheshin sahabëve të tij dhe gjithnjë ishte i preokupuar me këtë çështje. Kështu që ai u lejoi atyre që të braktisnin atë ambient ngulfatës e të shpërngulen për në Abisini (Etiopi). Këtë rrugë e morën tetëdhjetë burra e gra, në mesin e tyre ishte edhe Rukija e bija e Pejgamberit a.s., dhe burri i saj, Osman ibnu Affani r.a. Të gjithë ata u nisën për një vend të panjohur dhe u shpërngulën te një popull për të cilin nuk dinin asgjë. Ata për herë të parë kaluan detin dhe ia mësyen një të ardhmeje të panjohur. Mirëpo, ajo që i shtyu të merrnin një hap të tillë ishte imani i tyre i fortë, para të cilit janë të lehta të gjitha sakrificat.
Sahabët e Pejgamberit a.s. vazhdojnë të bëjnë sakrificë pas sakrifice, e vetë Pejgamberi a.s. ishte shembull më i mirë se si lypset të bëhen sakrificat për hir të idealeve më të larta, derisa erdhi momenti vendimtar dhe sakrifica më e madhe. Ai ishte momenti i shpërnguljes (hixhretit) për në Medinë, braktisja e familjes, farefisit, vendlindjes, atdheut, pasurisë dhe më të dashurve. Sa sakrificë e madhe është kjo, përveç për besimtarët e sinqertë! Hixhreti nuk ishte fund i sakrificave, por fillim i sakrificave të tjera, të reja.
Nëse hixhreti në fillim të Islamit ishte kusht për pranimin e Islamit të një muslimani, Pejgamberi a.s., pas çlirimit të Mekës atë e zëvendësoi me xhihadin dhe qëllimin e sinqertë. Për këtë, është obligim i muslimanëve ti korrigjojnë qëndrimet e tyre, me qëllim që ato të jenë në përputhje me fenë e tyre, e ai është xhihadi dhe qëllimi i sinqertë vetëm për Allahun, Krijuesit të botëve, për hir të vlerave dhe normave me të cilat erdhi Islami, që të jemi të denjë të quhemi muslimanë.
Mësimi që duhet të mësojmë të gjithë nga kjo periudhë nëpër të cilën kaloi Pejgamberi a.s. dhe sahabët e tij është se kurdoherë që besimi (imani) është i ngulitur në shpirt, atëherë të gjitha sakrificat janë të lehta. Çdo fitore kërkon një çmim tejet të lartë, i cili patjetër lypset të paguhet. Për këtë fe, të cilën ne e trashëguam nga të parët tanë dhe nën hijen e të cilës jetojmë, muslimanët e parë flijuan jetën dhe pasurinë e tyre si dhe çdo gjë të shtrenjtë që patën. Mu për këtë Allahu i shpërbleu ata për sakrificat e tyre, e lartësoi çështjen e tyre, i bëri të pavdekshëm, iu mundësoi të sundojnë në tokë, i bëri prijës dhe trashëgimtarë në të.
Mbetet detyrim për secilin prej nesh që ti përvetësojë këto mësime dhe ta pyesë veten çka bëri ai për ruajtjen e kësaj trashëgimie, të cilën na e lanë amanet të parët tanë.
Mr. Qemajl Morina
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjesa e parë)
SEID IBNU AMIR ELXHUMEHIJ
TUFEJL IBNU AMR EDDEVSIJ
ABDULLAH IBNU HUDHAFE ESSEHMIJ
UMEJR IBNU VEHBI
ELBERRAU IBNU MALIK ELENSARIJ
UMMU SELEMEJA
THUMAME IBNU UTHALI
EBU EJJUB ELENSARIJ
AMR IBNUL XHAMUHU
ABDULLAH IBNU XHAHSHI
SEID IBNU AMIR ELXHUMEHIJ
Seid ibnu Amir ElXhumehij është njeriu që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi këdo tjetër.
Historianët
I riu Seid ibnu Amir ElXhumehij ishte njëri prej atyre mijërave që kishin dalur në vendin e quajtur Tenim, jo larg Mekës, me ftesën e parisë kurejshite, që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të HUBEJB IBNU ADIJJIT, njërit prej sahabëve të Muhammedit a.s., të cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët.
Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundësuar të depërtojë në mesin e turmës, derisa arriti te paria e Kurejshit, ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harbi, Safvan ibnu Umeje e shumë të tjerë, të cilët shkonin në krye të kolonës.
Kjo i bëri të mundur që ta shohë robin e kurejshitëve të lidhur me pranga, ndërsa turma e grave, fëmijëve dhe e të rinjve e shtynin në drejtim të sheshit të ekzekutimit (trekëmbëshit). Këte e bënin në shenjë hakmarrjeje ndaj Muhammedit a.s. për të vrarët e tyre në betejën e Bedrit.
Kur turma e madhe arriti me robin e saj në vendin e caktuar për ekzekutimin e tij, i riu Seid ibnu Amir elXhumehij qëndroi me shtatin e tij të hedhur duke e soditur Hubejbin se si e çonin te trekëmbëshi, ku edhe ia zgjidhën prangat. Atëherë u dëgjua zëri i tij i fuqishëm dhe i qetë në mesin e ulurimave të grave dhe të fëmijëve duke thënë:
Nëse dëshironi, më lejoni ti fal dy rekate para se të më ekzekutoni!
Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy rekate. Oh, sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi!
Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë:
Betohem në Allahun, se sikur të mos kishit menduar se po e zgjas namazin nga frika prej vdekjes, do të isha falur më gjatë!
Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubejbin për së gjalli, duke ia prerë një nga një gjymtyrët e trupit e duke e pyetur:
- A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të shpëtosh?!
Derisa gjaku shkonte si rrëke prej trupit të tij, Hubejbi përgjigjej:
- Betohem në Allahun se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi, nëse Muhammedi a.s. theret, qoftë edhe nga një therrë.
Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij, të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë: Mbyteni, mbyteni!!!
Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e qonte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit, dhe lutej duke thënë:
- O Zoti im, mbyti ata, që të gjithë, dhe mos e përjashto asnjë! Pastaj dha shpirt e në trupin e tij nuk mund të numëroheshin të rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave.
***
Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhive të reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij.
Mirëpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir elXhumehij, asnjë-herë nuk e hoqi nga mendja Hubejbin.
Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjë e kishte parasysh pamjen e tij duke i falur ato dy rekate, të cilat i fali në qetësi, ndonëse ishte para dërrasës së varjes dhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij kur ai lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se mos do ta godasë rrufeja apo diçka tjetër nga qielli.
Rasti i Hubejbit i mësoi Seidin atë që më parë nuk e dinte. Mësoi se jeta e vërtetë është besim dhe luftë dhe se për besimin dhe bindjen tënde vlen të luftosh deri në vdekje.
Mësoi, po ashtu, se besimi i fortë bën çudira dhe mrekullira.
Seidi mësoi se njeriu të cilin aq shumë e donin sahabet e tij patjetër duhet të jetë Pejgamber i përkrahur nga Zoti.
Kur i pa dhe i kuptoi të gjitha këto, Allahu xh. sh., ia hapi zemrën për Islam. Në një rast, ndërsa ndodhej në një tubim të madh, ai u ngrit dhe e shpalli distancimin e tij nga mëkatet e kurejshitëve, duke i braktisur idhujt dhe bestytnitë e injorancës së tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenë islame.
***
Më vonë, Seid ibnu Amiri emigroi në Medinë, e shoqëroi Pejgamberin a.s. dhe ishte pjesëmarrës në betejën e Hajberit dhe në betejat e mëvonshme.
Pasi Muhammedi a.s. ndërroi jetë dhe kaloi në jetën e amshueshme, duke qenë i kënaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes së tij mbeti shpatë e mprehtë në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. Ai ishte shembull i rrallë i besimtarit, i cili e kishte blerë ahiretin me dynja dhe e kishte preferuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut xh. sh. mbi epshet e shpirtit dhe kënaqësitë e trupit.
***
Të dy halifet e Pejgamberit a.s. e njihnin mirë Sied ibnu Amirin, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij, e prandaj edhe i dëgjonin këshillat e tij.
Në ditët e para të sundimit të Omer ibnul Hattabit hyri tek ai dhe iu drejtua me këto fjalë:
- O Omer, të këshilloj të kesh frikë Allahun në marrë-dhëniet me njerëzit e jo të kesh frikë prej njerëzve në marrëdhëniet me Allahun. Fjala jote të mos vijë në kundër-shtim me veprën tënde, sepse fjala më e mirë është ajo të cilën e vërteton vepra!
- O Omer: Bëhu i njëjtë për të gjithë muslimanët, fatin e të cilëve Allahu ta besoi ty, si ndaj atyre që i ke të afërt dhe atyre që i ke të largët. Dëshiroju atë që dëshiron për vetveten dhe familjen tënde. Mos ia dëshiro të keqen atyre, ashtu si nuk ia dëshiron të keqen vetvetes dhe familjes tënde. Bëhu i qëndrueshëm në vështirësi, në emër të së vërtetës. Në rrugën e Allahut mos u frikëso prej qortimit të askujt!
Omeri pastaj pyeti:
- Kush mund ta bëjë këtë, o Seid?!
Ai u përgjigj:
- Këtë mund ta bëjë një njeri si ti, të cilit Allahu ia besoi fatin e umetit të Muhammedit a.s. dhe në mes tij e Allahut nuk është askush tjetër.
***
Pas kësaj bisede, Omeri r.a. e ftoi Seidin që ta ndihmojë dhe i tha:
- O Seid, unë po të emëroj vali të Himsit.
Seidi iu përgjigj:
- O Omer, pasha Allahun, mos më drejto nga kjo botë e ta harroj ahiretin!
Omeri i hidhëruar ia ktheu:
- Çështë me ju?! Më keni varur në qafë tërë këtë barrë (hilafetin) udhëheqjen e muslimanëve e pastaj më lëni vetëm!!
Atëherë Seidi ia ktheu:
- Pasha Allahun, nuk do të lë!
Pastaj Omeri e emëroi vali të Himsit dhe i tha:
- A të caktoj një pagë të rregullt?
Seidi iu përgjigj:
- Çtë bëj me të, o prijës i muslimanëve?! Ajo që më ndahet nga fondi i pasurisë së muslimanëve i plotëson nevo-jat e mia dhe më tepron.
Pastaj shkoi në Hims...
Nuk shkoi shumë kohë dhe erdhi tek Omeri një delegacion nga Himsi, në të cilin ai kishte besim të plotë.
Omeri iu drejtua atyre me këto fjalë:
- Shkruani emrat e të varfërve të Himsit që tu jepet një ndihmë e cila do tua plotësojë nevojat më elementare të tyre.
Delegacioni e përpiloi listën e të varfërve dhe ia dorëzoi Omerit r.a., e në mesin e të varfërve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit.
Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti:
- Kush është ky Seid ibnu Amir?!
Ata iu përgjigjën:
- Valiu ynë.
Omeri pyeti përsëri:
- Valiu juaj i varfër?!
Ata u përgjigjën:
- Po, pasha Allahun, kalojnë ditë të tëra e në shtëpinë e tij nuk ndizet zjarri.
Duke i dëgjuar këto fjalë, Omeri qau derisa lotët iu bashkuan në mjekër. Mori një mijë dinarë dhe i vuri në një qese dhe tha:
- Përcillni Seidit të falat e mia dhe i thujini: Halifeja e muslimanëve ti ka dërguar këto të holla për disa nevoja personale.
***
Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen. E shikoi atë dhe kur i pa dinarët filloi ti largojë duke thënë:
- Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!
Ishte goditur sikur ti kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi. Kur e vërejti këtë gruaja e tij nxitoi tek ai për ti dalë në ndihmë dhe e pyeti:
- Çka të ka ndodhur, o Seid?!
A mos ka vdekur halifeja i muslimanëve?!
Seidi u përgjigj:
- Jo, diçka më e madhe se ajo.
Kur ajo përsëri e pyeti: - A mos kanë pësuar muslimanët disfatë në ndonjëren prej betejave të tyre?!
Seidi përsëri u përgjigj:
- Jo, diçka edhe më e madhe.
Atëherë ajo pyeti:
- Çka mund të jetë më e madhe se kjo?!
Ai u përgjigj:
- Ka hyrë tek unë dynjaja, që të ma prishë ahiretin, dhe hyri e keqja në shtëpinë time.
Gruaja tha:
- Largoje atë! duke mos ditur asgjë për dinarët.
Ai e pyeti:
- A do të më ndihmosh?
Ajo u përgjigj:
- Po.
Seidi i mori dinarët dhe i ndau në qese të vogla e pastaj ua ndau muslimanëve të varfër.
***
Pas një kohe të shkurtër Omeri shkoi në vizitë në Sham për të parë për së afërmi gjendjen e popullit. Pastaj arriti në Hims, që quhej ElKuvejfe (Kufa e vogël), për shkak të ankesave të shumta të banorëve të Himsit ndaj valive të tyre, ashtu sikurse vepronin banorët e Kufes në Irak.
Me rastin e ardhjes së Omerit r.a. banorët e Himsit kishin ardhur për ta përshëndetur e ai i pyeti:
- Si sillet valiu juaj!
Ata u ankuan dhe përmendën katër çështje, secilën më të madhe se tjetrën.
Omeri tregon e thotë: I bëra bashkë banorët e Himsit dhe valiun e tyre dhe e luta Allahun që të mos më zhgënjejë në të, sepse kisha besim të madh.
Kur u bënë së bashku tek unë, ata dhe valiu i tyre, u thashë:
- Për çka ankoheni nga valiu juaj?
Ata u përgjigjën:
- Nuk paraqitet në mes nesh vetëm pasi kalon një pjesë e mirë e ditës.
I thashë: Çthua për këtë, o Seid?
Heshti pak e pastaj tha:
- Pasha Allahun, nuk kam dashur të flas për këtë. Mirëpo, pasi po më pyetni, po ju tregoj. Familja ime nuk ka shërbëtor, prandaj unë çdo mëngjes e përgatis brumin dhe e lë një kohë derisa të vijë e pastaj i gatuaj bukët. Pas kësaj marr abdes dhe dal në popull.
Omeri pastaj pyeti:
- Cila është ankesa tjetër?
Ata thanë:
- Askujt nuk i përgjigjet në ftesë gjatë natës.
I thashë: Çthua për këtë, o Seid?
U përgjigj:
- Pasha Allahun nuk kam dashur ta nxjerr në shesh këtë. Unë ditën ia kam kushtuar nevojave të popullit, kurse natën e kam caktuar ti bëj ibadet Allahut xh.sh.
Omeri pyeti prapë:
- Cila është ankesa tjetër?
Ata u përgjigjën:
- Nuk paraqitet te ne një herë në muaj.
E pyeta: Çthua për këtë, o Seid?
Ai u përgjigj:
- Nuk kam shërbëtor, o udhëheqës i muslimanëve, dhe nuk kam rroba të tjera përveç këtyre që kam në trupin tim. Këto i laj një herë në muaj dhe i lë të thahen, e kur të thahen i vesh dhe dal në popull dikur vonë, nga fundi i ditës.
Pastaj Omeri pyeti përsëri:
- Për çfarë ankoheni tjetër?
Ata u përgjigjën:
- Shumë herë thellohet në mendime, kur rrimë së bashku, saqë nuk di se ku është.
E pyeta: Çthua për këtë, o Seid?
U përgjigj:
- Isha dëshmitar i mbytjes së Hubejb ibnu Adijjit, kur unë isha pabesimtar. E kam parë se si kurejshitët ia prenin gjymtyrët e trupit një nga një dhe i thonin:
A do të dëshiroje që Muhammedi të jetë në vendin tënd?
Ndërsa ai përgjigjej:
Pasha Allahun, nuk do të dëshiroja që unë të jem i qetë me familjen time e me fëmijët e mi e Muhammedi të theret qoftë edhe prej një therre. Betohem në Allahun se çdoherë që më kujtohet ajo ditë dhe i bëj pyetje vetvetes përse nuk i dola në ndihmë, më kap frika se Allahu nuk do të ma falë këtë dhe për këtë arsye kaloj në atë gjendje.
Pas kësaj Omeri tha:
- Falënderimi i qoftë Allahut, që nuk më zhgënjeu në paragjykimet e mia ndaj Seidit.
Pastaj nxori një mijë dinarë dhe ia dhuroi Seidit për ti plotësuar disa nga nevojat e tij më elementare.
Kur i pa gruaja e tij tha:
- Falënderimi i qoftë Allahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd. Blej gjërat ushqimore dhe merre me pagë një shërbëtor.
Seidi ia ktheu:
- A ke propozim më të mirë se ky?
Gruaja pyeti:
- Cili është ai?!
Ai u përgjigj:
- Ia japim Atij që na i kthen, atëherë kur ne kemi nevojë shumë të madhe për të.
Gruaja pyeti:
- Kujt?!
- Ia japim dikujt për Allahun, si hua më të mirë.
Gruaja ia ktheu:
- Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat!
Ende pa u larguar nga tubimi, dinarët i shpërndau në disa qese dhe i tha njërit nga familja e vet:
- Dërgoja këta dinarë të vejës së filanit dhe jetimave të filanit, të varfërve të familjes së filanit dhe atyre që kanë nevojë prej familjes së filanit.
* * *
Allahu qoftë i kënaqur me Seid ibnu Amir elXhumehiun. Ai ishte prej atyre që u jepte përparësi të tjerëve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojë për pasuri.
TUFEJL IBNU AMR EDDEVSIJ
O Zoti im, bëji atij një shenjë që do ta ndihmojë në bamirësi!
Nga lutja e Pejgamberit a.s. për të.
Tufejl ibnu Amr EdDevsij, ishte prijës i fisit Devs në kohën e injorancës (në periudhën paraislame), njëri prej njerëzve më me autoritet të parisë arabe dhe prej njerëzve më të ndershëm, të rrallë, të asaj kohe.
Tek ai asnjëherë nuk hiqej vorbulla nga zjarri, dhe as nuk mbyllej dera e shtëpisë para mysafirëve.
Ushqente të uriturit, siguronte të frikësuarit dhe streh-onte ata që kërkonin strehim.
Përveç kësaj, ai ishte mendjehollë, i zgjuar, poet i ndje-shëm dhe orator.
* * *
Një ditë prej ditësh, Tufejli u largua nga vendbanimi i popullit të tij në Tuhame dhe u nis për në Meke. Në atë kohë rrëmuja e luftës ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe pabe-simtarëve kurejshit kishte arritur kulmin. Secila palë dëshiro-nte të përfitonte në anën e vet sa më shumë miq dhe aleatë. Ndërsa Pejgamberi a.s. i lutej Krijuesit të vet, e arma e tij e vetme ishte besimi i vërtetë.
Pabesimtarët kurejshit i ishin kundërvënë thirrjes së tij, e luftonin me çdo mjet dhe në çdo mënyrë i largonin njerëzit nga feja.
Tufejli u gjet në këtë luftë i papërgatitur dhe do të hyjë në të pa ndonjë qëllim të caktuar.
Ai nuk kishte ardhur në Meke për këtë qëllim, e as që i kishte shkuar ndërmend ndonjëherë për konfliktin e mëpar-shëm ndërmjet Muhammedit dhe kurejshitëve.
Rreth këtij konflikti, Tufejli përjetoi një ndodhi që konsiderohet prej tregimeve më të çuditshme. Ta dëgjojmë pra.
Tufejli tregon e thotë:
Arrita në Meke. Posa më panë, paria e Mekës u nisën nga unë. Më pritën shumë mirë dhe më nderuan me një mikpritje që nuk mbahet në mend.
Pastaj u tubuan rreth meje më të zgjedhurit e kurej-shitëve dhe më thanë:
- O Tufejl! Ti erdhe në vendin tonë. Ky njeri, i cili pretendon se është Pejgamber, na ka përçarë dhe na ka prishur. Ne kemi frikë se mos do të ndodhë me ty dhe me popullin tënd ajo që na ka ndodhur neve. Kujdes, e mos fol me atë njeri! As mos dëgjo prej tij asgjë, sepse ai ka disa fjalë, të cilat i ngjajnë magjisë: e ndan fëmijën prej prindit, vëllanë prej vëllait e gruan prej burrit.
* * *
Tufejli pastaj vazhdon e thotë:
- Betohem në Allahun se, derisa më tregonin lajme të çuditshme për të dhe duke më frikësuar mua dhe popullin tim për veprat e tij të çuditshme, vendosa që të mos i afrohem atij, të mos i flas e as të mos dëgjoj prej tij asnjë fjalë.
Në mëngjes herët u zgjova dhe shkova për të bërë tavaf rreth Qabes, që të kërkoj ndihmë nga idhujt e vndosur në të, ku bënim haxhin dhe i adhuronim ata. Para se të nisesha, i mbylla të dy veshët me pambuk, nga frika se mos do të depërtojnë tek unë fjalët e Muhammedit.
Mirëpo, posa hyra në Qabe, e pashë Muhammedin duke u falur, e falur që ndryshonte nga të falurit tonë, edhe adhurimi i tij ndryshonte nga adhurimi ynë. Pamja e tij më magjepsi dhe mënyra e adhurimit të tij më mahniti. E pashë veten duke iu afruar atij padashje dhe për një çast e gjeta veten pranë tij. Deshi Allahu të arrijë te veshët e mi ajo që thoshte ai. Dëgjova fjalë tejet të bukura dhe thashë me vete:
Medet për ty, o Tufejl!
Ti je njeri i mençur dhe poet. Je në gjendje të dallosh të mirën prej të keqes. Çtë pengon ty të dëgjosh prej këtij njeriu se çthotë?
Nëse ajo që thotë është e mirë, e pranon, e nëse është e keqe, e lë.
Tufejli pastaj vazhdon rrëfimin e tij:
Qëndrova aty derisa u largua Pejgamberi a.s. dhe u nis për në shtëpinë e vet. U nisa menjëherë pas tij dhe, ndërsa ai hyri në shtëpinë e tij dhe deshi ta mbyllë derën, e arrita dhe i kërkova leje të hyj me të.
Menjëherë ia fillova bisedës dhe i thashë:
- O Muhammed! Populli yt më ka thënë për ty kështu e ashtu. Betohem në Allahun se më frikësuan prej teje deri në atë shkallë saqë i mbylla të dy veshët me pambuk me qëllim që të mos dëgjoj prej teje asgjë. Mirëpo, deshi Zoti e dëgjova diçka dhe e hetova se është e bukur.
Më trego për çështjen tënde. Pejgamberi a.s. i tregoi në detaje dhe ia lexoi atij kaptinën ElIhlas dhe ElFelek.
Tufejli pastaj thotë:
- Betohem në Zotin se asnjëherë nuk kam dëgjuar fjalë më të bukura se fjalët e tij dhe as që kam parë njeri me parime dhe mësime më të drejta.
Në atë moment ia dhashë dorën dhe dëshmova se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, dhe kështu hyra në fenë islame.
Tufejli pataj vazhdon rrëfimin e tij:
- Pas kësaj qëndrova një kohë në Meke për ti mësuar bazat e fesë islame dhe mësova përmendsh disa pjesë të Kuranit. Kur vendosa të kthehem te populli im, Pejgamberit a.s. i thashë:
- O i Dërguari i Allahut! Fjala ime ka peshë në fisin tim. Unë do të kthehem te populli im dhe do ti ftoj ata në fenë islame. Lute Zotin të më japë një shenjë, që do të më ndihmojë në thirrjen time. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: O Zoti im, jepi këtij një shenjë!
U nisa për te populli im dhe kur arrita në një vend të lartë, prej ku dukeshin shtëpitë e tyre, në mes të syve të mi u paraqit një dritë, një si kandil, e thashë:
- O Zoti im, bëje atë jashtë fytyrës sime, sepse kam frikë se ata do të mendojnë se ky është dënim për mua, për shkak të braktisjes së fesë së tyre.
Posa hyra në shtëpinë time, hyri babai im i shtyrë në moshë dhe i thashë:
- Largohu prej meje, o babai im! Ti nuk je imi e as unë nuk jam yti!
Babai i habitur ma ktheu:
- Përse, o biri im?!
Iu përgjigja:
- Unë jam bërë musliman dhe kam kaluar në fenë e Muhammedit a.s.
Babai ma ktheu:
- Në rregull, biri im. Feja jote është edhe feja ime!
Atëherë i thashë:
- Shko lahu dhe pastroi rrobat, e pastaj eja tek unë që ta mësoj atë që kam mësuar unë.
Babai shkoi e u la, i pastroi rrobat e veta dhe pastaj erdhi. Ia paraqita fenë islame dhe e pranoi.
Pas tij erdhi gruaja ime, së cilës i thashë:
- Largohu prej meje, sepse nuk jam yti e as ti nuk je imja!
Gruaja e habitur ma ktheu:
- Përse?! Të betohem në babanë dhe nënën time?!
Iu përgjigja:
- Na ka ndarë feja islame. Unë kam pranuar Islamin, fenë e Muhammedit.
Atëherë ajo tha: Feja jote është edhe feja ime.
I thashë: - Shko, pastrohu me ujin e DhishShera! E Dhish Shera ishte një idhull i posaçëm për fisin Devs, rreth të cilit zbriste ujë nga kodra.
Gruaja e habitur ma ktheu:
- Të betohem në babanë dhe nënën time, a mos po u ndodh fëmijëve ndonjë e keqe nga DhushShera?
Ia ktheva me hidhërim:
- Medet për ty dhe për DhushSheran?! Të thashë shko dhe pastrohu atje, larg prej syve të njerëzve, e unë të garantoj ty se ai gur i shurdhër nuk është në gjendje të të bëjë asgjë.
Shkoi dhe u pastrua. Pastaj u kthye. Ia paraqita fenë islame dhe e pranoi.
Pastaj e thirra fisin tim Devs, por ata ngurruan ti përgjigjen thirrjes sime, përveç Ebu Hurejres, i cili ishte më i shpejti në pranimin e fesë islame.
* * *
Tufejli pastaj vazhdon e thotë:
Shkova te Pejgamberi a.s. në Meke bashkë me Ebu Hurejren. Posa më pa, Pejgamberi a.s. u gëzua për ardhjen time dhe më pyeti:
- Çka ka, o Tufejl?!
Iu përgjigja:
- Zemra të ngurta dhe mosbesim i madh. Në fisin tim Devsin ka triumfuar e keqja dhe amoraliteti.
Pejgamberi a.s. u çua, mori abdes, u fal dhe i ngriti duart lart kah qielli. Ebu Hurejre tregon:
Kur e pashë ashtu, më hyri frika se mos po e mallkon popullin tim e do të shkatërrohet dhe thashë: Medet për popullin tim!
Mirëpo, Pejgamberi a.s. filloi ti lutet Allahut me këto fjalë:
- O Zoti im, udhëzoje Devsin!!! O Zoti im, udhëzoje Devsin!!! O zoti im, udhëzoje Devsin!!!
Pastaj u kthye kah Tufejli dhe tha:
- Kthehu te populli yt, sillu butë me ta dhe thirri ata në fenë islame!
* * *
Tufejli pastaj vazhdon e tregon:
- Derisa unë isha në mesin e fisit Devs duke i thërritur ata në fenë islame, Pejgamberi a.s. u shpërngul në Medinë. Ndërkohë ndodhi lufta e Bedrit, e Uhudit dhe e Hendekut. Një ditë prej ditësh shkova te Pejgamberi a.s. dhe me mua ishin tetëdhjetë shtëpi të fisit Devs, të cilët kishin pranuar fenë islame. Kjo e gëzoi pa masë Pejgamberin a.s. dhe na dhuroi një pjesë nga preja e luftës së Hajberit, kurse ne i thamë:
- O i Dërguari i Allahut, na cakto neve krahun tënd të djathtë në çdo luftë dhe le të jetë shenja jonë mebrur.
Tufejli pastaj vazhdon rrëfimin e tij:
- Vazhdimisht isha me Pejgamberin a.s., deri në çlirimin e Mekës dhe një ditë prej ditësh i thashë:
- O i Dërguari i Allahut më dërgo te Dhulkeffejni, idhull i Amër ibnu Hamemes, që ta djeg atë... Pejgamberi a.s. më lejoi dhe shkova tek idhulli në krye të një çete të popullit tim.
Posa arrita tek idhulli dhe desha tia vë zjarrin, rreth tij u tubuan gratë, burrat dhe fëmijët, e vëzhgonin dhe pritnin se do të gjuajë rrufeja, nëse i bëja çfarëdo dëmi Dhulkeffejnit.
Mirëpo, në prezencën e adhuruesve të tij u drejtova kah idhulli dhe nisa të fusë zjarr në brendinë e tij, duke recituar;
O Dhulkeffejn, nuk jam prej adhuruesve të tu.
Lindja jonë është më e vjetër se lindja jote.
Unë e ndeza zjarrin në brendinë tënde.
Me shkatërrimin e idhullit Dhulkeffejn u shkatërrua çdo gjë që kishte mbetur nga mosbesimi në fisin Devs dhe i tërë populli pranoi fenë islame.
Pas kësaj ngjarje, Tufejl ibnu Amr EdDevsij mbeti me Pejgamberin a.s. derisa i Dërguari i Allahut ndërroi jetë.
Pas vdekjes së Pejgamberit a.s. dhe me kalimin e hilafetit në duart e Ebu Bekr EsSidikut, Tufejli me gjithë të birin ishte në shërbim të halifes së Pejgamberit a.s.
Posa filluan luftërat kundër renegatëve të fesë islame, Tufejli u mobilizua së bashku me të birin e tij, Amrin, në krye të ushtrisë së muslimanëve në luftë kundër Musejleme elKedhdhabit.
Gjatë rrugës së tij për në Jemame pa një ëndërr, të cilën ua tregoi shokëve të vet dhe u tha:
- Unë kam parë një ëndërr. Cili prej jush mund të ma shpjegojë domethënien e saj?
Shokët e pyetën:
- Çfarë ke parë?
Tufejli u përgjigj:
- Pashë se i kisha qethur flokët, një zog doli prej gojës sime, një grua më futi në barkun e saj dhe se djali im Amri filloi të më kërkojë me të shpejtë, mirëpo diçka e pengoi që të më bashkangjitet.
Shokët i thanë:
- Dhashtë Zoti e të jetë mirë.
Tufejli iu ktheu atyre:
- Pasha Allahun, sa më përket mua, unë e kam shpjeguar atë.
Sa i përket qethjes së flokëve të mi, kjo do të thotë se mua do të më prehet koka.
Ndërsa shpendi që doli prej gojës sime, ai është shpirti im.
Kurse gruaja, e cila më futi në barkun e saj, simbolizon tokën në brendinë e së cilës do të varrosem.
Por, edhe dëshira ime e kahershme është që të vdes shehid.
Ndërsa kërkesa e birit tim dhe nxitimi i tij pas meje do të thotë se edhe ai do të kërkojë të bjerë shehid sikurse unë, me lejen e Zotit xh.sh., mirëpo, ai do ta arrijë këtë më vonë.
Në luftën e Jemames, sahabi i ndershëm, Tufejl ibnu Amr Ed Devsij, tregoi trimëri të rrallë, derisa ra shehid në fushën e betejës. Ndërsa i biri i tij, Amri, vazhdoi të luftojë derisa e lodhën plagët dhe iu pre dora e djathtë. Pas mbarimit të betejës, u kthye në Medinë duke lënë në mejdanin e luftës babanë dhe dorën e vet.
Në kohën e sundimit të Omer ibnul Hattabit, Amr ibnu Tufejli shkoi një herë në vizitë tek ai dhe ndërkohë Omerit ia sollën ushqimin dhe të gjithë njerëzit që ndodheshin aty u ulën në sofrën e Omerit, përveç Amrit, i cili u largua.
Kur Omeri vërejti mosprezencën e tij, pyeti:
- Çfarë ke, o Amr?! Ndoshta ti nuk deshe të ulesh për shkak se turpërohesh prej dorës sate.
Amri u përgjigj:
- Po. O halife (sundues) i besimtarëve...
Omeri, atëherë ia ktheu:
- Betohem në Allahun se nuk do ta kërkoj këtë ushqim derisa mos ta përziesh me dorën tënde të prerë. Betohem në Allahun se nuk është asnjëri në mesin tonë që një pjesë e tij e ka në xhenet, përveç teje, - duke aluduar në dorën e tij.
* * *
Ëndrra e rënies shehid i dilte parasysh vazhdimisht, që nga koha kur ishte ndarë prej babait. Kur u zhvillua lufta e Jermukut, Amri nxitoi të marrë pjesë në të, bashkë me të tjerët, dhe në betejë e sipër, në kulmin që kishte arritur lufta, ai ra shehid, gjë që edhe e kishte paralajmëruar babai i tij disa vjet më parë.
Allahu xh.sh. e mëshiroftë Tufejl ibnu Amrin. Ai ishte shehid dhe baba i shehidit.
ABDULLAH IBNU HUDHAFE ESSEHMIJ
Çdo musliman ka të drejtë ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë i pari e bëj këtë. Omer ibnul Hattabi
Heroi i tregimit tonë është një njeri nga sahabët, i cili quhet ABDULLAH IBNU HUDHAFE ESSEHMIJ.
Historia ka mundësi të kalojë para këtij njeriu ashtu sikurse kaloi para miliona arabëve para tij pa i përmendur fare.
Mirëpo, Islami madhështor ia bëri të mundur Abdullah ibnu Hudhafes të takohet me dy sundimtarët e botës së asaj kohe: Kisranë e persianëve dhe Cezarin, perandorin e romakë-ve, dhe me secilin prej tyre të ketë nga një ndodhi, të cilat do ti ruajë kujtesa e kohës dhe do ti rrëfejë historia.
* * *
Ngjarja e tij me Kisranë e persianëve ndodhi në vitin e gjashtë të hixhretit, kur Pejgamberi a.s. vendosi ti dërgojë disa prej sahabëve të vet me mesazhe mbretërve dhe perandorëve të huaj, me anë të të cilëve i ftoi në fenë islame.
Muhammedi a.s. ishte i vetëdijshëm për rrezikun që mbarte në vete ky mision.
Emisarët e tij do të shkonin në vende të largëta, të cilat nuk kishin pasur rast ti vizitonin më parë. Ata nuk kishin njohuri për gjuhët e atyre popujve e as nuk ua dinin temperamentin mbretërve të tyre.
Pastaj, do ti ftonin ata mbretër të braktisnin fetë e tyre dhe të hiqnin dorë nga pozitat dhe pushteti që mbanin dhe të hynin në fenë e një populli, i cili deri dje ishte i nënshtruar prej tyre.
Vërtet ky ishte një udhëtim i rrezikshëm. Ai i cili merrte guximin të nisej në atë rrugë, ishte i humbur, ndërsa ai që kishte fat të kthehej prej saj, ishte i lindur për së dyti.
Prandaj Pejgamberi a.s. i tuboi shokët e vet dhe u foli atyre. Pasi falënderon Allahun xh.sh., siç e kishte zakon, iu drejtua sahabëve të vet me këto fjalë:
- Unë dëshiroj ti dërgoj disa prej jush te mbretërit e huaj, prandaj mos polemizoni me mua ashtu si polemizuan të bijtë e Izraelit rreth Isait, të birit të Mejremes.
Sahabët iu përgjigjën:
- O Pejgamber i Allahut, ne jemi në gjendje të kryejmë çdo urdhër tëndin, dërgona kudo që dëshiron ti!
* * *
Pejgambari a.s. i dërgoi gjashtë prej sahabëve ti mbartin mesazhet e tij te mbretërit arabë dhe ata joarabë. Në mesin e tyre ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe EsShe-mija. Ishte emisar i Pejgamberit a.s., që mbarte mesazhin e tij te Kisra i Persisë.
* * *
Menjëherë pas udhëzimeve të marra nga Pejgamberi a.s., Abdullah ibnu Hudhafe e përgatiti devenë e tij. U përshëndet me bashkëshorten dhe fëmijët dhe u nis në misionin e tij të shenjtë, duke kaluar nëpër male të larta dhe rrafshina, i vetmuar, nuk kishte me vete askë, përveç Allahut xh.sh. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, arriti në kryeqendrën e Persisë, në pallatin e perandorit. Kërkoi leje për të hyrë te perandori dhe u tregoi ndihmësve të tij për mesazhin, që kishte me vete.
Kur Kisra mori vesh për këtë, u vesh me stolitë më të bukura perandorake dhe e ftoi parinë dhe njerëzit më me autoritet të marrin pjesë në mexhlisin e tij. Ata iu përgjigjen ftesës. Pastaj urdhëroi që ti lejohet Abdullah ibnu Hudhafes të hyjë në pallatin e tij.
Abdullahu hyri te Perandori i persianëve i veshur me xhelabijen e tij të hollë dhe me shallin e tij të bardhë prej materiali të vrazhdë, në të cilin dukej modestia arabe.
Megjithatë, ai ishte kryelartë, i vendosur. Në tërë trupin e tij ndiente fuqinë e Islamit dhe në thellësinë e zemrës së tij vlonte krenaria e imanit (besimit).
Posa e pa se ishte nisur në drejtim të tij, Kisra i dha shenjë njërit prej njerëzve të tij që tia merrte mesazhin prej dorës, por Abdullahu i tha:
- Jo! Mua më ka urdhëruar i Dërguari i Allahut që këtë mesazh ta dorëzoj ty, personalisht në dorë, dhe unë nuk mund ta shkel urdhrin e të Dërguarit të Allahut.
Atëherë, Kisra iu drejtua njerëzve të tij:
- Lëreni të afrohet pranë meje!
Abdullahu iu afrua Kisrasë dhe ia dorëzoi mesazhin e Pejgamberit a.s. me dorën e vet.
Kisra dha urdhër që të vijë një çatip arab prej banorëve të Hires. Për një çast hyri çatipi, e Kisra e urdhëroi ta hapë mesazhin para tij dhe tia lexojë atij, në të cilin, përveç të tjerash, shkruante:
Me emrin e Allahut, të Mëshiruesit e Mirëbërësit.
Prej Muhammedit, të Dërguarit të Allahut, deri te Kisra, të madhit të Persisë. Paqja qoftë mbi atë që i përmbahet udhëzimit...!
Posa dëgjoi vetëm këtë pjesë të mesazhit në zemrën e Kisrës gufoi hidhërimi si zjarri. Fytyra e tij u skuq e u bë all dhe i gufuan damarët për arsye se Pejgamberi a.s. kishte filluar mesazhin me emrin e vet. E tërhoqi mesazhin prej dorës së çatipit të vet dhe nisi ta shqyejë, pa e ditur fare se çpërmbajtje kishte në vazhdim, e në ndërkohë nisi edhe të bërtasë:
- Mua të më shkruajë kështu, e ai është robi im?!!
Pastaj dha urdhër që Abdullah ibnu Hudhafe të nxirret prej mexhlisit të tij dhe ashtu u veprua.
* * *
Abdullahu doli prej mexhlisit të Kisras dhe nuk dinte se çka do të bënte Allahu me të.
A do të mbytet apo do të lihet i lirë?
Mirëpo, pasi mendoi një çast, tha:
Pasha Allahun, le të ndodhë me mua çkadoqoftë, pasi që unë e dorëzova mesazhin e Pejgamberit a.s. Nuk vonoi, i hipi devesë dhe u nis.
Pas një kohe, Kisrasë i kaloi hidhërimi, urdhëroi që të hyjë tek ai Abdullahu, por ai nuk ishte. E kërkuan në të gjitha anët, por ai kishte humbur pa shenjë, pa gjurmë.
E kërkuan në rrugën që shpiente drejt Gadishullit Arabik, por më kot, ai kishte shkuar.
Kur kishte arritur në Medinë, pas një udhëtimi të mundimshëm, Abdullahu u paraqit te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se çka kishte ndodhur me Kisranë dhe shqyerjen e mesazhit. Atëherë Pejgamberi a.s. tha:
- Allahu ia shkatërroftë perandorinë!!!
Ndërkohë, Kisra i shkruajti Badhanit, mëkëmbësit të tij në Jemen: Dërgoja atij njeriu që është paraqitur në Hixhaz dy njerëz të fuqishëm nga ana jote dhe udhëroji ata të ma sjellin mua.
Pa humbur kohë, Badhani dërgoi dy njerëz të fuqishëm, nga më të afërtit e tij, te Pejgamberi a.s. dhe me vete ua dha një letër në të cilën kërkonte prej tij të nisej së bashku me ata për tu takuar me Kisran pa u vonuar.
Në bisedë me ta Badhani kërkoi prej tyre që ta hulumto-jnë çështjen e Pejgamberit a.s. dhe ti sjellin atij informata më të plota për të.
* * *
Ata u nisën dhe pas një kohe arritën në Taif, ku u takuan me disa tregtarë të Kurejshit dhe në bisedë e sipër i pyetën ata edhe për Muhammedin a.s. Ata u përgjigjën se ai gjendet në Jethrib. Tregtarët e Kurejshit vazhduan rrugën e tyre të gëzuar e të kënaqur dhe filluan ti përgëzonin kurejshitët me këto fjalë:
- Gëzohuni sepse Kisra do ti kundërvihet Muhammedit dhe do tju kursej prej sherrit të tij!
Ndërkohë të dy njerëzit u drejtuan kah Medina dhe pas një udhëtimi të gjatë arritën atje, e takuan Pejgamberin a.s. dhe ia dorëzuan letrën e Badhanit duke i thënë:
Mbreti i mbretërve, Kisra, i shkroi mbretit tonë Badhanit, të dërgojë dikë që të të çojë ty deri tek ai. Ne kemi ardhur që të nisesh me ne; nëse vjen, do ti flasim Kisrasë për atë që është në të mirën tënde dhe të të kursejë nga keqtrajtimet dhe torturat. Nëse e refuzon këtë, ti e njeh fuqinë dhe vrazhdësinë e tij për të shkatërruar ty dhe popullin tënd.
Pejgamberi a.s. buzëqeshi dhe u tha atyre:
- Kthehuni sot te devetë tuaja dhe ejani nesër tek unë!
Kur erdhën të nesërmen te Pejgamberi a.s. e pyetën:
- A je përgatitur të udhëtosh me ne për tu takuar me Kisranë?
Pejgamberi a.s. u përgjigj:
- Nuk do ta takoni Kisranë pas sotit. Atë e vrau Allahu. Atë e përmbysi prej pushteti i biri Shirevejhi, në këtë natë dhe në këtë muaj.
Ia hodhën një vështrim fytyrës së Pejgamberit a.s. dhe dukeshin shenjat e habisë në fytyrat e tyre, pastaj i thanë:
- A e di se çfarë je duke thënë?! A ti shkruajmë Badhanit për këtë?!
Pejgamberi a.s. ua ktheu:
- Po. Thojini po ashtu se feja ime do ta mbulojë tërë territorin e perandorisë së Kisrasë. Nëse e pranon fenë islame, do të ta jap atë që është nën sundimin tënd dhe do të të bëj sundues të popullit tënd.
Dolën prej Pejgamberit a.s. dhe u nisën të shkojnë te Badhani për ta informuar për tërë atë që kishin parë dhe dëgjuar.
Pasi i dëgjoi Badhani me vëmendje, u tha:
- Nëse ajo që ka thënë është e vërtetë, atëherë ai është Pejgamber, e nëse jo, atëherë ne do të kemi tjetër qëndrim ndaj tij.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Badhanit i arriti letra e Shirevejhit, në të cilën shkruante:
Ju bëjmë me dije se unë e kam mbytur Kisranë dhe këtë nuk e kam bërë për asgjë tjetër, por vetëm në shenjë hakmarrjeje për popullin tim. Ai lejoi mbytjen e njerëzve më të ndershëm, e gratë e tyre i merrte robëresha dhe ua konfiskonte pasurinë. Posa të arrijë letra ime, bindju urdhrit tim, ti dhe të gjithë ata që janë me ty!
Posa përfundoi Badhani letrën e Shirevejhit, e hodhi në një anë dhe e shpalli pranimin e fesë islame dhe me të e pranuan Islamin të gjithë persianët që ishin në Jemen.
Kjo ishte ngjarja që kishte ndodhur në takimin e Abdullah ibn Hudhafes me Kisranë e Persisë.
Cila ishte ngjarja që kishte ndodhur në takimin me Cezarin, të madhin e Romës (Bizantit).
Takimi i tij me Cezarin ndodhi gjatë sundimit të Omer ibnul Hattabit r.a. Ai takim ishte prej ngjarjeve më madhë-shtore në histori.
Në vitin e nëntëmbëdhjetë të hixhretit Omeri r.a. dërgoi një ekspeditë ushtarake për të luftuar kundër romakëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe EsSehmi-ju. Cezari ishte informuar për motivacionin dhe moralin e lartë, me të cilin njiheshin ushtarët muslimanë, si dhe besimin e madh që kishin ata në luftën e tyre në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Cezari i urdhëroi ushtarët e tij që nëse e zënë rob ndonjë ushtarë musliman, tia sjellin të gjallë. Deshi Allahu xh.sh. që Abdullah ibnu Hudhafe të zihet rob dhe të bjerë në duart e romakëve. Ushtarët e dërguan te perandori i tyre dhe i thanë: Ky është njëri prej sahabëve të parë të Pejgamberit a.s., me duart tona e zumë rob dhe ua sollëm juve.
* * *
Perandori romak e shikoi gjatë Abdullah ibnu Hudhafen e pastaj tha:
- Unë të ofroj ty një gjë.
Abdullahu pyeti:
- Çështë ajo?!
Perandori iu përgjigj:
- Të ofroj të bëhesh i krishterë. Nëse e pranon këtë, do të lë të lirë dhe do të nderoj me çfarëdo pozite të duash.
Robi (Abdullahu) iu përgjigj me krenari dhe me vendosmëri: - Larg asaj! Vdekja për mua është një mijë herë më e dashur se ajo që më ofron!
Cezari ia ktheu:
- Unë po shoh se je njeri i mençur. Nëse më përgjigjesh në atë që të ofrova, do të jesh pjesëmarrës në konzën time dhe do ta ndajmë së bashku pushtetin tim.
Robi i lidhur me pranga buzëqeshi dhe tha:
- Të betohem në Allahun se, sikur të ma dhuroje tërë pasurinë tënde dhe tërë pasurinë që kanë arabët, me qëllim që ta braktis fenë e Muhammedit a.s., për aq sa vetëm njëherë lëviz syri, nuk do ta bëja kurrë.
Kur e pa kokëfortësinë e tij, Perandori i tha:
- Atëherë do të të mbys.
Abdullahu ia ktheu:
- Bë çtë duash!
Perandori urdhëroi që të kryqëzohet dhe i tha xhelatit në gjuhën romake:
- Hidheni afër duarve të tij! I ofronte atij të bëhej i krishterë, mirëpo ai refuzoi.
Atëherë i tha:
- Hidheni afër këmbëve të tij. I ofronte ta braktiste fenë e vet, por ai prapë e refuzoi ofertën.
Perandori urdhëroi të heqin dorë prej tij. Kërkoi prej xhelatit ta zbresë nga dërrasa e kryqëzimit. Pastaj kërkoi ti sjellin një vorbë të madhe, të cilën e mbushën me vaj dhe e vunë mbi zjarr derisa vloi. Pastaj i mori dy muslimanë të zënë robër dhe urdhëroi që njëri prej tyre të hidhet në të. Për një çast i tërë mishi iu shkri dhe iu panë eshtrat.
Perandori iu drejtua Abdullah ibnu Hudhafes dhe i ofori përsëri të bëhet i krishterë, por këtë herë refuzimi i tij ishte edhe më i fuqishëm se herëve të tjera.
Pasi humbi çdo shpresë se do ta braktiste fenë islame, urdhëroi ta hidhnin në vorbën e mbushur me vaj të vluar, në të cilin gjeti vdekjen shoku i tij musliman. Në momentin kur e morën ta hidhnin në të, i lotuan të dy sytë. Njerëzit e Cezarit e vërejtën këtë dhe i thanë: Robi po qan. Perandori mendoi se ai po qan nga frika se po i dhimbsej jeta, prandaj urdhëroi e tha:
Kthejeni tek unë! Kur ia sollën përpara, i ofroi të bëhet i krishter, por Abdullahu përsëri refuzoi.
Atëherë, Perandori e pyeti:
- Medet për ty. Çështë ajo që të shtyu të qash?!
Abdullahu u përgjigj:
- Ajo që më bëri të qaj ishte se thashë me vete: Të hedhin në këtë vorbë dhe të del shpirti. Do të dëshiroja që të kem aq shpirtra sa është numri i qimeve në trupin tim dhe të gjithë ata të hidhen në këtë vorbë, në rrugën e Allahut.
Diktatori, atëherë i tha:
- A don ta puthësh kokën time e të të liroj?!
Abdullahu iu përgjigj:
- Me kusht që ti lirosh edhe të gjithë ushtarët muslimanë të zënë robër.
Cezari u përgjigj:
- Po, do ti liroj dhe muslimanët e zënë robër.
Abdullahu tregon:
Thashë me vete: Ta puth kokën e njërit prej armiqve të muslimanëve dhe të lirohem unë dhe të gjithë muslimanët e zënë robër, ky ndoshta nuk është mëkat i madh për mua.
Pastaj iu afrua atij dhe ia puthi kokën. Atëherë, perando-ri romak dha urdhër që të tubohen të gjithë muslimanët e zënë robër dhe të lirohen.
* * *
Pas lirimit nga robëria, Abdullahu shkoi te Omer ibnul Hattabi r.a. dhe i lajmëroi për këtë, për Omeri u gëzua shumë. Pasi i shikoi robërit, u tha:
- Është detyrim i çdo muslimani ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë filloj i pari.
Pastaj u ngrit dhe ia puthi kokën...
UMEJR IBNU VEHBI
Umejr ibnu Vehbi është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi. Omer ibnul Hattabi
Umejr ibnu Vehbi elXhumehiju u kthye prej Bedrit shëndosh e mirë, mirëpo kishte lënë pas të birin, Vehbin, rob në duar të muslimanëve.
Umejri kishte frikë se muslimanët do ta marrin të riun me sy të keq dhe do ta torturojnë në shenjë hakmarrjeje për shkak të fajit të babait të tij, i cili e kishte keqtrajtuar Pejgamberin a.s dhe sahabët e tjerë dhe u kishte shkaktuar dëme të shumta.
Një mëngjes Umejri u nis për në Qabe, me qëllim që të bëjë tavafin dhe të kërkojë ndihmë prej idhujve. Aty gjeti Safvan ibnu Umejen të mbështetur në krah. U drejtua kah ai dhe e përshëndeti:
- Mirëmëngjesi, o zotëri i kurejshitëve!
Safvani iu përgjigj:
- Mirëmëngjesi, o Eba Vehb! Ulu këtu pranë meje të bisedojmë pak, sepse koha kalon duke biseduar.
Umejri u ul pranë Safvan ibnu Umejes. Filluan të rikujtoj-në luftën e Bedrit dhe tragjedinë e madhe që u kishte ndodhur. Nisën ti numërojnë robërit e luftës, që kishin rënë në duar të Muhammedit dhe sahabëve të tij. Ndjenin dhembje të madhe për parinë e Kurejshit mbytur nga shpatat e muslimanëve dhe që i kishte marrë Kalibi në thellësitë e tij.
Safvan ibnu Umeje ofshani thellë dhe tha:
- Betohem në Zotin se jeta nuk ka shije pas tyre.
Umejri ia priti:
- Betohem në Zotin se është ashtu si thua ti.
Pastaj heshti për disa çaste dhe tha:
- Betohem në Zotin e Qabes, se sikur të mos i kisha disa borxhe, të cilat nuk kam mundësi ti paguaj, si dhe të mos ishin fëmijët që i lë pas dhe për të cilët kam frikë se do të humbin pas meje, do të shkoja te Muhammedi dhe do ta mbytja. Me këtë do ti jepja fund sherrit të tij.
Pastaj vazhdoi të flasë me një zë të ulët:
- Meqënëse biri im Vehbi gjendet në duar të tyre, shkuarja ime në Jethrib nuk do të ngjallte kurrfarë dyshimi.
* * *
Safvan ibnu Umeje, i shfrytëzoi fjalët e Umejr ibnu Vehbit dhe deshi ta shfrytëzojë këtë rast, e iu drejtua atij me këto fjalë:
- O Umejr sa i përket borxheve të tua, unë po i marr përsipër të gjitha ato, sado e madhe të jetë shuma e tyre. Ndërsa familjen tënde do tia bashkoj familjes sime dhe do të interesohem për ta sa të jem gjallë unë dhe ata.
Unë kam pasuri të mjaftueshme, e cila do tu mundësojë atyre jetë të rehatshme.
Umejri ia ktheu:
- Atëherë mbaje në fshehtësi bisedën tonë dhe mos i trego askujt për këtë.
Safvani i tha: - Ashtu qoftë.
* * *
Umejri u nis prej Qabes dhe zjarri i urrejtjes së tij kundër Muhammedit ia përvëlonte zemrën. Pa u vonuar filloi të bëjë përgatitjet e duhura për ta realizuar atë që kishte vendosur. Nuk kishte frikë se dikush do të dyshonte në udhëtimin e tij, sepse anëtarët e familjeve të të zënëve robër nga kurejshitët shpeshherë udhëtonin për në Medinë, duke u përpjekur që ti lironin anëtarët e familjeve të tyre.
Umejri urdhëroi që të përgatitet shpata e tij, të mprehet mirë dhe ti vendoset helm. Kërkoi tia sjellin devenë, hipi në të dhe u nis. Ia mësyu Medinës, e në zemrën e tij fshehte urrejtjen dhe qëllimet më të këqija.
Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, Umejri arriti në Medinë dhe u nis në drejtim të xhamisë: dëshironte Pejgamberin a.s. Posa arriti pranë derës së xhamisë, e ndali devenë dhe zbriti.
* * *
Omer ibnul Hattabi në atë moment ishte ulur para derës së xhamisë me disa prej sahabëve që përkujtonin Bedrin dhe pasojat e saj për palën kurejshite, numrin e madh të të zënëve robër dhe të vrarëve. Përkujtonin trimëritë që kishin treguar në atë luftë muhaxhirët dhe ensarët. Përmendnin nderimin e madh që u kishte bërë atyre Allahu xh.sh. me atë fitore dhe dëshpërimin dhe humbjet e mëdha që kishte pësuar armiku.
Për një moment, kur e ktheu fytyrën, Omeri vërejti Umejr ibnu Vehbin duke zbritur prej devesë dhe duke u nisur në drejtim të xhamisë me shpatën e ngjeshur në krah. Omeri u ngrit prej mexhlisit i tmerruar dhe tha:
- Ky qen është armiku i Allahut, Umejr ibnu Vehbi! Betohem në Allahun se ky ka ardhur vetëm për sherr. E kanë nxitur kundër nesh armiqtë e Mekës. Ishte agjent i tyre para betejës së Bedrit. Pastaj iu drejtua sahabëve të pranishëm me këto fjalë:
- Shkoni te Pejgamberi a.s. gjenduni pranë tij dhe kini kujdes se mos po e tradhton ky njeri i keq.
Omeri nuk vonoi dhe vetë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut! Armiku i Allahut, Umejr ibnu Vehbi ka ardhur me shpatë të ngjeshur. Mendoj se nuk ka ardhur për tjetër gjë, por vetëm ka për qëllim që të bëjë ndonjë të keqe.
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Urdhëroje të hyjë brenda tek unë!
Omeri u nis në drejtim të Umejr ibnu Vehbit, e kapi nga rrobat, ia lidhi mbajtësen e shpates për qafe dhe e çoi në drejtim të Pejgamberit a.s.
Kur Pejgamberi a.s., e pa në këtë gjendje, e urdhëroi Omerit duke i thënë:
- Liroje, Omer!
Omeri iu bind urdhrit të Pejgamberit a.s. dhe e liroi menjëherë.
Pejgamberi a.s. pastaj iu drejtua Omerit:
- Shko prapa tij!
Omeri u tërhoq mbrapa.
Pejgamberi a.s. pastaj iu drejtua Umejr ibnu Vehbit me këto fjalë:
- O Umejr ibnu Vehb, afrohu pranë meje!
Umejri u afrua dhe i tha:
- Mirëmëngjes! (Kjo ishte përshëndetje e arabëve në kohën e injorancës)
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Allahu na ka nderuar me një përshëndetje më të mirë se kjo përshëndetja jote, o Umejr! Allahu na ka nderuar me përshëndetjen e selamit (paqes). Kjo është përshëndetja e banorëve të xhenetit.
Umejri ia ktheu:
- Besoj se nuk është e panjohur kjo përshëndetje jona për ty.
Pastaj Pejgamberi a.s. iu drejtua me këto fjalë:
- Çfarë e mire të ka prurë këtu, o Umejr?
Umejri u përgjigj:
- Kam ardhur tju lutem, nëse është e mundur, të ma lironi robin e luftës të zënë te ju, keni mirësinë ndaj meje për këtë.
Pejgamberi a.s., pastaj e pyeti:
- Çështë kjo shpatë e varur në qafën tënde?!
Umejri u përgjigj:
- Sa të kobshme janë këto shpata! A na ndihmuan diçka në betejën e Bedrit?!
Pejgamberi a.s. e pyeti përsëri:
- Bëhu i sinqertë. Çka të ka shtyrë të vish deri këtu, o Umejr?!
Umejri u përgjigj:
- Nuk kam ardhur për asgjë tjetër, vetëm për atë që të thashë më parë.
Pejgamberi a.s., atëherë i tha:
- Ishe duke ndenjur ti dhe Safvan ibnu Umeje në Qabe dhe në bisedë e sipër i përkujtuat të varrosurit e Kalibit, në Bedr, prej të vrarëve të kurejshëve, pastaj iu ankove atij se, sikur të mos kishe disa borxhe dhe sikur të mos kishe fëmijët që do të mbeteshin pa kujdestar, do ta mbytje Muhammedin. Pas kësaj Safvan ibnu Umeje e mori përsipër borxhin tënd dhe përkujdesjen për familjen tënde me qëllim që të më mbysësh mua...
Mirëpo, Allahu është Ai i cili të pengon në realizimin e qëllimit tënd.
Umejri u shtang për një çast, pastaj tha:
- Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.
Pastaj vazhdoi e tha:
- Të përgënjeshtronim, o i Dërguari i Allahut, derisa ishe në Meke, për lajmet të cilat të vinin nga Qielli dhe çka të zbritej ty prej Shpalljes. Mirëpo, bisedën time me Safvan ibnu Umejen nuk e dinte askush përveç meje dhe atij... Betohem në Allahun se tani jam i bindur se për këtë nuk të ka bërë me dije askush përveç Allahut.
Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më drejtoi deri te ti që të më udhëzojë mua në fenë islame. Pastaj e shqiptoi fjalën e dëshmisë! Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut, dhe e pranoi fenë Islame.
Atëherë Pejgamberi a.s. i urdhëroi sahabëve të vet:
- Mësojani vëllait tuaj fenë, mësojani atij Kuranin dhe lirojeni robin e tij!
* * *
Muslimanët u gëzuan pa masë me islamin e Umejr ibnu Vehbit, saqë Omer ibnul Hatabi tha:
- Një derr ishte më i dashur tek unë sesa Umejr Ibnu Vehbi, kur ai erdhi te Pejgamberi a.s., ndërsa sot është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi!
* * *
Derisa Umejri pajisej me mësimet islame, e mbushte zemrën e vet me dritën e Kuranit, dhe jetonte ditët më të lumtura dhe më të begatshme të jetës së tij, gjë që e bënë atë ta harrojë Meken dhe kush ishte në të, Safvan ibnu Umeje i bënte qejfin vetes, duke kaluar pranë klubeve të kurejshitëve e duke paralajmëruar: Gëzohuni për një lajm të madhërishëm, i cili do tju vijë së shpejti e me të do ta harroni betejën e Bedrit.
Meqenëse pritja e Safvanit u zgjat, filloi të depërtojë shqetësimi në shpirtin e tij. Kështu ai nisi ti pyeste kalorësit që vinin nga Medina për Umejr ibnu Vehbin, por nuk gjente tek asnjëri përgjigjen që dëshironte.
Derisa një ditë erdhi një kalorës dhe e lajmëroi se Umejri është bërë musliman. Ky lajm i erdhi sikurse rrufeja.
Ai ishte më se i bindur se Umejr ibnu Vehbi nuk do të bëhej musliman dhe sikur ta përqafonin fenë islame të gjithë njerëzit që jetojnë në rruzullin tokësor.
* * *
Ndërkohë Umejr ibnu Vehbi vazhdoi të mësojë fenë islame dhe të mësojë përmendsh Fjalët e Allahut xh.sh., derisa një ditë erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Kaloi një kohë dhe unë isha i palodhshëm në shuarjen e dritës së Allahut. I keqtrajtoja pa masë të gjithë ata që kishin pranuar fenë islame. Dëshira ime është të më lejosh të kthehem në Meke që ti thërras kurejshitët në rrugën e Allahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij. Nëse e pranojnë këtë prej meje, do të bëjnë një punë shumë të mirë, e nëse nuk e bëjnë, atëherë do ti keqtrajtoj në fenë e tyre, ashtu siç veproja me sahabët e të Dërguarit të Allahut xh.sh.
Pejgamberi a.s. e lejoi të kthehet në Meke. Me të arritur në Mekë, shkoi në shtëpinë e Safvan ibnu Umejes dhe i tha:
- O Safvan, ti je njëri prej zotërinjve të kurejshitëve dhe njëri prej më të mençurve ndër ta. A ta merr mendja se idhujt prej gurëve, që i adhuroni dhe që flijoni për ta, janë fe?!
Sa më përket mua, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.
* * *
Umejri pastaj filloi të thërrasë në rrugën e Allahut, në Meke, dhe në sajë të tij një numër i madh njerëzish e pranuan fenë islame.
Allahu e shpërbleftë Umejr ibnu Vehbin dhe ia ndriçoftë varrin.
ELBERRAU IBNU MALIK ELENSARIJ
Mos e caktoni elBerran në krye të ushtrisë muslimane, nga frika se ai do ti marrë në qafë ushtarët muslimanë për shkak të guximit të tij!
Omer ibnul Hattabi
Ishte flokëshprishur, trupvogël e thatanik. Në shikim të parë syri e shikon me përbuzje dhe neveri.
Mirëpo, megjithatë, ai i mbyti njëqind pabesimtarë vetëm në dyluftim, përveç të tjerëve që ka mbytur në hovin e luftës me luftëtarët e tjerë.
Ai ishte trimi i guximshëm për të cilin Omeri u kishte shkruar mëkëmbësve të vet në të gjitha anët që mos ta caktojnë në krye të ushtrisë muslimane, për shkak të frikës se ai do ti marrë në qafë ushtarët për shkak të guximit të tij.
Ai është elBerra ibnu Malik elEnsarij, vëllai i Enes ibnu Malik elEnsariut, shërbëtorit të Pejgamberit a.s.
Nëse ia nisim ti numërojnë heroizmat e elBerra ibnu Malikut, lypset një kohë e gjatë dhe hapësirë e gjerë. Për këtë e shohim të arsyeshme që të përmendim këtu vetëm njërin prej heroizmave të tij të shumtë dhe kjo të rrëfen edhe për trimëritë e tij të tjera.
* * *
Kjo ngjarje fillon në çastet e para të vdekjes së Pejgamberit a.s. dhe ngritjes së shpirtit të tij te Krijuesi i tij. Atëherë kur fiset arabe nisën ta braktisin fenë e Allahut xh.sh. grupegrupe, ashtu sikurse kishin hyrë në të grupegrupe, saqë nuk mbetën në fenë islame vetëm banorët e Mekës, Medinës, Taifit dhe disa grupe aty këtu, në zemrat e të cilëve Allahu xh.sh. e kishte ngulitur besimin.
* * *
Ebu Bekr EsSiddiku iu kundërvu kësaj kryengritjeje shkatërruese dhe qëndroi para saj si malet. Për shuarjen e saj ai përgatiti njëmbëdhjetë ushtri prej ensarëve dhe muhaxhi-rëve. Komandantëve të ushtrive ua dha njëmbëdhjetë flamuj dhe i dërgoi në anë të ndryshme të Gadishullit Arabik që ti kthejnë renegatët në rrugën e drejtë dhe të vërtetë e ti detyrojnë devijuesit të kthehen në rrugën e vërtetë islame edhe me përdorimin e shpatës.
Tradhtari më i fuqishëm dhe me numër më të madh ithtarësh ishte Musejlemetul Kedhabi nga fisi benu Hanife.
Nga gjiri i popullit dhe i aleatëve të tjerë Musejleme pati sukses të tubojë rreth vetes dyzet mijë luftëtarë të rreptë.
Ata e kishin përkrahur për shkak të lidhjeve fisnore e jo për shkak të besimit në të. Disa prej tyre thoshnin:
Dëshmoj se Musejlemeja është gënjeshtar,
ndërsa Muhammedi është i sinqertë,
mirëpo, gënjeshtari i Rebias,
është më i dashur për ne se i sinqerti i Mudarit.
* * *
Musejlemeja kishte ngadhënjyer kundër ushtrisë së parë të muslimanëve nën udhëheqjen e Ikreme ibnu ebi Xhehlit dhe e kishte detyruar atë të zmbrapset.
Për këtë Ebu Bekr Essidiku u detyrua të dërgojë ushtrinë e dytë nën udhëheqjen e Halid bin Velidit, në përbërjen e së cilës ishte një numër i madh i sahabëve të Pejgamberit a.s. prej ensarëve dhe muhaxhirëve. Në krye të tyre ishte elBerrau ibnu Malik elEnsari dhe një numër i trimave muslimanë.
* * *
Dy ushtritë u takuan në tokën e Jemames në Nexhd. Pas një kohe fare të shkurtër, ushtria e Musejlemes tregoi epërsi të dukshme ndaj ushtrisë muslimane. Ushtarët muslimanë filluan të tërhiqen nga pozitat e tyre, derisa ithtarët e Musejlemes e morën tendën e madhe të Halid bin Velidit dhe e nxorën atë me themel. Në atë rrëmujë gati sa nuk mbytën edhe gruan e tij, sikur të mos e merrte nën mbrojtje njëri prej palës kundërshtare.
Në atë moment muslimanët e hetuan se u kanoset rreziku i madh dhe e kuptuan se, nëse ata pësojnë disfatë para Musejlemes, Islami më nuk do të mëkëmbet pas kësaj dite dhe Allahu i Vetëm nuk do të adhurohet më në Gadishullin Arabik.
Halid ibnu Velidi pa humbur kohë u ngrit dhe bëri riorganizimin e ushtrisë së tij. I dalloi muhaxhirët nga ensa-rët, ndërkaq fiset nomade arabe i ndau veç e veç.
I tuboi bijtë e çdo babai nën një flamur me qëllim që të shohë rezultatet e secilës palë në luftë dhe se prej cilës anë po goditen muslimanët.
* * *
Në mes të dy palëve u zhvillua një luftë e ashpër, të cilën muslimanët nuk e kishin përjetuar më parë. Populli i Musejlemes qëndroi në fushë të betejës sikurse malet e larta dhe nuk i frikësoi aspak e dhëna se në mesin e tyre kishte shumë të vrarë. Në atë luftë muslimanët treguan heroizëm të paparë dhe sikur të tuboheshin të gjitha ato heroizma, do të ishte njëra prej epopeve më të bukura në historinë e njerëzimit.
Ky është Thabit ibnu Kajsi, mbartës i flamurit të ensarë-ve, njeri që përgatitet për vdekje, pret qefinin dhe ia hap vetes një gropë në tokë, zbret në të deri nën gju dhe qëndron në pozitën e tij duke e mbrojtur flamurin e popullit të vet derisa bie dëshmor.
Ky është Zejd ibnul Hattabi, vëllai i Omer ibnul Hattabit r.a. duke u bërë thirrje muslimanëve:
- O ju njerëz, shtrëngoni dhëmbët, sulmoni armikun tuaj dhe shkoni përpara!
O ju njerëz, betohem në Allahun se nuk do të flas më pas kësaj fjale, asnjëherë, derisa të pësojë disfatë Musejle-meja apo unë ta takoj Allahun dhe tia paraqes Atij faktet e mia.
Pas kësaj e sulmoi armikun me tërë fuqinë dhe luftoi derisa ra dëshmor.
Ky është Salimi, robi i Ebu Hudhejfes, e mban flamurin e muhaxhirëve dhe populli i tij ia ka frikën se mos do të dobësohet apo do të luhatet dhe i thotë:
- Ne kemi frikë se mos do të kalojmë ty. Kurse ai u përgjigj: Nëse më kaloni mua, sa mbartës i keq i Kuranit jam unë!
Pastaj u vërsul mbi armiqtë e Allahut derisa u plagos rëndë.
Mirëpo, heroizmat e të gjithëve janë të vogla në krahasim me heroizmin e elBerrau ibnu Malikut r.a.
Halid ibnul Velidi kur pa se zjarri i luftës sa vinte e bëhej më i nxehtë, iu drejtua elBerra ibnu Malikut dhe i tha:
- Shko tek ata, o djalosh i ensarëve!
ElBerrau iu drejtua popullit të vet me këto fjalë:
- O popull i ensarëve, mos të mendojë askush prej jush se do të kthehet në Medinë. Nuk ka Medinë për ju pas sotit! Ekziston vetëm Allahu i Madhërishëm e pastaj xheneti!
Pastaj u vërsul si vetëtima mbi pabesimtarët e me të u vërsul edhe populli i tij. Si vetëtima i shpërthente radhët dhe me shpatën e tij të mprehtë i prente qafat e armiqve të Allahut, derisa u lëkund dheu nën këmbët e Musejlemes dhe ithtarëve të tij, prandaj kërkuan shpëtim në kopshtin, që u njoh në histori më vonë me emrin Kopshti i vdekjes, për shkak të numrit të madh të të vdekurve në të atë ditë.
* * *
Kopshti i vdekjes ishte i gjerë dhe me mure të larta. Musejlemeja dhe disa mijëra ushtarë të tij hynë brenda, i mbyllën dyert e kopshtit dhe mbroheshin në sajë të mureve të tij të larta. Pastaj filluan ti gjuajnë muslimanët me shigjeta, të cilat binin sikurse shiu.
Në këtë situatë pa shtegdalje u paraqit heroi dhe trimi i muslimanëve ElBerrau ibnu Maliku dhe tha:
- O popull, më vëni mua në një mburojë dhe çojeni lartë mburojen me shigjeta e pastaj më gjuani në kopsht afër derës. Ose do të bie dëshmor ose do tua hap derën juve që të hyni brenda.
* * *
Sa çel e mbyll sytë, elBerra ibnu Malik u ul në mburojë. Ishte thatanik dhe i lehtë. Për një çast e ngritën atë dhjetëra shigjeta dhe e hodhën në kopshtin e vdekjes, në mesin e disa mijëra ushtarëve të Musejlemes. Ai zbriti mbi ta sikurse rrufeja. Luftoi me ata para derës së kopshtit me shpatën e tij derisa i mbyti dhjetë prej tyre dhe e hapi derën, e në trupin e tij kishte mbi tetëdhjetë plagë prej gjuajtjeve me shigjeta apo nga të rënat me shpatë. Muslimanët menjëherë vërshuan si bletët në kopshtin e vdekjes nga muret apo dyert e tij dhe i shtinë në veprim shpatat e tyre në qafat e tradhtarëve, të cilët ishin të mbrojtur nga muret e larta të kopshtit, derisa i vranë afër njëzet mijë veta dhe arritën deri te Musejlemeja dhe e mbytën edhe atë.
* * *
ElBerranë e morën shokët e tij dhe e dërguan te tenda e vet që të shërohet nga plagët e marra. Halid ibnul Velidi ia shëroi plagët për afro një muaj, derisa Allahu e shëroi dhe ua mundësoi muslimanëve fitoren nga duart e tij.
* * *
ElBerra ibnu Malik elEnsariju vazhdoi të kërkojë rastin të bjerë dëshmor, rast ky i cili nuk iu dha në kopshtin e vdekjes.
Ai vazhdoi të marrë pjesë në të gjitha luftërat, njëra pas tjetrës, duke dëshiruar ta realizojë dëshirën e tij të madhe për tu takuar me Pejgamberin e tij fisnik, deri kur erdhi dita e çlirimit të Tusterit, një vend në Persi. Persianët ishin strehuar në një kështjellë të lartë. Muslimanët e rrethuan kështjellën nga të gjitha anët, por meqenëse rrethimi vazhdoi një kohë të gjatë, persianët u gjetën në pozitë të palakmue-shme, kështu që filluan të lëshojnë zinxhirë të hekurt prej mureve të kështjellës, në të cilët ishin lidhur çengele të çeliktë, të nxehura në zjarr, të cilat nguleshin në trupat e muslimanëve, pastaj i ngritnin ata ose të vdekur ose para vdekjes.
Një çengel i tillë kishte kapur Enes ibnu Malikun, vëllanë e elBerrau ibnu Malikut. Posa e pa, elBerrau kërceu në murin e kështjellës, e kapi zinxhirin, i cili e çonte vëllanë lart, dhe filloi ta heqë çengelin prej trupit të tij. Ndërkohë dora e tij filloi të digjet dhe të nxjerrë tym, mirëpo ai nuk e ndjeu dhembjen e dorës së vet derisa e shpëtoi vëllanë nga vdekja e sigurtë. Ra në tokë, pasi dora e tij kishte mbetur vetëm kockë, sepse mishi i ishte djegur.
Në këtë luftë elBerrau e luti Allahun xh.sh. që të bjerë shehid dhe Allahu xh.sh. iu përgjigj lutjes së tij, sepse në përfundim të luftës ai ra shehid, i gëzuar nga takimi i tij me Allahun e Madhërishëm.
* * *
Allahu xh.sh. e zbukuroftë fytyrën e elBerra ibnu Malikut në xhenet dhe le ta kënaqë në shoqërinë e Muhammedit a.s!
UMMU SELEMEJA
A di se kush është Ummu Selemeja!? Sa i përket babait të saj, ai është njëri prej zotërinjve të Mahzumijve të njohur dhe njëri prej bujarëve të rrallë arabë. Ai quhej furnizues i kalorësve, sepse udhëtarët nuk i lënte të furnizoheshin vetë nëse ia mësynin shtëpive të tyre apo shkonin në shoqërinë e tij.
Burri i saj është Abdullah ibnu Abdul Esedi, njëri prej dhjetë të parëve që ka pranuar fenë Islame. Para tij fenë Islame e kishte pranuar Ebu Bekri dhe një grup i vogël, që nuk arrinte numrin e gishtërinjve të dy duarve.
Emri i saj është Hind, mirëpo ajo më vonë mori ofiqin Ummu Seleme dhe u bë e njohur me këtë emër.
* * *
Ummu Selemeja e pranoi fenë Islame së bashku me burrin e saj, kështu që edhe ajo pati nderin të jetë prej muslimanëve të parë.
Posa u përhap lajmi se Ummu Seleme dhe burri i saj e kanë pranuar fenë Islame, kurejshitët u ngritën në këmbë dhe filluan ti keqtrajtojnë dhe ti torturojnë me të gjitha mjetet në disponim. Mirëpo, ata u përballuan të gjitha torturave dhe nuk u përulën.
Mirëpo, kur torturat dhe mundimet u bënë të padurue-shme dhe atëherë kur Pejgamberi a.s. u lejoi sahabë-ve të vet të shpërngulen në Abisini, ata të dy ishin në krye të muhaxhirëve.
Ummu Selemeja së bashku me burrin e saj shkoi në një vend të huaj duke lënë në Meke shtëpinë e saj të bukur, tërë pasurinë që kishte dhe farefisin e saj, duke kërkuar kënaqë-sinë e Allahut xh.sh. dhe duke llogaritur në shpërblimin e Tij.
Edhe pse Ummu Selemeja dhe muslimanët ishin nën mbrojtjen e Nexhashiut, Allahu ia shëndritë fytyrën e tij në xhenet, mirëpo malli për Meken, djepin e Shpalljes, si dhe dashuria për të Dërguarin e Allahut, burimin e udhëzimit, ia përvëlonte zemrën e saj dhe të burrit të saj
Në Abisini kishin arritur lajmet se numri i muslimanëve në Mekë ishte rritur dhe pranimi i Islamit nga ana e Hamza ibnu Abdul Muttalibit dhe Omer ibnul Hattabit i kishte forcuar radhët e tyre dhe persekutimet e kurejshitëve ishin pakësuar. Kjo bëri që një numër i muhaxhirëve të kthehet në Meke nga malli dhe dashuria për vendin e lindjes. Në mesin e tyre ishin Umu Selemeja dhe burri i saj.
* * *
Mirëpo, me tu kthyer në Meke, muhaxhirët u zhgënjyen dhe kuptuan se lajmet që u kishin arritur në Abisini nuk kishin qenë të vërteta. Me kalimin e Hamzës dhe Omerit në fenë Islame, kurejshitët vetëm kishin shtuar edhe më shumë reprezaljet e tyre ndaj muslimanëve.
Pabesimtarët shpikën llojlloj metodash për torturimin e muslimanëve, kështu që ata përjetuan vuajtje të papërshkrueshme.
Kështu, Pejgamberi a.s. u lejoi sahabëve të tij të shpërngulen për në Medinë. Ummu Selemeja dhe burri i saj vendosën të jenë prej muhaxhirëve të parë, për ta shpëtuar fenë e tyre dhe për tu shpëtuar torturave të kurejshitëve.
Mirëpo, kësaj radhe shpërngulja e Ummi Selemes dhe e burrit të saj nuk do të kalojë lehtë, ashtu siç e kishin menduar. Por, ajo ishte e vështirë dhe e hidhur dhe pas vetes la një tragjedi, para së cilës çdo tragjedi tjetër është e lehtë.
Po ia japim fjalën Ummi Selemes të na rrëfejë për tragjedinë e saj. Ndjenjat e saj janë më të thella e më të fuqishme dhe përshkrimi i saj është më i hollësishëm dhe më i plotë.
Ummu Selemeja rrëfen e thotë:
- Pasi Ebu Selemeja vendosi të shkojmë në Medinë, përgatiti për mua një deve, më hypi në të e në prehërin tim vendosi fëmijën tonë, Selemen. Pastaj u nis dhe e kapi devenë për dore, duke mos i shkuar mendja për asgjë.
Para se të dilnim prej Mekës na panë disa njerëz të fisit benu Mahzum. Na dolën përpara dhe Ebu Selemes i thanë:
- Nëse nuk na ke pyetur për veten tënde, a thua, çka je duke bërë me gruan tënde? Ajo është bija jonë. A mendon se ne do të lejojmë ta marrësh atë prej nesh e të shkosh me të kah të duash?
Pastaj iu vërsulën atij, mua më zbritën me dhunë prej devesë dhe më morën me vete.
Posa i panë ata njerëzit e fisit të burrit tim, beni Abdul Esed, duke më marrë me dhunë mua dhe fëmijën tim, u hidhëruan për së tepërmi dhe thanë:
- Jo, për Zotin. Nuk ua lejojmë djalin që tonë ta marrë bija juaj, pasi ju ia morët me forcë vëllait tonë. Ai është fëmija ynë dhe ne kemi të drejtë në të.
Pastaj nisën ta tërheqin fëmijën tim, Selemen, para meje të dy palët, derisa ia nxorën dorën dhe e morën djalin me vete.
Për një çast e gjeta veten të vetmuar, pa askë.
Burri im u nis në drejtim të Medinës, duke ikur për të shpëtuar fenë dhe vetveten, kurse djalin tim e rrëmbyen njerëzit e benu Abdul Esedit para duarve të mia të copëtuara e të sakatosura.
Mua më morën njerëzit e fisit benu Mahzun dhe më dërguan në shtëpitë e tyre, kështu që për një çast mbeta pa burrë dhe pa birin tim.
Prej asaj dite, çdo mëngjes dilja në shkretëtirë dhe ulesha në vendin ku më kishte ndodhur tragjedia. Rikujtoja momentet e ndarjes nga burri dhe biri im dhe ashtu vazhdoja të qaja derisa binte terri i natës.
Në këtë mënyrë vazhdoi jeta ime një vit, apo afërsisht një vit, derisa një ditë kaloi njëri prej kushërinjve të mi, të cilit i erdhi keq për gjendjen time, e u tha njerëzve të fisit tim:
- Përse nuk e lironi këtë të mjerë? Si e keni ndarë atë prej burrit dhe birit të saj?
Ende kishte në mesin e njerëzve të fisit tim, që ndienin dhembje për atë që më kishte ndodhur mua dhe më thanë:
- Je e lirë ti bashkangjitesh burrit tënd, nëse dëshiron!
Mirëpo, si ti bashkangjitem burrit tim në Medinë e ta lë djalin tim, pjesën e zemrës sime, në Mekë, te benu Abdul Esedi!?
Si mund të qetësohet dhembja ime, apo të thahen sytë e mi, kur të shkoj në Medinë dhe biri im i vogël të mbetet në Mekë e unë të mos di asgjë për të?!
Disa njerëz të mirë e ndjenë dhembjen time dhe mallin tim. Shkuan te njerëzit e benu Abdul Esedit dhe u folën atyre rreth çështjes sime dhe ata ma kthyen birin tim, Selemen.
Nuk desha të vonohem në Mekë, që të gjej ndonjë njeri me të cilin do të udhëtoja, sepse kisha frikë se mos po më ndodh ndonjë e papritur e më pengon ti bashkangjitem burrit tim.
Prandaj, fillova ta përgatis devenë time, e vendosa djalin tim në prehër dhe u nisa në drejtim të Medinë. Dëshiroja ti bashkangjitesha burrit tim, e me mua nuk ishte askush përveç Allahut të Madhërishëm.
Posa arrita në Tenim, takova Uthman ibnu Talhan, i cili më pyeti:
- Për ku ia ke mësyer, oj udhëtare?
Iu përgjigja:
- Në Medinë, te burri im.
Më pyeti:
-Nuk është askush me ty?!
Iu përgjigja;
-Jo, për Zotin, me mua nuk është askush, përveç Allahut dhe fëmijës tim të vogël.
Atëherë më tha:
- Betohem në Allahun se nuk do të të lë vetëm, derisa të mbërrish në Medinë.
Pastaj e kapi devenë për dore dhe u nis me mua.
Ummu Selemeja pastaj shton e thotë:
- Betohem në Allahun se nuk kam shoqëruar kurrë njeri prej arabëve më të ndershëm se ai. Kur arrinte në ndonjë vend pushimi, e ndalte devenë time, shkonte mbrapa derisa zbritja prej saj. Pastaj e çonte nën hijen e ndonjë peme, e lidhte, shkonte larg meje te një pemë tjetër dhe shtrihej për të pushuar nën hijen e saj.
Kur afrohej koha e nisjes, shkonte te deveja ime, e përgatiste dhe e sillte para meje, pastaj shkonte pak mbrapa dhe thoshte hip. Posa hipja dhe rregullohesha mbi deve, vinte e kapte devenë për freri dhe nisej.
Kështu vazhdoi të veprojë me mua për çdo ditë, derisa arritëm në Medinë. Posa e pa fshatin Kuba, ku banonin fisi benu Amr ibnu Avf tha: Burri yt është në këtë fshat. Hy në të me bekimin e Allahut, - e ai u kthye për në Mekë.
U bashkua familja pas një ndarjeje të gjatë. U çmallën sytë e Ummi Selemes me burrin e saj. Ebu Selemeja u gëzua pa masë për të birin dhe gruan e tij. Pastaj nisën të zhvillohen ngjarjet me një shpejtësi të paparashikueshme.
Ndodhi beteja e Bedrit, në të cilën mori pjesë Ebu Seleme, i cili kthehet prej saj me muslimanët e tjerë pas një fitoreje bindëse.
Pastaj pason beteja e Uhudit, në të cilën tregon heroizëm të jashtëzakonshëm. Mirëpo, ai kthehet prej saj i plagosur me plagë të rënda. Vazhdoi të shërohet, saqë iu duk se plaga ishte shëruar, mirëpo ai përmirësim ishte vetëm sipërfaqësor. Pas pak kohe plaga nisi të hapet, gjë që e detyroi Ebu Selemen të mbetet në shtrat.
Në kohën kur Ebu Selemeja ishte i sëmurë në shtrat, duke mjekuar plagët e tij, iu drejtua gruas së vet e i tha:
- Oj, Ummi Seleme! E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:
Atij që i ndodh ndonjë fatkeqësi e kthehet tek Allahu me fjalët: Ne të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi dhe i lutet Krijuesit duke thënë: O Zoti im, te Ti kërkoj shpërblim për këtë fatkeqësi timen! O Zoti im, më jep tjetër më të mirë se kjo, atëherë nuk ka dyshim se Allahu do ti japë atij.
* * *
Ebu Selemeja qëndroi disa ditë i sëmurë në shtratin e tij. Në një mëngjes erdhi Pejgamberi a.s. ta vizitojë. Posa e përfundoi vizitën dhe ende pa dalë prej derës së shtëpisë, Ebu Selemeja u nda nga kjo botë, kështu që Pejgamberi a.s., me dy duart e tij fisnike ia mbylli sytë sahabit të vet. Pastaj i çoi duart lart dhe tha:
- O Zoti im, fale Ebu Selemen dhe lartësoje gradën e tij në mesin e të dashurve të Tu! Trashëgoje atë me pasardhës të mirë!
Falna neve dhe atë, o Krijues i botëve! Zgjeroje dhe ndriçoje varrin e tij!
Ummu Selemes iu kujtua se çka i kishte transmetuar Ebu Selemeja nga i Dërguari i Allahut dhe tha:
- O Zot im, prej teje kërkoj shpërblim për këtë fatkeqësi timen!
Ajo ishte mjaftuar vetëm me kaq e nuk kishte thënë:
- O Zot im, më zëvendëso në këtë fatkeqësi time me atë çka është më e mirë se kjo!
Këtë e kishte bërë për arsye se ajo i bënte pyetje vetes se kush mund të jetë më i mirë për të se Ebu Selemeja?!
Mirëpo, nuk shkoi pak kohë dhe ajo e plotësoi lutjen.
Muslimanët u pikëlluan për fatkeqësinë e Ummi Selemes, ashtu siç nuk u pikëlluan për asnjë fatkeqësi të mëparshme që u kishte ndodhur atyre. Për këtë edhe e quajtën Ejjimil Arab, apo gruaja e cila e humbi burrin e saj (e veja e arabëve).
Ummu Selemeja nuk kishte në Medinë askë prej të afërmve të saj, përveç fëmijëve të saj të vegjël.
* * *
Si muhaxhirët, ashtu edhe ensarët e ndienin se ishte obligimi i tyre ti dilnin në ndihmë Ummi Selemes. Posa ajo e kreu periudhën e pikëllimit të saj, iu paraqit Ebu Bekri, i cili paraqiti gatishmërinë e tij ta marrë atë për grua, por ajo nuk iu përgjigj kërkesës së tij.
Pastaj iu paraqit Omer ibnul Hattabi, por edhe atij ia ktheu ashtu siç ia kishte kthyer shokut të tij.
Më vonë iu paraqit asaj Pejgamberi a.s. e ajo i tha atij:
- O i Dërguari i Allahut, unë kam tri cilësi:
- Unë jam grua xheloze e kam frikë se do të shohësh diçka prej meje që do të të hidhërojë e do të më dënojë Allahu për të.
Unë jam grua e shtyrë në moshë.
Jam grua me fëmijë.
Pejgamberi a.s. atëherë iu përgjigj:
- Sa i përket xhelozisë, unë do ta lus Allahun xh.sh. që ta largojë xhelozinë prej teje.
Kurse sa i përket moshës, edhe unë jam në të njëjtën moshë sikurse edhe ti.
Ndërsa sa i përket fëmijëve, fëmijët e tu janë fëmijët e mi.
Pas kësaj Pejgamberi a.s. u martua me Ummi Selemen, kështu që Allahu iu përgjigj lutjes së saj dhe ia kompensoi asaj Ebu Selemen me më të mirë se ai.
Prej asaj dite Hind elMahzumije nuk ishte më nënë vetëm e Selemes, por ajo u bë Nënë e të gjithë besimta-rëve.
Allahu xh.sh. le të bëjë që fytyra e Ummi Selemes të shkëlqejë në xhenet dhe Ai qoftë i kënaqur me të!
THUMAME IBNU UTHALI
Ishte ai i cili u vuri bllokadë ekonomike kurejshitëve.
I bllokoi ekonomikisht kurejshitët.
Në vitin e gjashtë të hixhretit, Pejgamberi a.s. vendosi ti zgjerojë kufijtë e thirrjes së tij në rrugën e Allahut xh.sh. Për këtë qëllim ai i shkroi tetë mesazhe mbretërve arabë dhe atyre joarabë, ku i fton në fenë Islame.
Në mesin e tyre ishte edhe Thumame ibnu Uthal elHane-fij.
Nuk është për tu habitur, sepse Thumame ishte njëri prej mbretërve arabë më me famë në kohën e injorancës, si dhe njeriu më me autoritet në fisin beni Hanife dhe njëri prej mbretërve të Jemames që nuk kishte konkurrencë.
Thumame e pranoi mesazhin e Pejgamberit a.s. me përbuzje dhe nënçmin. Fuqia dhe mendjemadhësia e tij bënë që ai ti mbyllë veshët e të mos dëgjojë fare thirrjen e së vërtetës dhe të mirësisë.
Atë e nxiti shejtani i tij për ta mbytur të Dërguarin e Allahut e së bashku me të ta varrosë edhe Thirrjen e tij. Ai priti rastin e volitshëm për ta likuiduar Pejgamberin a.s. dhe ndoshta do të ndodhte krimi, sikur njëri prej xhaxhallarëve të Thumames të mos e bindte atë të hiqte dorë nga qëllimi i tij në momentin e fundit dhe kështu e shpëtoi Allahu të Dërguarin nga sherri i tij.
Nëse Pejgamberi a.s. i kishte shpëtuar torturave të Thumames, shumica e sahabëve të Pejgamberit a.s. nuk i kishin shpëtuar torturave dhe keqtrajtimeve të tij. Ai priste rastin ti shtinte në dorë ata e pastaj ti vriste në mënyrat më mizore. Kjo bëri që Pejgamberi a.s. ta lejojë vrasjen e tij dhe këtë e shpalli para sehabëve të vet.
* * *
Nuk kishte kaluar një kohë e gjatë prej atyre ngjarjeve kur një ditë prej ditësh Thumame ibnu Uthali vendosi të kryejë Umren. Ai u nis prej Jemames në drejtim të Mekës. Dëshironte të bënte tavafin rreth Qabes si dhe të prente kurbanë për idhujt që gjendeshin në Qabe.
Në kohën kur Thumame arriti në afërsi të Medinës i ndodhi diçka që ai nuk e kishte paramenduar.
Njëra prej çetave të Pejgamberit a.s., të cilat patru-llonin rreth Medinës, nga frika e ndonjë sulmi eventual të ndonjë armiku, e kishte zënë rob Thumamen duke mos e njohur e kishin sjellë në Medinë dhe e kishin lidhur para xhamisë, duke e pritur Pejgamberin a.s. të japë urdhrin e tij rreth fatit të të zënit rob.
Kur Muhammedi a.s. doli në xhami, para se të hyjë në të, e pa Thumamen të lidhur dhe iu drejtua sahabëve të vet:
- A e dini se kë keni zënë rob?
Ata iu përgjigjën:
- Jo, o i Dërguari i Allahut.
Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
- Ky është Thumame ibnu Uthal elHanefij, prandaj silluni mirë ndaj tij!
Pas kësaj bisede Pejgamberi a.s. shkoi në shtëpinë e vet dhe i urdhëroi familjes së vet: Tuboni çka të keni prej ushqimit dhe dërgojani Thumame ibnu Uthalit!
Pastaj urdhëroi që deveja e tij të milet në mëngjes dhe në mbrëmje e qumështi i saj ti dërgohet Thumames.
Të gjitha këto u bënë para se Pejgamberi a.s. të takohet me të apo ti flasë atij.
* * *
Pas një kohe Pejgamberi a.s. shkoi te Thumameja. Dëshironte ta tërhiqte atë në fenë islame dhe i tha:
- Çkemi të re te ti, o Thumame?
Ai u përgjigj:
- Tek unë ka të mira, o Muhammed. Nëse më vret, do të vrasësh një njeri që është në gjak me ty, e nëse më fal, do të të falënderoj për këtë zemërgjerësi. Po nëse dëshiron pasuri, ti vetëm urdhëro e kërko, e unë do të të jap sa të duash!
Pejgamberi a.s. e la në këtë gjendje dy ditë. Ndërkohë rregullisht i dërgohej ushqimi, uji si dhe i sillnin qumësht deveje.
Pas dy ditëve, Pejgamberi a.s. shkoi tek ai përsëri dhe e pyeti:
- Çkemi të re te ti, o Thumame?
Ai u përgjigj:
- Nuk ka tek unë asgjë të re përveç asaj që të thashë më parë:
Nëse më fal gjakun, do ta di për nder.
Nëse më vret do të vrasësh një njeri që është në gjak me ty. Po nëse dëshiron pasuri, ti vetëm urdhëro e kërko, e unë do të të jap sa të duash.
Pejgamberi a.s. e la në këtë gjendje dhe të nesërmen shkoi tek ai dhe e pyeti:
- Çkemi të re te ti, o Thumame?
Ai u përgjigj:
- Tek unë nuk ka asgjë të re, përveç asaj që të thashë më parë:
Nëse më fal gjakun, do ta di për nder.
Nëse më vret do ta vrasësh një njeri që është në gjak me ty. Po nëse dëshiron pasuri, ti vetëm urdhëro e kërko, e unë do të të jap sa të duash!
Në atë moment Pejgamberi a.s. u kthye kah sahabët e tij dhe urdhëroi:
- Lirojeni Thumamen!
Sahabët menjëherë ia zgjidhën duart dhe e liruan.
Për një çast Thumameja u largua prej Xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe arriti te disa hurma në periferi të Medi-nës, afër vendit të quajtur Bekië, ku kishte ujë. Aty u ndal, i dha ujë devesë, u pastrua mirë dhe përsëri u kthye në xhami.
Posa arriti pranë xhamisë, u ndal para një grupi muslima-nësh dhe tha:
- Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij!
Pastaj u nis në drejtim të Pejgamberit a.s. dhe tha:
- O Muhammed! Betohem në Allahun se nuk ka pasur në sipërfaqe të Tokës fytyrë më të urryer se fytyra jote. Ndërsa sot fytyra jote është bërë fytyra më e dashur tek unë.
Betohem në Allahun se nuk ka pasur fe që e kam urryer më shumë se fenë tënde, por sot ajo është feja më e dashur për mua.
Po ashtu, të betohem në Allahun se nuk ka pasur vend më të urryer për mua se vendi yt, por ai sot është vendi më i dashur për mua.
Pastaj vazhdoi e tha:
Në të kaluarën kam vrarë disa nga sahabët e tu. Cili është obligimi im ndaj tyre?
Pejgamberi a.s., iu përgjigj:
- Nuk ka qortim për këtë o Thumame! Feja Islame e shlyen atë që ka ndodhur më parë!
Pejgamberi a.s. pastaj e përgëzoi me mirësitë me të cilat e bekoi Allahu xh.sh., me përqafimin e fesë islame.
Shenjat e gëzimit ishin të dukshme në fytyrën e Thumames, i cili tha:
- Betohem në Allahun se do të jem i ashpër ndaj pabesimtarëve njëqind herë më shumë sesa isha ndaj sahabëve të tu. Unë, shpata ime, si dhe të gjithë ata që janë me mua, do të jemi në anën tënde dhe të fesë tënde.
- O i Dërguari i Allahut, kalorësit e tu më morën kur unë isha në rrugë për në Qabe për ta bërë Umren. Çka më këshillon, si të veproj?
Pejgamberi a.s. i tha:
- Vazhdo rrugën tënde! Shko e kryeje Umren tënde, sipas ligjit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe e mësoi se si të veprojë.
Thumameja u nis drejt qëllimi të tij. Posa arriti në qendër të Mekës, u ndal dhe zëri i tij jehoi lart:
Lebbejke Allahumme Lebbejk...
Të përgjigjem ty o Zoti im!
Të përgjigjem Ty që nuk ke shok tjetër, të përgjigjem!
Vërtet, falënderimi, begatia dhe pushteti të takon vetëm Ty!
Ti nuk ke shok tjetër!
Ishte muslimani i parë që hyri në Mekë duke e madhëruar Allahun xh.sh.
* * *
Kurejshitët posa e dëgjuan zërin e madhërimit të Allahut u ngritën të hidhëruar e të tmerruar. I nxorën shpatat prej këllëfëve dhe u nisën në drejtim të zërit për ta shkatërruar atë që donte tua rrëmbente pushtetin.
Thumameja posa e pa popullin duke u nisur në drejtim të tij, e ngriti zërin për ta madhëruar Allahun xh.sh. dhe i shikonte ata me krenari. Në momentin kur një i ri kurejshit tentoi ta sulmojë me shigjetë Thumamen të tjerët e penguan e i thanë:
- Vaj për ty! A e di se kush është ky?!
Ky është Thumame ibnu Uthali, mbreti i Jemames.
Betohem në Allahun se, nëse atij i ndodh ndonjë e keqe, populli i tij do të na ndërprejë dërgimin e ushqimit e ne do të vdesin nga uria.
Pastaj njerëzit iu afruan Thumames, pasi i kishin kthyer shpatat e tyre në këllëfe dhe i thanë:
- Çfarë ka ndodhur me ty, o Thumame?!
A je bërë fëmijë që e ke braktisur fenë tënde dhe të të parëve të tu?!
Ai iu përgjigj:
- Unë nuk jam bërë fëmijë, por zgjodha fenë më të mirë. Zgjodha fenë e Muhammedit.
Pastaj vazhdoi:
- Betohem në Zotin e Qabes se, pas kthimit tim në Jemame, nuk do tju arrijë asnjë kokërr gruri, apo të mira të tjera të grurit, derisa të mos i besojë fesë së Muhammedit a.s. edhe njeriu i fundit prej jush.
Kështu pra, Thumameja e bëri Umren para syve të kurejshitëve, ashtu sikurse e kishte urdhëruar Pejgamberi a.s.
Ai preu kurbanë për hir të Allahut e jo për idhuj, ashtu siç vepronin pabesimtarët.
Pasi e kreu Umren, u kthye në vendin e vet dhe i urdhëroi popullit të tij që të mos u dërgojnë kurejshitëve asnjë të mirë dhe ashtu vepruan.
Bllokada, të cilën Thumameja ua kishte imponuar kurej-shitëve, dita ditës sa vinte e bëhej më e rëndë. U ngritën çmimet, u përhap uria në mesin e njerëzve, derisa nisën të frikësohen për vetveten dhe fëmijët e tyre se do të vdesin nga uria.
Më në fund, nuk u mbet tjetër shtegdalje përveç se ti shkruajnë një letër Pejgamberit a.s., në të cilën i thanë:
Në marrëveshjen tonë me ty je zotuar se nuk do ti shkëputësh marrëdhëniet familjare dhe se do të këmbë-ngulësh që të mbahen, mirëpo ti i ke ndërprerë lidhjet me ne. Baballarët tanë i vrave me shpatë dhe bëre që fëmijët tanë sot të vdesin nga uria.
Të bëjmë me dije se Thumame ibnu Uthali na e ka ndërprerë furnizimin me ushqim, gjë që na ka dëmtuar shumë. Nëse e sheh të arsyeshme ti shkruash atij të na dërgojë gjithçka që na nevojitet prej gjërave ushqimore, do të na shpëtosh.
Pejgamberi a.s. i shkroi Thumames që tua heqë blloka-dën dhe tu dërgojë atyre gjërat ushqimore, gjë të cilën e bëri menjëherë.
Thumame ibnu Uthali i mbeti besnik tërë jetë fesë islame dhe e ruajti premtimin që i kishte dhënë Pejgamberit a.s. Pas vdekjes së Pejgamberit a.s., kur arabët nisën të braktisin fenë e Allahut grupegrupe dhe në mënyrë individuale, e në fisin beni Hanife u paraqit Musejlemetul Kedhdhabi, i cili e thirri popullin e vet që ta besojë atë si pejgamber, Thumameja iu kundërvu haptazi dhe i tha popullit të vet:
O beni Hanife! Kini kujdes dhe ruajuni nga kjo errësirë, në të cilën nuk ka dritë. Betohem në Allahun, se kjo është fatkeqësi të cilën e shkroi Allahu për atë që shkon pas tij dhe sprovim për atë që nuk shkon pas tij.
Pastaj vazhdoi:
- O beni Hanife! Duhet ta dini se nuk bashkohen dy pejgamberë në të njëjtën kohë! Po ashtu duhet ta dini se Muhammedi është i Dërguari i Allahut pas të cilit nuk ka pejgamber.
Pastaj ua lexoi tri ajetet e para të sures ElMumin:
Ha, Mim. Shpallja e Librit është nga Allahu i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm, i Cili fal mëkatet dhe pranon pendimin, por edhe i Cili dënon rëndë dhe posedon mirësi; nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Tek Ai është kthimi i çdo sendi.
Pas kësaj tha:
- Ku mund të krahasohen Fjalët e Allahut me fjalët e Musejlemes:
Oj brektosë, krrokat sa të duash. As smund të pengosh pijen e as smund ta turbullosh ujin.
Pastaj iu bashkangjitën ata që kishin mbetur në fenë Islame prej popullit të tij dhe vazhdoi ti luftojë tradhtarët e fesë. Luftoi në rrugën e Allahut dhe për ta lartësuar Fjalën e Allahut në këtë tokë.
Allahu e shpërbleftë Thumame ibnu Uthalin me të mira për kontributin që dha për fenë islame dhe për muslimanët.
Allahu xh.sh. e nderoftë atë me xhenetin, që ua premtoi të devotshmëve!
EBU EJJUB ELENSARIJ
Do të varroset nën muret e Kostantinopojës.
Ky sahab i ndershëm quhet Halid ibnu Zejd ibnu Kulejbi, prej fisit beni Nexhxhar.
Është i njohur me ofiqin Ebu Ejjub, u përket ensarëve.
Kush prej nesh, muslimanëve, nuk e njeh Ebu Ejjub elEnsariun?!
Allahu xh.sh. e ngriti përmendjen e tij në Lindje dhe në Perëndim dhe e lartësoi mbi të gjitha krijesat famën e tij, kur e zgjodhi shtëpinë e tij që në të të zbresë Pejgamberi a.s., me rastin e arritjes së tij në Medinë si muhaxhir. Vetëm ky nder është mjaft për të.
Rreth vendosjes së Pejgamberit a.s., në shtëpinë e Ejjub elEnsariut ekziston një tregim i bukur, i cili është mirë të përsëritet gjithmonë.
Në momentin e ardhjes së Pejgamberit a.s. në Medinë, zemrat e banorëve të saj e pritën në mënyrën më madhështore me të cilën pritet një mysafir i ardhur nga një vend tjetër.
E vështronin me mall të madh, ashtu siç e pret i dashuri të dashurin e vet...
Ia çelën zemrat e tyre dhe ia hapën dyert e shtëpive të tyre që të zbresë në shtëpinë më të mirë.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. qëndroi në Kuba, në periferi të Medinës, disa ditë, gjatë të cilave ndërtoi xhaminë, e cila njëkohësisht është edhe xhamia e parë e ndërtuar për adhurim.
Pejgamberi a.s. pastaj e la Kubanë dhe hipi në devenë e vet, ndërsa paria e Jethribit qëndroi në të dy anët e rrugës. Secili prej tyre dëshironte të ketë nderin që i Dërguari i Allahut të zbresë në shtëpinë e tij...
Secili nga paria i dilte përpara devesë dhe e joshte që të ndalej para shtëpisë së tij, duke thënë:
- Vendosu tek unë, o i Dërguari i Allahut, nën mbrojtjen time!
Pejgamberi a.s. ua kthente atyre:
- Lëre, lëre, sepse ajo është e urdhëruar.
Kështu pra, në mesin e kësaj zhurme, deveja vazhdonte rrugën deri në cakun e saj, të cilën njerëzit e përcillnin me vështrimet e tyre kurse zemrat i kishin shpeshtuar të rrahu-rat.
Kur deveja e kalonte një shtëpi, dëshpërohej i zoti i saj, mirëpo ringjallej shpresa në shpirtrat e atyre që u pasonin shtëpitë.
Deveja vazhdonte rrugën e njerëzit shkonin pas saj dhe dëshironin të dinin nga thellësia e zemrave të tyre se kush do të ketë fatin që Resulullahu të zbresë në shtëpinë e tij, derisa ajo arriti në një shesh para shtëpisë së Ebu Ejjub elEnsariut dhe u ul aty.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. nuk zbriti prej saj...
Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u ngrit dhe nisi të ecë, kurse Pejgamberi a.s. ia kishte lëshuar frerin. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u kthye në vendin ku ishte ulur pak më parë.
Në atë moment një gëzim i papërshkruar e përfshiu zemrën e Ebu Ejjub elEnsariut dhe shkoi te Pejgamberi a.s., e përshëndeti dhe i dëshiroi mirëseardhje. I mori teshat e tij me të dy duart, sikur të mbante thesarin e tërë botës dhe shkoi me to në shtëpinë e tij.
* * *
Shtëpia e Ebu Ejjub elEnsariut ishte njëkatëshe dhe mbi të nënkulmi. Ebu Ejjubi i kishte hequr të gjitha gjërat e tij që i kishte pasur nën kulm, që në të të vendosej Resulullahi.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. preferoi vendosjen në katin e parë. Për këtë Ebu Ejjubit nuk i mbeti asgjë tjetër vetëm të bindej para urdhrit të Pejgamberit a.s. dhe e vendosi aty ku shprehu dëshirën.
Posa erdhi nata, Pejgamberi a.s. shkoi në shtratin e vet, ndërsa Ebu Ejjubi së bashku me gruan e tij u ngjitën në katin e sipërm. Posa e mbyllën derën e dhomës së tyre, kur për një çast Ebu Ejjubi u kthya nga gruaja e tij dhe tha:
- Vaj për ty! Çbëmë?!
Si mund të jetë i Dërguari i Allahtu poshtë, e ne të jemi mbi të?!
Si është e mundur që ne të ecim mbi Resulullahin a.s.?!
Si mund të jemi ne në mes Pejgamberit a.s. dhe Shpalljes?! Ne pra mbaruam! (E pat puna jonë!) U pikëlluan së tepërmi të dy bashkëshortët dhe nuk dinin si të vepronin.
Assesi nuk u qetësuan, derisa nuk dolën në pjesën e sipërme, e cila nuk ishte mbi Pejgamberin a.s. U larguan nga ajo pjesë duke ecur në majë të gishtërinjve dhe duke i ikur mesit të dhomës.
Ebu Ejjubi, posa u zgjua në mëngjes, shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
- Të betohem në Allahun se as unë e as shoqja ime tërë natën nuk kemi shti gjumë në sy.
Atëherë Pejgamberi a.s. i tha:
- Përse u ka ndodhur kjo, o Ebu Ejjub?!
Ai u përgjigj:
- Na u kujtua se ne jemi në katin e sipërm të shtëpisë e ti je në katin e parë. Çdo herë që ne lëvizim, mbi ty do të bjerë pluhuri e do të të shqetësojë, pastaj unë u bëra pengesë ndërmjet teje dhe Shpalljes (vahjit).
Pejgamberi a.s., pasi e dëgjoi Ebu Ejjubin, i tha:
- Mos u brengos, Ebu Ejjub! Më lehtë është për ne të jemi në katin e poshtëm, për shkak të vizitave të shumta të njerëzve.
Ebu Ejjubi thotë:
- U pajtova me mendimin e Resulullahut a.s. derisa një natë bënte ftohtë, e neve na u thye një ibrik dhe iu derdh uji. U çova menjëherë unë dhe gruaja ime, por nuk kishim asnjë send për ta tharë ujin përveç një copë kadife, të cilën e përdornim si çarçaf për tu mbuluar, dhe me të thamë ujin nga frika se do të bjerë te Pejgamberi a.s.
Të nesërmen në mëngjes shkova te Pejgamberi a.s. dhe i thashë:
- Të betohem në babain tim dhe nënën time, unë nuk jam i kënaqur që të jem në katin e sipërm e ti të jesh në katin e poshtëm, nën mua. Ebu Ejjubi pastaj vazhdon e thotë se ia tregova rastin e ibrikut. Më në fund Pejgamberi a.s. iu përgjigj lutjes sime dhe ai hypi në katin e sipërm e unë me gruan time zbrita në katin e poshtëm.
Pejgamberi a.s. qëndroi në shtëpinë e Ebu Ejjubit rreth shtatë muaj, derisa u ndërtua xhamia në sheshin e hapur, ku ishte ndalur deveja. Pejgamberi a.s. atëherë kaloi në dhomat, të cilat ishin ndërtuar përreth xhamisë, për të dhe për gratë e tij. Pas kësaj u bë fqinj i Ebu Ejjubit, duke kaluar një fqinjësi shumë të mirë mes tyre!
Ebu Ejjubi e deshi aq shumë Resulullahun s.a.s. saqë kjo dashuri ia pushtoi tërë zemrën dhe mendjen. Po ashtu, edhe Pejgamberi a.s. e deshi Ebu Ejjubin deri në atë masë, saqë ata hynin dhe dilnin te njëri-tjetri pa farë teklifi dhe e shikonte shtëpinë e Ebu Ejjubit sikur të ishte shtëpia e tij.
* * *
Ibnu Abbasi r.a. tregon e thotë:
Ebu Bekri doli një ditë në xhami, kur bënte vapë e madhe. E pa Omeri r.a. dhe e pyeti:
- Ebu Bekër, çtë shtyri të dalësh në këtë kohë?!
Ebu Bekri ia ktheu:
- Nuk më ka shtyrë të dal asgjë tjetër përveç urisë, sepse nuk kam asgjë për të ngrënë.
Omeri r.a., atëherë i tha:
- Betohem në Allahun se edhe mua nuk më ka shtyrë të dal asgjë tjetër përveç ajo që përmende ti.
Ata ende nuk e kishin përfunduar bisedën e tyre, kur doli Pejgamberi a.s. dhe i pyeti:
- Çka ju ka shtyrë të dilni në këtë kohë?!
Ata të dy iu përgjigjën:
- Pasha Allahun, nuk kemi dalë për asgjë tjetër veçse për shkak të dhembjes së madhe që ndiejmë nga uria.
Atëherë Pejgamberi a.s. iu tha:
- Edhe unë pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij nuk kam dalë për asgjë tjetër veçse për shkak të urisë.
Pejgamberi a.s. mendoi pak e iu tha:
- Çohuni e ejani me mua! U nisën e shkuan te dera Ebu Ejjub elEnsariut r.a. Ebu Ejjubi dhe çdo ditë e ruante një racion të ushqimit për Pejgamberin a.s. dhe nëse ai vonohej e nuk vinte, atëherë ia jepte anëtarëve të familjes së vet.
Kur trokitën në derë, u paraqit Ummu Ejjubi gruaja e Ebu Ejjubit, e cila u tha:
- Mirë se na vjen Resulullahu dhe ata që janë me të!
Pejgamberi a.s. e pyeti:
- Ku është Ebu Ejjubi?
Ebu Ejjubi e dëgjoi zërin e Resulullahut s.a.s., pasi ishte duke punuar te një hurme aty afër, vrapoi menjëherë duke thënë:
- Mirë se na vjen Resulullahu dhe ata që janë me të! Pastaj vazhdoi: O i Dërguari i Allahut, kjo nuk është koha në të cilën vije më parë.
Pejgamberi a.s. i tha:
- Po, ashtu është.
Pastaj Ebu Ejjubi shkoi te hurmeja, dhe preu një degë, në të cilën kishte hurma të buta dhe të forta.
Pejgamberi a.s. i tha:
- Nuk do të dëshiroja ta këpusësh këtë degë. Ke patur mundësi ti mbledhje hurmat e saj.
Ebu Ejjubi ia ktheu:
- O Resulullah, dëshirova të hani hurma të buta dhe të forta, por për ju do të therë edhe një kafshë.
Pejgamberi a.s. i tha:
- Nëse therë diçka, mos ther prej atyre që janë duke u mjelur.
Ebu Ejjubi e mori dhe e preu një edh, pastaj i tha gruas së tij: Zë dhe gatuaj bukë, sepse ti di më mirë të bësh bukë. Pastaj e mori gjysmën e edhit dhe e futi për ta zier, ndërsa gjysmën tjetër e poqi. Pasi u përgatit ushqimi dhe iu shërbye Pejgamberit a.s. dhe dy shokëve të tij, Pejgamberi a.s. e mori një pjesë të mishit të edhit dhe e shtiu në një copë të bukës dhe tha:
- O Ebu Ejjub, nxito me këtë copë deri te Fatimja, sepse ka shumë ditë që ajo nuk ka provuar diçka të tillë.
Pasi u ngopën, Pejgamberi a.s. tha:
- Bukë, mish, hurma të buta e të forta!!!
I dolën lotët, pastaj tha:
- Pasha Atë, në duart e të Cilit është shpirti im, kjo është begatia për të cilën do të pyeteni Ditën e Kijametit e, nëse e fitoni sikurse këtë, prekeni me duart tuaja dhe thoni:
Me emër të Allahut Bismillahi, e kur të ngiheni po ashtu thoni:
Elhamdu lillahi.
Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili ngopi e na begatoi!
Pejgamberi a.s. pastaj u çua e i tha Ebu Ejjubit:
-Eja nesër tek unë!
Pejgamberi a.s. e kishte zakon që kushdo që ia bënte ndonjë të mirë ai dëshironte që atë të mirë tia tejkalojë.
Mirëpo, Ebu Ejjubi nuk e dëgjoi këtë.
Atëherë, Omeri r.a. i tha:
- O Ebu Ejjub, Pejgamberi a.s. të urdhëron që nesër të shkosh tek ai.
Ebu Ejjubi, atëherë tha:
- Dëgjoj dhe i nënshtrohem urdhrit të Resulullahut!
Ebu Ejjubi shkoi të nesërmen te Pejgamberi a.s., i cili i dha një robëreshë të re, që shërbente te Pejgamberi a.s., dhe i tha:
- Sillu mirë ndaj saj, o Ebu Ejjub, sepse ne nuk kemi parë prej saj përveçse të mira gjatë tërë kohës sa ishte te ne!
Ebu Ejjubi u kthye në shtëpinë e vet. Me vete kishte edhe robëreshën e re. E kur e pa Emmu Ejjub (gruaja e Ebu Ejjubit) pyeti:
- Për kë është kjo, o Ebu Ejjub?!
Ai u përgjigj:
- Për ne... Na e dhuroi Resulullahu s.a.v.s.
Atëherë ajo tha:
- Sa dhurues i mirë, dhe sa dhuratë fisnike është kjo!
Ebu Ejjubi shtoi:
- Pejgamberi a.s. na porositi që të sillemi mirë ndaj saj.
Ummu Ejjub, pastaj tha:
- Si të veprojmë me të që ta çojmë në vend porosinë e Pejgamberit a.s.?!
Ebu Ejjubi u përgjigj:
- Pasha Allahun, unë nuk shoh zgjidhje më të mirë, për ta çuar në vend porosinë e Pejgamberit a.s., sesa lirimin e saj.
Ummu Ejjubi ia priti:
- Ia qëllove. Ti je në rrugë të drejtë. Pastaj e liroi.
* * *
Këto janë disa fragmente nga jeta e Ebu Ejjub elEnsariut në kohën e paqes, por nëse të jepet rasti të njihesh me disa fragmente të jetës së tij në kohën e luftës, do të shohësh çudira...
Ebu Ejjubi r.a. gjatë tërë jetës së tij ishte i angazhuar në luftë, saqë thuhet për të se ai mori pjesë në të gjitha betejat e muslimanëve, prej kohës së Pejgamberit a.s. e deri në kohën e Muaviut, përveç nëse ka qenë i angazhuar në ndonjë luftë tjetër.
Lufta e fundit e tij, ishte beteja për çlirimin e Kostantinopojës. Muavia e kishte përgatitur ushtrinë nën komandën e të birit të tij, Jezidit. Ebu Ejjubi në atë kohë ishte plak në moshën tetëdhjetëvjeçare, mirëpo mosha e tij e shtyrë nuk e kishte penguar që ti bashkangjitej ushtrisë së Jezidit dhe ti çajë valët e detit për të luftuar në rrugën e Allahut xh.sh.
Nuk kaloi pak kohë në përleshje me ushtrinë e armikut, derisa u sëmurë rëndë Ebu elEjjubelEnsariu, sëmundje kjo e cila nuk i mundësoi më ta vazhdojë luftën. Atëherë vetë Jezidi erdhi ta vizitojë atë dhe e pyeti:
- A ke nevojë për ndonjë ndihme, o Ebu Ejjub?
Ebu Ejjubi iu përgjigj:
- Dërgoja të falat e mia ushtrisë muslimane dhe thuaju atyre:
Ju porosit Ebu Ejjubi të depërtoni në thellësi të tokës së armikut, të më mbartni mua me ju, dhe të më varrosni nën këmbët tuaja te muret e Konstantinopojës dhe pas pak kohe dha shpirt.
* * *
Ushtarët muslimanë iu përgjigjën dëshirës së shokut të Resulullahut s.a.s. dhe u vërsulën mbi ushtrinë e armikut, derisa arritën te muret e Konstantinopojës, dhe e mbartën Ebu Ejjubin me vete.
Atje ia hapën varrin dhe e varrosën.
Allahu xh.sh. e pastë mëshiruar Ebu Ejjub elEnsariun, i cili nuk deshi të vdesë ndryshe por vetëm mbi shpinën e kuajve të shpejtë, duke luftuar në rrugën e Allahut xh.sh., në moshën tetëdhjetëvjeçare.
AMR IBNUL XHAMUHU
Plaku që me këmbën e tij të çalë deshi të shkelë xhenetin.
Amr ibnul Xhamuhu ishte njëri prej prijësve të Jethribit në kohën e injorancës, prijës i fisit benu Seleme elMusev-vedu dhe prej njerëzve më bujarë dhe më të ndershëm të Medinës.
Ishte zakon në kohën e injorancës që paria ta ketë idhullin e vet në shtëpi, si shenjë bekimi e urate për çdo mëngjes e çdo mbrëmje, ti bëjë kurban në rast feste dhe ti lutet në rast të ndonjë fatkeqësie!!!
Idhulli i Amr ibnul Xhamuhut quhej me emrin Menat, të cilin e kishte ndërtuar prej llojit më të mirë të drurit.
Shpenzonte shumë në ruajtjen, kujdesjen dhe mirëmbaj-tjen e tij dhe e parfumoste me erërat më të këndshme.
* * *
Amr ibnul Xhamuhu i kishte kaluar të gjashtëdhjetat kur drita e besimit kishte filluar të depërtojë në shtëpitë e Jethribit, shtëpi pas shtëpie, me kontributin e misionarit të parë, Musab ibnu Umejrit. Para plakut kishin besuar tre bijtë e tij: Muavvedhi, Muadhi, Halladi dhe një mocanik i tyre me emrin Muadh ibnu Xhebel...
Së bashku me tre djemtë e tij kishte besuar edhe nëna e tyre, Hindi, mirëpo plaku nuk dinte asgjë për këtë.
Hindi, gruaja e Amr ibnul Xhamuhut, kishte vënë re se shumica e banorëve të Medinës e pranuan fenë islame dhe nuk kishte mbetur prej parisë së Medinës askush në politeizëm, përveç burrit të saj dhe një numri të vogël rreth tij.
Hindi e donte dhe kishte respekt të madh ndaj burrit të saj, prandaj i dhembsej shumë që ai të vdiste si pabesimtar e të shkonte në xhehnem.
Amri po ashtu kishte frikë se djemtë e tij do ta braktisin fenë e baballarëve dhe të gjyshërve të tyre e do të shkojnë pas këtij thirrësi, Musab ibnu Umejrit, i cili pati sukses që brenda një kohe relativisht të shkurtër të bindë një numër të madh njerëzish që ta braktisin fenë e të parëve të tyre e të hyjnë në fenë e Muhammedit.
Kështu, një ditë prej ditësh, në bisedë e sipër, Amri i tha gruas së vet:
- Oj Hind, kujdesu që bijtë tanë të mos bien në kontakt me këtë njeri (e ka qëllimin te Musab ibnu Umejri), derisa të mendojmë rreth kësaj çështjeje.
Ajo ia ktheu:
- Dëgjoj dhe përulem! Mirëpo, a do të kishe dëshiruar të dëgjosh prej birit tënd Muadhit se çtransmeton nga ky njeri?!
Plaku ia ktheu me nxitim:
- Vaj për ty! Mos e ka ndërruar fenë Muadhi e unë nuk po e ditkam?!
Gruaja e mirë ndjeu dhembje për plakun dhe tha: Assesi, por ai mori pjesë në disa tubime të këtij thirrësi dhe mbajti mend diçka që thonte ai.
Pastaj plaku tha:
- Thirre, pra, të vijë këtu.
Kur i biri erdhi para tij, ai tha:
- Lexo diçka që thotë ky njeri!
I biri nisi të lexojë:
Më emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirë-plotit.
Lavdërimi i takon vetëm Allahut, Zot i botëve, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sundues i Ditës së Gjyki-mit.
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë!
Drejtona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilët i bekova, jo të atyre që kanë merituar hidhërimin e as të atyre që kanë humbur! (ElFatiha 17)
I mahnitur nga ajo që dëgjoi, plaku tha:
- Sa të mrekullueshme qenkan këto fjalë!
A janë të gjitha fjalët e tij sikurse këto?!
Muadhi iu përgjigj:
- Por, edhe më të mira se këto, o babai im. A do ta pranosh thirrjen e tij, sepse i tërë fisi yt i është bindur atij.
Plaku, pasi heshti një çast, tha:
- Nuk do ta pranoj thirrjen e tij, derisa të konsultoj Menatin e të shoh se çka do të më sugjerojë ai.
I biri atëherë i tha:
- Çka mund të të sugjerojë Menati, o babai im, kur ai është dru i ngurtë, nuk mendon e as nuk flet.
Plaku ia ktheu me hidhërim:
- Të thashë se unë nuk mund të marr qëndrim të prerë pa u konsultuar me të.
* * *
Pa humbur kohë Amr ibnul Xhamuhu u ngrit dhe shkoi te Menati. Kur donin ti flitnin, linin një grua plakë pas tij, e cila, sipas bindjes së tyre, përgjigjej në vend të tij sipas asaj që ai e inspironte. Amri qëndroi para tij me shtatin e tij të gjatë. U mbështet në këmbën e tij të shëndoshë, sepse këmba tjetër e tij ishte e çalë. E lavdëroi atë me lavdërimet më të mira që dinte, pastaj i tha:
- O Menat! Nuk ka dyshim se ti e di se ky thirrësi, i cili ka ardhur tek ne prej Mekës, nuk dëshiron ti bëjë keq askujt, përveç teje...
Ai ka ardhur të na ndalojë të të adhurojmë ty... Unë nuk desha ta pranoj thirrjen e tij, edhe pse dëgjova prej fjalëve të tij të bukura, derisa të marr mendimin tënd. Prandaj, më këshillo si të veproj.
Por, Menati nuk i dha atij kurrfarë përgjigje.
Plaku atëherë tha:
- Ndoshta ti je hidhëruar me mua. Por, unë ende nuk kam bërë asnjë gjë që të nënçmojë ty. Megjithatë, do të të lë disa ditë, derisa të të kalojë hidhërimi.
* * *
Bijtë e Amr ibnul Xhamuhut e dinin se sa ishte i lidhur babai i tyre me idhullin e tij Menatin dhe se ai, me kalimin e kohës, ishte bërë pjesë e tij. Mirëpo, ata e kuptuan se besimi i tij në të kishte filluar të luhatej dhe ishte obligim i tyre që atë besim të mbetur të ta mënjanonin, sepse kjo ishte rruga e tij deri te besimi.
Në errësirën e natës, bijtë e Amr ibnul Xhamuhut, së bashku me shokun e tyre Muadh ibnu Xhebelin, shkuan te Menati, e morën atë prej vendit ku ishte vendosur dhe e hodhën në një gropë të beni Selemes, ku ata hidhnin mbeturinat e tyre. Pastaj u kthyen në shtëpitë e tyre, pa e ditur për këtë askush.
Kur u zgjua Amri në mëngjes, si zakonisht, shkoi te idhulli i tij për ta përshëndetur, por u habit kur nuk e gjeti në vendin e tij. I zemëruar tha:
- Vaj për ju! Kush është ai që e ka sulmuar zotin tonë?!
Por, askush prej të pranishmëve nuk iu përgjigj.
Filloi ta kërkojë brenda në shtëpi dhe jashtë saj. Nisi të bërtiste e të kërcënohej, derisa më në fund e gjeti të kthyer me kokë poshtë në një gropë. E lau, e pastroi, e parfumosi, e ktheu në vendin e tij dhe tha:
- Betohem në Allahun, sikur ta dija se kush ka vepruar me ty kështu, do ta kisha poshtëruar.
Kur erdhi nata e dytë, të rinjtë përsëri u lëshuan mbi Menatin dhe e përsëritën të njëjtin veprim.
Kur u zgjua, plaku e kërkoi dhe e gjeti në gropë, në mesin e mbeturinave. Përsëri e mori, e lau, e pastroi, e pafumosi dhe e vendosi në vendin e vet.
Të rinjtë vazhduan ta përsërisin të njëjtin veprim çdo ditë. Kur plaku u lodh, një natë para se të flejë shkoi te Menati, ia vari shpatën në qafë dhe i tha:
- O Menat, betohem në Allahun, se unë nuk po e di se kush është duke e bërë këtë me ty, gjë që po e sheh edhe vetë. Nëse te ty ka ndonjë të mirë, atëherë duhet që vetë ta luftosh të keqen. Ja, kjo shpatë është me ty!
Pastaj shkoi në shtratin e tij.
Të rinjtë, posa e hetuan se plaku është në gjumin e tij më të mirë, ia mësyen idhullit, e morën shpatën prej qafës së tij, e nxorrën jashtë shtëpisë, e lidhën me litar te një qen i ngordhur dhe i hodhën të dy në një pus të fisit beni Seleme, në të cilin shkonin ndytësirat.
Plaku u zgjua në mëngjes dhe si çdo ditë shkoi te idhulli, por nuk e gjeti. Pa humbur kohë doli ta kërkojë. Më në fund e gjeti të kthyer me fytyrë teposhtë në pus, të lidhur me një qen të ngordhur, ndërkaq shpata i ishte marrë. Kësaj radhe plaku nuk u mundua ta nxjerrë prej grope, por e la aty ku e kishin gjuajtur dhe i recitoi këto vargje:
Betohem në Allahun se, sikur të ishe zot,
Nuk do të ishit në pus, ti dhe qeni i ngordhur.
Pas kësaj Amri hyri në fenë e Allahut.
* * *
Amri ibnul Xhamuhu e shijoi ëmbëlsinë e besimit, gjë që e cyti ti kafshojë gishtat, i penduar për çdo çast të jetës së tij si pabesimtar. Për këtë ai iu kthye fesë së re me tërë trupin dhe shpirtin e tij. Kështu që e vuri veten, pasurinë dhe tre bijtë e tij në dispozicion të fesë Islame.
* * *
Pas një kohe të shkurtër do të ndodhë beteja e Uhudit. Amri i vërejti tre bijtë e tij se si përgatiteshin për të luftuar me armiqtë e Allahut xh.sh. I shihte ata duke u endur sikurse luan, e secili prej tyre dëshironte të bjerë shehid për të fituar kënaqësinë e Allahut xh.sh. Ky qëndrim i të bijve e nxiti dhe vendosi që edhe ai të shkojë në luftë nën flamurin e Pejgamberit a.s.
Mirëpo të bijtë ishin të mendimit që ta pengonin babain e tyre në realizimin e qëllimit të tij.
Ai ishte plak, i shtyrë në moshë. Përveç kësaj, ai ishte edhe i çalë. Mosdaljen e tij në luftë, dhe të atyre si ai, e kishte lejuar edhe Allahu xh.sh.
Të bijtë i thanë:
- O babai ynë, Allahu xh.sh. të ka liruar prej kësaj. Përse atëherë e ngarkon veten me atë që Allahu i Madhërishëm të ka liruar?
Plaku u hidhërua për së tepërmi prej fjalëve të tyre dhe u nis të ankohet te Resulullahi s.a.s. dhe i tha:
O i Dërguari i Allahut, bijtë e mi dëshirojnë të më pengojnë nga kjo e mirë dhe e argumentojnë këtë pse jam i çalë. Betohem në Allahun, se unë dëshiroj që me këtë këmbën time të çalë ta shkel xhenetin.
Pejgamberi a.s., atëherë iu tha të bijëve:
- Lëjeni, ndoshta Allahu do tia dhurojë shehidllëkun.
Atëherë të bijtë e lanë, duke iu bindur urdhrit të Resulullahut s.a.s.
Posa u afrua koha e daljes, Amr ibnul Xhamuhu e përshë-ndeti gruan e tij, ashtu siç përshëndetet ai që shkon në rrugën e pakthim.
Pastaj u kthye kah Kibleja, i çoi duart kah qielli dhe tha:
- O Zoti im, më dhuro shehidllëkun e mos më kthe të dëshpëruar në familjen time!!!
Pastaj u nis, i rrethuar nga të tre bijtë e tij dhe me një numër të madh njerëzish nga fisi i tij benu Seleme.
Kur lufta arriti kulmin dhe u shpartalluan njerëzit që kishin për detyrë të kujdesen për Pejgamberin a.s., u vërejt Amr ibnul Xhamuhu duke shkuar në rreshtin e parë; qëndronte i fuqishëm në këmbën e tij të shëndoshë dhe thoshte:
- Unë jam i përmalluar për xhenet, unë jam i përmalluar për xhenet! Menjëherë pas tij ishte i biri, Halladi.
Plaku dhe i biri i tij, duke e mbrojtur Resulullahun, ranë të vdekur shehidë në fushën e betejës. Ndërmjet rënies dëshmor të birit dhe babait të tij nuk ishin vetëm disa çaste.
* * *
Posa përfundoi lufta, u ngrit Resulullahu s.a.s. te dëshmorët e Uhudit për ti varrosur ata, e sahabëve të vet iu tha:
Lërini me gjakun dhe plagët e tyre, sepse unë do të jem dëshmitar për ta.
Pastaj vazhdoi:
Nuk ka asnjë musliman që plagoset në rrugën e Allahut e që të mos vijë në Ditën e Kijametit duke i shkuar gjaku. Ngjyra e tij është si ngjyrë e dyllit të verdhë (safran), kurse era e tij është sikurse era e miskut.
Pastaj tha:
Varroseni Amr ibnul Xhamuhun me Abdullah ibnu Amrin, sepse ishin shokë të pandashëm në dynja.
* * *
Allahu qoftë i kënaqur me Amr ibnul Xhamuhun dhe shokët e tij, dëshmorë të Uhudit, dhe ua shëndriste varret!
ABDULLAH IBNU XHAHSHI
I pari që u emërua komandant i besimtarëve.
Sahabi për të cilin do të bëjmë fjalë tani kishte lidhje të ngushta me Resulullahun s.a.v.s. dhe ishte njëri prej muslimanëve të parë.
Ai ishte i biri i tezës së Pejgamberit a.s., sepse nëna e tij, Umejme binti Abdul Muttalib, ishte tezja e Resulullahut s.a.v.s.
Ai ishte mik i të Dërguarit të Allahut, sepse motra e tij, Zejneb bintu Xhahsh, ishte gruaja e Pejgamberit a.s. dhe njëra prej nënave të besimtarëve.
Ai është i pari që e ngriti flamurin në Islam, e pas kësaj u quajt komandant (prijës i besimtarëve)...
Ky është Abdullah ibnu Xhahsh elEsedijj.
* * *
Abdullah ibnu Xhahshi pranoi fenë islame para se të hyjë Pejgamberi a.s. në shtëpinë e Erkamit, prandaj është prej muslimanëve të parë.
Kur Pejgamberi a.s. u lejoi sahabëve të tij të shpër-ngulen për në Medinë, për tiu shmangur torturave të kurejshitëve dhe për ta ruajtur fenë e tyre, Abdullah ibnu Xhahshi ishte muhaxhiri i dytë, sepse i kishte paraprirë Ebu Selemeja.
Mirëpo, shpërngulja për Allahun, dhe braktisja e të afërmve dhe vendlindjes për hir të Tij nuk ishte gjë e re për Abdullah ibnu Xhahshin, sepse ai së bashku me disa të afërm të tij para kësaj ishte shpërngulur për në Abisini.
Por, shpërngulja e tij kësaj radhe ishte më e gjerë dhe më e përgjithshme. Me atë u shpërngulën familja e tij dhe disa të afërm të tij, si dhe farefisi tjetër nga babai i tij, burra e gra, pleq dhe të rinj, djemë e vajza, sepse shtëpia e tij ishte shtëpi muslimane dhe fisi i tij ishte fis besimtarësh.
Posa dolën nga Mekeja, shtëpitë e tyre dukeshin të pikëlluara, të vetmuara, të zbrazta, të shkreta, sikur të mos kishte jetuar në to njeri më parë e as të mos kishte fjetur njeri në to.
Nuk kaloi një kohë e gjatë prej shpërnguljes së Abdullahut dhe kush ishte me të, derisa një ditë dolën prijsat e Kurejshitëve dhe shëtiteshin nëpër lagjet e Mekës për të parë se kush është shpërngulur prej muslimanëve dhe kush kishte mbetur ende në mesin e tyre. Ata ishin Ebu Xhehli dhe Utbe ibnu Rebia.
Utbeja i shikoi shtëpitë e benu Xhahshit se si era i përplaste dyert dhe tha:
- Qenkan bërë të shkreta shtëpitë e benu Xhahshit, po i qajnë banorët e tyre!
Ndërsa Ebu Xhehli ia ktheu:
- Kush janë ata që të qajnë shtëpitë për ta?!
Pastaj Ebu Xhehli e vuri dorën në shtëpinë e Abdullah ibnu Xhahshit, e cila ishte njëra prej shtëpive më të mira dhe më të pasura dhe nisi të plaçkisë, të marrë gjërat e saj, ashtu siç vepron pronari në shtëpinë e vet.
Kur i arriti lajmi Abdullah ibnu Xhahshit se çka kishte bërë Ebu Xhehli në shtëpinë e tij, i tregoi për këtë Resulullahut s.a.s. kurse Pejgamberi a.s. i tha:
- A nuk dëshiron, o Abdullah, që të të japë Allahu një shtëpi në xhenet në vend të saj?!
Atëherë Abdullahu u përgjigj:
- Si jo, o i Dërguari i Allahut!
Pejgamberi a.s. i tha:
- Ajo është për ty.
Pas kësaj, Abdullahu u qetësua.
* * *
Posa u stabilizua Abdullah ibnu Xhahshi në Medinë, pas vështirësive të shpërnguljes së parë dhe të dytë dhe posa e kishte shijuar një grimë qetësie nga mikpritja e ensarëve, pas torturave të shumta nga ana e kurejshitëve, deshi Allahu që ai të ballafaqohet me provimin më të vështirë në jetën e tij dhe të preokupohet me sprovën më të ashpër që nga koha kur ishte bërë musliman.
Prandaj, ta përcjellim me kujdes tregimin e sprovës së tij të ashpër dhe të hidhur.
* * *
Pejgamberi a.s. i dërgoi tetë sahabët e tij në një mision të parë ushtarak në Islam. Në mesin e tyre ishin Abdullah ibnu Xhahshi dhe Sad ibnu Ebi Vekkasi dhe u tha:
- Do të emëroj për komandant atë që ka durim më të madh në uri dhe etje.
Pastaj ia dha flamurin Abdullah ibnu Xhahshit dhe ishte komandanti i parë i emëruar në një grup besimtarësh.
Pejgamberi a.s. ia caktoi Abdullah ibnu Xhahshit marshu-tën e udhëtimit dhe i dorëzoi një letër, por e urdhëroi që letrën mund ta hapte vetëm pasi të kalojnë dy ditë në udhëtim.
Pasi kaluan dy ditë të udhëtimit të çetës, Abdullahu e hapi letrën, në të cilën shkruante:
Kur ta shikosh letrën time, vazhdo udhëtimin derisa të arrish në vendin e quajtur Nahle, ndërmjet Taifit dhe Mekës. Prej aty përcilli lëvizjet e kurejshitëve dhe na informo për lajmet e tyre!
Posa e përfundoi Abdullahu leximin e letrës, tha:
- E dëgjova dhe iu përula urdhrit të Resulullahut s.a.v.s. Pastaj iu tha shokëve të vet:
- Resulullahu s.a.v.s. më ka urdhëruar të shkoj deri në Nahle që ti përcjellim kurejshitët dhe ta informojmë Pejgamberin a.s. për lëvizjet e tyre. Ai ma ka ndaluar që ta detyroj ndonjërin prej jush të vijë me mua. Kush do prej jush të bjerë shehid, le të urdhërojë me mua, e ai i cili nuk e do këtë, le të kthehet i paqortuar.
Shokët iu përgjigjën:
- E dëgjuam dhe i përulemi Resulullahut s.a.v.s. Vazhdojmë rrugën me ty ku të ka urdhëruar Resulullahu s.a.v.s.
Pastaj vazhduan rrugën derisa arritën në Nahle dhe filluan të përgjojnë e të shikojnë rrugët, për të përcjellur lajmet dhe lëvizjet e kurejshitëve.
Një ditë prej ditësh vërejtën prej së largu një karvan të kurejshitëve, në përcjelljen e të cilit ishin katër njerëz, e ata ishin: Amr ibnul Hadremijj, ElHakem ibnu Kejsan, Uthaman ibnu Abdullah dhe vëllai i tij, Mugire. Me ata ishte tregtia e Kurejshit, në të cilën kishte lëkura, rrush të thatë e gjëra të tjera që i blenin kurejshitët.
Kur e panë këtë, sahabët filluan të konsultohen në mes vete. Ishte dita e fundit e muajve të shenjtë, në të cilët nuk lejohej derdhja e gjakut. Më në fund thanë:
- Nëse i mbysim ata, do ti mbysim në muajin e shenjtë. Në këtë rast do të cenohet shenjtëria e këtij muaji dhe do të jemi objekt kritike nga ana e të gjithë arabëve. Po nëse i lejojmë të kalojë kjo ditë, atëherë ata do të hyjnë në Mekë tokën e shenjtë, do të thotë në vendin e sigurt.
Sahabët më në fund erdhën në përfundim të përbashkët se duhet të sulmohen, të mbyten dhe tu merret e tërë pasuria e karvanit... Pas një sulmi të furishëm e mbytën një, i zunë robër dy vetë, kurse i katërti ua mbathi këmbëve dhe iku.
* * *
Abdullah ibnu Xhahshi së bashku me shokët i morën dy të zënët rob dhe karvanin dhe u nisën në drejtim të Medinës. Kur arritën te Resulullahi s.a.v.s. dhe pa se si kanë vepruar, nuk e pëlqeu atë veprim të tyre dhe iu tha:
- Betohem në Allahun se unë nuk ju kam urdhëruar të luftoni, por ju kam urdhëruar që ti përcillni lëvizjet dhe lajmet e kurejshitëve.
I ndali dy të zënët rob derisa të marrë vendim rreth çështjes së tyre, ndërsa karvanin as që e shikoi e as nuk mori prej tij ndonjë send.
Abdullah ibnu Xhahshi dhe shokët e tij u penduan shumë dhe ishin të bindur se puna e tyre kishte mbaruar, ngase nuk i ishin përmbajtur urdhrit të Resulullahut s.a.v.s.
Por, ajo që i dëshpëronte edhe më shumë ishte se vëllezërit e tyre prej muslimanëve filluan ti qortonin dhe çdo herë që kalonin pranë tyre u thonin:
- Këta janë ata që e kanë kundërshtuar urdhrin e Resulullahut s.a.v.s.
Por, ajo që i dëshpëroi edhe më tepër ishte kur morën vesh se kurejshitët e kishin marrë këtë ndodhi si shkak për ta diskredituar Pejgamberin a.s. në mesin e fiseve arabe, sepse ata thonin:
Muhammedi nuk e respekton shenjtërinë e muajve të shenjtë. Ai lejoi derdhjen e gjakut në të, plaçkiti pasurinë tonë dhe i zuri rob njerëzit tanë...
Prandaj, mos pyet për dëshpërimin e madh të Abdullah ibnu Xhahshit dhe shokëve të tij për atë që kishte ndodhur e as për turpin që ndienin ata para Resulullahut s.a.v.s. për shkak të pozitës së keqe në të cilën e kishin vënë.
* * *
Pasi dëshpërimi kishte arritur kulmin dhe fatkeqësia ishte bërë barrë e rëndë mbi supet e tyre, atëherë u erdhi lajmi i gëzur se Allahu xh.sh. ishte i kënaqur me veprimin e tyre dhe për këtë kishte zbritur ajete të Kuranit.
Atëherë nuk mund ta marrësh me mend gëzimin e madh që i kishte kapluar zemrat e tyre, kurse njerëzit i përqafonin ata duke i përgëzur e uruar, si dhe duke u lexuar prej Kuranit atë çka kishte zbritur rreth veprës së tyre.
* * *
Lidhur me këtë, Pejgamberit a.s. i zbriti Fjala e Allahut xh.sh.:
Të pyesin për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaj: Luftimi në atë muaj është mëkat i madh, por shmangia nga rruga e Allahut dhe mohimi i Tij dhe tempullit të shenjtë dhe përzënia e banorëve të Tij është mëkat më i madh tek Allahu. Kurse shpifja është mëkat më i madh se vrasja! (ElBekare: 217)
Pasi zbritën ajetet e përmendura, u qetësua zemra e Pejgamberit a.s., e mori karvanin, i liroi dy të zënët rob dhe u pajtua me veprimin e Abdullah ibnu Xhahshit dhe të shokëve të tij, sepse lufta e tyre ishte ngjarje me rëndësi në jetën e muslimanëve. Preja e saj ishte preja e parë që merrej në Islam, i mbyturi në të ishte pabesimtari i parë gjakun e të cilit e kishin derdhur muslimanët, kurse dy të zënët robër ishin robërit e parë që kishin rënë në duar të muslimanëve. Flamuri i saj ishte flamuri i parë të cilin e kishin ngritur duart fisnike të Resulullahut s.a.v.s. dhe komandant i saj ishte Abdullah ibnu Xhahshi, që është quajtur komandant i parë i besimtarëve.
Pas pak kohe ndodhi beteja e Bedrit, në të cilën Abdullah ibnu Xhahshi tregoi heroizëm të jashtëzakonshëm, gjë që ishte në nivelin e besimit të tij.
Nuk shkoi pak kohë e ndodhi beteja e Uhudit, në të cilën Abdullah ibnu Xhahshi dhe Sad ibnu Ebi Vekkasi patën një ndodhi, që nuk mund të harrohet. Ia japim fjalën Sadit të na rrëfejë për ndodhinë e tij dhe të shokut të tij.
Sad ibnu Ebi Vekkasi tregon:
Para se të fillojë lufta e Uhudit, më takoi Abdullah ibnu Xhahshi dhe më tha:
- A nuk dëshiron ti lutesh Allahut?!
Iu përgjigja:
- Si jo.
U shmangëm vetëm ne të dy, unë i pari u luta e thashë:
- O Zoti im, kur ta takoj armikun më ballafaqo me një të fortë prej tyre, të mllefosur e të ashpër që ta luftoj atë dhe të më luftojë mua. Pastaj më dhuro mua fitore mbi të, derisa ta mbys atë dhe ta marrë trofeun e tij!
Abdullah ibnu Xhahshi i kishte ngritur duart gjatë lutjes sime, bëri Amin!, e pastaj tha:
- O Zoti im, më ballafaqo me një njeri të fuqishëm, guximtar, ta luftoj për hir Tëndin e të më luftojë. Pastaj të më marrë mua dhe të ma këpusë hundën time dhe veshët e mi, e kur të takoj Ty nesër, do më pyesësh:
- Përse të është këputur hunda jote dhe veshët e tu?
E unë do të përgjigjem:
- Për ty dhe për të Dërguarin Tënd.
Ti do të thuash: - Ashtu është!
Sad ibnu Ebi Vekkasi pastaj tha:
- Lutja e Abdullah ibnu Xhahshit ishte më e mirë se lutja ime. Duke shëtitur në mbarim të ditës, e pashë trupin e tij të masakruar e hunda e tij dhe veshët e tij ishin varur në degët e një druri.
* * *
Allahu xh.sh. iu përgjigj lutjes së Abdullah ibnu Xhahshit, të cilën e nderoi me rënien e tij shehid (dëshmor), ashtu siç e nderoi dajën e tij, zotëriun e dëshmorëve, Hamza ibnu Abdul Muttalibin.
Pejgamberi a.s. i varrosi të dy në një varr e lotët e tij të pastër e ujisnin dheun e tyre të parfumosur me erërat e bukura të shehidllëkut.
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjesa e dytë)
EBU UBEJDE IBNUL XHERRAHUPRIVATE
ABDULLAH IBNU MESUDI
SELMAN ELFARISI
IKREME IBNU EBI XHEHLI
ZEJDULHAJRI
ADIJ IBNU HATIM ETTAIJ
EBU DHERR ELGIFARI
ABDULLAH IBNU UMMI MEKTUM
EBU UBEJDE IBNUL XHERRAHU
Secili popull ka besnikun e vet, e besniku i këtij populli është Ebu Ubejde.
Muhammedi a.s.
Ebu Ubejde ishte një burrë me fytyrë të pastër, pamje të bukur, shtathedhur, i gjatë e shpatullgjërë. Syri gëzohej me pamjen e tij, shpirti kënaqej dhe zemra qetësohej në takimin me të.
Përveç këtyre, ai kishte sjellje të mirë. Ishte modest dhe i turpshëm. Mirëpo, nëse ashpërsohej situata dhe e kërkonte momenti, ai bëhej si luani.
Ai i përngjante tehut të shpatës në shkëlqimin e bukurisë së saj si dhe në ashpërsinë e të rënave të saj.
Ky pra është besniku i umetit të Muhammedit a.s., Amr ibnu Abdullah ibnul Xherrah ElFihri ElKureshi, i njohur me ofiqin Ebu Ubejde.
Abdullah ibnu Omeri r.a. e përshkroi atë e tha: Tre vetë nga kurejshitët janë me fytyra më të bukura, me moral më të lartë dhe janë më të turpshmit; kur të flasin, nuk të gënjejnë dhe nëse ti u flet, nuk të përgënjeshtrojnë: Ebu Bekr EsSidiku, Osman ibnu Affani dhe Ebu Ubejde ibnul Xherrahu.
Ebu Ubejde ishte prej të parëve që pranoi fenë islame. Ai e pranoi Islamin në ditën e dytë, menjëherë pas Ebu Bekrit. Fenë islame e pranoi nëpërmjet duarve të vetë Ebu Bekër EsSidikut. Pastaj së bashku me të, Abdurrahman ibnu Avfin, Othman ibnu Madhunin dhe ElErkam ibnul Ebi Erkamin shkuan te Pejgamberi a.s. dhe para tij e shqiptuan dëshminë e së vërtetës. Këta ishin shtyllat e para në të cilat u sendërtua kështjella e fortë e Islamit.
* * *
Ebu Ubejde e përjetoi përvojën e jetës së hidhur të muslimanëve në Mekë, prej fillimit deri në përfundimin e saj. Së bashku me muslimanët e tjerë, ai i përjetoi të gjitha peripecitë, vuajtjet, mundimet dhe pikëllimet, të cilat nuk i përjetoi asnjë ithtar i ndonjë feje tjetër në sipërfaqen e tokës, por megjithatë ata u mbeti besnikë parimeve islame.
Mirëpo, sprovimi i Ebu Ubejdes në ditën e Bedrit, me vrazhdësinë e vet tejkaloi çdo parashikim dhe çdo imagjinatë.
* * *
Ditën e Bedrit, Ebu Ubejde u vërsul në mesin e radhëve të armikut pa pasur frikë fare. Madje, armiqtë ia kishin frikën atij. Çante radhët e tyre pa e pasur frikë vdekjen. Prandaj i ruheshin kalorësit kurejshitë dhe i shmangeshin ballafaqimit me të.
Mirëpo, vetëm një njeri e përcillte Ebu Ubejden si hije. I dilte përpara në çdo anë. Por, Ebu Ubejde ia lëshonte rrugën dhe nuk e dëshironte ballafaqimin me të.
Edhe pse ky njeri i shpeshtoi sulmet e njëpasnjëshme, megjithatë Ebu Ubejde i shmangej sa ishte e mundur takimit me të. Por, më në fund, ai ia mbylli të gjitha rrugët Ebu Ubejdes dhe e pengonte për ti luftuar armiqtë e Allahut.
Dhe më në fund, kur e shpenzoi tërë durimin, nuk i mbeti tjetër veçse tia prejë kokën me shpatë, të cilën ia ndau në dy pjesë dhe njeriu ra i vdekur para tij.
Lexues i nderuar, mos u mundo të vrasësh mendjen se kush mund të jetë njeriu i vdekur!
A nuk të thashë se sfida e shëmtuar tejkaloi çdo para-shikim dhe kapërceu çdo imagjinatë?
Ndoshta do të të duket e pabesueshme kur të kuptosh se njeriu i vdekur ishte Abdullah ibnul Xherrahu, babai i Ebu Ubejdes.
Ebu Ubejde nuk vrau babanë e vet, por ai politeizmin, mosbesimin në personalitetin e babait të tij.
Rreth çështjes së Ebu Ubejdes dhe babait të tij, Allahu xh. sh. në Kuranin Famëlartë thotë:
Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre e tyre, ose të bijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do ti shpjerë në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. Allahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup) e Allahut. Ta dini, pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit. (58:22)
Ky veprim i Ebu Ubejdes nuk na habit, sepse fuqia e besimit të tij në Allahun, sinqeriteti ndaj fesë dhe besnikëria ndaj umetit të Muhammedit kishin arritur kulminacionin e tyre.
Muhammed ibnu Xhaferi rrëfen e thotë:
- Erdhi një delegacion i krishterë te Pejgamberi a.s. e i thanë: O Ebul Kasim! Dërgoje me ne njërin prej sahabëve të tu më të afërt të gjykojë mes nesh për disa konteste të ndarjes së pasurisë sonë, të cilat nuk mundëm ti zgjidhim vetë. Ju muslimanët te ne keni respekt të veçantë.
Pejgamberi a.s. iu tha:
- Ejani tek unë në mesditë e unë do ta dërgoj me ju një njeri të fuqishëm dhe besnik.
Omeri r.a. thotë:
- Shkova herët për ta falur namazin e drekës. Asnjëherë nuk e kam dashur postin më shumë se atë ditë, duke shpresuar të kem fatin të jem i zoti i atij atributi.
Pejgamberi a.s. posa e fali me ne namazin e drekës, filloi të shikojë djathtas e majtas. Unë ngritesha sa mundesha që ti bija në sy. Pejgamberi a.s. vazhdoi ashtu ta hedhë shikimin e tij në mesin tonë, derisa pa Ebu Ubejde ibnul Xherrahun, të cilin e thirri e i tha:
- Shko me këta dhe gjyko në mes tyre me drejtësi rreth kontesteve të tyre. Atëherë unë thashë me vete: E mori atë nder Ebu Ubejde!
Ebu Ubejde nuk shquhej vetëm me besnikëri, por tek ai bashkohej fuqia dhe besnikëria. Kjo fuqi u manifestua në shumë raste.
Ajo u manifestua ditën kur Pejgamberi a.s. dërgoi një grup prej sahabëve të tij për ti dalë në rrugë një karvani të kurejshitëve dhe për udhëheqës të grupit caktoi Ebu Ubejden r.a. Pejgamberi a.s. iu dha me vete një tarkuçe me hurma, sepse nuk kishte pasur asgjë tjetër. Ebu Ubejde ua jepte secilit prej sahabëve të tij çdo ditë nga një hurmë dhe çdonjëri prej tyre e thithte ashtu sikurse e thith foshnja gjirin e nënës. Pastaj pinin ujë dhe kështu kjo u mjaftonte tërë ditën deri në mbrëmje.
* * *
Ndërsa ditën e betejës në Uhud, atëherë kur muslimanët u mundën dhe njëri nga idhujtarët filloi të çirrej:
- Më tregoni se ku është Muhammedi... Më tregoni se ku është Muhammedi...
Ebu Ubejde ishte njëri nga dhjetë personat të cilët e kishin rrethuar Pejgamberin a.s. dhe e mbronin me kraharorët e tyre, të cilët i kishin drejtuar kah shigjetat e pabesimtarë-ve.
Kur mbaroi beteja, Pejgamberit a.s. i ishin thyer dy dhëmbët e përparshëm, i ishte lënduar balli, ndërsa dy hallka të parzmës së tij i kishin hyrë në mollëzat e syrit. Ebu Bekri deshi tia nxjerrë ato nga mollëzat, por kur e vërejti këtë Ebu Ubejde i tha: - Pashë Allahun ma lë mua këtë punë! Ebu Bekri ia la. Ebu Ubejde u frikësua se, nëse ia nxjerr hallkat me dorë, Pejgamberi a.s. do të ndiejë dhembje. Prandaj ia kaf-shoi të parën me tërë fuqinë me dhëmbët e përparshëm dhe e nxori, por i ra edhe dhëmbi i tij.
Pastaj e kafshoi të dytën me dhëmbin e tij të dytë, e nxori atë, por me të i ra edhe dhëmbi tjetër.
Lidhur me këtë, Ebu Bekri thotë: - Ebu Ubejde ishte prej njerëzve më të pashëm pa dhëmbët e përparmë.
* * *
Ebu Ubejde së bashku me të Dërguarin e Allahut mori pjesë në të gjitha betejat, prej fillimit të shoqërimit me të e derisa vdiq.
Me rastin e zgjedhjes së Ebu Bekrit si halife të muslimanëve në Sekif, Omer ibnul Hattabi i tha Ebu Ubejdes:
Shtrije dorën të të pranoj ty si halife, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: Secili ka besnikun e vet, e ti je besniku i këtij umeti.
Ebu Ubejde u përgjigj:
- Nuk mund ti dal para atij njeriu të cilin e urdhëroi Pejgamberi a.s. të na prijë neve në namaz dhe ne u falëm pas tij derisa i Dërguari i Allahut ishte gjallë.
Pasi Ebu Bekri u zgjodh halife i muslimanëve, Ebu Ubejde ishte njëri prej këshilltarëve dhe ndihmësve të tij me të afërt dhe më të sinqertë në vërtetësi dhe ndihmës i pakursyeshëm në mirësi.
Pas Ebu Bekrit, halifati iu besua Omer ibnul Hattabit, të cilit gjithashtu iu bind Ebu Ubejde dhe asnjëherë nuk e kundërshtoi, përveç në një rast.
A e di se për cilën çështje nuk e dëgjoi Ebu Ubejde halifen e muslimanëve?
Ai nuk e dëgjoi atëherë kur ndodhej në Sham në krye të ushtrisë muslimane, të cilën e udhëhiqte prej fitores në fit-ore, derisa nën komandën e tij u çlirua i tërë Shami dhe arriti deri te lumi Eufrat, në lindje dhe Azinë e Vogël, në veri.
Në atë kohë, në Sham, ishte përhapur me të madhe sëmundja e kolerës, saqë nuk mbahej në mend që ndonjëherë të kishin vdekur aq shumë njerëz.
Halifeja i muslimanëve Omer ibnul Hattabi, nga frika se nga kjo sëmundje mund ta pësojë edhe Ebu Ubejde, nxitoi dhe e dërgoi një emisar tek ai me një mesazh në të cilin thuhej:
- Unë kam nevojë të madhe për ty, për çka nuk mund të të zëvendësojë askush. Nëse të mbërrin mesazhi im natën, kërkoj prej teje që mëngjesi të të gjejë tek unë. E nëse letra ime të arrin ditën, kërkoj prej teje që mbrëmja të të gjejë tek unë.
Posa e lexoi Ebu Ubejde letrën e halifit, tha:
- E kuptova nevojën e prijësit të muslimanëve për mua. Ai dëshiron ta mbajë në jetë atë që nuk mund të mbahet. Pastaj iu përgjigj letrës së tij me këtë fjalë:
O prijës i muslimanëve! Unë e kuptova nevojën tënde për mua. Unë gjendem në mesin e ushtrisë muslimane dhe jam njëri prej ushtarëve të saj. Nuk dëshiroj ta ruaj vetveten prej asaj që mund tu ndodhë atyre.
Nuk dëshiroj të ndahem prej tyre, derisa Allahu ta çojë në vend urdhrin e Vet për mua dhe për të tjerët.
Kur të arrijë letra ime, më lejo të mbetem këtu ku jam!
Posa i arriti Omerit letra e Ebu Ubejdes, e lexoi me një frymë e pastaj qau derisa iu enjtën sytë. Disa nga sahabët që ishin të pranishëm, kur panë mallëngjimin e tij të madh, e pyetën:
- Mos ka vdekur Ebu Ubejde, o prijës i besimtarëve?
Omeri iu përgjigj:
- Jo. Mirëpo, ai është në prag të saj.
Supozimi i Omerit nuk ishte larg. Nuk shkoi pak kohë dhe Ebu Ubejde u sëmur nga kolera. Kur vërejti se i ishte afruar vdekja, i porositi ushtarët e tij me këto fjalë:
- Unë ua lë një porosi, nëse i përmbaheni, do të jeni mirë:
Faleni namazin, agjërojeni muajin e Ramazanit, jepni sadakanë, bëni haxhin dhe umren, këshilloni njëritjetrin në mirësi, dëgjoni prijësat tuaj e mos i tradhtoni. Kini kujdes të mos iu mashtrojë dynjaja, sepse njeriu, sikur të jetojë edhe një mijë vjet, patjetër do të vijë në këtë gjendje në të cilën më shihni mua.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin me ju!
Pastaj u drejtua kah Muadh ibnu Xhebeli e i tha: -O Muadh, priju njerëzve në namaz!
Nuk vonoi e shpirti i tij i pastër u shpërngul në ahiret. Pastaj u ngrit Muadhi dhe tha:
- O njerëz: Ju jeni të pikëlluar me humbjen e këtij njeriu. Betohem në Allahun, nuk di të kem kam parë njeri më zemërmirë e më të largët nga veprat e këqija, e as më këshilldhënës të mirë për të gjithë. Lutuni për të, Allahu ju mëshiroftë!
ABDULLAH IBNU MESUDI
Kush dëshiron ta lexojë Kuranin ashtu si ka zbritur, le ta lexojë sipas kiraetit (leximit) të ibnu Ummi Abdit.
Muhammedi a.s.
Abullah ibnu Mesudi në atë kohë ishte një djalosh me shtat të njomë dhe ende nuk e kishte arritur moshën e pjekurisë. Kohën e kalonte nëpër kodrat e Mekës, larg njerëzve, duke ruajtur delet e njërit prej zotërinjve të kurejshit, Ukbe ibnu Muajti.
Njerëzit e thërrisnin me ofiqin ibnu Ummi Abd, por emri i tij është Abdullah, ndërsa i babait të tij Mesud.
* * *
Djaloshi dëgjonte lajmet e paraqitjes së Pejgamberit në mesin e popullit të vet, por ajo pak fare i interesonte për shkak të moshës së tij të re, në një anë, si dhe për shkak të izolimit të tij nga rrjedhat e shoqërisë së Mekës, në anën tjetër. Ishte mësuar të shkonte herët në mëngjes me delet e Ukbesë e të kthehej me to në orët e vona të mbrëmjes.
* * *
Një ditë prej ditësh, djaloshi i Mekës, Abdullah ibnu Mesudi vërejti prej së largu dy mesoburra hijerëndë, të cilët po shkonin në drejtim të tij, që dukeshin të lodhur e të rraskapitur. Nga udhëtimi i gjatë u ishin tharë buzët dhe fyti. Kur arritën tek ai, e përshëndetën dhe i thanë:
- O djalosh, mile njërën prej këtyre deleve që ta shuajmë etjen!
Djaloshi ia ktheu:
- Nuk mund ta bëj këtë. Delet nuk janë të miat. Ato më janë lënë në besim.
Dy mesoburrat nuk i pritën fjalët e djaloshit me përbuzje, por në fytyrat e tyre u duk një lloj kënaqësie.
Pastaj njëri prej tyre i tha djaloshit:
- Më drejto te një dele, e cila ende nuk ka pjellur. Djaloshi e drejtoi te një dele e vogël aty pranë. Njeriu iu afrua, e lidhi dhe filloi ti prekë gjinjtë e saj me duart e tij, duke e përmendur emrin e Allahut. Djaloshi e shikoi me habi dhe tha me vete:
- Kur ka ndodhur që delja e cila ende nuk ka pjellur të nxjerrë qumësht?!
Mirëpo, nuk kaloi shumë dhe gjinjtë e deles u frynë dhe qumështi filloi të rrjedhë me bollëk.
Ndërsa njeriu tjetër mori një gur prej tokës, në formë pjate, dhe e mbushi atë me qumësht, nga e cila pinë ai dhe shoku i tij. Pastaj edhe atij i dhamë të pijë prej tij dhe ai nuk mund ti besonte asaj që ishte duke parë...
Pasi u ngopën me qumësht, njeriu i mirë i tha gjiut të delës: Rrudhu, dhe menjëherë filloi të rrudhet, derisa u kthya në gjendjen e mëparshme.
Atëherë djaloshi i tha atij njeriu të mirë:
- Më mëso mua diçka prej atyre fjalëve që the!
Ai ma ktheu:
- Ti je djalosh i ditur.
* * *
Ky ishte fillimi i ngjarjes së Abdullah ibnu Mesudit me Islamin...
Njeriu i mirë nuk ishte vetëm se i Dërguari i Allahut, ndërsa shoku i tij ishte Ebu Bekër EsSidiku r.a....
Ata të dy kishin dalë atë ditë në kodrat e Mekes, për shkak të keqtrajtimeve dhe presioneve të shumta që bënin kurejshitët mbi ta.
* * *
Ashtu sikurse e deshi djaloshi Pejgamberin a.s. dhe shokun e tij, po ashtu edhe Pejgamberi a.s. dhe shoku i tij u mahnitën me djaloshin, e çmuan lart besnikërinë dhe sinqeritëtin e tij të madh dhe parashikuan se ai patjetër do të bëhet njeri i vlefshëm.
* * *
Nuk shkoi shumë kohë e Abdullah ibnu Mesudi pranoi fenë islame dhe iu paraqit Pejgamberit a.s. që të jetë në shërbimin e tij, me çka pëlqeu Pejgamberi a.s.
Prej asaj dite, djaloshi fatlum Abdullah ibnu Mesud kaloi prej profesionit të bariut të deleve në shërbimin e zotëriut të të gjitha krijesave dhe popujve.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi e përcolli të Dërguarin e Allahut ashtu siç e përcjell hija të zotin. E shoqëronte kur ai qëndronte në shtëpi dhe kur udhëtonte. Ishte me të brenda në shtëpinë e tij dhe jashtë saj... E zgjonte prej gjumit kur flente, e mbulonte kur pastrohej, ia mbathte nallanet kur dëshironte të dilte jashtë, ia zbathte kur ai donte të hynte. Ia mbante shkopin dhe misvakun e tij. Ia pastronte dhomën kur ai hynte në të...
Por, edhe më tepër: Pejgamberi a.s. i lejoi atij të hynte tek ai në çdo kohë dhe të dinte të gjitha sekretet e tij, derisa u quajt njohës i sekreteve të të Dërguarit të Allahut.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi u edukua në shtëpinë e Pejgambe-rit a.s., u pajis me moralin e tij dhe e pasoi atë në të gjitha cilësitë e tij, derisa u tha për të: - Ai është njeriu më i afërt i Pejgamberit a.s., në aspektin fizik dhe moral.
Ibnu Mesudi u shkollua në shkollën e Pejgamberit a.s. dhe ishte prej lexuesve më të mirë të Kuranit në mesin e ashabëve. Njohës më i mirë i sureve të tij dhe njohës më i mirë i ligjeve të Allahut.
Këtë më së miri e argumenton tregimi i atij njeriu që iu drejtua Omer ibnul Hattabit, kur ai ndodhej në Arafat, dhe i tha:
- Po vij, o prijës i besimtarëve, prej Kufes dhe atje kam lënë një njeri, që po i dikton mushafet përmendsh.
Për këtë, Omeri r.a. u hidhërua së tepërmi dhe pyeti:
- Cili është ai, vaj halli për ty?!
Ai tha: -Abdullah ibnu Mesudi.
Pas pak kohe, Omerit i kaloi hidhërimi dhe erdhi në gjendjen e tij normale, dhe tha:
- Medet për ty! Betohem në Allahun se nuk di që ka mbetur njeri i cili ka më shumë të drejtë për këtë çështje sesa ai. Do të flas diçka për të.
Omeri e filloi tregimin e vet e tha:
- Një natë prej netësh, Pejgamberi a.s. ishte tek Ebu Bekri, bisedonin për çështjet e muslimanëve dhe unë isha i pranishëm. Nuk shkoi shumë kohë dhe Pejgameri a.s. doli, dhe ne dolëm me të. Kur hymë në xhami, pamë një njeri tek falej, të cilin nuk e njohëm, Pejgamberi a.s. u ndal dhe po e dëgjon, e pastaj u drejtua kah ne dhe tha: - Kush dëshiron ta lexojë Kuranin, ashtu sikurse ka zbritur, le ta lexojë atë sipas kiraetit (leximit) të Ibnu Ummi Abdit
Pastaj Abdullah ibnu Mesudi u ul të lutej e Pejgamberi a.s. filloi të thotë me një zë të vogël të cilin vetëm ne e dëgjonim:
- Lutu, do të jepet ty...
Lutu, do të jepet ty...
Omeri pastaj vazhdoi të flasë.
- Thashë me vete: Betohem në Allahun se nesër, herët në mëngjes, gjithsesi do të shkoj tek Abdullah ibnu Mesudi dhe do ta përgëzoj me aminin e të Dërguarit të Allahut në lutjen e tij. U zgjova herët në mëngjes, shkova tek ai dhe e përgëzova, por Ebu Bekri kishte shkuar para meje për ta përgëzuar.
Betohem në Allahun se nuk kam mundur ti paraprij Ebu Bekrit në asnjë të mirë.
* * *
Njohuria e Abdullah ibnu Mesudit rreth Librit të Allahut xh.sh. ishte aq e gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, saqë ai thoshte: - Betohem në Allahun, që nuk ka tjetër përveç Tij, se nuk ka asnjë ajet të Kuranit të zbritur e që unë nuk e di se ku ka zbritur dhe për çka ka zbritur. Dhe sikur të dija se dikush tjetër ka më shumë njohuri rreth Librit të Allahut, do të shkoja të mësoja prej tij.
* * *
Nuk është e tepërt kjo që tha për veten Abdullah ibnu Mesudi. Një ditë prej ditësh Omer ibnul Hattabi r.a. takon një karvan në njërin prej udhëtimeve të tij, gjatë një nate të errët që e kishte mbuluar me errësirën e saj karvanin.
Në karvan kishte qëlluar Abdullah ibnu Mesudi e Omeri e urdhëroi një njeri ti pyesë ata:
- Prej nga jeni?
- Prej një vendi të largët.
- Për ku jeni nisur?
Abdullahu u përgjigj:
- Për në Shtëpinë Shenjtë.
Omeri tha: Me siguri në mesin e tyre është ndonjë alim,- (dijetar) dhe e urdhëroi një njeri dhe i thirri ata:
- Cila pjesë e Kuranit është më madhështore?
- Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i pëhershëm dhe i përjetshëm. (2:255)
- Pyete, cila pjesë e Kuranit është më e përsosur?
- Vërtet Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve.(16:90)
- Pyete, cili ajet i Kuranit është më gjithëpërfshirës?
- E kush bën ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush bën ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë (99:78)
- Pyete, cili ajet i Kuranit është më frikësues?
- Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja e as sipas shpresave të ithtarëve të Librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe nuk do të gjejë pos Allahut, as mik as ndihmës. (4:123)
- Pyete, cili ajet i Kuranit është më shpresëdhënës?
- Thuaj: O robërit e mi, që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai, njëmend, fal shumë dhe është mëshirues. (39:53)
Omeri tha:
- Pyete, a është në mesin tuaj Abdullah ibnu Mesudi?
Ata u përgjigjën:
- Betohemi në Allahun se ai është në mesin tonë.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi nuk ishte vetëm lexues i mirë i Kuranit, dijetar dhe njeri i devotshëm, por në të njëjtën kohë ishte i fuqishëm, i vendosur, luftëtar dhe i guximshëm, kur e kërkonte nevoja.
Mjafton për të që ishte muslimani i parë në rruzullin tokësor që e lexoi Kuranin me zë të lartë pas Pejgamberit a.s.
Një ditë prej ditësh, sahabët e Pejgamberit a.s. u tubuan në Mekë ishin nUmejrikisht pak dhe të pafuqishëm dhe thanë:
- Deri më tani asnjë herë nuk iu dha rasti kurejshitëve të dëgjojnë leximin e Kuranit me zë të lartë. A gjendet dikush në mesin tonë, i cili mund ta bënte këtë?!
U paraqit Abdullah ibnu Mesudi dhe tha:
- Unë do ta bëj këtë.
Shokët ia pritën:
- Ne kemi frikë për ty. Por, dëshirojmë që këtë ta bëjë dikush që ka familje e cila mund ta marrë nën mbrojtje, në rast se kurejshitët ia dëshirojnë të keqen atij. -Ai ia ktheu: -Më lëni mua, sepse Allahu do të më mbrojë prej sherrit të tyre.
Pas kësaj u nis në drejtim të Qabes, derisa arriti te Mekami Ibrahim. Ishte mesditë. Kurejshitët ishin ulur rreth Qabes. Ai u ndal te Mekami Ibrahim dhe nisi të lexojë me zë të lartë: Bismillahirrrrahmanirrrrahim. Errrrahman Allemel Kurane. Halekal insane. Allemehul bejane.
Ai vazhdoi të lexojë derisa tërhoqi vëmendjen e kurejshitëve, të cilët të habitur pyetën: Çka tha Ibnu Ummi Abdi?!
- Medet për të... Ai po lexon atë që i është zbritur Muham-medit!
Kurejshitët u ngritën të mllefosur. Filluan ta grushtojnë, ti mëshojnë në fytyrë, por megjithatë ai vazhdoi të lexojë derisa e përfundoi. Pastaj shkoi te sahabët e tij e gjaku i rridhte rrëke prej fytyrës. Ata i thanë:
- Për këtë ta kishim frikën.
Ndërsa Abdullahu ua ktheu:
- Betohem në Allahun se armiqtë e Tij, tani janë më të dobët në sytë e mi dhe nëse dëshironi, unë do ta përsëris këtë nesër.
Ndërsa ata ia pritën: - Jo. Mjafton kjo që bëre sot, sepse ata dëgjuan prej teje atë që e urrejnë.
* * *
Abdullah ibnu Mesudi jetoi deri në kohën e halifatit të Osmanit r.a. Kur u sëmur rëndë, atë e kishte vizituar Osmani r.a. dhe e kishte pyetur:
- Prej çka po ankohesh?
Abdullahu ia ktheu:
- Prej mëkateve të mia.
Osmani pastaj shtoi:
- Cila është dëshira jote?
Ai u përgjigj:
- Dëshiroj mëshirën e Zotit tim.
Pastaj Osmani e pyeti:
- A të urdhëroj të ta japin rrogën tënde, të cilën nuk e ke marrë vite me radhë?!
Abdullahu iu përgjigj:
- Nuk kam nevojë për të.
Osmani i tha:
- Do tu mbetet vajzave të tua pas teje.
Abdullahu ia ktheu:
- A ke frikë se vajzat e mia do të vuajnë nga varfëria?!
- Unë i kam urdhëruar ato që ta lexojnë për çdo natë surën ElVakia, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: Kush e lexon suren El Vakia për çdo natë, assesi nuk mund të jetë i varfër.
* * *
Kur arriti nata, Abdullah ibnu Mesudi kaloi në botën e amshueshme, ndërsa gjuha e tij ende ishte e freskët duke përmendur Fjalët e Allahut xh.sh
SELMAN ELFARISI
Selmani është prej nesh EhliBejtit
Muhammedi a.s.
Ky është rrëfimi ynë për njeriun që kërkonte të gjente të vërtetën, për njeriun që hulumtonte të zbulonte Allahun.
Ky është rrëfimi për Selman ElFarisiun, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Po ia japim fjalën vetë Selmanit të na rrëfejë ngjarjet e tregimit të tij, sepse ndjenjat e tij janë më të thella, rrëfimet e tij janë më precize dhe më të sinqerta.
Ja se si e tregon Selmani rrëfimin e tij:
- Isha djalosh persian prej Isfahanit, nga fshati Xhejjan.
Babai im ishte kryetar i fshatit, më i pasuri ndër ta dhe me autoritet të lartë.
Isha krijesa më e dashur tek ai prej ditës kur u linda dhe kjo dashuri sa vinte e shtohej me kalimin e kohës, derisa nga frika se do të më ndodhë diçka më mbylli në shtëpi ashtu siç mbyllen vajzat.
Isha adhurues i zjarrit dhe arrita në hierarkinë më të lartë, derisa mu besua ndezja e zjarrit që ai të mos fiket asnjëherë, as ditën as natën.
Babai im kishte një kopsht të madh, i cili na jepte të lashta të shumta, e ai interesohej për të dhe i merrte të lashtat e tij.
Një ditë prej ditësh babai ishte i zënë me punë të tjera, të cilat nuk ia mundësuan shkuarjen në fshat dhe më tha:
- O djali im, unë nuk mund të shkoj në kopsht për atë që po e sheh edhe vetë. Shko ti sot atje dhe kujdesu për të. U nisa me qëllim që të shkoj te kopshit ynë. Duke shkuar rrugës, kalova pranë një kishe të të krishterëve e cila, pasi dëgjova zërat e tyre duke u lutur, më tërhoqi vëmendjen.
* * *
Nuk dija asgjë për të krishterët apo për besimtarët e feve të tjera për shkak të periudhës së gjatë të izolimit tim dhe ndërprerjes së kontakteve me njerëzit. Kur i dëgjova zërat e tyre, hyra brenda në kishë që ti shoh se çka po bëjnë.
Pas një meditimi të gjatë më pëlqeu mënyra e lutjes dhe lakmova fenë e tyre dhe thashë:
Për Zotin kjo fe është më e mirë se feja jonë. Betohem në Allahun se fare atë ditë nuk u ndava prej tyre deri në mbrëmje dhe nuk shkova te kopshti i babait tim.
Pastaj i pyeta ata:
- Ku është burimi i kësaj feje?
Më thanë: - Në Sham (Siri).
Në mbrëmje u ktheva në shtëpi dhe babai filloi të më pyes se çkisha bërë. Unë iu përgjigja:
- O babai im! Rrugës për në kopshtin tonë kalova pranë një kishe në të cilën luteshin disa njerëz. Zërat e tyre tërhoqën vëmendjen time dhe hyra brenda. Lutjet e tyre më pëlqyen dhe aty qëndrova derisa perëndoi dielli.
Babai im u tmerrua nga veprimi im dhe më tha:
- O djali im! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë! Feja jote dhe e baballarëve të tu është më e mirë se ajo.
Unë ia ktheva:
- Assesi, për Allahun, feja e tyre ishte më e mirë se feja jonë. Babai im u frikësua prej kësaj që thashë dhe pati frikë se do ta braktis fenë tonë. Prandaj më burgosi në shtëpi dhe mi lidhi këmbët.
Shfrytëzova rastin e parë dhe i lajmërova të krishterët:
- Nëse shkon ndonjë karvan për në Sham, më lajmëroni.
Nuk shkuan pak ditë dhe arriti tek ata një karvan që shkonte për në Sham. Më lajmëruan për këtë dhe shpejt e shpejt i zgjidha këmbët dhe dola me ata duke u fshehur derisa arrita në Sham.
Kur arrita atje, pyeta: - Kush është njeriu më i devotshëm i kësaj feje?
Ata u përgjigjën:
- Ipeshkvi, kujdestari i kishës. Shkova tek ai dhe i thashë:
- Unë e pëlqeva Krishterimin dhe dëshiroj të të shoqëroj ty, të jem në shërbimin tënd, të mësoj prej teje dhe të lutem me ty.
Ai më tha:
Urdhëro. Hyra tek ai dhe fillova ti shërbej atij.
Nuk shkoi pak kohë dhe kuptova se ai ishte njeri i keq. I urdhëronte besimtarët të jepnin lëmoshë dhe u premtonte shpërblime të mëdha prej saj. Mirëpo, prej tërë asaj që ata i jepnin, ai nuk u jepte asgjë të varfërve dhe atyre që kishin nevojë për ndihmë. Por, të gjitha i ruante për vete, derisa më në fund grumbulloi shtatë qypa me ar.
Kjo sjellje e tij më bëri ta urrej. Nuk vonoi dhe vdiq. Të krishterët, si zakonisht, u tubuan për ta varrosur, e unë u thashë atyre:
Njeriu, për varrosjen e të cilit jeni tubuar ishte njeri i keq. Ai ju urdhëronte të jepni lëmoshë dhe, kur ju e bënit atë, ai ato i ruante për vete dhe nuk u shpërndante asgjë të varfërve.
Ata më pyetën të habitur:
- Si mund ta dish ti këtë?!
Unë ua ktheva:
- Për ta vërtetuar këtë, po ju drejtoj te thesari i tij.
Ata më thanë:
- Na drejto pra atje. Ua tregova vendin e thesarit të tij të fshehtë prej ku nxorën shtatë qypa përplot ar dhe argjend. Kur e panë këtë, thanë:
- Për Zotin, nuk do ta varrosim.
Pastaj e gozhduan atë në një vend publik dhe e gjuajtën me gurë.
Pas pak kohe, në vend të tij zgjodhën një njeri tjetër. E shoqërova edhe atë dhe nuk kisha parë në jetë njeri më modest se ai, e as më të dhënë për botën tjetër, as më të devotshëm. Ai lutej natën dhe ditën. E desha shumë dhe me të kalova një kohë të gjatë dhe para se të vdiste i thashë:
- Të lutem, te kush më këshillon të shkoj pas teje?
Ai u përgjigj:
- O djaloshi im! Nuk di të gjendet ndonjë njeri si unë në këto anë, përveç njërit në Mosul, i cili nuk ka devijuar nga parimet e Krishterimit, prandaj shko dhe bashkangjitju atij.
Pasi vdiq shoku im, iu bashkangjita atij njeriu në Mosul. Kur arrita tek ai, i rrëfeva tregimin tim dhe i thashë:
- Filani më këshilloi para se të vdiste që të të shoqëroj dhe më tregoi se ti je besnik dhe i përmbahesh parimeve të vërteta të Krishterimit.
Atëherë ai më tha:
- Qëndro këtu tek unë!
U vendosa tek ai dhe vërejta se sjelljet dhe veprat e tij ishin për çdo lëvdatë. Por, ai ishte në moshë të shtyrë dhe nuk shkoi shumë kohë dhe vdiq. Por, para se ta lëshonte shpirti, e pyeta:
- O filan! Si duket, ti do të kalosh në jetën e amshueshme dhe ti e di gjendjen dhe hallin tim. Te kush më këshillon të shkoj pas teje?
Ai me dhembje mu drejtua duke më thënë:
- O djaloshi im! Për Zotin, nuk di të ketë njeri në këto anë sikurse unë, përveç njërit në Nessibin, e ai është filani. Shko tek ai.
Pasi e varrosëm shokun tim, u shkova në Nessibin dhe i tregova atij tregimin tim dhe për porosinë e shokut tim, e ai më tha:
- Qëndro tek unë. U vendosa aty dhe vërejta se veprat dhe sjelljet e tij ishin sikurse të të dy shokëve të tij të mëparshëm. Por, nuk shkoi shumë kohë, e edhe atij i erdhi vdekja. Para se të kalonte në jetën e amshueshme e pyeta:
Ti e di hallin tim, te kush më këshillon të shkoj pas teje?
Ai mu drejtua me këto fjalë:
O djaloshi im! Për Zotin, unë nuk njoh njeri që është në gjendjen në të cilën isha unë, me përjashtim të njërit në Amurije, e ai është filani. Të këshilloj të shkosh tek ai. Shkova në Amurije tek ai dhe i tregova për hallin tim, dhe ai më tha:
- Qëndro tek unë! U vendosa aty dhe betohem në Allahun se ishte në rrugën e shokëve të tij. Gjatë qëndrimit tek ai, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet që i kisha bërë, mi kishte dhuruar disa lopë dhe dhurata të tjera.
Nuk kaloi shumë kohë dhe edhe atë e gjeti ajo që i kishte gjetur dy shokët e tij të mëparshëm. Por, para se të vdiste, e pyeta:
- Ti e di çështjen time, te kush më këshillon të shkoj pas teje dhe si të veproj?
Ai më tha:
- O djaloshi im, betohem në Allahun se nuk ka mbetur njeri në sipërfaqen e tokës që i përmbahet asaj që ne i përmbahemi... Mirëpo është afruar koha e paraqitjes së një Pejgamberi në tokat arabe, i cili do ta mbartë mbi supet e tij fenë e Ibrahimit, pastaj do të shpërngulet prej vendlindjes së tij në një vend ku ka shumë hurma dhe ai ka shenja të cilat nuk mund të fshihen. Ai e pranon dhuratën, por jo edhe lëmoshën dhe në mes krahëve të tij mban vulën e profetësisë. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje.
Nuk kaloi shumë kohë dhe shoku im ndërroi jetë. Unë qëndrova një kohë në Amurije, derisa atypari kaloi një karvan tregtarësh arabë të fisit Kelb. Pas një bisede, u thashë atyre:
- Nëse më merrni mua deri në tokat arabe, do tju jap lopët dhe këto dhurata. Ata më thanë:
- Po, do të të marrim. Ua dhashë ato dhe më morën. Por kur arritëm në vendin e quajtur Vadil Kura, më tradhtuan dhe më shitën te një çifut, i cili më mori me vete dhe më caktoi që të jem në shërbimin e tij. Nuk shkoi shumë kohë e erdhi për vizitë tek ai njëri prej kushërinjve të tij nga fisi beni Kurejdha dhe më bleu prej tij. Menjëherë më mori me vete në Jethrib dhe i pashë palmat, të cilat mi kishte përmendur zotëriu im në Amurije. E njoha Medinën në bazë të përshkrimit të tij. Aty u vendosa te zotëriu im.
Në atë kohë, Pejgamberi a.s. e thërriste në fe popullin vet në Mekë. Mirëpo, unë nuk kisha dëgjuar për paraqitjen e tij për shkak të detyrimeve të mia të shumta që mi impononte skllavëria.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Pejgamberi a.s. u shpërngul për në Jethrib. Për Allahun, unë kisha hipur në majë të një hurmeje të zotëriut tim, ku isha duke kryer disa punë, ndërsa zotëriu im ishte ulur nën hijen e saj. Kur papritmas erdhi njëri nga kushërinjtë e tij dhe i tha:
- I vraftë Allahu Benu Kajletët! Ata janë tubuar sot në Kuba, duke pritur ardhjen e një njeriu që vjen nga Meka e pohon se është pejgamber.
Posa i dëgjova fjalët e tij më hipi një mundim dhe u shqetësova deri në atë shkallë saqë më kapi frika se do të bie mbi zotëriun tim. Menjëherë nisa të zbres prej hurmës dhe fillova ti them atij njeriut:
- Çfarë po thua?! Përsërite edhe njëherë lajmin... Prej fjalëve të mia, zotëriu im u hidhërua shumë dhe më goditi rëndë dhe më tha:
- Çka po të hyn në udhë ty kjo?! Shko atje ku ishe, në punën tënde!
* * *
Kur ra muzgu i mbrëmjes, mora disa hurma që i kisha mbledhur dhe u drejtova atje ku pandehja të ishte Pejgamberi. Hyra tek ai dhe, pasi e përshëndeta, i thashë:
Kam dëgjuar se ti je njeri i mirë. Me vete ke shokë jabanxhi, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Ja, kjo është që më ka qëlluar mua për tua dhënë juve si lëmoshë (sadaka) dhe e pashë se ju keni më shumë të drejtë në këtë sesa të tjerët. Pastaj iu afrova atij, e ai u tha sahabëve të vet:
- Hani... ndërsa ai e tërhoqi dorën e nuk hëngri.
Atëherë thashë me vete: Kjo është njëra prej shenjave.
Pastaj u ktheva dhe nisa të mbledh disa hurma të tjera dhe, kur Pejgamberi a.s. kaloi prej Kubas në Medinë, shkova tek ai e i thashë:
- Unë vërejta se ti nuk po e ha sadakën (lëmoshën) dhe ja, këto hurma ti kam sjellë dhuratë, në shenjë nderimi dhe respekti ndaj teje. Ai i hëngri disa prej tyre dhe i urdhëroi sahabët që edhe ata të hanë me të, gjë që edhe e bënë.
Atëherë thashë me vete:
Kjo është shenja e dytë...
Pastaj shkova te Pejgamberi a.s. në Bekie ElGarkad, ku ishte duke varrosur njërin prej sahabëve të vet. E pashë ulur e në trup kishte dy copë pëlhurash. I dhashë selam e pastaj u solla mbrapa shpinës, se mos do ta shoh vulën, të cilën ma kishte përshkruar zotëriu im në Amurije.
Kur e hetoi Pejgamberi a.s. se jam duke shikuar shpinën e tij, e kuptoi qëllimin tim. Atëherë e hoqi mbulesën e tij prej shpinës dhe unë e pashë vulën në mes të dy krahëve të tij. Atëherë mu bë e qartë se ky ishte Pejgamberi, që ma kishte përshkruar shoku im në Amurije. Iu hodha në shpinë dhe fillova ta puth dhe të qaj, ndërsa Pejgamberi a.s. me gjakftohtësi më pyeti:
- Çfarë ke?
Atëherë i tregova rrëfimin tim që nga fillimi. Shenjat e habisë dukeshin të qarta në fytyrën e tij. U gëzua që sahabët e tij ishin të pranishëm aty dhe e dëgjuan atë prej gojës sime. Edhe ata ishin të habitur dhe të gëzuar.
* * *
Përshëndetjet dhe selamet tona qofshin për Selman ElFarisiun, i cili nuk ngurroi e as nuk u lodh ta kërkojë të vërtetën në çdo vend.
Përshëndetjet tona qofshin për Selman ElFarisiun, i cili, në momentin kur e njohu, besoi në të vërtetën, me besimin më të fortë dhe më të thellë.
Paqja e Zotit qoftë mbi Selman ElFarisiun ditën kur ai vdiq dhe ditën kur ai do të ringjal.
IKREME IBNU EBI XHEHLI
Do tiu vijë juve Ikremeja si besimtar dhe muhaxhir. Mos e fyeni babain e tij, sepse fyerja e të vdekurit e mundon të gjallin dhe nuk e arrin të vdekurin!
Muhammedi a.s.
Mirë se erdhe, o kalorës muhaxhir!
Nga përshëndetja e Pejgamberit a.s. drejtuar Ikremes.
Ishte në dekadën e tretë të jetës së tij ditën kur Pejgamberi i mëshirës e shpalli haptazi thirrjen e tij në rrugën e drejtë.
Ishte më i autoritori dhe më i pasuri prej kurejshitëve.
Me siguri se edhe ai do të kalonte në fenë Islame, ashtu siç vepruan mocanikët e tij si Sad ibnu Ebi Vekkasi, Musab ibnu Umejri dhe të tjerët prej familjeve më të njohura të Mekës, sikur të mos ishte babai i tij.
A thua, kush ishte babai i tij?
Ai ishte mizori më i madh i Mekës, prijësi i parë i shirkut (politeizmit), persekutuesi dhe torturuesi më i madh, me anë të të cilit Allahu e sprovoi imanin e besimtarëve dhe e vuri në sprovë sinqeritetin e besimtarëve, por ata u mbetën besnikë parimeve të tyre. Ai ishte Ebu Xhehli dhe kjo mjafton...
Ky ishte babai i tij. Ndërsa ai është Ikreme ibnu Ebi Xhehl ElMahzumij, njëri nga kryetrimat e rrallë kurejshitë dhe njëri ndër kalorësit më të shquar prej tyre.
* * *
Ikreme ibnu Ebi Xhehli e gjeti veten në armiqësi me Muhammedin a.s. për shkak se babai i tij ishte prijës i kurejshëve dhe për këtë ushqente armiqësi të madhe ndaj Pejgamberit a.s. Po ashtu, ai i torturoi ashabët e tij në mënyrat më të shëmtuara dhe të gjitha veprimet e tij kundër fesë islame dhe muslimanëve e kënaqnin babain e tij.
Ditën kur babai i tij ishte në krye të ushtrisë në betejën e Bedrit dhe u betua në Latin dhe Uzanë se nuk do të kthehet në Mekë pa e mundur Muhammedin, ai me ushtrinë e tij u ndal në Bedër dhe aty qëndroi tri ditë duke therur shtazë, duke pirë raki, duke kënduar e vallëzuar.
Kur Ebu Xhehli e udhëhoqi atë betejë, i biri i tij Ikremeja ishte dora e tij e djathtë.
Mirëpo Lati dhe Uzzaja nuk iu përgjigjën lutjes së Ebu Xhehlit, sepse ata nuk dëgjojnë.
Ata nuk i dolën në ndihmë në betejën e tij, sepse nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.
Vetë Ebu Xhehli ra në sheshin e luftës së Bedrit. Këtë e pa edhe vetë Ikremeja, kur shigjetat e muslimanëve thithnin gjakun e babait të tij, dhe e dëgjoi atë me veshët e vet duke lëshuar ofshamat e fundit.
* * *
Ikremeja u kthye në Mekë pasi kishte lënë kufomën e të parit të kurejshitëve në Bedër. Disfata nuk ia kishte mundësuar ta merrte me vete për ta varrosur në Mekë. Ikja për ta shpëtuar kokën e kishte detyruar që tia lërë kufomën e babait të vet muslimanëve, të cilët e kishin hedhur në ElKalib bashkë me dhjetëra kufoma të tjera të pabesimtarëve, të cilët i kishte mbuluar rëra e shkretëtirës.
* * *
Prej asaj dite qëndrimi i Ikremes ndaj Islamit kishte ndryshuar tërësisht.
Në të kaluarën ai luftonte për shkak të babait të vet, ndërsa sot ai luftonte për tu hakmarrë për gjakun e babait të vet.
Prej këtu, Ikremeja dhe një grup tjetër, baballarët e të cilëve ishin vrarë në betejën e Bedrit, nxitën zjarrin e hakmarrjes në zemrat e pabesimtarëve të kurejshitëve ndaj Muhammedit, si rezultat i të cilës ishte përgatitja dhe shkuarja e tyre për ta luftuar Pejgamberin a.s. në Medinë, e që në historinë islame njihet me emrin Beteja e Uhudit.
* * *
Ikreme ibnu Ebi Xhehli shkoi në Uhud dhe me vete mori edhe gruan e tij, Umu Hakimin, me qëllim që bashkë me gratë e tjera të kurejshitëve, të cilat kishin humbur të afërmit e tyre në betejën e Bedrit, të qëndronin në prapavijë, tu binin defave, me duhej tu jepnin kurajo kurejshitëve në luftë kundër muslimanëve dhe tu jepnin zemër kalorësve të tyre në rast se ata do të tentonin ta lëshonin betejën.
* * *
Kurejshitët e kishin caktuar komandant Halid ibnu Velidin në anën e djathtë të kalorësisë, ndërsa në anën e majtë Ikreme ibnu Ebi Xhehlin. Të dy kalorësit pabesimtarë korrën sukses në atë betejë, duke treguar epërsi të dukshme mbi ushtrinë e Muhammedit a.s. dhe sahabëve të tij. Ky sukses i pabesimtarëve bëri që Ebu Sufjani të thotë:
- Kjo është hakmarrje për ditën e Bedrit.
* * *
Në betejën e Hendekut pabesimtarët e mbajtën të rrethuar Medinën disa ditë me radhë, derisa Ikremeja nuk mundi të durojë më dhe vërejti një vend të ngushtë në Hendek dhe e detyroi kalin e tij ta kalojë atë. Pas tij kështu vepruan edhe disa të tjerë, por këtë e pagoi me kokë Amr ibnu Abd Vuddin ElAmiri...
Ndërsa Ikremen e shpëtoi vetëm ikja.
* * *
Ditën e çlirimit të Mekës kurejshitët e panë se nuk kanë mundësi ti kundërvihen Muhammedit dhe sahabëve të tij. Prandaj vendosën që ta lënë të hyjë në Mekë. Ajo që u ndihmoi të ndërmarrin këtë vendim ishte fakti se Pejgamberi a.s. i kishte urdhëruar komandantët e ushtrisë së tij që të mos e përdornin forcën, vetëm në rast mbrojtjeje.
* * *
Mirëpo, Ikreme ibnu Ebi Xhehli dhe një grup me të nuk i ishin përmbajtur vendimit të kurejshëve dhe iu kundërvënë ushtrisë së madhe. Mirëpo, Halid Ibnul Velidi në një përleshje të vogël i mposhti ata; disa prej tyre u vranë e të tjerët ikën. Në mesin e të ikurve ishte edhe Ikreme ibnu Ebi Xhehli.
* * *
Ikremeja tashmë ishte penduar thellë. Pas kësaj që ndodhi, atij nuk i kishte mbetur më vend në Mekë, meqenëse ajo tani ishte në duar të muslimanëve. Pejgamberi a.s. kishte shpallur amnisti të përgjithshme për kurejshitët. Mirëpo, ai i kishte përjashtuar prej kësaj amnestie disa persona dhe kishte urdhëruar që ata të vriteshin, edhe nëse gjenden nën perdet e Qabes.
Në krye të këtij grupi ishte Ikreme ibnu Ebi Xhehl. Për këtë ai e kishte lëshuar fshehtasi Mekën dhe ishte nisur në drejtim të Jemenit, sepse nuk i kishte mbetur vend tjetër.
* * *
Ndërkohë, bashkëshortja e Ikremes, Umu Hakimi dhe Hindu bintu Utbe, të shoqëruara nga dhjetë gra kurejshite, vendosën të shkojnë te shtëpia e Pejgamberit a.s. për të dhënë betimin e besueshmërisë dhe të dëgjueshmërisë. Ato hynë te Pejgamberi a.s., ku ishin dy gratë e tij, vajza e tij Fatimja, si dhe disa gra të familjes benu Abdul Muttalib. Së pari, fjalën e mori Hindi, e cila e kishte mbuluar fytyrën e saj në shenjë turpi për shkak të masakrimit të xhaxhait të Pejgamberit a.s., Hamza ibnu AbdulMuttalibit, në luftën e Uhudit:
- O i Dërguari i Allahut! Falënderimi dhe lavdërimi i qoftë Allahut, i Cili e forcoi dhe e lartësoi Fenë të cilën Ai Vetë e zgjodhi. Unë kërkoj prej teje të kesh mëshirë ndaj meje për shkak të lidhjeve tona familjare. Unë që sot jam grua besimtare e sinqertë.
Pastaj e zbuloi fytyrën e saj dhe vazhdoi:
- Unë jam Hindi, e bija e Utbes, o i Dërguari i Allahut. Atëherë, Pejgamberi a.s. i tha:
- Mirësevjen!
Ndërsa ajo ia ktheu:
- Betohem në Allahun se nuk ka pasur në sipërfaqen e tokës shtëpi më të urryer dhe më të nënçmuar se shtëpia jote, ndërsa sot nuk ka në sipërfaqen e tokës shtëpi më të dashur se shtëpia jote.
Pejgamberi a.s., atëherë i tha: Por, edhe më tepër se kaq.
Pastaj e mori fjalën Umu Hakimi, gruaja e Ikremes ibnu Ebi Xhehlit, e cila në fillim deklaroi se e pranoi Fenë Islame, pastaj tha:
- O i Dërguari i Allahut! Ikremeja iku për në Jemen nga frika jote, se do ta vrasësh. Të lutem, fale atë, të faltë Allahu.
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- I falur qoftë.
Pa vonuar, Umu Hakimi doli për ta kërkuar bashkëshortin e saj, Ikremen. Me vete mori një rob të saj romak. Posa kaluan një pjesë të gjatë të rrugës, djaloshi e ndryshoi sjelljen ndaj zonjës së tij, por ajo me premtime dhe zvarritje e mashtroi derisa arriti në një fshat arab dhe kërkoi ndihmë prej tyre. Ata e lidhën djaloshin dhe e burgosën.
Ajo vazhdoi rrugën e saj derisa e takoi Ikremen në bregdet, në provincën Tihame, kur ai ishte duke u marrë vesh me një marinar musliman për mbartjen e tij. Marinari i thoshte:
Paguaj që të çoj matanë detit.
Ikremeja i thoshte atij:
- Si të paguaj?
Ai ia ktheu:
Thuaj: - Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.
Ikremeja ia ktheu:
- Unë nuk ika për asgjë tjetër vetëm prej kësaj.
Në momentin kur ata ishin duke biseduar rreth kësaj, Umu Hakimi i doli përpara Ikremes dhe i tha:
- O biri i xhaxhait tim! Po vij nga njeriu më fisnik, më bamirës dhe njeriu më i mirë, nga ana e Muhammedit, të birit të Abdullahut. Kërkova prej tij të të falë dhe ai të fali. Prandaj, mos e humb veten kot.
Ikremeja pyeti i habitur.
- Ti bisedove me të?!
Ajo ia ktheu:
- Po. Unë bisedova me të dhe ai të fali.
Kështu vazhdoi ta qetësojë dhe ta sigurojë derisa ai u bind të kthehet me të.
Pastaj i rrëfeu atij për ndodhinë e djaloshit romak. Ikremeja kaloi pranë fshatit arab dhe në shenjë hakmarrjeje e mbyti djaloshin para se ta pranonte fenë islame.
Gjatë kthimit për në Mekë, ata u kthyen të pushojnë në një shtëpi dhe Ikremeja deshi të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, por ajo nuk e pranoi një gjë të tillë dhe i tha:
- Unë jam muslimane, kurse ti je pabesimtar.
Kjo sjellje e saj e habiti Ikremen dhe tha:
- Ajo që na pengon të kemi marrëdhënie intime në mes nesh është çështje e madhe.
Në momentin kur Ikremeja i ishte afruar Mekës, Muhammedi a.s. u tha ashabëve të tij.
- Do tju vijë Ikreme ibnu Ebi Xhehli, besimtar dhe muhaxhir, e mos e fyeni babain e tij, sepse fyerja e të vdekurit e shqetëson të gjallin e nuk e arrin të vdekurin.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Ikremeja së bashku me bashkëshorten e tij arriti aty ku ishte Pejgamberi a.s. Kur e pa Pejgamberi a.s. u ngrit i gëzuar për të. Posa u ul Pejgamberi a.s., Ikremeja qëndroi para tij dhe i tha:
- O Muhammed! Umu Hakimi më lajmëroi se ti më ke falur mua...
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Ka thënë të vërtetën. Ti je i falur.
Ikremeja pastaj pyeti:
- Në çfarë thërret ti, o Muhammed?
Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
- Të thërras të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam rob dhe i Dërguari i Tij. Të falësh namazin, të japësh zekatin, - derisa i numëroi të gjitha bazat e Islamit.
Ikremeja pastaj ia ktheu:
- Betohem në Allahun se ti thërret vetëm në atë që është e vërtetë dhe urdhëron vetëm në mirësi. Pastaj shtoi e tha:
- Betohem në Allahun, se ti, edhe para thirrjes në Islam, ishe më i sinqerti, më besniku dhe më bamirësi ndër ne.
Pastaj ia shtriu dorën dhe tha: - Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Ti je robi dhe i Dërguari i Tij, e pastaj shtoi:
- O i Dërguari i Allahut! Më mëso ta them fjalën më të mirë.
Pejgamberi a.s. i tha:
- Thuaj: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij.
Ikremeja pastaj tha:
- Pas kësaj çfarë?
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Thuaj: Dëshmoj para Allahut dhe dëshmoj para këtyre që janë prezentë se unë jam musliman, luftëtar dhe muhaxhir.
Ikremeja e përsëriti këtë pas Pejgamberit a.s.
Atëherë, Pejgamberi a.s. i tha:
- Sot nuk ekziston asnjë send që kërkohet prej meje tia jap dikujt, e të mos të ta jap edhe ty.
Atëherë Ikremeja tha:
- Unë kërkoj të më falësh çdo armiqësi që kam treguar ndaj teje, në çdo vend që jam takuar me ty, apo çdo fjalë që kam thënë kundër teje, qoftë në prezencën tënde apo atëherë kur ti nuk ishe prezent.
Pejgamberi a.s. tha:
- O Zoti im! Falja Ikremes çdo armiqësi që ka treguar ndaj meje dhe çdo udhëtim të tij që ka shkuar për ta shuar dritën Tënde. Falja atij çdo përpjekje për ta nëpërkëmbur nderin tim në prezencën apo mosprezencën time.
Pas kësaj fytyra e Ikremes ndriçoi nga gëzimi dhe tha:
- Të betohem ty, o i Dërguari i Allahut, se nuk do të lë asnjë pjesë të pasurisë sime të cilën e kam shpenzuar në të kaluarën për ta penguar thirrjen Tënde e e të mos e jap dyfishin e saj në rrugën e Allahut, si dhe do ta dyfishoj luftën time në rrugën e Allahut.
* * *
Prej asaj dite Ikremeja iu bashkangjit radhëve të thirrjes islame si një kalorës trim në sheshet e luftës, adhurues i devotshëm, lexues i Librit të Allahut. Ai e vinte mushafin në fytyrën e tij dhe thoshte:
Libri i Zotit tim... Fjala e Zotit tim... dhe qante nga frikë e Allahut.
Ikremeja e mbajti premtimin dhënë Pejgamberit a.s. Nuk ndodhi që muslimanët e bënin ndonjë luftë pas kalimit të tij në Islam e që ai të mos merrte pjesë në të apo të dërgohej ndonjë patrullë vëzhguese e ai të mos ishte në krye të saj.
Në luftën e Jermukut, Ikremeja hyri në luftë ashtu si vrapon i eturi pas ujit për ta shuar etjen e tij kur bën vapë e madhe.
Në një moment kur muslimanëve u ishte ngushtuar rrethi, zbriti prej kalit të vet, e theu këllëfin e shpatës së tij dhe u fut thellë në mesin e radhëve të romakëve. Kur e vërejti Halid ibnul Velidi iu afrua dhe i tha:
- Mos e bë këtë, o Ikreme, sepse vdekja jote do të jetë e rëndë për muslimanët. Ndërsa ai ia ktheu:
- Më lër mua, o Halid!
- Ti je me të Dërguarin e Allahut prej një kohe të gjatë, ndërsa unë dhe babai im ishim prej armiqve më të mëdhenj të tij. Më lejo ti shlyej disa nga mëkatet e mia të kaluara. Pastaj tha:
- Unë e luftova Pejgamberin a.s. në shumë beteja e si të iki sot prej romakëve?!
Kjo nuk mund të ndodhë kurrë!
Pastaj iu drejtua muslimanëve me këtë thirrje:
- A dëshiron dikush të vdesë me mua? I pari u paraqit xhaxhai i tij, ElHarith ibnu Hishami dhe Dirar ibnu ElEzveri në mesin e katërqind muslimanëve dhe luftuan afër tendës së Halid ibnul Velidit dhe shpenzuan në mbrojtjen e saj edhe atomin e fundit të fuqisë së tyre.
Pasi përfundoi lufta e Jermukut me fitoren e madhe të muslimanëve, në tokën e saj kishin mbetur shtrirë tre luftëtarë të lodhur nga plagët që kishin marrë, e ata ishin: ElHarith ibnu Hishami, Ajjash ibnu Ebi Rebia dhe Ikreme ibnu Ebi Xhehl. Harithi kishte kërkuar një pikë ujë për të shuar etjen nga plagët që rëndonin mbi trupin e tij dhe, kur ia sollën ujin, e shikoi Ikremen dhe tha:
- Jepjani atij.
Kur ia afruan atij, ai e shikoi Ajjashin dhe tha:
- Jepjani atij.
Kur i afruan Ajjashit, e panë se e kishte lëshuar shpirti.
Kur u kthyen te dy shokët e tij, panë se edhe ata i ishin bashkangjitur atij. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata! Allahu ua bëftë të mundur të pinë ujë prej kroit të Kevtherit, që kurrë më të mos kenë etje. Allahu ua dhuroftë bukuritë e Firdevsit që të kënaqen me të përgjithmonë!
ZEJDUL HAJRI
Ti ke dy cilësi, të cilat i do Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij: durimin dhe shpirtmadhësinë.
Muhammedi a.s.
Njerëzit janë me karaktere të ndryshme. Ata që ishin më të zgjedhurit në kohën e injorancës janë më të zgjedhurit edhe në Islam.
Ja, po të sjellim dy pamje të një sahabi fisnik. E para përshkruan vrazhdësinë e injorancës, ndërsa e dyta përshkruan butësinë e Islamit.
Ky sahabij është Zejdul Hajl (Zejdi i kuajve), siç e quanin njerëzit në kohën e injorancës dhe Zejdul Hajr (Zejdi i mirësisë), ashtu siç e quajti Pejgamberi a.s. pas kalimit të tij në Fenë Islame.
Pamjen e parë e gjejmë në librat e letërsisë, në të cilat shkruhet:
Shejbaniu transmeton nga një plak i fisit Beni Amir, i cili kishte thënë:
- Ishte një vit i thatë, gjatë të cilit u dogjën të lashtat e ngordhën shtazët, dhe një njeri prej nesh me tërë familjen e vet shkoi në El Hire, i la aty dhe u tha:
Pritni këtu derisa të kthehem përsëri.
Pastaj u betua se nuk do të kthehet derisa të bëhet i pasur apo të vdesë.
Mori pak ushqim me vete dhe udhëtoi tërë ditën derisa ra nata. Para tij gjeti një tendë, afër së cilës ishte një gomar i lodhur, dhe tha me vete:
Kjo është plaçka e parë. U nis në drejtim të tij, filloi ta zgjidhë, por kur deshi të hipë mbi të dëgjoi një zë duke thirur: Lëre atë e shpëtoje vetveten! E la gomarin dhe shkoi.
Pastaj udhëtoi shtatë ditë rresht deri në një vend pushimi për deve, e aty afër ishte një tendë e madhe me një kupolë prej lëkure, e cila jepte shenjë për pasuri dhe begati, dhe njeriu tha me vete:
Në këtë vend patjetër duhet të ketë deve dhe në këtë tendë patjetër duhet të ketë njerëz.
Pastaj iu afrua tendës pak para perëndimit të diellit dhe në të gjeti një plak të lodhur. U ul prapa tij e plaku nuk e hetoi fare.
Nuk kaloi shumë kohë dhe perëndoi dielli e aty arriti një kalorës i fuqishëm, hipur në një kalë të lartë e rreth tij ishin dy robër që shkonin në të majtë dhe në të djathtë dhe me të afër njëqind deve, të cilave u printe një deve e madhe. Aty ra deveja e madhe dhe rreth saj ranë edhe të tjerat.
- Mile këtë, - i tha kalorësi njërit prej robërve të vet, duke i dhënë shenjë për njërën nga devet e majme, - dhe jepi të pijë qumësht plakut.
Ai e moli atë, derisa u mbush ena, ia ofroi para duarve të plakut dhe u largua pak. Plaku piu një gëllënjkë apo dy e pastaj e la. Atëherë iu afrova plakut fshehtasi, ia mora enën dhe e piva tërë qumështin e mbetur. Robi u kthye, e mori enën dhe tha:
- O Zotëriu im, plaku e piu të tërë qumështin, kalorësi u gëzua për së tepërmi dhe tha:
- Mile këtë, - duke i dhënë shenjë për një deve tjetër. Përsëri e la enën para duarve të plakut. Robi e zbatoi urdhrin e zotëriut të vet. Plaku e piu përsëri një gëllënjkë dhe e la. Unë mora dhe e piva gjysmën e qumështit. Nuk desha ta pijë të tërin që të mos ngjallja dyshim te kalorësi.
Pas kësaj, kalorësi e urdhëroi robin tjetër që të prejë një dele. Kalorësi u çua, vetë ia pjeku delen plakut dhe e ushqeu me duart e veta derisa ai u ngop, dhe atëherë nisi të hajë ai dhe dy robërit e tij.
Nuk kaloi shumë dhe të gjithë shkuan të flejnë nëpër shtretërit e tyre dhe i zuri një gjumë i thellë.
Atëherë u drejtova te deveja kryesore, e zgjidha, i hipa dhe pas saj u nisën edhe devetë e tjera dhe kështu vazhdova udhëtimin tërë natën. Kur agoi mëngjesi, shikova në të gjitha anët dhe nuk vërejta se më përcillte kush. Kështu vazhdova derisa u erdhi mesdita.
Nuk kaloi shumë kohë dhe, posa u ktheva anash, pashë diçka që i përngjante shqiponjës apo një shpendi të madh. Kur u afrua pranë meje, vërejta se ai ishte një kalorës hipur në kalin e tij dhe vazhdonte të vinte kah unë derisa më në fund vërejta se ai ishte kalorësi, që kërkonte devetë e tij.
Atëherë e lidha devenë, nxora një shigjetë prej strajcës dhe e vura në hark. Devetë i lashë prapa meje. Kalorësi qëndronte larg meje dhe më tha:
- Zgjidhe frerin e devesë!
Unë ia ktheva:
- Assesi. Ka ditë që kam lënë disa gra të uritura në ElHire dhe jam betuar se do të kthehem tek ato vetëm atëherë kur të grumbulloj pasuri, ase i vdekur.
Ai më tha:
- Atëherë, ti je i vdekur. Zgjidhe frerin e devesë!
Unë ia ktheva:
- Nuk do ta zgjidhi.
Ai përsëri më tha:
- Medet për ty. Ti je i mashtruar.
Pastaj tha:
- Më trego mua lidhjen e devesë. Nyjet ishin tri. Pastaj më pyeti se në cilën prej nyjeve dëshiroj ta hidhte shigjetën. I dhashë shenjë në të mesmen. E hodhi shigjetën dhe ia qëlloi asaj sikur ta kishte lidhur me dorën e vet. Pastaj e qëlloi të dytën dhe të tretën. Atëherë nuk më mbeti tjetër vetëm ta kthej shigjetën në strajcën time dhe qëndrova para tij i dorëzuar. U afrua pranë meje, e mori shpatën dhe harkun tim dhe tha:
- Hip pas meje! Hipa pas tij dhe më tha:
- Çfarë mendon se do të bëj me ty?
Iu përgjigja: - Mendoj më të keqen.
Më pyeti: Përse?!
Iu përgjigja: - Për atë që bëra ndaj teje.
Për mundin që të shkaktova dhe më në fund Allahu ta mundësoi të më kapësh.
Atëherë më tha:
- A mendon se unë do të sillem keq ndaj teje kur ti je ai që e shoqërove Muhelhelin (e ka fjalën për babain e vet) në pirjen dhe ushqimin e tij dhe fjete me të atë natë?!!
Posa dëgjova emrin e Muhelhelit, i thashë:
- Ti je Zejdul Hajl?!
Më tha: -Po. Unë jam.
I thashë:
- Sillu mirë ndaj robit tënd!
Më tha: - Mos u merakos për këtë dhe më mori deri në vendin e tij dhe më tha:
- Betohem në Allahun se, sikur të ishin të miat këto deve, të gjithat do ti jepja ty, por ato janë të njërës prej motrave të mia. Rri me mua disa ditë, sepse së shpejti kam ndërmend të ndërmarr një sulm e ndoshta do të plaçkis diçka.
Nuk kaluan as tri ditë e ai e sulmoi fisin Benu HUmejr dhe plaçkiti mbi njëqind deve e të gjitha mi fali mua. Po ashtu me mua dërgoi disa njerëz të tij që të më mbrojnë nga çdo sulm eventual derisa të arrija në ElHire.
* * *
Ky ishte personaliteti i Zejdul Hajlit në kohën e injorancës, ndërsa për personalitetin e tij në Islam na rrëfejnë librat e historisë, të cilat thonë:
Posa i arritën lajmet e Pejgamberit a.s. Zejdul Hajlit, ai u ndal dhe i studioi disa nga parimet në të cilat thërriste ai. E përgatiti karvanin e tij dhe i ftoi disa nga të parët e popullit të vet që të vizitojnë Jethribin dhe të takohen me Pejgamberin a.s. Me të u nis një delegacion i madh prej fisit Taj, në mesin e të cilëve ishin Zurru ibnu Sedusi, Malik ibnu Xhubejri, Amir ibnu Xhuvejni dhe shumë të tjerë. Kur arritën në Medinë, u nisën në drejtim të xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe i lidhën devetë e tyre te dera e xhamisë.
Në momentin e arritjes së tyre, Pejgamberi a.s. ishte duke u folur muslimanëve nga minberi i tij. Atyre u pëlqyen fjalët e tij, u habitën nga përqendrimi i madh i muslimanëve dhe ndikimi i fjalëve të tij në mendjet dhe zemrat e tyre.
Kur Pejgamberi a.s. e vërejti praninë e tyre iu drejtua muslimanëve me këto fjalë:
- Unë jam më i mirë për ju sesa Uzzaja dhe të gjithë ata që i adhuroni...
Unë jam më i mirë për ju sesa deveja e zezë, të cilën ju e adhuroni.
* * *
Fjalët e Pejgamberit a.s. ndikuan në mënyra të ndryshme te Zejdul Hajli dhe tek ata që ishin me të. Disa prej tyre iu përgjigjën të vërtetës dhe e pranuan atë, e disa të tjerë nuk iu përgjigjën dhe u treguan kryelartë.
Një grup fitoi xhenetin e grupi tjetër meritoi xhehenemin. Zurru ibnu Sedusi, kur e pa Pejgamberin a.s. në atë pozitë të lartë dhe shikimet dhe zemrat e besimtarëve të drejtuara kah ai, iu ngjall zilia në shpirt kurse zemrën e kaploi frika. Pastaj iu drejtua atyre që ishin me të dhe u tha:
- Unë po shoh para meje një njeri, që i paska përfituar zemrat e arabëve, por unë nuk lejoj që ai të përfitojë edhe zemrën time.
Pastaj u nis në drejtim të Shamit. I qethi flokët dhe kaloi në Krishterizëm.
Ndërsa Zejdi dhe të tjerët patën një qëndrim krejtësisht tjetër. Posa e përfundoi Pejgamberi a.s. hytben e tij, Zejdul Hajli u ngrit në mesin e muslimanëve; kishte një pamje shumë të bukur, një sjellje shumë të mirë dhe ishte shumë i gjatë, saqë kur ishte hipur në kalë, këmbët i preknin në tokë, sikur të kishte hipur mbi një gomar...
Qëndroi me shtatin e tij të hedhur, e lëshoi zërin e tij të lartë dhe të gjatë e tha: - O Muhammed! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Tij. Atëherë, Pejgamberi a.s. u nis drejt tij dhe e pyeti:
- Kush je ti?
Ai iu përgjigj: - Unë jam Zejdul Hajl ibnu Muhelhelit!
Pejgamberi a.s. atëherë ia ktheu:
- Jo, tani e tutje je Zejdul Hajr (Zejdi i mirësisë) e jo Zejdul Hajl (Zejdi i kuajve).
Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili të solli këtu prej luginave e maleve të tua dhe ta zbuti zemrën për Islam.
Pas këtij momenti ai u bë i njohur me emrin Zejdul Hajr.
Pejgamberi a.s. pastaj shkoi me të në shtëpinë e vet dhe me të ishte Omer ibnul Hattabi dhe një grup i sahabëve. Kur arritën në shtëpi, Pejgamberi a.s. i ofroi Zejdit një mbështe-tëse, por atij i erdhi keq të mbështetet në prani të Pejgam-berit a.s., dhe ia ktheu, e kështu vazhduan tia kthejnë njëritjetrit mbështetsën tri herë.
Kur të gjithë u ulën nëpër vendet e tyre, Pejgamberi a.s. i tha Zejdul Hajrit:
- O Zejd! Ska ndodhur që një njeri të ma përshkruajnë dikë e, kur më është dhënë rasti ta shoh atë, kam vërejtur se nuk ka qenë ashtu siç ma kanë përshkruar, përveç teje dhe përshkrimit tënd.
Pastaj tha:
- O Zejd! Ti ke dy cilësi të cilat i do Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Zejdi pyeti:
- Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?
Pejgamberi a.s. u përgjigj: Durimin dhe shpirtmadhë-sinë.
Zejdi atëherë tha:
- Falënderimi i qoftë Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i Cili bëri tek unë ato cilësi që i do Allahu dhe i Dërguari i Tij.
Pastaj u drejtua nga Pejgamberi a.s. dhe tha:
- O i Dërguar i Allahut! Mi jep treqind kalorës dhe do ti sulmoj ata atje ku janë strehuar, në Perandorinë Romake, dhe do ti mund.
Pejgamberi a.s. e madhëroi këtë aspiratë të Zejdit dhe tha:
- Zoti të ruajtë ty, o Zejd! Sa njeri i mirë që je!
Së bashku me Zejdin e pranuan fenë islame të gjithë njerëzit e fisit të tij.
Kur Zejdi deshi të kthehej së bashku me njerëzit e fisit të tij në shtëpitë e tyre në Nexhd, atë e përcolli Pejgamberi a.s. dhe tha:
- Sa njeri i mirë është ky!
Sa i madh do të jetë kontributi i tij sikur të shpëtojë nga sëmundja e Medinës!
Në atë kohë në Medinë ishte përhapur një sëmundje ngjitëse. Posa u largua prej saj, Zejdul Hajri u sëmur. Posa e hetoi këtë, ai u tha shokëve që ishin në përcjelljen e tij: Më largoni prej vendit të Kajsit, sepse ne kemi qenë në armiqësi me ta në kohën e injorancës. Betohem në Allahun se nuk do të luftoj asnjë njeri, derisa të takohem me Krijuesin tim.
* * *
Zejdul Hajri e vazhdoi udhëtimin e tij në drejtim të shtëpive të fisit të tij në Nexhd, edhe pse dhembjet e sëmundjes sa vinin e shtoheshin pas çdo çasti. Kishte një dëshirë të vetme; të takohej me popullin e vet dhe ata ta pranonin fenë islame para tij.
Kështu, ai vazhdoi të bëjë gara me vdekjen, mirëpo më në fund ajo e mundi. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai vdiq në mes të rrugës. Prej kohës kur ai kishte pranuar fenë islame ishte një kohë tejet e shkurtër gjatë së cilës nuk kishte bërë asnjë mëkat.
ADIJ IBNU HATIM ETTAIJ
Ti besove kur nuk besuan, e pranove kur e mohuan, ishe besnik kur tradhtuan, sulmove kur të tjerët ikën.
Omer ibnu Hattabi
Në vitin e nëntë të hixhretit njërit prej mbretëve arabë, pas një mospërfiljeje të gjatë, iu zbut zemra për iman dhe iu bind Pejgamberit a.s. pas refuzimit dhe kundërshtimit.
Ai ishte Adij ibnu Hatim EtTaij, babai i të cilit ishte shembull për bujari e zemërgjërësi.
* * *
Adiji e trashëgoi udhëheqjen nga babai i vet dhe fisi Taj e zgjodhi për mbret. Ata u obliguan tia japin një të katërtën e pasurisë së tyre dhe ia dorëzuan udhëheqjen e tyre.
Kur Pejgamberi a.s. e shpalli haptas thirrjen e tij të vërtetë dhe arabët filluan ti përgjigjen thirrjes së tij, vend pas vendi, Adiji pa në thirrjen e Pejgamberit një konkurencë të fortë, e cila do ta mposhte autoritetin dhe pushtetin e tij. Për këtë e urrejti Pejgamberin a.s. për së tepërmi edhe pse ai nuk e njihte atë dhe ndjeu ndaj tij një armiqësi të jashtëzakonshme.
Këtë qëndrim armiqësor ndaj Islamit e mbajti afër njëzet vjet derisa Allahu ia hapi zemrën ndaj thirrjes së vërtetë.
* * *
Për kalimin e Adijit në Islam ekziston një tregim që nuk mund të harrohet.
Atëherë ia japin fjalën njeriut të na rrëfejë për tregimin e tij, sepse ai për këtë është më kompetent.
Adiji thotë:
Nuk besoj se ka ekzistuar dikush në mesin e arabëve që e ka urryer më shumë se unë Pejgamberin a.s. kur ka dëgjuar për të. Isha njeri me autoritet në mesin e popullit tim, isha i krishterë. Prej popullit tim merrja një të katërtën e pasurisë së tyre ashtu sikurse vepronin edhe mbretërit e tjerë arabë.
Prandaj, kur dëgjova për të Dërguarin e Allahut, e urreva atë.
Mirëpo, kur fuqia e tij u rrit dhe ushtritë e tij filluan të shëtisin prej lindjes deri në perëndim të tokave arabe, i thashë njërit prej robërve të mi, i cili ruante devetë e mia:
Përgatit disa nga devetë e mia më të majme dhe më të shpejta dhe lidhi ato afër meje, e nëse dëgjon për ushtrinë e Muhammedit apo për ndonjë nga patrullat e tij se ka shkelur në këtë pjesë, më lajmëro.
Një ditë prej ditësh ia behu robi im dhe më tha:
- O zotëria im! Atë që ke pasur ndërmend ta bësh, nëse në tokën tënde shkelin kuajt e Muhammedit, atë bëje tani!
I thashë:
- Përse?! Të pastë nëna!
Ai më tha: - Unë pashë disa flamuj që valonin afër shtëpive tona dhe pyeta për ta e dikush më tha se ata janë të ushtrive të Muhammedit.
Atëherë i thashë:
- Përgatit devetë për të cilat të pata urdhëruar më parë dhe silli këtu afër meje.
Pastaj, pa humbur kohë, u çova dhe i ftova anëtarët e familjes sime dhe fëmijët e mi të largohemi nga toka të cilën aq shumë e kishim dashur dhe u nisëm me nxitim të udhë-tojmë në drejtim të Shamit, që të bashkangjitem me bashkëluftarët e mi të krishterë dhe të vendosem në mesin e tyre.
Ngutja e madhe me të cilën u nisëm nuk më mundësoi ti tuboj të gjithë anëtarët e familjes sime dhe vërejta se kisha lënë një motër në vendlindje, në Nexhd, me njerëzit e tjerë që kishin mbetur prej fisit Taj.
Nuk kisha kurrfarë mundësie të shkoja ta merrja.
Vazhdova rrugën me njerëzit e familjes sime derisa arrita në Sham dhe atje u vendosa në mesin e bashkëfetarëve të mi.
Kurse, sa i përket motrës sime, asaj i kishte ndodhur ajo që kishte parashikuar dhe ia kisha pasur frikën.
* * *
Derisa unë isha në Sham, më arritën lajmet se kalorësit e Muhammedit i kishin sulmuar shtëpitë tona dhe e kishin marrë motrën time në mesin e të zënëve robër të tjerë dhe e kishin çuar në Jethrib.
Atje ishte vendosur me robëreshat e tjera në një hapësirë te hyrja e xhamisë. Atypari kaloi Pejgamberi a.s. e ajo u ngrit dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, më vdiq babai, u tret ai që duhej të kujdesej për mua, të lutem në Allahun ki mirësi për mua!
Pejgamberi pyeti: - Kush është kujdestari yt?
Ajo u përgjigj: - Adij ibnu Hatimi.
Pejgamberi ia ktheu:
- I ikuri prej Allahut dhe të Dërguarit të Tij?!
Pejgamberi a.s. pastaj shkoi dhe e la atë.
Të nesërmen, Pejgamberi a.s. kaloi atypari dhe ajo ia tha të njëjtat fjalë që ia kishte thënë një ditë më parë. Edhe Pejgamberi ia dha të njëjtën përgjigje.
Të pasnesërmen, Pejgamberi a.s. kaloi atypari, por ajo e kishte humbur shpresën dhe nuk i tha asgjë. Mirëpo, një njeri që ishte prapa saj i tha çohu dhe fol. Ajo u ngrit dhe tha:
- O i Dërguari i Allahut, më vdiq babai e u tret kujdestari, të lutem në Allahun ki mirësi për mua!
Pejgamberi a.s. i tha:
- Ashtu qoftë!
Ajo pastaj vazhdoi:
- Unë dëshiroj ti bashkangjitem familjes sime në Sham.
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Por mos nxito të dalësh prej këtu derisa të gjesh ndonjë njeri prej fisit tënd në të cilin ke besim të plotë për të të çuar deri në Sham. Kur ta gjesh një njeri të këtillë, më lajmëro.
Posa u largua Pejgamberi a.s., ajo pyeti për njeriun i cili e nxiti që ti flasë Pejgamberit a.s. Dikush i tha se ai ishte Ali ibnu Ebi Talibi r.a.
Ajo qëndroi aty derisa erdhi një karvan në mesin e të cilëve kishte njerëz të cilëve ajo u besonte. Atëherë ajo shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut. Ka ardhur një grup i njerëzve të fisit tim, në mesin e të cilëve ka të atillë që kam besim se do të më çojnë deri te familja ime në Sham.
Pejgamberi a.s. e veshi atë, ia dhuroi një deve që ta mbartë si dhe ia dha disa të holla, të cilat do ti mjaftonin për rrugë. Kështu ajo u nis me karvanin.
Adiji pastaj vazhdon e thotë:
- Ne i përcillnim lajmet dhe e pritnin ardhjen e saj, por assesi nuk mund ti besonim lajmeve që flitnin për sjelljet e mira të Muhammedit dhe për bamirësi ndaj saj, megjithë armiqësinë time ndaj tij.
Derisa unë isha ulur në mesin e anëtarëve të familjes sime, vërejta prej së largu një grua mbi deve që ishte drejtuar kah ne. I habitur bërtita:
E bija e Hatimit!
Kur qëndroi para nesh, nisi të më flasë e nevrikosur: Ti je ndërprerës i marrëdhënieve familjare, ti je mizor...
E more familjen tënde dhe fëmijët e tu, por e lë motrën tënde.
Unë i thashë:
- Motra ime. Thuaj vetëm atë që është e mirë.
Kështu fillova ti flas me fjalë të mira derisa u qetësua. Pastaj më tregoi tërë ndodhinë e saj, që ishte identike me atë që kisha dëgjuar më parë.
Pastaj e pyeta, se ajo ishte grua e zgjuar dhe e vendosur:
- Çfarë mendon ti për atë njeri (e kisha fjalën për Muhammedin a.s.)?
Ajo u përgjigj:
- Mendimi është betohem në Allahun që ti bashkangjitesh atij sa më parë nëse është pejgamber, ngase atij që i bashkangjitet i pari i takon merita më e madhe.
E nëse është mbret, nuk do të jesh i përbuzur tek ai, kur ai e di se kush je.
* * *
Adiji vazhdon e thotë:
- U përgatita për rrugë dhe u nisa te Pejgamberi a.s. në Medinë. Unë isha informuar se ai kishte thënë:
Unë e lus Allahun që ti bashkojë duart e Adijit me duart e mia. Hyra tek ai ishte në xhami dhe e përshëndeta.
Pyeti: - Kush është ky njeri?
Iu përgjigja: - Adij ibnu Hatimi.
Menjëherë u çua në këmbë, më kapi për dore dhe u nisëm për në shtëpinë e tij.
Betohem në Allahun se, derisa ishim duke shkuar për në shtëpi, atë e takoi një grua plakë dhe e dobët, që me vete kishte një fëmijë, e ndali dhe nisi ti flasë për disa nevoja të saj. Pejgamberi vazhdoi me ata të dy derisa ia kreu kërkesat e tyre e unë pritja në këmbë...
Atëherë thashë me vete: Betohem në Allahun se ky nuk është mbret.
Pastaj më kapi për dore dhe u nis me mua derisa arritëm në shtëpinë e tij. E mori një poste dhe ma ofroi.
Më tha: - Ulu.
Unë u turpërova prej tij dhe thashë:
- Jo. Ti do të ulesh në të.
Ai ma ktheu:
- Jo. Ti do të ulesh.
E dëgjova dhe u ula në të. Ndërsa Pejgamberi a.s. u ul në tokë, sepse në shtëpi nuk kishte asgjë tjetër.
Atëherë thashë me vete: - Betohem në Allahun se ky nuk është mbret.
Pastaj u drejtua kah unë dhe tha:
- Eh, o Adij ibnu Hatim! A nuk ishe ti ithtar i sektit krishterosabej?
Ia ktheva: - Po, ashtu është.
Pastaj më tha: - A nuk ia merrje popullit tënd një të katërtën e pasurisë, gjë që nuk ta lejon feja jote?
I thashë: - Po. Atëherë e kuptova se është Pejgamberi i dërguar nga ana e Allahut.
Pastaj Pejgamberi vazhdoi e më tha:
- Ndoshta ty, o Adij, të pengon të hysh në këtë fe varfëria e madhe që mbretëron në mesin e muslimanëve. Betohem në Allahun se shumë shpejt ata do të pasurohen saqë, nuk do të ketë kush ta marrë atë.
Ndoshta, ty, o Adij, të pengon të hysh në këtë fe ajo që po e sheh numrin e vogël të muslimanëve dhe numrin e madh të armiqve të tyre. Betohem në Allahun se shumë shpejt do të dëgjosh se gruaja do të shkojë vetëm e hipur mbi devenë e saj prej Kadisisë për të vizituar këtë Shtëpi, duke mos pasur frikë askë tjetër përveç Allahut xh.sh.
Apo ndoshta ty të pengon të hysh në këtë fe ajo që je duke e parë se pasuria dhe pushteti është në duart e jomuslimanëve. Betohem në Allahun se shumë shpejt do të dëgjosh se pallatet e bardha të Babilonisë do të çlirohen nga muslimanët dhe se thesarët e Kisra bin Hurmuzit do të bëhen të tyre.
I habitur i thashë: - Thesaret e Kisra ibnu Hurmuzit?!
Ai ma ktheu:
- Po. Thesarët e Kisra ibnu Hurmuzit.
Adiji tha:
Atëherë shqiptova fjalën e dëshmisë së vërtetë dhe pranova fenë islame.
* * *
Allahu xh.sh. i dha jetë të gjatë Adij ibnu Hatimit, i cili gjithnjë thoshte:
- U realizuan dy dhe mbeti e treta. Edhe ajo do të bëhet patjetër. E pashë gruan të niset prej Kadisisë mbi devenë e saj pa farë frike derisa të arrijë në këtë Shtëpi.
Deshi fati të jem ndër kalorësit e parë që sulmuam thesaret e Kisras dhe i morëm ato.
Betohem në Allahun se së shpejti do të vijë e treta.
* * *
Deshi Allahu xh.sh. ta realizojë fjalën e Pejgamberit a.s. E treta u realizua në kohën e halifit të devotshëm dhe modest, Omer ibnu Abdul Azizit, kur u shumua pasuria e muslimanëve, derisa njeriu thërriste se kush do ta marrë pasurinë e zekatit prej të varfërve të muslimanëve e nuk gjendej askush.
Pejgamberi a.s. e tha të vërtetën.
Adij ibnu Hatimi e mbajti betimin e vet.
EBU DHERR ELGIFARI
Nuk mbajti toka e as nuk njohu qielli njeri më të drejtë se Ebu Dherrin.
Muhammedi a.s.
Në luginën Veddan, e cila e lidh Mekën me botën e jashtme, jetonte fisi Gifar.
Fisi Gifar jetonte me ato dromca të vogla të tregtisë, që mbartnin karvanet e kurejshëve duke shkuar në Sham apo duke u kthyer prej tij.
Ndoshta jetonin edhe nga plaçkitja e këtyre karvaneve, nëse ata nuk u jepnin atë që dëshironin ata.
Xhundub ibnu Xhunadete, i njohur me ofiqin Ebu Dherr, ishte njëri prej bijve të këtij fisi. Mirëpo, ai dallohej prej tyre me guximin, mençurinë dhe largpamësinë e tij...
Ai me plot keqardhje i shikonte pjesëtarët e popullit të vet që i adhuronin idhujt e ndryshëm.
Ai i shikonte me përbuzje besimet në të cilat besonin arabët për shkak se ato nuk kishin kurrfarë vlere.
Ai priste paraqitjen e një pejgamberi të ri, i cili do tua mbushte njerëzve mendjet dhe zemrat dhe do ti nxirrte prej errësirës në dritë.
* * *
Pas pak kohe, derisa ishte në shkretëtirën e tij, Ebu Dherrit i arriti lajmi i paraqitjes së Pejgamberit të ri në Mekë, e ai i tha vëllait të vet, Enisit:
- Shko deri në Mekë, studio lajmet e këtij njeriu që pretendon se është pejgamber dhe thotë se atij i vjen shpallja nga qielli, dëgjo disa prej fjalëve të tij dhe më sill diçka prej tyre.
* * *
Enisi shkoi në Mekë dhe u takua me të Dërguarin e Allahut, dëgjoi prej tij, pastaj u kthye në shkretëtirë, ku ishte duke e pritur me padurim Ebu Dherri. Ai e pyeti me plot dashuri për lajmet e pejgamberit të ri.
Enisi i tha:
- Betohem në Allahun se pashë një njeri që thërret në moral të lartë dhe thotë fjalë që nuk janë poezi.
Ebu Dherri atëherë pyeti:
- Çthonë njerëzit për të?
Ai u përgjigj:
- Thonë se është magjistar, fallxhi dhe poet.
Ebu Dherri tha:
- Betohem në Allahun se nuk e ke shuajtur etjen time e as nuk e ke kryer porosinë time. A pranon të kujdesesh për familjen time e unë të shkoj atje dhe ta studioj çështjen e tij?
Enisi i tha:
- Po. Mirëpo, ki kujdes me njerëzit e Mekës.
* * *
Ebu Dherri u përgatit për rrugë, mori me vete një kënatë të vogël me ujë dhe të nesërmen u nis në drejtim të Mekës. Dëshironte të takohej me Pejgamberin a.s. dhe të studionte vetë çështjen e tij.
* * *
Ebu Dheri arriti në Mekë i frikësuar nga banorët e saj. Atij i kishin arritur lajmet e hidhërimit të kurejshëve për përbuzjen e zotërave të tyre nga ana e pasusve të Muhammedit.
Për këtë ai nuk dëshiroi të pyes askë për Muhammedin, sepse nuk e dinte se njeriun që do ta pyeste a do të ishte prej pasuesve apo kundërshtarëve të tij.
* * *
Kur erdhi nata, ai u shtri në Qabe. Rastësisht kaloi atypari Aliu r.a., e njohu se është jabanxhi dhe i tha:
Eja tek unë o njeri! Shkoi me të dhe atë natë e kaloi tek ai. Në mëngjes e mori kënatën dhe janxhikun e tij dhe u kthye në Qabe, duke mos e pyetur njeritjetrin për asnjë send.
Ebu Dherri e kaloi edhe ditën e tij të dytë duke mos u njohur me Pejgamberin a.s. Kur erdhi mbrëmja, i mori sendet që kishte me vete prej Qabes dhe pranë tij kaloi Aliu r.a., i cili i tha:
- A nuk ka ardhur koha që njeriu të dijë shtëpinë e vet?!
Pastaj e shoqëroi deri në shtëpi, bujti përsëri natën e dytë, dhe nuk e pyetën njëritjetrin për asnjë send.
Natën e tretë Aliu i tha shokut të vet:
- A më tregon çtë solli në Mekë?
Ebu Dherri i tha:
- Unë erdha në Mekë prej një vendi të largët. Dëshiroj të takohem me Pejgamberin e ri dhe të dëgjoj diçka që thotë ai.
Shenjat e gëzimit u dukën në fytyrën e Aliut r.a. e i tha:
- Betohem në Allahun se ai vërtet është i Dërguari i Allahut dhe ai... dhe ai...
Nesër në mëngjes eja pas meje. Nëse shoh diçka prej së cilës kam frikë për ty, unë do të ndalem, do të bëj sikur dua të derdh ujë, e nëse vazhdoj, përcillmë dhe hy aty ku do të hyj unë.
* * *
Atë natë, Ebu Dherri nuk i mbylli sytë nga gëzimi se do të takohet me Pejgamberin a.s. dhe dëshira për të dëgjuar diçka që i shpallet atij.
Në mëngjes, Aliu u nis me mysafirin e tij për në shtëpinë e Pejgamberit fisnik e pas tij shkonte Ebu Dherri, duke e përcjellë hap pas hapi, pa shikuar as majtas e as djathtas, derisa më në fund hyn në shtëpinë e Pejgamberit a.s. e Ebu Dherri tha:
- Esselamu alejke ja resulullah! (Paqja e Zotit qoftë mbi ty, o i Dërguar i Allahut!)
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Ve alejke selamullahi ve rahmetuhu ve berekatuhu (Edhe mbi ty qoftë paqja e Allahut, mëshira dhe begatia e Tij!)
Ebu Dherri ishte i pari që e përshëndeti Pejgamberin me përshëndetjen islame, pastaj ajo u përhap dhe u përgjithësua.
* * *
Pejgamberi a.s. filloi ta ftojë Ebu Dherrin në fenë islame dhe ia lexonte Kuranin. Aty për aty e shpalli fjalën e dëshmisë dhe hyri në fenë e re para se të largohej prej aty. Ishte i katërti apo i pesti prej atyre që kishin pranuar fenë islame.
Ia japim fjalën Ebu Dherrit të na tregojë pjesën e mbetur të tregimit të tij, i cili thotë:
Pas kësaj qëndrova me Pejgamberin a.s. në Mekë, i cili mi mësoi bazat e fesë islame, më mësoi të lexojë disa pjesë të Kuranit e pastaj më tha:
- Mos i trego askujt për Islamin tënd në Mekë, sepse unë kam frikë se do të të vrasin.
Atëherë thashë:
- Betohem në Allahun, në duart e të Cilit është shpirti im, se nuk do të largohem nga Meka derisa të shkoj në Qabe dhe të bërtas me tërë fuqinë time për thirrjen e vërtetë në mesin e kurejshitëve. Pejgamberi a.s. heshti.
Shkova në Qabe. Kurejshitët ishin ulur dhe bisedonin në mes vete. Shkova në mesin e tyre dhe bërtita me zë të lartë: O Kurejshë! Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Ende pa arritur fjalët e mia në veshët e popullit, të gjithë u tmerruan dhe u ngritën prej kuvendimeve të tyre dhe thanë:
- Na e sillni atë të marrë.
U ngritën dhe filluan të më rrahin deri në vdekje. Aty më kapi ElAbas ibnu Abdul Mutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili më mori në mbrojtje, pastaj iu drejtua atyre dhe iu tha: - Medet për ju! A doni të vrisni një njeri prej Gifarit, kurse rruga e karvaneve tuaja është nëpër tokën e tyre?! Largohuni prej meje!
Pasi më doli kllapia, shkova te Pejgamberi a.s. Kur pa se çka më kishte ndodhur, më tha:
- A nuk ta ndalova që të shpallësh Islamin tënd?
I thashë:
- O i Dërguari i Allahut. Kjo më brente thellë në shpirt dhe desha ta bëja.
Atëherë më tha:
- Shko te populli yt! Lajmëroji ata për atë që ke parë dhe që ke dëgjuar. Thirri ata në fenë e Allahut. Me siguri Allahu do të të shpërblejë ty për të gjitha këto.
Kur të të arrijë lajmi se unë e kam shpallur thirrjen islame haptazi, eja tek unë.
Ebu Dherri pastaj vazhdon e thotë:
- U nisa dhe arrita në vendlindjen time. Më takoi vëllai im, Enisi, i cili më pyeti:
- Çbëre?
I thashë:
- Unë e pranova fenë islame.
Nuk kaloi shumë kohë dhe atij Allahu ia zgjeroi kraharorin e i tha:
Edhe unë pranova fenë tënde.
Pastaj shkuam te nëna jonë dhe e thirrëm në fenë islame, e cila po ashtu e pranoi.
Prej asaj dite nisi kjo familje besimtare të thërras në fenë Islame duke i përballuar të gjitha vështirësitë derisa në fisin Gifar e pranuan fenë islame një numër i madh i njerëzve dhe filluan ta falin namazin.
Një grup tjetër tha:
Do të mbesim në fenë tonë e kur të shkojë Pejgamberi në Medinë do ta pranojmë fenë islame. Por kur Pejgamberi a.s. kaloi në Medinë, ata e pranuan fenë islame. Pejgamberi a.s. për këtë kishte thënë:
- Fisin Gifar e ka falur Allahu. Ata e pranuan Islamin, Allahu i shpëtoftë!
Ebu Dherri qëndroi në shkretëtirën e tij derisa kaloi beteja e Bedrit, e Uhudit dhe e Hendekut. Pastaj kaloi në Medinë, iu përkushtua Pejgamberit a.s. dhe kërkoi leje që të jetë në shërbimin e tij. Pejgamberi a.s. e lejoi të jetë në shërbimin e tij dhe ai u kënaq me shoqërimin e tij dhe u gëzua që ishte në shërbimin e të Dërguarit.
Pejgamberi a.s. vazhdoi ti japë përparësi atij mbi të tjerët dhe ta respektojë atë. Asnjëherë nuk ndodhi që të takojë e të mos përshëndetet dhe të mos i buzëqeshë.
* * *
Kur Pejgamberi a.s. kaloi në botën e amshueshme, Ebu Dherri nuk pati durim të qëndrojë në Medinën e ndritshme, pasiqë ajo kishte mbetur pa zotëriun e saj. Prandaj ai u shpërngul diku në fshatrat e Shamit dhe qëndroi atje gjatë hilafetit të Ebu Bekr EsSidikut dhe Omer ibnul Hatabit r.a.
Gjatë halifatit të Osmanit r.a. shkoi të jetojë në Damask dhe vërejti dhënien e muslimanëve pas begative të kësaj bote, e cila e habiti dhe e bëri ta gjykojë atë mënyrë të jetesës. Osman ibnu Afani r.a. e ftoi në Medinë. Ai iu përgjigj ftesës së tij dhe shkoi. Mirëpo ai nuk e pëlqeu dhënien e njerëzve pas të mirave të kësaj bote, por edhe njerëzit nuk e pëlqenin qëndrimin e tij ndaj tyre. Për këtë, Osmani e urdhëroi të transferohej në fshatin Rebdha, një fshat i vogël në afërsi të Medinës, në të cilin u shpërngul dhe jetoi larg njerëzve një jetë asketi, larg begative të kësaj bote, duke u mbështetur në përvojën e Pejgamberit a.s. dhe dy ashabëve të tij, të cilët e preferuan jetën e amshueshme nga të mirat e jetës së përkohshme.
* * *
Një ditë prej ditësh tek ai hyri një njeri dhe nisi të hedhë shikimin në të gjitha anët e shtëpisë së tij, por nuk vërejti asnjë orendi.
Atëherë e pyeti: - O Ebu Dherr, ku janë orenditë e tua?!
Ai iu përgjigj. - Ne kemi një shtëpi atje (e kishte fjalën për ahiretin), ku e dërgojmë pasurinë tonë më të mirë.
Njeriu e kuptoi qëllimin e tij dhe i tha:
- Mirëpo, ti patjetër duhet të kesh pasuri, derisa je në këtë shtëpi (do të thotë në këtë dynja).
Ai u përgjigj: - Mirëpo i zoti i shtëpisë nuk na lë në të.
* * *
Emiri i Shamit ia kishte dërguar atij treqind dinarë dhe i kishte thënë:
- Përdori këto për nevojat e tua. Mirëpo, ai ia ktheu dinarët atij dhe i tha: A nuk gjeti emiri i Shamit njeri tjetër, vetëm mua?!
Në vitin tridhjetë e dy sipas hixhretit, sahabi i devotshëm kaloi në jetën e amshueshme. Për të Pejgamberi a.s. kishte thënë:
Nuk mbajti toka e as nuk njohu qielli njeri më të drejtë se Ebu Dherri.
ABDULLAH IBNU UMMI MEKTUMI
Njeriu i verbër për të cilin Allahu zbriti gjashtëmbëdhjetë ajete, të cilat u lexuan dhe do të vazhdojnë të lexohen derisa të ndërrohet nata dhe dita.
Komentatorët
Kush është ky për të cilin u qortua Pejgamberi fisnik prej mbi shtatë qiejve me qortimin më të ashpër dhe më të dhembshëm?!
Kush është ky për të cilin zbriti Xhebraili besnik në zemrën e Pejgamberit fisnik me shpallje nga ana e Allahut?!
Ai është Abdullah ibnu Ummi Mektumi, muezini i Pejgam-berit a.s.
* * *
Abdullah ibnu Ummi Mektumi ishte mekas, kurejshit. Me Pejgamberin a.s. e lidhnin lidhjet familjare. Ai ishte i biri i dajës së nënës së besimtarëve, Hatixhes, të bijës së Huvejlidit r.a.
Babai i tij ishte Kajs ibnu Zaidi, kurse nëna e tij ishte Atika bintu Abdullah. Është quajtur Umu Mektum, sepse ajo e kishte lindur atë të vërbër!
* * *
Abdullah ibnu Ummi Mektumi e përjetoi lindjen e dritës në Mekë dhe Allahu ia zgjeroi zemrën e tij me iman (besim) dhe ishte prej muslimanëve të parë.
Abdullah ibnu Ummi Mektumi i përjetoi vuajtjet e muslimanëve në Mekë me të gjitha sakrificat dhe qëndrueshmëritë.
Vuajti nga mundimet dhe torturat e kurejshitëve ashtu sikurse edhe ashabët e tjerë. Mirëpo, ai i përballoi të gjitha torturat dhe asnjëherë nuk iu dobësua besimi. Përkundraj, ato ndikuan që lidhja e tij me fenë e Allahut të forcohet, dashuria e tij për Librin e Tij të jetë më e madhe dhe dashuria e tij për Pejgamberin a.s. të shtohet.
* * *
Dashuria e tij ndaj Pejgamberit a.s. dhe dëshira e tij për ta mësuar përmendsh Kuranin e Madhërishëm bëri që ai të shfrytëzojë çdo rast për këtë qëllim.
Dëshira e tij që të jetë sa më gjatë në shoqëri me Pejgamberin a.s. nganjëherë e mashtronte që ta merrte pjesën e vet dhe pjesën e tjetërkujt...
Në këtë kohë, Pejgamberi a.s. ballafaqohej me të madhe me parinë kurejshite, lakmonte në Islamin e tyre. Një ditë prej ditësh u takua me Utbe ibnu Rebian, vëllanë e tij, Shejbe ibnu Rebian, Amr ibnu Hishamin, të njohur me ofiqin Ebu Xhehl, Umeje ibnu Halefin, ElVelid ibnul Mugiren, babain e Sejfullahut dhe Halidin dhe hyri me ta në dialog, duke ua ofruar atyre parimet islame, duke shpresuar se ata do ti përgjigjen apo së paku do ti ndërprejnë torturat e tyre ndaj ashabeve të tij.
* * *
Në momentin kur Pejgamberi a.s. ishte duke biseduar me ta, iu afrua Abdullah ibnu Ummi Mektumi, e luti tia lexojë një ajet të Kuranit dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut, më mëso diçka prej atyre që të ka mësuar ty Allahu!
Por, Pejgamberi a.s. ia ktheu shpinën atij, e shikoi mrrolshëm dhe shkoi pas parisë kurejshite, duke shpresuar se ata do ta pranojnë Fenë Islame dhe me kalimin e tyre në Islam ai do të forcohet dhe thirrja e re do të fitojë një fuqi të re.
Posa Pejgamberi a.s. e përfundoi bisedën e tij me ata dhe u nda prej tyre dhe deshi të kthehej te familja e tij, Allahu xh.sh. ia mori një pjesë të të pamurit të tij dhe iu duk sikur diçka i mëshonte në kokën e tij.
Allahu xh.sh. pastaj e zbriti Fjalën e Vet:
U vrenjt dhe ktheu shpinën. Ngase atij i erdhi i verbri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do ti bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, ti atij i vë veshin. Po ti nuk ke përgjegjësi pse ai nuk pastrohet. Ndërsa ai që nxiton edhe vjen te ti. Ngase ai frikësohet. E ti nuk ia vë veshin atij! Kurrsesi! (ashtu mos bëj). Ai është mësim. Andaj kush do, e merr atë mësim (Kuranin). Është në fletë të çmueshme. Me vlerë të lartë e të ruajtur. Në duar të udhëtuesve (engjejve). Fisnikë e të pagabueshëm. (80:116)
Gjashtëmbëdhjetë ajete i zbriti Xhebraili besnik në zemrën e Pejgamberit fisnik rreth çështjes së Abdullah ibni Ummi Mektumit, të cilat lexohen prej ditës së zbritjes e deri më sot dhe do të vazhdojnë të lexohen derisa të ekzistojë toka dhe krijesat mbi sipërfaqen e saj.
Prej asaj dite, Pejgamberi tregoi respekt të veçantë ndaj Abdullah ibnu Ummi Mektumit. Kur shkonte tek ai, e ofronte pranë mexhlisit të vet, e pyeste për gjendjen e tij dhe çdo nevojë që kishte ai ia plotësonte.
Kjo nuk duhet të na çudisë aspak, sepse për këtë njeri Pejgamberi a.s. ishte qortuar prej mbi shtatë qiejve në mënyrën më të ashpër.
* * *
Kur kurejshitët e ashpërsuan terrorin dhe reprezaljet e tyre ndaj Pejgamberit a.s. dhe atyre që ishin me të, Allahu xh.sh. ua lejoi muslimanëve të bëjnë hixhret. Abdullah ibnu Ummi Mektumi ishte i pari që e lëshoi vendlindjen duke ikur për hir të ruajtjes së fesë së vet.
Ai dhe Musab ibnu Umejri ishin prej të parëve që arritën në Medinë nga sahabët e Pejgamberit a.s.
Posa arriti në Jethrib, Abdullah ibnu Ummi Mektumi dhe shoku i tij, Musab ibnu Umejri, filluan të shkonin nëpër njerëz për tua mësuar leximin e Kuranit dhe bazat elementare të fesë.
Me ardhjen në Medinë Pejgamberi a.s. e mori Abdullah ibnu Ummi Mektumin dhe Bilal ibnu Rebahin si dy muezina të muslimanëve, të cilët pesë herë në ditë e thërrisnin me zë të lartë fjalën e dëshmisë, i ftonin njerëzit në punën më të mirë dhe i nxitnin në shpëtim.
Bilali e thirrte ezanin, kurse Ibnu Ummi Mektumi bënte ikametin, apo ndoshta ezanin e thirrte Ibnu Ummi Mektumi kurse ikametin e bënte Bilali.
Bilali dhe Ibnu Ummi Mektumi ishin të njohur për banorët e Medinës, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit, sepse muslimanët hanin syfyr kur njeri prej tyre e thirrte ezanin dhe i jepnin fund syfyrit kur ezanin e thirrte tjetri.
Bilali e thirrte ezanin natën dhe i çonte njerëzit në syfyr, ndërsa Ibnu Ummi Mektumi priste agimin e mëngjesit dhe asnjëherë nuk gabonte.
Pejgamberi a.s. e respektonte aq shumë Ibnu Ummi Mektumin saqë e caktoi zëvendës të vetin në Medinë më shumë se dhjetë herë kur ai nuk ishte prezent aty. Njëra prej tyre ishte dita kur Pejgamberi a.s. mori pjesë në ekspeditën e çlirimit të Mekës.
Pas betejës së Bedrit, Allahu xh.sh. ia zbriti Pejgamberit a.s. disa ajete kuranore me anë të të cilave lartësohet vlera e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut dhe kanë përparësi ndaj atyre të cilët nuk marrin pjesë në luftë, që ta nxisë luftëtarin në luftën e tij dhe ta përbuzë atë që nuk merr pjesë në luftë për shkak të indiferentizmit të tij. Kjo ndikoi dukshëm në shpirtin e ibnu Ummi Mektumit dhe i erdhi rëndë të mos jetë pjesëmarrës në këtë të mirë, dhe tha:
O i Dërguari i Allahut, sikur të mund të luftoja, do të vija në luftë. Pastaj e luti Allahun xh.sh. nga thellësia e zemrës që ti zbresë ndonjë pjesë të Kuranit për të dhe për ata që janë të ngjashëm me të, të cilët janë të penguar të marrin pjesë në luftë për shkak të ndonjë të mete të tyre dhe filloi të lutet me një bindje të thellë:
O Zoti im, largoje pengesën time!
O Zoti im, largoje pengesën time!
Allahu xh.sh. shumë shpejt iu përgjigj lutjes së tij.
Zejd ibnu Thabiti, shkruesi i shpalljes së Pejgamberit a.s., thotë:
Isha pranë Pejgamberit a.s. kur e kapi një kllapi dhe kofsha e tij ra mbi kofshën time. Nuk kisha parë asnjë gjë më të rëndë se kofsha e Pejgamerit a.s. Pastaj i doli kllapia dhe tha:
- Shkruaj o Zejd! Unë shkruajta:
Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (që nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut. (4:95)
Posa e dëgjoi këtë, ibnu Ummi Mektumi u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, po si është puna me ata të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë në luftë?! Ende pa i mbaruar të gjitha fjalët, përsëri Pejgamberin a.s. e zuri një kllapi dhe kofsha e tij ra mbi kofshën time, sikurse herën e parë. Pastaj i doli kllapia dhe tha:
- Lexo atë që shkrove, o Zejd! Unë lexova: Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (që nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e Allahut. Pastaj më tha: - Shkruaj Me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e tyre.
Kështu pra zbriti përjashtimi që aq shumë e dëshiroi Ibnu Ummi Mektumi.
Edhe pse Allahu xh.sh e liroi Abdullah ibnu Ummi Mektumin dhe të tjerët si ai prej pjesëmarrjes në luftë, shpirti i tij ambicioz nuk u qetësua me qëndrimin me ata që nuk luftuan dhe vendosi të marrë pjesë në luftë për hir të Allahut...
Ai e bëri këtë për arsye se shpirtrat e mëdhenj nuk janë të kënaqur vetëm se me vepra të mëdha.
Prandaj, që prej asaj dite, ai lakmoi që mos ti kalojë asnjë betejë dhe ia caktoi vetes vendin në sheshin e luftës. Ai thonte që:
- Më lëni mua ndërmjet dy radhëve dhe ma jepni flamurin ta mbaj dhe ta ruaj...
Unë jam i verbër dhe nuk mund të iki...
* * *
Në vitin e katërmbëdhjetë të hixhretit, Omer ibnul Hattabi vendosi të hyjë me persianët në betejën vendimtare që ta shpartallojë shtetin e tyre, ta shkatërrojë fuqinë e tyre dhe me këtë tu hapë rrugët ushtrive muslimane. Për këtë qëllim iu shkruajti mëkëmbësve të tij e u tha:
Bëni mobilizimin e përgjithshëm. Të gjithë ata që kanë armë, kuaj dhe pasuri drejtojini tek unë sa më parë të jetë e mundur!
Grupet e muslimanëve filluan ti përgjigjen thirrjes së Farukut (Omerit r.a.) dhe vërshuan në drejtim të Medinës nga çdo anë. Në mesin e tyre ishte edhe luftëtari i verbër Abdullah ibnu Ummi Mektumi.
Faruku r.a. e caktoi në krye të ushtrisë së madhe Sad ibnu Ebi Vekkasin, të cilin e këshilloi dhe e përcolli jashtë Medinës.
Kur ushtria muslimane arriti në Kadisije, u paraqit Abdullah ibnu Ummi Mektumi, i veshur me parzmore dhe me tërë pajisjet e tij luftarake, vullnetarisht për të mbajtur flamurin e muslimanëve: ta mbrojë atë apo të vdesë me të në dorë.
* * *
Dy ushtritë u përleshën tri ditë të vështira e të përgjakshme...
Dy palët luftuan me aq ashpërsi, saqë historia e luftërave nuk mbante mend një luftë të tillë, derisa në agimin e ditës së tretë muslimanët korrën fitore bindëse. Në këtë luftë mori fund së ekzistuari njëra prej perandorive më të mëdha në histori...
Pushoi se ekzistuari një ndër fronet më të vjetra...
U ngrit lart flamuri i monoteizmit në tokën e paganizmit...
Çmimi i kësaj fitoreje ishte me qindra e mijëra shehidë. Në mesin e atyre shehidëve ishte Abdullah ibnu Ummi Mektumi...
U gjet i vdekur, i larë me gjakun e tij, duke e përqafuar fort flamurin e muslimanëve.
I
PRIVATE
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjese e tretë)
MEXHZEETU IBNU THEVËR ES SEDUSI
USEJD IBNU EL HUDEJRI
ABDULLLLAH IBNU ABASI
NUMAN IBNU MUKARRRRIN EL MUZENNIJ
SUHEJB ERRUMI
EBU DERDA
ZEJD IBNU HARITHI
USAME IBNU ZEJDI
SEID IBNU ZEJDI
MEXHZEETU IBNU THEVËR ESSEDUSI
Mexhzeetu ibnu Thevri ishte trim i patrembur. Ka mbytur njëqind pabesimtarë në dyluftime. A thua, sa ka vrarë në fushëbetejë?
(Historianët)
Këta janë trimat e mëdhenj të ushtrisë së Allahut, të cilët i shkundin pluhurin Kadisijes të ngazëllyer se Allahu ua dhuroi fitoren.
Të gëzuar për shpërblimin që u është caktuar vëllezërve të tyre që ranë dëshmorë, ata mbetën me dëshirë të flaktë për të marrë pjesë edhe në beteja të tjera, të ngjashme me Luftën e Kadisijes për nga madhështia e tyre.
Ata pritnin me padurim që tu vijë urdhri nga Halifi Omer ibnul Hattabi për ta vazhduar Luftën e Shenjtë, ta çrrënjosin pushtetin e Kisras që nga rrënjët.
* * *
Nuk zgjati shumë parandjenja dhe dëshira e tyre e zjarrtë, u realizua.
Ja, ai është i dërguari i El Farukut (Omerit r.a.) që po vjen nga Medina në Kufe. Ai sjell me vete një urdhër nga Halifi për valiun e tij, Ebu Musa el Eshariun, për të shkuar me ushtrinë e tij që të takohet me ushtrinë e muslimanëve, e cila po vinte nga Basra. Ato të dyjat duhet të nisen së bashku për në Ahvaz për të ndjekur dhe shkatërruar Hurmezanin, dhe ta çlirojnë qytetin Tustere margaritar i pushtetit mbretëror dhe perlë e trojeve të Persisë.
Në urdhëresën, të cilën Halifi ia dërgoi Ebu Musasë, thuhej që atë duhet ta shoqërojë kalorësi trim dhe prijësi i tyre i respektuar, Mexhzeetu ibnu Thevër EsSedusi, prijës i fisit Beni Bekër.
Ebu Musa elEshariu iu përgjigj urdhrit të Halifit të muslimanëve. Mobilizoi ushtrinë e tij dhe në krye të saj emëroi Mexhzeetu ibnu Thevër EsSedusin.
Ai (Mexhzeetu) me ushtrinë e tij iu bashkua ushtrisë islame që po vinte nga Basra. Dhe të dyjat së bashku shkuan për të luftuar në rrugën e Allahut.
Ata vazhduan të çlirojnë qytetet dhe të pastrojnë bunkerët. Hurmezani ikte para tyre prej një vendi në një vend tjetër, gjersa arriti në qytetin Tustere, ku u strehua në fortifikatën e tij.
* * *
Tustereja, vend ku u strehua Hurmezani, ka natyrë të bukur dhe është më i fortifikuari.
Përveç këtyre veçorive, ai është qytet i lashtë dhe me një histori të gjatë. Është ndërtuar në rrafshnaltë, në trajtë të kalit. Ai furnizohet me ujë nga një lumë që quhet Tigris (Lumi Tigris). Mbi të ka ujëvara me pishina, të cilat i ka ndërtuar Mbreti Sabur për ta ngritur në to ujin e lumit përmes tuneleve nëpër nëntokë.
Pishinat dhe ujëvarat e Tustere me tunelet e tij janë mrekulli nga mrekullitë e rralla në fushën e ndërtimit. Ato janë të ndërtuara me gurë të mëdhenj, të përforcuar me shtylla të hekurta. Pishina dhe të gjithë tunelet e qytetit janë mbuluar me llamarina plumbi.
Përreth Tustere-s gjenden mure të larta të rrethuara me strehimore.
Historianët kanë thënë për të:
Ai është muri i parë dhe më i madh që është ndërtuar mbi dhe.”
Më pas, Hurmezani kishte hapur rreth murit një hendek të madh, që vështirë kapërcehej. Pas tij ishte vendosur elita e ushtrisë persiane.
* * *
Ushtria islame ishte llogoruar rreth hendekut të Tusteres. Aty qëndruan tetëmbëdhjetë muaj, pa arritur ta kalojnë atë. Gjatë asaj kohe muslimanët zhvilluan tetëdhjetë beteja me ushtrinë persiane.
Secila prej këtyre betejave fillonte me dyluftimin mes dy kalorësve të të dy ushtrive, e pastaj shndërrohej në luftë të ashpër shkatërruese.
Në këto dyluftime Mexhzeetu ibnu Thevri u sprovua me sprova nga më të vështirat, të cilat i hutuan mendjet e njerëzve, mahnitën kundërshtarët por, njëkohësisht, edhe miqtë.
Ai arriti ti vriste njëqind trima të rrallë të kalorësve kundërshtarë gjatë zhvillimit të dyluftimeve. Nga emri i tij persianëve zuri tu hyjë frika në palcë, ndërkaq në zemrat e mysliamanëve shtohej dinjiteti dhe krenaria.
Ata që nuk kanë pasur rastin të dinë, tashmë mësuan (për motivin) pse prijësi i muslimanëve dëshiroi që ky trim i paepur ta përgatisë aradhën sulmuese të ushtrisë muslimane.
Në betejën e fundit, nga ato të tetëdhjetat, muslimanët zhvilluan ekspedita të furishme, të njëmendta. Persianët në këtë betejë, ua lanë muslimanëve urat e instaluara dhe viaduktet që çonin mbi hendek. Ata kërkuan strehim në qytet dhe ua mbyllën muslimanëve dyert e fortifikatës së pakapërcyeshme.
Pas këtij durimi të gjatë, muslimanët kaluan prej gjendjes së keqe në një situatë edhe më të vështirë. Persianët zunë të hedhin rrebesh shigjetash nga lartësitë e kullave. Ata filluan të lëshonin zinxhirë të hekurt përmbi mure, e në krye të çdo zinxhiri kishte grepa me zjarr të furishëm.
Kur ndonjë ushtar musliman ia mësynte të hipte në mur apo ti afrohej, ata e lidhnin te muri dhe e tërhiqnin lart në kullë. Trupi i tij digjej, mishi i binte copëcopë derisa vdiste.
* * *
Vuajtjet e muslimanëve u shtuan edhe më shumë. Ata zunë ti luten Allahut me zemra të përvuajtura dhe të frikësuara, që tua largojë vuajtjet dhe tua mundësojë fitoren ndaj armikut të Tij dhe të tyre.
* * *
Ndërsa Ebu Musa el Eshariu meditonte për ta kaluar murin e madh të Tusteres, pa shpresë se do tia dilte, para tij ra një shigjetë që vinte nga lart, mbi mure. Kur e shikoi, në të gjeti një mesazh në të cilin thuhej:
Ju kam besuar juve, o tog i muslimanëve! Unë kërkoj siguri për veten time, për pasurinë, për familjen time dhe për ata që vijnë pas meje, kurse unë po marr për detyrë tju çoj te një shteg përmes të cilit do të depërtoni në qytet.
Ebu Musa i shkroi letër dërguesit të shigjetës përmes së cilës e njoftoi se do tia plotësojë kushtet e parashtruara dhe ia hodhi po ashtu me shigjetë. Njeriu u bind për mbështetjen e muslimanëve, meqë ai dinte sinqeritetin që kanë ata kur premtojnë dhe për zbatimin e besëlidhjes së tyre. Ai u përvodh nga të tjerët, pa u hetuar, nën hijen e errësirës.
Ai i tregoi Ebu Musasë hallin e tij të vërtetë dhe tha:
- Ne jemi nga paria e popullit. Hurmezani e ka vrarë vëllain tim të madh dhe ka sulmuar e plaçkitur familjen e tij. Ai më ka halë në sy, kështu që unë dhe fëmijët e mi ende ruhemi prej tij.
Unë e pashë të arsyeshme ta pranoj drejtësinë tuaj ndaj padrejtësisë së tij, ndërgjegjen tuaj të pastër ndaj tradhtisë së tij. Ndaj, vendosa tju çoj në një shteg të fshehtë, përmes të cilit do të depërtoni në Tustere.
Pra, më jep një njeri guximtar dhe të mençur, të jetë prej atyre që zotëron notin, me qëllim që tia tregoj rrugën!
Ebu Musa El Eshariu ftoi Mexhzeetu ibnu Thevrin dhe i tregoi me besim çështjen për të cilën e kishte ftuar, dhe i tha:
- Më ndihmo të gjej një njeri nga njerëzit e tu, që është i mençur, i vendosur dhe që ka aftësi të jashtëzakonshme për not!
- Më emëro mua, në vend të atij njeriu, o prijës! i tha Mexhzeetu.
- Nëse dëshiron të jesh ai njeri, atëherë qofsh nën bekimin e Zotit! ia ktheu Ebu Musa dhe e këshilloi mirë që mos ta humbë rrugën dhe të mësojë saktësisht se ku gjendet vendi ku është e vendosur porta. Të përcaktojë vendin ku gjendet Hurmazani, ta vërtetojë identitetin e tij dhe të mos bëj gjë tjetër (gabimisht) përveç kryerjes së detyrave për të cilat është urdhëruar.
* * *
Mexhzeetu ibnu Thevri u nis në rrugën e gjatë, në errësirën e natës, me udhërrëfyesin e tij persian, i cili e solli te një tunel nëntokë, që lidhte lumin me qytetin.
Tuneli shtrihej në formën e tij të gjerë deri te pusi i ujit dhe ai e kalonte duke ecur në këmbë, por në disa vende ishte i ngushtë dhe ai detyrohej ta kalonte me not. Në disa vende ai kishte marrë formë gjarpëruese, e në disa të tjera kishte formën e drejtë...
Ai vazhdoi rrugën me të gjersa arriti te shtegu përmes të cilit arrihej në qytet. Udhërrëfyesi ia tregoi Mexhzeetusë Hurmezanin, vrasësin e vëllait të vet, dhe vendin ku ai po qëndronte i siguruar.
Kur e pa Hurmezanin, i shkoi mendja ta përshëndeste me një shigjetë në gjoks, por nuk vonoi iu kujtua porosia që i kishte dhënë Ebu Musa, që të mos bëjë ndonjë gabim. Këtë dëshirë të flaktë (për ta mbytur Hermezanin) e mbajti në vete dhe, para se tia jepte agu i mëngjesit, u kthye nga kishte ardhur.
Ebu Musa përgatiti treqind veta nga ushtria islame, të cilët ishin trima mbi trima, të fortë dhe të qëndrueshëm. Ua mësoi notin dhe prijës të tyre emëroi Mexhzeetu ibnu Thevrin. I këshilloi dhe u dëshiroi rrugë të mbarë dhe u tha që tekbiri të jetë shenjë kushtrimi e ushtrisë muslimane për ta mësyar qytetin.
Mexhzeetu urdhëroi ushtarët e tij ti zhveshin ca rroba, aq sa munden, që të mos u rëndohet trupi nga rrobat e lagura... Ai ua tërhoqi vërejtjen që të mos marrin me vete asgjë përveç shpatave të tyre... I këshilloi që ti ngjeshin ato në trup, nën rroba... Ai kaloi me ta një të tretën e fillimit të natës.
* * *
Mexhzeetu ibnu Thevri dhe ushtria e tij trime mbetën afro dy orë duke u kacafytur me pengesat e atij tuneli të rrezikshëm, të cilat herë i tejkalonin, herë mposhteshin prej tyre.
Kur arritën në shtegun që shpiente në qytet, Mexhzeetu vuri re se tuneli ia kishte gllabëruar dyqind e njëzet ushtarë të ushtrisë së tij, nga e cila i kishin mbetur vetëm tetëdhjetë veta...
Kur Mexhzeetu shkeli në truallin e qytetit me shokët e vet, të gjithë së bashku i nxorën shpatat, shkuan te rojet e fortifikatës, i therën rojet në gjokse, pastaj kërcyen te porta dhe e hapën atë duke thënë tekbir. Tekbiri i tyre brenda bashkëjehonte me tekbirin e vëllezërve të tyre përjashtë.
Në mëngjes, muslimanët u vërsulën në qytet. Mes tyre dhe armiqve u zhvillua një betejë e ashpër. Historia pak ka dëshmuar për furitë e luftërave të tilla, për nga trishtimi dhe numri i madh i të vrarëve.
* * *
Ndërsa lufta zhvillohej nga të gjitha anët, Mexhzeetu e vuri re Hurmezanin në sheshin e luftës, u drejtua nga ai dhe kërceu me shpatë. Pas pak, një grup ushtarësh e rrëmbyen atë dhe e fshehën, me qëllim që të mos e shohë njeri.
Pastaj, ai e pa prapë, u vërsul kah ai dhe e sulmoi...
Mexhzeetu dhe Hurmezani iu vërsulën njëritjetrit me shpata. Dhe që të dy e qëlluan njëritjetrin me të rëna vdekjeprurëse. Shpata e Mexhzeetus u drodh, nuk e goditi kundërshtarin, por shpata e Hurmezanit qëlloi...
Trimi i paepur ra i vdekur në sheshin e luftës. Sytë e tij mbetën të ngazëllyer për atë që Allahu e kishte caktuar të jetësohet me duart e këtij trimi.
Ushtria muslimane vazhdoi luftën derisa Allahu ua mundësoi fitoren dhe Hurmezani u zu rob nga muslimanët.
* * *
Me të shpejtë, sihariqet filluan ta njoftojnë ElFarukun me lajme të gëzuara mbi fitoren e arritur. Ata çonin përpara Hurmezanin që ta shohë Halifi. Mbi kokë kishte kurorën e vet, të stolisur me xhevahirë, e në supe kishte rroba të stolisura me fije ari.
Megjithatë, sihariqet në zemrat e tyre sillnin edhe një ngushëllim të sinqertë për Halifin, me rastin e vrasjes së kalorësit të tij të paepur Mexhzeetu ibnu Thevri.
USEJD IBNUL HUDEJRI
Ata, engjëjt të dëgjonin ty, o Usejd...
(Muhammedi a.s.)
Djaloshi mekas, Musab ibnu Umejri kaloi në Jethrib (Medinë) me delegacionin e parë misionar, që e njeh historia islame.
Ai ishte vendosur te Esad ibnu Zurareja, njëri nga paria e fisit Hazrexh. Në shtëpinë e tij ai gjeti një vendstrehim për vete dhe filloi të përhapë thirrjen në rrugë të Allahut dhe ti lajmrojë ata se Muhammedi (a.s.) ishte i Dërguar i Allahut. Të rinjtë e Jethribit zunë të shkojnë me të madhe në tubimet e thirrjeve në fenë islame, të organizuara nga djaloshi Musab ibnu Umejr.
Ëmbëlsinë e fjalëve të tij, sqarimin e fjalimit të tij, madhështinë e vetive të mira, bukurinë e besimit (imanit) që shkëlqente nga fytyra e tij e pashme dhe e bukur ata i përcollën me entuziazëm.
Mbi të gjitha, tek ai i tërhiqte një gjë tjetër, e ai ishte Kurani, që ua lexonte dhe ua komentonte kohë pas kohe, ca nga ajetet e tij të qarta, me zërin e tij melodik plot dhembshuri dhe me shqiptimin e tij në mënyrë magjepëse ai zbuste zemrat mizore dhe atyre u shkonin lotët në mënyrë spontane. Njerëzit nuk shpërndaheshin pa e pranuar fenë islame dhe u bashkoheshin radhëve të besimtarëve të mirëfilltë.
Një ditë, Esad ibnu Zurareja doli me mysafirin e tij të thirrjes në fenë islame, Musab ibnu Umejrin, për të takuar një grup nga fisi Beni Abdul Eshhel dhe i fton ata në fenë islame. Ata të dy hyjnë në një kopsht të Beni Abdul Eshhelit dhe u ulën te kroi i tij i ëmbël nën hijen e hurmës. Përreth Musabit u tubua një grup, që tashmë kishte pranuar fenë islame dhe ca persona të tjerë që dëshironin të dëgjojnë për fenë islame. Ai zuri ti ftojë në fenë e drejtë dhe ti paralajmërojë për lajme të gëzuara. Njerëzit e përcillnin atë me vëmendje të theksuar dhe nga madhështia e fjalëve të tij mbetën pa fjalë.
* * *
Më pas erdhi personi që kishte njoftuar Usejd ibnu El Hudejrin dhe Sead ibnu Meadhin që të dy ishin prijës të fisit Evs, se thirrësi në fe nga Meka ishte vendosur afër shtëpive të tyre, e ai që e kishte cytur ta bënte këtë ishte Esad ibnu Zurareja.
Sad ibnu Meadhi i tha Usejd ibnu El Hudejrit:
Të gjeti e liga, o Usejd! Shko te ai djalosh mekkas, i cili ka ardhur në shtëpinë tonë, që ti nxisë njerëzit tanë të pavendosur ta pranojnë fenë islame e ti përdhosë zotërat tanë, ndaloja atij atë dhe (thuaj) pas sotit të mos shkelë në pragje të shtëpive tona!
Pastaj vazhdoi duke thënë: Sikur të mos ishte mysafir i tezakut tim, Esad ibnu Zurares, dhe sikur të mos ishte nën mbrojtjen e tij, unë do ta kryeja këtë punë.
* * *
Usejdi mori armën e brezit dhe shkoi drejt kopshtit. Kur e pa duke ardhur, Esad ibnu Zurareja i tha Musabit:
Mjerë ti, o Musab, ky është prijës i fisit të vet, si për nga mençuria, po ashtu edhe nga pasuria. Ky është Usejd ibnu El Hudejri. Nëse ky pranon fenë islame, Islamin e tij do ta ndjekin shumë krijesa. Ai me atë rast dëshmon Allahun dhe ajo është prova më e mirë që mund të ofrojë.
Usejd ibnu El Hudejri u ndal në mes të turmës, u drejtua nga Musabi dhe shoku i tij e tha:
Për çfarë pune keni ardhur në shtëpitë tona dhe provokoni njerëzit tanë të dobët? Largohuni nga ky vend, nëse nuk doni të jeni të kërcënuar (prej ndonjërit) me vrasje.
Musabi, me fytyrën e tij të ndritshme, që i shkëlqente nga drita e besimit, u kthye nga Usejdi dhe i foli atij me një gjuhë të sinqertë dhe tërheqëse:
O kryepar, a ke ndonjë propozim më të mirë se ky?
E çfarë mund të jetë? ia ktheu ai.
Ai tha:
Ulu me ne dhe dëgjona se çthemi. Nëse të pëlqen ajo që themi, ti pranojë atë, e nëse nuk të pëlqen, largohemi nga ju dhe kurrë nuk do të vijmë më.
Mirë e ke, tha Usejdi. E vuri shtizën në tokë dhe u ul.
Musabi filloi ti flasë atij për të vërtetën e fesë islame. Ia lexoi ca ajete kuranore dhe atij i ranë rrudhat e ballit dhe fytyra i shkëlqeu dhe tha:
- Sa e bukur është kjo që thua ti, sa bukur tingëllon kjo që po lexon!!!
Çfarë bëni kur dëshironi të pranoni fenë islame?
Duhet të lahesh dhe të pastrosh rrobat e tua, të dëshmosh se ska zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut dhe ti falësh dy rekate, u përgjigj Musabi.
Ai vajti te një pus dhe u pastrua me ujin e tij. Dëshmoi se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Më në fund fali dy rekate.
Atë ditë radhëve të muslimanëve iu bashkua një kalorës nga kalorësit më të shquar arab dhe njëri nga udhëheqësit e fisit Evs.
Në sajë të qëndresës së tij të matur dhe fisnikërisë së tij të trashëguar fisi i tij e quante mjeshtër shpate dhe pene.
Krahas kalorësisë dhe aftësisë së tij për të gjuajtur me saktësi me shigjetë, ai njëherazi njohu leximin dhe shkrimin në një bashkësi shoqërore në të cilën ishin të rrallë ata që dinin të lexonin dhe të shkruanin.
Pranimi i fesë islame nga ai ishte shkas i pranimit të fesë islame nga ana e Sad ibnu Muadhit. Pasi pranuan fenë islame, që të dy u bënë shkaktarë që atë ta pranojnë grupe të shumta të fisit Evs.
Pas këtyre ngjarjeve Medina u bë vendmigrimi për Pejgamberin e Allahut, vendmbrojtje, strehim dhe bazë e Shtetit të Madh Islam.
* * *
Usejd ibnu El Hudejri e donte Kuranin me pasion qëkur e dëgjoi nga Musab ibnu Umejri, atëherë kur edhe mbolli dashuri për të, siç lind dashuria për të dashurin. Ai e pranoi atë me ëndje, me atë burim të shijes në atë ditë përcëlluese, dhe që nga ajo ditë zuri të merret me të.
Përveç kësaj, ai dallohej si luftëtar që lufton në rrugën e Allahut, dhe musliman i përkushtuar në leximin dhe komentimin e Librit të Allahut.
Zërin e kishte të ëmbël, fjalët i shqiptonte në mënyrë të qartë dhe lexonte në mënyrë të shkëlqyeshme. Ai më shumë kënaqej kur lexonte Kuranin kur binte nata, atëherë kur mbyllen sytë dhe shpirtrat ngrihen lart në qiell.
Shokët e tij të ndershëm pritnin me padurim kur ai lexonte Kuranin dhe hidhnin short se kush do të dëgjojë më parë leximin e tij.
Sa fatlum do të ishte ai njeri që i jepej rasti të dëgjonte Kuranin duke e lexuar ky njeri me njomësi dhe freski mu ashtu siç iu zbrit Muhammedit a.s.
Leximin e tij e shijuan banorët e qiellit, ashtu siç e shijoi njerëzimi.
Një mesnatë, Usejdi ibnul Hudejr ishte ulur në oborrin e vet dhe pranë tij i biri, Jahja, ishte fjetur. Kali i tij, që e kishte përgatitur për luftë në rrugën e Allahut, ishte i lidhur jo larg tij.
Nata ishte e butë dhe e qetë, e hapësira qiellore e pastër dhe e çiltër.
Sytë e yjeve kundronin tokën e qetë me mall dhe simpati.
Shpirti i Usejd ibnul Hudejrit kishte dëshirë të flaktë të parfumosë këto hapësira me puhin e këndshëm të Kuranit. Ai zuri ta lexojë atë me zërin e tij të ëmbël e të prekshëm.
Elif, Lam, Mim. Ky libër, në të cilin ska fije dyshimi, është udhëzim për ata që janë të devotshëm, të cilët besojnë në të padukshmen, falin namazin dhe japin zeqatin nga ajo që ju kemi dhënë ne. Edhe për ata të cilët besojnë në atë që tu shpall ty dhe në atë që është shpallur para teje dhe janë të bindur thellë për jetën e ardhshme. (ElBekare: 14)
Kur e dëgjoi këtë, kali i tij bëri një qark që gati e këputi frerin. Ai heshti. Kali u qetësua dhe qëndroi në vend pa lëvizur.
Ai vazhdoi të lexojë:
Ata janë në rrugën e (vërtetë të) Zotit të tyre dhe ata janë të shpëtuar. (ElBekare: 5)
Kali prapë e bëri një qark më të rreptë dhe më të furishëm. Ai heshti dhe kali u qetësua...
Ai e përsëriti këtë disa herë. Kur ai lexonte Kuranin, kali shmangej larg tij dhe shqetësohej, e kur ai heshte, kali qetësohej dhe nuk lëvizte vendit.
Ai u frikësua për birin e tij, Jahjanë, se mos po e vë atë në gjendje depresioni dhe shkoi ta zgjojë nga gjumi. Në atë çast ktheu shikimin nga qielli dhe pa një re si ombrellë, që syri i njeriut kurrë më parë nuk e kishte parë, aq e bukur dhe e hijshme. Në të ishin varur sende që u ngjasonin dritareve. Horizonti u mbush plot dritë dhe madhështi, që ngrihej lart gjersa u largua nga sytë e tij. Kur zbardhi dita, ai shkoi tek i Dërguari i Allahut dhe i tregoi se çkishte parë, ndërsa Muhammedi a.s. i tha:
Ata, engjëjt, të dëgjonin ty, o Usejd... Sikur të vazhdoje ti leximin, njerëzit do ti shihnin ata dhe nuk do të fshiheshin prej tyre.
Siç ishte entuziast Usejd ibnul Hudejri ndaj leximit të Librit të Allahut, atij iu shtua entuziazmi në të njëjtën masë ndaj të Dërguarit të Allahut dhe, siç thotë vetë, ai ishte më i devotshmi, në shkallë më të lartë që mund të jetë një njeri, më i vëmendshmi dhe më i besuari kur lexonte Kuranin apo kur e dëgjonte atë dhe kur e shikonte Pejgamberin e Allahut kur mbante hytbe (këshillë të së premtes) apo fjalim.
Kishte dëshirë të flaktë që trupi i tij ta prekë trupin e Pejgamberit të Zotit, ta nuhasë dhe ta puthë atë. Një ditë i jepet rasti dhe e realizon dëshirën e tij.
Një ditë Usejdi e argëtonte popullin me kuriozitete dhe anekdota, andaj i Dërguari i Allahut e ngacmoi atë në bel me dorë, sepse i pëlqeu ajo që i tha ai.
Usejdi i tha:
Më lëndove, o i Dërguar i Allahut!
I Dërguari i Allahut tha:
Ma kthe pra, në të njëjtën masë, o Usejd!
Usejdi tha:
Ti ke këmishë, e unë nuk kisha këmishë kur më ngacmove ti.
Atëherë, i Dërguari i Allahut e zhveshi këmishën e vet dhe ia veshi Uejdit dhe ky zuri ta puthte mes nënsqetullës dhe belit, e Usejdi i thonte:
Të betohem në prindët e mi, o i Dërguari i Allahut, se dëshirën e flaktë që ushqeja në zemër, që nga momenti kur të njoha, tani e realizova.
Muhammedi a.s. e donte Usejdin në të njëjtën masë dhe e kishte në konsideratë hyrjen e tij të hershme në fenë islame dhe mbrojtjen që ia kishte bërë Muhammedit a.s.; Ditën e Uhudit Usejdi u ther shtatë herë me të rëna vdekjeprurëse.
Ia njihte vlerën dhe pozitën e vet në masë. Kur ndërmjetësonte mes njerëzve, Pejgamberi e angazhonte atë për një punë të tillë.
Usejdi tregon për një rast, ku thotë:
Shkova tek i Dërguari i Allahut dhe i përkujtova banorët e ensarëve, se ka njerëz të varfër me nevoja të ngutshme, e prej tyre kryesisht gra. I Dërguari i Allahut më tha:
O Usejd, ke ardhur të kërkosh ndihma në kohën kur ne e kemi harxhuar atë që e kishim. Kur të dëgjosh se na ka ardhur ndonjë ndihmë, na i rikujto anëtarët e asaj familjeje!
Pas kësaj erdhi një pasuri nga Hajberi dhe e ndau atë në mes muslimanëve dhe enësarëve u dha më shumë, por edhe asaj familjeje i dha shumë, e unë i thashë:
Zoti të shpërbleftë me të mira për ndihmën që u dhe atyre, o Pejgamber i Allahut!
Ai tha:
O popull i ensarëve! Allahu ju shpërbleftë me shpërblimet më të mira, se ju, siç kam mësuar, ishit virtuozë dhe të durueshëm, ju do të monopolizoni pas vdekjes sime. Kini durim gjersa të vijë koha të më takoni se juve ju është premtuar kroi i xhenetit!
Kur iu besua halifati Omer ibnul Hattabit r.a. ai u ndau besimtarëve mall dhe pasuri, e mua më dërgoi një xhelabi, (pelerinë) që më binte e vogël...
Ndërkohë që isha në xhami pranë meje kaloi një djalosh kurejshit, i veshur me xhelabi të gjerë dhe të gjatë, nga ato që kishte dërguar tek unë Omeri r.a. Djaloshi e tërhiqte atë zvarrë. Unë ia rikujtova atij që ishte me mua, fjalën e Pejgamberit të Allahut a.s.:
Ju do të monopolizoni pas vdekjes sime, - dhe thashë Zoti e shpërbleftë të Dërguarin e Vet!
Njeriu shkoi tek Omeri dhe e njohu me atë që thashë. Omeri, derisa falesha, erdhi me të shpejtë dhe tha:
Falu, o Usejd!
Kur e fala namazin, mu afrua dhe më tha:
Çfarë ke thënë?
Unë i tregova se çkisha parë dhe çkisha thënë.
Ai më tha:
Allahu ti faltë mëkatet! Atë xhelabi ia kam dërguar filanit, ai është ensari, pjesëmarrës në betimin e Akabes, në betejën e Bedrit dhe Uhudit, e nga ai e ka blerë ky djalosh kurejshit dhe e ka veshur.
A ta merr mendja se, ajo që ka paralajmëruar Pejgamberi i Allahut, kjo do të ndodhte në kohën time?!!
Thashë:
Për Allahun, o prijës i muslimanëve, unë nuk mendoja se kjo do të ndodhte në kohën tënde.
Pas kësaj, Usejd ibnul Hudejri nuk jetoi gjatë dhe kaloi në botën e amshueshme gjatë sundimit të Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy.
U pa se ai kishte një borxh prej katër mijë dërhemësh.
Trashëgimtarët e tij u interesuan për tia shitur ca tokë dhe me të hollat nga kjo shitje dëshironin tia paguanin borxhin.
* * *
Pasi e mori vesh këtë, Omeri tha:
Unë nuk i lë të bijtë e vëllait tim, Usejdit, të mbeten të varfër në mesin e njerëzve...
Pastaj u foli kreditorëve dhe ata u pajtuan të blejnë frutat dhe të lashtat që prodhonte toka e tij gjatë katër vjetëve. Çdo vit nga një mijë dërhemë.
ABDULLAH IBNU ABASI
Ai është djalosh i pjekur, ka gjuhë dhe stil të të pyeturit, zemër dhe mend...
(Omer Ibnul Hattab)
Ky shok i shquar i Pejgamberit a.s. ishte tejet madhështor nga pikëpamja e sjelljeve. Atij nuk i kaloi gjë pa punuar.
Atij iu shtua nami në mesin e shokëve të Pejgamberit a.s., e sikur të lindte pak më vonë, ai nuk do të kishte nderin të jetë në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut.
Njeri i një farefisi me nam. Ky është djali i xhaxhait së Pejgamberit a.s. Gëzonte nam për dituri, se ishte dijetar i vyeshëm i umetit të Muhammedit a.s. dhe burim i pashtershëm i dijes së tij. Gëzonte nam për devotshmërinë që kishte. Ai shpeshherë agjëronte ditën dhe rrinte zgjuar natën, duke u falur, kërkonte tia falë Allahu gabimet gjersa vinte agu i mëngjesit. Qante nga frika e Zotit gjersa i shkonin lotët nëpër faqe. Ai është Abdullah ibnu Abasi, dijetar, njohës i Zotit dhe i umetit të Muhammedit, i cili më së miri e njihte Librin e Allahut dhe më së miri zotëronte komentimin e tij, më i afti për të depërtuar në kuptimin e thellë të tij dhe njohës i objektivave dhe fshehtësive të tij.
Ibn Abasi u lind tri vjet para hixhretit (shpërnguljes së muslimanëve nga Meka në Medinë). Kur vdiq Pejgamberi a.s., ai i ishte vetëm 13 vjeç. Megjithatë ai i ka mbajtur mend 1660 hadithe (të Muhammedit a.s.), për tua treguar ato muslimanëve, të cilat i vërtetojnë Buhariu dhe Muslimi në koleksionet e tyre.
Kur e lindi e ëma, e çoi te Pejgamberi i Allahut , i cili e fërkoi me jargët e tij. Ajo që hyri më së pari në gojën e tij ishte jarga e pastër e Pejgamberit të Bekuar. Me atë ai u frymëzua për adhurim e urtësi, siç thotë Fjala e Allahut xh.sh.: Ai që pajiset me urtësi, ai është pajisur me shumë të mira.
* * *
Si iu hoq amuleti djaloshit hashimit dhe hyri në moshën shtatëvjeçare, ai zuri ta shoqëronte Pejgamberin e Allahut me një shoqërim të ngushtë, mu si syri me syrin. Djaloshi ia përgatiste ujin për abdest Pejgamerit a.s. kur ai e kishte ndërmend të merte abdest. Falej pas tij kur ai falej. Dhe ulej prapa tij kur vendoste të udhëtonte, gjersa u bë si hije e trupit të tij. Ai i qepej pas kudo që shkonte Pejgamberi a.s. Gjatë asaj kohe kishte zemër dhe ndërgjegje të pastër dhe me vete mbante të gjitha mjetet për të shënuar (thënie apo porosi të tij).
* * *
Ai rrëfen për vete dhe thotë:
I Dërguari i Allahut një ditë po përgatitej për të marrë abdest. Unë ia përgatita ujin me të shpejtë, aq sa munda, e ai u gëzua për këtë veprim timin...
Kur po bëhej gati për tu falur, më dha shenjë që të qëndroja afër tij. Kur mbaroi faljen, ai ma bëri me dorë dhe më tha:
Kush ta ndaloi që të jesh afër meje, o rob i Allahut? E unë i thashë:
Ti je më i madhëruar të të shikoj karshi dhe më i dashur sesa të jem krah për krah me ty, o i Dërguar i Allahut! Ai ngrit duart drejt qiellit dhe tha:
O Zot, i dhuroji urtësi këtij fëmije!
Allahu iu përgjigj lutjes së Pejgamberit të Tij dhe djaloshit i dhuroi urtësi, që ia tejkaloi njerëzve më të urtë.
Ska dyshim se dëshironi dini disa qëndrime të urtësisë së Abdulla ibnu Abasit. Ja, pra, po ju sjellim një qëndrim, besojmë se ai do të mjaftojë.
Kur disa shokë të Aliut u larguan nga radhët e tij dhe e lanë të vetmuar në konfliktin në mes tij dhe Muaviut r.a., atëherë Abdullllahu i tha Aliut r.a.:
- Më lejo mua, o Prijës i muslimanëve, që të kontaktoj me popullin dhe tu flas!
Ai më tha:
- Unë po frikësohem prej tyre për fatin tënd.
- Jo, kurrsesi (mos u frikëso), në emër të Zotit!
Pastaj ai shkoi tek ata, dhe kurrë nuk kishte parë njerëz më të angazhuar në ibadet se ata.
Ata i thanë:
- Mirësevjen o ibnu Abas... Çfarë të solli ty këtu?
Kam ardhur për të biseduar me ju, tha ai.
Disa prej tyre thanë:
Mos i flisni!
E disa të tjerë shtuan: Fol, të dëgjojmë! Çthua!? Ai tha:
Më tregoni se çka nuk ju pëlqen nga biri i xhaxhait të Pejgamberit të Allahut, burrit të bijës së tij dhe i pari që i besoi atij.
Ata thanë:
Jemi të zemëruar me të për shkak të këtyre tri çështjeve:
E para: ai ka caktuar njerëz arbitrar në Fenë e Allahut...
E dyta: ai e luftoi Aishen dhe Muaviun dhe nuk i ka marrë pre lufte e as robër...
E treta: ai e ka shlyer titullin prijës i besimtarëve, edhe pse muslimanët ia kanë dhënë betimin dhe e kanë njohur për prijës të tyre.”
Ai tha:
Çfarë mendoni nëse unë ju rikujtoj diçka dhe ju citoj nga Libri i Allahut dhe nga hadithet e Pejgamberit a.s., të cilin nuk duhet ta hidhni poshtë, a do të hiqni dorë nga qëndrimi juaj?
Ata thanë:
Po.
Ai tha:
Sa i përket fjalës suaj se ai ka emëruar sundues arbitrar në Fenë e Allahut, po ju tregoj se Allahu i Lartmadhëruar në Kuran thotë:
Mos mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënohet që në kafshë shtëpiake të ngjashme ta falë ose të kompensohet vlera e saj. (ElMaide: 96)
Po ju përbej me Allahun se a është më e rëndësishme që njerëzit të ruajnë gjakun dhe jetën e tyre duke u pajtuar me njëritjetrin apo të shprehin mendimin e tyre për një lepur, vlera e të cilit është një e katërta e dërhemit?!
Ata thanë:
Jo, më e rëndësishme është ruajtja e gjakut të muslimanëve dhe pajtimi mes tyre.
Ai pyeti:
A u morëm vesh për këtë çështje?
Ata thanë:
Për Zotin, po.
Ai vazhdoi;
Sa i përket fjalës tuaj se Aliu ka luftuar dhe nuk i ka marrë robëreshat e luftës, siç ka vepruar Pejgamberi i Allahut, unë ju pyes nëse dëshironi të merrni rob lufte nënën tuaj, Aishen, dhe ta trajtoni atë siç trajtohen robëreshat e luftës?!
Nëse thoni po; atëherë ju jeni pabesimtarë. Por nëse thoni: se ajo nuk është nëna juaj, ju prapë jeni pabesimtarë, se Allahu i Lartmadhëruar thotë: Pejgamberi është më i afërt dhe më i respektuar se vetë besimtarët (farefisi i gjakut), ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre (për misionin dhe përgjegjësinë e tyre që kanë si nëna të besimtarëve). (El Ahzab:6)
Pra, ju merreni këtë si të doni.
Pastaj tha:
A mbaruam gjithashtu edhe me këtë çështje?
Ata thanë:
Për Allahun, po.
Ai vazhdoi. Sa i përket fjalës suaj se Aliu vetë e ka anuluar titullin e prijësit të besimtarëve, po ju tregoj se kur Pejgamberi i Allahut kërkoi nga politeistët, në Ditën e Hudejbies, që ta shkruajnë në marrëveshjen paqësore që arritën tekstin Për këtë (çështje) jemi marrë vesh me Muhammedin, të Dërguarin e Allahut, ata thanë: Po të besonim se ti je i Dërguari i Allahut, nuk do të të pengonim nga Qabja e as nuk do të të luftonim, por shkruaj tekstin: Muhammedi, i biri i Abdullllahut. Ai lëshoi pe në kërkesën e tyre dhe u tha:
Për Allahun, unë jam i Dërguar i Allahut, edhe pse ju më përgënjeshtoni.
A përfunduam edhe me këtë i pyeti ata Abdullahu.
Për Allahun, po, ia kthyen ata.
Si rezultat i këtij takimi, në të cilin Abdullllah ibnu Abasi demonstroi urtësi të rrallë, ishte kthimi i njëzet mijë pjesëtarëve të larguar nga radhët e Aliut. Katër mijë të tjerë këmbëngulën që të qëndrojnë në armiqësi ndaj tij, në shenjë mërie dhe mospajtimi me të vërtetën.
* * *
Djaloshi Abdullah ibnu Abasi kishte trasuar çdo rrugë të dijes dhe kishte bërë çmos për tu pajsur me dituri. Ai vazhdoi të pijë nga uji i pashtershëm i Pejgamberit të Allahut sa ishte ai gjallë. Kur i Dërguari i Allahut ndërroi jetë, ai u drejtua nga dijetarët e tjerë sahabë dhe zuri të marrë dije prej tyre.
Nga rrëfimi i tij në vetën e parë:
Kur më arrinte ndonjë hadith te ndonjëri njeri prej sahabëve të të Dërguarit të Allahut, unë shkoja te dera e shtëpisë së atij njeriu në kohën e gjumit, në mesditë, dhe mbështetesha në xhelabinë time në pragun e shtëpisë së tij. Aty era më hidhte pluhur vazhdimisht. Sikur të dëshiroja të merrja leje për të hyrë brenda, ai do të më lejonte. Pritjen e bëja me qëllim që ta kënaqja atë. Kur ai dilte nga shtëpia e më shihte në këtë gjendje, më thoshte:
O biri i xhaxhait të Pejgamberit, çka të ka sjellur ty këtu? Përse nuk ke dërguar dikë që të vijë tek unë? E unë i thoja se kam arsyetim për se kam ardhur te ti, se dija kërkohet dhe nuk vjen vetvetiu. Më pas e pyesja për një hadith.
Ashtu siç ibnu Abbasi i përkushtohej kërkimit të diturisë, po ashtu e çmonte vlerën e dijetarëve.
Ja ku është Zejd ibnu Thabiti, regjistrues i Vahjit (shpalljes) i janë lënduar këmbët duke ecur tepër, - dhe prijës i banorëve të Medinës në Jurisprudencë, Fikh, Kiraet dhe Feraidin (trashëgiminë), - që po bëhej gati për të hipur mbi një kafshë, kur para tij del djaloshi hashimij, Abdullah ibnu Abasi, siq qëndron robi para zotëriut të vet, e kap frerin dhe niset me devën e tij.
Zejdi i tha:
Lëre atë, o biri i xhaxhait të Pejgamberit të Allahut!
Kështu jemi urdhëruar të sillemi me dijetarët tanë, ia ktheu ibnu Abasi.
Atëherë, Zejdi i tha:
Më trego dorën tënde, të ta shoh!
Ibnu Abasi ia ofroi dorën e vet. Ai u përkul mbi dorën e tij, e puthi dhe i tha: Kështu jemi urdhëruar të sillemi me pjesëtarët e familjes së Pejgamberit tonë.
* * *
Ibnu Abasi iu dha me përkushtim kërkimit të diturisë derisa arriti një diapazon të gjerë të dijes me të cilin i mahniti dijetarët e mëdhenj. Lidhur me të, Mesruk ibnu El Exhde, njëri nga bashkëkohanikët e sehabëve të Pejgamberit, ka thënë:
Kur e shikoja ibnu Abasin, thoja me vete: Njeriu më i bukur. Kur fliste, thoja ky është njeri që flet me një gjuhë elekuente dhe qenka shumë i ditur.
Kur ibnu Abasi u pajis me dituri aq sa lakmonte, ai u bë mësues (i shquar) dhe filloi ti mësojë njerëzit. Shtëpia e tij u bë universitet i muslimanëve... U bë universitet me plot kuptimin e fjalës që ka në kohën e sotme.
I gjithë dallimi në mes të universitetit të ibnu Abasit dhe universiteteve tona është se në universitetet tona grumbullohen dhjetëra profesorë, e ndonjëherë edhe qindra sish, kurse, sa i përket universitetit të ibnu Abasit, ai funksiononte me një profesor të vetëm, e ai ishte ibnu Abasi. Njëri prej sahabëve të tij thotë: Kam marrë pjesë në një tubim të ibnu Abasit dhe ma merr mendja se tubimet e tij do të ishin krenari për të gjithë kurejshët. Kam parë njerëz që tuboheshin nëpër rrugët që shpienin në shtëpinë e tij, ndërsa ato ishin të ngushta për ti pranuar të gjithë ata njerëz dhe nuk kishin nga të kalonin. Hyra në shtëpinë e tij dhe e njoftova se ishin tubuar njerëzit te dera e tij, e ai më tha:
Sill ujin të marr abdest!
Ai mori abdest dhe shtoi:
Dil e thuaju se kush dëshiron të pyesë për Kuranin dhe shkronjat e tij, le të hyjë.
Unë dola dhe u thashë njerëzve për atë që më porositi. Ata filluan të hyjnë brenda, derisa u mbush e tërë shtëpia me njerëz. Asnjë pyetje, nuk mbeti pa përgjigje. Ai u përgjigj ashtu siç shtroheshin pyetjet, madje edhe më hollësisht.
Pastaj u tha:
Lirojuni rrugën vëllezërve tuaj!
Ata dolën përjashtë. Pastaj më tha:
Dil e thuaju se kush dëshiron të pyesë për tefsirin (komentimin) e Kuranit dhe shpjegimet rreth tij, le të hyjë!
Dola dhe u thashë, ashtu siç më urdhëroi.
Ata hynë gjersa u mbush e tërë oda dhe shtëpia. Asnjë pyetje nuk mbeti pa përgjigje, ashtu siç i shtroheshin atij, madje edhe më hollësisht.
Pastaj tha:
Dil e thuaju se kush dëshiron të pyes për gjërat e lejuara (hallall) dhe të palejuara (haram) në Islam dhe për jurisprudencën islame, le të hyjë.
Dola dhe u thashë. Ata zunë të hyjnë, derisa u mbush tërë shtëpia.
Nuk mbeti asnjë pyetje pa përgjigje. Ai iu përgjigj atyre ashtu siç e pyetën. Pastaj u tha:
Lirojuni rrugën vëllezërve tuaj! Dhe ata dolën nga shtëpia.
Ai më tha:
Dil dhe thuaju se kush dëshiron të pyesë për të drejtën e trashëgimisë (faraidin) dhe çështjet e ngjashme me to, le të hyjë!
Dola dhe u thashë ashtu siç më tha ai. Ata zunë të hyjnë brenda, derisa u mbush e tërë shtëpia. Asnjë pyetje nuk mbeti pa përgjigje.
Pastaj u tha:
Lirojuni rrugën vëllezërve tuaj! Pastaj më tha: - Dil dhe thuaju se kush dëshiron të më pyesë për gjuhën arabe, poezinë dhe fjalët e panjohura arabe, le të hyjë brenda.
Të interesuarit për këtë çështje zunë të hyjnë brenda, derisa u mbush e tërë shtëpia. Asnjë pyetje, nuk mbeti pa përgjigje. Transmetuesi i këtij tregimi thotë:
Sikur i tërë fisi Kurejsh të mburrej me të, do të ishte një nam i madh për të.
* * *
Ibnu Abasi r.a. e kishte parë të arsyeshme që njohuritë e ndryshme tua mësojë njerëzve në ditë të caktuara, në mënyrë që të mos bëhet tollovi e ngjashme siç bëhej kohë më parë.
Një ditë në javë vendosi të merret vetëm me komentimin e Kuranit.
Një ditë merrej me jurisprudencën islame.
Një ditë merrej me studimin e betejave të të Dërguarit të Allahut.
Një ditë merrej me poezi.
Një ditë merrej me evokimin e ditëve të mëdha të arabëve.
Kurrë nuk është ulur pranë tij ndonjë dijetar e të mos ta ketë dëgjuar atë me vëmendje të veçantë.
Kur ndonjë njeri e pyeste për ndonjë çështje, kurrë nuk ndahej prej tij pa mësuar diçka të re.
* * *
Në sajë të dijes dhe aftësisë së tij për jurisprudencën islame, ibnu Abasi arriti të bëhet këshilltar i Hulifai rashidinëve, edhe pse ishte në moshë të re. Kur i drejtoheshin njerëzit për zgjidhjen e ndonjë problemi, apo për ndonjë çështje të vështirë, ibnu Hattabi i ftonte sahabët e vjetër dhe të avancuarit në dije dhe krahas tyre e ftonte edhe Abdullah ibnu Abasin. Kur shkonte ibnu Abasi e nderonte atë dhe e afronte në tubimin e vet dhe i thoshte:
- Po na mundon një problem i vështirë. Ky dhe problemet e ngjashme janë për ty që ti zgjidhësh. Ai (ibnu Hattabi) u qortua nga masa për respektin që i bëri djaloshit dhe për futjen në radhën e dijetarëve, meqë ishte ende i ri. Lidhur me këtë, ai tha:
Ky është djalosh i pjekur, di të flasë mirë, të pyesë dhe ka zemër të artë.
Megjithëse ibnu Abasi iu përkushtua në veçanti mësimit dhe aftësimit të njerëzve, ai nuk harroi detyrimin ndaj masës së gjerë. Prandaj, organizonte tubime në të cilat mbante ligjërata dhe jepte këshilla. Në ligjëratat e tij vihej në dukje fjala e tij prej oratori drejtuar atyre që bëjnë gabime:
O ti që bën gabim! Mos mendo se do të shpëtosh nga dënimi për gabimin tënd. Dije se pasojat e gabimit janë më të mëdha sesa vetë gabimi që e ke bërë.
Vërtet, mosturpërimi nga ata engjëj që ke në krahun e djathtë dhe të majtë kur ti bën gabim nuk është aspak mëkat më i vogël se gabimi që bën.
Vërtet ti qesh kur bën gabim, por ti nuk e di se çfarë do të të sjellë Allahu më rëndë se vetë gabimi që ke bërë.
Gëzimi yt për gabimin e bërë, në çastin kur e bën, është mëkat më i madh sesa vetë gabimi që ke bërë.
Vërtet, dëshpërimi yt për gabimin, kur të shpëton pa e bërë, është më i rëndë se vetë gabimi.
Vërtet ke frikë nga era kur ta zbulon fshehtësinë, ndërsa ti po bën gabim me qenien tënde dhe nuk të tronditet zemra nga shikimi i Allahut, gabim ky më i rëndë se gabimi i bërë. A e di se cili ishte gabimi i Ejubit a.s. kur Allahu e vuri në sprovë me trupin (shëndetin) dhe mallin e tij?
Mëkati i tij ishte se një i gjorë kërkoi ndihmë tek ai (për ta këshilluar) se si ti hiqet padrejtësia dhe nuk e çau kokën për të.
Ibnu Abasi nuk ishte prej atyre njerëzve që flasin për ato vepra të cilat nuk i bëjnë dhe as prej atyre njerëzve që ua ndalojnë të tjerëve veprat e shëmtuara e vetë nuk ndalohen prej tyre. Por ishte nga ata që agjërojnë shpesh dhe natën e kalojnë në adhurim.
Lidhur me të Abdullah ibnu Meliku ka njoftuar:
Unë e kam shoqëruar ibnu Abasin r.a. nga Meka në Medinë. Kur u vendosëm në një shtëpi, ndërsa njerëzit flinin nga rraskapitja e madhe, ai qëndroi zgjuar gjysmën e natës duke bërë namaz.
Një natë e pashë duke lexuar: (ajetin kuranor) Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (para syve të tij) e (atij i thuhet) Kjo është dita nga e cila orvateshe të ikësh. (Kaf:19) Ai zuri ta përsërisë atë dhe të qajë me zë gjersa ia dha agu i mëngjesit. Ne mësuam fare mirë, pas tërë asaj që ai tregtoi, se Abdullah ibnu Abasi ishte njëri prej njerëzve më të mirë (për nga sjelljet dhe veprat) dhe më i pashmi për nga fytyra. Ai qante nga frika e Allahut në mesnatë derisa i rridhnin lotët si gurra nëpër faqet e tij të lëmuara e të hijshme, shtrati i të cilëve i gjasonte ciklit të gurrës.
Ibn Abasi kishte arritur synimet e veta nga madhështia e diturisë.
Halifi i muslimanëve, Muavi ibnu Ebi Sufjani atë vit shkoi në haxh. Edhe Abdullah ibnu Abasi shkoi në haxh, por ai nuk ushtronte kurrfarë pushteti, as kishte pozitë të ndonjë princi.
Muaviu kishte një grup njerëzish funksionarë të shtetit të tij, por grupi i njerëzve që kërkonte dituri tek Abdullahu ia tejkalonte në numër grupit të njerëzve të halifit.
Ibnu Abasi jetoi shtatëdhjetë e një vjet, gjatë të cilave muslimanëve u dhuroi dituri, mprehtësi, urtësi dhe shembull për adhurim.
Kur i erdhi vdekja, Muhammed ibnu El Hanefij dhe shokët e tjerë të të Dërguarit të Allahut dhe vazhduesit eminentë të rrugës së Pejgamberit i dërguan atij bekimet dhe përshëndetjet e tyre.
Derisa po ia hidhnin dheun në varrin e tij, të pranishmit dëgjuan një njeri duke lexuar ajetin kuranor:
O ti shpirt i qetësuar, kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur dhe kënaqës, hy te robërit e Mi dhe në Parajsën Time. (El Fexhër:3)
NUMAN IBNU MUKARRIN EL MUZENI
Imani (besimi) ka shtëpi, por edhe hipokrizia ka shtëpi, e shtëpia e Beni Mukarrenit është njëra nga shtëpitë e besimit.
(Abdullah ibnu Mesud)
Shtëpitë e fisit Muzejne shtriheshin afër Jethribit, në rrugën e gjatë në mes të Medinës dhe Mekës. I Dërguari i Allahut kishte migruar në Medinë. Lajmet i vinin pandërprerë fisit Muzejne prej vizitorëve të hershëm dhe udhëtarëve. Për të dëgjoheshin vetëm fjalë të mira.
Një mbrëmje, kryepari i fisit, Numan ibnu Mukarrin el Muzenij, u ul në log me vëllezërit dhe pleqtë e fisit të tij dhe u tha:
O burra! Për Allahun, ne nuk kemi dëgjuar për Muhammedin tjetër përveç fjalëve të mira, thirrja e tij nuk është gjë tjetër përveç thirrje e mëshirës, bamirësisë dhe drejtësisë. Vallë, çfarë bëjmë ne? Presim ende, ndërsa njerëzit ngarendin tek ai pareshtur!
Pastaj vazhdoi dhe tha:
Unë për vete kam vendosur të shkoj herët tek ai, në agim. Kur të zgjohem, kush do të më bashkohet, le të përgatitet.
Fjalët e Numanit i prekën zemrat e fisit dhe, sapo ia dha agu i mëngjesit, ai vuri re se të dhjetë vëllezërit e tij dhe katërqind kalorësit e fisit Muzejne ishin bërë gati që të shkojnë me të në Jethrib për të takuar Pejgamberin e Allahut dhe për të pranuar fenë islame.
Ndonëse atë vit kishte mbajtur mot i thatë, që nuk kishte lënë pikë qumështi e as bimë, pasoja këto që i ndjeu Muzejneja, prapëseprapë Numani kishte vendosur që ti prijë atij grupi dhe të shkojë te Pejgamberi i Allahut pa marrë me vete asgjë për të dhe muslimanët.
Megjithatë, Numani bëri një qark rreth shtëpisë së vet dhe shtëpive të vëllezërve të vet dhe mblodhi ato që kishin mbetur nga plaçkat e luftës dhe shkoi me to te Pejgamberi i Allahut.
Ai dhe të gjithë të tjerët që ishin me të, deklaruan para Muhammedit (a.s.) se e pranojnë fenë islame.
Banorët e Jethribit u gëzuan shumë për ardhjen e Numan ibnu Mukarrrinit me shokët e tij. Kësisoji nuk mbeti shtëpi arabe pa e pranuar fenë islame prej tij, nga njëmbëdhjetë vëllezërit e lindur nga një baba dhe një nënë. Së bashku me ta fenë islame e pranuan edhe katërqind kalorës.
Pejgamberi fisnik u gëzua shumë që Numani pranoi fenë islame.
Por, disa beduinë besojnë në Allahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë si veprim të devotshëm, i cili i afron tek Allahu, dhe me këtë veprim janë të denjë të nderohen me bekimet e Pejgamberit. Vërtet ato (veprime) i afrojnë ata tek Ai. Allahu (së shpejti) do ti përfshijë në mëshirën e Vet, se Ai fal dhe është Mëshirëplotë. (Et-teube:99)
Numan ibnu Makarrini iu bashkua radhëve nën flamurin e Pejgamberit të Allahut. Ai mori pjesë në të gjitha betejat e tij, në të cilat tregoi trimëri dhe vendosmëri të rrallë
Kur halifatin e mori EsSidiku (Ebu Bekri), ai dhe fisi i tij Beni Muzejne qëndruan besnikërisht. Ata luajtën rol vendimtar në shkatërrimin e renegatëve dhe trathtarëve të fesë islame.
Kur halifati kaloi në duar të El Farukut (Omerit r.a.), Numan ibnu Mukarrin kishte për ta kryer në kohën e tij një detyrë, që historia ende e përmend me fjalë miradie dhe mirënjohjeje.
Pak para Betejës së Kadisisë, Sad ibnu Ebi Vek-kasi komandant i ushtrisë muslimane, dërgoi një delegacion te Kisra Jezdexhurdi nën udhëheqjen e Numan ibnu Mukarrinit për ta ftuar atë popull në fenë islame. Kur arritën në kryeqytetin e Kisrasë, në Medain, kërkuan leje të hyjnë dhe u lejuan të hyjnë. Pastaj ata ftuan përkthyesin dhe i thanë:
- Pyeti çka i ka shtyrë që të vijnë në shtëpitë tona dhe pse dëshirojnë të na luftojnë? Mbase ju na e keni lakmi dhe keni marrë guxim të na bëni sfidë për shkak se ne kemi larguar vëmendjen tonë nga ju e nuk dëshironim tju sulmojmë?!
Numan ibnu Mukarrini iu kthye personit që e kishte pranë e i tha:
- Nëse dëshironi, po ju përgjigjem atyre në emrin tuaj. Nëse ndonjëri prej jush dëshiron të flasë, le të urdhërojë, ta dëgjoj!
Ata i thanë:
- Pra, fol ti! Pastaj u kthyen nga Kisraja (Mbreti) dhe i thanë se ky njeri flet në gjuhën tonë, pra dëgjoje se çthotë!
Numani e falënderoi Allahun dhe e madhëroi Atë, ia bëri bekimet dhe përshëndetjet e Allahut të Dërguarit të Tij, dhe tha:
Allahu pati mëshirë ndaj nesh, ndaj na e dërgoi një të Dërguar i cili na urdhëron për gjëra të mira dhe na urdhëron ti bëjmë ato. Na njofton me gjërat e këqija dhe të dëmshme dhe na i ndalon ato.
Ai na ka premtuar se, nëse i përgjigjemi në të gjithë atë që ai na ka ftuar, Allahu do të na sjellë të mira në këtë botë dhe në botën e ardhshme.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Allahu na ndihmoi ti përballojmë vështirësitë dhe na solli begati, na këndelli nga sjelljet e çoroditura dhe na përudhi në sjellje me edukatë, çrrënjosi armiqësitë tona e na solli mëshirë dhe kultivoi vëllazërim.
Ai na ka urdhëruar që ti ftojmë njerëzit tek ajo që është për të mirën e tyre. Dhe këtë apel po e fillojmë me fqinjët tanë.
Ne po ju ftojmë të pranoni fenë tonë. Ajo është fe që na udhëzon të bëjmë mirësi në tërësi dhe në të njeriu gjen kënaqësinë dhe motivimin për jetë. Ajo flet keq e më keq për gjërat e shëmtuara dhe na e tërheq vërejtjen që mos ti punojmë. Ata që besojnë, i nxjerr nga errësira e mosbesimit dhe dhuna e saj në dritën e besimit dhe në drejtësinë e tij.
Nëse ju na përgjigjeni pozitivisht dhe pranoni Islamin, ne po ju lëmë Librin e Allahut dhe po ju angazhojmë të gjykoni sipas dispozitave të tij.
Ne po largohemi dhe po ju lëmë rehat me hallet tuaja. Nëse nuk pranoni Fenë e Allahut, ne do të marrim nga ju tagrën (xhizjen) dhe do tju mbrojmë.
Nëse refuzoni xhizjen, do tju luftojmë.
Ai u mërdhez nga zemërimi nga fjalët që dëgjoi, dhe tha:
Unë nuk kam parë popull në rruzullin tokësor që ka qenë më kryeneë se ju, me numër më të vogël, aq i përçarë dhe në gjendje aq të keqe!
Ne ua kemi besuar çështjen tuaj prefektëve të rrethinës dhe ata do të merren vesh me ju. Pastaj iu ul pakëz tensioni dhe shtoi: - Nëse është nevoja e ngutshme, që ju ka shtyrë të vini këtu, po ju japim ushqim gjersa tju vijë bereqeti në shtëpitë tuaja. Do tju veshim juve dhe popullin tuaj. Kemi emëruar, nga mesi ynë, një prijës i cili do të sillet butë ndaj jush.
Një anëtar i delegacionit reagoi në atë mënyrë saqë zemërimi i Mbretit sërish shpërtheu dhe tha:
- Po të vriteshin emisarët edhe unë do tju vritja. Çohuni prej këtu, se nuk keni çtë kërkoni tek unë dhe njoftojeni prijësin tuaj se unë do të dërgoj Rustumin (komandantin e ushtrisë persiane) që tju luftojë gjersa ta varrosë atë dhe juve së bashku në hendekun e Kadisisë.
Pastaj urdhëroi që tia sjellin një grusht dhe, të cilën ia sollën. Ai u tha njerëzve të vet: - Dërgojeni te më i madhi i tyre,por para juve çonie që ti shohin njerëzit gjersa të dalin ata nga portat e kryeqytetit të pushtetit tonë. Ata pyetën delegacionin:
- Kush është më i respektuari prej jush?
Asim ibnu Omer iu afrua atyre dhe iu përgjigj:
- Unë jam.
Ata e ngarkuan me mall gjersa doli nga qyteti. Pastaj ai ia ngarkoi atë devesë për tia dërguar Saad ibnu Ebi Vekkasit dhe e përgëzoi se Allahu do tua hapë muslimanëve portat e Persisë dhe do tua bëjë të mundur ti qeverisin ato troje.
Më pas u zhvillua Beteja e Kadisijes, hendeku i së cilës u mbulua me mijëra kufoma të njerëzve të vrarë, nga ushtria muslimane por nga ajo e Kisrasë.
Persianët nuk iu nënshtruan pushtimit të Kadisijes. Ata bashkuan radhët e tyre dhe mobilizuan forcat e tyre derisa u numri i tyre shkoi në 150 mijë luftëtarë.
Kur El Faruku (Omer r.a.) mori lajmin për këtë mobilizim të madh, ai vendosi të shkojë edhe vetë ti bëjë ballë kësaj sfide të madhe.
Por masa e muslimanëve e hodhi poshtë një vendim të tillë dhe i propozuan të dërgojë një komandant të besuar për të kryer këtë mision të rëndësishëm. Omeri tha:
Më tregoni ju njeriun që ta angazhoj në atë front.
Ata i thanë:
- Ti më së miri, e njeh ushtrinë tënde, o prijës i muslimanëve.
Pastaj ai vazhdoi:
- Për Allahun, unë do të angazhoj në krye të ushtrisë së muslimanëve që kur të takohen të dy palët luftuese, do të jetë më i moshuari, e ai është Numan ibnu Mukarrin El Muzenij.
Ata i thanë:
- Ai është komandant i qëlluar. Ai i shkroi Numanit dhe i tha:
Nga shërbëtori i Allahut, Omer ibnu Hattabi drejtuar Numan ibnu El Mukkarrinit.
Pas përshëndetjes...
Më kanë arritur lajme se grupe të mëdha të persianëve janë tubuar rreth jush në qytetin Nehavend. Kur të arrijë kjo letër imja nisu për atje me emrin e Allahut, me ndihmën e Tij dhe me muslimanët që janë me ty. Ata mos i vë në pozitë të vështirë, në mënyrë që të mos pësojnë... se një musliman është më i dashur për mua se njëqind mijë dinarë!
Numani u përgatit me ushtrinë e tij për tu ballafaquar me armikun. Ai dërgoi përpara një pararojë kalorësish për të vëzhguar rrugën. Kur kalorësit iu afruan Nehavendit, kuajt e tyre u ndalën. I shtynë ata, por nuk u nisën. Kalorësit zbritën për të mësuar se çfarë ndodhi (me kuajt e tyre).
Në shputat e këmbëve të tyre gjetën thela hekuri, të cilat u ngjanin majave të gozhdave. Ata shikuan terrenin, me çrast panë se si persianët kishin shpërndarë gjemba nëpër shtigje, që shpienin në Nahavend, për ti penguar kalorësit dhe këmbësorinë që mos të hyjnë në qytet.
* * *
Kalorësit vëzhgues e njoftuan Numanin se çkishin parë dhe kërkuan nga ai që të japë mendimin e vet për atë çështje. Ai urdhëroi që të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të ndezin zjarr natën me qëllim që armiku ti shohë ata.
Me atë rast ata simuluan se po frikësohen dhe se gjoja janë para një disfate, ndaj shprehën dëshirën për tiu bashkuar atyre dhe kërkojnë që tua heqin gjembat e hekurit që i kishin vendosur.
Kjo dredhi e kalorësve muslimanë ndaj persianëve u shkoi përdore dhe shpejt panë pararojën e ushtrisë muslimane duke ecur para tyre të mposhtur gjersa dërguan punëtorët e tyre, të cilët pastruan rrugët nga gjembat. Muslimanët iu vërsulën atyre, i sulmuan dhe i pushtuan ato shtigje.
* * *
Numan ibnu Makarrin u stacionua me ushtrinë e vet në lartësitë e Nehavendit dhe vendosi ta befasonte me sulm armikun e tij. Ai i tha ushtrisë së vet:
Unë do të thërras me zë të lartë tri herë. Kur ta madhëroj Zotin për herë të parë, le të vihet në gjendje gatishmërie ai që nuk ka qenë i përgatitur. Kur ta madhëroj Atë për herën e dytë, le ta ngjeshë secili prej jush armën në trup. E kur ta madhëroj Atë për herë të tretë, unë do tu vërsulem armiqve të Allahut, pra vërsuluni edhe ju me mua.
Numan ibnu Makarrin mori tre tekbiret e tij dhe iu vërsul aradhave të armikut porsi luan. Pas tij vërshoi sakaq ushtria muslimane mu si lumi. Në mes palëve ndërluftuese u zhvillua një betejë e ashpër, për çka historia ka dëshmuar rrallë.
Ushtria persiane u shpartallua si më keq. Fushat dhe brigjet u mbushën me të vdekur, e gjaku i tyre vërshonte nëpër shtigje dhe rrugica. Kali i Numanit u vra, por edhe Numani u qëllua me një të rënë vdekjeprurëse. Vëllai i tij ia mori flamurin nga dora dhe e mbuloi me një xhelabi të gjatë që e kishte me vete. Ai nuk u tregoi muslimanëve se kishte vdekur Numani.
Kur u arrit kjo fitore e madhe, të cilën muslimanët e quajtën triumf i triumfeve, ushtarët ngadhnjimtarë pyetën për prijësin e tyre të patrembur, Numan ibnu Mukarrinin...
Vëllai i tij e ngriti xhelabinë nga ai dhe tha:
Ky është prijësi juaj. Allahu ia plotësoi dëshirën me këtë fitore dhe ai ia përfundoi jetën si dëshmor.
SUHEJB ER-RUMI
Fitoi tregtia o Ebu Jahja... fitoi tregtia.
(Muhammedi a.s.)
A thua kush prej nesh nga radhët e muslimanëve nuk e njeh Suhejb Er-Rumin dhe nuk ka dëgjuar për një pjesë të ngjarjeve nga jeta e tij dhe për biografinë e tij?!
Por, çështja të cilën nuk e dinë shumë prej nesh është se Suhejbi nuk ka qenë bizantin, por arab i pastër, nga fisi Beni NUmejr dhe e ëma nga fisi Beni Temim. Sa i përket përkatësisë së Suhejbit me bizantinët, për të ekziston një rrëfim që ende e kujton historia dhe flet për shtegtimet e tij. Para ardhjes së Kuranit, afro dy dekada, me Ubullen qeveriste Sinan ibnu Malik EnNUmejrij përmes pushtetit të Mbretit të Persisë.
Fëmija më i dashur i tij ishte djaloshi, që nuk kishte mbushur pesë vjeç, të cilin e quante Suhejb.
Suhejbi kishte fytyrë të shkëlqyer, flokë të kuqe dhe ishte tejet i zhdërvjelltë. Krahas kësaj, ai ishte i ngazëllyer, me shpirt të këndshëm, që ndillte gëzimin në zemrën e të atit, dhe ia largonte me të madhe vëmendjen nga pasuria.
E ëma e Suhejbit, me birin e saj të vogël dhe me suitën e saj shkoi në fshatin Eththenij të territorit të Irakut duke kërkuar qetësi dhe rehati. Atë fshat e sulmoi një njësi ushtarake e ushtrisë bizantine, e cila mbyti rojet e tij, ua plaçkiti pasurinë dhe zunë robër fëmijët e tyre.
Në grupin e fëmijëve të zënë robër ishte edhe Suhejbi. Ai shitej në tregjet e vogla të territorit të Bizantit. Ai kalonte prej një dore në një dorë tjetër, prej një pasaniku në tjetrin, prej një shërbimi në një shërbim tjetër. Detyra e tij ishte si ajo e mijëra skllevërve të cilët kishin mbushur pallatet e perandorisë bizantine.
Edhe Suhejbit iu dha rasti të depërtojë në brendësi të bashkësisë shoqërore bizantine dhe të qëndrojë brenda.
Ai pa me sytë e vet se çfarë veprash të shëmtuara dhe çnjerëzore bëheshin atje.
Ai me veshët e vet dëgjonte se çfarë aktesh të turpshme dhe krimesh bënin ata. Ai e urrente atë bashkësi dhe e përçmonte. Një ditë tha me vete:
Një bashkësi si kjo nuk mund të pastrohet me asgjë tjetër përveçse me përmbytje.
Megjithëse Suhejbi u rrit në oborrin e perandorisë bizantine dhe në tokat e saj dhe familjet e tyre, ndonëse harroi apo gati e harroi arabishten, atij kurrë nuk i hiqej nga kujtesa se është arab nga bijtë e shkretëtirës... Malli nuk iu hoq për asnjë çast deri në ditën kur lirohet nga robëria dhe i bashkohet popullit të vet.
Atij iu shtua malli edhe më shumë për tokat arabe. Një ditë kishte dëgjuar një prift nga priftërinjtë e krishterë duke i thënë zotërsë të tij:
Është afrua koha për të ardhur nga Meka një pejgamber në Siujdhesën Arabe, i cili vërteton pejgamberllëkun e Isait, të birit të Mejremes, dhe njerëzit do ti nxjerrë nga errësira në dritë.
Pastaj Suhejbit i jepet rasti të ikë nga skllavopronarët e tij dhe të drejtohet për në Mekë (me emrin e njohur Umul Kura), vendstrehim i arabëve, vend ky nga i cili do të vijë Pejgamberi i ardhshëm. Kur u vendos në të, njerëzit e pagëzuan me emrin Suhejb ErrRrumi për shkak të gjuhës së rëndë që fliste dhe flokëve të tij të kuqe.
Suhejbi arriti një marrëveshje me një zotëri nga Meka. Ai ishte Abdullah ibnu Xhudلn dhe zuri të merret me tregti. Ai pati shumë dobi dhe u pasurua shumë. Megjithatë, tregtia dhe fitimet nuk ia hoqën nga mendja Suhejbit fjalët e priftit të krishterë. E kurdoherë i binte ndër mend ajo fjalë e tij. Ai pyeste veten me padurim:
“Kur do të vijë ajo ditë? Vetëm pak kohë kaloi dhe e gjeti përgjigjen e kësaj pyetjeje.
Një ditë Suhejbi u kthye në Mekë nga një rrugë që kishte marrë më parë. Ai dëgjoi se Muhammedi, i biri i Abdullahut, është dërguar pejgamber dhe ka filluar ti thërrasë njerëzit në besimin e të vetmit Zot, i nxit ata të mbajnë drejtësi dhe të bëjnë mirësi, i ndalon ata nga amoraliteti dhe gjërat e shëmtuara. Ai tha:
- A mos është njeriu që e quanin besnik?
Ata i thanë:
- Po.
- Ku qëndron ai njeri? pyeti Suhejbi.
Ata i thanë:
- Ai qëndron në shtëpinë e El Erkam ibnu El Erkamit te Safaja... por ki kujdes mos të të shohë ndonjëri nga kurejshitët, se, në të pafshin, do të të bëjnë çka të kanë bërë, e ti je njeri i panjohur. Ti nuk ke grup të fuqishëm djelmoshash që të mbron dhe as fis që të ndihmon.
Suhejbi shkoi me të shpejtë në shtëpinë e El Erkamit duke shikuar me kujdes. Kur arriti te dera gjeti Ammar ibnu Jasirin, që e njihte më parë.
Ai ngurroi një çast, pastaj iu afrua dhe i tha:
- Çdo o Ammar?
Ammari tha:
- Po çfarë do ti, se?
Suhejbi i tha:
- Dëshiroja të hyja te ky njeri dhe të dëgjoja se çthotë.
Edhe unë dua ta dëgjoj atë, ia ktheu Ammari.
Suhejbi tha:
- Pra, po hyjmë së bashku me bekimin e Zotit. Suhejb ibnu Sinan Errumi dhe Ammar ibnu Jasiri hynë tek i Dërguari i Allahut dhe dëgjuan seç thoshte. Drita e besimit shkëlqeu në zemrat e tyre dhe ngarendën tia shtrijnë dorën atij menjëherë. Ata dëshmuan se ska Zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Ata kaluan ditën tek ai duke marrë udhëzimet e tij, të kënaqur në shoqërimin e tij.
Kur erdhi nata dhe u rralluan lëvizjet e njerëzve, ata u larguan nga ai nën errësirën e natës, por me vete kishin nga një dritë në zemër, e cila do tu mjaftojë ta ndritin tërë botën.
Suhejbi përjetoi keqtrajtime bashkë me Bilalin, Ammarin, Sumejen Habbabin dhe me dhjetëra muslimanë të tjerë që ua bënë kurejshitët. Ai vuante nga depresioni i paparë që ia bënin kurejshitët. Sapo dilte në një kodër, ata menjëherë e kërcënonin. Të gjitha këto ai i përballoi me urtësi dhe durim, ngase e dinte se rruga e parajsës është e rrethuar me gjëra të neveritshme.
Kur Pejgamberi a.s. i lejoi sahabët të migrojnë në Medinë, Suhejbi vedosi të jetë në shoqërim të Pejgamberit dhe të Ebu Bekrit, por kurejshitët e vunë re se ai kishte vendosur të shpërgulej. Ndaj dhe ia ndaluan atë. I caktuan vëzhgues në prita, që mos tu përvidhej dhe, mos të marrë me vete atë që kishte fituar nga tregtia argjendin dhe arin.
Pas shpërnguljes së Pejgamberit dhe të shokëve të tij, Suhejbi vazhdoi të presë me padurim rastet që tu bashkohet atyre, por kjo nuk i shkoi ndoresh, ngase ai ishte në sy të vëzhguesve, të cilët ishin mjaft vigjilentë dhe të zgjuar. Atij nuk i mbeti tjetër rrugë, vetëm se të provonte një dredhi.
Një natë të ftohtë Suhejbi dilte shpesh përjashtë kinse ka nevojë fiziologjike, dhe ende pa u kthye mirë nga kryerja e nevojës dilte prapë përjashtë, po për të njëjtën gjë.
Disa roje të tij i thanë njëritjetrit:
Silluni mirë ndaj këtij (të gjori), se Lati dhe Uza kanë punë me barkun e tij!
Pastaj ata u kthyen në shtretërit e tyre dhe i zuri gjumi. Suhejbi u përvodh midis tyre dhe ia mësyu Medinës.
Nuk kaloi shumë kohë nga nisja e Suhejbit, kur e hetuan rojet e tij. Ata u zgjuan me panik nga gjumi, u hipën kuajve të tyre, u lëshuan frerët dhe i vajtën pas me nxitim, gjersa e arritën.
Kur i hetoi Suhejbi, u ndal në në vend të lartë, nxori shigjetën nga këllëfi i saj ngrehu harkun e shigjetës dhe tha:
- O kurejshitë! Për Allahun, ju e dini mirë se jam gjuajtësi më i mirë nga njerëzit dhe më i qeti për të qëlluar cakun. Për Zotin, mos mu ofroni se përndryshe me çdo shtizë do të vras nga një njërin nga ju, pastaj do tju luftoj me shpatë, sa të më punojë dora.
Njëri prej tyre i tha:
- Për Allahun ne nuk të ndalim ty pse po ikën me pasurinë tënde, por... ti arrite në Mekë si njeri i dobët e i varfër, u pasurove, e ke arritur suksese e suksese!!
Ai i pyeti:
- Po sikur tju lë pasurinë time, a do të më lironi rrugën?
Po, ia kthyen ata.
Ai i dërgoi në vendin ku kishte pasurinë, te shtëpia e vet në Mekë. Ata shkuan atje dhe ia morën atë dhe e liruan.
Suhejbi shpejtonte për në Medinë duke nxituar në Fenë e Allahut, pa iu dhimbsur pasuria, të cilën e shpenzoi për të siguruar jetën e tij të ndritshme.
Kurdoherë që e kaplonte lodhja dhe rraskapitej, dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut e këndellte dhe ai vazhdonte rrugën e vet.
Kur arriti në Kuba , atë e pa i Dërguari i Allahut duke ardhur. Ai u ngazëllye, buzëqeshi dhe tha:
- Triumfoi pasuria, o Ebu Jahja, triumfoi pasuria. Këtë fjali ai e përsëriti tri herë. Fytyrën e Suhejbit e përshkoi gëzimi dhe tha:
- Për Allahun, nuk ka ardhur kush te ti para meje, o i Dërguar i Allahut. Ty nuk të ka treguar kush për këtë përveç Xhibrilit.
Vërtet fitoi tregtia... e këtë e vërtetoi frymëzimi hyjnor...
Xhibrili dëshmoi për të... ngase ai zbriti Fjalën e Allahut xh.sh. për rastin e Suhejbit.
Ka njerëz që flijojnë veten për të fituar kënaqësinë e Allahut. Allahu është shumë mirënjohës ndaj robërve të vet. (Bekare:207)
Lavdi i qoftë Suhejb ibnu Sinan ErRumit dhe kthimit të tij të suksesshëm (tek Allahu)!
EBU DERDA
Ebu Derda ishte larguar nga bota (e stërngarkuar materialiste) për të kërkuar e gjetur qetësi shpirtërore në të dy botët.
Abdurrahman ibnu Avf
Uvejmir ibnu Malik ElHazrexhijj i quajtur Ebu Derda-u u zgjua herët nga gjumi dhe shkoi te idhulli i tij, që e kishte vendosur në vendin më të bukur të shtëpisë së tij. Ai e përshëndeti atë dhe e parfumosi me aromën më të mirë të shitores së tij madhe. Pastaj veshi ca rroba të reja mëndafshi nga më të mirat, të cilat ia kishte dhuruar një tregtar i ardhur nga Jemeni.
Kur u ngrit dielli lart, Ebu Derda doli nga shtëpia dhe u nis për në shitoren e vet.
Rrugët gumëzhinin nga radhët e njerëzve që ngushtoheshin duke shkuar pas Muhammedit (a.s.), ndërsa ata ktheheshin nga Bedri. Në krye të tyre ishin disa grupe robërish nga kurejshitët. Iu prezentua atyre. Nuk qëndroi gjatë dhe u takua me një djalë, i cili ishte nga Hazrexhinjtë. Djaloshin e pyeti për Abdullah ibnu Revahanë.
Djaloshi hazrexhij i tha:
-Ai është sprovuar në Luftën e Bedrit me sprovat më fisnike dhe është kthyer shëndosh e mirë dhe i tha të mos brengoset për të.
Djaloshi nuk u habit me pyetjen që ia bëri Ebu Derda lidhur me Abdullah ibnu Revahan. Pasi të gjithë njerëzit kishin dijeni për lidhjen vëllazërore që i obligonte ata në mënyrë të ndërsjellë, ngase ata kanë qenë të vëllazëruar që në kohën e injorancës. Kur u shpall feja islame, atë e pranoi ibnu Revaha, ndërsa Ebu Derda nuk e pranoi.
Por, ky veprim i tillë nuk shkëputi lidhjet e forta vëllazërore ndërmjet tyre. Kështu, Abdullahu zuri ti propo-zojë Ebu Derdasë që ti bëjë vizitë dhe ta ftojë në fenë islame, me çrast ai kërkon prej tij ta pranojë atë dhe i vjen keq që po kalonte koha e ai ende është pabesimtar.
* * *
Ebu Derda arriti në shitoren e tij dhe u ul në një karrige të lartë.
Ai zuri të shesë dhe të blejë gjëra, urdhëronte dhe ndalonte shërbëtorët e tij... Ai nuk dinte gjë se çpo ndodhte në shtëpinë e tij. Në atë kohë Abdullah ibnu Revaha shkoi në shtëpinë e shokut të tij, tek Ebu Derda. Ai kishte vendosur të bëjë një punë... Kur arriti në shtëpi, ai e pa derën e hapur, e shikoi nënën e Ebu Derdasë në oborrin e tij dhe tha:
- Shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, o rob i Allahut!
Edhe mbi ty qoftë shpëtimi i Zotit, o vëlla i birit tim, Derdas! ia ktheu ajo.
Ku është Ebu Derda? pyeti ai.
Ajo tha:
- Ai ka shkuar në shitoren e vet dhe nuk do të vonohet shumë e do të kthehet.
A më lejoni të hyj? tha ai.
Ti je i mirëseardhur, tha ajo dhe zuri tia lirojë rrugën. Ajo shkoi në dhomën e saj dhe u angazhua për të rregulluar shtëpinë dhe për tu përkujdesur për fëmijët e saj.
* * *
Abdullah ibnu Revaha hyri në dhomën ku e kishte vënë Ebu Derda idhullin e tij.
Ai e mori atë dhe zuri ta thyejë duke thënë:
A nuk është çdo gjë të cilës i lutet njeriu, përveç Allahut, veprim i kotë...? A nuk është çdo gjë të cilës i lutet njeriu, përveç Allahut, veprim i kotë?
Kur e copëtoi atë doli nga shtëpia.
Nëna e Ebu Derdas hyri në dhomën ku ishte idhulli. Ajo u shtang kur e pa atë të bërë copë e grimë... copat e tij i gjeti të hedhura për tokë... Ajo zuri ti bjerë faqeve të saj me duar dhe tha:
Më shkatërrove, më shkatërrove, o ibnu Revaha!
* * *
Nuk kaloi shumë kohë dhe Ebu Derda u kthye në shtëpi dhe e gjeti gruan e tij duke qarë dhe duke bërtitur, e ulur te dera e dhomës ku ishte idhulli i thyer. Në fytyrën e saj pikaseshin shenja frike.
Çu bë me ty? tha ai.
Vëllai yt, Abdullah ibnu Revaha, ka ardhur te ne kur ti nuk ishe në shtëpi dhe, siç po e sheh, ka vepruar kështu me idhullin tënd!
Ai shikoi idhullin dhe vuri re se ai ishte thyer. U tërbua nga mllefi dhe i shkoi mendja ti hakmerret për këtë, por nuk kaloi shumë kohë dhe e ndërroi atë mendim të pamatur dhe i kaloi mllefi. Mendoi në atë se çkishte ndodhur dhe tha:
- Po të kishte ndonjë dobi në këtë put, ai vetë do të mbrohej nga shkatërrimi. Pastaj menjëherë shkoi te Abdullah ibnu Revahasë dhe së bashku me të shkuan tek i Dërguari i Allahut dhe njoftoi botërisht se po e pranon Fenë e Allahut. Ai ishte banori i fundit nga lagjja e tij që pranoi fenë islame.
* * *
Ebu Derda që në çastin e parë besoi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij me besim të sinqertë me tërë qenien e vet.
Ai u pendua sinqerisht për kohën që kishte kaluar pa bërë mirësi. Mësoi mirë se çkishin bërë shokët e tij në përvetësimin dhe mësimin e rregullave të Fesë së Allahut, në mësimin përmendsh të Librit të Tij, adhurimin (ibadetin) dhe devocionet që ishin mishëruar në shpirtrat e tyre për Allahun.
Ai vendosi ta arrijë atë që i kishte ikur me një angazhim të madh, ti vazhdojë pëpjekjet e natës me pëpjekjet e ditës, gjersa ti arrijë shokët e tij dhe të mbajë shtegun me ta.
Ai filloi të bëjë adhurim duke u larguar nga kënaqësitë e kësaj bote. Filloi të marrë dije me ëndje të madhe, ndaj me përkushtim iu dha mësimit të Librit të Allahut, duke mësuar Fjalët e Tij, dhe zuri të thellohej në përceptimin e thënieve të tij.
Kur vuri re se tregtia do ta pengonte nga të shijuarit e shijes së adhurimit si dhe nga pjesëmarrja në tubime të ndryshme që bëheshin për të nxënë dituri, ai hoqi dorë nga ajo pa u hamendur dhe pa i ardhur keq fare.
Një njeri e pyeti atë për këtë veprim të tij, për të cilin u përgjigj:
- Unë isha tregtar para se tia jepja besën Pejgamberit të Allahut dhe kur u bëra musliman dëshiroja ti bashkoja tregtinë dhe ibadetin (adhurimin), por unë nuk e kisha drejt. Andaj lashë mënjanë tregtinë dhe iu rreka adhurimit.
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i Ebu Derdas, unë nuk dëshiroj të kem sot një shitore para derës së xhamisë e të më kalojë një namaz pa e falur me xhemat sesa të shes, të blej dhe të fitoj çdo ditë nga 300 dinarë.
Pastaj i hodhi një shikim pyetësit dhe i tha:
- Unë nuk them se Allahu xh.sh. ka ndaluar shitblerjen, por unë dua të jem njëri prej atyre që nuk i largon tregtia e as shitblerja nga përmendja e Allahut.
* * *
Ebu Derda nuk e braktisi vetëm tregtinë, por ai u largua edhe nga shijimi i kënaqësive të botës. Hoqi dorë nga stolitë dhe ornamentet. Ai u kënaq vetëm me një kafshatë të thatë për të plotësuar nevojat e tij jetësore dhe rroba të thjeshta për të mbuluar trupin.
Një natë kur po bënte ftohtë i madh, tek ai kthyen një grup njerëzish. Ai u ofroi ushqim të nxehtë, por mbulojë nuk u ofroi. Kur zuri ti marrë gjumi, ata filluan të pyesin njëritjetrin për mbulojë dhe njëri prej tyre tha:
- Unë po shkoj dhe po e pyes për to.
Lëre, kthehu! i tha tjetri. Por ai nuk u ndal, derisa sa arriti te dera dhe pa të zotin e shtëpisë të shtrirë, kurse gruaja e tij ishte ulur afër tij. As ajo e as ai nuk kishin gjë mbi trup, përveç nga një rrobë të hollë që nuk i mbronte nga vapa e as nga të ftohtit.
Njeriu i tha Ebu Derdas:
- Siç po shoh, ti po bie të flesh ashtu siç po biem ne! Ku i keni plaçkat tuaja?
Ebu Derda iu përgjigj:
- Ne kemi një shtëpi në të cilën shokëve u sjellim çdo gjë që kemi nga sendet tona. Sikur të kishim diçka më tepër nga ato sende, ne do tua jepnim juve.
Pastaj, në këtë rrugë që ia kemi mësyrë, gjer në atë shtëpi, është një pengesë e fshehtë dhe e mundimshme. Ai që ka barrë më të lehtë, aq më mirë për të. Ne deshëm ta lehtësojmë barrën tonë nga sendet e rënda me shpresë që ta kalojmë atë.
Pastaj i tha njeriut:
- A kuptove?
Po, e mora vesh. U shpërblefsh me të mira! i tha ai.
Në kohën e halifatit të ElFarukut (Omerit r.a.) atij deshën ti jepnin për qeverisje një vilajet në Sham. Por ai e hodhi poshtë atë dhe tha:
- Nëse dëshiron (o Omer) të shkoj, që tua mësoj atyre Librin e Allahut dhe Sunetin (traditat dhe hadithet) e Pejgamberit dhe të falem me ta, po shkoj.
Omeri u kënaq me përgjigjen e tij.
Ebu Derda shkoi në Damask. Kur arriti atje vuri re se njerëzit ishin dhënë me pasion pas luksit dhe jetës komode. Këto e tronditën. Andaj dhe i ftoi njerëzit në xhami. Ata u tubuan rreth tij dhe u ngrit dhe tha:
- O banorë të Damaskut! Ju jeni vëllezërit e mi nga feja, fqinjët dhe aleatët tanë (në luftë) kundër armiqve.
O banorë të Damaskut! A thua, çfarë ju ndalon juve të mos më doni e të mos i përifillni këshillat e mia, ndërsa unë nuk kërkoj asgjë nga ju. Këto këshilla jua jap juve, por unë nuk varem prej jush. Siç po e shoh, njerëzit tuaj të ditur po shkojnë (ndërrojnë jetë), kurse të paditurit nuk po mësohen!
Unë po vërej se ju jeni dhënë pas atyre gjërave për të cilat ju ka garantuar Allahu xh.sh., ndërsa i keni lënë gjërat për të cilat jeni urdhëruar!
Po ndërtoni ndërtesa në të cilat nuk banoni!
Po meditoni për atë që nuk e realizoni!
Po grumbulloni atë që nuk e hani.
Edhe para jush popujt janë tubuar dhe kanë medituar. Nuk kaloi shumë kohë dhe turma e tyre mbeti e shkatërruar, synimet e tyre mashtrim dhe shtëpitë e tyre varreza...
Ky ishte Adi, populli i Pejgamberit Hud, o banorë të Damaskut! Toka ia ka gllabëruar pasuritë dhe bijtë...
Cili prej jush sot blen mbeturinat e Adit për dy dërhemë?
Njerëzit zunë të qajnë me zë gjersa u dëgjuan zërat nga oborri i xhamisë.
* * *
Që nga ajo ditë Ebu Derda zuri të shkojë në tubime të njerëzve, të futet në tregjet e tyre. Ai i përgjigjej njeriut që pyeste, mësonte të paditurin, ia tërhiqte vërejtjen atij që ishte i pakujdesshëm duke shfrytëzuar çdo rast (që i jepej).
* * *
Ndërsa po kalonte pranë një grupi njerëzish, të cilët ishin tubuar rreth një njeriu dhe kishin filluar ta rrahin e ta fyejnë, ky iu afrua atyre dhe i pyeti:
- Çu bë?!
Një njeri ka bërë mëkat të madh, i thanë ata.
Ai tha:
- Po ta kishit parë se ai po bie në ndonjë gropë, a nuk do ta nxirrnit prej saj?!
Po! i thanë ata.
- Mos e fyeni (pra), as mos e rrihni, por këshillojeni dhe mësojeni (mos të gabojë) dhe falënderojeni Allahun që ju ka shpëtuar të mos bëni gabim të tillë siç ka bërë ai, tha ai.
Ata e pyetën: -A nuk e urren atë?
Ai tha: -Jo, unë urrej veprën që ka bërë dhe kur të heqë dorë prej saj, ai është vëllai im.
* * *
Pas kësaj njeriu zuri të qajë me zë dhe u pendua.
Ky i ri iu afrua Ebu Derdasë dhe i tha:
- Më këshillo, o shok i Pejgamberit të Allahut.
Ai i tha:
- O biri im, përmende Allahun kur je më së miri, e Ai të përmend ty kur je më së ngushti!
O biri im, bëhu i urtë dhe i ditur, i dëgjueshëm dhe mos u bë injorant, se shkatërrohesh!
O biri im, le të jetë xhamia shtëpia jote, se kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut duke thënë: Allahu Fuqiplotë u ka garantuar atyre, për të cilët xhamitë janë shtëpi të devotshmërisë, mirëqenie, mëshirë dhe kalimin në rrugën e cila shpie në arritjen e kënaqësisë së Allahut Fuqiplotë.
* * *
Ndërkaq një grup njerëzish, djem të rinj, ishin ulur në rrugë, bisedonin dhe shikonin kalimtarët. Ai iu afrua atyre dhe u tha:
- O bijtë e mi! Shtëpia e njeriut musliman është vend hermetik ku njeriut i ulet tensioni dhe ul shikimin e tij. Kini kujdes të mos uleni nëpër tregje, se një veprim i tillë ju bën të pakujdesshëm që të flitni fjalë të pamatura.
* * *
Gjatë qëndrimit të Ebu Derdas në Damask, valiu i Shamit, Muavijetu ibnu Ebi Sufjani dërgoi një njeri te Ebu Derda për tia kërkuar bijën e Derdas për djalin e vet, Jezidin. Ai nuk u pajtua që e bija e tij të martohet me të, ndaj të bijën ia dha një të riu musliman të thjeshtë, me besimin dhe moralin e të cilit ai (Ebu Derda) ishte i kënaqur. Ky lajm u përhap në popull, që zuri të thotë:
Jezidi, i biri i Muaviut, ka kërkuar për martesë bijën e Ebu Derdasë, por atë e ka refuzuar i ati i saj dhe ia ka dhënë një muslimani të varfër.
Një njeri e pyeti se çe kishte shtyrë të veprojë ashtu.
Unë kam pyetur se përse ka vepruar ashtu Ebu Derda i devotshëm.
Ai u përgjigj: - Çdo të mendonit për Derdan po të vinin shërbëtorët e ti shërbenin asaj, ndërsa ajo të gjendet në pallate, ku shkëlqimi i gurëve të çmuar ti merr sytë...?
Ku do të mbetej besimi i saj atëherë?!
* * *
Gjatë qëndrimit të Ebu Derdas në Sham, prijësi i muslimanëve, Omer ibnul Hattabi, kishte shkuar në një vizitë për të parë gjendjen e muslimanëve dhe vizitoi shokun e tij, Ebu Derdan, natën në shtëpinë e tij. Ai shtyu derën, e cila kishte qenë pa dry. Hyri pa frikë në dhomën e errët. Kur Ebu Derda dëgjoi zërin e tij, u ngrit në këmbë për ta përshëndetur dhe i tha të ulet.
Të dy burrat filluan të bisedojnë, e errësira nuk u mundësonte që ta shohin shokushokun.
Omeri preku jastëkun e Ebu Derdasë dhe vërejti se ai ishte një shtrojë që vihet mbi kalë. Omeri vazhdoi të prekë shtratin e tij dhe vuri re se ai ishte prej gurëve të vegjël...
Kur e preku mbulojën e tij vërejti se ajo ishte një mbulojë e hollë, që nuk e pret fare të ftohtin e Damaskut.
Ai tha: - Zoti pastë mëshirë ndaj teje! A nuk të kam bërë të pasur dhe a nuk të kam dërguar ty?!
Ebu Derda i tha: - A të kujtohet, o Omer, një hadith që na e tregoi i Dërguari i Allahut?
Cili është ai? pyeti Omeri.
Ai tha: - A nuk ka thënë Pejgamberi a.s.: Le të jetë pasuria juaj në këtë jetë sa pasuria e një udhëtari?
- Po, ashtu është.
- Çkemi bërë ne pas tij, o Omer?!
Omeri zuri të qajë e edhe Ebu Derdas i plasi vaji. Ata vazhduan ti përgjigjen njëritjetrit në pyetjet e ndërsjella, ashtu duke qarë, derisa u bë mëngjes.
* * *
Ebu Derda mbeti në Damask që ti këshillojë banorët e tij, tua përkujtojë dhe tua mësojë Kuranin dhe urtësinë, derisa i erdhi vdekja.
Kur e kaploi sëmundja e vdekjes, e vizituan shokët e tij dhe i thanë:
- Nga çka ankohesh?
- Nga mëkatet e mia, tha ai.
- Çfarë dëshire ke? e pyetën ata.
- Dua të më falë Allahu, ua ktheu ai.
Atëherë u tha njerëzve përreth: - Thoni, La Ilahe Illallllah, Muhammederrrresullullllah, dhe vazhdoi ti përsërisë këto fjalë gjersa ndërroi jetë.
* * *
Kur Ebu Derda iu kthye Zotit të tij, Avf ibnu Malik El Eshxhij pa, siç sheh njeriu në gjumë, një livadh të gjelbër, hapësirë të gjerë dhe një strehimore të madhe në të cilën ishte një kupolë e madhe prej lëkure, e në të ishte një dele duke mrizuar, gjë që syri i njeriut kurrë nuk e kishte parë më parë.
E tha:
- E kujt është kjo?!
- E Abdurrrrahman ibnu Aufit, i thanë ata.
Abdurrahmani doli nga kupola e i tha:
- O Malik, kjo është ajo që na e ka dhënë Allahu xh.sh. me Kuran. E nëse ke nderin të trasosh këtë rrugë, do të shohësh çka nuk të kanë parë sytë, do të gjesh atë që shpirti yt kurrë se ka marrë me mend.
Ibn Maliku tha:
E kujt është tërë kjo, o Ebu Muhammed?!
Ai tha: - Allahu Fuqiplotë e ka përgatitur atë për Ebu Derdan, ngase ai ishte larguar nga bota për të kërkuar e gjetur qetësi shpirtërore për të dy botët.
ZEJD IBNU HARITHI
Për Allahun, Zejd ibnu Harithi ka qenë i lindur për të komanduar dhe ishte njeriu më i dashur tek unë.
(Muhammedi a.s.)
Suda, e bija e Thalebesë, doli nga shtëpia me qëllim që të vizitojë fisin e saj, Beni Manin, ndërkaq në shoqëri me të ishte djali i saj, Zejd ibnu Harithi i fisit Kab. Pak para se të arrinte te fisi i saj, atë e sulmoi një grup kalorësish të Beni El Kejn. Ata ua plaçkitën pasurinë, i çuan devetë përpara dhe ua morën fëmijët...
Në grupin e fëmijëve që i morën ishte edhe i biri i saj Zejdi ibnu Harithi.
Zejdin, ndonëse i vogël, sapo mbushi tetë vjeç e dërguan në tregun Ukadh dhe e ofruan për ta shitur.
Atë e bleu një pasanik nga paria kurejshite, i quajtur Hakim ibnu Hazam ibnu Huvejlidi, për katërqind dërhemë. Bashkë me të bleu gjithashtu edhe një grup fëmijësh dhe i solli në Mekë.
Kur halla e tij, Hatixhja, e bija e Huvejlidit, mori vesh për ardhjen e tij nga rruga, ajo e vizitoi atë, e përshëndeti dhe i dëshiroi mirëseardhje. Ai i tha asaj:
- Oj hallë, kam blerë një grup fëmijësh në tregun Ukadh. Zgjidhe cilin ta duash, të ta jap dhuratë!
Zonja Hatixhe u hodhi një shikim fytyrave të fëmijëve... dhe zgjodhi Zejd ibnu Harithin, pasi ai iu duk se kishte shenja pjekurie dhe shkoi me të.
Pas pak kohe, Hatixhja, e bija e Huvejledit u martua me Muhammedin, të birin e Abdullahut. Ajo dëshiroi që tia japë atij dhuratë atë djalë. Ajo nuk gjeti djalë më të dashur se Zejd ibnu Harithin dhe ia dhuroi. Derisa djaloshi fatlum ishte nën përkujdesjen e Muhammedit, të birit të Abdullahut, dhe kënaqej me shoqërimin e tij fisnik dhe pajisej me cilësitë më të bukura, nëna e tij e pikëlluar nuk i ndalte lotët, as si hiqej malli për të dhe as si qetësohej shpirti.
Ajo që ia shtonte pikëllimin ishte fakti se ajo nuk e dinte a është gjallë i biri i saj, me qëllim që ta presë ti kthehet, apo në mos është i vdekur, e ti shlyejë shpresat për të.
Sa i përket të atit, ai zuri ta kërkojë atë në çdo vend, të pyesë çdo karvan. Nga malli që e merrte për të, ai thurte poezi elegjiake, e cila ia hante shpirtin kur e lexonte:
Qava për Zejdin e nuk di seçka bërë,
A është gjallë e do të kthehet, a i ka ardhur vdekja?
Për Zotin unë nuk di, andaj pyes prore.
A të rrëmbeu fusha apo kodrina, duke ngarendur pas meje.
Dielli, me të lindur, atë ma përkujton.
E kur perëndon, kujtimin ma largon.
Do ta nxitoj devenë të ecë nëpër tokë duke u munduar ta gjej djalin.
As do të më lodhë rruga, as do të lodhet deveja.
Do të rroj apo do të më vijë vdekja?!
Se çdo gjë merr fund, po ta mashtrojë shpresa.
* * *
Në kohën e haxhit një njeri nga fisi i Zejdit shkoi në Qabe. Ndërsa po silleshin përreth Qabës, ata u poqën fytyrë për fytyrë me Zejdin. Ata e njohën atë, por edhe ai i njohu ata. Ata e pyetën se mos ishte vetë Zejdi. E ai i pyeti se mos ishin ata nga familja e tij. Kur e kryen haxhin dhe u kthyen në shtëpitë e tyre, e njoftuan Harithin se çkishin parë dhe çkishin dëgjuar.
* * *
Harithi e përgatiti me të shpejtë atin e shalës. Me vete mori pasuri si shpërblim për lirimin e djalit të vet. Rrugës për në Qabe e shoqëroi i vëllai.
Ata u nisën që të dy, duke shpejtuar rrugës për në Mekë. Kur arritën atje, shkuan te Muhammedi, i biri i Abdullahut, dhe i thanë:
- O biri i Abdul Mutallibit! Ju jeni fqinjët e Allahut, ju u jepni lypsave dhe atyre që kanë gjetur strehim, ushqeni të uriturin dhe e ngushëlloni të pikëlluarin. Ne kemi ardhur për birin tonë, që është te ti. Dhe të kemi sjellë pasuri si shpërblim për lirimin e tij, ose çfarë të duash!
Muhammedi tha:
- E kush është biri juaj, për të cilin e keni fjalën?
Djaloshi yt, Zejdi, i thanë ata.
A keni diçka më të përshtatshme sesa shpërblimi për lirim? i pyeti ai.
E cila është më e përshtatshme? i thanë ata.
Ai tha:
- Po jua sjell këtu, para jush, e le të zgjedhë kë të dojë mes meje dhe juve. Nëse ai ju zgjedh juve, ai është juaji, pa kurrfarë shpërblimi. E nëse më zgjedh mua, për Allahun, unë jam me atë që dëshiron të zgjedhë kë të dojë.
Ata i thanë:
- Ti u solle ndershmërisht me ne dhe ishe tejet i drejtë.
Muhammedi thirri Zejdin dhe e pyeti:
- Kush janë këta të dy?
Ky është babai im, Harith ibnu Shurahili, e ky është xhaxhai im, Kabi- ia ktheu Zejdi.
Unë të lë të lirë të zgjedhësh; nëse do, shko me ta, e nëse do, rri me mua, i tha Muhammedi.
Pa vonuar dhe pa kurrfarë ngurrimi, ai tha:
- Jo, po rri me ty.
Për këtë, babai i tij i tha:
- Mjerë ti, o Zejd! Zgjodhe dikë tjetër të duash në vend të babait dhe nënës sate?
Zejdi i tha:
- Nga ky njeri kam parë diçka dhe unë nuk mund të ndahem kurrë prej tij.
* * *
Kur Muhammedi dëgjoi fjalët e Zejdit, e mori për dore dhe e dërgoi te Qabja. Ai u ndal me të te guri, tek ishte një turmë kurejshitësh, dhe tha:
- O ju kurejshitë, dëshmoni se ky është djali im, ky më trashëgon mua dhe unë e trashëgoj atë...
Shpirti i të atit dhe xhaxhait të tij u gëzuan. Ata e lanë atë te Muhammedi, i biri i Abdullahut, e te fiset e tyre u kthyen me shpirtëra të qetësuar dhe pabrenga. Që nga ajo ditë Zejd ibnu Harithi quhej Zejd ibnu Muhammed. Ai vazhdoi të quhet kështu gjersa u ngarkua me mision Pejgamberi i Allahut. Feja islame hodhi poshtë këtë lloj adoptimi fëmijëshkur zbriti Fjala e Allahut:
Thirri ata në emër të etërve të tyre. (ElAhzab: 5)
Ndaj edhe Zejdi vazhdoi të quhej Zejd ibnu Harithi.
* * *
Zejdi nuk dinte se çfarë përfitimi të madh kishte fitua, atëherë e preferoi Muhammedin ndaj nënës dhe babait të vet.
Ai nuk e dinte se zotëria i tij, që e pranoi si pjesëtar familjes dhe fisit të vet, është kryezotëria i të parëve dhe të mbramëve dhe Pejgamber i Allahut për të gjitha krijesat e Tij.
Atij nuk i shkonte mendja se do të ngrihej një shtet hyjnor në rruzullin tokësor, e në mes Lindjes dhe Perëndimit do të mbushet mirësi dhe drejtësi dhe se ai vetë do të ishte prej themeluesve të parë të kësaj perandorie të madhe...
Nga e tërë ajo asgjë nuk i sillej në kokë Zejdit... por ajo ishte dhunti prej Allahut, të cilën Ai ia jep atij që do... E Allahu është Dhurues i madh.
Kaluan vetëm ca vite rreth zgjedhjes së tij kur Allahu e dërgoi Pejgamberin e Vet, Muhammedin, për ti ftuar njerëzit në fenë e udhëzimit dhe të së vërtetës. Zejd ibnu Harithi ishte i pari prej meshkujve që i besoi atij.
A thua ekziston çështje tjetër, mbi këtë çështje me përparësi, ku do të konkuronin konkuruesit?
Zejd ibnu Harithi u bë besnik i fshehtësive të Pejgamberit të Allahut, udhëheqës i delegacioneve dhe i njësive të tij,si dhe njëri nga zëvendësit e tij në Medinë, kur Pejgamberi a.s. u largua nga ajo.
* * *
Ashtu siç e donte Zejdi Pejgamberin, më shumë se të ëmën dhe babain e vet, edhe Pejgamberi Fisnik e donte dhe e pranoi si pjesëtar familje dhe bir të tij të vogël. Atë e merrte malli kur i mungonte dhe i gëzohej kthimit të tij në shtëpi. Kur takohej me të, asgjë nuk e gëzonte më shumë.
Në vazhdim, ja një rast që na e përshkruan Aishja r.a. nga çastet e gëzimit të Pejgamberit të Allahut mbi takimin e tij me Zejdin, ku thotë:
Zejd ibnu Harithi kishte ardhur në Medinë, e Pejgamberi gjendej në dhomën time. Ai trokiti në derë. Pejgamberi i Allahut, ashtu siç ishte i zhveshur nuk kishte gjë mbi trup, përveç një rrobe prej kërthize e gjer në gjunj shkoi te dera duke i tërhequr rrobat e veta pas, e përqafoi dhe e puthi atë. Për Zotin, nuk e kisha parë Pejgamberin të zhveshur para këtij rasti e as pas tij.
Për dashurinë e Pejgamberit ndaj Zejdit u përhapën fjalë në mes muslimanëve dhe zuri të flitej edhe më tej. Ndaj atë e quanin Zejdi i dashur dhe e pagëzuan me nofkën i dashuri i Pejgamberit të Allahut. Të birin e tij, Usamën, e pagëzuan, më vonë, i dashuri i të Dërguarit të Allahut dhe i biri i të dashurit.
* * *
Në vitin VIII të hixhretit deshi Allahu, bekuar qoftë urtësia e Tij, që të vihet në sprovë i dashuri me rastin e ndarjes nga i dashuri i vet.
Kjo ndarje u bë për shkak se Pejgamberi a.s. dërgoi Harith ibnu Umejr El Ezdijja me një shkresë te Mbreti i Busrasë, që ta ftojë atë në fenë islame.
Kur arriti Harithi në Mueteh, në lindje të Jordanit, atij i doli para një princ i Gasasinëve, i quajtur Shurehbil ibnu Amër. E kapi atë, ia lidhi duart dhe këmbët, dhe e qëlloi në fyt.
Ky rast e brengosi Pejgamberin a.s., se kurrë më parë nuk ia kishin pritur kaq keq dhe luftuar ndonjë delegacion përveç këtij rasti. Ai përgatiti ushtrinë në përbërje prej tre mijë luftëtarësh për ta mposhtur Muetehën. Në krye të ushtrisë emëroi të dashurin e tij, Zejd ibnu Harithin, dhe tha:
Nëse vritet Zejdi, komandën duhet ta marrë Xhafer ibnu Ebi Talibi, e nëse vritet Xhaferi, le tju prijë Abdullahu ibnu Revaha. Nëse vritet Abdullahu, vetë muslimanët le ta zgjedhin njërin nga radhët e tyre.
Ushtria vazhdoi rrugën derisa arriti në Mean, në lindje të Jordanit. Mbreti i perandorisë bizantine, Herakliu, mobilizoi mëse njëqind mijë luftëtarë për ti mbrojtur Gasasinët. Atij iu bashkuan edhe njëqind mijë politeistë arabë. Kjo ushtri e madhe u vendos jo larg pozicioneve të muslimanëve.
* * *
Muslimanët qëndruan dy net në Mean duke u konsultuar se çfarë të bëjnë.
Njëri prej tyre tha:
- Ti shkruajmë Pejgamberit të Allahut dhe ta njoftojmë me numrin e forcave të armikut tonë dhe të presim urdhrin e tij.
Tjetri tha:
- Për Zotin, o burra, ne nuk luftojmë me një numër, as me një fuqi e as me një masë të caktuar, por luftojmë për hir të kësaj feje.
Pra nisuni për atë mision për të cilin keni dalë nga shtëpitë tuaja.
Allahu ju ka garantuar fitoren me njërën nga këto dy mirësi, ose triumfin ose rënien dëshmorë...
* * *
Pastaj dy taborret u ndeshën në Mueteh. Muslimanët zhvilluan një luftë e cila i habiti bizantinët. Ata ua futën frikën bizantinëve në palcë me ata tre mijë ushtarë që i bënë ballë ushtrisë së armikut, e cila numëronte më se dyqind mijë ushtarë. Zejd ibnu Harithi zhvillonte luftë të ashpër për flamurin e Pejgamberit të Allahut a.s. Historia nuk njeh njeri të ketë zhvilluar betejë të tillë si ky, gjersa ia shqyen trupin e tij dhjetëra shigjeta, nga të cilat ai ra i vdekur në tokë, i larë në gjak.
Prej tij, flamurin e mori Xhafer ibnu Ebi Talibi dhe zuri ta mbronte atë në mënyrën më të ndershme, gjersa iu bashkua kolegut të tij (ndërroi jetë).
Prej tij, flamurin e mori Abdullah ibnu Revaha. Ai luftoi për të trimërisht, gjersa e gjeti ajo që i gjeti shokët e tij.
Në vend të tij njerëzit emëruan Halid ibnu Velidin. Ai sapo kishte pranuar fenë islame. Ai u tërhoq dhe e shpëtoi atë ushtri nga shkatërrimi i paevitueshëm.
* * *
Pejgamberin e lajmëruan për ngjarjen e Muetehës dhe për vdekjen e tre komandantëve të tij. Ai u pikëllua shumë për ta si kurrë më parë.
Ai shkoi te familjet e tyre dhe u shprehu ngushëllime. Kur arriti te shtëpia e Zejd ibnu Harithit, iu afrua bija e tij e vogël, e cila ia kishte plasur vajit. Pejgamberit të Allahut filluan ti rrjedhin lotët, gjersa ia nisi të qajë në zë.
Ndaj Sad ibnu Ubejde i tha:
- Çështë ky vaj, o i Dërguari i Allahut?
I Dërguari i Allahut iu përgjigj:
- Ky është vaji i të dashurit për të dashurin.
USAME IBNU ZEJDI
Vërtet, Ebu Usameja ka qenë më i dashur te Pejgamberi i Allahut se babai yt, madje më i dashur se ti...
(Fjala që i tha El Faruku birit të vet)
Tani jemi në vitin VII para hixhretit, në Mekë.
I Dërguari i Allahut po vuan nga keqtrajtimet e kurejshitëve ndaj atij dhe shokëve të tij.
Ai mban në vete një dëshirë të madhe për thirrje në fenë islame, por është i vetëdijshëm për pasojat që do të dalin prej saj, që i solli jetës së tij një sërë dëshpërimesh dhe tragjedish të njëpasnjëshme.
Por në jetën e tij shkëlqyen ca vezullime gëzimi.
Një lajmëtar e lajmëroi se Ummu Ejmen kishte lindur djalë. Tiparet e fytyrës së Pejgamberit të Allahut shëndritën nga gëzimi me rastin e lindjes së këtij fëmije edhe fytyra e tij fisnike shkëlqeu.
A thua kush është ky djalë fatlum, lindja e të cilit e ngazëlleu aq shumë Pejgamberin e Allahut?! Ai është Usame ibnu Zejdi.
Asnjë prej shokëve të Pejgamberit të Allahut nuk u habit për gëzimin që shprehu ai për të posalindurin, duke marrë parasysh respektin që e gëzonin prindërit e fëmijës te Pejgamberi dhe afrinë e të dyve me të. Nëna e fëmijës ishte BerekatulHabeshijje, e njohur me emrin Ummu Ejmen.
Ajo ishte robëreshë e Emines, bijës së Vehebit, nënës së Pejgamberit të Allahut. Ajo e kishte rritur atë sa ishte gjallë Eminia. Pas vdekjes së Emines, ajo përkudesej për të. Ky i hapi sytë në këtë botë duke mos njohur askë tjetër përveç asaj si nënë të vet
.
Ai e donte atë me gjithë zemër dhe aq shumë, saqë thonte:
Ajo është nëna ime, pas nënës që më ka lindur dhe pas anëtarëve të tjerë të familjes sime.
Kjo është nëna e fëmijës fatlum, e babai i tij është i dashuri i të Dërguarit të Allahut, Zejd ibnu Harithi, djali i tij i adoptuar para shpalljes së fesë islame. Zejdi ishte shok, besnik i fshehtësive të tij dhe anëtar i familjes, më i dashuri nga të gjithë njerëzit para ardhjes së fesë islame.
Muslimanët nuk i ishin gëzuar aq shumë, kurrë më parë, lindjes së ndonjë fëmije, siç u gëzuan për lindjen e Usame ibnu Zejdit. Ky gëzim pikasej tek ata për arsye se çdo gjë që e gëzonte Pejgamberin, i gëzonte edhe ata. Çdo gjë që ia kënaqte shpirtin atij, i ngazëllente njëkohësisht edhe ata.
* * *
Prandej, fëmijës fatlum i dhanë ofiqin i dashuri dhe biri i të dashurit.
Muslimanët nuk e tepruan kur e emëruan me këtë nofkë fëmijën e vogël, Usamen, ngase atë e donte Pejgamberi i Allahut me një dashuri që këtij fëmije ia ka lakmi tërë bota. Usameja ishte afër në moshë me të birin e bijës së Pejgamberit, Hasan ibnu Fatimete Ezzehra.
Hasani ishte flokëbardhë, shumë i bukur dhe i përngjante shumë gjyshit të tij, të Dërguarit të Allahut.
Usameja ishte flokëzezë, me hundë të rrafshët dhe i përngjante shumë nënës së tij etiopiane. Por, Pejgamberi a.s. nuk bënte dallim mes tyre kur i ledhatonte. Usamen e merrte dhe e vënte në njërën, ndërsa Hasanin në anën tjetër të prehërit, pastaj i shtrëngonte në gjoks dhe thoshte:
Për Allahun, unë i dua që të dy.
Dashuria e Pejgamberit ndaj Usames u vu në dukje një ditë kur ai u rrëzua në prag të derës, çau ballin dhe nga plaga që mori zuri ti rrjedhë gjak. Pejgamberi i tha Aishes r.a. që tia ndalë gjakun nga plaga, por ajo nuk pati mirësinë tia ndalë atë. Ndaj Pejgamberi a.s. u ngrit dhe zuri tia thajë dhe tia shtrydhë plagën duke i folur fëmijës fjalë të ëmbla dhe fjalë dhembshurie.
* * *
Ashtu siç e donte Pejgamberi a.s. Usamen në fëmijëri, po ashtu e donte edhe në rini.
Hakim ibnu Hazami i dhuroi një parie të kurejshitëve një pallto të shtrenjtë për të Dërguarin e Allahut, të cilën e kishte blerë në Jemen, për pesëdhjetë dinarë të arit. Ajo kishte qenë e Dhi Jezenit, njërit nga mbretërit e Jemenit.
I Dërguari i Allahut refuzoi të pranojë dhuratën e tij, ngase atëherë ai ishte politeist dhe e mori vetëm pasi e pagoi.
Pejgamberi fisnik e pati veshur atë një ditë të premte, pastaj e zhveshi për tia dhënë Usame ibnu Zejdit. Ai bridhte poshtë e lart, veshur me të, në mes moshtarëve mërgimtarë dhe ensarë (ndihmës).
* * *
Kur Usame ibnu Zejdi arriti moshën e pjekurisë, në të pikasej karakteri fisnik dhe cilësitë e larta, të cilat bënin meritor që Pejgamberi i Allahut të ushqejë dashuri ndaj tij. Ai ishte i mençur dhe mjaft inteligjent, trim që se kishte shoqin, i urtë dhe çdo sendi ia gjente vendin e vet.
Ishte virtuoz, modest dhe kategorik ndaj çdo vepre të shëmtuar, shok i ngushtë dhe besnik që e donin njerëzit, i devotshëm dhe i matur që e donte Allahu.
Në betejën e Uhudit, Usame ibnu Zejdi me disa nga fëmijët e sahabëve të Pejgamberit, të cilët dëshironin të shkonin në luftë në rrugë të Allahut, u paraqitën te Pejgamberi. Ai mori prej tyre atë që mori dhe ktheu çka ktheu për shkak të moshës së tyre të re. Në grupin e të refuzuarve ishte edhe Usame ibnu Zejdi. Nga sytë e tij të vegjël vërshonin lotët për shkak të dëshpërimit që nuk do të luftojë nën flamurin e të Dërguarit të Allahut.
Në betejën e Hendekut erdhi po ashtu edhe Usame ibnu Zejdi, e me të ishin disa nga djemtë e sahabëve të Pejgamberit. Ai filloi të çohet në majë të gishtërinjve për tu dukur i madh që ta lejojë Pejgamberi i Allahut të shkojë në luftë. Pejgamberit a.s. e ledhatoi atë dhe i lejoi të shkojë me ta.
Ai vetëm e mori shpatën për të luftuar në rrugën e Allahut kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç.
* * *
Në betejën e Hunejnit, kur u mposhtën muslimanët, Usame ibnu Zejdi qëndroi i patundur me Abbasin, xhaxhain e Pejgamberit, me Ebu Sufjan ibnu Harithin, djali i xhaxhait dhe me gjashtë persona të tjerë nga shokët e Pejgamberit fisnik. Pejgamberi a.s. arriti që, me këtë grup të vogël të besimtarëve trima, disfatën e shokëve të vet ta shndërrojë në fitore dhe ti mbrojë muslimanët që iknin për të mos u vrarë nga politeistët.
* * *
Në betejën e Mutehës, Usameja luftoi nën flamurin e Zejd ibnu Harithit, kur ishte më pak se tetëmbëdhjetë vjeç. Ai pa me sytë e vet vrasjen e babait, as nuk bëri vër e as u dekurajua, por vazhdoi të luftojë nën flamurin e Xhafer ibnu Ebi Talibit gjersa u vra (Xhaferi) para syve, pastaj luftoi nën flamurin që e mbante Abdullah ibnu Revaha, gjersa edhe ai iu bashkua dy shokëve dëshmorë. Më pas luftoi nën flamurin e Halid ibnu Velijdit kur e shpëtoi ushtrinë e tij të vogël nga kthetrat e bizantinëve.
Pastaj Usameja u kthye në Medinë, duke e lënë trupin e babait të tij të pastër në kufijtë e Shamit dhe duke e kalëruar kalin e tij, mbi të cilin ai kishte rënë dëshmor, me bindje të fortë se babai i tij do të marrë shpërblimin e merituar tek Allahu.
* * *
Në vitin XI të hixhretit, Pejgamberi fisnik urdhëroi të përgatitet ushtria për të luftuar bizantinët. Për këtë luftë angazhoi Ebu Bekrin, Omerin Sead ibnu Ebi Vekkasin, Ebu Ubejden, ibnu Xherrahun dhe pleqtë e tjerë nga shokët e vet. Në krye të ushtrisë emëroi Usame ibnu Zejdin, e ai ende nuk i kishte mbushur të njëzetat. E urdhëroi për ta shkelur kufirin e ElBelka dhe kështjellën e EdDerumit, që gjendej afër Gazës, në territorin bizantin.
Ndërsa ushtria përgatitej për luftë, Pejgamberi i Allahut u sëmur.
Kur e rëndoi sëmundja, ushtria muslimane ndërpreu udhëtimin duke pritur se si do të shkojë gjendja shëndetësore e Pejgamberit të Allahut, Usama tha:
- Kur e rëndoi sëmundja Pejgamberin e Allahut, edhe unë shkova tek ai me shokë, hyra (në dhomën e tij) dhe pashë se po heshtte e nuk fliste nga lodhja që i kishte shkaktuar sëmundja e rëndë. Ai nisi ta ngrejë dorën lart e pastaj e vuri atë mbi trupin tim. Ndaj kuptova se po më thërriste.
Pastaj, posa ndërroi jetë Pejgamberit a.s., udhëheqjen e mori Ebu Bekri, i cili urdhëroi që të kryhet misioni i Usames.
Megjithatë, një grup i ensarëve e panë të arsyeshme ta vonojnë ekspeditën dhe kërkuan nga Omer ibnul Hattabi që të bisedojë me Ebu Bekrin lidhur me këtë çështje. Ata i thanë:
- Nëse insiston të nisemi për luftë, njoftoje Ebu Bekrin se ne duam që ai ta angazhojë për këtë mision një njeri më të vjetër se Usamen.
Me të dëgjuar këto fjalë të ensarëve nga Omeri r.a., Ebu Bekri brofi në këmbë, nga vendi ku ishte ulur, e kapi për mjekrre El Farukun dhe i tha me zemërim:
- Mos të pastë nëna jote dhe mos të mbajtë me mall, o ibnu Hattab!... (Këtë shprehje e përdorte Pejgamberi a.s.) A po më urdhëron që ta largoj unë?
Për Allahun, ajo punë sdo të bëhet!
Kur u kthye Omeri te njerëzit, ata e pyetën se çkishte bërë, e ai iu përgjigj:
- Nisuni, he mos u paçin nënat tuaja, se unë përjetova çmos nga halifi i Pejgamberit për shokun tuajin.
* * *
Kur u nis ushtria nën komandën e komandantit të saj të ri, atë e përcolli halifi i Pejgamberit të Allahut duke ecur në këmbë, ndërsa Usama ishte hipur në kalë dhe tha:
- O Halif i të Dërguarit të Allahut!
Për Allahun, gjithsesi ti duhet të hipësh në kalë e unë do të zbres!
Ebu Bekri i tha:
- Për Allahun, as nuk po zbret, e as po hipi... se sështë kjo detyrë për mua, të pluhrosi këmbët e mia në rrugën e Allahut as për një çast! Pastaj i tha Usames: - Allahu qoftë me ty, të mbroftë fenë, amanetin tënd dhe të ndihmoftë në përfundimin e misionit tënd! Po të porosis që ta kryesh atë për të cilën të ka urdhëruar i Dërguari i Allahut. Pastaj ia bëri me dorë dhe tha:
- Nëse mendon se më ndihmon me Omerin, atëherë lejoje të mbetet me mua. Ndaj Usameja lejoi që Omeri të mbetet.
Usame ibnu Zejdi u nis. Ai i kreu të gjitha ato detyra për të cilat e kishte urdhëruar i Dërguari i Allahut. Kuajt e muslimanëve i shkelën kufijtë e Belkas dhe kështjellën EdDerum në tokën palestineze dhe ua hoqi frikën nga zemrat e muslimanëve. Ai trasoi rrugën para tyre për të çliruar tokat e Shamit, Egjiptit dhe Afrikën Veriore në tërësi deri në Oqeanin Atlantik.
Pastaj Usama u kthye kaluar në shalë të atit në të cilin ra dëshmor i ati, duke sjellë me vete plaçka lufte në sasi të mëdha, saqë ishte vështirë caktimi i vlerave të tyre, derisa njerëzit thanë:
- Nuk është parë deri më sot ushtri më komplete dhe më e pasur se ushtria e Usame ibnu Zejdit!
Sa ishte gjallë Usame ibnu Zejdit i doli nami si njëri nga muslimanët më të shquar dhe më të dashur. Për hir të jetësimit të asaj për të cilën e kishte urdhëruar i Dërguari i Allahut dhe në sajë të madhështisë dhe personalitetit të tij të gjithë muslimanët e donin.
El Faruku i caktoi një pagë Usames, e cila ishte më e madhe se e birit të vet, Abdullah ibnu Omerit. Abdullahu i tha babait të vet:
- O baba, i ke caktuar Usames katër mijë e mua më ke caktuar vetëm tre mijë (dinarë). Babai i tij nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa ke qenë ti, edhe ky (Usameja) nuk është më i vlefshëm sesa unë.
El Faruku iu përgjigj:
- Shkove larg... Babai i tij ka qenë më i dashur tek i Dërguari i Allahut sesa babai yt dhe ai ishte më i dashur te Pejgamberi i Allahut sesa ti.
Atëherë Abdullah ibnu Omeri u kënaq me pagën që i ishte caktuar.
Kur takohej Omer ibnul Hattabi me Usame ibnu Zejdin thoshte:
- Mirësevjen prijësi im..., e kur vërente dikë se po habitej me sjelljen e tij ndaj Usames, ai thoshte:
- I Dërguari i Allahut a.s. ma ka caktuar atë për prijës.
Qofshin në mëshirën e Allahut këta shpirtëra të mëdhenj, se historia nuk njeh njerëz më të mëdhenj, më të përsosur dhe më fisnikë se sahabët e Pejgamberit të Allahut!
SEID IBNU ZEJDI
O Zoti im, nëse më privon mua nga kjo dhunti, mos privo nga ajo birin tim, Seidin.
(Zejdi, i ati i Seidit)
Zejdi ibnu Amër ibnu Nufejli u ndal larg nga turma e njerëzve dhe shikonte kurejshitët se si festonin një festë të tyre. Ai vuri re se njerëzit ishin mbështjell me turbana të shtrenjtë, të qëndisur me pëlhura të mëndafshit me ar. Ata krekoseshin me pallto të gjata, të shtrenjta, të Jemenit.
I shikonte gratë me fëmijë, të cilat kishin veshur rrobe të shkëlqyeshme, me stoli të bukura. Ai shikonte shtazët, të cilat i ngi pasanikët, pasi i kishin stolisur me lloj-lloj stolish, për ti therur në mes të idhujve të gdhendura.
Ai mbështeti shpinën te shtylla e murit të Qabes dhe tha:
- O ju, kurejshit! Bagëtinë e ka krijuar Zoti. Ai ka zbritur shiun nga qielli, ndaj edhe ato janë ngopur. Atyre u ka rritur bar nga toka, me të cilin ushqehen. E ju po i therni ato jo në emrin e Tij. Unë ju trajtoj popull injorant!
Pas këtyre fjalëve, kundër tij u ngrit xhaxhai i vet, Hattabi, babai i Omer ibnul Hattabit, i ra shuplakë dhe i tha:
- Të gjet e liga! Ende po dëgjojmë prej teje këtë budallallëk. Të kemi toleruar gjersa na humbi durimi. Pastaj e sulmuan budallenjtë e fisit të tij, të cilët e keqtrajtuan. Ata vazhduan ta keqtrajtojnë gjersa u katandis të largohet nga Meka dhe të strehohet në kodrën Hira.
Hattabi angazhoi një grup kurejshitësh që ta pengojnë të mos hyjë në Mekë. Ai hynte në Mekë vetëm fshehurazi. Më pas, Zejd ibnu Amër ibnu Nufejl i ftoi në një takim, pa e ditur fare kurejshitët, Vereka ibnu Neufelin, Abdullah ibnu Xhahshin, Othman ibnu El Harithin, Umejmete Bint Abdul Mutalibin, hallë e Muhammedit, të birit të Abdullahut. Ata zunë të evokojnë kujtime për ato gjëra si pasojë e të cilave arabët u krodhën në rrugë të gabuar.
Zejdi u tha shokëve të tij:
- Vërtet ju, për Zotin, e dini fare mirë se fisi juaj ska asgjë me vlerë. Ai e ka shtrembëruar fenë e Ibrahimit dhe po e kundërshton. Pra, kërkoni për vete një fe të cilës i përmbaheni, nëse dëshironi të gjeni shpëtim.
Të katër burrat shkuan te priftërinjtë e hebrejve dhe të krishterëve dhe te paria e komuniteteve të tjera, duke kërkuar tek ata fenë e vërtetë (islame) të Ibrahimit (a.s.). Sa i përket Vereka ibnu Nufejlit, ai u bë i krishter.
Ndërkaq Abdullah ibnu Xhahshi dhe Othman ibnu El Harithi nuk arritën gjë.
Sa i përket Zejd ibnu Amër ibnu Nufejlit, për të është tregimi të cilin do ta na rrëfejë në vazhdim.
Zejdi thotë:
U ndala te Judaizmi dhe Krishterimi dhe i hodha poshtë, pasi nuk gjeta gjë diçka që ma qetëson shpirtin. Unë zura të hulumtoj për komunitetin religjioz të Ibrahimit (a.s.) në vende të ndryshme, gjersa arrita në Siri. Atje një prift më përmendi një pjesë nga Libri i Shenjtë. Unë shkova tek ai dhe ia tregova hallin tim, e ai më tha:
Siç po vërej, ti dëshiron të dish diçka nga feja e Ibrahimit, o vëlla mekkas.
Unë i thashë:
- Po, këtë gjë kërkoj.
Ai tha:
- Ti po e kërkon një fe e cila sot nuk ekziston, por shko në vendin tënd, se Allahu do të dërgojë nga populli yt një njeri që do ta përtërijë fenë e Ibrahimit dhe nëse e bashkëjeton, mos iu nda atij njeriu.
Zejdi u nis për tu kthyer në Mekë, përfundimisht, duke shpejtuar hapat e tij në kërkim të Pejgamberit të premtuar.
Derisa rrugëtonte, Allahu e dërgoi Pejgamberin e Vet, Muhammedin a.s., për ti thërritur njerëzit në fenë e udhëzimit dhe të së vërtetës, por Zejdi nuk e takoi atë, ngase atij i doli në rrugë një grup arabësh dhe e vrau para se të arrijë në Mekë. Atij i skuqeshin sytë nga dëshira e flaktë për të parë të Dërguarin e Allahut. Ndërsa Zejdi nxirrte frymën e tij të fundit, ktheu shikimin nga qielli dhe tha:
* * *
O Zoti im, nëse më privove mua nga kjo dhunti, mos e privo birin tim, Seidin!
Deshi Allahu i Madhëruar që ti përgjigjet lutjes së Zejdit dhe, posa ia filloi i Dërguari i Allahut ti ftojë njerëzit në fenë islame, Seidi u gjend në grupin e atyre që besuan në Allahun dhe dëshmuan misionin e Pejgamberit të Tij.
Sështë çudi, posi Seidi u rrit në një shtëpi që e urrente atë që i kishte çuar kurejshitët në humbje. Ai u edukua në prehrin e babait, i cili e çoi jetën duke kërkuar të vërtetën.
Ai vdiq i etshëm, duke ngarendur pas të vërtetës.
Fenë islame nuk e pranoi vetëm Seidi, por edhe gruaja e tij Fatime bint El Hattabi, e motra e Omer ibnul Hattabit.
Djaloshi kurejshit përjetoi keqtrajtime nga fisi i tij, veprime këto të cilat nuk ishin të denja për ta larguar nga feja e vet. Në vend që ta largojnë atë nga feja islame, ai dhe gruaja e tij arritën të nxjerrin nga radhët e kurejshëve një njeri më të rëndë nga pesha dhe më të rrezikshëm...
Që të dy ishin shkaktarë që Omer ibnul Hattabi të pranojë fenë islame. Seid ibnu Amri e vuri në shërbim të fesë islame tërë energjinë djaloshare, ngase ai pranoi fenë në kohën kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat. Ai mori pjesë me të Dërguarin e Allahut në të gjitha luftërat, përveç Luftës së Bedrit. Mungoi nga kjo luftë meqë duhej të kryente një detyrë që i kishte caktuar Pejgamberi a.s.
Ai mori pjesë me muslimanët në operacionin luftarak për përmbysjen e fronit të Kisrasë dhe shpartallimin e pushtetit të tij.
Mbase beteja më e shkëlqyeshme që zhvilloi ai ishte ajo e Jermukut. Pra, në vazhdim, po citojmë një fjalë të tij, ku rrëfen për një pjesë të ngjarjes së asaj dite.
Seid ibnu Amër ibnu Nufejl thotë:
- Në e Betejën e Jermukut ne ishim njëzet e katër mijë veta, apo afro njëzet e katër mijë. Bizantinët na dolën përpara me njëqind e njëzet mijë luftëtarë. Ata afroheshin në drejtim tonin me hapa të rëndë, thuase brigjet po lëkundeshin nga ca duar të fuqishme misterioze. Para tyre ecnin peshkopët, patrikët dhe priftërinjtë duke mbajtur kryqa dhe duke kënduar psalme, të cilët i përcillte ushtria, zëri i së cilës jehonte si të ishte zë i murmurimës!
Kur muslimanët i panë ata në këtë gjendje, u rrënqethën nga masiviteti i tyre dhe në zemrat e tyre hyri një lloj frike. Me atë rast, Ebu Ubejde ibnul Xherrrrahu zuri ti nxisë muslimanët për të luftuar dhe tha:
O ju robër të Zotit! Ndihmoni Zotin, e Ai ju ndihmon juve dhe ju forcon pozicionet tuaja...
O ju robër të Zotit! Keni durim, se durimi ju shpëton nga mosbesimi, ju ofron te kënaqësia e Zotit dhe ju mbron nga sjelljet e turpshme. Pra, hidhni shtizat, vëni mburojat dhe mos flitni fjalë tjetër përveç lutjes së Zotit xh.sh. në heshtje, gjersa tju urdhëroj, në dashtë Allahu.
Seidi shton:
- Me atë rast doli një njeri nga radhët e muslimanëve dhe i tha Ubejdes.
Unë kam vendosur të vdes në këtë çast. A ke ndonjë mesazh tia dërgosh të Dërguarit të Allahut?!
Po, tia kumtosh mesazhin prej meje dhe muslimanëve dhe ti thuash: O i Dërguari i Allahut! Përnjëmend ne kemi gjetur atë që na e ka premtuar Zoti ynë i tha Ebu Ubejda.
Seidi vazhdoi:
- Me të dëgjuar fjalën e tij dhe kur pashë se si po e tërhiqte shpatën dhe si shkonte për tu ballafaquar me armiqtë e Zotit, unë u hodha rrufeshëm në tokë dhe rashë në gjunjë. Hodha shtizën time dhe godita kalorësin e parë që u afrua, pastaj iu vërsula armikut, e Allahu më hoqi çdo frikë që kisha në zemër. Muslimanët nisën luftën kundër bizantinëve dhe luftuan vazhdimisht gjersa Allahu ua mundësoi muslimanëve ta përfundojnë luftën me fitore.
Seid ibnu Zejdi mori pjesë edhe në çlirimin e Damaskut. Duke qenë se muslimanët e respektonin Seidin, Ebu Ubejde e emëron guvernator të Damaskut. Ai njëherazi ishte guvernatori (veliu) i parë musliman i Damaskut.
Në kohën e Emevive, Seid ibnu Zejdit i ndodhi një ndodhi për të cilin medinasit zunë të flasin një kohë të gjatë. Kjo ndodhi ngjau për arsye se Ervaja, e bija e Uvejsit, mendoi se ibnu Zejdi kishte uzurpuar një pjesë të tokës së saj. Ajo zuri ta përmend këtë në mesin e muslimanëve dhe fliste vazhdimisht lidhur me të. Pastaj këtë çështje e paraqiti te Mervan ibnul Hakemi dhe në Medinë. Lidhur me këtë rast Mervani i dërgoi Seidit njerëz që të merren vesh për këtë çështje.
Shokut të të Dërguarit të Allahut i vinte vështirë ta zgjidhte këtë problem dhe u tha njerëzve:
- Po thonë se i bëj të padrejtë asaj!!?
Si ti bëj të padrejtë?!
Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:
Kush me të padrejtë ia merr njeriut një pëllëmbë të tokës së tij, atij njeriu do ti lidhet një zinxhir në fyt dhe do të shafitet shtatë pash në dhé Ditën e Gjykimit.
O Allah! Ajo ka supozuar se i kam bërë të padrejtë, nëse ajo gënjen, verboja sytë dhe hidhe në gropën e saj, të cilën e konteston, nxirre të drejtën në shesh, që muslimanët ta dinë se unë nuk i kam bërë asaj padrejtësi!
Pas pak kohe vërshoi lugina Akik me një vërshim si kurrënjëherë më parë dhe u duk megja që kontestohej nga të dy dhe u pa se Seidi ishte i drejtë.
Nuk kaloi më shumë se një muaj kur gruaja u verbua.
Ndërsa sillej rreth tokës së saj, ajo ra në pusin e saj.
Abdullah ibnu Omeri ka thënë:
Kur ne ishim të rinj, dëgjonim një njeri kur i thoshte tjetrit:
Allahu ti verboftë sytë siç e ka verbuar Ervanë
Kjo edhe sështë çudi, meqë Pejgamberi a.s. ka thënë:
Kini frikë prej lutjes së njeriut ndaj të cilit është bërë e padrejta, se në mes tij dhe Allahut nuk ka perde.
E si mos të jetë kjo kështu, kur i mizoruari është Seid ibnu Zejdi, njëri ndër dhjetë personat e përgëzuar me xhenet!
PRIVATE
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjesa e katërt)
UMEJR IBNU SADI
ABDURRAHMAN IBNU AVFI
XHAFER IBNU EBI TALIBI
EBU SUFJAN BIN HARITHI
SAD IBNU EBI VEKASI
HUDHEJFE IBNULJEMANI
UKBE BIN AMIR ELXHUHENIJ
UMEJR IBNU SADI - (1)
Të rrallë janë njerëzit si Umejr Ibnu Sadi.
(Omer ibnul Hattabi)
Qysh në fëmijërinë e tij të hershme, Umejr ibnu Sad El Ensariu e shijoi gotën e hidhur të jetimërisë (bonjakërisë) dhe të varfërisë. Babai i vdiq pa i lënë kurrfarë pasurie apo dikë që të kujdeset për të. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe nëna e tij u martua me një të pasur nga fisi Evs,me Xhulase ibne Suvejdin, i cili pranoi të përkujdeset për Umejrin dhe e afroi pranë vetes.
Sjelljet i mira dhe ndjenjat fisnike të Xhulases bënë që Umejri sado pak të harrojë se është jetim. Ai e deshi Xhulasen, siç do i biri babanë, por edhe Xhulaseja ushqente dashuri të madhe ndaj tij, si babai ndaj fëmijës së vet.
Sa vinte e rritej Umejri, dashuria dhe përkujdesi i Xhulases ndaj tij gjithnjë vinte e shtohej, sepse ai në të shihte shenjat e mendjemprehtësisë, pjekurisë dhe virtytet e besnikërisë e të sinqeritetit në çdo punë e sjellje.
* * *
Që fëmijë vetëm sa i kishte kaluar të dhjetat, Umejr Ibnu Sadi përqafoi fenë islame. Imani zuri vend në zemrën e njomë të këtij djaloshi dhe u mishërua thellë në shpirtin e tij të pastër.
Edhe pse i ri, kurrë nuk vonohej që të falte namazin pas Resulullahit. Nënës së tij i bëhej zemra mal nga gëzimi kur e shihte të birin tek shkonte e vinte nga xhamia, herë vetëm e herë me të shoqin e saj.
* * *
Mirëpo, deshi Zoti xh.sh. që ta sprovojë zemrën dhe imanin e këtij djaloshi të ri me një sprovë të rëndë e të vështirë, të cilën rrallë kush prej mocanikëve të tij do të mund ta përballonte.
Në vitin 9 h. (hixhrijj), i Dërguari i Zotit vendosi tiu kundërvëhet romakëve në Tebuk dhe thirri të gjithë muslimanët në mobilizim të përgjithshëm. Gjatë luftërave të mëparshme Pejgamberi a.s. gjithmonë e mbante të fshehtë kahun dhe drejtimin, përveçse në rastin e Tebukut. Ai e shpalli këtë botërisht për shkak të largësisë së madhe, vështirësive të udhëtimit dhe forcës së madhe të armikut.
Këtë e bëri me qëllim që njerëzit të mendojnë më shtruar dhe të vendosin vetë për këtë çështje.
Edhe përkundër thatësisë së madhe e cila mbretëronte atë verë, e cila sapo kishte hyrë, saqë edhe frytet ishin tharë nga vapa përcëlluese, muslimanët me të madhe iu përgjigjën thirrjes së Pejgamberit a.s. dhe filluan të përgatiten për këtë luftë me të gjitha mundësitë e tyre.
Mirëpo, në anën tjetër, një grup munafikësh nëpër ndejat e tyre flisnin fjalë të liga kundër Resulullahut dhe në çdo mënyrë mundoheshin ta dobësonin dhe të thyenin moralin e ushtrisë muslimane duke futur dyshim në suksesin e kësaj lufte.
Në njërën prej këtyre ditëve që i paraprinë shkuarjes së ushtrisë muslimane, Umejr ibnu Sadi u kthye në shtëpi pas faljes së namazit, e fytyra i shkëlqente si drita (nuri) nga të gjitha ato pamje të sakrificës dhe vetëmohimit të rrallë të muslimanëve, të cilat i kishte parë e dëgjuar me sytë dhe veshët e tij.
...I kishte parë gratë e ensarëve dhe muhaxhirëve tek vinin te Pejgamberi a.s. për ti dhuruar hallhallet dhe stolitë e tyre, që me to të përgatitet ushtria muslimane. Kishte parë Osman ibnu Affanin r.a. duke sjellë para Pejgamberit a.s. një qyp me 1000 (një mijë) dinarë ari.
Kishte qenë dëshmitar edhe i faktit kur Abdurrahman ibnu Avfi solli para Pejgamberit a.s. 200 (dyqind) okë ari. Madje kishte parë një njeri që kishte nxjerrë në shitje edhe mbulojën e fjetjes, vetëm e vetëm që me çmimin e saj të blejë një shpatë për të luftuar në rrugën e Allahut.
Umejri i vogël filloi ti rikthejë edhe njëherë në kujtesën e tij këto pamje të rralla dhe çuditej me ngadalësinë dhe ngathtësinë e Xhulases tek përgatitej për udhëtim me Resulullahun, edhe përkundër mundësive dhe pasurisë së tij. Mu për këtë shkak Umejri dëshironte ta nxiste kërshërinë dhe vullnetin e Xhulases dhe filloi ti rrëfejë atij për atë që kishte parë e dëgjuar, e sidomos për atë grupin e muslimanëve të cilët, nga pamundësia për të blerë armë, e lutnin Pejgamberin a.s. me lot në sy që ti marrë edhe ata me vete në luftë. Mirëpo, Pejgamberi a.s., i kishte refuzuar vetëm pse skishte kafshë mbartëse për të gjithë.
Ndërsa Xhulaseja, pasi e dëgjoi Umejrin deri në fund, lëshoi nga goja e tij një fjalë që e hutoi dhe e stepi në vend djaloshin besimtar...
Ai tha: Nëse është Muhammedi i sinqertë në preten-dimin e tij se është pejgamber, atëherë ne jemi edhe më të këqinj se gomerët.
* * *
Umejri, i shtanguar nga habia, nuk u besonte veshëve të tij për atë që dëgjoi. Nuk ia merrte mendja se nga goja e një njeriu të moshuar e të mençur si Xhulaseja mund të dalin këso fjalë, të cilat e nxjerrin njeriun atypëraty (hëpërhë) nga imani në kufër (mosbesim) të vërtetë.
...Ashtu siç i zbërthen me shpejtësi problemet e ndërlikuara matematikore llogaritësi i saktë elektronik, ashtu edhe truri i Umejrit filloi të hulumtojë e të mendojë se çfarë të bëjë...
Nëse hesht dhe e mbulon atë që tha Xhulaseja, atëherë ajo do të ishte tradhti ndaj Allahut xh.sh. dhe ndaj Pejgamberit a.s. dhe njëherazi edhe dëmtim i Islamit, ndaj të cilit hipokritët po planifikonin kurthe, intriga e komplote të ndryshme.
E nëse e shfaq dhe i përcjell fjalët e tij te Pejgamberi a.s., atëherë kjo do të ishte padëgjueshmëri dhe gjest i mosmirënjohjes ndaj njeriut të cilin e kishte si në vend të babait. Do të ishte shpërblim me të keq për të mirat e Xhulases ndaj tij, sepse Xhulaseja ishte ai që e mori në përkujdesje kur ishte jetim, e nxori nga varfëria në pasuri dhe ia kompensoi humbjen e dashurisë atërore.
Para djaloshit ishin vetëm dy zgjidhje: cilën të zgjedhë prej dy të hidhurave?!... Vendosi me shpejtësi dhe u kthye nga Xhulaseja e i tha: - Për Zotin, o Xhulase, nuk ka për mua njeri më të dashur se ti në fytyrën e tokës pas Muhammedit a.s. Ti je njeriu më i shtrenjtë, më i afërt dhe më mirëbërësi ndaj meje, por the një fjalë që, nëse e përmend do të të turpërojë para njerëzve, e nëse e mbaj, atëherë do ta tradhtoj amanetin, shpirtin dhe fenë time. Prandaj, dije se unë kam vendosur që të shkoj tek i Dërguari i Zotit dhe do ta lajmëroj për atë që the.
* * *
Umejri i vogël shkoi në xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe e lajmëroi atë për fjalët që i dëgjoi nga Xhulaseja. Kur i dëgjoi Muhammedi a.s. këto fjalë e ndali Umejrin pranë vete dhe e dërgoi njërin prej shokëve të tij që të thërrasë Xhulasen.
Nuk vonoi shumë e ia behu Xhulaseja dhe pasi, e përshëndeti Pejgamberin, u ul para tij.
Çjanë këto fjalë që ka dëgjuar Umejri prej teje, o Xhulase?! e pyeti Pejgamberi a.s.
Ka gënjyer dhe ka shpifur ndaj meje, o i Dërguar i Zotit, se prej gojës sime kurrë nuk kanë dalë fjalë të tilla ia ktheu ai.
Atëherë sahabët filluan ti drejtojnë shikimet e tyre herë nga Xhulaseja e herë ka Umejri, sikur dëshironin të lexonin në shenjat e fytyrave të tyre atë që fshehnin në zemra.
Filluan të përshpërisin e njëri prej tyre i tha djalë mosmirënjohës që të mirën e kthen me të keqe. Kurse të tjerët thonin: Jo, por djalë që është rritur në respektin ndaj Allahut, sepse shenjat e fytyrës së tij flasin se ai thotë të vërtetën.
Pejgamberi a.s. u kthye nga Umejri dhe vërejti se fytyra i ishte skuqur e tëra nga gjaku që po i vlonte dhe nga sytë lotët i pikonin pandërprerë duke iu ravijëzuar nëpër mollëzat e faqeve të tij dhe thoshte: O Allah, zbriti të Dërguarit tënd sqarimin e asaj që thashë!...O Allah, zbriti të Dërguarit tënd sqarimin e asaj që thashë!...
Kur e pa tërë këtë skenë, Xhulaseja u trimërua edhe më shumë dhe tha: - O i Dërguar i Zotit! Ajo që të thashë unë, ajo është e vërteta. Nëse ke dëshirë, ne mund edhe të betohemi para teje, e unë të betohem në Allahun se nuk kam thënë asgjë nga ajo që ta ka përcjellë Umejri.
...Ende pa i mbaruar mirë Xhulaseja këto fjalë dhe kur shikimet e njerëzve filluan të drejtohen kah Umejr Ibnu Sadi, Pejgamberin a.s. e kaploi një kotje. Shokët e tij e kuptuan se është duke i zbritur Vahji (Shpallja), prandaj menjëherë zunë vendet e tyre për të pritur se çka do tu komunikojë i Dërguari a.s. nga ana e Allahut xh.sh.
Në këtë çast frika dhe të dridhurat filluan ta kaplojnë Xhulasen, kurse Umejrit ndjenjat e ngrohta të kënaqësisë filluan ti përshkojnë tërë trupin.
Atëherë Pejgamberi a.s. komunikoi Fjalët e Allahut xh.sh:
Ata betohen në Allahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë, kanë thënë fjalë të kufrit (mosbesimit) dhe, pasi që patën shprehur besimin, ata e mohuan dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse Allahu nga mirësitë e Tij dhe i Dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen, do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, Allahu i dënon me një dënim të dhembshëm, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës e as ndihmës. (EtTeube: 74)
Xhulaseja kur e dëgjoi këtë ajet, u drodh, u trishtua dhe gati iu lidh gjuha në nyjë nga frika e pastaj u kthye nga i Dërguari a.s., duke thënë: Por po pendohem o i Dërguar i Allahut, po pendohem...se Umejri e tha të vërtetën, o Pejgamber i Zotit, e unë isha prej gënjeshtarëve, prandaj lute Zotin që të ma pranojë pendimin, kurban u bëfsha për ty!
Në këtë çast i Dërguari i Zotit u kthye nga djaloshi i ri, Umejr ibnu Sadi, dhe pa se lotët e gëzimit i kishin mbuluar fytyrën, e cila po ndriçonte e tëra nga nuri i imanit. E zgjati dorën e tij të bekuar kah veshi i tij dhe, pasi e lëmoi me butësi, tha: Vesh besnik, atë që e dëgjove me veshët e ty o djalosh, atë ta vërtetoi Allahu xh.sh. Ndërsa Xhulaseja pas pendimit u kthye dhe e përmirësoi Islamin e tij. Sahabët e dinin mirë gjendjen e tij, ngase kishte qenë gjithmonë bamirës e zemërgjerë, si ndaj Umejrit ashtu edhe ndaj të tjerëve. E sa herë që përmendej Umejri, ai thoshte: - Allahu e shpërbleftë me të mira në vendin tim, se ai më shpëtoi nga kufri (mosbesimi) dhe zjarri i xhehenemit.
* * *
Nuk është vetëm ky rast i vetmi dhe më i ndritshmi në jetën e djaloshit, Umejr ibnu Sad. Të tillë gjatë jetës së tij pati edhe shumë e shumë të tjerë.
...E tani, mirupafshim me Umejr ibnu Sadin, në rininë e tij...
UMEJR IBNU SADI - (2)
Sa do të dëshiroja të kem pranë vetes njerëz si Umejr ibnu Sadi, që të më ndihmojnë në çëshjet e muslimanëve.
(Omer ibnul Hattabi)
Në pjesën e parë ishim dëshmitarë të një pamjeje të rrallë e të ndritshme nga jeta e sahabit të njohur, Umejr ibnu Sadit, në fëmijërinë e tij, e tani eja të shohim një pamje tjetër të ndritshme gjatë jetës së tij në moshën madhore. Edhe ju do të shihni se ngjarja e dytë nuk është aspak më e zbehtë sesa e para...
* * *
Banorët e Himsit ishin gjithmonë të pakënaqur me udhëheqësit e tyre dhe ankoheshin vazhdimisht për ta. Sa herë u vinte ndonjë vali i ri, përpiqeshin tia gjejnë ndonjë të metë apo dobësi dhe menjëherë kërkonin prej halifes së muslimanëve që ta ndërrojë atë me ndonjë tjetër.
Omeri r.a. vendosi që të dërgojë atje një vali të cilit nuk do të mund ti gjenin asnjë vërejtje a dobësi. Thirri pranë vetes njerëzit më të afërt të tij dhe nuk gjeti në mesin e tyre më të mirë e më të përshtatshëm për këtë çështje sesa Umejr bin Sadin.
Atëbotë, Umejri gjendej në luftë në krye të ushtrisë muslimane, diku në tokat e Shamit, duke çliruar kështjellë pas kështjelle, qytet pas qyteti dhe duke nënshtruar fiset dhe popujt e atjeshëm. Në çdo tokë të çliruar ndërtonte nga një xhami.
Megjithatë, edhe përkundër kësaj, emiri i muslimanëve, Omeri r.a., e thirri Umejrin nga vija e frontit, e caktoi vali mbi provincën e Himsit dhe e urdhëroi që të shkojë atje.
Umejri e pranoi këtë me përtesë dhe pa dëshirë, sepse nuk preferonte asgjë më tepër në këtë botë sesa xhihadin në rrugën e Allahut xh.sh. Megjithatë, iu nënshtrua urdhrit të eprorit të vet.
* * *
Kur arriti Umejri në Hims e thirri tërë popullin në një namaz të përbashkët në xhami. Kur u krye namazi, pasi falënderoi Allahun xh.sh. dhe dërgoi salavate mbi Pejgamberin a.s., iu drejtua të pranishmëve me fjalët: O ju njerëz! Islami është një kështjellë e pamposhtur dhe derë e pathyeshme. Kështjella e Islamit është drejtësia dhe dera e tij është e vërteta. Nëse kjo kështjellë dridhet e lëkundet dhe thyhen dyert e saj, atëherë shkatërrohet mburoja e kësaj feje. Mirëpo, Islami do të jetë gjithmonë i pathyeshëm, përderisa sunduesi (udhëheqësi) të jetë i ashpër dhe i paluhatshëm. E ashpërsia e sunduesit nuk është as goditja me kamxhik e as mbytja me shpatë, por veprimi me drejtësi dhe fjalë të vërteta.
Pas këtij fjalimi Umejri filloi menjëherë punën në realizimin e asaj që tha në hytben e tij të shkurtër.
* * *
Umejr ibnu Sadi gjatë një viti të plotë sa qëndroi në Hims, asnjëherë nuk i shkroi halifes së muslimanëve dhe nuk dërgoi asnjë dërhem në arkën shtetërore (Bejtul Mal). Kjo e shtyri Omerin r.a., që të dyshojë pak në të, sepse konside-ronte se përveç Pejgamberit a.s. nuk ka njeri të pagabueshëm në këtë aspekt, prandaj e urdhëroi këshilltarin e vet që ti shkruajë letër Umejrit dhe ti thotë: Kur të të arrijë kjo letër e emirit të muslimanëve, lëshoje Himsin dhe eja në Medinë. Me vete merr edhe tërë atë që ke mbledhur për arkën shtetërore.”
Umejrit i arriti në dorë letra e Omerit r.a. (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të dy). Kur e lexoi përmbajtjen e saj menjëherë filloi të përgatitet për udhëtim. Hodhi mbi supe shtambën e ujit, pak ushqim, një enë për të marrë abdest dhe u nis këmbë për në Medinë, duke lënë pas vetes Himsin dhe banorët e tij.
Gjatë udhëtimit të tij të gjatë e të mundimshëm për në Medinë, nga vapa e madhe përcëlluese, qe lodhur e cfilitur i tëri. Trupi i qe dobësuar dhe flokët i ishin rritur, saqë shenjat e mundimeve të rrugës e të udhëtimit vëreheshin shumë lehtë tek ai.
Kur hyri tek Omeri r.a., ky u habit nga gjendja e tij e rëndë dhe i tha:
Çe mirë të ka gjetur, o Umejr?!
Asgjë o emiri i muslimanëve. Jam shëndosh e mirë dhe për këtë e falënderoj Allahun xh.sh. Me vete kam tërë dynjanë dhe e sjell nga të dua ia ktheu Umejri.
E çka ke nga dynjaja? e pyeti prapë Omeri r.a., duke menduar se me vete ka sjellë pasuri për arkën shtetërore.
Kam një strajcë në të cilën kam futur gjërat e nevojshme të udhëtimit, një enë në të cilën ha bukë dhe një shtambë me ujë për të pirë nga ajo dhe për të marrë abdest. Këto janë kënaqësia ime në këtë botë, e për gjëra të tjera nuk kam nevojë tha Umejri.
Erdhe në këmbë? e pyeti Omeri r.a.
Po, o emiri i muslimanëve ia ktheu ai.
Përse nuk erdhe prej Himsit hipur në ndonjë kafshë?
As nuk ma dhanë e as nuk ua kërkova.
Ku është pasuria që ke sjellë për arkën shtetërore? pyeti Omeri r.a.
Nuk solla asgjë, ia ktheu prapë ai.
E përse?! u habit Omeri r.a.
Sepse kur arrita në Hims, - tha ai, - i mblodha njerëzit më të ndershëm e më besnikë dhe ua besova mbledhjen e të mirave. Sa herë që tubonin diçka, i këshilloja që ta ndajnë atë me drejtësi, aty ku ndihej nevoja më e madhe.
Kur i dëgjoi Omeri r.a. të gjitha këto, i tha këshilltarit të vet: Ripërtërija Umejrit edhe një mandat të valiut mbi provincën e Himsit!
Ruana Zot! tha ai, - këtë nuk e pranoj dot kurrë, sepse dëshira ime e vetme është që ti përkushtohem në qetësi jetës dhe ibadetit tim ndaj Allahut xh.sh.
...Pas këtyre fjalëve kërkoi leje që të shkojë në fshatin e tij në periferi të Medinës, pranë gjirit familjar... dhe iu lejua.
* * *
Nuk kaloi shumë kohë prej shkuarjes së Umejrit në fshat dhe Omeri r.a., deshi ta sprovojë edhe njëherë shokun e tij, që të bindet në drejtësinë dhe saktësinë e fjalëve të tij.
Shko si mysafir në shtëpinë e Umejr ibnu Sadit! i tha Omeri r.a., njërit prej të besuarve të tij, të quajtur Harith.
- Nëse sheh shenja të begatisë dhe jetesës së mirë, kthehu ashtu siç shkove, e nëse sheh mjerim dhe gjendje të vështirë, atëherë jepja këta 100 dinarë.
...Harithi shkoi në fshatin e Umejrit dhe pyeti bashkëfshatarët për shtëpinë e tij. Kur e takoi i tha: - Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty!
- Gjithashtu, qoftë edhe mbi ty! ia ktheu Umejri dhe e pyeti Harithin se prej nga po vjen.
Nga Medina iu përgjigj Harithi.
Si i le besimtarët?
Mirë.
Po si është emiri i muslimanëve?
Shëndosh e mirë.
A iu përmbahet rregullave të Islamit?
Posi ia ktheu Harithi, - madje para disa kohësh e ka rrahur të birin e tij për shkak të një mëkati që bëri, derisa vdiq nga goditjet.
Atëherë Umejri tha: O Allah! Ndihmoji Omerit, sepse e di që ai ka dashuri të madhe ndaj Teje.
* * *
Harithi qëndroi si mysafir në konakun e Umejr ibnu Sadit tri net, e çdo natë për ushqim kishin vetëm bukë të thatë elbi. Në ditën e tretë një bashkëfshatar i tha Harithit: Dije se je duke e ngushtuar Umejrin dhe familjen e tij. A nuk e sheh se skanë asgjë para vete përveç kësaj buke të thatë elbi me të cilën po të nderojnë ty? Ata janë duke vuajtur e duruar urie, prandaj, nëse ta merr mendja të largohesh nga ata, atëherë urdhëro e eja tek unë.
* * *
Pas këtyre fjalëve, Harithi nxori nga xhepi të 100 dinarët dhe ia lëshoi në dorë Umejrit.
Çjanë këto të holla? pyeti i habitur Umejri.
Ti ka dërguar emiri i muslimanëve ia ktheu Harithi.
Ktheja prapë Omerit, përshëndete nga ana ime dhe thuaj: Umejri nuk ka nevojë për to.
Merri, o Umejr! i tha bashkëshortja e tij, me zë paksa si të lartë. - Nëse të nevojiten, shpenzoji e nëse jo, atëherë shpërndajua atyre që kanë nevojë, se të tillë ka shumë këtu.
Kur i dëgjoi Harithi fjalët e saj, i hodhi të hollat para Umejrit dhe u largua. Umejri i mori të hollat, por atë natë nuk vuri gjumë në sy, derisa i shpërndau të gjitha, te të varfërit, duke i veçuar posaçërisht fëmijët e dëshmorëve.
Pasi u kthye Harithi në Medinë, Omeri r.a. e pyeti:
Çfarë pe, o Harith?
Gjendje të rëndë e të mjerueshme, ia ktheu ai.
A ia le të hollat?
Po, emirul muminin.
Çfarë bëri me to? pyeti prapë Omeri r.a.
Nuk di iu përgjigj Harithi, - por nuk besoj se do ta ndalë për vete asnjë dërhem.
Atëherë Omeri r.a. i shkroi Umejrit dhe i tha: - Kur të arrijë kjo letër imja, eja patjetër në Medinë!
* * *
Umejri ia mësyu Medinës dhe shkoi drejt tek Omeri r.a., i cili e përshëndeti me mirëseardhje dhe i tha:
Çbëre me ato të holla, o Umejr?
Përse më pyet për to, pasi vetë mi dhurove? ia ktheu Umejri.
Pikërisht për këtë të kam ftuar i tha Omeri r.a., dhe dua ta di se çbëre me to?
I deponova për vete, që të kem dobi prej tyre në atë ditë kur nuk do të vlejnë as pasuria e as fëmijët.
Nga këto fjalë të prekshme Omerit r.a. iu mbushën sytë me lot dhe tha: Dëshmoj se je prej atyre që më tepër dëshirojnë tu bëjnë mirë të tjerëve sesa vetes, edhe pse vetë kanë nevojë për ndihmë, dhe urdhëroi që Umejrit ti jepet një sasi e konsiderueshme ushqimi dhe dy palë rroba.
Sa për ushqim, ne nuk kemi nevojë për të, o emiri i muslimanëve. Në shtëpi kam lënë dy teneqe elb, e derisa ta hamë atë, shpresoj se ndërkohë Allahu do të na furnizojë, kurse sa i përket rrobave ato do ti marr për bashkëshorten time, sepse i janë vjetëruar e grisur plotësisht petkat.
* * *
Nuk kaloi shumë kohë prej këtij takimi të Omerit r.a. dhe shokut të tij dhe Allahu xh.sh. e mori Umejrin pranë fqinjësisë së Tij të përjetshme dhe afër Pejgamberit a.s., për të cilin i digjej zemra dhe aq fort e kishte marrë malli ta shohë.
Umejri kaloi në botën e amshueshme (ahiret) shpirtqetë e i pabrenga, duke mos e rënduar veten me asnjë barrë të kësaj bote. Kaloi në ahiret e me vete smori asgjë përveç dritës, udhëzimit, dlirësisë dhe devotshmërisë së tij.
Kur Omeri r.a. dëgjoi për vdekjen e tij u prek thellë dhe i pikëlluar tha: Sa do të dëshiroja që të kem pranë vetes njerëz si Umejr ibnu Sadi që të më ndihmojnë në çështjet e muslimanëve.
* * *
Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me Umejr ibnu Sadin...
Ishte shembull i rrallë në mesin e ashabëve... dhe
Nxënës i shkëlqyeshëm në shkollën e Muhammedit a.s.
ABDURRAHMAN IBNU AVFI
Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë çka solle... dhe Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë çka ndale (për familjen tënde).
(Nga duaja Pejgamberit a.s. për të)
Ky është njëri prej tetë të parëve që përqafuan fenë islame...
Njëri prej të dhjetëve të përgëzuar me xhenet..
Njëri prej gjashtë sahabëve që morën pjesë në konsultim në ditën e zgjedhjes së halifes së muslimanëve pas vdekjes (vrasjes) së Omerit r.a., dhe
Njëri prej atyre që jepnin fetva në Medinë dhe i Dërguari i Allahut ende i gjallë në mesin e muslimanëve...
Para shpalljes (në kohën e injorancës) quhej Abde Amrin, e pasi e përqafoi fenë islame Pejgamberi a.s. e quajti Abdurrahman.
* * *
Ky pra është Abdurrahman ibnu Avfi r.a., - Zoti qoftë i kënaqur me të. Fenë islame e pranoi vetëm dy ditë pas Ebu Bekrit r.a. dhe pak para se të hyjë i Dërguari i Allahut xh.sh. në shtëpinë e Erkamit.
I përjetoi mundimet dhe torturat më të mëdha, vetëm për hir të fjalës së Allahut, ashtu siç i përjetuan edhe muslimanët e parë, por ishte i qëndrueshëm, duroi dhe nuk u ligështua, sepse ishte i sinqertë në besimin e tij. Pas gjithë këtyre peripecive, u detyrua që të shpërngulet në Abisini së bashku me shumë muslimanë të tjerë, vetëm e vetëm që ta ruajë fenë dhe fjalën e Allahut xh.sh. E pasi të Dërguarit a.s. iu lejua hixhreti në Medinë, ishte në grupin e muhaxhirëve të parë që u shpërngulën atje.
Kur Pejgamberi a.s. filloi ti vëllazërojë muhaxhirët (mekasit) dhe ensarët (medinasit), atë e vëllazëroi me Sad ibnu Ebi Rebian r.a. Pas disa kohe, Sadi i tha Abdurrahman ibnu Avfit: - O vëllai im Unë jam ndër më të pasurit e Medinës. I kam dy bahçe, urdhëro e shiko se cila po të pëlqen dhe merre!
Abdurrahmani i tha vëllait të vet: Allahu të dhëntë bereqet e të begatoftë në pasurinë tënde, por të lutem ma trego tregun më të afërt... Ai filloi të tregtojë, të shesë, të blejë, të fitojë dhe ta shtojë pasurinë. Pas një kohe të shkurtër e përgatiti mehrin dhuratën e nusërisë, u martua dhe i kënaqur e i disponuar shkoi te Pejgamberi a.s.
Çkemi të re? e pyeti Pejgamberi a.s.
- U martova tha Abdurrahmani.
E çfarë i dhurove bashkëshortes si mehër? pyeti prapë Resulullah.
I dhurova peshën e 5 dërhemëve të arit ia ktheu ai.
Atëherë Pejgamberi a.s. u lut për të duke thënë: - Allahu të begatoftë në pasurinë tënde...
Prej atij momenti thotë Abdurrahman ibnu Avfi mu hapën dyert e të mirave të kësaj bote, saqë ma merrte mendja se në çdo gur, po ta lëvizja nga vendi i vet, do të gjeja ar ose argjend.
* * *
Në luftën e Bedrit, Abdurrahman ibnu Avfi luftoi me një heroizëm të rrallë e trimëri të pashoqe, duke mbytur njërin prej armiqve më të mëdhenj të Islamit, Umejr ibn Uthman ibnu Kab EtTejmijjin.
E në luftën e Uhudit qëndroi i paepur dhe i paluhatshëm, në çastet më të vështira, atëherë kur filloi tu dridhet trualli nën këmbë muslimanëve dhe as nuk u tund e as nuk u frikësua kur disa filluan të ikin. Nga beteja doli me njëzet e ca plagë, disa prej të cilave ishin aq të thella, saqë dora e njeriut mund të hynte në to.
Mirëpo, prapëseprapë, xhihadi i tij luftarak ishte i vogël në krahasim me xhihadin e tij në pasuri.
Një ditë prej ditësh, Pejgamberi a.s. dëshironte të përgatiste një ekspeditë luftarake dhe iu drejtua sahabëve me fjalët:
- Urdhëroni, jepni diçka (nga pasuria), sepse duam të dërgojmë një ekspeditë (kundër armiqve).
Atëherë, Abdurrahman ibn Avfi nxitoi me të shpejtë në shtëpinë e tij dhe, kur u kthye, tha:
O i Dërguar i Zotit, kam me vete katër mijë dërhemë; dy mijë po i jap në rrugën e Allahut e dy mijë po ua lë fëmijëve të mi (familjes sime).
Allahu të bekoftë e të begatoftë në atë që solle...dhe Allahu të bekoftë e të begatoftë në që çka ndale (për familjen tënde), ia ktheu Pejgamberi a.s.
* * *
Gjatë luftës së Tebukut, e cila është lufta e fundit në të cilën luftoi (dhe mori pjesë) Muhammedi a.s., ndihej nevojë e madhe për njerëz dhe për pasuri në përgatitjen e ushtrisë muslimane. Në anën tjetër, ushtria romake ishte nUmejrikisht shumë më e madhe dhe më e përgatitur në armatim në krahasim me ushtrinë muslimane.
Atë vit në Medinë mbretëronte thatësi e madhe, e rruga deri në Tebuk ishte shumë e gjatë. Rezervat e ushqimit ishin të pakta e ndihej mungesë e madhe edhe në kafshët mbartëse.
Një grup besimtarësh, të cilëve u digjej e përvëlohej zemra nga dëshpërimi për shkak të pamundësisë së shkuarjes në luftë, sepse nuk kishte deve të mjaftueshme për ti çuar të gjithë deri në Tebuk, shkuan te Pejgamberi a.s. duke e lutur me lot në sy që tu gjejë edhe atyre ndonjë vend. Mirëpo, i Dërguari i Allahut me keqardhjen më të madhe u detyrua ti refuzojë. Ata, të dëshpëruar e me sy të përlotur, filluan të kthehen duke qarë e dënesur me ngashërim, saqë i quajtën Të përloturit, kurse ushtrinë e thirrën Ushtria e vështirësisë.
Kur e pa këtë skenë rrëqethëse e të prekshme, Muhammedi a.s. i urdhëroi shokët e vet që ta hapin zemrën dhe të japin në rrugën e Allahut atë çka kanë mundësi.
Muslimanët me nxitim iu përgjigjën thirrjes së Resulul-lahut, e ndër të parët, si zakonisht, Abdurrahman ibnu Avfi, i cili ndihmoi ushtrinë muslimane me dyqind okë ari, saqë Omeri r.a. i tha Pejgamberit a.s. Më duket se Abdurrahmani ka bërë mëkat në këtë rast, sepse familjes së tij nuk i ka lënë asgjë.
Atëherë Pejgamberi a.s. iu drejtua Abdurrahman ibën Avfit duke i thënë:
A le diçka për familjen tënde, o Abdurrahman?
Po ia ktheu ai, u lashë më shumë sesa kishin.
Sa dhe çka? e pyeti prapë i Dërguari a.s.
Atë që u ka premtuar Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij nga furnizimi, të mirat dhe shpërblimet tha Abdurrahman ibnu Avfi.
* * *
Ushtria vazhdoi rrugën për në Tebuk dhe këtu Allahu xh.sh. e nderoi dhe e fisnikëroi Abdurrahman ibën Avfin me një nder, me të cilin nuk u nderua e as nuk u fisnikërua askush prej muslimanëve...
...Kishte hyrë koha e namazit dhe i Dërguari a.s. nuk ishte atypari në ato çaste. Atëherë Abdurrahmani doli imam i muslimanëve në namaz. Pak para se të përfundojë rekati e parë, arriti i Dërguari a.s. dhe u lidh në namaz pas tij. A thua, a mund të ketë nder dhe vlerë më të madhe sesa dikush të bëhet imam i krijesës më të vlefshme Imamit të të gjithë Pejgamberëve Imam i Muhammedit a.s.?
Pasi kaloi Resulullahu s.a.v.s. në ahiret pranë mëshirës së lartë hyjnore të Allahut xh.sh. Abdurrahman ibnu Avfi u vu në shërbim dhe përkudesje të nënave të besimtarëve.
Cilësitë e larta morale dhe veprat e tij fisnike bënë që nënat e besimtarëve të kenë besim tek ai.
Prej mirësive të tij ndaj muslimanëve, e në veçanti ndaj nënave të besimtarëve, përmendet se kishte shitur një pjesë të tokës për 40 mijë dinarë dhe tërë këtë pasuri ua ndau: fisit Benu Zehre (fisit të Emines nënës së Pejgamberit a.s.), të varfërve, muhaxhirëve dhe grave të Pejgamberit a.s. Kur i dërgoi pjesën që i kishte takuar Ajshes r.a., ajo pyeti:
- Kush i dërgoi tërë këto të holla?
Abdurrahman ibnu Avfi, i thanë...
Atëherë ajo tha: - Ka thënë Pejgamberi a.s.: Pas meje, askush nuk do të bëjë mirësi ndaj jush, përveç durimtarëve.
Duaja e Pejgamberit a.s. për Abdurrahman ibnu Avfin, që Allahut tia begatojë pasurinë e tij, e përcolli gjatë tërë jetës, derisa u bë më i pasuri ndër sahabët. Tregtia e tij sa vinte e shtohej. Karvanet e tij shkonin e vinin pandërprerë duke transportuar grurë, miell, vaj, enë, rroba, erëra (parfume) dhe çkado që ndihej nevoja për të, ndër banorët e Medinës.
* * *
Një ditë arriti në Medinë karvani i Abdurrahman ibnu Avfit me 700 (shtatëqind) deve...Po, po, 700 deve, me ushqim, veshmbathje dhe sende të ndryshme!
Me të hyrë në Medinë, nga zhurmat e gëzimit, dukej se edhe toka po dridhej.
Çështë kjo zhurmë? pyeti Aisheja r.a.
Është karvani i Abdurrahman ibnu Avfit me 700 e ca deve me ushqim, i thanë.
Zoti e begatoftë në atë që i ka dhënë prej të mirave të kësaj bote, tha Aisha r.a., - por të mirat e tij në ahiret janë edhe më të mëdha. E kam dëgjuar të Dërguarin a.s. duke thënë: Abdurrahman ibnu Avfi do të hyjë në xhenet gjunjazi.
* * *
Ky lajm përgëzues nga nëna e besimtarëve Aishja r.a. i arriti menjëherë në vesh Abdurrahamnit, madje edhe para se devetë të ulen e të pushojnë. Shkoi me vrap tek ajo dhe i mallëngjyer nga ndjenjat e emocionet, që i kishin përshkuar tërë trupin, tha: Oj nënë, a vërtet e ke dëgjuar këtë nga i Dërguari i Allahut?
Po, ia ktheu ajo.
Atëherë Abdurrahamn ibnu Avfi nga gëzimi i papërshkru-eshëm tha:
Sikur të kisha mundësi të zgjedhja, do të hyja në xhenet në këmbë, por dëshmo, oj nënë, se ky karvan, me tërë atë që ka devetë, ushqimi dhe veshmbathja, prej këtij momenti janë dhuratë për të varfërit, vetëm për hir të Allahut xh.sh.
Prej asaj dite që mori lajmin përgëzues, Abdurrahmanit i ndriçoi fytyra me një nur hirësie. Filloi të shpërndajë edhe më shumë pasuri për të varfërit, me të djathtën dhe me të majtën, fshehurazi e haptazi. Shpërndau në emër të sadakasë 40 mijë dërhem argjend, e menjëherë pas tyre 40 mijë dinarë ar. Nuk vonoi shumë e shpërndau edhe 200 okë ari.
I ndihmoi luftëtarët në rrugën e Allahut (muxhahidinët) me 500 kuaj dhe 1500 deve.
Para se ti vijë momenti i vdekjes liroi shumë robër. La porosi që çdo luftëtari të betejës së Bedrit ti jepen nga 400 dinarë ari, e atëbotë ishin ende gjallë 100 prej tyre.
Pastaj la amanet që çdo nëne të besimtarëve ti ndahet nga një pjesë e konsiderueshme e pasurisë, saqë Aisheja r.a. lutej shpeshherë për të dhe thoshte: Allahu ia shoftë etjen me ujët e krojeve të xhenetit Selsebil.
Përveç tërë kësaj, familjes së vet i la trashëgim pasuri që nuk mund as të numërohej. Prej tyre: 1000 deve, 100 kuaj dhe 3000 krerë dele. Trashëgimtarëve të tij u la ar dhe argjend të shumtë, saqë duart e atyre që ndanin filluan të lodhen. E tërë kjo ishte fryt i duasë së Pejgamberit a.s. që Zoti tia shtojë dhe bekojë pasurinë e tij.
Mirëpo, edhe përkundër tërë kësaj pasurie të madhe, kjo aspak nuk e luhati e as nuk e ndryshoi Abdurrahman ibnu Avfin nga qëndrimet e tij, saqë njerëzit nuk mund ta dallonin atë në mesin e shërbëtorëve të vet.
Një ditë, derisa agjëronte, për iftar i sollën ca ushqime. E shikoi atë me buzë në vaj dhe tha: Kur u vra Musab ibnu Umejri, i cili ishte njeri më i mirë se unë, nuk mund të gjenim qefin të mjaftueshëm për ta mbuluar. Kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonim këmbët i zbulohej koka...Neve Allahu na furnizoi me të mirat e Tij në këtë dynja, prandaj po kam frikë se mos shpërblimi ynë është shpejtuar dhe sdo të kemi asgjë për botën e ardhshme.
Pas kësaj filloi të qajë e të dënesë me ngashërim derisa ushqimi u tha.
* * *
I lumi Abdurrahman ibën Avfi me një mijë lumturi...
E përgëzoi me xhenet mbartësi i fundit i shpalljes hyjnore, Muhammedi a.s.
Në përcjelljen e fundit, xhenazen ia mbajti daja i Pejgamberit a.s., Sad ibnu Ebi Vekkasi.
Namazin e xhenazes ia fali pronari i dy dritave, Osmani r.a., kurse prej tij i fundit u nda Aliu r.a. me fjalët: Allahu të mëshiroftë! E arrite dlirësinë e kësaj feje para se të fillojnë përçarjet dhe ngatërresat.
XHAFER IBNU EBI TALIBI
E kam parë Xhaferin në xhenet. Dy krahët e tij të përgjakur i kishte të stolisur me pendla shumëngjyrëshe.
(Hadith sherif)
Nga pasardhësit e Abdu Menafit ishin pesë persona që kishin ngjashmëri shumë të madhe me Muhammedin a.s., saqë ndonjërit me pamje të dobët këta të pestë mund ti ngatërroheshin me të Dërguarin e Allahut xh.sh. Lexues i nderuar, sigurisht se edhe ti je kureshtar dhe ke dëshirë që ti njohësh më për së afërmi këta pesë persona që i përngjanin aq shumë Pejgamberit a.s., mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Këta ishin:
1. Ebu Sufjan ibnu Harith ibnu Abdul Mutalibi djalë i xhaxhait të xhaxhait të Pejgamberit a.s. dhe njëherazi edhe vëlla i tij nga qumështi.
2. Kuthemu ibnul Abbas ibnu Abdul Mutalibi gjithashtu djalë i xhaxhait të Pejgamberit a.s.
3. EsSaib ibnu Ubejde ibnu Abdi Jezid ibnu Hashimi gjyshi i Imam Shafiut r.a.
4. Hasan ibnu Ali nipi i Pejgamberit a.s., i cili prej këtyre të pestëve i përngjante më së tepërmi, dhe
5. Xhafer ibnu Ebi Talibi vëllai i emirul muminin, Aliut r.a.
Tani eja të ndriçojmë ca pamje nga jeta e këtij të fundit, Xhafer ibnu Ebi Talibit.
Ebu Talibi, edhe përkundër pozitës së lartë, nderit dhe autoritetit të madh që gëzonte ndër kurejshitët, gjendjen materiale e kishte mjaft të ligë. Gjendja sa vinte i keqësohej edhe më tepër për shkak të thatësisë së madhe që mbretëronte atë vit në Mekë, saqë të gjitha të mbjellat ishin tharë e shkretuar. Atëbotë nga familja e Benu Hashimit nuk kishte njerëz më të pasur se Muhammedi a.s. dhe xhaxhai i tij, Abbasi.
Një ditë prej ditësh, Muhammedi a.s. iu drejtua Abbasit dhe i tha: O xhaxhai im! A nuk po sheh se vëllai yt, Ebu Talibi, ka shumë fëmijë, e njerëzit i ka goditur thatësia, skamja dhe uria, prandaj eja të shkojmë tek ai e tia lehtësojmë pak këtë gjendje të vështirë. Unë do ta marr në përkujdesje një djalë të tij dhe ti merr një tjetër.
Abbasi ia ktheu:
Më thirre në mirësi dhe më nxite që të bëj mirë, o nipi im. Pas kësaj, shkuan te Ebu Talibi dhe i thanë: Ne deshëm që të ta lehtësojmë pak barrën e fëmijëve, derisa të kalojë kjo gjendje e vështirë që i ka goditur njerëzit.
Ai u tha:
- Nëse ma lini pranë Akilin, merrni prej të tjerëve kë të doni. Kështu që Muhammedi a.s. e mori në përkujdesje Aliun, ndërsa Abbasi mori Xhaferin.
Derisa Aliu r.a. ishte në shtëpinë e Muhammedit a.s., kur zbriti shpallja hyjnore dhe ishte i pari nga fëmijët që i besoi atij, Xhaferi jetoi me xhaxhain e tij, Abbasin, derisa arriti në moshën madhore, pastaj pranoi Islamin dhe u pavarësua prej tij.
Xhafer ibnu Ebi Talibi së bashku me bashkëshorten e tij, Esma binti Umejsin, iu bashkua karvanit të dritës (grupit të muslimanëve) që nga fillimi. Të dy e përqafuan Islamin nëpërmjet Ebu Bekrit r.a., para se të hynte i Dërguari i Allahut në shtëpinë e Erkamit.
Këta dy të rinj përjetuan mundimet, torturat dhe nënçmimet më të rënda nga kurejshitët, ashtu siç i përjetuan edhe muslimanët e parë, por i përballuan me durim të gjitha sepse e dinin se rruga për në xhenet dhe në dritën e shpëtimit është e shtruar me plot gjemba, vështirësi, dhembje e mundime. Mirëpo, ajo që i mundonte dhe i brengoste më së tepërmi ata të dy si dhe muslimanët e tjerë, ishte se kurejshitët ua ndalonin atyre ti shfaqin haptazi ndjenjat e tyre fetare, duke i penguar në çdo kohë dhe në çdo vend ta shijojnë kënaqësinë e adhurimit (ibadetit).
Gjatë kësaj gjendjeje të mjerueshme Xhaferit së bashku me bashkëshorten e tij dhe një grupi muslimanësh iu lejua që të shpërngulet në Abisini (Etiopia e sotme). Në fytyrën e Xhaferit shiheshin shenjat e pikëllimit dhe të mërzisë. I vinte shumë vështirë ti ndajë këta besimtarë të pastër e të pafajshëm nga pragu i vatrave të tyre, nga shtëpitë ku kishin kaluar fëmijërinë dhe çastet më të lumtura rinore, pa bërë kurrfarë faji, vetëm pse thonin: Zoti ynë është Allahu. Mirëpo, edhe përkundër dëshirës së tij të flaktë, ai nuk kishte asgjë në dorë që të mund ti zmbrapste të këqijat e kurejshitëve ndaj tyre.
* * *
Kur arriti grupi i muhaxhirëve të parë në Abisini në krye me Xhafer ibnu Talibin r.a., ata u vendosën nën mbrojtjen dhe kujdesin e mbretit të drejtë e të ndershëm, Nexhashiut. Për herë të parë pas përqafimit të Islamit përjetuan shijen e sigurisë, duke ndier kënaqësi shpirtërore në ibadetin e tyre, pa i penguar askush në këtë lumturi të çiltër.
Kurejshitët, sapo morën vesh për shkuarjen e këtij grupi muslimanësh në Abisini, filluan menjëherë me shantazhet dhe intrigat e tyre për kthimin në Mekë ose likuidimin e tyre të plotë fizik, ngase kishin zili dhe urrejtje të madhe ndaj tyre.
Tani tia japim fjalën Ummi Selemasë të na rrëfejë për një ngjarje, dëshmitare e së cilës ishte vetë.
Ummi Selema rrëfen e thotë:
...Kur arritëm në tokën e Abisinisë, hasëm në fqinjësinë më të mirë. Zemrat tona u prehën dhe u qetësuan, sepse mund ta adhuronim Allahun xh.sh. lirisht, pa na e thënë kush as më të voglën fjalë. Kur kurejshitët morën vesh për këtë gjë, filluan menjëherë dredhitë dhe makinacionet e tyre tinzake për kthimin tonë duke dërguar te Nexhashiu dy burrat më autoritativë të tyre: Amër ibnu Asin dhe Abdullah ibnu Ebi Rebian. Ata kishin marrë me vete dhurata shumë të çmueshme për Nexhashiun dhe patrikët e tij, të cilat i kishin zgjedhur nga toka e Hixhazit me kujdes, sipas shijes së tyre të stërholluar. Ata ishin të porositur nga kurejshitët që çdo patriku ti jepet dhurata e tij para se të fillojnë bisedimet dhe negociatat me mbretin rreth çështjes sonë. Pasi arritën në Abisini, ata të dy së pari u takuan me murgjit e Nexhashiut dhe çdonjërit prej tyre ia dorëzuan dhuratën e dedikuar enkas për të, duke i thënë: Në tokën tuaj kanë gjetur strehim disa prej djemve tanë të mashtruar e të marrë, të cilët lanë fenë e të parëve të tyre dhe futën përçarje në mesin e popullit tonë. Prandaj, kur ti flasim ne mbretit për këtë çështje, ju këshillojeni atë që të na i dorëzojë pa i pyetur fare për fenë e tyre të re. Pas kësaj bisede, patrikët u premtuan atyre se do ti flasin mbretit për këtë punë.
...Amri dhe Abdullahu shkuan te Nexhashiu, ia dorëzuan dhuratat e çmueshme të cilat ai i pëlqeu së tepërmi, pastaj i thanë: O mbret i nderuar! Në mbretërinë tënde kanë gjetur mbrojtje dhe strehim një grup prej fundërrinës dhe më të këqinjve të rinisë sonë. Agjitojnë në një fe të cilën se njihni as ju e as ne. Janë larguar nga feja jonë e nuk duan të hyjnë as në fenë tuaj. Neve na kanë dërguar te ju paria e popullit tonë, prindërit, xhaxhallarët dhe të afërmit e tyre, që të na i ktheni prapë, sepse ata përçanë fenë dhe popullin tonë.
Pas këtyre fjalëve, Nexhashiu ktheu kokën dhe shikimin nga patrikët e tij dhe ata njëzëri i thanë: Kjo që thanë këta të dy është plotësisht e vërtetë, o mbret i nderuar, e tekefundit populli i tyre e di më së miri se çfaj kanë bërë këta të rinj, prandaj më së miri është që ti kthesh ata andej nga kanë ardhur.
Nga këto fjalë të patrikëve mbreti u zemërua aq shumë, saqë me zë të lartë u tha: Jo! Për Zotin, nuk e dorëzoj asnjërin prej tyre derisa ti thërras e ti pyes për atë që u mvishet. Nëse janë ashtu siç thonë këta të dy do tua dorëzoj, e nëse është e kundërta, do ti mbroj ata me tërë qenien time dhe do të kujdesem për fqinjësinë e tyre, nëse dëshirojnë që të jem ende mikpritës i tyre.
* * *
Umi Selema vazhdon:
Pas kësaj Nexhashiu na thirri në një takim. Para se të shkojnë tek ai u mblodhëm të gjithë dhe i thamë njëritjetrit: Mbreti do të na pyesë për fenë tonë, prandaj le ta shfaqim haptazi atë që besojmë, e në emrin tonë të mos flasë askush tjetër përveç Xhafer ibnu Ebi Talibit.
...Kur shkuam te Nexhashiu, i pamë murgjit të ulur në të djathtë dhe në të majtë të tij, të gjithë të veshur me pelerina të gjelbërta, me kësula në kokë dhe me libra të hapur para vetes. Në mesin e tyre vërejtëm edhe Amër ibnul Asin dhe Abdullah ibnu Ebi Rebian. Pasi zumë vendet, Nexhashiu u kthye drejt nesh dhe na pyeti. Çfarë është kjo fe e re të cilën po e predikoni, për shkak të së cilës u larguat nga feja e të parëve tuaj dhe nuk doni të hyni në fenë tonë të krishterë e as në ndonjë fe tjetër?
Xhafer ibnu Ebi Talibi u ngrit dhe tha:
O mbret i nderuar e fisnik!...Ne ishim një popull i padijshëm e injorant. Adhuronim idhujt, hanim coftinat, bënim çdo të keqe, shkëputnim lidhjet farefisnore, i keqtrajtonim fqinjtë dhe i forti e keqtrajtonte të ligun. Vazhduam kështu në këtë gjendje derisa Allahu xh.sh. na e dërgoi një Pejgamber nga mesi ynë, të cilit ia dimë prejardhjen, drejtësinë, besnikërinë dhe dëlirësinë e tij.
Na thirri ti besojmë dhe ta adhurojmë vetëm një Zot, Allahun xh.sh., dhe të largohemi nga adhurimi i gurëve dhe i idhujve të pashpirtë, të cilëve u besonim ne dhe të parët tanë.
Na urdhëroi që ta flasim të vërtetën, ti çojmë në vend amanetet, ti mbajmë lidhjet farefisnore, të sillemi mirë ndaj fqinjëve, të përmbahemi nga të ndaluarat dhe gjakderdhja, na ndaloi të këqijat dhe nga dëshmia e rrejshme, nga ngrënia e pasurisë së jetimit dhe shpifjet ndaj grave të ndershme.
Na urdhëroi që të besojmë vetëm një Zot dhe të mos i bëjmë shok Atij, ta falim namazin, ta japim zekatin dhe ta agjërojmë ramazanin.
E ne iu përgjigjëm thirrjes së tij dhe e pasuam në atë që i erdhi nga ana e Allahut duke iu përmbajtur me përpikëri hallallit dhe haramit. Populli ynë, o mbret i nderua, u soll armiqësisht ndaj nesh, na mundoi me mundimet më të rënda, vetëm e vetëm që të na largojnë nga kjo fe dhe të na detyrojnë që prapë tu kthehemi e ti adhurojmë idhujt, që as nuk flasin e as nuk shohin.
Pas tërë këtyre vuajtjeve e mundimeve, ia mësymë vendit tuaj dhe zgjodhëm fqinjësinë tënde me shpresë se këtu do të gjejmë prehje e qetësi.
Kur i dëgjoi Nexhashiu të gjitha këto fjalë nga Xhafer ibnu Ebi Talibi, iu drejtua atij dhe i tha:
A keni me vete diçka nga ajo që i ka zbritur Pejgamberit tuaj nga ana e Allahut?
Posi, - ia ktheu Xhaferi.
Atëherë më lexoni diçka prej saj tha Nexhashiu.
Xhaferi lexoi një pjesë nga kaptina Merjem, derisa përfundoi me ajetet rreth lindjes së Isait a.s.
Umi Selema vazhdon e thotë:
Pasi dëgjoi këto fjalë të shenjta të Kuranit, Nexhashiu qau me lot, derisa iu lag edhe mjekra, e së bashku me të qanë edhe patrikët, derisa iu lagën edhe librat nga lotët e tyre.
Kjo me të cilën ka ardhur i Dërguari juaj dhe ajo që i ka zbritur Isait dalin nga i njëjti burim drite, tha Nexhashiu dhe pastaj u kthye nga Amri dhe shoku i tij dhe iu tha: Shkoni, se për Zotin nuk jua dorëzoj kurrë!
Kur dolëm prej Nexhashiut, - thotë Umi Selema, - Amr ibnul Asi na u kërcënua duke i thënë shokut të tij:
Për Zotin, nesër do të shkoj prapë te mbreti dhe do ti them atij disa fjalë nga të cilat do ti mbushet zemra me pezm dhe urrejtje ndaj tyre dhe do ta nxis që ti shkatërrojë, ti humbë dhe ti tretë rrënjët e tyre.
Abdullah ibnu Ebi Rebia i tha: - Mos e bë këtë, o Amër, se tekefundit ata janë të afërmit tanë, edhe pse janë ndarë nga ne.
Hesht e mos fol!, i tha Amri atij, se për Zotin do ta njoftoj mbretin me diçka që këtyre do tu dridhen këmbët. Do ti them se këta thonë për Isain, të birin e Merjemes, se ishte njeri i rëndomtë (rob i zotit) e jo hyjni!
* * *
Të nesërmen Amri shkoi te Nexhashiu dhe i tha:
O mbret i nderuar! Ata të cilët dje i strehove dhe i mbrojte thonë për Isain fjalë të mëdha, prandaj thirri edhe njëherë dhe pyeti se çka mendojnë për të.
Kur e morëm vesh këtë, - thotë Umi Selema, - të gjithëve na kaploi një mërzi dhe dëshpërim të cilin se kishim përjetuar kurrë më parë. Kuvenduam me njëritjetrin për atë se çka do ti themi mbretit kur të na pyesë për Isain a.s. dhe thamë: Për Allahun, nuk do të themi tjetër përveç asaj që ka thënë Allahu xh.sh. dhe nuk do të shmangemi nga ajo që ka thënë i Dërguari ynë, e le të ndodhë pas kësaj çka të dojë. Ne prapë u morëm vesh dhe ramë në ujdi që në emrin tonë të flasë Xhaferi. Kur shkuam te Nexhashiu, i pamë murgjit e tij të ulur në të njëjtat vende, siç ishin ulur edhe herën e kaluar. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe Amër ibnul Asi dhe shoku i tij, Abdullahu. Kur dolëm para mbretit, na e priti përpara me fjalët:
Çka thoni ju për Isain, të birin e Merjemes?!
Themi atë që i zbriti të Dërguarit tonë nga ana e Allahut xh.sh., ia ktheu Xhaferi.- Themi se Isau është rob i Zotit, i Dërguar i Tij dhe Fjalë e Tij për virgjëreshën Merjeme.
Kur i dëgjoi Nexhashiu këto fjalë të Xhaferit, i mëshoi tokës me dorë dhe tha: Për Zotin, nuk ka dallim as sa një fije floku në mes Isait dhe asaj çka i ka zbritur të Dërguarit tuaj.
Patrikët rreth Nexhashiut ofshanë thellë nga mospajtimi me fjalët që dëgjuan prej tij...
Atëherë Nexhashiu iu drejtua atyre dhe u tha: edhe nëse ofshani, pastaj u kthye nga ne dhe tha: Shkoni, se do të jeni të sigurtë. Ai që ju shan do të dënohet e ai i cili përpiqet tu bëjë ndonjë të keqe dhe të cenojë dinjitetin tuaj, do të ndëshkohet.
Për Zotin, nuk mund të lejoj që unë të vishem me rroba ari e ndonjërin prej jush ta godasë ndonjë e ligë.
Pas këtyre fjalëve prekëse, Nexhashiu hodhi shikimin e tij drejt Amrit dhe shokut të tij dhe tha: Kthejuani këtyre njerëzve dhuratat e tyre, se nuk kam nevojë për to!
Me këto fjalë Ummi Selema e përfundon rrëfimin e saj dhe thotë: - Amër ibnul Asi dhe Abdullah ibnu Rebia dolën të thyer, të nënçmuar e me kokë të ulur nga turpi, ndërsa ne qëndruam te Nexhashiu edhe një kohë të gjatë në mikpritjen dhe fqinjësinë e tij më të mirë.
Xhafer ibnu ebi Talibi së bashku me bashkëshorten e tij qëndruan në mikpritjen e Nexhashiut dhjetë vjetë të sigurtë, në prehje dhe qetësi.
Në vitin e 7të të hixhretit ai u largua nga toka e Abisinisë së bashku me një grup muslimanësh dhe ia mësyen Medinës. Kur arritën, i Dërguari a.s. kthehej nga Hajberi si ngadhënjyes e fitimtar.
Aq shumë u gëzua për ardhjen e Xhaferit, saqë tha:
Nuk di për çka të gëzohem më tepër! Për çlirimin e Hajberit apo për ardhjen e Xhaferit?
As gëzimi i muslimanëve, e posaçërisht i atyre të varfër-ve, nuk ishte më i vogël sesa gëzimi i Muhammedit a.s. për kthimin e Xhaferit, sepse ai ishte shumë i kujdesshëm, i ndieshëm dhe shpirtmirë ndaj të varfërve.
Për të na rrëfen Ebu Hurejra dhe thotë:
Xhaferi ishte njeriu më i mirë për ne të varfërit. Na merrte dhe na ushqente në shtëpinë e tij me atë çka kishte derisa i sosej ushqimi. Prandaj nuk e quanim kot babai i të varfërve.
Mirëpo, qëndrimi i Xhferit në Medinë nuk zgjati shumë. Në fillim të vitit 8 hixhrij, i Dërguari a.s. përgatiti një ushtri kundër romakëve diku në tokat e Shamit (Sirisë), e në krye të saj për komandant emëroi Zejd ibnu Harithin, dhe tha: Nëse Zejdi vritet ose plagoset, komandant le të jetë Xhafer ibnu Ebi Talibi, e nëse edhe Xhaferi vritet apo plagoset, komandant le të bëhet Abdullah ibnu Revaha, e nëse edhe Abdullahu vritet apo plagoset, atëherë muslimanët le të zgjedhin një komandant nga mesi i tyre.
Kur muslimanët arritën në vendin e quajtur Mutete (vend në Jordaninë e sotme), panë se ushtria romake kishte përgatitur kundër tyre 100 mijë ushtarë të përkrahur gjithashtu edhe nga 100 mijë arabë të krishterë nga fiset Lahm, Xhudham dhe Kudaa, kurse ushtria muslimane numëronte vetëm 3 mijë ushtarë. Dyqind mijë kundër tre mijëve!!!
Kur dy ushtritë u ndeshën në dyluftim, u zhvillua një luftë e rreptë. Nuk vonoi shumë e komandanti musliman Zejdi, i cili ishte futur thellë në radhët e armikut, ra shehid.
Atëherë Xhafer ibnu Ebi Talibi kërceu nga kali, ia preu frerët e tij, që të mos mund ta kalëronin as armiqtë e tij, dhe ngriti lart flamurin duke u futur thellë në radhët e armikut dhe duke brohoritur:
Oh, sa i bukur është xheneti kur të afrohesh pranë tij.
Me shumë pije të mira e të ftohta,
E romakëve si romakë e u është afrua ndëshkimi i tyre,
Ata janë të pafe (qafira) pa lidhje farefisnore,
Cilindo që e takoj prej tyre duhet me i ra,
Se kundër tyre për mua zgjidhje është vetëm lufta.
Vazhdoi kështu të depërtojë nëpër radhët e armikut me shpatën e tij duke luftuar me një heroizëm të rrallë, derisa e goditën dhe ia këputën krahun e djathtë. Mirëpo ai menjëherë e mori flamurin në dorën e majtë por nuk vonoi shumë e ia këputën edhe krahun e majtë. Pas kësaj e mori flamurin dhe e shtrëngoi me muskujt e gjoksit të tij, derisa e goditën për së treti dhe ia çanë trupin në dy pjesë. Pas tij, flamurin e mori Abdullah ibën Revaha, i cili luftoi heroikisht derisa edhe ai ra shehid në rrugën e Allahut...
* * *
Kur i arriti Pejgamberit a.s. lajmi se të tre komandantët e tij kanë rënë dëshmorë në fushën e betejës, u mërzit dhe u pikëllua shumë. Menjëherë shkoi në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, Xhaferit. E pa gruan e tij Esmën tek përgatitej për pritjen e bashkëshortit të saj.
Ajo sa i kishte kryer punët e shtëpisë, i kishte pastruar fëmijët dhe i kishte veshur e parfumosur ata me erërat më të mira
Esma na rrëfen për ardhjen e të Dërguarit a.s. në shtëpinë e saj dhe thotë: Kur ia behu te ne Resulullahu, e pashë se fytyrën e tij fisnike ia kishin mbuluar shenjat e dëshpërimit dhe të mërzisë. Megjithëse nuk dëshiroja ta pyesja për Xhaferin, prapëseprapë ndjeva një rrënqethje të ftohtë e të frikshme dhe thashë me vete: Vallë a mos i ka ndodhur diçka Xhaferit?!
Na përshëndeti dhe tha: Mi sill fëmijët e Xhaferit këtu!
Ata u afruan rreth tij të gëzuar e plot hare. Secili prej tyre shtyhej që të afrohej sa më afër Resulullahut.
Pejgamberi a.s. ua lëmoi flokët me dashuri e dhëmbshuri dhe nga sytë e tij të bekuar i pikonin lotët.
- Përse po qan o i Dërguar i Zotit? i thashë, - a mos të ka arritur ndonjë lajm për Xhaferin dhe shokët e tij?
Po, tha Pejgamberi a.s., ata sot kanë rënë shehidë në rrugën e Allahut.
Kur i dëgjuan fëmijët këto fjalë dhe panë nënën e tyre duke qarë e dënesur me lot, nga fytyrat e tyre të njoma u tret buzëqeshja dhe u strukën nëpër vendet e tyre pa bërë asnjë zë, kurse i Dërguari i Allahut u ngrit, i fshiu sytë e tij të përlotur dhe tha:
O Allah i Gjithmëshirshëm! Trashëgoje Xhaferin në fëmijët e tij!
O Allah i Gjithmëshirshëm! Trashëgoje Xhaferin në familjen e tij, dhe shtoi:
E kam parë Xhaferin në xhenet. Dy krahët e tij të përgjakur i kishte të stolisur me pendla shumëngjyrëshe.
EBU SUFJAN BIN HARITHI
Ebu Sufjan bin Harithi do të jetë zotëri i djelmërisë (rinisë) në xhenet.
(Muhammedi a.s.)
Rrallë herë mund të ndodhë që të ndërlidhen shkaqet dhe koincidencat ndërmjet dy personave sikurse ndërmjet Muhammedit a.s. dhe Ebu Sufjan bin Harithit.
Ebu Sufjani ishte bashkëkohanik i Pejgamberit a.s. Që të dy u lindën në një periudhë kohore shumë të afërt mes vete dhe që të dy u rritën në të njëjtën familje.
Ishte djali i xhaxhait të Pejgamberit, sepse babai i tij Harithi dhe Abdullahu, babai i Muhammedit a.s., ishin vëllezër, që të dy djem të Abdul Mutalibit. Njëkohësisht ishte edhe vëlla i Pejgamberit a.s. nga qumështi, ngase që të dy u ushqyen dhe u rritën nga gjiri i Halimes.
Përveç të gjitha këtyre, ishte edhe shok shumë i afërt e intim me Pejgamberin a.s. para se ti vinte shpallja kishte edhe ngjashmëri tejet të madhe me të.
A ju merr mendja se mund të keni parë apo dëgjuar për ndonjë afërsi dhe lidhje më të fortë se kjo ndërmjet Muhammedit a.s. dhe Ebu Sufjan bin Harithit?!
Për këtë arsye të gjithë menduan se njeriu i parë që më së shpejti do ti përgjigjej dhe do ta përkrahte Thirrjen e Muhammedit a.s., sdo të ishte askush tjetër përveç Ebu Sufjanit. Mirëpo, ndodhi e kundërta. Ndodhi ajo që askush nuk mund as ta paramendonte!
Atëherë kur Pejgamberi a.s. ende nuk kishte filluar thirrjen e tij haptazi, kur i thërriste në Islam të afërmit dhe farefisin e tij, në shpirtin e Ebu Sufjanit u ndez dhe shpërtheu flaka e mërisë dhe e urrejtjes ndaj Muhammedit a.s. Tërë ajo miqësi dhe shoqëri e ngushtë u shndërrua dhe u kthye në armiqësi, e farefisnia dhe vëllamria në shkëputje e kundërshtim.
* * *
Atëbotë kur zbriti shpallja hyjnore, Ebu Sufjani ishte njëri ndër kalorësit më të njohur të kurejshitëve dhe ndër poetët më të famshëm e më me nam ndër ta.
Mirëpo, fatkeqësisht, ai tërë fuqinë e tij fizike dhe atë të fjalës e orientoi në luftë dhe fyerje kundër Muhammedit a.s., kundër fesë islame dhe kundër muslimanëve në përgjithësi. Çdo luftë që zhvilluan kurejshitët kundër të Dërguarit të Zotit dhe çdo e keqe që binte mbi muslimanë, Ebu Sufjani patjetër do të ishte iniciator dhe ndezës i tyre.
* * *
Ai e zgjoi djallin e brendshëm të poezisë së tij të ndyrë dhe nuk prajti së fyeri dhe ofenduari me gjuhën e tij nepërkë dhe vullgare personalitetin e Pejgamberit a.s., duke folur kundër tij fjalë të ulëta dhe jonjerëzore.
* * *
Kjo armiqësi ndaj Pejgamberit a.s. zgjati përafërsisht 20 vjet, gjatë të cilave nuk la gjë të ligë e të keqe pa bërë kundër muslimanëve.
* * *
Pak para çlirimit të Mekës, ishte shkruar nga i Madhi Zot që Ebu Sufjani ta pranojë fenë islame. Për Islamin e tij nëpër librat e historisë islame është shënuar një rrëfim mjaft interesant.
Tani do tia japim fjalën vetë Ebu Sufjanit që të na rrëfejë se si e përqafoi fenë islame, ngase vetëm ai më së miri mund të na i përshkruajë ndjenjat, përjetimet dhe emocionet e tij gjatë pranimit të Islamit.
Ebu Sufjani rrëfen e thotë:
Kur çështja e Islamit mori krah dhe u përforcua, u përhap lajmi se Pejgamberi a.s. është nisur për në Mekë që ta çlirojë atë. Mua mu ngushtua toka nën këmbë dhe thashë: Ku të shkoj tani, nga tia mbaj, me kë do të jem?!
Shkova te bashkëshortja dhe fëmijët dhe u thashë:
Përgatituni për ta lëshuar Mekën, sepse ardhja e Muhammedit është afruar. Nëse muslimanët më gjejnë këtu, ata do të më vrasin gjithsesi.
A edhe tani nuk je duke e parë se arabët dhe jo arabët e kanë përkrahur Muhammedin dhe e kanë përqafuar fenë e tij? Në vend se të ishte i pari që ta ndihmoje dhe përkrahje, ti akoma je vendosmërisht kundër tij ma pritën me furi të gjithë fëmijët.
Vazhduan kështu të më flasin për fenë islame dhe të ma bëjnë të afërt në zemër, derisa më në fund Allahu ma hapi gjoksin për Islam.
* * *
Dola prej shtëpie dhe i thashë shërbëtorit tim, Medhkurit: Përgatit një deve dhe një kalë për udhëtim.
Me vete mora tim bir, Xhaferin, dhe ia mësymë me shpejtësi Ebvasë vend në mes të Mekës dhe Medinës, ku ishte ndalur Pejgamberi a.s. me ushtrinë e tij gjatë rrugës për në Mekë.
Kur u afrova afër Ebvasë, u maskova në mënyrë që të mos më njohë dikush e të më vrasë para se të arrij te Pejgamberi a.s. që para tij ta shpallja botërisht Islamin tim.
Vazhdova të ecja ashtu me kujdes të madh, duke u munduar tu iki sa më shumë pararojave muslimane, që ishin të drejtuara me fytyrë nga Meka, nga frika se do të më njohë ndonjëri prej sahabëve të Muhammedit a.s.
Derisa isha në atë gjendje u duk Resulullahu me suitën e tij. U afrova dhe dola para tij që të më shohë, mirëpo, kur më pa, menjëherë e ktheu kokën në anën tjetër. I dola më shpejtësi në krahun tjetër, por, ai veproi si herën e parë.
* * *
Kurrë nuk dyshoja, se Pejgamberin a.s. nuk do të gëzohet për Islamin tim dhe se edhe sahabët do të gëzohen për gëzimin e tij.
Mirëpo, kur muslimanët e vërejtën mospërfilljen e Muhammedit a.s. ndaj meje, edhe ata filluan të më shikojnë mërrolshëm.
Takova Ebu Bekrin, por ai as që më foli. Afër tij pashë Omerin dhe e shikova me një shikim të butë e lutës, duke shpresuar se do ti zbutet zemra për mua. Miëpo ai ishte edhe më i ashpër se Ebu Bekri, saqë e nxiti edhe njërin prej ensarëve që të më ndjekë pas duke më thënë: O armik i Allahut, ti je ai që e ke munduar Muhammedin a.s. dhe shokët tij. Armiqësinë tënde ndaj Pejgamberit e ke përhapur dhe e ke shpallur haptazi në lindje e në përëndim!
Ensariu vazhdoi të më fyejë dhe ta ngrejë zërin edhe me tepër, kurse muslimanët e tjerë vetëm më shikonin në mënyrë armiqësore, duke e miratuar në heshtje një veprim të tillë të tij .
Në atë turmë njerëzish, pashë xhaxhan tim, Abasin, dhe kërkova mbrojtje prej tij dhe i thashë: - O xhaxha im! Shpresoja se i Dërguari i Allahut do të gëzohet për Islamin tim, në mos për asgjë tjetër, atëherë për shkak të afërsisë farefisnore ndërmjet nesh dhe për shkak të pozitës që kam në mesin e popullit tim. Prandaj, të lutem, foli të Dërguarit a.s. që të më flasë, të më shikojë dhe të më pranojë.
Ai më tha: Jo, për Allahun, nuk mund ti flas dot asnjë fjalë pas asaj mospërfilljeje që pashë ndaj teje sot, përveç nëse më jepet ndonjë rast i volitshëm.
E tani, në dorë të kujt po më le?! i thashë.
Më vjen keq, por nuk mund të bëj asgjë më tepër nga ajo që dëgjove- ma ktheu ai.
Mua më kaploi pikëllimi dhe fillova të brengosem së tepërmi kur papritmas e pashë djalin e xhaxhait, Aliun r.a. Iu afrova dhe i fola për çështjen time, por edhe ai mi tha po të njëjtat fjalë që mi tha xhaxhai ynë, Abasi.
Atëherë u ktheva edhe njëherë tek xhaxhai im dhe i thashë: O xhaxhai im! Nëse nuk mund ta zbusësh zemrën e Pejgamberit a.s. ndaj meje, atëherë hiqma qafe këtë njeri që më është lyer prapa e po më shan, duke i nxitur edhe të tjerët të më fyejnë e shajnë.
Përshkruama atë njeri, - më tha ai. Kur ia përshkrova tha: - Ky është Nuajman bin Harith EnNexhariji. E thirri dhe i tha:
O Nuajman! Ebu Sufjani është djali i xhaxhait të Pejgamberit dhe djalë i vëllait tim. Nëse sot i Dërguari i Allahut është i hidhëruar me të, nesër sigurisht se do të jetë i kënaqur me të, prandaj hiqju qafe. Atëherë Nuajmani tha:
- Nuk do ta bezdis më pas këtij çasti.
* * *
Kur Muhammedi a.s. arriti në Xhahfe, u ula me birin tim, Xhaferin, mu para tendës së tij. Kur doli i Dërguari a.s. nga tenda e tij dhe më pa, e largoi fytyrën dhe shikimin e tij nga unë. Mirëpo, megjithatë, unë nuk e humbja shpresën dhe në çdo vend që ai ndalej, ulesha para tendës së tij.
Vazhdova kështu një kohë derisa gati më humbi shpresa dhe durimi dhe i thashë të shoqes: Për Zotin, ose i Dërguari i Allahut do të më pranojë, ose unë dhe ky djalë do të tretemi diku nëpër shkretëtirat e pafundme derisa të vdesim etjeje dhe urie.
Kur i dëgjoi Resulullahu këto fjalë të mia, iu zbut pak zemra, doli nga tenda dhe më shikoi më butësisht sesa herëve të tjera, megjithëse unë kisha dëshirë ta shihja duke buzëqeshur.
* * *
Pastaj i Dërguari a.s. hyri në Mekë, e unë isha në mesin e muslimanëve. Kur u afrua pranë Qabës nxitova të jem me të duke mos iu ndarë më për asnjë moment, sikur hijahijes.
Në ditën e Hunejnit u mblodhën arabët për ta luftuar Pejgamberin a.s. me një ushtri të madhe dhe armatim të fortë, me të vetmin qëllim që njëherë e përgjithmonë ta shkatërrojnë e ta çrrënjosin Islamin nga Siujdhesa Arabe. Kur Muhammedi a.s. së bashku me shokë të tij (sahabët) doli për tu ndeshur me ta, dola edhe unë me të, rrëfen Ebu Sufjani. Kur i pashë turmat e mëdha të idhujtarëve, thashë:
Për Zotin, sot do ta kompensoj tërë atë kohë që më ka kaluar në armiqësi ndaj Pejgamberit a.s. I Dërguari a.s. do ta shohë vullnetin dhe dëshirën time, me çka Allahu xh.sh. do të jetë i kënaqur e sigurisht edhe vetë ai.
Kur u ndeshën dy ushtritë, idhujtarët u sulën me ashpërsinë dhe furinë më të egër, kundër muslimanëve. Në radhët e muslimanëve për një moment hyri frika dhe paniku. Njerëzit filluarn të largohen dhe të ikin nga Resulullahu, saqë ishim para një humbjeje të madhe.
Atëherë Muhammedi a.s., sikur një kodër e madhe dhe e patundshme, nxori shpatën që të mbrojë veten dhe ata që ishin rreth tij.
Kur e pashë këtë skenë rrënqethëse, kërceva nga kali me aq furi, saqë e theva edhe këllëfin e shpatës. Vetëm Allahu xh.sh. e di se në ato çaste më parë dëshiroja vdekjen time sesa vdekjen e Resulullahut s.a.v.s. Xhaxhai im, Abasi, qëndroi në të majtë të tij duke marrë në dorë frerët e mushkës së Pejgamberit a.s., ndërsa unë qëndrova në krahun tjetër me shpatë në dorë duke mbrojtur të Dërguarin a.s.
Pejgamberi a.s. kur vërejti vendosmërinë time për luftë kundër armiqve, iu drejtua Abasit dhe e pyeti: Kush është ky?
Vëllai yt dhe djali i xhaxhit tënd, Ebu Sufjan bin Harithi i tha Abasi, dhe vazhdoi ti flasë për mua duke i thënë: - pranoje, o i Dërguari i Allahut, pranoje dhe largoje hidhërimin tënd ndaj tij.
Atëherë Pejgamberi a.s. tha: - Ashtu qoftë, se edhe Allahu ia fali tërë atë armiqësi të tij ndaj meje.
Nga këto fjalë, mu duk se zemra do të më fluturonte nga gëzimi. Pejgamberi a.s. edhe një herë u kthye nga unë dhe më tha: - O vëlla, pasha jetën time, ec përpara dhe godit!
Fjalët e Resulullahut, thotë Ebu Sufjani, ma ngjallën vullnetin, forcën dhe elanin për luftë. Më dukej vetja sikur po fluturoja duke goditur idhujtarët dhe duke i zmbrapsur ata. Pas meje vinin edhe muslimanët e tjerë duke luftuar e brohoritur: Allahu Ekber Allahu Ekber, derisa i dëbuan dhe i shpartalluam përfundimisht radhët e armiqve.
* * *
Pas luftës së Hunejnit, Ebu Sufjani jetoi nën hijen e kënaqësisë së shoqërimit me të Dërguarin e Allahut xh.sh., mirëpo më kurrë nuk e ngriti shikimin e tij në fytyrën e Resulullahut, ngase turpërohej kur e kujtonte të kaluarën e tij të hidhur në injorancë dhe sjelljet e tij jonjerëzore ndaj Muhammedit a.s.
Ebu Sufjanin e brente ndjenja e pendimit për ditët e tij të zeza në injorancë, i privuar nga drita e Allahut xh.sh, dhe e Librit të Tij, Kuranit. Për kët arsye iu fut me përkushtim të madh mësimit të Kuranit ditën dhe natën, duke lexuar ajetet e tij dhe duke u thelluar në studimin e tyre.
Me tërë qenien u largua nga kënaqësitë dhe të mirat e kësaj bote duke u afruar pranë dritës së Allahut xh.sh., saqë një ditë Pejgamberi a.s., kur e pa tek hynte në xhami, i tha Aishes:
A e di kush është ky, oj Aishe?
Jo, o i Dërguar i Zotit ia ktheu ajo.
Ky është djali i xhaxhait tim, Ebu Sufjani, i tha ai. - Shikoje, ai gjithmonë i pari hyn në xhami dhe i fundit del prej saj.
Kur Pejgamberi a.s. kaloi në jetën e amshueshme pranë Mëshirës së Allahut xh.sh., Ebu Sufjan bin Harithi u mërzit shumë për të, ashtu siç mërzitet nëna për të birin e vetëm të saj dhe qau me lotët e të dashurit për të dashurin e tij, duke thurur në të njëjtën kohë një elegji kaside të dhimbshme e pikëlluese, e cila preku thellë ndjenjat e çdo besimtari.
* * *
Gjatë kohës së sundimit të Farukut (Omerit r.a), Ebu Sufjani ndjeu se i është afruar fundi i jetës dhe vetë e mihu varrin ku do të varrosej. Nuk kaluan as tri ditë të plota dhe erdhi momenti për ta dorëzuar shpirtin. Vetëm ca çaste para vdekjes, të shoqen, fëmijët dhe familjen e tij i porositi me këto fjalë:
Mos qani për mua, se për Zotin, prej atij momenti që e kam pranuar fenë islame, nuk kam bërë më asnjë mëkat... pastaj shpirti i tij i pastër kaloi në ahiret.
Namazin e xhenazes ia fali vetë Omeri r.a., i cili u pikëllua shumë për vdekjen e tij. Edhe sahabët e tjerë u mërzitën shumë, ngase vdekjen e tij e konsideruan humbje të madhe për fenë islame dhe për muslimanët në përgjithësi.
SAD IBNU EBI VEKASI
Gjuaj o Sad, gjuaj! Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!
(Muhammedi a.s. me këto fjalë e nxiste Sadin në luftën e Uhudit)
Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërve të vet, sepse nëna e vet e mbarti me mundime të shumta dhe pas dy vjetëve iu ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje, ndaj dy prindërve të tu , sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj.(Llukman 14)
Lidhur me zbritjen e këtyre ajeteve fisnike përshkruhet një ngjarje e rrallë dhe e mrekullueshme këto ajete shkakt-uan një ndeshje ndjenjash dhe emocionesh në shpirtin e një djaloshi trupnjomë, ku ngadhënjyes dolën e mira ndaj së keqes dhe imani ndaj kufrit.
Kryeheroi i këtij tregimi është njëri prej djemve më fisnikë të Mekës, nga prejardhja, i cili mburrej gjithmonë me dashurinë e madhe ndaj prindërve të vet. Ky i ri është Sad ibnu Ebi Vekasi r.a.
Kur shkëlqeu drita e pejgamberisë në Mekë, Sadi ishte një djalë në lulen e rinisë, i butë nga ndjenjat dhe kishte një sjellje të shkëlqyer ndaj prindërve, e posaçërisht ushqente dashuri të madhe ndaj nënës së vet.
Edhe pse Sadi atëbotë ishte në prag të të shtatëmbëdhjetave, dinte ti logjikojë gjërat me arsyen e mendjes së tij si ndonjë plak i urtë. Ai nuk gjente dot prehje në argëtimet e ndryshme si mocanikët e tij, por merrej me riparimin e shigjetave, shtizave, harqeve dhe ushtronte përdorimin dhe mënyrën e hedhjes së tyre, sikurse ta dinte se po përgatitej për një çështje të madhe e të rëndësishme. Atij nuk i flente zemra as në besimin e kotë të popullit të tij, sikurse po priste që ti zgjatej ndonjë dorë e fortë, e vendosur dhe e sjellshme që ta nxjerrë nga kjo errësirë e thellë.
* * *
Gjersa ai ishte në këtë gjendje, deshi Allahu që ta fisnikërojë tërë njerëzimin me këtë Dorë të Mëshirës. Kjo dorë ishte ajo e krijesës më të lavdishme, e Muhammedit a.s., e në pëllëmbën e tij një yll hyjnor i shkëlqyeshëm, libri i Allahut Kurani i Madhëruar!
Nuk vonoi shumë e Sadi iu përgjigj thirrjes dhe udhëzimit të vërtetë. Njihet si i treti prej burrave që e pranuan Islamin dhe i katërti ndër ta parët në përgjithësi.
Për këtë mburrej dhe me plot krenari thoshte:
Qëndrova shtatë ditë e unë i treti në Islam.
Gëzimi i Pejgamberi a.s. për Islamin e Sadit ishte i papërshkrueshëm, sepse tek ai shihte shenjat e fisnikërisë dhe të pjekurisë, të cilat paralajmëronin se kjo hënë e re së shpejti do të bëhet hënë e plotë.
Shpresonte se prejardhja fisnike e Sadit dhe familja e tij e pastër e autoritative ndoshta do të ngjallin ndjenjat e xhelozisë te të rinjtë e Mekës, që edhe ata ta ndjekin rrugën e tij.
Mbi të gjitha këto, Sadi ishte prej dajallarëve të Pejgamberit a.s., sepse ishte nga fisi Benu Zehre, prej të cilit ishte edhe Eminia, e bija e Vehbit, nëna e Muhammedit a.s. Pejgamberi gjithnjë mburrej me këtë afërsi.
Transmetohet se Muhammedi a.s. një ditë prej ditësh gjersa ishte ulur me disa prej ashabëve, e pa Sad ibnu Ebi Vekasin duke ardhur dhe u tha shokëve:
Ky është daja im! Ky është daja im! A ka kush prej jush dajë më të mirë?
* * *
Megjithatë, përqafimi i Islamit nga Sad ibnu Ebi Vekasi nuk ishte i lehtë e pa brenga. Ky djalosh besimtar iu ekspozua sprovave më të rënda e më të vështira që mund të ekzistojnë, saqë edhe Allahu xh.sh. zbriti ajete nga Kurani enkas për çështjen e tij.
Le tia japim fjalën vetë Sadit që të na rrëfejë për këtë sprovë të rrallë:
Sadi thotë: - Tri netë para se të pranoj Islamin, pashë në ëndërr sikur isha fundosur në thellësitë e errësirave të pafundme të detit, e ndërsa vazhdoja ende të fundosesha në këto thellësira të errëta, para meje ndriçoi një dritë të cilës i shkova pas. I pashë disa njerëz që kishin arritur tek ajo dritë para meje e prej tyre dallova Zejd ibnu Harithin, Ali ibnu Ebi Talibin dhe Ebu Bekër Siddikun.
Qe sa kohë jeni këtu? i pyeta.
Ka ca kohë, - më thanë ata.
Pasi agoi dita e nesërme, mora vesh se i Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s., është duke thërritur në Islam fshehtazi dhe e kuptova se Allahu me mirësitë e Tij dëshiroi që të më nxjerrë nga errësira në dritën e amshueshme.
Me nxitim shkova te Muhammedi a.s., derisa e takova atë në luginën Xhijad. Pasi Resulullahu e fali namazin e ikindisë, e përqafova para tij Islamin, e nuk e kishte pranuar askush tjetër para meje, përveç atyre të treve që pashë në ëndërr: Zejdi, Aliu dhe Ebu Bekri.
Sadi vazhdon më tej rrëfimin e tij dhe thotë: - Pasi nëna ime dëgjoi se unë kam përqafuar fenë islame u zemërua dhe u hidhërua shumë me mua. Mirëpo, meqë unë isha djalë fort i sjellshëm dhe i kujdesshëm ndaj nënës, asaj nuk iu durua pa më pyetur: O Sad, çështë kjo fe të cilën e pranove e që të shtyu ta lësh fenë e prindërve të tu? Ose lëre këtë fe të re, ose unë as nuk do të ha e as nuk do të pi derisa të vdes. Ty pastaj do të të copëtohet zemra nga pikëllimi, do të pendohesh për atë që ke bërë dhe do të jesh gjithmonë i turpëruar para njerëzve derisa të jesh gjallë.
Mos e bë këtë, oj nënë e dashur i thashë unë, - se për Zotin kurrë nuk do ta lë këtë fe të pastër që e zgjodha, për asnjë çmim!
Mirëpo ajo vazhdoi kërcënimet e saj. E refuzoi ushqimin disa ditë me radhë, derisa iu ligështua trupi dhe i humbi tërë fuqia.
Unë, thotë Sadi, - çdo ditë shkoja tek ajo duke e lutur që të hajë ose të pijë bile diçka, por ajo refuzonte me ngulm duke u betuar se nuk do të fusë gjë në gojë derisa të vdesë ose unë ta braktis fenë islame.
Atëherë i thashë: Oj nëna ime e shtrenjtë! Unë të dua shumë, por Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të dashur e më të shtrenjtë për mua dhe, për Zotin, sikur ti, oj nëna ime, ti kishe një mijë shpirtëra e ata të të dalin njëri pas tjetrit, unë kurrë nuk do ta lë këtë fe!
Kur e pa seriozitetin dhe vendosmërinë time lëshoi pe dhe filloi të hajë e të pijë, edhe pse pa dëshirën e saj.
Kjo ishte arsyeja që Allahu xh.sh. të zbresë në lidhje me ne ajetin kuranor:
E nëse ata të dy (prindërit) tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata (në këtë çështje) por në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre...(Llukman: 15)
* * *
Dita në të cilën Sad ibnu Ebi Vekasi pranoi Islamin ishte ndër ditët më të lumtura për muslimanët dhe ndër më të frytshmet për fenë islame.
Në luftën e Bedrit Sadit dhe vëllait të tij, Umejrit, lidhet një ngjarje e rrallë që nuk harrohet. Umejri atëbotë ishte një djalë i ri i cili sapo kishte arritur moshën madhore.
Kur i Dërguari i Allahut e rreshtoi ushtrinë muslimane para betejës, Umejri, vëllai i Sadit u fsheh në radhët e tyre nga frika se do ta shohë i Dërguari a.s. dhe do ta kthejë për shkak të moshës së tij të re. Mirëpo, megjithatë, Muhammedi a.s. e vërejti dhe e ktheu.
Atëherë Umejri i ri filloi të qajë me ngashërim, saqë preku thellë ndjenjat e Pejgamberit a.s. dhe zbuti zemrën e tij, kështu që më në fund e lejoi që të jetë në mesin e luftëtarëve.
Sadi u gëzua pa masë për këtë, saqë ia lidhi këllefin e shpatës së tij Umejrit të vogël dhe që të dy vëllezërit u nisën për të marshuar në luftë për lartësimin e Fjalës së Allahut si dy luan sypatrembur.
Pas përfundimit të luftës, Sadi u kthye në Medinë i vetëm, ndërsa Umejrin e kishte lënë dëshmor në tokën e Bedrit, duke e lutur Allahun xh.sh., për mirëqenien dhe fatbardhësinë e tij në ahiret.
* * *
Në luftën e Uhudi, kur muslimanëve filloi tu dridhej edhe dheu nën këmbët, askush nuk mbeti afër Pejgamberit a.s. përveç një grupi të vogël prej 10 vetash. Në mesin e tyre ishte edhe Sad ibnu Ebi Vekasi duke mbrojtur të Dërguarin me harkun e tij. Sa herë që gjuante me shigjetë, idhujtarët binin të vdekur në vend para tij.
Kur e pa i Dërguari i Allahut këtë akt trimërie, filloi ta trimërojë dhe ta nxisë edhe më shumë Sadin duke thënë:
Gjuaj, o Sad, gjuaj! Babë e nënë kurban i bëfsha për ty!
Gjatë gjithë jetës së tij Sadi mburrej e krenohej me këto fjalë të Pejgamberit a.s. për të në ditën e Uhudit.
* * *
Mirëpo, kulmin e famës, Sadi e arriti atëherë kur Omeri r.a. vendosi që të hyjë në luftë kundër persianëve, që shkatërrojë përfundimisht perandorinë e tyre dhe ti çrrënjosë njëherë e përgjthmonë rrënjët e idhujtarisë në sipërfaqen e tokës.
Ai lëshoi një proklamatë përmes së cilës thirri të gjithë ata që kishin armë, kuaj, mburoja, që ishin të guximshëm, të mençur dhe që kishin ushqim të mjaftueshëm për ti përballuar vështirësive të udhëtimit dhe të luftës.
Nuk vonoi shumë dhe në Medinë, nga të gjitha anët, filluan të arrijnë njerëzit grupegrupe. Atëherë kur u tubuan, Omeri r.a. filloi konsultimet me sahabët se kujt tia besojë udhëheqjen dhe komandën e ushtrisë.
Të gjithë qenë njëzëri për luanin sypatrembur, Sad Ibnu Ebi Vekasin. Omeri r.a. e thirri Sadin, ia dorëzoi komandën mbi ushtrinë dhe në të dalë të Medinës u ndal dhe e këshilloi me këto fjalë:
O Sad! Mos u bë mendjemadh kur të thonë daja i Pejgamberit, sepse Allahu nuk e heq të keqen me të keqe, por e heq me të mirë.
O Sad! Askush nuk mund të krenohet me afërsi te Zoti përveçse me respekt. Të gjithë njerëzit janë të barabartë tek Allahu. Allahu është Zoti i tyre e ata janë robërit e Tij, të cilët dallohen prej njëritjetrit vetëm me devotshmëri dhe respekt të Tij. Prandaj shiko dhe vepro ashtu siç ka vepruar Pejgamberi a.s., sepse ajo është rruga më e drejtë!
Ushtria e bekuar muslimane vazhdoi rrugën dhe në përbërjen e saj ishin 99 pjesëmarrës të luftës së Bedrit, 319 që kishin qenë prezentë në besëlidhjen Bejatu Rridvan, 300 që kishin marrë pjesë në çlirimin e Mekës me Pejgamberin a.s. dhe 700 prej djemve të sahabëve.
Muslimanët arritën në Kadisijje, e në ditën e fundit të luftës së tyre me persianët, ditë e quajtur Jevmu herir (Dita e vringëllimit të shpatave), ata vendosën që përfundimisht ti japin fund luftës. E rrethuan armikun nga të gjitha anët duke depërtuar thellë në radhët e tyre me brohoritjet: La ilahe illa Allah, Allahu Ekber, derisa arritën që kokën e prerë të komandantit të ushtrisë persiane Rrustumit, ta ngrejnë lart në shtizat e tyre. Kur e panë ushtarët persianë këtë pamje trishtuese, në zemrat e tyre u fut frika dhe llahtaria, saqë nuk dinin më nga tia mbanin.
Çdo shenjim i muslimanëve mbaronte me goditjen dhe vrasjen e ushtarëve persianë, madje shpeshherë edhe me vetë armët e tyre.
Mjafton të përmendim se vetëm viktimat e fundosura në radhët e armikut ishin mbi 30 mijë.
* * *
Sadi jetoi një jetë të gjatë dhe ku Allahu i dhuroi pasuri të madhe, mirëpo, kur i erdhi momenti i vdekjes e afroi pranë vete, një pelerinë të leshtë, të vjetër e të grisur dhe tha:
Më mbështillni me të, sepse me të kam luftuar kundër idhujtarëve në Bedër dhe me të dua ta takoj Allahun xh.sh. në ahiret!
HUDHEJFE IBNUL JEMANI
Atë që ua thotë Hudhejfeja, besojeni (merreni për të vërtetë) dhe atë që ua lexon Abdullah ibnu Mesudi, lexojeni!
(Hadith sherif)
Zgjidh kë ke më të dashur në shpirt, në daç bëhu prej muhaxhirëve, në daç prej ensarëve.
Këto fjalë ia tha Pejgamberi a.s. Hudhejfes kur e takoi për herë të parë në Mekë. Ndërsa për mundësinë e tij që të zgjedhë, se a do të shkojë me grupin e muhaxhirëve apo të ensarëve, është thurur një tregim mjaft interesant...
ElJemani, babai i Hudhejfes, ishte mekas nga fisi Beni Abs, por u gjaksua me një familje dhe u detyrua që ta lëshojë Mekën dhe të shpërngulet për në Jethrib (Medinën e ardhshme).
Aty u miqësua me familjen e Beni Abdel Eshheliut dhe u martua me një vajzë të tyre, e cila i lindi një djalë, të cilin e quajti: Hudhejfe.
Pasi kaloi një kohë, u hoqën ndalesat për kthyerjen e Jemanit në Mekë. Ai filloi të lëvizte shpesh ndërmjet Mekës dhe Medinës. Megjithatë, kohën më të madhe e kalonte në Jethrib (Medinë).
Kur shkëlqeu drita e Islamit në Siujdhesën Arabe, Jemani, babai i Hudhejfes, ishte njëri prej atyre të dhjetëve nga delegacioni i Beni Absit, të cilët erdhën te Pejgamberi a.s. dhe e shpallën Islamin e tyre para tij.
* * *
Për këtë arsye Hudhejfeja konsiderohej me prejardhje mekase, i rritur në Medinë. Hudhejfeja u rrit në familje islame, i edukuar nën kujdesin dhe ngrohtësinë e gjirit prind-ëror, të cilët ndër të parët përqafuan fenë e Allahut xh.sh. Hudhejfeja e përqafoi Islamin para se ta shohë Pejgamberin a.s.
* * *
Emocionet dhe ndjenjat e zjarrta të Hudhejfes për ta takuar të Dërguarin e Zotit ia kishin pushtuar tërë qenien. Çdo ditë pyeste për të, ndërsa dashuria dhe dëshira e madhe për ta parë atë sa vinin e shtoheshin edhe më tepër.
Udhëtoi enkas për në Mekë vetëm që ta shohë Resulullahun dhe, kur e pa, pa një pa dy e pyeti: - A jam unë prej muhaxhirëve apo prej ensarëve, o i Dërguar i Allahut?
- Zgjidhe cilën e ke më të dashur në shpirt, në daç bëhu prej muhaxhirëve në daç prej ensarëve, i tha Pejgamberi a.s.
Prej ensarëve, prej ensarëve, o i Dërguar i Allahut, iu përgjigj Hudhejfeja.
* * *
Kur u shpërngul Muhammedi a.s. në Medinë, Hudhejfeja nuk iu nda kurrë duke e përcjellur atë si hijahijen.
Mori pjesë në të gjitha luftërat dhe betejat që zhvilloi i Dërguari i Zotit, përveç luftës së Bedrit.
Për mosshkuarjen dhe mospjesëmarrjen në këtë luftë le të na rrëfejë vetë Hudhejfeja, kur thotë:
Ajo që më pengoi të jem i pranishëm në Bedër është se unë dhe babai im ishim jashtë Medinës. Idhujtarët kurejshitë na zunë dhe na pyetën:
Për ku jeni nisur?
Në Medinë, iu përgjigjëm ne.
Nuk ju besojmë dot, - thanë ata, - sepse ju dëshironi ti bashkangjiteni Muhammedit!
Nuk duam të shkojmë askund përveç Medinës, - iu thamë prapë ne. Por ata refuzuan të na lëshojnë derisa morën premtimin prej nesh se nuk do ti ndihmojmë Muhammedit a.s. kundër tyre e as nuk do të luftojmë në radhët e tij.
Vetëm pas këtij premtimi na liruan që të shkojmë në shtëpi, rrëfen Hudhejfeja.
Kur arritëm në Medinë, shkuam te Resulullahu dhe i treguam për ngjarjen dhe për besën e dhënë kurejshitëve, pastaj e pyetëm se çka të bëjmë? Si të veprojmë?!
Ti mbajmë premtimet me ta, duke kërkuar prej Allahut ndihmë kundër tyre, na tha Resulullahu s.a.v.s.
* * *
Ndërsa në luftën e Uhudit Hudhejfeja mori pjesë së bashku me të atin. Hudhejfeja në këtë betejë u sprovua me sprovat më të mëdha e më të vështira, duke dalë prej saj shëndosh e mirë, kurse babai i tij Jemani ra dëshmor; jo nga shpata armike, por nga shpatat muslimane!
Në ditën e luftës së Uhudit Pejgamberi a.s. vendosi Jemanin dhe Thabit bin Vakshiun në vendstrehimore së bashku me gratë dhe fëmijët, sepse që të dy ishin pleq të vjetër e të moshuar.
Kur u ndez lufta me tërë ashpërsinë e saj, Jemani i tha shokut të vet:
- A thua, çfarë po presim ne?! Për Zotin, nuk na ka mbetur nga jeta në këtë botë asgjë më tepër sesa një grimcë e vogël. Ne jemi plakur e rrëzbitur dhe sot apo nesër mund të vdesim, prandaj përse të mos i marrim shpatat tona e ti bashkangjitemi të Dërguarit a.s. Mos ndoshta Allahu xh.sh. na nderon me gradën e shehidit.
Pas këtyre fjalëve, morën shpatat dhe u futën në zemër të luftës. Gjersa Allahu e fisnikëroi Thabit bin Vakshiun me gradën e dëshmorit nga duart e idhujtarëve, Jemanin, babain e Hudhejfes, e goditën dhe e plagosën shpatat e muslimanëve duke mos e njohur.
Kur e pa këtë skenë, Hudhejfeja filloi të thërrasë me zë të lartë: - Ai është babai im! Ai është babai im!... por askush nuk mundi ta dëgjojë nga zhurma e luftës që po zhvillohej dhe plaku ra i vdekur në tokë nga shpatat e muslimanëve.
Hudhejfeja nuk tha më asgjë, përveç: Allahu ua faltë. Ai është Falësi dhe Mëshiruesi më i madh!
Pejgamberi a.s. deshi që tia kompensojë Hudhejfes gjakun e babait, por Hudhejfeja nuk pranoi dhe tha: - Ai kërkoi që të binte dëshmor dhe atë e arriti. O Zot, dëshmo se unë ua fala gjakun e tij muslimanëve.
Për këtë durim dhe qëndrim stoik të tij, Hudhejfeja u ngrit lart në piedestal dhe në autoritet te Pejgamberi a.s.
* * *
Muhammedi a.s. i sprovoi aftësitë dhe zotësitë e Hudhejfes në tri gjëra:
mendjeprehtësinë e rrallë në zgjidhjen e shpejtë të problemeve (rasteve të vështira e të ndërlikuara),
të kuptuarit e menjëhershëm të çështjeve, dhe
mbajtjen e sekreteve në shtatë dryna pa ia zbuluar askujt.
* * *
Problemi më i madh me të cilin ballafaqoheshin muslimanët në Medinë ishin munafikët (hipokritët - dyfytyrëshit), nga ana e hebrenjve dhe përkrahësve të tyre dhe intrigat e komplotet që ata i përgatisnin Pejgamberit a.s. dhe shokëve të tij.
Muhammedi a.s. të vetmit shok që ia besoi një sekret tejet të fshehtë emrat e munafikëve ishte Hudhejfeja. Atë e porositi që ti përcjellë lëvizjet dhe aktivitetet e tyre, në mënyrë që muslimanët të kenë kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për manovrim e mbrojtje nga rreziku i tyre për fenë islame dhe për muslimanët.
Nga ky çast, Hudhejfes i dhanë ofiqin Njeriu besnik i sekreteve të Muhammedit a.s.
* * *
I Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s., në shumë momente të vështira, vendimtare e kritike, u mbështet në prirjet dhe afinitetin e pashtershëm të Hudhejfes, e më së shumti në mendjehollësinë e tij të rrallë e të pashoqe.
Këtë prirje të tij Pejgamberi a.s. e përdori në kulmin e tendosjes gjatë luftës së Hendekut, kur muslimanët ishin të rrethuar nga armiqtë e tyre nga të gjitha anët. Nga ky rrethim, që zgjati shumë, muslimanët u sprovuan me vështirësitë më të mëdha që mund të përjetohen në këtë jetë.
Pothuajse kishin humbur të gjitha shpresat, saqë disa prej muslimanëve paksa të luhatshëm filluan të flasin e të dyshojnë në ndihmën dhe përkrahjen e Allahut xh.sh.
Mirëpo, në anën tjetër, as kurejshitët e as aleatët e tyre nuk ishin në gjendje aspak më të mirë në këto çaste vendimtare. Allahu xh.sh. derdhi mbi ta hidhërimin e Tij, ua dobësoi fuqinë dhe ua luhati vendosmërinë. Ua dërgoi një furtunë të madhe që ua shkatërroi tendat, ua fiku zjarret dhe ua verboi e nxiu sytë me rërë dhe pluhur.
Në këso momentesh vendimtare të historisë, ku përcaktohen rrjedhat dhe kahet e luftërave, kemi dëshmi të shumta se taborri që i pari luhatet dhe zmbrapset, e humb luftën, kurse ai taborr që e përmban veten dhe ka përgatitje strategjike më të përsosur, fiton.
Mu në këto çaste vendimtare, Pejgamberi a.s. pati nevojë për përvojën dhe aftësitë e Hudhejfes dhe vendosi që nën hijen e errët të natës ta dërgojë atë mu në zemër të ushtrisë armike, që ti sjellë lajmet e tyre, para se ata të marrin vendim për sulm.
Tani tia lëmë fjalën vetë Hudhejfes që të na rrëfejë për Aventurën e tij të vdekjes...
- Ajo natë ishte e errët dhe e ftohtë. Kurrë nuk kishim parë e as përjetuar natë më të errët se ajo. Në atë errësirë nuk mund të shihnim asgjë. Nga shpejtësia e erës, që po frynte me aq rrëmbim, dëgjoheshin zëra të fortë dhe fishkëllima sikur të bubullimës.
Ishim të rrethuar nga të gjitha anët. Në anën e epërme gjendej Ebu Sufjani me idhujtarët e Mekës, kurse në anën e poshtme kishim fisin e hebrenjve Beni Kurejdha, nga të cilët kishim frikë për sigurinë e familjeve tona.
Munafikët filluan të kërkojnë leje nga Pejgamberi a.s. duke thënë: Shtëpitë tona i kemi të pambrojtura nga armiku, -kurse në realitet ato nuk ishin të pambrojtura. Secilin që kërkoi leje të shkojë, Pejgamberi a.s. e la të lirë, derisa mbetën afro treqind veta.
Pas kësaj, Pejgamberi a.s. filloi të ecë në mesin e radhëve tona duke na shikuar një nga një, derisa arriti tek unë. Unë skisha asgjë mbi trup që të më mbronte nga të ftohtit, përveç një copëz petke të gruas sime, që nuk mi mbulonte as gjunjtë.
U afrua pranë meje derisa isha i shtrirë në tokë dhe pyeti:
Kush është ky?
Jam Hudhejfeja iu përgjigja.
Hudhejfeja?!! u çudit Resulullahu.
Po, o i Dërguar i Allahut i thashë dhe u mblodha pak, ngase nuk mund të ngritesha në këmbë prej urisë dhe të ftohtit të madh që ndieja.
Diçka atje poshtë po ndodh me ta (armiqtë). Përvidhu disi fshehtaz te ta dhe na i sill lajmet e tyre! më tha i Dërguari a.s.
U nisa drejt tyre duke u dridhur pak nga të frika e pak nga të ftohtit. Duke çarë errësirën dëgjova Pejgamberin a.s. duke u lutur për mua: O Allah i Plotfuqishëm, ruaje Hudhejfen nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, nga lart dhe nga poshtë.
Për Zotin, ende pa e kryer mirë lutjen e tij Pejgamberi a.s., Allahu xh.sh. ma largoi tërë frikën që më kishte pushtuar dhe tërë të ftohtit që më kishte kapluar.
Kur u largova pak, Pejgamberi a.s. më thirri me zë dhe me tha:
O Hudhejfe! Mos ndërmerr asgjë me kokën tënde derisa të kthehesh!
Mos u merakos, o i Dërguar i Allahut i thashë.
...Vazhdova të përvidhem nëpër errësirë derisa hyra në mesin e ushtrisë armike dhe u shtira sikur isha njëri prej tyre.
Nuk vonoi shumë dhe Ebu Sufjani u ngrit që tiu flasë atyre dhe tha: O paria e kurejshitëve! Do tua them juve ca fjalë, por kam frikë se mos këto fjalë do ti arrijnë Muhammedit. Le të shikojë secili prej jush bashkëulësin e vet që të jeni të sigurtë se ska prej tyre në mesin tonë.
Atëherë, unë reagova me shpejtësi, duke e kapur përdore atë që ishte ulur pranë meje dhe e pyeta: - Kush je ti? - Filani, i biri i filanit ma ktheu ai.
Pastaj Ebu Sufjani vazhdoi e tha:
O paria e kurejshitëve! Nuk i kemi punët mirë. Kafshët na kanë ngordhur, hebrenjtë e fisit Benu Kurejdha na e kanë kthyer shpinën, era e fortë na shkatërroi ashtu siç po e shihni edhe ju, prandaj ngrihuni të ikim prej këtu, sepse unë do të tërhiqem i pari. Pas këtyre fjalëve, Ebu Sufjani hipi mbi devenë e tij, ia zgjidhi frerët dhe e goditi me qëllim që të ngrihet.
Po të mos më kishte urdhëruar i Dërguari i Allahut që të mos ndërmarr asgjë, në atë çast do ta vrisja Ebu Sufjanin me shigjetën time.
Atëherë u ktheva te Pejgamberi a.s. dhe e gjeta duke u falur. Pasi përfundoi namazin, u ula pranë Resulullahut dhe ia tregova lajmet e kurejshitëve. U gëzua aq shumë, saqë u ngrit në këmbë duke e falënderuar dhe lartësuar Allahun xh.sh. për ndihmën e Tij.
* * *
Hudhejfe ibnul Jemani, gjatë tërë jetës së tij kurrë nuk i zbuloi sekretet e Resulullahut s.a.v.s. mbi hipokritët.
Prijësit (halifët) e muslimanëve shpeshherë konsultohe-shin me të lidhur me çështjet e hipokritëve, saqë Omeri r.a. kur vdiste dikush prej muslimanëve pyeste: - A ka ardhur Hudhejfeja tia falë namazin e xhenazes? Nëse i thonin po, atëherë ia falte edhe ai, e nëse i thonin jo, atëherë dyshonte dhe nuk dilte tia falte namazin atij të vdekuri.
Njëherë Omeri r.a. e pyeti: - A është në mesin e punëtorëve të mi dikush prej munafikëve?!
Po, është një, - i tha Hudhejfeja.
Atëherë, më trego e luti Omeri r.a.
Jo, nuk mund ta bëj këtë, - ia ktheu Hudhejfeja.
Mirëpo, thotë Hudhejfeja, - sikur dikush ta kishte inspiruar Omerin për atë munafik, ai menjëherë e gjeti dhe e përzuri.
* * *
Sigurisht se shumë pak njerëz e dinë se Hudhejfeja çliroi Nehavendin, Dejnuren, Hamedhanin dhe Rrejjen, qytete të mëdha persiane, dhe ishte shkaktar i bashkimit të muslima-nëve në një mushaf, kur njerëzit gati sa filluan të përçahen në Librin e Allahut.
Përkundër të gjitha këtyre, Hudhejfe ibnul Jemani kishte frikë të madhe për vetveten nga dënimi i Allahut xh.sh.
Kur e rëndoi sëmundja e vdekjes, disa shokë i erdhën në vizitë në mes të natës:
Çfarë kohe është tani? i pyeti ata.
Jemi afër mëngjesit iu përgjigjën.
Atëherë, Hudhejfeja u lut dhe tha: Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga mëngjesi që më shpie në zjarr (xhehenem), kërkoj mbrojtjen e Allahut nga mëngjesi që më shpie në zjarr (xhehenem)!
Pastaj tha: A e sollët qefinin?
Po i thanë ata.
Mos e teproni me qefin u tha ai, - se nëse kam ndonj mirësi tek Allahu, e ndërrroj atë me ndonjë më të mirë, e nëse është e kundërta, atëherë do të mbesë edhe pa të, dhe vazhdoi: - O Zot! Ti e di se më shumë e kam dashur varfërinë se pasurinë, modestinë se krenarinë dhe vdekjen më shumë se jetën.
...Dhe duke lëshuar frymët e fundit të jetës tha:
I dashuri shkon tek i dashuri (tek ai që është përmalluar për ta parë e takuar). Do të shpëtojë ai që pendohet.
Allahu e mëshiroftë Hudhejfe ibnul Jemanin!
Ishte vërtet shembull dhe ideal i lartë për brezat që do të vijnë!
UKBE BIN AMIR ELXHUHENIJ
...Ja, i Dërguari i Allahut më në fund, pas një pritjeje të gjatë e të përmallshme, duket në horizont dhe hyn në Medinë.
Ja banorët e Medinës së ndritshme tek shtyhen nëpër rrugë, mbi kulmet e shtëpive dhe në çdo pëllëmbë të tokës së tyre, duke brohoritur: Allahu Ekber, Allahu Ekber La ilahe illa Allah Muhammedun resulullah, nga gëzimi i papërshkru-eshëm për takimin e tyre me Pejgamberin e Mëshirës dhe shokun e tij, Ebu Bekër EsSiddikun.
Ja edhe vashat e Medinës me defa në duar. U bien atyre dhe këndojnë me ngazëllim për Pejgamberin a.s.
Lindi hëna katërmbëdhjetëshe,
Nga Thenijatul Vedaë,
Të gjithë ne falënderojmë Zotin,
Derisa ka thirrës në Allah.
Ja suita e Resulullahit duke ecur ndërmjet rreshtave të medinasve, e përcjellë nga shikimet e djegura nga malli dhe lotët e gëzimit nëpër fytyrat e tyre të buzëqeshura.
* * *
Mirëpo, Ukbe bin Amir ElXhuhenij nuk ishte dëshmitar i tërë kësaj pritjeje madhështore që ia bënë medinasit Muhammedit a.s.
Kjo për arsye se ai kishte daluë në stane diku lart në bjeshkë me kopenë e tij që ta ruajë, sepse frikësohej se nga thatësia e madhe do ti shkatërrohej e do ti humbte. Kopeja ishte e tëra që kishte në këtë dynja.
Mirëpo, gëzimi i papërshkrueshëm që e përfshiu tërë Medinën e ndritshme nuk vonoi shumë dhe u përhap edhe nëpër fshatrat e afërta përreth dhe ato pak më të largëta. Çdo pëllëmbë e tokës shndëriti nga kjo dritë.
Lajmi përgëzues për ardhjen e Pejgamberit a.s. në Medinë arriti edhe te Ukbe bin Amir ElXhuhenij, atje lart në stane ku ishte.
Tani tia lëmë fjalën vetë Ukbes që të na rrëfejë mbi takimin e tij me Pejgamberin a.s.
Ukbeja thotë:
- Kur arriti Resulullahu në Medinë, unë isha duke ruajtur bagëtinë lart në stane dhe, sapo dëgjova se ai arriti, i lashë të gjitha dhe shkova ta takoj. Kur e takova, i thashë:
A ma jep besën, o i Dërguar i Allahut!
Cili je ti? më pyeti ai.
Ukbe bin Amir ElXhuhenij i thashë.
Ç’besëlidhje ke dëshirë? Besëlidhje arabe apo besëlidhje të Hixhretit? më pyeti prapë Resulullahu.
Besëlidhje të Hixhretit, o i Dërguar i Allahut, - i thashë unë.
Pasi Muhammedi a.s. më besatoi, qëndrova një natë në Medinë, dhe të nesërmen u ktheva prapë në bjeshkë.
* * *
Ishim 12 veta që kishim përqafuar Islamin e që qëndronim jashtë Medinës duke ruajtur bagëtinë nëpër bjeshkë. I thamë njëritjetrit: - Nuk është mirë për ne që të mos jemi afër Pejgamberit a.s. çdo ditë, që të dëgjojmë prej tij shpalljen që i vjen nga qielli. Le të shkojë çdonjëri prej nesh nga një ditë në Medinë, e ne tia ruajmë bagëtinë derisa të kthehet.
Unë iu thashë: - Shkoni tek i Dërguari i Zotit një nga një e unë ia ruaj bagëtinë atij që shkon, sepse kisha kujdes të madh në ruajtjen e tyre
.
* * *
Shokët e mi filluan një nga një të shkojnë te Pejgamberi a.s. e unë ua ruaja bagëtinë. Kur ktheheshin, e përpija me një frymë atë që e kishin dëgjuar prej Pejgamberit a.s. por nuk shkoi shumë kohë e i thashë vetvetes: I mjeri ti, o Ukbe! A për shkak të disa bagëtive të të kalojë koha e të mos jesh pranë Resulullahut s.a.v.s. për të nxënë prej tij mësimet e fesë gojarisht, pa asnjë ndërmjetësues?!
Prej këij çasti, - thotë Ukbeja, - vendosa që përfundi-misht ta lë e ta braktis kopenë e bagëtive, të zbres në Medinë dhe të vendosem pranë Pejgamberit a.s.
* * *
Kur Ukbe bin Amri e mori këtë vendim të prerë e të urtë, kurrë nuk do ti ketë shkuar ndërmend se pas një kohe shumë të shkurtër do të bëhej njëri ndër dijetarët më të mëdhenj e më të njohur nga radhët e sahabëve dhe njëri prej lexuesve më të famshëm të tyre. Do të bëhej njëri prej udhëheqësve më të shquar ushtarakë dhe njëri prej valive të rrallë islamë.
Thjesht, nuk kishte mundur as të paramendojë, duke e lënë bagëtinë, se do të jetë pararoj e ushtrisë muslimane që do ta çlirojë Damaskun dhe do të vendosë që të jetojë për një kohë në kopshtijet e tij të bukura.
Nuk kishte mundur dot as ta përfytyronte se do të ishte njëri prej udhëheqësve ushtarakë që do ta çlironin margaritarin e planetit, Misirin (Egjiptin) dhe do të bëhej vali i tij duke kaluar edhe aty një pjesë të konsiderueshme të jetës, në bregoren e quajtur El Mukattam.
Sidoqoftë, të gjitha këto çështje janë prej gjërave abstrakte e të fshehta, të cilat nuk mund ti dijë askush përveç Krijuesit të kësaj gjithësie Allahut xh.sh.
* * *
Ukbe bin Amir El Xhuhenij e përcillte Pejgamberin a.s. në çdo hap sikur hijahijen. I merrte në dorë frerët e mushkës së Pejgamberit a.s. kudo që shkonte i Dërguari i Allahut.
Shpeshherë ndodhte që Resulullahu ta hypë edhe atë në mushkë pas tij, saqë e quanin truproja e Resulullahut. Ndodhte ndonjëherë që vetë Pejgamberi a.s. të zbriste nga mushka e të ecte këmbë kurse Ukbeja qëndronte ulur mbi mushkë.
Ukbeja rrëfen për këtë dhe thotë:
Një ditë, së bashku me Pejgamberin a.s. kishim dalë jashtë Medinës...Unë ecja përpara duke i mbajtur frerët e mushkës, kur Pejgamberi a.s. më tha: - O Ukbe, përse nuk hip pak e unë të eci më këmbë? Vetëmevete doja ti thoja jo, por kisha frikë se moszbatimi i fjalës së Resulullahut është mëkat dhe thyerje e urdhrit të tij, dhe i thashë: Si urdhëron, o i Dërguar i Zotit.
Atëherë Pejgamberi a.s. zbriti nga mushka e unë hipa për ta çuar në vend fjalën e tij.
Vazhduam kështu një pjesë të rrugës, pastaj unë zbrita e i Dërguari hipi dhe më tha:
O Ukbe! A do të ti mësoj dy sure (kaptina) nga Kurani që nuk kanë zbritur kurrë si këto?
Po si jo, o i Dërguar i Zotit ia ktheva unë.
Pastaj Pejgamberi a.s. mi lexoi kaptinat ElFelek (Kul eudhu birabbil felek) dhe En Nas (Kul eudhu birabbin nas).
Nuk vonoi shumë dhe erdhi koha e namazit. Pejgamberi a.s e fali atë namaz me këto dy sure dhe më tha:
Lexoji këto dy sure çdo herë para se të biesh në gjumë dhe pasi të zgjohesh në mëngjes!
Prej asaj kohe, thotë Ukbeja e deri në momentet e fundit të jetës gjithmonë i kam lexuar këto dy sure.
* * *
Për Ukben dy preokupimet kryesore të jetës ishin: Nxënia e diturisë dhe Xhihadi, për të cilat u përpoq me tërë qenien e vet ta japë kontributin e tij në mënyrë sa më të ndershme e fisnike.
Në lëmin e diturisë merrte prej burimit të bujshëm të Resulullahut, derisa u bë njëri nga dijetarët më të njohur në leximin e Kuranit, në hadith, fikh, letërsi, kulturë, poezi, oratori dhe në shkencën e ndarjes së trashëgimisë e të pasurisë.
E kishte zërin më të bukur e më të këndshëm prej lexuesve të Kuranit, saqë, kur binte nata dhe qetësohej çdo gjë, merrte librin e Allahut dhe fillonte ta lexonte.
Të gjithë sahabët e dëgjonin me vëmendje e kujdes të madh, saqë prej leximit të tij u mbusheshin sytë me lot dhe u zbuteshin zemrat nga frika e dënimit të Allahut xh.sh.
Një ditë Omeri r.a. gjatë sundimit të tij e thirri Ukben dhe i tha:
O Ukbe, na lexo diçka nga Libri i Allahut!
Si urdhëron, o emiri i muslimanëve iu përgjigj Ukbeja.
...dhe filloi të lexojë një pjesë të Kuranit me aq mallëngjim, saqë Umejrit r.a. filluan ti ravijëzohen lotët nëpër faqe derisa iu lag edhe mjekra.
* * *
Ukbe bin Amir El Xhuhenij la pas vetes një mushaf të shkruar me dorën e vet. Ky mushaf ka ekzistuar deri vonë në Egjipt, Kajro, në xhaminë e njohur me emrin e tij Xhamia e Ukbe bin Amir ElXhuheniut. Në fund të këtij mushafi shkruante: E shkroi me dorë të vet Ukbe bin Amir El Xhuhenij
Ky mushaf (Kuran) i shkruar nga dora e Ukbes është mushafi më i vjetër në fytyrën e tokës, mirëpo për fat të keq ka humbur çdo gjurmë e tij, ashtu siç ka humbur edhe pjesa më e madhe e thesarit të trashëgimisë sonë të pasur kulturorefetare dhe kjo vetëm nga pakujdesia dhe neglizhenca jonë.
Ndërsa në fushën e xhihadit, mjafton të themi se Ukbe bin Amri mori pjesë në të gjitha luftërat që zhvilloi Pejgamberi a.s. prej Uhudit e tutje dhe ishte njëri prej atyre heronjve guximtar e sypatrembur të cilët luftuan heroikisht për çlirimin e Damaskut.
Ebu Ubejde ibnu Xherrahu, kryekomandant i ushtrisë muslimane, e nderoi Ukben që të jetë lajmëtari përgëzues tek Omeri r.a. për çlirimin e Damaskut. Tetë ditë e tetë net rresht, prej të xhumasë e deri në xhumanë tjetër, Ukbe bin Amiri pa u ndalur udhëtoi për në Medinë që ta përgëzojë Omerin r.a. për fitoren madhështore të ushtrisë muslimane.
Pastaj ishte njëri prej udhëheqësve më të shquar ushtarakë që e çliruan Egjiptin. Si shpërblim për këtë, emiri i muslimanëve Muaviu e emëroi vali të Egjiptit për tre vjet rresht.
Pas kësaj e dërgoi të luftonte për çlirimin e ujdhesës së Rodosit, në Detin Mesdhe.
Ukbe bin Amiri ishte i flaktë për xhihad. Të gjitha hadithet e Pejgamberit a.s. rreth xhihadit i kishte ngulitur thellë në shpirtin dhe qenien e tij dhe përpiqej që ato ti zbatonte sa më shumë në jetën praktike. Ai ua transmetonte këto hadithe edhe sahabëve.
Ukbe bin Amiri ushtronte pandërprerë gjuajtjen me shigjeta, saqë, kur donte të argëtohej, argëtohej vetëm me këtë lloj aktiviteti.
* * *
Kur u sëmur Ukbe bin Amir El Xhuhenij, sëmundja e vdekjes e gjeti në Egjipt. Rreth vetes, mblodhi të gjithë djemtë e tij dhe i këshilloi me këto fjalë:
O bijt e mi! Po ua lë amanet tri gjëra prej të cilave duhet të ruheni: Mos i pranoni hadithet e Pejgamberit a.s. nga askush, përveç nga të sigurtët, mos hyni në borxh (mos kërkoni borxh prej askujt) edhe nëse nuk keni asgjë për të veshur përveç ndonjë palltoje të grisur dhe mos shkruani poezi që ato të mos iu preokupojnë dhe ti largojnë zemrat tuaja nga Kurani.
Pas vdekjes e varrosën në bregoren Mukattam. Kur e varrosën dhe filluan të gjurmojnë në gjësendet e tij që i kishte lënë si trashëgim, gjetën në to 70 e ca harqe shigjetash.
E kishte lënë amanet që ato të përdoren në luftë për lartësimin e Fjalës së Allahut xh.sh.
Allahu e ndriçoftë fytyrën e dijetarit, lexuesit e luftëtarit të madh në rrugën e Tij, Ukbe bin Amir El Xhuheniut, dhe e shpërbleftë me mirësitë e Tij, për kontributin e dhënë në lartësimin e idealeve të shenjta islame.
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjesa e pestë)
HABIB IBNU ZEJD ELENSARI
EBU TALHA ELENSARI
REMLE BINTU EBI SUFJANI
VAHSHIJ IBNU HARBI
HAKIM IBNU HAZAMI
ABBAD IBNU BISHRI
ZEJD IBNU THABITI
REBIA IBNU KABI
HABIB IBNU ZEJD ELENSARI
Ju bekoftë Allahu për hir të EhliBejtit dhe ju mëshiroftë për hir të tyre.
Muhammedi a.s.
Në një shtëpi ku përhapej aroma e imanit (besimit), që përfshinte secilin prej këndeve të saj, ku në fytyrat e përvuajtura të çdo banuesi pikaseshin shenjat e flijimit dhe të heroizmit, u rrit Habib ibnuu Zejd el Ensariu.
* * *
Babai i tij ishte Zejd ibnu Asimi, njëri nga muslimanët e parë të Jethribit dhe njëri nga shtatëdhjetë dëshmitarët e Akabës, të cilët e mirëpritën Pejgamberin a.s. dhe u zotuan se do ta mbështesin dhe ndihmojnë me të gjitha mjetet. Me të ishte bashkëshortja dhe dy bijat e tij.
Nëna e tij ishte Ummu Amare, nga fisi ElMazini. Ajo ishte femra e parë e cila mori armët për ta mbrojtur fenë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij, Muhammedin a.s.
Vëllai i tij ishte Abdullah ibnu Zejdi, i cili e shpalosi gjoksin e tij para Pejgamberit a.s. me qëllim që ta mbrojë në betejën e Uhudit.
Pejgamberi a.s. ka thënë për të:
Ju bekoftë Allahu për hir të EhliBejtit (familjes së Muhammedit a.s.). Ju mëshiroftë Allahu për hir të Ehli - Bejtit...
* * *
Drita hyjnore (besimi) kish depërtuar në zemrën e Habibit dhe ishte vendosur e përqendruar në të, kur ai akoma ishte i ri dhe fare i njomë.
Ai pati fatin që, bashkë me nënën, babain, tezen dhe vëllanë e tij të shkojë në Mekë, me qëllim që të marrë pjesë së bashku me grupin prej 70 vetave, që kishin bërë vepra fisnike dhe heroike në përpjekjet për të ndërtuar historinë islame, dhe të shtrijë dorën e tij të vogël për ta përshëndetur Pejgamberin a.s. nëpër errësirë të natës, në Akabe.
Që nga ajo ditë, Pejgamberi a.s. u bë më i dashur për të sesa babai dhe nëna e tij...
Feja islame ishte më e shtrenjtë sesa jeta e tij...
* * *
Habibi nuk mori pjesë në luftën e Bedrit, sepse atëherë ishte shumë i vogël, as nuk pati nderin që të merrte pjesë në Uhud, sepse ende nuk ishte i zoti për të mbajtur armën... Por, më vonë, kur u rrit, mori pjesë në të gjitha betejat që zhvilloi Pejgamberi a.s. Ky njeri për Pejgamberin a.s. ishte simbol nderi dhe në secilën betejë dëshmonte se e meritonte atë nder, meqë kishte qëndrimin e një shpirti flijues. Megjithëse ato beteja karakterizoheshin me skena sa madhështore aq edhe tmerruese, ato rezultuan në sajë të një përgatitjeje të ngjeshur për një qëndrim stoik, për të cilin do të rrëfehet në vazhdim. Ai qëndrim do ta vetëdijësojë thellë ndërgjegjen tuaj, ashtu siç vetëdijësoi ndërgjegjet e miliona muslimanëve që nga koha e Pejgamberit a.s. e deri në ditën e sotme.
Kjo ngjarje do të të mahnisë edhe ty, ashtu siç ka mahnitur miliona njerëz gjatë shekujve. Pra,ndaj lexoni në vazhdim për këtë ngjarje të bujshme që nga fillimi i saj.
* * *
Në vitin e nëntë pas hixhretit, feja islame ishte forcuar dhe stabilizuar. Ajo zuri të ngulitet me të madhe në mendjet e njerëzve, kështu që delegacionet e arabëve nga të gjitha anët e siujdhesës filluen të arrijnë në Jethrib për tu takuar me Pejgamberin a.s., që ta shpallin pranimin e fesë islame para tij, ta përshëndesin dhe ti binden me përkushtim.
Në mesin e këtyre delegacioneve ishte delegacioni i fisit Benu Hanife, i cili vinte nga lartësitë e Nexhdit.
* * *
Delegacioni vendosi devetë në periferi të qytetit të Pejgamberit a.s.. Për tu kujdesur për to lanë një njeri të quajtur Musejleme ibnu Hubejb ElHanefi. Pastaj, delegacioni shkoi para Pejgamberit a.s. dhe dëshmuan pranimin e fesë islame. Pejgamberi a.s. i mirëpriti me respekt ata dhe për secilin prej tyre dha nga një dhuratë. Edhe kujdestarit të deveve i dha dhuratë.
Ende pa arritur delegacioni në vendbanimin e tij në Nexhd, kur papritur Musejleme ibnu Hubejbi dezertoi nga feja islame, u ngrit në mesin e njerëzve dhe u kumtoi qëndrimin e vet:
- Unë jam profet i dërguar nga Zoti te fisi Benu Hanife njësoj siç e ka dërguar Zoti të birin e Abdullahut, Muham-medin, te kurejshitët...
Njerëzit e fisit të tij, të shtyrë nga motive të ndryshme dhe nga fanatizmi, filluan të tuboheshin rreth tij dhe njëri prej tyre tha:
- Dëshmoj se Muhammedi a.s., është i sinqertë kurse Musejlemeja është rrenacak, por rrenacaku i fisit të madh arabRebia është më i dashur sesa i sinqerti i fisit Mudar (fisi i Muhammedit a.s.)
* * *
Pasi u forcua dhe fitoi disa përkrahës dhe ithtarë ai i shkroi Pejgamberit a.s. një shkresë me këtë përmbajtje:
Nga Musejlemeja, profet i Zotit, drejtuar Muhammedit, profetit të Zotit, ju përshëndes. Unë jam pjesëmarrës me ty në çështje. Ndaj, neve na takon gjysma e tokës, kurse kurejshitëve gjysma tjetër. Kurejshitët kryejnë agresione ndaj fqinjëve.
Letrën e dërgoi nëpërmjet dy njerëzve të tij. Pasi iu lexua shkresa Pejgamberit a.s., ai pyeti ata dy njerëz: Çka mendoni ju të dy?
Ata u përgjigjën: - Ne mendojmë atë që ke thënë.
Pejgamberi a.s. u tha: - Për Zotin, sikur të ishte traditë të vriten emisarët, do tu preja kokën menjëherë.
Pastaj i dërgoi një shkresë Muselemes në të cilën thotë:
BismillahirrRramanirrRrahim. (Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit)
Nga Muhammedi, Pejgameri i Zotit, Musejlemes gënjeshtar. Përshëndetja i drejtohet atij i cili pason udhëzimin e drejtë. Toka është e Zotit. Ai e bën trashëgimtar të saj cilindo prej adhuruesve të Tij, kurse shpërblimet u takojnë vetëm njerëzve të devotshëm. Shkresën e dërgoi nëpërmjet dy njerëzve.
* * *
Sherri i Musejleme gënjeshtarit u shtua. Përçarja u përhap dhe u zgjerua. Pejgamberi a.s. e pa të udhës që të dërgojë tek ai një shkresë me anën e së cilës i kërkon që të shmanget nga kjo rrugë e gabuar. Për këtë angazhoi heroin e tregimit, Habib ibnu Zejdin.
Asokohe ai ishte i ri, por kishte kaluar kohën e fëmijërisë. Ishte besimtar i denjë e shembullor.
* * *
Habibi u nis për të kryer detyrën që ia kishte caktuar Pejgamberi a.s. Ai as sishte i pavëmendshëm e as nuk ngutej. Ai zuri të ngjitej në maja të larta dhe sapo i kaloi ato, vazhdoi rrugëtimin e tij duke zbritur luginave, derisa arriti te shtëpitë e fisit Benu Hanife, në rrafshnaltat e Nexhdit, ku ia dorëzoi letrën Musejlemes.
Derisa Musejlemja dëgjonte përmbajtjen e letrës, nga mllefi dhe urrejtja iu fry gjoksi, në vijat e fytyrës së tij të shëmtuar dhe të zverdhur pikaseshin shenja hakmarrjeje dhe tradhtie. Ai urdhëroi që Habibit ti vihen prangat dhe ta sjellin të nesërmen, në mesditë.
Të nesërmen, Musejlemja kryesoi tubimin. Në anën e djathtë dhe të majtë vendosi putat e besimit politeist të të parëve të tij. Lejoi masën e popullit që të hynte tek ai e pastaj urdhëroi që ta sillnin Habibin. Ndërsa e sillnin, ai mezi ecte nga prangat e vëna.
Habib ibnu Zejdi, në mes të masës së grumbulluar dhe urrejtëse, qëndroi kokëlartë, i përmbajtur dhe ngrihej në mesin e tyre si një shigjetë e fortë, e farkuar prej shigjetarit.
Atëherë Musejlemja u kthye nga ai dhe e pyeti:
Dëshmon që Muhammedi është i Dërguari i Zotit?
Po, dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Zotit, tha ai.
Pastaj Musejlemes i shpërtheu hidhërimi dhe pyeti:
Dëshmon që unë jam i Dërguari i Zotit?
Habibi u përgjigj duke u tallur:
Në të vërtetë, veshët e mi kanë pengesë për të dëgjuar atë që thua.
Atëherë ndërroi fytyra e Musejlemes, buzët e tij u drodhën nga zemërimi dhe urdhëroi xhelatin:
Preje një pjesë nga trupi i tij!
Xhelati i ra me shpatë Habibit dhe ia shkëputi një pjesë të trupit, e cila u rrokullis në tokë...
Musejlemja ia përsëriti prapë të njëjten pyetje:
Dëshmon se Muhammedi është i Dërguar i Zotit?
Habibi ia priti: Po, dëshmoj se Muhammedi është i Dërguar i Zotit.
Musejlemja pyeti pastaj:
Dëshmon se unë jam i Dërguar i Zotit?
Të thashë se kam në veshë një pengesë për të dëgjuar atë që thua, i tha Habibi.
Atëherë urdhëroi prapë xhelatin që ti priste nga trupi i tij edhe një pjesë tjetër. Ajo iu pre dhe u rrokullis në tokë derisa u sheshua pranë pjesës së parë. Njerëzit e shikonin dhe ishin të befasuar me vendosmërinë dhe kokëfortësinë e tij.
Musejlemja vazhdimisht pyeste, kurse xhelati prente sa herë që Habibi thoshte Dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Kështu u veprua derisa gjysma e trupit të tij u bë copacopa, të shpërndara nëpër tokë. Gjysma tjetër ishte një pjesë që ende fliste...
Edhe në çastin kur po ndërronte jetë, buzët e tij të pastra përsërisnin emrin e Pejgamberit, të cilin e kishte dashur dhe ia kishte dhënë besën në Akabe...
Emri i Muhammedit a.s., të Dërguarit të Allahut... ishte fjala e tij e fundit.
* * *
Për vdekjen e Habibit lajmëtari e njoftoi të ëmën e tij, e cila su përkul për asnjë moment duke thënë:
Për hir të Zotit dhe për një qëndrim të këtillë e kam përgatitur... Nga Zoti pres shpërblimin për të...
Ai e ka pranuar Pejgamberin a.s. dhe ia ka dhënë besën që në natën e Akabes, derisa ishte i vogël, ka qëndruar pranë saj dhe e ka mbajtur edhe sot në moshën madhore.
Sikur të më lejonte Zoti, do ti bëja vajzat e tij ti gërvishin fytyrat e tyre duke qarë e vajtuar për të.
Dita që priste me padurim e ëma e Habibit nuk vonoi...
Kur, ja, muezini i Ebu Bekrit në Medinë që thërriste për ta vrarë profetin e rrejshëm, Musejlemen...
Muslimanët ishin të motivuar që të shkojnë për tu ndeshur me të. Në mesin e ushtrisë ishte Nesibeja nga fisi Mazini dhe i biri i saj Abdullah ibnu Zejdi.
Në betejën e Jemames është vërejtur Nesibeja duke çarë radhët si luaneshë hakmarrëse dhe duke thërritur:
Ku është armiku i Zotit? Ma tregoni armikun e Zotit...
Kur arriti tek ai, e gjeti të hedhur për tokë, ndërsa shpatat e muslimanëve pikonin gjakun e tij. Atëherë u qetësua shpirtërisht, kurse sytë iu mbushën me lot. E përse jo?! A nuk u hakmor Zoti i Lavdishëm për të birin e saj të devotshëm, të ri dhe të mirësjellshëm ndaj prindërve, kundër vrasësit të tij mizor dhe të humbur?!
Gjithsesi...
Secili prej të dyve kanë shkuar te Zoti i tyre, por...
Njëri prej tyre në xhenet (parajsë).
Tjetri në ferrin e tmerrshëm.
EBU TALHA ELENSARI (ZEJD IBN SEHL)
Nuk kemi njohur ndonjë mehër më të çmuar sesa mehrin e Ebu Talhas për Umu Sulejemen. Mehri i tij për të ishte pranimi i fesë islame.
(Gratë e Medinës)
Zejd ibnu Sehl EnNexhxhari, i njohur me pseudonimin Ebu Talha, mësoi që Rumejsa Bintu Milhan nga fisi Nexhxhar, e njohur me pseudonimin Umu Sulejm, kishte mbetur e vejë, pasi i kishte vdekur burri, dhe me të dëgjuar këtë lajm zemra e tij u bë shend e verë.
Nuk është çudi përse Ebu Talha e ndiente veten shpirtërisht ashtu, ngase Umu Sulejmeja ishte një zonjë me moral të lartë, mendjemprehtë dhe me cilësi të larta.
Ai vendosi shpejt e shpejt që të fejohet me të, para se ta bëjë këtë ndonjëri prej atyre të cilët e lakmonin.
Ebu Talha ishte i bindur se Umu Sulejmeja nuk do të pranonte asnjërin prej burrave që do ta kërkojnë, përveç tij.
Ai ishte një burrë i pjekur, gëzonte respekt të madh dhe kishte pasuri të madhe, për të cilat njerëzit ia kishin lakmi... Përveç kësaj, ai ishte kalorës i njohur i fisit të tij, Benu Nexhxhar, dhe njëri prej shigjetarëve të saktë dhe të rrallë të Jethribit.
* * *
Ebu Talha shkoi te shtëpia e Umu Sulejmes...
Ndërsa ai po shkonte rrugës së tij, iu kujtua se si Umu Sulejmeja kishte dëgjuar për fjalën e thirrësit mekas, Musab ibnu Umejrit, lidhur me pejgamberllëkun e Muhammedit a.s. Ajo kishte besuar Muhammedin dhe kishte përqafuar fenë e tij.
Por, sakaq tha në vetvete: - A thua, si do tia bëj kësaj pune me të?...
A nuk ishte burri i saj, ai që kishte vdekur, i lidhur me fenë e gjyshërve të tij, kundërshtar i Muhammedit dhe i thirrjes së tij?!
Ebu Talha arriti te shtëpia e Umu Sulejmes. Kërkoi leje nga ajo që të hynte brenda dhe ajo e lejoi. Në praninë e djalit të saj, Enesit, ai i propozoi që të martohet me të...
Ajo i tha:
- Në të vërtetë, njeriu si ti nuk refuzohet, o Ebu Talha, por unë nuk do të martohem me ty sepse ti je jobesimtar.
Ebu Talha mendoi që Umu Sulejmeja me këtë qëndrim po vë kusht për ta refuzuar dhe se, sipas mendimit të tij, ajo ka zgjedhur një njeri tjetër, më të pasur, nga ndonjë fis më i famshëm.
Atëherë iu drejtua asaj:
Për Zotin, ky nuk është shkaku që të më refuzosh, oj Umu Sulejme.
E cili mund të jetë ai? pyeti ajo.
I verdhi dhe i bardhi... ari dhe argjendi, i tha ai...
Ari dhe argjendi?! pyeti ajo e befasuar.
Po, tha Ebu Talha.
Megjithatë, unë dëshmoj para teje, o Ebu Talha, dëshmoj para Zotit dhe Pejgamberit të Tij se, po qe se pranon fenë islame, do të të pranoj për burrë timin, pa ar dhe pa argjend, kurse pranimi i fesë islame nga ana jote le të jetë mehri yt për mua...
* * *
Pasi dëgjoi fjalët e Umu Sulejmes, Ebu Talhës i shkoi mendja te puti (idhulli) i tij, të cilin e kishte punuar prej drunjve të çmuar, të cilin e njihte për zot të vetin, ashtu siç bënin pjesëtarët e fisit të tij.
Por, Umu Sulejmeja kishte vendosur ti binte hekurit sa ishte ende i nxehtë (vendosi që të mos e humbë rastin) dhe vazhdoi ti thotë:
A nuk e di ti, o Ebu Talha, se zoti yt, të cilin e adhuron përveç Allahut, ka mbirë nga toka!?
E di, gjithsesi, iu përgjigj ai.
A nuk ndjehesh i turpëruar kur adhuron trupin e një druri, një pjesë e të cilit tështë dhënë për zot, kurse pjesën tjetër të po atij trupi e kanë përdorur të tjerët për lëndë djegëse, për tu ngrohur me zjarrin e tij apo për të pjekur me të bukën?... e pyeti ajo.
Në të vërtetë, nëse pranon fenë islame o Ebu Talha, unë do të jem e kënaqur, do të të pranoj për bashkëshort timin dhe nuk dëshiroj mehër përveç Islamit.
Kush më mëson se si pranohet feja islame? pyeti ai.
Unë, u përgjigj ajo.
Si? pyeti ai.
Umu Sulejmeja i tha:
Thuaj të vërtetën, pastaj dëshmo se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut, prandaj shko në shtëpinë tënde, shkatërroje putin tënd dhe përdhose atë.
Ebu Talhës iu shfaq në fytyrë gëzimi dhe hareja dhe tha:
Eshhedu en la ilahe illlallllah ve eshhedu enne Muhammeden resulullllah (Dëshmoj se ska zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Tij).
Pastaj ai u martua me Umu Sulejmen...
Atëherë muslimanët thonin:
Nuk kemi dëgjuar asnjëherë për një mehër më të çmuar sesa mehrin e Umu Sulejmes... Ajo e bëri mehër të vetin fenë islame...
* * *
Që nga ajo ditë, Ebu Talha hyri nën flamurin islam, iu bashkua radhëve të tyre dhe me tërë fuqinë e tij u vu në shërbim të Fesë Islame.
Ai ishte njëri nga 70 vetat të cilët zgjodhën dhe ia dhanë besën Pejgamberit a.s. në Akabe, kur me të ishte edhe bashkëshortja e tij Umu Sulejmeja.
Ishte njëri nga dymbëdhjetë eprorët të cilët atë natë Pejgamberi a.s. i kishte emëruar për udhëheqje të muslimanëve të Jethribit.
Ishte pjesëmarrës i të gjitha betejave që zhvilloi Muhammedi a.s. ku dëshmoi shkathtësi të rrallë dhe të lartë.
Por, njëra nga ditët më madhështore për Ebu Talhan, është dita e betejës së Uhudit. Ja se çfarë ndodhi atë ditë.
* * *
Ebu Talha e ka dashur Pejgamerin a.s. me një dashuri të sinqertë, e cila shtohej dhe ia përshkonte trupin e tij, sikur gjaku në të gjitha enët, prandaj nuk ngopej duke shikuar dhe me padurim priste rastin për të parë dhe dëgjuar fjalët e tij të ëmbla.
Kur ngelte vetëm me të, ulej para gjunjëve të tij dhe i thoshte:
Shpirti im është flijues për shpirtin tënd dhe fytyra ime është në mbrojtjen e fytyrës tënde.
Ditën kur u zhvillua beteja e Uhudit muslimanët u larguan nga Muhammedi a.s., lëvizjet e të cilit vëreheshin prej së largu, atëherë politeistët filluan ti afrohen atij nga çdo anë. Ata ia thyen dhëmbin, ia çanë ballin, ia lënduan buzën dhe gjaku i rridhte fytyrës...
Ai ishte në gjendje aq të keqe, saqë ndjellakëqinjtë menduan se Muhammedi a.s. është vrarë, e muslimanët vazhdimisht dobësoheshin dhe mposhteshin para armikut të Allahut.
Në ato çaste, vetëm një grup i vogël u përqëndrua në mbrojtjen e Muhammedit a.s., në krye të të cilëve ishte Ebu Talha.
* * *
Ebu Talha vuri trupin e tij në mbrojtje të Pejgamberit a.s. si të ishte mburojë.
Ai ngrehu harkun e tij të pamposhtur dhe vendosi shigjetat e tij të cilat nuk i huqnin caqet dhe filloi ta mbrojë Pejgamberin e Zotit, duke qëlluar politeistët njërin pas tjetrit.
Pejgamberi zgjatej prapa Ebu Talhasë që të shihte cakun e shigjetave të tij, por Ebu Talha ia tërhiqte vërejtjen nga frika se Pejgamberi a.s. do ti ekspozohej rrezikut dhe i thoshte:
- Ti je sikurse prindërit e mi, më je i dashur, mos u zgjat, se mund të të vrasin ose të të qëllojnë... Fyti im dhe gjoksi im flijohen për fytin dhe gjoksin tënd. Për ty flijohem.
Njëri nga radhët e muslimanëve po kalonte pranë Pejga-mberit a.s. duke ikur, e me vete kishte shportën e shigjetave. Pejgamberi a.s. e thirri dhe i tha:
- Hidhi shigjetat e tua para Ebu Talhasë e mos ik me gjithë ato.
Ebu Talha mbronte Pejgamberin a.s. gjersa iu thyen tri harqe, kurse nga radhët e politeistëve vrau aq luftëtarë sa ka dashur Allahu.
Pastaj përfundoi beteja dhe Allahu e shpëtoi Pejgam-berin e Tij dhe e mbrojti atë me mbrojtjen e Tij të pathyeshme.
* * *
Siç ishte Ebu Talha bujar me shpirtin e tij në rrugën e Allahut, në momentet më të vështira, ai ishte bujar gjith-ashtu me pasurinë e tij në qëndrimet e duhura për të shpenzuar...
Nga bujaria e tij veçojmë kur ai kishte një kopsht hurmash dhe rrushi në Jethrib, ku nuk njihej ndonjë kopsht me më shumë pemë, as me fruta më të këndshme e as me ujë më të ëmbël.
Gjersa Ebu Talha falej nën freskitë e hijeve, atij ia tërhoqi vërejtjen një cicërimë e një shpendi me ngjyrë të gjelbër, sqep të kuq dhe këmbë ngjyrangjyra.
Ai shpend filloi të këndojë mbi degët e drejta të pemëve, duke cicëruar me një melodi ngacmuese, atëherë e mahniti pamja e bukur e tij dhe ai u kredh në mendime.
Svonoi dhe erdhi në vete, andaj nuk i kujtohej sa rekate kishte falur!! Dy... Tri... Ai nuk e dinte...
Pasi përfundoi namazin shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i dha lajmin e keq për veten e tij, se vëmendjen e tij nga namazi ia largoi kopshti, pemët e tij me hije të gjata dhe shpendi cicërues i atij kopshti...
Pastaj tha:
- Dëshmo, o i Dërguar i Allahut, që unë e lë këtë kopsht sadakë në emër të Allahut të Lartmadhëruar...
Ndaj përdore dhe shërbehu me të aty ku Allahu dhe Pejgamberi i Tij dëshirojnë.
* * *
Ebu Talha jetoi duke agjëruar dhe duke luftuar në rrugën e Allahut... Të tillë edhe e zuri vdekja... Dëshmitarët e kohës së tij kanë thënë se pas vdekjes së Resulullahut ai kishte agjëruar rreth tridhjetë vjet, pa ndërprerë agjërimin asnjë ditë, përveç në ditët e Bajrameve, kur agjërimi ishte i ndaluar. Atij i zgjati jeta gjersa u bë plak i shtyrë në moshë, megjithëqë pleqëria e tij nuk e pengoi që ta vazhdojë luftën në rrugën e Allahut, për të ecur nëpër rrugët mbi sipërfaqen e tokës për të lartësuar Fjalën e Allahut dhe për ta nderuar dhe madhështuar fenë e Tij. Njëra nga luftërat në të cilat mori pjesë ky trim i paepur ishte edhe beteja të cilën muslimanët vendosën ta zhvillonin në det, në kohën e halifetit të Othman ibnu Affanit.
Kur Ebu Talha filloi të përgatitet për të dalë me ushtrinë e muslimanëve, të bijtë e tij iu drejtuan:
Të mëshiroftë Zoti, o ati ynë, tashmë je plakur dhe ke luftuar krahas të Dërguarit të Allahut xh.sh. dhe krahas Ebu Bekrit dhe Omerit, prandaj, a nuk ke nevojë për qetësi dhe rehati, që të na lësh të luftojmë edhe për ty?!
Ai iu tha bijve të vet:
- Allahu i Lartmadhërishëm thotë:
Merrni pjesë në luftë (në rrugën e Allahut), le tju vijë e lehtë ose e rëndë. (Etteube 41).
Ja pra, ai na tejkaloi të gjithëve me pjesëmarrje në luftë në rrugën e Allahut... pleqve dhe të rinjve dhe na tregoi se pjesëmarrja në luftë për të çuar përpara kauzën e fesë islame për të jetësuar Fjalën e Allahut, nuk është e lidhur domosdoshmërisht me moshën e individit.
Ai assesi nuk hoqi dorë nga këmbëngulja e tij për të marrë pjesë në luftë.
* * *
Ndërsa që plaku tejet i moshuar, Ebu Talha, ishte në anije me ushtrinë e muslimanëve në mes të detit, u sëmur rëndë, pasojë e së cilës qe vdekja.
Muslimanët filluan të kërkojnë një ujdhesë me qëllim që ta varrosin në të, por nuk e gjetën derisa kaluan 7 ditë dhe Ebu Talha ende në mesin e tyre, i mbështjellur me qefin, pa ndryshuar asgjë në të, sikur të ishte i fjetur.
Kjo ndodhi në hapësirën dhe gjerësinë e detit...
Ebu Talha u varros.
Larg nga familja e gjerë dhe atdheu...
Larg nga familja e ngushtë dhe vendbanimi...
Por, përkundër të gjitha këtyre, ai ishte edhe më fatlum, sepse kaloi në fqinjësi të Allahut të Lartmadhëruar.
REMLETEU BINTU EBI SUFJANI (REMLE, E BIJA E EBU SUFJANIT)
Umu Habibeja nuk ka dashur askë më tepër se Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ajo nuk dëshiroi të kthehet në mosbesim dhe e urreu atë me gjithë shpirt, siç urren njeriu të hidhet në zjarr.
Historianët
Ebu Sufjanit nuk i shkonte mendja që ndonjëri nga mesi i gjerë kurejshit nuk do ti pranojë apo do ti kundërshtojë urdhrat e tij, sepse ai ishte zotëri i respektuar i Mekës dhe prijës i saj, respektohej e nderohej shumë.
Por, e bija e tij Remle, e quajtur Umu Habibe, tashmë e kishte thyer këtë bindje. Këtë e bëri atëherë kur u shpalli mosbesim zotave të të atit të saj dhe së bashku me burrin e saj, Ubejdullah ibnu Xhahshin, besuan në Allahun Një, të Pashoq, dhe besuan në Shpalljen e Pejgamberit të Tij, Muhammedit të birit të Abdullahut.
Ebu Sufjani me tërë autoritetin dhe forcën që dispononte u përpoq ta kthejë të bijën dhe burrin e saj në fenë e tij dhe të gjyshërve të tij, megjithatë ai ishte i pasuksesshëm, sepse imani, që kishte depërtuar në zemrën e Remlesë, ishte i thellë, saqë uragani i Ebu Sujfanit nuk do të arrijë ta shkulë dot. Ai besim ishte i patundur e kjo gjë u vu në dukje me ballafaqimin e hidhërimit të tij.
* * *
Ebu Sufjanit iu shtua brenga për shkak të Remlesë, e cila kishte pranuar fenë islame. Ndaj nuk dinte si tia bënte dhe çka tu thonte kurejshitëve kur të takohej me ta, pasi u tregua i paaftë që ta nënshtrojë bijën e tij dhe ta bindë të mos e pasojë Muhammedin.
Pasi kurejshitët hetuan se Ebu Sufjani është brengosur për Remlenë dhe burrin e saj, morën guximin dhe filluan tua ngushtojnë rrethin, ti lodhin aq shumë, saqë jeta e atyre të dyve në Mekë u pamundësua.
Kur Pejgamberi a.s. lejoi muslimanët të migrojnë në Etiopi (Abisininë e atëhershme v.j.), Remleja, bija e Ebu Sufjanit, bija e saj e vogël Habibja dhe burri i saj Ubejdullahu ishin të parët që migruan në rrugën e Allahut duke u përpjekur që të gjejnë strehim te Nexhashiu (mbret i Etiopisë), i cili kishte dëgjuar Kuranin, kishte besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i kishte strehuar muslimanët.
* * *
Por, Ebu Sufjani dhe krerët e tjerë kurejshit u zhgënjyen shumë, sepse grupi i muslimanëve shpëtoi nga duart e tyre dhe shkoi ta shijojë kënaqësinë e rehatisë në vendet e Etiopisë. Andaj, ata dërguan emisarët e tyre te Nexhashiu me qëllim që të ushtrojnë ndikim dhe ti kërkojnë që tua dorëzojë muslimanët që kishin emigruar, por edhe tia përkujtojnë se ata kanë thënë fjalë fyese për Isain dhe nënën e tij, Merjemen.
Nexhashiu dërgoi disa njerëz të vet të besueshëm te krerët e emigrantëve muslimanë, që ti ftojë ata në selinë e tij dhe ti pyesë për të vërtetën e fesë së tyre, që ti lexojnë diçka nga Kurani, i cili i zbret Pejgamberit të tyre.
Pasi muslimanët e njoftuan atë mbi të vërtetën e Islamit dhe ia lexuan disa nga versetet e Kuranit, ai qau gjersa iu lag mjekra dhe u tha:
- Vërtet, kjo që i është zbritur Pejgamberit tuaj, Muhammedit, dhe ajo me të cilën ka ardhur Isai, i biri i Mejremes, dalin nga i njëjti burim drite.
Pastaj shpalli besimin e tij në Allahun Një dhe të Pashoq dhe besoi pejgamberllëkun e Muhammedit a.s.
Ai gjithashtu njoftoi opinionin se do ti marrë në mbroj-tje të gjithë ata që kanë emigruar nga radhët e muslimanëve në vendin e tij, edhe pse priftërinjtë e tij refuzuan të besojnë dhe mbetën në Krishterimin e tyre.
* * *
Umu Habibeja mendoi se pas gjithë asaj që ndodhi, vuajtjet e gjata dhe rrugëtimi i saj i mundimshëm në rrugën e dhembjeve përfundoi në kopshtin e besimit... dhe se do të vijnë ditë të lumtura për të.
Por ajo nuk dinte se çfarë fshihet në përcaktimet e të Lartmadhërishmit...
* * *
Deshi Allahu, bekuar qoftë urtësia e Tij, që ta provojë Umu Habiben me një provim të vështirë, para të cilit trashen edhe mendjet e burrave të mençur.
Dhe nga ajo sprovë e rëndë, Ai deshi që ajo të dalë triumfuese, duke arritur me të suksesin më të madh në jetë.
* * *
Një natë, Umu Habibeja ra në shtratin e saj dhe pa një ëndërr. Ajo pa burrin e saj, Ubejdullahun, duke u përpëlitur në një det gllabërues. E kishin mbuluar skëterrat, njëra mbi tjetrën, kurse ai (Ubejdullahu) ishte në gjendjen më të keqe. Atëherë ajo u zgjua e trishtuar dhe e shqetësuar...
Ajo nuk dëshiroi që tia thotë atij dhe askujt tjetër atë që kishte parë në ëndërr.
Por ëndrra e saj sakaq u vërtetua, ngase ende pa kaluar dita, pas asaj nate të kobshme, Ubejdullah ibnu Xhahshi ndërroi fenë islame dhe u krishterizua...
Pastaj, ai u vërsul mbi dyqanet e pijeve alkoolike dhe konsumonte ato që ishin burim i të gjitha të këqijave, prandaj as nuk mundi ta shuajë etjen e as të ngopet kurrë.
Asaj i propozoi të zgjedhë njërën prej dy gjërave, më e ëmbla prej atyre të dyjave ishte gjithashtu e hidhur:
- të shkurorëzohet nga ai,
- ose të krishterizohet...
* * *
Umu Habibeja gjeti veten e saj befas ndërmjet tri vendimeve:
Ti përgjigjet burrit të saj, i cili filloi ti bëjë presion dhe e ftonte të bëhej e krishtere, me çka ajo do të rebelonte nga feja e saj Zoti mos e dhëntë dhe do të kthehej në turpin e kësaj bote dhe të ndëshkohej në botën e amshue-shme.
Kjo është një çështje të cilën ajo kurrë nuk do ta bënte, edhe sikur ti krehej mishi nga kockat me krehëra të hekurt...
Të kthehej në shtëpinë e babait të saj në Mekë, kur ai ende konsiderohej si shtyllë e politeizmit, atëherë do të jetonte e demoralizuar dhe e mposhtur në fenë e saj... ose
Të mbetej e vetmuar në tokat etiopiane, e dëbuar dhe e arratisur, pa familje, pa atdhe dhe pa ndihmës.
Atëherë ajo zgjodhi atë me të cilën Allahu është i kënaqur, e asgjë tjetër...
Vendosi të qëndrojë në Etiopi derisa Allahu të sjellë mburojë dhe ndihmë për të.
Pritja e Umu Habibes nuk zgjati shumë.
Posa i kaloi ideti (koha e caktuar që duhet të kalojë gruaja pas vdekjes së bashkëshortit ose pas shkurorëzimit nga ai) nga burri i saj, i cili nuk jetoi shumë pas krishterizimit të tij, Allahu i solli asaj ndihmën e Tij...
Në atë gjendje të pikëlluar, pa kurrfarë premtimi të caktuar... i erdhi gëzimi dhe hareja si një puhi e freskët mëngjesi në dritret e shtëpisë së saj.
Në një mesditë të ndritur, në një moment të lirë të jetës, trokiti dera e saj. Kur ajo hapi derën, u befasua kur pa Ebrehen, shërbëtoren e Nexhashiut, mbretit të Etiopisë.
Ajo e përshëndeti Umu Habiben në mënyrë të njerëzishme, pastaj kërkoi leje që të hyjë brenda dhe i tha:
- Mbreti të përshëndet dhe të thotë: Vërtet, Muhammedi, Pejgamberi i Zotit ka kërkuar dorën tënde për martesë.
Ai ka dërguar një shkresë te mbreti, me të cilën e autorizon që të bëjë marrëveshjen e fejesës me ty, andaj autorizo kë dëshiron ti.
* * *
Umu Habibeja gati fluturoi nga gëzimi dhe brohoriti: Të përgëzoftë Allahu me të mirë... Të përgëzoftë Allahu me të mirë...
Ajo filloi ti zhveshë stolitë që kishte, i hoqi dy rrathët e artë dhe ia dhuroi Ebrehes (shërbëtores personale të mbretit etiopian)...
Pastaj këtë e përcolli duke i dhënë hallhallen (stoli të cilën gruaja e mban në këmbën e saj)... e mëpastaj dy vathet dhe unazat e veta...
Sikur ti posedonte të gjithë thesarët e kësaj bote, do tia jepte asaj në atë moment.
Pastaj i tha shërbëtores:
- Në emër timin autorizoj Halid ibnu Seid ibnu ElAsin, sepse ai është më i afërmi im.
* * *
Në pallatin e madh Nexhashiut, i ngritur mbi një bregore me drunj, në një kopsht të bukur etiopian dhe në njërën prej sallave të gjera të skalitura me shkathtësi, të ndriçuara me llampa të bukura prej bakri, të shtruara me shtroja të shtrenjta, ishin tubuar shokët e Pejgamberit që qëndronin në Etiopi, në krye të të cilëve ishin Xhafer ibnu Ebi Talibi, Halid ibnu Seid ibnul Asi, Abdullah ibnu Hudhafe esSehmi dhe të tjerët që të dëshmojnë marrëveshjen e fejesës së Umu Habibes, bijës së Ebu Sufjanit, me Pejgamberin a.s.
Kur erdhën të gjithë të ftuarit, Nexhashiu shpalli tubimin të hapur dhe iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:
- Falënderoj Allahun e Lartmadhëruar, i Cili duhet besuar dhe është Fuqiplotë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij, është ai për të cilin ka paralajmëruar Isai, i biri i Merjemes.
Mëpastaj tha:
- Vërtet, Resulullahu a.s. ka kërkuar prej meje që në emër të tij të bëj kurorëzimin e tij me Umu Habiben, të bijën e Ebu Sufjanit, prandaj i jam përgjigjur në atë që ka kërkuar dhe kam paguar mehrin prej 400 dinarë të arit në vend të tij...
Sipas porosisë së Allahut dhe të Dërguarit të Tij...
Pastaj, ai hodhi dinarët para Halid ibnu Seid ibnu elAsit.
Me këtë rast Halidi u ngrit dhe tha:
- Lavdi i takon vetëm Allahut, andaj Atë e falënderoj dhe prej Tij kërkoj ndihmë, prej Tij kërkoj falje, tek Ai pendohem dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Ai e ka dërguar atë ti thërrasë njerëzit në fenë udhërrëfyese dhe të drejtë, që ti vëjë themelet e saj dhe ta bëjë atë fenë më të fuqishme, të qëndrueshme, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët.
Pastaj vazhdoi: Unë iu përgjigja kërkesës së Resullullahit a.s. dhe me të kurorëzova Umu Habiben, të bijën e Ebu Sufjanit për të cilën kam autorizimin nga vetë ajo.
Pejgamberi a.s. dhe e fejuara e tij qofshin të bekuar nga Allahu.
Urime për Umu Habiben, për mirësinë që ka përcaktuar Allahu.
Ai pastaj e mori mehrin e saj dhe u nis që të shkojë tek ajo. U ngritën edhe shokët e tij dhe u nisën që të shkojnë së bashku me të.
Nexhashiu atëherë u tha:
Uluni, sepse është traditë e Pejgamberëve që, kur martohen, të shtrojnë ushqim.
I ftoi ata për të ngrënë, andaj njerëzit hëngrën e pastaj u shpërndanë.
* * *
Umu Habibeja ka thënë:
- Kur më arriti mehri i dërgova Ebrehesë, e cila më kishte përgëzuar, mëse 50 mithkal (njësi matëse për arin dhe të ngjashme) e unë i thashë: Unë do të ta dhuroja këtë atëherë kur më solle lajmin e gëzuar, por asokohe nuk kisha pasuri...
Nuk vonoi dhe Ebreheja erdhi tek unë, ma ktheu arin dhe nxori një kuti të erërave në të cilën ishte rrethi i arit të cilin ia kisha dhuruar asaj, ma ktheu atë dhe më tha:
- Mbreti më ka urdhëruar që të mos marr asgjë prej teje, kurse gratë e veta i ka urdhëruar që ti dërgojnë erërat e tyre.
Të nesërmen, ajo solli një bimë shafrani, një lloj arome për parfemosje, anber (lloj parfemi, gjithashtu) e pastaj tha:
Unë kam një nevojë të ngutshme...
Çfarë është ajo? e pyeti.
Ajo më tha:
Tashmë unë kam pranuar fenë islame, prandaj përcillja përshëndetjet e mia Pejgamberit a.s. dhe informoje që unë kam besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe mos harro!
Pastaj, më ndihmoi që të përgatitem.
* * *
Më pas, më transferuan tek i Dërguari i Allahut xh.sh.
Posa e takova atë, e informova se si u arrit fejesa jonë, se si u solla ndaj Ebrehesë kur mora lajmin e gëzuar... dhe ia përcolla përshëndetjet e saj.
Atëherë ai u gëzua pa masë për këtë lajm dhe tha:
Edhe mbi të qoftë paqja, shpëtimi dhe bekimi i Alla-hut.
VAHSHIJ IBNU HARB
Ai ka vrarë më të mirin njeri pas Muhammedit... kurse pastaj ka vrarë më të keqin njeri, gjithashtu.
Historianët
A thua, kush është ai njeri që e ka lënduar zemrën e Pejgamerit a.s., atë ditë kur e vrau xhaxhanë e tij, Hamza ibnu Abdul Muttalibin, në betejën e Uhudit?!
I njëjti person, pasi kaloi në fenë islame, më vonë ka shëruar zemrat e muslimanëve atëbotë kur vrau Musejleme elKedhdhabin në betejën e Jemames.
Ai quhet Vahshij ibnu Harb elHabeshij, i njohur me ofiqin Ebu Deseme... Atij i ka ndodhur një ngjarje pikëlluese dhe e përgjakshme. Prandaj, lexues i nderuar, përqëndroje vëmendjen në rrëfimin e tij për vuajtjet që ka patur.
Vahshiu rrëfen në vetën e parë dhe thotë:
- Isha një djalosh i urtë në shërbim të Xhubejr ibnu Mutimit, njërit nga zotërinjtë kurejshit...
Tuajme, xhaxhai i tij u vra në betejën e Bedrit nga Hamza ibnu AbdulMuttalibi, andaj ai u pikëllua pamasë dhe u betua në Latin dhe Uzzanë se gjithsesi do të hakmerret për xhaxhanë e tij... Ai zuri ta presë rastin e volitshëm që ta vrasë Hamzain.
* * *
Nuk kaloi shumë kohë dhe kurejshitët vendosën të dalin në Uhud për ta likuiduar Muhammedin dhe për tu hakmarrë për të afërmit e tyre të vrarë në Bedër...
Atëherë kurejshitët organizuan çetat e tyre, tubuan aleatët dhe bënë përgatitjet e nevojshme, kurse komandën ia besuan Ebu Sufjan ibnu Harbit.
Ebu Sufjani e pa të udhës që ushtrisë tia bashkangjesë një grup të grave kurejshite, të cilave u ishin vrarë baball-arët, djemtë, vëllezërit apo dikush tjetër nga të afërmit e tyre, në mënyrë që ato ta entuziazmojnë me fanatizëm ushtrinë e tyre për të luftuar, që edhe ato të rezistojnë pas burrave të tyre dhe me qëllim që të mos ikin. Në mesin e atyre grave, ndër të parat ishte gruaja e Ebu Sufjanit, Hind bintu Utbe...
Në betejën e Bedrit asaj i ishin vrarë babai, axha dhe i vëllai...
Pasi ushtria ishte përgatitur për marshim, mua mu drejtua Xhubejr ibnu Mutimi dhe më pyeti:
O Ebu Deseme! A dëshiron të lirohesh nga skllavëria?
Kush do të më lirojë mua? e pyeta.
Unë, ma ktheu ai.
Si? e pyeta.
Nëse e vret Hamza ibnu AbdulMuttalibin, xhaxhain e Muhammedit në shenjë hakmarrje për xhaxhain tim, Tuajme ibnu Udejjin, atëherë do të jesh i lirë, më tha ai.
Kush më garanton për përmbushjen e këtij premtimi? e pyeta.
Cili të dëshirosh ti, sepse për këtë do të dëshmoj para të gjithë njerëzve.
Do ta bëj atë i thashë.
Vahshiu vazhdon rrëfimin e tij dhe thotë:
- Isha një etiopian, qëlloja me shtizë ashtu sikur qëllonin etiopianët dhe kurrë nuk e huqja cakun e dëshiruar.
Mora heshtën, iu bashkangjita ushtrisë dhe ecja në fund të saj, pranë femrave, ngase nuk kisha për qëllim e as dëshirë për të luftuar.
Sa herë që kaloja pranë Hindit, gruas së Ebu Sufjanit, apo kur ajo kalonte pranë meje, e shikonte shtizën, e cila shkëlqente në duart e mia nga rrezet e diellit, dhe më thoshte:
- O Ebu Deseme! Shërona zemrat tona të zemëruara nga Muhammedi dhe kushëriri i tij.
Kur arritëm në Uhud dhe u ndeshën palët ndërluftuese, zura të kërkoj Hamzain, të birin e AbdulMuttalibit, të cilin e kam njohur më parë. Ai nuk fshihej prej askujt sepse vendoste një pendël struci mbi kokë që tu tregojë trimave kundërshtarë të tij se cili ishte, ashtu siç bënin arabët e fuqishëm dhe trima.
Pas pak kohe vërejta Hamzain që turfullonte në mes të luftëtarëve siç turfullon soji i deveve më të fuqishme dhe ngjyrë përhimta. Ai i prente kundërshtarët me shpatë dhe askush e asgjë nuk i bënte ballë atij, as rezistencë...
Ndërsa përgatitesha për ta qëlluar duke u fshehur prapa ndonjë druri apo guri dhe kujdesesha që të mos më vërejë, kur ja një kalorës kurejshit, i quajtur Sibaibnu AbdulUzza, bërtiste:
O Hamza! Më dil në dyluftim, më dil në dyluftim...
Atëherë Hamzai i doli në dyluftim dhe i tha:
Eja, afrohu, o biri i politeistes! Eja, afrohu...!
Hamzai me të shpejtë ia priti me një të rënë me shpatë dhe ai ra në tokë duke u përpëlitur dhe zhytur në gjak mu para tij.
Në ato çaste qëndroja në pozitë të dëshiruar përballë Hamzait, lëvizja heshtën derisa u qetësova dhe u binda se e kam shenjuar, kështu që e qëllova në pjesën e poshtme të barkut dhe i doli ndërmjet këmbëve të tij.
Atëherë ai bëri dy hapa të rëndë drejt meje, pastaj svonoi dhe u rrëzua përdhé, ndërsa heshta ishte në trupin e tij. Nuk ia hoqa atë derisa u binda për vdekjen e tij. Më në fund iu afrova, ia hoqa shigjetën, u ktheva në tendë dhe qëndrova aty, sepse nuk kisha nevojë për diçka tjetër pasi e vrava atë dhe do të lirohesha nga robëria.
* * *
Beteja u ashpërsua dhe po zhvillohej furishëm, sulmet dhe ikjet ishin të shumta, ndërsa muslimanëve, shokëve të Muhammedit, iu ngushtua rrethi dhe iu shtua numri i të vrarëve.
Në ato çaste Hindi me gratë e tjera u vërsul mbi muslimanët e vrarë dhe zunë ti masakrojnë ata, ua shqyenin barqet, ua nxirrnin sytë, ua prenin hundët dhe ua shkulnin veshët...
Pastaj, ato bënin qafore dhe rrathë prej hundëve dhe veshëve të prerë me të cilat u stolisën, kurse një qafore dhe dy rrathë ari mi dha mua dhe më tha:
Ato janë të tuat... ato janë të tuat o Ebu Deseme... Ruaji, sepse janë të çmueshme!
Kur u ndal lufta në Uhud, u ktheva me ushtri në Mekë, kurse Xhubejr ibnu Mutimi e zbatoi atë që kishte premtuar, gjegjësisht më liroi dhe u bëra i lirë.
* * *
Gjendja e nderë e muslimanëve filloi të ndryshojë ditaditës. Numri i tyre shtohej çdo çast. Sa më shumë që konsolidohej gjendja e Muhammedit dhe e muslimanëve, aq më shumë pikëllohesha dhe më kaplonte tmerri dhe frika nga vetvetja. Derisa isha ende në këtë gjendje, Muhammedi me ushtrinë e tij trime hyri në Mekë dhe e çliroi.
Atëherë ika në Taif që të gjej strehim dhe siguri.
Nuk vonoi shumë e edhe banorët e Taifit anuan nga feja islame dhe përgatitën një delegacion për tu takuar me Muhammedin, me qëllim që ta shpallin botërisht se e pranojnë fenë islame.
U pendova shumë dhe rashë në dilemë. Më bëhej se toka ku ecja po më ngushtohej dhe rrugët më vështirësoheshin. Andaj mendova të shkoj në Sham, Jemen apo gjetiu.
Për Zotin, unë isha i pikëlluar dhe i dëshpëruar pa masë, derisa u qetësova dhe u lirova nga një njeri, i cili më këshilloi: - Mjerë për ty, o Vahshij, për Zotin Muhammedi nuk vret asnjë njeri që hyn dhe pranon fenë islame dhe që pranon dëshminë e drejtë dhe të vërtetë (La ilahe illallah, Muhammedun Resulullah).
Posa dëgjova këshillën e tij, menjëherë u drejtova kah Medina për ta kërkuar Muhammedin dhe kur arrita atje u njoftova për gjendjen e tij dhe mësova se ai gjendej në xhami. Hyra në të pa u vërejtur dhe me kujdes eca drejt tij derisa u ndala mu te koka e Muhammedit dhe thashë:
- Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Kur dëgjoi dëshminë time, ngriti shikimin tek unë e pasi më njohu e uli shikimin dhe tha:
O Vahshiu, ti je?!!
Po, o Resulullah, i thashë.
Ai më tha:
Ulu dhe më trego se si e ke mbytur Hamzain!
Atëherë u ula dhe e informova për atë rast dhe, kur e mbarova fjalën, e largoi fytyrën nga unë dhe më tha:
Mjerë për ty, o Vahshij, fshihe fytyrën tënde nga unë që kurrë mos ta shoh atë pas sotit...
Që nga ajo ditë i shmangesha që mos ti bija në sy Pejgamberit fisnik, kështu që, kur uleshin sahabët para tij, unë ulesha prapa tij.
Kështu veprova derisa Muhammedi a.s. ndërroi jetë dhe shkoi në fqinjësi të Allahut.
* * *
Pastaj, Vahshiu vazhdon fjalën e tij dhe rrëfen:
- Edhe pse e dija se feja islame i shlyen mëkatet e bëra para se të pranohet ajo, unë mbeta i prekur thellë nga vepra e shëmtuar që kisha kryer. Atë e konsideroja vepër të keqe dhe të kobshme, sepse me të kisha goditur fenë islame dhe muslimanët, prandaj zura të pres shansin që ta mbuloj atë vepër me një vepër të mirë.
* * *
Pasi Muhammedi a.s. kishte ndërruar jetë, pushtetin e kishte marrë Ebu Bekri. Atëherë fisi Benu Hanife lëshoi fenë islame dhe u bënë renegatë, shokë të Musejlemes rrenacak, prandaj halifi i Pejgamberit mobilizoi dhe përga-titi ushtrinë që ta luftojë Musejlemen dhe njerëzit e tij dhe ti kthejë në fenë islame. Atëherë thashë në vetvete:
- Për Allahun, ky është shansi yt, o Vahshij, andaj materializoje dhe shfrytëzoje atë, mos lejo të të kalojë ky rast i volitshëm. Së bashku me ushtrinë muslimane dolëm në luftë. Mora me vete të njëjtën shigjetë me të cilën kisha vrarë dëshmorin më të çmuar, Hamza ibnu AbdulMuttalibin, dhe ia shtrova për detyrë vetes që ta vras Musejlemen me të njëjtën heshtë, ose të bie vetë dëshmor.
Kur muslimanët e sulmuan Kopshtin e Vdekjes (kopshtin e madh në të cilin ishte strehuar Musejlemeja dhe përkrahësit e tij) dhe u ndeshën me armiqtë e Allahut, zura ti afrohem Musejlemes, të cilin e shikova duke qëndruar me shpatë në dorë, por vërejta edhe njërin nga ensarët, i cili donte të bënte të njëjtën gjë si unë.
Posa zura pozitën e përshtatshme, lëviza shtizën, e drejtova mirë dhe e qëllova...
Në të njëjtin moment kur e kam goditur Musejlemen, atë e ka qëlluar me shpatë edhe ensariu, andaj Zoti ynë e di se cili prej nesh e ka vrarë Musejlemen.
Po qe se unë jam ai i cili e ka vrarë, atëherë jam ai i cili ka vrarë njeriun më të mirë (Hamzain), si dhe ai që ka vrarë njeriun më të keq (Musejlemen) gjithashtu...
HAKIM IBN HAZAMI
Në Mekë gjenden katër persona më të zhveshurit nga politeizmi dhe më të dëshiruarit për të pranuar fenë islame... Njëri prej tyre është Hakim ibnu Hazami.
Muhammedi a.s.
Lexues i nderuar! A ke dëgjuar apo lexuar për jetën e këtij sahabi?
Historia ka shënuar në analet e saj se Hakimi është i vetmi njeri që ka lindur brenda në Qabenë e madhëruar...
Rrëfimi për lindjen e tij, në pika të shkurtra, është ky:
Nëna e tij me një grup shoqesh hyri brenda në Qabe për ta shikuar atë. Atë ditë, Qabeja ishte e hapur për një rast të caktuar. Në atë kohë, e ëma e Hakimit ishte shtatzënë dhe befas ndjeu dhembjet e lindjes; ajo ishte brenda saj dhe nuk arriti të dalë prej Qabes...
Asaj i është sjellë një postiqe dhe mbi të e lindi fëmijën e saj...
Fëmija e posalindur ishte Hakim ibnu Hazam ibnu Huvej-lidi.
Ai është i biri i të vëllait të nënës së besimtarëve, Hatixhe bintu Huvejlidit r.a.
* * *
Hakimi u rrit në një familje me prejardhje fisnike, të respektuar dhe të pasur. Përveç kësaj, ai ishte i mençur, i ndershëm dhe i vyeshëm, andaj fisi i tij e emëroi prijës të vet dhe i besoi një detyrë të caktuar për të ndihmuar njerëzit.
Ai ndante nga pasuria e vet për nevojat e vizitorëve të Qabesë në kohën e injorancës. Ishte i urtë dhe shok besnik i Resulullahut a.s. edhe para se ai të shpallej pejgamber.
Edhe pse ishte pesë vjet më i moshuar se Pejgamberi a.s., megjithatë ai ishte korrekt ndaj tij, sillej njerëzishëm dhe kënaqej në shoqëri dhe ndeja me të, kurse Pejgamberi a.s. ia kthente në të njëjtën masë, me dashuri dhe sinqeritet.
Pastaj u zhvilluan marrëdhëniet e afërta, të cilat u forcuan edhe më shumë kur Pejgamberi a.s. u martua me hallen e Hazamit, Hatixhe Bintu Huvejlidin r.a.
* * *
Ndoshta do të jesh i mahnitur, lexues i nderuar, pas tërë kësaj që rrëfyem për marrëdhëniet dhe lidhmërinë e Hakimit me Pejgamberin a.s. kur do të mësosh ai nuk e pranoi fenë islame deri në ditën e çlirimit të Mekës, në kohën kur kishin kaluar më së njëzet vjet qëkur Muhammedi ishte shpallur Pejgamber!
Për një njeri siç ishte Hakimi, të cilit Allahu i kishte dhuruar atë mendje të shquar dhe i kishte mundësuar të ketë farefisni me Pejgamberin a.s., mendohej se do të ishte nga radhët e besimtarë të parë, prej atyre që do ta legalizonin thirrjen e Pejgamberit dhe që do të udhëzohej nga udhëzimet e tij.
Por, ajo ishte dëshira e Allahut... Çfarë dëshiron Ai, ashtu edhe bëhet...
* * *
Siç jemi të befasuar me kalimin e tij të vonuar në fenë islame, ashtu ishte i befasuar me këtë edhe vetë ai.
Pasi pranoi fenë islame dhe zuri ta shijojë ëmbëlsinë e imanit (besimit), ai u pendua pamasë për çdo moment të jetës së kaluar në politeizëm duke mohuar Allahun dhe duke përgënjeshtruar të Dërguarin e Tij.
Kur ai e pranoi Islamin, i biri i tij e kishte parë duke qarë dhe e pyeti:
Përse qan, o baba?!
Gjëra të shumta më bëjnë të qaj, ia ktheu ai.
E para, vonesa ime për ta pranuar Fenë Islame. Më kanë kaluar situata të volitshme dhe të shumta dhe sikur ta shpenzoja tërë arin që ka toka, nuk do të arrija asgjë nga ato.
Allahu më shpëtoi në betejën e Bedrit dhe të Uhudit, kur pata thënë: Nuk do ti ndihmoj kurejshitët kundër Pejgamberit e as që do të dal nga Meka. Megjithatë, u detyrova tu ndihmoj kurejshitëve.
Pastaj, sa herë që interesohesha për Fenë Islame, shikoja burrat e mbetur kurejshit, të cilët ishin të moshuar dhe ishin të lidhur ngusht me çështjen e injorancës, atëherë edhe unë veproja njësoj si ata dhe pëlqeja një gjë të tillë.
Ah, sikur të mos veproja ashtu...
Asgjë nuk na ka çuar në humnerë, vetëm se veprimi ynë i ngjashëm me veprimet e gjyshërve dhe prijësve tanë. Atëherë si të mos qaj, o djaloshi im?!!
* * *
Siç jemi të befasuar ne, por edhe vetë Hakimi për hyrjen e tij të vonuar në Fenë Islame, ashtu befasohej edhe Pejgamberi a.s. me një njeri mendjekthjellët dhe që kuptonte mjaft, përse Feja Islame ishte ende sekret për të, ndërsa Pejgamberi a.s. dëshironte që ai dhe njerëzit e ngjashëm me të për nga sjelljet të nxitonin për ta pranuar fenë islame.
Një natë para çlirimit të Mekës, Pejgameri a.s. iu tha shokëve të tij:
Në Mekë janë katër persona, të cilëve nuk ju dëshiroj politeizmin, por dëshiroj që ata të pranojnë Fenë Islame. Ata e pyetën:
Kush janë ata, o Pejgamber i Zotit?
Ata janë: Uttab ibnu Usejdi, Xhubejr ibnu Mutim, Hakim ibnu Hazami dhe Suhejl ibnu Amri u përgjigj Pejgamberi a.s.
Dha Zoti dhe që të gjithë ata pranuan Fenë Islame.
* * *
Kur Muhammedi a.s. hyri në Mekë dhe e çliroi atë, ai dëshiroi ta nderojë Hakimin, andaj urdhëroi muezinin e tij që tia kumtojë masës këtë lajm:
Kush dëshmon që nuk ka zot tjetër përveç Allahut Një dhe nuk i bën shok Atij, si dhe dëshmon që Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, ai është i sigurtë.
Kush strehohet në Qabe dhe e dorëzon armën, ai është i sigurtë.
Kush hyn në shtëpi të vet dhe e mbyll derën, ai është i sigurtë.
Kush hyn në shtëpi të Ebu Sufjanit, ai është i sigurtë... dhe
Kush hyn në shtëpi të Hakim ibnu Hazamit, ai gjithashtu është i sigurtë...
Shtëpia e Hakim ibnu Hazamit ishte në fund të Mekës, kurse ajo e Ebu Sufjanit ishte në krye të saj.
* * *
Hakimi pranoi fenë islame me aq përkushtim, saqë ia pushtoi shpirtin, kurse imani ia përzeu gjakun dhe ia trazoi zemrën.
Ai i shtroi vetes detyrën që ta kompensojë gjithë atë që ka humbur, ta mbulojë me vepër të mirë çdo veprim të bërë kundër Pejgamberit a.s. gjersa ishte jomusliman. Tani e tutje ai do ta shpenzojë për të mirën e tij.
Hakimi e realizoi betimin e dhënë...:
Daru enNedve shtëpi e lashtë dhe historike u bë pronë e tij...
Në atë shtëpi kurejshitët më parë mbanin kuvendimet në kohën e injorancës dhe mu aty tuboheshin kryeparët dhe prijësit e tyre që të bëjnë komplot ndaj të Dërguarit të Zotit xh.sh.
Hakimi dëshiroi që të lirohet dhe ta braktisë atë shtëpi dhe dëshironte tia sajojë perden e harresës asaj të kaluare të urryer, prandaj e shiti atë për njëqind mijë dërhem. Atëherë një djalosh kurejshit i tha:
- A e shite vendin më të nderuar të kurejshitëve, o xhaxha?!
Hakimi iu përgjigj:
Larg je nga e vërteta, o djalosh. Të gjitha vendet e respektuara na dolën nga dora dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç devotshmërisë, sepse unë nuk e kam shitur atë shtëpi për asgjë, por vetëm që me çmimin e saj ta blej një shtëpi në xhenet.
Dëshmoj para jush se mjetet e fituara prej saj do ti shpenzoj në rrugën e Allahut të Lartmadhëruar.
* * *
Hakimi e bëri haxhin pasi pranoi fenë islame, ndërsa para vetes çoi njëqind deve të zgjedhura për sevabe të mëdha dhe të gjitha ato i theri kurban për Allahun...
Në haxhin tjetër ai u ndal në Arafat, me vete kishe njëqind robër të tij dhe në qafën e secilit vendosi nga një qafore të arit, në të cilat shkruante:
Për hir të Allahut të Lartmadhëruar, janë të lirë nga Hakim ibnu Hazami. Pastaj i liroi që të gjithë.
Ndërkaq në haxhin e tij të tretë, para vetes çoi një mijë dele të zgjedhura, kurse në Mina të gjitha i theri kurban për Allahun dhe me mishin e tyre ushqeu muslimanët e varfër.
* * *
Pas betejës së Hunejnit, Hakimi kërkoi pasuri nga Pejgamberi a.s. e ai i dhuroi. Hakimi kërkoi përsëri e Pejgab-meri prapë i dha, derisa pasuria që mori arriti në njëqind deve (në atë kohë ai ende ishte i ri në fenë islame). Atëherë i Dërguari a.s. i tha:
- O Hakim! Kjo pasuri është e ëmbël dhe e dashur për shpirtin... kush e merr këtë me kënaqësinë e shpirtit, për të është i bekuar... por kush e merr me lakmi të shpirtit, ai nuk është i bekuar, por është sikur ai i cili ha dhe nuk ngopet, sepse dora e cila jep është më e mirë se ajo e cila shtrihet për të marrë.
Kur dëgjoi fjalët e Pejgamerit a.s. Hakimi tha:
O Resulullah! Për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën, nuk do të kërkoj më asgjë, prej askujt, derisa të kaloj prej kësaj jete (derisa të vdes).
Hakimi e mbajti si duhet fjalën që e kishte dhënë.
Gjatë sundimit të Ebu Bekrit, e thirrën disa herë me qëllim që ta marrë atë që i takonte prej arkës shtetërore të shtetit musliman, por ai refuzoi...
Kur Omeri e mori pushtetin, edhe ai e ftoi që ta marrë hakun e vet, por ai përsëri refuzoi... Atëherë, Omeri u ngrit në mesin e njerëzve dhe tha:
- Dëshmoj, o muslimanë, se unë e thirra Hakimin ta marrë pasurinë që i takon, por ai refuzoi.
Hakimi iu përmbajt parimit të vet të njohur dhe nuk pranoi asgjë, prej askujt, derisa vdiq...
ABBAD IBNU BISHRI
Meritat e tre personave nga ensarët nuk ka mundur ti arrijë askush. Ata janë: Sàd ibnu Muadhi, Usejd ibnu ElHudejri dhe Abbad ibnu Bishri.
Aisheja, nëna e besimtarëve
Abbad ibnu Bishri, emri i një personi të dëlirë dhe të ndritur që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e thirrjes së fesë islame. Nëse e kërkon në mesin e besimtarëve praktik që bëjnë namaz, lexues i nderuar, aty e gjen atë njeri të devotshëm, të pastër, i cili kalon natën duke lexuar pjesë të Kuranit...
Ndërsa kur e kërkon në mesin e heronjve, aty e gjen atë trim të paepur, i cili iu hyn betejave për ta lartësuar Fjalën e Allahut...
E nëse e kërkon në mesin e valijve (mëkëmbësve), atë e gjen të fortë dhe mbrojtës të pasurive të muslimanëve...
Për këtë sahab dhe dy të tjerë nga ensarët Aishja ka thënë:
Meritat e tre njerëzve nga ensarët nuk ka mundur ti arrijë askush, e që të tre janë nga fisi Benu Abdul Eshhel: Sad ibnu Muadhi, Usejd ibnu ElHudejri dhe Abbad ibnu Bishri.
* * *
Abbad ibnu Bishri, nga fisi ElEshhelijj, në kohën kur u shfaq shkëndija e parë e udhëzimeve të Muhammedit a.s. në horizontet e Medinës, ishte një djalosh që sapo kishte arritur në moshën e rinisë; lëkurën e kishte ende të butë dhe në fytyrën e tij shkëlqente rinia, ndërsa në sjelljet e tij hetohej mençuria dhe pjekuria, megjithatë ai akoma nuk i kishte mbushur njëzet e pesë vjeç.
* * *
Ai i është bashkangjitur thirrësit të ri mekas, Musabibnu Umejrit, dhe të dyve u kishin zbutur zemrat në saje të lidhjeve të besimit, ndërsa virtytet fisnike dhe të larta ata të dy i kishin bërë të pandashme.
Abbadi dëgjonte Musabin duke lexuar Kuranin me zërin e tij të rrjedhshëm dhe të ngrohtë, me ritmin e tij melodik dhe tërheqës, prandaj iu shtua dashuria për Fjalën e Allahut, e cila zuri vend thellë në zemrën e tij dhe ai zuri të merret vetëm me Kuranin, saqë e përsëriste atë natë e ditë, kur ishte i lirë dhe në lëvizje, derisa u bë i njohur në mesin e sahabëve me ofiqin imam dhe shok i Kuranit.
* * *
Një natë, derisa Pejgamberi a.s. falej në dhomën e Aishes, pranë xhamisë, dëgjoi zërin e Abbad ibnu Bishrit duke lexuar Kuranin rrjedhshëm ashtu siç ia kishte zbritur Xhibrili Muhammedit a.s. dhe tha: Oj Aishe! Ky është zëri i Abbad ibnu Bishrit?!
Ajo i tha: Po, o Resulullah.
Atëherë Pejgamberi a.s. bëri këtë lutje për të: O Zot, fale dhe mëshiroje atë.
* * *
Në të gjitha betejat që zhvilloi Pejgamberi a.s. mori pjesë në to edhe Abbadi dhe qëndrimi i tij ishte në nivel me mbartësin e Kuranit.
Në një rast kur Pejgamberi a.s. kthehej prej betejs Dhatirrrrika, u ndal me muslimanët në një luginë për të kaluar një natë.
Muslimanët sapo kishin ndalur devetë e tyre në luginë Pejgamberi a.s. iu drejtua atyre me këto fjalë:
Kush do të bëjë roje sonte?
Abbadeja dhe Ammar ibnu Jaseri u ngritën dhe i thanë:
Ne të dy, o Resulullah (Pejgameri a.s. i kishte vëlla-zëruar ata të dy kur kishin emigruar muslimanët në Medinë).
Pasi dolën në grykë të luginës, Abbadeja iu drejtua vëllaut të tij, Ammarit:
Në cilën pjesë të natës dëshiron të flesh, në pjesën e parë apo në të dytën?
Ammari iu përgjigj:
Do të flej në pjesën e parë, - dhe u shtri jo larg Abba-des.
* * *
Nata ishte e qetë. Yjet, drunjtë dhe gurët lartmadhër-onin dhe shenjtëronin Zotin e tyre duke e lavdëruar Atë në mënyrën e tyre. Atëherë Abbadeja u qetësua shpir-tërisht, kurse zemra i gjakonte për adhurim dhe Kuran.
Ndikonte më së miri tek ai Kurani, kur e lexonte duke u falur, prandaj bashkonte kënaqësinë e namazit me atë të leximit të Kuranit. Ai u drejtua nga kibla, filloi namazin dhe zuri të lexojë nga kaptina ElKehf me zërin e tij melodik, të njomë dhe të ëmbël.
Ndërsa madhëronte Allahun nën dritën e shkëlqyer hyjnore, i zhytur në shkëlqimin e dritës së Tij, një njeri arriti me shpejtësi. Ai posa vërejti Abbaden nga larg, të ngritur në grykë të luginës, kuptoi se aty është Pejgamberi, kurse Abbadeja ishte roje e tij dhe e njerëzve të tij, atëherë ai tërhoqi harkun, mori një shigjetë dhe e qëlloi.
Atëherë Abbadeja e nxori atë nga trupi, vazhdoi leximin e Kuranit dhe u thellua edhe më në namaz.
Ai njeri përsëri e qëlloi me një shigjetë tjetër, ndërsa Abbadeja veproi si me të parën. Edhe kur e qëlloi me të tretën ai e vazhdoi namazin, e pas kësaj e hoqi edhe këtë të fundit dhe rrëshqitazi iu afrua shokut (vëllait) të tij, e zgjoi nga gjumi dhe i tha:
- Zgjohu, sepse plagët më kanë dobësuar.
Posa i pa ata të dy, njeriu ua mbathi dhe iku.
* * *
Meqë rrobat i ishin shqyer, Ammari pa gjakun e Abbades duke i rrjedhur rrëke nga të tri plagët e marra dhe i tha:
Subhanallah, përse nuk më zgjove kur të qëlluan me shigjetën e parë?!
Isha duke lexuar një sure dhe nuk dëshiroja ta ndërpreja derisa ta mbaroja. Për Zotin, po të mos frikësohesha se do ta shkelja urdhrin e besuar nga Muhammedi a.s., gjithsesi do të dëshiroja më tepër vdekjen time sesa ta ndërpreja leximin e asaj sureje iu përgjigj Abbadeja.
* * *
Kur filluan luftërat kundër renegatëve, në kohën e sundimit të Ebu Bekrit r.a., dhe ai përgatiti ushtrinë për ta shuar atë kryengritje dhe rebelim të Musejlemes gënjeshtar, me qëllim që ti mposhtë përkrahësit e tij dhe ti kthejë në fenë islame, Abbadeja ishte në krye të asaj ushtrie.
Në ato beteja muslimanët fillimisht nuk shënuan ndonjë fitore që vlen për ta cekur. Kur pa se si ensarët nuk i ndihmonin muhaxhirët, por ndodhte e kundërta, Abbades iu mbush zemra vrerë. Shikoi poshtërimin që i bënin njëritjetrit, sikur ti mbusheshin veshët gurë e therra dhe u bind se nuk do të ketë sukses për muslimanët në këto beteja të ashpra përveç nëse veçoheshin të dy palët nga njëratjetra me qëllim që secila ta mbajë përgjegjësinë e vet dhe që të dihen luftëtarët e vërtetë në rrugën e Allahut.
* * *
Një natë para se të zhvillohej beteja vendimtare Abbadeja pa në ëndërr si çdo i fjetur se qielli u hap për të dhe posa hyri në të qielli e përqafoi dhe ia mbylli hyrjen. Kur u zgjua nga gjumi, ëndrrën ia tregoi Ebu Seid ElHuderit dhe i tha:
- Për Zotin, kjo është shenjë se unë do të bie dëshmor, o Ebu Seid!
* * *
Kur agoi dita, lufta vazhdoi. Abbadeja u ngrit në një vend më të lartë dhe zuri të thërrasë: O ju ensarë, veçohuni nga njerëzit... dhe shkatërroni këllëfet e shpatave tuaja... Mos lejoni që të qëllohet feja islame nga ana juaj...
Ai vazhdimisht e përsëriste thirrjen derisa u tubuan tek ai rreth 400 ensarë, në krye të të cilëve ishin Thabit ibnu Kajsi, ElBerra ibnu Maliku dhe Ebu Duxhane, pronari i shpatës së Resulullahut.
Abbadeja dhe ata që iu bashkangjitën atij u sul mbi armikun duke çarë rradhët me shpatë dhe duke i hedhur armiqtë të vdekur për dhé, derisa u thye Musejlemeja dhe përkrahësit e tij dhe u strehuan në të ashtuquajturin Kopsht të vdekjes.
Aty, te muret e Kopshtit të vdekjes, Abbadeja ra dëshmor i mbuluar me gjakun e tij të pastër... Në trupin e tij kishte aq shumë të rëna me shpatë, goditje nga shtizat apo nga shpatat, saqë nuk njihej më, përveç nëpërmjet një shenje, në trupin e tij.
ZEJD IBNU THABITI
Vallë, kush do të thurë vargje pas Hasanit dhe birit të tij? Vallë, kush do të ketë retorikë si Zejd ibnu Thabiti?
Hasan ibnu Thabiti
Viti i dytë pas hixhretit.
Në Qytetin e Pejgamberit a.s. njerëzit mblidheshin dhe përgatiteshin për të luftuar në Bedër.
Pejgamberi a.s. ia hedh shikimin e fundit ushtrisë së parë muslimane, e cila do të marshojë nën komandën e tij për të zhvilluar luftë në rrugën e Allahut dhe për të jetësuar Fjalën e Tij në tokë.
Këtu, në Medinë, në radhët e muslimanëve arriti një djalosh që ende nuk i kishte mbushur trembëdhjetë vjeç, por ishte i mençur dhe mendjehollë...
Ai mbante në dorën e tij një shpatë të gjatë sa vetë ai, apo edhe më e gjatë se ai. Iu afrua Pejgamberit a.s. dhe i tha:
- Do të flijohem për ty, o Resulullah, prandaj më lejo që të jem me ty dhe ti luftoj armiqtë e Allahut nën flamurin tënd.
Pejgamberi a.s. e shikoi gëzueshëm dhe mahnitshëm, i ra në krah në shenjë butësie dhe dashurie ndaj tij, e qetësoi dhe ia ndaloi të marrë pjesë në luftë për shkak të moshës së tij të re.
* * *
Djaloshi u kthye duke vringëlluar shpatën e tij për tokë, i dëshpëruar dhe i pikëlluar, sepse u pengua që të ketë nderin ta shoqërojë Pejgamberin e Zotit xh.sh. në betejën e parë që do të zhvillonte.
Pas tij u kthye edhe e ëma e tij, EnNevar bintu Malik, e cila ishte më e dëshpëruar dhe e pikëlluar se i biri i saj.
Ajo dëshironte ti ushqente sytë e vet duke e shikuar të birin e saj kur ai do të shkonte me burrat e tjerë në luftën e shenjtë, nën flamurin e të Dërguarit të Zotit xh.sh. Shpresonte që i biri do të zinte pozitën që do të gëzonte i ati i tij te Pejgamberi a.s.
* * *
Kur djaloshi nga ensarët e pa se nuk pati sukses dhe fat që ti afrohet Pejgamberit a.s. në këtë fushë për shkak të moshës së tij të re, ai mendjemprehtësinë e tij e përqëndroi në një fushë tjetër, e cila nuk do të ketë lidhje me moshën e tij me të cilën do të afrohet tek i Dërguari i Zotit xh.sh.
Kjo ishte dija dhe mësimi përmendsh i Kuranit...
Ai e njoftoi të ëmën e tij për këtë ide, e ajo u bë shend e verë dhe u angazhua që djali i saj ta realizojë.
Ajo u foli për këtë burrave të fisit të saj, të cilët së bashku me djaloshin dhe të ëmën e tij shkuan te Resulullahu dhe i thanë:
- O Pejgamber i Zotit! Ky biri ynë, Zejd ibnu Thabiti, i ka nxënë përmendsh shtatëmbëdhjetë sure nga Kurani dhe i këndon siç është më së miri, ashtu si të kanë zbritur Ty.
Mbi të gjitha, ai është i shkathët dhe di shkrimlexim. Me këtë ai dëshiron që të afrohet te ti dhe të të vijë pas, andaj dëgjoje atë, po qe se dëshiron.
* * *
Kur Pejgamberi fisnik dëgjoi nga Zejd ibnu Thabiti një pjesë nga ajo që kishte mësuar përmendsh, vuri re se ai këndonte mirë dhe i shqiptonte fjalët qartë...
Fjalët e Kuranit tingëllonin aq bukur dhe sikur shkëlqenin në buzët e tij, ashtu siç shkëlqejnë yjet në orbitën e qiellit... Këndimi i tij kishte ndikim dhe peshë... Pushimet e tij gjatë të kënduarit dëshmonin për kujdesin dhe të kuptuarit drejt të asaj që lexonte.
Andaj, Pejgamberi u ngazëllye shumë me të, sepse e gjeti edhe më të përgatitur seç e kishin përshkruar, e posaçërisht e gëzoi fakti që ai kishte zotëruar të shkruarit.
Atëherë, Pejgameri fisnik iu drejtua dhe i tha:
O Zejd, mësoje shkrimin hebraik, se unë nuk jam i sigurtë se ata e marrin atë që ua them si duhet.
Ai iu përgjigj: - Po, do të angazhohem me respekt të thellë për këtë që thua, o i Dërguari i Allahut!
Ai menjëherë iu përkushtua hebraishtes, derisa e zotëroi për një kohë të shkurtër dhe filloi të shkruajë në atë gjuhë për Resulullahun a.s. kur ai dëshironte tu shkruante hebrenjve dhe ia lexonte shkresat kur ata i shkruanin Pejgamberit a.s.
Pastaj ai e mësoi gjuhën siriake me urdhër të të Dërguarit të Zotit xh.sh., ashtu siç e kishte mësuar hebraishten.
Me këtë, djaloshi Zejd ibnu Thabiti u bë përkthyesi personal i Pejgamberit a.s.
* * *
Kur Pejgamberi a.s. u bind se Zejdi i ka zotëruar gjuhët në fjalë, se shkruan e përkthen çdo gjë në mënyrë besnike e të përpiktë, atëherë i besoi Zejdit që të shkruajë mesazhin hyjnor të zbritur mbi tokë, pra të shkruajë Shpalljen e Zotit, Kuranin e Lavdëruar.
Sa herë që zbriste diçka nga Kurani, Pejgamberi a.s. dërgonte ndonjërin që të thërriste Zejdin dhe i thoshte: Shkruaj o Zejd, e ai shkruante.
Ja, pra, ky është Zejdi, i cili e mësonte Kuranin pak nga pak dhe kohë pas kohe nga vetë Resulullahu a.s. dhe rritej nën versetet e tij. I merrte fjalët e Kuranit ashtu të freskëta nga goja e Resulullahut a.s. Ato i zbritnin Resulullahut a.s. sipas rrethanave dhe nevojave, dhe ai i shkruante ato dhe shpirti i fisnikërohej me dritën e udhëzimeve të tij.
Mendja i kthjellohej kur mësonte për sekretet e dispozitave të tij...
Ky ishte djaloshi fatlum që u specializua në mënyrë aq profesionale në fushën e Kuranit, saqë u bë njeriu i parë me autoritet nga i cili umeti i Muhammedit a.s. do të mësojë shumë pas vdekjes së Pejgamberit a.s.
Ai ishte në krye të atyre që tubuan Kuranin në kohën e Ebu Bekër EsSiddikut, si dhe ndër të parët që tubuan dhe bashkuan mushafet në kohën e Othmanit r.a.
Vallë, a ka pozitë më të lartë se kjo?!
A thua, ka krenari dhe nder më të lartë që ëndërron të ketë njeriu?
* * *
Mësimet dhe vlera e Kuranit ishin ato që i ndihmuan Zejdit të ndajë drejtësi në ato situata aq të ndera, saqë edhe më të mençurit ishin në dilemë. Ditën e Sekifes muslimanët nuk ranë dakord se kush do të jetë pasardhës në pushtet pas Pejgamberit a.s.
Në një rast muhaxhirët thanë:
Prej radhëve tona ishte pushteti i vetë Resulullahut, andaj edhe tani ai na takon neve.
Disa nga ensarët thanë:
- Pushteti na takon neve, sepse ne jemi më meritorë për të.
Disa të tjerë thanë:
Le ta ndajmë pushtetin (hilafetin) së bashku... sepse kur e angazhonte Pejgamberi ndonjërin prej jush për ndonjë çështje, atij ia bashkangjiste edhe njërin prej nesh.
Vetëm sa skishte ndodhur një përçarje dhe çrregullim i madh, e ndërsa trupi i Pejgamberit a.s. ishte i mbuluar dhe ende nuk ishte varrosur.
Në atë situatë nevojitej një fjalë e prerë, vendimtare dhe udhëzuese, sipas udhëzimeve të Kuranit, që tua ndriçojë rrugën njerëzve që kishin rënë në hall dhe që ta mënjanojnë përçarjen derisa ishte ende e vogël.
Kjo fjalë e pritur doli nga goja e Zejd ibnu Thabitit. Në ato momente iu drejtua të pranishmëve nga fisi i tij dhe iu tha:
O burra ensarë, vërtet Pejgamberi i Zotit xh.sh. ishte prej muhaxhirëve, andaj le të jetë edhe pasuesi i tij në pushtet nga muhaxhirët, ashtu siç ishte edhe ai vetë.
Vërtet, ne ishim ensarët (ndihmëtarët) e Resulullahut a.s., andaj le të jemi ensarë (ndihmëtarë) edhe të halifit të tij nga radhët e muhaxhirëve edhe pas vdekjes së tij, e le ta ndihmojmë atë në rrugën e drejtë dhe të vërtetë.
Pastaj ia shtriu dorën Ebu Bekrit dhe i tha: - Ky është halifi juaj, andaj zgjedheni dhe jepjani besën.
* * *
Me mirësinë e Kuranit, të me studimin e vet dhe me përcjelljen e vazhdueshme që i bënte Pejgamberit a.s. Zejdi u bë udhëzues dhe drejtues për muslimanët. Halifët e musli-manëve konsultoheshin me të për çështje të vështira, ndërsa opinioni i gjerë kërkonte përcaktimin e tij për probleme të ndryshme e posaçërisht në çështjet e trashëgimive, sepse në atë kohë në mesin e muslimanëve nuk kishte më të ditur, më të shkathët dhe më të zotin se ai në këtë drejtim. Omeri r.a. iu mbajti një fjalim muslimanëve në ElXhabije dhe u tha:
O ju njerëz! Kush dëshiron të pyesë për Kuranin, le të drejtohet te Zejd ibnu Thabiti...
Kush dëshiron të pyes për fikhun, le ti drejtohet Muadh ibnu Xhebelit...
Ndërkaq, kush dëshiron të pyes për pasuri, le të më drejtohet mua, sepse Zoti më bëri valij dhe ndarës të saj...
* * *
Ata të cilët kërkonin dituri nga radhët e sahabëve dhe tabiinëve (pasuesve të tyre) e njohin vlerën e Zejd ibnu Thabitit, andaj e ngritën dhe e respektuan për hir të dijes që zotëronte.
Ja, pra, eruditi i shquar, Abdullah ibnu Abassin, i cili, kur e pa Zejdin që dëshironte ti hipte kalit të tij, u ndal para tij, ia vendosi këmbën në praqe të kalit dhe kalin e kapi për freri.
Atëherë Zejdi i tha:
Mos e bë këtë, o biri i xhaxhait të Resulullahit!
Kështu na kanë urdhëruar që të sillemi dhe të veprojmë me dijetarët tanë... - ia ktheu ibnu Abasi.
Ma jep dorën tënde, ta shikoj! i tha Zejdi.
Ibnu Abasi e nxori dorën, kurse Zejdi anoi drejt saj, ia puthi dhe i tha:
Kështu na kanë urdhëruar që të sillemi dhe të veprojmë me Ehli Bejtin (farefisin) e Pejgamberit a.s...
* * *
Kur Zejd ibnu Thabiti ndërroi jetë, muslimanët qanë për vdekjen e tij dhe për atë erudit të madh. Atëherë Ebu Hurejra tha:
- Sot vdiq dijetari i madh i këtij populli (ymmeti), e ndoshta Allahu do të na e kompensojë atë me ibnu Abbasin.
Hasan ibnu Thabiti, poet i Pejgamerit a.s., e thuri një elegji me të cilën e vajtoi atë dhe vetveten dhe tha:
Vallë, kush do të thurë vargje pas Hasanit dhe birit të tij?
Vallë, kush do të ketë retorikë si Zejd ibnu Thabiti?!
REBIA IBNU KABI
Rebia ibnu Kabi rrëfen në vetën e parë:
Isha në moshë djaloshare atë ditë kur drita e besimit preku shpirtin tim dhe zemra ime kënaq e u qetësua kur mora mësimet e fesë islame.
Kur sytë e mi e panë për herë të parë Resulullahun a.s. e desha me një dashuri që mi përshkoi tërë gjymtyrët.
Zura të merrem me të me pasion aq të zjarrtë, saqë lash anash çdo gjë, andaj i thashë vetes:
Qofsh i mëshiruar, o Rebia, përse nuk i përkushtohesh shërbimit të Resulullahut s.a.v.s.?!
Ti paraqitem atij personalisht dhe në qoftë se më pranon, do të jem i lumtur që do të gjendem pranë tij, do ta përfitoj dashurinë e tij, do të jem fatlum dhe do ti fitoj të mirat e dynjasë dhe të ahiretit (të kësaj bote dhe të botës tjetër).
Pastaj, pa vonuar iu paraqita vetë Pejgamberit a.s. dhe e luta që të më pranojë të jem në shërbim të tij.
Ai nuk ma refuzoi lutjen dhe pranoi që të bëhem shërbëtor i tij. Andaj, që nga ajo ditë, zura ta shoqëroj Pejgamberin a.s. mu si hija e trupit të tij.
Ecja me të kudo që shkonte dhe e përcillja. Posa hidhte shikimin nga unë, ngrihesha menjëherë dhe i paraqitesha. Sa herë që kishte ndonjë nevojë të ngutshme, shpejtoja që tia kryej. I shërbeja gjatë tërë ditës, e kur kalonte dita dhe pasi ai falte jacinë e fundit (vitrin) dhe hynte në dhomën e tij, vetëm atëherë vendosja që të largohesha.
Megjithatë, thosha me vete: - Ku do të shkosh, o Rebia?! Vallë, mos do ti paraqitet Pejgamberit a.s. ndonjë nevojë gjatë natës? Prandaj ulesha te dera e dhomës së tij dhe nuk largohesha prej pragut të shtëpisë së tij.
Pejgamberi a.s. një pjesë të natës e kalonte duke u falur. Më bëhej se e dëgjoja duke lexuar suren ElFatiha, të cilën vazhdimisht e përsëriste gjatë një të tretës së natës e ndoshta edhe më gjatë, ndërsa unë lodhesha dhe e lëja atë apo më mbylleshin sytë dhe fleja.
Nganjëherë më bëhej se e dëgjoja duke thënë: Semia Allahu li men hamideh (Allahu e dëgjon atë njeri i cili e lavdëron Atë). Këtë e përsëriste vazhdimisht, madje edhe më gjatë se suren ElFatiha.
* * *
Resulullahu e kishte princip që tia kthejë me të mirë çdokujt që bënte një të mirë.
Ai dëshiroi të më shpërblejë për shërbimin që i bëja. Njëherë erdhi tek unë dhe më thirri: O Rebia ibnu Kabi!
Të dëgjoj dhe të përgjigjem, o Resulullah, qofsh përherë i gëzuar! ia ktheva.
Atëherë ai më tha:
Kërko prej meje ndonjë gjë të ta jap.
Mendova pak e pastaj i thashë:
Më jep pak afat, o Resulullah, që të mendoj se çka të kërkoj prej teje, e pastaj do të të njoftoj.
Nuk prish punë, më tha ai.
Asokohe isha i ri dhe i varfër, nuk kisha familje, pasuri e as shtëpi, por strehohesha në Suffen e xhamisë, me të varfërit tjerë muslimanë.
Njerëzit na quanin mysafirë të Islamit. Kur ndonjëri sillte ndonjë sadaka te Resulullahu a.s., ai na e dërgonte atë në tërësi, e nëse dikush i dhuronte diçka, ai e merrte për vete një pjesë, kurse pjesën tjetër na e dërgonte neve.
Shpirtërisht dëshiroja të kërkoja diçka nga të mirat e kësaj bote nga Pejgamberi a.s., në mënyrë që të bëhem i pasur, që ta gëzoj jetën sikur të tjerët dhe të kem pasuri, grua dhe fëmijë.
Por svonoi shumë dhe thashë me vete: Qofsh i shkatërruar, o Rebia ibnu Kab, vërtet kjo botë është kalimtare, andaj Allahu i Lartmadhëruar ta ka caktuar rrisk-un (kafshatën e jetës) e ai patjetër do të të arrijë.
Pejgamberi a.s. gëzon pozitë të lartë te Zoti, prandaj për hir të asaj grade atij nuk i refuzohet asnjë kërkesë dhe thashë në vetvete të kërkoj prej Resulullahut që ai ta lutë Allahun për të më dhënë diçka nga mirësitë e ahiretit.
Kjo kërkesë më pëlqente në shpirt. Pastaj shkova tek i Dërguari i Zotit xh.sh. e ai më pyeti:
Çfarë do të thuash, o Rebia?!
O Resulullah! Unë kërkoj prej teje që ta lutësh Allahun e Lartmadhëruar që të më bëjë shoqërues tëndin edhe në xhenet, i thashë.
Kush të këshilloi për këtë? më pyeti ai.
Jo, për Allahun, askush nuk më ka këshilluar për këtë, por kur më the: Kërko prej meje që të të jap, unë shpirtërisht dëshiroja që të kërkoja diç nga të mirat e kësaj bote. Pastaj svonova dhe u udhëzova që ta kërkoj jetën e përhershme e jo atë kalimtare. Andaj kërkova prej teje ta lutësh Allahun që të jem shoqëruesi yt në xhenet. Kështu i thashë Pejgamberit a.s.
Atëherë Pejgamberi a.s. heshti një kohë të gjatë dhe tha:
A dëshiron diçka tjetër, o Rebia?
Jo, o Resulullah, sepse nuk barazoj asgjë me atë që kam kërkuar i thashë.
Pra më ndihmo duke bërë sexhde të shumta më porositi Resulullahu a.s.
Atëherë fillova ta shpeshtoj adhurimin që ta kem mirësinë për ta shoqëruar Pejgamberin a.s. në xhenet, në botën e ardhshme, ashtu siç pata fatin që ti shërbej dhe ta shoqëroj edhe në këtë botë.
* * *
Prej atëherë nuk kaloi kohë e gjatë kur Pejgamberi a.s. më ftoi dhe më pyeti:
A nuk do të martohesh, o Rebia?!
Nuk dëshiroj të angazhohem me asgjë tjetër vetëm se të jem në shërbimin tënd, o Resulullah ia ktheva. Pastaj, unë nuk kam pasuri që ta paguaj mehrin për grua e as me çfarë ta furnizoj atë për jetë.
Atëherë ai heshti.
Kur më takoi herën tjetër, përsëri më pyeti:
A nuk do të martohesh, o Rebia?!
Iu përgjigja njësoj si herën e parë.
Por kur mbeta vetëm u pendova dhe thashë: U mjerë për ty, o Rebia...! Për Zotin, Pejgamberi a.s. e di më mirë se cila pjesë e ibadetit më shpaguhet më së miri dhe çka të kërkoj nga Zoti në këtë botë. Madje ai është informuar mirë se çfarë zotëroj.
Për Zotin, nëse Pejgamberi a.s. më fton herën tjetër për martesë, gjithsesi do ti përgjigjem pozitivisht.
Nuk kaloi kohë e gjatë dhe Pejgamberi a.s. më pyeti për herë të tretë:
A nuk do të martohesh, o Rebia?!
Po, gjithsesi do të martohem ia ktheva këtë herë, - por kush do të më martojë mua, kur jam në gjendjen të cilën edhe ti e di fare mirë?!
Atëherë ai më tha:
Shko te një familje e caktuar dhe thuaju atyre: Pejgamberi a.s. ju urdhëron që të më martoni me një vajzë tuajën.
Unë shkova i turpëruar tek ajo familje dhe thashë: Pejgamberi a.s. më ka dërguar që të më martoni me një vajzë tuajën.
Ata më pyetën të habitur: - Si thua, me një, me një vajzë tonën?!
- Po, - u thashë atyre.
Ata thanë: - Ne mirëpresim urdhrin e Resulullahut a.s., andaj mirëseke ardhur i dërguari i tij. Për Zotin, nuk do të kthehet i dërguari i Resulullahut a.s. pa iu plotësuar kërkesa... Ata më fejuan me atë vajzë...
Pastaj u ktheva te Pejgamberi a.s. dhe i thashë:
O Resulullah! Erdha prej më të mirës shtëpi... Më besuan, më mirëpritën dhe më fejuan me vajzën e tyre. Por, si do ta paguaj mehrin?!
Pejgamberi a.s. ftoi Burejde ibnu ElHasibin, i cili ishte nga paria e fisit tim, Benu Eslem, dhe i tha:
- O Burejde, tuboje sasinë e caktuar të arit, - dhe e bëri këtë për mua.
Pejgamberi a.s. më tha:
Merri këto dhe shko tek ajo familje dhe vajzës e thuaju atyre: Ky është mehri për vajzën tuaj.
Shkova te familja e vajzës dhe e pagova mehrin, kurse ata e pranuan, mbetën të kënaqur dhe thanë: - Është mjaft dhe mirë...
- Po ku të marr të holla e pasuri për ta bërë dasmën?!
Pejgamberi a.s. përsëri iu drejtua Burejdes:
Tuboni vlerën për të blerë një dash për Rebian, - e ata e blenë një dash të madh dhe të majmë.
Pejgamberi a.s. më tha:
Shko tek Aishja dhe thuaji asaj të ta japë elbin!
Shkova tek ajo dhe më tha: - Merri ata shtatë saa elb se, për Allahun, nuk kemi ushqim tjetër përveç tij. Mora dashin dhe elbin dhe shkova te familja e të fejuarës sime dhe ata më thanë:
Sa i përket elbit, ne do ta përgatisim atë, kurse për dashin urdhëroji shokët e tu që ta përgatisin.
Mora dashin dhe bashkë me disa njerëz të fisit tim Benu Eslem e therëm dhe pastaj e ziem. Pra, tani kishim bukën dhe mishin për dasmë.
E bëra dasmën, e ftova Resulullahun dhe ai iu përgjigj ftesës sime.
Mëpastaj, Pejgamberi a.s. ma lejoi një tokë pranë asaj të Ebu Bekrit. Më hyri në qejf aq shumë jeta e kësaj bote, saqë lindi një mosmarrëveshje mes meje dhe Ebu Bekrit për një hurmë dhe i thashë: - Ajo është në tokën time, - kurse ai më tha: - Jo, ajo është në tokën time. U grinda me të, e ai ma ktheu me fjalë e cila nuk më pëlqeu.
Por, pasi rodhi fjala, ai u pendua dhe më tha:
O Rebia! Ma kthe me një fjalë të ngjashme, me qëllim që të jetë ndëshkim për mua.
Jo, për Zotin, nuk do ta bëj këtë, - i thashë atij.
Atëherë ai më tha:
Pra, do të shkoj te Pejgamberi a.s. dhe do ti ankohem që po e bën ndëshkimin ndaj meje... më tha ai.
Ai u nis për te Pejgamberi a.s., kurse unë i shkova pas, e pas meje erdhën edhe disa njerëz nga fisi im, të cilët thanë:
Ai (Ebu Bekri) ka filluar i pari dhe të ka fyer e tani po shkon para teje te Pejgamberi a.s. që të ankohet kundër teje?!!
Unë u thashë: - A e dini se kush është ky?!
Ky është EsSiddiku... ky është kryeplaku i muslima-nëve..., Prandaj kthehuni para se tju shikojë, meqë do të mendojë që keni ardhur për të më ndihmuar kundër tij dhe ai do të hidhërohet, pastaj do të shkojë tek Resulullahu e edhe ai do të hidhërohet për hidhërimin e Ebu Bekrit, dhe më në fund edhe Allahu do të hidhërohet për hidhërimin e atyre të dyve, kështu që do të shkatërrohem unë, Rebia, prandaj kthehuni!
Ebu Bekri arriti te Pejgamberi a.s. dhe ia tregoi ngjarjen ashtu siç ishte. Atëherë Pejgamberi a.s. e ngriti kokën dhe më pyeti:
Çke ti dhe Ebu Bekri, o Rebia?
Unë iu përgjigja:
O Resulullah! Ai dëshiroi që unë ti them njësoj siç më ka thënë ai mua, por unë nuk veprova ashtu.
Jo, mos i thuaj siç të ka thënë ty, por thuaj: Zoti ia faltë gabimin Ebu Bekrit! më tha Resulullahu a.s.
Atëherë unë i thashë: - Ta faltë Allahu gabimin, o Ebu Bekër!
Derisa po shkonte rrugës, lotët i shkonin rrëke dhe tha:
- Allahu të shpërbleftë me të mirë nga ana ime, o Rebia!
Allahu të shpërbleftë me të mirë nga ana ime, o Rebia ibnu Kabi!
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjesa e gjashtë)
EBUL AS IBNU REBIAPRIVATE
ASIM IBNU THABITI
SAFIJE BINTU ABDUL MUTALIBI
UTBE BIN GAZVANI
NUAJM IBNU MESUDI
HABBAB IBNUL ERETTI
RREBIË IBNU ZIJAD EL HARITHIJ
ABDULLAH IBËN SELAMI
EBUL AS IBNU REBIA
Më foli Ebul Asi dhe ishte i sinqertë, më premtoi dhe e mbajti besën!
(Muhammedi a.s.)
Ebul As ibnu Rebia el Abshemij el Kureshij ishte një i ri i pashëm dhe elegant, saqë kushdo, që e shihte, mahnitej me tiparet e tij. Pasuria dhe mirësitë e kishin mbuluar nga çdo anë. E ndjente veten tejet krenar, pasi rridhte nga një familje me prejardhje fisnike. Mbi të gjitha, shquhej si njëri ndër kalorësit më të njohur arabë me krenarinë, burrërinë, guximin dhe besnikërinë, tipare këto të cilat i kultivonte me dashuri dhe krenari, ngase i kishte trashëgim nga të parët e tij.
* * *
Dashurinë për tregti Ebul Asi e trashëgoi nga kurejshitët, të cilët ishin të njohur me udhëtimet e tyre: dimrit dhe verës (JemenSham). Devetë e tij skishin të ndalur nga shkuarja dhe ardhja ndërmjet Mekës dhe Shamit. Karvani i tij numëronte mbi njëqind deve dhe mbi dyqind njerëz. Njerëzit kishin besim të madh në shkathtësinë, sinqeritetin dhe besnikërinë e tij, kështu që pa ngurrim ia dorëzonin pasurinë e tyre për të tregtuar dhe për të fituar dhe gjithmonë ndaheshin të kënaqur me të.
* * *
Hatixhe bintu Huvejlidi, e shoqja e Muhammedit a.s., ushqente dashuri të madhe ndaj tij, sikurse ta kishte djalë të vetin. Në zemrën dhe shtëpinë e saj Ebul Asi gëzonte respekt të veçantë dhe përherë ishte i dashur dhe i mirëseardhur në atë mes.
As dashuria e Muhammedit a.s. ndaj Ebul Asit nuk ishte aspak më e vogël sesa dashuria e Hatixhes.
* * *
Vitet kaluan me shpejtësi e në shtëpinë e Muhammedit a.s., u rrit më e madhja bijë e tij, Zejnebja. Ajo lulëzoi ashtu siç lulëzojnë lulet e bukura kur i hapin petalet e tyre dhe lëshojnë aromë të këndshme. Bukurisë së saj i lakmuan shpirtrat e bijve të parisë dhe të fisnikëve të Mekës.
E si të mos e lakmonin, kur ajo ishte më fisnikja dhe më e ndershmja prej bijave të kurejshitëve për nga familja, më fisnikja për nga babai dhe nëna dhe më e larta për nga morali dhe edukata?!
Por... si të arrinin deri te zemra e saj kur në mes të saj dhe atyre ishte i biri i tezes së saj, Ebul As ibnu Rebia, më i pashmi prej djelmërisë së Mekës?!
* * *
Nuk kaloi shumë kohë nga martesa e Zejnebes, bijës së Muhammedit a.s. me Ebul Asin dhe Meka shndriti nga shkëlqimi i dritës hyjnore. Allahu xh.sh. e dërgoi Pejgamberin e Tij, Muhammedin a.s. me udhëzim dhe fe të vërtetë. E urdhëroi që ti thërrasë të afërmit dhe farefisin e tij në besim. E para nga femrat që i besoi ishte gruaja e tij Hatixhja dhe bijat e tij: Zejnebja, Rukajja, UmmuKulthumi dhe Fatimja, ndonëse ajo atëherë ishte e vogël.
Për çudi, dhëndri i tij Ebul Asi nuk deshi që të largohet nga feja e të parëve të tij dhe refuzoi të hyjë në atë fe në të cilën hyri e shoqja e tij Zejnebja, ndonëse e donte atë me një dashuri të pastër dhe të sinqertë.
* * *
Kur u ashpërsuan mosmarrëveshjet ndërmjet të Dërguarit të Allahut dhe kurejshitëve, disa prej tyre u thanë të tjerëve:
- Mjerë për ju... Ju me martesën e vajzave të Muham-medit me djemtë tuaj ia lehtësuat atij brengat për to. Nëse ia ktheni ato, ai sigurisht se do të merakoset për to dhe do tju lërë juve të qetë...
Sa ide e mirë është kjo që thatë thanë ata dhe shkuan te Ebul Asi dhe i thanë: - Ndaju nga gruaja jote dhe ktheja atë babait të saj, e ne të martojmë ty me cilëndo grua që dëshiron nga gratë më fisnike të kurejshitëve.
Jo për Zotin tha ai, nuk ndahem nga gruaja ime dhe nuk e ndërroj atë me të gjitha gratë e botës... Dy bijat e tjera të Muhammedit a.s., Rukajjën dhe Umu Kulthumin i lëshuan dhe i kthyen në shtëpitë e prindërve të tyre. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të, u gëzua për kthimin e tyre. Dëshironte që edhe Ebul Asi të vepronte ashtu siç kishin vepruar dy të tjerët, mirëpo mbeti vetëm të shpresonte, sepse nuk kishte forcë që ta detyrojë Ebul Asin ta bënte një gjë të tillë, e në anën tjetër ende nuk kishte zbritur ajeti për ndalimin e martesës së muslimanes me idhujtarin (jomuslimanin).
* * *
Kur i Dërguari i Allahut emigroi në Medinë, gjendja ndërmjet tij dhe kurejshitëve u acarua edhe më shumë, kur ata dolën ta luftojnë atë në Bedër, e në mesin e tyre ishte edhe Ebul Asi, i cili u detyrua të dalë me ta pa dëshirën e tij.
Ndonëse nuk kishte dëshirë që të luftojë kundër muslimanëve, pozita që kishte ai në popullin e vet e shtyu që tu bashkangjitet atyre në këtë betejë... Toka e Bedrit u ngrit lart me humbjen e hidhur që iu shkaktua kurejshëve, ku iu thyen turinjtë shirkut dhe iu dërmuan shpinat udhëheqësve të tyre. Një grup prej idhujtarëve u vranë, disa u zunë robër e disa të tjerë shpëtuan duke ikur.
Në mesin e të zënëve rob ishte edhe Ebul Asi, burri i Zejnebes, bijës së Muhammedit a.s., paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.
* * *
I Dërguari i Allahut obligoi të zënët rob që çdonjëri prej tyre, nëse do të lirohet, duhet të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej një mijë deri në katër mijë dërhemë, varësisht nga pozita në shoqëri dhe pasuria që kishin.
Njerëzit filluan të udhëtojnë pandërprerë ndërmjet Mekës dhe Medinës duke çuar pasuri me të cilën do ti lironin të zënët rob.
Edhe Zejnebja dërgoi një njeri në Medinë me dëmshpër-blimin për lirimin e burrit të saj, Ebul Asin. Në atë pasuri kishte vënë edhe qaforen që i kishte dhuruar nëna e saj, Hatixhja, në ditën kur ia kishte uruar martesën.
Kur i Dërguari i Allahut e pa qaforen, fytyrën e tij fisnike e mbuloi një pëlhurë e hollë pikëllimi. Ndjeu një dhembshuri të thellë për bijën e tij, pastaj u kthye nga shokët e tij dhe u tha:
Zejnebja e dërgoi këtë mall për lirimin e Ebul Asit. Nëse e shihni të rrugës tia lironi asaj bashkëshortin e zënë rob dhe tia ktheni mallin, veproni.
Po, o i Dërguar i Allahut, do të veprojmë ashtu siç kërkove, i thanë ashabët e tij.
* * *
Para se ta lironin Ebul Asin, i Dërguari i Allahut i kushtëzoi atij lirimin me kusht që tia sjellë pa vonesë në Medinë vajzën e tij, Zejneben.
Ende pa arritur mirë në Mekë, Ebul Asi nxitoi ta përmbushë obligimin e tij... Urdhëroi të shoqen të përgatitej për udhëtim dhe e informoi se përcjellësit e caktuar nga babai i saj janë duke e pritur jo fort larg Mekës. Ia përgatiti ushqimin dhe mjetin për udhëtim dhe e ngarkoi të vëllanë e tij Amr ibnu Rebian që ta shoqërojë Zejneben dhe tua dorëzojë përcjellësve të saj personalisht.
* * *
Amri vuri harkun dhe shigjetat mbi supe, e vendosi Zejneben mbi deve dhe doli së bashku me të nga Meka në pikë të ditës dhe para syve të kurejshitëve. Kur e panë këtë skenë, populli i Mekës u trazua dhe iu lëshuan pas derisa e arritën. Ulërima e tyre e frikësoi dhe e trembi Zejneben...
Mirëpo, Amri sakaq rroku harkun e tij, e hapi strajcën e shigjetave dhe tha: - Për Zotin, askush prej jush nuk mund ti afrohet asaj pa ia ngulur më parë shigjetën në qafën e tij. Amri ishte shenjues me nam, saqë shigjeta e tij kurrë nuk gabonte cakun...
Ebu Sufjani, i cili i printe asaj turme njerëzish, i doli përpara dhe i tha:
O biri i vëllait tim, largoje shigjetën tënde prej nesh që të mund të flasim.
Amri e lëshoi shigjetën, kurse Ebu Sufjani vazhdoi e i tha:
Me të vërtetë bëre një gjest të pahijshëm dhe të pakontrolluar kur dole me Zejneben haptazi para syve të njerëzve. Sigurisht je i vetëdijshëm se të gjithë arabët kanë marrë vesh për pësimin tonë në Bedër dhe atë çka na gjeti nga dora e babait të saj, Muhammedit.
- Nëse del me bijën e tij haptazi, ashtu siç veprove, fiset arabe do të na quajnë frikacakë dhe do të na konsiderojnë si të ligj, prandaj kthehu me të dhe lëre disa ditë në shtëpinë e burrit të saj, që njerëzit të thonë se ne e kthyem atë, e pastaj largoje atë fshehurazi dhe dërgoje te babai i saj. Ne nuk kemi asgjë kundër që ajo ti bashkangjitet babait të saj.
Amri u pajtua me këtë propozim dhe e ktheu Zejneben në Mekë, mirëpo nuk kaluan as dytri net të plota e ai e nxori atë nën hijen e natës dhe ua dorëzoi në dorë atyre që i kishte dërguar babai i saj, ashtu siç e kishte porositur i vëllai.
* * *
Pas ndarjes me gruan e vet, Ebul Asi qëndroi një kohë në Mekë e pak para çlirimit të Mekës shkoi në Sham për të tregtuar. Derisa ishte duke u kthyer në Mekë u ndal të pushojë me karvanin e tij, i cili numëronte më se njëqind deve. Me vete kishte 170 njerëz. Gjatë një kontrollimi, njëra prej ekspeditave të të Dërguarit të Allahut hasi në atë karvan në afërsi të Medinës. Ata ia morën devetë Ebul Asit dhe i robëruan njerëzit e tij. Ai (Ebul Asi) u fsheh dhe nuk e gjetën dot.
Kur nata mbuloi dhenë Ebul Asi, nën perden e errësirës së saj, hyri në Medinë fshehurazi nga frika se do të diktohej, derisa arriti te Zejnebja dhe kërkoi prej saj që ta strehojë, gjë që ajo edhe e bëri.
* * *
Kur doli i Dërguari i Allahut për ta falur namazin e sabahut, u drejtua në mihrab dhe mori tekbirin fillestar e pas tij morën tekbir edhe njerëzit e tjerë. Prej safit (rreshtit) të grave u dëgjua zëri i lartë i Zejnebes, e cila tha:
O ju njerëz! Unë jam Zejnebja, e bija e Muhammedit. Kam strehuar Ebul Asin dhe do tiu lutesha ta keni në konsideratë strehimin e tij! Kur i Dërguari a.s. e mbaroi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha:
A e dëgjuat atë që e dëgjova edhe unë?!
Po, o i Dërguari i Allahut, i thanë ata.
Pasha Allahun, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk kam pasur kurrfarë dijenie për këtë derisa e dëgjova këtë që edhe ju dëgjuat tha Resulullahu, pastaj shkoi në shtëpinë e tij dhe i tha të bijës:
Respektoje shtëpinë e Ebul Asit dhe dije se nuk ke të drejtë bashkëshortësie me të. Pastaj i thirri njerëzit e ekspeditës, të cilët ia kishin marrë devetë dhe mallin Ebul Asit dhe ia kishin zënë rob njerëzit e tij, dhe u tha:
Ju e dini afërsinë e këtij njeriu te ne. Ia keni marrë mallin, por nëse keni mirësinë dhe ia ktheni atë çka është e tij, do të na bëhej qejfi, e nëse refuzoni, ajo është dhuratë e Allahut për ju, në të cilën keni të drejtë.
Për hatrin tënd ne do tia kthejmë atij mallin e vet, o i Dërguar i Allahut, i thanë ata.
Kur erdhi Ebul Asi që ta marrë karvanin e tij, disa i thanë:
O Ebul As, me të vërtetë ne të njohim nga më bujarët ndër kurejshitët, je djali i xhaxhait të Pejgamberit a.s. dhe dhëndër i tij, pranoje Islamin dhe ne do të heqim dorë nga kjo pasuri në favor tëndin. Kështu do ta kesh edhe mallin e mekasve, edhe do të mbetesh me ne në Medinë.
Sa vepër të keqe kërkoni prej meje, u tha ai. A po dëshironi që të filloj besimin tim të ri me mashtrim e tradhti?!
* * *
Ebul Asi me karvanin e tij vazhdoi rrugën për në Mekë derisa arriti në të dhe pasi ua ktheu të gjithëve atë që u takonte, u tha:
O paria e kurejshëve, a i ka mbetur dikujt prej jush diçka nga pasuria tek unë e që ende nuk e ka marrë?
Jo, i thanë ata. Zoti të shpërbleftë për ne, se vërtet je besnik dhe fisnik.
Pas këtyre fjalëve, Ebul Asi iu drejtua kurejshëve dhe u tha: - Pasi i përmbusha obligimet ndaj jush dhe i dhashë secilit prej jush atë që i takon, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Tij.
Për Zotin, asgjë nuk më ndaloi që të deklaroj dëshminë islame para Muhammedit në Medinë, përveç frika se ju do të mendonit se desha tua rrëmbej pasurinë...
Kur Allahu ua ktheu atë dhe unë u lirova nga barra e saj, e pranova Islamin...
Pastaj u largua nga Meka dhe u nis për në Medinë. Menjëherë iu paraqit Resulullahut dhe deklaroi botërisht përqafimin e Islamit.
I Dërguari i Allahut e nderoi dhe e respektoi Ebul Asin siç është më së miri. Ia ktheu bshkëshorten dhe gjithmonë thoshte për të:
Më foli Ebul Asi dhe ishte i sinqertë, më premtoi dhe e mbajti besën! .
ASIM IBNU THABITI
Kush lufton, le të luftojë ashtu siç lufton Asim ibnu Thabiti.
(Muhammedi a.s.)
Kurejshitët, i madh e i vogël, zotërinj e skllevër, dolën në Uhud që ta luftojnë Muhammedin a.s.
Urrejtja shtazarake ua kishte mbushur zemrat e tyre me një egërsi të paparë dhe dëshira e hakmarrjes për të vrarët në Bedër i kishte kapluar marrëzisht shpirtrat e tyre të trazuar.
Nuk u mjaftoi vetëm kjo, por me vete morën edhe zonjat kurejshite, që ti nxisnin burrat e tyre për luftë, të ndezin në shpirtrat e tyre ndjenjat luftarake dhe tua forcojnë vendos-mërinë e tyre sa herë që u dobësohej elani luftarak.
Në mesin e grave që dolën ishin edhe Hindi, e bija e Utbes, përndryshe e shoqja e Ebu Sufjanit, pastaj Rejta bintu Munebbih, bashkëshortja e Amr ibnul Asit dhe Sulafe bintu Sad me të shoqin Talhanë dhe tre djemtë e saj, Musafiun, Xhulasin dhe Kilabin, si dhe shumë gra të tjera.
* * *
Kur u takuan dy taborret në Uhud e zjarri i luftës filloi të ndizet, Hindi e bija e Utbes dhe gratë e tjera që ishin me të dolën prapa radhëve, morën defat në duar dhe duke u rënë atyre recitonin: Nëse vërsuleni në luftë, do tju përqafojmë dhe do tju shtrojmë shtrojat më të mira, po nëse zmbrapseni, do të ndahemi prej jush përgjithmonë.
Brohoritjet e tyre ndeznin edhe më shumë urrejtjen në zemrat e luftëtarëve dhe thuajse ndikonin në shpirtrat e tyre si magjia.
Kur luftimet në fushëbetejë u pashitën dhe kurejshët i detyruan muslimanët që të zmbrapsen duke lënë pas shumë të vrarë, gratë e kurejshëve, të cilat i kishte pushtuar euforia e fitores, lëshonin zëra dhe ulurima duke ecur e brohoritur nëpër fushën e betejës...
Filluan ti masakrojnë të vrarët në mënyrë shtazarake duke ua shqyer barqet, duke ua nxjerrë sytë, duke ua prerë veshët dhe duke ua sakatosur hundët.
Njëra prej tyre nuk mundi ta qetësojë tërbimin e saj shtazarak derisa bëri nga hundët dhe veshët e dëshmorëve muslimanë qafore dhe bylyzykë, duke u stolisur me to në shenjë hakmarrjeje për babain, vëllanë dhe xhaxhain e saj, të cilët më parë i ishin vrarë në Bedër...
* * *
Por, Sulafe binti Sadi kishte halle dhe preokupime të tjera, në dallim nga gratë kurejshite.
Ishte tejet e shqetësuar dhe e brengosur, pasi priste ti vinte burri apo ndonjëri prej tre bijve të saj, që të marrë vesh për gjendjen e tyre dhe pastaj tu bashkangjitet grave të tjera në gëzimin e fitores.
Pritja e pashpresë zgjati tepër, prandaj vendosi që të futet thellë në vendin ku ishte zhvilluar beteja dhe filloi ti shikojë fytyrat e të vrarëve. Tek ecte mbi kufomat e të vrarëve e gjeti burrin e saj të vrarë dhe të mbuluar me gjak.
Nga pezmi, si luaneshë e tërbuar, filloi të vrapojë nëpër fushëbetejë duke kërkuar me sy bijtë e saj: Musafiun, Kilabin dhe Xhulasin.
Nuk vonoi shumë dhe i pa të shtrirë në luginën e Uhudit...
Musafiu dhe Kilabi kishin vdekur, ndërsa Xhulasin e gjeti ende të gjallë, duke u përpëlitur në ankthet e vdekjes.
* * *
Sulafeja u hodh përmbi djalin e saj, të cilin e kishin kapluar ethet e vdekjes, ia vendosi kokën në prehërin e saj dhe filloi tia fshijë gjakun nga balli dhe nga goja e tij. Lotët tashmë i ishin tharë nga fatkeqësia që e kishte goditur. Iu drejtua atij dhe e pyeti:
Kush të mbyti, o biri im?
Ai u përpoq ti përgjigjej, por ethet e vdekjes e ndalën. Megjithatë, ajo ishte këmbëngulëse në pyetjen e saj, kështu që Xhulasi me një gjysmë zëri të mekur tha ngadalë:
Më vrau Asim bin Thabiti, e vrau edhe vëllain tim, Musafiun, dhe... pastaj lëshoi frymën e tij të fundit...
* * *
Sulafeja u tërbua nga kjo skenë rrëqethëse. Filloi të vajtojë dhe të bërtasë duke u betuar në Latin dhe Uzanë se pezmin e saj nuk do ta ndalin as lotët e as dhembja derisa kurejshët të mos e marrin hakun nga Asim bin Thabiti dhe tia japin asaj kafkën e tij që të pijë verë në të...
Pastaj u zotua se atij që e zë apo e mbyt Asimin dhe ia sjell kokën e tij, do ti japë çka të dojë nga pasuria e saj e vlefshme.
Lajmi i zotimit premtimit të saj u përhap me shpejtësi rrufeje ndër kurejshë, kështu që çdo i ri nga të rinjtë e Mekës shpresonte se do ta gjejë dhe do ta mbysë Asimin dhe tia sjellë kokën e tij Sulafesë, mos ndoshta ai do të jetë fitues i shpërblimit të saj.
* * *
Pas Uhudit muslimanët u kthyen në Medinë dhe filluan ta përkujtojnë betejën dhe rrjedhat e saj. Për të vrarët kërkuan mëshirë nga Allahu dhe me dhembshuri e respekt përkujtonin ata të cilët u sprovuan dhe u persekutuan. Prej atyre që përmendej më së tepërmi ishte Asim bin Thabiti. U habitën se si qe e mundur që në mesin e atyre që i kishte vrarë Asimi, të ishin edhe tre vëllezër të një shtëpie.
Dikush prej tyre tha:
Si mund të çuditeni për këtë?! A nuk ju kujtohet kur i Dërguari i Allahut në prag të luftës së Bedrit na pyeti si do të luftojmë?!
A nuk ju kujtohet kur u ngrit Asimi dhe e mori harkun e tij në dorë e tha: - Kur armiku të jetë afër meje njëqind hapa, gjuajtja do të jetë me shigjeta...
Kur të afrohen aq sa i arrin shtiza, atëherë sulmi do të jetë me shtiza, gjersa të thyhen ato. Kur të thyhen shtizat, i lëmë ato mënjanë dhe i rrokim shpatat e luftojmë me to...
I Dërguari i Allahut tha:
Kështu është lufta e vërtetë... kush lufton, le të luftojë ashtu siç lufton Asimi...
* * *
Nuk kaloi shumë kohë nga lufta e Uhudit dhe i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të, i ngarkoi gjashtë nga shokët e tij të ndershëm me një detyrë të rëndësishme. Asimin e caktoi udhëheqës të tyre.
Grupi i zgjedhur u nis për kryerjen e asaj që i urdhëroi i Dërguari i Allahut. Derisa ata ishin në rrugë jo larg Mekës u diktuan nga një grup prej fisit Hudhejl dhe shpejt u rrethuan prej tyre.
Asimi dhe ata që ishin me të rrokën shpatat e tyre dhe synuan luftimin e atyre që i rrethuan.
Hudhejlët u thanë: - Ju nuk keni forcë që të na kundër-viheni. Nëse dorëzoheni, për Zotin nuk do tju bëjmë ndonjë të keqe. Besa e Zotit qoftë mes nesh dhe jush, se nuk do tju dëmtojmë...
Shokët e të Dërguarit të Allahut shikuan njëritjetrin, sikur donin të këshilloheshin se si të veprojnë.
Asimi iu drejtua shokëve të tij dhe u tha:
Unë i gjallë nuk bie në dorë të mushrikut (idhujtarit). Pastaj iu kujtua zotimi i Sulafesë për të dhe me shpejtësi nxori shpatën nga këllefi duke thënë:
O Zot i Madhëruar! Unë po luftoj për ta mbrojtur dhe lartësuar fenë Tënde, prandaj të lutem mbroje mishin dhe ashtin e trupit tim dhe mos lejo që trupi im të bjerë në duar të armikut!
Pas këtyre fjalëve, u vërsul mbi hudhejlasit e pas tij edhe dy prej shokëve të tij. Ata vazhduan të luftojnë me një heroizëm të paparë derisa, u vranë njëri pas tjetrit.
Shokët e tjerë iu dorëzuan armikut, por nuk shkoi shumë dhe u tradhtuan prej tyre me tradhtinë më të keqe.
* * *
Në fillim, hudhejlasit nuk e dinin se njëri prej të vrarëve ishte Asimi. Kur morën vesh për këtë u gëzuan pa masë dhe filluan të mburren e të krenohen për atë që kishin bërë.
Kjo nuk ishte për tu çuditur... A nuk ishte Sulafeja ajo që premtoi se, nëse i bie në dorë Asimi, do të pijë verë nga kafka e tij?!
A nuk ishte ajo që premtoi se atij që e sjell Asimin, të gjallë apo të vdekur, do ti japë çka të dojë nga pasuria?!
Nuk kaluan shumë orë nga vrasja e Asimit e kurejshitët morën vesh për këtë gjë, ngase hudhejlasit banonin afër Mekës.
Paria kurejshite dërgoi një emisar të tyre te vrasësi i Asimit që tua jepnin kokën e tij në mënyrë që sadopak ta shuanin pezmin e Sulafesë, bijës së Sadit, ta përmbushnin betimin e saj dhe tia zbutnin një çikëz pikëllimin e saj për tre djemtë, të cilët ia kishte vrarë vetë Asimi me dorën e tij...
* * *
Hudhejlasit u nisën drejt trupi të Asim bin Thabitit me qëllim që tia ndanin kokën nga trupi, por u befasuan nga tufat e shumta të bletëve dhe të anzave që ia kishin mbuluar trupin dhe e kishin rrethuar nga çdo anë...
Sa herë që ata donin ti afroheshin kufomës së tij, bletët dhe anzat i sulmonin në fytyrë, ua thumbonin sytë, ballin dhe çdo pjesë të trupit të tyre duke mos i lënë fare të afroheshin.
Pas shumë orvatjeve nuk arritën deri te trupi i tij dhe gati e humbën shpresën. Atëherë disa prej tyre thanë:
Lëreni derisa të errësohet, ngase, kur të bjerë terri, insektet do të largohen e pastaj mund ta merrni kokën e Asimit.
U ulën jo fort larg dhe prisnin..., mirëpo ende pa kaluar mirë dita dhe para se të binte muzgu, qielli u mbulua i tëri me re të zeza dhe të dendura...
Vetëtoi dhe bubulloi... dhe ra një shi të cilin banorët e asaj ane nuk e kishin përjetuar kurrë më parë. Shumë shpejt u vërshuan lugjet dhe u mbushën përrojet. Vendi u përmbyt me një vërshim të paparë...
Kur agoi, hudhejlasit filluan ta kërkonin trupin e Asimit në çdo vend, por kot, nuk i gjetën asnjë gjurmë...
Uji i madh e kishte çuar kufomën e tij shumë, shumë larg... atje ku nuk mund ta gjenin kurrë.
Allahu iu përgjigj lutjes së Asim bin Thabitit dhe e mbrojti trupin e tij të pastër prej masakrimit...
E mbrojti kokën e tij fisnike që të mos pihet verë me kafkën e tij...
Vërtetë, Allahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.
SAFIJE BINTU ABDUL MUTALIBI
Safija është femra e parë muslimane që vrau pabesimtarë duke mbrojtur fenë e Allahut.
Cila është kjo zonjë mendjemprehtë ndaj së cilës njerëzit kishin konsideratë dhe respekt shumë të madh?
Cila është kjo sahabije e famshme dhe guximtare, e cila ishte femra e parë që vrau pabesimtarë në fenë islame?
Cila është kjo grua e vendosur që nxori në dritë kalorësin e parë që vringëlloi shpatën në rrugën e Allahut?
Kjo është Safije bintu Abdul Mutalibi, hashimite, kurejshite, halla e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
* * *
Të gjitha këto cilësi e virtyte të larta Safija i përfitoi nga çdo anë: babai i saj ishte Abdul Mutalib bin Hashimi, gjyshi i të Dërguarit a.s. dhe prijësi e zotëria i kurejshëve. Nëna e saj ishte Hale bintu Vehbi, motra e Emines, nënës së të Dërguarit të Zotit.
Burri i saj i parë ishte Harith bin Harbi, vëllai i Ebu Sufjanit, i pari i Beni Umejve, i cili pas një kohe vdiq dhe e la të vej.
Burri i saj i dytë ishte El Avamu bin Huvejlidi, vëllai i Hatixhes r.a., zonjës së grave arabe në kohën e injorancës dhe e para prej nënave të besimtarëve në Islam.
I biri i saj ishte Zubejr ibnul Avvami, shok i ngushtë dhe përcjellës besnik i Muhammedit a.s. A mund të ketë nder më të madh se ky që njerëzit të lakmojnë në të përveç nderit të imanit (besimit)?!
* * *
Pas një kohe asaj i vdes edhe burri i dytë Avvam Ibnu Huvejlidi duke ia lënë një fëmijë të vogël, Zubejrin, të cilin, edhe pse e rriti me vuajtje e mundime të mëdha, e edukoi në shkathtësinë e kalorësisë dhe të luftës. Pasioni i tij më i preferuar ishte mprehja e shigjetave dhe rregullimi i harqeve.
Ajo e kishte edukuar në frymën e trimërisë dhe ballafaqimit me çdo rrezik. Kur e shihte se Zujberi tërhiqej apo hamendej, i binte me një të rënë jo të fortë (që të mos e lëndonte). Një ditë njëri nga xhaxhallarët e qortoi duke i thënë: Përse po e rreh kështu djalin?... Vërtet je duke e rrahur atë me pezm e urrejtje e jo siç e rreh nëna fëmijën e saj. Ajo ia ktheu me një vjershë duke thënë:
Kush thotë se e urrej, ai gënjen.
Ngase unë e rrah që të jetë i zgjuar,
të mposhtë ushtri e të vijë me trofe lufte.
Kur Allahu xh.sh. e dërgoi Pejgamberin e Tij me udhëzim dhe fe të drejtë, si tërheqës të vërejtjes dhe përgëzues të njerëzimit, e urdhëroi që të fillojë prej të afërmve të vet.
Muhammedi a.s. i tuboi pasardhësit e Abdul Mutalibit, burrat dhe gratë e tyre, të madh e të vogël, dhe u tha:
Oj Fatime, bija e Muhammedit. Oj Safije bija e Abdul Muttalibit. O bijt e Abdul Mutalibit: Vërtet nuk kam kurrfarë mundësie që nesër tju ndihmoj para Allahut.
Pastaj i ftoi në besim në Allahun xh.sh dhe i nxiti që ti besojnë misionit (shpalljes) të tij...
Pranoi kush pranoi dritën e Allahut dhe refuzoi kush refuzoi dritën e Tij, e Safija ishte prej grupit të parë që i besuan Pejgamberit të Allahut... Ajo i bashkoi të dy krena-ritë: krenarinë familjare dhe krenarinë e Islamit.
* * *
Safija, e bija e Abdul Mutalibit, së bashku me të birin, Zubejrin, që në fillim iu bashkangjit radhëve të dritës. I përjetoi torturat dhe mundimet më të mëdha që përjetuan muslimanët e parë prej kurejshitëve, e kur Allahu xh.sh i lejoi të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve hixhretin (emigrimin) për në Medinë, zonja Safije la pas vetes Mekën dhe çdo gjë që kishte nga pasuria e saj. La edhe kujtimet më të bukura të saj për të. U nis për në Medinë, duke lënë vendlindjen vetëm për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
* * *
Edhe pse zonja Safije kishte afër gjashtëdhjetë vjet të jetës së saj të bujshme, në fushën e xhihadit kishte qëndrime burrërore, saqë historia ende i rikujton me respekt dhe admirim të madh. Me këtë rast do ti evokojmë dy momente kur heroizmi i saj i rrallë u tregua në vepër:
I pari ishte në ditën e Uhudit, kurse i dyti në ditën e Hendekut.
* * *
Sa i përket kontributit të saj në Uhud, ajo doli me ushtrinë muslimane në grupin e grave për luftë në rrugën e Allahut.
Mbartte ujë dhe u jepte të eturve të pinë, mprehte shigjeta dhe rregullonte harqet e dëmtuara. Me këtë punë ajo synonte edhe diçka tjetër, donte ta përcillte betejën me të gjitha ndjenjat...
E gjithë kjo nuk ishte për tu befasuar, sepse në atë fushëbetejë ishte djali i vëllait të saj Muhammedi i Dërguari i Allahut xh.sh... ishte vëllai i saj Hamza i biri i Abdul Mutalibit, luani sypatrembur i Allahut... Mbi të gjitha këto ajo e ndiente veten krenare dhe mburrej me Islamin, të cilin e kishte përqafuar me dëshirë (vullnet)... dhe vetëm për hir të kësaj feje, kishte emigruar me vetëdije të plotë... Nëpërmjet Islamit ajo e pa para vetes rrugën e ndritshme të xhenetit.
* * *
Kur ajo i pa muslimanët tek po ndaheshin nga i Dërguari i Allahut, përveç disave, dhe pa se idhujtarët gati iu kishin afruar të Dërguarit a.s. me qëllim që ta likuidonin, hodhi me shpejtësi enët e ujit dhe u vërsul si luanesha kur i mbron të vegjlit e saj, duke i marrë një të vrari shtizën e tij me të cilën filloi ti shpartallojë radhët e armikut dhe me zë të lartë iu drejtua muslimanëve, duke u thënë:
Mjer për ju, si e keni lënë të vetmuar të Dërguarin e Allahut!
Kur e pa Safijen duke ardhur, i Dërguari i Allahut u frikësua për të se mos ligështohet kur ta shohë të vëllanë, Hamzën, të vrarë e të masakruar në mënyrë shtazarake nga idhujtarët, dhe iu drejtua të birit të saj, Zubejrit, duke i thënë:
Largoje atë grua, o Zujber... Largoje!
Zubejri u drejtua nga ajo duke i thënë:
Oj nënë, largohu!... Largohu!
Nëse më pengon, mos më thirr më nënë i bërtiti ajo.
Por i Dërguari i Allahut të urdhëron që të kthehesh...
Përse të kthehem?!! Unë e kam marrë vesh se vëllai im është masakruar në rrugën e Zotit. Kur i dëgjoi këto fjalë i Dërguari i Zotit i tha Zubejrit: Lëshoja rrugën, dhe ai ia lëshoi.
* * *
Kur përfundoi beteja, Safija u ndal para vëllait të saj, Hamzës. E pa se ia kishin çarë barkun, ia kishin nxjerrë mushkëritë, prerë hundën, këputur veshët dhe ia kishin pri-shur fytyrën. Kërkoi mëshirë prej Allahut xh.sh dhe tha:
Kjo është për hir të Allahut xh.sh.
Pajtohem plotësisht me caktimin e Allahut dhe për Zotin, do të bëj durim, do ti mbështetem Atij dhe vetëm prej Tij do të kërkoj shpërblim për të.
* * *
Ky ishte qëndrimi i Safijes në Uhud, ndërsa sa i përket qëndrimit të saj në betejën e Hendekut, ekziston një tregim i rrallë ku mençuria, inteligjenca dhe trimëria e saj u shfaqën edhe një herë.
Ja se çrrëfejnë librat e historisë në lidhje me këtë:
* * *
Ishte në traditën e Pejgamberit a.s. që kur shkonte në ndonjërën prej luftërave, gratë dhe fëmijët i vendoste në ndonjë fortifikatë nga frika se mos në Medinë mund të hyjë ndonjë tradhtar gjatë kohës derisa mungonin mbrojtësit e saj (për shkak të luftës).
Ditën e Hendekut, gratë e tij, hallën dhe disa gra të muslimanëve i vendosi në kullën e Hasan Ibnu Thabitit, e cila ishte njëra ndër kullat më të mbrojtura dhe më të sigurta në Medinë dhe, njëkohësisht, më e vështira për pushtim.
Kur muslimanët ishin të zënë dhe të preokupuar rreth Hendekut për tiu kundërvënë kurejshitëve dhe aleatëve të tyre, i lanë anash gratë dhe fëmijët e tyre.
Në agimin e një mëngjesi, kur errësira e natës ende nuk kishte kaluar, Safija pa siluetën e një njeriu tek lëvizte në drejtim të kullës. Përqëndroi dëgjimin dhe shikimin dhe e hetoi se ai ishte një çifut, i cili filloi të sillej rreth kështjellës duke hulumtuar për të zbuluar ata që ishin brenda. Ajo e kuptoi se ai spiunonte popullin e saj dhe kishte ardhur për të zbuluar se a ekziston në kullë ndonjë burrë që i mbron ata që ishin brenda, apo ndoshta mes mureve të saj ka vetëm gra e fëmijë.
Safija e kuptoi mirë situatën dhe tha me vete: Çifutët e Beni Kurejdhas shkelën marrëveshjen që e kishin me të Dërguarin e Allahut dhe u ndihmuan kurejshitëve e aleatëve të tyre kundër muslimanëve. Nuk ekziston askush prej muslimanëve që të na mbrojë prej tyre, kurse i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të zënë në pritje për ballafaqim me armikun. Nëse ky armik i Allahut arrin që ta përcjellë te populli i vet të vërtetën tonë, çifutët do ti nënshtrojnë gratë muslimane dhe do ti robërojnë fëmijët, e kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe për muslimanët.
* * *
Ajo mori me nxitim shaminë e saj dhe e mbuloi kokën. I shtrëngoi teshat mirë në bel, mori një shtyllë mbi supe dhe zbriti ngadalë drejt derës së kullës. Me shkathtësi dhe mjeshtëri hapi një vrimë në derë dhe prej saj filloi ta përcillte armikun e Allahut me syçeltësinë dhe kujdesin më të madh. Kur u bind se ai arriti në vend të përshtatshëm ku ajo mund ta godiste, u vërsul mbi të si një shqiponjë, e ngriti shtyllën dhe i ra me të një të rënë të fuqishme dhe vdekjeprurëse derisa e plandosi përdhe... Pas të rënës së parë, pasoi e dyta dhe e treta, derisa ia ndali frymën.
Me shpejtësi rrufeje nxori thikën që kishte me vete, ia hoqi kokën dhe e hodhi nga maja e kullës. Koka e prerë e çifutit filloi të rrokullisej teposhtë kodrës derisa arriti në duart e çifutëve të cilët pritnin në fund të saj. Kur e panë kokën e shokut të tyre, disa prej çifutëve thanë: E kemi ditur se Muhammedi nuk i lë gratë dhe fëmijët pa mbrojtje... Pastaj shkuan rrugës së tyre...
* * *
Allahu qoftë i kënaqur ndaj Safijes, të bijës së Abdul Mutalibit.
Ishte shembull i pashoq i gruas muslimane.
E edukoi fëmijën e saj të vetëm me edukatën më të mirë.
Kur ra dëshmor i vëllai i saj, Hamza, ajo bëri durimin më të madh për të.
Edhe pse gjatë jetës së saj e përcollën vështirësi e sprova të mëdha, gjithmonë mbeti e paluhatshme, e vendosur, e urtë dhe guximtare.
Historia shkroi me shkronja të arta në faqet e saj: Safija, e bija e Abdul Mutalibit, është femra e parë muslimane që vrau një pabesimtar, duke mbrojtur fenë e Allahut.
UTBE BIN GAZVANI
Vërtet, Utbe bin Gazvani ka një vend të lartë në Islam.
Omer ibnul Hattabi
Omer ibnul Hattabi, emiri i muslimanëve, pas namazit të jacisë u shtri në shtratin e tij, me qëllim që të pushojë pak dhe të përgatitet për shëtitjen e tij të natës.
Mirëpo, gjumi ishte tretur nga sytë e halifes, ngase postieri e kishte lajmëruar se ushtrisë persiane, sa herë që ishte para mposhtjes dhe në rrezik që të shkatërrohej nga ana e muslimanëve, i vinte ndihma prej të gjitha anësh dhe nuk vononin e tubonin forcat e tyre për të vazhduar luftën.
Omerit r.a. i kishte ardhur lajmi se qyteti i Ubulles (afër Basrës) konsiderohej si njëri nga burimet më të rëndësishme që i ofronin ndihmë ushtrisë persiane, në pasuri e në njerëz.
Mu për këtë, Omeri r.a. vendosi që të dërgojë një ushtri për ta çliruar Ubullen dhe tua ndërprejë ndihmën persianëve, mirëpo u befasua nga mungesa e njerëzve që kishte pranë.
Arsyeja e kësaj mungese qëndronte në atë se rinia, burrat dhe të vjetrit kishin dalë pothuajse që të gjithë të luftojnë në rrugën e Allahut dhe skishte mbetur në Medinë askush përveç një grupi të vogël.
Megjithatë, kjo nuk e luhati aspak, meqë u mbështet në strategjinë e tij të pashoqe, për të cilën ishte i njohur, ... e ajo ishte: kompensimi i numrit të vogël të ushtrisë me forcën e udhëheqësit... (komandantit).
Filloi ti analizojë, një nga një, tiparet e shokëve që kishte pranë, siç thonë me sitë e me shoshë dhe sakaq brofi nga shtrati i entuziazmuar, duke thënë:
E gjeta... Po, e gjeta...
Pastaj u ul përsëri në shtrat - duke thënë:
Me të vërtetë, është luftëtar që përballoi sfidat e Bedrit, Uhudit, Hendekut dhe betejave të tjera simotra...
U shqua për trimëri të pashoqe në luftën e Jemames, asnjëherë nuk është goditur nga shpata, e shtiza e tij as që ka gabuar cakun ndonjëherë... I ka përjetuar dy emigrimet (në Abisini dhe në Medinë) dhe është njëri prej shtatë të parëve që pranuan Islamin në sipërfaqen e tokës...
Kur agoi mëngjesi, tha:
Ma thirrni shpejt Utbe bin Gazvanin.
Atë e emëroi udhëheqës të treqind e sa njerëzve dhe i premtoi se do ta ndihmojë më vonë me disa njerëz, aq sa të ketë mundësi.
* * *
Kur ushtria e vogël muslimane vendosi të nisej, para tyre doli Faruku (Omeri r.a.) për ta pëcjellur udhëheqësin e saj, Utbenë, dhe e porositi duke i thënë:
O Utbe, të nisa kah Ubulla. Dije se ajo është njëra prej fortifikatave të armikut, e lus Allahun që të ngadhënjesh dhe ta mposhtësh atë. Kur të gjendesh pranë saj, ftoje popullin e saj që ti besojnë Allahut. Kush të përgjigjet, zmbrapsu prej tyre, e kush refuzon, merr prej tyre xhizjen për të vegjlit dhe të rriturit...
Në të kundërtën, luftoj dhe mbyti pa dhembje.
Ki frikën Allahut, o Utbe, për atë që tu ka besuar!
Ki kujdes që epshi yt mos të të shpjerë në mendje-madhësi e ta humbësh botën e amshueshme. Dije se ke pasur nderin ta shoqërosh të Dërguarin e Allahut, nder me të cilin të lartësoi i Madhërishmi. Të bëri të fortë e të pathyeshëm, pasi ishe i dobët, derisa arrite të bëhesh prijës dhe udhëheqës, që urdhrat e tua të zbatohen kur flet dhe urdhëron. Sa mirësi e madhe është kjo, nëse nuk të mashtron epshi e të bëhesh mendjemadh, ngase mosmirënjohja ndaj këtyre dhuntive të shpie në xhehenem. Le të na mbrojë Allahu të dyve nga zjarri i tij!
* * *
Utbeja u nis me luftëtarët e tij, e me të ishte edhe gruaja e tij, në mesin e pesë grave të tjera, gra dhe motra të ushtarëve, derisa arritën afër Ubulles, në një vend plot me kallam sheqeri. Skishin asgjë me vete për të ngrënë...
Kur i kaploi uria, Utbeja u tha disave: - Kërkoni në këtë vend diçka për të ngrënë, me qëllim që të shuajmë urinë.
Lidhur me kërkimin e ushqimit është një ngjarje interes-ante, të cilën e ka transmetuar njëri prej tyre duke thënë:
- Derisa kërkonim diçka për të ngrënë, hymë në një pyll të dendur, kur ja, në njërën prej pemëve i pamë të varura dy krojshe, në njërën kishte hurma e në tjetrën kokrra të bardha, të vogla, të mbështjella me lëvozhgë të verdhë. I morëm me vete. Njëri prej nesh shikoi nga krojsha në të cilën ishin kokrrat dhe tha:
Ky është helm të cilin na e ka përgatitur armiku, andaj mos hani.
Atëherë i morën hurmat dhe filluam ti hamë ...
Derisa hanim hurma, një kalë që i kishte këputur frerët, iu afrua krojshes me kokrrat e bardha dhe filloi ti hajë. Deshëm ta presim menjëherë që së paku të përfitonim nga mishi i tij, para se të ngordhte, mirëpo pronari i tij tha: - Lëreni, se do ta ruaj atë gjithë natën dhe nëse e shoh se do të ngordhë, do ta ther.
Të nesërmen, me të gdhirë, pamë se kali ishte shëndosh dhe se kishte gjetur gjë.
Motra ime tha:
O vëlla! E kam dëgjuar babain tim duke thënë: - Helmi nuk bën dëm nëse vendoset në zjarr dhe piqet apo zihet.
Atëherë unë mora disa nga kokrrat dhe i vendosa në një enë e ia vura flakën përfund. Nuk vonoi shumë e ajo tha:
- Ejani e shikoni si janë skuqur kokrrat, pastaj prej tyre filloi të ndahej lëvozhga dhe dilnin disa kokrra të bardha. I nxorëm në një enë të madhe për të ngrënë e Utbeja na tha: Përmendeni emrin e Allahut dhe hani prej këtij ushqimi...
Kur filluam për të ngrënë, vërejtëm se kishte një shije të mirë.
Më vonë morëm vesh se ky ushqim quhej oriz.
* * *
Ubulleja, të cilës ia kishte mësyer Utbeja me ushtrinë e tij të vogël, ishte një qytet i fortifikuar mirë, i ngritur në brigjet e lumit Dixhle.
Persianën e kishin bërë këtë qytet depo të armëve të tyre, ndërsa pyrgjet e tij i kishin bërë vende për roje, nga të cilat përcillnin lëvizjet e armiqve të tyre. Megjithatë, kjo aspak nuk e pengoi Utben që tia mësyjë mposhtjes së Ubulles, edhe pse kishte një ushtri të vogël dhe pak armë. Me vete nuk kishte më tepër se gjashtëqind luftëtarë, të shoqëruar nga një grup i vogël grash. Të vetmet armë të tyre ishin shpatat dhe shtizat. Për këtë arsye patjetër i duhej të përdorte mençurinë dhe strategjinë e tij.
* * *
Për gratë, Utbeja përgatiti flamuj, të cilët i lidhi në majë të shtizave... Ato i urdhëroi që të shkojnë pas ushtrisë dhe u tha: Kur ti afrohemi qytetit, çoni pluhur pas nesh me tërë forcën derisa të mbushet qielli. Kur iu afruan Ubulles, ushtarët persianë u dolën para dhe i panë muslimanët duke ardhur. Shikuan flamujt tek valëviteshin pas tyre dhe panë se pluhuri kishte mbuluar qiellin dhe i thanë njëritjetrit:
Vërtet, këta janë pararoja e ushtrisë muslimane. Sigurisht se pas tyre qëndron një ushtri e hatashme e cila e ka çuar tërë këtë pluhur, kurse ne jemi shumë pak...
Në zemrat e tyre hyri frika dhe i kaploi pasiguria. Filluan ti mbartin sendet e lehta e të shtrenjta dhe nxitonin për të hipur nëpër anijet të cilat ishin të vendosura në Dixhle, duke lënë pas vetes qytetin e boshatisur. Utbeja hyri në Ubulle pa humbur asnjë ushtar e pastaj çliroi qytetet dhe fshatrat përreth, një nga një.
Të mirat e fituara materiale ishin aq të mëdha, saqë vështirë numëroheshin dhe tejkaluan çdo parashikim. Kur njëri nga njerëzit e tij u kthye në Medinë, njerëzit e pyetën:
- Si janë muslimanët në Ubulle?
- Për çfarë po pyetni?! pyeti ai.
Për Zotin i kam lënë duke tubuar ar dhe argjend me të madhe. Këto fjalë të tij nxitën shumë njerëz që tia mësyjnë Ubulles.
* * *
Në këtë situatë, Utbeja kishte vërejtur se me vendosjen e ushtarëve nëpër qytetet e çliruara, kjo do të bëjë që ata të humbin elanin për luftë, do të mësohen me një jetë pa obligime dhe do të marrin tiparet e cilësitë e banorëve vendas.
Kjo e shtyri Utbenë që ti shkruajë letër Omerit r.a. dhe të kërkojë leje për themelimin e Basrës, pasi që më parë ia kishte përshkruar vendin e zgjedhur për të, e Omeri r.a. i dha leje.
* * *
Utbeja e bëri planin e qytetit dhe ndërtesa e parë që e ndërtoi ishte xhamia madhështore... Sështë çudi, ngase për hir të xhamive ai dhe shokët e tij dolën në luftë në rrugën e Allahut... Dashuria ndaj fesë dhe ndaj xhamisë i bëri ata triumfues dhe ngadhënjyes ndaj armiqve të Allahut.
Ushtarët garonin se kush do të marrë më tepër tokë dhe në ndërtimin e shtëpive.
Utbeja nuk ndërtoi shtëpi për vete, por vazhdoi të jetojë në një tendë, sepse kishte ndërmend diçka tjetër...
* * *
Utbeja vërejti se të mirat e dynjasë i kishin preokupuar muslimanët në Basra, saqë kishin harruar vetveten dhe se ata njerëz të cilët deri dje nuk dinin për ushqim më të mirë sesa orizin e zier me lëvozhgë, kishin shijuar ushqimet e persianëve si hallvë me mjaltë; kadaifin dhe ëmbëlsira të tjera, të cilat iu kishin pëlqyer.
Nga tërë kjo mirëqenie frikësohej se të mirat e kësaj bote do ti bëjnë muslimanët që ti lënë pas dore detyrimeve fetare. Mu për këtë arsye tuboi njerëzit në xhaminë e Kufes, u foli dhe u tha:
O ju njerëz, kësaj bote të përkohshme me të vërtetë do ti vijë fundi, e ju do të transferoheni në botën tjetër, e cila është e përjetshme.
Përpiquni që në të të kaloni me veprat më të mira. Më keni parë mua kur isha nga shtatë besimtarët e vetëm me të Dërguarin e Allahut e nuk kishim ushqim tjetër përveç gjetheve të pemëve.
Një ditë, pata gjetur në tokë, një qyrk të cilin e mora dhe e ndava me Sad ibni Vekkasin, gjysmën e mori Sadi për mbulesë e gjysmën tjetër e mora unë.
E sot, secili prej nesh është mëkëmbës vali i ndonjë province?
Kërkoj ndihmë dhe mbrojtje prej Allahut që të mos jem i madh në vetvete e i vogël tek Allahu...
Pas këtyre fjalëve të prekshme, njërin prej tyre e la zëvendës të vetin, u përshëndet me ta dhe u nis për në Medinë.
Kur arriti tek Omeri r.a. kërkoi prej tij që ta lirojë nga posti, por ai nuk e liroi. Utbeja insistoi me ngulm që të lirohet, por halifi nguli këmbë dhe e urdhëroi atë që të kthehet përsëri në Basra.
Iu nënshtrua urdhrit të Omerit pa dëshirë dhe duke hipur në deve tha:
O Zot i Plotfuqishëm, mos më kthe atje!
Allahu i Madhërishëm iu përgjigj lutjes së tij, kështu që jo fort larg Medinës deveja e tij rrëshqiti dhe ai ra prej saj pa frymë në tokë...
Allahu e mëshiroftë Utbe bin Gazvanin!
NUAJM IBNU MESUDI
Nuajm ibnu Mesudi është ai i cili e kuptoi se lufta është strategji.
Nuajm ibën Mesudi ishte një djalosh i zgjuar, i mençur dhe i zhdërvjelltë. Nuk e ndalte kurrëfarë pengese e as kurrëfarë vështirësie. Ishte shembull tipik i beduinit të shkretëtirës, me të gjitha tiparet e inteligjencës, pjekurisë, mendjemprehtësisë dhe largpamësisë, tipare këto që ia kishte dhuruar Allahu. Krahas kësaj, ishte i dhënë pas kënaqësive dhe dëfrimeve, të cilat më së shumti i gjente në shoqëri të çifutëve të Jethribit (Medinës).
Sa herë dëshironte të dëgjonte ndonjë këngëtare apo veshi i tij të dëgjonte ndonjë zë të rrallë, shalonte kalin dhe nisej nga vendlindja e tij Nexhdi për në Jethrib, ku me gjithë dëshirë u jepte shpërblim çifutëve të Jethribit, e në anën tjetër ata edhe më me dëshirë i ofronin Nuajmit këna-qësinë e kërkuar.
Pasi vizitat e Nuajmit në Jethrib ishin të shpeshta, edhe lidhja e tij me çifutët ishte e fortë, e posaçërisht me fisin Benu Kurejdha.
* * *
Kur Allahu e fisnikëroi njerëzimin me dërgimin e të Dërguarit të Tij me udhëzim dhe fe të vërtetë dhe rrethinën e Mekës e shndriti me dritën e Islamit, Nuajmi ende nuk e frenonte vetveten...
Fenë e re e refuzoi me një vrazhdësi të paparë nga frika se ajo do të jetë pengesë mes tij dhe kënaqësive të tij.
Nuk vonoi dhe u gjend në radhët e armiqve më të përbetuar të Islamit, plot mllef e pezm dhe ishte prej atyre që nuk nguruan ta vringëllojnë shpatën kundër Islamit dhe muslimanëve.
* * *
Mirëpo, Nuajmi i hapi vetes një faqe të re në historinë e thirrjes islame ditën e betejës së Hendekut. Në këtë faqe ai shkroi me shkronja të arta tregimin më mahnitës të strategjisë së luftërave, tregim të cilin historia ende e përmend me një admirim të madh, me të gjitha aktet, e posaçërisht strategjinë e kryeheroit të saj të mençur e të zhdërvjelltë.
* * *
Për tu ndalur te tregimi i Nuajm ibnu Mesudit patjetër duhet të kthehesh pak prapa...
Në prag të betejës së Hendekut disa nga prijësit e çifutëve të fisit Benu Nadir zbritën në Jethrib dhe filluan bisedimet sekrete për grupimin e sa më shumë grupacioneve për ta luftuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. dhe për ta shkatërruar fenë e tij njëherë e përgjithmonë.
Madje shkuan edhe në Mekë për ti nxitur kurejshët në luftë kundër muslimanëve, duke u premtuar se do tu bashkohen atyre kur të arrijnë në Medinë dhe për këtë dhanë garanci të mëdha se nuk do ta shkelin premtimin.
Pastaj i lanë ata dhe u nisën te gatafanët në Nexhd duke i nxitur edhe ata në luftë kundër Islamit dhe të Dërguarit të Allahut. I ftuan që ta çrrënjosin këtë fe të re nga faqja e dheut dhe në fund u treguan atyre për marrëveshjen që kishin lidhur me kurejshitët. Edhe gatafanëve iu premtuan sikur kurejshitëve, se do ta mbajnë premtimin për marrëveshjen e lidhur me ta.
* * *
Kurejshitët, i madh i vogël, kalorës dhe këmbësorë dolën nga Meka nën komandën e liderit të tyre Ebu Sufjan bin Harbit dhe u nisën për në Medinë. Po ashtu edhe gatafanët nga Nexhdi dolën që të gjithë nën komandën e Ujejne bin Hisën El Gatafanit.
Në ballë të burrave të Gatafanit ishte edhe heroi i tregimit tonë Nuajm ibnu Mesudi...
Kur të Dërguarit të Allahut i arriti lajmi për daljen e tyre, i tuboi shokët e tij dhe u këshillua me ta se çka duhet të ndërmarrin. U pajtua me vendimin e tyre për hapjen e hendekut rreth Medinës me qëllim që ta mbrojnë nga kjo ushtri e madhe kundër të cilës nuk kishin forcë të mjaftueshme për ti përballuar. Hendeku sado pak do të ishte një mburojë kundër kësaj ushtrie të madhe të armikut.
* * *
Ende pa arritur te kodrinat e Medinës dy ushtritë e nisura nga Meka dhe Nexhdi, liderët çifutë të Beni Nadirit shkuan te liderët e Beni Kurejdhas, të cilët banonin në Medinë dhe filluan ti nxisin që të hyjnë në luftë kundër të Dërguarit të Allahut dhe tu bashkangjiten dy ushtrive të mëdha që po vinin nga Meka dhe Nexhdi.
Liderët e Beni Kurejdhasve u thanë:
Na ftuat në atë që dëshirojmë dhe lakmojmë, por ju e dini se ne me Muhammedin kemi marrëveshje që në rast rreziku të ndihmohemi dhe të mbrohemi mes vete dhe që të mund të jetojmë në Medinë të sigurtë e të qetë. Ju e dini mirë se ngjyra me të cilën është shkruar marrëveshja jonë ende nuk është tharë...
Ne frikësohemi se, nëse Muhammedi fiton në këtë luftë, do të na ndëshkojë me një dënim të hatashëm dhe do të na dëbojë nga Medina përgjithmonë për shkak të tradhtisë sonë ndaj tij...
Por liderët e Benu Nadirit filluan ti nxisin edhe më shumë në shkeljen e marrëveshjes duke ua hijeshuar tradh-tinë ndaj Muhammedit a.s. I siguronin se pa dyshim kësaj radhe fati i keq do ta përcjellë atë. Bindjen e fortë të tyre e mbështetnin në ardhjen e dy ushtrive të mëdha.
Nuk vonoi shumë e çifutët e Beni Kurejdhas lëshuan pe dhe shkelën marrëveshjen e tyre me Muhammedin a.s... E grisën shkresën që kishin nënshkruar me të... dhe e shpallën bashkangjitjen e tyre ushtrive që po vinin të luftonin kundër tij...
Ky lajm jehoi si bubullima te muslimanët...
* * *
Ushtritë aleate rrethuan Medinën dhe banorëve të saj ua ndërprenë furnizimin me ushqim dhe të mirat e tjera...
I Dërguari a.s. e ndjeu se u gjend ndërmjet nofullave të armikut...
Kurejshët dhe Gatafanët ishin përballë muslimanëve jashtë Medinës, ndërsa Benu Kurejdha gjendeshin prapa muslimanëve brenda në Medinë... në çdo çast të gatshëm për sulm. Pastaj hipokritët dhe ata me zemra të luhatura në besim zbulonin fshehtësitë e shpirtërave të tyre dhe thonin:
Muhammedi na premtoi se do të zotëronim thesarët e Kisrasë dhe Cezarit e ja, sot askush prej nesh nuk është i sigurtë që të shkojë as deri në nevojtore!!! Shumë prej tyre filluan të ndahen grupe-grupe nga i Dërguari a.s., me arsyetim se po frikësohen për gratë, fëmijët dhe shtëpitë e tyre nga sulmi i mundshëm i Benu Kurejdhës kur të fillojë lufta. Me të Dërguarin e Allahut mbetën vetëm disa qindra besimtarë të sinqertë.
Në një natë prej netëve të rrethimit, i cili zgjati afër 20 ditë, i Dërguari i Allahut iu drejtua Krijuesit të tij dhe filloi ti lutet Atij nga thellësia e shpirtit, duke thënë:
O Zoti im, prej Teje kërkoj shpëtimin e premtuar...!
O Zoti im, prej Teje kërkoj shpëtimin e premtuar...!
* * *
Atë natë, Nuajm ibnu Mesudi rrotullohej andejkëndej në shtratin e tij, por kot, gjumi që moti ishte tretur nga sytë e tij. Thuajse ishin gozhduar kapakët e syve dhe nuk mund ti mbylleshin për të fjetur. E kishte drejtuar shikimin e tij të mprehtë te yjet në hapësirën e qiellit të kthjellët... U kredh i tëri në mendime, kur befas iu duk se ndërgjegja e shpirtit të tij po e pyet dhe po i thotë:
Mjerë për ty, o Nuajm!!!
Çtë solli ty prej atij vendi të largët të Nexhdit për ta luftuar këtë njeri dhe ata që janë me të?!!
Ti nuk je duke luftuar kundër tij për ta fituar ndonjë të drejtë të cunguar apo për ta mbrojtur moralin e përdhosur familjar, por ke ardhur ta luftosh atë pa ndonjë arsye...
A i ka hije një njeriu të mençur, siç je ti, të luftojë e të vrasë apo edhe të vritet pa ndonjë arsye?!!
Mjerë për ty o Nuajm!...
Çka të shtyu ta ngresh shpatën tënde në fytyrën e këtij njeriu të devotshëm, i cili i urdhëron pasuesit e tij në drejtësi, mirësi dhe në respektin e të afërmve?!!
Çështë ajo që të shtyn ta futësh shtizën tënde në gjakun e shokëve të tij, të cilët e pasuan udhëzimin dhe të vërtetën me të cilën ai erdhi?!!
Ky dialog i ashpër ndërmjet Nuajmit dhe ndërgjegjës së tij nuk përfundoi ndryshe përveçse me vendim të prerë: të ngrihet nga shtrati në atë moment dhe të shkojë te Pejgamberi a.s.
* * *
Nën hijen e natës Nuajmi u përvodh nga kampi i popullit të vet dhe shkoi me nxitim tek i Dërguari i Allahut...
Kur i Dërguari i Allahut e pa para vetes, u çudit dhe tha: - Nuajm ibnu Mesudi?!
Po, o i Dërguari i Allahut, ia ktheu ai.
Çka të solli ty në këtë kohë?! e pyeti prapë Resulul-lahu.
- Erdha që të dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij, dhe se ajo me çka ke ardhur është e vërtetë, u përgjigj Nuajmi dhe vazhdoi:
O i Dërguari i Allahut, unë e pranova Islamin, mirëpo populli im nuk di gjë për këtë, prandaj më urdhëro çka të duash...
I Dërguari i Allahut i tha:
- Me të vërtetë ti në mesin tonë konsiderohesh si njeri i besueshëm, prandaj shko te populli yt dhe largoji ata prej nesh, nëse mundesh, ngase vërtet lufta është strategji.
Po, o i Dërguari i Allahut, i tha ai, do të shohësh me sytë tu atë që do të gëzojë, në dashtë Allahu.
* * *
Nuajmi shkoi me nxitim te Beni Kurejdhasit, me të cilët më parë kishte pasur shoqëri të ngushtë dhe u tha:
O Beni Kurejdha, juve u është e njohur dashuria dhe sinqeriti im në këshillat ndaj jush.
Po, i thanë ata. Nuk je i dyshimtë te ne...
Kurejshët dhe Gatafanët, në dallim nga ju, kanë tjetër pozitë në këtë luftë, u tha ai.
Si?! pyetën ata.
Këtë vend e keni tuajin u tha prapë ai. Këtu keni pasurinë, fëmijët dhe gratë tuaja dhe nuk keni mundësi ti transferoni në ndonjë vend tjetër... Kurse, sa i përket Kurejshëve dhe Gatafanëve, vendi, pasuria, fëmijët dhe gratë e tyre janë në vende të largëta.
Erdhën që ta luftojnë Muhammedin dhe kërkuan prej jush që ta shkelni marrëveshjen tuaj me të dhe tu bashkoheni atyre, gjë që edhe e bëtë. Nëse ata korrin fitore ndaj tij do të marrin pasuritë e tij, por nëse nuk korrin sukses, atëherë do të kthehen në vendin e tyre të sigurtë, e juve do tju lënë në duart e tij që të hakmerret ashpërsisht.
Besoj se jeni të vetëdijshëm se nuk keni fuqi kundër tij kur të mbeteni vetëm me të... - Të vërtetën e thua, thanë ata, por çfarë të bëjmë tani?
Ai u tha:
- Unë mendoj që të mos luftoni me të derisa të mos merrni disa nga fisnikët e Kurejshëve dhe Gatafanëve dhe ti mbani peng. Me këtë do ti detyroni që të luftojnë së bashku me ju derisa të triumfoni ndaj tij, ose të shkatërrohet edhe njeriu i fundit, prej jush e prej tyre.
Na sinjalizove dhe na këshillove... ia kthyen ata.
Pas kësaj u largua prej tyre dhe shkoi te udhëheqësi i kurejshëve, Ebu Sufjani, dhe atij e të tjerëve që ishin me të u tha:
O paria kurejshite, ju e dini dashurinë time ndaj jush dhe armiqësinë time ndaj Muhammedit... Kam marrë vesh diçka prandaj e pashë të udhës tua tregoj edhe juve. Do tju lutja që këtë ta mbani të fshehtë dhe të mos e shpallni se unë ju tregova.
Ashtu qoftë thanë ata.
Të dini se Beni Kurejdha janë penduar për armiqësinë e tyre ndaj Muhammedit dhe i kanë çuar fjalë atij e i kanë thënë:
- Jemi penduar për tradhtinë që kemi bërë ndaj teje...dhe kemi vendosur që të kthehemi në atë që jemi marrë vesh më parë. - A je i pajtimit që ne ti marrim si peng disa nga Kurejshët dhe Gatafanët, ti dorëzojmë ty, tua thesh qafën e pastaj të bashkohemi derisa ti shkatërrojmë!
Ai iu ka dërguar atyre përgjigje dhe u ka thënë se pajtohem me mendimin tuaj, prandaj Nuajmi i tha Ebu Sufjanit: Nëse çifutët kërkojnë prej jush pengje nga njerëzit tuaj, mos u jepni asnjë njeri!
Sa aleat i mirë që je, u shpërblefsh me të mira, i tha Ebu Sufjani.
Më pas Nuajmi doli nga Ebu Sufjani dhe vazhdoi rrugën derisa arriti te populli i tij, Gatafanët, u foli atyre ashtu siç i foli Ebu Sufjanit dhe ua tërhoqi vërejtjen ashtu siç bëri me kurejshët dhe me Ebu Sufjanin.
* * *
Ebu Sufjani deshi që të provojë Beni Kurejdhasit në lidhje me lajmin dhe e dërgoi të birin e tij tek ata, i cili u tha:
Babai im ju dërgon përshëndetje dhe ju thotë:
Rrethimi ynë që ia bëmë Muhammedit dhe shokëve të tij zgjati bukur shumë, saqë u mërzitëm...
Ne kemi vendosur ta luftojmë Muhammedin dhe ta heqim qafe. Babai im më ka dërguar tek ju që tju ftoj që nesër ta sulmojmë.
Benu Kurejdhasit i thanë atij: Sot është ditë e shtunë, e ne nuk punojmë asgjë në këtë ditë, pastaj ne nuk do të luftojmë me ju përderisa të mos na i jepni shtatëdhjetë veta nga fisnikët tuaj dhe nga fisnikët e Gatafanit që të jenë te ne si pengje. Frikësohemi se nëse nuk do të keni sukses kundër tij, ju do të nxitoni në vendin tuaj dhe do të na lini të vetmuar me Muhammedin. Ju e dini se ne nuk kemi forcë ti kundërvihemi atij...
Kur u kthye i biri i Ebu Sufjanit te populli i tij dhe i lajmëroi se çka dëgjoi nga fisi Beni Kurejdha, kurejshët thanë njëzëri:
Të poshtërit! Vërtet janë bij të majmunëve dhe derrrave. Për Zotin, nëse do të kërkonin si peng vetëm një dele, nuk do tua jepnim...
* * *
Nuajmi arriti që me këtë strategji të rrallë ti shpartallojë radhët e aleatëve dhe ti përçajë e ti bëjë pikë e pesë.
Në anën tjetër, Allahu lëshoi kundër kurejshëve dhe aleatëve të tyre një stuhi të tmerrshme, e cila ua rrënoi tendat, ua rrotulloi plaçkat, ua shoi zjarret dhe ua mbushi sytë dhe fytyrat me pluhur...
Ata nuk gjetën rrugëdalje tjetër përveç ikjes dhe që të gjithë u larguan nën errësirën e natës...
Të nesërmen, kur u zgjuan muslimanët dhe panë se armiqtë e Allahut ua kishin mbathur këmbëve, filluan të marrin tekbire e ta madhërojnë Allahun e Plotfuqishëm.
I falënderuar qoftë Allahu, i Cili e shpëtoi robin e Tij...
E lartësoi ushtrinë e Tij... dhe mposhti ushtritë armike...
* * *
Prej asaj dite, Nuajmi ibnu Mesudi u bë njeri i besueshëm tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. I besoi shumë punë të mëdha, e obligoi me përgjegjësi të ndryshme dhe i besoi mbartjen e flamujve gjatë luftërave.
Ditën e çlirimit të Mekës, Ebu Sufjani u ndal dhe derisa sodiste ushtrinë çlirimtare muslimane, shikimi iu ndal te një njeri që mbante flamurin e Gatafanit dhe i pyeti ata që ishin me të: - Kush është ky?
- Nuajm bin Mesudi, i thanë ata.
- Ah, sa keq na e pat punuar ditën e Hendekut!... Për Zotin, ishte armiku më i përbetuar i Muhammedit, e ja tani duke mbartur me duart e tij flamurin e fisit të vet dhe na lufton neve nën flamurin e tij! ofshani thellë Ebu Sufjani.
HABBAB IBNUL ERETTI
Allahu e mëshiroftë Habbabin, që besoi me dëshirë, emigroi me bindje dhe jetoi si luftëtar.
Ali ibnu Ebu Talibi
Umu Enmar El Huzaijje u nis për në tregun e robërve (shërbëtorëve) në Mekë.
Dëshironte të blente një shërbëtor që ti shërbente asaj dhe të përfitonte nga puna e tij. Një nga një filloi ti vështrojë fytyrat e robërve të ekspozuar për shitje. Zgjedhja e saj ra në një djalosh të ri, që ende nuk kishte arritur moshën e pjekurisë. Ajo që e nxiti për ta blerë ishte shëndeti dhe shenjat e inteligjencës dhe të mençurisë që shiheshin në fytyrën e tij, kështu që e pagoi vlerën e tij dhe u largua me të.
Derisa ishin duke ecur rrugës, ajo u kthye nga djaloshi dhe e pyeti:
Si e ke emrin, djalosh?
Habbab, u përgjigj ai.
Si e ka emrin babai yt? e pyeti prapë ajo.
El-Erettu, i tha ai.
Prej nga je?
Nga Nexhdi.
Do të thotë ti je arab!! tha ajo.
Po, nga fisi Benu Temim, ia ktheu ai.
Atëherë, si arrite në duart e shitësve të robërve mekas? e pyeti prapë ajo.
Lagjen tonë e sulmoi njëri nga fiset arabe, na i plaçkitën bagëtitë, na i robëruan gratë dhe morën fëmijët tanë. Unë isha njëri prej atyre fëmijëve që u morën dhe dorë pas dore më sollën në Mekë dhe ja, tani arrita në duart e tua, u përgjigj me një frymë Habbabi i vogël.
* * *
Umu Enmari ia dorëzoi Habbabin njërit prej farkëtarëve të Mekës që tia mësojë mjeshtërinë e farkimit të shpatave. Nuk shkoi shumë kohë e djaloshi e përsosi shumë mjeshtërinë e farkimit të shpatave. Kur Habbabit iu forcua trupi, Umu Enmari ia mori një dyqan me qira, ia bleu mjetet e punës dhe filloi të përfitojë nga shkathtësia e tij në punimin e shpatave.
* * *
Nuk vonoi dhe Habbabi u popullarizua në Mekë, saqë njerëzit vinin pandërprerë për të blerë shpata te Habbabi, ngase ai ishte i sinqertë dhe kishte një afinitet të stërholluar në mjeshtërinë e punimit të tyre.
* * *
Ndonëse Hababi ishte i ri, i logjikonte gjërat me mençuri dhe urtësi të të vjetërve... Shpeshherë kur lirohej nga puna dhe mbetej vetëm, kredhej në mendime, duke menduar për këtë shoqëri injorante e cila ishte zhytur në punë të këqija fund e krye.
E rëndonte ajo që i kishte kapluar arabët, injoranca dhe verbëria, - viktimë e së cilës ishte edhe ai vetë. Shpeshherë thoshte: Kjo errësirë patjetër duhet ta ketë fundin e saj... E mbante shpresa se një ditë prej ditësh me sytë e vet do ta shihte zhdavaritjen e kësaj errësire dhe lindjen e dritës aq të pritur.
* * *
Fatmirësisht, pritja e Hababit nuk zgjati shumë. Mori vesh se një shkëndijë e dritës i është shfaqur njërit nga familja e Beni Hashimit, Muhammedit të birit të Abdullahut. Me nxitim shkoi tek ai dhe dëgjoi prej tij. Shkëlqimi i tij e mahniti të tërin dhe ia pushtoi tërë qenien. Pa një pa dy, ia shtriu dorën dhe dëshmoi se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoi se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Ishte i gjashti që e përqafoi Islamin mbi sipërfaqe të tokës, saqë për të thuhej: Kaloi bukur një kohë e Habbabi ishte i gjashti në Islam...
* * *
Habbabi nuk e fshehu besimin e tij prej askujt, kështu që nuk shkoi shumë kohë e lajmi për Islamin e tij i arriti Umu Enmarit. Ajo, e mbushur plot pezm, hidhërim dhe urrejtje, mori me vete të vëllanë, Sibaun, të cilëve pastaj iu bashkangjitën edhe një numër i të rinjve nga fisi Huzaa dhe shkuan te Habbabi, të cilin e gjetën të thelluar në punën e tij. Sibau i doli përpara dhe i tha:
Për ty na ka arritur një lajm të cilin skemi mundur ta besojmë.
Çfarë lajmi? i pyeti Habbabi
Është përhapur lajmi se ti e ke lënë fenë tonë dhe e ke përqafuar fenë e djaloshit të Beni Hashimëve ia ktheu Sibau.
Nuk kam dezertuar por i kam besuar Allahut Një, i Cili nuk ka shok... I kam lënë idhujt tuaj dhe kam dëshmuar se Muhammedi është i Dërguari i Allahut dhe rob i Tij ia ktheu Habbabi fare i qetë.
Ende pa i përfunduar mirë këto fjalë, Sibau dhe ata që ishin me të, iu hodhën Hababit përmbi dhe filluan ta godasin me grushta e me shqelma, me çekanë dhe me çka u vinte në dorë prej hekurishteve, derisa e lanë në tokë, të përgjakur e pa vetëdije.
Në Mekë, me shpejtësi rrufeje, u përhap lajmi rreth asaj që ndodhi mes Habbabit dhe zonjës së tij!!!
Njerëzit u habitën nga guximi i Habbabit, ngase nuk u kishte rastisur të dëgjojnë që dikush ta kishte pranuar Muhammedin dhe të kishte dalur haptas para njerëzve duke e shpallur besimin e tij, me kaq sinqeritet dhe vendosmëri. Paria kurejshite u trondit nga rasti i Habbabit. Nuk u kishte shkuar ndërmend se farkëtari i Umu Enmarit, i cili nuk ka familje e as fis që ta mbrojë dhe ta përkrah, të marrë guxim ti dalë përballë zonjës së vet dhe haptas ti fyejë zotat e saj duke përdhosur fenë e baballarëve dhe gjyshërve të saj.
Pareshtur i bënin pyetje vetvetes: Nëse sot ka ndodhur kështu, a thua çka do të ndodhë nesër, çka do të bëhet me të tjerët?!... Kurejshët nuk gabuan në atë që paramenduan, sepse guximi dhe trimëria e Habbabit nxiti shumë nga shokët e tij që ta shpallnin haptas, njëri pas tjetrit, besimin e tyre.
* * *
Paria kurejshite u tubua te Qabja në krye me Ebu Sufjanin, Velid bin Mugiren dhe Ebu Xhehlin dhe biseduan për çështjen e Muhammedit dhe konkluduan se çështja e tij po rritet dita më ditë. Vendosën që ta zhdukin këtë sëmundje para se ajo të marrë përmasa edhe më të gjera dhe vendosën që çdonjëri të ndëshkojë me ndëshkimin më të rëndë ithtarët e Muhammedit në radhët e fisit të tij, derisa ti detyrojnë ata të largohen nga feja e Muhammedit ose të vdesin...
* * *
Sibae bin Abdil Uzasë dhe fisit të tij i ra barra e torturimit të Habbabit...
Kur përcëllonte dielli në mes të ditës dhe kur rrezet e diellit digjnin tokën, e nxirrnin Hababin në periferi të Mekës, ia hiqnin petkat dhe në vend të tyre i vishnin një mburojë të hekurt. Nuk i jepnin ujë derisa rraskapitej së tepërmi, e atëherë vinin e i thonin:
Ç’thua për Muhammedin?
Rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. Na ka ardhur me fe të udhëzimit dhe të drejtë, që të na nxjerrë nga errësira në dritë të vërtetë thoshte ai.
Ia shtonin edhe më shumë të rënat dhe grushtat, e pastaj i thonin:
Ç’thua për Latin dhe Uzanë (zotërat e tyre)?!
Dy puta të shurdhër dhe memecë që nuk bëjnë as dëm e as dobi, u thoshte ai.
Atëherë, nga tërbimi, Sibai me shokë sillnin gurë të skuqur dhe i vendosnin në shpinën e tij, derisa i rridhte lëngu i yndyrshëm nga supet.
* * *
Umu Enmari nuk ishte aspak më e butë në ndëshkimin ndaj Habbabit sesa vëllai i saj, Sibai. Ajo një ditë e kishte parë të Dërguarin e Allahut duke kaluar pranë dyqanit të Habbabit dhe kishte folur me të, gjë që e kishte shastisur.
Filloi të vinte te Habbabi ditë për ditë, e merrte një hekur të skuqur nga furra dhe ia vënte në kokë, derisa i dilte tym nga koka dhe i binte të fikët.
Habbabi kërkonte ndihmë nga Zoti, e mallkonte Umu Enmarin dhe të vëllanë e saj, Sibain.
* * *
Kur i Dërguari i Allahut u lejoi shokëve të vet të emigrojnë për në Medinë edhe Habbabi u përgatit për dalje. Ende pa e lëshuar Mekën, Allahu iu përgjigj lutjes së Habbabit kundër Umu Enmarit...
Ajo u sëmur me një dhembje të padurueshme të kokës, saqë nga dhembjet e mëdha që i ndiente ulërinte ashtu siç ulërojnë qentë...
Djemtë e saj kërkuan mjekim për të në çdo vend. Dikush iu tha: Nuk ka shërim për të përveç nëse e djeg ngapak kokën e saj me hekur të skuqur. Ajo filloi ta fërkojë kokën e saj me hekur të skuqur, saqë nga dhembja e harronte fare dhembjen e kokës.
* * *
Habbabi, në mikpritjen e ensarëve (vendasve) të Medinës shijoi kënaqësinë dhe prehjen shpirtërore e fizike nga e cila kishte qenë i privuar një kohë të gjatë. Syri i tij u kënaq me shikimin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi të, pa e trazuar apo turbulluar dikush këtë çiltëri.
Me të Dërguarin e Allahut përjetoi Bedrin, duke luftuar nën flamurin e tij... Me të Dërguarin e Allahut doli edhe në Uhud, ku Allahu xh.sh. ia qetësoi shpirtin e tij tek e shihte përfundimin (vrasjen) e Sibaut nga dora e Luanit të Allahut Hamza bin Abdul Mutalibit... Jetoi derisa i arriti të katër Hulefai Rrashidinët, dhe në mbikëqyrjen e tyre kaloi një jetë të begatshme e krenare...
* * *
Një ditë, gjatë sundimit të Omerit, ai hyri te halifja. Omeri e lartësoi prezencën e tij, e lavdëroi atë dhe tha:
Askush nuk ka përparësi në këtë tubim para teje, përveç Bilalit. Pastaj e pyeti për mundimet e rënda që i kishte përjetuar nga kurejshët, mirëpo atij i erdhi keq dhe u ngushtua ti përgjigjet...
Kur Omeri insistoi edhe më, Habbabi hoqi mbulesën nga shpina e tij, saqë Omeri u trondit nga ajo që pa dhe tha:
Si të është bërë shpina kështu?!
Habbabi i tha:
Mushrikët ndezën dru derisa ato u bënë gaca... Pastaj mi zhveshën petkat dhe më vendosën ato gaca mbi shpinë derisa më ra mishi copacopa nga eshtrat e shpinës. Zjarri u fik vetëm atëherë kur nga trupi im rrodhi lëng dhe gjak.
* * *
Në vitet e fundit të jetës së tij Habbabi u bë njëri prej të pasurve. Arriti të ketë pasuri në ar e argjend, të cilën gjë se kishte ëndrruar kurrë, mirëpo ai me pasurinë e tij u soll në atë mënyrë që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend... Dërhemët dhe dinarët e tij i vendosi në një vend të caktuar në shtëpi, vend të cilin e dinin të gjithë të varfërit dhe skamnorët. Këtë pasuri të tij as nuk e fshihte e as nuk e kishte futur nën dry, kështu që të varfërit vinin në shtëpinë e tij dhe merrnin nga ajo pasuri aq sa u nevojitej, pa pyetur dhe pa kërkuar leje... Edhe pas gjithë kësaj, Habbabi frikësohej se do të jepte llogari për këtë pasuri, se mos ndoshta ajo do të bëhej shkak që në botën tjetër do të ndëshkohet.
Disa nga shokët e tij tregojnë dhe thonë:
Kemi hyrë te Habbabi kur ishte i sëmurë dhe parandjente se vdekjen e kishte afër dhe na tha: - Në këtë vend kam lënë tetëdhjetë mijë dërhemë, për Zotin asnjëherë nuk i kam ruajtur e as që e kam penguar ndonjërin prej tyre, - pastaj filloi të qajë me ngashërim.
Çtë shtyu të qash?! i thanë shokët.
Qaj, tha ai, sepse shokët e mi shkuan e nuk shijuan asgjë nga mirësitë e kësaj jete, kurse unë mbeta dhe arrita të kem këtë pasuri, të cilës i frikësohem se është shpërblim për veprat e kësaj bote, e në jetën tjetër sdo të kem asgjë nga shpërblimet.
* * *
Kur Habbabi iu bashkangjit mëshirës së Allahut, emiri i muslimanëve, Ali ibnu Ebi Talibi, u ndal para varrit të tij dhe tha:
Allahu e mëshiroftë Habbabin, besoi me dëshirë, emigroi me bindje (dëgjueshmëri) dhe jetoi si luftëtar... Allahu nuk ua humb mundin atyre që bëjnë vepra të mira.
RREBIË IBNU ZIJAD EL HARITHIJ
Askush nuk ma ka thënë të vërtetën që se jam halife ashtu siç ma ka thënë Rrebië bin Zijadi.
Omeri, r.a.
Ja qyteti i të Dërguarit të Allahut, në të cilin ende nuk është ndalur dhembja për vdekjen e Siddikut (Ebu Bekrit r.a.)
Ja tek shihen edhe delegacionet e provincave të ndry-shme të shtetit islam tek vijnë e shkojnë për çdo ditë në Medinë duke ia dhënë besën halifit Omer ibnul Hatabit se do ta dëgjojnë dhe do ti zbatojnë urdhrat e tij, në vështirësi dhe në mirëqenie. Në njërin prej këtyre mëngjeseve, te emiri i muslimanëve erdhi një delegacion nga Bahrejni në mesin e shumë delegacioneve të tjera.
Omeri r.a. ishte përherë i interesuar të dëgjonte fjalët e delegacioneve që i vinin, se mos ndoshta nga fjalët e tyre do të përfitojë diçka të vlefshme apo ndonjë këshillë të dobishme e cila do ti ndihmonte në udhëheqjen e drejtë të muslimanëve. Disa nga të pranishmit morën fjalën, por nuk thanë diçka që vlen të përmendet.
Atëherë Omeri iu drejtua njërit, nga i cili shpresonte një këshillë të mirë, i dha shenjë për të folur dhe i tha:
Urdhëro e fol!
Njeriu u ngrit, e falënderoi Allahun dhe e lartësoi Atë e pastaj tha:
- O emir i muslimanëve, dije se udhëheqja e çështjeve të këtij umeti është sprovë nga Allahu me të cilën Ai të ka spovuar. Ta kesh frikën e Allahut për atë që je ngarkuar dhe dije se, nëse humb edhe vetëm një dele në brigjet e Eufratit, do të japësh llogari në Ditën e Gjykimit!
Omeri u zhgreh në vaj dhe tha: Askush nuk më ka thënë të vërtetën prej se jam halife, ashtu siç ma thatë ju. E kush jeni ju, o vëlla i dashur?!
Rrebië bin Zijad ElHarithij, iu përgjigj ai.
Vëllai i Muhaxhir bin Zijadit? e pyeti prapë Omeri.
Po, tha ai.
Kur u shpërnda tubimi, Omeri e thirri Ebu Musa El Eshariun dhe i tha:
- Hulumtoje çështjen e Rrebië ibnu Zijadit. Nëse vërtet është i sinqertë, atë do ta kemi ndihmës të madh për çështje të muslimanëve. Angazhoje atë me diçka dhe pastaj më informo për të.
* * *
Nuk shkoi shumë kohë nga ajo ditë dhe Ebu Musa ElEshariu me urdhrin e halifes përgatiti një ushtri për çlirimin e Menadhirit në krahinën e Ehvazit. Në radhët e kësaj ushtrie emëroi edhe Rrebiun me të vëllanë e tij Muhaxhirin.
* * *
Ebu Musa El Eshariu e rrethoi Menadhirin dhe zhvilloi luftë të ashpër me ta. Rrallëherë në histori përsëriten luftëra të tilla. Mushrikët u treguan shumë të fortë, gjë që nuk ishte pritur prej tyre.
Numri i të vrarëve në radhët e muslimanëve ishte bukur i madh dhe kishte tejkaluar çdo parashikim.
Në këtë luftë muslimanët luftonin duke qenë edhe agjërueshëm.
Kur Muhaxhiri, vëllai i Rrebiut, pa se numri i të vrarëve në radhët e muslimanëve filloi të rritet, vendosi që ta flijojë vetveten duke shpresuar kënaqësinë e Allahut. U lye me vaj, u mbështoll me qefin dhe i la amanet të vëllait.
Atëherë Rrebiu shkoi te Ebu Musa ElEshariu dhe i tha:
Muhaxhiri ka vendosur ta flijojë vetveten duke qenë agjërueshëm. Muslimanëve përveç vështirësive të luftës, i është shtuar edhe pesha e agjërimit, gjë që e ka dobësuar pakëz forcën e tyre. Dije se po refuzojnë ta prishin agjërimin, prandaj vepro si ta shohësh më të arsyeshme.
Ebu Musa doli para ushtrisë muslimane dhe tha:
O muslimanë, prej çdo agjëruesi kërkoj që të hajë e në të kundërtën të mos luftojë. Dhe piu ujë botërisht nga një ibrik që e kishte me vete, me qëllim që edhe njerëzit të pijnë pas tij.
Kur i dëgjoi Muhaxhiri fjalët e tij piu një gëllënjkë ujë dhe tha: - Për Zotin, nuk më shtyu të pijë ujë etja, por dëshirova ta çoj në vend fjalën e emirit (komandantit) tim. Pastaj shtrëngoi shpatën dhe filloi ti çajë radhët e armikut duke depërtuar thellë në mesin e tyre.
Për një çast, ushtarët e armikut e rrethuan atë nga çdo anë dhe filluan ta godasin me shpata para dhe prapa, derisa ra i vdekur në tokë.
Pastaj ia këputën kokën dhe e vendosën atë në një vend të ngritur në fushëbetejë.
Rrebiu e shikoi këtë skenë nga larg dhe tha: I lumi ti për gradën e lartë që arrite.
Për Zotin, do të hakmerremi për ty dhe për muslimanët e tjerë të vrarë, në dashtë Allahu.
Kur e pa Ebu Musa dhembjen e Rrebiut për të vëllanë dhe e kuptoi se zemra iu mbush plot mllef, pezm e hidhërim, ndaj armiqve të Allahut, ia dorëzoi atij udhëheqjen e ushtrisë dhe vazhdoi për në Sus për ta çliruar atë.
* * *
Rrebiu me ushtrinë e tij u vërsulën mbi mushrikët si një rrebesh i fuqishëm stuhie, i cili shkatërron para vetes çdo gjë, i shpartalluan radhët e tyre dhe ngadhënjyen mbi ta. Allahu ia mundësoi Rrebië Ibnu Zijadit çlirimin e Menadhirit me forcë, ku vrau armiq dhe zuri shumë robër. Preja e luftës ishte aq e madhe, sa nuk mund të numërohej dot.
* * *
Pas betejës së Menadhirit, ylli i Rrebiut shkëlqeu dhe emri i tij u bë shumë i njohur, saqë arriti të bëhet njëri nga udhëheqësit më të famshëm e më me nam prej të cilëve gjithmonë kërkoheshin vepra të mëdha.
Kur muslimanët vendosën ta çlirojnë Sexhistanin, ia besuan atij udhëheqjen e ushtrisë duke qenë të bindur dhe plot shpresë se ai do tua sillte fitoren.
Rrebië Ibën Zijadi me ushtrinë e tij të pathyeshme u nis për në Sexhistan duke kaluar nëpër një shketëtirë të pafund, nëpër të cilën nuk kalonin dot as egërsirat. Qytetin e parë që e rrethoi gjatë marshimit të tij në Sexhistan ishte Rustak Zalika, qytet ky me pallate të mëdha, i rrethuar me kështjella gjigante, me plot të mira dhe begati.
* * *
Udhëheqësi i urtë e largpamës, Rrebiu, ia lëshoi sytë që nga larg Rustak Zalikut dhe shpresonte të hynte në të sa më shpejtë. Mori vesh se populli së shpejti do të dalin në një festival të tyre. Rrebiu e ruajti rastin më të përshtatshëm për sulm, mu në natën e festivalit, kur njerëzit ishin të hutuar dhe nuk pritnin kurrfarë sulmi.
Zuri robër njëzet mijë njerëz e në mesin e tyre ishte edhe kryetari i atij qyteti.
Rrebië ibnu Zijadi në mesin e robërve vuri re një shërbëtor të kryetarit, i cili kishte tubuar më se treqind mijë florinj për tia dërguar zotëriut të vet dhe e pyeti:
Prej nga kjo pasuri?!
Prej një fshati nga fshatrat e zotëriut tim, ia ktheu ai.
A vetëm një fshat mund të sjellë kaq pasuri? pyeti prapë Rrebiu nga kureshtja.
Po, i tha ai.
Me çka? pyeti Rrebiu.
Me sopatat, kosat dhe me djersën tonë, ia ktheu shërbëtori.
* * *
Kur përfundoi lufta, te Rrebiu erdhi kryetari i zënë rob i Rustak Zalikut dhe e luti që ta lirojë atë dhe familjen e tij...
Po, por me një kusht, i tha Rrebiu. Nëse u jep muslimanëve shpërblim, atëherë je i lirë.
Sa dëshiron? pyeti ai.
Ngule këtë shtizë në tokë dhe hidh mbi të ar e argjend derisa ta mbulosh atë, ia ktheu Rrebiu.
Pajtohem tha ai, dhe sakaq nxori nga thesarët e tij ar e argjend dhe filloi të hedhë mbi shtizë derisa e mbuloi të tërën.
* * *
Rrebiu me ushtrinë e tij ngadhënjimtare depërtoi thellë në tokën e Sexhistanit. Kështjellat binin njëra pas tjetrës nën sundimin e tij, ashtu siç bien gjethet e pemëve nga forca e erërave vjeshtore.
Banorët e qyteteve dhe fshatrave të Sexhistanit filluan ti presin ushtarët muslimanë me mirëseardhje, duke kërkuar prej tyre siguri dhe u nënshtroheshin atyre pa luftë, derisa ushtria muslimane arriti para dyerve të qytetit Zere-nxhe kryeqytet i Sexhistanit.
Armiku ishte përgatitur deri në dhëmbë për ta luftuar Rrebian dhe për ta penguar marshimin e ushtrisë muslimane me qëllim që ti zmbrapsin ata nga kryeqyteti i tyre, sado i shtrenjtë që të ishte çmimi i kësaj sakrifice. Ndërmjet dy ushtrive u zhvillua një luftë e ashpër, ku asnjëra palë nuk kursente flijimin.
Kur u panë shenjat e para të triumfit të muslimanëve, i pari i popullit, i quajtur me emrin Berviz, nxitoi të bëjë paqe me Rrebiun ndonëse ende kishte forca ushtarake, por me këtë marrëveshje dëshironte ti siguronte vetes dhe popullit të tij kushte më të favorshme.
E dërgoi një njeri te Rrebiu që të bisedojë me të dhe të kërkojë prej tij që ta caktojë një orar për takimin e tyre për të biseduar rreth paqes.
Rrebiu iu përgjigj kërkesës së tij dhe urdhëroi njerëzit e tij që ta përgatisin vendin për pritjen e Bervizit dhe kërkoi prej tyre që rreth tendës së bisedimeve ti palojnë një mbi një trupat e ushtarëve të vrarë persianë, kurse në të dy anët e rrugës nga do të kalojë Bervizi ti qesin të vrarët e tjerë pa i radhitur. Rrebiu ishte një burrë shtatgjatë, i pashëm, i fortë, zeshkan dhe shpatullgjerë. Shikimi i tij i rreptë fuste frikë e llahtari në zemrat e njerëzve.
Kur Bervizi hyri, u shashtis dhe e humbi torruan nga pamja e të vrarëve, saqë nuk pati guxim as të afrohet e të përshëndetet për së afërmi me Rrebiun.
Tek fliste nga larg, me një gjuhë që i dridhej, duke belbëzuar, pranoi kushtin e Rrebiut që përpara tij të parakalojnë njëmijë djem të rinj e në krye të secilit prej tyre të jetë nga një shtëmbë prej arit.
Të nesërmen Rrebiu hyri në qytet në mënyrë triumfale, i përcjellë nga rreshtat e të rinjve dhe nga brohoritjet e musli-manëve tek shprehnin me zë të lartë madhërimin e Allahut (Allau Ekber) dhe dëshminë islame LA ILAHE ILLA ALLAH.
Vërtet, kjo ditë madhështore ishte njëra prej ditëve të dalluara të Allahut xh.sh.
Rrebiu mbeti shpatë e pathyeshme në duart e muslimanëve, nën komandën e të cilit u çliruan shumë vende dhe u thyen shumë ushtri armike. Udhëhoqi çështjet e muslimanëve në provinca të ndryshme të shtetit Islam. Gjatë kohës së Emevive, Muaviu vendosi ta emërojë Rrebiun vali të Horasanit, ndonëse ky nuk kishte dëshirë ta merrte këtë detyrë. Shqetësimin dhe urrejtjen për këtë emërim ia shtoi Zijad ibnu Ebihi, njëri nga valitë e lartë të Emevive, kur ia dërgoi një shkresë në të cilën i shkruante dhe i thoshte:
Emiri i besimtarëve Muaviu të urdhëron që arin dhe argjendin nga preja e luftës ta lësh për arkën shtetërore, kurse të tjerat ti ndash mes luftëtarëve...
Rrebiu, paksa i mllefosur, i shkroi atij:
Libri i Allahut më urdhëron të kundërtën e asaj që ti më ke urdhëruar me gjuhën e emirit të muslimanëve (besimtarëve).
Pastaj i thirri ushtarët dhe njerëzit e tjerë që të marrin pjesën e caktuar nga preja e luftës e të mos çajnë kokën për letrën tendencioze të Zijad bin Ebihit, kurse një të pestën e dërgoi sipas rregullit në qendrën e halifatit në Damask...
* * *
Në xhumanë e parë pas arritjes së asaj shkrese, Rrebië ibnu Zijadi, i veshur i tëri me petka të bardha, doli për ta falur namazin dhe iu drejtua njerëzve me këshillimin (hytben) e xhumasë, duke u thënë:
Vëllezër të nderuar, mua më është mërzitur jeta. Unë do ta bëj një lutje kurse ju thoni AMIN lutjes sime.
Pastaj vazhdoi e tha: O Zoti im, nëse mua më dëshiron mirësi, më merr te Ti sa më shpejt dhe pa vonesë...
Të gjithë njerëzit e pranishëm i thanë AMIN lutjes së tij...
Dhe vërtet, ende pa perënduar mirë dielli i asaj dite Rrebië ibnu Zijadi shkoi pranë fqinjësisë së Krijuesit të tij, shpirtqetë dhe i kënaqur.
ABDULLAH IBËN SELAMI
Kush dëshiron të shohë njërin prej banorëve të xhenetit, le të shikojë Abdullah bin Selamin.
Husajnu ibnu Selami ishte njëri prej priftërinjve të Jethribit. Medinasit, edhe pse ishin popuj të ndryshëm dhe me fe të ndryshme, atë e respektonin që të gjithë.
Ishte i njohur ndër njerëz me devotshmëri, mirësjellje, qëndrim burrëror dhe me drejtësi.
* * *
Husajni kalonte një jetë të qetë dhe të rehatshme, por në të njëjtën kohë edhe jetë serioze e të dobishme...
Kohën e tij e kishte ndarë në tri pjesë:
Një pjesë ia kushtonte adhurimit dhe ligjërimit në Sina-gogë...
Një pjesë ia kushtonte qëndrimit në kopshtin e tij duke u kujdesur për hurmat, rreth krasitjes dhe shartimit të tyre..., dhe pjesën tjetër ia kushtonte leximit dhe studimit të Tevratit...
* * *
Sa herë që lexonte Tevratin ndalej gjatë në vendet (pjesët) ku paralajmërohej paraqitja e një të Dërguari në Mekë, i cili do ti plotësojë shpalljet e gjithë të Dërguarve të mëparshëm dhe do ti vulosë ato.
Tek studionte cilësitë dhe shenjat e këtij të Dërguari të pritur, ndjenjat e gëzimit ia përshkonin tërë trupin, kur e dinte se ai i dërguari do të largohej prej vendit në të cilin do të dërgohet dhe do të zgjedhë Jethribin si vend për emigrim dhe qëndrim.
Sa herë që i lexonte këto lajme, apo i shkonin ndërmend, e mbante shpresa se Allahu do ti japë jetë që të ketë mundësi ta përjetojë paraqitjen e këtij të Dërguari të pritur, të kënaqet me takimin e tij dhe të jetë i pari që do ti besojë atij.
* * *
Allahu xh.sh. iu përgjigj lutjes së tij dhe i dha jetë derisa u dërgua Pejgamberi i mëshirës dhe i udhëzimit.
Ia bëri të mundur që të takohet me të dhe ta ketë fatin që ta shoqërojë atë për ti besuar të vërtetës të cilën ia kishte zbritur i Plotfuqishmi atij. Tani le tia japim fjalën Husajnit, që vetë të na arrëfejë se si e përqafoi Islamin, ngase ai është më i denji për këtë.
Husajn ibnu Selami rrëfen e thotë:
- Kur dëgjova për paraqitjen e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. fillova të mendoj për emrin, prejardhjen, cilësitë, kohën dhe vendin e paraqitjes së tij, dhe i krahasova me atë që është shkruajtur në librat tona, derisa u binda në vërtetësinë e thirrjes së tij. Mirëpo, këto të dhëna i fsheha nga çifutët... dhe nuk bisedova me njeri në lidhje me këtë, deri ditën kur i Dërguari i Allahut doli nga Meka dhe ia mësyu Medinës.
Kur arriti në Jethrib dhe u vendos në Kuba, erdhi një lajmëtar dhe na tregoi për ardhjen e tij. Në atë moment isha në majë të një hurme duke punuar diçka në të, kurse halla ime Halide bintul Harithi ishte ulur nën pemë. Posa dëgjova lajmin brohorita nga gëzimi: Allahu ekber... Allahu ekber.
Kur e dëgjoi tekbirin tim, halla ime mu drejtua dhe më tha: - Allahu të marroftë!
Për Zotin po të kishe dëgjuar se Musa bin Imrani është duke ardhur nuk do të bëje asgjë më tepër se kjo...
Asaj i thashë:
Oj halla ime! Për Zotin, ky është vëllai i Musa bin Imranit në fe dhe u dërgua me atë që u dërgua Musai...
Ajo heshti pakëz dhe tha:
- A ky është ai i Dërguari për të cilin na paralajmëronit se do të dërgohet si vërtetues i atyre që ishin para tij dhe plotësues i shpalljeve të Allahut?!
Po i thashë.
Atëherë ky qenka ai tha ajo.
Pastaj menjëherë shkova tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe pash turmën e njerëzve tek shtyheshin për tu afruar para Pejgamberit a.s. Fillova edhe unë të shtyhem derisa arrita afër tij.
Fjalët e para që dëgjova prej tij ishin:
O ju njerëz shpërndani selam, jepuni ushqim të varfërve, faluni natën, gjersa njerëzit e tjerë flenë, që të hyni në xhenet me selam...
E shikova me vëmendje, i kënaqa sytë në shikimin e tij dhe u binda se fytyra e tij nuk është fytyrë gënjeshtari.
Iu afrova pranë dhe dëshmova para tij se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.
U kthye nga unë dhe më pyeti:
Si të quajnë?
El Husajnu ibnu Selam, thashë.
Më mirë do të përkonte emri Abdullah ibnu Selam, më tha.
Me krenari do ta mbaj këtë emër Abdullah ibnu Selam, - iu përgjigja ngase, pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, nuk dëshiroj të kem tjetër emër pas ditës së sotme.
U largova nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për në shtëpinë time dhe i thirra në Islam gruan, fëmijët dhe familjen time dhe që të gjithë besuan. Atyre iu bashkangjit edhe halla ime, Halidja, e cila ishte një plakë e shtyrë në moshë... e pastaj u thashë:
- Mbajeni në fshehtësi Islamin tim dhe tuajin nga çifutët, derisa tua lejoj që ta shfaqni atë!
Po më thanë ata.
Ndërkohë u ktheva tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i thashë:
O i Dërguari i Allahut, me të vërtetë çifutët janë një popull shpifës dhe gënjeshtar.
Thirri prijësit e tyre, më fsheh prej tyre në njërën prej dhomave të tua, pastaj pyeti për pozitën dhe autoritetin tim te ta, para se ta marrin vesh për Islamin tim e pastaj thirri në Islam.
Nëse e marrin vesh se e kam pranuar Islamin, do të më përqeshin dhe do të shpifin ndaj meje çdo të qenë dhe të paqenë.
I Dërguari i Allahut veproi ashtu siç i thashë, më futi në njërën prej dhomave të tij e pastaj i thirri ata dhe filloi tu flasë për fenë islame, duke ua bërë të dashur imanin dhe duke ua përkujtuar atë që e kishin mësuar lexuar për të në librat e tyre të shenjta.
Ata filluan të polemizojnë me të, me të pavërteta dhe ta kundërshtojnë të vërtetën e zbritur. Unë vetëm dëgjoja. Kur Resulullahu i humbi shpresat prej besimit të tyre u tha:
Çfarë pozite ka Husajn Ibnu Selami te ju? Ata thanë: - Ai është zotëriu ynë dhe biri i zotëriut tonë, është prifti dhe mësuesi ynë dhe biri i priftit e mësuesit tonë!
Po nëse ai beson, a do të besonit edhe ju?
Ruana Zot! Ai kurrë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Zoti mos e dhashtë që ai të besojë thanë ata. Atëherë u shfaqa, dola para tyre dhe u thashë:
O paria e çifutëve, keni frikë Allahun dhe pranoni atë që i ka ardhur Muhammedit. Për Zotin, ju e dini mirë se ai është i Dërguari i Allahut, të cilin e gjeni të shkruar në Tevrat me emrin dhe cilësitë e tij. Unë dëshmoj se ai është i Dërguari i Allahut, i besoj, e vërtetoj dhe e pranoj atë.
Atëherë mu vërsulën me fjalë fyese e nënçmuese:
Po gënjen. Për Zotin ti je më i keqi dhe biri i më të keqit prej nesh, je injorant dhe bir i më injorantit prej nesh, - dhe nuk lanë gjë të zezë pa më thënë.
Iu drejtova të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe i thashë:
A nuk të kam thënë se çifutët vërtet janë një popull shpifës dhe gënjeshtarë dhe janë të prirur për tradhti e mëkate?!
* * *
Abdullah ibnu Selami e pranoi Islamin dhe iu qas ibadetit me përkushtimin e të eturit për ujë...
Aq shumë u dha pas dashurisë së të lexuarit të Kuranit, saqë gjuha e tij asnjëherë nuk ndalej nga leximi i ajeteve të Tij fisnike.
U lidh me të Dërguarin e Allahut gjersa u bë si një hije e pandashme e Resulullahut, mëngjes e mbrëmje. Ai u zotua se do të punojë për xhenet derisa një ditë i Dërguari i Allahut e përgëzoi me të, përgëzim i cili u përhap me shpejtësi rrufeje në mesin e sahabëve fisnikë dhe mori dhenë.
Lidhur me këtë përgëzim ekziston edhe tregimi të cilin e rrëfen Kajs ibnu Ubadete dhe disa të tjerë.
Kajsi thotë:
Isha ulur në njërin nga tubimet e diturisë që mbahej në xhaminë e të Dërguarit të Allahut në Medinë.
Në atë tubim ishte një plak i moshuar, i cili, tek e shihje, ta kënaqte shpirtin dhe ta qetësonte zemrën.
Filloi tu flasë njerëzve me fjalë të ëmbla të cilat ndikonin menjëherë në zemrat e tyre dhe lënin mbresa.
Kur u largua, disa thanë:
Kush dëshiron ta shohë njërin prej banorëve të xhenetit, le ta shikojë këtë njeri (duke aluduar në Abdul-lahun).
Kush është ky? pyeta
Abdullah ibnu Selami më thanë.
Thashë me vete se do ta përcjell atë dhe e përcolla.
Ai filloi të ecë gjersa pothuajse doli nga Medina, e pastaj hyri në shtëpinë e tij. Kërkova leje prej tij që të më bëjë konak, të cilën gjë e pranoi me kënaqësi.
Cilat janë nevojat e tua, o i biri i vëllaut tim? më pyeti.
I thashë:
Dëgjova njerëzit tek flisnin për ty, kur dole nga xhamia:
Kush dëshiron ta shohë njërin prej banorëve të xhenetit, le ta shikojë këtë njeri. Për këtë arsye tu lëshova pas që të marr vesh se si morën vesh njerëzit se ti je prej xhenetlinjve.
Tha:
- Allahu është më i Dijshmi për xhenetlinjtë. o biri im.
I thashë:
Po... por patjetër për atë që kanë thënë kanë ndonjë arsye.
- Unë do të të tregoj arsyen, - më tha.
- Atëherë ma thuaj... Allahu të shpërbleftë me të mirë, - i thashë.
Abdullahu filloi bisedën dhe tha:
- Derisa isha duke fjetur një natë, gjatë kohës së Pejgamberit a.s., më erdhi një njeri në gjumë (ëndërr) dhe më tha:
Ngrihu! Më kapi për dore, kur sakaq para meje nga e majta mu shfaq një rrugë, në të cilën desha të shkoja...
Më tha:
Lëre atë rrugë, se ajo nuk është për ty...
Shikova në të djathtë kur, sakaq, para meje u shfaq një rrugë e ndritshme, e ai njeriu më tha:
Pasoje këtë rrugë!
- E pasova atë rrugë derisa arrita te një kopsht i bukur dhe i gjerë, gjelbërimi i të cilit të mahniste.
Në mes tij ishte një shtyllë, rrënjët e së cilës ishin në tokë e maja në qiell.
Në majë të tij gjendej një kurorë e artë.
Mbërrije atë, - më tha ai.
Nuk mundem, i thashë.
Atëherë erdhi një shërbëtor, më ndihmoi të ngrihem derisa arrita në majë të shtyllës dhe mora kurorën me të dy duart.
Mbeta i ngjitur për atë shtyllë derisa u zgjova nga gjumi.
Të nesërmen, sapo u zgjova, menjëherë nxitova tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tregova atij për ëndrrën time, të cilën ma komentoi dhe më tha:
- Rruga që ke parë në të majtë është rruga e banorëve të zjarrit (xhehenemit), kurse rruga e djathtë, të cilën e ke parë, është rruga e banorëve të xhenetit. Kopshti që të ka magjepsur me gjelbërimin dhe bukuritë e tij është Islami... Shtyllën që e ke parë në mes të atij kopshti është shtylla e fesë (besimit)... kurse kurora është lidhja më e fortë Imani, me të cilin do të jesh përherë i lidhur ngushtë deri në vdekje
Fragmente nga jeta e sahabëve
Libër për të rinj dhe të reja
(Pjesa e shtatë)
SURAKA IBNU MALIKUPRIVATE
FEJRUZ EDDEJLEMIJ
THABIT IBNU KAJS ELENSARIJ
ESMA BINTU EBI BEKRI
TALHA IBNU UBEJDILLAHI ETTEJMI
EBU HUREJRE ED-DEVSIJ
SELEME IBNU KAJS ELESHXHE'IJ
MUADH IBNU XHEBELI
SURAKA IBNU MALIKU
Si do të të duket, o Suraka, kur t'i veshësh dy rrathët e arta të Kisrës?!
Muhammedi, a.s.
Një mëngjes kurejshitët lëvizën të frikësuar dhe të tmerruar. Në vendtubimet e tyre u përhap lajmi se Muhammedi a.s. ishte larguar nga Meka fshehurazi nëpër errësirë të natës. Megjithatë, krerët kurejshit nuk i besuan lajmit.
U futën në çdo shtëpi të fisit Benu Hashim për ta kërkuar Pejgamberin a.s.
E kërkonin dhe pyetnin për të në çdo shtëpi të shokëve të tij, derisa erdhën në shtëpi të Ebu Bekrit. Atyre iu doli përpara e bija e Ebu Bekrit Esma.
Ebu Xhehli e pyeti atë:
- Ku është babai yt, oj vajzë?
Ajo iu përgjigj:
- Nuk e di ku është ai tani.
Ebu Xhehli ngriti dorën dhe i ra asaj në faqe, saqë ia hodhi për tokë vathin e saj.
* * *
Krerët e krisur kurejshit u çmendën kur u bindën se vërtet Muhammedi a.s. e ka lëshuar Mekën. Ata mobilizuan çdo gjurmues që ishte i aftë t'i njohë dhe ndjekë gjurmët, për ta përcaktuar rrugën të cilën e ka ndjekur Muhammedi a.s. Të gjithë shkuan së bashku për ta kërkuar atë.
Pasi arritën te shpella Thevr, gjurmuesit u thanë kurejshitëve:
- Për Zotin, shoku juaj (aludojnë në Muhammedin a.s.) nuk e ka kaluar këtë shpellë.
Ata nuk gabuan kur ua thanë këtë kurejshitëve, sepse Muhammedi a.s. dhe shoku i tij Ebu Bekri ishin brenda në shpellë, kurse kurejshitët qëndronin mbi kokat e tyre (mbi shpellë).
Ebu Bekër EsSiddikut kur shikoi këmbët e njerëzve që lëviznin mbi shpellë filluan t'i rrjedhin lotët...
I Dërguari i Zotit xh.sh. i hodhi një shikim të dashur, por njëkohësisht paksa qortues.
EsSiddiku dënesi dhe tha:
- Për Zotin, nuk qaj për veten time, por nga frika, se nuk dëshiroj të të shoh në hall, o Pejgamber i Zotit.
I Dërguari i Zotit, duke e qetësuar atë i tha:
- Mos u brengos, o Ebu Bekër, sepse vërtet Allahu është me ne.
Atëherë Zoti qetësoi zemrën e Ebu Bekrit, i cili zuri t'i shikojë këmbët e njerëzve dhe tha:
O i Dërguar i Zotit, po të shikonte njëri prej tyre në vendin ku qëndron me këmbët e tij, gjithsesi do të na shihte edhe neve. Në këtë, i Dërguari ia ktheu:
- Çmendon ti, o Ebu Bekër, kur them se aty ku janë dy veta edhe Allahu është me ta?!!
Këtu, ata dy dëgjuan një të ri nga kurejshitët i cili iu thoshte njerëzve:
- Ejani në shpellë dhe të shikojmë në të!
Umejje ibnu Halef i tha atij me ironi:
- A nuk e sheh këtë merimangë që e ka bërë rrjetën e vet mu në derën e saj?!
- Për Zotin, ajo është më e vjetër se vetë lindja e Muhammedit...
Megjithatë, Ebu Xhehli tha:
- Për Latin dhe Uzanë, megjithatë, ma merr mendja se ai është afër nesh, dëgjon çka themi dhe shikon se çka bëjmë, por magjia e tij na i ka vërbuar sytë e nuk shohim.
* * *
Megjithatë, kurejshitët nuk hoqën dorë nga çështja e gjurmimit të Muhammedit a.s., e as që u sprapsën nga synimi i tyre për ta ndjekur. Ndër fiset e shtrira përgjatë rrugës ndërmjet Mekës dhe Medinës shpallën lajmin: Ai që ua sjell të gjallë apo të vdekur Muhammedin a.s. do të fitojë njëqind deve të racës më të mirë.
* * *
Suraka ishte në njërin nga vendtubimet e njerëzve të tij në Kudejd afër Mekës.
Erdhi një i dërguar nga kurejshitët dhe hyri brenda. Ai e dha lajmin sensacional për shpërblimin e madh të cilin e premtuan kurejshitët për atë që ua sjell Muhammedin a.s., të gjallë apo të vdekur.
Suraka, posa dëgjoi lajmin për shpërblimin prej njëqind devesh, shfaqi interesim dhe i hyri lakmia. Por, ai u përmbajt dhe nuk e tha asnjë fjalë të vetme, me qëllim që të mos lakmojnë të tjerët.
Para se të ngritej Suraka nga tubimi, aty hyri njëri prej njerëzve të tij dhe tha:
- Për Zotin, tani pranë meje kaluan tre njerëz dhe unë mendoj se ata janë: Muhammedi a.s., Ebu Bekri dhe udhërrëfyesi i tyre.
Por, Suraka iu tha atyre:
- Jo, ata nuk janë personat që kërkojmë, por janë bijtë e filanit, shkojnë për të kërkuar një deve të tyre të humbur.
Njeriu tha:
- Ndoshta janë ata dhe heshti...
Pastaj Suraka qëndroi edhe pak kohë, për të mos ia tërhequr vëmendjen ndonjërit prej të pranishmëve me ngritjen e tij nga vendtubimi.
Pasi njerëzit filluan një bisedë tjetër, ai u tërhoq qetas dhe pa u vërejtur prej tyre. Shkoi me nxitim në shtëpinë e vet, e urdhëroi shërbëtoren që t'ia nxjerrë kalin jashtë dhe që ta lidhë në mes të luginës, pa u vërejtur nga njerëzit.
Ai urdhëroi shërbëtorin e vet që t'ia përgatitë armën, t'ia nxjerrë atë nga ana e prapme e shtëpive që të mos e shohë askush dhe ta vendosë në një vend afër kalit...
* * *
Suraka ka qenë njëri prej kalorësve të rrallë të fisit të tij, shtatgjatë, vigan, gjurmues i mirë dhe shumë i durueshëm në përballimin e mundimeve dhe vështirësive të rrugës.
* * *
Suraka veshi këmishën e tij të hekurt, ngjeshi armën, kërceu mbi shalë të kalit dhe filloi të ngutet për udhëtim që të arrij Muhammedin a.s., para se ta kapë ndonjëri para tij dhe që të triumfojë e ta marrë shpërblimin e madh të kurejshitëve.
Përveç tërë kësaj, ai ishte shumë i shkathët, i mençur dhe i ndieshëm... Kurse kali i tij ishte prej kuajve të racës më fisnike.
* * *
Derisa Suraka po nxitonte duke kaluar vendet me shpejtësi, kali i tij papritmas zuri në thua, ai ra nga shala, u bë pesimist dhe pyeti: Çështë kjo?!
U bëfsh copë e grimë, o kalë! - dhe përsëri hypi mbi shpinën e tij, por nuk shkoi larg dhe kali i tij prapë zuri në thua. Atëherë iu shtua pesimizmi dhe vendosi të kthehej. Megjithatë, nuk u tërhoq nga vendimi për shkak të lakmisë së tij për njëqind devetë e premtuara.
* * *
Suraka nuk u largua shumë nga vendi ku kali zuri në thua, kur pa Muhammedin a.s. me dy shokët e tij. E shtriu dorën te harku i tij, por ajo iu shtang në vend...
Kjo i ndodhi për shkak se ai pa këmbët e kalit të tij duke sharruar në tokë, kurse tymi ngrihej para tij dhe ua mbyllte sytë që të dyve...
E shtyu kalin, por ai tashmë kishte sharruar në tokë, sikur të ishte i gozhduar me gozhda hekuri.
U drejtua nga Pejgamberi a.s. dhe shoku i tij Ebu Bekri dhe tha me zë të shterur: - O ju të dy! Luteni për mua Zotin tuaj që t'i lirojë këmbët e kalit tim... E unë do të tërhiqem nga ndjekja juaj.
Pejgamberi a.s. u lut për të, kurse Perëndia për hir të tij i liroi këmbët e kalit të Surakës.
Nuk vonoi dhe ndjenjat lakmitare të tij përsëri u trandën, e shtyu kalin përpara drejt atyre të dyve, por këtë herë këmbët e kalit u fundosën në tokë më tepër se herën e parë.
Kërkoi ndihmë prej atyre të dyve (Muhammedit a.s. dhe Ebu Bekrit), duke thënë:
Ja, merreni ushqimin tim (të përgatitur për udhëtim), pajisjen dhe armën time. Ua jap besën e Zotit se do t'i kthej mbrapa të gjithë njerëzit që janë mbas meje...
Ata i thanë: Nuk kemi nevojë për ushqimin dhe pajisjen tënde, por ktheji njerëzit mbrapa...
Pastaj Pejgamberi u lut për të dhe u liruan këmbët e kalit të Surakës.
Mbasi vendosi për t'u kthyer, i thirri që të dy dhe iu tha: - Ndaluni pak t'iu them se, për Zotin, nuk do t'iu vijë asgjë e keqe nga unë.
Pejgamberi dhe Ebu Bekri i thanë:
- Çkërkon prej nesh?!
Suraka tha:
- Për Zotin, o Muhammed, unë vërtet e di se do të triumfojë feja jote dhe do të lartësohet çështja jote, atëherë të lutem më premto se kur të vij në shtetin tënd, do të më nderosh dhe më shkruaj një shkresë për këtë...
Pejgamberi e urdhëroi Ebu Bekrin, ai i shkroi mbi një kockë e ia shpuri atij...
Meqë Suraka vendosi për t'u kthyer, Pejgamberi a.s. i tha:
- Si do të duket ty, o Suraka, kur do t'i veshësh dy rrathët nga ari i Kisrës?!
Suraka i habitur tha:
- Të Kisrës, birit të Hurmuzit (mbretit persian v.j.)?!
Pejgamberi i tha:
- Po,... të Kisrës, birit të Hurmuzit.
* * *
Suraka u kthye mbrapa dhe i gjeti njerëzit të cilët kishin filluar për të kërkuar të Dërguarin e Allahut, dhe iu tha:
- Kthehuni, se e shikova tokën në të gjitha anët, duke e kërkuar atë pëllëmbë për pëllëmbë, por nuk e gjeta. Juve nuk iu është e panjohur aftësia e të pamurit tim si dhe njohuritë e mia mbi gjurmët.
Atëherë ata u kthyen.
Ai nuk i tregoi askujt se çka i kishte ndodhur me Pejgamberin a.s. dhe shokun e tij Ebu Bekrin, gjersa u bind se ata kanë arritur në Medinë dhe janë të sigurtë nga ana e armiqve të tyre. Atëherë dha lajmin dhe tregoi për ngjarjen. Mbasi dëgjoi Ebu Xhehli për rastin e Surakës me Pejgamberin a.s. dhe qëndrimin ndaj tij, e qortoi atë për kinse poshtërsinë, paaftësinë dhe frikën e tij që e ka lëshuar rastin...
Suraka, duke u përgjigjur në qortimin e tij, tha:
- O Ebu Hakem (Ebu Xhehl), për Allahun, sikur ti të ishe dëshmitar për çështjen e kalit tim kur këmbët e tij i sharruan në tokë, do ta dije dhe nuk do të dyshoje se vërtet Muhammedi është i dërguar me argumente, e cili do të ishte ai që do t'i bënte ballë?!
* * *
Ditët kalonin...
Kurse Muhammedi a.s. i cili doli nga Meka i ndjekur, i përzënë dhe i mbrojtur nga terri i natës, tani kthehet në të si një zotëri çlirimtar, përreth tij vringëllojnë mijëra shpata të bardha dhe shtiza të zeza...
Ndërkaq kurejshitët, në anën tjetër, që ishin mendje-mëdhenj, kokëfortë dhe shkaktonin ngatërresa në vend, tani e presin atë (Pejgamberin) të frikësuar dhe të hutuar, kërkojnë nga ai duke thënë:
A thua, çdo të bësh me ne?!
E ai iu përgjigjet me urtësinë dhe mëshirën e Pejgam-berëve:
Shkoni, jeni të lirë...
Me atë rast, Suraka ibnu Maliku përgatiti devenë e tij dhe shkoi te Pejgamberi i Zotit që të shpallë se hyn në Islam në prani të Tij, kurse me vete kishte shkresën të cilën ia kishte dhënë atij Pejgamberi para dhjetë vjetësh.
Suraka ka thënë:
- Kur arrita tek i Dërguari a.s. në El Xhi'rane, iu afrova një grupi të shokëve të tij nga ensarët. Ata filluan të më preknin me pjesën e mbrapme të heshtave duke thënë:
- Largohu, largohu, çka po dëshiron?!
Unë, megjithatë, vazhdoja duke çarë radhët e tyre gjersa arrita pranë të Dërguarit të Zotit xh.sh. Ai kishte hypur mbi devenë e tij, e unë ngrita dorën në të cilën kisha shkresën dhe thashë:
- O Resulullah (O i Dërguar i Zotit)...
Unë jam Suraka ibnu Maliku.
Kurse kjo është shkresa Juaj për mua...
Pejgamberi a.s. atëherë tha: - Afrohu pranë meje, o Suraka, afrohu... Kjo është ditë e përmbushjes së zotimit, sinqeritetit, besnikërisë dhe mirësisë.
Arrita tek ai dhe e pranova Islamin para Tij.
E arrita hajrin dhe mirësinë e Tij...
* * *
Vetëm disa muaj më vonë pas këtij takimi të Surakës me Pejgamberin a.s., me dëshirën e Allahut, Muhammedi a.s. kaloi në fqinjësi të Tij (ndërroi jetë).
Suraka u pikëllua shumë për Pejgamberin a.s. Zuri t'i kujtohej ajo ditë kur kishte vendosur ta vrasë për njëqind deve. Si mund të bëhet ajo vepër e ndyerë, mendoi ai, - kurse sot të gjitha devet e botës nuk vlejnë tek ai sa të zitë e thonjve të Pejgamberit a.s.
Filloi ta përsërisë fjalinë të cilën ia kishte thënë atij Pejgamberi a.s.:
Si do të duket ty, o Suraka, kur do t'i veshësh dy rrathët nga ari i Kisrës?!
Duke mos patur dyshim fare në atë, sepse ai gjithsesi do t'i veshë ata (dy rrathët e arit, të Kisrës mbretit persian).
* * *
Edhe më pastaj ditët kalonin sikurse herëve të tjera, ndërsa pushtetin e mori ElFaruku (Omeri r.a.) r.a. Gjatë kohës së sundimit të tij, ushtria muslimane u vërsul mbi Perandorinë persiane, ashtu siç fryn dhe vërsulet furtuna...
Ai filloi t'i thyejë fortifikatat, kurse ushtritë persiane filluan të pësojnë disfatë pas disfate, të lëkunden fronet, t'i humbasin pasuritë, gjersa Allahu ua hoqi nga dora perandorinë persianëve.
Një ditë, gjatë kohës së fundit të sundimit të Omerit r.a., në Medinë arritën të dërguarit e Sa'd ibnu Ebi Vekkasit dhe uronin halifin e muslimanëve për fitore...
Ata mbartnin një të pestën e plaçkës së luftës, të për ta derdhur në arkën shtetërore të muslimanëve.
Mbasi u nxorën pasuritë përpara Omerit r.a., ai i shikoi me habi...
Në to ishte edhe kurora mbretërore e Kisrës, e stolisur me ar dhe margaritarë, kurse rrobat e tij të thurura me penj prej ari...
Ndërsa kraharorja (shiriti) e tij e thurur dhe e stolisur me xhevahirë (gurë të çmueshëm)...
Dy hallkat (rrathët) e tij, të tilla çfarë nuk i ka parë kurrë syri i njeriut...
Si dhe shumë gjëra të tjera të pakufishme, prej gjërave më të vlefshme.
Omeri filloi ta rrotullojë këtë thesar të çmueshëm me një shkop...
Pastaj shikoi të pranishmit rreth tij dhe tha:
- Vërtet, njerëzit të cilët e bënë këtë janë besnikë...
Ali ibnu Ebi Talibi, i cili ishte prezent në ato çaste, i tha:
- Në të vërtetë, ti o prijës i besimtarëve, je përmbajtur dhe ruajtur nga harami, atëherë janë ruajtur edhe qytetarët tuaj... por sikur mos të ishe përmbajtur e të kishe ngrënë haramin, gjithsesi edhe ata nuk do të përmbaheshin.
Këtu elFaruku r.a. thirri Surakën, ia veshi atij këmishën e Kisrës, pantallonat e tij, rrobat e tij dhe këpucët e tij...
Pastaj ia vari shpatën në qafë, kurse rripin ia vendosi në bel...
Mbi kokë ia vendosi kurorën mbretërore...
Në duar i vendosi dy rrathët prej ari. Oh sa të bukur ishin ata rrathë...!
Në ato çaste muslimanët brohoritën me zë të lartë: Allahu ekber Zoti është më i madhi... Zoti është më i madhi... Zoti është më i madhi...
Pastaj Omeri u kthye nga Suraka dhe i tha:
- Oho, oho... Një beduin i vogël nga Benu Medlexhët dhe mbi kokën e tij është kurora e Kisrës..., kurse në dy duart e tij janë rrathët e tij...!!!
Mandej ngriti kokën drejt qiellit dhe tha:
- O Zoti im, vërtet Ti nuk ia dhurove këtë pasuri të Dërguarit Tënd, kurse ai ka qenë më i dashuri te Ti dhe është më i nderuar sesa unë...
Atë nuk ia dhurove Ti as Ebu Bekrit, kurse ai ka qenë më i dashur dhe më i nderuar te Ti sesa unë, gjithashtu...
Atë ma solle dhe ma dhurove mua. O Zot, kërkoj dhe të lutem që të mos ma dhurosh atë (pasuri) mua, por të më ndëshkosh...
Më në fund, Omeri nuk u ngrit nga vendi gjersa ua ndau atë pasuri muslimanëve.
FEJRUZ EDDEJLEMIJ
Fejruzi është njeri i bekuar, nga familja e një shtëpie me njerëz të bekuar.
Muhammedi a.s.
Pasi u sëmur i Dërguari i Allahut pas kthimit të tij nga haxhi i lamtumirës, lajmi për sëmurjen e tij u përhap në të gjitha anët e Siujdhesës. Nën këto rrethana nga Islami u larguan: ElAnsij në Jemen, Musejleme ElKedhdhabi në Jemame, kurse Tulejha ElEsedij në vendbanimin e Benu Esedëve.
Të tre rrenacakët pretendonin se janë të dërguar (pejgamberë) dhe se secili prej tyre është dërguar te populli i vet, ashtu siç ishte i dërguar Muhammedi, i biri i Abdullahut, te kurejshitët.
* * *
El Esved elAnsij ishte një prift mashtrues (magjistar), shpirtkeq, keqbërës i rrezikshëm, shumë i fuqishëm dhe trupmadh.
Përveç kësaj ai ishte orator i pastër, i mahniste të urtit me fjalimin e tij. Ishte dinak dhe i aftë për të luajtur me arsyet e masës me trivialitetin e tij, si dhe me përfitimin e njerëzve me anë të pasurisë, nderit dhe pozitës.
Ai nuk parqitej para njerëzve me fytyrën e tij të vërtetë, por të maskuar, duke atribuar si veti madhështinë e respektin në mënyrë të errët me ndjelljen e tmerrit në zemrat e masës.
* * *
Në atë kohë, pushteti në Jemen ishte në duart e Bijve, në krye të të cilëve ishte Fejruz edDejlemijj, shoku i Pejgamberit a.s.
El Ebna(Bijtë) është emër me të cilin është quajtur një grup njerëzish, baballarët e të cilëve ishin persianë janë larguar nga vendet e tyre për në Jemen, kurse nënat e tyre ishin arabe.
Badhani ishte më i moshuari i tyre dhe ishte mbret në Jemen në kohën kur u paraqit Islami. Në atë post e kishte emëruar Kisra i Madhi i persianëve. Posa vuri në dukje sinqeritetin e Pejgamberit a.s. dhe kuptoi rëndësinë e madhe të thirrjes së tij në rrugë të drejtë, menjëherë zuri të mos e respektojë Kisranë dhe së bashku me popullin e tij hyri në fenë Islame, kurse Pejgamberi e rivendosi për sundimtar në të njëjtin vend, e ai qëndroi në atë post deri pak kohë para paraqitjes së elEsved elAnsiut, kur edhe vdiq...
* * *
Ata që iu përgjigjën ftesës së tij të rrejshme ishin nga fisi i tij (elAnsiut) Benu Medhhixhët. Ai kaloi me ta në San'a, e mbyti sundimtarin e saj Shehre, të birin e Badhanit dhe pastaj u martua me gruan e tij Adhade.
Mandej kaloi prej San'as në krahinat e tjera, ku njerëzit filluan t'i nënshtrohen dhe të bien nën ndikimin e tij me shpejtësi të konsiderueshme, derisa ai ndikim u përhap edhe në vendet ndërmjet Hadrameutit dhe Taifit, si dhe prej Bahreinit dhe elAhsaës e gjer në Aden.
* * *
Shkathtësia dhe mençuria e tij e pakufizuar ishte ajo që i bëri njerëzit të jenë të mashtruar dhe të anojnë kah ai. Përkrahësit e elAnsiut u manipuluan se ai ka një engjëll i cili i zbret atij shpallje dhe e lajmëron për gjërat sekrete. Ai zuri të argumentojë këtë supozim të tij me anën e agjentëve, të cilët i kishte dërguar në çdo vend për të mbledhur lajmet e njerëzve, t'i zbulojnë sekretet e tyre, t'i njohin problemet e tyre si dhe të zbulojnë atë që fshihet në zemrat e tyre prej bindjeve dhe shpresave e pastaj t'ia sjellin të gjitha ato fshehurazi.
Ai ballafaqohej me çdonjërin që kishte ndonjë hall. Secili fillonte t'i tregojë për problemin që e mundonte, kurse elAnsiu u sillte atyre çudira dhe habi, saqë i bënte të harrojnë mendjet e tyre dhe ua sillte në dilemë të kuptuarit e tyre me anë të intrigave të tij...
Kështu vazhdoi gjersa çështja e tij u përforcua dhe u përhap propaganda e tij, ashtu siç përhapet zjarri i ndezur në bar të thatë.
* * *
Posa i arriti lajmi Pejgamberit mbi dezertimin e elEsved elAnsiut dhe kalimit të tij në Jemen, me shpejtësi i dërgoi të ecin rreth njëqind veta prej shokëve të tij me shkresa dërguar atyre që hynë të parët në Islam, duke iu dëshiruar mirësi (d.m.th. muslimanëve të parë në Jemen). Me anë të atyre shkresave Pejgamberi a.s. dëshiroi t'i nxitë muslimanët që me imanbesim dhe vendosmëri ta përballojnë dhe ta thyejnë këtë fitne (intrigë, ngatërresë). Ai i urdhëron besimtarët që ta zhdukin elEsved elAnsiun në çfarëdo mënyre...
Nuk pati njeri të cilit i arriti shkresa e të Dërguarit a.s. që nuk iu përgjigj ftesës së tij, por nxituan për ta realizuar urdhrin e tij.
Më i pari i cili iu përgjigj apelit të Pejgamberit a.s. ishte heroi i tregimit tonë, Fejruz edDejlemij, dhe ata të cilët ishin me të prej radhëve të Bijëve.
T'i citojmë fjalët e tij (Fejruzit), me të cilat na tregon tregimin e tij të shkëlqyer. Fejruzi ka thënë:
- Unë dhe ata të cilët ishin me mua nga Bijtë nuk kemi dyshuar në asnjë moment në fenë e Zotit, e as që pati ndonjë përkrahje në zemrat tona për armikun e Zotit xh.sh.
Pritnim momentin e volitshëm për t'u hedhur mbi të, për ta zhdukur me çdo kusht...
Mbasi na arriti shkresa e të Dërguarit a.s., neve dhe shokëve të cilët të parët kanë hyrë në Islam, u përforcuam njëri me tjetrin dhe secili prej nesh u ngrit të kryejë detyrën e vet.
ElEsved elAnsiu ishte mashtruar dhe ishte bërë mendjemadh pasi kishte arritur disa suksese. Iu rrit mendja dhe ndryshoi qëndrimin edhe ndaj liderit të ushtrisë së tij, Kajs ibnu Abdi Jeguthit, derisa Kajsi filloi të mos ndihet i sigurtë nga tirania e tij.
Shkuam tek ai unë dhe kushëriri im Dadhevejh, e lajmëruam për shkresën e të Dërguarit të Zotit dhe e ftuam që të drekojë me njeriun (el Ansiun) para se të darkojë me të.
Ftesës sonë iu përgjigj me gjithë zemër, na tregoi disa fshehtësi të tij dhe na shikoi sikur të kishim zbritur nga qielli.
Që të tre u zotuam që ta përballojmë dhe ta luftojmë renegatin rrenacak nga brenda, kurse vëllezërit tanë të tjerë ta sulmojnë dhe të ballafaqohen me të nga jashtë.
Vendosëm që të bashkëpunojë me ne kushërira ime (bija e xhaxhait tim), Dadha, të cilën e kishte marrë për grua elEsved el-Ansiu mbasi kishte vrarë burrin e saj Shehr ibnu Badhanin.
* * *
Shkova në pallatin e elAnsiut dhe u takova me kushërirën time Dadha dhe i thashë:
Oj bija e xhaxhait tim, ti e di sa të këqija dhe dëme na ka bërë ky njeri, ty dhe neve.
Ai e ka vrarë burrin tënd, i ka çnjerëzuar gratë e popullit tuaj, i ka shkatërruar dhe zhdukur shumë syresh dhe ka rrëmbyer pushtetin.
Ja, kjo është shkresa e Pejgamberit a.s. të cilën na e ka drejtuar neve në veçanti, kurse popullit të Jemenit në përgjithësi. Ai na bën apel na fton ta heqim qafe këtë bela njëherë e përgjithmonë.
A dëshiron të na ndihmosh kundër tij?!
- Si t'ju ndihmoj? ma ktheu ajo.
Unë i thashë: - Që ta largojmë...
Ajo tha: - Madje edhe ta vrasim...
Atëherë unë i thashë: - Për Allahun, unë nuk kam patur tjetër qëllim, por u frikësova se do të më kundërshtosh.
Ajo tha: - Për Atë i Cili e dërgoi Muhammedin me drejtësi, përgëzues dhe tërheqës i vërejtjes, nuk kam dyshuar në fenë time në asnjë moment, e as që ka krijuar Allahu njeri më të urryer për mua sesa këtë shejtan (djall të mallkuar)...
Gjithashtu, betohem në Allahun se atë nuk e njoha ndryshe qysh se e kam parë, por vetëm si një të pacipë, mëkatar, njeri që nuk e mbron drejtësinë dhe që nuk ndalet nga të këqijat.
E pyeta atë: - E si do ta vrasim atë (ElAnsiun)?!
Ajo më tha: - Vërtet ai është i mbrojtur dhe i kujdesshëm për vetveten. Nuk ka vend në pallat që nuk e rrethojnë rojet, përveç kësaj dhome të largët dhe të lëshuar. Në të vërtetë, ana e prapme e saj është deri në vendin e caktuar... që del në fushë dhe kur t'iu zë terri juve, thyeni atë në errësirë të natës, atëherë në brendi të saj do të gjeni armën dhe llampën. Aty do të më gjeni duke ju pritur, pastaj hyni tek ai dhe e vriteni.
Unë i thashë asaj: - Por të çash murin e dhomës të këtij lloj pallati nuk është punë e lehtë...
Mund të kaloj ndonjëri pranë nesh, të bërtasë dhe t'i thërrasë rojet... Atëherë ndodh ajo që nuk e dëshirojmë.
Ajo tha: - Mirë e ke... Ja, kam një ide për ju.
E pyeta: - Çfarë është ajo?!
Ajo u përgjigj: - Nesër dërgoje një njeri të besueshëm në cilësinë e një punëtori, kurse unë e urdhëroj që ta shpojë dhomën nga brenda, përveç një pjese të vogël.
Pastaj, gjatë natës, ju e kryeni pjesën tjetër nga jashtë, me pak mund dhe fare lehtë.
Atëherë, unë i thashë: - Ide e qëlluar është kjo.
Pastaj u largova nga ajo dhe i lajmërova shokët e mi mbi marrëveshjen tonë, kurse ata uruan për këtë. Nga ai moment shkuam për t'u përgatitur për çështjen e caktuar.
I lajmëruam njerëzit e caktuar prej besimtarëve tonë ndihmëtarë me sinjalin e fshehtë, i ftuam ata që të përgatiten dhe e caktuam takimin me ta në agimin e ditës së nesërme.
Mbasi ra muzgu i natës dhe erdhi koha e caktuar, unë me shokun tim shkuam te vendi i shpuarjes së dhomës, e gjetëm atë dhe u futëm brenda në dhomë, e morëm armën, e ndezëm llampën dhe shkuam te dhoma e armikut të Zotit, kur, ja, kushërira ime duke qëndruar në derë të saj. Ajo më dha shenjën dhe hyra brenda tek ai, gjersa ai ishte duke fjetur dhe kërhaste.
ElAnsiut ia vura thikën në fyt, e ai lëshoi një britmë sikur të pëlliste kau dhe u drodh si deveja e therur.
Kur dëgjuan rojet britmën e tij, arritën te dhoma dhe pyetën: - Çështë kjo?!!!
Kushërira ime iu tha:
- Largohuni të qetë dhe të kënaqur, sepse në të vërtetë Profetit të Zotit po i zbret shpallje, inspirim, - e ata u larguan...
* * *
Qëndruam në pallat derisa agoi, e atëherë u ndala mbi njërin prej mureve të tij dhe brohorita:
Allahu ekber (Zoti është më i Madhi), Allahu ekber (Zoti është më i madhi) dhe vazhdova ezanin derisa thashë: Eshhedu en la ilahe illallllah ve eshhedu enne Muhammeden resùlullllah, Ve eshhedu enne-l-Esved-el- Ansijjkedhdhab... (d.m.th. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dëshmoj se vërtet Muhammedi është i Dërguari i Tij, si dhe dëshmoj se elEsved elAnsiu është gënjeshtar)...
Ky ishte sinjali i fshehtë.
Atëherë muslimanët arritën te pallati nga të gjitha anët dhe kur rojet dëgjuan ezanin u frikësuan dhe u tmerruan dhe të dy grupet u ndeshën në luftë me njëratjetrën.
Ua hodha kokën e elEsved elAnsiut prej mureve të larta të pallatit...
Kur e panë përkrahësit e tij, u dobësuan dhe i la fuqia, kurse kur e panë muslimanët, madhëruan Allahun dhe u vërsulën mbi armikun e tyre... Operacioni përfundoi para se të lindë dielli.
* * *
Pasi zbardhi dita, ne ia dërguam një shkresë Pejgamberit a.s. përmes të cilës përgëzonim atë për përfundimin fatal të armikut të Allahut. Kur lajmëtarët arritën në Medinë e gjetën Pejgamberin a.s. i cili kishte ndërruar jetë po atë natë.
Megjithatë, pas pak çastesh u njoftuan se Pejgamberi ishte inspiruar dhe kishte marrë lajmin e gëzueshëm për vrasjen e elEsved elAnsiut, po atë natë në të cilën ishte vrarë.
Pejgamberi a.s. iu kishte thënë shokëve të vet:
ElEsved elAnsiu është vrarë dje...
Atë e ka vrarë një njeri i bekuar, nga familja e një shtëpie të njerëzve të bekuar...
Ata e pyetën:
Cili është ai o i Dërguar i Zotit?
Ai ishte përgjigjur:
Fejruzi... Fejruzi triumfoi....
THABIT IBNU KAJS ELENSARIJ
Testamenti i asnjë njeriu nuk është realizuar, pas vdekjes së vet, përveç testamentit të Thabit Ibnu Kajsit.
Thabit ibnu Kajsi ishte njëri nga zotërinjtë e fisit Hazrexh dhe personalitet i rrallë i Jethribit (Medinës).
Ai ishte mendjehollë, i pashëm dhe orator i shkëlqyer dhe i zëshëm. Kur fliste, ua tejkalonte oratorëve të tjerë, e kur mbante fjalim, ai i përfitonte të gjithë ata që e dëgjonin.
Ai ishte ndër të parët në Medinë që pranoi Islamin. Posa e dëgjoi një ajet kur'anor që ia lexoi thirrësi i ri mekas, Mus'ab ibnu Umejri me zërin e tij të ëmbël dhe tingullin e tij jehues, atij pushtoi Kur'ani me ëmbëlsinë e tingëllimës, ia pushtoi zemrën me qartësinë e shkëlqyer të tij si dhe e frymëzoi mendjen e tij për udhëzim të drejtë.
Atëherë, Allahu ia pajisi zemrën me besim, ia ngriti pozitën dhe nderin e tij kur iu bashkua radhëve të Pejgamberit a.s. dhe hyri nën flamurin e tij...
* * *
Pasi arriti i Dërguari a.s. në Medinë si i shpërngulur, atë e priti me nderimet më të larta Thabit ibnu Kajsi, me një grup kalorësish nga fisi i tij. Ai i dëshiroi Muhammedit a.s. dhe shokut të tij Ebu BekrsSiddikut mirëseardhje të përzemërt. Para tij mbajti një fjalim me një retorikë të lartë, duke e filluar atë me lavdi ndaj Allahut të Lartmadhëruar dhe duke e falënderuar Atë, pastaj u lut për falje dhe shpëtim për të Dërguarin a.s...
Ai e përmbylli fjalimin e tij me këto fjalë:
- Vërtet, ne ta japim besën, i Dërguar i Zotit të të mbrojmë ty prej gjithë asaj që e mbrojmë edhe vetveten tonë, fëmijët dhe gratë tona, atëherë çka do të fitojmë përballë kësaj?
Pejgamberi a.s. tha:
- Shpërblim do të keni xhenetin...
Ende pa ra në vesh mirë fjala xhenet, filluan të shëndrisin fytyrat e njerëzve nga gëzimi e hareja dhe thanë:
- Jemi të kënaqur o i Dërguar i Allahut... Jemi të kënaqur o i Dërguar i Allahut...
Që nga ajo ditë, Pejgamberi a.s. e emëroi Thabit ibnu Kajsin për orator të vetin, ashtu siç ishte Hasan ibnu Thabiti poet i tij.
Kur Pejgamberit a.s. i vinin delegacionet arabe që të krenohen, të mburren ose të garojnë me gjuhën e gojëtarëve të rrjedhshëm dhe me retorikë të lartë që kishin oratorët dhe poetët e tyre, ai ua kundërvinte Thabit ibnu Kajsin për t'i mundur oratorët, kurse Hasan ibnu Thabitin për t'u mburrur para poetëve.
* * *
Thabiti ishte besimtar i denjë dhe me besim të thellë, i devotshëm dhe i sinqertë, kishte frikë dhe përkushtim ndaj Allahut të tij, ishte shumë i kujdesshëm dhe ruhej prej çdo vepre të keqe që e hidhëron Allahun e Lartmadhëruar.
Një ditë Pejgamberi a.s. e pa të frikësuar dhe të brengosur, dridhej i tëri nga frika e droja, dhe për këtë Pejgamberi a.s. i tha:
- Çështë me ty, o Thabit?!
E ai u përgjigj:
- Kam frikë se do të jem i humbur, o Pejgamber i Zotit...
Pejgamberi a.s. e pyeti: - Përse?!
Ai tha: - Allahu i Lartmadhëruar na ka ndaluar që të lavdërohemi për një punë që nuk e kemi bërë, ndërsa unë, përkundrazi, kam dëshirë të lavdërohem...
Ai na e ka ndaluar mendjemadhësinë, kurse unë kam rënë në vetëkënaqësi.
Pejgamberi a.s. e qetësonte vazhdimisht gjersa më në fund i tha:
- O Thabit, a dëshiron të jetosh i lavdëruar... të vritesh e të bëhesh shehid (dëshmor) dhe të hysh në xhenet...?
Nga ky lajm i gëzuar fytyra e Thabitit iu ndriçua dhe tha:
- Gjithsesi dëshiroj dhe jam i kënaqur o Resulullah... gjithsesi dëshiroj dhe jam i kënaqur o Resulullah...
Kurse Resulullahu (i Dërguari i Allahut) i tha:
- Vërtet, kjo është për ty.
* * *
Pasi zbriti ajeti kur'anor:
O ju që keni besuar, mos ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëritjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. (ElHuxhurat: 2)
Thabit ibnu Kajsi iu shmangej kuvendeve të Pejgamberit a.s. përkundër dëshirës së tij të madhe për të marrë pjesë në to dhe dashurisë së fortë ndaj Pejgamberit a.s. si dhe lidhmërisë së ngushtë me të. Ai u mbyll në shtëpi të vet dhe pothuajse fare nuk dilte prej saj, përveç kur dilte për të kryer namazin.
Por, Pejgamberin a.s. e kishte marrë malli për të dhe kishte thënë besimtarëve:
Kush më sjell lajm për të?
Njëri nga ensarët tha: - Unë, o i Dërguar i Zotit.
Ai shkoi te Thabiti dhe e gjeti në shtëpi të vet, të dëshpëruar e kokulur, dhe i tha: Çfarë ke, o Ebu Muhammed (o Thabit)?
Thabiti u përgjigj: - Shumë keq.
Ai e pyeti: - Përse?
Thabiti tha: - Vërtet, ti e di se unë jam njeri me zë të lartë, shpeshherë zëri im ngrihet më lart se zëri i të Dërguarit të Zotit xh.sh., ti gjithashtu e di se çka ka zbritur nga Kur'ani. Mendoj se vepra ime është humbur dhe zhdukur krejtësisht dhe unë do të jem njëri prej banorëve të xhehenemit (ferrit)...
Ai njeri u kthye te Pejgamberi a.s., e lajmëroi për atë që pa dhe dëgjoi, kurse ai i tha:
- Shko përsëri te Thabiti dhe thuaj: Nuk je prej banorëve të xhehenemit, por do të jesh prej banorëve të xhenetit. Ishte ky një lajmërim dhe përgëzim madhështor për Thabitin, gjë të cilën e kishte dëshiruar dhe shpresuar tërë jetën e tij.
* * *
Thabit ibnu Kajsi me Pejgamberin a.s. mori pjesë në të gjitha betejat, përveç asaj të Bedrit. Ai e ka futur veten në rreziqe gjatë luftimeve për të rënë dëshmor, ashtu si e ka paralajmëruar Pejgamberi a.s., kurse rënia dëshmor ishte pranë tij për dy shtiza e edhe më afër...
Derisa ndodhën luftërat kundër renegatëve nga feja islame. Në njërën anë ishin muslimanët, kurse në anën tjetër Musejleme elKedhdhabi, gjatë kohës së sundimit të Ebu Bekrit r.a.
Në atë kohë, Thabiti ishte komandant i ushtrisë së përbërë nga ensarët, Salimi ishte komandant i ushtrisë së përbërë nga muhaxhirët, kurse Halid IbnulVelidi ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë muslimane, të përbërë nga ensarët, muhaxhirët dhe të tjerët...
Fillimisht, në shumicën e betejave, fitoret u takonin Musejlemes dhe njerëzve të tij mbi ushtrinë muslimane, gjersa atyre iu dha urdhri që ta sulmojnë tendën El Fustat të Halidit dhe vendosën ta vrisnin gruan e tij, Ummu Temim, kur edhe arritën t'i prejnë litarët e tendës dhe ta coptojnë atë shumë keq dhe në mënyrë të egër.
Atëherë, kur Thabiti e pa përdhosjen e muslimanëve, atij iu mbush zemra plot vrer dhe dëshpërim dhe kur dëgjoi poshtrimin që i bënin njëritjetrit, iu mbush gjoksi përplot dhembje dhe zemërim...
Bijtë e qyteteve i kishin futur frikën atyre të shkretë-tirave (fshatrave), kurse këta të dytët u thonin qytetarëve se ata nuk dinë të luftojnë dhe ç'është lufta...
Në ato çaste Thabiti vendosi mbi trupin e tij një bimë, u mbështoll me qefin, u ndal te kokat e dëshmorëve dhe tha:
O burra muslimanë, ne nuk kemi luftuar kështu me Muhammedin a.s.!
Sa keq i keni mësuar armiqtë tuaj në mënyrë që të marrin guxim ndaj jush...
Sa keq që e keni bërë shprehi t'i nënshtroheni armikut...
Pastaj Thabiti drejtoi shikimin kah qielli dhe tha:
- O Zoti im, dëshiroj të jem i pastër te Ti, të mos bie në politeizëm ashtu siç bëri Musejleme dhe njerëzit e tij.
Dëshiroj të jem i pastër te Ti, o Allah, nga gjithë kjo që bëjnë të këtillët (ka për qëllim muslimanët).
Mandej u sul si luani i tërbuar, krah për krah me luftëtarët e bekuar:
ElBerra Ibnu MalikelEnsarij...,
Zejd IbnulHattabi, vëllai i emirit të besimtarëve Omerit r.a...,
Salimi, zotëriu i Ebu Hudhejfës...,
si dhe me një numër të konsiderueshëm besimtarësh të mëhershëm...
Ai zhvilloi një luftë madhështore, e cila i mbushi zemrat e besimtarëve me trimëri, vendosmëri dhe durim, kurse politeistëve u futi frikën në palcë.
Ai sillte pandërprerë në të gjitha anët dhe në çdo armë, gjersa e rënduan plagët dhe u rrëzua për tokë, në fushë të betejës, i lumtur për atë që i ka shkruar Allahu, për të ra dëshmor ashtu si e ka përgëzuar më parë i Dashuri i Allahut, Muhammedi a.s., i kënaqur në zemër për atë që Allahu e vërtetoi triumfin e muslimanëve para tij.
* * *
Thabiti kishte të veshur një këmishë të hekurt, shumë të çmueshme, e kur pranë tij kaloi njëri prej muslimanëve, ia zhveshi atë nga trupi dhe e mori për vete.
Natën vijuese nga rënia e Thabitit dëshmor, njëri prej muslimanëve e kishte pa në ëndërr duke i thënë:
Unë jam Thabit ibnu Kajsi. A më njeh mua?
Ai njeri ka thënë: Po.
Thabiti i ka thënë (vazhdimisht në ëndërr):
Në të vërtetë, të porosis dhe të kesh kujdes që të mos thuash se kjo është një ëndërr, e ta humbasësh atë...
Vërtet, pasi u vrava dje, njëri nga muslimanët kaloi pranë meje, i përshkruar kështukështu, e mori këmishën time të hekurt dhe shkoi me të në tendën e vet, në fund të vendqëndrimit të ushtrisë, nga ana e caktuar. Ai e ka vendosur atë nën një enë të tij prej dheut dhe mbi enë ka vendosur një shalë. Shko te Halid ibnu Velidi dhe thuaj atij që të dërgojë dike tek ai njeri për t'ia marrë këmishën e hekurt, seps ajo ende është në vendin e vet...
Unë të lë edhe një porosi tjetër, ki kujdes e mos thuaj se kjo është një ëndërr, e ta humbasësh atë.
Thuaj Halidit: Kur të shkosh te halifi i të Dërguarit të Zotit xh.sh. në Medinë, thuaj atij: Vërtet, Thabiti ka pasur një borxh... kurse ky dhe ky njeri që kanë qenë robër të tij, le të jenë të lirë, le ta kryejë borxhin tim dhe le t'i lirojë djemtë e mi...
Atëherë njeriu u zgjua nga gjumi, shkoi te Halidi dhe e lajmëroi për atë që dëgjoi dhe pa...
Halidi dërgoi një njeri që t'ia sjellë atij këmishën e hekurt, nga ai që e kishte rrëmbyer nga Thabiti. Këmisha u gjet në vendin e vet dhe iu soll halifit ashtu siç ishte.
Posa u kthye Halidi në Medinë, i rrëfeu Ebu Bekrit r.a. për ngjarjen e Thabit ibnu Kajsit dhe porosinë e tij, kurse ai vetë lejoi që të paguhet borxhi i Thabitit e të kryhet porosia e tij.
Nuk është e njohur që ndonjërit më parë, ose më pastaj, t'i jetë lejuar që t'i kryhet porosia e vet edhe pas vdekjes, përveç Thabitit...
Zoti qoftë i kënaqur me Thabit ibnu Kajsin, i lumtur qoftë tek Allahu dhe Ai faltë një vend të lartë në xhenet!
ESMA BIJA E EBU BEKRIT
Esma ka jetuar njëqind vjet e nuk i ka rënë asnjë dhëmb a dhëmballë dhe në asnjë moment nuk e humbi mendjemprehtësinë e saj, edhe përkundër pleqërisë së thellë.
(Biografët)
Kjo është Esma sahabeja e famshme e mbuluar me kurora lavdish nga të gjitha anët.
Babai i saj ishte shoku më i afërt i Resulullahut, gjyshi i saj ishte sahab, motra e saj ishte sahabije, burri i saj ka qenë sahabij dhe kjo mjafton që ajo vërtet të jetë krenare dhe e famshme.
Pra, babai i saj ishte Ebu Bekër EsSiddiku, shoku më i ngushtë i Pejgamberit a.s. gjatë jetës së tij, kurse pas vdekjes së Resulullahut ishte edhe halife (udhëheqës i muslimanëve).
Gjyshi i saj ishte Ebu Atik, babai i Ebu Bekrit.
Motra e saj ishte nëna e besimtarëve Aishja r.a.
Burri i saj ishte ndihmëtari i të Dërguarit a.s. Zubejr ibnu el Avvam. Kurse djali i saj ishte Abdullahu.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë.
Thënë shkurt, mjafton të themi se kjo është Esma bija e Ebu Bekër EsSiddikut.
Esma ishte ndër të parat që pranoi Islamin, ngase këtë hap e kishin ndërmarrë para saj vetëm shtatëmbëdhjetë veta.
Është titulluar si pronare e dy shokave brezave, sepse duke ua përgatitur ushqimin për udhëtim Pejgamberit a.s. dhe babait të saj, atë ditë kur ata emigronin, kishte bërë gati edhe një enë me ujë, por pasi që nuk gjeti diçka që t'i lidhë ato, e grisi shokën e saj në dy pjesë dhe me njërën e lidhi ushqimin, kurse me pjesën tjetër lidhi enën me ujë. Atëherë, Pejgamberi a.s. bëri lutje për të që ato dy pjesë të shokës së saj, Allahu xh.sh. t'ia zëvendësojë me dy shoka breza në xhenet. Ky është shkaku që ajo është titulluar me ofiqin pronare e dy shokave.
* * *
Ajo u martua me Zubejr ibnu ElAvvamin, i cili ishte një djalosh i varfër, pa shërbëtor që t'i shërbejë atij dhe pa pasuri me të cilën do t'i mbante fëmijët, përveç një kalë me të cilin kryenin nevojat elementare të shtëpisë.
Ajo sillej mirë me Zubejrin dhe i shërbente atij, duke u kujdesur edhe për kalin e tij, duke e ruajtur dhe duke i shtypur drith për ushqim, derisa Allahu ia hapi Zubejrit rrugën e pasurimit dhe u bë njëri prej shokëve më të pasur të Muhammedit a.s.
Kur Esmës iu dha rasti për t'u shpërngulur për në Medinë, ajo me bindjen e saj në fenë Islame, në Allahun xh.sh. dhe në Pejgamberin e Tij, edhe pse në ditët e fundit të shtatzënësisë në djalin e saj Abdullahun, i përballoi të gjitha dhe kjo nuk e pengoi asgjë për të emigruar, dhe posa arriti në Kuba e lindi fëmijën e saj.
Muslimanët e madhëruan Allahun dhe brohoritën nga gëzimi, sepse ky qe fëmija i parë që u lind si muhaxher në Medinë.
Ajo e mbarti fëmijën deri te Pejgamberi a.s. dhe e vendosi në prehër të tij, kurse ai bëri dua për të, mori pak lëng nga goja e tij dhe e vuri në gojën e foshnjës, i cili e përbiu atë. Kështu që gjëja e parë që përbiu foshnja ishte lëngi i dhënë nga Pejgamberi i Zotit xh.sh.
Personaliteti i Esmës karakterizohet me virtyte të larta, karakter të fortë dhe arsye të shëndoshë, veti këto të cilat i kanë vetëm njerëzit e rrallë.
Ajo ishte një bujare e madhe, e për të na rrëfen djali i saj Abdullahu, i cili thotë:
Nuk më ka rastisur të shoh gra më bujare sesa tezen time Aishen dhe nënën time Esmën, por bujaria e tyre ndryshon: Sa i përket tezës sime, ajo mblidhte pak nga pak derisa mblidhte aq sa mjaftonte dhe pastaj ua ndante atë nevojtarëve, kurse nëna ime nuk lënte asgjë për nesër, por menjëherë e shpërndante.
* * *
Esma ishte inteligjente dhe e mençur dhe dinte ta gjejë veten në pozita të vështira e të palakmueshme.
Mençuria e saj u dëshmua kur Ebu Bekri u nis për të emigruar duke e shoqëruar Muhammedin a.s. dhe mori me vete tërë pasurinë, vlera e së cilës arrinte në gjashtë mijë dërhemë, duke mos lënë asgjë për fëmijët e tij...
Kur Ebu Kuhafe, i ati i Ebu Bekrit, i cili ishte politeist, u informua për këtë, erdhi në shtëpi të të birit dhe i tha Esmës: Për Zotin, po e shoh se ai me marrjen e pasurisë me vete u ka shkaktuar vuajtje, ashtu sikurse iu ka shkaktuar vuajtje me vetë largimin e tij, mirëpo Esma iu përgjigj: Jo, kurrsesi o gjyshi im, në të vërtetë ai na ka lënë pasuri të mjaftueshme, pastaj mori ca gurë të vegjël dhe i vendosi në një dollap në të cilin lënin pasurinë e tyre më parë, i mbuloi gurët me një rrobe dhe pastaj e mori gjyshin e vet për dore, ngase ai e kishte të pamurit e dobët, dhe i tha: O gjyshi im, shiko sa pasuri na ka lënë kur ai e lëshoi dorën mbi gurët e mbuluar me rroba kujtoi se janë të holla dhe gurë të çmueshëm dhe tha: Nuk është keq, nëse ua ka lënë tërë këtë pasuri.
Me këtë Esma dëshiroi që ta qetësojë shpirtin e plakut dhe që të mos e obligojë t'i ndajë diç nga pasuria e tij... Ajo e bëri këtë ngase e urrente që t'ia shtrijë dorën një idhujtari, qoftë ai edhe gjyshi i saj.
* * *
Nëse historia i lë në harresë të gjitha qëndrimet e Esmës bijës së Ebu Bekrit, kurrsesi nuk mund të harrohen mendjemprehtësia, vendosmëria e pashoqe dhe fuqia e besimitimanit me rastin e takimit të fundit me djalin e saj.
Kur djali i saj, Abdullah ibnu Zubejri, u zgjodh sundimtar (halif) pas vdekjes së Jezid ibnu Muavijes, botërisht e për-krahën Hixhazi, Egjipti, Iraku, Horasani dhe shumica e vendeve të Shamit. Por Benu Umejët, me qëllim që ta luftojnë atë, menjëherë bënë dyndjen e ushtrisë së madhe nën komandën e Haxhxhaxh ibnu Jusuf ethThekafiut. Në mes tyre u zhvillua një betejë e përgjakshme, në të cilën Abdullahu tregoi trimëri të pashoqe, ashtu siç i ka hije një kalorësi trim.
Kur përkrahësit e tij filluan të shpartallohen dalëngadalë, atëherë ai u strehua dhe u mbrojt te Qabja, së bashku me ata që kishin mbetur me të për ta mbrojtur Qaben e madhërishme. Disa orë para rënies së tij dëshmor, ai hyri tek e ëma, Esma, e cila atëbotë ishte plakë njëqindvjeçare dhe e kishte lënë të pamurit, dhe i tha:
- Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, oj nëna ime!
Ajo ia ktheu: - Gjithashtu edhe mbi ty, o Abdullah... Ç'e mirë të solli ty në këtë kohë, kur gurët të cilët po i hedhin menxhenikët e Haxhxhaxhit mbi ushtrinë tuaj në Qabe po i dridhin tmerrësisht edhe shtëpitë e Mekës?
Abdullahu iu përgjigj: - Erdha të marr mendimin tënd, oj nënë.
Ajo i tha: - Ta marrësh mendimin tim!! Për çka?!
Ai tha: - Njerëzit më kanë braktisur dhe janë larguar prej meje nga frika e Haxhxhaxhit ose nga lakmia për atë që ka ai, saqë edhe fëmijët dhe familja ime janë larguar nga unë, e me mua ka mbetur vetëm një numër i vogël prej njerëzve të mi. Sado që durimi i tyre të jetë i madh dhe të kenë qëndrim burrëror, ata nuk do të mund të bëjnë ballë më tepër se një apo dy orë, kurse të dërguarit e Beni Umejjitëve më kanë vërshuar me bisedime duke më premtuar se do të më japin në këtë botë atë që dëshiroj, me kusht që unë t'i hedh armët dhe t'i nënshtrohem Abdul Melik ibnu Mervanit. Ç'mendon ti për këtë oj nënë?
Ajo ngriti zërin lart dhe tha: - Kjo është çështje jote personale, o Abdullah, dhe më së miri vetë mund ta dish... Nëse je i bindur se çështja jote është e drejtë dhe se ti thërret në drejtësi, atëherë duro dhe qëndro, ashtu sikurse kanë duruar dhe qëndruar shokët e tu të cilët janë flijuar nën flamurin tënd...
Por, nëse ti e dëshiron këtë botë, atëherë sa rob i keq do të ishe. E shkatërrove veten dhe njerëzit e tu.
Ai tha: - Por, vrasja ime qysh sot do të jetë e pashmangshme.
- Nuk ka gjë, - tha ajo, flijimi është më i mirë për ty sesa t'i dorëzohesh Haxhxhaxhit me dëshirë dhe të luajnë djelmoshat e Benu Umejjes me kokën tënde.
Abdullahu iu përgjigj duke i thënë:
- Nuk i frikësohem vrasjes, por frikësohem se ata do të luajnë me kufomën time.
Ajo i tha birit të saj:
- Nuk ka çka të frikësohet njeriu pas vdekjes, sepse as delja e therur nuk e ndjen rjepjen e lëkurës...
Atëherë Abdullahut i shndriti fytyra dhe tha:
- E bekuar qofsh, oj nëna ime! Të bekuara qofshin virtytet dhe karakteri yt i lartë! Unë nuk të kam ardhur ty në këtë kohë për asgjë tjetër, përveç të dëgjoj prej teje atë që e dëgjova, kurse Allahu e di se unë nuk jam as i lodhur e as i dobësuar, Allahu është dëshmitari im se unë nuk e bëra këtë duke lakmuar në të mirat e kësaj bote, përkundrazi jam i hidhëruar dhe i prekur, ngase kërkohet për t'u lejuar hara-met. Ja, unë veç po nisem në atë që ti dëshiron. Nëse vritem, mos u pikëllo për mua, dorëzoja çështjen tënde Allahut xh.sh.
Ajo tha:
- Do të pikëllohesha për ty, sikurse të vriteshe në rrugë të gabuar.
Abdullahu i tha asaj:
- Bindu se vërtet biri yt kurrë nuk e ka përkrahur një punë të urrzer (të keqe), as që ka bërë ndonjë të ligë, as nuk ka devijuar nga rruga e Perëndisë e as që e ka tradhtuar amanetin. Dije se djali yt kurrë nuk e ka përkrahur tiraninë as ndaj muslimanëve e as ndaj jomuslimanëve lojalë dhe nuk kishte tek ai gjë më të vlefshme dhe më meritore se kënaqësia e Allahut të Madhëruar... Këtë nuk e them për ta pastruar vetveten, sepse Allahu është më i dijshëm për mua sesa unë, por them këtë për të të dhënë durim dhe kurajo në zemrën tënde.
Esmaja ia ktheu:
- Falënderimi dhe Lavdia i qoftë Allahut, i cili të drejtoi në atë që Ai dëshiron dhe në atë që edhe unë dëshiroj. Afrohu pranë meje, o biri im, që ta ndjej erën tënde dhe ta ledhatoj trupin, sepse ky mund të jetë takimi im i fundit me ty.
Abdullahu e afroi fytyrën te duart dhe këmbët e saja, ia mbuloi ato me puthje, kurse ajo e afroi hundën e saj te koka, fytyra dhe fyti i tij dhe e nuhati erën e tij, duke e prekur dhe puthur. Pastaj me duart e saj filloi t'ia prekë trupin dhe kur e preku gjoksin e tij, për një çast u ndal, i tërhoqi duart prej tij dhe tha:
- Çështë kjo që e ke veshur, o Abdullah?!
Abdullahu iu përgjigj:
- Kjo është këmisha ime e hekurt.
Ajo i tha:
- O biri im, kjo nuk është rroba e atij që dëshiron të bjerë dëshmor shehid.
Ai i tha:
- Por e kam veshur për të qetësuar ty dhe zemrën tënde.
Ajo i tha birit të saj:
- Zhvishe atë, sepse ajo është pengesë e fortë për mbrojtjen dhe trimërinë tënde, është e fortë për kërcimin tënd. Pa të lëvizja është më e lehtë, e në vend të saj vishe një këmishë të gjatë, që kur të vritesh të mos zbulohet trupi (avreti) yt.
* * *
Abdullahu e zhveshi këmishën e hekurt dhe veshi një këmishë të gjatë (jo të hekurt), e mbërtheu atë dhe shkoi te Qabja për të vazhduar luftën me ushtarët e tij, duke thënë: - Mos më ndaj prej duasë (lutjes) oj nënë.
Në ato çaste ajo drejtoi duart kah qielli e tha:
O Zoti im, mëshiroje ngritjen e tij natën për të falur namaz dhe qasjen e tij të fortë në terrin e natës, kur njerëzit e tjerë flejnë... O Zoti im, mëshiroje atë (Abdullahun) kur ai është i uritur dhe i etur derisa është agjërueshëm.
O Zot! Mëshiroje mirësinë dhe sjelljen e tij të mirë ndaj babait dhe nënës së tij...!
O Zoti im, unë tashmë e kam dorëzuar në duart e Tua, jam e kënaqur me atë që ia ke caktuar atij dhe më dhuro mua për të nga sevapet e atyre që durojnë për hir të Madhërisë Sate!
Ende pa perënduar dielli i asaj dite, Abdullahu iu bashkangjit dëshmorëve të tjerë dhe shkoi në fqinjësi të Allahut të vet.
Vetëm pak ditë pas flijimit të tij, atij iu bashkangjit edhe e ëma e tij Esma, bija e Ebu Bekrit, pas njëqind vjet jetese në këtë botë. Asaj nuk i kishte rënë as dhëmbë e as dhëmballë, dhe asnjëherë nuk e kishte humbur mendjempre-htësinë e saj, edhe përkundër pleqërisë së thellë.
TALHA IBNU UBEJDILLAH ETTEJMIJ
Ai që dëshiron të ketë kënaqësinë për të parë një njeri i cili ecën mbi faqen e dheut, dhe që e ka vënë në jetë zotimin e dhënë, le ta shikojë Talha Ibn Ubejdillahin.
(Muhammedi a.s.)
Talha udhëtonte me një karvan të kurejshitëve për të bërë tregti gjer në vendet e Shamit. Kur karvani arriti në qytetin Busra, u hodhën krerët tregtarë kurejshit në tregun e ndërtuar dhe filluan të zhvillojnë tregti.
Edhe pse Talha ishte në moshë të re dhe i mungonte përvoja në tregti, ishte mendjemprehtë dhe largpamës, gjë që i jepte shans edhe atij për t'iu bërë konkurrencë atyre dhe të sigurojë fitimin e vet me meritë.
Gjersa Talha shkonte në tregun që gumëzhinte nga njerëzit që kishin ardhur nga çdo vend, atij i ndodhi një e papritur, e cila jo vetëm që ishte shkak për ndërrim të rrjedhave të tij jetësore në tërësi e edhe diç më tepër, por ishte edhe përgëzuese dhe lajmëtare për ndryshimin e rrjedhave të mëtejme historike në tërësi...
Le t'ia lëmë fjalën vetë Talha ibnu Ubejdillahit që të na e transmetojë tregimin e tij prekës.
Talha thotë:
- Derisa ne ishim në tregun e Busrasë, kur, ja, një prift i krishterë po thërret në mes të të njerëzve:
O ju tregtarë, pyetni njerëzit e këtij sezoni tregtar se a ka në mesin e tyre ndonjë njeri nga Meka.
Unë qëllova pranë tij dhe nxitova gjer tek ai e i thashë:
- Po, unë jam prej banorëve të Mekës.
Ai më pyeti:
- A është paraqitur në mesin tuaj Ahmedi?
Kush është Ahmedi?! e pyeta.
Ai tha:
Ai është i biri i Abdullahut të ibnu Abdul Mutalibit...
Ky është muaji i tij, në të cilin ai do të paraqitet...
Ai është Pejgamberi i fundit...
Ai do të e lëshojë tokën tuaj, Mekën, dhe do të shpërngulet në një vend, një tokë me gurë të zi, me hurma dhe tokë kripore, nga e cila rrjedh ujë...
Talha ka thënë:
- Fjalët e atij prifti lanë gjurmë të thellë në zemrën time, atëherë shkova me nxitim te deveja ime, e ngarkova atë, kurse mbrapa lashë karavanin dhe me ngut ia mësyva Mekës.
Kur arrita në Mekë, pyeta familjen time:
- A pati ndonjë ndodhi prej se kemi lëshuar Mekën?
Më thanë:
- Po. Muhammedi, i biri i Abdullahut, është ngritur dhe pretendon se është profet e tashmë e ka mbështetur dhe pasuar atë Ibnu Ebi Kuhafe (kanë për qëllim Ebu Bekrin).
Mandej Talha tregon dhe thotë:
- E kam njohur Ebu Bekrin, ai ishte njeri i thjeshtë, i dashur dhe i butë...
Ai ishte një tregtar i moralshëm dhe i drejtë, njerëzit e donin dhe ia pëlqenin kuvendimet e tij, për shkak se ai dinte për të kaluarën, historinë e kurejshitëve dhe se mbante në mend prejardhjet familjare të tyre.
Shkova tek ai dhe e pyeta:
- A është e vërtetë se Muhammedi, i biri i Abdullahut është shpallur Pejgamber dhe se ti e ke mbështetur dhe pasuar atë?
Ebu Bekri m'u përgjigj:
- Po... dhe filloi të më tregojë lajmin e vet si dhe dëshironte që të më tërheq për të hyrë me të në Islam, kurse unë i dhash lajmin mbi priftin. Atëherë u çudit për këtë dhe më tha:
- Eja me mua që të shkojmë te Muhammedi që ta njoftosh për këtë lajm dhe të dëgjosh se ç'do të thotë... që të hysh në fenë e Zotit...
Talha mandej tregon:
Atëherë, unë dhe Ebu Bekri shkuam te Muhammedi, i cili ma paraqiti Islamin, lexoi diçka nga Kur'ani dhe më përgëzoi për të mirat e dynjasë (kësaj bote) dhe të ahiretit (të jetës në botën e amshueshme).
Allahu pajisi zemërn time me fenë islame, e unë ia tregova lajmin e priftit të Busrasë. Ai u gëzua pa masë dhe ky gëzim pikasej edhe në fytyrën e tij...
Pastaj dëshmova para tij se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se vërtet Muhammedi është i Dërguar i Allahut.
Isha i katërti që pranova Islamin, me insistimin e Ebu Bekrit.
Kur dëgjoi familja dhe farefisi i djaloshit kurejshit se ai ka kaluar në fenë islame, iu duk sikur tiu binte rrufeja.
Nëna e tij më së tepërmi u brengos dhe u dëshpërua pse djali i saj kishte pranuar fenë islame, sepse ajo dëshironte që ai të mbizotëronte popullin e tij, për shkak se ai zotëronte karakter fisnik dhe virtyte të larta...
* * *
Populli i tij nxitoi tek ai që ta kthejë dhe ta tërheqë nga feja Islame, por e gjeti si një bjeshkë madhështore e cila nuk lëkundet dot.
Pasi u demoralizuan, duke tentuar që ta bindin me të mirë, atëherë u përpoqën ta bëjnë me anë të ndëshkimit dhe dhunës.
Në lidhje me këtë, Mes'ud ibnu Harashi thotë:
- Gjersa isha duke vrapuar ndërmjet Safasë dhe Mervesë, kur, ja, një grumbull njerëzish ndiqnin një të ri me duar të lidhura gjer te fyti, kurse ata nxitonin mbrapa tij duke e shtyrë dhe duke i rënë mbi kokë..., ndërkaq një grua plakë e shante dhe i bërtiste...
Atëherë pyeta: - Ç'është çështja e këtij djaloshi?!
Ata thanë:
- Ky është Talhatu ibnu Ubejdillahi, i cili është larguar nga feja e vet dhe ka pasuar djaloshin nga fisi Benu Hashim...
Përsëri i pyeta:
Kush është kjo plakë që shkon mbrapa?
Ata thanë:
- Ajo është Essa'betu bintulHadremij, nëna e djaloshit...
Pastaj Neufel ibnu Huvejlidi, i quajtur luan i kurej-shitëve u ngrit dhe shkoi te Talhau ibnu Ubejdillah dhe e lidhi atë me një litar me të cilin e lidhi edhe Ebu Bekër EsSiddikun, i afroi së bashku dhe ua dorëzoi të poshtërve të Mekës për t'iu dhënë ndëshkimin më të ashpër.
Për këtë shkak, Talha ibnu Ubejdillahi dhe Ebu Bekr esSiddiku janë quajtur dy të lidhurit.
* * *
Ditët kalonin, ngjarjet ndodhnin njëra pas tjetrës, kurse Talha ibnu Ubejdillahi përsosej. Sprovat në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij rriteshin dhe intensifikoheshin, ndërsa vetëmohimi ndaj Islamit dhe muslimanëve gjithnjë shtohej saqë muslimanët e quanin Dëshmori i gjallë, kurse i Dërguari a.s. e quante Talha i mirësisë, i bujarisë dhe i fisnikërisë.
Për secilin nga këta tituj ekziston nga një tregim i veçantë, e secili prej tyre shkëlqen më tepër se tjetri.
* * *
- Përse është quajtur Dëshmori i gjallë mësojmë nga ngjarja në betejën e Uhudit, kur muslimanët e braktisën Pejgamberin e Zotit dhe me të mbetën vetëm njëmbëdhjetë veta nga ensarët dhe Talha ibnu Ubejdillahi nga muhaxhirët.
Pejgamberi a.s. ngjitej kodrës së bashku me ata të cilët kishin mbetur me të, prapa iu vu një grup politeistësh, të cilët dëshironin ta mbytnin.
Atëherë ai tha: - Kush i zmbraps këta, ai do të jetë shoku im në xhenet?
Talha tha: - Unë, o i Dërguar i Zotit.
Pejgamberi a.s. i tha: - Jo, ti qëndro në pozitën tënde!
Atëherë u paraqit njëri prej ensarëve dhe tha: - Unë, o i Dërguar i Zotit.
Pejgamberi a.s. i tha: - Po, ti!
Luftoi ensariu gjersa u vra. Pejgamberi a.s. ngjitej kodrës së bashku me shokët e tij, kurse politeistët i ndiqnin pas, e atëherë ai tha:
- A nuk ekziston njeri që iu del përballë këtyre?!
Talha nxitoi përsëri dhe tha: - Unë, o Resulullah.
Resulullahu i tha jo përsëri, qëndro në pozitën tënde.
Pastaj u paraqit një tjetër nga ensarët e tha: - Unë o Resulullah.
Resulullahu i tha: - Po ti, - e ai luftoi gjersa u vra.
Pejgamberi a.s. ngjitej kodrës vazhdimisht, kurse armiqtë e ndiqnin mbrapa. Ai përsëriste fjalët e mëparshme e Talha i përgjigjej gjithnjë, por Pejgamberi e ndalonte vazhdimisht, derisa u vranë të gjithë ensarët dhe nuk mbeti askush përveç Talhasë, i cili atëherë tha: - E tani, po...
Tashmë Pejgamberit a.s. i ishte thyer dhëmbi i syrit, i ishte gërvishur balli dhe i ishte lënduar buza e gjaku i rridhte nëpër fytyrë. Pejgamberin a.s. e kishte kapluar lodhja, kurse Talha sulmonte politeistët gjersa i zmbrapste e pastaj kthehej te Pejgamberi a.s. dhe i ndihmonte Atij për t'u ngjitur kodrës pak nga pak, e mbështeste atë dhe përsëri i sulmonte politeistët.
Kështu vazhdoi Talha derisa i zmbrapsi dhe i largoi ata nga Pejgamberi a.s.
Lidhur me këtë, Ebu Bekri ka thënë: - Unë dhe Ebu Ubejde ibnu El Xherrrrah kemi qenë larg nga Pejgamberi në ato çaste, e kur arritëm tek ai dëshironim t'i ndihmonim atij, por ai na tha: - Më leni mua e shkoni te shoku juaj (kishte për qëllim Talhanë)!
Në atë moment ne pamë Talhanë duke i shkuar gjaku rrëke, kurse në trupin e tij kishte mbi shtatëdhjetë plagë të shkaktuara nga shpata, shtiza apo shigjeta...
I ishte prerë edhe shuplaka e dorës dhe ra në një gropë i alivanosur...
Pejgamberi a.s. pas kësaj ngjarjeje thoshte: - Cilin e gëzon fakti që ta shikojë një njeri i cili ecën mbi sipërfaqe të tokës, dhe që e ka realizuar besën (zotimin) e dhënë, le ta shikojë Talha ibnu Ubejdillahin.
Ebu Bekri, kur përmendej Uhudi, thoshte:
- Ajo ditë e tërë i takonte Talhasë...
* * *
Ky ishte shkaku përse është quajtur Talha Dëshmor i gjallë, kurse për epitetin e tij Talha i mirësisë, i bujarisë dhe i fisnikërisë ekzistojnë njëqind e një tregime.
Njëri prej tyre është fakti që Talha ishte tregtar dhe kishte pasuri të madhe, e cila kishte arritur në 700 dërhemë, kurse ai kaloi një natë i frikësuar, i mërzitur dhe i brengosur.
Bashkëshortja e tij Umu Kulthumi (bija e Ebu Bekrit) hyri tek ai dhe i tha:
Çështë me ty o Talha (o Ebu Muhammed)?! Mos të ka goditur ndonjë e keqe nga ana jonë?!
Ai tha:
Jo, vërtet ti je gruaja më e mirë e burrit musliman.
Unë kam menduar gjatë tërë natës dhe kam thënë: Cili është mendimi i një njeriu në Allahun e tij nëse flen e kjo pasuri gjendet në shtëpinë e tij?!
Ajo e pyeti:
Çka të mundon ty ajo (pasuria)?! Ku je ti për nevojtarët nga populli yt dhe miqtë e tu?! Kur të zgjohesh, ndaju atyre.
Atëherë ai tha:
Të mëshiroftë Allahu, vërtet ti je e lumtur (fatbardhë), bijë e të lumturit (fatbardhit).
Të nesërmen, posa u zgjua nga gjumi nxori pasurinë nga arka... dhe ua ndau të varfërve prej muhaxhirëve dhe ensarëve.
* * *
Transmetohet, gjithashtu, se një njeri ka ardhur te Talha ibnu Ubejdillahi dhe kërkonte ndihmë prej tij duke ia përmendur një lidhje familjare që e afronte me të, atëherë Talha i tha:
- Këtë lidhje nuk ma ka thënë askush më parë, por unë kam një tokë të cilën Uthman ibnu Affani dëshiron ta paguajë 300 mijë...
Atëherë, në qoftë se dëshiron, merre atë, apo po e shes për atë çmim dhe shumën e saj do të të jap ty?
Njeriu tha se do ta merrte shumën e paguar për të...
Talha i dha atë atij...
* * *
Me gëzim i qoftë Talhas së mirësisë, Talhas bujar dhe fisnik, ky epitet të cilin ia dha Pejgamberi a.s.
I kënaqur qoftë me të Zoti ynë dhe ia ndriçoftë varrin e tij!
EBU HUREJRE EDDEJLEMIJ
Ebu Hurejre i ka mësuar përmendsh më shumë se një mijë e gjashtëqind hadithe të Pejgamberit a.s. dhe i ka ruajtur ato për popullin islam.
Historianët
S'ka dyshim se ti lexues i nderuar e njeh këtë yll ndriçues nga radhët e shokëve të Pejgamberit a.s.
A ka njeri nga umeti islam i cili nuk e njeh Ebu Hurejren?!
Në kohën e injorancës, njerëzit e thirrnin Abdu shems (d.m.th. rob i diellit) e kur e udhëzoi Allahu në Islam dhe u takua me të Dërguarin a.s., ai e pyeti: Si quhesh?
Iu përgjigj: - Quhem Abdu shems (rob i diellit).
Pejgamberi a.s. i tha: - Le të quhesh AbdurrRrahman (rob i Gjithëmëshirshmit).
Ai tha: - Po, AbdurrRrahman. Ty, o Resulullah, të nderoj si babanë dhe nënën time.
Kurse shkaku pse është quajtur Ebu Hurejre (d.m. th. baba i macës së vogël) është sepse ai në fëmijëri kishte një mace të vogël me të cilën luante dhe qysh atëherë moshatarët e tij filluan ta thërrasin Ebu Hurejre (baba i macës së vogël).
Kjo u përhap dhe mori dhenë, saqë mbizotëroi edhe vetë emrin e tij të vërtetë.
Pasi u ngërthyen të gjitha këto, Pejgamberi i Zotit shpeshherë e thërriste Ebu Hirrrr (d.m.th. baba i maçokut) për butësi dhe dashuri. Atëherë e pëlqeu më shumë të quhej Ebu Hirrrr sesa Ebu Hurejre, duke thënë:
- Me atë emër më ka thërritur i dashuri im, Resulullahu.
Maçoku është mashkull, kurse macja është femër, e mashkulli është më i mirë (më i vlefshëm) sesa femra...
* * *
Ebu Hurejra e pranoi Islamin nëpërmjet Tufejl ibnu Amrit EdDejlemiut dhe mbeti në tokën e fisit të tij Devs edhe gjashtë vjet mbas hixhretit, kur shkoi me një grup nga fisi i tij te Resulullahu në Medinë.
* * *
Djaloshi devsian u vu në shërbim të Pejgamberit a.s. dhe në shoqërim të Tij. Xhamia ishte vendqëndrimi i tij, kurse Pejgamberi a.s. ishte mësuesi dhe imami i tij, sepse nuk pati grua e as fëmijë gjersa ishte gjallë Muhammedi a.s. Megjithatë ai kishte një nënë plakë, e cila këmbënguli në politeizëm, kurse ai vazhdimisht e ftonte në Islam për hir të dhembjes dhe respektit që kishte ndaj saj, por ajo largohej prej tij dhe e pengonte atë.
I brengosur dhe i thyer në zemër, Ebu Hurejre largohej prej saj.
Një ditë prej ditësh ai përsëri e thirri nënën e tij në iman (besim) në Allahun xh.sh. dhe në Pejgamberin e Tij, kurse ajo tha një fjalë fyese për Pejgamberin a.s. që e brengosi dhe e dëshpëroi pamasë. Shkoi te Resulullahu duke qarë.
Pejgamberi a.s. e pyeti:
- Përse qan o Ebu Hurejre?!
Ai iu përgjigj:
- Vazhdimisht e ftoja nënën time në Islam, por ajo refuzonte. Kur e përsërita ftesën sot, ajo më tha një fjalë fyese për Ty, të cilën nuk e pëlqeva, andaj lute Allahun e Lartmadhëruar që të anojë zemra e nënës sime (e Ebu Hurejres) kah Islami.
Pejgamberi a.s. i bëri lutje Allahut për të.
Ebu Hurejre tregon:
- Atëherë kam shkuar në shtëpi, kur ja dera m'u mbyll dhe dëgjova gurgullimën e ujit, e kur tentova të hyj, nëna ime më tha:
Qëndro në vendin tënd o Ebu Hurejre...
Pastaj veshi rrobat e veta dhe tha:
- Hy! Hyra brenda e ajo tha: - Eshhedu en lâ ilàhe illallllah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu e resuluhu... (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij).
U ktheva te Resulullahu duke qarë nga gëzimi, ashtu sikurse qaja një orë më parë nga dëshpërimi dhe thashë:
- Të përgëzoj, o Resulullah... Allahu pranoi lutjen Tënde dhe Ai e udhëzoi nënën e Ebu Hurejres në Islam...
* * *
Ebu Hurejra e ka dashur Pejgamberin a.s. me një dashuri që ia ka përzier mishin dhe gjakun e tij...
Ai nuk ngopej nga shikimi tek ai dhe thoshte:
- Nuk kam parë diçka më të bukur e më të ndritshme se Resulullahun a.s., saqë më bëhet sikur dielli ecën në fytyrën e tij.
Gjithnjë falënderonte Allahun që ia mundësoi ta shoqërojë Pejgamberin e Tij dhe ta ndjekë fenë e Tij dhe thoshte:
- El hamdu lillahi (Lavdi i qoftë Allahut), i Cili e udhëzoi Ebu Hurejren në Islam...
El hamdu lillahi (Lavdi i qoftë Allahut), i Cili ia mësoi Ebu Hurejrës Kur'anin...
El hamdu lillahi (Lavdi i qoftë Allahut), i Cili ia mundë-soi Ebu Hurejrës që ta shoqërojë Muhammedin a.s. ...
* * *
Ashtu siç e ka dashur Pejgamberin a.s., Ebu Hurejra e ka dashur edhe dijen, të cilën e bëri synim dhe traditë të tij të shpresuar.
Lidhur me këtë, Zejd ibnu Thabiti thotë:
- Gjersa unë, Ebu Hurejra dhe një shok imi ishim në xhami duke i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar dhe e përmendnim Atë, kur ja Resulullahu a.s. erdhi te ne dhe u ul në mesin tonë.
Ne heshtëm, kurse ai tha:
- Kthehuni në atë që ishit!
E lutnim Zotin unë dhe shoku im, para Ebu Hurejres, kurse Resulullahi e vërtetonte lutjen tonë...
Pastaj bëri lutje Ebu Hurejre duke thënë:
O Zoti im, vërtet unë të lutem Ty për atë që u lutën dy shokët e mi... Si dhe të lutem të më japësh dije që nuk harrohet...
Atëherë Resulullahu tha:
- Amin!
Pastaj edhe ne thamë:
- Edhe ne të lutemi, o Allah, për dije që nuk harrohet!
Pejgamberi tha: - Ju tejkaloi djaloshi devsian.
* * *
Siç e deshi dijen për vete, ashtu ia dëshiroi atë edhe të tjerëve...
Një ditë Ebu Hurejra kaloi nëpër tregun e Medinës. E frikësoi angazhimi njerëzve me jetën e kësaj bote si dhe thellimi i tyre në shitblerje dhe në këmbim të mallrave. Aty u ndal dhe iu drejtua atyre:
- Sa të paaftë jeni o medinas!!
Ata pyetën:
- Çke vërejtur nga paaftësia jonë, o Ebu Hurejre?
Ai iu tha atyre:
- Mirazi (trashëgimia) i Resulullahut po ndahet e ju ende jeni këtu...! A nuk do të shkoni dhe të merrni pjesën tuaj?
Ata thanë:
- Po ku është ajo (trashëgimi), o Ebu Hurejre?
Ai tha:
- Ajo po ndahet në xhami.
Atëherë ata me shpejtësi dolën nga tregu, kurse Ebu Hurejre mbeti aty gjersa u kthyen ata dhe, kur e panë, i thanë:
- O Ebu Hurejre! Ne shkuam në xhami dhe hymë brenda, por as që pamë diçka aty duke u ndarë!
Ai pyeti:
- A nuk patë ndonjë njeri në xhami?!
Ata thanë:
- Po, gjithsesi... pamë njerëz duke u falur, disa duke lexuar Kur'anin dhe disa të tjerë përkujtonin hallallin dhe haramin (të lejuarën dhe të ndaluarën)...
Ai iu drejtua atyre:
- Mjerë për ju... Ai është mirazi (trashëgimia) i Muham-medit a.s.
* * *
Ebu Hurejra ka vuajtur shumë për shkak të përkushtimit të tij ndaj dijes dhe përcjelljes së kuvendeve të Resulullahut a.s., aq sa ska vuajtur asnjë njeri nga uria dhe nga vrazhdësitë e jetës.
Ai flet në veten e parë dhe thotë:
- Vërtet, më shtohej uria, kurse unë pyetja ndonjë sahab për një ajet nga Kur'ani, ndonëse unë e dija atë, por kisha për qëllim që të më merrte me vete në shtëpi të vet me qëllim që të më jepte ushqim...
Njëherë isha shumë i uritur, saqë shtrëngoja një gur në bark dhe u ula në rrugë ku kalonin sahabët. Atypari kaloi Ebu Bekri dhe e pyeta për një ajet nga Kur'ani, ndonëse nuk e pyeta për asgjë tjetër, por vetëm e vetëm që të më ftojë mua, por ai nuk më ftoi.
Pastaj kaloi pranë meje Omer ibnulHattabi dhe e pyeta për një verset tjetër nga Libri i Allahut. Gjithashtu edhe ai nuk më ftoi, derisa kaloi pranë meje Resululahu a.s.. E kuptoi se sa i uritur jam e tha:
- Ebu Hurejre?!
- Unë iu përgjigja: - Urdhëro Resulullah. Iu vura mbrapa dhe hyra me të në shtëpi, ai e gjeti një enë në të cilën kishte qumësht dhe iu drejtua familjes së tij:
- Prej nga ky qumësht?!
Ata i thanë:
- Ta ka dërguar një njeri.
Atëherë Pejgamberi më tha:
- O Ebu Hurejre, shko te njerëzit e Suftes dhe thiri ata!
Mua s'më pëlqeu që më dërgoi për t'i thërritur ata dhe thashë me vete: A iu mjafton ky qumësht njerëzve të Suftes?!
Shpresoja që të marr pak nga qumështi me qëllim që të freskohem dhe pastaj të shkoja tek ata. Megjithatë, shkova te njerëzit e varfër, i ftova ata dhe erdhën. Kur u ulën te Resulullahu, ai tha:
- Ebu Hurejre, merre qumështin dhe jepju atyre! Fillova t'ju jap njerëzve gjersa u ngopën dhe pinë të gjithë, ia dhashë enën Resulullahut a.s., kurse ai e ngriti kokën i buzëqeshur dhe tha:
- Mbetëm unë dhe ti.
Unë i thashë:
- Po, vërtet ashtu është, o Resulullah.
Ai më tha:
- Atëherë pi, - dhe unë piva.
Mandej më tha përsëri:
- Pi, - dhe unë prapë piva.
Vazhdimisht më thoshte:
- Pi, - dhe unë pija, derisa i thashë:
- Pasha Atë, i Cili të ka dërguar Ty me drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të pi më asnjë pikë qumësht.
Atëherë e mori enën dhe piu prej saj...
* * *
Nuk kaloi kohë e gjatë nga ai rast gjersa të mirat i vërshuan muslimanët dhe iu shumëzuan fitimet, kurse Ebu Hurejra bëri pasuri, shtëpi, furnizime për jetë, mori grua dhe i lindi një djalë...
Por, e tërë kjo aspak nuk e ndryshoi shpirtin e tij fisnik e as që e bëri ta harrojë të kaluarën e tij. Ai thoshte:
- Jam rritur jetim, pa babë, jam shpërngulur i varfër dhe punoja si skllav te Busraja, bija e Gazvanit, vetëm për një kafshatë buke, iu ndihmoja njerëzve për të zbritur nga devetë, kurse kur iu hipnin atyre i tërhiqja ato (për kërpeshi) dhe më në fund u martova me vetë atë (Busreten)...
Lavdi i qoftë Allahut, i Cili e bëri fenë sistem jete dhe shtyllë të saj dhe e bëri Ebu Hurejren imam (ai është bërë vali i Medinës nga Muaviu...).
Ebu Hurejre u emërua disa herë vali i Medinës nga Muavi ibnu Ebi Sufjani, por ai post nuk ndikoi asnjëherë në shpirtbutësinë dhe zemërgjerësinë e tij.
Edhe pse ishte vali, një ditë kaloi nëpër rrugët e Medinës duke mbartur dru për familjen e tij, kurse pranë tij kaloi Tha'lebe ibnu Malik. Ai i tha:
- Liroje rrugën për emirin, o Ibën Malik! Ai ia ktheu emirit:
- Të mëshiroftë Allahu, a nuk po të mjafton tërë kjo fushë?! Ebu Hurejre i tha:
- Hape rrugën për emirin dhe barrën e tij mbi shpinë.
* * *
Ebu Hurejra fisnikëroi shpirtin e tij të dëlirë me dijën e tij të madhe, me devotshmëri dhe pietet. Agjëronte gjatë ditës, falej gjatë një të tretës së natës, pastaj e zgjonte gruan e tij, e cila gjithashtu falej në një të tretën e pjesës tjetër të natës dhe pastaj kjo e zgjonte bijën e saj, e cila falej gjatë pjesës së tretë dhe të fundit të natës...
Pra, adhurimi ndaj Allahut në shtëpinë e tij nuk ndërpritej gjatë tërë natës...
* * *
Ai kishte një shërbëtore zezake nga Sudani. Një ditë ajo i kishte bërë një të keqe atij dhe i kishte fyer familjen. Ebu Hurejra sapo e ngriti shkopin për ta goditur, u ndal menjëherë e tha: - Sikur të mos ishte ndëshkimi në Ditën e Gjykimit do të të sakatoja njësoj siç më nënçmove mua, megjithatë do të të shes tek ai që më jep çmimin e mjaftueshëm për ty, meqë kam më shumë nevojë për të holla sesa për ty.
Shko, ti je e lirë, për Allahun e Lartmadhëruar.
* * *
E bija e tij i thoshte: - O baba, vërtet vajzat më përqe-shin dhe më thonë: Përse nuk të stolis babai me ar?!
Ai iu përgjigj:
- Vajza ime, thuaju atyre: - Vërtet, babai im ka frikë për mua se më djeg zjarri i xhehenemit (ferrit).
* * *
Ebu Hurejra nuk e pengoi vajzën e vet për t'u stolisur për shkak të koprracisë ose që të ruajë pasurinë, sepse ai ishte bujar, dorëlirë në rrugën e Allahut.
Mervan ibnu ElHakemi ia dërgon atij 100 dinarë ari, kurse ai të nesërmen ia dërgoi atij një shkresë dhe i tha:
- Në të vërtetë, shërbëtori im ka gabuar dhe t'i ka dhënë dinarët, kurse unë nuk e kam pasur qëllimin që t'i jap ty, por tjetërkujt.”
Atëherë Ebu Hurejre ra në dilemë dhe i penduar tha:
I kam shpërndarë në rrugën e Allahut dhe as që ka qëndruar tek unë asnjë dinar prej tyre, por kur të më arrijnë të ardhurat e mia nga arka shtetërore e muslimanëve, merri ata dinarë prej të ardhurave të mia.
Mervani e bëri këtë për ta provuar atë dhe pasi e ndoqi rastin e gjeti se ishte i vërtetë.
* * *
Ebu Hurejra gjatë tërë jetës së tij mbeti gjithnjë me sjellje të mira ndaj nënës së vet. Sa herë që dilte prej shtëpisë, ndalej në derë të dhomës së saj dhe i thoshte:
Es-selamu alejki, oj nëna ime, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty!
Ajo ia kthente:
Ve alejkesselam, o biri im, mëshira dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ty gjithashtu!
Ai thoshte:
Të mëshiroftë Zoti, ashtu siç më ke edukuar kur isha i vogël!
Ajo ia kthente:
Të mëshiroftë Zoti, ashtu siç më ke respektuar edhe pasi u rrite!
Pastaj, kur kthehej në shtëpi e përsëriste të njëjtën gjë.
* * *
Ebu Hurejra ishte shumë i kujdesshëm dhe i thirrte njerëzit që t'i respektojnë prindërit dhe farefisin e tyre.
Ai pa njëherë dy njerëz, njëri më i moshuar se tjetri, duke ecur së bashku dhe pyeti më të riun:
Kush është ky njeri me ty?
Ai tha:
Ky është babai im.
Ebu Hurejre i tha:
Mos e thërrit atë në emër, mos ec përpara tij dhe mos u ul para tij!...
* * *
Kur Ebu Hurejra u sëmur dhe u gjet para vdekjes, ai vajtoi...
Atëherë i kanë thënë:
Përse po qan, o Ebu Hurejre?!
Ai është përgjigjur:
Nuk po qaj për jetën e kësaj bote..., por po qaj për udhëtimin e gjatë dhe përgatitjen e mangët për të...
Jam ndalur në fund të një rruge e cila do të më hedhë në xhenet apo në xhehenem... dhe nuk e di... në cilën prej tyre do ta kem vendin!!
Mervan ibnu Hakemi e vizitoi atë dhe i tha:
Të mëshiroftë Allahu, o Ebu Hurejre.
Në ato çaste, ai tha:
O Zoti im, vërtet e dëshiroj takimin me Ty, andaj dëshiroje o Allah takimin tim me Ty dhe të lutem shpejtoje atë (aludon në vdekje, v.jonë).
Ende pa u larguar Mervani nga shtëpia e Ebu Hurejres, ai u shkëput nga jeta e kësaj bote...
* * *
Allahu e mëshiroftë Ebu Hurejren me një mëshirë të gjerë, meqë ai ka ruajtur për muslimanët më tepër se 1609 hadithe të Resulullahut a.s..
E shpërbleftë Allahu me të mirat e Tij për hir të Islamit dhe të muslimanëve.
SELEME IBNU KAJS ELESHXHE'IJU
Omer elFaruku e kaloi tërë natën pa gjumë duke ruajtur në periferi të Medinës me qëllim që njerëzit të flejnë, t'i mbyllin qepallat e tyre, të jenë të sigurtë dhe të kënaqur.
Gjatë lëvizjeve të tij ndërmjet shtëpive dhe tregjeve, ai përkujtoi burrat e mëdhenj dhe trima nga radhët e shokëve të Resulullahut, që t'i dorëzojë bajrakun dhe ta emërojë komandant ushtarak njërin prej tyre që të shkojë dhe ta çlirojë Ahvazin (krahinë e cila shtrihet në perëndim të Iranit)...
Pastaj, papritmas brohoriti duke thënë: Triumfova në këtë çështje, po triumfova, në qoftë se dëshiron Allahu... Kur ia dha agu i mëngjesit, ai e ftoi Seleme ibnu Kajs elEshxheijun dhe i tha:
- Vërtet, unë të emëroj ty në krye të ushtrisë e cila do të drejtohet për në Ahvaz, atëherë ec me emër të Allahut dhe luftoje në rrugën e Allahut atë që nuk i beson Atij. Kur të ndesheni me armikun tuaj nga politeistët, ftoji ata në Islam, e nëse hyjnë në Islam, atëherë le të zgjedhin qëndrimin në trojet e tyre dhe të mos marrin pjesë me ju në luftë kundër të tjerëve. Ata nuk kanë kurrfarë obligimi përveç zekatit e as në pasuri (plaçkë) të luftës nuk kanë të drejtë (nuk iu takon asgjë).
- Ose le të zgjedhin që të luftojnë së bashku me ju, atëherë atyre iu takon çdo gjë, siç ju takon juve dhe obligimet e tyre janë sikurse tuajat. Nëse ata e refuzojnë hyrjen në Islam, atëherë kërko prej tyre xhizjen, i lërini ata në punët e tyre dhe mbrojini nga armiku i tyre, e as mos i detyroni për atë që nuk kanë mundësi. Por, nëse e refuzojnë edhe këtë, atëherë luftojini, sepse Zoti vërtet është ndihmëtari juaj kundër tyre. Në qoftë se rezistojnë në ndonjë kështjellë, pastaj kërkojnë nga ju që t'i nënshtrohen gjykimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, mos e pranoni atë prej tyre, sepse ju nuk e dini se ç'është gjykimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
- Nëse kërkojnë prej jush besën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, mos ua premtoni atë, por u jepni besën tuaj...
- Nëse fitoni luftën, mos u jepni pas plaçkës, mos tradhtoni, mos luani me kokat e të vrarëve e as mos i vritni të miturit!...
Selemeja iu përgjigj: - Të dëgjoj dhe të respektoj, o prijës i muslimanëve...
Atëherë Omeri e përcolli me ngrohtësi, ia shtrëngoi dorën fort dhe kërkoi prej tij që t'u përmbahet urdhrave.
Ai e çmonte dhe e vlerësonte lart rëndësinë e ekspeditës së madhe që ia besoi përfaqësuesit të vet dhe fuqinë e ushtri-së së tij.
Arsyeja për këtë ishte se Ahvazi ishte vend malor, me rrugë të vështira, i mbrojtur në pikëpamje strategjike me shtrirjen e tij ndërmjet Basrës dhe Tuhumit të Persisë, ku banonin njerëzit e fuqishëm kurdë.
Muslimanët nuk kishin zgjidhje tjetër, përveç çlirimit të Ahvazit apo të dominojnë në të që ta mbrojnë shpinën e tyre nga sulmet e persianëve (iranasve) mbi Basra, që t'i pengojnë në synimet për të marrë Basrën, për të mos e bërë bazë ushtarake të tyre, në mënyrë që të mos rrezikohet paqja dhe siguria e Irakut...
* * *
Seleme ibnu Kajsi shkoi në krye të ushtrisë luftëtare, në rrugën e Allahut, dhe pak nga pak depërtonin në thellësi të tokës së Ahvazit gjersa u kacafytën me vrazhdësinë dhe pozitën e ashpër gjeografike të tij.
Ushtria zuri të vuaj nëpër kodrat e thepisura e të rrëpinjta duke u ngjitur mbi to e pastaj edhe duke zbritur nëpër ultësirat e mbushura me ujë.
Ajo duhej t'u bënte ballë gjarpërinjve dhe akrepave helmues, qoftë zgjuar apo fjetur.
Por shpirti i besimtarit dhe i njeriut largpamës, Seleme ibnu Kajsit, valonte me krahët e tij mbi ushtrinë e vet, ndërsa vuajtjet zunë t'u lehtësohen dhe ato terrene tejet të vështira iu dukeshin edhe më të kapërcyeshme.
Kohë pas kohe ai u jepte këshilla, të cilat i ngashërenin shpirtrat e tyre. Netët ua bënte të lumtura me zërin e ëmbël të tij duke lexuar Kur'an. Ata magjepseshin me të dhe bëheshin shend e verë. Kredheshin në mendime në përpjekje për të kuptuar domethëniet e ajeteve kur'anore.
Ata harronin vuajtjet dhe mundimet e përjetuara gjatë ditës.
* * *
Selemeja e respektoi urdhrin e halifit të muslimanëve posa u takua me popullin e Ahvazit. Ai i ftoi ata të pranojnë Fenë e Allahut, kurse ata e kundërshtuan dhe nuk e pëlqyen...
I ftoi që ta japin xhizjen, por ata edhe këtë e refuzuan me mendjemadhësi...
Atëherë muslimanëve nuk iu mbeti tjetër përveçse t'i luftojnë. E filluan luftën në rrugën e Allahut, të kënaqur nga Ai për të mirat që do t'iu dhurojë...
* * *
U zhvilluan beteja të ashpëra dhe të zjarrta, nga të cilat digjeshin dhe fluturonin pjesë të djegura nga trupi. Që të dy palët kundërshtare treguan trimëri të rrallë, që nuk është hasur në beteja të tjera.
Pastaj, nuk vonoi shumë dhe këto beteja të përgjakshme përfunduan me fitoren e pastër të muslimanëve, të cilët luftonin për ta lartësuar Fjalën e Allahut. Në këto beteja armiku pësoi humbje të mëdha.
* * *
Kur përfundoi lufta plotësisht, Selemeja shpejtoi t'ua ndajë ushtarëve të vet plaçkën e luftës. Në to gjeti një stoli të çmueshme dhe dëshiroi që t'ia dërgojë emirit të besimt-arëve dhe iu drejtua ushtarëve të vet duke iu thënë:
- Nëse kjo stoli ndahet ndërmjet jush, atëherë për ju kjo nuk do të vlejë asgjë... A jeni të kënaqur po qe se ia dërgojmë këtë Emirit të besimtarëve (Omerit r.a.)?
Ata iu përgjigjën:
Po.
Atëherë ai e vendosi stolinë në një arkë të vogël, thirri njërin nga fisi ElEshxha' dhe i tha:
Shko deri në Medinë me shërbëtorin tënd, lajmëroje Omerin r.a. mbi fitoren e shënuar dhe dorëzoja këtë stoli të çmuar!
Ekziston një histori lidhur me Omerin r.a. dhe njeriun nga ElEshxhe'ijjët, në të cilën mund të marrim mësime dhe këshilla. Në vazhdim po citojmë fjalët e këtij njeriu.
Shkova së bashku me shërbëtorin tim gjer në Basra, blemë dy deve me atë pasuri që na dha Seleme ibnu Kajsi dhe ngarkuam gjërat e nevojshme për udhëtim.
Shkuam duke mbajtur anën e djathtë në drejtim të Medinës dhe kur arritëm atje kërkova emirin e besimtarëve.
Atë e gjeta duke iu ofruar drekë muslimanëve, mbështe-tur mbi një shkop mu si bariu. Ai sillej rreth sofrave dhe i thoshte shërbëtorit të tij, Jerfes:
O Jerfe, sillju këtyre mish... këtyre sillju bukë..., kurse këtyre sillju gjellë...
Posa arrita tek ai, më tha ulu, dhe kur u ula mbrapa atyre njerëzve, ai më dha ushqim gjersa u ngopa. Pas ngrënies së ushqimit, Omeri më tha ngrije sofrën tënde e pastaj u nis për në shtëpi, kurse unë e ndoqa pas.
Kur hyra në shtëpi të tij, kërkova leje që të hyj edhe unë dhe atë e gjeta ulur mbi një dyshek prej leshi, mbështetur në dy jastëkë të lëkurës, të mbushur me lëvore të hurmës. Ma dha njërin prej tyre dhe u ula mbi të. Mbrapa tij pashë një perde nga e cila u drejtua dhe thirri:
Oj Ummu Kulthum, sillna drekën tonë...
Thashë me vete: A thua, çfarë do të jetë ushqimi i Emirit të besimtarëve të cilin e ka përgatitur enkas për vete? E shoqja ia solli bukën me lëng (vaj) ulliri mbi të cilën kishte kripë të patretur... Omeri r.a. hëngri, kurse unë kurrnjëherë nuk kam parë njeri të ketë ngrënë më mirë dhe më bukur. Ai më ofroi edhe mua ushqim për të ngrënë dhe hëngra pakëz.
Pastaj tha: - Na sillni që të pimë dhe na sollën një enë në të cilën kishte pije të kulluara nga elbi. Omeri tha: - Jepini këtij njeriu së pari. Mora enën dhe piva pak prej saj, sepse lëngu i elbit që unë kisha ishte më i kënaqshëm dhe më cilësor.
Pastaj Omeri e mori enën dhe piu gjersa u ngop dhe tha:
El hamdu lillah (Lavdi i qoftë Allahut), i Cili na ka dhënë ushqim dhe na ka bërë të mundur të ngopemi, na ka bërë të mundur të pimë ujë dhe ta shuajmë etjen tonë.
Më në fund iu drejtova duke i thënë: - Kam ardhur te ti me një shkresë.
Ai pyeti: - Prej nga?
I thashë: - Nga Seleme ibnu Kajsi.
Omeri tha: - I mirëseardhur e i mirëpritur është Seleme dhe emisari i tij... Më trego për ushtrinë muslimane...!
Ia ktheva: - Ashtu siç dëshiron ti, o emir i besimta-rëve... Ata janë shëndosh e mirë dhe kanë ngadhënjyer ndaj armikut të tyre dhe të Allahut.
E përgëzova dhe i urova fitoren duke e lajmëruar për ushtrinë në përgjithësi e pastaj e njoftova në hollësi.
Omeri brohoriti me zë të lartë: El hamdu lillah (Lavdi i qoftë Allahut)... Ai ka dhënë dhe është i Madhëruar, ka dhuruar begati dhe ato janë shumëzuar.
Pastaj më pyeti se a kam kaluar pranë Basras. Unë i thashë: Po o emiri i besimtarëve.
Pyeti: - Si janë muslimanët?
I thashë: - Mirë janë nga Zoti.
Pyeti: - Si janë çmimet?
I thashë: - Atje janë çmimet më të ulëta.
Ai pyeti: - Si është çmimi i mishit, se mishi është artikulli kryesor ushqimor i arabëve. Arabët nuk mund të qëndrojnë dot pa të.
Unë i thashë: - Mishi është i mjaftueshëm atje.
Ai u kthye nga arka që e kisha me vete dhe pyeti:
- Çështë ajo në duart e tua?!
I thashë: - Mbasi Zoti na ndihmoi kundër armikut tonë, i mblodhëm plaçkat e luftës, kurse Selemeja pa në to një stoli dhe i tha ushtrisë: Vërtet, nëse kjo stoli ndahet ndërmjet jush, nuk do të arrini asgjë... A jeni të kënaqur nëse ia dërgojmë emirit të besimtarëve?
Ata i thanë: Po.
Pastaj ia dorëzova arkën...
Mbasi e hapi arkën dhe pa gurët e çmueshëm të cilët ishin stoli të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër, ai kërceu nga vendi i tij dhe e vendosi dorën në majë të arkës, e lëshoi atë në tokë dhe u shpërdanë djathtas e majtas të gjitha.
Gratë e tij menduan se desha ta vras dhe u afruan te perdja..., pastaj Omeri m'u drejtua dhe më tha: - Mblidhi ata gurë!..., Pastaj i tha shërbëtorit të tij: - Bjeri dhe sakatoje!
Fillova t'i mbledh ato që ranë në tokë, ndërsa Jerfeja më binte pandërprerë.
Pastaj Omeri më urdhëroi të ngrihem dhe tha: - Mos qofsh i falënderuar ti e as shoku yt.
Nga ai kërkova që të na lejojë një deve të na mbartë mua dhe shërbëtorin tim deri në Ahvaz, sepse shërbëtori i tij kishte marrë deven time.
E urdhëroi Jerfen që të na japë dy deve nga devetë më të mira.
Pastaj Omeri më tha: -Kur ta kryesh detyrën tënde (kur të arrish te shokët) me këto dy deve dhe e gjen atë që ka më shumë nevojë për to, atëherë jepja atij këto deve.
Pohova se do ta bëj këtë... Po, do ta bëj këtë, o emir i besimtarëve, në dashtë Zoti.
Më në fund m'u drejtua me kërcënim:
- Për Zotin, - nëse nuk i ndahet kjo stoli ushtrisë para se të shpërndahet, do të të dërrmoj.
U ktheva te Selemeja dhe i thashë: - Nuk më bekoi Zoti për atë që më caktove... Ndaje këtë stoli ndërmjet ushtarëve para se të urdhërohet ndonjë e keqe ndaj nesh. Pastaj e lajmërova ngjarjen që më ndodhi...
Nuk u largua nga ai vend gjersa e ndau stolinë ndërmjet ushtarëve.
MUADH IBNU XHEBELI
Më i dijshmi i ymmetit tim për hallallin dhe haramin është Muadh Ibnu Xhebeli.
Muhammedi a.s.
Kur Gadishulli Arab u ndriçua me dritën e Kur'anit dhe të drejtësisë, djaloshi jethribas (medinas), Muadh ibnu Xhebeli, ishte ende i ri. Në vendin e tij dallohej me mendjemprehtësi, largpamësi dhe vendosmëri të lartë.
Krahas kësaj, ai ishte i pashëm, syzi, flokëkuqrremtë, dhëmbë vezullues, ia mbushte syrin atij që e shikonte dhe i pushtonte zemrën.
Muadhi pranoi Islamin nën ndikimin e thirrësit mekas, Mus'ab ibnu Umejrit.
Natën e ngjarjes së Akabes u shtri dora djaloshare e Muadhit dhe u përshëndet me dorën e Pejgamberit fisnik dhe ia dha besën atij me dëshirë...
Muadhi ishte në grupin e përbërë prej 72 vetave, të cilët ia mësynë Mekës dhe u gëzuan pa masë për takimin që patën me Resulullahun a.s., për përcjelljen që i bënë atij me ndërmarrjen e hapave të historisë më të shkëlqyeshme dhe për t'i shënuar faqet e saj më të ndritshme...
* * *
Posa u kthye nga Meka, së bashku me disa moshatarë të tij formoi një grup për t'i thyer idhujt dhe dëbuar nga shtëpitë e politeistëve në Jethrib, duke e kryer këtë herë fshehurazi e nganjëherë edhe haptazi. Në saje të lëvizjes së tyre, njëri prej burrave më të mëdhenj të Medinës, i quajtur Amr ibnu ElXhumuh, pranoi fenë islame.
* * *
Amri ka qenë njëri prej krerëve të fisit Benu Seleme dhe njëri nga zotërinjtë e tij.
Ai mori për vete një idhull të punuar prej drurit të çmueshëm, ashtu siç bënin të gjithë autoritarët. Plaku kujdesej shumë për idhullin e tij..., saqë e mbështillte me mëndafsh, e lyente dhe e pudroste çdo mëngjes me erëra të këndshme.
Fatosat u ngritën dhe shkuan tek idhulli i Amrit në errësirë të natës, e hoqën prej vendit të vet dhe dolën me të mbrapa shtëpive të fisit Benu Seleme dhe e hodhën në një gropë në të cilën grumbulloheshin mbeturinat...
Posa u zgjua, plaku e kërkoi idhullin por nuk e gjeti, e kërkoi në çdo vend, derisa e gjeti të përdhosur në një gropë, të zhytur në mbeturina, e atëherë tha: Mjerë për ju, kush bëri armiqësi ndaj zotit tonë këtë natë?!
E nxori idhullin nga mbeturinat, e pastroi, e pudrosi dhe e ktheu në vendin e mëparshëm e iu drejtua:
O Menat, për Zotin, sikur ta di se kush e bëri këtë me ty, do ta poshtëroja...
Kur u errësua, plaku ra për të fjetur, kurse djelmoshat u përvodhën, shkuan deri tek idhulli dhe vepruan njësoj si natën e kaluar... Ai e kërkoi idhullin përsëri, gjersa e gjeti në një gropë tjetër... E nxori atë, e pastroi, e pudrosi dhe iu kërcënua ashpër atyre që bënë armiqësi ndaj tij...
Pasi e njëjta gjë u përsërit, plaku e nxori idhullin prej nga e kishin hedhur dhe e pastroi atë... Pastaj mori një shpatë të cilën ia vuri idhullit dhe iu drejtua duke i thënë: - Për Zotin, nuk e di kush po vepron kështu ndaj teje, gjersa ti e sheh.... Nëse ke diçka të mirë e të dobishme, o Menat, atëherë mbroje vetveten... ja këtë shpatë e ke me vete...
Përsëri gjatë natës shfaqën armiqësi ndaj idhullit dhe ia morën shpatën e varur në qafë... E lidhën te fyti një qeni të ngordhur dhe i hodhën që të dy në njërën prej atyre gropave.
Kur u zgjua, plaku filloi të kërkojë idhullin e vet, derisa e gjeti të hedhur në mes të mbeturinave, krahas një qeni të ngordhur dhe të përlyer në fytyrë.
Në atë rast e shikoi dhe tha:
- Për Zotin, po të ishe zot, ti nuk do të ishe në mes të një grope i lidhur së bashku me një qen.
Andaj plaku nga fisi Benu Seleme pranoi Islamin dhe shqiptoi fjalën e dëshmisë.
Kur Pejgamberi a.s. arriti në Medinë, djaloshi Muadh ibnu Xhebel u shoqërua me të dhe e përcillte si hija objektin e vet. Nga ai mori Kur'anin dhe legjislaturën islame, derisa u bë njeri prej lexuesve më të spikatur të Librit të Zotit prej radhëve të sahabëve si dhe u bë njohës i dispozitave të Tij...
Jezid ibnu Kutejbi në lidhje me këtë na rrëfen:
- Kam hyrë në xhami të Himsit (vend në Siri), kur, ja, një djalosh me flokë kaçurrela, kurse përreth tij janë mbledhur njerëzit. Kur fliste ai, dukej sikur nxirrte nga goja dritë dhe xhevahir. Pyeta: - Kush është ky?!
Më thanë: -Ky është Muadh ibnu Xhebeli.
* * *
Ebu Muslim ElHavlanij transmeton dhe thotë: Kam ardhur në xhami të Damaskut, ku kishte një rreth njerëzish (tubim për të fituar dije v.j.) nga shokët eminentë të Muhammedit a.s. Në mesin e tyre qëndronte një i ri, syzi, dhëmbëbardhë dhe kurdo që nuk pajtoheshin rreth ndonjë çështjeje në lëmin e dijes këshilloheshin me atë djalosh. Atëherë pyeta njërin që ishte ulur pranë meje.
- Kush është ky?!
Ai tha: -Është Muadh ibnu Xhebeli.
* * *
Kjo nuk është për të na befasuar, sepse Muadhi është edukuar dhe arsimuar në shkollën e Pejgamberit s.a.v.s. qysh kur i ka pasur thonjtë ende të butë. Ai doli nga duart e tij, e mori dijen prej burimeve të tij të begatshme, mori njohuritë nga burimi i vërtetë dhe ishte nxënësi më i mirë i mësuesit më të mirë.
Muadhit i mjafton për dëshmi ajo që për të ka thënë Pejgamberi a.s.:
Më i dituri nga umeti im mbi hallallin dhe haramin është Muadhi. Mjafton që ai është vlerësuar mbi gjithë umetin e Muhammedit a.s., sepse ai ka qenë njëri prej gjashtë vetëve që e kanë tubuar Kur'anin në kohën e Pejgamberit a.s.
Kështu që, kur bisedonin sahabët dhe në mesin e tyre gjendej Muadhi, ata e shikonin me respekt për hir të diturisë që zotëronte.
* * *
Meqë kishte aftësi të dalluar, Muhammedi a.s. dhe dy halifët pas tij e kanë angazhuar Muadhin në shërbim të fesë islame dhe të muslimanëve.
Kur Muhammedi a.s. i sheh grupet kurejshite të cilat turma-turma hynin në Islam, ai e ndjeu nevojën e muslimanëve të rinj për një mësues të madh i cili do t'ua mësojë Islamin dhe do t'i pajisë me njohuri mbi dispozitat islame. Atëherë Muhammedi a.s. emëroi si përfaqësues të vetin në Mekë Attab ibnu Usejdin, ndërsa Muadhin e angazhoi aty që t'ua mësojë njerëzve Kur'anin dhe që t'i pajisë ata me njohuri islame.
* * *
Kur erdhën emisarët e mbretërve të vendeve të Jemenit te Resulullahu a.s. që të pranojnë Islamin, ata kërkuan që të dërgohet me ta cilido që t'ua mësojë njerëzve fenë e tyre, atëherë Pejgamberi a.s. vendosi që për këtë mision ta emërojë njeriun më të aftë dhe më të shkathët ndër shokët e tij. Andaj, me këtë detyrë angazhoi Muadhin dhe e urdhëroi të shkojë me ta.
Pejgamberi fisnik doli që ta përcjellë vetë këtë delegacion të udhërrëfyesve të dritës... Ai filloi të ecë në krahun e poshtëm të devesë së Muadhit, gjersa ai ishte hipur.
Pejgamberi a.s. vazhdoi të ecë krahas tij dhe siç dukej kënaqej në shoqëri me Muadhin...
Pastaj i dha këtë porosi:
- O Muadh! Ndoshta nuk do të më takosh mbas këtij viti... sigurisht se ti do të kalosh pranë xhamisë sime dhe varrit tim...
Atëherë Muadhi qau përmallshëm, sepse po ndahej nga Pejgamberi a.s., e me të qanë edhe muslimanët...
* * *
Paralajmërimi i Pejgamberit fisnik u vërtetua, sepse sytë e Muadhit nuk u kënaqën më dhe nuk e panë Muhammedin a.s. mbas atij rasti.
Pejgamberi a.s. u nda nga kjo jetë para se të kthehet Muadhi nga Jemeni.
Pa dyshim se Muadhi qau posa u kthye në Medinë, kur pa varrin ku ishte vendosur trupi i të dashurit të tij Pejgamberit a.s.
* * *
Kur e mori sundimin Omeri r.a., ai e dërgoi Muadhin te fisi Benu Kilab me qëllim që t'ju ndajë atyre pasuritë e tyre dhe t'iu shpërndajë varfnjakëve lëmoshën e të pasurve. Muadhi e kreu me nder atë që i ishte besuar dhe u kthye te gruaja e vet me një shtrojë (e cila vendoset mbi shpinë të kafshës, nën shalë), me të cilën kishte shkuar dhe e kishte mbështjellur për qafe, kurse e shoqja i tha:
Ku është dhurata që më ke sjellë, ashtu siç ju sjellin mëkëmbësit (sunduesit) familjeve të tyre?!
Ai iu përgjigj:
Unë kisha një Përcjellës (Allahu xh.sh) gjithnjë të zgjuar që më përcillte mua.
Ajo tha:
Ti ishe besnik ndaj Resulullahut dhe ndaj Ebu Bekrit, e Omeri ka dërguar përjcjellës për ty?!!
Ajo e përhapi këtë lajm te gratë e Omerit dhe iu ankua atyre... Lajmi i arriti Omerit, i cili e thirri Muadhin dhe i tha:
Unë të kam dërguar ndonjë përcjellës që të të përcjellë ty?!
Ai iu përgjigj:
Jo, o emir i besimtarëve, por unë nuk gjeta diçka që të arsyetohem tek ajo, përveç kësaj...
Omeri r.a. qeshi dhe i dha atij diçka e i tha:
Bëje të kënaqur me të...
* * *
Në kohën e Omerit, atij i shkroi mëkëmbësi i Shamit, Jezid ibnu Ebi Sufjani, e i thotë:
- O emir i besimtarëve, vërtet populli i Shamit është shtuar dhe ka mbushur qytetet. Ata kanë nevojë për një njeri i cili ua mëson Kur'anin dhe fenë e tyre, prandaj më ndihmo me njerëz, o emir i besimtarëve, që do t'i mësojnë ata. Atëherë Omeri thirri pesë veta të cilët e kishin tubuar Kur'anin në kohën e Pejgamberit a.s.
Ata ishin: Muadh ibnu Xhebeli, Ubadetu ibnu esSamiti, Ebu Ejjub el Ensariju, Ubejj ibnu Ka'bi dhe Ebu edDerda', kurse Omeri iu drejtua atyre:
- Vërtet, vëllezërit tuaj nga populli i Shamit kanë kërkuar ndihmë nga unë që t'ju dërgoj njerëz, që do t'iu mësojnë atyre Kur'anin dhe do t'i pajisin me dije për fenë e tyre, andaj më ndihmoni Zoti ju mëshiroftë tre nga ju, nëse dëshironi zgjidhuni (hidhni short), e nëse jo, atëherë do t'i caktoj tre prej jush.
Ata thanë:
Përse të hedhim short? Ebu Ejjubi është i moshuar, kurse Ubejji njeri i sëmurë, andaj kemi mbetur ne të tre.
Omeri iu tha:
Filloni në Hims dhe kur të kënaqeni me gjendjen aty, njëri prej jush le të mbetet aty, kurse njëri le të shkojë në Damask dhe i treti në Palestinë!
Sahabët e Resulullahut u ngritën dhe e zbatuan atë që i urdhëroi Omeri duke filluar së pari në Hims...
Pastaj aty mbeti Ubade ibnu Samiti, Ebu Derda shkoi në Damask, kurse Muadhi shkoi në Palestinë.
* * *
Muadhin atje e goditi kolera.
Në momentet e vdekjes, ai u drejtua nga kibla dhe filloi të përsërisë këtë refren:
- Mirë se erdhe (merhaba) oj vdekje, mirë se erdhe!
Një vizitor ka ardhur mbas një mungese...
Një i dashur vizitoi me mall...
Pastaj shikoi kah qielli dhe tha:
- O Zoti im, Ti e di se vërtet nuk e kam dashur këtë botë, as qëndrimin e gjatë në të për mbjelljen e drunjve (pemëve) e as për rrjedhën e lumenjve...
Por, isha i etur për diçka më të vlefshme (më meritore) dhe më të rëndë: për t'i mbartur vështirësitë në tubimet e dijetarëve dhe për të hyrë në radhët e përkujtuesve të dijës...
O Zoti im, pranoje shpirtin tim me mirësinë Tënde që Ti e pranon shpirtin besimtar.
Pastaj u largua shpirti i tij i pastër nga trupi, duke qenë larg familjes dhe farefisit shpirti i thirrësit në të vërtetën i shpërngulur në rrugën e Allahut.
0 Comments