Biography Life of The Prophet Mohammed Saws Albania Language | Studim I Biografia Jetëshkrimit Të e Profetit Muhamed Resulullahut | About Islam
FJALA E PROFESOR ALI EL- HAREKANIT, SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIGËS
BOTËRORE ISLAME, (RABITËS)
Falënderimi i qoftë Allahut , Sunduesit të botëve, Krijuesit të qiejve dhe të tokës, Dhuruesit të territ dhe të dritës, salavati e selami i Allahut qofshin mbi Muhammedin , i cili është vulë e të gjithë Pejgamberëve, që ka ditur të gëzojë dhe të paralajmërojë, të premtojë dhe të kërcënojë. Allahu e ka nxjerrë njerëzimin me të nga errësira në dritë dhe e ka shpënë në rrugën e drejtë, sirati mustekim, në rrugën e Zotit të gjithçkaje që ekziston në qiej dhe në tokë.
A nuk po i kthehet, pra, çdo gjë Allahut?!
Kur Allahu i Lartmadhëruar e ka pajisur Pejgamberin me shef’at dhe i ka caktuar pozitë të veçantë ndër Pejgamberët, i ka porositur muslimanët që ta duan atë dhe i ka bërë të dashur pasue-sit e tij. Ai ka thënë: “Thuaju (o Muhammed!): “Nëse e doni Alla-hun, atëherë ejani pas meje, që Allahu t’ju dojë dhe t’ju falë mëkatet...” (Ali Imran, 31)
Këto Fjalë të Allahut janë porosi për muslimanët që me tërë qenien e vet të përpiqen dhe ta duan Resulullahun .
Arsyet për ta dashur vazhdimisht Resulullahun shtohen shumëfish nga dita në ditë, e ato gjenden në personalitetin, në karakterin dhe në veprën e tij.
Andaj, që nga fillet e para të Islamit, muslimanët fuqishëm qenë mishëruar me Resulullahun , e imituan atë dhe çdo herë theksuan vlerat dhe virtytet e tij, andaj filluan edhe të shkruajnë rrugën e jetës së tij - “Siretu Resulullah ”.
Jetëshkrimi i shkëlqyeshëm i Pejgamberit bazohet në fjalët, në veprat dhe në karakterin e tij shembullor. Aishja r.a. ka thënë: “Sjellja e tij është sipas Kur’anit”, ndërsa Kur’ani është Libri i Alla-hut , Fjala e Tij universale, prandaj, kush sillet kështu, do të jetë njeriu më i mirë, personaliteti më i formuar dhe ndër krijesat më të dashura të Allahut .
Edhe sot muslimanët i bashkon dashuria e madhe dhe e pakufishme ndaj Pejgamberit . Pra, kush e do atë (Pejgamberin ), edhe lexon edhe shkruan për të.
Kështu lindi ideja që të mbahet Kongresi i Parë Islam kushtuar studimit të jetës, të punës dhe të veprës së ndershme të Resulul-lahut .
Ky kongres u mbajt në Pakistan në vitin 1396 h. Liga islame – Rabita – dha shpërblime në të holla me vlerë prej 150 mijë rijalësh sauditë për pesë veprat më të mira mbi jetëshkrimin e Resulullahut me këto parakushte:
1. që studimi të jetë i plotë dhe t’i përfshijë saktësisht ngjarjet historike sipas rendit kronologjik;
2. të jetë origjinal dhe i pabotuar më parë;
3. që autori të numërojë të gjitha veprat klasike, me të cilat është shërbyer;
4. që autori të shkruajë posaçërisht autobiografinë e vet të plotë, me kualifikim profesional dhe të përmendë punimet e veta shkencore ose veprat e botuara, nëse ka;
5. që studimi të jetë i shkruar qartë ose i shtypur;
6. të jetë i shkruar në gjuhën arabe ose në ndonjë gjuhë të gjallë;
7. studimi do të pranohet nga fillimi i muajit rebiul th-thani 1396 h. gjer në fillim të muajit muharrem të vitit 1397 h.;
8. studimi do ti dorëzohet Sekretariatit të Përgjithshëm të Rabitës Islame në Mekë, në zarf të vulosur, që do të regjistrohet nën numrin e veçantë serik;
9. punimet do ti kontrollojë komisioni i posaçëm profesional, i përbërë nga dijetarët e kësaj fushe.
Kjo proklamatë ka qenë stimulim që në konkurs të marrin pjesë të gjithë ata të cilëve Allahu u ka dhuruar dashuri ndaj Resulu-llahut dhe që e kanë studiuar personalitetin, punën dhe veprën e tij, e veç kësaj kanë pasur prirje për të shkruar.
Në selinë e Rabitës filluan të arrijnë punime të shkruara në gjuhën arabe, urde dhe në gjuhë të tjera.
Në konkurs arritën 171 punime, prej të cilave: 84 studime në gjuhën arabe, 64 në gjuhën urde, 21 në gjuhën angleze, një në gjuhën franceze dhe një në gjuhën hamite (afrikane).
Komisioni profesional, pas leximit dhe shqyrtimit të të gjitha punimeve, zgjodhi pesë më të mirat, autorët e të cilave u shpërblyen.
Këta janë:
1. Fitues i shpërblimit të parë, profesor Safijju-r-Rahman El-Mubarekfuri, ligjërues në Universitetin Selefik në Indi. Vlera e shpërblimit ishte 50 mijë r.s.;
2. Fitues i shpërblimit të dytë, dr. Mexhid Ali Kani nga Universiteti Krahinor Islamik Nju Dehli të Indisë. Vlera e shpërblimit 40 mijë r.s.;
3. Fitues i shpërblimit të tretë, dr. Nusajr Ahmed Nasiri, rektor i Universitetit Islamik në Pakistan. Vlera 30 mijë r.s.;
4. Fitues i shpërblimit të katërt, profesor Hamid Mahmud Mensur Lemudi nga Egjipti. Vlera 20 mijë r.s.;
5. Fitues i shpërblimit të pestë, profesor Abdusselam Hashim Hafëzi nga Medina, Arabia Saudite, vlera e shpërblimit 10 mijë r.s.
Rabita shpalli emrat e fituesve në Konferencën e Parë Aziatike në Karaçi, që u mbajt në muajin shaban të vitit 1398 h. dhe për këtë e informoi mbarë opinionin islam.
Kjo ngjarje u shënua në Mekë në solemnitetin e organizuar nga Emir Saud b. Abdul-Muhsin b. Abdul-Azizi, zëvendësmëkëmbës i qarkut të Mekës, më 12 rebiul-evvel 1399 h.
Sekretariati i Rabitës, në këtë solemnitet, bëri të ditur se do ti botojë studimet e shpërblyera në disa gjuhë botërore. Sipas kësaj, lexuesit të nderuar i ofrojmë veprën që ka fituar shpërblimin e parë, të autorit shejh Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri, profesor në Universitetin Selefik në Indi. Do të botohen edhe veprat e tjera të shpërblyera, duke lutur Allahun e Lartësuar që t’i pranojë veprat tona, të kryera posaçërisht në emër të Tij. Allahu është Sundues i mirë dhe Ndihmës i mirë.
Salavati dhe selami qofshin mbi Resulullahun , familjen e tij, as’habët e tij dhe ithtarët e tij.
Sekretari i përgjithshëm i Rabitës
Muhammed b. Ali El-Harekan
PARATHËNIA E BOTUESIT
Jetëshkrimi i Resulullahut gjithnjë do të jetë pikëvrojtim historik, burim i pashtershëm nga i cili do të frymëzohen gjenerata të tëra, kureshtarë të etshëm, të cilët janë trashëgimtarë të pejgamberisë, pishtarë të imanit, flakadani i të cilëve do të flakërojë përgjithmonë, e aureoli i dritës së tyre do të përhapet vazhdimisht.
Kush e ka studiuar me përkushtim rrugën e jetës së Resulu-llahut dhe i ka kushtuar rëndësi të mjaftueshme vlerave të tij ideore, meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pashkëputur të ngjarjeve interesante dhe të jashtëzakonshme historike, në të cilat Resulullahu dhe një grup i vogël besimtarësh kanë mbizotëruar qysh në atë kohë me shumë njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit të Tokës dhe shumë njohuri të tjera nga Kurani ua kanë ngritur atyre njerëzoren në shkallë të paparë dhe të panjohur deri atëherë në gjininë njerëzore. Kush thellohet më tepër në jetën dhe në veprën e Resulullahut ndeshet me një transfor-mim misterioz nga historia e thatë, sterile e boshe, që i ngjason shkretëtirës, në një histori të begatë porsi toka e pasur e pjellore nga e cila mbin e më vonë rritet njerëzorja, dituria, qytetërimi dhe bukuria.
Nga burimi i Resulullahut njerëzit shuan etjen, nga kopshti i tij i trëndafilave ata volën frute dhe lule aromatike. Me këto janë ushqyer dhe janë qortuar vetëm aq sa të dihej se janë njerëz e jo engjëj. Ke mundur t’i dëgjosh duke thënë:
“Ekziston një shkretëtirë e madhe në përqafimin e së cilës u rritën njerëzit të cilët e pranuan Islamin dhe e përhapën atë në hapësirat e pllakosura nga errësira, duke zhdavaritur para vetes terrin dhe injorancën.”
Veprat e Resulullahut na flasin: “Ne e sajojmë umetin, popullin, të cilit do t’i takojë historia e botës në të ardhmen.”
Historia e gjertanishme nuk njeh ndonjë personalitet si Resulu-llahu , i cili ka pasur durim në fatkeqësi, qëndrueshmëri në drej-tësi, karakter të fortë dhe të qetë në vrungullimet e tundimet e kësaj bote. Askush nuk ka qenë më i mëshirshëm, më zemërgjerë dhe më i arsyeshëm se ai dhe askush nga njerëzit nuk ka mundur t’i kuptojë domethëniet mbinatyrore më mirë. Atë Allahu e ka kriju-ar që të mposhtë shumë fatkeqësi (mynxyra) dhe t’i përvuajë vetë.
Prandaj, Resulullahu për historinë e njerëzimit është burim i pashtershëm i humanizmit, ndërsa për vetë njerëzimin mbrojtës i strukturës së këtij humanizmi dhe i zbatimit të tij në vepër.
Allahu i Lartësuar e ka vulosur zemrën e Resulullahut nga të gjitha të metat dhe dobësitë, që nga lindja gjer në vdekje.
Duke lexuar jetëshkrimin e Resulullahut njohim personalite-tin e tij, tiparet e karakterit të tij, mënyrën e shprehjes e metodën e punës së tij dhe mësojmë se Allahu gjithnjë ka qenë mirëdashës ndaj tij: Udhëzues, Ndihmës dhe Mbrojtës i tij. Islami ka qenë feja e të Dërguarit, ndërsa Kurani udhërrëfyes i tij.
Krahas kësaj do të kuptojmë se njeriu nuk është në gjendje të arrijë qëllime të larta morale dhe vlera njerëzore ndryshe nga shembulli i Resulullahut i cili, para së gjithash, ka qenë njeri e pastaj nismëtar i humanizmit dhe i përparimit shoqëror.
Tërë jeta e Resulullahut është caktuar dhe rregulluar sipas dispozitës hyjnore. Sikur cilësitë e tij Allahu t’i ketë krijuar në një kohë, pastaj t’i ketë varur ato, në mënyrë që gjatë jetës dhe sipas nevojave të caktuara ti ketë marrë nga koha dhe ta ketë stoli-sur të Dërguarin e Vet. Kjo i ngjason bimës e cila merr dritën e diellit nga qielli, pa të cilën smund të ketë jetë.
Një komponent i rëndësishëm i personalitetit të Resulullahut ka qenë oratoria, e cila nuk i ka munguar atij populli të paarsimuar arab. E folura e Resulullahut , fjalët dhe mendimet e shprehura të tij të shpiejnë në kopsht të begatshëm me fruta të llojllojshme. Kur hyn në këtë kopsht, ndien se gjithçka rreth teje frymon dhe të duket se rreh vetëm një zemër.
Çdo fjalë dhe çdo mendim i Resulullahut përmban në vetvete porosi. Nëse e kupton këtë, atëherë do të të përtërihet vullneti përjetë. Ai të magjeps me mënyrën e të shprehurit: qetas, sinqe-risht, durueshëm dhe me plot ndjenja. Pastaj, pa u ngutur lexuesi bie nën ndikimin e tij, andaj gradualisht humanizohet. Ai te lexuesi edukon dhe kultivon njerëzoren, pastaj Allahu i dhuron kujt të dojë Vetë një pjesë nga Drita e Tij. E folura e Resulullahut na është aq afër, sa edhe vetë shpirti i njeriut, e njëkohësisht na është aq larg, saqë se dimë se çka është shpirti në realitet. Ai ka zgjidhje për çdo problem, ofron shtegdalje nga çdo situatë e vështirë dhe udhëzon në shtigjet e ndriçuara nëpër të cilat duhet ecur.
Ndërsa lexojmë fjalët e Resulullahut , e humbim perceptimin e kohës e të hapësirës dhe, të thelluar në domethënien e atyre fjalëve, përjetojmë praninë e tij, na bëhet sikur është këtu mes nesh, në bisedë të drejtpërdrejtë. Kur në tekstin e vet fut ndonjë ide të re, fjalët e tij menjëherë marrin kuptim të ri. Ne e kuptojmë Pejgamberin tonë aq sa jemi me të, aq sa e pranojmë atë dhe aq sa dëshirojmë ta kuptojmë atë. Nëse ndalemi diku, atëherë edhe ai ndalet, e nëse vazhdojmë, edhe ai vazhdon. Atë çka e kemi zbatuar ndaj tij, edhe ai e ka plotësuar ndaj nesh. Në mënyrën e vet të shprehjes, Resulullahu nuk ka atë që kanë shumica e oratorëve botëror. Në gjuhën e tij nuk ka vrazhdësi, cinizëm, dykuptimësi e as humor të zi. Ai nuk i ka lejuar vetes të flasë çka kanë dashur ose çka i kanë diktuar të tjerët. Fjala e Resulullahut është thënë ose është shprehur për ta mbartur domethënien a porosinë e cila duhet të jetësohet. Ai flet me zemër, e cila rrezaton iman, dhe me Kur’an. Pas fjalëve të tij qëndron Allahu i Lartësuar.
Sido që të jetë, kjo është formula sipas së cilës duhet të jetojë njeriu. Jeta, fjalët dhe vepra e Pejgamberit të Allahut duhet të jenë shembull për çdo njeri, sidomos kur dihet se ai, që nga lindja e gjer në vdekje, ka ecur shtigjeve të Islamit të pastër. Jeta e tij nuk ka njolla që të mund të formohet bindje e kundërt. Këtu nuk ka hamendje.
Prandaj theksojmë se e tërë jeta e Resulullahut , fjalët dhe veprat e tij, duhet të kenë rëndësi për besimtarin sikurse ka rëndësi zemra e vet, pa të cilën as që do të mund të jetonte. Hija e tij duhet ta ndjekë atë si ndërgjegjja që udhëhiqet nga arsyeja. Ne me vetëdije nuk mund t’i ikim hijes sonë, e as ndërgjegjes sonë, andaj me vetëdije nuk guxojmë të largohemi nga Resulullahu .
Duhet të përpiqemi për ngritjen shpirtërore dhe morale që qëndrojnë më lart se ambiciet materiale dhe robërimi i dynjallëkut. Shpirti nuk mund të fluturojë dhe të ngrihet në lartësi, përderisa njeriu nuk e kupton qëllimin e lindjes, të jetës, të vdekjes dhe të ringjalljes së vet. Këtë mund ta kuptojë vetëm ai që ka pasur për Pejgamber Resulullahun .
Umeti ynë e ka fenë dhe Pejgamberin si asnjë popull tjetër. “Allahu na ka dërguar për të nxjerrë atë që dëshiron nga robërimi ndaj njeriut në robërim dhe adhurim ndaj Sunduesit të të gjithë njerëzve, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e Islamit dhe nga padrejtësia e kësaj bote në gjerësitë e kësaj dhe të asaj bote.”
Këto fjalë forcojnë imanin e njeriut. Ato rrezatojnë dritë dhe japin shpresë. I ka shqiptuar personi i edukuar nga udhërrëfyesi ynë dhe mësuesi i parë, , personi i cili e ka kuptuar qëllimin e jetës së vet dhe ka punuar në sendërtimin e atij qëllimi. I këtillë duhet të jetë secili që dëshiron ti bashkohet varganit të besimtarëve të vër-tetë në rrugën e tyre të gjatë.
Për shkak të rëndësisë së madhe që ka Sira në jetën e çdo muslimani, për të kaluarën ose për të sotmen, janë shkruar shumë libra në të cilat jeta e Resulullahut është prekur nga aspekte të ndryshme, në mënyrë tematike ose metodologjike. Por vetëm disa janë librat mbi jetën dhe veprën e Resulullahut ,të cilat dallohen për stilin tregimtar të shkrimit, e krahas kësaj autorët u janë përm-bajtur me besnikëri ndodhive historike dhe të dhënave të sakta autentike, që i mundëson lexuesit ti lexojë ato me lehtësi, që ti kuptojë tërësisht dhe ti studiojë pa kurrfarë të metash.
Ky libër me titull në gjuhën arabe Er-Rehiku-l-Mehtumi, në gjuhën tonë do të mund të përkthehet si: Nektari i vulosur i Xhenetit ose Nektari i vulosur, shkruar nga profesor Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri nga India dhe bën pjesë në librat e veçantë, me kronologjinë e vet të ngjarjeve. Këtu është shprehur përfshirja e tërësishme e Sirës së pastër pa fije dyshimi a pavërtetësie, të cilat janë komponente përcjellëse në disa vepra. Gjithashtu ky libër është i kapshëm për opinionin e gjerë të lexuesve, sikurse edhe për hulumtuesit, profesioni i të cilëve është Sira. Secili do të gjejë aty atë që dëshiron për vete. Andaj, kjo vepër ka fituar çmimin e parë në konkursin e Rabitës Për Siren më të mirë.
Duhet të nënvizojmë se ky libër është vetëm vazhdim i përpjekjeve të mëdha që kanë bërë shkencëtarët e Indisë gjatë shumë shekujve, për ruajtjen e traditës islame, duke kultivuar shumë shkenca islamike. Janë të njohura arritjet e tyre origjinale në fushën e tefsi-rit, të hadithit, të Sires dhe të shkencave të tjera të hadithit.
Dhe, teksa botojmë këtë libër për muslimanët e Lindjes dhe të Perëndimit, e lusim Allahun që ta përdorin këtë. Allahu e di se çfarë qëllimi ka çdo njeri!
Botuesi
FJALA E AUTORIT
Falënderimi i qoftë Allahut që e ka dërguar Pejgamberin e Vet me shpalljen e fesë së vërtetë, e cila do të ngritet mbi të gjitha fetë e tjera. Falënderimi i qoftë Allahut që e ka dërguar atë të dësh-mojë, të përgëzojë, të porositë dhe të ftojë te Sunduesi i vet, duke mbajtur fenerin ndriçues. Falënderimi i qoftë Allahut që na dhuroi Pejgamberin tonë si shembull të bukur për të gjithë ata, të cilët e duan dhe e lavdërojnë shumë Allahun dhe i shpresojnë Ditës së Gjyki-mit.
Allahu im i dashur, bekoje dhe silli salavat dhe selam atij, familjes së tij, farefisit dhe shokëve të tij dhe atyre të cilët e pasojnë atë në veprat e mira deri në Ditën e Gjykimit. Dhuroju aty-re nga burimet e mëshirës Tënde, nga burimet e kënaqësive të Tua dhe nga burimet e furnizimit Tënd.
E, pastaj: Jam i lumtur që Liga Botërore Islame - Rabita, shpalli konkursin për Siren më të mirë, në Kongresin Es-sire, të mbajtur në Pakistan, në muajin rebiul-evvel të vitit 1396 h.
Konkursi ka qenë publik për të gjithë muslimanët e botës, ndërsa tema ka qenë Es-Siretun-Nebevijjetu, e për ata që kanë dhënë idenë për këtë studim shkencor, me mijëra herë le të jetë salavati dhe shpëtimi.
Kjo ka qenë nxitje e madhe për të gjithë shkrimtarët dhe shkencëtarët e kësaj fushe, që të bënin përpjekje maksimale për tu para-qitur në konkurs. Besoj se kjo përpjekje do të jetë e frytshme dhe me vlerë të madhe për brezat e ardhshëm.
Me të vërtetë, jetëshkrimi i Resulullahut është i jashtëzakonshëm, sepse është jetëshkrim pejgamberik, ku paraqitet shëmbëlltyra Muhammedane që ndryshon nga të gjitha jetëshkrimet e tjera. Sala-vati dhe selami qoftë mbi ty, o Pejgamber i Allahut!
Po të vështrojmë më me përpikëri, vërejmë se Sira është burim i vetëm nga i cili rrjedhin çështjet praktike të jetës sipas Islamit, me vlera të jashtëzakonshme për lumturinë e tërë gjinisë njerëzore.
Jam i lumtur për miratimin e vendimit që të marr pjesë në këtë konkurs fatlum, por i bëj vetes një pyetje: Ku gjendem këtu, dhe kush jam unë, që mund të hedhë një rreze drite në jetën e më të zgjedhurit dhe më të dashurit nga të gjithë Pejgamberët, Resulu-llahut . Unë jam njeriu që kam fat të madh dhe përjetoj kënaqësi të madhe kur gjendem në “shoqëri” me Resulullahun .
Dashuria ndaj tij ma ngroh zemrën dhe më jep fuqi e vullnet për të jetuar, më jep kurajo që të mos humbas guximin, të mos ligështohem dhe të mos rrëshqas në abiset e errësirës. Më mëson të jetoj dhe të vdes në mënyrë të denjë, si anëtar i popullit më të zgjedhur, umetit të Resulullahut .
Lus Allahun që me shef’atin e tij të m’i falë mëkatet.
Në fund do të them diçka shkurtimisht për mënyrën e punës sime në këtë libër:
Para se të filloja ta shkruaja këtë punim, kam pasur në konsideratë se duhet të jetë e një vëllimi mesatar. U kam ikur detajimeve të gjerësishme, sikurse edhe shkurtimeve të pavlefshme. Në shumë vepra burimore të Sires kam hasur gjerësi të madhe për gjërat jo aq të rëndësishme, përkatësisht për ndodhitë episodike, si dhe radhitje të lloj-llojshme të betejave, prandaj në raste të tilla jam përpjekur të jem i përpiktë, me qëllim që të arrij gjer tek e vërteta e saktë. Ngjarjet dhe ndodhitë i kam vështruar nga shumë aspekte të ndryshme, përderisa nuk vendosa që në konturet e punimit tim të përfshihet ajo që është më e qarta dhe, sipas mendimit tim, më e sakta.
I kam ikur komentimit të argumenteve, sepse kjo shpie në gjerësi të panevojshme, por disa prej tyrei i kam theksuar, nga frika se lexuesi mund të habitej, ose kur kam vërejtur se të gjithë autorët, përkundër të së vërtetës, kanë ndjekur ndonjë rrugë tjetër.
O Allahu im, më përcakto për të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Ti vërtet je Ai që fal dhe Ai që meriton dashuri. Ti je Sunduesi i Arshit të lavdishëm.
Më 24. VII. 1396 h./ 23. VII. 1976 Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri
Universiteti Selefik -Indi
POZITA E ARABËVE DHE E POPUJVE ARABË
Siretu Resulullahu ose Jetëshkrimi i Resulullahut është interpretimi i vërtetë i Shpalljes së Kur’anit dhe i porosisë të cilën Pejga-mberi ia komunikoi mbarë njerëzimit. Kjo Shpallje është udhërrëfyesi me të cilin Allahu i ka nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë, nga idhujtaria në besimin në një Zot.
Prandaj, është e pamundur të përfytyrohet në tërësi fuqia madhështore e Shpalljes së Allahut , vetëm nëse krahasohet gjendja që i ka paraprirë Shpalljes me gjendjen që ka rezultuar nga ndikimi dhe fuqia e saj. Nga ky aspekt sjellim kapitullin për popujt arabë dhe ndodhitë historike para Islamit, e pastaj kapitullin mbi situatën historike të periudhës në të cilën paraqitet Muhammedi .
Pozita e arabëve
Fjala El-Areb në gjuhën shqipe do të thotë shkretëtirë, stepë, tokë jopjellore, pa ujë dhe pa bimë. Me këtë emër, që nga kohët e lashta, është quajtur Gadishulli Arabik, si edhe banorët e këtij vendi, të cilët e kanë atdhe.
Gadishulli Arabik nga perëndimi kufizohet me Detin e Kuq dhe me një pjesë të Gadishullit të Sinajit, nga lindja me gjirin Arabik dhe me një pjesë të madhe të Irakut Jugor. Në jug gjendet Deti Arabik, i cili është vazhdim i Oqeanit Indian. Në veri kufizohet me Sirinë dhe me një pjesë të Irakut. Sipërfaqja arrin deri në një milion - një milion e treqind mijë milje katrorë. (rreth 3 milionë km2) Gadishulli Arabik zë një vend shumë të rëndësishëm gjeostrategjik në atë pjesë të botës.
Përbërja natyrore e tokës është zallore, pa kurrfarë pasurish natyrore që do ti joshte të huajt ta kolonizonin këtë vend. Prandaj Gadishulli Arabik ka mbetur i pamposhtur dhe i mbrojtur vetvetiu, që nga kohët më të lashta e gjer më sot. Edhe banorët e këtij Gadishulli kanë qenë gjithnjë të lirë dhe të pamposhtur, përkundër faktit se ishin të kufizuar me fuqitë më të mëdha botërore të asaj kohe: me Bizantin dhe Persinë.
Pozita strategjike e Gadishullit Arabik është e rëndësishme për tërë rajonin e Azisë Juglindore. Gjendet midis dy kontinenteve të njohura me emrin Bota e Vjetër. Kufizimet nga toka dhe deti. Kufiri i tij veriperëndimor është port prej nga hyhet në Afrikë, ndërsa kufiri verilindor është çelës për Evropën. Ana lindore u hap derën joara-bëve, kështu që lidhja me Indinë dhe me Kinën është njëkohësisht edhe lidhja me Lindjen e Largët. Nga kufiri verior, ky Gadishull, lidhet me Lindjen e Afërt. Për shkak të pozitës së tillë gjeografike të Arabisë, veriu dhe jugu i saj kanë qenë porte për popujt e tjerë, kanë qenë qendra tregtare, kulturore, arsimore, fetare dhe qendra të artit.
Popujt arabë
Historianët i ndajnë arabët në tri grupe sipas origjinës:
1. Arabët El-Baide, ose arabët autoktonë të këtij Gadishulli, për prejardhjen e të cilëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme me shkrim. Atyre u takojnë fiset: Ad, Themud, Tasëm (degë e fisit të zhdukur Ad në Jemen), Xhedis, Amlak dhe disa fise të tjera. Këta në realitet janë arabët beduinë.
2. Arabët El-Aribe, të cilët janë me origjinë nga Jareb bin Jeshxhel bin Kahtani, andaj quhen edhe arabë Kahtanije.
3. Arabët El-Mustarebe, të cilët e kanë origjinën nga Ismaili, dhe quhen arabë Adnanije.
Arabët Kahtanije ose El-Aribe, kanë ardhur nga jugu i Arabisë. Djepi i tyre është Jemeni. Familjet e tyre janë degëzuar me lidhje martesore dhe dy nga fiset më të njohura janë:
a) Humejr, me familjet më të njohura: Zejdull-Xhumhur, Kudaat dhe Sekasik;
b) Kehlan, me familjet më të njohura: Hemdan, Enmar, Tajj, Midhhaxh, Kinda, Laham, Xhidham, El-Ezd, El-Evs, El-Hazrexh, ndërsa pasardhësit e Xhefnit kanë qenë sundimtarë të Shamit, përkatësisht të Sirisë, të Palestinës dhe të Jordanisë. Fisi Kehlan nga Jemeni është shpërngulur në të gjitha viset e Arabisë, menjëherë pas shpërthimit të pendës Arim. U bënë tregtarë të njohur, por tregtia u dështoi pasi Bizanti zaptoi rrugën detare, ndërsa rruga tokësore u rrënua pas pushtimit të Egjiptit dhe të Sirisë.
Fiset jetonin kryesisht në marrëdhënie të mira, por ngandonjëherë edhe të këqija. Ndërkaq, gjithnjë garonin se cili do të ishte më i miri dhe cili do të fitote famë më të madhe. Ndërmjet tyre gjithnjë mbretëronte fryma e rivalitetit. Ndodhte që mes tyre të formonin edhe lidhje gjaku me anë të martesave, siç ka ndodhur me Humejrët dhe me Kehlanët. Populli Kehlan është shpërngulur në të katër anët, prej tyre rrjedhin këto katër grupe të pasardhësve:
1. El-Ezdët
Sipas mendimit të kryeparit të tyre, Umran b. Amrit, ata u shpërngulën në të gjitha anët. Udhëtuan nga Jemeni në veri të Arabisë. Njihen edhe vendet ku janë vendosur pas shpërnguljes së fundit. Thalebe b. Amër El-Ezdi vajti në Hixhaz dhe vendoset midis vendeve Thalebije dhe Dhi-Kar. Kur iu rrit i biri, u forcua dhe e mori botën në sy. Arrin të vendoset në Medinë. Pasardhësit e tij janë: El-Evs, El-Hazrexh, djemtë e Harith b. Thalebit.
Harith b. Amri, nga fisi Huzaah, ndahet prej tyre dhe arrin në rajonin e Hixhazit. Vendoset në rrugën Edh Dhahran. Fisi i tij, pasi pushtoi Haremin dhe Mekën, i zgjodhi këto si vendbanime për vete, ku prej andej dëboi Xherahimët, banorët e lashtë autoktonë. Amran b. Amri shkoi në Amman (Jordani), ku vendoset me familjen e vet.
Xhefre b. Amri shpërngulet në Sham, ku mbetet të jetojë me familjen e vet. Prej tij rrjedhin mbretërit e Gassanit, të cilët e marrin emrin nga uji Hixhaz (pus midis Remeit dhe Zeabetit), ku qe edhe vendbanimi i tyre i parë, para se të shkonin në Sham.
2. Lahamët dhe Xhedhamët
Nga fisi i parë është pasardhësi Nasër b. Rebia, nga i cili rrjedhin mbretërit e Menadhirit në Hajër.
3. Benu Tajjët
Pas shkuarjes së El-Ezdëve, Benu Tajjët nisen për në veri. Vendosen në dy kodra, Exha dhe Selma, andaj që të dyjat i quajtën kodrat e Tajjit.
4. Kindamët
Ata vendosen në rajonin e Bahrejnit, pastaj u detyruan me dhunë ta braktisnin këtë vend. Shkojnë në Hadramevt e pastaj edhe në Nexhd, ku formojnë një shtet me rëndësi të madhe strategjike, por ky shtet së shpejti shkatërrohet pa lënë kurrfarë gjurme. Kindamët i takojnë fisit Kudaat me origjinë nga Humejri, megjithëse ka mendime të ndryshme për origjinën e tyre. Ata, pas braktisjes së Jemenit, vendosen në shkretëtirën e Irakut.
Arabët Mustar Ebe
Ata rrjedhin nga stërgjysh Ibrahimi , me origjinë nga viset irakiane, saktësisht nga qyteza “Ir” e cila ndodhej në bregun perëndimor të lumit Eufrat, në afërsi të Kufës. Gërmimet dhe trashëgimia e këtij vendi të rëndësishëm historik janë përshkruar hollësisht dhe ruhen në libra. Po ashtu janë ruajtur edhe shënimet mbi origjinën e familjes së Ibrahimit dhe për ndodhitë shoqërore e fetare të asaj kohe.
Nga historia është e njohur se Ibrahimi është shpërngulur nga vendi “Ir” në vendin Haran apo Hiran, prej këndej ka shkuar në Palestinë. Palestinën e ka zgjedhur si qendër për ushtrimin e misionit të vet, por udhëtonte përkohësisht në vende të tjera e përsëri kthehej aty.
Burimet përmendin se një herë ka udhëtuar në Egjipt te faraoni, i cili është orvatur ti bënte intrigë dhe ligështi gruas së tij, por Allahu këtë intrigë ia ktheu atij. Faraoni vëren se sa e devotshme ishte Sara ndaj Allahut , andaj ia jep vajzën e vet, Haxheren, si shërbëtore. Sara e merr Haxheren në shërbim, pastaj e marton me Ibrahimin . Kështu Haxherja bëhet gruaja e dytë e Ibrahimit , me këtë rast dështon intriga e faraonit.
Ibrahimi kthehet në Palestinë dhe Allahu nga Haxherja i dhuron Ismailin. Sara, gruaja e tij e parë ishte xheloze, andaj përpiqej t’ia mbushte mendjen që ta linte Haxheren dhe fëmijën e saj të vogël, Ismailin. Ai nuk deshi të ndahej nga Haxherja, por për ti plotësuar dëshirën Sarës, e dërgon këtë në Hixhaz dhe që të dy i la në një luginë jopjellore, afër shtëpisë së Shenjtë Bejtul-Muharrem, e cila asokohe ekzistonte në formën e një grumbulli të ngritur prej gurësh e rëre, të cilën herë pas here e rrihte era nga të dyja anët.
Ibrahimi i la këta nën hijen e një palmeje, në afërsi të Zem-zemit të sotëm, i cili nuk ekzistonte atëbotë. Ky vend ndodhet në majë të Mesxhidul-Haramit të sotëm. Në kohën e Haxheres, e tëra ka qenë shkretëtirë. U la ushqim dhe ujë e pastaj u kthye në Palestinë.
Haxherja dhe djali i saj i vogël qëndruan disa ditë në shkretëtirë, derisa iu harxhua ushqimi dhe uji. Pastaj, me vullnetin e Allahut , uji filloi të buronte nga rëra - burimi Zem-zem, i cili ua shoi etjen dhe njëkohësisht u bë burim i jetës së tyre.
Rrëfimi për Haxheren dhe për Ismailin është i gjatë dhe i njohur.
Atëbotë aty arrin fisi Jemanit, i quajtur Xhurhum, apo brezi i dytë i tyre, dhe me lejen e Haxheres, nënës së Ismailit, u vendosën në truallin rreth Zem-zemit. Thuhet se fisi Xhurhum më parë ka jetuar në shpatinat e maleve të Mekës së sotme. Buhariu, në koleksionin e vet të haditheve, thotë qartë se ky fis është vendosur në rajonin e Mekës së sotme pas Ismailit, para moshës madhore të tij, se ata zbrisnin nga malet në këtë luginë, por në mungesë të ujit nuk ishin vendosur aty më herët.
Ibrahimi herë pas here vinte në Mekë për të vizituar familjen e vet të braktisur. Nuk dihet saktësisht numri i këtyre udhëtimeve, por historia ka shënuar katër. Allahu përmend në Kur’an se Ibrahi-mi kishte ëndërruar se duhej ta therte (flijonte) djalin e tij, Ismai-lin, andaj kur deshi ta bënte këtë, Allahu tha: “Dhe, kur ata të dy u dorëzuan, e ai e shtriu me ballë përtokë, Ne e thirrëm: “O Ibrahim! Ti e realizove ëndrrën! Ne, me të vërtetë, kështu i shpër-blejmë ata që bëjnë vepra të mira. Kjo, me të vërtetë, ishte një sprovë e qartë! Dhe Ne e shpaguam atë me një kurban të madh... (Es-Saffat: 103-107).
Në Gjenezë, në librin e parë të Dhiatës së Vjetër, thuhet se Ismaili ishte trembëdhjetë vjet më i madh se Ishaku. Tregimi dëshmon se kjo ka ndodhur para lindjes së Ishakut, sepse lajmi i parë për Ishakun përmendet pas rrëfimit të shkruar në tërësi mbi Ismailin. Në këtë rrëfim përmendet së paku një udhëtim i Ibrahimit para mo-shës madhore të Ismailit, ndërsa tri udhëtime të tjera i përmend Buhariu, transmetuar nga Ibni Abbasi r.a., e ky drejtpërdrejt nga Resulullahu .
Ismaili rritet dhe bëhet një djalosh i bukur e i pashëm. Gjuhën arabe e mëson nga fisi Xhurhum. Këta e pëlqejnë shumë, andaj e martojnë me një vajzë nga fisi i tyre. Ndërkohë i vdes nëna dhe Ibrahimi u nis nga Palestina për të vizituar Haxheren dhe të birin, Ismailin.
Në Hixhaz arrin pas martesës së Ismailit. E kërkon Ismailin në shtëpi, por nuk e gjen, aty takon vetëm bashkëshorten e tij, me ç’rast e pyet për Ismailin, si ishte dhe si jetonte. Ajo i ankohet për varfëri, e Ibrahimi e porosit atë që t’i thoshte Ismailit ta ndërrojë pragun e shtëpisë. Ismaili e kupton porosinë e babait dhe ndahet nga kjo grua e martohet me një tjetër, me të bijën e Mudad b. Amrit, kryeparit të moçëm të fisit Xhurhum. Pas kësaj martese të Ismailit, Ibrahimi përsëri vjen për vizitë dhe përsëri nuk e gjen Ismailin në shtëpi, andaj e pyet gruan e tij se si është dhe si jeton. Ajo falënde-roi Allahun për çdo gjë, e ai porosit Ismailin që kësaj radhe të për-forcojë pragun e shtëpisë. Pastaj Ibrahimi kthehet në Palestinë.
Ibrahimi vjen për të tretën herë dhe e gjen Ismailin duke mprehur shigjeta nën kurorën e një druri, afër burimit Zem-zem. Nisen drejt njëri tjetrit, sikur djali ndaj babës ashtu edhe baba ndaj djalit. Takimi i tyre më në fund u bë pas një kohe shumë të gjatë. Babai plak e kishte të vështirë ti fshihte lotët e gëzimit para birit të vet, edhe i biri i ndershëm dhe i mirë nuk mund ta fshihte gëzimin para tij. Një kohë ata qëndruan së bashku. Kësaj here hodhën theme-let mbi të cilat ngritën Kaben. Ibrahimi u komunikoi njerëzve ta kryenin haxhin, ashtu siç kishte urdhëruar Allahu .
Allahu i dhuroi Ismailit dymbëdhjetë djem. Djemtë e tij quheshin: Nabit apo Nabajot, Kajdar, Edbail, Mibsham, Mishma’a, Devmen. Misha, Hudad, Jetmen, Jatur, Nefis dhe Kajdeman.
Prej tyre u shtuan dymbëdhjetë fise. Në fillim që të gjithë qëndronin në Mekë. Merreshin me tregti. Udhëtonin rrugëve tregtare në relacionin përgjatë Jemen-Sham-Egjipt dhe anasjelltas. Pas një-farë kohe këto fise shpërngulen në mbarë Arabinë, madje edhe jash-të saj. Shumë prej tyre harrohen, përveç fiseve Nabit dhe Kajdar. Në veri të Hixhazit lulëzoi kultura e El-Enbatëve. Ky popull krijoi një pushtet të fortë, të cilit iu nënshtruan fiset përreth. Kryeqendrën e kishin në Batra. Askush nuk guxonte tu kundërvihej, gjersa erdhën bizantinët, të cilët i nënshtruan.
Profesor Sulejman En-Nedeviu, në studimin e vet shkencor, parashtron mendimin se prijësit e fisit Gassan (Gassasinë), sikurse edhe ensarët nga fisi El-Evs dhe El-Hazrexh, nuk e kanë prejardhjen nga kahtanët, por nga familja e Nabit b. Ismailit, këtë e dëshmojnë gjur-mët e tyre historike në ato vende.
Bijtë, përkatësisht pasardhësit e Kajdarit, kanë mbetur në Mekë, ku edhe janë familjarizuar. Brezit të tyre i takojnë Adnani dhe i biri i tij, Me’adi. Nga ky i fundit arabët Adnanijë kanë mbajtur në mend origjinën e vet. Adnani është gjyshi i njëzetenjëtë në brezin familjar të Resulullahut . Është shënuar se Resulullahu gjatë përmendjes së origjinës së vet, ka ardhur gjer tek Adnani, e atëherë është ndalur duke thënë: “As shkruesit nuk do të ishin të sigurt për babanë para Adnanit.” Në të kaluarën ai nuk ka shkuar më larg se Adnani. Me këtë pajtohen edhe shumë dijetarë, andaj në origjinën e Resulullahut nuk shkojnë përtej Adnanit, duke u bazuar në hadi-thin e përmendur. Ata thonë se nga Adnani e gjer tek Ibrahimi ekzistojnë dyzet brezni.
Pasardhësit e Me’adit janë shtuar nga i biri i tij Nezari, i vetmi pasardhës i tij mashkull. Ai ka pasur katër djem, nga të cilët rrjedhin katër fise: Ijjad, Emmar, Rebiah dhe Mudar. Dy të fundit janë nume-rikisht të mëdha dhe të njohura në histori për nga fama dhe autori-teti.
Në kohën paraislamike, nga fisi Rebiah, dolën personalitete të rëndësishme historike. Këta janë: Esed b. Rebia, Abdul-Kajsi, dy djemtë e Vailit: Bekri dhe Taglubi, pastaj Hanife etj.
Populli Mudar, me lidhje martesore dhe numerikisht i shumtë, u nda në dy fise të mëdha: Kajs b. Mudar dhe Ilijas b. Mudar. Nga Kajs b. Mudari pasojnë fiset: Benu Sulejm, Benu Havazin, Benu Gaffan, ndërsa nga Gaffanët janë: Abesi dhe Dhubjan Eshxhi dhe Gani b. Easari.
Nga Ilijas b. Mudari pasojnë: Temim b. Merre, Hudhejf b. Mudrike, Benu Esed b. Hudhejme dhe pasardhësit e Kenaneh b. Hudhejmes.
Nga Kenaneti pasojnë kurejshët, siç janë djemtë e Fihër b. Malik b. Nadar b. Kenanetit. Kurejshët me kohë u ndanë në shumë fise, e më të njohurat janë: Xhuhm, Sehm, Adijj, Mahzum, Tejmi, Zehra, ndërsa pasardhësit e Kussaj b. Kelabit janë Abduddar b. Kussaji, Abdu Menaf b. Kussaji dhe Esed b. Abdul-Uzza b. Kussaji.
Fisi Abdu Menaf degëzohet në katër familje: Abdu-sh-Shems, Neufel, El-Muttalib dhe Hashim. Prej familjes Hashim, Allahu zgjo-dhi Pejgamberin tonë, Muhammedin , djalin e Abdullah b. Abdul-Muttalib b. Hashimit. Resulullahu ka thënë: Allahu e ka zgje-dhur Ismailin nga bijtë e Ibrahimit, Kenanin nga bijtë e Ismailit, kurejshët nga bijtë e Kenanit, ndërsa nga kurejshët ka zgjedhur Benu Hashimitët, e mua nga Benu Hashimitët.
Transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili ka thënë: Resulullahu ka thënë: “Allahu i ka krijuar krijesat, e mua më ka zgjedhur me origjinë nga brezi më i mirë, nga fisi më i mirë dhe nga familja më e mirë. Unë jam, pra, më i miri si nga virtytet ashtu dhe nga origjina.” Kur u zgjerua fisi Adnanit, ata u shpërndanë në tërë Arabinë. Janë vendosur nëpër shpatie të kodrave dhe nëpër lugina pjellore. Pasardhësit e Bekër b. Vailit, Abdul-Kajsit, dhe pasardhësit e Temimit u vendosën në Bahrejn dhe mbetën aty.
Fisi Benu Hanife b. Sad b. Ali b. Bekër u vendos në Jemame dhe në qytezat përreth, ndërsa pasardhësit e tjerë të Bekër b. Vailit u vendosën në trevat prej Jemames në Bahrejn, gjer te portet Sejf dhe Kazimet në bregdet dhe në shpatiet e rajonit Sevad në Irak. Fisi Taglib u vendos në luginën e lumit Eufrat. Disa familje kanë jetuar së bashku me fisin Bekër. Fisi Benu Temim u vendos në fshatrat e Bas-rës. Benu Sulejmët (Selimët) mbetën në afërsi të Medinës në lugi-nën Vadil-Kura dhe Hajber në lindje të Medinës deri te dy kodrat (Xhebe-lejn), të cilat shtrihen deri në El-Xherre. Në Taif u vendos fisi The-kaf, kurse fisi Havazin, në lindje nga Meka, në shpatiet e Evsasit në rrugën midis Mekës dhe Basrës. Benu Esedët u vendosën në pjesën lindore të Tejmit dhe në perëndim nga Kufa, mes tyre ishin shtëpitë e Buhtur b. Tajjit. Largësia prej tyre gjer në Kufe ishte pesë ditë ecje në këmbë. Dhubjani u vendos midis Tejmit dhe Havranit. Fami-lja e Kenanit mbeti në Tuham, ndërsa Mekën dhe luginën e saj e banuan kurejshët, të cilët, pasi ishin të përçarë, i bashkoi Ata-Kus b. Kulabi, që i bëri të njohur e me famë qysh para Islamit.
PUSHTETI DHE UDHËHEQJA TEK ARABËT
Meqenëse duhet të flasim për gjendjen e arabëve para Islamit, vendosëm të japim një pasqyrë të shkurtër të historikut arab, shtetit dhe besimit të tyre, në mënyrë që ti kuptojmë më lehtë ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakonshme në kohën e shpalljes së Islamit.
Gjatë kohës së shpalljes së Islamit, në Gadishullin Arabik mbretëronin dy shtresa shoqërore:
a) Mbretërit e kurorëzuar, të cilët nuk gëzonin pavarësi;
b) Paria dhe udhëheqja e fiseve, të cilët i gëzonin të gjitha privilegjet, sikurse dhe mbretërit, por, ndryshe nga shumica prej tyre, ata ishin të pavarur. Rrallëherë kryeparët e fiseve i nënshtroheshin mbretit. Mbretërit e kurorëzuar ishin sundimtarët e Jemenit, pastaj sundimtarët e familjes Gassan dhe sundimtarët e El-Hajrit. Sundim-tarët e tjerë të Gadishullit Arabik nuk kishin kurorë.
Pushteti në Jemen
Populli më i vjetër i Jemenit është populli sebe. Ata u takojnë arabëve Arebe. Për ta kemi mësuar mjaft nga gërmimet arkeologjike të Evrit rreth shekullit XXV para lindjes së Isait , ose para erës së re. Shkallën e lartë të qytetërimit e kanë arritur në shekullin XI p.e.r.
Epokën e sundimit të tyre mund ta ndajmë në katër etapa:
1. Kjo periudhë arrin të shënohet gjer në vitin 650. p.e.r. Sundimtarët e kësaj periudhe janë quajtur Sebejët e Fortë.
Kryeqendra e tyre ka qenë qyteti Sarvah, gërmadhat e të cilit gjenden një ditë udhëtimi nga qyteti Mareb ose Harib. Në kohën e sundimtarëve sebeit kishte filluar ndërtimi i pendës së famshme, të njohur me emrin Seddu Mereb, e cila kishte rëndësi të madhe historike për Jemenin. Dihet se Sebejët kanë qenë pushtues të mëdhenj, prandaj gjatë kohës së sundimit të tyre kanë pasur shumë koloni në Arabi dhe jashtë saj.
2. Periudha e dytë nga viti 650. p.e.r. Në këtë periudhë mbretërit mohuan emrin Sebejët e Fortë dhe u quajtën Mbretërit nga Sebeja. Si kryeqytet caktojnë Marebin, në vend të Sarvahit, gërmadhat e të cilit ekzistojnë gjashtëdhjetë millje larg nga ana lindore e Sanit.
3. Periudha e tretë zgjat prej vitit 115 p.e.r. e gjer në vitin 300 të erës së re. Sebenë e sundojnë Himjerët, të cilët pushtojnë qytetin Rejdan, e bëjnë kryeqytet të vetin dhe e riemërtojnë me emrin Dhaffar. Gërmadhat e Dhaffarit ekzistojnë në kodrën Midver afër Jeremit.
Që nga kjo periudhë, Sebeajtë dhe shteti i tyre fillojnë të dobësohen dhe të bijnë në dekadencë. Ata humbën tregun në veri të Hixhazit, kështu që u shkatërrua tregtia e tyre. Ndërkohë Bizanti, pasi pushtoi Egjiptin, Sirinë dhe Shamin, mbizotëron me tregtinë detare dhe me tregun e Hixhazit verior. Edhe përleshjet ndërfisnore ndikojnë në shkatërrimin e rrjetit tregtar të Sebejëve. Të gjitha këto ndikuan edhe në shpërnguljen e shpejtë të familjes Kahtan, të cilët filluan të emigrojnë në vise të ndryshme të Arabisë.
4. Periudha e katërt zgjat nga viti 300. i erës së re e gjer në përhapjen e Islamit në Jemen. Kjo periudhë është e shënuar me përmbysje, konflikte dhe me luftëra qytetare, që u mundësuan të huajve ti nënshtrojnë ata dhe ti lënë pa liri.
Në këtë kohë Bizanti hyn në Aden, dhe abisinasit me ndihmën e tyre pushtojnë Jemenin, për të parën herë në vitin 340, duke shfrytëzuar përleshjet ndërmjet fiseve Hemdan dhe Himjer. Pushteti i abisinasve zgjati gjer në vitin 378, pastaj Jemeni fitoi përsëri pavarë-sinë.
Ndërkaq, atëbotë në pendën Mareb fillojnë të paraqiten plasaritje, e cila së shpejti shpërtheu dhe shkaktoi përmbytje të madhe. Për këtë përmbytje na flet Kurani a.sh., siç flet edhe për përmby-tjen e qytetit Irem, që ka ndodhur në vitin 450 apo 451. Nga kjo katastrofë e madhe rrënohet qyteti Amran dhe banorët detyrohen të arratisen, duke e braktisur atë.
Në vitin 523, udhëheqësi hebraik Dhu-Nuvas, përgatit ushtrinë e vet dhe niset në një fushatë të madhe kundër të krishterëve të Nexhranit. Ai orvatet që t’i kthejë me presion nga Krishterimi. Pasi ata refuzojnë ta bëjnë këtë, ai urdhëron të hapen hendeqe dhe aty të hidhen të krishterët dhe të digjen të gjallë. Për këtë ngjarje flet Kur’ani në suren “El-Buruxh”. Allahu thotë:
“Mallkuar qofshin ata që kanë hapur hendeqe. (El-Buruxh: 4)
Kjo ka qenë periudha e depërtimit të vrullshëm të Krishterimit në Lindje, kjo valë përfshin edhe Arabinë. Kjo ishte periudhë e ndritshme e Perandorisë Romake, e cila zgjerohej me të shpejtë.
Bizantinët i ngritën abisinasit, ua përgatitën anijet dhe dërguan afro shtatëdhjetë mijë luftëtarë që të zbarkojnë në Arabinë Jugore.
Kështu abisinasit e krishterë pushtojnë Jemenin për të dytën herë në vitin 525 nën udhëheqjen e Orijatit. Orijati mbetet në Je-men, i kurorëzuar nga mbreti i Abisinisë, gjersa e zëvendësoi Ebrehe-ja, mëkëmbësi abisinas në Jemen, i cili ishte njëri nga komandantët e Orijatit.
Ebreheja është njeriu që nisi ushtrinë me elefantin që të rrënojë Kaben. Ky dhe ushtarët e tij janë të njohur në histori me emrin Ashabu-l-fil, ose pronarët e elefantit. (Për ngjarjen me elefantin do të bëhet fjalë më poshtë).
Pas ngjarjes me elefantin, Jemenasit kërkojnë ndihmë nga persianët, të cilët i mundin abisinasit dhe i përzënë nga vendi i tyre. Atëherë, në vitin 575 fitojnë pavarësinë nën udhëheqjen e Mead Jekrebit. Me të mbetën disa abisinas si shërbëtorë, ose si roje të Meadit. Pas vdekjes së tij pushon sundimi i jemenasve. Atëbotë sunduesi persian, Kisra, emëron mëkëmbësin e vet në Sanae dhe shpall Jemenin si provincë persiane. Kështu, në Jemen ndërrohen mëkëmbësit persianë njëri pas tjetrit, gjer në vitin 638, kur Badhani pranon fenë islame. Me kalimin e tij në Islam, në Jemen pushon sundimi persian.
Pushteti në Hira
Persianët sundonin Irakun dhe zonat e tij kufitare, sidomos gjatë sundimit të Karashit të Madh, prej vitit 559 gjer në 527 p.e.r. Askush nuk i trazonte gjersa nuk ua tund fronin Aleksandri i Maqedonisë, në vitin 326 p.e.r.
Ai futi përçarje mes tyre, e pastaj në Irak sunduan mbretërit Tavaif, pushteti i të cilëve zgjati gjer në vitin 230 p.e.r.
Në kohën e këtyre sundimtarëve, kahtanët migrojnë dhe pushtojnë shpatet pjellore të Irakut. Me ata u bashkuan edhe disa grupe adnanijësh, kështu që i zmbrapsën mbretërit Tavait në luginën e Eufratit.
Persianët e rimorën pushtetin në kohën e Erdishirit, themeluesit të shtetit sasadin, në vitin 226 p.e.r. Ai i bashkoi persianët dhe robë-roi arabët, të cilët jetonin në pjesët kufitare të mbretërisë së tij. Ky ishte shkaku që fisi arab Kudaat të tërhiqej prej këtyre viseve dhe të vendosej në Sham.
Gjatë kohës së sundimit të Erdishirit, në rajonin e Hirasë sundonte Hudhejme El-Vedahi. Ky njëkohësisht ishte sundimtar i arabëve të tjerë, të cilët jetonin në shkretëtirën irakiane, si dhe të fiseve Rebiah dhe Mudar.
Erdishiri pa se nuk mund të sundonte drejtpërdrejt në Arabi, dhe se nuk do të mund ti ndalte arabët nga sulmet e tyre në viset kufitare të mbretërisë së vet, prandaj vendosi që si sundimtar të emëron-te një arab, i cili do të ishte besnik ndaj tij. Kështu, arabët do të ishin të mirëpritur në luftë kundër Bizantit. Arabët e Irakut do të kishin përparësi ndaj arabëve të Shamit, të cilët tanimë ishin nën sundimin e Bizantit.
Mbreti i Hirasë, Hudhejme, gjithnjë e mbante të përgatitur një çetë kalorësie për shuarjen e kryengritjeve. Ai vdiq në vitin 268 të erës së re.
Pas vdekjes së Hudhejmes, në Hira sundonte Amër b. Adijj b. Safër El-Lahmi, sunduesi i parë nga Lahmitët. Ky qëndroi në pushtet derisa persianët i vendosën Kubadh b. Ferjuzin. Në kohën e tij shfa-qet Mazdaku, i cili filloi të propagandojë dëshirën e madhe për liri (liberalizëm). Ithtar i tij ishte Kubadhi, si dhe shumë shtetas të tjerë. Kubadhi i dërgoi sunduesit të Hirasë, Mundhir b. Mause-Semait, një ftesë që ti bashkohej kësaj lëvizjeje dhe të pranonte idenë e tij. Ky e refuzoi këtë ftesë, për çka Kubadhi e shkarkoi nga pushteti, e në vend të tij emëroi El-Harith b. Amër b. Haxher El-Kindijjin, i cili iu përgjigj ftesës së tij.
Kubadhi, pas vetes la në pushtet Kisra Enu Shirevahin, armikun më të madh të lirisë, i cili vrau Mazdakun dhe shumë ithtarë të tij, e pastaj e ktheu Mundhirin sundimtar të Hirasë. Gjithashtu, ka dashur që ta nënshtrojë edhe El-Harith b. Amrin, por ky ikën te fisi Kuleb dhe aty mbetet gjer në vdekje.
Sundimi i Mundhirit vazhdoi një kohë të gjatë, sepse atë e trashëgonin trashëgimtarët e tij. Kjo ishte dinasti e vërtetë. Me të ardhur në post Numan b. Mundhiri, Kisra zemërohet me të dhe (pas një shpifjeje spiunimi që ia bën Zejd b. Adijj El-Ibadiji) e fton në kryeqendrën e vet. (Numani largohet fshehtazi dhe shkon te Hani b. Mesudi, kryetari i fisit El-Shejban, të cilit i lë në ruajtje familjen dhe pasurinë e vet). Pastaj shkon te Kisra, i cili e hedh në burg dhe aty mbetet gjer në vdekje.
Në vend të tij, për sundimtar të Hirasë, Kisra emëron Ijjas b. Kabist El-Tajjin, duke e urdhëruar që të kërkonte nga Hani b. Mes-udi tia dorëzonte atë që gjendej tek ai. Mirëpo, Hani këtë e refuzon kategorikisht, prandaj Kisra i shpall luftë. Ai përgatiti me shpejtësi këmbësorinë e kalorësinë dhe i vërsulet Ijjasit. Mes dy ushtrive zhvillohet një luftë e ashpër në Dhi-Kar. Benu Shejbanët korrin fitore të madhe, të cilën persianët nuk mund ta mohonin. Kjo ishte hera e parë që arabët dalin fitues kundër të huajve. Kjo ka ndodhur menjëherë pas lindjes se Resulullahut , i cili u lind tetë muaj pas emërimit të Ijjas b. Ka’bisit sundues të Hirasë. Ndërkaq, pas Ijjasit, Kisra rivendos përsëri pushtetin e vet dhe përsëri emëron një mëkëmbës arab nga familja e Lahmit. Prej Lahmitëve, pushtetin e mori El-Mundhiri, i njohur me pseudonimin Marur, i cili sundoi vetëm tetë muaj. Atë e mposht Halid b. Velidi me ushtrinë muslimane.
Pushteti në Sham
Në periudhën kur arabët dyndeshin në mënyrë masive, në Sham arriti familja Kudaat dhe vendoset aty. Ata ishin me origjinë nga Sulejh b. Helvanët, prej të cilëve rrjedhin Dexhxham b. Sulejtët, fisi më i njohur me emrin Dexhxhaim.
Bizantinët i përdornin këta si mburojë e gjallë nga sulmet tokësore të arabëve, dhe si mbrojtje e fortë kundër persianëve. Ndërkohë këta morën pushtetin nga bizantinët, ku edhe sunduan një kohë të gjatë. Sundimtari më i njohur Dexhxhaim ka qenë Zijad b. El-Hubevleti. Në histori, sundimi i tyre përmendet prej fillimit deri në mbarim të shekullit të dytë të erës së re. Ata pushojnë së sunduari pas ardhjes së Ali Gassanëve, familja që i mposhti Dexhxhaimët, prandaj bizantinët i emëronin këta si sundimtarë të arabëve të Shamit. Udhëheqësi i tyre ka qenë Devmet Xhendeli.
Sundimtarët Gassanë në Sham janë emëruar si mëkëmbës të mbretërve bizantinë gjer në shpërthimin e betejës së Jermukut, në vitin 13 hixhrij. Mbreti i tyre i fundit, Xhebel b. Ejhami, i nënshtro-het Islamit në kohën e Umer b. Hattabit , sundimtarit të besimdrejtëve.
Pushteti në Hixhaz
Ismaili ka qenë personaliteti më i shquar në Mekë dhe kryetari i përhershëm i Ka’bes gjatë tërë jetës së vet. Ai ka jetuar 137 vjet. Pastaj këtë e zëvendësojnë të bijtë, Nabiti, më vonë Kajdari e disa thonë Akisi.
Më pas, Mekën e udhëheqi gjyshi i tyre, Medad b. Amër Xhurhumi. Kështu që e tërë qeverisja e Mekës ishte në duart e tyre. Bijtë e Ismailit kanë qenë të nderuar dhe me famë në sajë të autoritetit të babës dhe gjyshit të tyre, ndërtuesve të Kabes, por ata nuk kanë pasur pushtet mbi Mekën.
Kaluan shumë kohë, e pasardhësit e Ismailit nuk patën fatin të kishin ndonjë pozitë të lartë në pushtet. Ata dalëngadalë harrohen, përderisa nuk dobësohen Xhurhumët, para ardhjes së Buhatanaserit. Qysh atëherë mbi qiellin mekas filloi të ndriçonte ylli politik i adnanijëve, siç do të tregojnë edhe ndodhitë e ardhshme. Veçanërisht kjo shihet në luftën e Buhatanaserit kundër arabëve në Dhate Irk. Koma-ndanti i arabëve në këtë luftë nuk ka qenë nga Xhurhumët.
Bijtë e Adnanit shpërndahen nëpër Jemen në kohën e luftës së Buhatanaserit, në vitin 587 p.e.r.
Barmijahu dhe Meadi nisen për në Sham kundër dëshirës së Buhatanaserit, prandaj ky shtoi presionin e vet e Meadi kthehet në Mekë. Nga xhurhumët takon vetëm Xhershem b. Xhelhemetin dhe martohet me bijën e tij, Muanaten, e cila lind, Nezarin. Pas kësaj ndodhie gjendja e xhurhumëve keqësohet. Jeta e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë, prandaj fillojnë të ushtrojnë dhunë ndaj vizituesve të Mekës dhe lejojnë shpërndarjen e pasurisë së Kabes. Këto ngjarje i hidhërojnë dhe i pezmatojnë adnanijët. Kur fisi Huzaah erdhi në Meri Dhahran dhe pa se adnanijët iknin nga xherahimijtë, shfrytëzuan rastin dhe mbetën në pushtet në sajë të tyre, të cilët u kthyen ti ndihmojnë Huzaatët. Më së shumti u kishte ndihmuar Benu Bekër b. Abdu Menaf b. Kenaneti. Ata i sulmojnë xhurhumët duke i përzënë larg Mekës, kështu qyteti ra në sundimin e tyre, në gjysmën e shekullit të dytë të erës së re. Kur fisi Xhurhum mori rrugën e mërgimit, ata më parë fshehën në pusin Zem-zem ca gjëra me vlerë nga Kabja, ku i mbuluan mirë në mënyrë që të mos dukeshin.
Ibni Ishaku thotë: Amër b. Harith b. Mudadi, nga fisi Xhurhum, braktisi Mekën duke fshehur në pus dy kaproj të artë dhe Haxherul-esvedin (gurin e zi), kurse ai dhe suita e tij vajtën në Jemen. Ishin tejet të dëshpruar për shkak të braktisjes së Mekës dhe lënies së pasurisë së vlefshme aty. Periudha e Ismailit në histori njihet rreth shekullit XX para erës së re, sipas kësaj xhurhumët kanë qëndru-ar në Mekë në shekullin XXI, ndërsa pushteti i tyre ka lulëzuar ofro njëzet shekuj.
Huzaatët fitojnë pavarësinë në Mekë dhe një pjesë të pushtetit ua marrin Benu Bekërve, kurse fisi Mudar ka pasur tri detyra, përkatësisht tri leje gjatë kohës së haxhit.
E para: Ti drejtojnë njerëzit, haxhilerët, nga Arafati në Muzdelife dhe të lejojnë kthimin e tyre nga Minna në Mekë. Këtë e bënin njerëzit e Benu Gavh b. Merit nga familja e Ilijas b. Mudarit. Ata e kanë pasur ofiqin Sufë, që do të thotë nëpunësit e Kabes.
Rëndësia e lejes qëndronte në atë se asnjëri nga haxhilerët nuk ka guxuar ti gjuante guralecat përderisa këtë më parë nuk e bënte Sufa. Pasi gjuante ai, këtë e bënin edhe haxhilerët e tjerë. Kur e përfundonin gjuajtjen dhe niseshin për në Minne, Sufët qëndronin në Akaba dhe pritnin të kalonin të gjithë haxhilerët. Pas ndërprerjes së zinxhirit të Sufëve, këta u trashëguan nga familja Benu Sad b. Zejd Munati nga fisi Temim.
E dyta: Kujdesi për kthimin kolektiv të haxhilerëve në Minne, në mëngjesin e ditës së kurbanit. Këtë e kryenin Benu Advanët.
E treta: Respektimi i muajve të shenjtë - Eshhuru-l-hurum. Për respektimin e këtyre muajve kujdeseshin Benu Temim b. Adijjët nga fisi Benu Kenaneh.
Familja Huzaah ka sunduar në Mekë treqind vjet. Në kohën e tyre adnanijët shpërngulen në territorin e Nexhdit dhe në shpatiet e Irakut dhe Bahrejnit. Në shpatiet e Mekës mbeten familjet kurejshe: Hulul, Harm dhe Bujutah, të përziera mes vetes. Këta nuk kanë pasur kurrfarë pushteti në Mekë, e as në Kabe, gjersa erdhi në pushtet Kussaj b. Kulabit.
Historia tregon se babai i Kussajit ka vdekur ende pa u lindur Kussaji. Nëna e tij përsëri martohet me njërin nga Benu Udhretët, që quhej Rebiah b. Haram, dhe e merr me vete në vendlindje, në shpa-tet e Shamit. Kur rritet Kussaji, kthehet në Mekë, ku asokohe sundon-te Hulejl b. Habeshi nga fisi Huzaah. Kussaji kërkoi vajzën e tij, Hubejjën, për grua dhe, pasi babai i saj pranoi, martohet me të.
Pas vdekjes së Hulejlit, shpërthen lufta ndërmjet fiseve Huzaah dhe Kurejsh, që i mundëson Kussajit të mbizotërojë me Mekën dhe Kaben.
Rreth shkaqeve të shpërthimit të luftërave ndërmjet këtyre dy fiseve, ekzistojnë të shënuara tri versione:
Versioni i parë:
Kur Kussajit i lindin fëmijët dhe fiton pasuri të madhe, autoritet dhe prestigj, pas falimentimit të Hulejlit, vendos të marrë udhëheqjen mbi Mekën dhe Kaben. Ai mendon se këtë e meriton më shumë se huzaatët dhe Benu Bekrët, sepse kurejshët janë arabë origjinarë dhe trashëgimtarë të Ismailit. Për këtë shkak arrihet marrë-veshja mes një kurejshi dhe një benu kenaneti për persekutimin e fiseve Huzaah dhe Benu Bekër nga Meka dhe kështu veprojnë më tutje.
Versioni i dytë:
Hulejli, siç mendon fisi Huzaah, e kishte lënë me testament që Kussaji të udhëhiqte Mekën dhe Kaben.
Versioni i tretë:
Hulejli ia ka dhuruar vajzës së vet, Hubejjës, pushtetin mbi Kaben dhe ka emëruar Ebu Gibshan Huzaaiun për ndihmës të saj, pra-ndaj ky bëhet derëtar i Kabes. Pas vdekjes së Hulejlit, ajo e blen shërbimin e Ebu Gibshanit për Kussajin, për një shakull verë. Huzaatët zemërohen për shkak talljes së tillë me objektin e shenjtë dhe përpiqen që tia ndalojnë Kussajit qeverisjen mbi Kaben. Për këtë arsye Kussaji tubon kurejshët dhe Benu Kenanijët për ti përzërë huzaatët nga Meka dhe ashtu ndodhi.
Sido që të jetë, se pas vdekjes së Hulejlit dhe pas punëve që kryenin Sufët, Kussaji së bashku me kurejshët dhe kenanijët ka ardhur dhe u ka thënë huzaatëve: Ne jemi më meritues dhe më të denjë për këto punë, prandaj jemi më të nevojshëm se ju. Ndër-kaq, huzaatët në të njëjtin moment sulmojnë me gjithë atë që kanë pasur në disponim, por megjithatë pësojnë disfatë nga Kussaji.
Pra, huzaatët dhe benu bekrët u mundën nga Kussaji, i cili i rrahu egërsisht në një përleshje të përgjakshme, dhe që të dy fiset u bënë pre e luftës. Pas kësaj disfate huzaatët dhe benu bekrët kërkojnë armëpushim. Atëherë detyrohen që të pranojnë publikisht se Kussaji e meritonte të bëhej kryetar i Mekës e i Kabes dhe se i tërë gjaku që ishte derdhur në këto beteja ka qenë falur. Përveç kësaj, huzaatët dhe benu bekrët kanë qenë të detyruar tu japin kurej-shëve dhe kenanijëve dëmshpërblim gjaku. Vendimin për tërë këtë e shqiptoi Jamur b. Arifi nga benu bekrët, prandaj këtë e quajtën Esh-shedah. Kussaji merr pushtetin mbi Kabe dhe Mekë në gjysmën e shekullit të pestë të erës së re, apo më saktë në vitin 440. Pas tij, kurejshët e marrin tërësisht udhëheqjen dhe sundimin mbi Mekë, qytet i cili asokohe bëhet qendër kryesore fetare, e vizituar nga arabët e tërë Gadishullit Arabik. Kussaji solli fisin e vet në Mekë, ndërsa udhëheqjen dhe kryerjen e shërbimeve të rëndësi-shme në lidhje me haxhin ua caktoi kurejshëve. Ai shpalli se: Ali Saf-vani, Nesati, Udvani dhe Meret b. Avfi kanë marrë detyra të rëndë-sishme dhe pozita udhëheqëse në Mekë. Kussaji në periudhën e ardhshme ka luajtur rol të rëndësishëm në organizimin e punëve në Mekë.
Ai ka themeluar Daru-n-Nedveti - sallën e Këshillit nga ana e majtë e Haremi-sherifit të Kabes, duke ia kthyer derën në mesxhid; salla e Këshillit ka qenë vend tubimi i kurejshëve, ku merreshin vendime të rëndësishme. Kjo sallë e Këshillit i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e kurejshëve për nga funksioni i vet. Ishte skenë ku merreshin vendime të rëndësishme, jepeshin mendime të ndryshme, bëheshin diskutime dhe zgjidheshin më së miri të gjitha problemet.
Funksionet e nderit që ka kryer ose ka mbikëqyrur Kussaji:
1. Udhëheqjen dhe kryesimin e sallës së Këshillit dhe këshillin, ku zgjidheshin të gjitha problemet, merreshin të gjitha vendimet e rëndësishme dhe bëheshin martesat dhe dasmat.
2. Udhëheqja, organizimi dhe rregullimi i aktiviteteve ushtarake. Të gjitha fushatat ushtarake janë organizuar nën udhëheqjen e tij.
3. Protektorati dhe komisariati mbi Kaben. Vetëm ai ka mundur ti hapte dyert e Kabes dhe askush tjetër. Ai mbante çelësin e Kabes dhe vetë shërbente në Kabe në çdo pikëpamje.
4. Furnizimi i haxhilerëve me ushqim dhe me ujë. Për haxhilerët i mbushnin koritat me ujë dhe u siguronin hurma dhe rrush të thatë. Çdo haxhi e ka pasur ujin pa pagesë, që ka pasur rëndësi të madhe në këto vise të nxehta.
5. Kujdesi për ushqimin e haxhilerëve; ushqimi përgatitej në të gjitha vendet ku kryheshin ceremonitë e haxhit. Kussaji u kishte caktuar banorëve të Mekës tatimin vjetor, të cilin e paguanin të gjithë në kohën e haxhit. Nga ky tatim sigurohej ushqimi për haxhilerët e varfër.
Të gjitha këto punë i mbikëqyrte apo i kryente vetë Kussaji. Edhe i biri i tij, Abdu Menafi, bëhet i famshëm qysh gjatë jetës së babait. Kussaji kishte edhe një djalë më të madh, Abduddarin, por Abdu Menafi ishte më i aftë. Një herë Kussaji i kishte thënë Abdu Menafit: Ty do të dërgoj në mes të popullit, do të propozoj, e nëse ata të pranojnë e të zgjedhin, atëherë unë do ti lë në amanet punët me interes për kurejshët, Mekën dhe Kaben.
Derisa ishte gjallë, këtij ia besoi udhëheqjen e Këshillit, protektoratin mbi Kaben, udhëheqjen ushtarake dhe kujdesin për furnizimin e haxhilerëve. Kussaji nuk ka pasur kurrë ndonjë vërejtje në kryerjen e këtyre punëve, ndërsa i biri ka punuar si gjatë jetës, ashtu edhe pas vdekjes së tij.
Pas vdekjes së Abdu Menafit, punët i trashëguan djemtë e tij. Por çdo gjë ka qenë në rregull, gjersa rebeluan djemtë e Abduddarit, vëllait më të madh të Abdu Menafit, të cilët lakmonin pozitën dhe pushtetin. Atëherë kurejshët ndahen në dy tabore dhe për pak sa nuk filluan luftën mes tyre. Mirëpo, më në fund pajtohen dhe pushtetin e ndajnë në mes djemve të Abdu Menafit dhe të Abduddarit.
Furnizimi me ujë dhe me ushqim u takonte djemve të Abdu Menafit, kurse Këshilli dhe ruajtja e Kabes, djemve të Abduddarit. Benu Abdul Menafët të gjitha vendimet e rëndësishme i sillnin sipas zakoneve tradicionale të arabëve, me short apo me tërheqjen e shigjetëzave. Në këtë mënyrë dëshironin të siguronin edhe trashëgi-minë e punëve rreth Kabes. Ata me short e zgjodhën Hisham b. Abdu Menafin, i cili trashëgoi sikajetin dhe refadetin (furnizimin me ujë dhe me ushqim), të cilat i ushtroi gjer në vdekje. Kur vdiq Hisha-mi, atë e trashëgoi vëllai i tij El-Muttalib b. Abdu Menafi e pas këtij e trashëgoi Abdul Muttalib b. Hisham b. Abdu Menafi, gjyshi i Resulu-llahut . Pastaj këto punë i trashëgonin pasardhësit e tij, të cilat i kanë kryer deri në shpalljen e Islamit. Atëherë kujdesi rreth Kabes bie në duart e Abbas b. Abdul-Muttalibit.
Kurejshët kanë pasur edhe funksione të tjera, përveç katër të përmendurave, që i ndanin edhe në familjet e tjera. Ata formuan në Mekë qeveritë të ngjashme me qeveritë e shteteve demokratike. Kanë pasur organizimin e qeverisë si disa qeveri sot. Kanë pasur këshi-llin dhe sesionin e parlamentit. Po japim pasqyrën e këtyre funksio-neve qeveritare:
1. Qeverisja mbi mejsirin, duke kërkuar ndihmë nga idhujt. Këtë punë e udhëhiqnin benu xhumhët;
2. Kujdesi për pasurinë dhe dhuratat e dedikuara zotave idhujve të Kabes. Në këtë shërbim bënte pjesë edhe zgjidhja e konflikteve dhe e mosmarrëveshjeve, këtë punë e kryenin benu sehmët;
3. Këshilli qeveritar, të cilin e udhëhiqnin benu esedët;
4. Dëmshpërblimi për vrasje, caktimi i dëmshpërblimit, përkatësisht i borxhit për viktimën, këtë e bënin benu temimët;
5. Ukab - ruajtja e flamurit nacional - fisnor, që e mbanin benu umejjët;
6. Kujdesi për kubben dhe rregullimin e çadrave për haxhilerët, si dhe kujdesi për kalorësinë. Këtë detyrë e kryenin benu mahzumët;
7. Kujdesi për ceremonitë - ritualet e haxhit dhe udhëtimi prej një vendi në vendin tjetër ceremonial. Me këtë merreshin benu adijjët.
Pushteti i arabëve të tjerë
Më parë folëm për shpërnguljen e kahtanëve dhe të adnanijëve, dhe se si i kanë ndarë mes tyre tokat arabe. Ato fise që gjendeshin në afërsi të Hirasë ishin nën mbikëqyrjen e mbretit të Hirasë, ndërsa ato që gjendeshin në shkretëtirën e Shamit ishin nën mbikëqyrjen e gassanëve. Kjo mbikëqyrje ishte vetëm simbolike, sepse fiset e kishin lirinë e plotë të qeverisjes.
Pavarësinë e plotë e kanë pasur vetëm fiset beduine, të cilat jetonin në brendinë e shkretëtirës arabike. Çdo fis ka pasur udhëheqësin e vet fisnor, kryetarin, kanë pasur qeverisjen e vet të brendshme, prandaj çdo fis ka qenë si një shtet i vogël i pavarur, rregulli-mi i të cilave ka qenë besnikëria ndaj fisit, mbrojtja e interesave reciproke, ruajtja dhe mbrojtja e vendit nga armiku. Kryetari i fisit gëzonte autoritet të madh. Ka qenë porsi mbret në shtetin e vet. Fisi e respektonte fjalën e kryeparit të vet, qoftë në paqe apo në luftë. Pushteti i tij ka qenë i fortë sikurse pushteti i diktatorit më të fuqishëm. Nëse ai binte në konflikt me dikë, pas vetes kishte me mijëra shpata të përgatitura, i kishte njerëzit që nuk pyetnin fare për shkaqet e konfliktit, e as që kërkonin shpjegim për këtë. Verbërisht zba-tonin urdhrat e udhëheqësit të vet fisnor. Por ekzistonte edhe konku-rrenca familjare për pushtet. Kushërinjtë garonin mes tyre në fisnikëri dhe bujari ndaj mysafirit, në trimëri, burrëri, në mbrojtjen e njerëzve, të cilëve u bëhej padrejtësi, të tëra këto i bënin për të fituar autoritet te njerëzit. Kishin poetë të posaçëm, oratorë të fisit. Me këtë lartësoheshin mbi rivalët, duke fituar prestigj për pushtet.
Arabët kanë qenë popull tejet elokuentë (që flet bukur). Kanë qenë të talentuar në poezi. Poetët kishin vend të posaçëm në shoqëri. Ata e mbronin fisin me gjuhë, prandaj gëzonin autoritet jo më pak se pushtetarët. Kryeparët dhe magnatët (zotërinjtë e mëdhenj) kanë pasur privilegje të posaçme në ndarjen e presë. Ata i gëzonin këto privilegje mirbaa, saffij, neshitah dhe fudul.
Mirbaa do të thotë një e katërta e presë.
Saffij ishte tërë ajo që merrte personalisht kryepari për vete, para shpërndarjes së presë.
Neshitah ishte tërë ajo që kryepari konfiskonte gjatë kthimit në fis.
Fudul ishte mbetja gjatë ndarjes së presë, e cila nuk mund tu ndahej luftëtarëve në pjesë të barabartë, si p.sh. devetë, kuajt, etj.
Situata politike në Arabi
Kemi folur për pushtetet arabe, ndërsa tani të themi diçka në lidhje me situatën e përgjithshme politike.
Në situatë të vështirë politike gjendeshin tri krahina arabe, të cilat kufizoheshin me shtetet e huaja. Është e pakontestueshme se situata politike ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në situatën shoqë-rore dhe ekonomike. Prandaj, situata në këto krahina ishte tejet e rëndë dhe nuk hetohej kurrfarë përparimi. Populli ishte i ndarë në klasa. Ekzistonin pronarët dhe skllevërit, apo shtresa sundimtare dhe ajo e shtypur. Sundimtarët në të gjitha krahinat ishin kryesisht të huaj. Ata tërë pasurinë e kishin në duart e veta, ndërsa skllevërit kanë qenë borxhli të përhershëm.
Skllevërit, të cilët i punojnë tokat bujqësore, nga të cilat i tërë fitimi i shkonte pushtetit. Pushteti shfrytëzonte këtë fitim, e shpen-zonte për zbavitje, qejfe të ndryshme, për dhurata, për ryshfete dhe korrupsion, kurse skllevërit, me verbërinë e vet, bridhnin në errësirë të përhershme, nga e cila nuk kërkonin të dilnin dot, madje as që tentonin të dilnin. Ata nuk kishin kujt ti ankoheshin dhe nuk i mbronte kush, sepse nga kjo gjendje nuk kishte rrugëdalje. Duronin pajtueshëm robërinë dhe të gjitha llojet e mundimeve, sepse men-donin se kështu iu ishte caktuar nga Zoti, dhe se pushteti është parë-sor, kurse e drejta e tyre dytësore.
Fiset fqinje të këtyre krahinave kanë qenë mjaft të lëkundshme dhe të pastabilizuara. Nuk kanë pasur ndonjë qëllim të veçantë jetësor. Kohë pas kohe futeshin në Irak apo në Sham, duke bredhur për ushqim.
Edhe arabët në brendësi të Arabisë nuk kanë qenë të lidhur mes tyre. Ata kryesisht kanë qenë të ngarkuar me origjinën fisnore, me zakone, bestytni etj. Ata nuk kanë pasur një pushtet të fuqishëm qendror, i cili do ti mbronte në rast fatkeqësie dhe ti ruante nga e keqja.
Pushteti në Hixhaz
Të gjithë arabët e shikonin me respekt Hixhazin. U interesonte shumë situata politike aty. Hixhazi për ta shërbente si kalim gjer në qendrën fetare botërore, në Mekë, në Kabe, ndaj e konsideronin si krahinë të shenjtë. Sundimtarët e Hixhazit i respektonin si mbrojtës të qendrës fetare, Mekës dhe tempullit të shenjtë, Kabes. Për Mekën kemi thënë se ka qenë kryeqendër, ku funksiononte edhe push-teti fetar edhe pushteti laik.
Në Kabe miratoheshin vendime të rëndësishme. Detyra kryesore e pushtetit ka qenë kujdesi ndaj punëve me interes jetik për haxhi-lerët.
Në Mekë funksiononte edhe gjyqtaria. Ata gjykonin sipas ligjit fetar të Ibrahimit .
Pushteti në Hixhaz i ngjante pushtetit të sotëm parlamentar, ndonëse ka qenë i dobët që të mund të mbante peshën e shtetit me qendrën fetare më të madhe në botë. Kjo tregohet si e saktë kur shpërthen konflikti me abisinasit, për çka do të flitet më vonë.
BESIMET TEK ARABËT
Shumica e arabëve për një kohë të gjatë, kanë pasuar fenë e Ismailit , i cili i thërriste në fenë e babës së vet Ibrahimit . Ata besonin në një Zot të Vetëm dhe rrëfenin fenë e Tij. Kjo ka zgjatur gjersa filluan t’i harrojnë porositë dhe ndalesat e Zotit. Me gjithë zhytjen gjithnjë e më të madhe në idhujtari, përherë ka ekzistuar Zoti - Allahu - Suprem, të cilit i drejtoheshin në momentet e vësh-tira. Disa rituale të haxhit i kanë mbajtur, derisa erdhi në pushtet Amër b. Lihjai, kryepar i fisit Huzaah. Ai ishte rritur në një mjedis fetar, që i respektonte kufijtë e Zotit. Shquhej për sinqeritet dhe devotshmëri, andaj populli e donte dhe e konsideronte si njeri të madh. Një herë ky udhëton për në Sham që të vizitonte viset ku ishin dërguar më së shumti Pejgamberë dhe ku kishin zbritur më së shumti Shpalljet e Zotit. Atje sheh se banorët i adhuronin idhujt, kjo i pël-qeu dhe besoi se ata kishin të drejtë. Nga Shami kthehet duke mbar-tur me vete një idhull që quhej Hubel dhe e vendosi në Kabe. Pastaj u bëri thirrje banorëve të Mekës në politeizëm. Ata iu përgjigjën kësaj thirrjeje pasi e çmonin Lihjanin, duke menduar se ajo në çka i thërriste ky ishte gjë e mirë. Brenda një kohe të shkurtër të gjithë banorët e Hixhazit filluan ti pasonin banorët e Mekës, sepse ata ishin pronarë të Kabes dhe banorë të Haremit.
Ndër idhujt më të vjetër në Kabe konsiderohej edhe Menati, të cilin e kishin sjellë nga bregu i Detit të Kuq, prej njëfarë vendi afër Kudejdit. Pastaj ishte i njohur Lati, të cilin e kishin sjellë nga Taifi dhe Uza, dhe që e kishin blerë në Vadi Nahël. Këta tre idhuj kanë qenë më të mëdhenjtë.
Shirku, politeizmi, dita-ditës merrte hov më të madh, ndërsa numri i idhujve rritej gjithnjë e më tepër. Të tillë ka pasur në çdo vend të Hixhazit. Thuhet se Amër b. Lihjai ka pasur lidhje me xhinët, e njëri prej tyre e kishte lajmëruar se idhujt nga periudha e popullit të Nuhit , që quheshin Vedd, Suvaa, Jeguth, Jeuk dhe Nasëra, janë të fshehur (të groposur) në Xhidde, prandaj duhet të gjenden dhe të sillen në Ka’be. Ai i gjeti këta idhuj në vendin e quajtur Tiham, në bregun e Detit të Kuq, në veri të Hixhazit, dhe i solli në Ka’be. Kur erdhi koha e haxhit, ai ua tregoi haxhilerëve dhe përsëri i vendosi në Ka’be.
Nga kjo kohë çdo fis e kishte zotin e vet idhull, bile edhe çdo shtëpi veç e veç. Haremi i Ka’bes mbushet me idhuj. Në kohën e çli-rimit të Mekës, Resulullahu gjeti 360 idhuj në Kabe, të cilët i rrëzoi dhe i theu, pastaj urdhëroi që të gjitha mbeturinat të nxirreshin nga Haremi dhe të digjeshin.
Asokohe politeizmi dhe idhujtaria ishin bërë manifestim i vërtetë i tërë popullatës arabe paraislamike, ndërkaq ishin të bindur se gjithnjë janë duke pasuar fenë e Ibrahimit .
Arabët e kohës paraislamike “El-Xhahilijjun” - injorantë në besim, kanë pasur zakone dhe besim të veçantë ceremonial në vetë përmbajtjen e lutjeve - pranë figurës - idhull, që ishin trillime, kryesisht të Amër b. Lihjait. Atë që bënte ai, shumica e konsideronin si risi të bukur, me çka hijeshohej feja e Ibrahimit , të cilën tanimë e kishin shëmtuar tërësisht.
Ja disa ceremoni gjatë adhurimit të idhujve:
1. Rrinin në këmbë afër idhullit, të cilin e adhuronin dhe i luteshin, i kërkonin mbrojtje, ndihmë, i luteshin për dëshira, besonin në shefatin e tij - angazhimin te Zoti për mëkatet e bëra etj.
2. Rreth idhullit bënin pelegrinazh, tavaf (ecnin rreth e përqark tyre), bënin sexhde para tij dhe ishin të përulur dhe të penduar.
3. Para idhullit thernin kurban, me ndihmën e të cilit orvateshin ti afroheshin shenjtërisë së tij. Para tyre thernin çdo ditë edhe kafshët shtëpiake. Këtë lloj therjeje Allahu ua ka ndaluar muslima-nëve, po ashtu edhe ngrënien e mishit nga kafsha e therur në këtë mënyrë. Allahu thotë:“..dhe u është e ndaluar ajo që është flijuar për hir të idhujve..” (El-Maide: 3) si dhe: “Mos e hani atë që, kur është therur nuk është përmendur emri i Allahut; ajo me të vërtetë është mëkat i madh. (El-Enam: 121).
4. Një nga mënyrat e afrimit ndaj hyjnisë ka qenë edhe ofrimi i ushqimit dhe i pijes idhujve. Gjithashtu ndanin një pjesë nga të lash-tat dhe kafshët dhe i sillnin para idhujve. E nga e tërë kjo, gjëja më interesante është se gjithnjë e ndanin një pjesë për Allahun, Zotin Suprem.
E kanë pasur zakon që disa gjëra nuk kanë dashur tua atribuonin idhujve, për të cilat e dinin se i takonin vetëm Allahut, por, gjithashtu, nuk e ndanin për Allahun atë që mendonin se i takon vetëm idhullit në situatën përkatëse.
Allahu i Lartësuar thotë:
“..dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është e idhujve tanë.” Mirëpo, ajo pjesë që është për idhujt e tyre nuk arrin (nuk jepet) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun, ajo arrin (jepet) te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata. (6, 136)
5. Njëra nga mënyrat për tiu afruar idhujve ka qenë flijimi i kafshëve shtëpiake dhe frutave, siç e cekëm më lart. Allahu thotë:
“Ata thonë: “Këto kafshë shtëpiake dhe këto të lashta janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atij që ia lejojmë ne”; e sipas hamendjes së tyre, edhe disa kafshë shtëpiake janë të ndaluara për ngarkim dhe disa kafshë që, kur i therin nuk e përmendin emrin e Allahut, duke e përgënjeshtruar Atë. Ai do ti ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara. (El-Enam: 138)
6. Në ritualet për tiu afruar idhullit bënte pjesë edhe adhurimi i kafshëve të caktuara: behiret, saibet, vesilet dhe hamet. Ibni Ishaku thotë: El-behiret, vajza e es-saibes quhej deveja e liruar, përkatësisht, ajo e cila kishte lindur dhjetë deve femër, në mesin e të cilave nuk kishte deve mashkull. Këtyre deveve nuk i hipnin, nuk i qethnin, ato nuk punonin punë të rënda dhe qumështin e saj nuk e pinte askush, përveç mysafirit. Nëse ajo përsëri lindte femër, viçit ia prenin veshin dhe ndaj saj silleshin sikurse ndaj nënës së saj. Pra, kjo e fundit (deveja e njëmbëdhjetë) quhej behiret vajza e saibes (e devesë së liruar).
El-vesilet; deveja që kishte lindur pesë herë nga dy viça femër, në mesin e të cilave nuk kishte asnjë viç mashkull. Ajo quhej vesilet. Viçat që lindin pas këtyre, ishin të lejuara vetëm për meshkujt, për-veç nëse lindte viçi i ngordhur, e këtë e hanin të gjithë, meshkujt dhe femrat.
El-hami është el-fahël, fahël është dromedar - mashkulli i devesë me të cilin ajo ka lindur dhjetë deve femra, në mesin e të cilave nuk kishte asnjë deve mashkull. Kurrizi i tij kishte vlerë të madhe (ishte i mbrojtur), askush nuk i hipte, e përdornin për asnjë lloj pune nuk i qethej qimja dhe ruhej vetëm për shtim.
Në lidhje me këtë Kurani thotë:
Allahu nuk e përligji behirën, as saibën, as vesilën, as hamin, por ata që nuk besojnë, trillojnë gënjeshtra për Allahun, e shumica prej tyre nuk kanë mend.” (El-Maide: 103)
Allahu po ashtu thotë:
“Dhe ata thanë: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre kafshëve shtëpiake, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara. E, nëse ato lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të. Allahu do ti ndëshkojë ata për gënjeshtra, se Ai me të vërtetë është i Plotdijshëm dhe i Gjithdijshëm. (El-Enam: 139)
Mirëpo ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të këtyre llojeve të kafshëve.
Seid b. El-Musejjibi mendon se këto lloj kafshësh janë të dedikuara vetëm për idhujt e tyre, ndërsa në hadithin autentik, i cili është merfuun - i pandërprerë, i transmetuar nga Resulullahu thuhet: “Amër b. Lihjai ka qenë i pari, i cili i ka mbrojtur dhe i ka liruar këto lloje kafshësh dhe i ka futur në rituale adhurimi.”
Të gjitha punët paraprake, arabët i bënin për të kënaqur zotat, duke besuar se ato do t’i afronin tek Allahu dhe se do të ndërmjetësonin dhe do të angazhoheshin për ta tek Allahu.
Në lidhje me këtë, Kurani thotë:
E, ata që marrin mbrojtës, pos Allahut thonë: Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu. (Ez-Zumer: 3). Ata adhurojnë, përveç Allahut, atë që as nuk u bënë dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu. (Junus: 18)
Arabët e bënin ndarjen e shumë gjërave me ndihmën e shigjetëzave pa pupla, të cilat shërbenin për bixhoz dhe për lojë. Ekzistonin tri lloje shigjetëzash: shigjetëza në të cilat shkruante Po dhe shigjetëza në të cilat shkruante Jo, që i përdornin për të marrë vendime lidhur me punën, me udhëtimet, me martesën etj. Nëse dil-te shigjetëza me Po, atëherë këtë punë e bënin, ndërsa me Jo, nuk e bënin atë vit, por përsëri i hidhnin vitin e ardhshëm, e kështu me radhë. Ekzistonin dhe shigjetëzat në të cilat kishte ujë ose gjak, në to shkruhej: është nga ju, nuk është juaji dhe të dyjat. Kështu p.sh. nëse dyshonin në origjinën e fëmijës, e vendosnin atë para Hubelit, i merrnin me vete njëqind kurbanë, të cilët ia dorë-zonin shortarit (fallxhiut). Ky i hidhte shigjetëzat dhe nëse dilte është nga ju, do të thoshte se fëmija është juaji dhe ka të drejtë trashëgimie, e nëse dilte nuk është juaji, nuk kishte të drejtë në trashëgim, e nëse dilte të dyjat, fëmija mbetej në këtë familje, trajtohej sikurse i tyre, por pa të drejtë në trashëgim dhe pa baba të vërtetë.
E ngjashme me shigjetëzat ka qenë gurëgaca dhe lojërat e rrezikshme të cilat kanë lidhje me bastet. Me bast ndanin mishin e kurbanit të flijuar për idhujt dhe të therur me shortin e shigjetë-zave. Arabët besonin në fjalët e Kahinëve, arrafëve dhe munexh-xhimëve.
Kahin ishte ai që parashikonte të ardhmen. Ai e shpallte veten si njohës i fshehtësive. Mes tyre kishte edhe të atillë që mendo-nin se ishin pasues të xhinëve dhe se ata u sillnin lajme.
Arraf ishte ai që e konsideronte veten si njohës të ngjarjeve me shkaqe dhe pasoja, të cilat i theksonte në situatat përkatëse. Ai e qëllonte p.sh. se kush është vjedhësi, ku ka ndodhur vjedhja, çka është vjedhur dhe përgjithësisht i qëllonte ngjarjet e përditshme.
Munexhxhim ishte ai që zbulonte kismetin dhe ngjarjet nëpërmjet horoskopit dhe yjeve. Ky ishte astrolog. Besimi në fjalët e tij në realitet paraqiste adhurimin e yjeve.
Arabët besonin në parashenja (isharet i keq) apo në pesimizëm. Ata në këtë besim shkonin aq larg, saqë kalimin e maces përtej rrugës, ose fluturimin e zogut përmbi kokë, e konsideronin fatkeqësi. I afroheshin zogut apo kaprollit për ta trembur dhe, nëse ikte në anën e djathtë, vazhdonin punën e filluar dhe e konsideronin hair, nëse ikte në anën e majtë, ata e ndërprisnin punën e filluar duke e parë si parashenjë të keqe. Këtyre zakoneve shortare mund tu shtohen edhe disa të tjera, si p.sh.: mbajtja e shputës së lepurit rreth qafe, pastaj ndrojtja prej disa ditëve apo muajve, prej disa kafshëve, shtëpive, grave, besimi në armikun ose kryeparët. Gjithashtu, besonin se trupi i të vrarit nuk do të qetësohet derisa të paguhet gjaku dhe se shpirti i tij do të rrijë pezull duke thënë: Ma ktheni trupin tim, ma ktheni trupin tim, ose më jepni ujë, më jepni ujë, e kur kryhej hakmarrja ose kur paguhej gjaku, shpirti hynte përsëri në trup dhe trupi qetësohej.
Ja, kështu pra kanë besuar arabët paraislamikë, edhe pse kanë pasur diçka nga besimi i Ibrahimit , të cilin nuk e kanë braktisur krejtësisht, si p.sh. lavdërimin e Ka’bes ose tavafin rreth Ka’bes, kryerjen e haxhit, umres, qëndrimin në Arafat, Muzdelife dhe therjen e kurbaneve. Por, gjithashtu, në të gjitha këto kanë futur edhe bid’ate - risi.
Kurejshët thoshin: Ne jemi bijtë e Ibrahimit dhe trashëgimtarë të Kabes, ne jemi pronarët e saj dhe banorë të Mekës. Askush prej arabëve nuk gëzon të drejta dhe pozita të tilla. Vetën e quanin elhimes, ky ishte emri i përbashkët i të gjithë pjesëtarëve të fisit Kurejsh, Kinan dhe Xhedil. Ne nuk guxojmë ta braktisim Haremin dhe ti zhveshim ihramet. Ata nuk qëndronin në Arafat e as që bënin ifaden nga Arafati, por këtë e bënin nga Muzdelifeja. (Ifade është kthimi i përbashkët grupor nga Arafati.)
Në lidhje me këtë Allahu thotë:
“Mandej kthehuni nga Arafati, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut.” (El-Bekare:199)
Ata po ashtu thoshin: “Ne himesët nuk guxojmë të marrim ushqim dhe ta fërgojmë në gjalp gjersa jemi në ihrame. Ne nuk hyjmë në çadra nga këmenda (lesh dhie ose deveje), por kur kemi nevojë të pushojmë, pushojmë vetëm nëpër shtëpi përderisa jemi në ihrame. Gjithashtu thoshin: Kush ka ardhur në Tempull e me vete ka marrë ushqim, nuk duhet ta hajë atë ushqim gjatë kohës së haxhit dhe umres.
Atyre që banonin jashtë haremit u urdhëronin që tavafin e parë rreth Kabes ta bënin në rrobat e ndonjë himesi, e nëse nuk gjenin petka përkatëse, meshkujt e bënin tavafin lakuriq. Femrat këtë e bënin krejtësisht të zhveshura, me përjashtim të një këmishe të prerë. Në lidhje me veshjen Allahu thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur kurdo që të faleni!” (El-Araf: 31)
Nëse ndonjë mashkull a femër kishte nderin ta bënte tavafin në teshat e veta, në të cilat kishte ardhur, atëherë pasi e kryente tavafin, i flakte ato dhe nuk i përdorte më, as ai e as dikush tjetër. E kishin zakon që të mos hynin në shtëpi nga dera kryesore, përderisa ishin në ihrame, por në pjesën e mbrapme të shtëpisë bënin një të çelur nëpër të cilën hynin dhe dilnin.
Këtë absurditet që e konsideronin bamirësi, Kurani e ka ndaluar, ku qëndron: ...Nuk shprehet mirësia me të hyrët në shtëpi nga pjesa e prapme, por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe druajuni Allahut. (El-Bekare: 189)
Të gjitha këto bindje fetare të arabëve paraislamikë kanë qenë shirk i kulluar ose politeizëm. Po kështu janë edhe besimet në idhuj, fall, në trille etj. Madje edhe hebrenjtë, të krishterët, mexhusijët adhuruesit e zjarrit, sebejët dhe të tjerët gjenin rrugë të volitshme të hynin në Arabi me bindje dhe adetet e veta fetare. Hebrenjtë të paktën kanë pasur dy periudha kur depërtuan me sukses në trevat e Arabisë:
1. Shpërngulja e tyre gjatë fushatave luftarake të Asirisë dhe Babilonisë në Palestinë. Fushata pushtuese ushtarake u nis si shkas i presionit ndaj hebrenjve, për shkak të rrënimit të qyteteve dhe tempujve të tyre nga vetë mbreti Buhatanaseri në vitin 589. para erës së re.
Shumica e hebrenjve të robëruar dërgohen në Babiloni dhe prej aty ndajnë tokën e braktisur prej Palestinës deri në Hixhaz, që të vendoseshin në veri të Arabisë.
2. Pas pushtimit të Palestinës nga ana e Bizantit, nën udhëheqjen e komandantit romak Betatsit, në vitin 70 të erës së re, bizantinët u bëjnë presion hebrenjve dhe pasi rrënojnë tempujt e tyre, shumë fise hebreje shpërngulen në Hixhaz. Ata zënë vend në Jethrib (Medinë), Hajber dhe Tejma dhe ndërtojnë vendbanime, fshatra dhe kështjella. Kështu depërton feja hebraike në Arabi, nëpërmjet muhaxhirëve ose refugjatëve hebrenj. Hebrenjtë bëhen edhe faktor politik, për të cilët flitej para ardhjes së Islamit, sidomos gjatë shekullit të parë të Islamit. Kur fillon të përhapet Islami, në Arabi jetonin fiset e njohura hebreje: Hajber, Nadir, Kurejdha, Mustalak, Kajnuka, kurse shkrimtari i njohur Es-Semhudi në veprën e vet Vefaul-Vefa, në faqen 116, përmend mbi njëzet fise hebreje.
Feja hebraike ka arritur në Jemen përmes Esad Ebi Kurebit, i cili si luftëtar shkoi në Jethrib ku edhe pranoi besimin hebraik. Ai mori me vete dy rabinë nga fisi Benu Kurejdha në Jemen.
Feja hebraike përhapej shpejt në Jemen, kështu që me ardhjen e djalit të Esadit, Jusufit, në pushtet, Dhu-Nuvasi i vërsulet të krishterëve të Nexhranit dhe u bën thirrje ta pranojnë hebraizmin. Pasi këta kundërshtojnë, ai i hedh në hendeqet e hapura dhe i djeg. Në zjarr janë djegur pa dallimi meshkuj, femra, pleq e të rinj.
Thuhet se numri i viktimave ka qenë rreth 20 dhe 40 mijë veta. Kjo ka ndodhur në tetor të vitit 523 të erës së re, kurse Kurani përmend një pjesë të kësaj ngjarjeje në kapitullin El-Buruxh.
Përhapja e Krishterimit në Arabi depërton krahas pushtimit të tokave arabe nga bizantinët dhe abisinasit.
Pushtimi i parë i Jemenit nga ana e Abisinisë u bë në vitin 340 para erës së re dhe zgjati deri në vitin 378. Në këtë periudhë në Jemen fillon predikimi i Ungjillit në të gjitha krahinat. Atëbotë në Nexhran vjen një besimtar i madh i quajtur Fimijan dhe i thërret nexhranët në fenë e krishterë. Si besimtar i devotshëm që ishte, populli i beson dhe pranon Krishterimin menjëherë pas udhëheqësit të vet, Malbuit.
Kur abisinasit hynë në Jemen, shkelën atë që kishte bërë Dhu-Nuvasi, kurse Ebreheja merr pushtetin. Ai filloi ta zgjerojë Krishte-rimin shumë shpejt dhe me përmasa të gjera, saqë deshi që në Jemen të ndërtonte Ka’ben, që rolin dhe rëndësinë e Mekës ta kishte Jemeni. Ebreheja u nis ta rrënonte Ka’ben në Mekë, por merr ndë-shkimin e merituar të Allahut në këtë dhe në atë botë.
Krishterimin e pranojnë fiset arabe Gassasin, Taglib, Tajj dhe disa të tjerë që kufizoheshin me Bizantin, këtë e pranojnë edhe disa sundimtarë të Hirasë.
Besimin farisej apo idhujtarinë në zjarr, ose në arabisht mexhusijë, kryesisht e pranuan arabët që jetonin në viset kufitare nga Persia. Ithtarë të këtij besimi ka pasur edhe në Irak dhe në Bahrejn, sidomos në Ahsa dhe Hixhër, qytete të Bahrejnit, si dhe në bregun e gjirit Arabik. Këtë besim e kanë ndjekur edhe Jemenasit gjatë dominimit persian.
Mbi sebeizmin na flasin shumë gërmime arkeologjike në Irak.
Ky ka qenë besimi i popullit të Ibrahim Kaldejsit. Kaldejsët kanë qenë popull semit që u kanë besuar astrologëve dhe astrologjisë. Këtë lloj besimi në të kaluarën e kishin përvetësuar banorët e Shamit dhe të Jemenit. Por, pas vërshimit të Krishterimit dhe të Hebraizmit, ky besim filloi ti humbte ithtarët e vet. Megjithatë, edhe më tutje ekzistonin besimtarë të këtillë të përzier me fariseizëm, sidomos në Irak dhe në brigjet e gjirit Arabik.
Gjendja fetare
Islami i gjen të tëra këto religjione dhe besime tek arabët, që ishin duke u dobësuar dhe duke stagnuar.
Idhujtarët që deklaronin se duke ndjekur fenë e Ibrahimit , ishin larg urdhrave dhe ndalesave të sheriatit të Ibrahimit dhe larg ahlakut-moralit të Ibrahimit . Ishin zhytur thellë në lajthitje dhe mëkate, prandaj me kohë ata përvetësuan idhujtarinë, politeizmin, me të gjitha zakonet shoqëruese të tij. E tërë kjo ka lënë gjurmë të thella në vetëdijen shoqërore, politike dhe fetare të këtij populli.
Hebraizmi shndërrohet në dyfytyrësi dhe në diktaturë. Prijësit hebrenj u bënë zotër të kombit të tyre. Ata i gjykonin njerëzit dhe ndikonin në fatin e tyre. Para tyre njerëzit jepnin llogari për gabimet private, madje edhe për fjalën e shqiptuar në përshpëritje. Tërë preokupimi i tyre ishte pushteti dhe pasuria. Besimi i vërtetë dobëso-hej, ndërsa zgjerohej ateizmi, herezia dhe indiferenca ndaj mësimit, që Allahu nxit dhe urdhëron secilin ta nderojë këtë, pra mësimin dhe diturinë.
Krishterimi ishte besim që kishte filluar të shtrëngonte mendjen. Kjo ishte përzierje e çuditshme e Zotit dhe njeriut. Prandaj nuk ka lënë gjurmë të thella dhe të vërteta tek arabët, për shkak të doktrinarizmit të ndryshëm dhe reflektimit të tij në mënyrën e jetës së tyre, që e jetonin e të cilën nuk mund ta braktisin.
Gjendja e besimeve të tjera tek arabët ka qenë sikurse gjendja e politeistëve - mushrikëve. Zemrat e tyre kanë qenë të ngjashme, sikurse zakonet, bindjet fetare dhe pikëpamjet e tyre mbi botën.
SHOQËRIA PARAISLAMIKE ARABE
Pas trajtimit të gjendjes politike dhe fetare në Gadishullin Arabik, tani të themi diçka shkurtimisht për rrethanat shoqërore dhe ekonomike të asaj periudhe.
Rrethanat shoqërore
Arabët kanë pasur disa shtresa shoqërore me dallime të theksuara ndërmjet tyre. Marrëdhëniet mes njerëzve të parisë (të fiseve) kanë qenë në shkallën e ngritjes dhe të përparimit. Njerëzit kishin lirinë e të shprehurit dhe vullnetin e lirë. Kur dikush dëshironte ti lavdëronte virtytet arabe, bujarinë, trimërinë, parësinë etj., shprehej me vargje të cilat i thurte aty për aty.
Gruaja ishte në gjendje, nëse dëshironte, ti paqësonte fiset e tëra, apo edhe ti fuste në grindje, në ato përmasa, saqë mund të shkaktoheshin gjakderdhje dhe luftëra.
Megjithatë, mashkulli ishte kryefamiljar dhe mbartës i fjalës kryesore në shtëpi. Gruaja dhe burri ishin të lidhur me martesë, me lejen e prindit apo kujdestarit të saj, ajo nuk kishte të drejtë të kundërshtonte.
Te shtresat e tjera mbretëronte zakoni i përzierjes së mashkullit dhe femrës. Kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe, përveçse aty ka mbretëruar amoraliteti, paturpësia, shfrenimi dhe prostitucioni.
Ebu Davudi transmeton nga Aishja radijAllahu anha, se kurorëzimi në periudhën paraislamike është bërë në këto mënyra:
1. Ekzistonte martesa sikurse kjo e sotmja. Djalit i gjenin vaj-zën, e kërkonin, pastaj kurorëzoheshin.
2. Burri i thoshte gruas, pas përfundimit të ciklit mujor, shko te filan njeri dhe kërko të jetosh me të. Burri i saj nuk i afrohej derisa konstatohej se kishte mbetur shtatzënë me atë njeri. Nëse mbetej shtatzënë, burri e merrte përsëri, nëse dëshironte. Kështu vepronte në rast se të gjithë fëmijët i kishin vajza, e dëshironte të kishte djalë. Kjo lloj martese quhej nikahul-istibdai.
3. Mblidhej grupi prej tre deri në dhjetë persona dhe të gjithë bënin marrëdhënie seksuale me një grua. Nëse mbetej shtatzënë, pas lindjes, ajo i thërriste të gjithë pjesëmarrësit në këtë akt të turpshëm, e që ishin të detyruar të vinin, dhe zgjidhte atë që dëshironte, të bëhej baba i foshnjës së saj. Ky e pranonte fëmijën dhe i jepte emrin familjar.
4. Te gruaja vinin shumë njerëz, e ajo nuk guxonte të refuzonte asnjërin prej tyre. Këto parimisht kanë qenë gra publike, në dyert e veta vinin flamuj si shenja njohjeje të shtëpisë së tyre. Çdokush që dëshironte të shkonte te ky soj grash, e dinte se ku duhej shkuar. Nëse ndonjëra prej tyre mbetej shtatzënë dhe lindte foshnjën, atë-herë tuboheshin të gjithë ata që e kishin vizituar dhe thirrnin ekspertin (njohësin e mirë të gjurmëve). Ai e merrte foshnjën në prehër dhe zgjidhte enigmën se cili prej tyre ishte babai. Pasi konstatonte se cili ishte babai i foshnjës, sipas disa normash të tij, atëherë ky ishte i detyruar ta merrte foshnjën, ti jepte emrin e vet dhe të kujdesej për të.
Me ardhjen e Shpalljes, Allahu i anuloi të gjitha këto lloje martesash dhe lejoi vetëm martesën e sotme islamike.
Tek arabët paraislamikë ekzistonte edhe një mënyrë tjetër e martesës, përkatësisht mashkulli, si fitues në dyluftim, fitonte gruan e ardhshme. Fëmijët e lindur nga këto lidhje nuk kanë pasur kurrfarë të drejtash atësie, por kanë qenë të turpëruar gjatë tërë jetës.
Është e njohur se arabët e periudhës paraislamike kanë pasur mundësi të kenë gra sa kanë dëshiruar. Madje njëkohësisht bënin kurorë me dy motra, si dhe me gratë e baballarëve të tyre, nëse mbeteshin të veja apo të lëshuara. Në lidhje me këtë na flet Kurani në ajetet 22 dhe 23 të kaptinës En-Nisa. Gjithashtu, burrat kanë pasur të drejtë tu jepnin grave shkurorëzime me numër të pakufizue-shëm.
Amoraliteti dhe shfrenimi mbretëronin te të gjitha shtresat e shoqërisë paraislamike arabe. Nuk mund të veçohet asnjë shtresë e shoqërisë, përveç rasteve individuale, që kanë çuar jetë të moralshme dhe që lavirinë e kanë konsideruar si amoralitet dhe si turp të madh.
Robëreshat e blera kishin më tepër favore sesa ato të luftës. Arabët nuk e konsideronin të turpshme jetesën me robëresha.
Ebu Davudi transmeton nga Amër b. Shuajbi, e ky nga babai i vet, pastaj nga gjyshi, i cili ka thënë: Një njeri ka thënë: filan filani është djali im. Para Islamit ka jetuar me një robëreshë, prandaj Resulullahu i thotë: “Islami nuk pranon një martesë të tillë, koha e xhahilijetit ka kaluar, fëmija është i atij në shtratin e të cilit lindet, ndërsa shkelja e kurorës është e ndaluar.
Tregimi mbi grindjen mes Sad b. Vekkasit dhe Abd b. Zumatit rreth djalit të robëreshës së Zumatit është i njohur. Djali është quajtur Abdu-r-Rahman b. Zumah. Raporti mes prindit dhe fëmijëve mund të klasifikohet në disa kategori. Ka pasur nga ata që tho-shin: Fëmijët tanë janë mëlçitë tona që ecin nëpër tokë, ndërsa ka pasur edhe të tillë që i mbytnin vajzat e veta ose i shtinin të gjalla në dhe, duke iu drojtur turpit, e ka pasur edhe nga ata që i mbytnin në barkun e nënës duke iu frikësuar varfërisë dhe turpit. Në lidhje me këtë na flet Kurani në këto ajete: El-enam: 151; En-Nahël:58-59; El-Isra:31 dhe Et-Tekuir: 8.
Megjithatë nuk mund të themi se ky ka qenë aspekt mbizotërues i etikës dhe i moralit. Për arabët ka qenë shumë e rëndësishme që të kishin shumë djem, të cilët do të luftonin për atdheun e vet. Marrëdhëniet ndërmjet vëllezërve, nipërve si dhe ndërmjet kushërinjve të tjerë, kanë qenë të bazuara në lidhjet e forta të gjakut. Kanë jetuar për patriotizmin fisnor dhe për të kanë vdekur. Fryma e bash-kimit mbretëronte në suazat e një fisi, dhe kjo e rriste më tepër patriotizmin. Bazë e rendit shoqëror të një fisi ka qenë patriotizmi individual dhe atdhedashuria e gjakut. I përmbaheshin një rregulli të pashkruar: Ndihmoji vëllait tënd qoftë ai i drejtë a jo. Natyrisht, ky parim nuk ka qenë në pajtim me parimin e doktrinës islame që thotë: Ndihma e tiranit duhet të jetë e tillë, që ta pengojë krye-rjen e tiranisë.
Garimi në origjinë dhe ndershmëri (mburrje) shpeshherë ka qenë shkas për shpërthimin e luftërave ndërmjet tyre, madje edhe në mesin e atyre fiseve që kanë pasur babain të përbashkët. Kjo ka ndodhur mes fiseve Evs dhe Hazrexh, Abes dhe Zuhjan, si dhe Bekër dhe Taglib, e disa të tjerëve. Ndërkaq, marrëdhëniet shoqërore mes fiseve me origjinë të ndryshme nuk kanë qenë të forta dhe të fuqi-shme. Ato shkatërroheshin në luftëra të përgjakshme. Në raste të veçanta kryeparët e fiseve organizonin tubime publike në të cilat vinin fise të ndryshme, sidomos në muajt e shenjtë, muajt e haxhit. Këta muaj kanë pasur rëndësi të madhe për arabët, sepse gjatë këty-re muajve ata rivendosnin marrëdhëniet normale njerëzore dhe zgji-dhnin shumë probleme jetësore.
Thënë shkurtimisht, rrethanat shoqërore kanë qenë në gjendje të mjerueshme, e si mos të ishte kështu, kur ndër arabët mbretëronte injoranca dhe bestytnia, kurse bota jetonte në politeizëm dhe në ideologji të errët. Gratë bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si ndonjë gjësend, derisa mashkulli nuk ka pasur kurrfarë kufizimesh, as njerëzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur dhe me kë ka dashur vetë.
Pushtetin e ndanin pasanikët, të cilët i mbushnin arkat me flori në kurriz të të varfërve, apo të pushtetit, i cili gjithnjë ka qenë i gatshëm të luftonte.
Gjendja ekonomike
Gjendja ekonomike gjithnjë ka qenë rezultat i rrethanave shoqërore. Kjo më së miri shihej në standardin jetësor të njerëzve të asaj kohe. Tregtia ka qenë burimi kryesor i sigurimit të mjeteve materiale për jetesë, e ushtrohej vetëm atëherë kur rrugët ishin të sigurta dhe në kohë paqeje. Kjo ka qenë gati e pamundur në trevat arabe, përveç në muajt e shenjtë. Gjatë këtyre muajve organizoheshin panaire të njohura tregtare. Vendpanairet e njohura kanë qenë (suk - çarshi) Ukadh, Dhu-l-Mexhaz, Maxhne dhe shumë të tjera.
Zejtaria dhe strukturat e tjera prodhuese nuk kanë qenë të zhvilluara dhe për arabët kanë qenë diçka e huaj, bile më e huaj se për çdo popull tjetër. Shumë lloje të zejtarisë kanë lulëzuar në Jemen dhe në Hira, kurse më të njohurat kanë qenë: përpunimi i lëkurës dhe i tekstilit, ndërsa banorët e Arabisë qendrore merreshin me bleg-tori dhe me bujqësi.
Gratë arabe tirrnin lesh dhe thurnin veshmbathje, por më së tepërmi për nevojat e veta dhe të luftëtarëve, sepse e tërë kjo ka qenë e rrezikuar nga plaçkitja e sulmuesve, prandaj as që mund të bëhej fjalë për ndonjë prodhimtari. Është me rëndësi të përmendet se, kryesisht mbretëronte një gjendje e tërësishme varfërie, skamjeje dhe urie.
Etika e arabëve
Nuk mund të themi se arabët e periudhës paraislamike nuk kanë pasur disa norma elementare të sjelljes, veprime të turpshme dhe situata të cilat nuk mund ti pranojë dot as mendja e shëndoshë e as natyra e vetë njeriut, por, nga ana tjetër, kanë pasur edhe vlera shumë të çmueshme, me të cilat edhe ne sot do të mburreshim dhe do të befasoheshim. Vlen ti përmendim:
1. Kerem - nderi dhe fisnikëria me çka garonin mes tyre dhe i ndihmonin njëri-tjetrit. Gati gjysma e krijimtarisë poetike paraisla-mike - në kvtë fushë kanë qenë mjeshtër të talentuar - i është dedi-kuar kësaj vije të karakterit të tyre. Të marrim një shembull; paprit-mas arrin një mysafir, është dimër, vit urie. Shtëpiakut përveç një deveje, e cila ishte shpëtim për tërë familjen, nuk i rastis asgjë në shtëpi. Për të treguar mikpritje dhe për ta ruajtur nderin familjar, nikoqiri çohet dhe për hir të tij ther të vetmen deve, ndez zjarrin dhe përgatit gosti të begatshme për nder të mysafirit. Në trajtë të keremit arab numërohet edhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në pajtimin e familjeve dhe në qetësimin e gjakderdhjes. Njeriu dinte që në interes të paqes, të merrte barrën e huaj për të paguar dëm-shpërblimin, vlerën e gjakut, vetëm për të qetësuar situatën në momentin e dhënë. Ka qenë me rëndësi të ndërpritej gjakderdhja, e cila do të kishte pasoja brez pas brezi, dhe të shpëtohej njeriu.
Shpeshherë në kaside e lavdëronin veten, por dinin ti lavdëronin edhe të tjerët, madje edhe sundimtarët dhe kryeparët e huaj, nëse e meritonin këtë. Arabi e nderonte mysafirin duke i ofruar verë, pa çka nuk mund të flitej për nderin. Prandaj, përdorimi i verës ka qenë fuqishëm i lidhur për kerem, për çka edhe i kanë thurur lavdi në poezitë e tyre. Arabët vetë hardhinë e rrushit e quanin hardhia e nderit, kurse verën e bija e nderit. Ndër cilësitë fisnike të arabë-ve numërohej edhe bixhozi. Mendonin se bixhozi është rrugë, përka-tësisht, mjet i shoqërimit, ku fituesi do të shprehë bujarinë dhe mirësinë e vet, sepse nga fitimi do të ushqejë të varfërit. Vera për-mendet në shumë vende në Kurani-kerim, e krahas saj edhe bixhozi. Allahu i Lartë thotë:
Të pyesin ty për verë dhe bixhoz. Thuaju: Ato ju sjellin dëme të mëdha, por edhe dobi për njerëzit, mirëpo, dëmi është më i madh se dobia. (El-Bekare: 219).
2. Në mirësjelljen e arabëve bën pjesë edhe respektimi i marrëveshjes. Për ta marrëveshja kishte rëndësinë e aktit fetar, së cilës i përmbaheshin me besnikëri, në interes të saj kanë qenë në gjendje ti flijojnë fëmijët e vet dhe të shkatërrojnë shtëpinë. Për këtë na flet tregimi i Hani b. Mesud Shejbanit, Samuel b. Adit dhe Haxhib b. Temimiut. Rrallë, shumë rrallë ndodhte që të prishej marrëveshja.
3. Kulti i personalitetit rezultonte me dëbimin e çfarëdo përuljeje dhe shtypjeje. Nga kjo rrjedh se e shprehnin me ëndje trimërinë, por edhe xhelozinë, prandaj reagonin shumë shpejt në situatat përkatëse. Ata nuk donin të dëgjonin fjalë që aludonin sado pak tur-pin dhe padrejtësinë, e të mos kërcej e ti përvisheshin shpatës dhe shtizës, nëse duhej edhe në luftë, duke mos llogaritur se edhe vetë rrezikoheshin në këtë rrugë.
4. Ata e çmonin traditën e betimit. Nëse betoheshin për diçka, atëherë e përmbushnin atë, sepse kjo i përkiste nderit dhe famës së tyre, ndonëse viheshin në situatë kritike dhe të rrezikshme.
5. Në virtytet etike të tyre numërohej edhe butësia dhe sjellja fisnike. Këtë e kanë thurur në vargje, edhe pse, nga ana tjetër, këtij virtyti i kundërvihej trimëria dhe nxitimi i veprimit luftarak. Megjithatë, ky virtyt ishte i rrallë në mesin e tyre.
6. Naiviteti beduin dhe mospërlyerja e tij me qytetërimin dhe me intriga të tjera, ka ngjallur tek arabët sinqeritetin, besnikërinë dhe ruajtjen nga tradhtia dhe nga shpifja.
Nga e tërë kjo që u përmend për arabët, me gjithë karakteristikat e tyre pozitive e të tjera, të cilave kur ti shtohet pozita gjeografike dhe strategjike e Arabisë në raport me tërë botën, do të shohim se të gjitha këto kanë qenë shkak që arabët të zgjidhen si popull për të mbartur barrën e rëndë të Shpalljes, dërguar mbarë njerëzimit dhe që këta të jenë udhërrëfyes të shoqërisë njerëzore, përkatësisht, umetit njerëzor.
Ndonëse disa nga vlerat e sipërpërmendura janë pjesërisht të mangëta, e në disa raste të mira, në thelb ato janë bazë e shëndoshë për mbrojtjen e virtyteve të bukura, të cilat kanë qenë të dobishme për tërë gjininë njerëzore, sidomos pas disa përmirësimeve që i ka bërë Islami.
Nga të gjitha karakteristikat e përmendura, me siguri që më të vlefshmet janë: respektimi i kontratës dhe kulti i personalitetit. Ndryshe, pa të gjitha këto, do të ishte e pamundur të mposhtej e keqja dhe zvetënimi e të rivendosej sistemi i drejtësisë dhe i mirë-sisë, pra vetëm me këtë potencial të fuqisë dhe intelektit. Arabët kanë pasur edhe vlera të tjera, por qëllimi ynë nuk është që të shkruajmë më gjerësisht për ata.
ORIGJINA E MUHAMMEDIT
DHE E FAMILJES SË TIJ
Origjina e Resulullahut është klasifikuar në tri periudha koho-re. Pjesa e parë është pranuar si e saktë nga të gjithë autorët e Sires. Këtu përmendet prejardhja e Resulullahut deri tek Adnani. Pjesa e dytë është në lidhje me brezin hyrës të Resulullahut , nga Adnani e gjer te Ibrahimi .
Aty ka edhe mospajtime mendimesh. Pjesa e tretë ka të bëjë me origjinën lidhur nga Ibrahimi e deri tek Ademi . Te brezi i fun-dit ka të dhëna, të cilave nuk mund t’u besohet me siguri të plo-të.
Shkalla e parë e origjinës:
Muhammed b.Abdullah b. Abdul-Muttalib - i quajtur Shejbe, ibën Hashim - i quajtur Amër, - ibën Abdi Menaf - i quajtur El-Mugire, - ibën Kussaj - i quajtur Zejd, - ibën Kilab b. Marre b. Kab b. Lua b. Galib b. Fahër - i quajtur Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin, - Ibni Malik b. En-Nadar - i quajtur Kajs, - b. Kenaneh b. Huzejmeh b. Mudriket - i quajtur Amir, - ibën Ilijas b. Mudar b. Nazzar b. Mead b. Adnan.
Shkalla e dytë:
Këtu llogaritet vija hyrëse, duke filluar prej Adnanit, i cili është djali i Edd b. Humejs b. Selaman Ibni Avs b. Berz b. Kamval b. Ebi b. Avam b. Nashid b. Haza b. Beldas b. Judlah b. Tabih b. Xhahim b. Nahish b. Mahij b. Iid b. Abkar b. Ubejde b. ed-Dua b. Hemdan b. Senber b. Jethrebij b. Jah; Zen b. Jehhan b. Eravij b. Dishan b. Ajser b. Efnad b. Ejham b. Naksar b. Nahas b. Zerah b. Semij b. Mezzij b. Avdat b. Aram b. Kajdar b. Ismail b. Ibrahim .
Shkalla e tretë:
Vija hyrëse nga Ibrahimit deri tek Ademi është kjo: Ibrahimi është djali i Tarihit, i cili është quajtur Azer - ibën Nahur b. Sar’u (ose Sarug) b. Rauv b. Lamik b. Metuveshleh b. Ehnuh – thonë se ky është Idrisi - ibën Jerid b. Mehlail b. Kajnan b. Anusheh b. Shejth b. Adem .
Familja e Pejgamberit
Familja e Resulullahut është e njohur me emrin Hashimitët, sipas gjyshit të tij Hashim b. Abdi Menafit. Andaj do të themi diçka për familjen Hashimi.
I. Hashimi:
Ky e ka trashëguar mbikëqyrjen rreth furnizimit të haxhilerëve me ujë dhe me ushqim nga Beni Abdi Menafi. Më parë përmendëm se Abdi Menafi dhe Abi-d-Dari janë pajtuar dhe i kanë ndarë pozitat mes tyre. Hashimi ka qenë mekas i dalluar dhe i pari që u ka siguruar ushqim haxhilerëve (përshesh - bukë të grimcuar). Emri i tij ka qenë Amër, kurse Hashim ofiq (llagap) e ka fituar për shkak të thërrmimit të bukës për përshesh. Ai, gjithashtu është i pari që ka caktuar dhe zbatuar praktikisht udhëtimin dimër - verë të kurejshëve për tregti. Për mirësinë dhe mendjemprehtësinë e tij flasin edhe shumë poetë paraislamikë.
Disa ngjarje interesante janë të lidhura me Hashimin.
Ai tregon se një herë niset për tregtar në Sham. Kur arrin në Jethrib (Medinë) martohet me Selmën, vajzën e njëfarë Amri nga familja Beni Adijj Nexhar dhe ngel aty për të jetuar tek ajo. Pas një kohe, kur niset përsëri për në Sham, ajo mbetet shtatzënë. Hashimi vdes në Gazzë, qytet në Palestinë, e Selma lind Abdul-Muttalibin në vitin 497, të cilit i jep emrin i Thinjuri, për shkak të ballukës së thinjur me të cilën u lind.
Selma kujdesej për fëmijën në shtëpinë e babait të saj, në Medinë. Për të nuk dinte kurrgjë familja e Hashimit nga Meka. Hashimi ka pasur katër djem dhe pesë vajza. Djemtë quheshin: Esed, Ebu Sajfi, Nadleh dhe Abdul-Muttalib, kurse vajzat: Esh-Shifa, Halide, Daife, Rukaja dhe Xhenete.
II. Abdul Muttalibi
Thamë se furnizimi i haxhilerëve me ujë dhe me ushqim nga Hashimi ka kaluar te vëllai i tij El-Muttalib b. Abdi Menafi, i cili gëzonte autoritet të madh, ishte i nderuar dhe i famshëm ndër fisin e vet. Kurejshët e quanin El-Fejjad-bujar. Kur Shejbe (më vonë Abdul-Muttalibi) bëhet djalosh, për të dëgjon xhaxhai i tij El-Muttalib b. Menafi dhe shkon në Jethrib për ta kërkuar. Kur e gjen dhe e sheh, fillon të qajë, e përqafon dhe e hip në devenë e vet. Djaloshi zbret dhe nuk do që të shkojë me të, pa lejen e nënës së vet. El-Muttalibi e pyet, por ajo refuzon tia japë djalin xhaxhait. Atëherë El-Muttalibi i thotë asaj:
Ai do të shkonte në çifligun e babait të vet, në tempullin e Zotit, andaj nëna e lejon të shkojë. El-Muttalibi hyn në Mekë kaluar mbi deve e prapa tij djaloshi. Njerëzit tregonin me gisht nga djaloshi dhe thoshin:
Ky është rob i Abd-Muttalibit. El-Muttalibi ju thotë: Duhet të keni turp, ky është djali i vëllait tim - Hashimit. Djaloshi jetoi te xhaxhai i vet derisa u bë më i pjekur. Dikur, përafërsisht në atë kohë El-Muttalibi vdes në Redman, vend ky në Jemen.
Të gjitha punët e tij i trashëgon Abdul-Muttalibi. Të gjithë kushërinjtë dhe pjesëtarët e fisit filluan ta duan, sepse ishte bujar, i ndershëm, i drejtë dhe i aftë në kryerjen e punëve. Ai ia rriti edhe më tepër famën fisit të vet.
Pas vdekjes së El-Muttalibit në Jemen, Neufeli me dhunë uzurpon oborrin e Abdul-Muttalibit. Ai kërkoi ndihmë nga kurejshët, por ata i përgjigjen: Nuk dëshirojmë të ndërhyjmë mes teje dhe Neufe-lit, sepse ai është xhaxhai yt. Atëherë Abdul-Muttalibi thërret da-jën e vet nga Jethribi për ta ndihmuar. Daja i tij, Ebu Sead b. Adijj, niset për në Mekë me tetëdhjetë kalorës. Në hyrje të Mekës, e pret Abdul-Muttalibi dhe i thotë: Eja të shkojmë në shtëpi, o dajë. Jo, për Zotin, pa u takuar me Neufelin, dhe nisen për në shtëpinë e Neufelit. Ai po rrinte afër Kabes me disa kurejshitë dinjitozë. Kur e pa Ebu Seadi, nxori shpatën dhe briti: Për Zotin dhe për Kaben, nëse nuk ia kthen tokën Abdul-Muttalibit, do të të ther me këtë shpa-të. Neufeli iu përgjigj: Që tani ia kthej, e tij është, e vërte-tuan edhe të pranishmit. Ebu Seadi bujti tek Abdul-Muttalibi tri net, pastaj e bëri umren dhe u kthye në Medinë.
Pas kësaj ngjarjeje Neufel b. Abdi Shems b. Abdi Menafi, lidhi marrëveshje me benu hashimitët. Kur fisi Huzaah e sheh se çfarë ndihme fitoi Abdul-Muttalibi prej dajës së vet, Ebu Seadit, nga fisi En-Nexhar, thanë: Ashtu siç e keni lindur ju, edhe ne, e kemi lindur (sepse nëna e Abdul-Muttalibit ishte nga fisi Huzaah), prandaj ne jemi më tepër të nevojshëm se ju për ti ndihmuar atij.
Prandaj ata shkuan edhe në Mekë, hynë në Këshill dhe lidhën marrëveshje më benu hashimitët, pastaj edhe me benu abdi shemsët - fisin e Neufelit.
Kjo ndërlidhje mes fiseve të Medinës dhe Mekës, e forcuar kështu, do të jetë një nga faktorët e rëndësishëm për çlirimin e Mekës, që do ta mësojmë më vonë. Është me rëndësi të përmendim dy punë të vlefshme që ka bërë Abdul-Muttalibi për Kaben:
Hapja e pusit Zem-zem dhe mbrojtja e Kabes në luftën me elefantin.
I. Abdul-Muttalibit i është urdhëruar në ëndërr që të hapë pusin Zem -zem, dhe i është treguar vendi ku duhej gropuar. Gjatë gropimit gjeti sende që i kishin fshehur xherahimët kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj ari. Me shpata e stolisi portën e Kabes, në to i vendosi (gozhdoi) kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën për rreth pusit për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zem-zem, kurejshët u grindën me Abdul-Muttalibin duke thënë: Ne duam të marrim pjesë me ty, e ky u përgjigj: Kurrsesi, unë jam i zgje-dhur për këtë punë. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqi te magjistari nga beni seadët. Ende pa u kthyer në shtëpi, këta rrugës hasën shenja që paralajmëronin se Abdul-Muttalibi kishte të drejtë. Atëherë Abdul-Muttalibi u betua se: Në qoftë se Zoti do ti dhuronte dhjetë djem e ai do të jetonte gjersa ata të rriteshin e ta ndihmonin, do ta flijonim njërin prej atyre para Kabes.
II. Mëkëmbësi i sundimtarit të Abisinisë në Jemen, Ebreheja, duke parë se arabët pelegrinote Kaben, ndërtoi një kishë të madhe në Sana. Ai dëshironte që haxhilerët të ktheheshin në Sana, në vend të Mekës.
Kur njëri nga fisi Kenaneh dëgjon për këtë ndodhi, hyn natën në këtë kishë dhe ndyen ballinën e saj me fëlliqësirë. Kur Ebreheja dëgjon për këtë, hidhërohet shumë, mbledh një ushtri prej 60 mijë luftëtarësh dhe niset në Mekë për të rrënuar Kaben.
Për vete zgjodhi elefantin më të madh, të cilit i hipi dhe niset për në Mekë. Ushtria kishte 9 ose 13 elefantë dhe kur arriti në vendin Mugammese, ndaloi të pushonte dhe të përgatitej për të hyrë në Mekë. Kur arriti në luginën Mehser, ndërmjet Muzdelifes dhe Minnes, elefanti u ndal dhe u shtri, duke refuzuar për të shkua drejt Kabes. Thuhet se janë munduar ta ngrenë me zor, por nuk kanë mundur dot, e kur e tërhiqnin në ndonjë anë tjetër, ai ngrihej menjëherë.
Ndërsa Ebreheja dhe ushtria e tij kishin probleme me elefantin, Allahu dërgoi mbi ta zogjtë Eba-Bil, të cilët gjuanin mbi ushtrinë e Ebrehes copa nga balta e pjekur, dhe Allahu i shndërronte ata porsi gjethe të brejtura nga krimbat. Zogjtë kishin pamje të çuditshme si dallëndyshe të balsamosura. Secili nga zogjtë mbarte nga tre gurë, një në sqep dhe dy në kthetra. Kur e qëllonte dikë me këtë masë, nuk shpëtonte dot, i shkapërderdhej trupi dhe vdiste në vend. Ushtarët e Ebrehes nuk u goditën të gjithë. Disa filluan të iknin, por gjatë rrugës shumica prej tyre e pësuan, prandaj u shpërndanë në të gjitha anët.
Ebreheja u ndëshkua me një sëmundje, nga e cila i ranë majat e gishtërinjve. U kthye në Sana me kraharor të çarë ku vdiq shpejt.
Kurejshët e Mekës, duke parë se Meka do të sulmohej nga një ushtri e madhe, ikën nëpër kodra. Vetëm kur kaloi rreziku ata u kthyen të sigurt në shtëpitë e tyre. Kjo ngjarje ka ndodhur në mu-ajin muharrem, 50 ose 55 ditë para lindjes së Muhammedit , që i përgjigjet fundit të shkurtit ose fillimit të marsit të vitit 571, sipas kalendarit.
Kjo ngjarje - mbrojtja e Ka’bes nga rrënimi - sigurisht ishte dhuratë e Allahut , që ia dhuroi Pejgamberit dhe Shtëpisë së Tij, Bejtullahut, sepse nëse e shikojmë Kuddusi-Sherifin, vërejmë se këtë kible e kishin pushtuar armiqtë e Allahut, jobesimtarët, dhe i kishin nënshtruar muslimanët, siç ka ndodhur në vitin 587 para erës së re me Buhatanaserin, pastaj këtë e pushtuan romakët në vitin 70 sipas kalendarit.
Kaben dhe kiblën në Mekë nuk ka mundur ta pushtojë askush, megjithëse banorët e Mekës ishin jobesimtarë.
Për këtë ngjarje në Mekë dëgjuan, jo vetëm vendet fqinje, por edhe fuqitë udhëheqëse e qytetëruese të asaj kohe. Abisinasit mba-nin lidhje të forta me romakët dhe me persianët. Së shpejti pas kësaj ngjarjeje, persianët erdhën në Jemen dhe e nënshtruan atë.
Kjo ngjarje, gjithashtu, i tregoi botës shenjtërinë e Shtëpisë së Zotit, dhe se Meka është vend të cilin Allahu e ka zgjedhur si Vend të Shenjtë.
Nuk është për t’u çuditur përse Allahu e shpëtoi këtë vend nga rrënimi, kur dihet se prej këtej doli më i besueshmi El-Emin - Pejgamberi i fundit i Allahut .
Abdul- Muttalibi ka pasur dhjetë djem. Këta janë: El-Harithi, El-Gajdaku, Ez-Zubejri, Ebu Talibi, Abdullahu, Hamza, Ebu Lehebi, El-Mekumi, Saffari dhe El-Abbasi.
Në disa libra numërohen njëmbëdhjetë djem, e i njëmbëdhjeti ka qenë Kathem. Në të tjerat janë trembëdhjetë djem dhe i shtojnë edhe Abdul-Kabin dhe Huxhlanin, por me siguri të plotë dihet për dhjetë djem. Përveç dhjetë djemve, Abdul Muttalibi ka pasur edhe gjashtë vajza. Ato janë: Ummul-Hakim, e quajtur El-Bejda, pastaj Berret, Atika, Safija, Erva dhe Umejma.
III. Abdullahu është babai i Resulullahut . Nëna e Abdullahut është Fatimja, vajza e Amër b. Aidh b. Umran b. Mahzum b. Jekadhe b. Merret.
Abdullahu ka qenë djali më i bukur dhe më i dashur i Abdul-Muttalibit. Ky ka qenë njëherësh edhe flijimi - kurbani i premtuar. Ngjarja thotë: Kur Abdul-Muttalibit i lindën dhjetë djem, dhe kur ata u rritën, i mblodhi rreth vetes dhe u tregoi për premtimin e dhënë. Ata e miratuan këtë. Ai ua shkroi emrat e tyre në shigjetëza dhe të gjitha ia dha kaddahut - njeriut i cili hidhte shortin. Shigjeta e parë u kthye drejt Abdullahut. Abdul- Muttalibi e mori djalin dhe e dërgoi në Kabe për ta therur, por kurejshët, dajallarët dhe vëllai i tij Ebu Talibi, nuk lejuan ta bënte këtë. Abdul Muttalibi u tha: Atëherë si ta përmbush betimin tim?
Ia mbushën mendjen që përsëri të shkonte te shortari dhe ti thoshte që tani të hidhte shigjetëzën mes Abdullahut dhe dhjetë deveve. Nëse del tek Abdullahu, le të shtojë numrin e deveve, dhe gjithnjë kështu, derisa shigjeta të bjerë mbi devetë që Zoti të jetë i kënaqur. Nëse binte mbi devetë atëherë ato do ti therte para Kabes.
Dhe, kur numri i deveve arriti në njëqind, vetëm atëherë shigjetëza ra prej Abdullahut mbi devetë. Abdul-Muttalibi i flijoi këto në vend të djalit. Gjer atëherë vlera e gjakut tek arabët ishte dhjetë deve, e pas kësaj ngjarjeje arriti në njëqind deve, gjë që këtë e vër-tetoi edhe Islami.
Rrëfehet se Resulullahu ka thënë: “Unë jam i biri i dy flijimeve” (Ismailit dhe babait të tij Abdullahut).
Abdul-Muttalibi i zgjodhi për grua djalit të tij Eminen, vajzën e Vehbi b. Abdi Menaf b. Abd Zehre b. Kulabit. Në atë kohë ajo ishte vajza më e bukur dhe më e ndershme ndër kurejshët, si nga origjina ashtu dhe nga pozita. Babai i saj ishte kryepar i familjes Zehra, e njohur për nga prejardhja dhe nderi. Abdullahu martohet dhe me gruan e vet jeton në Mekë. Pas disa kohësh babai e dërgon në Medinë që të furnizohet me hurma, ku edhe ndërron jetë.
Disa thonë se është nisur në Sham për të bërë tregti, por në Medinë takon një karvan të kurejshëve dhe, për shkak sëmundjes, ndalet aty ku edhe vdes dhe varroset në varret Nabig El-Xhadi. Vdes në moshën njëzet e pesë vjeç, dhe para lindjes të djalit të tij, Muha-medit .
Ky është mendimi i shumë historianëve.
Ka edhe nga ata që thonë se Abdullahu ka vdekur dy muaj pas lindjes së fëmijës. Kur në Mekë arrin lajmi për vdekjen e tij, Eminia e shpreh pikëllimin e saj të madh në vargje shumë prekëse.
E tërë pasuria që Abdullahu kishte lënë pas vetes kanë qenë: pesë deve, një tufë të vogël delesh dhe robëreshën abisinase, Berket, me ofiqin Ummu Ejmen, e cila është kujdesur për Resulullahun .
LINDJA DHE DYZET VJET JETESE
GJER TE PEJGAMBERIA
Lindja
Më i dalluari Pejgamber, Resulullahu , u lind në familjen Beni Hashim në Mekë, në mëngjesin e ditës së hënë, më nëntë rebiul-evvel, në vitin e parë të ngjarjes me “elefantin”, ose dyzet vjet pas sundimit të mbretit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit. Kjo datë i përgjigjet 20 ose 22 prillit të vitit 571 sipas kalendarit. Këtë datë e ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha.
Ibni Seadi transmeton se nëna e Resulullahut ka thënë: “Kur e kam lindur, bashkë me të kam lindur edhe një dritë të madhe, nga e cila kanë shkëlqyer pallatet e Shamit.” Ngjashëm transmeton edhe Ahmedi nga El-Urbad b. Sarijeh.
Gjithashtu flitet se, gjatë lindjes së Muhammedit kanë ndodhur disa ngjarje të çuditshme në botë, të cilat kanë qenë parashenja të pejgamberisë së tij:
Janë rrëzuar katërmbëdhjetë pirgje nga kështjella e Kserksit në Persi, është shuar zjarri të cilin e kanë adhuruar farisejët shekuj me radhë në Indi, janë rrënuar kishat rreth liqenit Savit pasi është tharë liqeni. Këtë e transmeton Bejheki, por Gazaliu nuk pajtohet me këtë.
Kur Eminia solli në botë fëmijën, thërriti gjyshin e tij Abdul- Muttalibin, për ti kumtuar lajmin e gëzueshëm. Ai, plot gëzim, e merr djalin në duar dhe e dërgon në Kabe. Aty i lutet Allahut dhe e falënderon për nipin. Aty i vënë edhe emrin Muhammed - e që me siguri dihet se ky emër nuk ka qenë i njohur ndër arabët. Synetia është bërë shtatë ditë pas lindjes, siç ka qenë zakon tek arabët.
Gruaja e parë që i ka dhënë gji, pas nënës së vet, ka qenë Thuvejbja, e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur një foshnjë në gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit i ka dhënë gji Hamzës, djalit të Abdul-Muttalibit, e pas tij i ka dhënë gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.
Qëndrimi te fisi Benu Sa’d
Arabët që jetonin në qytet e kishin zakon që foshnjeve t’u gjenin mëndeshë nga fshatrat dhe shkretëtira, duke dëshiruar kështu ti largonin fëmijët e vet nga sëmundjet e qytetit. Fëmijët duhej të përkundeshin në ajër të pastër, të forcoheshin shpirtërisht dhe të flisnin gjuhën e pastër arabe.
Kështu edhe Abdul Muttalibi del të kërkojë mëndeshë (gruaja që u jep gji foshnjeve) për nipin e vet. Pajtohet me Halimen nga fisi Benu Sad b. Bekër, vajzën e Ebi Dhuejbit. Burri i saj quhej El-Harith b. Abdul-Uzza, me ofiqin Ebi Kebsheh, po nga fisi i Halimes.
Muhammedi ka pasur vëllezër mëndorë (të qumështit), të cilët janë: Abdullah b. (el)-Harithi, Enisa, vajza e Harithit, Hudhafeh ose Xhuzema, vajza e Harithit, të cilën e quajtën Shejma. Ajo e donte dhe e mbante në duar Muhammedin , pastaj Ebu Sufjan b. Harith b. Abdul Muttabi, djali i mixhës Resulullahut .
Xhaxhai i Resulullahut , Hamza, po ashtu ka pasur mëndeshë nga fisi Benu Sa’d b. Bekër, e një herë i ka dhënë gji edhe nëna e Resulullahut , kur ka qenë në vizitë te Halimja. Hamza ka qenë vëllai mëndorë i Resulullahut nga dy anët, prej Thuvejbes dhe Halimes. Halimja me Resulullahun ka përjetuar mbarësi të paparë, si dhe ngjarje të tjera interesante.
Ibni Is’haku shkruan: “Halimja tregon se një ditë ishte nisur me burrin dhe me djalin e vogël, të cilin ende e kishte në gji, me një grup grash nga fisi Sad b. Bekër, për të kërkuar punë (gratë vinin në Mekë dhe merrnin foshnje për tu dhënë gji). Kjo ka ndodhur një vit, kur nuk kemi pasur ushqim. Jemi nisur me një deve, e cila, për Zotin, nuk jepte asnjë pikë qumësht. Askush prej nesh nuk ka fjetur nga të qarët e fëmijës sonë të uritur, i cili nuk ka mundur të ngopej nga gjoksi im. I luteshim Zotit që të na nxirrte nga kjo situatë e vësh-tirë. Kështu arritëm në Mekë. I shikonim foshnjat e posalindura dhe çdonjërës prej nesh na ofruan Resulullahun , por asnjëra nuk donte ta merrte, sepse ishte jetim - pa babë. Natyrisht, ne shpreso-nim që të na paguante babai i foshnjës. Çdonjëra prej nesh thoshte: “Jetim, çka mund të bëj për të nëna dhe gjyshi!?” Andaj nuk dëshi-ronim ti merrnim jetimët. Ndërkaq, çdo grua që kishte ardhur me mua gjeti për vete fëmijë për gji, përveç meje. Kur bëheshim gati për tu kthyer, i thashë burrit: Për Zotin, ndihem e poshtëruar, sepse të gjitha shoqet e mia gjetën për vete foshnjë për gji. Nuk mund të kthehem në shtëpi kështu e mjerë. Për Zotin, vajta mbrapa ta marr atë jetim. Mos u bë merak, gjithsesi vepro kështu, ndosh-ta Allahu me të do të na japë bereqet. Ajo pastaj vazhdoi tregimin: Vajta ta marr fëmijën vetëm për shkak se nuk gjeta tjetër. Pastaj, kur e mora, e solla te karvani dhe e vura në gji. Ai i pranoi gjinjtë e mi dhe thithte e thithte gjersa u ngop. Pas tij u ngop edhe djali im. Pastaj Muhammedi fjeti, fjeti edhe djali im, nga vaji i të cilit (nga uria) nuk kishim mundur të bënim asnjë sy gjumë natën e kaluar. U çua burri im dhe shkoi te deveja, kur, çfarë të shohësh, asaj i ishin fryrë gjinjtë. Pastaj e moli dhe pimë që të dy gjersa u ngopëm. Atë natë fjetëm mirë. Kur u zgjuam, burri më tha: Oj Halime, dije se, për Zotin, e ke marrë një fëmijë me fat dhe me bereqet! Unë u përgjigja: Edhe unë kam dëshirë të jetë ashtu. Pastaj u nisëm. Unë me fëmijët i hipa devesë. Deveja ishte e fuqishme dhe e shpej-të, prandaj shkova mjaft përpara shoqeve, kështu që ato më britën: Oj e bija e Vehbit, çka të ndodhi! Pritna pakëz neve, a është ajo e njëjta deve me të cilën ke vajtur së bashku me ne? Po, për Zotin, - u përgjigja, - Ajo vetë është. Nuk është e mundur, - thanë ato, - Ka ndodhur diçka me të.
Pastaj mbërritëm në fshatin tonë - tokë e beni sadëve. Nuk kam njohur tokë më të thatë se kjo. Delet tona gjithnjë ktheheshin të uritura në shtëpi, por kur erdhëm me Muhammedin, ato u kthyen nga kullotat të ngopura dhe me plot qumësht, pastaj i molëm dhe u ngopëm me qumësht. Fqinjët tanë, duke e ditur se delet tona gjer atëherë nuk kishin pasur asnjë pikë qumësht, u thoshin barinjve të tyre: Të mjerët ju, pse nuk i kullotni delet atje ku kullosin kopetë e bijës të Vehbit? Por gjithnjë ndodhte e njëjta gjë. Delet e tyre ktheheshin të uritura dhe pa qumësht, kurse të miat të ngopura dhe me qumësht. Përmes kësaj e ndienim gjithnjë mirësinë e Zotit, ndihmën dhe furnizimin e tij. Kjo zgjati derisa Muhammedi mbushi dy vjet. E ndava nga gjiri, sepse dukej më i fuqishëm dhe më i madh se moshatarët e tij. Atëherë vendosëm tia dërgojmë nënës së vet, ishim të pikëlluar dhe të mjerë për shkak të ndarjes.
Nënës së tij i treguam se çfarë mbarësie kishim në shtëpi me të dhe i thashë: Sikur ta lije te ne edhe pak kohë që të forcohet edhe më, do ta kishte më mirë se në qytet. Kam frikë se do t’i bëjë keq ajri i qytetit.” Halimja vazhdoi: “As që kemi shpresuar, e Eminia menjëherë vendosi që ta merrnim fëmijën mbrapsht me vete.”
Kështu Resulullahu mbetet te fisi Benu Sa’d. Ishte në moshën katër-pesë vjeç, kur ka ndodhur një ngjarje - njëra nga mu’xhizet e Resulullahut . “Hapja dhe pastrimi i kraharorit të Muhammedit .”
Muslimi transmeton nga Enesi se Resulullahut i erdhi Xhibrili ndërsa ai luante me fëmijë. Ai e merr këtë, e shtrin përtokë, ia hap kraharorin gjer te zemra, ia nxjerr zemrën jashtë dhe nga zemra nxjerr një koagulim (mpiksje) dhe thotë: Me këtë shejtani ka mundur të të bëjë dëm. Pastaj, ia pastruan zemrën në një legen të artë, ku kishte ujë të Zem-zemit, pastaj e qepi dhe e vuri përsëri në vendin e vet. Fëmijët e tjerë vajtën te ndrikulla e tij duke britur: Muhammedi është mbytur! Kur e panë përsëri, fytyra e tij kishte ngjyrë tjetër.
Të vajturit te nëna e vet
Pas kësaj ngjarjeje të çuditshme, Halimja u frikësua për Muhammedin dhe vendosi tia kthente nënës së vet. Te nëna ishte gjer në moshën gjashtë vjeç.81 Eminia e shihte të arsyeshme, për vetën dhe djalin, që të vizitonte varrin e burrit në Jethrib (Medinë). Së bashku me djalin, shërbëtoren Ummu Ejmenen dhe me vjehrrin e vet, niset në rrugën e gjatë 500 km. Në udhëtim kaluan një muaj. Eminia dobësohet shumë, sidomos gjatë kthimit. Edhe pse në fillim të udhëtimit ishte këmbëngulëse, nuk pati fuqi të qëndronte gjer në fund. Vdiq në vendin e quajtur El-Ebva, midis Mekës dhe Medinës.
Jeta te gjyshi i dashur
Abdul-Muttalibi kthehet me Muhammedin në Mekë. Të tëra ndjenjat e tij, të mirësisë, të bujarisë dhe të dashurisë i ishin drejtu-ar nipit jetim, të cilin e gjeti një tragjedi e re që vetëm ia rihapi plagën e vjetër që s’ishte mbyllur ende - së pari i ati, e tani edhe e ëma.
Gjyshi ishte më i mëshirshëm ndaj Muhammedit sesa ndaj djemve të tij. Asnjëherë nuk e linte vetëm, gjithnjë ishte dikush me të.
Ibni Hishami thotë: “Abdul-Muttalibi kishte një shilte nën hijen e Ka’bes. Djemtë e tij uleshin rreth shiltes dhe nga respekti asnjëri nuk tentonte të ulej në vendin e babait. Por, kur paraqitej Resulu-llahu - nipi, ulej në mes të shiltes. Xhaxhallarët e tij, djemtë e Abdul-Muttalibit donin ta largonin, por Abdul-Muttalibi u thoshte: “Lëreni mos e çoni Muhammedin, djalin tim. Ai gëzon vend të posa-çëm tek unë.”
Pastaj e ulte pranë, ia ledhatonte shpinën me dorë dhe gëzohej për çdo gjë që bënte Muhammedi .
Në moshën tetë vjeçare, dy muaj e dhjetë ditë, Resulullahu humbi edhe gjyshin. Ky vdes në Mekë, duke dëshiruar që kujdesin ndaj nipit t’ia besonte xhaxhait të tij Ebu Talibit, i cili ishte vëllai i babait të Pejgamberit , nga baba dhe nëna.
Tek ungji sentimental
Ebu Talibi mori përsipër kujdesin e plotë ndaj djalit të vëllait - nipit. E radhiti në mesin e djemve të vet dhe ua la amanet, ai kërkoi mirësi dhe nderim të ndërsjellë. Ebu Talibi, ungji i tij, e favorizoi Muhammedin mbi dyzet vjet, duke i dedikuar mbrojtjen e vet dhe, për shkak të tij, lidhte miqësi dhe hidhërohej, për çka do të bëhet fjalë.
Me lutje solli shiun
Ibni Asakiri ka marrë një hadith nga Xhelhemeh b. Arfeteh, i cili thotë: Një ditë hyra në Mekë, ishte thatësirë, andaj kurejshët tha-në: O Ebu Talib, na u tha lugina, fëmijët na vuajnë nga thatësia e nga etja. Lutu për shi.
Ebu Talibi doli me djaloshin dhe, menjëherë u duk sikur të ishte zënë Dielli, retë u shakullisën. Djaloshi shikonte në qiell. Ebu Talibi e mori atë, e mbështeti me shpinë në Kabe dhe tregoi me gisht nga ai, e në qiell ndodhi një mrekulli. Retë u grumbulluan nga të gjitha anët. Filloi stuhia dhe në luginë u derdh një shi i begatshëm që ujiti gjithëçka që duhej. Këtë ndodhi Ebu Talibi e ka përshkruar në një verset.
Në këtë verset Ebu Talibi ka përshkruar fuqinë mbinatyrore të Muhammedit .
Prifti Behira
Kur Resulullahu mbushi dymbëdhjetë vjet - sipas disave - e dy muaj e dhjetë ditë, Ebu Talibi e mori me vete në një udhëtim tregtie për në Sham. Gjatë udhëtimit u ndalën në Basër për të pushu-ar. Atëbotë Basra ishte vend i rëndësishëm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe që ishin nën sundimin e romakëve.
Në këtë qytet jetonte një prift i quajtur Behira, ndërsa emrin e vërtetë e kishte Gërges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarë arriti në qytet, ai u doli përpara dhe i ftoi në gosti. Edhe pse i shihte për të parën herë, ky menjëherë e njohu Resulullahun sipas veçorive të shpallura më herët në librat e shenjtë. Ai e mori djaloshin për dore e tha: “Ky do të jetë Pejgamberi i tërë botës. Këtë Allahu do ta dërgojë si mëshirë për të gjitha botët.” Ebu Talibi tha: “Si e di ti këtë?” Ai u përgjigj: “Kur vështronit nga Akabeja, nuk mbeti asnjë gurë, as bimë e as lis pa bërë sexhde, kurse ata nuk i bëjnë sexhde askujt tjetër përveç Pejgamberit. Unë e njoh nga vula e pejgamberisë, sipas nishanit mbi kërcen e sipërme të shpatullës, në formë të mollës. Unë për të kam dëgjuar në shpalljet tona. Pastaj e luti Ebu Talibin që të mos shkonte me të në Sham. Frikësohej mos e gjente ndonjë e keqe nga hebrenjtë. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin në Mekë me dy shërbëtorë.
Lufta e quajtur El-Fixhar
Kjo ka qenë lufta e fiseve Kurejsh dhe Kinan kundër havazinëve. Në atë kohë Resulullahu ishte në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Udhëheqësi i kurejshëve dhe i kinanëve ka qenë Harb b. Umejje, i cili gëzonte famë dhe nder të madh. Udhëheqës i fisit Havazin ka qenë Kajsi. Fillimi i luftës i takonte Kajsit, kurse mesi i saj fisit Kinan. Kjo luftë quhet “Fixhar” sepse lufta u ndalua në muajt e shenjtë. Në këtë luftë mori pjesë edhe Resulullahu . Ai vetë nuk luftoi, por vetëm që u jepte shigjeta xhaxhallarëve të tij.
Marrëveshja mbi dinjitetin
Në bazë të luftës paraprake u bë betimi për muajin e shenjtë dhul-kade, iniciatorët e të cilit qenë kurejshët me këto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh, përfaqësuesit e të cilave u mblodhën në shtëpinë e Abdullah Xhedanit et-Temijut, ngase ishte më i vjetri prej tyre dhe shumë i ndershëm e bujar. Lidhën marrëveshjen se në Mekë nuk do të guxojë të jetë askush i nënshtruar e as i terrorizuar, qoftë ai mekas ose mysafir, e ata të mos jenë në anën e tij e kundër zullum-qarit, derisa ky nuk ndalet. Në këtë marrëveshje ka qenë prezent edhe Resulullahu e kur Allahu e ka prirur me shpallje, ka dekla-ruar: “Kam qenë i pranishëm në shtëpinë e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrëveshja e cila më pëlqeu, e po qe se në Islam do të ftohesha për diçka të tillë, do të përgjigjesha me ëndje.
Kjo marrëveshje është rezultat i fanatizmit paraislamik, që ka rezultuar nga asabijja. Asabijja është fryma e gjinisë, e cila nënkuptonte besnikërinë e domosdoshme ndaj farefisit të vet.
Të shohim se cili ishte shkaku i lidhjes së aleancës dhe i nënshkrimit të marrëveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Një njeri nga fisi Zubejd erdhi në Mekë për të shitur mallin. Këtë mall e bleu El-As b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bëri pagesën ashtu siç duhej. Tregtari e luti që ta bënte pagesën siç duhej dhe ftoi përfaqësuesit e familjeve Abdu-Dar, Mahzum, Xhumh, Sehm dhe Ad që ta ndihmonin, por këta nuk e përfillën as njeriun e as ngjarjen. Atëherë tregtari thërret një poet dhe e lut që në treg ti recitonte disa vargje, me të cilat do të përshkruante padrejtësinë dhe dhunën që i ishte bërë. Dhe, ndërsa poeti recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: Cili është shkaku i këtyre vargjeve? Kur mori vesh shkakun, i mblodhi njerëzit e sipërpërmendur që të merrnin vendimin për respektimin e dinjitetit njerëzor, si për banorët e Mekës ashtu edhe për të huajt që vinin në Mekë. Pastaj të gjithë të tubuarit vajtën tek El-As b. Vaili dhe e detyruan ti jepte tregtarit të drejtën e tij.
Jeta e mundimshme
Resulullahu në rini nuk kishte ndonjë punë të caktuar a profesion. Tradita shënon se ka qenë bari i deleve të fisit Beni Sa’d dhe i banorëve të Mekës.
Në moshën njëzet e pesë vjeç shkon në Sham si tregtar me mallin e tregtares së njohur mekase, Hatixhes, radijAllahu anha.
Ibni Ishaku shënon: Hatixhja, vajza e Huvejlidit, ka qenë tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo punësonte tregtarë që punonin me pasurinë e saj dhe ua pagunte rregullisht fitimet. Prandaj kurej-shët kanë qenë tregtarë të njohur.
Kur Hatixhja dëgjon për Resulullahun , veçanërisht se është i sinqertë, i besueshëm dhe me sjellje fisnike, dërgon që ta thërrasin. Kur Resulullahu paraqitet para saj, ajo i ofron të kujdeset për tregtinë e saj në Sham, e për këtë do të jetë i shpërblyer më mirë se të gjithë të tjerët para tij. Me të do të dërgonte gjithashtu shërbyesin e saj, Mejserin. Resulullahu e pranon këtë ofertë dhe menjëherë niset me Mejserin dhe karvanin për në Sham.”
Martesa me Hatixhen
Kur u kthye Resulullahu në Mekë, Hatixhja u befasua shumë me suksesin e arritur në tregti. Mejseri i tregon për bujarinë dhe besnikërinë e Resulullahut dhe i thotë se kjo ka qenë një nga shkaqet e fitimit të madh. Hatixhja njëkohësisht qe e kënaqur dhe e befa-suar. Ishte e ve dhe gjer atëherë e kishin kërkuar shumë pasanikë të njohur, zotërinjtë e Mekës, por ajo i kishte refuzuar, sepse dëshiro-nte t’i përkushtohej vetëm tregtisë. Por, atë që ndjeu ndaj Resulu-llahut nuk mundi ta fshihte prej shoqes së vet, Nefises, bijës së Menijjetit. Nefisja nuk heshti për këtë, por vajti menjëherë te Resu-lullahu dhe i tha haptazi që të martohej me Hatixhen. Ai u pajtua me këtë dhe bisedoi me xhaxhallarët e vet, të cilët pajtohen dhe me anë të ungjit të Hatixhes i fejojnë. Menjëherë pas fejesës u bë edhe martesa. Në aktin e kurorëzimit ishin të pranishëm benu hashimitët dhe paria e medarëve. Kjo ndodhi vetëm dy muaj pas kthimit të tij nga Shami, kurse versioni më i saktë është pas njëzet ditësh. Hati-xhja atëherë ishte dyzet vjeç. Në atë kohë ishte gruaja më e dalluar e Mekës, sipas origjinës, pasurisë dhe mendjemprehtësisë. Kjo është gruaja e parë me të cilën është martuar Resulullahu dhe gjatë jetës së tij nuk ka pasur grua tjetër.
Hatixhja i ka lindur të gjithë fëmijët e Resulullahut , përveç Ibrahimit. Më së pari u lind Kasimi, sipas të cilit e kanë quajtur Resu-lullahun Ebu Kasim. Pastaj është lindur Zejnebja dhe Rukija, man-dej Ummu Kulthum dhe Fatimja, e pastaj djali, Abdullahu, të cilin e kanë quajtur i Miri dhe i Pastërti. Djemtë i kanë vdekur në dja-lëri, kurse të gjitha vajzat kanë përjetuar Islamin dhe Shpalljen, dhe janë bërë muslimane, muhaxhire. Muhaxhire do të thotë se të gjitha janë shpërngulur nga Meka në Medinë, përkatësisht, kanë bërë hixhretin. Megjithatë, të gjitha vajzat kanë vdekur gjatë jetës së Resulullahut përveç Fatimes, radijAllahu anha, e cila vdes gjashtë muaj pas babait të saj.
Ndërtimi i Ka’bes dhe ndodhia e gjykimit
Kur Resulullahu ishte tridhjetë e pesë vjeç, kurejshët vendosën të ndërtojnë Ka’ben, e cila gjer atëherë ishte një grumbull gu-rësh në një truall pak sa të ngritur. Ishte e lartë nëntë arshin (6.30 m) që nga koha e Ismailit . Nuk kishte kulm, prandaj disa hajdutë e kishin vjedhur një arkë me ar, e cila gjendej asokohe brenda këtij grumbulli. Për shkak të traditës dhe vlerës së madhe historike, si dhe nga themelet të cilat i ka vënë Ibrahimi Ka’ben gjithnjë e kanë vizituar të gjithë kalimtarët e Mekës. Ndodhte që shumë prej tyre të merrnin me vete nga një copë dhë apo gur, si simbol shenjtërie dhe bereqeti. Pesë vjet para pejgamberisë së Resulullahut , Ka’ben e kaplon përmbytja pas shpërthimit të pendës Arem. Kurejshët u frikë-suan sepse Ka’bja ishte gati të rrënohej, prandaj vendosën ta rindër-tojnë duke i ruajtur themelet dhe vendin e saj të mëparshëm. Vend-osën që ta ndërtojnë vetëm me pasurinë e fituar në mënyrë të nder-shme - pa përzierje të kamatës, ryshfetit, të hollave të vjedhura dhe të plaçkitura. Ata frikësoheshin ti rrëzojnë mbeturinat ekzistuese të Kabes. Këtë e filloi El-Velid b. Mugire El-Mahzumi, e të tjerët pas tij pasi gjatë spastrimit këtij nuk i ndodhi asgjë e keqe. E rrëzuan gjer në themelet që i kishte ndërtuar Ibrahimi . E përpiluan edhe planin e ndërtimit të Ka’bes. Çdo fisi i caktuan se sa gurë do të sillnin dhe cilën pjesë të murit do të ndërtonin, kështu që të gjithë pjesëmarrës në ndërtim. E sollën një ndërtues romak, të quajtur Bakum, dhe ndërtimi shkonte sipas planit gjersa erdhi lartësia e vendit ku duhej vendosur Haxherul-esvedin (Gurin e Zi). Çdo fis e konsideronte veten të privilegjuar që këtë punë të ndershme ta bënte ndonjëri prej tyre. Grindja mes tyre zgjati katër apo pesë ditë dhe kanosej rreziku që të shpërthente përleshje e përgjakshme rreth tempullit të Shenj-të, në tokën e Shenjtë. Në tërë këtë tollovi më i maturi ishte Ebu Umejje b. El-Mugire El-Mahzumi, i cili jep këtë propozim: personi i parë që paraqitet në dyert e Haremit të Kabes, le të vendoste dhe le ta zgjidhë këtë problem.
Allahu ka dashur që ky person të jetë Resulullahu . Kur e panë, brohoritën: “El-Emini, El-Emini (ngase ishte i njohur me këtë ofiq, që në përkthim do të thotë: i besueshëm, besnik), jemi të kënaqur që ky të vendosë, ky është Muhammedi!”
Kur u afrua Resulullahu më afër, ata ia parashtruan çështjen dhe kërkuan zgjidhje nga ai. Resulullahu kishte zgjidhje: Ai kërkoi një copë pëlhurë, e shtriu në tokë dhe në mes vuri “gurin e Shenj-të”, pastaj u tha kryeparëve të fiseve të ngatërruara të afrohen, të kapin nga një kind të pëlhurës dhe të gjithë së bashku ta ngrenë “gurin e Shenjtë” gjer te vendi ku do të vendosej ai. Pastaj, Resulu-llahu e mori atë me duart e veta dhe e vuri ku duhet. Me këtë veprim të mirë ishin të kënaqur të gjitha palët.
Kurejshëve u harxhohet pasuria e pastër, hallall për ndërtim, andaj nga ana veriore e ndërtuan murin me lartësi prej gjashtë arshinëve, sot i quajtur muri-Hatim apo muri i Gurit. Në këtë mur bënë derën dhe e ngritën nga toka që të mos mund të hyjë në Kabe kush të dojë, por vetëm ai, të cilit i lejohet. Kur ndërtimi i Kabes arriti lartësinë pesëmbëdhjetë arshin, e bënë plafonin të mbështetur në gjashtë shtylla. Me këtë ndërtim Kabja merr trajtën e vet katrore më përmasa përafërsisht të njëjta: Lartësia është përafërsisht pesëmbëdhjetë metra, gjatësia e murit, në të cilin është Haxherul-esvedi, është dhjetë metra, sikurse edhe muri tjetër kundruall këtij. Guri gjendet në lartësi prej 1,5 metra nga dyshemeja ku bëhet tavafi. Muri ballor, në të cilin gjendet dera, është i gjatë dymbëdhjetë metra sikurse edhe ai kundruall tij. Dera e Kabes është vendosur dy metra në lartësi nga toka. Nga ana e jashtme Kaben e rrethon rrethi prej gurëve në lartësi njëzet e pesë centimetra e në gjerësi tridhjetë centimetra. Këto janë, në realitet, blloqe gurësh nga godina e parë, të ruajtura në këtë mënyrë.
Jetëshkrimi i shkurtër para pejgamberisë
Resulullahu në rininë e vet ka qenë i prirur me virtyte më të mira që mund t’i kishin njerëzit. Ka pasur një koeficient të lartë inteligjence, që shprehej në çdo lëvizje ose në çdo iniciativë të tij. Nuk kishte dëshirë të fliste shumë. I pëlqente vetmia (veçimin), gjë që e bënte në momentet e meditimit dhe të hulumtimit për drejtësi dhe për të gjitha ato gjëra që janë të arritshme për mendjen e njeriut. Meditonte për natyrën, bukuritë e saj, ligjet e natyrës, pastaj për njeriun si individ dhe si pjesëtar të shoqërisë. Pastaj mendonte për besimin, çishte ajo që besonte populli i tij, kujt i për-kulej dhe i lutej, përse merreshin me herezi, me falle etj. Nëse vërente se diku punohej mirë, atëherë edhe ai ngarendte në ndihmë, ndërsa nga veprat e këqija largohej. Nuk pinte alkool, nuk e hante mishin e kafshës të therur në altar, nuk i festonte festat e idhujve. Ishte i pari që ikte nga shirku apo politeizmi. Nuk duronte dot kur dikush bënte be me idhujt Latin dhe Uzatin. Nuk ka dyshim se Resulullahun e ka ruajtur përcaktimi i Allahut . Nëse ndodhte që tek ai të zgjohej ndonjë ves i keq njerëzor, ose të nisej pas ndonjë zakoni të padenjë për të, atëherë shfaqej kujdesi Hyjnor që ta ruante nga çdo gjë e keqe.
Ibni Ethiri rrëfen: “Resulullahu ka thënë: “Kurrë nuk kam qenë i interesuar të bëj atë që bënin arabët paraislamikë, përveçse në dy raste, e nga të dyjat Allahu më ka nxjerrë nga situata e vështirë. Pastaj, kjo nuk më ka ndodhur deri në fillim të Shpalljes, me të cilën Allahu më ka nderuar. Një mbrëmje i thashë një djaloshi që ruante delet me mua në kodrat e Mekës: A mund të kujdesesh për delet e mia, e unë të shkoj në aheng në qytet, sikurse djelmoshat e tjerë? Po, - u përgjigj ai. Unë u nisa dhe, kur arrita te shtëpia e parë në Mekë, dëgjova muzikë, e pyeta: Çështë kjo? Ata mu përgjigjën: Martohen dy të rinj. U ula të dëgjoja, e Allahu m’i mbylli veshët e unë fjeta. Në mëngjes më zgjoi nxehtësia e diellit dhe u ktheva te djaloshi, i cili më pyeti se si e kisha kaluar? Unë i tregova, pastaj vendosa që edhe natën e dytë të veproja kështu. Kur në mbrëmje hyra në Mekë, më ndodhi sikurse natën e kaluar. Pas kësaj ndodhie nuk lejova më të më pushtonte e keqja.”
Transmeton Buhariu nga Xhabir b. Abdullahu, i cili thotë: “Kur është ndërtuar Ka’bja, Resulullahu dhe Abbasi kanë shkuar të mbartin gurë. Abbasi i thotë Resulullahut : “Vëre petkun (izarin - pjesën e poshtme) tënd në qafë që të të mos rripet lëkura nga gurët.” Resulullahu u gjunjëzua, i ngriti sytë nga qielli, pastaj u ngrit e tha: “Izari im, izari im,” dhe e shtrëngoi petkun rreth vet-es.” Në versionin tjetër të hadithit qëndron: “Pas kësaj kurrë më nuk është dukur ndonjë pjesë e turpshme e trupit të tij.”
Resulullahu është shquar në fisin e vet me gjuhë të bukur, sjellje të mirë dhe me virtyte fisnike. Nga pamja ka qenë më i bukuri në fis, dhe me ahlak - moral më të bukur. Shquhej për butësi dhe përzemërsi. Gjithnjë fliste vetëm të vërtetën. E plotësonte çdo premtim dhe e ruante amanetin e besuar. Populli i tij e quante El-Emin, ndërsa nëna e të gjithë besimtarëve, Hatixhja radijAllahu anha, për të ka thanë : Është i përsosur sepse ngushëllon të humbu-rin, gostit mysafirin dhe ndihmon në brenga.
NËN HIJEN E PEJGAMBERISË
DHE TË SHPALLJES
Në shpellën Hira
Kur Resulullahu i afrohet të dyzetave dhe kur vrojtimet e tij për të kaluarën dhe të tashmen fillojnë t’ia kthjellojnë mendjen, gremina mes tij dhe popullit të vet vazhdon të thellohet në shumë gjëra. Atëherë atij filloi t’i pëlqente vetmia. Merrte me vete ushqim dhe ujë dhe shkonte në shpellën Hira, në malin Nur, afro dy milje larg Mekës. Kjo është një shpellë e bukur, e gjatë katër arshin dhe e thellë një arshin e tri të katërtat. Muajin Ramazan e kalonte në këtë shpellë. I ushqente varfanjakët nëse kalonin atypari.
Kohën e kalonte në ibadet dhe në përsiatje për çdo gjë që e rrethonte, madje edhe për gjithësinë. Meditonte se çfarë fshihej pas saj, cila është ajo fuqi që e vë në lëvizje tërë atë. Ishte i sigurt se populli i tij e adhuronte Allahun në mënyrë të gabuar, ata jetonin të humbur (në lajthitje) dhe duke bërë shirk, besonin në idhuj. Por ai nuk kishte rrugë të qartë nga do të shkonte, nuk kishte program të cilin do ta jetësonte e as qëllim të caktuar që do ta qetësonte dhe do ta kënaqte.
Zgjedhja e Resulullahut (këtë vend të vogël dhe të qetë) ka qenë pjesë e kujdesit të Allahut , plani i Allahut me të.
Allahu e ka parapërgatitur për atë që e priste. Është e vërtetë e madhe se çfarëdo transformimi, natyrisht shpirtëror, njeriu e përjeton pasi bën llogaritje të gjithanshme të jetës së vet të kaluar. Për ta bërë këtë, duhet të vetmohet, të izolohet ose të tërhiqet për një kohë të caktuar, sepse kështu e arrin përqendrimin e plotë në përsiatje, i papenguar nga imtësirat e jetës së përditshme, nga njerë-zit dhe problemet e tyre dhe nga brengat, të cilat, zakonisht, e oku-pojnë jetën.
Kështu e ka përgatitur dhe Allahu Muhammedin , në qetësinë dhe vetminë e malit Nur, në shpellën Hira. E ka përgatitur që mbi supet e veta të mbartë amanetin më të madh për mbarë njerëzimin, amanet ky, që do ta ndryshojë botën dhe do ta ekuilibrojë historinë.
Allahu e ka përgatitur Muhammedin tre vjet rresht për detyrën e rëndë dhe me përgjegjësi të madhe që e priste asokohe. Ai vetmohej edhe për një muaj të tërë, duke menduar për ekzistencën, dhe çka ka pas zhdukjes, çfarë fshehtësish ka jeta, çfarë vdekja etj.
Kjo ka zgjatur gjer në momentin e caktuar, gjer në takimin e caktuar me të panjohurin, kur Allahu i dha lejen.
Engjëlli Xhibril sjell Shpalljen “Ikre”
Kur Resulullahu mbushi të dyzetat, që konsiderohet si viti i pjekurisë së njeriut, thuhet se në këtë moshë Pejgamberëve u kanë zbritur Shpalljet, filluan të paraqiten shenjat e pejgamberisë edhe në jetën normale. Shenjat e para kanë qenë ëndrrat - er-ruja.
Ëndrrat i kishte të qarta dhe të pastra porsi agu i mëngjesit. Rujaja i është paraqitur plot gjashtë muaj, kurse pejgamberia ka zgjatur njëzet e tre vjet. Këto ëndrra paraqesin njërën prej dyzet e gjashtë pjesëve të pejgamberisë.
Në Ramazanin e tretë të vetmisë së Resulullahut në shpellën Hira, Allahu vendos të lëshojë mëshirën e vet në tokë, që njerë-zimit t’i dhurojë pejgamberinë, prandaj dërgoi Muhammedit engjë-llin Xhibril me disa mijëra ajete të Kur’anit.
Me gjithë llogaritjet kalendarike dhe në bazë të argumenteve ekzistuese, ne mund të konfirmojmë se Shpallja e Kur’anit ka filluar të hënën në mbrëmje më 21 Ramazan, që i përgjigjet 10 gushtit 610 sipas kalendarit diellor. Resulullahu atëherë ka pasur plot dyzet vjet (të hënës) e gjashtë muaj e dymbëdhjetë ditë, ose rreth tridh-jetë e nëntë vjet (të diellit) e tre muaj e njëzet e dy ditë.
Aishja radijAllahu anha na rrëfen tregimin për vetë ngjarjen, për dritën e cila filloi ta shpërndajë terrin dhe errësirën e mosbesimit e të lajthitjes. Me anën e kësaj drite fillon të ndryshojë rrjedha e jetës dhe fati i historisë.
Aspekti i parë i Shpalljes së Resulullahut ka qenë “er-ru’ja es saliha” - vegime të vërteta.
Këto ëndrra i vinin sikurse agimi i mëngjesit dhe menjëherë pas kësaj vetmohej në shpellën Hira. Çdo herë bëhej më i devotshëm dhe më i përshpirtshëm. I jepej ibadetit disa net rresht, e para vajtjes në Hira furnizohej me ushqim në shtëpi, vizitonte Hatixhen radij Allahu anha, pastaj tërhiqej në vetmi.
Kjo zgjati gjer te paraqitja e Xhibrilit, i cili i erdhi një ditë Resulullahut në shpellën Hira e i tha: “Ikre!” - “Lexo, mëso!”
“Unë nuk di të lexoj”, - u përgjigj Muhammedi .
Pastaj vazhdoi: “Më mori në përqafim dhe më shtrëngoi aq sa më kaploi mundimi. Këtë e përsëriti tri herë, e pastaj më lëshoi dhe më tha:
“Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (çdo gjë). Ka krijuar njeriun prej gjaku të ngjizur. Lexo, se Zoti yt është më bujari, që ia mësoi njeriut penën (të shkruajë), që njeriut ia mësoi atë që nuk dinte”. (El-Alak: 1-5).
Pastaj Resulullahu u kthye në shtëpi i tronditur dhe i shqetësuar, hyri te Hatixhja radijAllahu anha dhe i tha: “Më mbuloni! Më mbuloni! I tregoi asaj lajmin e tha: Kam pasur frikë për veten, e H. Hatixhja radijAllahu anha i përgjigjet: Jo, jo për Zotin, Allahu ty kurrë nuk do të të turpërojë, sepse ti je njeri që i viziton të afër-mit e tu, kujdesesh për të varfrit, kompenson të humburën, gostit mysafirin, gjithnjë i ndihmon të tjerët dhe ndjek të drejtën.
H. Hatixhja radijAllahu anha shkon me Muhammedin te djali i axhës së vet, që quhej Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pranuar Krishterimin në kohën e xhahilijetit. E njihte shkrimin e vjetër hebraik, e kjo ia kishte mundësuar përshkrimin (transkriptimin) e disa pjesëve të Ungjillit.
Ishte plak i këputur (shumë i moshuar) dhe i verbuar. Hatixhja i tha: “O djalë i xhaxhait, dëgjoje tregimin e djalit të vëllait tënd”, e Vereka i tha (Resulullahut ): “O djali i vëllait tim, më trego çka ke parë?” Resulullahu ia shpjegoi ndodhinë që e kishte përjetuar në shpellën Hira. Vereka e dëgjoi mirë dhe i tha: “Ky ka qenë i besuari i Zotit, të cilin Allahu ia ka dërguar edhe Musait. Sikur ta kisha fatin të isha i ri, sikur të donte Zoti të jem gjallë, kur populli yt do të të dëbojë.” Resulullahu tha: “Mos, vallë do të më persekutojnë ata?” “Po. Dije se asnjeri që ka sjellë diçka, sikurse ti, nuk ka qenë pa armiq. Nëse e pres atë ditë, do të të ndihmoj me gjithë zemër.”
Nuk kaloi shumë kohë pas kësaj, Vereke vdiq. Edhe shpallja pushoi për një kohë.
Taberaniu dhe Ibni Hishami transmetojnë disa plotësime, të cilat janë të dobishme. Për shembull: Pas shpalljes, Resulullahu ka dalë i habitur nga shpella Hira, pastaj menjëherë është kthyer prapa ku ka qëndruar pak kohë dhe ka shkuar në Mekë. Tradita e Taberaniut hedh një shkëndizë në shembullin e daljes së tij. Ja teksti i tij:
Resulullahu , pas ligjërimit mbi zbritjen e Shpalljes ka thënë: “Nga krijesat e Allahut më së tepërmi kam urryer bejtexhiun dhe të çmendurin. Nuk kam pasur dëshirë as ti shoh me sy. U kam thënë kurejshëve që kurrë të mos flasin me ta për mua. Nëse e bëjnë këtë, atëherë do të hipi në majë të kodrës dhe do të hidhem prej aty e do të mbytem, atëherë do të pushoj. Pastaj vazhdoi: Një ditë dola ta bëj këtë, por kur arrita në mes të malit, dëgjova një zë nga qielli që më tha: O Muhammed! Ti je i Dërguari i Allahut, e unë jam Xhib-rili., - Pejgamberi shtoi: E ngrita kokën nga qielli dhe e pashë Xhibrilin në figurën e njeriut. I shihja vetëm këmbët që i arrinin gjer në qiell.” Ai përsëri tha: “O Muhammed! Ti je i Dërguari i Alla-hut, e unë jam Xhibrili.” Pejgamberi tha: “U ndala dhe fillova ta shikoja, e kjo më zmbrapsi nga qëllimi i mëparshëm, nuk u nisa as përpara as mbrapa. Gjithnjë mundohesha ta largoja shikimin prej tij, në anën tjetër të qiellit, por ngado që ktheja kokën, aty ndo-dhej edhe ai. Kështu qëndroja në vend, as përpara as mbrapa, derisa Hatixhja dërgoi dikë që të më thërriste për tu kthyer. Lajmëtarët vinin dhe ktheheshin në shtëpi, e unë nuk mund të lëvizja nga vendi. Pastaj Xhibrili shkoi, e unë u ktheva në familjen time. Kur arrita në shtëpi, u ula afër Hatixhes dhe u mbështeta tek ajo, e ajo më tha: O Ebu Kasim, ku qe? Pasha Allahun, i kam dërguar njerëzit që të të kërkojnë nëpër tërë Mekën, por nuk të gjetën. Mandej unë i tregova se çkisha parë e ajo tha: Më gëzo, o kushëri, dhe ma vërteto. Pasha Krijuesin dëshiroj të jesh Pejgamber i këtij umeti. Pastaj ajo u ngrit dhe shkoi te Vereke, dhe e njoftoi me ngjarjen, kurse Vereka iu përgjigj: Kuddusun, kuddusun - O Allah, O Allah, pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, Muhammedit i ka ardhur i besueshmi i Allahut, i cili i ka ardhur edhe Musait. Ai është Pejgamber i këtij umeti (populli). Thuaji atij, oj Hatixhe, le të jetë i fortë dhe i qëndrueshëm.” Hatixhja, radijAllahu anha, u kthye dhe ia tregoi fjalët e Verekës.
Kur Resulullahu e kreu qëndrimin në shpellën Hira, u kthye në Mekë. Atëherë Vereka e takoi dhe pasi dëgjoi rrëfimin e Resulullahut , i thotë: “Pasha Atë në duart e të Cilit është jeta ime, ti je Pejgamber i këtij umeti. Të ka ardhur i besueshmi i Allahut, i cili i ka ardhur edhe Musait.
Ndërprerja e Shpalljes
Se sa ka zgjatur ndërprerja e shpalljes, është një pyetje që kërkon përgjigje. Ibni Mesudi transmeton nga Ibni Abbasi lajmin, që shkon në favor të atyre që thonë se ndërprerja ka zgjatur ditë me radhë. Ky mendim do të ishte më i fuqishmi dhe më i sakti, pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave rreth kësaj ngjarjeje.
Megjithatë, mendimi se ndërprerja ka zgjatur plot tre vjet ose dy vjet e gjysmë, nuk është i saktë. Por këtu nuk është vendi që ta shpjegojmë këtë. Është me rëndësi të dimë se Resulullahu , në kohën e ndërprerjes së Shpalljes, ka qenë gjithnjë i deprimuar, i pikëlluar, i hutuar dhe i befasuar. Buhariu, në librin e vet El-Te’abir, na rrëfen si vijon: “Shpallja u ndërpre dhe kjo e pikëlloi Resulu-llahun , si dëgjuam, me hidhërim të madh nga i cili shpërtheu helmi, që e bëri të dëshironte të gremisej nga majat e maleve. Sa herë që shkonte në majë të malit me qëllim që të hidhej poshtë, i paraqitej Xhibrili, i cili thoshte: O Muhammed, ti me të vërtetë je i Dërguari i Allahut. Këto fjalë i jepnin përsëri fuqi dhe vullnet për jetë, e kur iu zgjat sërish periudha e ndërprerjes së Shpalljes, ai përsëri shkonte në mal, përsëri ndodhte e njëjta gjë, dhe me fjalët e Xhibrilit kthehej mbrapa i inkurajuar.
Xhibrili paraqitet për herë të dytë
Ibni Haxheri thotë: Kjo ka ndodhur (ndërprerja e Shpalljes që ka zgjatur ditë me radhë) me qëllim që Resulullahu të lirohej nga frika dhe përsëri të fitonte vetëbesim. Kur është zhdukur pavendosmëria, kur janë vërtetuar shenjat e së vërtetës dhe kur Resulu-llahu ka qenë i vetëdijshëm për bindjen e fuqishme se është bërë Pejgamber i Allahut të Lavdëruar dhe të Lartësuar, dhe se Xhibrili është transmetues i Shpalljes e jo ndonjë halucinacion, se ky është ai që do të mbarte Shpalljen nga qielli, vetëm atëherë, në qetësimin dhe në baraspeshimin e plotë shpirtëror, i erdhi përsëri Xhibrili, përkatësisht për të dytën herë.
Buhariu transmeton nga Xhabir b. Abdullahu, i cili ka dëgjuar Resulullahun duke shpjeguar ndërprerjen e Shpalljes, dhe thotë: “Ndërsa shkoja (përtej malit) dëgjova një zë nga qielli. Ngrita shikimin lart dhe e pashë engjëllin, i cili më pat ardhur në Hira. Rrinte ulur në një karrige, e cila qëndronte pezull, as në qiell e as në tokë, atëherë pata frikë nga ai dhe ula shikimin në tokë. U ktheva në shtëpi dhe ashtu i frikësuar, thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!”, e ata më mbuluan, kurse Allahu shpalli:
“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur)” gjer te fjala fehxhur, mandej shpallja ka ardhur rregullisht.”
Llojet (mënyrat) e Shpalljes
Para se të fillojmë të flasim gjerësisht mbi jetën e Resulullahut dhe mbi pejgamberinë e tij, mendojmë se duhet të përmenden llojet e Shpalljes, sepse Shpallja është lëndë e Risaletit – pejgambe-risë. Ibni Kajjimi, duke numëruar shkallët e Shpalljes, thotë:
Shkalla e parë: Er-ru’ja es-sadika ose të ëndërruarit e vërtetë, me të cilën i fillon Shpallja Resulullahut .
Shkalla e dytë: Shpallja të cilën Resulullahu e ka pranuar nga Xhibrili përmendsh, duke mos e parë atë, siç tregon vetë Resulullahu ; “fryma e engjëllit i ka dërguar mendjes sime se asnjë njeri nuk do të vdesë përderisa nuk e harxhon nafakën e vet. Andaj, kini frikë Allahun dhe luteni Atë në mënyrën më të bukur, dhe mos e kërkoni atë prej Allahut me anë të ndalesave dhe të mosbindjes, sepse ajo çka ka Allahu , mund të fitohet vetëm me bindje të plotë.”
Shkalla e tretë: Resulullahut i vinte engjëlli Xhibril në figurën e njeriut, bisedonte me të derisa Resulullahu e nxinte përmendsh gjithë bisedën. Shpeshherë edhe as’habët e kanë parë në këtë shka-llë të Shpalljes.
Shkalla e katërt: Engjëlli ndonjëherë i vinte në trajtën e kumbimit të kambanave. Kjo metodë e Shpalljes ka qenë më e vështira për Resulullahun , ngase engjëlli e rëndonte Resulullahun me tërë peshën e vet, kështu që djersët ia bënin qull ballin, edhe kur dita ishte e ftohtë, e nëse ishte hipur në deve, ajo nga pesha e ma-dhe përulej gjer në tokë. Një herë i erdhi shpallja ndërsa ishte i mbështetur në këmbën e Zejdit. Zejdit, iu rëndua këmba aq shumë aq rëndë saqë mezi duronte.
Shkalla e pestë: Resulullahu e shihte Xhibrilin në formën e vërtetë, ashtu siç e kishte krijuar Allahu , atëherë i shpjegonte Resulullahut çka i kishte urdhëruar Allahu. Në këtë mënyrë Resulu-llahu e ka pranuar Shpalljen vetëm dy herë. Këtë e ka përmendur Kur’ani-kerim në suren En-Nexhm.
Shkalla e gjashtë: Mënyra e drejtpërdrejtë e dërgimit të Shpalljes nga Allahu , gjersa ka qenë në qiej natën e ngritjes – Lejletul-Mi’raxh, e në lidhje me namazin dhe disa gjëra të tjera.
Shkalla e shtatë: Allahu i fliste drejtpërdrejt Resulullahut pa ndërmjetësimin e engjëllit, siç i ka folur edhe Musait , birit të Imranit. Kjo shkallë e Shpalljes ka qenë mu’xhize e Musait , të cilën e ka vërtetuar Kur’ani, kurse paraqitja e saj te Resulullahu ka qenë në hadithin për Isra’në, ose në lidhje me udhëtimin e një-netshëm të Resulullahut në burak, nga Meka në Kuddus në Sham.
Disa mendojnë se ekziston edhe mënyra e tetë e Shpalljes. Ky ka qenë bisedimi i drejtpërdrejtë i Allahut me Resulullahun , ballë për ballë, pa perde. Kjo mënyrë e Shpalljes është lëndë mospajtimi ndërmjet tradicionalistëve dhe trashëgimtarëve të tyre, e cila ka përfunduar me dhënien e një përmbledhjeje në shpjegimin e shkallës së parë dhe të tetë. E vërteta është se mënyra e tetë e shpalljes është e pabazë.
URDHRI DREJTUAR PEJGAMBERIT QË TË FILLOJË THIRRJEN NË FENË E ALLAHUT
Resulullahu , në suren El-Muddeththiri ka pranuar disa urdhra. Allahu i Lartësuar thotë: O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur); Dhe Zotin tënd madhëroje! Dhe rrobat tuaja pastroji! Dhe largohu nga (veprave) të këqijat! Dhe mos ndaj me qëllim që të marrësh më shumë! Dhe për hir të Zotit tënd, duro!
Në shikim të parë këto urdhra duken si të imëta dhe të parëndësishme. Por, në realitet, ato janë largpamëse dhe qëllimore, me ndikim dhe veprim të madh edhe në njëmendësi edhe te njerëzit.
Qëllimi i parë i urdhrit Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen është që të mos lërë dikë që i kundërshtohet kënaqësisë së Allahut, e të mos i tërheqë vërejtjen për pasojat e rënda që e presin, që të nxitë tek ai alarmim dhe rikthimin e të zgjojë zemrën e tij.
Qëllimi i dytë i ajetit Dhe Zotin tënd madhëroje është që kryelartësia dhe madhëria e dikujt të mos kenë rëndësi më të madhe se Allahu, sepse çdo madhëri tjetër do të thehet si therat, nga shpi-na do të bjerë barkazi derisa lavdia dhe madhëria ti takojë vetëm Allahut .
Qëllimi i tretë i ajetit “Dhe rrobat tuaja pastroji” është të pastruarit nga çdo papastërti, të brendshme dhe të jashtme, dhe të pastruarit e shpirtit nga çdo ligështi, në mënyrë që njeriu, nën mbrojtjen e mëshirës së Allahut, të bëhet shembulli më i mirë në shoqërinë e vet, i cili do ti tërheqë mendjet e ndritura dhe nga i cili do të turpërohen zemrat e prishura. Ai do të udhëheqë me sistemet e kësaj bote, e nuk do të udhëheqin ata me të.
Qëllimi i katërt i ajetit Dhe mos ndaj me qëllim që të marrësh më shumë është ai që njeriu, mundin e vet dhe veprat e veta, të mos i konsiderojë të mëdha dhe kolosale, por gjithnjë le të përpiqet, le të punojë dhe le të sakrifikohet shumë në punën e vet. Pastaj tërë këtë le ta harrojë, duke u kredhur tërësisht në ndjenjat e pranisë së Allahut , duke e lënë pas dore dhe duke mos ndier asgjë për çfarëdo nga ajo që ka punuar.
Qëllimi i pestë i ajetit “Dhe për hir të Zotit tënd, duro” është paralajmërim për gjithë atë që do të hasë Resulullahu në veprimin e vet, sa dhe çfarë mundimesh e vuajtjesh do të përjetojë ai prej atyre që çojnë jetë të shfrenuar, pastaj çfarë përqeshje dhe bish-tënime do ti përjetojë, madje edhe luftëra të hapta e dëshirë të madhe për të mbytur atë dhe shokët e tij - ashabët. Diçka të ngja-shme do të përjetojnë edhe ithtarët e Resulullahut . Andaj Allahu e këshillon që të jetë i durueshëm çfarëdo që t’i ndodhë, jo për shkak kënaqësisë personale, por për hir të Zotit të vet.
Allahu Ekber! Allahu është i madh!
A ekzistojnë urdhra më të thjeshtë se këta, të shprehur me fjalë të thjeshta, me fjali të shkurtra, por që në esencë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm e të vështirë për tu realizuar në vepër. Jehona e këtyre urdhrave i ka tejkaluar të gjithë kufijtë administrativë dhe kanë arritur në të gjitha anët e botës. Këtyre urdhrave do tu bashkangjiten të tjerët, të cilët do ti vijnë Resulullahut . Vetë ajetet përmbajnë mesazhin e transmetimit dhe interpretimit të fesë. Të tërhequrit e vërejtjes nënkupton se ekzistojnë veprime në këtë botë, për të cilat njeriu do të përgjigjet para Allahut , prandaj njeriut, si krijesë e cila harron, gjithnjë duhet t’i tërhiqet vërejtja dhe të përkujtohet, jo për shkak të kësaj bote, por për shkak të Ditës së Gjykimit, kur do të jepet llogari.
Ajetet e tjera në këtë sure (El-Muddeththir) kërkojnë nga njerëzit që të besojnë në Njësinë e Allahut , t’i mbështeten Allahut për çdo punë, dhe t’i lënë pas dore dëshirat dhe teket personale. Kulmi i të gjitha këtyre është se të gjithë ne do të jemi të kënaqur, kur Allahu kënaqet me ne. Kuptimi thelbësor i këtyre ajeteve mund të nxirret me këtë radhë:
1. Njëshmëria e Allahut.
2. Besimi në Ditën e Gjykimit.
3. Kultivimi i shpirtit që të mos lakmojë në gjëra të ndaluara dhe të mos bëjë mëkate, të cilat do ta shpinin gjer te ndëshkimi, por të stoliset me virtyte të mira, të rindërgjegjësohet gjithnjë dhe të bëjë vepra të mira.
4. Ti lihet Allahut që për të gjitha gjërat, vendimi i Tij të jetë përfundimtar.
5. Natyrisht, e tërë kjo duhet të vijë pas besimit në mesazhin e Resulullahut ; të besohet në udhëheqjen e tij bujare dhe në orientimin e tij të drejtë.
Është me rëndësi të theksohet se fillimi i ajetit përmban thirrjen e lartësuar dhe urdhrin e Allahut drejtuar Pejgamberit , të cilin më së pari ai duhet pranuar. Kjo është thirrje, e cila zgjon nga gjumi, nga strukja dhe nga izolimi, në mënyrë që të niset në xhihad dhe t’i përvishet punës tejet të rëndë. O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen! Siç thotë i Lartësuari: Ai që jeton për veten e vet, ai jeton pa brenga, e ti, ti do që ta mbartësh në supet e tua një barrë të rëndë, si është gjumi yt? Si është pushimi yt, si është shtra-ti i yt i ngrohtë, jeta e qetë dhe e këndshme? Ngrihu tani për një detyrë të madhe, e cila të pret, obligim i cili të është dedikuar ty. Ngrihu të punosh dhe përgatitu për shumë vështirësi, të cilat do të jenë pengesa në këtë rrugë. Ngrihu, koha e gjumit ka kaluar, po ashtu dhe ajo e rehatllëkut. Qysh sot fillon vigjilenca, vigjilenca e pandërprerë dhe lufta e gjatë dhe e vështirë në rrugën e Zotit. Ngrihu pra dhe përgatitu për të gjitha këto!
Këto janë fjalët madhështore dhe serioze, të cilat e ngritën atë nga shtrati i ngrohtë, nga përqafimi i butë dhe i kujdesshëm, për tu futur në pafundësi dhe në turmë, në kohë pa kohë dhe në shtrëngatë, në mesin e njerëzve të mirë e të këqinj, drejt përfitimit dhe kundërshtimit, dhe në fund, në realitetin e jetës.
U ngrit Resulullahu dhe qëndroi më këmbë, i drejtuar, me kokë të ngritur, më tepër se njëzet vjet. Nuk pushoi dhe as që u ndal ndonjëherë, nuk jetoi për vete e as për familjen e vet.
U ngrit dhe mbeti i qëndrueshëm në interpretimin e fjalës së Allahut, duke mbartur mbi vete gjithë peshën e shfrenimit në të cilin jetonte populli i tij, duke mbartur amanetin madhështor dërguar njerëzve në Tokë, të gjithë njerëzve, mbarë njerëzimit.
Ky amanet ishte feja, feja e ballafaqimit, e përgjegjësisë dhe e xhihadit - lufta në të gjitha fushëveprimet.
Jetoi në luftë të pandërprerë mbi njëzet vjet. Nuk mundi ta pengonte asgjë, asnjë ngjarje, gjatë tërë kësaj kohe, që nga momen-ti kur dëgjoi thirrjen e urdhrin e Sunduesit të Lartësuar dhe iu dha detyrë e madhe.
Allahu e shpërbleftë në emrin tonë dhe në emër të mbarë njerëzimit, me shpërblimin më të madh!
Pjesa tjetër vijuese nuk është asgjë tjetër veçse pasqyrim në miniaturë i këtij xhihadi të gjatë e të mundimshëm dhe përpjekjes së madhe që ka bërë Resulullahu gjatë periudhës së Shpalljes.
PERIUDHAT E THIRRJES – E DA’VETIT
DHE SHKALLËZIMI I SAJ
Shpalljen e Kur’anit, që i ka zbritur Resulullahut - salavati, paqja dhe selami qoftë mbi të - mund ta klasifikojmë në dy periudha kohore, me karakteristika të veçanta:
1. Shpallja në Mekë, e cila ka zgjatur përafërsisht trembëdhjetë vjet.
2. Shpallja në Medinë, e cila ka zgjatur plot dhjetë vjet.
Secila periudhë ka shkallët dhe karakteristikat e veta specifike, për atë vend dhe për atë kohë, të lidhura ngushtë dhe të pandara nga jeta e përditshme dhe nga ngjarjet historike.
Periudhën e Shpalljes në Mekë dhe thirrjen e Resulullahut në Islam mund ta ndajmë në tri periudha:
1. Thirrja e fshehtë në Islam, që ka zgjatur tre vjet.
2. Thirrja e hapur që u është bërë banorëve të Mekës në fillim të vitit të katërt, deri në mbarim të vitit dhjetë të pejgamberisë - Risaletit.
3. Thirrja në Islam që u është bërë njerëzve jashtë Mekës dhe përhapja e fesë. Kjo periudhë zgjat nga fundi i vitit të dhjetë e gjer te hixhreti i Resulullahut në Medinë.
Për Shpalljen medinase do të flasim kur të arrijmë në këtë periu-dhë.
PERIUDHA E PARË E SHPALLJES
- QËNDRUESHMËRIA NË THIRRJE -
Tre vjet thirrjeje të fshehtë
Është e njohur se Meka ka qenë qendër fetare arabe. Në të ndodhej Kabja - kryeqendër e idhujtarisë dhe politeizmit të të gjithë arabëve. Pretendimi për rimëkëmbjen e fesë, ka shkaktuar frikë dhe vështirësi të papara ndonjëherë, madje edhe nëse do të ishte i drej-tuar larg Mekës. Kjo ishte çështje që kërkonte vendosmëri, qëndrue-shmëri dhe vullnet të fortë, që nuk e luhat fatkeqësia, mënxyra e as katastrofa. Mirëpo, mençuria e madhe e Allahut qëndron në atë që interpretimi i Shpalljes në fillim të bëhej fshehtazi, në mënyrë që të mos befasohen banorët e Mekës me atë që do t’i shqetësonte.
Pararoja e parë
Është gjë e natyrshme që Resulullahu mësimin mbi Islamin, së pari ua paraqiti njerëzve të vet, familjes dhe shokëve.
Ai i thirri që ta pasojnë bindjen e tij, pastaj thirri të gjithë ata që njihte mirë dhe për të cilët dinte se ishin njerëz të mirë. I thirri ata te të cilët ishte i sigurt se e donin Allahun Një, e donin të vërte-tën e drejtësinë dhe e njihnin atë, Muhammedin , me të gjitha virtytet dhe vetitë e tij. Ata iu përgjigjën thirrjes, jo të gjithë, por ata të cilët kurrë nuk kanë dyshuar në personalitetin madhështor dhe në fjalën e Resulullahut . Këta ishin njerëzit, që kishin dëgjuar për Islamin nga dijetarët e mëparshëm.
Në rend të parë ishte Hatixhja, radijAllahu anha, bashkëshortja e tij, nëna e besimtarëve të drejtë, bija e Huvejlidit, e pastaj shërbëtori i tij Zejd b. Harith b. Sher Hubejl el-Kelbi, mandej Ali b. Ebu Talibi, kushëriri i tij - djaloshi i cili jetonte te Resulullahu dhe të cilin e edukonte - dhe shoku i tij besnik Ebu Bekër Es-Siddiku. Ky grup i vogël, i përbërë prej katër krijesave më të dashura, e pranuan Islamin në ditën e parë të veprimit të Resulullahut , si Pejgamber i Allahut .
Pas pranimit të Islamit, Ebu Bekri fillon aktivitetin e vet në përhapjen e Islamit. Ishte person i përshtatshëm, i dashur te populli dhe shumë i nderuar, për shkak të mirësjelljes së tij. Njerëzit kërko-nin këshilla nga ai, sepse ishte i ditur dhe me eksperiencë të madhe. Ky filloi të thërriste në Islam ata që njihte mirë, me të cilët shoqë-rohej dhe tek të cilët kishte besim. Prej tij e pranojnë Islamin: Uthman Ibni Affan Emeviu, Zubejr Ibni El-Avami, Abdu-r-Rahman bin Avfi, Sad b. Ebi Vekkas Ez-Zuhejrani dhe Talha b. Ubejdullah Et-Tejmi. Ky grup prej tetë vetash qe pararoja e parë që do tu printe të tjerëve, që e pranuan Islamin qysh në agim.
Ndër muslimanët e parë është edhe Bilal bin Rebah - abisinasi, e pastaj pasojnë: sekretari i këtij umeti Ebu Ubejde Amir bin El-Xherrah nga fisi Beni Harith b. Fihër, Ebu Selem b. Abdu-l-Esed, El-Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumijen, Uthman b. Madhun dhe dy vëllezërit e tij Kudameti dhe Abdullahu, pastaj, Ubejdeh b. El-Harith b. El-Muttalib b. Abdi Menafi, Seid b. Zejd El-Adevijji dhe gruaja e tij Fatimja, vajza e Hattab El-Adeviut apo motra e Umer b. Hattabit, Habab b. El-Eret, Abdullah b. Mesud El-Hudhejfe dhe disa të tjerë. Këta kanë qenë muslimanët e parë, njerëz nga të gjitha familjet kurejshite. Ibni Hishami i ka numëruar mbi dyzet veta. Mirëpo, disa prej tyre faktikisht nuk mund të llogariten prej të parëve.
Ibni Ishaku thotë: Pastaj populli filloi të pranojë Islamin, edhe meshkujt edhe femrat, kështu që në Mekë filloi të flitet për Isla-min. Të gjithë njerëzit e përmendur e pranuan fshehurazi Islamin. Resulullahu takohej me ta në vendet e caktuara dhe ua kum-tonte Islamin larg syve të botës. Misioni i tij ende ka qenë misioni i thirrjes së fshehtë individuale në Islam.
Pas zbritjes së ajeteve të para të sures El-Muddeththir, Shpallja ka vazhduar rregullisht. Shpalleshin ajete të shkurta të sureve të ndryshme, si dhe të një sureje të vetme. Kuptimi i përgjigjej tërësisht kohës dhe mesit. Domethënia ishte madhështore, e ngrohtë, e kuptueshme dhe e pranueshme, kurse si detyrë themelore kanë pasur: edukimin dhe përgatitjen e vetë njeriut të bëhet besimtar i vërtetë. Ka pasur edhe ajete të tilla që tregonin pavlefshmëritë e cilësive jonjerëzore, prej të cilave duhej larguar në këtë botë. Shumë sish e përshkruanin Xhenetin dhe bukuritë e tij, si dhe Xhehenemin me të gjitha tmerret e tij, në mënyrë piktoreske dhe të saktë, sikur ti kishe para sysh. E tërë ajo që është shpallur, pasqyronte një atmosferë krejtësisht tjetër nga ajo në të cilën jetonte njerëzimi asokohe.
Namazi
Nga urdhrat e parë, që janë shpallur në fillim të zbritjes së Shpalljes, ka qenë edhe urdhri për faljen e namazit.
Mukat-il b. Sulejmani thotë: Allahu në fillim të Islamit ka caktuar namazin prej dy rekatesh ditën dhe dy rekate natën.” Këtë e vërteton ajeti: “Dhe Zotin tënd madhëroje dhe lavdëroje në fund dhe në fillim të ditës.” (Hud: 55)
Ibni Haxheri thotë: “Dihet me siguri se Resulullahu është falur para Israasë, po ashtu dhe shokët e tij, ashabët.
Ekziston një mosmarrëveshje vetëm rreth asaj që ka zbritur urdhri për namaz para urdhrit për pesë namaze ditore. Disa thonë se urdhri ka qenë vetëm për namazin para lindjes dhe pas perëndimit të diellit.
Harith b. Usame na tregon përmes Ibni Luhejah me anë të Zejd b. Harithit: se në fillim të Shpalljes, Resulullahut i ka ardhur Xhibrili dhe e ka mësuar të marrë abdest, pastaj, kur e ka kryer abdestin, ka marrë një grusht ujë dhe me të ka stërpikur pjesën e turpshme të trupit.” Ibni Maxhxhe transmeton domethënien e këtij hadithi. Një hadith i ngjashëm është transmetuar prej El-Berae b. Azibit dhe b. Abbasit. Në hadithin e Ibni Abbasit thuhet: “Ky ka qenë nga urdhrat e parë.”
Ibni Hishami cek se Resulullahu në kohën e namazit shkonte me shokët e vet në një grykë mali, ku faleshin fshehurazi, që të mos i shihte populli. Ebu Talibi një herë ka parë Resulullahun dhe Aliun duke u falur, e për këtë i ka qortuar, por kur kuptoi se për çka është fjala, i urdhëroi të jenë të qëndrueshëm dhe të patundur.
Shpallja në pikat themelore arrin te kurejshët
Duke vështruar nga aspektet e ndryshme të ngjarjeve në Mekë, duket se lajmi për Ed-davetin - thirrjen në Islam - që në fillet e para ishte individual dhe sekret, arrin edhe te kurejshët, edhe pse nuk i kushtonin ndonjë rëndësi të madhe.
Muhammed El-Gazaliu thotë: Ky lajm arriti te kurejshët, porse nuk i dhanë rëndësi. Është e mundshme që ata e konsideronin Muhammedin njërin nga shpresëtarët e pavarur, i cili fliste për hyjnoren dhe të drejtat e saj, e ngjashme me atë që ka bërë Umejjeh b. Ebi Sulhi, Kus b. Saidi, Amër b. Nefili, dhe të tjerët. Ndërkaq, kurejshët këtu ishin më të kujdesshëm, prandaj përgjonin me kujdes, duke iu frikësuar masivitetit të ithtarëve të Muham-medit dhe gjurmëve më të thella, dhe filluan ta përcillnin rrugën e tij jetësore dhe aktivitetin e tij fetar.”
Kishin kaluar tre vjet, e puna e Resulullahut në Islam ende bëhej fshehurazi dhe individualisht. Në këtë periudhë ishte formuar një grup besimtarësh, të mbështetur në vëllazëri dhe në ndihmën e ndërsjellë, me detyrë që ta interpretonin e ta përhapnin fenë isla-me, gjithashtu të punonin në konsolidimin e forcimin e saj.
Pastaj Allahu e urdhëroi Resulullahun me Vahj-Shpallje, që t’ua shpallte kurejshëve fenë, që t’u kundërvihej gënjeshtarëve të tyre dhe të vërsulej në idhujt e tyre.
PERIUDHA E DYTË E SHPALLJES
- THIRRJA PUBLIKE NË ISLAM -
Urdhri i parë për publikimin e thirrjes
Allahu , në lidhje me thirrjen publike në Islam, urdhëroi: “Dhe paralamëroje farefisin tënd më të afërt.” (Esh-Shuara: 214). Surja, në të cilën gjendet ky ajet, quhet Esh-Shu’ara, aty më parë përmendet rrëfimi mbi Musanë që nga fillimi i pejgamberisë së tij e gjer te shpërngulja me beni israilët dhe shpëtimi i tyre nga faraoni dhe populli i tij. Pastaj flet për mbytjen e faraonit dhe familjes së tij në det. Ky rrëfim kur’anor përmban të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar Musai gjatë misionit të vet në Egjipt - duke thirrur farao-nin dhe popullin e tij të besojnë Allahun .
Unë mendoj se ky shpjegim i gjerë rreth Musait dhe misionit të tij, ka ardhur në vendin ku Allahu urdhëron Resulullahun që të thërrasë popullin e vet në Islam, t’i bëhet udhëheqës si atij, ashtu edhe ashabëve të tij, të bëhet shembull se çfarë do të përjetojë nga populli i vet kur të fillojnë ta sulmojnë dhe ti thonë gënjeshtar. Për Islamin duhet të flitet publikisht, prandaj duhet të jenë të vetë-dijshëm për gjithçka që mund tu ndodhë që në ditët e para.
Kjo sure, gjithashtu, përmban edhe të gjithë shpifësit (hipokritët) e pejgamberëve të mëparshëm të popullit: Nuhut, Adit, Themudit, Ibrahimit, Lutit, Shuajbit - (ashabil-ejketët), përveç që këtu përmendet populli i faraonit dhe ngjarjet lidhur me të - në mënyrë që t’i paralajmërojë ata që flasin me gënjeshtra, se do t’u arrijë ndëshkimi i Allahut nëse ngulmojnë në këtë. Gjithashtu, besim-tarët e vërtetë duhet ta dinë se përfundimi i bukur do t’u takojë aty-re dhe jo shpifësve.
Thirrja e farefisit në Islam
Pas zbritjes të ajetit: “Dhe paralajmëroje farefisin tënd më të afërm!” Resulullahu më së pari u bëri thirrje fisit Benu Hashim apo hashimitëve, të cilët iu përgjigjën kësaj thirrjeje, por iu përgji-gjën edhe disa anëtarë të fisit Benu Muttalib b. Abdi Menaf. Gjithsej ishin dyzet e pesë njerëz. Ebu Lehebi qe më i shpejtë se Resulullahu e tha: “Ja, këta janë xhaxhallarët dhe djemtë e xhaxhallarëve të tu, e ti fol. Hiqu fjalëve boshe dhe dije se nuk ke kurrfarë të drejte mbi këtë popull arab, unë këtu kam më tepër të drejtë se ti. Mos prek në farefisninë e babait tënd! Nëse vazhdon me atë që ke filluar (me thirrje), ata do ta kenë shumë të lehtë të të braktisin. Me këtë do ti ndihmojnë edhe arabët e tjerë. Nuk njoh askënd tjetër që i ka shkak-tuar farefisit të vet më tepër dëm se ti.
Resulullahu heshti gjatë gjithë kohës dhe, në këtë tubim, nuk e tha atë që dëshironte. Andaj i thirri për të dytën herë. Kur erdhën, u tha:
“Falënderimi i qoftë Allahut, Atë e lavdëroj dhe tek Ai mbështetem. Atë e besoj, tek Ai kërkoj strehim dhe dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Një të Vetmit, i Cili nuk ka shok. Pastaj tha:
Udhëheqësi nuk guxon ta gënjejë popullin e vet, pasha Allahun, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, unë jam pejgamber i Alla-hut, i juaji veçanërisht, e i të gjithë njerëzve përgjithësisht. Pasha Allahun, të gjithë ju do të vdisni, sikurse bini të flini, dhe të gjithë do të ringjalleni, sikurse zgjoheni nga gjumi. Dhe gjithsesi do të jepni llogari për veprat tuaja, kurse shpërblimi do të jetë ose Xhen-eti i përhershëm ose zjarri i përhershëm. Ebu Talibi tha: Ne kemi nevojë për ndihmën tënde, jemi gati të pranojmë këshillën tënde, ne më së tepërmi të besojmë, ja këtu, së bashku është tërë fare-fisnia e babait tënd, edhe unë jam njëri prej tyre, edhe pse nuk do të jem i pari që do të pranoj atë që dëshiron ti, por shko dhe bëj ashtu si të është urdhëruar! Për Zotin, unë do të të mbroj ashtu siç të kam mbrojtur gjer më tani. Porse unë ende nuk jam gati ta braktis besimin e Abdul-Muttalibit.
Ebu Lehebi tha: Kjo, për Zotin, është turp, pengojeni deri sa nuk e kanë penguar të tjerët!” Ebu Talibi tha: “Për Zotin, ne do ta mbrojmë atë sa të jemi gjallë!”
Në bregoren Safa
Pas premtimit të Ebu Talibit se do ta mbronte deri sa të ishte gjallë, Allahu zbreti Shpalljen. Një ditë Resulullahu shkoi në Safa dhe thirri me zë të lartë: “Ja armiku po vjen!” Kurejshët u mblodhën rreth tij. Atëherë i thirri që ta besonin Allahun Një, Pejgamberin e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Buhariu transmeton një pje-së të kësaj ngjarjeje nga Ibni Abbasi, i cili thotë: “Kur u shpall: “Dhe paralajmëroje farefisin tënd më të afërm”, Resulullahu hipi në Safa dhe filloi të thërriste: “O pasardhësit e Fihrit! O pasardhësit e Adit! O kurejshitë!”, dhe kështu me radhë, derisa u tubuan ata. Disa nuk mundën t’i përgjigjeshin thirrjes së tij, prandaj dërgoi dikënd që t’i lajmëronte se cilët ishin ata. Erdhi Ebu Lehebi, erdhën edhe kurejshët. Resulullahu tha: “Çfarë mendoni, po t’ju thosha se në luginë gjendet kalorësia e cila do t’ju sulmojë, a do të më kishit besuar? Ata u përgjigjën: Ne do të besonim, se ti kurrë nuk na ke gënjyer. Atëherë, - ai tha, - dijeni se unë jam i dërguar te ju që tju tërheq vërejtjen për vuajtjet e rënda dhe ndëshkimin që ju pret. Ebu Lehebi tha: Të shkoftë huq pjesa e mbetur e ditës! A për këtë na ke ftuar? Allahu atëherë shpalli:
“Le të shkatërrohet Ebu Lehebi.”
Muslimi transmeton pjesën e dytë të kësaj ngjarjeje nga Ebu Hurejra , i cili thotë: “Atëherë kur Allahu shpalli: “Dhe para-lajmëroje farefisin tënd më të afërm”, Resulullahu iu drejtua çdonjërit që ishte i pranishëm e u tha: O kurejshitë, shpëtoni veten nga zjarri! Oj Fatime, e bija e Muhammedit, shpëtoje veten nga zjarri. Pasha Allahun, unë nuk mundem të bëj asgjë për ju tek Allahu, përveç që jemi të lidhjes amnore, dhe që do ta informoj Atë për këtë lidhje fisnore.
Kjo formë e të drejtuarit, me zë të fuqishëm dhe të depërtueshëm, është mënyra më e mirë që të kumtohet lajmi dhe paralajmërimi. Resulullahu u ka shpjeguar njerëzve më të afërm se pranimi i Shpalljes dhe pranimi i tij si Pejgamber, është çështje jetësore e ndërlidhjes mes tij dhe atyre. “Asabijja” fisnore, lojaliteti i ver-bër, të cilit i përmbaheshin arabët, nuk është kurrgjë dhe së shpejti do të zhdukej në ufmën e këtij paralajmërimi që ka ardhur nga Allahu .
E vërteta e theksuar sheshazi dhe reagimi i idhujtarëve
Ngjarja paraprake ende nuk ishte qetësuar në Mekën e turbulluar, e Allahu shpalli: “Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar dhe shmangiu idhujtarëve.” (El-Hixhër: 94).
Prandaj Resulullahu u drejtua kundër bestytnive të idhujtarëve, duke thënë të vërtetën për idhujt dhe pavlefshmërinë e tyre. Ai u sillte shembuj për paaftësinë e idhujve që t’i shërbenin vet-vetes, e si atëherë të jenë zotër prej të cilëve populli kërkon ndihmë dhe shërbim. Pastaj u sqaronte se ai i cili beson idhujt dhe i merr ata si ndërmjetës mes tij dhe Allahut, është në humbje të sigurt.
Mekën e kaploi urrejtja, shqetësimi dhe frika. Kush flet kështu me zë të lartë kundër idhujve dhe popullit që i adhuron këta? A thua janë në rrugë të humbur dhe janë duke jetuar në lajthitje të madhe? Kush është duke ngritur zërin kështu kundër zotërve të kurejshëve dhe të fesë së tyre? Me mijëra shkrepëtima, rrufe dhe tërmete tronditën luginën e qetë, të heshtur dhe të përgjumur të Mekës. E shakullisën ajrin e saj dhe i ngritën peshë shkretëtirat e stuhishme. U ngritën kurejshët kundër këtij shpërthimi, që i përfshiu të gjithë ata papritur e pakujtuar, duke u frikësuar se do të depërtonte në zako-net dhe në trashëgiminë e tyre.
U ngritën mekasit, sepse e kuptuan domethënien e fjalës iman, e cila mohon çfarëdo hyjni tjetër përveç Allahut . Dome-thënë: Të besuarit në Shpallje dhe në Ditën e Gjykimit është bindje e plotë dhe dorëzim i plotë, kur njeriu nuk është më zotërues i vet-vetes e as i pasurisë së tij, sepse kjo i takon Allahut , ndryshe nga ata që nuk e besojnë këtë.
Të pranosh këtë, do të thoshte të hiqje dorë nga zotërillëku, nga sundimi dhe nga autoriteti që gëzonin tek arabët e që ishte i ndërlidhur me idhujtarinë në Mekë.
Të ndalonin kryerjen e ritualeve politeiste dhe ti linin ato pas dore për të kënaqur Allahun dhe Pejgamberin e Tij, as që u binte ndërmend. Tu ndaloje të bënin dhunime, robërime dhe shumë vepra të tjera mëkatare, në të cilat ishin kredhur thellë dhe, të cilat i bënin ditë e natë, kjo ishte e pamundur. Ata nuk pranonin kurrfarë ndryshimesh, lidhur me këtë Allahu thotë: “Por, njeriu dëshiron të gabojë derisa të jetë gjallë.” (El-Kijame: 5).
Kurejshët i dinin mirë të gjitha këto, por çfarë mund të bënin para këtij njeriu të sinqertë dhe besnik, njeriut me vlera më të larta njerëzore e me sjellje shembullore? Nuk e dinin se kishte ekzistuar ndonjë i tillë qysh kur e njihnin historinë e popullit të vet. Çfarë të bënin? Si të vepronin? Ishin në mëdyshje të madhe. Ani, le të jenë, kishin edhe përse të jenë!
Pas përsiatjes së gjatë dhe të mundimshme nuk gjetën zgjidhje më të mirë se të shkonin te xhaxhai i Muhammedit , Ebu Talibi, dhe të kërkonin nga ai që ta pengonte nipin e vet në planet e tij. Që kërkesa e tyre të ishte më serioze, vendosën të vepronin ashpër. Andaj, i thanë: Thirrja që njerëzit të braktisin besimin në zotat tanë, interpretimi për pamundësinë dhe dobësinë e tyre, është sharje e shëmtuar dhe nënçmim i rëndë për ta, e krahas kësaj është sharje dhe poshtërim i etërve dhe i gjyshërve tanë, të cilët i kanë adhuruar ata, kanë ndjekur me besnikëri këtë rrugë dhe kanë garuar në këtë drejtim.
Delegacioni i kurejshëve tek Ebu Talibi
Ibni Ishaku thotë: Një grup kurejshitësh të dalluar, vajtën tek Ebu Talibi dhe i thanë: O Ebu Talib, nipi yt është duke i sharë zotat tanë, turpëron besimin tonë, i rrënon ëndrrat tona, i përqesh të parët tanë, prandaj, ose pengoje, ose largohu nga rruga jonë, ngase edhe ti mendon dhe beson si ne. Pra, ta ndalim atë bashkërisht.” Ebu Talibi i qetësoi me fjalë të mira dhe me përgjigje të njerëzi-shme, e ata u kthyen në shtëpitë e tyre. Ndërsa Resulullahu vazh-doi interpretimin e fesë së Allahut , duke bërë thirrje në Islam.
Formimi i Këshillit Konsultativ për të penguar haxhi-lerët të dëgjojnë thirrjen në Islam
Në ditët vijuese kurejshët i mundonte një plan tjetër. Tani kishin kaluar disa muaj që Muhammedi ishte duke interpretuar fenë e re, ndërkohë që afrohej koha e haxhit. Shumë arabë do të vinin në Mekë, prandaj ishte e nevojshme t’u shpjegohej sjellja e Muhammedit , që të mos e kuptonin seriozisht shpalljen e tij. Ata u mblodhën për t’u konsultuar tek El-Velid b. Mugire, i cili El-Velidi u tha:
Duhet të jeni të një mendimi dhe të keni qëndrim unanim, që të mos bini në kundërshtim me njëri-tjetrin e të debatoni njëri-tjetrin. Ata thanë: Na trego ti!
Ai u përgjigj: Jo, thoni ju se çka mendoni, e unë do të dëgjoj. Ata thanë: Do të themi se është magjistar. Ai tha Jo, për Zotin, ai nuk është magjistar! Ne i njohim magjistarët, kush janë dhe çka janë. Ai nuk llomotit si magjistar, e as që e rimon fjalimin si ata. Ata thanë: Pra, do të themi se është i çmendur. El-Velidi u përgjigj: Ai nuk është i çmendur. Ne i kemi parë të çmendurit dhe e dimë se çfarë janë, kush janë dhe çka janë. Ai nuk ka mendje të errësuar, nuk është i sëmurë shpirtërisht, e as me nerva të çrregu-lluara. Ata thanë: Do të themi se është poet. El-Velidi u përgjigj: Ai nuk është as poet. Ne i njohim të gjithë poetët dhe poezinë e tyre. E njohim recitimin në raxhez, e njohim edhe në hezexh (raxhez dhe hezexh janë trajta metrike në poezinë arabe, MD.). E dimë se çështë poezia melankolike dhe dëfryese, prandaj ky nuk është as poet. Thanë: Do të themi se është shortar. Velidi tha: Jo, ai nuk është as shortar. Ne i njohim shortarët, i kemi parë ata dhe sehiret e tyre. Ai nuk hipnotizon e as që lidh short. Ata thanë: Po, çka të themi, pra? Velidi u përgjigj: Për Zotin, fjalët e tij janë të buku-ra, bazën e kanë të stolisur dhe të frytshme, ndërsa përmbajtjen të mençur, të arsyeshme dhe depërtuese. Ju nuk mund të thoni asnjë mendim për të, i cili do të ishte në formën e duhur. Nga e tërë ajo që thatë, më së miri do të ishte të thoshit se është magjistar-sehir. Fjalët që flet, janë magji-sehire, ai e ndan babanë nga i biri, vëlla-në nga vëllai, burrin nga gruaja, njeriun nga familja dhe nga fare-fisi, prandaj edhe ju vetë ruhuni dhe largohuni prej tij.
Disa tradita transmetojnë se pas gjithë asaj që u tha El-Velidi, disa prej tyre e kanë pyetur: Na thuaj se çmendon ti në të vërtetë për të? Ai është përgjigjur: Më lini të mendoj pak! Mendoi gjatë-gjatë, e pastaj u tha po atë që u kishte propozuar më në fund.
Përkitazi me El-Velidin, Allahu shpalli gjashtëmbëdhjetë ajete në suren El-Muddeththir.
“Lërmëni Mua dhe atë që e kam krijuar Unë Vetë, dhe i kam dhënë pasuri kolosale, dhe djemtë që i ka të pranishëm, dhe nder e prestigj i kam dhuruar dhe përpos kësaj - dëshiron, që Unë tia zmadhoj (të mirat). Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona; e Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda, sepse ka paramenduar e ka kurdisur (kundër Kuranit), - dhe qoftë mallkuar, si e ka kurdisur, dhe sërish - edhe një herë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! - Pastaj ka shikuar e, u vrenjt dhe iu mrrol (fytyra) e u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapërdis, e tha: Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese, këto janë vetëm fjalë njeriu! Do ta hedh (dënoj) në Sekar (Skëterrë). (El-Muddeththir: 11-26).
Pasi Këshilli Konsultativ u pajtua me vendimin përfundimtar, iu përveshën punës që ta realizonin konkretisht. I vendosën njerëzit në udhëkryqet nga silleshin haxhilerët. Askush nuk kaloi pranë tyre e të mos ishte i paralajmëruar për Muhammedin , dhe të mos flisnin gënjeshtra për të.
Në këtë plan, më së tepërmi ka kontribuar Ebu Lehebi. Resulullahu i vizitonte njerëzit në shtëpitë e tyre dhe në tregje: në Ukadh, në Mexhneh dhe në Dhu-l-Mexhaz e i thërriste në fenë e Allahut , kurse Ebu Lehebi shkonte pas tij dhe klithte: “Mos ju përgjigjni ftesës së tij, ai është renegat dhe gënjeshtar i madh.” Ky veprim i kurejshëve ndikoi që arabët, në këtë haxh, ta njihnin Resulullahun dhe që lajmi për të, të zgjerohej në tërë Arabinë.
Metodat e llojllojshme të rezistencës së da’vetit
Kur kurejshët panë se Muhammedin nuk mund ta pengonte asgjë nga interpretimi i fesë së re dhe përhapja e saj, filluan përsëri të mendojnë për mënyrën e pengimit të veprimtarisë së Resulullahut dhe të as’habëve të tij. Për këtë qëllim caktuan disa metoda, për të cilat do të bëjmë fjalë tani:
1. Ironia, qesëndia, tallja, shpotia dhe përgënjeshtrimi ishin mjetet e para që përdornin kundër muslimanëve. Filluan t’i poshtë-rojnë me emra fyes, kurse Resulullahun e akuzonin rëndë, duke thënë se ishte i marrë. Përkitazi me këtë, Allahu thotë: “Ata thanë: “O ti, që të është shpallur Kur’ani, ti je me të vërtetë i marrë!” (El-Hixhër: 6).
Shpifnin se ishte magjistar dhe gënjeshtar: “Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: Ky është magjistar dhe gënjeshtar. (Sad: 4).
Ata e pritnin dhe e përcillnin me shikime dashakeqe, shpër-fillëse dhe me gjeste tërbuese. Në të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kuranin, duke thënë: Ai, në të vërtetë, është i marrë! (El-Kalem: 51).
Kur e shihnin se ishte duke ndenjur me shokët e vet të pafuqishëm, thoshin me qesëndi: A këta na qenkan ata nga mesi ynë ndaj të cilëve Allahu shfaqi mëshirën e Tij? (El:Enam 53).
Këta kanë qenë prej atyre për të cilët Kurani thotë: Mëkatarët qeshnin me ata që besonin; kur kalonin pranë tyre njëri-tjetrit ia bënin me sy, e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse; ata kur i shihnin besimtarët thoshin: Këta, me të vërtetë, kanë humbur. Kurse Ne nuk i caktuam ata për kujdestar të besimtarëve. (Er-Rum: 29-33).
2. Shtrembërimi i mësimit të Resulullahut , shkaktimi i dyshi-mit, agjitacionet e rrejshme, përhapja e fjalëve të pabaza rreth këtij mësimi dhe rreth personalitetit të Resulullahut . Duke e tep-ruar në të gjitha këto, në mënyrë që njerëzve të mos u mbetej kohë të mendonin për këtë fe. Ata për Kuranin thoshin:
Dhe thanë: Këto janë përrallat e popujve të lashtë; të cilat i ka kopjuar e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje (që ti mbajë në mend më mirë). (El-Furkan: 5).E mohuesit thonë: Ky (Kurani) është vetëm një gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai (Muhammedi), për këtë e kanë ndihmuar edhe njerëz të tjerë Ata (me këtë) kanë bërë zullum dhe akuzë. (El-Furkan: 4).
Ata thoshin: Atë (Muhammedin) e mëson një njeri (En-Nahël: 103). Për Resulullahun thoshin: “Çfarë ka ky Pejgamber? Ha ushqim dhe shëtit nëpër tregje.” (El-Furkan: 7).
Mirëpo Kur’ani në shumë vende ka përgjigje në propagandën e tyre.
3. E kundërshtonin Kur’anin me trillimet e popujve të lashtë, që me këto t’i zbavitnin njerëzit për t’i larguar nga mësimi i Kuranit. Ata thonë se En-Nadar b. Harithi, në një rast u ka thënë kurejshëve: O njerëz! Ju ka mbërthyer një situatë që nuk keni pasur rast ta hasni gjer më tani. Muhammedi është rritur në mesin tuaj. Ka qenë fëmija më i mirë prej jush, më i dëgjueshmi dhe më i sinqerti nga të gjithë ju. Ka qenë personi më i besueshëm ndër ju. Kështu ka jetuar gjer në pjekurinë e tij. Atëherë ai ju erdhi me këtë Shpallje, e ju thatë: Magjistar! Jo, për Zotin, ai nuk është magjistar, ne kemi pa-sur rast të shohim magjistarë të ndryshëm dhe të njihemi me punët e tyre. Mandej thatë: Shortar! Jo, për Zotin, ai nuk është kurrfarë shortari. Ne i kemi parë shortarët, e dimë se çpunojnë, dhe e dimë se në çmënyrë pëshpërisin disa fjalë të rimuara. Pastaj thatë se është poet. Jo, për Zotin, ai nuk është as poet. Ne e dimë se çështë poezia, i kemi dëgjuar dhe i kemi njohur të gjitha llojet e poezisë. Më në fund thatë se është i çmendur. Për Zotin, as i tillë nuk është. Ai nuk është person i pakujdesshëm, i cili nuk di se çbën e çflet. O kurejshitë, kontrollojeni veten. Për Zotin, juve ju është dërguar një gjë madhështore dhe ju ka ndodhur një ngjarje madhështore, por nuk jeni të vetëdijshëm për këtë.
Pas kësaj, En-Nadari vajti në Hira dhe atje mësoi mënyrën e të folurit të mbretërve persianë, të folurit e Rustemit dhe Sfenddijarit, dhe, kur dëgjoi fjalimin e Muhammedit në tubime, ku përmendte emrin e Allahut , dhe u tërhiqte vërejtjen njerëzve në ndëshkimet e Tij, ai tha: “Për Zotin, as unë nuk flas më dobët se Muhammedi .” Mandej rrëfente për mbretërit e Persisë, Rustemin dhe Sfend-dijarin, e thoshte: “Për çka është fjalimi i Muhammedit më i mirë se imi? Këtë assesi nuk e kam të qartë.”
Ibni Abbasi, në favor të kësaj, na tregon se En-Nadari kishte blerë disa këngëtare - robëresha, dhe kur dëgjonte se ndonjë anonte nga Resulullahu , e thirrte në shtëpinë e vet dhe detyronte njërën prej këngëtareve që ta ushqente dhe ti jepte pije, pastaj të këndonte dhe të luante aq gjatë, derisa në zemrën e tij nuk mbetej asnjë gjurmë e Islamit. Për të Allahu ka shpallur:
Po, ka njerëz të cilët blejnë tregime dëfryese, me qëllim që ti largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për ti marrë ato (ajetet e Allahut) si tallje. Ata me siguri i pret dënimi i turpshëm. (Lukman: 6)
4. Kërkesa e kurejshëve për të gjetur një mesatare të përbashkët mes mësimit paraislamik dhe islamik, me kusht që idhujtarët t’i braktisnin disa nga bindjet e tyre dhe disa manifestime religjioze, por edhe Pejgamberi t’i braktiste disa parime islame. Këtë më së miri e shpjegon Kur’ani:
“Ata dëshirojnë që ti të bësh kompromis me ta (në fe).” (El-Kalem: 9).
Ekziston një traditë gojore, të cilën e transmeton Ibni Xheriri dhe që e vërteton këtë. Përkatësisht, mushrikët-idhujtarët i kanë propozuar Resu-lull-llahut që ky t’i adhuronte idhujt e tyre për një vit e ata do të adhuronin Zotin e tij një vit.
Ekziston edhe një version tjetër, transmetuar nga Abd b. Humejdi, se ata i kanë thënë Muhammedit : “Nëse ti pranon zotat tanë, edhe ne do të pranojmë Allahun tënd.”
Ibni Is’haku transmeton duke u thirrur në një varg transmetuesish, e thotë:
“Një ditë, ndërsa Resulullahu bënte tavaf rreth Ka’bes, i dolën përpara Esed b. Abdul-Uzzaji, El-Velid b. Mugire, Umejje b. Halefi dhe El-As b. Vail Es-Sehmi, kryeparët e popujve të vet, dhe i thanë:
“O Muhammed, hajde të besojmë në atë që beson ti, kurse ti beso në atë që besojmë ne, të bashkohemi ne dhe ti bashkojmë fetë tona. Nëse feja jote është më e mirë se feja jonë ne do ta pra-nojmë atë, por nëse kjo jona është më e mirë se jotja, atëherë ti pranoje tonën.
Asokohe Allahu i Lartësuar shpalli:
“Thuaj: O jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë çka adhuroni ju. Por as ju nuk adhuroni Atë që adhuroj unë. Unë nuk jam adhurues i atyre që ju i adhuroni. Por as ju nuk jeni adhurues të Atij që adhuroj unë. Ju keni fenë tuaj, kurse unë kam fenë time!” (El-Kafirun: 1-6).
Në këtë mënyrë Allahu përfundoi shantazhin e tyre cinik dhe qesharak, me këtë zgjidhje të qartë dhe të saktë. Është e mundur të ekzistojnë disa dallime në transmetim, për arsye se propozimet e mushrikëve kanë ardhur njëra pas tjetrës.
Trysnitë dhe persekutimet
Idhujtarët i përdorën të gjitha metodat e përmendura. Këtë e bënin gradualisht, pak nga pak, në mënyrë që ta pengonin përhapjen e mësimit islam. Kjo ka ndodhur në vitin e katërt të pejgamberisë së Resulullahut . Në vitin e parë të Islamit, ata nuk i tejkalonin kufijtë e njerëzores gjatë veprimtarisë së tyre. Por, me kalimin e kohës, kur panë se kjo mënyrë veprimi nuk po sillte kurrfarë rezultatesh, u tubuan sërish dhe formuan një komision prej 25 anëtarësh nga paria mekase.
Kryetar u zgjodh Ebu Lehebi, xhaxhai i Resulullahut . Pas mendimeve dhe konsultimeve të shumta, ky grup njerëzish mori vendimin përfundimtar kundër Resulullahut dhe as’habëve të tij. Vendosën që të mos kursejnë asgjë në luftë kundër Islamit. Do ta torturonin Resulullahun dhe të gjithë ata që e përqafonin Islamin, dhe do të ushtronin ndaj tyre të gjitha trysnitë e mundshme, me ndëshkime dhe me sulme të ashpra. Këtë qëndrim vendosën ta zbatojnë në vepër. Kjo ishte fare e lehtë të zbatohej kundër muslimanëve, sido-mos kundër atyre që ishin të dobët e të pambrojtur.
Por, a do të zbatohej kjo ndaj Resulullahut ? Kurrsesi! Ai ka qenë mendjemprehtë, i qetë dhe plot dinjitet, personalitet i fortë dhe i qëndrueshëm; i çmuar nga miqtë dhe nga armiqtë, njerëzit e mëdhenj e nderonin dhe e respektonin, ndërsa ata, të cilët ishin mësuar me paturpësi dhe pafytyrësi, kishin sjellje të ashpër dhe arro-gante ndaj tij.
Përkundër të gjitha këtyre, Resulullahu ishte nën mbrojtjen e Ebu Talibit, kurse Ebu Talibi ishte njëri nga paria mekase, i nderuar dhe i respektuar prej të gjithëve, si prej pasanikëve, ashtu edhe prej të varfërve. Andaj mushrikët frikësoheshin shumë nga zënka me të, madje edhe vetëm nga qortimi i tij.
Ky status i tij i pikëllonte shumë kurejshët. Posa fillonin të ndërmerrnin diçka, menjëherë tërhiqeshin. Por durimi i gjatë ishte tejet i rrezikshëm për bestytninë e tyre, për udhëheqjen e tyre feta-re mbi arabët dhe për hallin e vend-nderit të tyre.
Ata fillojnë fushatën e torturimeve nën udhëheqjen e Ebu Lehebit, i cili merr qëndrim armiqësor kundër Resulullahut që ditën e parë të misionit të tij, shumë më herët se kurejshët. Më parë thamë se si ka reaguar në tubimin e benu hashimitëve dhe në Safa. Në disa tradita gojore gjejmë se në Safa ka marrë një gur për ta goditur Pejgamberin .
Djemtë e Ebu Lehebit, Utbe dhe Utejbeh, kanë qenë të martuar me vajzat e Resulullahut , Rukijen dhe Ummu Kulthumen. Kjo ka ndodhur para pejgamberisë, e kur filloi t’i zbresë Shpallja Resulu-llahut , Lehebi urdhëron djemtë që të ndahen prej tyre. Ishte aq i ashpër dhe këmbëngulës, saqë djemtë qenë të detyruar të veprojnë sipas dëshirës së tij.
Pas vdekjes së Abdullahut, djalit të dytë të Resulullahut , Ebu Lehebi u gëzua shumë dhe nxitoi te shokët e vet që t’u kumtonte lajmin e gëzueshëm, se Muhammedi kishte mbetur pa trashëgi-mtar-mashkull.
Më herët kemi përmendur se si Ebu Lehebi e përcillte Resulu-llahun gjatë kohës së haxhit, nëpër vendet e shenjta dhe sheshet e njohura, duke u thënë njerëzve se ky ishte gënjeshtar. Tarik b. Abdullah El-Muharibi rrëfen se Ebu Lehebi nuk kënaqej vetëm me këto gënjeshtra, por e gjuante Resulullahun edhe me gurë, saqë ka pasur edhe gjurmë gjaku.
Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja - bija më e bukur e Harb b. Umejjes, motra e Ebu Sufjanit - nuk mbetej aspak prapa të shoqit në armiqësi ndaj Resulullahut . E kishte zakon të mblidhte gjemba dhe t’i hidhte ato në rrugë para Resulullahut dhe para derës së tij natën. Ishte llafazane gojëkeqe, e cila ia nxinte jetën nga çdo anë, i bënte shpifje të llojllojshme dhe i shtinte poetët që ta përgojonin, prandaj Kur’ani e ka quajtur Hammaletul-hattabi (gruaja që thur intriga).
Kur gruaja e Ebu Lehebit dëgjoi se çka kishte shpallur Kur’ani për të dhe për burrin e saj, vajti te Resulullahu në mesxhid në Ka’be, ku rrinte ulur pranë Ebu Bekrit. Në dorë mbante një gur të madh sa grushti dhe kur u doli para këtyre dyve, Allahu ia mori shikimin dhe para vetes shihte vetëm Ebu Bekrin, dhe jo Resulullahun . Ajo pyeti: “O Ebu Bekër, ku e ke shokun tënd? Dëgjova se flet keq për mua. Për Zotin, nëse e shoh, gojën do tia thërrmoj me këtë gur. Le ta di ai se edhe unë jam poete, - dhe recitoi: Dëgjesën e të qortuarit nuk e pranuam, urdhrat e tij i refuzuam, dhe fenë e tij nuk e përqafuam.
Pas kësaj ajo shkoi, kurse Ebu Bekri tha: O Pejgamber i Alla-hut, a e pe se çndodhi? Ajo nuk të vërejti. Resulullahu u për-gjigj:
“Allahu ia tërhoq shikimin nga unë.”
Këtë ngjarje Ebu Bekër El-Bazzari e tregonte kështu: “Kur gruaja e Ebu Lehebit doli para Ebu Bekrit, tha: “O Ebu Bekër, shoku yt është duke bërë shpifje për ne?” Ebu Bekri iu përgjigj:
“Jo, për Zotin e kësaj godine, ai nuk reciton vjersha, e as që është poet, prandaj nuk mund të të përgojojë.” Ajo tha: “Të besoj, se ti përherë flet të vërtetën.”
Të gjitha këto marifetllëqe (dredhira) Ebu Lehebi ia përgatiste Resulullahut , edhe pse ishte xhaxhai i tij dhe fqinji i parë, pasi shtëpitë e tyre ndodheshin pranë njëra tjetrës. Në këto të këqija nuk dallonte as ky e as gruaja e tij nga fqinjët e tjerë, të cilët e shqetësonin Pejgamberin në shtëpinë e vet.
Ibni Is’haku thotë: “Personat që e shqetësonin Resulullahun në shtëpinë e vet, kanë qenë: Ebu Lehebi, Hakim bin El-As b. Umejje, Ukbet b. Ebi Muiti, Adijj b. Hamra Es-Thekafi dhe Ibnul-Asda El-Hudhejli. Të gjithë kanë qenë fqinjët e tij dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar Islamin, përveç Hakim b. Ebi-l-Asit.” Një ditë, njëri prej të përmendurve ia hedh zorrët e deles Resulullahut , gjersa falej në Harem të Ka’bes, e një tjetër këto ia hidhte në rrugë nga kalonte Resulullahu , prandaj Resulullahu shpeshherë zinte një kënd në xhami ku falej në qetësi i fshehur nga dushmanët. Ndonjëherë i mblidhte zorrët e hedhura, e me to dilte para xhamisë dhe i hidhëruar briste: O Beni Abdi Menaf! Çfarë fqinjësh janë këta!? Përse ma bëjnë këtë, çka u kam bërë unë atyre? Ukbe Ebi Muiti dinte ta tepronte me këtë.
Buhariu transmeton nga Abdullah bin Mesudi , se një ditë Resulullahu po falej te Ka’bja, kurse Ebu Lehebi dhe shokët e tij rrinin ulur aty pari, e njëri prej tyre pyeti:
“Cili prej nesh do të shkojë te kasapi e të sjellë zorrë për t’ia hedhur Muhammedit mbi supe kur të bjerë në sexhde?” U paraqit me i guximshmi prej tyre, Ukbe b. Ebi Muiti. I solli zorrët, priti derisa Resulullahu ra në sexhde, pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unë këtë e shikoja dhe nuk munda të bëja asgjë, - thotë Abdullah b. Mesudi.
Edhe sikur të përpiqesha, nuk do të kisha pasur sukses. Pastaj tha: Ata filluan të qeshnin aq shumë, saqë dridheshin. Resulullahu mbeti në sexhde dhe nuk e ngriti kokën, derisa i erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrën nga supet, e ai e ngriti kokën dhe tha:
“O Allahu im, Ty po t’i lë kurejshët.” Këtë e përsëriti tri herë. E kjo u erdhi rëndë atyre, sepse mendonin se lutjet e bëra në këtë qytet, plotësohen. Pastaj filloi ti emëronte:
O Zoti im, ty po ta lë Ebu Xhehlin, Utbete b. Rebian, Shejbeh b. Rebian, El-Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbet b. Ebi Muitin. - dhe e përmendi edhe të shtatin, por nuk ia mbajta mend em-rin. Por, pasha Krijuesin tim, të gjithë ata i kam parë të vdekur në varrin e përbashkët të mushrikëve pas luftës në Bedër.
Kur Umejje b. Halefi e shihte Resulullahun , e përgojonte atë dhe e përqeshte, e Allahu shpalli:
“Vaj halli për çdo përgojues - përqeshës.” (El-Humeze: 1).
Ibni Hishami thotë: “Përgojues (hummezeh) është ai që ofendon sheshazi njeriun, e me këtë e turpëron dhe në mënyrë ofenduese bën shenjë me sy, kurse përqeshësi (lummezeh) është ai që i keq-trajton njerëzit dhelpërisht dhe tinëzisht.”
Vëllai i Umejjes, Ubej b. Halefi, dhe Ukbete b. Ebi Muiti kanë qenë shokë të mirë. Një herë Ukbete ishte ulur te Resulullahu për ta dëgjuar se çka fliste, ky lajm i erdhi Ubejes, i cili e qortoi ashpër dhe kërkoi nga ai që ta pështynte Resulullahun në fytyrë, dhe e bëri këtë.
Një herë vetë Ubeje thërmoi një kockë të kalbur dhe pluhurin ia fryu Resulullahut .
El-Ahnes b. Shurejk Eth-Thekafi ishte njëri prej atyre të cilëve Resulullahu i kishte bërë mirë, edhe pse këtë nuk e kishte meritu-ar. Këtë e vërteton edhe Kur’ani, që e përshkruan këtë njeri me shtatë cilësi. Allahu thotë: “Mos dëgjo askënd që betohet rrej-shëm dhe është përbuzës shpifarak që mbart fjalë ndër njerëz, që është koprrac, i pafrenueshëm, mëkatar i madh, i vrazhdë, e përveç kësaj është kopil.” (El-Kalem: 10-13)
Edhe Ebu Xhehli vinte nganjëherë te Resulullahu për të dëgjuar këndimin e Kur’anit, pastaj vazhdonte me të vjetrën. Nuk pranonte fenë, e as që bindej. Nuk frikësohej, e as që përmirësohej. Ai e mundonte Resulullahun me fjalë, i largonte të tjerët nga rru-ga e Allahut, pastaj shkonte me mburrje dhe i gëzuar për të keqen që kishte bërë dhe për çka do të mbahej mend.
Për Ebu Xhehlin Kur’ani thotë: “Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (nuk ka falur namazin).” (El-Kijame: 31)
Që nga dita e parë ia ndalonte Resulullahut të falej në Harem. Një herë e takoi në namaz afër mekamit të Ibrahimit dhe i tha: “O Muhammed, a nuk të kam ndaluar ta bësh këtë?” Resulullahu u hidhërua dhe me zë paksa të lartë iu kërcënua. Për këtë Ebu Lehebi tha: “Me çka më kërcënohesh kështu? Për Zotin, në këtë luginë unë kam më së tepërmi shoqëri.” Allahu shpalli:
“E, ai le ta thërrasë shoqërinë e vet” (në ndihmë)” (El-Alak: 17).
Në një transmetim tjetër thuhet se Resulullahu e ka kapur për jake dhe e ka shkundulluar, duke i thënë:
“Vaj halli për ty! Vaj halli për ty!” (El-Furkan: 34).
Armiku i Allahut tha: “Po më kërcënohesh, o ti Muhammed? Për Zotin, nuk mund të më bëni gjë, as ti e as Zoti yt, sepse unë jam njeri i madh.
As pas këtyre ndodhive Ebu Xhehli nuk zgjohej nga agonia e lajthitjes, por zhytej edhe më tepër në baltë. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejra: Ebu Xhehli ka pyetur se: a do të bjerë Muham-medi në sexhde në praninë tuaj?” “Po”. Ebu Xhehli tha: “Pasha Latin e Uzanë (idhuj) nëse e bën këtë, do ta shkel në qafë, e hundën do t’ia fus në pluhur.” Ai vajti te Resulullahu dhe e takoi atë duke u falur. Deshi ta hidhte nën këmbë, por të gjithë të pranishmit u habitën kur u zmbraps, duke u mbrojtur me duar prej diçkaje, pran-daj e pyetën:
Çfarë të ndodhi? Ai u përgjigj: Mes meje e tij pashë një hendek, ku gafullonte zjarri, e duart e mia sikur të ishin flatra, të cilat do të digjeshin aty. Resulullahu tha: “Sikur të më prekte me dorë, engjëjt do ta rrëmbenin dhe do ta bënin copë e grimë.”
Tortura të këtilla përjetonte Resulullahu nga armiqtë e tij, qoftë nga mekasit autoritarë, qoftë nga njerëzit e thjeshtë, me gjithë mbrojtjen që kishte nga Ebu Talibi. Përsa u përket muslimanëve të tjerë, e sidomos ata më të dobëtit dhe të pambrojturit, këto tor-tura ndaj tyre kanë qenë edhe më të mëdha, kurse metodat edhe më brutale.
Njëkohësisht çdo fis i ndëshkonte njerëzit e vet që e kishin pranuar fenë islame. Metodat kanë qenë të tmerrshme dhe të lloj-llojshme. Ata muslimanë që nuk kishin dikë të vetin, përjetonin vër-suljen e horrave kurejshitë, së bashku me zotërinjtë. Përdornin metoda të ndryshme të keqtrajtimit, prandaj edhe një përfytyrim i tyre, çdo njeriu fisnik do tia plaste zemrën.
Kur Ebu Xhehli dëgjonte se ndonjëri prej njerëzve autoritar kishte pranuar Islamin, i kërcënohej atij se së pari do ta shkatërronte materialisht, e pastaj edhe moralisht. E nëse ky qëllonte i varfër dhe i pambrojtur, atëherë e rrihte, e keqtrajtonte, e pastaj nxiste edhe të tjerët të vepronin kështu. Xhaxhai i Uthman b. Affanit e mbë-shtillte këtë në hasure nga fletët e palmës, e pastaj ndizte zjarrin nën të.
Kur nëna e Musab b. Umejrit kuptoi se djali i saj kishte pranuar Islamin, së pari e bëri të vuante nga uria, e pastaj e përzuri nga shtë-pia, edhe pse ishin të pasur. Lëkura e tij, pas këtyre vuajtjeve, i ishte mbledhur sikurse ajo e gjarprit. Kur Bilali, rob i Umejje b. Halef El-Xhumehijit, e pranoi Islamin, Umejja ia vuri lakun në qafë e litarin ia dha fëmijëve në dorë për ta tërhequr kodrave të Mekës. Pastaj ia shtrëngonte lakun me një dorë e me tjetrën e rrihte, duke e goditur me shkop. E detyronte të ulej në shkretëtirë në mesditë, kur dielli përcëllonte. E bënte të vuante nga uria, por më vështirë ishte kur e shtrinte lakuriq në rërën përcëlluese e në gjoks i vinte një gur të madh dhe i thoshte:
Do të qëndrosh kështu, për Zotin, derisa të vdesësh ose ta mohosh Muhammedin, e përsëri të besosh në Latin e Uzanë.
Bilali, përkundër gjendjes së vështirë që përjetonte thoshte: Zoti është Një! Allahu është Një! Është Një!
Një ditë, ndërsa Bilali vuante këtë lloj torturimi, aty pari kalon Ebu Bekri, e sheh tërë këtë dhe e blen Bilalin nga Umejja. Këtij i jep një rob të zi e të ri, si kompensim për Bilalin. Ndërkaq, përmendet se e ka blerë për pesë apo shtatë okë argjend. Pastaj Ebu Bekri e liron Bilalin.
Amër b. Jasiri ishte rob i benu mahzumëve. Ky, babai dhe nëna e tij, e pranuan Islamin së bashku. Ata kaluan edhe më keq se Bilali. Mushrikët - jobesimtarët - idhujtarët apo politeistët e Mekës, me në krye Ebu Xhehlin, i shpinin këta në shkretëtirë, gjatë vapës më të madhe të ditës, i lidhnin në për drurë dhe i linin ashtu.
Një ditë Resulullahu kaloi pranë tyre dhe u tha: “Kini durim, o familja e Jasirit! Vendbanimi juaj do të jetë Xheneti.” Jasiri vdes nga plagët. Gruan e Jasirit e mbyt Ebu Xhehli, duke ia shpuar zemrën me hu. Kjo është shehide e parë i Islamit. Amri tërë këtë e shikonte me përvuajtje, në zemër përjetonte dhembje të padurueshme, për shkak të prindërve të vet. Ebu Xhehli vazhdoi ta torturonte Amrin, herë me uri e herë me gurë të nxehtë që ia vinte në gjoks, e pastaj i hidhte ujë për ti shuar gurët e zjarrtë në gjoksin e tij. Kurejshët i thoshin:
Nuk do të të lëmë të qetë, derisa ta shash Muhammedin dhe derisa në zemrën tënde të ushqesh dashuri ndaj Latit dhe Uzasë.
Ai, për shkak vuajtjeve të rënda, ua premtoi këtë, e ata pas pre-mtimit e liruan, ndërsa ai shkoi te Resulullahu , duke qarë dhe duke kërkuar ndjesë. Allahu pastaj shpalli:
“Ai që mohon Allahun pasi që pat besuar - përveç atij që është i detyruar me forcë, por që zemra e tij është plot besim (nuk ka mëkat) - si edhe për ata që e hapin zemrën për mohim, për ta ka zemërim nga Allahu dhe për ata ka dënim të madh. (En-Nahël: 106)
Ka qenë i torturuar edhe Ebu Fukejheti, i quajtur Efleh, rob i Mekasit Abdu-d-Darit. Atij ia lidhën këmbët dhe kështu të lidhur e tërhiqnin zvarrë përtokë.
Vuajtje të ndryshme, azabe - keqtrajtime - i ka përjetuar edhe Habab b. El-Ereti, rob i Ummi Enmares, bijës së Sebaa El-Huzaaijes. Mushrikët e tërhiqnin për flokësh, pastaj ia shtrembëronin qafën gjersa i kërsitnin vertebrat (rrotullat) e qafës, e pastaj i ngarkonin një gur të madh që të mos mund të ngrihej.
Disa gra që kishin pranuar Islamin: Zun-Nejra, En-Nehdija me të bijën e vet dhe Ummu Ubejsa. Të gjitha ishin robëresha. Edhe këto mushrikët i keqtrajtonin në mënyra të ndryshme. Po ashtu, Islamin e pranon robëresha (e blerë) e familjes Benu Muemmel, me origjinë nga benu adijjët. Umer b. El-Hattabi e rrihte derisa mërzitej asokohe ende ishte mushrik - e pastaj thoshte: Nuk do të pushoj gjersa të lodhem mirë.
Ebu Bekri i bleu këto robëresha, e pastaj i liroi sikurse kishte liruar Bilalin dhe Amir b. Fuhejrehin.
Mushrikët i vishnin disa as’habëve të Resulullahut lëkurën e devesë e pastaj e linin në rërë, e disave u vishnin parzmoren e heku-rt dhe e linin në shkëmbinjtë përcëllues.
Regjistri i të munduarve në rrugën e Allahut është shumë i gjatë, ndërsa vuajtjet e tyre nuk i kap dot mendja e njeriut. Ata, sikurse edhe çdokush tjetër për të cilin dëgjonin se është musliman, kalonin nëpër shtigje të njëjta gjembash.
Shtëpia e Erkamit
Ka qenë urtësi e madhe që gjatë këtyre ngjarjeve trishtuese Resulullahu ndalon të shfaqurit dhe shpalljen publike të Islamit. Ai urdhëronte muslimanët që të takoheshin vetëm fshehtazi. Çdo tubim publik përsëri i shtynte mushrikët të shprehin agresivitetin e tyre për të penguar Resulullahun që t’u mësonte njerëzve fenë, Kur’anin, urtësinë dhe edukatën.
Po ashtu, ekzistonte frika nga përballja e hapur ndërmjet dy palëve armiqësore, me ide të ndryshme. Kjo edhe ka ndodhur në vitin e katërt të pejgamberisë. Shokët e Pejgamberit tuboheshin në vende të fshehta për të kryer namazin. Një herë këtë e vërejnë disa jobesimtarë dhe pas ofendimeve të rënda i sulmojnë. Në përleshje e sipër, Sa’d b. Ebi Vekkasi e godet njërin prej mushrikëve dhe e për-gjak.
Kjo ka qenë gjakderdhja e parë në mbrojtjen e Islamit. Po qe se konflikti do të zgjaste më tepër, dhe do të ndodhte më shpesh, atëherë kjo sigurisht do të shkaktonte shkatërrimin e muslimanëve, e njëherësh edhe shkatërrimin e fesë së tyre.
Prandaj urtia e Allahut urdhëron fshehjen. Shumica e musli-manëve e mbanin sekret idenë e tyre, praktikimin e fesë si dhe tubimet e veta.
Përsa i përket Resulullahut , ai këtë e bënte sheshazi para syve të mushrikëve, dhe asgjë nga kjo nuk mund ta pengonte. Vetëm që fshehtazi takohej me muslimanët, më tepër për shkak të sigurisë së tyre dhe të Islamit sesa për veten e vet.
Në Safa gjendej shtëpia e Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumit. Ka qenë e vogël dhe larg syve të zullumqarëve. Resulullahu e caktoi këtë shtëpi për interpretimin e fesë dhe tubimin e muslimanëve. Kjo ka ndodhur në vitin e pestë të pejgamberisë.
Hixhreti (Shpërngulja) i parë në Abisini
Torturat ndaj muslimanëve kanë filluar në gjysmën ose në fund të vitit të katërt të pejgamberisë. Torturimi, edhe pse i rëndë, ende nuk kishte karakter të përgjithshëm. Në vitin e pestë të pejgamberisë, torturat, dhunimet, nga dita në ditë, nga muaji në muaj, bëheshin më të mëdha dhe më të ashpra.
Kjo zgjati deri në gjysmën e këtij viti, kur muslimanëve u ndalohej banimi në Mekë. Muslimanët këshilloheshin që të gjenin ndonjë mënyrë për të shpëtuar disi nga ky zullum i madh. Në këtë çast vendimtar për muslimanët, Allahu shpalli suren “El-Kehf-Shpella” si përgjigje ndaj mushrikëve në pyetjet që i bënin Resulullahut . Ndërkaq, kjo sure përmban tri rrëfime kur’anore, në të cilat Allahu u ofron muslimanëve këshilla me përmbajtje të pasur dhe të rëndësishme.
Rrëfimi për grupin nga “Shpella” parapëlqen hixhretin nga qendra e pabesisë dhe e armiqësisë, për shkak të intrigave dhe fitnellë-qeve të mundshme kundër Islamit. I Lartësuari thotë:
Kur ti braktisni ata dhe idhujt që adhurojnë, përveç Allahut, strehohuni në shpellë, se Zoti juaj do tju begatojë ju nga mëshira e Tij dhe do tju përgatisë për veprën tuaj, atë nga e cila do të keni dobi (El-Kehf: 16).
Rrëfimi i dytë është për hazreti Hidrin dhe Musanë . Kjo tregon se të gjitha gjërat dhe të gjitha rrethanat nuk vijojnë dhe nuk japin rezultate sikurse duket në shikim të parë. Ndonjëherë mund të ndodhë që të dalë ndryshe.
Ky rrëfim, në mënyrë simpatike, udhëzon se lufta, që është duke u përgatitur kundër muslimanëve, do të përjetojë transformim total dhe se do të kthehet kundër zullumqarëve jobesimtarë, nëse ata nuk e pranojnë Islamin, e në favor të muslimanëve të dobët, numerikisht të pakët dhe të papërgatitur për luftë.
Rrëfimi i tretë është për Dhulkarnejnin. Ky na mëson se toka i takon Allahut , dhe Ai ia ndan kujt të dojë prej robërve të Vet. Kur’ani thotë se shpëtimi i vërtetë arrihet vetëm me ndihmën e Alla-hut , pra duke besuar, e jo me pabesim. Gjithashtu na udhëzon për atë se Allahu vazhdimisht do të kujdeset për besimtarët e Vet. Kohë pas kohe, Ai nga mesi i tyre do të zgjedhë ata që do të mbrojnë të dobëtit nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët e kohës përkatëse. Dhe, gjithsesi, më të meritueshmit që të trashëgojnë sundimin në tokë, do të jenë robërit e mirë të Allahut . Pas kësaj është shpallur surja “Ez-Zumer”, e cila udhëzon për hixhret. Në të thuhet se toka e Zotit nuk është e ngushtë:
“Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë shpërblim të mirë, e toka e Allahut është e gjerë.” (Ez-Zumer 10).
Resulullahu ishte njoftuar se Nexhashiu - Negusi, mbreti i Abisinisë, është njeri i drejtë, dhe se në vendin e tij të gjithë njerëzit trajtoheshin njësoj, pa marrë parasysh racën, përkatësinë kombëtare dhe atë klasore. Askush nuk ishte i nënshtruar në atë vend. Për këtë arsye i urdhëroi muslimanët që të shpërnguleshin në Abisini dhe ta ruanin besimin e vet nga turbullirat.
Në muajin rexheb, të vitit të pestë të pejgamberisë, grupi i parë i ashabëve u shpërngul në Abisini. Grupi përbëhej prej dymbëdhjetë meshkujsh dhe katër grash dhe udhëhiqte Uthman b. Affani me bashkëshorten e tij Rukijen, vajzën e Resulullahut . Për këta dy, Pejgamberi ka thënë: “Këta dy janë familja e parë që e kanë bërë Hixhretin – shpërnguljen në rrugën e Zotit, pas Ibrahimit dhe Lutit .”
Në rrugë u nisën natën vonë që të mos i shihnin dhe të mos i pengonin kurejshët. Vajtën në bregun e detit të Kuq dhe nga porti Shuajbet, me dy anije tregtare, kaluan detin dhe mbërritën në Abisini. Kurejshët assesi nuk mund të qetësoheshin për këtë mashtrim, andaj u nisën gjurmëve të tyre, por kur arritën në bregun e detit të Kuq, muslimanët tanimë e kishin kaluar atë. Në Abisini u pranuan si mysafirë të mirëseardhur.
Një ditë, në muajin ramazan të të njëjtit vit, Resulullahu shkoi në Harem të Ka’bes. Aty takoi një grup të madh kurejshitësh, të përbërë nga paria dhe zotërinjtë. Ai u ndal para tyre dhe filloi të recitonte suren En-Nexhm. Kjo gjë i befasoi të gjithë ata, sepse gjer atëherë kurrë nuk i kishin dëgjuar fjalët e Allahut . Mënyra e tyre e të folurit ka qenë e përditshme, komunikimi reciprok dhe këshillimi bëhej me fjalët:
“Mos e dëgjoni këtë Kur’an, por flisni me zë të lartë për ta mundur atë!.” (Fussilet: 26).
Pasi i befasoi recitimi melodik i kësaj sureje, dhe fjala e Allahut i befasoi shqisat e dëgjimit të tyre me domethënie madhështore, ata harruan plotësisht se në çfarë situate gjendeshin. Të gjithë ishin kthyer nga Muhammedi dhe e dëgjonin me vëmendje. Mendja e tyre ishte e përqendruar tërësisht në atë që dëgjonin, gjersa Muham-medi erdhi në fund të sures me fjalët që i hapin zemrat:
“Pra, bëni sexhde për Allahun dhe adhuroni (Atë)!” (En-Nexhm: 62). Pastaj bëri sexhde.
Gjatë tërë kohës askush nuk luajti nga vendi, në realitet, bukuria e së vërtetës ua kishte zbutur inatin në shpirtrat e tyre, shpirtrat e përqeshësve kryelartë, prandaj nuk mundën të rezistonin, por edhe ata i bënë sexhde Allahut . U penduan kur kuptuan se madhështia e fjalës së Allahut i bëri që zotërillëku dhe paria e tyre të binin me fytyrë përtokë. Me këtë gjest do tu shkonte huq i tërë mundi që kishin bërë gjatë një viti e gjysmë, andaj i kaploi frika nga njerëzit që e kishin parë këtë, por edhe prej atyre që do ta dëgjonin.
Kritikat filluan të arrinin nga të gjitha anët. Ata nuk mund të dilnin para bashkëmendimtarëve të vet përveçse me gënjeshtra të reja. Gënjyen përsëri, por kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Gënjy-en se Resulullahu ishte i mëshirshëm ndaj zotave të tyre dhe se i ka lavdëruar ata duke thënë:
“Ata janë zota të mëdhenj dhe duhet të shpresohet në shef’atin e tyre” (ndërmjetësimi për njerëz në Ditën e Gjykimit). Ata thanë një gënjeshtër të madhe për Resulullahun , në mënyrë që të justi-fikoheshin për sexhden e bërë Allahut e që e kishin bërë së bashku me Resulullahun . Jo, kjo assesi nuk është për t’u çuditur, sepse kjo pritet prej një populli i cili është autor i të gjitha gënjeshtrave.
Lajmi për këtë ngjarje arrin te muhaxhirët në Abisini, por me një petk krejt tjetër nga ajo e vërteta. Ata kujtojnë se kurejshët e kanë pranuar Islamin, andaj përgatiten për kthim, dhe në muajin shevval po atë vit nisen për në Mekë. Një orë larg Mekës kuptuan të vërtetën e kësaj ngjarjeje, andaj disa prej tyre përsëri u kthyen në Abisini, e të tjerët hynë në Mekë fshehtazi, a nën mbrojtjen e dikujt.
Numri i muslimanëve rritej gradualisht, por gjithashtu rriteshin edhe trysnitë e kurejshëve. Këtyre u erdhi shumë rëndë kur dëgjuan se Nexhashiu i kishte marrë muslimanët nën mbrojtjen e vet. Pezmi rritej në zemrat e tyre gjithnjë e më tepër, prandaj Resulullahu nuk pati tjetër zgjidhje, por u propozoi shokëve të vet që muslima-nët porsatransformuar të shkonin në Abisini.
Hixhreti i dytë ka qenë shumë më i vështirë sesa ai i pari. Tani kurejshët ishin shumë më të kujdesshëm, prandaj vendosën t’i pengonin muslimanët, por muslimanët përsëri qenë më të shpejtë se ata. Allahu ua lehtësoi rrugën dhe kaluan në Abisini, në vendin e mbretit Nexhashi, para se ti arrinin kurejshët. Kësaj radhe u shpër-ngulën 83 meshkuj dhe 18 ose 19 gra, nëse me ta ka qenë Amri, sepse kjo nuk dihet saktësisht, ndërsa numrin e parë e ka pranuar dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri.
Komploti i kurejshëve kundër emigrantëve në Abisini
Kurejshëve u erdhi shumë rëndë që muhaxhirët gjetën strehim të sigurt për vete dhe për fenë e tyre. Për këtë arsye zgjodhën dy njerëz të aftë dhe mendjemprehtë, të cilët i dërguan pas tyre. Këta ishin Amër b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dërguan shumë dhurata të vlefshme Nexhashiut dhe patrikëve të tij. Pasi ua dorëzuan këto dhurata, patrikëve u treguan se muhaxhirët janë mbartës të një feje të re, e cila nesër mund të rrezikonte edhe vetë Abisininë. Patrikët vendosën të shkojnë te Nexhashiu e të kërkojnë nga ai dorëzimin e muhaxhirëve këtyre dyve. Por këta arritën te Nexhashiu para patrikëve dhe i thanë:
O sundimtar, në atdheun tënd ka ardhur një grup të rinjsh, të cilët e braktisën fenë e popullit të vet, por nuk pranuan as fenë tënde. Erdhën me një fe të re, të cilën nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dërguan magnatët tanë dhe të tyre, mes të cilëve janë baballarët, xhaxhallarët dhe të afërmit e tyre, që të na i dorëzosh e tua dërgojmë, sepse ata më mirë e njohin marrëzinë e tyre për çka edhe i kanë qortuar.
Patrikët, tanimë kishin arritur te Nexhashiu dhe dëgjuan fjalimin e këtyre dyve, dhe klithën: Të vërtetën flasin, o mbreti ynë, dorëzojua këtyre dyve e le tua kthejnë popullit të vet dhe në vendin e vet.
Por, Nexhashiu ishte më i mençur sesa mendonin ata. Ai e konsideroi të domosdoshme të dëgjonte edhe palën tjetër, kështu që situata të jetë krejtësisht e qartë. Andaj i thirri muslimanët që të dil-nin para tij. Ata erdhën. Të gjithë ishin të pajtuar për të vërtetën dhe sinqeritetin, kujdoqoftë që i përkiste. Nexhashiu i pyeti: Për çfarë feje e braktisët popullin tuaj, vatrat tuaja dhe të afërmit tuaj? Me sa di unë, as fenë time Krishterimin nuk e pranuat, e as fenë e ndonjë populli tjetër.
Xhafer b. Ebu Talibi doli para muslimanëve, e tha:
O sundimtar, i takonim një populli që jetonte në injorancë dhe në lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshëve të ngordh-ura, bënim gjëra të ndaluara, i shqetësonim fqinjët, më i fuqishmi prej nesh shtypte më të dobëtin. Ja, kështu jetonim, derisa Allahu na dërgoi Pejgamberin . Ai është nga populli ynë dhe ia dimë brezin dhe origjinën. E dimë se është i sinqertë, besnik dhe i drejtë. Ai na ftoi që t’i besojmë vetëm një Zoti dhe që vetëm Atij t’i nënshtrohemi. Na mësoi që të braktisim bestytninë që manifestonim ne dhe etërit tanë, besimin në shumë idhuj dhe në kumire. Na udhëzoi të flasim vetëm të vërtetën, të jemi njerëz besnikë dhe ta mbajmë fjalën, ti respektojmë dhe ti vizitojmë të afërmit tanë, të sillemi mirë me fqinjët. Na urdhëroi që ti ndërpresim veprat e këqija, të mos gënjejmë, të mos shpenzojmë pasurinë e bonjakut, që të mos bëjmë shpifje dhe mos ti përgojojmë gratë e ndershme. Na urdhëroi që ti bindemi vetëm Allahut, Një të Vetmit, që të mos bëjmë shirk - të mos i bëjmë Atij shok në adhurim. Na urdhëroi të bëjmë namaz, të japim zekat (një pjesë nga pasuria) dhe të agjërojmë Rama-zanin.
Xhaferi ia numëroi bazat kryesore të Islamit dhe vazhdoi: Të gjitha këto ne i pranuam nga ai si urdhra, sepse i besuam fjalëve të tij, prandaj besuam edhe në pejgamberinë e tij dhe filluam ti ndjekim mësimet e tij. U bëmë muslimanë dhe filluam të rrëfejmë Islamin. Ne vetëm Allahun besojmë, Atij shok nuk i bëjmë, e ndalojmë atë që është e ndaluar për ne dhe e lejojmë atë që është e lejuar për ne. Ja pra, për këtë shkak na urren populli ynë, për këtë shkak na torturojnë dhe na dhunojnë për të braktisur fenë tonë, e për tiu kthyer statujave dhe idhujve, që përsëri të veprojmë ashtu siç vep-ronim para pranimit të Islamit. Prandaj, për shkak të torturave të mëdha që ushtronin mbi ne, ishim të detyruar të vinim në vendin tënd.
Të zgjodhëm ty nikoqir nga gjithë mbretërit e vendeve të tjera. E dëshiruam mbrojtjen tënde, sepse kemi dëgjuar se në vendin tënd askush nuk ka qenë i keqtrajtuar.
Nexhashiu e pyeti Xhaferin: A ke diçka me vete nga Shpallja e Allahut? Xhaferi u përgjigj: Po. Atëherë ma lexo atë, - tha Nexhashiu.
Xhaferi u ngrit dhe recitoi fillimin e sures Merjem - Kaf, Ha, Ja, Ajn, Sad. Nexhashiu qau, pasha Allahun! Qante, dhe e tërë mjekra iu lag nga lotët. Qanë edhe patrikët, dhe nga lotët e tyre u lagën biblat që i mbanin gjithnjë të hapura para vetes. Sa fjalë të bukura janë këto!
Pastaj Nexhashiu tha: Këtë që dëgjova dhe fjalët që i janë shpallur Isait, vijnë nga i njëjti burim. Shkoni, jeni të lirë! Unë, për Zotin tim, nuk do tua dorëzoj këtyre dyve - dhe u kthye nga Amri dhe Abdullahu - dhe mos të shpresojnë se do ta bëj këtë! Që të dy dolën jashtë të turpëruar, e Amri i tha shokut të vet: Për Zotin, nesër përsëri do të vijmë dhe unë do tua gjej dermanin te Nexhashiu për kokën e tyre. Abdullahu tha: Mos e bëj këtë, ata i kanë të afërmit dhe farefisin e tyre, edhe pse na kanë braktisur dhe kanë pranuar tjetër fe nga ajo jona, megjithatë, ata janë tanët. Por Amri ishte i vendosur. Të nesërmen që të dy vajtën te Nexhashiu, ndërsa Amri filloi të fliste: O mbret, ti i amnistove ata njerëz, por sikur ta dije se çthotë feja e tyre për Isanë!? Nexhashiu i thirri muslimanët dhe ua parashtroi pyetjen për Isanë. Ata u befasuan, por, pasi kishin vendosur të flisnin të vërtetën pa marrë parasysh se për cilën krijesë është fjala, Xhaferi u përgjigj: Për Isanë dimë vetëm atë që kemi dëgjuar nga Pejgamberi ynë . Isai është rob dhe i Dërguari i Zotit. Ai është i biri i Merjemës (virgjëreshës së pastër, e cila me urdhrin e Allahut: “Bëhu!, ajo bëhet” ka lindur djalë), ai është fryma e Zotit dhe Fjala e Tij që ia ka dorëzuar Merjemës, vir-gjëreshës.”
Nexhashiu tha: Për Zotin tim, kjo që thatë për Isanë, ua shpëtoi jetën. Pastaj tregoi në shkopin e shtruar mes tij dhe muslimanë-ve, e tha:
Neve na ndan aq sa është kjo vijë nga shkopi.
Pastaj u tha muslimanëve: Shkoni, ju jeni të sigurt në shtetin tim. Kushdo që ju sulmon, do të jetë i ndëshkuar! As për një kodër ari nuk do të lejoja tju ndodhte ndonjë e keqe. Mandej u kthye nga shtetasit e vet dhe tha, duke treguar me gisht nga Amri dhe Abdullahu: E këtyre këtu, ua ktheni të gjitha dhuratat që kanë sjellë. Mua nuk më duhen, për Zotin tim! Me ryshfet nuk e kam fituar këtë fron, e lëre më që me anë të ryshfetit ti dorëzoj këta muslimanë. Derisa të kem popullin e dëgjueshëm, dhe unë të jem mbret i dëgjueshëm që të ndaj drejtësinë, këta janë të qetë.
Ummu Selemja, e cila rrëfente këtë ngjarje, tha:
Të dy kurejshët dolën nga Nexhashiu kokulur dhe pa e mbaruar punën për të cilën kishin ardhur. Ndërsa ne mbetëm të jetojmë në paqe, në shtëpi të mirë, te nikoqiri i mirë.
Ky është versioni i Ibni Ishakut.
Autorët e tjerë të Sires thonë se dërgimi i Amrit te Nexhashiu është bërë pas Bedrit, e disa thonë se Amri ka qenë dy herë te Nexhashiu. Mirëpo, pyetjet dhe përgjigjet që janë cekur gjatë bisedës së Nexhashiut dhe Xhaferit në vizitën e dytë, janë gati të njëjta siç i ka paraqitur Ibni Ishaku, ndërsa pyetjet vërtetojnë se dialogu është bërë gjatë vizitës së parë. Komploti që e përgatiti paria e Mekës, pësoi disfatë. Plani u dështoi, prandaj e ndjenin veten të ofe-nduar e të poshtëruar. Kuptuan se nuk janë ne gjendje ti realizonin qëllimet e veta brutale, përveçse në suazat e pushtetit të tyre. Pran-daj, në kokat e tyre lindi një ide e tmerrshme. Duke parë se të gjitha këtyre nuk mund tia dilnin në krye, mënyra e vetme ishte që tia ndalojnë Resulullahut përfundimisht veprimtarinë e mëtejshme në përhapjen e Islamit, nëse jo ndryshe, atëherë me shkatërrimin e plotë. Por si, në ç’mënyrë të bëhet kjo? Ebu Talibi e përkrahte atë dhe gjithnjë ishte pengesë mes të tyre dhe atij. Andaj vendosën që t’i qërojnë hesapet drejtpërdrejt me të.
Kurejshët i kërcënohen Ebu Talibit
Paria e kurejshëve vajtën tek Ebu Talibi e i thanë: O Ebu Talib, ti je njeri i moshuar dhe gëzon autoritet te ne. Deri tani të jemi lutur që ta pengosh nipin tënd në këtë rrugë, e këtë nuk e bëre dot. Ne, për Zotin, nuk kemi më durim. Ai sulmon etërit tanë, rrënon ëndrrat tona dhe i turpëron zotat tanë, ose pengoje në këtë rrugë, ose edhe ty do të të trajtojmë sikurse atë, e të shohim se kush prej nesh do të fitojë e kush do të humbë.”
Ebu Talibit i erdhi rëndë ky kërcënim, kjo vërejtje dhe ky betim i tyre, prandaj dërgoi të thërrisnin Muhammedin . E kur erdhi i tha:
“O nipi im, më vizituan njerëzit e fisit tënd, më thanë këtë e këtë - dhe ia shpjegoi të gjitha me radhë, e pastaj vazhdoi: “Ki mëshirë edhe ndaj meje edhe ndaj vetes! Mos më ngarko të bëj atë që nuk jam në gjendje të bëj.” Resulullahu mendoi se xhaxhai i tij është duke hequr dorë nga ai, pasi nuk kishte fuqi për ta mbrojtur edhe më, prandaj tha:
“O xhaxhai im! Pasha Allahun, edhe sikur do të më dhuronin diellin në dorën e djathtë e hënën në të majtën, unë nuk do të hiqja dorë nga detyra ime, derisa të ngadhënjejë Islami me emrin e Alla-hut xh.sh, ose unë të shkatërrohem. Jo, unë nuk heq dorë. Pastaj, duke qarë me dënesë e me lot ndër sy, u ngrit dhe doli jashtë.
Ebu Talibi, i kredhur në pikëllim të thellë, e thirri që të kthehet dhe kur u paraqit përsëri, deklaroi: Shko, o nipi im, e fol çka të të dojë zemra, dhe dije se, për Zotin tim, kurrë nuk do të të dorëzoj e as që do të të braktis. Pastaj i recitoi disa vargje me këtë domethënie: Për Zotin, askush nuk do të mundë të të bëjë ndonjë të keqe, gjersa të më mbulojë toka e zezë. Bëhu i qëndrueshëm në veprën e madhe, përgëzo, disave rreth teje u shkëlqejnë sytë nga gëzimi.
Kurejshët vizitojnë Ebu Talibin për të dytën herë
Kur kurejshët panë se Resulullahu nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga misioni i tij dhe se ai vazhdonte me interpretimin e përhapjen e Islamit, kurse Ebu Talibi refuzonte ta braktiste atë, duke qenë i gatshëm madje edhe të ndahej prej tyre, vendosën që të shkonin përsëri tek ai. Me vete morën edhe Amareh b. Velid b. Mugi-ren dhe, kur arritën tek ai, thanë: O Ebu Talib, ky djalosh (Amare-ja) është ndër të rinjtë kurejshitë, më përparimtar dhe më i bukuri. Ne ta dhurojmë ty. Merre atë dhe shfrytëzoje mendjen dhe fuqinë e tij, le të jetë si djali yt. Por na dorëzo nipin tënd, i cili u bë renegat i fesë sate, të etërve të tu dhe të popullit tënd. Ne dëshirojmë ta mbysim atë. Ta japim njeriun për njeri, kokë për kokë. Ebu Talibi u përgjigj: Për Zotin, askush nuk do të mundte të kurdiste diçka kështu si ju. Kjo që propozoni është një gjë e ligë! Më jepni fëmijën tuaj për ta ushqyer e ju timin për ta mbytur! Kurrë, për Zotin, kurrë nuk do të ndodhë kjo.
Atëherë u ngrit El-Mutim b. Adijj b. Neufel b. Abdi Menafi e tha: O Ebu Talib, populli yt ka mbajtur qëndrim të drejtë ndaj teje, janë përpjekur të të lirojnë edhe ty nga ajo që është e urryer, por ti nuk pranove asgjë prej tyre. Ebu Talibi u përgjigj: Për Zotin, nuk keni pasur qëndrim të drejtë ndaj meje, por jeni bash-kuar që të më zhgënjeni dhe ta ngrini popullin kundër meje. Vazh-doni pra ashtu siç keni filluar.
Shënimet historike saktësojnë kohën e këtyre dy vizitave, por si duket kjo ka ndodhur pas qetësimit të ngjarjeve dhe personave, në gjysmën e vitit gjashtë të pejgamberisë, ndërsa intervali kohor mes dy vizitave ka qenë i shkurtër.
Ideja e zullumqarëve për të shkatërruar Resulullahun
Pas orvatjes së pasuksesshme për të zgjidhur problemin, që me dy vizitat e bëra Ebu Talibit, kurejshët u kthehen metodave edhe më të rënda, më të vrazhda të trysnive se ato që bënin më parë. Atëbotë u bie ndërmend një mënyrë tjetër për t’ia humbur kokën Resu-lullahut . Duhej të zhdukej në një mënyrë shtazarake që gjer atëherë nuk mbahej mend. E kjo do të jetë shkak që dy heronjtë e Mekës, me autoritet të madh, të kalonin në Islam, Hamza b. Abdu-l-Muttalibi dhe Umer b. El-Hattabi.
Në mizoritë që kanë bërë atëherë, bën pjesë edhe kjo: Një ditë te Resulullahu erdhi Utejbeh b. Ebu Lehebi dhe i tha: “Unë nuk besoj në atë që thotë Kur’ani: “Pasha yjet kur ato dalin”, e as në atë “Pastaj u afrua dhe u kërrus”, e pastaj iu vërsul Resulullahut për ta godiste. Ia grisi këmishën, e pështyu në fytyrë, por nuk mundi ta godiste. Ndërsa i biri i Ebu Lehebit vepronte kështu, Resulullahu iu drejtua Allahut , duke iu lutur: “O Zoti im, dërgoja atij njërin prej qenve të Tu!” Lutja iu plotësua. Një ditë Utejbe me një grup kurejshitësh niset për në Sham. Arritën në vendin Ez-Zerka në shkre-tëtirë, ku vendosën të bujnë. Në mbrëmje atypari kaloi një luan, nga i cili u frikësuan. Utejbe briti: I mjeri unë, o vëlla, për Zotin, do të më hajë siç e ka lutur Muhammedi Allahun. Më ka mbytur që nga Meka, e unë jam në Sham (Siri). Luani rrëmbeu pikërisht atë nga mesi i grupit dhe e preu në qafë.
Në mizoritë kurejshite bën pjesë edhe ajo kur Ukbe b. Ebu Muiti ia shtypi aq fort me këmbë qafën Resulullahut ndërsa ky ishte në sexhde, saqë ai zgurdulloi sytë. Që kurejshët donin ta mbytnin me mizoritë e veta Resulullahun flet edhe rrëfimi i Ibni Is’hakut në një version më të gjatë:
“Një ditë Ebu Xhehli tha: “O popull kurejshit, Muhammedi nuk heq dorë nga veprimtaria e tij. A nuk e shihni se kush na e posh-tëron fenë tonë, kush na i përqesh etërit tanë dhe i rrënon ëndrrat tona? Betohem dhe përgjërohem me Zotin se do të ulem në gurin më të madh që mund të çoj dhe me të do ta shtyp Muhammedin. Kur të bjerë në sexhde me të do tia shtyp kokën. Nëse doni më përkrahni, ose më pengoni, mandej familja Abdi Menaf le të bëjë çka të dojë. Kurejshët thanë: Nuk do të të lëmë pa të përkrahur, vepro ashtu si dëshiron!
Të nesërmen në mëngjes, Ebu Xhehli mori një gur që e kishte përshkruar më parë dhe u ul mbi të për të pritur Resulullahun . Ky erdhi, si zakonisht, në kohën e duhur dhe filloi të falej. Kurejshët ishin ulur në vendet e tyre të zakonshme dhe prisnin se çfarë do të bënte Ebu Xhehli. Kur Resulullahu ra në sexhde, Ebu Xhehli deshi ta godiste me gur, por nuk mundi as ta lëvizte. Provoi nga një anë - nuk bën, provoi nga tjetra - përsëri nuk bën. Pastaj e ngriti pak, por guri i shpëtoi nga duart. Kurejshët u afruan dhe i britën:
Çka të ndodhi, o Ebu Hakim? Ai tha: Kur fillova të realizoja atë që pata ndërmend, siç ju thashë dje, dhe kur desha të ngrija gurin, ky përnjëherë u shndërrua në një deve mashkull, gjë që nuk më kishin parë sytë gjer atëherë, me këmbë të gjata e të forta, me kofshë të fuqishme, me nofull të madhe dhe me dhëmbë të shëndoshë. Kurrë nuk kisha parë një dromedar të tillë. Për Zotin, ai luante dhe kthehej nga unë për të më kafshuar.”
Ibni Is’haku transmeton: “Mua më kanë thënë se Resulullahu ka deklaruar: “Ai ka qenë Xhibrili . Po ta kishte arritur, do ta kishte kafshuar deri në vdekje.” Pas kësaj ajo që i bëri Ebu Xhehli Resulullahut shtyri Hamzën dhe Umerin që të përqafonin Islamin, për çka do të flasim më vonë.
Ideja për shkatërrimin e Muhammedit , nga dita në ditë ngulitej në kokat dhe në zemrat e zymta të zullumqarëve. Ibni Is’haku transmeton nga Amër b. El-Asi, i cili thotë: “Kam marrë pjesë në tubimin e tyre në Haxher (Haxhretul-esved). Duke folur për Resulu-llahun , thanë: “Nuk e dimë nëse se dikush ka pasur aq shumë durim me të sikurse ne. Kemi qenë tejet të durueshëm, veçanërisht kur kemi pasur të bëjmë me një gjë aq serioze siç ishte kjo.” Ndërsa ata flisnin kështu, ia behu Resulullahu dhe u nis për të bërë tes-limin - shenjë me dorë nga qoshja e Ka’bes - pastaj kaloi para tyre duke bërë tavafin rreth Kabes. Ata e përcollën me fjalë të shëmtu-ara. Kjo u shpreh në fytyrën e tij. Kur kaloi për të dytën herë pranë tyre, ata i përsëritën ato fjalë, e kjo përsëri u shpreh në fytyrën e tij. Kështu ndodhi kur kaloi edhe për të tretën herë. Atëherë Resu-lullahu u tha:
“Më dëgjoni, O kurejshitë, pasha Krijuesin tim, mund të ketë viktima.” Ata u trazuan. Secili prej tyre dukej sikur të kishte mbi kokë një shpend grabitqar. Ai që e sulmonte më së tepërmi, u qetë-sua, u përqendrua, dhe filloi t’i drejtohej me fjalë të bukura. Ai i tha: “Shko, o Ebu Kasim, ti nuk je nga injorantët.”
Të nesërmen përsëri u tubuan dhe filluan të flisnin për të, ndërsa Resulullahu falej. Pa një, pa dy, u ngritën që të gjithë dhe e rrethuan.
“E pashë”, rrëfen Ibën Amër b. El-Asi, “që dikush prej tyre e kapi për pelerine, kurse Ebu Bekri u vërsul mbi të. Fliste duke qarë: A thua, do ta mbytni njeriun vetëm pse thotë: Zoti im është Alla-hu? Ata e lëshuan dhe ikën. Kjo ishte gjëja më e keqe që i kanë bërë kurejshët, e që e kam parë unë.
Në traditën e Buhariut transmetohet nga Urvete b. Zubejri, i cili ka thënë: E kam pyetur Amër b. El-Asin të më tregojë për të keqen më të madhe që i kanë bërë kurejshët Resulullahut e ai më tha: “Ndërsa Resulullahu falej në një qoshe të Ka’bes, doli Ukbet b. Ebi Muiti dhe mbështolli petkun e vet rreth qafës së Resulullahut dhe e shtrëngoi me tërë fuqinë. Atëherë u paraqit Ebu Bekri i cili e largoi me forcë nga Resulullahu e tha: A thua, do ta mbytni njeriun vetëm pse thotë: Zoti im është Allahu? Sipas një versi-oni të Esmasë, vajzës së Ebu Bekrit, thuhet: Jehoi një britmë gjer te Ebu Bekri dhe zëri i tha: Shpëtoje shokun tënd, ai doli me vrull nga shtëpia, e në kokë i kishte katër kaçurrela. Doli duke thënë: A thua, do ta mbytni njeriun vetëm se thotë: Zoti im është Allahu? E lëshuan Muhammedin e iu kthyen Ebu Bekrit. Pastaj ai u kthye në shtëpi.”
Hamza pranon Islamin
Në ato kohë aq të vështira, gjersa retë e errësirës shpërndanin shpirtligësinë e vet në të gjitha anët, ndriti një rreze drite e cila i gëzoi pa masë të rrezikuarit dhe ua ndriçoi rrugën. Ky ishte kalimi i Hamzës në Islam, Hamza i biri i Abdul-Muttalibit. Ky u bë musliman nga fundi i vitit gjashtë të pejgamberisë. Shumica e historianëve men-dojnë se kjo ka ndodhur në muajin dhul-hixhxhe. Gjithsesi ka ekzis-tuar një shkas për këtë ngjarje të ndritshme.
Një herë Ebu Xhehli, duke kaluar pranë Resulullahut në Safa, e sulmon atë me fjalë të rënda. Resulullahu nuk përgjigjet, e ai e godet me gur në kokë, saqë i rrodhi gjak. Pastaj Ebu Xhehli kthehet dhe shkon në ndejë me kurejshët e tjerë para Ka’bes, dhe ulet mes tyre.
Në Safa qëndronte robëresha e Abdullah b. Xhedanit dhe pa se çka ndodhi. Pas pak atypari kalon Hamza, i cili po kthehej prej gjuetisë, duke mbartur harkun e vet. Ajo i tregon se çkishte bërë Ebu Xhehli. Hamza hidhërohet shumë - e ishte njeriu më i famshëm dhe më i guximshëm i kurejshëve - dhe niset nga Kabja me vrap. Askund nuk u ndal derisa arriti para Ebu Xhehlit, aty, në mesxhidin e Kabes, qëndroi mbi kokën e tij dhe thërriti: O njeri i pagdhendur, ti je duke ofenduar dhe duke sulmuar nipin tim, e unë i takoj së njëj-tës fe sikurse edhe ai! Pastaj e goditi me hark në fytyrë aq fort, saqë i bëri një shenjë. Njerëzit nga familja e Benu Mahzumit qëndru-an në anën e Ebu Xhehlit, kurse ata të Benu Hashimit, në anën e Hamzës. Ebu Xhehli tha: Lëreni Ebu Amarin - Hamzën, unë e kam sul-muar keq nipin e tij.
Islami i Hamzës, në momentin e parë, ishte nga inati. Ka qenë njeri që nuk mund ta duronte më padrejtësinë, prandaj edhe reagoi aq ashpër. Por Allahu menjëherë ia ndriçoi shpirtin dhe mendjen, e ai fuqishëm e përqafoi fenë, kurse muslimanët fituan një shok me të cilin mburreshin shumë.
Umer bin El-Hattabi pranon Islamin
Në atë kohë ndriti edhe një rreze drite dhe ndihmoi shpërndarjen e errësirës. Kjo ishte një dritë më e shndritshme, sikurse vetë-tima në natën me stuhi, e cila nuk shuhet shpejt si ajo, por vazhdon edhe më të shndrisë dhe të ndriçojë mjedisin e vet.
Kjo dritë e dytë në Islam ishte Umeri. Umer b. El-Hattabi e pranoi Islamin në muajin dhul-hixhxhe të vitit gjashtë të pejgamberisë, vetëm tri ditë pas Islamit të Hamzës. Resulullahu tanimë i ishte lutur Allahut që Umeri të pranonte Islamin. Tirmidhiu trans-meton nga Ibni Umeri një hadith, që e klasifikon në sahih, të cilin po ashtu Taberaniu e transmeton nga Ibni Mes’udi dhe Enesi, që Resulu-llahu ka thënë: “O Allahu im, ndihmoje Islamin me njërin prej këtyre dyve, i cili është më i dashur për Ty: me Umer b. Hattabin ose me Ebu Xhehl b. Hishamin.” Më i dashuri pra për Allahun ka qenë Umeri .
Pas studimit të të gjitha versioneve që flasin për kalimin e Umerit në Islam, mund të konkludohet se feja Islame në zemrën e tij ka zënë vend gradualisht, por sigurt. Para se ta paraqesim këtë, të themi diçka për virtytet dhe ndjenjat e Umerit .
Umeri ka qenë i njohur për mprehtësinë në të folur dhe me lëvizje energjike. Shpeshherë muslimanët kanë përjetuar nga ai hidhërime, mirëpo në realitet ka qenë person te i cili përziheshin ndjenja të ndryshme. I çmonte shumë zakonet e të parëve të tij, e nga ana tjetër ia kishte ënda kënaqësitë e kësaj bote, verën dhe lojërat. Mahnitej me qëndrueshmërinë e muslimanëve në besimin e tyre të ri dhe me vullnetin e tyre të fuqishëm për të vazhduar, pa marrë parasysh se në çfarë pengesash hasnin. Edhe vetë vihej në situata të dyshimta përkitazi me fenë e tij dhe mendonte se Islami ishte feja më e mirë nga të gjitha të tjerat. Kështu zgjati derisa ajo mbizotëroi tek ai. Këto janë fjalët e El-Gazaliut.
Rezymeu i traditës për Islamin e tij thotë se, Umeri një natë del për t’u zbavitur jashtë shtëpisë së vet. Shkon në Harem të Ka’bes dhe brenda has Resulullahun në namaz. Këndonte nga fillimi i sures “El-Hakka”. Umeri ndalet dhe dëgjon. I pëlqeu këndimi i Kur’a-nit. Ai vetë thotë: “Thashë me vete - ky, për Zotin, është poet, siç kanë thënë kurejshët. Pastaj i dëgjova fjalët: “Kur’ani është, me të vërtetë, fjalë e shpallur Pejgamberit fisnik, e nuk është fjalë e poetit - sa pak jeni duke besuar! (El-Hakka: 40-41). Pastaj unë mendova: Ai është magjistar. Dhe dëgjova fjalët: e nuk është fjalë e ndonjë magjistari - sa pak jeni duke menduar. (El-Hakka: 42). Pastaj Umeri tha: “Atëherë Islami më hyri në zemër.”
Këto kanë qenë farat e para të Islamit që u mbollën në zemrën e tij, por lëvozhgat e farave ishin të përbëra nga keqkuptimet paraislamike, nga asabijja tradicionale (fanatizmi fisnor), dhe nga mbajtja dhe glorifikimi i besimit të gjyshërve. Të gjitha këto ende mbizotë-ronin me mendjen e tij. Kjo ishte e vërteta për të cilën rrahte zemra e tij. Andaj mbeti i zellshëm dhe i palodhshëm në veprimet e veta kundër Islamit. Por, megjithatë, në zemrën e tij lëvizte një ndjenjë tjetër e fshehur thellë pas mburojës së tij trupore.
Në armiqësinë e ashpër të Umerit përmendet vendimi i tij për të mbytur Resulullahun . Kjo ndodhi një ditë kur doli i ngjeshur me shpatë të mprehtë, për ta realizuar vendimin në vepër. Gjatë rrugës takon Nu’ajm bin Abdullah el Adevijjun, ose, ndoshta një njeri tjetër nga fisi Benu Zehra, ose bile edhe nga fisi Mahzum, i cili e pyet: “Ku je nisur, o Umer? Ai përgjigjet: Dëshiroj të mbys Muha-medin. Ky i thotë: Si do të mbrohesh nga familjet Benu Hashim dhe Benu Zehra nëse e mbyt Muhammedin? Umeri i tha: Kështu mund të flasësh vetëm nëse ke pranuar fenë e re, dhe ke braktisur atë të vjetrën në të cilën ke lindur. Atëherë njeriu i tha: Mirë pra, po a dëshiron, o Umer, të të them diçka që ende nuk e di? Do të befasoheshe! Motra dhe dhëndri yt e kanë ndërruar fenë dhe kanë braktisur fenë së cilës i takon ti. Umeri u trondit shumë dhe u nis në shtëpinë e tyre. Kur arrin, aty hasi Habab bin El-Eretin. Në dorë e mbante një faqe të Kuranit ku shkruante Ta-ha. Këtë sure ia këndonte këtyre dyve. Hababi shpesh vinte te këta për tu kënduar Kuran. Kur dëgjoi zërin e Umerit, u fsheh thellë në shtëpi, ndërsa Fatimja - motra e Umerit - fshehu faqen e Kuranit. Kur hyri Umeri tek ata, tha: Çfarë janë ato fjalë që i dëgjova kur arrita këtu? Ata u përgjigjën: Kurrgjë, ne të dy bisedonim mes vete. Ai tha: A mos vallë ju dy e keni ndërruar fenë? Dhëndri tha: O Umer, çka men-don, nëse e vërteta është në anën e asaj feje tjetër, e jo në atë tëndën? Umeri iu vërsul dhe e goditi fuqishëm. Motra e tij ndërhyri dhe e shkëputi nga burri i saj, kurse ai i dha një të shtyrë me dorë në faqe dhe e përgjaku, - në traditën e Ibni Ishakut thuhet se e ka godi-tur me shuplakë në faqe dhe i ka shkaktuar plagë - e ajo, e hidhë-ruar, i drejtohet: O Umer, nëse feja tjetër është e drejtë, dhe e jotja e gabuar, atëherë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është Pejgamber i Allahut.
Kur Umeri e pa se çka i bëri motrës, së cilës i rridhte gjaku nga plaga në fytyrë, i erdhi shumë keq dhe u pendua. Pastaj ua kurseu jetën e tha: Ma jepni atë fletë ta lexoj. Motra i tha: Ti je i papa-stër, e këtë nuk e marrin në dorë njerëzit e papastër, ngrihu pastro-hu e pastaj merre Kuranin. Kur e bëri këtë, e mori fletën dhe kën-doi: Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! dhe tha: Sa emra të bukur dhe të pastër (duke menduar në Besme-le) dhe vazhdoi të këndojë Ta-ha gjersa erdhi tek ajeti: Vërtet, vetëm Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra vetëm Mua më adhuro dhe fale namazin - që të më kesh gjithnjë ndërmend! (Ta ha: 14). Umeri u ndal e tha: Sa ligjërim i mreku-llueshëm, nuk ka fjalë më të bukura se këto! Më dërgoni te Muham-medi!
Kur Hababi i dëgjoi fjalët e Umerit, i doli para dhe i tha: Ji i kënaqur, o Umer, unë do të dëshiroja që lutja, të cilën Resulullahu e tha të enjten në mbrëmje (“O Allahu im, ndihmoje Islamin dhe bëje të famshëm atë me Umer bin El-Hattab ose me Ebu Xhehl b. Hishamin) në shtëpi në pjesën e ulët të Safasë, të dedikohet ty.”
Umeri mori shpatën, e ngjeshi në brez, dhe u nis në shtëpinë e Muhammedit . Trokiti në derë. Nga shtëpia përgjoi një njeri, e pa Umerin të ngjeshur me shpatë, u kthye brenda dhe njoftoi Muhammedin për këtë. Të pranishmit në shtëpi u shqetësuan. Hamza pyeti: “Ç’keni?” Thanë: “Umeri!” “E, ani çka nëse është Umeri? Hapjani derën! Nëse ka ardhur me qëllim të mirë, do ta presim mirë, e nëse ka ardhur me qëllim të keq, do ta mbysim me shpatën e vet.” Në shtëpi ishte Resulullahu duke pranuar Shpalljen nga Allahu . Pastaj kur doli, e hasi Umerin në dhomë. Ia mori pelerinën dhe shpa-tën, pastaj e përqafoi dhe i tha: O Umer, a je i përgatitur që Allahu të të shpëtojë nga mjerimi në të cilin gjendesh? O Allahu im! Ky është Umer b. El-Hattabi! O Allahu im! Ndihmoje dhe bëje të njohur Islamin me Umer b. El-Hattabin! Umeri tha: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se ti je Pejgamber i Allahut.
Umeri pranoi Islamin, kurse të pranishmit filluan të këndojnë tekbire, saqë edhe mushrikët i dëgjuan në mesxhid.
Umer b. El-Hattabi ishte guximtar i rrallë. Kalimi i tij në Islam, shkaktoi te mushrikët dhembje të madhe, për shkak të humbjes së re, përbuzjes dhe dështimit të ri. Ndërsa muslimanët vazhduan shtigjeve të gëzimit, nderit dhe lartësimit.
Ibni Is’haku transmeton nga Umeri me senedin e pandërprerë të transmetuesve, që ka thënë: “Kur pranova Islamin, fillova të mendoja rreth asaj se kush është në Mekë armiku më i madh i Resu-lullahut . Thashë: Ebu Xhehli. Shkova tek ai dhe i trokita në derë. Ai doli para meje e tha: “Mirë se vjen! Çka të solli kështu?” Unë i thashë: “Erdha të të lajmëroj se kam pranuar Islamin, se besoj Allahun dhe Pejgamberin e Tij, Muhammedin , dhe besoj atë që po i shpallet atij.” Ai ma përplasi derën para fytyrës dhe briti: “Zoti të shëmtoftë ty dhe atë me çka ke ardhur!”
Ibni Xhevzi thotë se Umeri ka thënë: “Kur dikush pranonte Islamin, njerëzit mblidheshin rreth tij dhe e goditnin, e edhe ai i godiste ata. Kurse unë kur pranova Islamin, shkova t’i tregoja dajës tim El-As b. Hashimit, e ai ma mbylli derën dhe hyri në shtëpi. Pas-taj i shkova një njeriu, njërit nga paria e Mekës - ndoshta ky ka qenë Ebu Xhehli - dhe e lajmërova, por edhe ky hyri në shtëpi.
Ibni Hishami thotë, gjithashtu edhe Ibni Xhevzi, në formë të përmbledhur, se Umeri, pas pranimit të Islamit, shkoi te Xhemil b. Muammer El-Xhumehiu, i cili mbante mend mirë dhe i transmetonte ligjërimet e njerëzve, dhe i tregoi se kishte pranuar Islamin, kurse Xhemili bërtet me tërë fuqinë që kishte se Ibni Hattabi e kishte mohuar fenë. Umeri, prapa shpinës së tij, i thotë: Ai gënjen, unë nuk e kam mohuar fenë, unë e kam pranuar Islamin.
Njerëzit iu vërsulën Umerit, e Umeri iu vërsul atyre, dhe kështu u përleshën gjer në mesditë. Umeri lodhet dhe ulet të pushonte, e ata tubohen rreth tij. Umeri u thotë: Veproni ashtu siç keni vendosur, por, betohem me Allahun, edhe nëse jeni treqind, ose ju do të merrni kokat tona, ose ne tuajat. Pas kësaj ndodhie, mushrikët vendosin ta mbysin Umerin në shtëpinë e tij.
Buhariu transmeton nga Abdullah b. Umeri, i cili thotë: Umeri rrinte në shtëpi i frikësuar, kur iu paraqit El-As b. Vail Es-Sehmi, babai i Amrit, në rroba të reja, me këmishë të mëndafshtë. Ai ishte nga fisi Sehm, kurse ata ishin sunduesit tanë. Ky e pyet Umerin: Çështë me ty? Ai përgjigjet: Populli yt mendon se duhet të më mbysin për shkak se kam pranuar Islamin. El-Asi tha: Ata nuk kanë rrugë gjer te ti. Pastaj doli, takoi turmën e njerëzve të cilët kishin mbushur tërë luginën dhe i pyet: Ku po shkoni? Shkojmë te Ibni Hattabi i cili ndërroi fenë. Ai u tha: Ju nuk keni rrugë gjer tek ai. Pastaj ata u kthyen. Në versionin e Ibni Ishakut qëndron: Pasha Allahun, dukeshin sikurse një grumbull rrobash të ndrydhura para tij. Kështu ka ndodhur me mushrikët.
E çka ka ndodhur me muslimanët?
Transmeton Muxhahidi nga ibën Abbasi, i cili thotë: E kam pyetur Umer b. Hattabin se si e kishte fituar ofiqin El-Faruk. Ai tha: Hamza pranoi Islamin tri ditë para meje., - pastaj më tregoi se si e kishte pranuar Islamin, e në fund më tha: Përkatësisht, kur pranova Islamin pyeta: O Resulullah! A jemi në anën e drejtë, qofshim gjallë apo të vdekur? Më tha: Po, pasha Krijuesin tim, ju jeni në anën e drejtë, qofshi gjallë apo të vdekur. Umeri tha: E përse atëherë jemi duke u fshehur? Pasha Krijuesin, i Cili të dërgoi të Vërtetën, do të dalim së bashku me ty. Pastaj dolëm jashtë. Hamza para tij, unë pas tij, e ai mes nesh si në kurth. Hymë në mesxhid. I shikova kurejshët dhe Hamzën. I kishte kapluar pikëllimi sikurse kurrë më parë. Resulullahu më quajti “El-Faruk.”
Ibni Mes’udi ka thënë: “Kurrë nuk kemi mundur të falemi të qetë në Ka’be, gjersa Umeri pranoi Islamin.”
Transmetohet nga Suhejbe b. Sinan Er-Rummiju se ka thënë: “Kur Umeri pranoi Islamin, Islami u forcua dhe ne filluam të uleshim në hallkë rreth Kabes. U ngritëm që ta bënim tavafin publikisht rreth Kabes dhe në kalim e sipër takoheshim me ata të cilët na bërtisnin, e edhe ne u përgjigjeshim ashtu siç e meritonin.
Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi: Kemi qenë të ndihmuar dhe të forcuar që kur Umeri pranoi Islamin.
Përfaqësuesi i kurejshëve te Resulullahu
Pasi kaluan në Islam këta dy trima, Hamza dhe Umeri , retë përmbi Mekë filluan të shpërndaheshin. Mushrikët zhdehen nga dehja e vet, ndërrojnë metodat e torturimit dhe të ndëshkimit të ashpër. Bënin përpjekje që me anë të marrëveshjeve të ndryshme të ndalnin Resulullahun nga feja e tij. Nuk e dinin të gjorët se e tërë ajo që e ndriçonte dielli nuk vlente as sa një flatër e mushkonjës kundruall fesë së Muhammedit . Prandaj dështonte çdo orvatje e tyre.
Ibni Is’haku tregon: “Jezid b. Zijadi tregon se Muhammed b. Ka’bi ka thënë: “Kjo ka ndodhur kur Utbe b. Rebia ishte kryepar. Një ditë në Këshillin e kurejshëve ky tha (Resulullahu ishte i ulur vetëm në mesxhid): “O kurejshitë, a dëshironi të shkoj te Muham-medi? Do të flas me të dhe do t’i propozoj disa gjëra propozime. Ndoshta do të pranojë ndonjërën prej këtyre. Do t’i japim gjithë çka dëshiron, vetëm të na lërë të qetë.” Kjo ka ndodhur pas kalimit të Hamzës në Islam.
Duke qenë se numri i as’habëve të Muhammedit rritej nga dita në ditë, ata thanë: “S’ka mbetur tjetër, ngrihu o Ebul-Velid, shko dhe fol me të.” Utbe u ngrit, iu afrua Muhammedit dhe tha: “O nipi im, siç e di edhe vetë, ti je nga gjaku dhe origjina jonë fisnike. E ke vendin tënd në familje dhe në brez. Popullit tënd i bëre padrejtësi të madhe, i ke ndarë në grupe, ua ke rrënuar ëndrrat, ua ke poshtëruar zotat dhe besimin e tyre, gjyshërit tanë i bëre jobesim-tarë. Më dëgjo, po të ofroj disa zgjidhje, besoj se do ti pranosh, bile disa nga ato.
Fol o Ebul-Velid, po të dëgjoj, - tha Resulullahu .
“O nipi im, nëse dëshiron pasuri për këtë fe që je duke kumtuar, ne do ta mbledhim nga pasuritë tona dhe do të jesh më i pasu-ri në mesin tonë. Nëse dëshiron të sundosh me ne, do të zgjedhim për kryepar tonin dhe asgjë nuk do të bëjmë pa dijen tënde. Nëse dëshiron pushtet, do të të zgjedhim për kryetar. Nëse tërë këtë që je duke përjetuar dhe po të shtiret se je Pejgamber nuk mund ta dëbosh nga vetvetja, do të kërkojmë mjek për ty dhe nuk do të kursejmë asgjë vetëm që ti të shërohesh nga kjo sëmundje, sepse vetë natyra e njeriut nganjëherë e ngadhënjen atë, andaj ka nevojë për shërim. A e kreve, tanimë o Ebil-Velid? Po, - tha ai. Atëherë pra më dëgjo mirë, - tha Muhammedi - “Bismil-Lahir-Rahmanir-Rahim. Ha, Mim. (Kjo është) Shpallja prej Bamirësit, Mëshiruesit. Libër, argumentet e të cilit janë të qarta, (që është) Kur’ani në gjuhën arabe, për popullin që di. Si sihariques dhe paralajmërues, por shumica e tyre janë shmangur (prej studimit të tij) e nuk duan të dëgjojnë. (Por) Thonë: Zemrat tona janë të mbuluara (blinduara e nuk kuptojnë) për atë që na thërret ti, veshët tanë janë të shurdhër për atë, e mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (në idenë tënde), (por) me të vërtetë, dhe ne do të punojmë. (Fussilet: 1-5).
Resulullahu vazhdoi të këndonte ajete nga kjo sure, kurse Ebul-Velidi dëgjonte në heshtje. Duart i kishte vënë prapa shpine, dhe i mbështetur edhe më tej dëgjonte, dëgjonte. Kur Resulullahu arriti te ajeti i sexhdes, bëri sexhde dhe tha: “O Ebul-Velid, kjo qe nga unë, e ti mund të veprosh si të duash.”
Utbe u ngrit dhe vajti te shokët e vet, të cilët flisnin për të. Kur e panë, thanë: “Betohemi me Zotin se Ebul-Velidi na kthehet me fytyrë tjetër nga ajo me të cilën ka shkuar - është i disponuar ndry-she. Pasi u ul, ata pyetën: E, çu bë? Çfarë lajme na solle? Ai u përgjigj: Ju solla lajme që dëgjova fjalë që, për Zotin tim, nuk i kam dëgjuar gjer më tani. Për Zotin, nuk janë vargje të poetit, e as fjali të magjistarit, e as mërmëritje të shortarit. O popull, o kurejshitë, bëhuni të dëgjueshëm dhe fenë e tij ma lini mua. Lëreni këtë njeri vetëm dhe shmanguni nga ai. Betohem në Zotin se, ligjërimi që dëgjova, sjell porosi madhështore. Nëse arabët e refuzojnë atë, atë-herë ju do të jeni të mjaftueshëm për të, por nëse shkon puna mbarë e të gjithë arabët e pranojnë, atëherë pushteti i tij do të jetë edhe juaji, nami i tij do të jetë nami juaj, me të do të bëheni populli më fatlum. Ata thanë: O Ebul-Velid, të paska bërë mën-gji! Ai tha: Ky është mendimi im për të, e ju veproni si të doni.
Në një version tjetër thuhet se Utbe ka dëgjuar këndimin e Kuranit, derisa Resulullahu, nuk ka arritur gjer te: Nëse shmangen (refuzojnë besimin), ti thuaju: “Ju paralajmëroj me bubullimë (dënimin e tmerrshëm), asi dënimi çfarë e goditi Adin e Themudin.” (Fussilet: 13). Pastaj, u ngrit i shqetësuar dhe ia vuri Resu-lullahut dorën në gojë e tha: “Betohem në Zotin se kjo është gjë e mirë.” Me siguri këtë e ka thënë që të mos jetë paralajmëruar. Pastaj u ngrit dhe shkoi te populli i vet dhe u tregoi për të gjitha.
Ebu Talibi ndërmjetëson mes familjeve Benu Hashim dhe Benu Abdi-l-Muttalib
Asokohe ndodhën shumë gjëra, bëhen disa ndryshime në rapor-tet e fuqive, por Ebu Talibi ende frikësohej për nipin e vet nga tortu-rat e mushrikëve. Ebu Talibi gjithnjë kishte ndërmend pasqyrën dhe ngjarjet e viteve të kaluara. Mushrikët kërcënoheshin me izolim, pas-taj tentuan ta ndërrojnë Amareh bin Velidin me Muhammedin për ta mbytur. Atëherë Ebu Xhehli shkon për ta shtypur me gur, pastaj Ukbet bin Ebu Muiti i vë lakun në fyt me petkun e vet dhe paksa nuk e mbyt. Ibni Hattabi niset për ta vrarë me shpatën e vet. Të gjitha këto ngjarje i përjetonte Ebu Talibi me vete, por tani, kur i mblodhi të gjitha, disa gjëra nuk i shkonin aq mirë, pa marrë parasysh se Islamin e kishin pranuar Hamza dhe Umeri. Mushrikët qëmoti përgatisnin një plan kundër muslimanëve, me qëllim që ta mbysin nipin e tij. Ebu Talibi ishte i sigurt në këtë. Kishte të drejtë sepse kurejshët tanimë ishin marrë vesh që ta mbysin publikisht Resulullahun . Për këtë komplot të përbashkët paralajmëron Kur’ani: “Nëse ata thurin gracka, edhe Ne do t’u vëmë gracka atyre.” (Ez-Zuhruf: 79). Atë-herë çka të bëjë Ebu Talibi?
Ai vendosi të thërriste familjen e vet të ngushtë, benu hashimitët dhe benu abdul-muttalibët - nga dy djemtë e Abdu Menafit, që të gjithë së bashku të viheshin në mbrojtjen e nipit të tij. Ata këtë e pranuan dhe së bashku me muslimanët e mushrikët premtuan vendos-mërisht, duke ruajtur nderin arab dhe rendin fqinjësor, përveç vëllait të tij, Ebu Lehebit. Ai i braktisi këta dhe iu bashkua kurejshëve.
BOJKOTI I GJITHMBARSHËM
Kurejshëve u ndodhën katër ngjarje të paharrueshme brenda një kohe shumë të shkurtër, dhe atë vetëm për katër javë. Hamza pranoi Islamin, pastaj këtë e bëri Umeri, pastaj Muhammedi refuzoi pazarllëkun e tyre rreth fesë islame dhe, më në fund, vendimi i përbashkët i benu hashimitëve dhe benu abdu-l-muttalibëve, i besim-tarëve dhe jobesimtarëve, për ta mbrojtur dhe për ta përkrahur Muhammedin .
Mushrikët ishin të shqetësuar, të hutuar dhe të habitur. Nuk dinin se çka duhej bërë. Nëse e mbytnin Muhammedin , në luginën e Mekës do të derdhej shumë gjak për shkak të tij. Kjo mund të rrezikonte edhe më tepër ata dhe fenë e tyre, prandaj, për një kohë të shkurtër, hoqën dorë nga vrasja e Muhammedit . Por së shpejti do t’i shohim me marifetllëqe të reja dhe me tortura të llojit tjetër.
Kontrata mbi torturimin dhe armiqësinë
Kurejshët u tubuan në shpatet pjellore të fisit Benu Ken’aneh dhe u përbetuan kundër familjeve Benu Hashim dhe Benu El-Muttalib. Vendosën që të mos martoheshin me ta, të mos tregtonin, të mos flasnin me ta derisa të dorëzonin Muhammedin për ta mbytur. Ata e shkruajtën kontratën në një faqe letre, duke shtuar se ata kurrë nuk do lidhnin paqe me benu hashimitët, dhe që të mos i kaplonte përsëri ndjenja e mëshirës për çka edhe do të abstenonin nga vrasja.
Ibnu-l-Kajjimi shënon: Ata thonë se këtë kontratë e ka shkruar Mensur b. Ikrime b. Amir bin Hashimi, kurse të tjerët thonë Nadar b. El-Harithi. E vërteta është se shkrues i kontratës ka qenë Bagia b. Amir b. Hashimi. Resulullahu i është lutur Allahut , që ta ndësh-konte për këtë dhe atij iu paralizuan duart. Pas nënshkrimit të kë-tyre vendimeve të rëndësishme për kurejshët, fletën e varën në bren-di të Ka’bes, kurse benu hashimitët, benu muttalibët, të gjithë me radhë, përveç Ebu Xhehlit, i dërguan në izolim. Këtë e bënë më një muharrem të vitin shtatë të pejgamberisë, kurse vendi i izolimit ishte Shuab - pronë e Ebu Talibit.
Tre vjet izolimi
Pasi fqinjët përforcuan kufijtë e vendit të rrethuar Shuab Ebu Talib, atëherë ndërprenë çdo kontratë me të izoluarit. Ndaluan të hynte ushqim në Mekë, e nëse malli paraqitej në treg, atëherë nguteshin që ta blenin të tërin për vete që të mos arrinte te të izolu-arit. Këta u gjendën në situatë të vështirë. Nuk kishin ushqim, andaj filluan të hanin gjethe, lëkura etj. Ndërsa jashtë mureve të kampit përqendrues dëgjoheshin klithmat e fëmijëve, gjëmë e grave dhe njerëzve të uritur. Ngandonjëherë përmes kanaleve të fshehta furni-zoheshin me ushqim sa për të mbetur gjallë. Nga kampi i përqen-drimit mund të dilnin vetëm në muajt e shenjtë. Herë-herë dilnin të blinin ndonjë deve nga tregtarët që ktheheshin, por Mekasit e rritnin çmimin aq sa këta hiqnin dorë nga blerja, sepse nuk kishin me çka të paguanin.
Nganjëherë Hakim bin Hizami i dërgonte fshehtazi drithë kushërirës së vet, Hatixhes radijAllahu anha. Një herë e zuri Ebu Xhehli dhe deshi ta varte, por i ndau Ebu-l-Buhturi dhe i mundësoi Hakimit tia dërgonte drithin kushërirës.
Ebu Talibi kujdesej shumë për sigurinë e Resulullahut . Kur njerëzit niseshin për të fjetur, e urdhëronte atë të flinte në vendin e vet, por kur të gjithë binin në gjumë, i thoshte të ndërronte vendin. E mbronte kështu që të mos e rrëmbenin. Nganjëherë afër shtratit të tij vendoste djemtë apo vëllezërit e vet të bënin rojë. Gjatë kohës së haxhit, Resulullahu dhe muslimanët dilnin dhe thirrnin njerëzit në Islam.
Prishja e kontratës mbi izolimin
Kaluan tre vjet, e situata e muslimanëve në izolim nuk ndryshoi fare. Në muajin muharrem të vitit të dhjetë të pejgamberisë ndo-dhi ndërprerja e kontratës.
Në mesin e kurejshëve kishte njerëz që ishin të kënaqur me nënshkrimin e kontratës, por kishte edhe nga ata që nuk ishin të kënaqur me këtë. Këta të fundit ndërprenë fjalën e dhënë dhe anuluan nën-shkrimet e veta në letër. Nismën për ndërprerjen e kontratës e mori Hisham b. Amri nga familja Benu Amir b. Luj. Ky dërgonte fshehtazi, edhe natën, ushqim në kampin e përqendrimit. Një natë shkoi te Zuhejre b. Ebi Umejjeh El-Mahzumi dhe thotë: A je i kënaqur duke ngrënë e duke pirë, ndërsa dajat e tu janë në asi gjendje që e di edhe vetë? Ai përgjigjet: Vaj halli për ty nëse mendon kështu, por çtë bëj unë i vetmuar? Sikur të kisha pranë qoftë edhe një njeri të vetëm, do ta thyeja premtimin. Ky thotë: Ta kam gjetur një njeri. Kush është ai? Unë, - përgjigjet Zuhejre, - ti gjeje edhe njeriun e tretë.
Hishami shkoi te Mutam b. Adijj, i përkujtoi lidhjet farefisnore me benu hashimitët dhe benu el-muttalibët, gjyshi i përbashkët i të cilëve është Abdu Menafi. Pastaj e qortoi për pranimin e tij së ba-shku me kurejshët në këtë mënyrë të keqtrajtimit. Mutami pyet: Më trego se çfarë të bëj? Unë jam vetëm. Njëri nuk mund të bëjë kurrgjë vetëm. Hishami i thotë: E kam gjetur njërin. Kush është ai? Unë vetë. Pastaj Mutami thotë: Gjeje të tretin! Hishami për-gjigjet: Këtë e kam bërë. E kush është ai? Zuhejre b. Ebi Umej-je, - përgjigjet ky. Kërkoje pra edhe të katërtin, - thotë Mutami.
Hishami shkon tek Ebu-l-Buhturije b. Hishami. E edhe këtij ia përsërit të gjitha ato çka i kishte thënë Mutamit, përkitazi me lidhjet farefisnore dhe padrejtësinë që u ishte bërë, pastaj Ebu-l-Buhturi pyet: Po a ke përkrahje? Po. E kush janë këta? Zuhejre b. Ebu Umejje, El-Mutam b. Adijji dhe unë, - përgjigjet Hishami. Gjena edhe të pestin, - thotë Ebu-l-Buhturi.
Hishami shkon te Zumah b. el-Esved b. El-Muttalib b. Esedi. Me të flet për familjet e tyre, për obligimet farefisnore, për të drejtat e tyre, e pastaj Zumati pyet: A ke bashkëpunëtor për këtë punë? Hishami përgjigjet pastaj i numëron njerëzit me të cilët kishte bise-duar. Thirri të gjithë, - tha Zumati. Më vonë të gjithë tubohen tek El-Huxhuni dhe merren vesh për ndërprerjen e kontratës. Zuhejre thotë: Unë do tju përfaqësoj dhe do të flas i pari.
Të nesërmen u nisën ku e kishin ndërmend. Me ta vajti edhe Zuhejre i veshur me baldakin (uniformë) të bukur. Ky e kreu tavafin rreth Kabes, pastaj u kthye nga njerëzit dhe tha: O banorë të Mekës! Deri kur do të hamë dhe do të vishemi mirë, ndërsa benu hashimitët janë duke u shkatërruar, as që blejnë e as që shesin diçka. Pasha Allahun, nuk do të ulem derisa ta grisni atë letër të mallkuar!
Ebu Xhehli, i cili qëndronte mënjanë mesxhidit, tha: Gënjen, për Zotin, nuk do ta grisësh. Zumah b. El-Esvedi i tha: Ti gënjen, për Zotin! Ne as që kemi dashur që ajo kontratë të shkruhet ashtu në letër. Kjo është vepër jotja. Ebu-l-Buhturi briti: Zumah thotë të vërtetën. Ne nuk kemi dashur që kjo të shkruhet në letër e të nënshkruhet. Mutam b. Adijji tha: Ju jeni duke thënë të vërtetën, e kush flet ndryshe, ai gënjen. Kërkoj mbrojtje prej Zotit nga ajo (kontratë) dhe nga përmbajtja e saj. Hisham b. Amri foli diçka të ngjashme. Ebu Xhehli tha: Për këtë sigurisht jeni marrë vesh mbrëmë në ndonjë vend tjetër.
Ebu Talibi gjatë gjithë kohës rrinte ulur në fund të mesxhidit dhe shikonte se çpo ndodhte. Këtu kishte ardhur sipas porosisë së Resulullahut , sepse Allahu e kishte informuar Resulin për kontratën e shkruar në një copë letër, e cila rrinte varur brenda Ka’bes dhe se Allahu kishte dërguar një krimb që ta brente tërë atë që ishte shkruar në letër, përveç emrit të Allahut. Resulullahu për këtë njoftoi xhaxhanë e vet dhe ky erdhi në mesin e kurejshëve. Pasi Ebu Talibi dëgjoi tërë bisedën, u ngrit dhe u tregoi atyre se ç’kishte porositur Resulullahu nipi i tij. Nëse gënjente atëherë ndaj nesh veproni siç keni vepruar gjer më tani, por nëse thotë të vërtetën, ndërpritni izolimin dhe torturimin ndaj nesh. Kurejshët tha-në: Ke folur drejt.
Pas kësaj Ebu Xhehli filloi të konsultohej me popullin, kurse El-Mutami vajti të sillte copën e letrës - kontratën - për ta grisur. Por mbeti i shastisur kur pa se krimbi e kishte brejtur tërë tekstin përveç fjalëve: Në emrin Tënd o Allahu im dhe emrin Allah në vetë tekstin e kontratës.
Pas kësaj u ndërpre izolimi dhe Resulullahu me shoqërinë e tij dolën nga kampi i përqendrimit Esh-Shu’ab. Mushrikët patën argument të mrekullueshëm për pejgamberinë e Resulullahut në këtë shembull, por edhe më tutje mbetën të atillë siç i ka quajtur Allahu , dhe për ta ka thënë:
“Po, kur shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kokën e thonë: Kjo është magji e vazhdueshme! (El-Kamer: 2).
Ata, me gjithë vërejtjen, nuk e përfillën këtë ajet, por e përforcuan edhe më shumë mosbesimin e tyre.
DELEGACIONI I FUNDIT I
KUREJSHËVE TEK EBU TALIBI
Resulullahu doli nga izolimi dhe vazhdoi misionin e tij siç e kishte urdhëruar Allahu . Kurejshët, megjithëqë e kishin ndërprerë dhe braktisur komplotin e izolimit, përsëri vazhdonin presionin ndaj muslimanëve, duke u përpjekur që me dhunë t’i largoonin nga rruga e Allahut . Ebu Talibi e mbronte edhe më tej nipin e vet, ndonëse i kishte kaluar të tetëdhjetat. Të gjitha peripecitë gjatë viteve të kaluara, të vështira e të rënda, jo vetëm ato të fundit në lidhje me izolimin, por edhe të gjitha të tjerat të lidhura me Resulullahun , e kishin prekur thellë dhe e kishin goditur rëndë Ebu Talibin. I dobësuar dhe i molisur pushoi së lëvizuri tepër dhe u tërhoq në shtëpi. Disa muaj pas daljes nga kamp-përqendrimi ai sëmuret dhe bie në shtrat. Atëherë mushrikët u frikësuan për nderin dhe autoritetin e tyre në mesin e arabëve. Çfarë do të thonë arabët nëse ky vdes, e këta edhe më tej të vazhdojnë me refuzimin e nipit të tij? Prandaj, për të dytën herë u munduan t’ia kthenin mendjen Resulullahut në praninë e Ebu Talibit, duke lëshuar pe në disa gjëra, me të cilat më parë nuk ishin të kënaqur. Vendosën që për herë të fundit të bisedo-nin me Ebu Talibin.
Ibni Ishaku, e edhe të tjerët, thonë: Ebu Talibi u ankua se nuk ishte mirë me shëndet dhe kjo arriti te kurejshët. Ata thanë ndërmjet tyre: Hamza dhe Umeri pranuan Islamin, ndërsa për Muhammedin tashmë flasin të gjitha fiset. Ejani të shkojmë tek Ebu Talibi, e ai vetë le të obligohet për nipin e vet dhe ai vetë le ta udhëzojë atë. Ne, për Zotin, nuk jemi të sigurt se ç’mund të ndodhë nesër.” Që do të thotë: “Ne frikësohemi se ky plak do të vdesë. Sikur ta linim të qetë, e pastaj ti ngjajë diçka atij, atëherë arabët do të thonë: e pastaj, kur vdiq xhaxhai i tij, ata përsëri e rrëmbyen!
Ebu Talibit i erdhën njerëzit më të famshëm të fisit Kurejsh: Utbe b. Rebia, Shejbe b. Rebia, Ebu Xhehl b. Hishami, Umejje b. Halefi, Ebu Sufjan b. Harbi, dhe afër njëzet njerëz të dalluar. Këta i thanë: O Ebu Talib, ti je njëri prej nesh, je dëshmitar i të gjithave që ke parë, tani je i sëmurë dhe kemi frikë për jetën tënde. Ti e di mirë se çfarë ka ndodhur mes nesh dhe nipit tënd, prandaj thirre atë që të na lërë të qetë, e edhe ne do ta lëmë të qetë. Le të heqë dorë nga ne, e edhe ne do të heqim dorë nga ai. Le të na lërë rehat ne, dhe fenë tonë, e edhe ne do ta lëmë rehat atë dhe fenë e tij!
Ebu Talibi dërgoi të thërrisnin Resulullahun . Pasi mbërriti, i tha: “O nipi im, këta janë njerëzit më autoritarë të fisit tënd. Kanë ardhur për ty, që të të japin ty dhe të marrin prej teje.” Pastaj i tregoi përse kishin ardhur, ç’propozonin dhe ç’ofronin, ashtu që të jetë i qetë çdonjëri në mënyrën e vet dhe të mos e pengonin njëri-tjetrin.
Resulullahu u tha të pranishmëve: “Ç’mendoni nëse do t’ju thosha një fjalë, të cilën sikur ta pranonit, me të do të përvetësonit të gjithë arabët, e do t’ju nënshtroheshin edhe të huajt?” Një tekst tjetër thotë se i është drejtuar Ebu Talibit me këto fjalë: Dëshiroj që të jenë të bashkuar rreth një fjale, të cilën do ta them. Me të do ti përvetësojnë arabët dhe do ti nënshtrojnë të huajt.
Në një version tjetër thuhet kështu: O xhaxha, a dëshiron ti thërrasësh në atë që është më së miri për ta? E në çka i thërret ti kështu? I thërras që të kumtojnë fjalën me ndihmën e së cilës do të nënshtrojnë arabët e do të sundojnë të huajt. Tradita e Ibni Ishakut thotë kështu: Sikur ta thoshit një fjalë, me të do t’i kishit nënshtruar arabët, e do t’i kishit përvetësuar të huajt. “Kur ligjëroi këtë, kurejshët u befasuan. Ebu Xhehli pyeti: “Cila është ajo fjalë? Pasha babain tënd, do ta shqiptojmë atë dhe mjaft të tjera të ngjashme me të.” Muhammedi u tha: Thuani: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe përveç Tij mos adhuroni më askënd!
Ata duartrokitën dhe thanë: A mos dëshiron, o Muhammed, që një mori zotash ti shndërrosh vetëm në një Zot? Ti je njeri i çudit-shëm!
Pastaj i thanë njëri-tjetrit: Jo, për Zotin! Nga ky njeri nuk mund të marrim asgjë, e as ai nuk do të marrë diçka prej nesh. Tani të shkojmë, të vazhdojmë të jetojmë siç kemi jetuar gjer më tani, në fenë e etërve tanë, derisa Zoti të sjellë gjykimin mes nesh dhe atij! Pastaj u shpërndanë.
Përkitazi me këtë Allahu , shpalli:
“Sad! Pasha Kur’anin e Madhërueshëm (që këshillon), (por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën)! Sa e sa breza para tyre Ne i kemi zhdukur; e ata kanë thirrur në ndihmë, por ka qenë vonë! Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: Ky është magjistar dhe gënjeshtar! A do ai që prej tërë zotave të bëjë një Zot? Me të vërtetë kjo është një gjë e çuditshme! Dhe paria nga mesi i tyre u largua (duke i thënë njëri-tjetrit): Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë zotave tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet. Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim. (Sad: 1-7).
VITI I PIKËLLIMIT
Vdekja e Ebu Talibit
Sëmundja e shtrëngoi Ebu Talibin, vdekja iu afrua dhe ai ndërroi jetë në muajin rexheb të vitit dhjetë të pejgamberisë, ose gjashtë muaj pas daljes nga izolimi.
Ekzistojnë mendime se ka vdekur në muajin ramazan, tri ditë para vdekjes së h. Hatixhes radijAllahu anha.
Në Sahihun e Buhariut transmetuar nga El-Musejjibi thuhet se Resulullahu ka hyrë te Ebu Talibi. Pranë tij ishte ulur Ebu Xhehli. Resulullahu iu drejtua xhaxhait të vet: “O xhaxha, thuaj: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, fjalë kjo me të cilën do të të mbroj tek Allahu.” Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebu Umejje thanë: “O Ebu Talib, a mos, vallë, do të dalësh nga mileti i Abdul-Muttalibit?” (besi-mit të gjyshit). Kështu vazhduan të flisnin, kurse fjalët e tij të fundit kanë qenë: “Në miletin e Abdul-Muttalibit.” Resulullahu tha: “Do të kërkoj falje për ty gjithherë, vetëm nëse më ndalohet.” Atëherë Allahu shpalli.
“Nuk është për Pejgamberin dhe besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, madje, qofshin edhe të afërm të tyre, pasi t’u bëhet e qartë se ata janë banorë të Xhehenemit.” (Et-Teube: 114).
Gjithashtu Allahu shpalli: “Ti (o Muhammed), me të vërtetë, nuk mund ta udhëzosh (në formë imponuese) në rrugë të drejtë, atë që dëshiron ti - por Allahu e udhëzon (në të gjitha normat), Ai i di më së miri ata që janë të udhëzuar.” (El-Kasas: 56).
Mendojmë se nuk ka nevojë të flitet më gjerësisht për rolin e Ebu Talibit në mbrojtjen e Resulullahut nga zullumqarët. Bedeni me të cilin ai ka mbrojtur njëkohësisht Resulullahun dhe Islamin, ka qenë i fortë dhe i padepërtueshëm, por nuk ka qenë në gjendje të mbrojë vetveten. Ai i mbeti besnik fesë së etërve të vet, andaj nuk e kreu në tërësi detyrën e vet në këtë botë. Në hadithin sahih trans-metohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili i ka thënë Resulullahut : “Ti nuk munde ta shpëtosh xhaxhanë tënd, kurse ai ty të ka mbrojtur dhe, për shkak teje ka qenë i qortuar?” Resulullahu i është përgjigjur: “Ai është në cektinën e Xhehenemit, sikur të mos isha unë, ai do të ishte në fund të Xhehenemit.”
Tregohet nga Ebu Se’id El-Hudariu se e ka dëgjuar Pejgamberin - kur e ka përmendur xhaxhanë e vet - duke thënë: Ndoshta do të ketë dobi në Ditën e Gjykimit nga shefati im, kështu që në zjarr ti jenë vetëm putrat (shputat e këmbëve).
Vdekja e h. Hatixhes radijAllahu anha
Dy muaj e tri ditë pas vdekjes së Ebu Talibit, ndërroi jetë nëna e të gjithë besimtarëve, e çmuara dhe e nderuara, Hatixhja radij Allahu anha. Kjo ka ndodhur në ramazan të vitit dhjetë të pejgamberisë. Ka vdekur në moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeçe. Resulullahu atëherë ka pasur pesëdhjetë vjet.
Hatixhja radijAllahu anha ka qenë njëra nga hiret e vërteta të Allahut për Resulullahun . Me Resulullahun ka jetuar një të katërtën e shekullit, duke i ofruar butësi dhe mirëkuptim në çastet e dëshprimit dhe të pikëllimit. Bashkë me të ka mbartur përgjegjësinë e davetit në supet e veta. Ajo i ka dhënë kurajë në momentet e pranimit të shpalljes. E ka mbrojtur nga smirëzitë dhe zullumqarët, dhe gjatë tërë kësaj rruge nuk iu është dhimbsur as vetja, e as pasuria e vet. Resulullahu ka thënë:
“Ajo më ka besuar (se jam Pejgamber) atëherë kur askush nuk më besonte, e ka ditur se jam duke folur të vërtetën atëherë kur më thoshin se jam rrenacak dhe më ka ndihmuar me pasuri atëherë kur të gjithë më dëmtonin.”
Në hadithin sahih, Ebu Hurejra, thotë: “I ka ardhur Xhibrili Resulullahut dhe i ka thënë: “O i Dërguari i Allahut, ja, arriti Hatixhja. Ajo është duke mbartur një enë me fiq, ose me ushqim, ose me pije. Nëse ajo vjen te ti, përcillja selamin nga Zoti i saj dhe përgëzoje me shtëpinë në Xhenet, ku nuk ka britma as shamatë, e as punë e lodhje, e Allahu me të më fali fëmijë e me të tjerat jo.”
Shumëzimi i pikëllimeve
Këto dy ngjarje të dhimbshme e të rënda (vdekja e xhaxhait Ebu Talibit dhe bashkëshortes Hatixhes) ndodhën në një periudhë të shkurtër kohore. Atëherë u hap çepi i dhimbjeve, ndërsa ndjenjat filluan të depërtojnë. Pikëllimi dhe dhimbja, njëra pas tjetrës u futën në zemrën bujare të Resulullahut . Nëse këtyre u shtohen vësh-tirësitë që i shkaktonin kurejshët, atëherë vërtet kuptohet se e ka pasur tejet rëndë. Pas vdekjes së Ebu Talibit, torturat e llojllojshme u dyfishuan, u shtuan në ato përmasa, saqë humbi vullnetin për të qëndruar më në Mekë.
Një ditë, duke qenë i mërzitur, shkoi në Taif me qëllim që edhe në këtë qytet të përhapte fenë dhe që populli i këtij vendi ti ndihmonte kundër popullit të vet. Mjerisht, as atje nuk gjeti askënd që do ta kuptonte, e lëre më që ta ndihmonte. Përveç kësaj, atje e sulmuan edhe më tepër se populli i vet.
Duhet thënë se, siç vuante dhe kalonte Resulullahu , në të njëjtën mënyrë vuanin dhe kalonin shokët dhe ithtarët e tij. Kështu, shoku dhe miku i tij, Ebu Bekri, u detyrua të shpërngulej nga Meka. Arrin në Berku-l-Gamad, me qëllim që prej këtu të kalonte në Abisini. Nga ky qëllim ia kthen mendjen Ibni Daganeh, i cili e ndali në shtëpinë e vet.
Ibni Is’haku thotë: “Kur vdiq Ebu Talibi, kurejshët e mundonin Resulullahun dhe i bënin të këqija që nuk guxonin në kohën e Ebu Talibit. Kështu, madje edhe njëfarë rrugaçi i hodhi një herë pluhur në kokë. Kur shkoi në shtëpi me flokë të pluhurosura, njëra nga vajzat e tij ia lau kokën duke qarë. Resulullahu i thotë: “Mos qaj bija ime, se Allahu është duke e mbrojtur babanë tënd.”
Kurejshët nuk i bënin këso mynxyrash derisa Ebu Talibi ishte gjallë.”
Për shkak të këtyre ngjarjeve të dhimbshme, tragjike e të shpeshta, që i ndodhën në vitin dhjetë të pejgamberisë, Resulullahu këtë vit e quajti “viti i pikëllimit”, dhe me këtë emër njihet në histori.
Martesa me Sevdën radijAllahu anha
Në muajin shevval të vitit dhjetë të pejgamberisë, Resulullahu martohet me Sevdën, bijën e Zum’atit, i cili e kishte pranuar qëmoti Islamin. Ajo kishte qenë e martuar për Sekran b. Amrin, i cili, pas pranimit të Islamit, së bashku me gruan e vet dhe me muhaxhirët shpërngulet në Abisini (hixhreti i II). Sekrani vdes atje, kurse Sevda kthehet në Mekë.
Kjo ka qenë gruaja e parë e Resulullahut pas vdekjes së h. Hatixhes radijAllahu anha. Pas disa vitesh ajo i fali h. Aishes radijAllahu netët e veta me të Dërguarin e Allahut.
Shkaqet e durimit dhe këmbënguljes
Në disa situata të jetës së Resulullahut njeriu mbetet i shtangur. Çdo njeri, sadopak i arsyeshëm, do të mbetej pa fjalë. Shumë njerëz të mençur i bëjnë vetes pyetje: ç’ishte ajo aq e fuqishme dhe e fortë që i mbajti muslimanët e Mekës në fenë e Allahut , me gjithë vuajtjet e tmerrshme të cilat i përjetonin? Si kanë mundur të kenë aq shumë durim përkundër komploteve dhe dhunës, nga të cilat të ngrihen flokët në kokë dhe të rrëqethet i tërë trupi? Duke pasur parasysh këtë, e shohim të arsyeshme që t’i përmendim disa nga shkaqet dhe arsyet e këtij durimi të madh.
1. Imani i fortë është kusht i qëndrueshmërisë për përballimin e të gjitha vështirësive. Besimi në Allah , Një të Vetmin dhe njohja e sinqertë e Allahut . Kur imani i paluhatshëm shkrihet me zemrën e çiltër dhe të hapur, atëherë peshon me peshën e maleve. Ai që ka imanin e qëndrueshëm dhe bindjen e fortë, i sheh të gjitha vuajtjet e kësaj jete, çfarëdo qofshin ato, të ndara nga imani i vet. Leshja e gjelbër në rrugën e tharë është Islami në Mekë, fe kjo e cila me iman do ti thërrmojë shkëmbinjtë e zjarrtë, kështjellat e fortifikuara dhe kullat e mosbesimit.
Prandaj asgjë nuk janë vuajtjet dhe mundimet e përjetuara në këtë rrugë. Çfarë do të thotë kjo në krahasim me bukurinë e imanit i cili do ti nxjerrë të gjitha fundërrinat në sipërfaqe, derisa zemrën do ta lërë të gëzuar e të parapërgatitur.
Kështu Allahu ilustron dallimin e së vërtetës dhe së pavërtetës: mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë. (Er-Rad:13, 17).
Nga ky shkak thelbësor rezulton tjetri, i cili vetëm i kontribuon përforcimit të durimit. E ky është:
2. Udhëheqja, të cilën njerëzit e pranojnë me zemër, vërteton atë se Resulullahu si udhëheqës suprem i bashkësisë muslimane, jo vetëm i këtij populli, por i tërë njerëzimit, kishte moral dhe virtyte të një personaliteti të kompletuar i cili me vetëdijen, mençurinë, bujarinë, drejtësinë dhe sinqeritetin e vet përvetësonte zemrat e njerëzve. Ndershmëria, autoriteti, dinjiteti dhe mirësia flasin për njeriun i cili me të gjitha këto virtyte ka arritur në shkallën më të lartë të gjinisë njerëzore. Ka qenë person të cilin domosdo edhe armiku e ka admiruar, e ka çmuar dhe e ka nderuar.
Kështu, një herë u takuan tre kurejshitë, të cilët fshehtazi çdonjëri prej tyre veç e veç, kishin dëgjuar Resulullahun duke kënduar Kur’an. Kanë qenë të mahnitur, sepse ky nuk ishte ligjërim i rëndomtë, këto nuk ishin vargje. Njëri prej tyre, duke mos mundur të mbante fshehtësinë i tha Ebu Xhehlit: “Ç’mendon ti për atë që kam dëgjuar prej Muhammedit ?” “E, ç’ke dëgjuar ashtu? Kemi garuar ne dhe Abdu Menafi rreth nderit dhe pushtetit. Ne i ushqenim të tjerët, e edhe ata i ushqenin. Ata ishin të pasur, e edhe ne ishim të pasur. Fise të tjera merrnin ata për dëshmitarë, por edhe ne, ata kanë ndarë, por edhe ne kemi ndarë. Andaj kur kuptuam se jemi duke imituar njëri-tjetrin në çdo gjë, madje edhe në kalërim, u bëmë sikurse kuajt e robëruar. Ata thanë se kanë një Pejgamber të cilit i zbret Shpallja nga qielli. Po a do të kemi edhe ne Pejgamberin tonë? Për Zotin, nëse ata do ta kenë, e ne jo, ne kurrë nuk do ta pranojmë, as do ta pasojmë e as që do ta pranojmë fenë e tij.”
Ebu Xhehli dinte të thoshte: “O Muhammed, ne nuk themi se ti je rrenacak, por ajo që je duke interpretuar është rrenë.” Atëherë Allahu shpalli: “Ata vërtet nuk të fajësojnë ty se je rrenacak, por jobesimtarët i mohojnë fjalët e Allahut.” (El-En’am: 33).
Jobesimtarët e fajësonin Resulullahun për këndimin e Kur’anit tri herë në ditë. Herën e tretë u tha: “O popull, o Kurejshitë, pranoni Islamin ose do të bëheni viktimë! Atëherë nga këto fjalë frikësoheshin, prandaj edhe ata armiq më të vrazhdë ndaj tij silleshin ashtu siç ishte mirë.
Kur i hodhën në qafë zorrë, ai i mallkoi. E ata pushuan së qeshuri dhe i kaploi brenga dhe dëshprimi, sepse ishin të bindur se do ti arrinte mallkimi dhe do të ndëshkoheshin.
Resulullahu po ashtu ka mallkuar edhe Utejbeh b. Lehebin, e nuk kaloi shumë kohë nga kjo, kur ky pa luanin dhe briti: “Mbytmë, për Zotin, sepse më mbyti Muhammedi edhe pse ai është në Mekë.” (Utejbe gjendej në rrugë për në Sham).
Kur Ubej b. Halefi i ishte kërcënuar Resulullahut se do ta mbyste, ai i është përgjigjur: “Unë ty do të të mbys ty, në dhëntë Zoti!” Dhe kur Ubeje u plagos në qafë, në betejën e Uhudit (plaga nga prerja nuk ishte e madhe), tha: “Tanimë ai më pat thënë në Mekë: Unë ty do të të mbys. Për Zotin, sikur të kishte pështyrë në mua, do të më mbyste.” (për këtë do të bëhet fjalë më pas).
Sa’d b. Mu’adhi (gjersa ishte në Mekë) i pat thënë Umejjeh b. Halefit: “E kam dëgjuar Resulullahun duke thënë: “Ata (muslima-nët) do të luftojnë kundër teje. Umejja u frikësua shumë dhe dha fjalën se kurrë nuk do të dilte jashtë Mekës. Kur Ebu Xhehli e detyroi të shkonte në Betejën e Bedrit, bleu devenë më të mirë në Mekë për të ikur. Gruaja i tha: O Ebu Safvan, a mos ke harruar çka të ka thënë vëllai yt, El-Jethrebij? Ky tha: Jo, për Zotin, nuk dua të udhëtoj me të, nuk do të shkoj larg.
Kështu kanë kaluar armiqtë e Resulullahut . Përsa i përket shokëve dhe miqve të tij, ata për të merrnin frymë me një shpirt. Ishte në zemrat e tyre dhe ishte dritë e syve të tyre. Mes tyre rridhte dashuria e sinqertë sikurse uji që rrjedh në shtratin e vet. I tërhiqte njerëzit sikurse magneti që tërheq hekurin.
Për shkak të dashurisë së madhe ndaj Resulullahut , çdonjëri më parë do të pranonte vdekjen sesa atij t’i mungonte edhe thoi nga gishti, ose edhe ferra ta thumbonte.
Një ditë Ebu Bekër b. Kuhafehi u sulmua në Mekë nga Utbe b. Rebia, i cili e rrahu shumë duke e goditur me nallane, duke e shkelur në fytyrë dhe duke i kërcyer në stomak. Nga goditjet e shumta nuk mund të njihej në fytyrë. Benu Tejimët e sollën në shtëpi me çarçaf, duke pritur se do të vdiste. Nga mbrëmja Ebu Bekri erdhi në vete dhe tha: Çu bë me Resulullahun ?” Ata e puthën dhe e lutën që të qetësohej. Pastaj u ngritën dhe i thanë nënës së tij, Ummi-l-Hajr: “Përpiqu ta ushqesh, sado pak!” Ajo e stërpiku me ujë e ai erdhi në vete dhe pyeti: “Ç’u bë me Resulullahun ?” Ajo tha: “Nuk e di.” Ai tha: “Shko tek Ummi Xhemilja, e bija e Hattabit dhe pyet për të! Ajo shkoi te Xhemilja dhe i tha: Ebu Bekri pyet për Muhammedin, të birin e Abdullahut. Ajo u përgjigj: Nuk di gjë as për Ebu Bekrin e as për Muhammedin e Abdullahut. Nëse do, do të vij me ty te biri yt. Ajo i tha: Eja. Kur arriti në shtëpi të Ebu Bekrit dhe pa të tërin në plagë, klithi dhembshëm e tha: Për Zotin, këtë kanë mundur ta bëjnë vetëm armiqtë jobesimtarë. Dëshiroj që Allahu të hakmerret për ty. Ai pyeti: Si është Resulullahu ?” Ummu Xhemi-lja pyeti: “A guxon të dëgjojë nëna?” Ai tha: “Mos ki frikë nga ajo.” Ajo tha: “Ai është mirë dhe s’ka gjë.” “E ku është ai?” “Në shtëpinë e Ibnu-l-Erkamit.” Ebu Bekri tha: “Për Zotin, nuk do të ha, as nuk do të pi, derisa të më dërgoni te Resulullahu ”. Ato e qetësuan.
Kur u qetësua dhe kur njerëzit flinin, ato të dyja dolën natën vonë e morën Ebu Bekrin në krahë dhe e sollën te Resulullahu .
Kur të bëhet fjalë për Resulullahun nga ngjarjet në Uhud, Hajber dhe situata të ngjashme, do të sjellim raste të shprehjes së dashurisë së pakufishme ndaj tij.
3. Ndjenja e përgjegjësisë; Ashabët në tërësi e kanë ditur se çfarë përgjegjësie të madhe dhe serioze ishin duke mbartur në supet e tyre. Kjo përgjegjësi nuk duhet harruar asnjë moment. Pasojat që rezultojnë nga frika dhe ikja prej përgjegjësisë, do të sillnin dëme shumë më të mëdha sesa situata në të cilën gjendeshin. Dëmi që do ti godaste ata, por edhe njerëzimin, pas ndonjë ikjeje të tillë, kurr-sesi nuk mund të krahasohet me vuajtjet që përjetonin si rezultat i këtij durimi.
4. Besimi në botën e ardhshme; Kjo bindje ka ndikuar edhe më tepër në ndjenjat e përgjegjësisë dhe gjithnjë e më tepër e forconte këtë. Muslimanët besonin bindshëm dhe në mënyrë të paluhatshme se Zoti i botëve do ti ringjallnin, për tu përgjigjur për veprat e tyre, edhe për të mirat edhe për të këqijat, e pastaj ose do të ishin banorë të Xhenetit, ku do të gëzonin mirësitë e Allahut , ose do të ishin banorë të Xhehenemit, ku do të përjetonin vuajtje përgjithmo-në. Ata çonin jetë të disiplinuar mes frikës dhe shpresës, duke e lutur Allahun e vet për mëshirë dhe duke u frikësuar nga ndëshkimi i Tij. Ata janë: “të cilët shpenzojnë pasurinë e tyre (në rrugën e Allahut) që u është dhënë, dhe zemrat e të cilëve dridhen nga frika se një ditë do të kthehen te Zoti i tyre. (El-Haxh: 60). Ata e kanë ditur se dynjallëku, kjo botë dhe të gjitha të mirat e saj, nuk vlejnë as sa një flatër e mushkonjës në krahasim me Ahiretin - botën e ardhshme. Kjo bindje e thellë ua lehtësonte vuajtjet dhe trishti-met e kësaj bote, kështu që atyre nuk u kushtonin kujdes e as rëndë-si të madhe.
5. El-Kuran; Në momentet më të vështira të jetës së muslimanëve, në momentet e tmerrit dhe të frikës, janë shpallur suret dhe ajetet e Kuranit si argumente të pakontestueshme të the-melit të Islamit, rreth cilit sillej daveti në Mekë. Besimtarët udhëzo-heshin sipas dispozitave bazë të Allahut, në bazë të të cilave është themeluar shoqëria njerëzore më e pastër dhe më e mirë në tërë rruzullin tokësor, e kjo është shoqëria islame. Kurani i nxit muslima-nët që në momentet dhe në kohët e vështira të jenë të durueshëm dhe të fuqishëm. Përkitazi me këtë, sjell shumë shembuj dhe shpje-gon mençurinë që përmban:
A mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i përjetuar ato (vuajtje) ashtu si i kanë përjetuar të tjerët para jush? Ata i pat goditur mjerimi dhe sëmundjet dhe aq shumë qenë tronditur saqë Pejgamberi dhe ata që ishin me të thirrën: Kur më do të arrijë ndihma e Allahut?! Ja, ndihma e Allahut është afër!(El-Bekare: 214).
Elif, Lam, Min. A mendojnë njerëzit se do të jetë i mjaftueshëm vetëm pohimi i tyre: Ne e pranuam besimin! dhe të mos vihen në sprovë? Kurse Ne i kemi sprovuar edhe ata që kanë qenë para tyre. Pra, Allahu, me siguri, do ti dallojë ata që thonë të vërtetën dhe do ti veçojë ata që gënjejnë. (El-Ankebut: 1-3).
Këto ajete u jepnin përgjigje aspiratave të jobesimtarëve dhe kokëfortëve këmbëngulës, me përgjigje të qartë dhe pa hamendje. Kurani tërheq vërejtjen dhe i paralajmëron ata për ndëshkimet dhe mynxyrat që do ti përjetojnë nëse janë të qëndrueshëm në mosbesim dhe kokëfortësi. Ky paralajmërim është konkret dhe i qartë në mbështetje të ajeteve që flasin për Allahun dhe Fuqinë e Tij, pastaj parashtrojnë shembuj nga historia, të cilat vërtetojnë pagabueshmërinë e Allahut ndaj armiqve të vet dhe ndaj evliave (njerëzve të mirë). Kurani së pari përdor metodën e butësisë e pastaj metodën e këndelljes dhe udhëzimit, derisa njeriu nuk heq dorë nga jetesa në lajthitje të qartë në të cilën gjendet.
Kurani me domethënien e vet dhe me figurat e veta ka ditur ti shpjerë njerëzit në botën tjetër, në botën e panjohur dhe të paarritshme. Ua ka hapur sytë që të shohin gjithësinë, që të shohin fuqinë dhe bukuritë e Allahut dhe ta ndiejnë Përsosmërinë e Tij, prapa së cilës është fshehur mëshira, kujdesi, ngrohtësia dhe kënaqësia ndaj atyre që e ndiejnë Atë pa kurrfarë pengesash.
Në suazat e këtyre ajeteve ka pasur dialogë me muslimanët, përmes të cilave Allahu i përgëzon ata me lajme të mira për mëshirën dhe kënaqësinë e vet që janë banorë të kopshteve me plot mirësira të amshueshme. Kur’ani ua pasqyron armikun, jobesimtarin si dhe zullumqarin e gjakësorin. Ai tregon se si do të gjykohen dhe si do ti nënshtrohen vuajtjeve të zjarrit të Xhehenemit. Zjarri do tua djegë fytyrat, prandaj le ta provojnë gostinë e skëterrës.
6. Paralajmërimi i suksesit; Muslimanët që nga dita e parë kur përqafuan Islamin, me gjithë përjetimet e dhimbshme dhe vuajtjet e torturat që pësuan nga jobesimtarët, e kishin të qartë se feja islame nuk ishte shkaktare për të gjitha këto mynxyra, por që mësimi islam përpiqej dhe kishte për qëllim qërimin e hesapeve me injorancën dhe me injorantët, si dhe me regjimin e tyre të errët. Qëllimi krye-sor i fesë islame ishte rivendosja e autoritetit në tokë dhe rrëzimi i regjimeve politike në botë, të cilat nuk respektonin njeriun dhe të drejtat e tij. Islami përpiqet për konsolidimin e shoqërisë, me të cilën Allahu do të jetë i kënaqur, shoqëri e cila nga adhurimi i idhujve do të kalojë në adhurimin e Allahut .
Në lidhje me këtë Kur’ani ka shpallur lajme të gëzuara, ngandonjëherë në mënyrë të qartë dhe të hapur, e ngandonjëherë në mënyrë simbolike. Dhe kështu, në atë kohë tejet të vështirë për muslimanët, kur bota u dukej tejet e ngushtë, për pak sa nuk mby-teshin në vatrat e veta dhe të humbisnin jetën, u shpallën ajetet të cilat rrëfenin për vështirësitë dhe mynxyrat, padrejtësitë dhe dhuni-met, pastaj për jetën e vështirë të Pejgamberëve të parë, të dërguar popujve, të cilët i quanin rrenacakë dhe mbeteshin në pabesim. Këto ajete përmbanin në vete gjendje dhe situata pothuajse të njëjta në çfarë kalonin dhe përjetonin edhe muslimanët e Mekës, të keqtraj-tuara nga jobesimtarët e saj. Ajetet përmbanin metodat e zgjidhjes për suksesin e besimtarëve.
Në disa sure paralajmërohet haptazi shkatërrimi i idhujtarëve të Mekës dhe suksesi i muslimanëve së bashku me përhapjen dhe kumtimin e fesë Islame.
Në këtë periudhë janë shpallur shumë ajete të cilat sillnin lajme të gëzuara për fitoren e muslimanëve. Allahu , thotë:
“E fjala e Jonë qëmoti është thënë për robërit Tanë, për Pejgamberët: “Ata do të jenë vërtet të ndihmuar dhe ushtria Jonë me siguri do të triumfojë.” Andaj shmangu prej tyre (ti o Muhammed) për një kohë dhe vëzhgoji ata, sepse edhe ata do të të vëzhgojnë! A mos dëshirojnë ata të shpejtojnë nga ndëshkimi Ynë? E kur i arrin ai ndëshkim, do të gdhijë mëngjesi i tmerrshëm për ata që u është tërhequr vërejtja!” (Es-Safat: 171-177). Allahu , gjithashtu thotë: “Grupi sigurisht do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin! (El-Kamer: 45), dhe thotë: Ata paraqesin një ushtri komplotiste e cila do të shpartallohet atje (Sad: 11). Për ata që kanë shkuar në Abisini në syrgjyn është shpallur: Dhe ata të cilët migrojnë për hir të Allahut, pasi u ballafaquan me torturat, Ne me siguri do tu japim vendbanim të mirë në këtë botë, ndërsa shpërblimi i Ahiretit do të jetë më i madh - sikur ta dinin atë (jobesimtarët). (En-Nahël: 41).
Resulullahun e kanë pyetur për Jusufin , kurse Allahu shpalli: “Vërtet, në ngjarjet e Jusufit e të vëllezërve të tij ka shumë Shenja për kërkuesit e së vërtetës.” (Jusuf: 7). Kërkues të tillë janë banorët e Mekës, të cilët do t’i gjejë e njëjta gjë sikurse vëllezërit e Jusufit, shkatërrimi dhe dorëzimi. Kur Allahu flet për Pejgamberët, thotë:
Dhe ata, të cilët nuk e kishin pranuar besimin, u thoshin Pejgamberëve të tyre: Ne me siguri do tju dëbojmë nga vendi ynë ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë. Atëherë Zoti i tyre (Pejgamberëve) u shpalli: Ne me siguri do ti shkatërrojmë mizorët dhe pas tyre do tju vendosim në tokë. Kjo do të jetë për ata të cilët do ti frikësohen dhënies së llogarisë para Meje dhe të cilët do ti frikësohen kërcënimit Tim. (En-Nahël: 13-14).
Kur shpërtheu lufta mes persianëve dhe romakëve, dhe kur mushrikët dëshironin fitoren e persianëve, duke qenë se edhe ata ishin idhujtarë, muslimanët si besimtarë dëshironin ngadhënjimin e romakëve, gjithashtu besimtarë, të cilët besonin në Zotin, Pejgamberët, Shpalljen e Librit dhe në Ditën e Gjykimit. Por, megjithatë, fituan persianët. Atëherë Allahu në ajetet e shpallura paralajmëroi se romakët do të fitojnë pas disa vitesh. Përveç kësaj, Kur’ani paralajmëron një lajm edhe më të gëzueshëm, e kjo është fitorja e muslimanëve me ndihmën e Allahut : “Është vendimi i Allahut, dhe atëherë besimtarët do t’i gëzohen ndihmës së Allahut. Ai ndihmon cilindo. Ai është i Plotfuqishëm dhe i Mëshirshëm.” (Er-Rum: 4-5)
Resulullahu edhe vetë ka pasur parandjenja të këtilla.
Gjatë kohës së haxhit sillej midis njerëzve në sheshet e Ukadhit, Mexhnes e Dhu-l-Mexhazit dhe përhapte Shpalljen, por atyre nuk u premtonte vetëm Xhenetin dhe mbarësitë e Xhenetit, por u fliste haptazi: O njerëz, thoni: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, e do të jeni të shpëtuar. Me këtë fjalë do ti mbizotëroni arabët, do ti nënshtroni të huajt, e nëse vdisni do të jeni sundues në Xhenet.
Më parë përmendëm se si ishte përgjigjur Utbe b. Rebia kur bënte pazarllëk me Resulullahun rreth gjërave të dunjallëkut. Utbe kurrë nuk e ka kuptuar Resulullahun .
Është e dobishme të përsëritet se si është përgjigjur Resulullahu kur delegacioni i fundit vizitoi Ebu Talibin. Ai shkurt dhe qartë ka kërkuar prej tyre të pranojnë vetëm një fjalë - kelimei shehadetin.
Na rrëfen Habab b. El-Ereti: “Shkova te Resulullahu e ai ishte ulur i mbështjellë me gunën e vet nën hijen e Ka’bes. Atëherë mushrikët na ndiqnin ashpër. I thashë: “E pse nuk i drejtohesh Alla-hut kundër tyre?” Ai u skuq në fytyrë dhe tha: Më parë ka qenë za-kon që me krefshë (kashai) të hekurt ti shkulnin mishin nga kockat dikujt për ta detyruar të hiqte dorë nga feja, por nuk mund ta detyronin dot. E Allahu do ta ndërpresë këtë gjendje të pasigurt, kështu do të mundësohet që udhëtari nga Sana të vijë i qetë në Hadramevt, duke mos iu frikësuar askujt përveç Allahut "- (transmetuesi shton) - e as bariu të frikësohet për kopenë e vet nga ujku - (dhe në tjetrën traditë) - por ju po nguteni (nuk keni durim).
As’habët duke u mbështetur në të gjitha paralajmërimet për të ardhmen e ndritshme dhe të lavdishme në këtë botë, krahas lutjeve të sinqerta dhe të përzemërta për vendbanim në Xhenet, ndodhitë e përditshme, vështirësitë dhe mynxyrat, të cilat vijimisht i rretho-nin, i konsideronin si një re verore e cila së shpejti do të zhdukej (shpërndahet).
Resulullahu zotëronte fuqi dhe durim jashtëzakonisht të madh për t’i ushqyer zemrat e muslimanëve me dituri nga Kur’ani. Në këto themele bazohej edukimi i thellë dhe efikas. Si rezultat i kësaj muslimani ka shpirt bujar, zemër të pastër, edukatë të bukur, nuk i është nënshtruar materies, lufton kundër epsheve dhe i është nën-shtruar vetëm Sunduesit të Tokës dhe qiejve. Vetëm me këso virty-tesh ka qenë e mundur të gjendet rruga nga errësira në dritë. Ka qenë ky ngadhënjim i durimit ndaj mynxyrave, i së mirës ndaj së keqes. Me të gjitha këto imani (besimi) bëhej më i thellë, e me të rritej edhe çdo gjë që ishte e njerëzishme. Rritej angazhimi për jetesë të ndershme, për punët me të cilat Allahu do të jetë i kënaqur, për dituri e cila do të pasurojë njohurinë për Fenë, për vetëmohimin dhe mbizotërimin e epsheve, e gjer te qetësimi psikik, durueshmëria etj.
THIRRJA NË ISLAM JASHTË MEKËS
Resulullahu në Taif
Në muajin shevval të vitit dhjetë të pejgamberisë Resulullahu doli nga Meka dhe vajti në Taif. Taifi është qytet afro gjashtë-dhjetë milje larg Mekës. Këtë distancë Resulullahu e kaloi në këmbë. Së bashku me të u nis edhe robi i tij i liruar Zejd b. El-Harithi. Gjatë rrugës Resulullahu thërriste në Islam fiset që haste. Por asnjë fis nuk iu përgjigj thirrjes së tij. Kur arriti në Taif, takoi tre djemtë e prijësit të fisit Thekaf. Këta ishin: Abdu Jalijel, Mes’udi dhe Hubejbi, djemtë e Amër b. Umejr Es-Thekafit. Resulullahu u ul me ta dhe i thirri në Islam, i thirri që t’i besonin Allahut dhe t’i ndihmonin fesë së Tij. Njëri prej tyre tha: “Unë do ta shkul mbu-lojën e Ka’bes, po qe se me të vërtetë të ka dërguar Allahu. “I dyti tha: “A thua Allahu nuk pati tjetërkënd përveç teje?”, e i treti tha: “Për Zotin, kjo është hera e parë dhe e fundit që jam duke folur me ty. Nëse ti vërtet je Pejgamber, atëherë mua nuk më ka hije të flas me ty, e nëse nuk je, ti gënjen për Zotin, atëherë as që duhet të flas me ty.” Resulullahu u ngrit dhe tha: “Ju thatë çka patët për të thënë, por mos i tregoni askujt për mua.”
Resulullahu qëndroi në Taif dhjetë ditë. Asnjërin nga njerëzit autoritarë nuk thërriste në Islam pa shkuar personalisht tek ai e të fliste me të. Ata thanë: “Lëshoje vendin tonë dhe ik, dhe i nxitën horrat e vet kundër tij. Duke dalë nga Taifi, horrat dhe skllevërit e përcollën duke e sharë dhe duke bërtitur. Kështu rreth tij u mblodh një mori njerëzish, të cilët u renditën në dy shpalire nga ana e majtë dhe e djathtë e tij. E gjuanin me gurë dhe e ofendonin me fjalë fyese. Dikush e goditi në kordhë mbi thembër dhe gjaku i rridhte në këpucë. Zejd bin El-Harithi e mbronte me trupin e vet. Resulullahu ndiente dhembje në kokë nga zhurma e madhe, britmat dhe godi-tjet. Ai dhe Zejdi u mbështetën në gardhin e një kopshti, pronar i të cilit ishin Utbe dhe Shejbe, djemtë e Rebia’s, të cilët jetonin tri milje larg Taifit. Pasi u fshehën pas këtij gardhi, vagabondët u kthy-en në Taif. Resulullahu hyri në kopsht dhe u ul nën rrush afër një muri. Pasi pushoi pak dhe u këndell nga ajo çka i ndodhi, këndoi duanë (lutjen) e njohur e cila dëshmon për pikëllimin dhe dhembjen që ndiente në zemër pas ngjarjes së tmerrshme. Resulullahu ishte i pikëlluar sepse askush prej tyre nuk e pranoi Islamin.
Duaja e njohur e Taifit është kjo:
“O Zoti im, të lutem të më japësh fuqi dhe të më nxjerrësh nga kjo situatë tejet e rëndë në të cilën gjendem. Të lutem të më mbrosh nga poshtërimi njerëzor. O më i Mëshirueshmi! Ti je Mbrojtës i të dobtëve. Ti je Mbrojtësi im. Të lutem, mos më lër në mëshirën e të huajve, të cilët më pritën armiqësisht. O Zoti im, mos më lër në duart e tyre!
O Krijuesi im, nëse Ti nuk je i hidhëruar me mua, atëherë nuk mërzitem për të gjitha këto vuajtje. Kujdesi Yt ndaj meje është tejet i madh, i mbështetem dritës së fytyrës Sate, me të cilën ke shpërndarë errësirën, dhe me ndihmën e së cilës qeveris me këtë botë dhe me botën e ardhshme, dhe të lutem hiqe hidhërimin Tënd nga unë! Më pajis me mëshirën Tënde gjersa nuk arrij kënaqësinë Tënde. Askush nuk ka fuqi dhe forcë, përveç Teje!
Kur e panë djemtë e Rebias, në këtë gjendje aq të mjerë, tek ata u zgjuan ndjenjat e mirësisë, andaj thirrën robin e tyre, djaloshin e krishterë, të quajtur Addas, e i thanë: Çoja këtë vesh rrushi atij njeriu. Djaloshi iu afrua Resulullahut dhe ia dha, ndërsa Resulullahu e zgjati dorën, tha Bismilahi - në emër të Allahut, e pastaj e hëngri. Addasi tha: “Kështu nuk flet populli i këtyre anë-ve.” Resulullahu e pyeti: “Prej nga je ti dhe cilës fe i takon?” Ai tha: “Unë jam i krishter nga Niniva.” Resulullahu shtoi: “Ti qenke, pra, nga fshati i njeriut të mirë, Junus b. Metait.” Ai tha: “E nga e di ti se kush është Junus b. Metai?” Resulullahu u përgjigj: “Ai është vëllai im. Ai është Pejgamber, e edhe unë jam Pejgamber. “Addasi e përqafoi Resulullahun dhe filloi t’i puthte kokën, duart dhe këmbët, ndërsa djemtë e Rebia’s shikonin tërë këtë dhe i thanë njëri-tjetrit: “Ai atje do ta prishë djaloshin. Nuk do të të dëgjoj më!”
Kur u kthye Addasi, e pyetën: “Vaj halli për ty, çfarë të ndodhi? Ai u përgjigj: O zotëri, ky njeri është person që nuk ekziston sot në Tokë. Më tregoi diçka që nuk mund ta dijë askush që nuk është Pejgamber. Që të dy i bërtitën: I mjeri ti, o Addas, nga feja jote do të të shpjerë në fenë e vet, e feja jote është më e mirë se e tij.
Pas kësaj ngjarjeje Resulullahu doli nga vendstrehimi dhe u nis për në Mekë, me zemër të shkallmuar, plot mërzi dhe pikëllim. Kur iu afrua vendit Karnul-Menazil, afër qytetit, Allahu i dërgoi Xhibrilin së bashku me engjëllin e kodrave i cili i tha që nëse ai e urdhëron t’i rrëzojë dy kodrat - El-Ahsheban - (të quajtura Ebu Kubais dhe el-Ahner) banorët e Mekës, ky do ta bënte.
Buhariu gjerësisht transmeton këtë rrëfim me senedin (vargun e transmetuesve) e vet nga Urvete b. Zubejri, të cilit i ka treguar Aishja radijAllahu anha se i ka thënë Resulullahut : “A ke pasur ditë më të vështirë se ajo në Uhud (beteja në Uhud)?” Ai u përgjigj: “Gjithçka kam përjetuar nga ky popull yti por më së keqi më kanë pritur në Taif, ku e kam vënë veten në ultësi ndaj Ibni Abdi Jalili-mit. Ai nuk iu përgjigj dëshirës dhe thirrjes sime që të pranonte Shehadetin, e pasi nuk e bëri këtë, u largova prej tij i brengosur dhe i shqetësuar. Kam qenë në dremitje (kllapi) derisa arrita te vendi Karnul-Menazil. Aty ngrita kokën dhe pashë një re të vogël që më bënte hije, prandaj shikova më mirë dhe pashë se në të qëndronte Xhibrili, i cili mu drejtua: Allahu ka dëgjuar çfarë u ke thënë atyre dhe çpërgjigje të kanë dhënë. Allahu të dërgon engjëllin e kodrave, të cilit mund ti urdhërosh tu bëjë çka të duash atyre. Pastaj dëgjova zërin e engjëllit, i cili më tha: “O Muhammed, ja ku jam, çfarë dëshiron të bëj? Nëse dëshiron t’i rrëzoj këto dy kodra - El-Ahsheban - mbi ta, vetëm thuaj.” Resulullahu tha: “Dëshiroj që Allahu t’i shpjerë në rrugë të drejtë ata që duan të besojnë Allahun e Lartësuar, Një të Vetmin, dhe nuk do të bëjnë shirk, d.m.th., nuk do t’i bëjnë Atij shok në adhurim.”
Në këtë përgjigje të Resulullahut pasqyrohet personaliteti i tij i jashtëzakonshëm, i endur me vlerat më të larta morale, madhësia e të cilave diktohet vështirë. Resulullahu u këndell plotësisht dhe zemra iu qetësua nga gëzimi për ofrimin e ndihmës nga Allahu prej kateve qiellore.
Pastaj vazhdoi rrugën për në Mekë dhe, kur mbërriti në luginën Nahël, u ndal dhe aty qëndroi disa ditë. Në atë luginë gjendeshin dy vende të përshtatshme për qëndrim: Përroi i madh malor dhe fusha pjellore. Duke hulumtuar nëpër libra, nuk mundëm të vërtetojmë se ku gjendet saktësisht ky vend. Gjatë qëndrimit në këtë luginë, Allahu i dërgoi Resulullahut një grup xhinësh. Për këta xhinë Allahu flet në dy vende në Kur’an:
Në suren El-Ahkaf: “Dhe, (kujtoju atyre kohën) kur t’i dërguam ty disa xhinnë për të dëgjuar Kur’anin. Kur morën pjesë (në të dëgjuarit e Kur’anit), ata i thanë (njëri-tjetrit) “Heshtni”. E, kur përfundoi (të lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmërues. Ata thanë: O populli ynë! Ne dëgjuam Librin, të shpallur pas Musait, i cili vërteton se janë të vërteta edhe ato para tij, i cili udhëzon te e vërteta dhe në rrugën e drejtë. O populli ynë, përgjigjjuni të dërguarit të Allahut dhe besojini Atij! Ai do tjua falë disa mëkate dhe do tju shpëtojë prej dënimit të dhimb-shëm. (El-Ahkaf: 29-31).
Në suren El-Xhinn: Thuaj (o Muhammed!): Mua mu ka shpallur se disa prej xhinnëve kanë dëgjuar dhe kanë thënë: Me të vërtetë, kemi dëgjuar (një) Kuran të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë - e ne kemi besuar në të, dhe assesi më nuk do ti bëjmë shok askënd Zotit tonë. (El-Xhinn: 1-2).
Nga këto ajete të cekura, si dhe nga traditat të cilat kanë rezultuar nga komentimi i këtyre bisedave, na bëhet e qartë se Resulullahu nuk ka qenë i njoftuar për ekzistencën e xhinëve. Për ta ka ditur vetëm pas shpalljes së këtyre ajeteve. Kjo ka qenë hera e parë që është gjetur në shoqërinë e xhinëve. Teksti i traditave të mëvonshme na bënë të ditur se ata kanë ardhur më shpesh pas këty-re ngjarjeve.
Në të vërtetë, Kur’ani ia ka zbuluar Resulullahut botën e xhinëve dhe i ka bërë të ditur aspektin e ri të ofrimit të ndihmës dhe thesarin e panjohur të Gajbit (të panjohur dhe të pakuptueshëm për ne). Ndihma me ushtri, të cilën nuk e di as nuk e sheh askush përveç Tij, është vërtetuar në ajetet e shpallura, në të cilat paralajmërohet suksesi i da’vetit të Resulullahut .
Me këtë njohuri të re gjithashtu është vërtetuar që asnjë fuqi e kësaj bote nuk është në gjendje t’i zërë rrugën Islamit dhe suksesit të tij. Allahu , thotë:
“E ata që nuk i përgjigjen të dërguarit të Allahut, të atillët nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë dhe për ta s’ka mbrojtës, përveç Allahut. Ata janë në humbje të madhe” (El-Ahkaf: 32). “Dhe ne e kemi ditur se nuk do të mund ti shpëtojnë Allahut në Tokë dhe nuk mund ta lodhin Atë duke ikur (në qiell). (El-Xhinn: 72, 12)
Pas kësaj ndihme, pas kësaj fitoreje dhe pas këtyre paralajmërimeve, u shpërndanë retë e errësirës, të trishtimit dhe të pikëllimit, të cilat e përcillnin Resulullahun që nga dalja prej Taifit, ashtu të demoralizuar dhe të pikëlluar, e derisa vendosi të kthehej në Mekë, me bindje të thellë që të vazhdonte misionin e filluar rreth interpre-timit të Islamit dhe pranimit të Shpalljes së amshueshme të Allahut , me elan, fuqi, vullnet dhe me entuziazëm të ri.
Atëherë, Zejd b. Harithi i thotë Resulullahut përafërsisht kështu: “Si do të shkosh përsëri në Mekë, pasi të kanë dëbuar prej andej?” Ai u përgjigj: “O Zejd, siç po e sheh edhe vetë, Allahu ka zgjidhje për çdo gjë dhe sjell lehtësime. Ai do ta ndihmojë Fenë e vet dhe do ta lartësojë Pejgamberin e Vet.”
Pastaj Resulullahu vajti në shpellën Hira, prej ku e dërgoi një njeri nga familja Huza’ah tek Ahnes b. Shurejke që ta merrte nën mbrojtje. Ai u përgjigj: “Unë nuk jam vendas, vetëm vendasit mund të marrin dikë nën mbrojtjen e vet. Pastaj dërgoi njërin te Suhejl b. Amri, e ky tha: Vërtet, familja Benu Amir nuk mund ta mbrojë familjen Benu Kab. Pastaj e dërgoi tek El-Mutam b. Adijji, e ky u përgjigj: Po, unë e marr atë nën mbrojtjen time. Mandej ky thirri djemtë dhe fisin e vet dhe u tha: Armatosuni që të gjithë dhe shpërndahuni nëpër qoshet e Kabes, sepse e kam marrë Muhammedin nën mbrojtjen time. Pastaj dërgoi që të thërrisnin Resulu-llahun e të hynte në Mekë. Kur Resulullahu u paraqit me Zejd b. Harithin dhe kaloi gjer në mesxhidul-Haram, ku u ndal, Mut’am b. Adijji u ngrit në devenë e vet dhe briti: “O kurejshitë, unë e kam marrë Muhammedin nën mbrojtjen time, prandaj askush prej jush nuk guxon ta ofendojë.” Në atë moment Resulullahu , i cili bënte tavaf rreth Ka’bes, arriti te qoshja dhe këndoi duanë. Pastaj i fali dy rekate namaz dhe vajti në shtëpinë e vet, gjersa Mut’ami dhe njerëzit e tij të armatosur e përcollën deri aty.
Ekziston rrëfimi se Ebu Xhehli e ka pyetur Mut’amin: “A je mbrojtës i tij apo ithtar i tij?” Ai përgjigjet: “Vetëm mbrojtës.” Atëherë Ebu Xhehli tha: “Atë që e mbron ti edhe ne do ta konsiderojmë të mbrojtur.”
Resulullahu kurrë nuk e ka harruar këtë vepër të mirë të Mutamit, andaj në Bedër, përkitazi me robërit e luftës, ka thënë: Po të ishte gjallë Mutam b. Adijji e të ndërmjetësonte për këta këtu, të gjithë këta do tia lija atij.
TË PREZENTUARIT E ISLAMIT
FISEVE DHE INDIVIDËVE
Në muajin dhul-kade, të vitit dhjetë të pejgamberisë, Resulu-llahu u kthye në Mekë për të vazhduar shpalljen e Islamit fiseve të ndryshme dhe individëve. Kur afrohej koha e haxhit, njerëzit vinin masivisht në Mekë, mbi deve të lodhura, nga vise të largëta, që të kryenin ritualin e haxhit, që të kishin leverdi për vete dhe që, në ditët e caktuara, me rastin e therjes së kurbanave, me të cilët i kishte furnizuar Allahu , të përmendin emrin e Tij. Resulullahu e shfrytëzonte këtë rast dhe i vizitonte të gjitha fiset veç e veç, i njoftonte me bazat e Islamit dhe i thërriste në fenë e Allahut. Këtë e bënte me të njëjtën fuqi, me të njëjtin elan dhe me të njëjtën metodë sikurse pat vepruar nga viti i katërt i pejgamberisë.
Fiset të cilave u ka ofruar Islamin
Ez-Zuhri ka thënë: “Resulullahu i vizitonte fiset dhe i thërriste në Islam, duke u ofruar Shenjat e Kuranit dhe veprimtarinë e vet që të pendoheshin e të largoheshin nga politeizmi. Ai ka vizituar këto fise: Benu Amir b. Sasaa, Muharib b. Hasfeh Fezzereh, Gas-san, Meret, Hanifeh, Sulejm, Abes, Benu Nasër, Benu-l-Bukai, Kind-eh, Kelb, El-Harith b. Kab, Udhreh, El-Hadarimeh, dhe asnjëri prej këtyre nuk e pranoi Islamin.
Këto fise, sipas El-Zuhrit, nuk kanë kontaktuar për të parën herë me Resulullahun e as për të parën herë nuk u është shpallur Islami në vitin e dhjetë, por Resulullahu këtë e bënte çdo vit, duke filluar prej të katërtit, që kur pranon edhe urdhrin që të paraqitej dhe të vepronte publikisht, e deri në sezonin e fundit të haxhillëkut para Hixhretit. Prandaj, nuk mund të thuhet për asnjë fis se është thirrur në Islam në vitin e caktuar. Dijetari El-Mensur Fevri përmend disa fise, të cilat për të parën herë janë thirrur në Islam në vitin dhjetë të pejgamberisë, kurse Ibni Ishaku shpjegon edhe metodat e thirrjes dhe mospranimin e tyre. Ja shkurtimisht në lidhje me këtë:
1. Benu Kelb: Resulullahu ka shkuar te një familje e tyre e cila është quajtur Benu Abdullah. U ka bërë thirrje që të besonin Allahun dhe atë si Pejgamber duke u thënë: “O Benu Abdullah, Allahu i ka dhënë emër të bukur babait tuaj, kurse ju nuk pranoni atë që po ju ofrohet.”
2. Benu Hanife: “Ai i ka vizituar këta në shtëpi e i ka thirrur në Islam dhe ta besonin atë si Pejgamber. Askush prej arabëve nuk e ka refuzuar më vrazhdë se ata.”
3. Benu Amir bin Sa’sa’a: është fis te i cili ka shkuar Resulullahu dhe i ka thirrur t’i besonin Allahut dhe ta pranonin atë si Pejgamber të Tij. Njëri nga familja, i quajtur Behireh b. Firas, tha: “Për Zotin, sikur ta lëshoja këtë të ri kurejshit, gjallë do ta hanin arabët.” Pastaj shtoi: “Çka mendon o Muhammed, nëse ty të njohim si Pejgamber dhe pranojmë Islamin, e pastaj Allahu të ndih-mon e i mposht kundërshtarët, a do të mund të të trashëgojmë? - Përcaktimi i pushtetit është në duart e Allahut. Ai i jep pushtet kujt të dojë Vetë. - Atëherë nuk kemi nevojë për ty. Edhe ata e refuzuan.
Kur u kthyen në shtëpitë e veta, i treguan prijësit të tyre, i cili për shkak të pleqërisë nuk kishte shkuar në haxh, se çfarë u kishte ndodhur dhe i thanë: Na vizitoi një i ri nga fisi Kurejsh, prej beni Abdul-Muttalibit, i cili e konsideronte veten si Pejgamber. Na thirri ta mbronim dhe, që ta merrnim me vete në vendin tonë. Plaku kapi kokën e tha: O bijtë e Amrit, çfarë marrëzie keni bërë? Sa dëm të madh keni bërë! Për Zotin, diçka të tillë kurrë nuk do të trillonte një ismailit (me origjinë nga Ismaili). Ai ka folur të vërtetën. Ku e keni pasur mendjen?
Besimtarët islamë jashtë Mekës
Resulullahu u ka ofruar Islamin fiseve dhe delegacioneve të ndryshme, por nuk i ka harruar as individët, sikurse disa personalitete të dalluara. Disa janë përgjigjur pozitivisht, kështu që pas periudhës së haxhit shumë njerëz e pranuan Islamin. Ja disa prej tyre:
1. Suvejd bin Samiti ka qenë poet i shquar nga Jethribi. Bashkëvendësit e quanin Kamil (i plotë) për shkak të talentit poetik, dinjitetit dhe origjinës së tij. Në Mekë erdhi për shkak të haxhit apo të umres, ku Resulullahu e thirri në Islam. Ai u përgjigj: “Ndoshta ajo që ke ti është e njëjtë me atë që kam unë.” Resulullahu e pyeti: “E, ç’ke ti?” Ai tha: “Urtësinë e Lukmanit.” “Më thuaj ç’di ti.” - i tha Resulullahu. Ai tha atë që dinte, e Resulullahu iu drejtua: “Ky ligjërim është i bukur, por ajo që kam unë është më e vlefshme, unë kam ajetet kur’anore, të cilat m’i ka shpallur Allahu i Madhë-ruar.” Pastaj Resulullahu i këndoi një fragment nga Kur’ani dhe e thirri në Islam. Ai përsëriti pas Resulullahut kelimei-shehadetin dhe kaloi në Islam e tha: Këto janë fjalë të mrekullueshme. Pastaj u kthye në Medinë, por menjëherë pas kësaj vritet afër vendit Bu-ath.
Suvejdi pranoi Islamin në fillim të vitit njëmbëdhjetë të pejgam-berisë.
2. Ijjas bin Muadhi ka qenë një djalë i ri, me prejardhje nga Jethribi. Në Mekë erdhi me një delegacion të fisit El-Evs. Delegacioni kishte për qëllim lidhjen e marrëveshjes mes kurejshëve dhe fisit të tyre kundër fisit El-Hazrexh, në prag të luftës së njohur Buath, në fillim të vitit njëmbëdhjetë të pejgamberisë. Zjarri i armiqësisë kishte shpërthyer ndërmjet dy fiseve të përmendura në Jethrib.
Fisi El-Hazrexh ishte numerikisht më i madh se fisi El-Evs. Kur Resulullahu kuptoi se evsasit kishin ardhur në Mekë, shkoi tek ata, u ul dhe tha: “A dëshironi të keni dobi nga kjo ardhje juaja?” U përgjigjën: “E si kështu?” Ai tha: “Unë jam Pejgamber i Allahut , i dërguar për besimtarët. Unë i thërras të besojnë Allahut dhe të mos i bëjnë Atij shok. Mua ma ka zbritur Librin.” Pastaj u shpjegoi Islamin dhe këndoi një fragment nga Kurani. Atëherë Ijjas b. Mua-dhi tha: O popull, më mirë do të ishte sikur të kishim ardhur për këtë sesa për marrëveshjen. Një anëtar i delegacionit, i quajtur Ebu-l-Hajser Enes b. Rafi, mori një grusht pluhur e ia hodhi Ijjasit në fytyrë dhe i tha: Ik prej nesh! Pasha jetën, ne kemi ardhur këtu me qëllim tjetër. Ijjasi heshti e Resulullahu u ngrit dhe u largua prej tyre. Këta pastaj u kthyen në Medinë pa kryer punë. Nuk mundën të lidhnin marrëveshje me kurejshët.
Pas kthimit në Jethrib, Ijjasi vdiq shpejt duke rënë në shehadet, duke thirrur tekbir dhe duke madhëruar e falënderuar Allahun . Askush nuk dyshon në atë se Ijjasi ka vdekur si musliman i vërtetë.
3. Ebu Dherr El-Gaffari ka qenë banor nga rrethina e Jethribit. Kur ka arritur në Jethrib lajmi për pejgamberinë e Muhammedit , përmes Suvejdit dhe Ijjasit, Ebu Dherrit kjo i hyn në zemër dhe e pra-non Islamin.
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi i cili ka thënë: Ebu Dherri ka thënë: Unë jam nga familja Gaffar. Kemi dëgjuar lajmin se në Mekë është paraqitur një njeri i cili e konsideron veten Pejgamber. Andaj, iu drejtova vëllait tim: O vëllai im, shko tek ai njeri, fol me të dhe kthehu të më informosh për të. Ai shkoi, e pa Resulullahun e pastaj u kthye në shtëpi dhe unë e pyeta: “Me çfarë lajmesh ke ardhur?” Ai u përgjigj: “Pasha Allahun, e kam parë njeriun i cili urdhëron vepra të mira e të pengohen ato të këqijat.” Unë atëherë i thashë: “Nuk më ke kënaqur me përgjigjen.” Atëherë u furnizova me ujë, e mora shkopin dhe u nisa për në Mekë. Kur mbërrita atje, fillova të kërkoja Muhammedin. Nuk e njihja, e të pyesja e kisha bezdi. Qëndroja në mesxhid duke pirë ujë të Zem-zemit. Pastaj, pranë meje kaloi Aliu e tha: Si duket ky njeri është i huaj? U për-gjigja: Po. Pastaj ai më ftoi në shtëpi të vet, ku u nisa me të. Nuk më pyeste kurrgjë e as unë nuk e pyesja atë. Atë natë bujta tek ai, e në mëngjes u nisa për në mesxhid për të pyetur për Muhammedin. Gjer atëherë kurrkush nuk më tregoi diçka për të. Pastaj, përsëri Aliu kaloi pranë meje e më tha: Ende nuk ke gjetur ku të vendosesh? Thashë: Jo. Ai tha: Eja me mua. E pastaj më pyeti: Kush je? Çtë solli në këtë qytet? I thashë: Nëse nuk më tradhton do të të tregoj. Aliu tha: Mirë. Unë i thashë: Kam dëgjuar se këtu jeton një njeri i cili e konsideron veten Pejgamber të Zotit. E dërgova vëllanë të bisedonte me të, por u kthye pa kryer punë. Dëshiroj që personalisht ta shoh atë njeri. Aliu më tha: Ja, tani e ke gjetur përcjellësin. Unë tani jam duke shkuar tek ai. Ku të hyj unë, hyr edhe ti. Nëse shoh dikë të rrezikshëm për ty, do të ndalem e do të mbështetem në mur kinse po rregulloj këpucët, e ti vazhdo. Aliu eci e unë pas tij, gjersa hyri në një shtëpi, e unë pas tij. Me të hyra te Pejgamberi i Allahut, dhe i thashë: Ma shpjego Islamin. Ai ma shpjegoi. Pastaj pranova Islamin në të njëjtin çast, e ai më tha: O Ebu Dherr, mos i trego kujt për këtë. Kthehu në vendin tënd, e kur të dëgjosh se jemi forcuar, atëherë na u bashko. Ende nuk dihet se çdo të bëhet me ne dhe me punën tonë, por ti puno. Unë thashë: Pasha Atë që ta ka zbritur të Vërtetën, tani të gjithëve do tu them me zë të lartë. Dhe shkova në mesxhid, ku i takova kurejshët të tubuar. Brita me zë të lartë: O popull Kurejshit, unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Tij dhe Pejgamber i Tij. Ata britën: Ngrihuni ta zëmë këtë renegat! U ngritën dhe më rrahën gjer në alivanosje. Abbasi më gjeti në atë gjendje, u përkul mbi mua, pastaj u kthye nga ata dhe tha: Vaj halli për ju. A mos, vallë, do të mbytni njeriun nga familja Gaffar, ndërsa tregtitë tuaja dhe rruga juaj kalojnë përmes tokës së tyre? Pas kësaj, ata më lanë të qetë. Të nesërmen në mën-gjes, u ktheva në mesxhid dhe i përsërita ato fjalë që thashë dje. Ata thanë: Bjerini këtij renegati, u ngritën dhe vepruan në të njëjtën mënyrë sikurse dje. Përsëri erdhi Abbasi, u përkul mbi mua dhe përsëriti fjalimin e djeshëm.
4. Tufejl b. Amër Ed-Devsi ka qenë njeri i ndershëm dhe bujar, poet i talentuar dhe prijës i fisit Devs. Fisi i tij ka pasur njëfarë dominimi mbi disa krahina të Jemenit. Mekën e ka vizituar në vitin njëmbëdhjetë të pejgamberisë. Me atë rast banorët e Mekës i kishin përgatitur pritje me nderime të mëdha. Ata i thanë: O Tufejl, ke arritur në qytetin tonë ku gjendet një njeri misterioz dhe për ne të pakuptueshëm, i cili na ndan në grupe. Bëri të grindemi mes nesh. Flet si magjistar. E ndau babanë nga i biri, vëllanë nga vëllai, burrin nga gruaja. Kemi frikë për ty dhe përcjellësit tuaj se mos po ju ndodh diçka sikurse edhe neve. Mos bisedo me të dhe mos e dëgjo çflet. Tufejli tregon: Pasha Allahun, aq tepër këmbëngulnim, saqë vendosa të mos bisedoja me të e as ta dëgjoja atë. Kur u nisa të shkoja në mesxhid, i mbylla veshët me pambuk që të mos ndieja kurrgjë nga biseda e tij. Kur arrita në mesxhid, ai ishte duke u falur te Kabja. U ndala pranë tij, e Allahu nuk më la pa i dëgjuar disa nga fjalët e tij. Ligjërimi që dëgjova ishte i këndshëm. Andaj, i thashë vetes: Vaj halli për ty o Tufejl, se çdo të të gjejë! Për Zotin, unë jam poet i talentuar, e dalloj shpejt ligjërimin e mirë nga i keqi, çka më pengon të dëgjoj ligjërimin e këtij njeriu? Nëse flet diçka mirë, do ta pranoj, e nëse jo, nuk do ta përfill atë. Ndenja aty gjersa ai u nis për në shtëpi. E përcolla dhe kur hyri në shtëpi, hyra edhe unë pas tij. Pastaj i tregova se çkisha dëgjuar, çflasnin për të dhe i tregova për kujdesin e njerëzve ndaj meje. I tregova se i kisha mbyllur veshët me pambuk, por megjithatë dëgjo-va diçka nga ligjërimi i tij. Pastaj i thashë: Më trego si qëndron puna me ty. Ai më tregoi për Islamin dhe këndoi nga Kurani. Për Zotin, kurrë gjer atëherë nuk dëgjuar diçka më të bukur. Çfarë ligjërimi të mrekullueshëm. Menjëherë pranova Islamin, e shqiptova shehadetin e së vërtetës dhe i thashë: Mua më dëgjon populli im, andaj po kthehem në vendin tim dhe do ti thërras në Islam, lute Allahun të më japë ndonjë shenjë. Resulullahu u lut.” Allahu ia dha shenjën e kërkuar. Kur u kthye në shtëpi Allahu ia ndriti fytyrën me një shndrizë. Ai tha: “Allahu im, le të shndritë diçka jashtë fytyrës sime, frikësohem se njerëzit do të thonë: ky është magjistar.” Drita u shndërrua në kamxhik. Ai thirri në Islam babanë dhe gruan e vet. Ata pranuan, por populli i tij nuk pranoi fenë e re. Megjithatë nuk e hoqën nga udhëheqja derisa ai vetë u largua prej tyre pas betejës së Hendekut. Bashkë me të u shpërngulën edhe rreth tetëdhjetë familje të fisit. Në Islam ka përjetuar pleqëri të bukur. Ka rënë si shehid në betejën e Jemames.
5. Dimad El-Ezdi me origjinë nga fisi Ezd Shenueh nga Jemeni. Gjatë vizitës në Mekë ka dëgjuar horrat duke thënë: Muhammedi vërtet është i marrë. Ai mendoi me vete: “Sikur të shkoja te ky njeri, ndoshta Zoti do ta shëronte me ndihmën time.” Pastaj e gjeti Muhammedin dhe i tha: “O Muhammed, unë jam shërues nga këto sëmundje, a dëshiron të të shëroj?” Resulullahu tha: “Falënderimi i takon Allahut. Atë falënderojmë dhe nga ai ndihmë kërkojmë. Atë që Allahu e udhëzon kurrë nuk do të humbë, e atë që Ai e sjell në lajthitje, askush nuk mund ta nxjerrë nga ajo. Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një, të Vetmit. Ai nuk ka konkurrent dhe dëshmoj se Muhammedi është robi i Tij dhe Pejgamberi i Tij. Tani, përsëritmi ato fjalë, - tha El-Ezdi. Resulullahu ia përsëriti tri herë, e ky tha: “Kam dëgjuar fjalë magjistarësh dhe shortarësh, pastaj edhe fjalët poetësh, por diçka të këtillë nuk kam dëgjuar. Fjalët tuaja tejkalojnë çdo ligjërim. Ma shtrij dorën që të zotohem në Islam”, dhe e pranoi Islamin.
Gjashtë banorët e mirë të Jethribit
Gjatë kohës të haxhit, në vitin njëmbëdhjetë të pejgamberisë - në muajin gusht të vitit 620 të erës së re - Islami gjen farë pjellore për idenë e vet, të cilat së shpejti rriten në trungje të degëzuara nën hijen e të cilave do të pushojnë muslimanët nga vuajtjet shumëvjeçare të tiranëve dhe të zullumqarëve.
Resulullahu zotëronte urtësi të thellë. Atij i shkonte përdore që, me gjithë përgënjeshtrimet e ndryshme, vuajtjet dhe pësimet në Mekë, t’i vizitonte fiset arabe dhe t’u prezentonte Islamin. Këtë e bënte gjatë netëve të errëta, duke u përpjekur që të mos ndërhynin jobesimtarët mekas mes tij dhe atyre fiseve.
Një natë del bashkë me Ebu Bekrin dhe Aliun për të vizituar fiset Dhuhel dhe Shejban b. Thalebe. U flet për Islamin dhe i thërret në fe. Mes Ebu Bekrit dhe njërit nga fisi Dhuhel zhvillohet një dialog në formë pyetje-përgjigjjesh të bukura. Benu shejbanët iu përgjigjen shumë bukur pyetjeve, megjithatë refuzuan ta pranonin Islamin.
Pastaj Resulullahu shkoi në Minne dhe në Aka’ba. Gjatë udhëtimit dëgjoi disa njerëz duke folur, u ngut që t’i arrinte dhe t’i shoqëronte. Këta ishin gjashtë të rinj nga Jethribi, të gjithë nga fisi Hazrexh.
Këta janë:
1. Es’ad b. Zeraret, nga familja Beni Nexhxhar;
2. Avf b. El-Harith b. Rifata Afra, nga beni nexhxharët;
3. Rafia b. Malik b. El-Uxhlan, nga beni zurejkët;
4. Kutbe b. Amir b. Hudejde, nga beni selemët;
5. Ukbe b. Amir b. Nabi, nga beni haram b. kasët; dhe
6. Xhabir b. Abdullah b. Riab, nga abid b. ganemët.
Këta ishin djemtë e zotërinjve medinas. Nga robëreshat hebreje në Medinë kishin dëgjuar se në shekullin e tyre do të dërgohej një Pejgamber. Ai do të paraqitet, ne do ta pasojmë atë, kurse ju do tju luftojmë sikurse populli i Adit dhe Iremit.
Kur i arrin, Resulullahu fillon bisedën duke pyetur: “Kush jeni ju?” Ata u përgjigjën: “Një grup i vogël hazrexhësh.” Ai tha: “Jeni robër të hebrenjve?” Ata u përgjigjën: “Po.” Ai tha: “A doni të ulemi e të bisedojmë?” U përgjigjën: “Po.” Pastaj u ulën e Resulullahu u tregoi të vërtetën e Islamit dhe esencën e fesë. Pastaj i thirri që të besonin Allahun e Lartësuar, dhe u këndoi një fragment nga Kur’ani. Ata biseduan mes tyre: “Për Zotin, ky është Pejgamberi, për të cilin flisnin hebrenjtë. Nuk guxojmë të lejojmë që të na tejkalojnë.” Atëherë ata e pranuan Resulullahun për Pejgamber të Allahut dhe e pranuan Islamin. Kanë qenë ndër kokat më të mençura të Jethribit. I kishte molisur lufta vëllavrasëse, e cila pak kohë më parë kishte mbaruar dhe që mund të shpërthente përsëri, andaj dëshiruan që feja dhe misioni i Resulullahut të ishin shkak për përfundimin e këtyre luftërave. Ata thanë: “Ne e kemi braktisur fisin tonë, sepse nuk mund t’i shikonim se çka janë duke bërë. Nuk ekziston asnjë popull siç janë ata, në armiqësi dhe në të këqija. Ndoshta Allahu do t’i bashkojë rreth teje. Ne do t’ua shpjegojmë dhe ofrojmë Islamin, dhe do t’i thërrasim të të besojnë ty. Do t’ua shpjegojmë shkakun përse t’u përgjigjëm ty dhe përse hymë në radhën e ithta-rëve të tu. Nëse Allahu i tubon rreth teje, do të jesh njeriu më i çmueshëm.”
Kur u kthyen në Medinë, u kthyen si mbartës të Islamit. Në Medinë nuk mbeti asnjë shtëpi ensarësh pa përmendur emrin e Alla-hut dhe Resulullahut .
Shënim në lidhje me martesën e Resulullahut me Aishen
Në muajin shevval të vitit njëmbëdhjetë të pejgamberisë, Resulullahu u fejua me Aishen radijAllahu anha gjashtë vjeçe, kurse me të është martuar në Medinë pas Hixhretit, kur ajo i ka pasur nëntë vjet.
ISRAJA DHE MI’RAXHI – UDHËTIMI I NATËS DHE NGRITJA
Resulullahu gjatë jetës së vet ka pasur një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, duke i hapur rrugën Islamit. Misioni i tij në përhapjen e fesë së Allahut ka përjetuar suksese dhe rënie. E atje lart, diku në hapësirat e largëta hyjnore, xixëllonin yjet e shkëlqyera duke pëshpëritur për sukseset e reja. Në këtë periudhë, mes suksesit dhe dëshprimit, ndodh Isra dhe Miraxhi. Duke qenë se kjo ngjarje ka vlerë të madhe shpirtërore, do të flasim gjerësisht për të.
Ekzistojnë shumë mendime për kohën në të cilën ka ndodhur Isra dhe Miraxhi:
1. Isra ka ndodhur në vitin në të cilin Allahu e ka nderuar Resulullahun me pejgamberi. Ky është mendimi i Taberaniut.
2. Ngjarja ka ndodhur në vitin pesë të pejgamberisë. Kështu mendojnë Neveviu dhe Kurtubi.
3. Ngjarja ka ndodhur natën e njëzet e shtatë të muajit rexheb, të vitit dhjetë të pejgamberisë, mendon dijetari El-Mensur Fevri.
4. Gjashtëmbëdhjetë muaj para Hixhretit ose në muajin ramazan të vitit dymbëdhjetë të pejgamberisë.
5. Një vit e dy muaj para Hixhretit ose në muajin muharrem, të vitit trembëdhjetë të pejgamberisë.
6. Një vit para Hixhretit ose në muajin rebiul-evvel, të vitit trembëdhjetë të pejgamberisë.
H. Hatixhja radijAllahu anha ka kaluar në Ahiret në muajin ramazan të vitit dhjetë të pejgamberisë. Gjer atëherë ende nuk ishte shpallur dispozita për pesë namazet ditore. Nuk ekzistonin kurrfarë mendimesh kontestuese rreth asaj se, pesë kohët e namazit janë caktuar natën e Israasë.
Tri mendimet e fundit janë dhënë në bazë së shpalljes të sures “El-Isra, përmbajtja e së cilës tregon se kjo është shpallur mjaft vonë. Nuk e di se cili mendim është më i saktë. Të gjithë imamët e Hadithit e transmetojnë këtë ngjarje, e ne do ta parashtrojmë në pikat e shkurtra me këtë renditje:
Ibnul-Kajjimi thotë: Resulullahu e ka përjetuar Isra’në si udhëtim të vërtetë trupor, që ka filluar në Mesxhidul Haram në Mekë e ka mbaruar në Bejtu-l-Mukaddes në Kuddusi-Sherif. Ka udhëtuar në Burak (mjet me të cilin Muhammedi është ngjitur në qiell) me përcjelljen e Xhibrilit . Ka mbërritur në Kuddus ku është falur në xhami me Pejgamberët e tjerë e ky është bërë imam i tyre, ndër-sa Burakun e ka lidhur në hallkën e derës së xhamisë. Atë natë ndodh ngritja e Resulullahut nga Bejtu-l-Mukaddesi në qiellin e parë, e nën udhëheqjen e Xhibrilit i cili e shpie në katet e hapësirës së panjohur të Allahut. Aty takon Ademin , babanë e gjinisë njerëzore. E përshëndet me selam e ai ia kthen me mirëseardhje dhe i përgjigjet me selam dhe e pranon pejgamberinë e tij. Allahu këtu i tregon shpirtrat e shehidëve në anën e djathtë dhe shpirt-rat e fatkeqëve në të majtën. Prej aty, Resulullahu ngritet në qiellin e dytë, ku merr lejen për hyrje. Aty takon Jahjanë, të birin e Zekerijas, dhe Isanë, të birin e Merjemes. Takohet me ta dhe i për-shëndet me selam. Ata i përgjigjen selamit, i shpreh mirëseardhjen dhe e pranojnë si Pejgamber. Pas kësaj, pason ngritja në katin e tretë ku takohet me Jusufin. E përshëndet me selam e edhe Jusufi i përgjigjet me selam, me mirëseardhje dhe ia pranon pejgamberinë. Pastaj ngrihet në qiellin e katërt, ku takohet me Idrisin. E përshën-det me selam e ai i përgjigjet në selam, i shpreh mirëseardhjen dhe ia pranon pejgamberinë.
Prej aty ngrihet në qiellin e pestë, ku takohet me Harunin, të birin e Imranit dhe e përshëndet me selam. Ai i përgjigjet me mirëseardhje dhe e pranon si Pejgamber. Pastaj ngrihet në qiellin e gjashtë, ku takohet me Musain, të birin e Imranit dhe e përshëndet me selam. Ai i përgjigjet me mirëseardhje dhe e pranon pejgamberinë e tij.
Duke lënë qiellin e gjashtë, Musai fillon të qajë. E pyesin: Çtë shtyri të qash? Ai përgjigjet: Po qaj për atë se populli i këtij djaloshi, i cili ka ardhur pas meje si Pejgamber, do të jetë më i numërt në Xhenet sesa populli im. Pas kësaj bisede, Resulullahun e ngrenë në qiellin e shtatë. Aty takon Ibrahimin . E përshëndet me selam. Ai i shpreh mirëseardhjen dhe e pranon si Pejgamber.
Pas këtij udhëtimi Resulullahun e ngrenë gjer në Sidretu-l-Munteha - Perdja e Fundit, e prej aty në horizontin më të lartë të Allahut. Afrohet shumë afër Allahut të Madhëruar e të Lartësuar, pastaj iu afrua e u lëshua afër, aq afër sa dy harqe apo më afër. Dhe i shpalli robit të vet atë që ia shpalli. Këtu i caktohet falja prej pesëdhjetë namazesh ditore. Pastaj Resulullahu niset të kthehet. Kur kalon pranë Musait, ky e pyet: “Çfarë të është urdhëruar?” Përgjigjet: “Pesëdhjetë namaze në ditë.” Musai i thotë: “Umeti yt nuk mund ta zbatojë këtë. Kthehu te Zoti yt dhe lute që t’ia lehtë-sojë umetit tënd.” Resulullahu e shikon Xhibrilin, sikur të kërkon-te këshillim nga ai. Ai ia vërteton me isharet (gjest): Po, nëse dëshiron ti. Xhibrili përsëri e ngre tek Allahu i Gjithfuqishëm, i Lartësuar dhe i Lavdëruar - i Cili ishte në vendin e vet (kjo është pjesë e fjalisë së Buhariut e ndërvënë në disa hadithe). Allahu ia zvogëlon dhjetë namaze. Pejgamberi lëshohet gjer te Musai dhe e njofton për këtë. Musai i thotë: “Kthehu te Zoti yt dhe lute t’ia lehtësojë umetit tënd.” Kështu, Resulullahu shkon lartë poshtë, te Musai dhe te Zoti i vet i Lartësuar, gjersa Allahu ia kufizoi numrin e namazeve gjer në pesë. Pas kësaj, Musai i thotë që të shkonte edhe një herë lart, por Resulullahu përgjigjet: “Mjaft kam fituar nga Zoti im, jam i kënaqur dhe i pranoj.” Kur largohet prej aty, Resulullahu dëgjon një Zë: “E realizova urdhrin tim dhe ua lehtësova robërve të Mi” - (mbaron citati).
Ibnul Kajjimi pastaj paraqet mendime të ndryshme rreth pamjes së Allahut . Ai citon fjalët e Ibni Tejmijes me përmbajtje të ngjashme. Esenca tregon se nuk ka ardhur gjer te pamja fizike e Krijuesit dhe se ky mendim nuk është transmetuar prej asnjë as’habi. Transmetimi i Ibni Abbasit, i cili flet për pamjen absolute dhe përjetimin e Allahut , me shqisa, nuk është në kundërthënie me transmetimet e tjera.
Ibnul-Kajjimi vazhdon: “Fjalët e Allahut të Lartësuar, në suren En-Nexhm: Pastaj iu lëshua dhe iu afrua. (En-Nexhm: 8) tregojnë tjetër mënyrë të afruarit nga ai në rrëfimin mbi lartësimin – ngrit-jen e natës, sepse afrimi në suren En-Nexhm është afrim i Xhibri-lit dhe të lëshuarit e tij, siç thotë Aishja radijAllahu anha dhe Ibni Mesudi, ndërsa vetë teksti këtë e vërteton. Kurse afrimi dhe lëshi-mi në këtë hadith tregon qartas se ky është afrim dhe lëshim i Allahut . Në suren “En-Nexhm” qëndron edhe kjo: “Atë e ka parë edhe herën tjetër te Sidretu-l-Munteha.” (En-Nexhm: 13-14). Kjo ka të bëjë me Xhibrilin, të cilin Resulullahu e ka parë me pamjen e vet dy herë: të parën herë në tokë e të dytën herë në Sidretu-l-Munteha, e Allahu e di më së miri.”
Në këtë kohë është përsëritur mu’xhizja e pastrimit të gjoksit të Resulullahut dhe kanë ndodhur edhe disa ngjarje të tjera:
Resulullahut i kanë ofruar qumësht dhe verë. Ai ka zgjedhur qumështin, e i është thënë: “Je i udhëzuar në rrugë të drejtë, ose e ke qëlluar rrugën e drejtë, sikur të kishe marrë verën, atëherë ume-ti yt do të ishte i përçarë (i larguar nga udha e drejtë).”
Resulullahu ka parë katër lumenj në Xhenet, dy të njohur e dy të panjohur. Dy të njohur janë Nili dhe Eufrati. Simbolika e tyre ka qenë se muslimanët do të vendosen në luginat pjellore të këtyre dy lumenjve, dhe se banorët e rrjedhave të tyre do të jenë mbartës të Islamit nga gjenerata në gjeneratë. Me këtë nuk është nënkuptuar se këta dy lumenj e kanë burimin në Xhenet.
Resulullahu e ka parë sunduesin e hapësirës së Xhehenemit, të mrrolur, me fytyrë leshëtore, pa buzëqeshje dhe pa çiltëri. Gjith-ashtu ka parë Xhenetin dhe Xhehenemin.
Në qiell ka parë ngrënësit e pasurive të bonjakëve, duke përjetuar vuajtje të rënda. Buzët i kishin si turinjtë e deveve. Përtypnin kafshata të zjarrit të Xhehenemit, dhe gurë të skuqur që gulfonin nga shpinat e tyre. I ka parë shfrytëzuesit e kamatës, me stomaqe tejet të mëdha për çshkak nuk mund të lëviznin nga vendi. Para tyre kalonin ithtarët e Faraonit dhe meqenëse derisa ata i digjte zjarri i Xhehenemit, këta shkelnin mbi ta.
Ka parë laviret duke mbajtur në duar mish të majmë e të freskët së bashku me mish të lig e të qelbur. Hanin nga i ligu dhe e linin atë të parin - mishin e mirë.
Ka parë gra të cilat fëmijët e huaj ua kanë atribuar burrave të vet. Ato përgjithmonë do të mbesin të varura për gjinj.
Gjatë shkuarjes dhe gjatë kthyerjes ka parë karvane mekase. I ka sinjalizuar udhëheqësit e karvanit për devenë e humbur dhe ka pi ujë nga enët e mbuluara të tyre, ndërsa ata flinin. Pastaj përsëri e ka mbuluar enën. Të gjitha këto provonin vërtetësinë e rrëfimit të tij, të cilin e ka treguar të nesërmen pas kthyerjes nga udhëtimi.
Ibnul-Kajjumi thotë: Të nesërmen, porsa agon, Resulullahu njofton popullin e vet se Allahu atë natë i a treguar disa nga fshehtësitë e Veta. Ata e tejkaluan në mosbesim, e edhe më tepër bënin shpifje e rrena kundër tij. U vërsulën kundër tij edhe më ash-për. Kërkuan nga ai ta përshkruante Kuddusi Sherifin (Xhaminë në Jerusalem), e Allahu ia lejoi këtë, dhe ai e përshkruajti në detaje me argumente të qarta. Nuk ishin në gjendje ta kundërshtojnë për kurrgjë, nuk kishin më çfarë thoshin. Gjithashtu u lajmëroi për karvanet e tyre, të cilat shkonin dhe ktheheshin, dhe u tregoi se kur do të arrinin në Mekë. Pastaj u tregoi për devenë e humbur nga kreu i karvanit, por të gjitha këto nxisnin edhe më tepër hidhërimin e tyre, sepse jobesimtarët gjithnjë mohonin.”
E dimë se Ebu Bekrin e kanë quajtur “Siddik” vërtetëdashës, për arsye se është njeriu i parë që ka besuar në vërtetësinë e kësaj ngjarjeje (Isra dhe Miraxh) në momentin kur të gjithë e mohonin.
E tërë ajo që është thënë në lidhje me këtë udhëtim, me përmbajtje më të begatshme dhe më madhështore janë fjalët e Allahut të Lartësuar , i Cili thotë: “.. me qëllim që Ne t’ia tregojmë disa prej Shenjave tona.” (El-Isra: 1). Në këtë mënyrë Allahu ka vep-ruar edhe ndaj Pejgamberëve të tjerë. Allahu thotë: “Dhe kështu Ne i tregonim Ibrahimit brendësinë e qiejve e të Tokës që ai (të ketë dije të përsosur) të jetë ndër ata të cilët zotërojnë besimin e sig-urt. (El-Enam: 75). Musait i ka thënë: Që Ne të të tregojmë disa nga mrekullitë Tona të mëdha. (20, 23). Qëllimi i kësaj dëshire të Allahut ka qenë: për të besuar bindshëm. (El-Enam: 75).
Duke u mbështetur në njohuritë e Pejgamberit , Shenjat – Argumentet e mëdha të Allahut , njeriut i është mundësuar për ta njohur atë që nuk është e mundur ta shohë me sytë e vet njerëzorë. E, të dëgjosh nuk është njësoj sikurse të shikosh. Vetëm Pejgamberët kanë mundur të durojnë në rrugën e Allahut atë që nuk munden të tjerët. Të gjitha fuqitë e kësaj bote dhe të gjitha ligjet fizike, për ta kanë paraqitur pengesa që përballohen lehtë. Të gjitha vuajtjet e kësaj bote nuk kanë mundur t’i shmangin nga rruga e drejtë.
Vlerësimi dhe sekretet që fshihen prapa detajeve të këtij udhëtimi, paraqesin lëndë studimi dhe në vetvete do të përmbajnë gjithnjë një dozë misteri. Vërtet, ekzistojnë disa ngjarje të vogla të cilat janë produkt i këtij udhëtimi të ndershëm, e që tregojnë në shtigjet e lulëzuara të jetëshkrimit të Pejgamberit - salavati, përshëndetja dhe shpëtimi le të jetë mbi të - andaj e shoh të arsyeshme të them diçka shkurtimisht në lidhje me to: Lexuesi vëren se në suren El-Isra Allahu e ka përmendur ndodhinë e udhëtimit të natës, vetëm në një ajet. Pas kësaj tregon turpin e hebrenjve dhe veprat e tyre kriminele, e pastaj ua tërheq vërejtjen se ky Kur’an shpie në rrugën e vetme të drejtë. Lexuesi mund të mendojë se këto dy ajete nuk janë të ndërlidhura, por nuk është ashtu, sepse Allahu me këtë metodë të ligjërimit tregon se El-Isra ka ndodhur në Kuddsi-Sherif dhe se hebrenjtë do të zbresin nga shkalla më e lartë, udhëhe-qja e shoqërisë njerëzore, për shkak të prapësirave të bëra, të cilat i kanë hedhur përtokë. Allahu e ka ngritur Pejgamberin e Vet dhe me të ka bashkuar dy qendra fetare të Ibrahimit . Ka ardhur koha që udhëheqja shpirtërore të kalojë nga një popull te populli tjetër, nga populli i cili supet e veta i ka ngarkuar me të këqija, mëkate dhe armiqësira, te populli i cili ka prirje për mirësira. E tërë kjo ka ndodhur gjatë kohës kur Resulullahu ishte duke pranuar Shpalljen - Kur’anin, i cili shpie në rrugën e drejtë, të vetmen ekzistuese.
Ndërkaq shtrohen disa pyetje të arsyeshme: Në ç’mënyrë do të mbartet kjo udhëheqje te Pejgamberi dhe te pasuesit e tij, derisa ai bredh nëpër shpatet e Mekës, i ndjekur nga njerëzit? Kjo pyetje heq velin e një realiteti tjetër, e kjo është: ky rreth i veprimtarisë islame tanimë vetëm sa sishte mbyllur me një rrumbullakësim e përfundim, dhe se duhet të fillojë rrethi i dytë i cili tërësisht do të jetë me përmbajtje tjetër dhe rrjedha të tjera. Andaj kemi disa ajete të cilat përbëjnë paralajmërime serioze dhe kërcënime të ashpra drejtuar jobesimtarëve. Dhe kur vendosim Ne të shkatërrojmë ndonjë popull, Ne i urdhërojmë pasanikët e tyre të bëjnë punë të mira, por ata përkundër kësaj jepen pas amoralitetit. Pra, fjala Jonë rreth ndëshkimit po plotësohet lidhur me atë popull dhe Ne e shkatërrojmë tërësisht. “(Në bazë të këtij ligji) Sa e sa popuj kemi shkatërruar Ne pas Nuhut! (El-Isra: 16-17).
Krahas këtyre ajeteve, kemi edhe ajete të tjera të cilat u shpjegojnë muslimanëve bazat, paragrafët dhe parimet e qytetërimit, në të cilat duhet të ndërtojnë shoqërinë muslimane. Por muslimanët e morën situatën nën kontrollin e vet, sikur të ishin shumë kohë më parë në tokë, dhe ndërtuan njësinë e fortë rreth së cilës do të sillet i tërë sistemi shoqëror. Këtu qëndron paralajmërimi se Resulullahu do të gjejë vendstrehim të sigurt jashtë Mekës, se do të përmirë-sohet situata e tij dhe se do të formojë një qendër nga e cila do të përhapë fenë islame në mbarë rruzullin tokësor, e që ndërlidhet me studimin tonë. Për shkak të urtësisë së këtillë, dhe të ngjashme me të, shohim se udhëtimi Isra ka ndodhur para betimit të parë në Akaba, ose mes dy betimeve, e Allahu e di më së miri këtë.
BETIMI I PARË NË AKABA
(Betimi në besnikëri)
Më lart përmendëm gjashtë persona, banorë të Jethribit, të cilët e pranuan Islamin gjatë kohës së haxhit në vitin njëmbëdhjetë të pejgamberisë, me këtë rast i premtuan Resulullahut se do ta përhapnin Islamin në mesin e popullit të tyre.
Rrjedha e ngjarjeve bëri që në vitin dymbëdhjetë të pejgamberisë, në muajin korrik të vitit 621 sipas kalendarit, në haxh të vinin dymbëdhjetë njerëz, në mesin e të cilëve ishin pesë veta (prej të gjashtëve) të cilët ishin takuar një vit më parë me Resulullahun I gjashti, Xhabir b. Abdullah b. Rebia, nuk kishte ardhur. Përveç këty-re kishin ardhur edhe shtatë muslimanë të tjerë, e këta ishin:
1. Muadh b. El-Harithi, i biri i Afras nga familja Beni Naxhxhar, fisi Hazrexh;
2. Dhekvan b. Abdul Kajsi, nga familja Beni Zurejk, fisi Hazrexh;
3. Ubade b. Samiti, nga familja Beni Ganem, fisi Hazrexh;
4. Jezid b. Thalebe, nga familja Hulfa Beni Ganem, fisi Haz-rexh;
5. El-Abbas b. Ubade b. Nadleh, nga familja Beni Salem, fisi Hazrexh;
6. Ebul Hejthem b. Tajhan, nga familja Beni Abdul Eshhel, fisi El-Evs;
7. Uvejm b. Saide, nga familja Beni Amër b. Avf, fisi El-Evs.
Pesë ishin nga fisi El-Hazrexh, kurse dy nga fisi El-Evs.
Ky grup u takua me Resulullahun tek Aka’ba në Minne, dhe i dhanë fjalën Resulullahut se do të ishin besnikë njësoj sikurse u betuan gratë me rastin e çlirimit të Mekës, për çka do të bëhet fjalë.
Buhariu transmeton nga Ubade b. Samiti se Resulullahu ka thënë: “Ejani dhe m’u betoni për besnikëri dhe më jepni fjalën se nuk do t’i bëni shok Allahut, s’do të vidhni, s’do të bëni amoralitet, s’do t’i mbytni fëmijët tuaj, s’do të gënjeni, s’do t’i bëni shpifje grave tuaja, dhe se do të dëgjoni për çdo gjë që është e mirë. Kush prej jush pranon, shpërblimin e ka tek Allahu, e kush e prish besën për çkado qoftë nga kjo që thashë, do të jetë i ndëshkuar në këtë botë, që do të jetë shpengim për mëkatet. Kush prej jush bën ndonjë cënim nga kjo, e Allahu atë e fsheh, Ai do ti caktojë ndësh-kimin ose do ta falë nëse do. Dhe ia dhamë besën. Kurse në një përmbledhje tjetër thuhet: dhe ia dhamë fjalën për çdo gjë që kër-koi ai.
Ambasadori i Islamit në Medinë
Pasi u krye betimi besnikëri, dhe kur kaloi periudha e haxhit, Resulullahu së bashku me këtë grup muslimanësh dërgoi edhe ndërmjetësin e vet të parë në Jethrib, që t’u mësonte muslimanëve të atij vendi dispozitat e Islamit dhe t’i udhëzonte në zbatimin e fesë. Ai do të përhapte edhe Islamin në mesin e jobesimtarëve të atij vendi. Për këtë mision zgjodhi një të ri nga radha e muslima-nëve, njërin prej të parëve që e kishte përqafuar Islamin. Ky ishte Mus’ab b. Umejr .
Suksesi i shkëlqyeshëm
Mus’ab b. Umejri vendoset tek Es’ad b. Zurareti, dhe që të dy fillojnë me entuziazëm dhe vendosmëri të madhe të kumtojnë Islamin në Jethrib. Musabi ishte i njohur me ofiqin Mësues.
Suksesin më të madh në thirrjen e vet e arrin, siç tregohet, me rastin e kësaj ndodhie: Një ditë Esadi dhe Musabi nisen nga shtëpitë e beni abdul-eshhelëve, me qëllim që të vizitonin në fillim këtë fis pastaj edhe fisin tjetër Beni Zufer. Kur arrijnë në tokat e tyre, hyjnë në një oborr të beni zuferëve. Ulen pranë pusit të quajtur Merekk. Shumë shpejt rreth tyre tubohen burrat që e kishin pranuar Islamin dhe Sad b. Muadhi e Usejd b. Hudajri, dy kryeparët e fisit Beni Abdul-Eshhel, atëherë ende ishin mushrikë. Kur dëgjojnë se çflet Musabi, Sadi i thotë Usejdit: Shko e deboji këta dy që erdhën të lëndojnë fëmijët tanë, dhe ndaloji që të vijnë më në shtëpitë tona. Esad b. Zerareti është djali i tezes sime. Sikur të mos ishte kështu vetë do ti qëroja hesapet me ta.
Usejdi merr shtizën e vet dhe niset nga ata. Kur e sheh Esadi i thotë Musabit: Ja, po vjen kryepari i familjes së tij, ktheje në Islam. Musabi përgjigjet: Nëse ulet, do të flas me të. Usejdi u afrohet i mrrolur dhe i gatshëm ti shante, ndalet dhe i pyet: Përse keni ardhur te ne? A mos, vallë, të lëndoni fëmijët tanë? Na lini të qetë dhe shporruni që këtej, nëse ende mendoni për kokat tuaja! Musabi i drejtohet: A nuk do të ulesh me ne të dëgjosh, e nëse të pëlqen pranoje, e nëse nuk të pëlqen, refuzoje atë që e ke mëri. Usejdi thotë: Më binde. Pastaj e ngul shtizën në tokë dhe ulet. Musabi i tregon për Islamin dhe i këndon një fragment nga Kurani.
Musabi tregon: Pasha Allahun, në fytyrë i shihej Islami edhe para se të fliste. Ai më tha: Sa i bukur dhe sa i mirë është ky ligjërim! Çka duhet bërë për të pranuar këtë fe?
Musabi dhe Esadi përgjigjen: Pastrohu, pastroji rrobat dhe dëshmo me kelime shehadetin e vërtetë, pastaj fali dy rekate. Ai thotë: Atje pas meje është një njeri, nëse ai pranon, atëherë edhe i tërë populli i tij do të pranojë. Unë do tjua dërgoj menjëherë. Pastaj Usejdi e merr shtizën e vet dhe shkon te Sad b. Muadhi i cili rrinte me shokët e vet. Sadi thotë: O njerëz, ju bëj be me Zotin se Usejdi po kthehet te ne i ndryshuar, dhe e pyeti Sadi: Çbëre atje? Ai përgjigjet: Bisedova me ata dy dhe, për Zotin, nuk vërejta kurrgjë të keqe. Ua ndalova të qëndronin aty, e ata thanë: Do të bëjmë ashtu si dëshiron ti.
U thashë, - tregon Usejdi, - se njerëzit e beni harithetëve janë nisur ta mbysin Esad bin Zeraretin, sepse e kishin kuptuar se ai është djali i tezes sate. Sadi ngrihet i hidhëruar, për shkak të asaj që dëgjoi, e merr shtizën e vet dhe niset nga Musabi dhe Esadi. Kur i sheh të qetësuar, kupton se Usejdi kishte dashur që ti dëgjonte ata, prandaj u drejtohet në mënyrë tallëse: Për Zotin, o Ebu Ema-meh, sikur të mos ishim kushërinj aq të afërt, do të të qëlloja me këtë shtizë. Jeni duke na zënë frymën në shtëpinë tonë me atë që e kemi mëri.
Esadi që më parë i kishte thënë Musabit: Do të të vijë prijësi i cili ka tërë popullin pas tij, po qe se e bind atë, atëherë i ke bindur që të gjithë.
Musabi i thotë Sad b. Muadhit: Ulu pak e më dëgjo! Po qe se të pëlqen, pranoje, e nëse jo, refuzo atë që ke mëri. Ai thotë: Dakord, e ngul shtizën e vet në tokë dhe ulet. Musabi tregon për Islamin dhe i këndon një fragment nga Kurani.
E kemi ditur, pasha Allahun, se do ta pranonte Islamin, - tregojnë ata, - sepse kjo i shihej në fytyrë para se të fillonte të flis-te.
Sadi pyet: Çbëri për tu bërë musliman? Musabi dhe Esadi përgjigjen: Pastrohu, pastroji rrobat tua, shqiptoje kelime shehadetin dhe fali dy rekate. Dhe kështu bëri. Pastaj, Sadi e merr shtizën dhe kthehet te populli i vet. Kur e panë, thanë: Betohemi me Zotin, se është duke u kthyer me fytyrë të ndryshuar.
Kur arriti para tyre, iu drejtua: O popull Abdi Eshhel, çfarë mendoni për mua? U përgjigjën: Ti je prijësi ynë dhe je më i dijshmi. Ai tha: Ju ndaloj juve dhe grave tuaja të flisni me mua, përderisa nuk besoni Allahun dhe Pejgamberin e Tij. “Askush prej meshkujve të tij dhe grave nuk fjeti atë natë pa e pranuar Islamin, përveç njërit - El-Usajmirit. Ky e pranoi Islamin ditën e betejës në Uhud. Ka luftuar trimërisht dhe ka vdekur pa e bërë kurrë një sexhde para Allahut . Resulullahu ka thënë për të: “Për një mund të vogël ka fituar shpërblimin e madh.”
Mus’abi ka banuar në shtëpinë e Es’ad b. Zeraretit duke thirrur njerëzit në Islam, derisa nuk mbeti asnjë shtëpi ensarësh pa u bërë musliman, burra dhe gra, përveç shtëpive të Umejjeh b. Zejdit, Hat-metit dhe Vailit. Ata kishin poetin Kajs b. Uselitin të cilin e dëgjonin. Ky ua ndalonte të pranonin Islamin, por ditën e Hendekut, në vitin pesë të hixhretit, edhe këta e pranonin Islamin.
Musab b. Umejri kthehet në Mekë, pak para kohës së haxhit në vitin trembëdhjetë të pejgamberisë, dhe lajmëron Resulullahun për sukseset e arritura. E lajmëron për fiset e Jethribit, për pasuri-në, fuqinë dhe begatitë e tyre.
BETIMI I DYTË NË AKA’BA
Gjatë muajve të haxhit, në vitin trembëdhjetë të pejgamberisë, në Mekë vajtën më tepër se shtatëdhjetë muslimanë nga Jethribi, së bashku me të afërmit e tyre mushrikë.
Gjatë udhëtimit këta muslimanë pyesnin njëri-tjetrin se deri kur Resulullahu do të vuante, do të frikësohej dhe do të bridhte nëpër malet mekase?
Kur arritën në Mekë, kontaktuan fshehtazi me Resulullahun dhe u morën vesh të takoheshin në gjysmën e festës së haxhit (Kurban Bajramit) në vendin Esh-Shuab, afër Akabasë, te xhemreja e parë në Minne. Mbledhja duhej të mbahej ilegalisht në mesnatë.
Do të shfrytëzojmë nga rasti që përkitazi me këtë të na rrëfejë pjesëmarrësi i këtij tubimi, përfaqësuesi i ensarëve, duke mos harruar se kjo seancë ka rëndësi të madhe historike dhe se e ka ndërruar tërësisht rrugën e vështirë të konflikteve të pandërprera mes idhujtarisë dhe Islamit.
Kab b. Malik El-Ensariu e përshkruan kështu këtë ngjarje: “Në gjysmën e Bajramit, natën, u nisëm që të kryenim haxhin dhe të takoheshim me Resulullahun . Me ne erdhi Abdullah b. Amër b. Harami, njëri nga kryeparët tanë, njeri bujar dhe i nderuar nga populli. E morëm me vete në mbledhje, duke e fshehur nga mushrikët, të cilët kishin ardhur me ne nga Jethribi për të kryer haxhin. E njoftuam kryeparin tonë për mbledhjen dhe iu drejtuam me këto fjalë: O babai i Xhabirit, ti je njëri nga kryeparët tanë, i ndershëm dhe i respektuar. Kemi frikë për ty se nesër do të jesh lëndë djegëse e Xhehenemit. Pastaj e thirrëm në Islam dhe e njoftuam për mble-dhjen me Resulullahun që do të mbahej në Aka’ba. Ai tha: “E pra-noj Islamin”, dhe mori pjesë në mbledhje.”
Ka’bi tregon: “Atë natë ramë të flenim së bashku me haxhilerët e tjerë nga Jethribi. Kur kaloi një e treta e parë e natës, u përvodhëm nga çadra, një nga një dhe duke përgjuar arritëm në vendin e caktuar. Ne ishim shtatëdhjetë e tre burra e dy gra, Nesiba, vajza e Ka’bit (nëna e Amarit), nga familja Mazin b. En Nexhxhar dhe Esma, vajza e Amarit (nëna e Meniut), nga familja Beni Selem. Prisnim ardhjen e Resulullahut . Ai u paraqit së bashku me xhaxhain e tij El-Abbas b. Abdul Muttalibin atëherë ende në fenë e vjetër. Ai, para Muhammedit shprehu dëshirën për të marrë pjesë në këtë tubim me rëndësi jetësore për nipin e tij. Ai edhe foli i pari në këtë tubim.”
Fillimi i bisedës - Abbasi flet për përgjegjësinë e madhe
Të gjithë arritën në mbledhje dhe filluan diskutimet rreth përforcimit të lidhjeve fetare dhe ushtarake. I pari e mori fjalën Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili filloi të shpjegonte haptazi peshën e përgjegjësisë e cila do të binte në supet e tyre si rezultat i kësaj lidhjeje. Ai tha: O popull hazrexh - arabët i quanin ensarët hazrexhas, ku numëronin edhe evsasit - ju e dini mirë se Muhammedi është njeriu ynë. Ne e kemi mbrojtur nga populli ynë. Për të gjitha cilësitë që zotëron, ai ka autoritet, por edhe mbrojtjen në mjedisin e vet. Mirëpo ky nuk dëshiron kurrgjë prej këtyre, por dëshiron të shpërngulet te ju dhe tju shoqërojë nëse mendoni se jeni në pajtim me të dhe me atë që është duke kumtuar, dhe nëse do ta mbroni nga ata që nuk pajtohen me të, e atëherë përgjegjësinë e merrni mbi vete. Nëse mendoni ta braktisni dhe ta tradhtoni pasi të largohet prej këndej, unë që tani i them: mos shko. Ke autoritet, respekt dhe mbrojtje nga njerëzit e tu në vendin tënd.
Kabi tregon: I thamë Abbasit: Dëgjuam se çka the ti. Tani fol ti, o Pejgamber i Zotit dhe zgjidh për veten dhe për Zotin tënd atë çka dëshiron.
Përgjigjja e tillë e ensarëve tregon vendosmërinë dhe trimërinë e tyre në imanin e fortë të tyre dhe besnikërinë e madhe për ta marrë përgjegjësinë mbi vete me të gjitha pasojat e mundshme. Resu-lullahu parashtroi qëndrimin e vet dhe marrëveshja u lidh.
Paragrafët e betimit
Përkitazi me këtë na tregon hollësisht imam Ahmedi nga Xhabiri i cili thotë: “Ne thamë: O Pejgamber i Zotit, si duhet të të shprehim besnikërinë tonë?” Resulullahu tha:
1. Të jeni të dëgjueshëm dhe të bindur në çfarëdo rrethana;
2. Të furnizoni kur e keni të lehtë dhe të vështirë;
3. Të jeni të përpiktë në punët e mira dhe në pengimin e të këqija-ve;
4. Të punoni në emër të Zotit e të mos frikësoheni nga qortimi i askujt;
5. Të më ndihmoni kur tju drejtohem, të më mbani sikurse vetveten, gratë dhe fëmijët tuaj. Kështu do ta fitoni Xhenetin.
Në transmetimin e Kabit, të cilin e shënon Ibni Ishaku, paragrafi i fundit përmban edhe disa gjëra. Kabi thotë: Resulullahu foli, mandej këndoi një fragment nga Kur’ani, iu lut Allahut dhe thirri në Islam. Pastaj tha: “Prej jush kërkoj besën që do të më mbroni nga të gjitha ato nga të cilat i mbroni gratë dhe fëmijët tuaj.”
Pastaj El-Berae b. Mearuri e mori për dore e tha: Po, pasha Atë që të dërgoi me të Vërtetën, do të të mbrojmë nga të gjitha ato prej të cilave i mbrojmë gratë tona dhe fëmijët tanë.
Ta lidhim marrëveshjen, o Pejgamber i Zotit, ne vërtet jemi bijtë e luftës, popull që mban armë, që e kemi trashëguar brez pas brezi.
Kabi thotë: Biseda mori hov. Ndërsa Berae i fliste Resulu-llahut, ndërhyri Ebul-Hajthem b. Et-Tihani, i cili tha: O Pejgamber i Zotit, mes nesh dhe disa të tjerëve në Jethrib është ngrehur litari. Ne dëshirojmë ta presim atë - ata janë hebrenjtë. - A do të ndërrosh mendim nëse e bëjmë këtë, të na braktisësh e t’i kthehesh popullit tënd?”
Resulullahu duke qeshur tha: “Jeta është jetë, e vdekja është vdekje, unë jam i juaji e ju jeni të mitë, do të luftojë kundër atyre që luftoni ju dhe do të jem në paqe me ata me të cilët ju jeni në paqe.
Verifikimi i përgjegjësisë së madhe që mbart betimi
Pas përfundimit të bisedës rreth kushteve të betimit dhe pasi u morën vesh rreth kontratës, u ngritën dy njerëz, që të dy nga grupi i parë që kishin pranuar Islamin gjatë haxhit në vitin njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë të pejgamberisë, së pari njëri e pastaj tjetri, fillu-an të flasin për detyrim dhe përgjegjësinë e madhe që pasojnë nga kjo ngjarje historike. Ata paralajmëruan të tubuarit për gjendjen fak-tike. Kështu që deshën të kuptojnë se sa janë të gatshëm të flijohen për atë që janë betuar.
Ibni Ishaku thotë: Kur u mblodhën të betohen, Abbas b. Ubade b. Nadleti tha: A jeni plotësisht të vetëdijshëm se për çka ia jepni fjalën këtij njeriu? Ata u përgjigjën: Po. Ai tha: Atëherë, prem-tojani fjalën tuaj në luftë me njerëz, qofshin ata të bardhë apo të zi, nëse mendoni ta mbani. Nëse fatkeqësia shkatërron pasurinë e juaj dhe kryeparët tuaj vriten e kjo bëhet shkak që ta tradhtoni, pasha Zotin kjo do të jetë vuajtja juaj në këtë botë dhe në botën tjetër.
Nëse mendoni se pajtoheni me të, për çka edhe e keni ftuar, e fatkeqësia ju shkatërron pasurinë dhe vriten kryeparët tuaj të ndershëm, e ju megjithatë e mbani dhe e përkrahni atë, atëherë kjo do të jetë shpërblim për këtë botë edhe për botën tjetër. Ata thanë: Do ta marrim me vete, edhe nëse i humbim pasurinë dhe kryeparët tanë, por çka do të fitojmë me këtë o Pejgamber i Zotit? Ai tha: Xhenetin. Ata thanë: Zgjate dorën!
Ai ua zgjati dorën e ata i dhanë besën.
Në transmetimin e Xhabirit qëndron (Tha): U ngritëm për ti dhënë besën, kurse Esad b. Zerareti, më i riu prej nesh, ia mori dorën e tha: Ngadalë, ngadalë, o popull i Jethribit, ne nuk do ti vinim jetët tona në duart e tij sikur të mos ishim të sigurt që ai është Pejgamber i Allahut. Ardhja e tij te ne sot, do të thotë të armiqësohesh me të gjithë arabët, do të thotë të vriten prijësit tuaj, e nëse do të jeni të qëndrueshëm në këtë, atëherë pranojeni atë, Allahu do tju shpërblejë për këtë, e nëse jeni qyqarë e frikëso-heni, atëherë mos e pranoni, ai është arsyetuar, për shkakun tuaj para Allahut.
Përfundimi i betimit
Pas konstatimit të paragrafeve të betimit dhe pas vlerësimit dhe arsyetimit të tyre, filloi përfundimi i betimit me urime. Xhabiri ka thënë se pas fjalimit të Esad b. Zeraretit të pranishmit thanë: O Esad, hajde, shtrëngojani dorën njëri-tjetrit dhe përfundoni këtë punë, se, për Zotin, nuk do të lejojmë e as që do të dëshirojmë të prishet kjo marrëveshje.
Atëherë Esadi kuptoi se sa i gatshëm ishte ky popull të flijohej për Islam. Për këtë edhe vetë ishte i bindur - ka qenë misionar i madh i Islamit bashkë me Musabin - dhe në sajë të kësaj bëhet prijësi kryesor fetar i këtij grupi. Ky ka qenë edhe nismëtar i këtij tubimi dhe njeriu i parë i cili e ka pranuar këtë marrëveshje. Ibni Ishaku ka thënë: Edhe familja Benu Nexhdar mendon se Ebu Umamet Esad b. Zerareti ka qenë njeriu i parë që i ka uruar marrëveshjen Resu-lullahut ”. Pas këtij akti filluan urimet e gjithmbarshme.
Xhabiri thotë: “I afroheshim Resulullahut një nga një dhe çdonjëri betohej personalisht, duke iu lutur Allahut që të na shpërblente me Xhenet.”
Përsa u përket grave, të cilat kanë dhënë betimin, ato nuk përshëndeteshin dorë për dore, por uronin vetëm me fjalë. Resulullahu kurrë nuk ua ka zgjatur dorën grave të huaja.
Dymbëdhjetë prijësit
Pas përfundimit të të gjitha detajeve rreth kontratës, Resulullahu kërkoi nga pjesëmarrësit e tubimit që t’i zgjidhnin dymbëdhjetë përfaqësues - prijës të familjeve të veta, të cilët do të ishin përgjegjës për zbatimin e paragrafëve të betimit - kontratës në vepër. Resulullahu u tha: “Zgjidhni dymbëdhjetë vetë nga mesi juaj. Çdonjëri prej tyre do të jetë përgjegjës për njerëzit e vet. Zgjedhja u krye menjëherë. Hazrexhasit i caktuan nëntë persona, kurse evsasit - tre. Ja emrat e tyre:
Prijësit el-hazrexhasë:
1. Esad b. Zeraret b. Ades
2. Sad b. Er-Rebia b. Amër
3. Abdullah b. Revaha b. Thalebe
4. Rafi b. Malik b. El-Axhlan
5. El-Berae b. Marur b. Sabër
6. Abdullah b. Amër b. Haram
7. Ubade b. Es-Samit b. Kajs
8. Sad b. Ubade b. Dulejm
9. El-Mundhir b. Amër b. Hunejs
Prijësit el-evsasë
1. Usejd b. Hadir b. Semmak
2. Sad b. Hajtheme b. El-Harith
3. Rufa’ah b. Abdul-Mundhir b. Zubejr
Kur u krye zgjedhja, Resulullahu kërkoi prej tyre premtimin e fortë (betimin) dhe u tha:
“Ju jeni mbrojtës të popullit tuaj dhe dorëzanët e tyre, siç kanë qenë Havarijjunët - Nxënësit mbrojtës të Isait të birit të Merjemës, kurse unë jam mbrojtës i popullit tim, përkatësisht i mus-limanëve. Që të gjithë u pajtuan me këtë.
Shejtani zbulon kontratën
Pasi u krye e tërë kjo procedurë dhe kur njerëzit u bën gati të shpërndaheshin, papritmas u tradhtuan, duke u gjendur të befasuar dhe të papërgatitur për diçka të këtillë. Ky tradhtar kishte hipur mbi një kodër, dhe me zë të lartë, çfarë nuk ishte dëgjuar gjer atëherë, filloi të bërtiste: O banorë të Shuabit, a e doni Muhammedin dhe shoqërinë e tij të gjallë? Ja ku janë të gjithë së bashku dhe janë ngritur kundër jush.” Resulullahu tha: “Kjo do të thotë fatkeqësi për Aka’ban. Pasha Allahun, o ti armik i Allahut, do t’i qëroj hesapet me ty.” Pastaj i urdhëroi njerëzit të shpërndaheshin e të shkonin në kampet e tyre.
Gatishmëria e ensarëve të sulmojnë kurejshët
Kur muslimanët e dëgjuan zërin e tradhtarit, Abbas b. Ubade b. Nadleh tha: “Pasha Allahun, o Pejgamber, nëse do ti, nesër do t’i sul-mojmë banorët e Minnes me shpata. Resulullahu u përgjigj: “Unë nuk ju urdhëroj për diçka të tillë. Kthehuni në kampet tuaja dhe flini.
Kurejshët dërgojnë protestë në Jethrib
Lajmi për këtë ngjarje së shpejti u përhap edhe në Mekë. Kurejshët i kaploi frika dhe dëshprimi, sepse ishin tërësisht të vetëdijshëm se çfarë pasojash do të shkaktonte kjo marrëveshje për pasurinë e tyre dhe për vetë ata. Andaj, menjëherë të nesërmen dërguan një delegacion të madh, të përbërë prej mekasve të shquar dhe pasanikëve më të mëdhenj mekas, në kampin e haxhilerëve nga Jethribi, që të protestonin energjikisht për marrëveshjen e bërë. Ata thanë: “O hazrexhasë, jemi të informuar se keni ardhur te ky njeriu ynë (Muhammedi ) me qëllim që ta shpëtoni prej nesh dhe t’i jepni përkrahje kundër nesh. Dijeni se prej të gjithë arabëve, ne më së paku, do të donim të shpërthente lufta mes nesh dhe jush..
Duke qenë se mushrikët e Jethribit nuk dinin kurrgjë se për çka ishte fjala, filluan të betoheshin në Zot se nuk dinin asgjë dhe se aty në realitet, nuk kishte asgjë. Ata thirrën Abdullah b. Selulin i cili erdhi para tyre e tha: Kjo nuk na vlen asgjë. Kësaj mos ia vini veshin. Populli im as që do të mendonte të bënte diçka të tillë. Derisa isha në Jethrib, ata nuk bënin kurrgjë pa u konsultuar me mua. Muslimanët tinëzisht shikonin njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk bëzajti. Nuk vërtetuan e as që mohuan diçka. Përfaqësuesit e kurejshëve i besuan mushrikëve të Jethribit dhe u kthyen të zhgënjyer.
Kurejshët kuptojnë për tubimin e mbajtur dhe i ndjekin pjesë marrësit
Përfaqësuesit e Mekës u kthyen pothuajse të bindur se kishin qenë të informuar gabimisht, por megjithatë vazhduan hulumtimin në lidhje me këtë çështje dhe në fund kuptuan se lajmi ishte i vërtetë - se tubimi me të vërtetë ishte mbajtur. Ndërkaq, këtë e kuptuan me vonesë, sepse haxhilerët tanimë ishin nisur për në shtëpitë e veta. Ata alarmuan kalorësinë për ti ndjekur medinasit, por mjaft vonë. Patën sukses të shohin Sad b. Ubaden dhe Muadh b. Amrin. Muadhi i arrin shokët e vet dhe kështu shpëton, kurse Sadin e zunë, ia lidhin duart pas qafe e pastaj e lidhin për kollan të devesë dhe fill-uan ta rrihnin dhe ta tërhiqnin për flokësh derisa mbërritën në Mekë. Atëbotë erdhi El-Mutam b. Adijji dhe Harith b. Harb b. Umejje dhe e shpëtojnë nga duart e tyre, sepse Sadi u kishte garantuar rrugë të sigurt karvaneve të tyre që kalonin afër Medinës.
Gjatë rrugës ensarët shohin se Sadi kishte humbur, u morën vesh që ta kërkonin, por ai u shfaq para tyre, dhe së bashku u kthyen në Medinë.
Kështu u zhvillua betimi i dytë në Akaba, i njohur me emrin Betimi i Madh, i cili kaloi në një atmosferë të marrëveshjeve reciproke dashjeje dhe respektimi, me besim reciprok, trimëri dhe gati-shmëri për flijim. Besimtari nga Jethribi ndiente dhimbsuri ndaj vëll-ait të lënduar nga Meka, i gatshëm të luftonte për ta mbrojtur atë, sepse ata fshehtazi duheshin mes tyre vetëm për hir të Allahut .
Botëkuptimi dhe ndjenja e tillë nuk kanë pasur karakter të përkohshëm, sepse mbështetja e tyre ka qenë imani (besimi) i fuqishëm te Allahu , te Pejgamberi i Tij dhe Libri i Tij. Vetëm ata që kanë iman të fortë qëndrojnë me krenari para forcave të errësirës, sepse imani harmonizon raportin mes fjalës dhe veprës.
Me kësi imani, muslimanët kanë arritur të shënojnë historinë me veprat e tyre dhe të lënë gjurmët e veta, të cilat nuk ka mundur ti zhdukë koha e kaluar, me të cilat mburret e sotmja, pa të cilat nuk do të ketë as të ardhme.
PARAROJA E HIXHRETIT
Pas përfundimit të betimit të dytë në Akaba dhe pasi muslimanëve u shkon ndoresh të formojnë atdheun e vet mes të shkretëtirës ku dominonte politeizmi dhe injoranca - kjo ka qenë fitorja më e madhe për Islamin që nga fillimi i tij - Resulullahu u lejon muslimanëve të shpërngulen në atdheun e ri, përkatësisht të bëjnë hixhret.
Hixhreti ishte mospërfillja e interesave personale, flijimi i pasurisë dhe shpëtimi i jetës. Njeriu ishte i vetëdijshëm se çka ishte duke humbur, ishte i vetëdijshëm se ishte i plaçkitur legalisht dhe se mund ta pësonte, qoftë në fillim qoftë në fund të rrugës së vet, por ai niset në ardhmëri të panjohur duke e ditur me siguri se pas vetes po e linte pikëllimin dhe zhgënjimin. Muslimanët edhe pse i dinin të gjitha këto, filluan të shpërnguleshin, ndërsa jobesimtarët u futën mes tyre, duke aplikuar tortura të reja ndaj muslimanëve.
Ja disa shembuj:
1. Ebu Seleme ka qenë njëri prej muhaxhirëve të parë. Ai është shpërngulur një vit para betimit të dytë, siç thotë Ibni Ishaku. Së bashku me të kanë shkuar bashkëshortja dhe djali i tij. Kur u përgatitën për të braktisur Mekën, të afërmit e bashkëshortes i thanë: Ti dëshiron të shkosh kundër dëshirës sonë. Çka do të bëhet me kushërirën tonë, e bashkëshorten tënde? Përse të lejojmë të shkosh në vend të huaj? Ia morën gruan e kjo qe shkak për grindje të ashpër mes familjes së tij dhe të saj. Ata thanë: Nëse ju e ndani nga ai, atëherë ne nuk do tia japim fëmijën tonë. Ziheshin rreth fëmijës derisa ia nxorën dorën, por megjithatë xhaxhallarët nuk ia dhanë. Ebu Seleme shkoi vetëm në Medinë. Ummu Selema, pas shkuarjes së burrit dhe marrjes së fëmijës, dilte çdo ditë në një kodër dhe qante prej mëngjesit gjer në mbrëmje. Kaloi një vit, e asaj nuk i kalonte mërzia dhe nuk përmirësohej. Prandaj, njëri nga kushërinjtë e saj ndieu keqardhje për të dhe i tha: Përse nuk e lironi këtë të mjerë, a nuk ju mjafton se e keni ndarë nga burri dhe fëmija? Atëherë i thanë asaj: Nëse dëshiron shko te burri yt. Ajo e mori djalin nga familja e tij dhe u nis për në Medinë. Rruga ishte e gjatë pesëqind kilometra, e ajo - vetëm me djalin e saj. Askund kurrnjë krijesë e Allahut . Udhëtoi e udhëtoi, gjersa mbërriti në Et-Ten’im, ku e takoi Uthman b. Talha Ebi Talhan. Ky, kur kuptoi se në ç’gjendje ishte, e përcolli gjer në paralagjen e Medinës. Kur e panë xhaminë Kubba (xhamia e parë e ndërtuar në Islam), ai tha: “Burri yt është këtu, në këtë fshat. Shko tek ai me bekimin e Allahut ” Pastaj u kthye në Mekë.
2. Kur Suhejbe vendosi të shpërngulej në Medinë, kurejshët jobesimtarë i thanë: “Ke ardhur te ne si lypës i shëmtuar, pastaj ke huazuar nga ne dhe je pasuruar. Ke arritur mjaft në jetë, e tani dëshiron të largohesh duke marrë me vete pasurinë tënde. Për Zotin!, kjo nuk bën kështu. Suhejbe iu përgjigj: E çka mendoni, nëse do tju lija tërë pasurinë time, a do të më lejonit të shkoj rrugës sime? U përgjigjën: Po. Ky tha: Po jua lë pasurinë time. Ky lajm erdhi gjer te Resulullahu e tha: “Suhejbe është në fitim e sipër, Suhejbe është në fitim e sipër!”
3. Umer b. El-Hattabi, Ajjash b. Ebi Rebia dhe Hisham b El-Asijj b. Vaili u morën vesh që të nesërmen në mëngjes të takoheshin tek i pari, e prej aty të niseshin për në Medinë. Umeri dhe Ajjashi u taku-an, kurse Hishami ishte i penguar.
Kur Umeri dhe Ajjashi mbërritën në Medinë e u vendosën në Kubba, Ebu Xhehli dhe El-Harithi erdhën tek Ajjashi - që të tre vëllezër prej një nëne - dhe i thanë:
Nëna jote është betuar se nuk do ti krehë flokët dhe nuk do të hyjë nën hije, gjersa ti të kthehesh.
Umeri i tha: O Ajjash njerëzit e tu të kërkojnë vetëm për të të bërë ndonjë të keqe dhe për të të kthyer nga feja! Dije se nëse nënës sate i mbyllin veshët, vetë do të krihet dhe nëse e rrok vapa e Mekës, vetë do të shkojë nën hije.
Megjithatë Ajjashi vendosi të kthehej me ta, ashtu që nëna e vet të lirohej nga betimi.
Atëherë Umeri i tha: Nëse tani ke vendosur, merre devenë time, ajo është e qëndrueshme dhe e shpejtë. Mbahu për shpinë të saj (mos zbrit nga ajo). Nëse do ta kesh pisk nga të tuajt, ajo do të të shpëtojë (do të ikësh).
Ajjashi hipi në devenë e Umerit dhe u nis me ta.
Pas një kohe udhëtimi, Ebu Xhehli i tha: O vëllai im, unë jam duke hequr keq në devenë time, a dëshiron të ndërrohemi pak? Po si jo, u përgjigj Ajjashi. U ndalën, i ulën devetë e veta dhe zbritën. Posa shkelën në tokë, Ebu Xhehli dhe Harithi e kapën Ajjashin, e rrëzuan përdhe dhe e lidhën.
Kështu të lidhur e sollën në Mekë, mes ditës, dhe thirrën: O banorë të Mekës, veproni kështu edhe ju me renegatët tuaj, siç vep-ruam ne me renegatin tonë.
Këta janë vetëm tre shembuj, që na tregojnë se çka u bënin mushrikët e Mekës atyre që dëshironin të shpërnguleshin e këta kup-tonin qëllimin e tyre. Me gjithë këto vuajtje, muslimanët dilnin njëri pas tjetrit.
Pas dy muajsh e disa ditësh nga betimi i Madh në Aka’ba, në Mekë prej muslimanëve ngelën vetëm Resulullahu me Ebu Bekrin dhe Aliun. Këta dy as’hab mbetën sipas urdhrit të Resulullahut .
Përveç këtyre ngelën edhe ata muslimanë, të cilët pengoheshin me dhunë nga mushrikët që të shpërnguleshin. Resulullahu përga-tiste plaçkat e veta për udhëtim, duke pritur urdhrin prej Allahut . Gjithashtu edhe Ebu Bekri përgatiste të vetat.
Buhariu transmeton nga Aishja radijAllahu anha e cila thotë: “Resulullahu u ka treguar muslimanëve se kishte parë vendin ku do të vendoseshin ata. Ky do të jetë afër një palmeje hurmash, mes dy shkëmbinjve vullkanik.”
Dhe kështu ka filluar hixhreti në Medinë.
Në Medinë janë kthyer edhe të gjithë muhaxhirët nga Abisinia.
Edhe Ebu Bekri bëhej gati të shkonte në Medinë, kurse Pejgamberi i thotë: “Unë dëshiroj të marr lejen për udhëtim.” Ebu Bekri e pyet: “A do ta marrësh me të vërtetë?” “Po”, - u përgjigj Resulu-llahu kurse Ebu Bekri përgatiti dy deve për rrugë, ndërsa leja do të arrijë pas katër muajsh.
SEANCA E “PARLAMENTIT” KUREJSHIT
Ngjarja në Sallën e Këshillit
Kur mushrikët e Mekës panë se shokët e Resulullahut po përgatiteshin që së bashku me familjet e tyre ta braktisnin Mekën, i kaploi frika dhe dëshprimi, që s’mbahej mend. Para tyre qëndronte rreziku i madh dhe i vërtetë, që kanoste të shkatërronte idhujtarinë dhe ekonominë e tyre. Ata e dinin se çfarë cilësish kishte Muhammedi . Askush si ai nuk ka pasur ndikim te njerëzit. Kishte prirje të larta të prijësit, i cili udhëhiqte në rrugë të drejtë. Ndërsa ashabët e tij ishin të gatshëm që me vendosmëri dhe me sinqeritet, të flijo-heshin në rrugën e tij. Kishin frikë nga fiset El-Evs dhe El-Hazrexh, të njohur midis arabëve si trima, bujarë e të mençur dhe që kishin dashuri ndaj paqes dhe çdo gjëje të mirë. I dinin përpjekjet e tyre të mëdha për ndërprerjen e luftërave vëllavrasëse e të gjata, që më në fund edhe u shkoi ndoresh ta arrinin. Kurejshët gjithashtu e dinin se çfarë rëndësie strategjike ka Medina për tregti në muajin e haxhit.
Rrugët tregtare nga Deti i Kuq dhe Jemeni e gjer në Sham kalonin nëpër Medinë. Tregtarët mekas dërgonin mallra në Sham me vlerë prej 250 mijë dinarë të artë (dukatë) në vit, përveç vlerave që dërgonin banorët e Taifit dhe vendeve të tjera përreth. Një tregti e tillë e suksesshme mund të zhvillohej vetëm përmes rrugëve tregtare të siguruara dhe të mbrojtura mirë. Për këtë arsye nuk mund të fshihej frika e madhe e kurejshëve nga ajo që Islami u familjarizua në Medinë Jethrib, dhe që populli medinas u kthye kundër tyre. Pasi e ndjenë rrezikun, i cili i tronditi me themel, filluan të hulum-tojnë mënyrat më të përshtatshme për shmangien e këtij rreziku, shkaktar më i madh dhe i vetmi që ishte mbartësi i idesë Islame dhe mendimit Islam, ose më mirë të thuhet, i fesë Islame, Resulullahu .
Të enjten, më 26 seffer të vitit 14 të pejgamberisë, ose më 12 shtator të vitit 622 sipas, ose rreth dy muaj e gjysmë pas betimit të Madh në Aka’ba, në Mekë u mbajt seanca e Parlamentit në Sallën e Këshillit, në fillim të ditës.
Kjo ka qenë seanca më e rëndësishme në historinë e Mekës. Në seancën e Parlamentit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha fiseve kurejshite. Këtu duhej të shqyrtohej plani vendimtar për shkatërrimin përfundimtar të mbartësit të flamurit islam. Me përfundimin e tij duhej që totalisht të ndërpritet vala depërtuese e fesë ekzistue-se - Islamit.
Në këtë tubim, me rëndësi jetësore për kurejshët, kanë marrë pjesë këta delegatë kurejshitë:
1. Ebu Xhehl b. Hishami, prej fisit Beni Mahzum;
2. Xhubejr b. Mutami, Taimeh b. Adijji dhe El-Harith b. Amiri prej fisit Beni Neufel b. Abdi Menaf;
3. Shejbe dhe Utbe, të bijtë e Rebias dhe Ebu Sufjan b. Harbi, prej fisit Abdi Shems b. Abdi Menaf;
4. En-Nadar b. El Harith, prej fisit Beni Abdi-d-Dar;
5. Ebu El-Buhturi b. Hishami, Zumah b. El-Esvedi dhe Hakim b. Hizami, prej fisit Beni Esed b. El-Uzza;
6. Nebihu dhe Munebihu, të bijtë e El-Haxhaxhit, prej fisit Beni Xhumeh;
Pasi arritën në Sallën e Këshillit në kohën e caktuar, i befasoi Iblisi (shejtani) me pamjen e një plaku të ndershëm, me veshje të bardhë. U ndal në derë, e ata pyetën: Kush je ti, o plak? Ai u përgjigj: Epror i banorëve të Nexhdit. Kam dëgjuar për çka do të flisni, andaj erdha që edhe unë të marrë pjesë. Besoj se nuk do të kundërshtoni mendimin tim apo këshillën time. Ata thanë: Ani mirë, hyn! Ai hyri e u ul me ta.
Vendimi unanim i Parlamentit për vrasjen e Muham-medit
Kur Filloi seanca, filluan edhe propozimet dhe zgjidhjet e ndryshme. Diskutimi zgjati shumë. Ebu El-Esvedi tha: “Do të leqitemi (heqim dorë) nga ai dhe do ta përzëmë nga vendi ynë. Nuk mërzitemi se nga do të shkojë dhe ku do të vendoset. Në këtë mënyrë do të përmirësojmë situatën tonë dhe do të jetë sikurse ishte edhe më parë. Plaku nexhdijas tha: Jo, për Zotin! Ky nuk është mendimi i të gjithëve! Që të gjithë ju e dini se sa bukur flet dhe me çfarë urtësie logjikon, saqë edhe të tjerëve ua sajon jetën. Për Zotin!, nëse veproni kështu, nuk do të jeni të sigurt prej asnjë populli Arab. Kudo që do të jetë, ata do ta pranojnë, e pastaj do të kthehen kundër jush. Do të ngadhënjejë mbi ju dhe atëherë do të veprojë me ju si të dojë vetë. Andaj, kërkoni për të zgjidhje tjetër!
Ebul-Buhturi tha: Lidheni në pranga e zinxhirë, mbylleni në qeli, pastaj shikoni se si do ta gjejë kobi, siç i ka gjetur edhe ata poetët Zuhejrin dhe Nebigun - përpara tij, e ata vdiqën. E edhe ai do të vdesë kur ta gjejë e keqja siç i gjeti edhe ata.
Plaku Nexhdijas tha: Jo, për Zotin!, as ky nuk është mendim i të gjithëve. Për Zotin!, nëse e burgosni atë, siç thoni, nuk do të mund ti lidhni edhe frymën, mendimet dhe idetë e tij. Ato do të dalin përjashta dyerve të mbyllura dhe do të valëviten te shokët e tij. Ata do tju sulmojnë e do ta nxjerrin nga duart tuaja, e atëherë edhe të tjerët do të ngrihen kundër jush gjersa të dalin fitimitarë. Pra, kjo nuk është zgjidhje për ju. Kërkoni diçka më të mirë!
Pasi parlamentarët i refuzuan të dy propozimet, u parashtrua propozimi i ri, të cilin të gjithë e pranuan. Natyrisht, ky propozim rrjedh prej shpirtligut më të madh të Mekës, e ky është Ebu Xhehli, i cili u ngrit e tha: Për Zotin!, unë kam zgjidhje. Besoj se të gjithë do të pajtoheni. Ata thanë: Çfarë, o Ebul-Hakim? Ai përgjigjet: Mendoj se duhet të zgjedhim nga një të ri të fuqishëm prej çdo fisi që të na përfaqësojë, të cilëve do tu japim nga një shpatë vdekjeprurëse, të shkojnë e ta mbysin të gjithë së bashku. Vetëm atë-herë do të shpëtojmë nga ai. Nëse veprojmë kështu, gjaku do ti shpërndahet në të gjitha fiset, e Benu Abdi Menafët nuk do të mund tu hakmerren të gjithëve. Kështu që do të detyrohen të pranojnë shpagimin e gjakut (dijjen).
Plaku Nexhdijas tha: Le të bëhet ashtu siç thotë ky njeri. As unë nuk jam duke parë zgjidhje më të mirë. Parlamenti mekas unanimisht pranoi këtë propozim të tmerrshëm.
Anëtarët e Parlamentit u kthyen në shtëpi përfundim isht të vendosur, që këtë konkluzion ta zbatonin menjëherë në vepër.
HIXHRETI I RESULULLAHUT
Kur u aprovua vendimi i tmerrshëm për vrasjen e Resulullahut , Xhibrili erdhi me Shpalljen e Allahut të Lartësuar e të Lavdishëm dhe e informoi Resulullahun për komplotin e kurejshëve kundër tij dhe njëkohësisht për lejen e Allahut që ta braktiste Mekën. Ai i caktoi kohën e hixhretit duke thënë: “Sonte mos fli në shtratin tënd si zakonisht.”
Resulullahu dërgoi plaçkat e veta tek Ebu Bekri dhe u mor vesh me të për udhëtimin. Aishja radijAllahu anha tregon: “Pas dreke po rrinim në shtëpi të Ebu Bekrit, kur dikush tha: “Po vjen Resulu-llahu !” Në këtë kohë nuk ka ardhur kurrë më parë. Ebu Bekri tha: “Hy, ja Resulullah, të gjithë këtu janë tuajt.” Resulullahu tha: “Më ka ardhur leja për vajtje.” Ebu Bekri ia ktheu: “Në shoqërinë tënde, pash Allahun, edhe unë?” “Po”, u përgjigj Resulullahu .
Pasi që u morën vesh për udhëtimin, Resulullahu u kthye në shtëpinë e vet për të pritur natën.
Rrethimi i shtëpisë së Resulullahut
Keqbërësit më të mëdhenj kurejshitë e kaluan ditën duke u përgatitur për realizimin e planit, të cilin e kishin aprovuar parlamentarët mekas në mëngjes.
Për realizimin e planit ishin caktuar njëmbëdhjetë vetë, anëtarë të parlamentit, këta janë:
1. Ebu Xhehl b. Hisham
2. El-Hakim b. Ebil As
3. Ukbe b. Ebi Muit
4. En-Nadar b. El-Harith
5. Umejje b. Halef
6. Zemah b. El-Esved
7. Taimeh b. Adijj
8. Ebu Leheb
9. Ubej b. Halef
10. Nebih b. El-Haxha
11. Munebih b. El-
Ibni Ishaku thotë: Kur u errësua, ky grup rrethoi shtëpinë e Resulullahut dhe prisnin që ta zinte gjumi, e pastaj ta mbysnin.
Ishin plotësisht të sigurt që ky plan i turpshëm dhe ky komplot i madh do të kishin sukses. Vetëm Ebu Xhehli ishte nervoz dhe i pasigurt, andaj me zemër të shungulluar qëndronte para shokëve të vet duke u folur me sarkazëm dhe tallje: Muhammedi mendon se do të bëheni mbretër të arabëve dhe të të huajve, nëse pranoni fenë e tij, dhe se do të ringjalleni pas vdekjes suaj, se për ju janë përgati-tur kopshte sikurse kopshtet e Jordanit, e nëse nuk pranoni, do të vdisni si kafshë, e pas ringjalljes, do të hyni në zjarr ku do të digje-ni.
Vrasja duhej bërë pas mesnatës, ata bënin rojë derisa të prisnin momentin e caktuar. Ndërkaq, Allahu e mori situatën në “duart e veta”. Ai, Sunduesi i hapësirave qiellore dhe tokësore, bëri çka deshi dhe si deshi vetë. Ai merr në mbrojtje atë që e do dhe nëse dëshiron të ndëshkojë dikë, ai kurrsesi nuk mund të mbrohet prej Tij. E para-lajmëroi Pejgamberin e Vet, pastaj shpalli:
“Dhe kur jobesimtarët të bënin kurthe: që të të lidhnin, të të mbysnin ose të të dëbonin, edhe Allahu i kurthonte ata, sepse Allahu është njohësi më i mirë i kurtheve.” (El-Enfal:, 30)
Resulullahu braktis shtëpinë e vet
Plani i kurejshëve, edhe me gjithë përgatitjet e mëdha e të përpikta, dështoi krejtësisht.
Në momentin vendimtar, Resulullahu i tha Ali b. Ebu Talibit: “Shtrihju në shtratin tim, vish pelerinën time të gjelbër nga Hadramevi dhe fli në të. Kurrgjë nuk do të të gjejë.” Resulullahu , kur binte të flinte, zakonisht e vishte atë pelerinë.
Pastaj doli nga shtëpia, depërtoi nëpër radhët e pusingritësve, mori një grusht zallë dhe e derdhi në kokat e tyre. Allahu ua verboi pamjen dhe nuk e panë. Resulullahu këndonte: “Dhe Ne e kemi vënë një pengesë para dhe një pengesë prapa tyre, dhe në sy u kemi vënë një perde - prandaj ata nuk shohin.” (Jasin: 9). Çdo kurejshit në kokë kishte zallë. Mandej Resulullahu vajti në shtëpinë e Ebu Bekrit. Prej aty dolën nga dera e mbrapme dhe u nisën drejt shpellës “Thevër”, e cila gjendej në juglindje të Mekës, në rrugën për në Jemen.
Pusia rreth shtëpisë së Resulullahut vazhdonte ende. Të rinjtë mushrikë prisnin momentin vendimtar. Pak para mesnate atyre u afrohej kobi dhe fatkeqësia.
Para tyre u paraqit një njeri, dhe, duke i parë para derës së shtëpisë të Resulullahut , i pyeti: “Ç’bëni këtu?” U përgjigjën: “Jemi duke pritur Muhammedin.” Ai tha: “Jeni të mashtruar dhe plani ju ka dështuar. Ai ka kaluar pranë jush, në koka ju ka hedhur pluhur dhe ka shkuar rrugës së vet. Ata thanë: Nuk e kemi parë, pasha Zotin! Pastaj filluan të shkundnin pluhurin nga kokat. Por së shpejti u këndellën dhe me vrull hynë në shtëpi. E panë dikë në sht-rat e thanë: Për Zotin!, Muhammedi është duke fjetur në pelerinën e vet. Në atë çast filloi të zbardhej e Aliut i doli gjumi dhe u drej-tua në shtrat, kurse ata e rrëmbyen. Porse e njohën dhe e pyetën për Resulullahun . Ai tha: “Unë nuk di gjë.”
Prej shtëpisë gjer në shpellë
Resulullahu doli nga shtëpia e vet natën e 27-të të muajit seffer të vitit katërmbëdhjetë të pejgamberisë (12/13.09.622).
Vajti te shoku, miku dhe kujdestari më besnik, Ebu Bekri . Së bashku dolën menjëherë nga dera e mbrapme e shtëpisë së tij, që të dilnin sa më shpejtë nga Meka, para se të agonte mëngjesi. Resulullahu e dinte se kurejshët do të organizonin ndjekjen dhe se të gjitha vështrimet do të drejtoheshin nga Medina. Ndjekësit do të niseshin rrugës kryesore nga veriu, prandaj zgjodhi rrugën e kundërt nga ajo, e cila të çonte në jug të Mekës, në drejtim të Jemenit. Kë-saj rruge udhëtuan rreth pesë milje, gjersa arritën te kodra e quajtur Thevër. Kjo kodër ishte mjaft e lartë, larg rrugës, dhe ishte vësh-tirë të shkohej gjer atje, për shkak të shkëmbinjve. Resulullahu i kishte lënduar këmbët duke ecur nëpër shkëmbinj. Disa thonë se ka ecur në gishta për të fshehur gjurmët, kështu që i ka lënduar këm-bët. Sidoqoftë, dihet se Ebu Bekri i ka ndihmuar të dalë në kodër dhe se ka ecur duke u luhatur, gjersa ka arritur në majë të kodrës ku gjendej shpella, e cila në histori njihet me emrin Thevër.
Kur ata dy ishin në shpellë (ajet)
Kur arritën te shpella, Ebu Bekri tha: Pasha Allahun, nuk do të hysh pa hyrë unë i pari, e nëse ekziston ndonjë rrezik, le të më ndodh mua, e jo ty. Ebu Bekri hyri në shpellë dhe shikoi në çdo anë të saj. E pa një vrimë, e shqeu shallin e vet dhe e mbylli. Me pjesën tjetër të shallit i lidhi këmbët e lënduara Resulullahut Pastaj i tha: “Hyr.” Ai hyri, u ul, ia vuri kokën në kraharor dhe fjeti. Ebu Bekrin e theri akrepi në këmbë, por nuk lëvizi nga frika se do të zgjonte Resu-lullahun . Nga dhembja i rrodhën lotët dhe i ranë Resulullahut në fytyrë. Ky u zgjua dhe pyeti: “Ç’ke, o Ebu Bekër?” “Më theri akre-pi.” Resulullahu ia fërkoi plagën e dhembja i pushoi.
Në shpellë kanë ndenjur tri netë, të premten në mbrëmje, të shtunën dhe të dielën.
Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit, flinte me ta. Aishja radijAllahu anha ka thënë: Abdullahu ka qenë djalosh mendjemprehtë dhe i gjindshëm. Para mëngjesit zgjohej dhe shkonte te kurejshët në Mekë, sikur të kishte fjetur aty. I dëgjonte me kujdes të gjitha bisedat rreth atyre dyve, e në mbrëmje kthehej dhe u tregonte lajmet. Kurse Amir b. Fuhejre, robi i liruar i Ebu Bekrit, i kulloste delet afër shpellës dhe i furnizonte me qumësht. Këtë e bënte natën. Në mëngjes i grahte deleve gjurmëve të Abdullahut, në mënyrë që kopeja ti fshinte ato pas shkuarjes së tij në Mekë.
Përsa u përket kurejshëve, ata gati u çmendën kur kuptuan se u kishte ikur Resulullahu atë natë kur komploti do të duhej të përfundonte me vrasjen e tij. Me atë rast ata rrahën Aliun, e dërguan në Ka’be dhe e mbajtën një orë duke u munduar të dëgjonin diçka për Resulullahun dhe Ebu Bekrin.
Kur nga Aliu nuk mundën të kuptonin asgjë, shkuan në shtëpinë e Ebu Bekrit dhe i ranë derës. Para tyre doli Esma, vajza e Ebu Bek-rit, ata pyetën: “Ku e ke babën?” “Nuk di se ku është.” Ebu Xhehli - faqeziu i paturp - ngriti dorën dhe i ra me shuplakë aq fortë, saqë ia shkuli vathin prej veshi.
Kurejshët mbajtën një mbledhje të ngutshme ku morën vendimin që ti përdornin të gjitha mjetet që dispononin për kapjen e këtyre dy njerëzve. Në të gjitha rrugët dërguan kontroll të fortë të armatosur. Gjithashtu vendosën të japnin shpërblim të madh, me vlerë prej njëqind devesh, për çdonjërin veç e veç, atij që i kthen në Mekë, të gjallë, apo të vdekur, kushdo qoftë ai.
Pas kësaj të gjithë u nisën në ndjekje: kalorësit, këmbësorët dhe njohësit e gjurmëve. U shpërndanë nëpër lugina dhe male, udhë dhe shkurre, por pa kurrfarë rezultati. Ndjekësit arritën edhe para hyrjes së shpellës, por Allahu zotëronte me çdo situatë. Tregon Buhariu nga Enesi, e ky nga Ebu Bekri i cili thotë: “Kam qenë në shpe-llë me Resulullahun dhe kur ngrita kokën, pashë këmbët e njerëz-ve. Thashë, o Pejgamber i Zotit, nëse dikush hedh shikimin këtej, do të na shohë. Ai m’u përgjigj: “Qetësohu, o Ebu Bekër, ne jemi dy, i treti është Allahu.” Në një version tjetër qëndron: “Çka mendon, o Ebu Bekër, për dy vetë me të cilët është Allahu i treti.”
Ndodhi një mu’xhize (mrekulli e Allahut), se Allahu e shpërbleu Pejgamberin e vet dhe bëri që ndjekësit të ktheheshin, atëherë kur mes Resulullahut dhe tyre largësia ishte disa hapa.
Në rrugë për në Medinë
Kur u shuajt vrulli i ndjekësve dhe u ndërpre mbikëqyrja e rrugëve, kur humbi interesi për shpërblimin (sepse humbën çdo shpre-së), dhe pas dështimit total të kurejshëve që të kuptonin diçka gjatë tri ditëve të kaluara, Resulullahut dhe bashkudhëtarit të tij iu dha rasti për të vazhduar rrugën për në Medinë.
Ata morën me vete një shoqërues të urtë, besnik dhe të shkathtë - Abdullah b. Urejkit El-Lejthi - për t’i përcjellë në Medinë, duke gjetur rrugën më të shkurtër dhe më të tërthortë. Ky udhërrëfyes kishte qenë idhujtar sikurse kurejshët. Ata kërkuan prej tij garanci dhe besnikëri, e pasi ky ua premtoi këtë, ata i dorëzuan frerët e deveve të veta. Kjo ndodhi të hënën në mbrëmje. Në agim të rebiul-evvelit, të vitit të parë të hixhretit, ose më 16. 09. 622 sipas kalendarit, ata e braktisën shpellën.
Atë ditë erdhi Abdullah b. Urejkiti me dy deve, e Ebu Bekri tha: Të përbejë, o Pejgamber, ta marrësh njërën prej këtyre deveve - dhe i ofroi më të mirën. Resulullahu u pajtua me këtë me kusht që t’ia paguante.
Atëherë erdhi edhe Esma, vajza e Ebu Bekrit, me ushqim të përgatitur për udhëtim. Kishte harruar të merrte litarin për të lidhur bohçen në deve, andaj e shqeu fundin e vet në dy pjesë. Me njërën pjesë e lidhi ushqimin kurse me pjesën tjetër u mbështoll vetë, an-daj e quajtën “Pronarja e dy shokave”- “dhatu-n-nitakajni.”
Resulullahu dhe Ebu Bekri u nisën në rrugë, e me ta edhe Amir b. Fuhejre. I printe udhërrëfyesi Abdullah b. Urejkiti. U nisën rrugës bregdetare.
Rruga, për shkaqe sigurie, shpiente në jug, nga Jemeni, pastaj u nisën nga perëndimi, nga bregu i detit të Kuq, gjersa dolën në shtegun e dhive, pastaj u nisën nga veriu rrugës bregdetare të detit të Kuq. Udhëtonin rrugëve të braktisura nëpër të cilat rrallëkush kalon-te.
Ibni Ishaku përmend emrat e viseve nga ka kaluar Resulullahu Ai thotë: “Kur u printe udhërrëfyesi, i shpuri teposhtë Mekës, pastaj me ta u nis nga bregdeti, e trupuan rrugën poshtë Usfanit, pastaj poshtë Emexhit. Mandej mori lejen prej këtyre dyve të kalonin nëpër territorin me ujë, vendin Kudejd. Prej aty vazhduan rrugës El-Harrar (luginë) e përtej Thenijjetul Meres. Mandej kaluan luginën Likfe (lugina e Kudejdëve), pastaj lanë pas vetes pusin Likfe e hynë thellë në territorin e quajtur Mexhaxh, e prej këtu në Merdiha afër Mexhaxhit, pastaj hynë thellë në Merxhih, gjer te Dhul-Gudvejni, e prej këtu në Keshërvend ndërmjet Mekës dhe Medinës, pastaj rrugës së puseve të vjetra El-Xhexhxhid e në kodrën El-Exhred. Prej këtu u nisën rrugës për në Dha-Selem, luginës basenit Tahin, e atëherë mbërritën në El-Ababid, tri mileje larg qytetit Sukje. Pastaj i udhëhoqi përmes vendit El-Fexheh, një milje larg Sukjes. (Sipas disave ky është mal në të cilin gjenden dy burime me ujë të pijshëm mineral). Udhërrëfyesi pastaj u lëshua me ta në El-Arxh, pastaj nëpër luginën El-Air, djathtas nga Gryka Rukubet, pastaj në Reim, e prej këtu në Kubba, fshat ky dy milje larg Medinës (kush shkon në Mekë, e ka në anën e majtë).
Tani të përmendim disa ngjarje që kanë ndodhur gjatë këtij udhëtimi.
1. Transmeton Buhariu nga Ebu Bekri : “Atë natë dhe të nesërmen ecnim shpejt, në mënyrë që të kalonim sa më tepër rrugë. Diku rreth mesditës, kur dielli përcëllonte, e në rrugë nuk kishte njeri të gjallë, pamë një shkëmb të lartë. U ndalëm të pushonim nën hijen e tij. Resulullahut i rregullova vendin të flinte pak. Isha i kënaqur dhe i gëzuar, andaj thashë: Fli, o Pejgamber i Allahut, e unë do të vigjilloj afër teje. Ai fjeti e unë u ngrita dhe fillova të vështroj rreth e përqark. Kur ja, pashë një bari duke i grahur dhenve që dëshironte të pushonte nën hije, sikurse edhe ne. I tha-shë: I kujt je, o djalosh? Prej Medine apo prej Meke? A kanë delet e tua qumësht. U përgjigj: Po. I thashë: A do ta mjelësh njërën? Po, tha dhe e afroi njërën dele, e unë i thashë: Pastroja gjirin nga pluhuri.” Pastaj ai mbushi një çanak me qumësht. Ndërsa unë kisha enën nga e cila pinte Resulullahu dhe nga e cila merrte ab-dest. Iu afrova Resulullahut për t’i dhënë qumësht, por m’u dhim-bs ta zgjoja. Kur u zgjua, u mora vesh me të që t’i hidhja qumështit pak ujë për t’u ftohur, dhe i thashë: “Pi, o Pejgamber i Allahut.” Ai u ngop me qumësht, e unë e pyeta: “A është koha të nisemi.” “Gjithsesi”, tha ai, dhe u nisëm.”
2. Ebu Bekri ishte i kujdesshëm dhe përherë kalëronte pas Resulullahut , edhe pse ky ishte plak i njohur kurse Resulullahu i ri dhe njeri i panjohur. E takoi, kështu, Ebu Bekrin një njeri dhe i tha: “Kush është ky para teje?” Ebu Bekri iu përgjigj: “Ky më shpie rrugës së drejtë.” Ky njeri mendoi se qenka udhërrëfyes, e jo ai që të shpiente rrugës së Allahut .
3. Resulullahun dhe Ebu Bekrin i përcillte një njeri, i cili për zënien e tyre shpresonte shpërblim të madh. Quhej Suraka b. Malik. Suraka tregon: “Isha i pranishëm në një mbledhje të fisit Beni Medlexh, kur u paraqit njëri prej tyre, mu afrua dhe më tha: O Suraka, pak më parë pashë një njollë të zezë në shkretëtirë. Mendoj se është Muhammedi me shokun e vet. E kam ditur se ata janë, por atij i thashë: Nuk janë ata, ata janë njerëzit tanë. Në këtë mbledhje ndenjta edhe një orë, pastaj u çova e dola jashtë. I urdhërova robë-reshës të më përgatiste kalin dhe ta dërgonte prapa bregores - ajo ka qenë e caktuar të më shërbente. Pastaj mora shtizën time dhe dola nga dera e mbrapme, duke ecur në majë të gishtërinjve që të mos lija gjurmë mbrapa. Kur erdha te kali, i hipa dhe u nisa duke vrapuar. Në vrapim e sipër, kali mori në thua dhe më rrëzoi nga shala. U ngrita, e duart e mia u drejtuan nga qesja me shigjeta. E tërhoqa një shigjetë nga strajca, për fat, a do ti dëmtojë apo jo. Doli keq për mua. Përsëri i hipa kalit, duke mos përfillur shortin, dhe vazhdova të vrapoja. Kur përnjëherë dëgjova Resulullahun duke kënduar Kur’an, i qetësuar, pa shkuar manash, gjersa Ebu Bekri ishte prore në lëvizje dhe i kujdesshëm.
Papritmas kali im u fundosë në dhe me këmbët e përparme gjer në gjunjë. Kërceva nga ai dhe e nxita për t’u ngritur. Përsëri e nxita e ai u hodh, por nuk doli tërësisht prej toke. Kur ishte gati të dilte krejtësisht nga toka, papritmas gufoi rëra, pluhuri i së cilës u ngrit lart, sikurse tymi. Përsëri i rroka shigjetëzat e mia, dhe pas shortit përsëri më doli se do të përfundoja keq.
Atëherë fillova të kërkoja ndihmë duke britur me tërë fuqin në kisha. Ata më premtuan siguri. Kali im shpëtoi nga rëra e gjallë. Unë i hipa dhe iu afrova atyre. Mendoja me vete se Resulullahu e dinte se dëshiroja t’i zija, andaj i thashë: “Populli yt ka caktuar shpërblim për atë që të zë. Unë u kam dhënë shënime për ty dhe për rrugën tënde. Ju kam përgatitur pajisjet dhe ushqim..” Dhe kështu flisja e flisja, kurse ai më tha: “Ik prej nesh!” Atëherë e luta të më shkruaj një letër garantuese. Resulullahu i urdhëroi Amir b. Fuhej-res dhe ai ma shkruajti në një copë lëkure. Pastaj Resulullahu vazhdoi rrugën e vet.”
Në traditën gojore nga Ebu Bekri thuhet: “Ne udhëtonim kurse kurejshët gjurmonin pas nesh. Askush nuk na arriti, përveç Suraka b. Malik El-Xhashemit në kalin e vet. Unë thashë: Ai kërkoi dhe na gjeti, o Pejgamber i Allahut. Ai mu përgjigj: Mos u pikëllo, Allahu është me ne. Suraka pastaj u kthye mbrapa. Rrugës hasi edhe disa ndjekës e u tha: Ndjekja nuk vlenë më. Mjaft kemi gjurmuar. Këtu është fundi. Në fillim të ditës gjurmonte me vendosmëri për ti zënë, kurse në mbarim të ditës u bë mbrojtës i tyre.
4. Resulullahu gjatë rrugës, kaloi pranë dy çadrave të Ummi Ma’bedit, huza’ases (nëna e Ma’bedit, nga fisi Huza’ah). Kjo ishte grua shtatmadhe, me moshë mesatare. Rrinte e mbështjellë afër çadrës dhe u jepte kalimtarëve ushqim e ujë. Këta dy e pyetën: “A ke diçka për ne?” Ajo u përgjigj: “Pasha Allahun, po të kisha diçka, nuk do të kishit nevojë të shkonit në fshat. Delja është shterpë, ndërsa viti ka qenë mjaft i dobët (vit zie).”
Resulullahu shikoi delen afër çadrës e pyeti: “Çfarë deleje është kjo, o nëna e Ma’bedit? Ajo u përgjigj: Një sëmundje e lehtë e pengoi të shkonte me delet e tjera. Ai pyeti: A ka qumësht? Ajo është tejet e lodhur dhe e moçme për të pasur qumësht, u përgjigj ajo. Ai pyeti: A më lejon ta mjel? Ajo tha: Po, pasha Allahun, nëse mundesh. Nëse ka qumësht mile. Resulullahu e fër-koi me dorë gjirin e deles, thirri Allahun dhe e luti me një dua. Gjiri iu mbush me qumësht, saqë filloi të pikonte. Resulullahu kër-koi çanakun dhe e mbushi plot. I dha gruas të pinte sa të mundej, pastaj u dha bashkudhëtarëve të vet, e edhe ata u ngopën. Pastaj edhe vetë piu mjaft. Përsëri e moli delen, e mbushi çanakun dhe ia dha gruas, e pastaj vazhduan rrugën.
Nuk kaloi shumë kohë, e burri i saj, Ebu Mabedi u kthye duke i grahur dhitë e dobësuara dhe të uritura. Kur hyri, e pa qumështin, u befasua shumë e tha: Prej nga doli qumështi? Delja është e moçme dhe shterpë, e në shtëpi nuk ka pasur qumësht. Ajo tha: Jo, pasha Allahun, nuk ka pasur, por këtu pari kaloi një njeri i mbërrimë, e tha këtë e këtë, e dukej kështu e kështu. Mendoj se është nga kurej-shët dhe pikërisht ai të cilin janë duke e ndjekur.” “Ma përshkruaj”, tha burri i saj. Ajo e përshkroi aq mirë, saqë dëgjuesi e kishte pasqyrën e vërtetë para tij. Këtë përshkrim do të japim kur të flasim për virtytet e Resulullahut . Ebu Mabedi tha: Pasha Allahun, ky është ai Kurejshit për të cilin më kanë treguar. Kam pasur ndërmend ti bashkohem, e këtë gjithsesi do ta bëj, nëse më jepet rasti. E atje në Mekë, posa zbardhi dita, u dëgjua një zë tingëllues, të cilin të gjithë e dëgjuan, por askush e nuk pa pronarin e tij.
Nga thellësia e shpirtit jehonte:
1.
Xhez Allahu Rabbul Arshi hajre xhezaihii
refikajni hala hajmetej Ummi Mabedi
2.
Huma nezela bil birri thumme tereveha
ve efteha men emsa refika Muhammedin
3.
Lijehni Beni Kabin mekane fetatihim
ve mekaduha lil-muminine bimersadin
4.
Selu uhtekum an shatiha ve inaiha
ve innekum in teselu-sh-shate teshhedu.
Përkthimi i i lirë ilahisë:
1.
I shpërbleftë Allahu, Sunduesi i Arshit,
me më të mirin shpërblim dy shokët, tek Ummi Mabedi që mbërrinë
2.
Mbërritën me mirësi, e me të edhe shkuan,
i shpëtuar është ai që si shok i Muhammedit me të zbuan
3.
Le tia urojnë bijës së vet Benu Kabët
vend-nderi i saj tani është te besimtarët
4.
Për delen dhe çanakun e saj pyetni motrën tuaj
sikur ta pyetni delen edhe ajo kishte
Posa e dëgjoi këtë zë, Esma tha: “Ne nuk e dimë se nga janë nisur Resulullahu dhe Ebu Bekri - babai i saj - e këtë zë e solli dikush të cilin e dëgjuam, por nuk e pamë.” Njerëzit e dëgjonin dhe e përcillnin këtë zë, e kur përfundoi, Esma tha: “Tani e dimë se ku është nisur Resulullahu , ai tani është në Medinë.”
5. Gjatë udhëtimit nga Meka në Medinë, Resulullahu takoi Ebu Beridin, prijësin e një fisi. Edhe ky kishte dalë për të ndjekur Resulullahun dhe Ebu Bekrin . Edhe ky dëshironte të fitonte shpërblimin e madh, të cilin ia kishin premtuar kurejshët. Kur u takua ballë për ballë me Resulullahun dhe kur bisedoi me të, e pranon Islamin aty për aty së bashku me shtatëdhjetë njerëz nga fisi i vet. Atëherë ai hoqi rubën (shallin) e vet nga koka dhe e lidhi si fla-mur. Ky flamur do të duhej të ishte si paralajmërim për të gjithë se kishte ardhur sundimtari i shpëtimit dhe i sigurisë, i cili në këtë botë (Dunjallëk) do të rivendoste drejtësinë dhe ndershmërinë.
6. Resulullahu takoi edhe Ez-Zubejrin me një grup muslima-nësh tregtarë, të cilët ktheheshin nga Shami me dy karvane. Zubejri i veshi Resulullahun dhe Ebu Bekrin me rroba të bardha.
Arritja në vendin Kubba
Të hënën, më tetë rebiul-evvel, të vitit katërmbëdhjetë të pejgamberisë - ose të vitit të parë hixhrij, ose më 23. 09. 622 sipas kalendarit, Resulullahu arrin në Kubba’.
Urvete b. Ez-Zubejri tregon: “Muslimanët e Medinës kuptuan për daljen e Resulullahut nga Meka. Ata çdo ditë dilnin në Harreh, (gurishte e vjetër vullkanike afër Medinës) dhe prisnin ardhjen e tij. Aty rrinin gjersa i largonte dielli i pasdites. Ditën e fundit, pritja e tyre zgjati më tepër, por më në fund u kthyen në shtëpitë e veta. Posa arritën, dëgjuan zërin e një hebreu i cili kishte dalë të shikonte diçka për punën e vet. Nuk mundi të përmbahej kur vëreu ardhjen e Resulullahut dhe shokut të tij, me veshje të bardha, por briti sa mundi: “O popull, o arabë, ja tek është duke ardhur gjyshi i juaj të cilin e prisnit!” Muslimanët, të ngazëlluar kërcyen në këmbë.”
Ibnul Kajjumi thotë: “U dëgjuan tekbire dhe zhurmë te Beni Amër Avfët. Muslimanët thirrnin tekbire, të gëzuar për ardhjen Pejgamberit . I dolën përpara, e pritën dhe e përshëndetën me përshëndetje pejgamberike. E shikonin duke u vërtitur rreth tij, e ai ishte në gjendje frymëzimi në të cilën i vinte shpallja. Allahu xh.sh. i shpalli: “Allahu është mbrojtës i tij, edhe Xhibrili, edhe besim-tarët fisnik; së fundi, edhe të gjithë engjëjt do të jenë përkrahës të tij.” (Et-Tahrim: 4).
Urvete b. Ez-Zubejri thotë: “Të gjithë u tubuan rreth Resulullahut e ai u dha shenjë në anën e djathtë dhe zbriti te Benu Amër b. Avfët. Kjo ngjau të hënën në muajin rebiul-evvel. Ebu bekri bisedonte me njerëz, kurse Resulullahu rrinte ulur dhe nuk fliste. Rreth tij vërtiteshin ata, të cilët gjer atëherë nuk e kishin parë. Ata e përshëndetnin, kurse Ebu Bekri iu afrua për ta mbrojtur nga vapa e diellit që përcëllonte, duke i bërë hije me rrobat e veta. Atëherë ata që nuk e kishin ditur, kuptuan se cili ishte Resulullahu ”
Atë ditë e tërë Medina u ngrit në këmbë për pritjen, kurse pamja ishte aq madhështore, që nuk mban mend historia e deri-atëhershme e Medinës. Atëbotë hebrenjtë gjithashtu panë vërtetë-sinë e paralajmërimit të Pejgamberit të ri në librin Habakkukëll, në të cilin thuhet: Zoti është paraqitur nga Tihami, e i shenjti nga Kodra Faran (elefanti i Mekës). Resulullahu nuk qëndroi gjatë në tokën e benu Amër b. Avfëve, por shkoi të vendosej te Kulthum b. El-Hedmi, apo, siç mendojnë disa, te Sa’d b. Hajthemeh në Kubba. Mendimi i parë është më i sigurt.
Pas tij, Ali b. Ebi Talibi qëndroi në Mekë tri ditë. Njerëzit i linin gjërat e vlefshme në ruajtje te Resulullahu , e Aliu ia doli që t’ua kthente të gjitha këto. Pastaj niset në këmbë për në Medinë. I takon në Kubba dhe, edhe ky vendoset te Kulthum b. El-Hedmi.
Resulullahu kaloi në Kubba katër ditë: të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten. Mesxhidi në Kubba është mesxhidi i parë që u ndërtua që kur Resulullahut filloi t’i zbriste Shpallja. Të enjten ose të premten, Resulullahu dhe Ebu Bekri i hipin deveve dhe nisen. Lajmëroi Benu Nexhxharijët - dajallarët e vet, të cilët erdhën të armatosur me shpata dhe të gjithë së bashku u nisën për në Medinë. Namazi i xhumasë i hasi te Beni Selem b. Avfët, të cilët u mblodhën në mesxhid në luginë dhe aty e falën xhumanë. Ishin një-qind njerëz.
Hyrja në Medinë
Pas xhumasë Resulullahu hyri në Jethrib, dhe prej asaj dite ky qytet mori emrin “Qyteti i Resulullahut - Medinetu Resulullahu apo shkurtimisht Medinë. Kjo ishte vërtet ditë historike. Banorët e Medinës, të gëzuar e plot hare, dolën nga shtëpitë e tyre dhe i mbu-shën të gjitha rrugët, duke thirrur tekbire dhe lavdërime.
Vajzat e ensarëve, nga kënaqësia dhe dashamirësia, këndonin këngë mirëseardhjeje:
1.
Eshrekal Bedru alejna
min Thenijjetul - Vedai
2.
Vogjebesh - shukru alejna
ma dea lilahi dai
3.
Ejuhel - Mebuuthu fina
xhite bi-l-emër i-l-mutai
4.
Xhite sherefte-l Medina
Merhaben ja hajre dai
Përkthimi i vargjeve:
1.
Hëna e plotë na ndriçon
nga Thenijjetul Vedai
2.
Falënderimi na është bërë obligim,
gjersa ekziston kush Allahut i lutet.
3.
O ti, që te ne u dërgove,
na ke ardhur me çështje që gëzon respekt.
4.
Me ardhjen tënde Medinën e nderove,
mirë se erdhe o thirrësi më i mirë!
Ensarët, edhe pse nuk kishin pasuri të madhe, megjithatë çdonjëri prej tyre dëshironte ta gostiste Resulullahun . Ai nuk mund ta kalonte kurrë një shtëpi e që pronari i saj të mos i kapte kërpeshin e devesë, duke i shprehur përshëndetjen dhe mirëseardhjen. Resulu-llahu përgjigjej: “Lëreni le të ecë vetë, asaj i është urdhëruar gjer ku.” Dhe kështu ecnin ngadalë, gjersa deveja arriti në vendin e mesxhidit të sotëm të Resulullahut . Ajo u ndal aty. Ai nuk zbriti gjersa deveja nuk u ndal krejtësisht. Ajo eci edhe pak përpara, por përsëri u kthye dhe u ndal në vendin e parë. Aty u ul, e Resulullahu zbriti nga shpina e saj. Ky vend ishte në tokën e beni Nexh-xharëve, dajallarëve të tij. Kjo me të vërtetë ndodhi me lejen e Allahut , por edhe vetë Resulullahu kishte dëshirë që kjo të ndalej në tokën e dajallarëve të vet. Me këtë vepër edhe ata ishin të nderuar. Njerëzit e ftonin Resulullahun si mysafir në shtëpitë e veta. Ebu Ejjub El-Ensari shkoi te deveja, e kapi për kërpeshi dhe e futi në oborrin e vet. Resulullahu me këtë rast tha: “Edhe njeriut i duhet të shkojë pas të shaluarës së tij.” Në atë çast erdhi Es’ad b. Zerareti, i mori plaçkat e Resulullahut dhe i çoi në shtëpinë e vet.
Në transmetimin e Enesit, te Buhariu, qëndron se Resulullahu ka thënë: “Cilën shtëpi kemi më afër nga kushërinjtë tanë?” Ebu Ejjubi tha: “O Pejgamber i Allahut, ajo është dera ime dhe shtëpia ime.” Ai tha: “Shko dhe na përgatit pushimin e pasdrekës!” Ebu Ejjubi tha: “Çohuni, me bekimin e Allahut!”
Pas disa ditësh Resulullahut i erdhi bashkëshortja, Sevda dhe dy vajzat e tij: Fatimja dhe Ummu Kulthum, pastaj Usame b. Zejd dhe Ummu Ejmenja. Me ta nga Meka u shpërngul edhe Abdullah b. Ebu Bekri me fëmijët dhe me Aishen. Zejnebja mbeti tek Ebil A’si, nuk mundi të udhëtonte atëherë. Hixhretin e ka bërë pas Bedrit.
Aishja tregon: “Kur Resulullahu mbërriti në Medinë, Ebu Bekri dhe Bilali u tërhoqën në shtëpi. Unë hyra tek ata e thashë: O baba, si je, po ti o Bilal si je? Ajo vazhdoi: Ebu Bekri shpeshherë thoshte: kur bën vapë e madhe, çdo njeri dëshiron të gdhijë me familjen e vet, por njeriu e ka vdekjen më afër se jakën rreth qafës. Ndërsa Bilali recitonte vargje të cilat përmbanin aluzione largësie dhe frikë nga vetmia. Pastaj hyra te Resulullahu dhe i tregova për këtë, e ai tha: “O Allahu im, bëje Medinën të dashur për ne sa Mekën, apo edhe më tepër! Përmirësoje gjendjen e saj dhe jepi bereqet ushqimit të saj, largoje vapën e Medinës dhe dërgoje në Xhuhfe.”
Këtu përfundon një periudhë e jetës së Resulullahut dhe kryhet një pjesë e veprimtarisë së tij islamike, e cila quhet jeta dhe veprimtaria mekase e Resulullahut .
JETA NË MEDINË
Jeta medinase mund të ndahet në tri periudha:
1 - periudha në të cilën është zhvilluar lufta kundër pikëllimit e ngatërresave dhe në të cilën janë shtuar problemet e brendshme. Armiqtë e Medinës bashkëpunonin me ngatërrestarët e vet nga jashtë. Kjo periudhë përfundon me marrëveshjen për paqe në Hudej-bije në muajin dhul-kade, të vitit 6 h.;
2 - periudha në të cilën arrihet armëpushimi me prijësit idhuj-tar, që përfundon me çlirimin e Mekës, në muajin ramazan të vitit 8 h. Kjo njëkohësisht është periudha e thirrjes të sundimtarëve dhe mbretërve në islam;
3 - periudha e kalimit të gjithmbarshëm në Islam të njerëzve në grupe. Kjo është periudha e ardhjes së delegacioneve të fiseve dhe popujve të ndryshëm. Kjo periudhë do të zgjasë gjer në kalimin e Resulullahut në Ahiret, në muajin rebiul-evvel, të vitit 11 h.
PERIUDHA E PARË - GJENDJA REALE NË MEDINË GJATË HIXHRETIT
Hixhreti nuk ishte vetëm lirim nga ngatërresat dhe trazirat, por ka pasur edhe domethënie përkrahjeje dhe bashkëpunimi në vendosjen e themeleve të një shoqërie të re në një vend të sigurt. Për këtë arsye hixhreti është bërë farz- obligim i pacënueshëm për çdo musliman të aftë, që të kontribuojë në ndërtimin e këtij atdheu të ri dhe në këtë rrugë të shpenzojë të tërë fuqinë për themelimin, ngri-tjen dhe autoritetin e tij.
Pa dyshim, Resulullahu ka qenë imam i tij dhe njeriu, që ka udhëzuar se si duhet sajuar kjo shoqëri. Gjatë punës së vet, gjithsesi është ballafaquar me situata kontestuese dhe të vështira.
Populli i Medinës, që ka hasur Resulullahu , ka qenë i përbërë prej tri klasash shoqërore, çdo klasë dallohej prej njëra-tjetrës në mënyrë të veçantë. Resulullahu ka qenë i detyruar të përdorte metoda të llojllojshme veprimi dhe sjelljeje, sepse çdo njëra prej tyre kishte problemet e veta specifike.
Këto tri klasa shoqërore ishin:
a. Shokët (as’habët) e tij, elita e ndershme dhe besnike ndaj Resulullahut .
b. Jobesimtarët, të cilët ende nuk e kishin pranuar Islamin dhe që kryesisht ishin fise me prejardhje medinase, dhe
c. Çifutët apo hebrenjtë.
a. Problemet që ka pasur Resulullahu me as’habët e vet, kanë qenë të natyrës më të lehtë dhe të ndërlidhura me ndërrimin e mesit dhe mënyrës së jetesës. Në Medinë kushtet kanë qenë krejtësisht të tjera nga ato në Mekë. Në Mekë ishin tubuar rreth një fjale, kanë pasur qëllime të përbashkëta, por kanë qenë të shpërndarë në vende të ndryshme dhe shtëpi të ndryshme, të syrgjynosur dhe të tortu-ruar, pa kurrfarë të drejtash qytetare. Këto të drejta i mbanin në duart e veta armiqtë e tyre e të fesë. Këta muslimanë nuk kanë mundur të themelojnë një shoqëri të re islame sipas parimeve, të cilat nuk i janë privuar asnjë shoqërie në botë. Për këtë arsye sho-him se suret mekase theksojnë kumtimin e parimeve Islame, kumti-min e ligjeve, të cilat mund të gjejnë zbatim te çdo individ. Ajetet mekase nxisin në bamirësi, në çdo gjë që është e dobishme, nxisin moralin e lartë dhe ruajtjen nga turpi dhe nga çdo gjë që është e ndaluar.
Në Medinë muslimanët e mbanin situatën në duart e veta që nga dita e parë. Nuk kanë pasur kurrfarë përvujtjesh prej askujt. Këtu patën rast të njiheshin me kulturën dhe civilizimin, të merreshin me problemet e jetës, ekonomisë, politikës dhe qeverisë, pastaj me pro-blemet e paqes dhe të luftës, hallallit dhe haramit, me zbatimin e fesë, me çështjen e moralit dhe me çështje të tjera jetësore.
U ishte dhënë rasti të krijonin një shoqëri të re, shoqërinë islame, e cila në të gjitha strukturat e veta do të ndryshonte nga shoqëria paraislamike - xhahilijetit dhe e cila do të dallonte nga të gjitha sistemet ekzistuese shoqërore të botës. Kjo shoqëri duhet të bëhet përfaqësuese autentike e doktrinës islame, për realizimin e së cilës muslimanët kanë përjetuar trysni dhe dhunë të çdo lloji, gjatë dhjetë viteve të para.
Është e njohur se formimi i çfarëdo sistemi shoqëror sipas këtyre parimeve, nuk mund të realizohet për një ditë, për një muaj e as për një vit. Kësaj i nevojitet një periudhë më e gjatë për të plotësuar ligjet apo dispozitat dhe normat ligjore të arsimimit, praktikës dhe edukimit, dhe atë suksesivisht. Vetëm Allahu ka qenë garantues i këtij ligji, të cilin Resulullahu e ka zbatuar në praktikë dhe i ka udhëzuar e edukuar muslimanët: “Allahu është ai që njerëzve të paarsimuar u ka dërguar një Pejgamber nga mesi i tyre, që ua ka lexuar ajetet e Kur’anit dhe i ka pastruar ata, ua ka mësuar Librin dhe urtësinë, meqë, ata më parë kanë qenë në humbje të plotë.” (El-Xhumua: 2)
As’habët e Resulullahut pranonin çdo gjë nga ai me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, të gatshëm që në çdo moment t’i zbatonin dispozitat e Allahut në vepër: ..dhe kur tu lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi, dhe mbështeten vetëm te Zoti i tyre. (El-Enfal: 2).
Duke qenë se komentimi i këtyre çështjeve nuk bën pjesë në fushën e punës sonë, do të përqendrohemi, sipas nevojës, vetëm në disa të tilla.
Detyra themelore dhe urgjente për Resulullahun , të cilën duhej ta kryente për muslimanët, ka qenë interpretimi dhe përhapja e Islamit. Por kjo nuk ka qenë detyra e vetme e tij. Gjithsesi ka pasur edhe probleme të tjera, të cilat kërkonin zgjidhje të shpejtë.
Muslimanët e Medinës përbënin një grup të besimtarëve vendas, të cilët ishin në vendin e tyre, në atdheun e tyre dhe kishin pasurinë e tyre. Ata ishin të interesuar për ato gjëra për të cilat mendonte çdo njeri i vendosur dhe i siguruar mirë. Mes njerëzve të tillë, qysh se mbahet mend, ka ekzistuar një garim i mençur dhe një mirëkup-tim i vazhdueshëm. Këta janë ensarët.
Nga ana tjetër janë muhaxhirët, të cilët kishin mbetur pa asgjësend. Këta kanë shpëtuar vetëm jetën e vet dhe kanë ardhur në Medinë. Nuk kanë pasur mundësi kthimi, nuk kanë pasur as tokë të vetën, as shtëpi, as punë që të siguronin ekzistencën deri në pleqëri. Numri i këtyre muhaxhirëve nuk ka qenë i vogël, madje rritej nga dita në ditë, sepse hixhreti ishte i lejuar për të gjithë ata që besonin Allahun dhe Pejgamberin e Tij.
Asokohe Medina nuk ishte vend shumë i pasur. Ekonomia e saj kishte karakter të lëkundur, që varej nga shumë rrethana natyrore dhe shoqërore.
Në këto çaste vendimtare për fenë islame, fuqitë armiqësore zbatuan ndaj Medinës diçka të ngjashme me bllokadën ekonomike, në çrast u harxhuan stoqet dhe u keqësua situata.
b. Klasa e dytë, apo struktura e dytë e njerëzve në Medinë kanë qenë idhujtarët apo mushrikët vendas. Ata nuk kanë pasur kurrfarë pushteti ndaj muslimanëve. Disa prej tyre jetonin në njëfarë gjend-jeje jostabiliteti apo dyshimi. Shumë prej tyre hamendeshin të brak-tisnin fenë e etërve të tyre. Këta, megjithatë, nuk shprehnin mosdu-rim ndaj muslimanëve, e pas një kohe të shkurtër edhe këta pranoj-në Islamin dhe bëhen besnik të denjë të fesë së Allahut .
Në mesin e tyre kishte edhe të atillë që shprehnin urrejtje dhe armiqësi ndaj Resulullahut dhe muslimanëve, ndonëse nuk e bënin këtë publikisht. Përkundrazi, publikisht shprehnin besnikërinë dhe dashurinë e rrejshme duke iu përshtatur mendimit të opinionit të gjerë apo siç ua impononte situata.
Në krye të këtyre ishte Abdullah b. Ubeje. Nën udhëheqjen e këtij njeriu u pajtuan fiset El-Evs dhe El-Hazrexh pas luftës Buath. Deri atëherë askujt nuk i shkoi ndoresh ti paqësonte këto dy fise, andaj ia kishin përgatitur kurorën për ta bërë mbret të tyre, dhe, vërtet, duhej pak kohë që të bëhej përnjëmend mbret i Medinës.
Kur erdhi Resulullahu populli ia ktheu shpinën Ubejes. Ky e kuptoi se e kishte humbur kurorën mbretërore, andaj filloi të shprehte armiqësi të ashpër kundër Resulullahut . Ndërkaq, kur e pa se rrjedha e ngjarjeve nuk ishte duke u zhvilluar në favor të tij dhe se do të ishte i privuar nga shumë begati të kësaj bote, menjëherë pas Bedrit pranoi Islamin. Por këtë e bëri vetëm sa për sy e faqe, sepse thellë në qenien e tij ndizej tradhtia.
Prandaj shfrytëzonte çdo rast për të hyrë në komplot dhe në mesin e komplotistëve kundër Resulullahut dhe muslimanëve, sepse ishte mbret i aspiratave të parealizuara me pozita të humbura politike. Ata që nuk e kishin ndihmuar të vinte në pushtet, tani e ndërsenin dhe e nxitnin në kryengritje, duke shfrytëzuar disa ngjarje në Medinë dhe disa muslimanë të dobët, mercenarë, për realizimin e planeve të tij.
c. Klasa e tretë apo substanca e shoqërisë medinase kanë qenë hebrenjtë. Ata janë shpërngulur në Hixhaz në kohën e sundimit dhe shtypjes së nestorianëve (asirianëve) dhe romakëve, siç kemi thënë edhe më parë. Ata në realitet janë hebrenj por me ardhjen në Hixhaz pranuan zakonet e arabëve në veshje, në gjuhë dhe në kulturë, kështu që individët, por edhe fiset, merrnin emra arabë dhe marto-heshin mes tyre.
Ajo që është më e rëndësishme të thuhet për ta, është se ata e kanë ruajtur unitetin nacional dhe kurrë nuk janë shkrirë në kombin arab. Mburreshin me origjinën e tyre izraelite - hebraike. Nga ky aspekt i urrenin arabët dhe nga shpotia i quanin ummijjun që do të thotë: analfabetë, të paditur dhe të prapambetur. Mendonin se pasu-ria e arabëve për ta është e lejuar - hallall dhe se me të mund të bënin çfarë të donin. Ata i përmbaheshin parullës: ne nuk kemi mëkat çfarëdo që tu bëjmë njerëzve analfabetë. (Ali Imran: 75) Ata nuk ishin të interesuar të përhapnin fenë e tyre, por ishin tregta-rë të mirë me besim. Bënin tregti me profeci optimiste, falle, hajma-li dhe gjëra të ngjashme, për çarsye e konsideronin veten si dijetarë superiorë, prijës të zgjedhur dhe udhëheqës shpirtërorë. Ishin eksper-të të mëdhenj për përfitimin e mjeteve jetësore. Në duart e veta mbanin tregtinë me drithëra, hurma, verë dhe me veshmbathje. Importonin drithëra, verë dhe veshmbathje, dhe eksportonin hurma. Në duart e veta mbanin edhe shumë punë të tjera fitimprurëse, prej të cilave kishin dobi të shumëfishta nga të gjithë arabët.
Megjithatë as kjo nuk u mjaftonte, andaj e afirmonin kamatën dhe me të ushqeheshin. Pastaj u këndonin fiseve arabe, kryeparëve dhe prijësve të tyre, që të zgjonin kështu kërshërinë e poetëve, të cilët do të shkruanin për ta lavdithurje e në këtë mënyrë tu ngrihej autoriteti te fiset për çka kishin leverdi të madhe. Pastaj shkonin te personat e famshëm me anë të këndimit dhe i vilnin frutet e ndër-mjetësimit të tyre, që pas disa kohësh të familjarizoheshin (aklimati-zohen) tek ato fise, e pas disa viteve edhe ti nënshtronin ato.
Hebrenjtë ishin autorë të ngatërresave, komploteve, arrogancës dhe korrupsionit. I ngatërronin fiset fqinje arabe, i ndërsenin njërin kundër tjetrit duke përdorur metoda sekrete dhe dhelpërake, të cilat arabët nuk mund ti diktonin. Për këtë arsye, këto fise gjithnjë jetonin në luftëra të pandërprera. Sa herë që hebrenjtë shihnin se gjendja përmirësohej dhe armëpushimi po afrohej, përsëri shprushnin zjarrin e urrejtjes. Nëse sërish arrihej ndërpreja e armiqësisë, atëherë ata mënjanoheshin dhe vështronin se çfarë do të ndodhte dhe nga cila palë do të kishin leverdi më të madhe. U ofronin kredi të mëdha, në mënyrë që edhe në luftë të mos ishin në humbje. Kështu fiset Arabe gjithnjë hynin borxh tek ata, e këta siguronin fitime të mëdha prej të gjitha këtyre manipulimeve. Në këtë mënyrë e ruanin qenien hebraike. E financonin tregtinë me kamata dhe kështu jetonin në begati dhe fitonin pasuri të mëdha.
Në Jethrib kanë jetuar fise të njohura hebraike:
1. Benu Kajnuka, kanë qenë aleatë të hazrexhëve dhe banonin në Medinë.
2. Benu-n-Nadir
3. Benu Kurejdha
Dy fiset e fundit kanë qenë aleatë të evsasëve dhe banonin në paralagje të Medinës
Këto fise nxitnin luftën mes fiseve Hazrexh dhe Evs që nga kohët e lashta. Ndërsa personalisht kanë shkaktuar luftën Buath, ku kanë marrë pjesë të gjitha fiset dhe të gjithë aleatët.
Gjithsesi nuk është pritur prej hebrenjve që ndaj Islamit të shikonin me paqedashje dhe dashamirësi. Jo kurrsesi. Ata me armiqësi dhe urrejtje shikonin gjithçka që sillte kjo fe. Resulullahu nuk ka qenë njeriu i tyre që do të mund t’ua frenonte shqetësimin e tyre nacional-shovinist që mbretëronte në tërë qenien e tyre. Posaçërisht është me rëndësi të theksohet se feja Islame është fe e drejtë, e cila i afron njerëzit pa marrë parasysh ngjyrën, racën apo kombësinë, dhe se shuan zjarrin e armiqësisë dhe të urrejtjes, ndërsa fton në ruajtjen e amanetit apo besnikërisë në të gjitha aspektet jetësore. Islami këmbëngul me forcë në fitimin dhe furnizimin korrekt (ha-llall).
Të tëra këto kanë domethënie se të gjitha fiset arabe të Jethribit duhej të jetonin në harmoni, paqe dhe dashuri. Atëherë me siguri do të mund ti kundërviheshin dredhive të hebrenjve. Me forca të përbashkëta do të mund të vepronin në dobësimin e veprimtarisë së tyre tregtare, dhe në ndalimin e kamatës, që ka qenë bazë e pasurimit të tyre. Muslimanët për një kohë të shkurtër do të arrijnë ti rikthejnë pasuritë dhe tokat e tyre, të cilat i patën humbur duke paguar kamata.
Që do të ndodhte kështu, e dinin edhe vetë hebrenjtë, andaj para se Islami të hidhte bazat e veta në Jethrib, ata ndërmarrin një fushatë (organizim të përqendruar) kundër Resulullahut dhe fesë së tij. Kjo bëhej në fshehtësi dhe vetëm kohë pas kohe dilte në shesh.
Kemi shembull se çfarë i ka ndodhur Safijes radijAllahu anha nënës së besimtarëve. Këtë shembull e transmeton Ibni Is’haku. Ai thotë: “Është transmetuar nga Safija, vajza e Hujej b. Ahtabit, që ka thënë: “Kam qenë bija më e dashur e babait tim, po ashtu edhe te xhaxhai im Ebu Jasiri. Për asnjë fëmijë nuk janë kujdesur sikurse për mua. Kur Resulullahu arriti në Medinë dhe u vendos në Kubba te Benu Amër b. Avfi, babai vajti ta vizitonte. Babai im quhej Hujej b. Ahtab, e xhaxhai Ebu Jaser b. Ahtab. Në shtëpi u kthyen në perë-ndim të diellit. Ishin të lodhur e të rraskapitur. Kur i pashë u nguta tu dilja përpara, por, pasha Allahun, asnjëri as që më shikoi. Atë-herë dëgjova xhaxhain tim duke i thënë babait: A është ky ai? Po, u përgjigj babai. Ti e njeh dhe mund të garantosh? Babai u përgjigj: Po. xhaxhai pyeti: Ani, çfarë ndien ndaj tij? Armiqësi gjer në vdekje.
Edhe shembulli i dytë na flet për armiqësinë e hebrenjve.
Buhariu na shpjegon për Islamin e Abdullah b. Selamit : “Ka qenë hebre i njohur dhe i rëndësishëm. Kur Resulullahu erdhi te daja i vet në Medinë, Benu Nexhar nxitoi ta vizitonte dhe i bëri aso pyetjesh, përgjigjen e të cilave nuk mund ta dinte askush, përveç Pejgamberit. Kur dëgjoi përgjigjet e Resulullahut në çdo pyetje, po atë çast e pranoi Islamin e tha: “Hebrenjtë janë popull i çuditshëm. Nëse kuptojnë se e kam pranuar Islamin, para se t’i pyesësh për mua, ata do të më qortojnë tek ti.” Resulullahu dërgoi t’i thërrisnin, e ata erdhën. Abdullah b. Selami hyri në shtëpi, kurse Resulullahu doli para tyre dhe i pyeti: “Çfarë njeriu është Abdullah b. Selami?” U përgjigjën: “Më i njohuri prej nesh dhe i biri i njeriut më të dalluar.”
Në një transmetim tjetër qëndron: “Është prijësi ynë dhe biri i prijësit tonë.”; kurse në të tretin: “Më i miri prej nesh dhe biri i më të mirit prej nesh, biri më i vlefshëm i më të vlefshmit”.
Resulullahu tha: “E çka mendoni nëse Abdullahu pranon Islamin?” U përgjigjën: Zoti e ruajt nga kjo! (këtë e përsëritën dy-tri herë). Atëherë para tyre doli Abdullahu dhe tha: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij. Ata bërtitën: Më i keqi prej nesh dhe i biri i më të keqit, dhe u vërsulën kundër tij. (Në një version tjetër thuhet): Ai tha: O popull hebrenj, keni frikë Allahun, pasha Atë, Një, të Vetmin, ju, gjithsesi, duhet ta dini se ky është Pejgamber i Allahut dhe se ka ardhur me të Vërtetën. Ata thanë: “Ke gënjyer.”
Këto ishin përvojat e para të Resulullahut me hebrenjtë, dhe atë që në ditën e parë të arritjes së tij në Medinë.
Kështu dukej përbrenda shoqëria laramane e Medinës. E përsa i përket raportit jashtë Medinës, ndaj Islamit dhe Resulullahut mbetet që armiku më i fortë i Islamit është në Mekë dhe se këta janë kurejshët. Ne i njohim ata mbi dhjetë vjet, që nga pejgamberia e Resulullahut e deri në hixhret. Mirë e dimë se ç’kanë ndërmarrë kundër muslimanëve, gjersa ishin nën pushtetin e tyre, duke filluar nga frikësimet, kërcënimet, trysnitë, uria, izolimi, ndjekjet dhe per-sekutimet. Ata kanë aktivizuar një luftë të tërë psikologjike me përmasa të gjera.
Pasi muslimanët bënë hixhret në Medinë, mushrikët i zaptuan tokat, shtëpitë dhe pasurinë e tyre. I rrënuan vatrat familjare dhe lidhjet farefisnore, dhe mbi të gjitha i burgosnin dhe i torturonin të gjithë ata që zinin. Nuk u kënaqën vetëm me kaq, por vendosën të vrisnin edhe vetë Resulullahun , në mënyrë që ta ndalnin tërësisht Islamin. Për këtë plan nuk kursenin as pasuri e as mund.
Qëllimi i tyre ka qenë të realizonin planin në vepër. Kur musli-manët u shpërngulën në Medinë, 500 km. larg Mekës, filluan luftën politike duke pasur parasysh udhëheqjen e vet fetare dhe tregtare mbi arabët, sepse ata ishin banorët e Haremit, në mbrojtjen e shtëpisë së Zotit dhe shenjtërisë së saj, andaj edhe mushrikët e tjerë të Arabisë do të vihen kundër banorëve të Medinës. Mendonin se Medina do të jetë në rrethim të vazhdueshëm, kështu që do të varfërohet ekonomikisht, ndërsa numri i të ikurve rritej prej ditës në ditë. Me siguri do të shpërthente lufta mes këtyre zullumqarëve nga Meka dhe musli-manëve, të cilët tanimë jetonin në atdheun e ri.
Muslimanët kanë pasur të drejtë të konfiskonin pasurinë e këtyre faqezive, ashtu siç konfiskonin edhe këta të tyren, ti nënshtronin lloj-lloj poshtërimeve, siç kanë bërë edhe këta, tua bënin jetën e vështirë, siç ua kanë bërë edhe këta, dhe, më në fund, kanë mundur tu kundërvihen me përmasa të njëjta.
Këto ishin problemet dhe çështjet me të cilat ballafaqohet Resulullahu me arritjen e tij në Medinë si Pejgamber i Allahut dhe si imam, i cili udhëzonte, udhëhiqte dhe paraprinte në rrugën e drej-të.
Resulullahu e filloi misionin e vet në Medinë si udhëheqës shpirtëror. Ndaj çdo fisi sillej ashtu siç e meritonte fisi përkatës, me butësi ose me ashpërsi, i kujdesshëm apo rigoroz. Pa dyshim, mëshirimi gjithnjë kishte përparësi ndaj ashpërsisë, kështu që Islami dhe ithtarët e tij morën nismën në Gadishullin Arabik brenda disa viteve. Për këtë do të flasim në faqet vijuese.
NDËRTIMI I SHOQËRISË SË RE
Më herët përmendëm se Resulullahu arriti në Medinë dhe u vendos te Beni Nexhxharët të premten më 12. rebiul-evvel të vitit të parë të hixhretit, apo më 27. 09. 622, sipas kalendarit. Së pari pushoi pak para shtëpisë së Ebu Ejjubit dhe tha: “Këtu është vatra ime, në dashtë Allahu.” Pastaj hyri në shtëpi.
Ndërtimi i xhamisë së Pejgamberit
Puna e parë që bëri Resulullahu në Medinë qe ndërtimi i xhamisë së Pejgamberit. Në vendin ku u ndal devja e tij, urdhëroi që të ndërtohej xhamia. Këtë vend të zbrazët e bleu prej dy bonjakëve. Edhe vetë mori pjesë në ndërtim. Mbarte qerpiç dhe gurë duke kënd-uar vargje:
O Allahu im, nuk ka jetë tjetër përveç jetës pas vdekjes,
Të lutem, ensarët dhe muhaxhirët fali Ti.
Pastaj vazhdonte:
Punëtorin e këtillë, e jo punëtorin hebre,
të këtillin Rabbi ynë më së tepërmi e do.
Ky inkurajim i tij u jepte ashabëve vullnet dhe elan për punë, andaj njëri prej tyre filloi të këndonte:
Nëse ne ulemi, e Pejgamberi ynë vazhdon,
prej nesh kjo do të ishte sikurse të jemi budallenj.
Në vendin ku ndërtohej xhamia gjendeshin varrezat e mushrikëve.
Aty ishte edhe një gropë, pak palma dhe një dru. Resulullahu urdhëroi që varrezat të rrëmiheshin, kurse palmat dhe druri të priteshin. Pastaj caktuan Kiblën, e cila asokohe ishte në drejtim të Kuddusit. Themelet i ndërtuan me gurë, kurse muret me qerpiç e baltë. Kulmin e mbuluan me degë të palmave, kurse poshtë hodhën rërë dhe shtruan hasra. Xhamia kishte tri dyer. Gjatësia prej Kibles deri te dera hyrëse ishte 100 arshinë, kurse gjerësia përafërsisht po aq. Themelet ishin të larta tre arshinë. Bri xhamisë ndërtuan shtëpi-në me oda prej guri e horasani dhe me kulm prej degëve drurësh. Këto ishin dhomat e bashkëshorteve të Pejgamberit . Pasi përfun-doi ndërtimi, Resulullahu kaloi prej shtëpisë së Ebu Ejjubit në shtëpi-në e vet.
Asokohe mesxhidi nuk ishte vend vetëm për namaz, por ishte edhe shkollë, ku muslimanët mësonin, studionin dhe kuptonin Islam-in. Aty tuboheshin fise të ndryshme, ku i zgjidhnin konfliktet, mosmarrëveshjet dhe mostolerancat fisnore. Aty aprovoheshin vendimet për ndërprerjen e luftërave ndërfisnore. Mesxhidi ka qenë institucion ku zgjidheshin të gjitha problemet jetësore të muslimanëve. Së fundi, mesxhidi ka qenë ndërtesa e Parlamentit, ku mbaheshin sean-cat e Këshillit Shure dhe merreshin vendimet. Veç kësaj, mesxhidi ishte strehë e të varfërve dhe muhaxhirëve refugjatë, të cilët nuk kishin shtëpi të veta, as pasuri, as të afërm e as fëmijë. Në fillim të vitit hixhrij zbriti dispozita për thirrjen e ezanit - me zë të lartë, i cili ngrihej gjer në qiej dhe muslimanët thirrnin ezanin pesë herë në ditë për pesë kohët e namazit. Kjo thirrje sot e tutje jehon pesë herë në ditë në tërë rruzullin tokësor. Në lidhje me këtë është i njo-hur tregimi për ëndrrën e Abdullah b. Zejd b. Abdi Rabbihut. E transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ibni Hudhejmeja.
Të vëllazëruarit e muslimanëve
Pasi Resulullahu kreu një punë të madhe - ndërtimin e xhamisë, qendrën për tubimin dhe për shoqërimin e muslimanëve, ai bëri edhe një hap përpara: i vëllazëroi të gjithë muhaxhirët dhe ensarët. Ky vëllazërim ka dhënë rezultate të mëdha në ndërtimin e shoqërisë muslimane. Ibën El-Kajjumi thotë: Pastaj Resulullahu bëri vëllazërimin mes muhaxhirëve dhe ensarëve në shtëpinë e Enes b. Malikut, ku morën pjesë nëntëdhjetë njerëz, gjysma ishin muhaxhirë e gjysma ensarë. Vëllazërimi mbështetej në përkrahjen e në ndihmesën e ndërsjellë, në trashëgiminë pas vdekjes edhe pa kurrfarë afrie gjaku. Ky lloj trashëgimi pati vlerë deri në betejën e Bedrit, kur Allahu shpalli: “..Kurse ata (besimtarë) që janë në lidhje farefisnore - sipas Librit të Allahut janë më të afërt për njëri-tjetrin. (El-Enfal: 75). Atëherë suprimohet çdo e drejtë në trashë-gimi, përpos me anë të farefisnisë.
Ekziston mendimi se është bërë edhe vëllazërimi i dytë mes vetë muhaxhirëve. Por, për shkak të vëllazërisë natyrale dhe sipas origji-nës, muhaxhirët nuk kanë pasur nevojë për vëllazërim të ri, përkun-dër atij vëllazërimi me ensarët.
Domethënia e këtij vëllazërimi, siç thotë Gazaliu, ka qenë që të tejkalohej asabijja xhahilija - fanatizmi ndaj fisit, sepse lojaliteti dhe besnikëria mund të ishin vetëm ndaj Islamit. Me vëllazërimin e këtillë anulohen të gjitha dallimet në bazë të origjinës, ngjyrës dhe kombit. Në Islam, askush nuk mund të shkojë më tutje, përkatësisht, nuk mund të përparojë, e as të mbetet prapa, përveç sipas nivelit të njerëzisë dhe devotshmërisë së tij. Resulullahu këtë marrëveshje për vëllazërim e ka realizuar në vepër. Kjo nuk ka qenë gjë boshe, e as vepër që ndërlidhet me pasuri e gjak. Nuk ka qenë lojë e thatë me fjalë boshe, të cilat nuk janë realizuar në vepër.
Vëllazërimi i këtillë ka qenë i kapluar me ndihmesën reciproke, me ndjenja bamirësie dhe dashamirësie, dhe kjo ka marrë pjesë në ndërtimin e një shoqërie të re e cila do të ketë shembuj të lavdishëm.
Buhariu transmeton se pas ardhjes në Medinë, Resulullahu i ka vëllazëruar Abdu-r-Rahmanin dhe Sa’d b. Rebian. Sadi i ka thënë Abdu -r-Rahmanit: Unë jam më i pasuri mes ensarëve. Pasurinë time e ndaj në dy pjesë. I kam dy gra, shikoje cila të pëlqen më shumë e unë do të ndahem nga ajo, e kur ti kalojë iddeti (periudha e caktuar kohore e pritjes së gruas pas shkurorëzimit) ti martoje atë. Abdu-r-Rahmani u përgjigj: Allahu ta shtoftë bereqetin në familjen tënde dhe në pasurinë tënde.
Ku e keni tregun? Ia preferuan tregun e Benu Kajnukave, fisit hebre. Pastaj, pas njëfarë kohe, Resulullahu e sheh duke mbartur gjalp dhe ushqime, e më pastaj edhe gjurmët e parfumit, ndaj pyet: “Ç’është kjo?” Ai përgjigjet: “Jam martuar.” Resulullahu pyet: “Sa ke paguar.” “Një bërthamë të artë”, përgjigjet ky.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: “Ensarët i thanë Resulull -llahut ndaji plantacionet e hurmave mes nesh dhe vëllezërve tanë muhaxhirë.” Ai u përgjigj: “Jo.” “Atëherë na ndihmoni në përpunim, e frutet janë të përbashkëta.” Pejgamberi tha: “Ani, mirë.” E ata thanë: “Të dëgjojmë dhe të bindemi.
E gjithë kjo na bën të kuptojmë se ensarët kanë pasur kujdes të madh ndaj vëllezërve të vet muhaxhirë dhe se nuk kanë pritur të angazhojnë mundin, dashurinë dhe kujdesin e vet, sepse muhaxhirët me të vërtetë e kanë merituar këtë me sakrificat e tyre të mëdha që i kanë bërë për hir të fesë së Allahut.
Duhet të konkludojmë se akti i vëllazërimit është akt i mençurisë së madhe. Kjo ishte zgjidhje e mrekullueshme për shumë probleme me të cilat janë ballafaquar muslimanët, e për të cilat tanimë kemi folur.
Dokumenti i bashkimit islamik
Pasi Resulullahu përforcoi marrëveshjen e vëllazërimit mes muslimanëve, angazhohet në një punë të re. Duhej të bëhej kontrata për eliminimin e të gjitha shprehive e zakoneve të cilat aludonin në jetën paraislamike. Prej tyre nuk duhej të mbetej asnjë gjurmë.
Paragrafët e këtij dokumenti, ose kontrate, shkurtas janë: “Ky është dokument të cilin e shpall Muhammedi , Pejgamberi i Alla-hut , për të gjithë besimtarët dhe muslimanët, qofshin ata kurej-shitë (me origjinë) apo jethribas, dhe për ata njerëz të cilët i pasoj-në këta, u shoqërohen këtyre dhe luftojnë së bashku me ta:
1. Të gjithë ata janë një popull - një umet.
2. Muhaxhirët kurejshitë do të kujdesen bashkarisht për mirëqenien e vet. Ata do të dërgojnë delegatët e vet te populli i vet, të rregullojnë, të punojnë atë që e ka lejuar Allahu dhe të zbatojnë drejtësinë mes besimtarëve. Kurse çdo fis ensarësh do të kujdeset për mirëqenien e vet. Çdo grup prej tyre do të dërgojë delegatët e vet, të cilët do të veprojnë në mesin e popullit të vet dhe do të urdhërojnë të bëhen vepra të mira dhe të zbatohet drejtësia mes besimtarëve.
3. Besimtarët - mumminët, nuk guxojnë të lënë anash asnjë varfanjak, pa i dhënë diçka, sa ka lejuar Allahu, pra qoftë ti dhurohet diçka apo ti drejtohet me këshilla të mira dhe me fjalë të mira.
4. Besimtarët e devotshëm do të jenë kundër të gjithë dhunuesve, që dëshirojnë tu bëjnë padrejtësi, të aplikojnë ndonjë trysni, ti shpiejnë në mëkate, apo të shkaktojnë përçarje dhe trazira mes besimtarëve.
5. Të gjithë besimtarët janë të detyruar ta luftojnë të keqen, të gjithë sikur një, qoftë edhe nëse kjo e keqe rrjedh prej fëmijës së vet.
6. Besimtari nuk guxon të mbysë besimtarin për shkak të jobesi-mtarit.
7. Besimtari nuk guxon ti ndihmojë jobesimtarit kundër besim-tarit.
8. Garancia e Allahut është e njëjtë për të gjithë, por Ai së pari merr nën mbrojtje më të dobëtit nga ju.
9. Ata hebrenj, të cilët na pasojnë, do të kenë ndihmë dhe shembull të mirë prej nesh, përveç atyre që kanë bërë dhunime dhe janë ndihmuar mes tyre kundër nesh.
10. Paqja (siguria) e muslimanëve është e pandarë. Muslimani nuk guxon të lidhë paqe pa vëllanë e vet në rrugën e Zotit, përpos në kushte të njëjta dhe në bazë të të drejtave të barabarta mes tyre.
11. Besimtarët janë të detyruar të zhgarkohen mes vetes, nëse njëri-tjetrit i kanë derdhur gjak në rrugën e Allahut.
12. Jobesimtarit nuk guxon ti jepet në ruajtje pasuria e kurejshëve, e as njerëzit dhe, nuk guxon të nxitet kundër besimta-rëve.
13. Ai që e mbyt besimtarin, i cili nuk është gjykuar me vdekje (d.m.th. nuk ka bërë diçka që duhet të mbytet) edhe ai do të jetë i mbytur, vetëm nëse ia falin trashëgimtarët e njeriut të mbytur (viktimës).
14. Ai që është kundër besimtarëve - të gjithë besimtarët duhet të ngrihen kundër tij.
15. Muslimani nuk guxon ta përkrahë a ta ndihmojë njeriun që sjellë risi në fe. Nëse e bën këtë, atëherë le ta përcjellë mallkimi i Allahut dhe hidhërimi i Tij gjer në Ditën e Gjykimit. Nga ky person nuk pranohet pendimi e as drejtësia.
16. Për çdo gjë që nuk mund të gjeni zgjidhje të përbashkët, drejtojuni Allahut (kërkoni zgjidhjen e saj në Kur’an) dhe Muhammedit (kërkoni zgjidhjen e saj, e cila mund të jetë në hadith).
Ndikimi i mendimit të Resulullahut në shoqëri
Me këtë urtësi dhe mendjemprehtësi, Resulullahu i forcoi themelet e një shoqërie të re. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se ky sukses ishte rezultat i mendimit të Resulullahut , me të cilin shërbeheshin edhe as’habët e tij, duke pirë të gjithë së bashku nga i njëjti burim. Resulullahu i mësonte këta, i edukonte, i frymëzonte shpirtërisht dhe për ta ishte shembull i përkryer për çdo gjë.
I edukonte ata në bazë të dashurisë, të vëllazërisë, të fisnikërisë, të besimit dhe të devotshmërisë.
Një njeri ka pyetur: “Çka është më së miri në Islam?” Resulullahu është përgjigjur: “Të ushqesh të uriturin dhe të për-shëndetësh me selam edhe të njohurin edhe të panjohurin.”
Abdullah b. Selami thotë: “Kur erdhi Resulullahu në Medinë, dola për ta pritur dhe si e shikova në fytyrë, menjëherë e dita se ky nuk është gënjeshtar. Fjalët e para që i tha, ishin: O njerëz, për-shëndetni njëri-tjetrin me selam, ushqeni të uriturit, ruani lidhjet farefisnore, lutjuni Allahut natën derisa të tjerët janë duke fjetur, me qetësi (paqe) do të hyni në Xhenet.
Ja disa hadithe të Resulullahut :
* - “Nuk do të hyjë në Xhenet ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurt prej tij.”
* - “Musliman është ai, prej gjuhës dhe veprave të këqija të të cilit muslimanët e tjerë janë të sigurt.”
* - “Askush prej jush nuk mund të jetë besimtar, përderisa nuk i dëshiron vëllait të vet atë që dëshiron për vete.
* - Të gjithë besimtarët duhet të jenë si një njeri. Nëse njëri ankohet se i dhemb syri, atëherë u dhemb edhe të gjithë të tjerëve, nëse njërit i dhemb koka, atëherë u dhemb edhe të gjithë të tjerëve.
* - Besimtari për besimtarin është sikurse shtylla për shtyllën, njëri mbështetet te tjetri.
* - Mos e urreni njëri-tjetrin, mos u grindni mes jush dhe mos ia keni zili njëri-tjetrit, bëhuni vëllezër për hir të Allahut. Nuk është mirë që muslimani të jetë mysafir i vëllait të vet më tepër se tri ditë.
* - Muslimani e ka vëlla muslimanin, nuk guxon të ushtrojë dhunë ndaj tij dhe ta tradhtojë atë. Kush i bën vëllait të vet ndonjë të mirë, edhe Allahu do ti bëjë atij, kush e liron muslimanin nga brenga, edhe Allahu do ta çlirojë atë nga një brengë në Ditën e Gjykimit. Kush ia fsheh muslimanit të metat, Allahu do tia fshehë atij në Ditën e Gjykimit.
* - Keni mëshirë ndaj atyre që janë në Tokë, juve do tju mëshirojë Ai që është në qiej.
* - “Nuk është besimtar ai që barkun e vet e ka plot e fqnji i tij nuk ka bukë për të ngrënë.”
* - “Ai që shan besimtarin është mëkatar, kurse ai që e mbyt është jobesimtar.”
Resulullahu ka thënë se sadaka është të largosh ndonjë pengesë nga rruga, dhe një vepër të tillë e konsideron pjesë përbërëse të imanit (besimit). I nxiste besimtarët të jepnin nga pasuria e vet duke përmendur aso shpërblimesh nga të cilat ngazëllehej zemra. Ka thënë: Muslimani që i jep muslimanit ndonjë rrobë, për të mbuluar lakuriqësinë, Allahu do ti dhurojë atij rroba të gjelbëra të Xhenetit. E muslimani që i jep të uriturit, Allahu do ta ushqejë atë me fruta të Xhenetit, dhe muslimani që i jep ujë të etshmit, Allahu do ti japë pije të vulosur nga misku.
Resulullahu ka thënë: “Mbrohuni nga zjarri i Xhehenemit madje edhe me gjysmë hurmeje, e kush nuk ka as kaq, atëherë me fjalë të mira.”
Mbi të gjitha Resulullahu preferonte durimin dhe maturinë në çastet e vështira. Ai shpeshherë e theksonte vlerën e durimit dhe të të përmbajturit. Problemin e shpiente në imtësira sikurse gërvishjet në fytyrën e njeriut, përveç nëse, Allahu na ruajt, njeriu nuk është në situatë që të mund të durojë më tej.
Po ashtu, Resulullahu u interpretonte besimtarëve vlerën e praktikimit të fesë, të shpërblimeve dhe të sevabeve tek Allahu .
Të gjitha këto i ndërlidhte dhe i argumentonte me Shpalljen e zbritur nga qielli. Ua mësonte Kur’anin dhe me shembuj praktikë u tregonte se si duhej punuar, dhe çfarë obligimi kishin për zgjerimin e Islamit. Në këtë mënyrë rritej autoriteti i besimtarëve, i pasuruar me vlera më të larta dhe me shembuj më të mirë, gjersa nuk u bënë shembuj të lartësuar besimtarësh që nuk ka njohur historia njerëzore pas Pejgamberit .
Abdullah b. Mes’udi ka thënë: “Kush dëshiron ta ketë shembull dikënd, le t’i marrë shembull ata të cilët tanimë kanë vdekur, sepse nuk mund të garantohet për atë që është gjallë, se nuk do të devijojë nga rruga e drejtë, e këta janë shokët e Resulullahut . Ata kanë qenë pjesa më e mirë e umetit tonë. Kanë pasur zemra më të pastra, dituri më të thellë dhe më së paku ekzagjerime. Allahu i ka shpërblyer ata që me atë që ta pasojnë e ta shoqërojnë Pejga-mberin dhe të ndihmojnë rreth themelimit të fesë. Muslimanët e kanë kuptuar vlerën e tyre, duke përcjellë traditën e tyre. Të gjithë ne duhet të stolisemi me virtytet e tyre të bukura dhe me përvojën e përfituar me shëmbëlltyrën e tyre. Ata me të vërtetë kanë qenë të udhëzuar në rrugën e drejtë.”
Resulullahu ka pasur edhe disa cilësi të dukshme, të cilat e tërhiqnin çdo bashkëbisedues. Ka pasur trup të pashëm, sjellje të mirë dhe shkathtësi në punë. Andaj i tërhiqte njerëzit, të cilët nxitonin ta shihnin dhe ta dëgjonin. Ashabëve të vet, të cilët i respekton-te, i donte dhe i çmonte, u drejtohej me butësi. Për këtë arsye ata pranonin çdo fjalë të tij dhe menjëherë e zbatonin në vepër.
Vetëm në këtë mënyrë i ka shkuar për dore Resulullahut që, për një kohë të shkurtër, të ndërtojë themelet e forta të një bash-kësie të re njerëzore, bashkësie fetare, më të pastër që ka njohur historia ndonjëherë më parë. I vuri themelet e një bashkësie, e cila, përkundër të gjitha rrymave të asaj kohe, ia doli që t’i drejtonte ata drejt dhe të bënte kthesë të madhe në historinë njerëzore.
KONTRAKTIMI ME HEBRENJTË
Resulullahu , pas hixhretit që bëri në Medinë, dhe pasi i vuri themelet e qëndrueshme të një shoqërie të re Islame, e cila bazohej në unitetin fetar, politik e legjislativ të muslimanëve, filloi rregu-llimin e marrëdhënieve me jomuslimanët. Brenga e tij kryesore ka qenë që të gjithë banorëve tu garantonte siguri, rehati, paqe, fat-bardhësi dhe mirëqenie së bashku me ndërtimin e territorit, i cili do të ishte atdheu i të gjithëve. Për këtë arsye i sajonte ligjet me karakter koncesioni dhe tolerance, që gjer atëherë nuk i kishte njohur bota përplot me egoizma dhe lavdi fisnore. Fqinjët më të afërt të Medinës kanë qenë hebrenjtë. Ata, me gjithë armiqësinë e fsheh-të ndaj muslimanëve, publikisht nuk shprehnin kurrfarë rezistence ose urrejtje.
Resulullahu lidhi me ta një kontratë, e cila iu dha lirinë e plotë fetare dhe ekonomike. Nuk aplikoi politikë izolimi, konfiskimi ose mostolerance.
Kjo kontratë ka qenë edhe në vargun e marrëveshjeve, që janë bërë për muslimanët dhe për të cilët kemi folur paksa. Këtu do të përmendim kapitullin më të rëndësishëm të kësaj kontrate:
Paragrafët e kontratës
1. Hebrenjtë Benu Avf janë popull i cili jeton me muslimanët. Ata kanë fenë e vet, kurse muslimanët të vetën. Çdonjëri ka pasurinë dhe lirinë e vet. Kjo vlen edhe për hebrenjtë, të cilët nuk i takoj-në këtij fisi.
2. Hebrenjtë do të kenë ekonominë e vet, kurse muslimanët të vetën.
3. Edhe njëra edhe tjetra palë janë të obliguara ta mbrojnë lirinë e përbashkët nga armiku i jashtëm.
4. Ndërmjet tyre mund të konsultohen dhe të merren vesh vetëm në bazë të bamirësive.
5. Aleatët duhet të ruhen nga intrigat dhe dredhitë reciproke.
6. Duhet ti ndihmohet atij që gjendet në rrezik.
7. Hebrenjtë duhet të kenë marrëdhënie të mira me muslimanët nëse këta gjenden në luftë.
8. Jethribi bëhet vend i mbrojtur i kësaj kontrate. Aty nuk guxohet të bëhen luftëra.
9. Nëse shpërthen ndonjë mosmarrëveshje mes dy popujve, e cila do të mund të rrezikonte sigurinë, duhet drejtuar Allahut dhe Muhammedit, Pejgamberit të Allahut.
10. Kurejshët të mos merren nën mbrojtje, e askush tjetër që u ndihmon atyre.
11. Duhet ti ndihmojnë njëri-tjetrit kundër atyre që e sulmojnë Jethribin.
12. Kjo kontratë nuk e mbron as dhunuesin, as fajtorin.
Me kryerjen dhe zyrtarizimin e kësaj kontrate, Medina me rrethinën e saj u bë shtet i nderuar, me kryeqytetin El-Medina dhe pre-sidentin, nëse vlen ky nocion - Resulullahun .
Qeverinë dhe fjalën kryesore e mbanin muslimanët. Kështu Medina u bë edhe kryeqendra e parë e Islamit.
Në mënyrë që paqja dhe siguria të zgjeroheshin edhe në rajonet e tjera, Resulullahu lidhi aleancë edhe me fise të tjera në mënyrë të ngjashme e sipas rrethanave ekzistuese jetësore, rreth të cilave do të flasim në vijim e sipër.
VAZHDIMI I KONFLIKTEVE
Provokimet e kurejshëve kundër muslimanëve pas hixhretit, dhe ndërlidhja e tyre me Abdullah b. Ubejen.
Më herët përmendëm të tërë atë që kanë ndërmarrë mushrikët e Mekës kundër muslimanëve në kohën kur bënin hixhret dhe pas hixhretit. Për këtë arsye kanë merituar sanksione ekonomike, e pastaj konflikte të armatosura. Megjithatë ata nuk përmirësoheshin dhe nuk i ndërprisnin armiqësitë.
Përkundrazi, shpërngulja e muslimanëve dhe strehimi i sigurt i tyre në Medinë, te mushrikët pat nxitur urrejtje, nervozitet dhe armi-qësi edhe më të madhe.
Andaj ata i shkruajnë letër Abdullah b. Ubej b. Selulit - i cili ishte mushrik sikurse edhe ata, kryepar i ensarëve para hixhretit, dhe i cili do të duhej të bëhej mbret i idhujtarëve, sikur të mos vinte Resulullahu në Medinë - dhe ithtarëve të tij duke u thënë:
“Ju e keni gostitur dhe pranuar njeriun tonë, e ne betohemi me Zotin, ose do ta mbysni ose do ta përzini, ose ne do t’ju sulmojmë. Do të luftojmë me ju deri në luftëtarin e fundit, e pastaj do të shnderojmë gratë tuaja.”
Pasi mori këtë letër kërcënuese, Abdullah b. Ubej u ngrit për të zbatuar urdhrin e vëllezërve mushrikë nga Meka. Ai e kishte zili Resulullahun ngaqë e kishte larguar nga froni mbretëror.
Abdu-r-Rahman b. Ka’bi thotë: “Kur e mori Abdullah b. Ubej këtë letër, i tuboi ithtarët e vet dhe të gjithë adhuruesit e idhujve, për të mbytur Resulullahun . Kur Resulullahu e kuptoi këtë, vajti tek ata dhe u tha: “Kërcënimin e kurejshëve e morët me serio-zitet, e ata nuk mund t’ju shpiejnë në kurth më të madh sesa mund t’ia bëni ju vetvetes. Dëshironi të derdhni gjakun tuaj dhe të vëllezërve tuaj, apo jo?” Ata e dëgjuan Resulullahun e pastaj u shpërndanë të vetëdijshëm për këtë realitet.”
Abdullah b. Ubej b. Seluli, me atë rast ndaloi shpërthimin e konfliktit dhe gjakderdhjen, sidomos kur pa dobësinë apo ndoshta men-çurinë e ithtarëve të vet. Por, pasi ende mbeti në marrëveshje me kurejshët, shfrytëzonte çdo rast që të hidhte farën e përçarjes mes muslimanëve dhe mushrikëve. Gjithnjë në këtë fuste edhe hebrenjtë për të pasur përkrahjen e tyre. Ndërkaq Resulullahut me urtësi të madhe, kohë pas kohe, i shkonte ndoresh ta shuante zjarrin e mynxy-rave të tyre
.
Shpallja e vendimit për ndalesën e vizitës Mesxhi-dul Haramit
Sa’d b. Mu’adhi vendosi të shkonte në Mekë për të bërë umren. Në Mekë për mbrojtës zgjodhi Umejjeh b. Halefin, të cilit i tha: Përkujdesu që të hyj në Harem kur aty të ketë pak popull. Ndoshta ia arrij ta kryej tavafin rreth Kabes. Nga fundi i ditës, ata u nisën në Harem dhe aty i takoi Ebu Xhehli. Ai pyeti: O Ebu Safvan, kush është ky që e shoqëron ti? Ky është Sadi. Ebu Xhehli i tha Sadit: Po e shoh se je duke shkuar rreth e përqark Kabes lirshëm dhe i sigurt. Betohem me Zotin, se po të mos ishe me Ebu Safvanin, nuk do të ktheheshe i tëri në familjen tënde. Sadi iu përgjigj me zë të lartë: Pasha Allahun, sikur të tentoj të ma ndaloje këtë, atëherë unë ty do të ta ndaloja, bile edhe më tepër, të kaloje rrugës së Medinës.
Kurejshët i kërcënohen muhaxhirëve
Pas tentimit të pasuksesshëm me Abdullah b. Ubejen, kurejshët e Mekës i shkruajtën një letër muslimanëve në Medinë: Mos u dalldisni se keni ikur prej nesh në Jethrib do të vijmë atje, do tju çrrënjosim dhe do tjua shkulim perimet në oborret tuaja.
Ky nuk ishte kërcënim i rëndomtë. Resulullahu ishte i bindur, sepse ata filluan të ndërmerrnin komplote të mëdha, për shkak të të cilave rrinte tërë natën i zgjuar ose flinte nën mbikëqyrjen e shokëve të vet. Muslimi transmeton në Sahihun e vet nga Aishja radijAllahu anha, e cila thotë: “Ditëve të para në Medinë, Resulullahu nuk flinte natën. Një natë tha: “Sikur të kisha fatin që ndonjëri prej shokëve të mi të mirë të kujdesej për mua natën.” Gjersa flisnim për këtë, Dëgjuam vringëllimën e armëve. Ai pyeti: “Kush është?” Një zë u përgjigj: “Sa’d b. Ebi Vekkasi.” Resulullahu e pyeti: “Çfarë të solli këtu?” Ai u përgjigj: “Ndjeva një drojtje për ty, o Pejgamber i Allahut, andaj erdha që sonte të bëj rojë.” “Resulu-llahu u lut për shokun dhe fjeti.”
Kjo mbikëqyrje nuk ishte e kufizuar vetëm në disa netë, por ajo u bë e përhershme. Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha: “Resulullahun e ruanin natën, gjersa Allahu shpalli: “E Allahu do të të ruajë ty nga sulmet e njerëzve.” (El-Maide: 67). Atëherë Resulullahu nxori kokën jashtë çadrës dhe u tha: “O njerëz, shkoni, jeni të lirë, sepse mua do të më ruajë Allahu ”.
Nuk ishte vetëm Resulullahu në rrezik, por edhe të gjithë muslimanët e tjerë ishin të rrezikuar. Ubej b. Ka’bi tregon: “Kur er-dhi Resulullahu me as’habët e vet në Medinë, dhe kur e ndjenë rrezikun nga jomuslimanët, nuk guxonin të flinin pa armë në shtëpi, e me to edhe gdhinin.”
Allahu e lejon luftën
Në këto kushte të vështira të jetesës, në të cilat drejtpërdrejt ka qenë e rrezikuar qenia muslimane në Medinë, gjersa nga Meka vinin pandërprerë kërcënimet, ku kurejshët kurrsesi nuk zgjoheshin nga agonia e thellë dhe nga idhujtaria, Allahu u shpalli muslima-nëve lejen për të luftuar, e cila nuk ka qenë urdhër. Allahu thotë: “Atyre që sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, ngaqë u është bërë zullum atyre, e Allahu, me të vërtetë, ka fuqi që tu ndihmojë (muslimanëve). (El-Haxh: 39).
Ky ajet fisnik u shpall mes ajeteve të tjera, në të cilat shpjegohet se kjo leje ka ardhur për tiu shmangur mizorive dhe për të vend-osur dispozitat e Allahut , i Cili thotë:
“Këta (muhaxhirët) janë ata, të cilët nëse u japim pushtet në Tokë - kryejnë namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë atë që është e mbrapshtë. Dhe te Allahu është fundi i çdo gjëje.” (El-Haxh: 41).
Është fakt se këto ajete, pa dyshim, janë shpallur në Medinë pas hixhretit, e jo në Mekë, por megjithatë nuk e dimë saktësisht se në cilin vend të Medinës janë shpallur.
Përveç këtij lajmi të Allahut për luftë, urtësia e muslimanëve ka qenë që, në çastet kur kurejshët kishin forcë të madhe, e blloko-nin rrugën tregtare Mekë - Sham, dhe vendosnin kontrollin mbi këtë rrugë. Për realizimin e këtij plani, Resulullahu e ndau atë në dy faza.
Faza e parë: lidhi marrëveshje me të gjitha fiset që banonin përgjatë kësaj rruge tregtare, apo e ndërprisnin këtë rrugë nga Medi-na.
Më parë kemi folur për marrëveshjen me hebrenjtë. Kjo kontratë përmbante edhe marrëveshjen për mospërzierje gjatë kohës së veprimit ushtarak nga jashtë. Para luftës, po ashtu është lidhur marrëveshja edhe me fisin Xhuhejn. Shtëpitë e tyre ishin jo larg Medinës.
Faza e dytë: dërgimi i pandërprerë i ushtrisë dhe i njësive vëzhguese në drejtim të kësaj rruge.
Betejat dhe patrullat para Bedrit
Me këto dy fazat, muslimanët, pas lejes së Allahut për luftë, e filluan aktivitetin e vet të vërtetë.
Lëvizjet e para ushtarake u ngjasonin ekspeditave vëzhguese, qëllimi i të cilave ka qenë hulumtimi dhe njohja me terrenin e gjerë rreth Medinës, si dhe i të gjitha rrugëve që të çonin nga Meka. Resu-lullahu lidhi marrëveshje armëpushimi me të gjitha fiset që bano-nin në këto hapësira. Po ashtu, kishin për qëllim t’u tregonin mushrikëve të Medinës, hebrenjve dhe beduinëve se muslimanët janë të fuqishëm dhe se janë mirësuar nga ligështia e dikurshme. Po ashtu duheshin kërcënuar kurejshët, të cilët ende jetonin në lajthitje dhe në pabesim të thellë nga i cili kurrsesi nuk këndelleshin. Është dashur që kurejshët e Mekës ta ndienin rrezikun që i kanosej ekonomisë dhe jetës së tyre, dhe se duhej të pranonin paqen me muslimanët, e të ndërprisnin kërcënimin për shkatërrimin e tyre dhe për pengimin në rrugën e Allahut . Ky do të ishte njëkohësisht kërcënim që t’i ndër-prisnin dhunimet ndaj muslimanëve të dobët dhe të pambrojtur në Mekë. Qëllimi përfundimtar ka qenë që muslimanët të fitonin lirinë, pastaj lirisht të shprehnin dhe të predikonin fenë e vet në mbarë Gadishullin Arabik.
Tani shkurtimisht do të flasim për këto patrullime.
1. Patrullimi në rajonin Sejful-Bahri është bërë në muajin ramazan të vitit të parë hixhrij, ose në mars të vitin 623 sipas kalen-darit.
Resulullahu urdhëroi Hamzën që t’i paraprinte kësaj pat-rulle. Hamza b. Abdul-Muttalibi doli në krye të tridhjetë muhaxhirëve, për ti dalë para një karvani kurejshit i cili kthehej nga Shami. Në krye të karvanit ishte Ebu Sufjan b. Hishami me treqind vetë. Këta udhëtonin nëpër Sejful-Bahri nga ana e detit. Kur u takuan, të dy palët u radhitën njëri kundruall tjetrit të gatshëm për luftë. Në atë çast atypari kalon Maxhne b. Amër El-Xhuhni, i cili kishte besëlidhje me të dy palët, ndërhyn mes dy taboreve, dhe kështu pengon shpërthimin e luftës.
Flamuri i Hamzës në këtë ekspeditë patrulluese ka qenë flamuri i parë në Islam që e ka dërguar Resulullahu dhe kishte ngjyrë të bardhë. Këtë e ka mbajtur Ebu Murthed Kenaz b. Hasin El-Ganevi.
2. Patrullimi në rajonin Rabig është bërë në muajin shevval të vitit 1 h., ose në prill të vitit 623. Në këtë ekspeditë Resulullahu dërgoi Ubejde b. Harith b. El-Muttalibin, në krye të gjashtëdhjetë kalorësve muhaxhirë. Këta e takuan Ebu Sufjanin në krye të 200 njerëzve në luginën Rabig. Të dy palët vetëm u gjuajtën mes tyre me shigjeta. As kësaj radhe nuk shpërtheu konflikti.
Me këtë rast, çetës muslimane iu bashkuan dy njerëz nga ushtria Mekase, El-Mikdad b. Amër El-Behrani dhe Utbe b. Gazvan El-Mazini. Këta qysh më parë e kishin pranuar Islamin fshehtazi, kurse me mushrikët ishin nisur për të ikur te muslimanët. Edhe kësaj radhe valonte flamuri i bardhë i Ubejdes të cilin e mbante Musattah b. Ethetheh b. El-Muttalib b. Abdi Menafi.
3. Patrullimi në rajonin El-Harrar është bërë në muajin dhul-kade të vitit 1 h., ose në prill, të vitit 623. Resulullahu dërgoi Sa’d b. Ebi Vekkasin në krye të njëzet kalorësve t’ia prisnin rrugën një karvani kurejshit, por duke mos e kaluar Harrarin. Ata udhëtonin duke u fshehur ditën e duke udhëtuar natën. Në El-Harrar arritën pas pesë ditësh në mëngjes, por me vonesë të konsiderueshme, sepse karvani kishte kaluar një ditë më parë. Flamuri i Sadit po ashtu ishte i bardhë, ndërsa e mbante Mikdad b. Amri.
4. Ekspedita në El-Ebva ose Veddan ngjau në muajin seffer të vitit 2 h., ose në gusht të vitit 623. Resulullahu personalisht mori pjesë në këtë ekspeditë në krye të shtatëdhjetë muhaxhirëve, pasi la Sa’d b. Ubaden ta zëvendësonte në Medinë.
Kjo ekspeditë u organizua me qëllim që t’i dilej para një karvani kurejshit, në vendin Veddan. Gjatë rrugës nuk hasi në kurrfarë kurthesh. Ndonëse nuk e hasi karvanin, kjo ekspeditë ka pasur sukses politik, sepse Resulullahu lidhi besëlidhje me Amër b. Mahshij Ed-Damrin, i cili atëbotë ishte prijës i fisit Benu Damret.
Kjo besëlidhje u lidh me kontratë, tekstin e të cilit citojmë: Kjo është kontratë mes Muhammedit, Pejgamberit të Allahut dhe fisit Benu Damret, le ta dinë se ata dhe pasuria e tyre janë të sig-urt, dhe se do të kenë ndihmë kundër të gjithë sulmuesve, përderisa nuk e sulmojnë fenë e Allahut. Nëse Pejgamberi i thërret në ndih-më, duhet ti përgjigjen thirrjes.
Kjo ka ishte ekspedita e parë në të cilën mori pjesë Resulullahu , e cila zgjati pesëmbëdhjetë ditë. Flamuri edhe kësaj radhe ishte i bardhë, ndërsa e mbante Hamza b, Abdul-Muttalibi.
5. Ekspedita në Bevat, në muajin rebiul-evvel të vitit 2 h., ose shtator të vitit 623.
Resulullahu u nis në krye të dyqind shokëve të vet për të sul-muar karvanin kurejshit, të cilin e udhëhiqte Umejje b. Halef El-Xhu-mehij. Karvanin e përbënin njëqind njerëz dhe dy mijë e pesëqind deve. Në Bevat erdhi nga ana e Radves, por aty nuk gjeti askënd .
Kësaj radhe në Medinë e zëvendësoi Sad b. Muadhi. Flamuri ishte i bardhë në duart e Sad b. Ebi Vekkasit.
6. Ekspedita në Safvan, në muajin rebiul-evvel të vitit 2 h., ose në muajin shtator të vitit 623. Shkas i daljes së kësaj ekspedite ka qenë sulmi i mushrikëve në krye me Kerez b. Xhabir El-Fihrin, në ku-llosat e Medinës, me ç’rast plaçkitën disa kafshë. Në këtë ndjekje u nisën shtatëdhjetë as’habë të cilët i udhëhiqte Resulullahu .
I ndoqën mushrikët gjer te lugina Safvan në afërsi të Bedrit. Kerezit dhe shokëve të tij u shkoi ndoresh të iknin, andaj as kësaj radhe nuk shpërtheu lufta. Kjo ekspeditë ka edhe një emër: “Ekspe-dita e parë në Bedër.”
Në Medinë Resulullahun e zëvendësonte Zejd b. El-Harithi. Flamuri ishte i bardhë, e kësaj radhe e bante Ali b. Ebi Talibi.
7. Ekspedita në Dhul-Ushejret, në muajin xhumadel-ula dhe xhumadel-ahir të vitit 2 h., ose në muajin nëntor të vitit 623. Resu-lullahu niset me 150 apo 200 vullnetarë sipas disa rrëfyesve – muhaxhirë dhe me 30 deve, në të cilat hipnin duke u ndërruar, për t’i dalë përpara një karvani kurejshit, i cili shkonte në Sham. Resulu-llahut i kishte ardhur lajmi se ky karvan ishte nisur prej Mekës, i ngarkuar me mallra të kurejshëve. Kur arritën në Dhul-Ushejret kuptuan se karvani kishte kaluar para disa ditëve.
Ky ishte ai karvan të cilin e pat kërkuar Resulullahu , me t’u kthyer nga Shami, dhe për shkak të të cilit shpërtheu lufta e madhe në Bedër.
Resulullahu ishte nisur në mbarim të muajit xhumadel-ula dhe ishte kthyer në fillim të xhumadel-ahir, siç shkruan Ibni Is’haku. Shumë autorë të Sireve përcaktohen për njërin apo për tjetrin muaj, andaj ekzistojnë data të ndryshme të ngjarjes.
Në këtë ekspeditë Resulullahu lidhi armëpushim me fisin Benu Mudellexh dhe aleatët e tyre të fisit Benu Damre, që të mos sulmo-nin njëri-tjetrin.
Në Medinë e ka zëvendësuar Ebu Seleme b. Abdul-Esed El- Mahzumi. Flamuri ishte i bardhë, ndërsa e bante Hamza b. Abdul-Mutta-libi.
8. Ekspedita e quajtur Nahla, u organizua në muajin rexheb të vitit 2 h., ose në muajin janar të vitit 624. Resulullahu e dërgoi Abdullah b. Xhahsh El-Esedijin në Nahël. Ky u printe dymbëdhjetë muhaxhirëve me gjashtë deve - në një deve ndërroheshin dy vetë. Resulullahu i dorëzoi një letër-porosi, dhe ia ndaloi ta lexonte derisa të largohej dy ditë udhë larg Medinës, e pastaj ta hapte e ta lexote. Abdullahu, pas dy ditë udhëtimi e hapi letrën në të cilën shkruante: Kur ta lexosh letrën time, vazhdoje rrugën gjersa të arrish në Nahël, vend ky që gjendet mes Mekës e Taifit dhe prej aty soditi karvanet kurejshite, e pastaj na lajmëro për çdo gjë që kupton rreth tyre! Menjëherë, o Pejgamber i Allahut, (e dëgjova dhe i nënshtrohem urdhrit tënd).
Abdullahu i njoftoi shokët e vet përkitazi me detyrën dhe u tha se nuk ka shkuarje me dhunë. Shkojnë vetëm vullnetarët. Kush dëshiron të jetë shehid (martir), le të niset, e kush e urren vdekjen, le të kthehet. Unë do të shkojë, tha ai. Pas tij u nisën që të gjithë. Gjatë udhëtimit humbet deveja me të cilën kalëronin Sad b. Ebi Vekkasi dhe Utbe b. Gazvani, prandaj këta dy u ndalën ta kërkonin.
Abdullahu dhe shokët e tij vazhduan rrugën dhe arritën në Nahla. Atypari kaloi karvani duke mbartur nga Shami erëza dhe mallra të tjera tregtare. Karvanin e drejtonin Amër b. Hadremiu, Uthmani dhe Neufeli, djemtë e Abdullah b. El-Mugires dhe Hakim b. Kisanit, robi i liruar i El-Mugires. Muslimanët u konsultuan se çfarë të bënin. Thanë: Ne gjendemi në ditën e fundit të muajit Rexheb, muajit në të cilin është e ndaluar gjakderdhja, sepse është njëri nga muajt e shenjtë. Nëse i sulmojmë, do të lëndojmë shenjtërinë e muajit, nëse i lëshojmë, sonte do të hyjnë në Mekë. Atëherë vendosën të sulmojnë. Njëri prej tyre qëlloi me shigjetë Amër b. El-Hadremiun, i cili vdiq. Uthmanin dhe El-Hakemin i zunë robër, ndërsa Neufeli iku. E zunë rob karvanin dhe njerëzit i dërguan në Medinë. Prej mallit ndanë një të pestën. Kjo është një e pesta e parë në Islam. Atëherë ra edhe viktima e parë në Islam dhe dy robërit e parë të robëruar nga arm-iku.
Resulullahu nuk e miratoi këtë gjest të tyre, andaj tha: Nuk ju kam thënë që të sulmoni dikënd në këtë muaj të shenjtë, dhe tani për tani pezullon statusin e karvanit dhe të dy robërve.
Kjo ngjarje u mundësoi mushrikëve të Mekës për ti akuzuar muslimanët se i kanë lejuar vetes atë që e ka ndaluar Zoti, dhe rreth kësaj u thurën shumë tregime dhe thashetheme. Atëherë Allahu shpalli ajetet, me të cilat ndërpriten supozimet e ndryshme, dhe se mushrikët kanë bërë vepra shumë më të këqija se kjo që kanë bërë muslimanët.
Allahu shpalli: “Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në të është mëkat i madh, - por pengimi prej udhës së Allahut, të mohuarit e Zotit, heqja dorë nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve nga ajo, është mëkat më i madh te Allahu. E, torturimi është mëkat më i madh se vrasja. (El-Bekare: 217)
Kjo shpallje sqaron tërësisht se mizoritë që kishin bërë mushrikët, për tu mbjellë frikën në zemër luftëtarëve muslimanë, ishin shumë më të rënda. Të gjitha shenjtëritë ishin rrënuar dhe nuk ishin respektuar, kur ishte në pyetje rrënimi i Islamit, vrasja e muslimanë-ve dhe persekutimi i anëtarëve të familjeve të tyre. A thua muslima-nët nuk banonin në vendin e shenjtë, kur u mor vendimi për tua konfiskuar pasurinë dhe të vritej Pejgamberi i tyre? E çfarë ndodhi tani me ta, që përnjëherit shenjtërive ua kthejnë statusin e tyre dhe çdo përdhosje tani përnjëherit paraqet mëkat dhe krim!? Të gjitha këto akuza dhe shpifje që i përhapnin kundër muslimanëve ishin vetëm propagandë e mbështetur në paturpësi dhe në amoralitet.
Pastaj Resulullahu i liroi këta dy robër dhe u dha dëmshpërblimin për vrasje trashëgimtarëve të të vrarit.
Në libra ekzistojnë krahasime të ndryshme për këto patrulla dhe ekspedita, siç janë cekur edhe shifra të ndryshme të pjesëmarrësve në to. Ne jemi bazuar në veprën e Ibnul-Kajjumit dhe El-Mensur Fev-rit.
Këto kanë qenë patrulla dhe ekspedita para Bedrit. Në asnjërën nuk ka pasur rrëmbim të pasurisë as vrasje të njerëzve, përveç pas sulmit të Kerezit dhe vjedhjes së kafshëve, që përsëri të parët e kanë bërë mushrikët, me të gjitha të këqijat e tjera që kanë bërë përpara.
Vetëm pas kësaj ndodhie të fundit me patrullën e Abdullah b. Xhahshit, u vërtetua frika e mushrikëve. Para tyre për të parën herë u personifikua rreziku i vërtetë. Tani ata u zhytën në një situatë që ua dëshironin të tjerëve. Atyre iu bë e qartë dhe e kuptuan mirë se Medina gjendet në një nivel të lartë syçeltësie dhe gatishmërie, dhe se është duke përcjellë çdo lëvizje dhe çdo hap të tyre në rrugët tregtare. E kuptuan se muslimanët janë në gjendje të mbajnë nën mbikëqyrje dhe nën kontroll një sipërfaqe prej afro 300 milje largësi, dhe se në atë largësi mund të vrasin, të robërojnë mallra e njerëz, e pastaj të kthehen pa të keqe e të pasuruar. E ndienin mushrikët se tregtia e tyre me Shamin po rrezikohej për një kohë të gjatë.
Ndërkaq, në vend se të fillonin të këndelleshin e ta drejtonin politikën e vet nga ndërprerja e armiqësisë dhe paqja - siç e bënë Benu Xhuhejnët dhe Benu Damrët - ata edhe më tepër shtuan urrej-tjen dhe armiqësinë, kurse kryeparët dhe sundimtarët e tyre filluan të zbatojnë kërcënimet dhe premtimet në vepër. Qëllimi ka qenë i qartë: gjithsesi të çrrënjosen muslimanët në vatrat e tyre. Ky ka qenë shkaku i betejës së Bedrit.
Allahu u ka caktuar - urdhëruar muslimanëve që të luftojnë pas ekspeditës së Abdullah b. Xhahshit, në muajin shaban të vitit 2 h. Në lidhje me këtë janë shpallur këto ajete të drejtpërdrejta:
“Dhe luftoni në rrugën e Allahut - kundër atyre që luftojnë kundër jush, por mos e teproni! - Vërtet, Allahu nuk i do ata që e teprojnë. Dhe vritini ata kudo që ti gjeni dhe dëbojini prej vendeve ashtu siç ju dëbuan ata juve, sepse torturimi është më i rëndë se vrasja. Dhe mos luftoni kundër tyre në Xhaminë e Shenjtë e as afër saj, vetëm nëse ju sulmojnë. E nëse ata luftojnë me ju (aty), atëherë edhe ju luftoni kundër tyre. I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët. Por, në qoftë se ata heqin dorë (nga të këqijat), atëherë Allahu është Mëshirues dhe Falës. Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet besimi vetëm për Allahun. E në qoftë se ata heqin dorë (nga propaganda dhe lufta) atëherë ska armiqësi, për-veç atyre që e kanë tepruar. (El-Bekare: 190-193).
Së shpejti pas kësaj, Allahu shpalli ajetet në të cilat muslima-nëve u shpjegon mënyrën e luftimit, duke i nxitur dhe inkurajuar. Pastaj u shpjegon disa norma të sheriatit në luftë e sipër. Allahu thotë:
“E kur të takoheni në luftë me jobesimtarët, bjeruni në qafë derisa t’i rraskapitni e ti shkatërroni, dhe kur ti zini ata, lidhini fort me pranga, e pastaj ose i lironi me zemërgjerësi ose me kompensim, përderisa të bëhet armëpushimi. Veproni pra kështu! Dhe sikur të dëshironte Allahu, Ai vetë do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron tju sprovojë me anë të njëri-tjetrit. Dhe Ai nuk do tua asgjësojë veprat atyre, të cilët vdesin në rrugën e Allahut. Ai do ti përudhë ata dhe do ta përmirësojë gjendjen e tyre. Dhe do ti shpierë ata në Xhenet, të cilin, madje, ua ka përshkruar. O besimtarë, nëse ndihmoni Allahun (fenë e Allahut), edhe Ai do tju ndihmojë dhe do tjua mundësojë përparimin tuaj. (Muhammed: 4-7).
Pas shpalljes së këtyre ajeteve, disa nga muslimanët, të cilët ishin të dobët dhe levarashë (të luhatshëm), u frikësuan nga lufta. Allahu të tillët i qortoi dhe për ta tha:
“...Mirëpo, kur u shpall një sure e qartë dhe në të u përmend (obligim) i luftës, i sheh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura (me besim të dyshimtë), si të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes.” (Muhammed: 20)
Pas këtyre ajeteve, u bë e qartë se pranimi i urdhrit për luftë, përgatitja dhe inkurajimi për të, ishte çështje themelore të cilën e kërkonte vetë situata. Në rast se diçka të tillë do të urdhëronte, ma-dje edhe një komandant i aftë, këto gjithsesi do të pranoheshin, e lëre më urdhrat e Krijuesit të Madhëruar me të cilat dëshirohet fito-rja e drejtësisë ndaj padrejtësisë.
Ekspedita e Abdullah b. Xhahshit ishte një goditje e rëndë për të gjithë mushrikët dhe aleatët e tyre, nga e cila shpërdridheshin porsi dallëndyshet e mureve.
Ajetet e shpallura, me të cilat urdhërohet lufta, mundësojnë të kuptohet se po afron koha e luftës dhe se rezultati i saj do të jetë fitorja e plotë e muslimanëve. Të shohim se si Allahu i urdhëron muslimanët që ti dëbojnë mushrikët nga vendi prej nga i kishin dëbuar edhe ata, dhe si ua mëson atyre metodat e luftimit. Pastaj cakton disa dispozita lidhur me robërit e luftës, plaçkat, tokën, qëndrimin në luftë etj., përderisa nuk mbaron lufta dhe nuk arrihet fitorja. E tërë kjo tregonte se, më në fund, muslimanët do të ngadhënjejnë.
Ndërkaq Allahu këtë e ka lënë në fshehtësi, duke u lejuar muslimanëve që me imagjinatën dhe me logjikën e vet ta vënë në veprim trimërinë për luftë në rrugën e Allahut .
Gjatë këtyre ditëve, të muajit shaban të vitit 2 h., ose në shkurt të vitit 624, Allahu i urdhëron muslimanët që të ndërrojnë kiblen prej Kuddusit kah Kabja. Kjo bën që muslimanët në tërësi ti zbuloj-në munafikët (hipokritët) hebrenj, të cilët u bashkoheshin muslima-nëve ndërsa, nga ana tjetër, shkaktonin turbullira dhe huti. Ata, me ndërrimin e Kibles, e cila njëkohësisht ka qenë edhe kibla e tyre, e braktisin plotësisht fenë Islame dhe kështu zbulohen.
Në këtë mënyrë radhët e muslimanëve pastrohen prej shumë tradhtarësh dhe intrigantësh (ngatërrestarësh). Me ndërrimin e Kibles, muslimanëve u është bërë me dije, në mënyrë tejet simbolike, se do të pasojnë ndërrimet radikale në favor të tyre, dhe se për ta fillon një periudhë e re. Kjo, po ashtu, do të thotë se muslimanët nuk do të qetësohen derisa ta çlirojnë këtë Kible të re, sepse është e pamundur që ajo të mbetet në duart e popullit armik e të pafe.
Pas të gjitha këtyre, te muslimanët u rrit morali, shpirti luftarak dhe aktivitetet të cilat i thirrnin në xhihad dhe në ballafaqim me armikun në luftën vendimtare.
BETEJA E MADHE E BEDRIT - BETEJA E PARË VENDIMTARE PËR ISLAMIN
Shkaku i konfliktit
Gjatë ekspeditës në Ashireh përmendëm se karvani, i cili shkonte nga Meka për në Sham, i shpëtoi Resulullahut . Kur u afrua koha e kthimit të tij nga Shami, Resulullahu dërgoi Talha b. Ubejdulla-hun dhe Se’id b. Zejdin të vëzhgonin në veri. Ata vajtën në Havër ku qëndruan derisa panë se karvani po kthehej me Ebu Sufjanin. I mblodhën të dhënat dhe u kthyen në Medinë për të informuar Resu-lullahun .
Karvani ishte tejet i madh. Një mijë deve të ngarkuara me gjithfarë mallrash, për të cilat kurejshët kishin shpenzuar pasuri të madhe me vlerë prej 50 mijë dinarësh të artë, me sigurim minimal, prej dyzet njerëzish.
Ky ishte rast ideal për ushtrinë medinase, kurse për mushrikët goditje e rëndë politike dhe ekonomike, po qe se e humbnin këtë pasuri të madhe. Andaj Resulullahu i lajmëroi muslimanët dhe u tha: “Po vjen një karvan kurejshit, i ngarkuar me mallra të vlefshme, dilni dhe priteni atë, ndoshta Allahu do të na e dhurojë.”
Resulullahu askujt nuk i urdhëroi, por as nuk ia ndaloi, t’i dilte në pritë këtij karvani. I la që ata të vendosnin vetë. Nuk priste kurrfarë përleshjeje me ushtrinë kurejshite për shkak të karvanit dhe nuk mendonte fare se do të vinte deri te beteja e madhe e Bedrit, prandaj shumica e ashabëve mbetën në Medinë. Ata mendonin se dalja e Resulullahut nuk ishte si daljet e patrullave të mëparshme, sepse u lejoi të dilte kush të donte, e të mbetej kush të donte.
Numri i ushtrisë muslimane dhe caktimi i prijësve ushtarakë
Resulullahu u përgatit për nisje. Atij iu bashkuan treqind e ca njerëz (313, 314 ose 317), mes të cilëve ishin 82, 83 ose 86 muhaxhirë. Prej fisit El-Hazrexh ishin 61 veta. Ata nuk i dhanë aq rëndësi kësaj daljeje, andaj as që e shënuan me ndonjë përcjellje solemne siç e kishin zakon. Kishin vetëm dy kuaj, njëri ishte i Zubej-rit kurse tjetri i Mikdadit, dhe shtatëdhjetë deve.
Resulullahu , Aliu dhe Muathedi kishin një deve të përbashkët.
Resulullahu si zëvendës në Medinë la Ibën Ummi Mek’tumin, i cili e zëvendësonte edhe si imam në mihrab (vend në xhami ku qënd-ron imami). Kur arritën në Revha, Resulullahu ktheu mbrapsht në Medinë Ebu Lubabe b. Abd Mundhirin, të cilin e caktoi si mëkëmbës.
Flamurin dhe komandën kryesore ia dha Musab b. Umejrit. Flamuri ishte i bardhë.
Ushtrinë e ndau në dy çeta:
a. çeta e muhaxhirëve, në të cilën komandonte Ali b. Ebi Talibi;
b. çeta e ensarëve, në të cilën komandonte Sad b. Muadhi.
Me sigurimin komandonte Ez-Zubejr b. Avami, kurse me drejtimin e marshimit komandonte El-Mikad b. Amri. Vetëm këta dy ishin kalorës. Përcjelljen e siguronte Kajs b. Ubie Sasaa, kurse komanda eprore ishte në duart e Resulullahut .
Ushtria muslimane niset për në Bedër
Resulullahu u nis në krye të kësaj ushtrie, e cila nuk ishte e pajisur mirë. E la Medinën dhe doli në rrugën kryesore për në Mekë.
Udhëtuan gjer te pusi Er-Revha, e prej aty u nisën në anën e djathtë (rruga për në Mekë u mbeti në anën e majtë) nga rajoni En-Nazijeh (në drejtim të Bedrit). Arritën në luginën e quajtur Rahkan, e cila gjendet mes Nazijetit dhe ngushticës Safra. E kaluan ngushticën dhe iu afruan Safrës.
Prej aty dërgoi në Bedër Busejs b. Umer El-Xhuhnin dhe Adi b. Ebi Ubejen me misionin e patrullimit dhe përcjelljes së karvanit, për të informuar Resulullahun .
Meka paralajmërohet për rrezikun
Ebu Sufjani, si prijës i karvanit, ishte tejet i matur dhe i kujdesshëm. E dinte mirë se rruga për në Mekë ishte shumë e rrezikshme ku mund të ndodhnin befasi, andaj dërgoi dy spiunë të vëzhgonin çdo-njeri që kalonte asaj rruge dhe ta lajmëronin atë. Së shpejti i erdhi lajmi se Muhammedi kishte ngritur ushtrinë për t’i dalë karvanit në pritë. Prandaj dërgoi Damdam b. Amër El-Gaffarin në Mekë me lajme alarmuese dhe kërkoi që të vinin njerëzit për të mbrojtur karvanin nga Muhammedi dhe shokët e tij. Si mbërriti në Mekë, Damdami u ngrit mbi devenë e vet dhe filloi të bërtiste më tërë fuqinë, shkumonte i tëri, i lodhur dhe i grisur nga ngutja: “O kurej-shitë, shpëtoni, shpëtoni! Do të shkatërrohet pasuria juaj, të cilën është duke përcjellë Ebu Sufjani. Muhammedi dhe shokët e tij do ta sulmojnë atë. Nuk jam i sigurt se do të arrini në kohë Ndihmë, ndihmë!
Përgatitja e mekasve për ekspeditë
Njerëzit e Mekës menjëherë u ngritën: A mos mendon Muhammedi se me karvanin tonë do të ndodhë e njëjta gjë sikurse me kar-vanin e Ibni El-Hadremiut? Jo për Zotin!, tani do të jetë ndryshe.
E tërë paria e Mekës duhej të nisej, e nëse dikush nuk kishte mundësi, atëherë detyrohej të dërgonte zëvendësin e vet. Askush prej tyre nuk mbeti në Mekë, përveç Ebu Lehebit, i cili si zëvendës të vet dërgoi një borxhli. Ata ngritën edhe disa fise fqinje arabe. Nga kushërinjtë kurejshitë, në këtë ekspeditë nuk mori pjesë fisi Benu Adijj, kurse të gjithë të tjerët ishin nisur.
Përbërja e ushtrisë mekase
Ushtria në fillim përbëhej prej 1300 luftëtarësh. Kishin njëqind kuaj, gjashtëqind ushtarë të veshur me parzmore, ndërsa deve kishin aq shumë, saqë nuk u dihej saktësisht numri.
Kryekomandant ishte Ebu Xhehl b. Hishami, ndërsa nëntë epro-rët më autoritarë të Mekës siguronin furnizimin. Ata çdo ditë thernin deve, një ditë nëntë, e ditën tjetër dhjetë deve.
Problemi i fisit Benu Bekër
Kur u tubuan kurejshët dhe u bënë gati për tu nisur, u ra ndërmend armiqësia me fisin Benu Bekër, andaj u frikësuan se do ti sulmonin nga prapa e do të gjendeshin mes dy zjarreve. Atëherë iu paraqit Iblisi në figurën e Suraka b. Malikut, i cili u tha: Unë ju garantoj se Kenanijët nuk do tju bëjnë asnjë të keqe nga prapa.
Nisja e ushtrisë mekase
Mekasit u nisën pikërisht ashtu siç flet Kurani: Të cilët dolën nga shtëpitë e tyre duke shfaqur arogancën e për tu reklamuar njerëzve (trimërinë dhe gajretin e tyre), dhe për ti penguar njerëzit nga rruga e Allahut. (El-Enfal: 47). Janë paraqitur ashtu siç ka thënë Resulullahu : “Me fuqinë e vet dhe me parzmoret e veta, për të qenë të padëgjueshëm ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij,”, dhe siç thotë Allahu: “Dhe ata u nisën herët të bindur se mund ta zbatonin atë (që kishin ndërmend).” (El-Kalem: 25)
Kurejshët u nisën me shpejtësi të madhe nga veriu në drejtim të Bedrit. Udhëtuan luginës Asfan e Kudejd, pastaj El-Xhuhfe. Në Xhuhfe morën një lajm të ri nga Ebu Sufjani, nëpërmjet së cilës u thosh-te:
Ju u nisët për të shpëtuar karvanin, njerëzit dhe pasurinë, por këtë e bëri Zoti. Kthehuni në Mekë.
Karvani shpëton
Ebu Sufjani rrëfen se ata, me karvanin e tyre, udhëtonin rrugës kryesore, me syçeltësi të madhe dhe duke vështruar me kujdes. Kur iu afruan Bedrit, takuan Mexhdi b. Amrin të cilin e pyetën për ushtrinë medinase. Ky u tha se nuk kishte parë kurrgjë të jashtëzakon-shme, përveç dy kalorësve, të cilët udhëtonin nga Bedri, pinë ujë dhe vazhduan rrugën.
Ebu Sufjani u nis të informohej se cilët ishin ata dy kalorës. Sipas gjurmëve të tyre kuptoi se ishin jethribas, andaj tha: Kjo, për Zotin!, është patrulla e Jethribit. Menjëherë e ktheu karvanin në perëndim nga bregdeti, duke e lënë rrugën kryesore e cila kalonte në të majtë afër Bedrit. Me këtë manovrim shpëtoi karvanin e vet nga dështimi i sigurt. Atëherë ua dërgoi lajmin ushtrisë mekase, e cila u arriti në Xhuhfe, që të ktheheshin në Mekë.
Dëshira e mekasve për tu kthyer dhe përçarja e tyre
Pas porosisë së Ebu Sufjanit, ushtria mekase dëshironte të kthehej prapa, por krimineli i tyre, Ebu Xhehli, i tronditur u briti: Kurr-sesi nuk do të kthehemi gjersa të arrijmë në Bedër. Atje do të pushojmë tri ditë, do të therim disa deve, do të ngopemi mirë e do të pimë verë e pastaj do të festojmë. Duhet të dëgjojnë arabët për ekspeditën dhe fuqinë tonë, e kurrë më të mos mendojnë se mund të na sulmojnë.
Ndërkaq, me gjithë dëshirën e flaktë të Ebu Xhehlit, El-Ahnes b. Sheriku urdhëroi të ktheheshin. Shumica kundërshtuan, por ai u kthye në Mekë me fisin Ebu Zehër. Ai ishte prijësi i tyre dhe udhëheqës në këtë ekspeditë.
Në betejën e Bedrit nuk mori pjesë asnjë Zehras, megjithëse ishin afro 300 vetë, por i mbetën besnik prijësit të tyre.
Edhe fisi Benu Hashim deshi të kthehej në Mekë, por Ebu Xhehli u doli përpara e u tha: Mos më braktisni tani, do të kthehemi të gjithë së bashku!”
Pas kthimit të Ebu Zehërve, në ushtrinë kurejshite mbetën afro një mijë luftëtarë. Ata arritën te vendi Kuthejb, i cili gjendej në fund të luginës së Bedrit.
Pozita e vështirë e muslimanëve
Resulullahu dhe ushtria medinase e kuptuan se ushtria mekase ishte nisur për ti ndihmuar karvanit, që kur ishin në luginën Dhah-ran. Konstatuan se nuk kishin zgjidhje tjetër dhe se nuk mund ti ikn-in përleshjes, ngase kjo do të thoshte paburrëri. Prandaj rruga duhej vazhduar trimërisht, burrërisht, guximshëm dhe me krenari, duke u dhënë kurajo ushtarëve të vet. Kurrsesi nuk mund ti lejohej ushtrisë kurejshite të zbavitej nëpër ato rrugë, duke demonstruar fuqinë ushtarake të tyre.
Pa dyshim, ata ishin në gjendje që mbi ta të vendosnin epërsinë e tyre ushtarake, politike dhe ekonomike. Kjo gjithsesi do tua keqësonte pozitat muslimanëve në ato treva, ndërsa Islami do të shndërrohej në trup të paralizuar të jetës, që do të shkaktonte ngja-lljen e urrejtjes dhe të hidhërimit te të gjithë kundërshtarët e Isla-mit në këto hapësira.
Përveç kësaj, kush ishte ai që mund tu garantonte muslimanëve se ushtria mekase nuk do të nisej në Medinë e ti mundte muslimanët në prag të shtëpive të tyre.
Jo, ushtria muslimane nuk guxon të mashtrohet. Çdo ngurrim, sado i vogël, mund të linte gjurmë të shëmtuara në qenien dhe dinji-tetin e muslimanëve.
Seanca e “Shures”
Duke kuptuar situatën, Resulullahu thirri mbledhjen e trupit këshillor ushtarak dhe paralajmëroi përkitazi me gjendjen reale dhe me pasojat e mundshme të kthimit në Medinë apo mbetjes në Bedër. Pasi udhëheqësit ushtarakë u konsultuan mes tyre, e parashtruan problemin para tërë ushtrisë dhe prijësve të saj. Atëbotë një grup i vogël prej tyre u frikësuan nga përleshja. Për ata Allahu thotë:
“(Këto dispozita) janë po ashtu si atëherë, kur të nxori ty, Zoti yt, nga shtëpia jote, në emër të së Vërtetës, kjo një grupi prej besimtarëve nuk u pëlqeu.” (El-Enfal: 5)
Përsa u përket prijësve ushtarakë, ja mendimet e tyre: Ebu Bekër Es-Siddiku i pranoi të gjitha propozimet e Resulullahut dhe i lavdëroi ato. Pastaj u ngrit Umer b. El-Hattabi e edhe ky i përsëriti të gjitha ato. Pas tij u ngrit El-Mikdad b. Amri, e tha: “O Pejgamber i Allahut, shko rrugës të cilën të ka treguar Allahu. Ne jemi me ty. Pasha Allahun, çfardo që të ndodhë ty nuk do të themi ashtu siç i kanë thënë Benu Israilët Musait: Shko ti dhe Zoti yt e luftoni, e ne do të rrimë këtu. Jo, kurrsesi, ne ty të themi - Shko ti me Zotin tënd e luftoni, e ne do të luftojmë së bashku me ju. Pasha Krijuesin, i Cili të bëri Pejgamber, po qe se nisesh edhe në pjesën më të skajshme të Jemenit (Berkul Gamdanit) ne do të luftonim së bashku me ty përderisa ta pushtoje.
Resulullahu iu falënderua dhe iu lut Allahut për të.
Këta tre prijës ushtarakë ishin nga radhët e muhaxhirëve, të cilët ishin pakicë në këtë ushtri. Andaj Resulullahu dëshironte të dëgjonte edhe mendimin e prijësve ensarë, sepse ata përfaqësonin pjesën më të madhe të ushtrisë dhe se barra më e madhe do t’u binte atyre.
Ndërkaq, të përkujtojmë tekstin e betimit në Aka’ba, ku thuhet se ata nuk janë të obliguar të luftojnë jashtë vendit të tyre, andaj Resulullahu u tha: “O njerëz, më jepni ndonjë këshillë (U fliste ensarëve). Prijësi i zgjuar i ensarëve, dhe bajraktari i tyre, Sa’d b. Mu’adhi, tha: “Pasha Allahun, më duket se dëshiron të flasim edhe ne?” “Ashtu është”, tha Resulullahu . “Ne nuk kemi këtu ç’të fla-sim. Të gjitha i kemi thënë atëherë kur pranuam se ti je Pejgamber, kur vërtetuam se Shpallja, të cilën e kumton ti, është e Vërteta, kur pranuam Islamin, kur dhamë betimin dhe premtimin tonë se do të jemi të dëgjueshëm dhe të bindur. Shko, o Pejgamber i Allahut, ngado që të dëshirosh, se, pasha Krijuesin tim, edhe nëse do të na dilte përpara edhe deti e ti do të suleshe për ta kaluar, edhe ne do të vinim pas teje, dhe dije se asnjëri prej nesh nuk do të zmbrapsej. Ne nuk kemi frikë që nesër të ballafaqohemi me armikun. Ne jemi të durueshëm në luftë, të sinqertë në jetë. Ndoshta Allahu do të na paraqesë ashtu siç ke dëshirë të na shohësh. Llogarit në ne me bekimin e Allahut”, u përgjigj Sa’d b. Mu’adhi.
Në një version tjetër qëndron se Sa’d b. Mu’adhi i ka thënë Resulullahut : “Ndoshta ti mendon se ensarët i japin vetes të drejtë të ndihmojnë vetëm në shtëpitë e veta e të mos largohen prej tyre, kurse unë të them në emër të tyre dhe ta jap përgjigjen e tyre, nisu nga të duash, e na jep çka të duash. Atë që do ta marrësh do të na jetë më i ëndshëm se atë që nuk do ta lije. Çdo urdhër yti, për ne është urdhër të cilin e pranojmë dhe e zbatojmë me gjithë zemër. Pasha Allahun, po qe se do të na dilte përpara edhe deti, e ti të suleshe në të, edhe ne do të vinim pas teje.
Resulullahun e gëzuan shumë fjalët e Sa’dit. Kjo i dha vullnet për aksion. Ai tha: “Nisuni dhe po ju jap lajmin e mirë se Allahu i Lartësuar më ka premtuar njërin prej dy grupeve. Pasha Allahun, më bëhet se jam duke e parë vendin e shkatërrimit të tyre.”
Armata muslimane vazhdon rrugën
Resulullahu e lë Dhahranin dhe niset nga vendi El-Asafir, e prej këtu kalon në rajonin e quajtur Ed-Dijjet. Vendin El-Hanan e lë nga ana e djathtë, e cila është një kodër e madhe sa një mal. Prej aty zbret në afërsi të Bedrit.
Resulullahu personalisht në patrullë
Në afërsi të Bedrit, Resulullahu vendos të dalë personalisht në vëzhgim. Me vete merr Ebu Bekrin . Ndërsa shkonin rreth e rrotull kampit mekas, takojnë një plak Arab. Resulullahu e pyet për kurejshët, por edhe për Muhammedin dhe shokët e tij. E pyet për të dy ushtritë duke u paraqitur se nuk dinte kurrgjë. Por plaku tha: “Unë nuk do të them asgjë, përderisa ju të dy, të më tregoni se kush jeni ?” Resulullahu iu përgjigj: “Nëse më tregon se kush je ti, atë-herë edhe ne do të të tregojmë ty.” Ai tha: “Përgjigjje për përgji-gjje?” Resulullahu u përgjigj: “Po.”
Atëherë plaku tha: “Kuptova se Muhammedi me shokët e vet ka dalë prej Medinës në këtë e këtë ditë. Nëse ka thënë të vërtetën ai që më ka informuar, atëherë sot do të duhej të gjendeshin në këtë vend (ku me të vërtetë gjendej ushtria medinase). Po ashtu jam i informuar se ushtria kurejshite është nisur në këtë e këtë ditë, e nëse informata është e saktë, atëherë ata sot do të duhej të ishin në këtë e këtë vend (ku me të vërtetë ishte ushtria mekase). Kur mbaroi, plaku pyeti: Kush jeni ju dy? Resulullahu u përgjigj: “Ne jemi nga uji,” pastaj u kthye nga Ebu Bekri dhe shkuan. Plaku mbeti me gojë të hapur. Çka do të thotë nga uji? Mos, vallë, nga ujërat e Irakut?
Informatat më të rëndësishme mbi ushtrinë mekase
Atë natë Resulullahu i dërgoi përsëri vëzhguesit e vet të kuptonin lajme mbi armikun. Tre prijës ushtarak të muslimanëve u nisën në vëzhgim. Ali b. Ebi Talibi, Zubejr b. El-Avami dhe Sad b. Ebi Vekkasi me një grup të vogël. Ata shkuan gjer te pusi në Bedër. Aty takojnë dy djelmosha duke nxjerrë ujë për ushtrinë mekase. I zunë dhe i sollën para Resulullahut , i cili ishte duke u falur, andaj këta i pyetën fëmijët duke mos e pritur Resulullahun . Ata thanë: “Ne i dërgonim ujë kurejshëve.” Muslimanët nuk u besonin. Mendonin se ishin spiunët e Ebu Sufjanit, andaj filluan t’i rrihnin, e ata filluan të flisnin: “Ne jemi të Ebu Sufjanit.” Pastaj i lanë rehat gjersa të vinte Resulullahu . Kur Resulullahu e kreu namazin, u tha njerëzve të vet me zë qortues: “Kur ju thanë të vërtetën ju i rrahët, kurse kur gënjyen nuk i rrahët, si bën kështu? Ata nuk janë të Ebu Sufjanit. Janë kurejshitë.”
Pastaj Resulullahu iu drejtua djelmoshave: “Çfarë dini për kurejshët? Thanë: “Ata gjenden pas kësaj kodre e cila është e kthyer nga El-Udvetul-Kusua.” “Sa janë ata?” “Shumë.” “Sa është numri i tyre?” “Nuk e dimë.” “Sa deve therin në ditë?” “Një ditë nëntë e ditën e dytë dhjetë deve.” Resulullahu llogariti e tha: “Numri i tyre është mes 900 dhe 1000.” Përsëri iu drejtua djelmoshave: “Kush prej tyre është oficer i kurejshëve?” Ata u përgjigjën: “Utbe dhe Shejbe, djemtë e Rebia’s, pastaj Ebu-l-Buhtur b. Hishami, Hakim b. Hazami, Neufel b. Huvejlidi, El-Harith b. Amiri, Taime b. Adijji, Nadar b. El-Harithi, Zem’ah b. El-Esvedi, Ebu Xhehl b. Hishami dhe Umejj b. Halefi me disa njerëz të tjerë.” Resulullahu iu kthye njerëzve të vet e u tha: “Ja, Meka ju ofron njerëzit më të famshëm.”
Bie shi
Allahu natën dërgoi shiun që mushrikëve u nxori probleme dhe telashe, sepse ua vështirësoi rrugën dhe lëvizjen, kurse për muslimanët kjo ishte mëshirë e Allahut sepse shiu i lau, ua pastroi trupin dhe rrobat, i freskoi ata dhe e zbuti tokën, rërën e vrazhdë dhe futi dashuri në zemrat e tyre. Shiu, pra, për muslimanët ishte mëshira e Zotit.
Muslimanët zënë pozita të rëndësishme strategjike
Resulullahu vendosi të nisej me ushtrinë e vet në Bedër, para kurejshëve, për të zënë një vendburim shumë të rëndësishëm të ujit.
Në muzg arritën poshtë burimeve të Bedrit. Habab b. Mundhiri, njëri nga vëzhguesit, u ngrit e tha: A mendon, o Pejgamber i Alla-hut, të qëndrojmë këtu? A të ka urdhëruar Allahu që të jemi në këtë vend dhe se nuk guxojmë të shkojmë as përpara as prapa, apo kjo është çështje e mendimit të lirë, lufte dhe taktike?” Resulullahu u përgjigj: “Ky është vend për konsultim, luftë dhe taktikë.” Habab b. Mundhiri vazhdoi: “O Pejgamber i Allahut, ky vend nuk është i mirë për të qëndruar. Nisu me njerëzit derisa të arrish gjer te pusi më i afërt i kurejshëve. Pusin rrënoje dhe mbuloje me dhe e gurë. Kështu vepro edhe me puset e tjera. Pastaj për vete do të hapim një kanal të cilin do ta mbushim me ujë. Vetëm atëherë do të nisemi në sulm. Ne do të kemi ujë për të pirë, e ata jo. Resulullahu u përgjigj: “Plani yt është i mirë.”
Resulullahu e ngriti ushtrinë dhe u nisën gjer te pusi më i afërt i kurejshëve. Aty arritën në mesnatë. E hapën kanalin dhe i mbuluan burimet kryesore.
Vendkomanda
Pasi muslimanët siguruan ujë për vete, Sa’d. b. Mu’adhi i propozoi Resulullahut që muslimanët të rrëmihin një fortifikatë dhe të siguronin vendkomandën, në rast se vinin në situatë të tërhiqeshin para se të ngadhënjenin. Ai tha: “O Pejgamber i Allahut, duhet të ndërtojmë për ty një vendstrehim, ku do të qëndrosh. Afër teje do të mbajmë një deve të shaluar, të gatshme për kalërim, e pastaj do të sulemi kundër armikut. Nëse Allahu na ndihmon dhe na bën të qëndrojmë mbi armikun, atëherë do të ndodhë ajo që të gjithë jemi duke e dëshiruar, e nëse ndodh ndryshe nga kjo, hipi devesë dhe kthehu tek ata që kanë mbetur prapa nesh (në Medinë). Prapa teje, o Pejgamber i Allahut, ka mbetur populli i cili të do një-soj sikurse të duam edhe ne. Sikur ta dinin ata se do të shkoje në luftë dhe do të luftoje, nuk do të mbeteshin aty. Allahu ty do të të mbrojë për hir të tyre. Shumë këshilla ata prej teje do të kërkojnë dhe në shumë beteja ata me ty do të luftojnë.”
Resulullahu iu falënderua përzemërsisht dhe i dëshiroi çdo të mirë.
Muslimanët ndërtuan vendstrehimin në një lartësirë në anën veriperëndimore nga fushëbeteja, nga mund të kontrollohej e tërë beteja dhe zgjodhën një grup të rinjsh në krye me Sa’d b. Mu’adhin, për të mbrojtur komandantin e tyre, Resulullahun .
Vendosja e ushtarëve nëpër vendet e tyre dhe bujtja
Resulullahu u caktoi ushtarëve vendet dhe shkoi në vijën e parë. E ngriti dorën e tha: “Këtu nesër do të vritet, insh’Allah (dha-shtë Allahu), filani e filani, e këtu nesër do të vritet, insh’Allah, filani e filani.” Pastaj Resulullahu pjesën tjetër të natës e kaloi në namaz nën kurorën e një druri pranë vendkomandës, kurse muslima-nët e tjerë e kaluan të qetësuar nën kupën e shkëlqyer të qiellit, me vetëbesim të plotë. Pushonin duke dëshiruar që Allahu t’u dërgonte ndonjë shenjë të mirë, të cilën nesër do ta shihnin me sytë e vet.
Allahu shpalli: “(Kjo mrekulli u paraqit atëherë) Kur Zoti bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë për qetësimin tuaj nga ana e Tij, e lëshoi shiun prej reve për t’ju pastruar me të dhe për t’ju larguar shqetësimin e djallit (frikën e tij), për ti bashkuar zemrat tuaja me besim dhe tua forcojë këmbët tuaja. (El-Enfal: 11).
Kjo natë para betejës ishte në prag të xhumasë, më 17 ramazan të vitit 2 h., kurse nga Medina ishte nisur më datën 8 ose 12 rama-zan.
Përçarja e ushtrisë kurejshite në fushëbetejë
Atë natë kurejshët e kaluan në taborin e vet në El-Udvetul Kusva. Kur u zgjuan, kalorësit e tyre u nisën në luginën e Bedrit. Disa prej tyre erdhën te kanali të cilin e kishin hapur muslimanët. Resu-lullahu tha: “Lërini, mos i ngucni, çdonjëri prej tyre që pi ujë këtu do të vritet sot, përveç Hakim b. Huzamit.” Ai me të vërtetë, mbeti gjallë e pastaj pranoi Islamin dhe u bë musliman i mirë. Kur dëshironte të betohej fuqishëm për diçka, thoshte: “Pasha Atë i cili më shpëtoi në Bedër...
Kur u vendosën kurejshët në luginë, Umejr b. Vehb El-Xhumehi shkoi të kuptonte diçka për ushtrinë muslimane.
Duke kalëruar, Umejri vëzhgoi ushtrinë muslimane, u kthye dhe u tha kurejshëve: Ata janë 300 njerëz, ndoshta diçka më tepër apo diçka me pak. Prisni sa të shikoj mos kanë vendosur ndonjë grackë, apo mos kanë përforcime prapa. Ai kalëroi me të shpejtë luginës, por nuk vërejti kurrgjë, shkoi edhe më larg, por përsëri nuk vërejti kurrgjë. U kthye dhe u tha: Nuk pashë askënd, por e di me siguri dhe e ndiej, o kurejshitë, se fatkeqësia është duke sjellë vdekjen. Devetë mbartëse të Jethribit do ti mbartin të vdekurit. Kjo ushtri nuk ka fortifikata e as strehimore. E tërë ajo çka kanë, janë shpatat e tyre. Për Zotin!, asnjëri prej tyre nuk do të vritet pa mbytur dikë-nd prej jush. E pasi të vrasin një numër të madh prej jush, e atë-herë pas kësaj nuk do të ketë më jetë të bukur. Prandaj mendoni se çdo të bëni.
Atëherë përsëri shpërtheu protesta kundër Ebu Xhehlit. Ai kishte vendosur që të luftohet me këmbëngulje. Kryengritësit e thërrisnin ushtrinë që të kthehej në Mekë pa luftë.
Duke dëshiruar që ti qetësonte ushtarët, Hakim b. Hazami i vizitonte ata. Erdhi tek Utbe b. Rebia e tha: O Ebu Velid (baba i Velidit), ti je Kurejshit i moçëm, prijës i fisit, ty të dëgjojnë dhe ty të nënshtrohen, a ke çfarë të thuash në këtë çast vendimtar? Utbe pyeti: E çka do të duhej të thosha, o Hakim? Ai u përgjigj: Kthei njerëzit prapa. Ti mban përgjegjësinë për vrasjen e aleatit tënd, Amër b. Hadremiut, i cili u vra në Nahël nga patrulla muslimane. Utbe i tha Hakimit: Unë këtë e kam bërë me garancinë tënde. Unë garantoj për të dhe unë do të paguaj vlerën e gjakut të tij, dhe të tërë atë që ka humbur nga pasuria.
Pastaj Utbe i tha: Sille Ebu Xhehlin se kam frikë që njerëzit do të bëjnë diçka pa dijen e tij!
Utbe b. Rebia u ngrit dhe filloi të fliste: O popull kurejshitë, ju, për Zotin!, kurrgjë nuk do të arrini me takimin e Muhammedit dhe shokëve të tij. Për Zotin!, nëse e mbytni, edhe më tej me urrejtje do ti shikoni ata që nuk dëshironi ti shihni. Do ta mbytni djalin e vëllait ose djalin e dajës, ose cilindo nga kushërinjtë tuaj. Kthehu-ni, pra, dhe largohuni nga arabët e tjerë dhe Muhammedit. Nëse e mbytni kjo është dëshira dhe nderi juaj, por nëse del ndryshe, atëherë ai do tju zërë dhe nuk do të arrini dot atë që dëshironi.
Hakimi shpejtoi tek Ebu Xhehli, të cilin e takoi duke përgatitur parzmoren e vet, e i tha:
Utbe më dërgoi të të them këtë e këtë..., e Ebu Xhehli i tha: Pasha Zotin!, ka filluar të frikësohet që kur e pa Muhammedin dhe shokët e tij.
Jo, jo! Pasha Zotin!, nuk do të kthehemi në Mekë pa gjykuar Zoti mes nesh dhe Muhammedit, pa marrë parasysh se çka thotë Utbe. Ai ka parë së bashku me Muhammedin dhe shokët e tij edhe djalin e vet - Ebu Hudhejfe b. Utben, i cili ndër të parët e ka pranu-ar Islamin dhe e ka bërë hixhretin. Ai ndien frikë për shkak të tij.
Kur Utbe dëgjoi Ebu Xhehlin duke thënë:
Për Zotin!, ka filluar të frikësohet..., - tha do ta kuptojë Ebu Xhehli kush është frikësuar, ai apo unë!
Pastaj Ebu Xhehli u ngut të qetësonte situatën, e cila kërcënohej me shkapërderdhje edhe më të madhe. Ai menjëherë dërgoi të thërrisnin Amir b. El-Hadremiun, vëllanë e Amrit të vrarë në ekspeditën e Abdullah b. Xhahshit.
Ebu Xhehli i tha: Utbe është aleati yt, ai dëshiron që me njerëzit e vet të kthehet në Mekë, kurse ti personalisht e ke parë vrasjen. Ngrihu, përkujtoje varrin e vëllait tënd! Amiri u ngrit dhe filloi të vajtonte me tërë zërin: O Amër, Amër, ty nuk të kam më! Ky vaj-tim depërtoi nëpër masë, i këndelli ata dhe ua çeli sytë. E kuptuan se duhej ta përmblidhnin veten, ti ngjeshnin radhët dhe të ishin të vendosur në qëllimet e tyre të kobshme. Me këtë shkoi huq kundër-shtimi i Utbes. Mekasit do të luftojnë. Mendjelehtësia ngadhënjeu mbi urtësinë.
Dy ushtritë vlerësojnë njëra tjetrën
Kur mushrikët dolën në fushëbetejë, përballë tyre dolën edhe muslimanët. Resulullahu iu drejtua Allahut me këto fjalë: “O Allahu im, këta janë kurejshët, arritën me kalorësinë dhe me famën e tyre. Ty të kërcënohen dhe flasin gënjeshtra për Pejgamberin Tënd. O Allahu im, ma ofro ndihmën Tënde, të cilën ma ke premtuar! Mposhti ata sot.”
Resulullahu , duke shikuar ushtrinë kurejshite, tha: “Utbe b. Ebi Rebia është atje në devenë e kuqe, nëse dikush prej tyre do të ketë sot fat, do të ketë kalorësi mbi devenë e kuqe. Nëse e dëgjojnë atë, mirë do të veprojnë.” E vendosi ushtrinë e vet. Ndërsa rregullonte radhët, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Në dorë mbante një shigjetë, me të cilën rregullonte rreshtat e ushtarëve, e me të e preku Sevadin në stomak e i tha: Hyr në rresht, mos dil jashtë rreshtit. Sevadi briti: O Pejgamber i Allahut, ti më godite!? Dua që të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Resulullahu i tha: “Afrohu”, e zbuloi stomakun e vet, e i tha: “Sill!” Sevadi u afrua dhe e puthi në stomak. Pejgamberi pyeti: “Çka të ndodhi, përse e bëre këtë?” Sevadi tha: “Pe çka pe, e ne jemi këtu ku jemi. Dëshiroj që prekja ime e fundit në këtë dynjallëk të jetë me ty, ta prek trupin tënd mubarek.”
Resulullahu iu drejtua Allahut, duke u lutur për të mirën e Sevadit. Pasi e rreshtoi ushtrinë, Resulullahu urdhëroi që, askush të mos guxonte ta fillonte luftën pa urdhrin e tij përfundimtar.
Pastaj iu drejtua me udhëzime të posaçme në lidhje me rrjedhën e luftës. Ai tha: Kur ata të sulmojnë, ju më të parët gjuani me shigjeta. Shpatat mos i nxirrni derisa të luftoni gjoks për gjoks. Pastaj u kthye në vendkomandën e vet me Ebu Bekrin. Sad b. Muadhi dhe mbrojtësit e tjerë shkuan për ta mbrojtur.
Në anën tjetër, Ebu Xhehli doli para mushrikëve mekas e tha: O Zot, ai që është duke bërë më tepër përçarje në familje dhe që është duke vepruar më keq, atë poshtroje sot. O Zot, atë që e ke më të dashur dhe me të cilin je më i kënaqur, ndihmoje sot! Në lidhje më këtë Allahu shpalli: Nëse jeni lutur për fitore - ja pra fitorja ju erdhi! Por nëse tërhiqeni (nga kundërshtimi) kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme! Dhe nëse ktheheni përsëri, edhe Ne do të kthehemi përsëri dhe aspak nuk do tju ndihmojë çeta juaj sado që të jetë e madhe, sepse Allahu, pa dyshim, është me besimtarët. (El-Enfal: 19)
Fillimi i betejës
Viktima e parë e përleshjes ka qenë El-Esved Abdi-l-Esed El Mahzumi. Ishte njeri i keq dhe i lig. Ai doli përpara e tha: “I betohem Zotit se do ta pijmë ujin e tyre, do ta rrënojmë kanalin e tyre ose do të vdesim duke luftuar.”(Ky ishte provokim dhe ngritje e shpirtit luftarak.) Hamza i doli para t’i kundërvihej, e u përleshën. E godi-ti me shpatë dhe ia preu këmbën gjer te gjysma e gjurit, para se të arrinte te uji. U rrëzua në shpinë, e gjaku i stërpiku shokët e tij dhe filloi të zvarritej nga kanali gjersa u afrua për të përmbushur betimin, por u rrëzua, e Hamza e arriti, e qëlloi për së dyti dhe e mbyti.
Dyluftimi
Me këtë vrasje filloi njëherësh edhe qërimi i hesapeve mes palëve në konflikt. Menjëherë pas kësaj dolën përpara tre trimat më të mirë të kurejshëve, që të gjithë prej një familjeje. Këta janë: Utbe, Shejbe, djemtë e Rebias dhe El-Velidi, djali i Utbes. Këta kërkuan nga muslimanët tre njerëz për dyluftim. Para tyre dolën tre të ri ensarë, Avfi dhe Muavvedhi, djemtë e El-Harithit dhe Afras, dhe Abdullah b. Revaha. Kurejshët pyetën: Kush jeni ju? U përgjigjën: Ensarë. Ata thanë: Ju nuk na duheni. Ne duam kushërinjtë tanë. Pastaj njëri prej tyre bërtiti: O Muhammed, dërgoi te ne njerëzit e rangut dhe të sojit tonë. Resulullahu tha: “Ngrihu, o Ubejdeh b. El-Harith, edhe ti Hamza, edhe ti Ali.” Këta dolën e kurejshët i pye-tën: “Kush jeni ju?” Këta u treguan, e ata deklaruan: “Ju na përgjigje-ni edhe sipas origjinës edhe sipas dinjitetit.”
Rivalët në dyluftim ishin:
1. Ubejde - Utbe b. Rebia
2. Hamza - Shejbe
3. Aliu - El-Velidi
Ebu Ubejde ishte më i moçmi prej tyre. Hamza dhe Aliu nuk ngurruan fare. Ishin më të fuqishëm e më të shkathët dhe, menjëherë i mbytën kundërshtarët e tyre. Ubejde dhe Utbe e plagosën njëri tjetrin. Aliu dhe Hamza iu vërsulën Utbes dhe e mbytën. E ngritën Ubejden, i cili këmbën e kishte të prerë, dhe e çuan. Prej asaj dite nuk foli më asnjë fjalë. Vdiq pas pesë-gjashtë ditësh në Safra, kur muslimanët ktheheshin nga Bedri në Medinë.
Aliu është betuar se në lidhje me dyluftimin është shpallur ky ajet:
Këto dy tabore kundërshtarësh zihen rreth Zotit të tyre.
Sulmi i përgjithshëm
Përfundimi i këtij dyluftimi ishte shkatërrues për mushrikët. Përnjëherësh humbën tre trima më të mëdhenj dhe tre komandantë. Andaj të gjithë u hodhën në sulm.
Kurse muslimanët, pasi e lutën Allahun për ndihmë, të vendosur fuqimisht që të luftonin në emër të Tij, e morën pozitën mbroj-tëse dhe i shkaktuan mushrikëve viktima të shumta, duke brohoritur: “Ehadun, Ehad! - Allahu është Një! Allahu është Një! - Allahu Ekber! - Allahu është i Madh!”
Resulullahu thërret Allahun
Resulullahu prej momentit që rreshtoi ushtrinë për betejë, dhe u kthye në vendkomandë, i drejtohej dhe i lutej Allahut që t’i dërgonte ndihmën e premtuar dhe fitoren. Ai lutej:
“O Zoti im, plotësoje premtimin Tënd që ma ke dhënë. Të lutem, o Zoti im, Ti na ndihmo, ne fuqimisht besojmë në fjalën Tën-de!”
Beteja merrte zjarr. Gjoks për gjoks, luftë e gjatë dhe e pandërprerë. Kulmi i betejës, të vrarët në çdo anë. Resulullahu filloi të lutej me zë të lartë dhe me sy të drejtuar nga qielli: “O Zoti im, nëse e pëson ky grup njerëzish sot, atëherë të tjerët nuk do të besojnë. O Zoti im, nëse Ti do, mund të bësh që, prej sot, kurrë më askush mos të të besojë.” Resulullahu vazhdon të lutet edhe më me mallëngjim. Guna i ra nga shpina, e Ebu Bekri e ngriti dhe tha: “Ngadalë, ngadalë, o Pejgamber, mos e bezdis Zotin tënd.”
Allahu u shpalli engjëjve: “Unë jam me ju, andaj u jepni zemër besimtarëve! Unë do të fus frikë në zemrat e jobesimtarëve. Andaj (o besimtarë) rrihni ata në qafë dhe në të gjithë gishtë-rinjtë. (Enfal: 12).
Pastaj i shpalli Pejgamberit të vet: Unë do tju ndihmoj me një mijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit (El-Enfal: 9). Ata do tju vijnë sipas nevojës, njëri pas tjetrit, por jo të gjithë njëherësh.
Ardhja e engjëjve
Resulullahun për një çast e zuri gjumi. Pastaj e ngriti kokën e tha: “Gëzohu o Ebu Bekër, kam lajm të gëzuar. Më erdhi Xhibrili, e solli reja. Në krahë kishte pluhur.”
Në transmetimin e Ibni Is’hakut qëndron se Resulullahu ka thënë: “Gëzohu o Ebu Bekër, Allahu ta dërgoi ndihmën. Xhibrili er-dhi, i grahte kalit të vet, në krahë kishte pluhur.”
Resulullahu doli nga strehimi i vet. I binte një mburojeje dhe thërriste me zë. “Grupi me siguri do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin!” (El-Kamer: 45).
Pastaj mori një grusht pluhur dhe ua hodhi kurejshëve, e tha: “Ju shëmtofshin fytyrat”, dhe ua hodhi pluhurin në fytyrë. Asnjë mushrik nuk ka shpëtuar pa e goditur rëra në sy, apo në hundë. Në lidhje me këtë Allahu shpalli: “Dhe ti nuk ke gjuajtur kur gjuaj-te, por Allahu ka gjuajtur.” (El-Enfal: 17).
Kundërsulmi
Resulullahu i dha urdhrin e fundit ushtrisë së vet për kundërsulm. Ai tha: “Ngjeshni radhët dhe godisni me tërë fuqinë.” Pastaj shtoi: “Pasha Krijuesin, çdonjeri që merr pjesë sot në këtë betejë dhe lufton me durim të madh e nuk ikën nga lufta që të mos vritet, me siguri do të hyjë në Xhenet. Gjithashtu u jepte zemër duke thënë: Nisuni, nisuni, shkoni në Xhenet hapësirat e të cilit janë sa gjithë qiejt dhe Toka bashkë. Atëherë El-Umejr b. Amri tha: Oh, oh! Resulullahu e pyeti: “E çka mendon ti me atë oh, oh?” “Pasha Allahun o Pejgamber, asgjë tjetër veçse sikur të isha njëri prej banorëve të tij.” Pejgamberi i tha: “Ti me të vërtetë do të bëhesh xhenetli.” Pastaj El-Umejri nxori hurmat nga xhepi e tha: “Nëse jam gjallë derisa t’i ha këto hurma, atëherë me të vërtetë qenka kohë e gjatë.” Pastaj i hodhi ato dhe vazhdoi luftën, ku së shpejti vritet.
Është interesant të përmendet se ç’e ka pyetur Avf bin El-Harithi - djali i Afras, Resulullahun : “Me çfarë mund ta gëzojë robi Zotin e vet?” Ai u përgjigj: “Që pa parzmore të shtyjë dorën e vet te armiku.” Ky hoq parzmoren e vet, ia mori Resulullahut shpatën dhe u vërsul të luftonte, dhe me të luftoi gjersa u vra.
Kur Resulullahu dha urdhrin e fundit për sulm të drejtpërdrejtë, shpirti luftarak i armikut filloi të ligështohej, e vullneti për luftë të pakësohej. Ky veprim i urtë i Resulullahut pati ndikim të madh në përmirësimin e gjendjes së muslimanëve. Kur e dëgjuan urdhrin për sulm të vrullshëm, edhe pse kishin shumë pak përvojë luftarake, ata u vërsulën me tërë fuqinë që patën. Sulmonin ja të vdisnin ja të fitonin. I rrëzonin radhët e armikut para vetes, ia shkë-putnin kokat nga qafët, kurse vullnet edhe më të madh fituan atë-herë kur Resulullahu i binte mburojës e më zë të lartë përsëriste fjalët nga Kur’ani: “Grupi me siguri do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin.” (El-Kamer: 45).
Muslimanët luftonin rrëmbyeshëm, e në luftë i ndihmonin edhe engjëjt, të cilët Allahu i dërgonte grupe-grupe.
Në transmetimin e Ibën Sadit thuhet se Ikrime ka thënë: Atë ditë rrallë ndodhte që të shihej koka e njeriut, e që të mos dihej se kush e kishte prerë dhe, rrallë ndodhte që të shihej dora e njeriut, e që të mos dihej se kush e kishte prerë.
Ibën Abbasi tregon: Një musliman ngutshëm e ndiqte një mushrik. Atëherë dëgjoi fërshëllimën e kamxhikut mbi kokë dhe zërin e një kalorësi i cili i tha: Vetëm përpara! Atëherë e pa para vetes mushrikun e vrarë. Tërë këtë e kishte parë dhe e kishte dëgjuar njëri nga ensarët, i cili vajti t’ia tregonte Resulullahut . Resulullahu i tha: “Po thua të vërtetën, ai zë është nga qielli i tretë.”
Ebu Davud El-Mazini tregon: “E ndiqja një mushrik për ta mby-tur, kur papritmas koka i fluturoi nga supet, para se shpata ime të mbërrinte tek ai. E kuptova se dikush tjetër e kishte mbytur e jo unë.
Një ensar e solli Abbas b. Abdul-Muttalibin të robëruar, e Abbasi tha: Ky këtu, pasha Zotin nuk më ka robëruar. Më zuri rob një tu-llac, më i bukuri prej të gjithë njerëzve që kam parë gjer më tani, i cili kalëronte një kalë bardhezi. Gjer më tani kurrë nuk e kam pa-rë. ensariu tha: Unë e zura rob, o Pejgamber i Allahut, unë! Resu-lullahu i tha: “Hesht, Allahu të ka ndihmuar me engjëllin fisnik.”
Iblisi ikën nga fushëbeteja
Gjatë luftës Iblisi është paraqitur në figurën e Suraka b. Malikut.
Kur e pa se engjëjt ishin duke i sulmuar mushrikët, iku ky Suraka si pa krye. Pas tij u dha në ndjekje El-Harith b. Hishami. Ai e rrëmbeu Harithin për gjoksi dhe e përplasi përtokë, e pastaj iku. Mushrikët i thanë: Ku po shkon o Suraka? Po a the se do të jesh me ne dhe se nuk do të na lësh? Ai u përgjigj: Unë jam duke parë atë që nuk shihni ju. I frikësohem Zotit. Zoti ndëshkon rëndë. Pastaj iku dhe u hodh në det.
Disfata e madhe e mushrikëve
Në radhët e mushrikëve filloi çrregullimi. Shenjat e disfatës ishin gjithnjë e më të dukshme. Mushrikëve filluan tu merreshin këmbët para sulmeve gjithnjë e më të fuqishme të muslimanëve. Fundi i betejës po afrohej. Mushrikët filluan të iknin masivisht nga fushëbeteja. Muslimanët i arrinin, i mbytnin dhe i zinin rob, gjersa plotësisht.
Këmbëngulja e Ebu Xhehlit
Përsa i përket keqbërësit më të madh Ebu Xhehlit, kur pa shenjat e para të dezertimit në radhët e ushtrisë së vet, vendosi të bëhej i qëndrueshëm në këtë luftë gjer në momentin e fundit. Ai fill-oi tu jepte zemër luftëtarëve duke iu folur me optimizëm të madh: Mos tju brengosë ikja e Surakës. Mos lejoni të mposhteni. Ai ka qenë në marrëveshje me Muhammedin. Mos tju pikëllojë vrasja e Utbes, Shejbes dhe El-Velidit, ata nxitonin shumë. Pasha Latin e Uzatin nuk do të kthehemi pa i lidhur që të gjithë me zinxhirë! As-kush prej jush nuk guxon të mbetet pa e mbytur ndonjërin prej tyre. Sulmoni rreptë e tu tregojmë se sa keq kanë vepruar. Por së shpejti edhe atij iu bë e qartë gjendja faktike, pas pak e tërë ushtria u dha në ikje para vrullit të luftëtarëve musliman. Po, të gjithë ikn-in, përveç një grupi të vogël njerëzish besnikë ndaj Ebu Xhehlit. Gru-mbuj të tërë armësh të hedhura shtriheshin në të gjitha anët. Ebu Xhehli nuk dinte se çka duhej bërë. Muslimanët e panë se si, në kalin e vet, kalëronte në rreth. Vdekja priste ti thithte edhe pikat e gjakut të tij nga duart e dy djelmoshave ensarë.
Pësimi i Ebu Xhehlit
Abdu-r-Rahman b. Avfi rrëfen: Isha në radhët luftarake në Bedër. Ktheva kryet nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë dhe pash dy djelmosha të rinj. Më kaploi shqetësimi, sepse nuk e ndjeva veten të sigurt mes këtyre dyve. Njëri prej tyre, me zë të ulët, që të mos dëgjon tjetri më tha: “O xhaxha më trego cili është Ebu Xhehli.” Iu përgjigja: “Djalosh i dashur, çka do prej tij?” “Kam dëgjuar se ai e shan Resulullahun ” tha ai, për Zotin!, nëse e shoh do ti bie terri syve, siç më ka rënë edhe mua kur dëgjova për këtë, dhe le të urdhërojë, do të luftojmë e le të mbetet në jetë ai që është më i shkathtë. Kjo më pëlqeu shumë, thotë Abdu-r-Rahmani. Pastaj më pëshpëriti djaloshi tjetër të njëjtën gjë sikurse ai i pari. Unë nuk mund të duroja dhe e pashë Ebu Xhehlin, i cili ecte mes njerëzve, e u thashë: A se keni parë gjer më tani? Ja tek është personi për të cilin pyetni. Ata, që të dy bashkë, iu vërsulën Ebu Xhehlit, e goditën me shpata dhe e mbytën. Pastaj vajtën te Resulullahu e ky i pyeti: “Cili prej jush e mbyti?” ti?” Çdonjëri u përgjigj: “Unë.” “Mirëpo, a i keni fshirë shpatat tuaja?” “Jo.” Resulullahu i shikoi shpatat e tyre, e pastaj tha: “Që të dy e keni mbytur.”
Resulullahu përcaktoi që Mu’adh b. Amër b. El-Xhumehi, të merrte prej Ebu Xhehlit atë që kishte Muavvedhi. Dy të rinjtë, të cilët e kishin mbytur, në realitet ishin Mu’adh b. Amër b. Xhumehi dhe Muavvedh b. Afrai.
Ibni Is’haku këtë ngjarje e tregon kështu: Muadh b. Amër b. Xhumehi tha: Kam dëgjuar prej popullit duke krahasuar Ebu Xhehlin me një lis aq të lartë, saqë te maja e tij nuk mund të arrihej. Kështu, prej shpatave dhe shtizave të mushrikëve, të cilët ishin rreth tij për ta mbrojtur, nuk munda ti afrohesha Ebu Xhehlit. Truprojat e tij thoshin: Ebu Xhehlit askush nuk mund tia hedhë. Kur dëgjova këtë, tha Muadh b. Amri, i vura vetes detyrë për ta mbytur, andaj iu sula, i rashë dhe me goditjen e parë ia preva këm-bën gjer te gjuni. Pasha Allahun, fluturimin e saj, nuk mund ta kra-hasoj me asgjë, vetëm se me bërthamën e cila fluturon nën gurthyesin kur dëshironi ta thyeni. Atëherë më qëlloi djali i tij, Ikrime, në dorën e lirë. Ma preu. Rrinte varur për një copë lëkure, andaj e vura rreth qafës. Edhe pa këtë dorë vazhdova luftën. Atë ditë vetëm mbytja njerëz, duke e mbajtur dorën me vete. Kur mu mërzit, e shkela me këmbë, e këputa dhe e hodha.
Pastaj afër Ebu Xhehlit kaloi Muavvedh b. Afra. Ai e goditi aq fuqishëm, saqë e palosi përtokë. E la kështu për t’i dalë shpirti. Muavvedhi luftoi edhe më tej, gjersa edhe ai vritet.
Kur përfundoi lufta, Resulullahu tha: “Kush do të shikojë se ç’është bërë me Ebu Xhehlin?” Njerëzit u shpërndanë për ta kërkuar. E gjeti Abdullah b. Mes’udi. Ishte duke hequr shpirt. E shkeli me këmbë në qafë, e kapi për mjekre, ia tundi kryet e i tha: O armiku i Allahut, a të turpëroi tani Allahu? Me çka më turpëroi? Nuk turpë-rohem, sepse jam njëri prej atyre, të cilët e kanë mbytur popullin e tij. E ju, mos keni mbytur ndonjë njeri më të madh se unë? Pastaj tha: Bile sikur të mos më kishte mbytur njeriu i përbuzur. Më thuaj, kush fitoi sot? Abdullah b. Mesudi i tha: Allahu dhe Pejgamberi i Tij .” Ebu Xhehli i tha Ibni Mes’udit, i cili e kishte shkelur në qafë: “Je ngritur në lartësirat e rrezikshme, o bari!”
Ibni Mes’udi ka qenë bari i deleve në Mekë.
Pas kësaj bisede, Ibni Mes’udi ia preu kryet dhe e solli para Resulullahut duke thënë: “Kjo është koka e armikut të Allahut, Ebu Xhehlit.” Resulullahu tha: “Allahu është një, nuk ka Zot the-tër, përveç Allahut!” Këtë e përsëriti tri herë, e Pastaj tha: “Allahu ekber, Allahu është i Madh. Falënderimi i takon Allahut, i Cili e plotësoi premtimin e vet, i ndihmoi robit të vet dhe e nënshtroi armikun. Eja, më trego ku është. Unë i tregova, e ai tha: Ky është firauni i popullit të vet.
Shembulli i mirë i disa luftëtarëve të Bedrit me iman të fortë
I përmendëm dy shembuj të mirë, Umejr b. El-Humamin dhe Avf b. El-Harithin - djalin e Afras, e tani do ti përmendim edhe disa të tjerë në këtë luftë, të cilët me shembullin e tyre i kanë ndriçuar shtigjet e përgjakura të Bedrit. Është e domosdoshme të theksohet se disa persona, me sjelljen e tyre, me mendjemprehtësinë e tyre, me dashurinë e madhe ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij , kanë mbetur në kujtesë në këtë betejë, jo si trima dhe heronj, por si njerëz, imani (besimi) i të cilëve ka qenë në shkallën më të lartë që mund të paramendohet.
Në betejën e Bedrit luftuan babai kundër djalit, vëllai kundër vëllait, njerëzit që i lidhte gjaku, por që i ndante ideali. Ideali ishte më i fuqishëm se gjaku. Për shkak të idealit u nxorën shpatat nga këllëfi. Për shkak të idealit fituan ngadhënjimtarët dhe pësuan të mun-durit.
Ja tani disa shembuj të tillë:
1. Ebu Hudhejfe b. Utbe
Ibni Ishaku rrëfen nga Ibën Abbasi se Resulullahu u ka thënë shokëve të vet: “E di se shumë njerëz nga familja Benu Hashim në këtë betejë janë nisur kundër vullnetit të tyre. Ata nuk kanë pasur arsye të luftojnë kundër nesh. Kush prej jush e sheh ndonjërin prej tyre, le t’ia kursejë jetën. Kush e sheh Ebu-l-Buhtur b. Hashimin, le tia falë jetën. Kjo vlen edhe për Abbas b. Abdul-Muttalibin. Ata janë marrë në luftë me dhunë.
Ebu Hudhejfe b. Utbe tha: A mos vallë ti vrasim baballarët tanë, djemtë tanë, vëllezërit dhe farefisin tonë, e tia kursejmë jetën Abbasit? Pasha Allahun, do tia heq kokën me shpatë.
Këto fjalë ia përcollën Resulullahut e ky e pyeti Umer b. El-Hattabin: “O Umer, a mos vallë ai do ta mbytë xhaxhain e Resu-lullahut me shpatë?” Umeri u përgjigj: “O Pejgamber i Allahut, më lejo që unë t’ia heq kokën me shpatë. Pasha Allahun, është bërë munafik.”
Ebu Hudhejfe shpeshherë ka thënë: “Unë nuk jam i sigurt se imani im është në rregull pas asaj që kam thënë. Edhe tani frikësohem nga kjo, dhe do të kem frikë gjersa nuk shpaguhem tek Allahu . Doemos do të bëhem shehid. Ky është shpagimi im.”
Dhe me të vërtetë ra shehid në betejën e Jemames.
2. El-Muxhdhir b. Zijad b. El-Belvi
Ebu-l-Buhturi ka qenë i kursyer nga vrasja në Bedër, sepse ky më së tepërmi i ka ndihmuar Resulullahut në Mekë. Kurrë nuk i ka bë-rë ndonjë të keqe apo padrejtësi. Ka qenë njëri nga organizatorët për ndërprerjen e izolimit të muslimanëve nga ana e kurejshëve dhe për anulimin e kontratës mbi izolimin. (Asaj kontrate të cilën e ka brejtur krimbi, përveç emrit të Allahut).
Megjithatë vdiq në Bedër. Kjo ndodhi kështu: El Muxhdhiri e takoi Ebu-l-Buhturin bashkë me një shok të tij në fushëbetejë. Që të dy luftonin kundër muslimanëve. El-Muxhdhiri iu drejtua: O Eba Buhtur, Resulullahu na ka ndaluar të të vrasim.” “E shokun tim?” pyeti ky. “Jo, pasha Allahun, shokun tënd nuk do ta kursej.” Ebu-l-Buhturi tha: “Atëherë, për Zotin!, të dy do të vdesim së bashku.” Pastaj luftuan mes tyre, e El-Muxhdhiri e mbyti Ebu-l-Buhturin.
3. Abdu-r-Rahman b. Avfi ka qenë shok i mirë me Umejjeh b. Halefin para Islamit. Në ditën e Bedrit, Abdu-r-Rahmani kaloi pranë Umejjes i cili ishte me djalin e vet Aliun, duke e mbajtur për dore. Abdu-r-Rahmani ishte i ngarkuar me armët, të cilat i kishte zaptuar. Kur e pa Umejjen, e pyeti: A kishe pasur më tepër dëshirë të më robërosh mua? Unë jam më i vlefshëm se ato armë, madje edhe më i vlefshëm se të gjitha armët të cilat i pashë sot këtu. Pastaj vazhdoi: A ju duhet qumështi? (me këtë nënkuptohet: ai, i cili më robëron, do të shpengohem nga ai me deve, të cilat japin qumësht). Abdu-r-Rahmani i gjuajti armët (mburojat dhe parzmoret) dhe i robëroi këta dy (babë e djalë).
Abdu-r-Rahmani më vonë rrëfen: Umejje b. Halefi më pyeti, ndërsa ecja mes tij dhe djalit të tij: Kush është njeriu juaj, i dalluar me xhufkë të shtrenjtë puplash në gjoks? U përgjigja: Ha-mza, ai është Hamza b. Abdul-Muttalibi. Ai tha: Ky na ka shkatë-rruar.
Abdu-r-Rahmani rrëfen më tej: Unë i përcillja këta dy, e Bilali e pa Umejjen me mua, ky është ai Bilali të cilin Umejja e kishte torturuar në Mekë, e i tha: Kreu i jobesimtarisë, Umejjeh b. Halefi? Mua nuk më mbetet të shpëtoj nëse ai shpëton. Unë e pyeta: Çke Bilal? Ky është robi im. Bilali përsëriti: Unë nuk kam shpëtim nëse ai mbetet gjallë. I thashë: Çjemi duke dëgjuar, o i biri i Sevdit? Bilali përsëriti për të tretën herë: Mua nuk më mbetet të shpëtoj nëse ky shpëton. Pastaj thirri me tërë zërin: O ensarë, o ndihmësit e Allahut, dijeni se kreu (prijësi) i jobesimtarisë është Umejje b. Halefi dhe nëse ai mbetet gjallë unë nuk kam shpëtim. Pastaj u mblodhën njerëzit rreth tyre nga të gjitha anët. Abdu-r-Rahmani rrëfen: Na shtrënguan në rreth. Njëri prej tanëve e nxori shpatën dhe ia preu këmbën djalit të Umejjes. Ai u rrëzua përtokë, ndërsa Umejje klithi me klithmë çfarë kurrë nuk kam dëgjuar. I thashë: Shpëto, por dije se nuk ke shpëtim. Pasha Allahun, nuk do të të hyjë në shërbim e tërë pasuria që ke. Pastaj muslimanët i prenë me shpata. Abdu-r-Rahmani më vonë dinte të thoshte: Allahu e mëshiroftë Bilalin, së pari i humba armët, e pastaj më mundoi me robërit.
Në veprën Zadu-l-Mead (II/89) thuhet se Abdu-r-Rahmani i ka thënë Umejjes: Bjer në gjunjë! Ai e dëgjoi. Abdu-r-Rahmani i bie sipër për ta mbrojtur, por muslimanët e therën nën të dhe e mbytën, kurse një shpatë e plagosi Abdu-r-Rahmanin në këmbë.
4. Umer b. El-Hattabi atë ditë ka mbytur dajën e vet, El As b. Hisham b. El-Mugiren.
5. Ebu Bekër Es-Siddiku thërret djalin e vet Abdu-r-Rahmanin, i cili atëherë ishte mushrik, dhe e pyet: “Ku është pasuria ime, o ti fatzi?” Djali, i cili e kishte bërë rrush e kumbulla pasurinë e babait, përgjigjet në vargje: “I shpejtë njëfarë kali dhe trim njëfarë djali, ty të ka mbetur, të shkretin plak për ta mbytur.”
6. Sa’d b. Mu’adhi ka qenë njeri sentimental. Kur muslimanët filluan t’i plaçkisin dhe t’i robërojnë mushrikët, Resu-lullahu rrinte në vendkomandën e vet, ndërsa Sa’d b. Mu’adhi me shpatë në dorë bënte roje. Resulullahu vërejti në fytyrën e Sa’dit pakënaqësi (indinjatë) me atë që bënin njerëzit. Resulullahu e pyeti: “O Sa’d., më duket se nuk je i kënaqur me atë që bëjnë njerë-zit? Ai u përgjigj: Ashtu është, o Pejgamber i Allahut. Por kjo ishte humbja e parë e mushrikëve, por edhe fitorja e parë e musli-manëve ndaj mushrikëve, prandaj kishte ardhur çasti që muslimanët të shfryjnë pezmin për të gjitha vuajtjet e gjertanishme që kishin përjetuar prej mushrikëve, e nga kjo rrjedh se më me dëshirë i shikonin mushrikët e vdekur se të gjallë.
7. Ukash b. Muhsin El-Esedij
Në këtë ditë të Bedrit, këtij iu thye shpata, andaj erdhi te Resulullahu . Ky i dha një shkop druri, e i tha: “Tani lufto me këtë, o Ukash!” Kur Ukashi e mori shkopin prej Resulullahut vringëlloi me të, e shkopi u shndërrua në shpatë të fortë, të mirë dhe të shkël-qyer. Ai me të luftoi gjer në fund të betejës. Këtë shpatë e quanin me emrin El-avnu (avnun në përkthim do të thotë: ndihmë).
Me atë shpatë ka marrë pjesë në shumë luftëra, derisa edhe vetë ra shehid në luftë kundër renegatëve të Islamit ose në luftën e ashtuquajtur harbu-r-rideh. Është vrarë po me këtë shpatë në do-rë.
8. Musab b. Umejri, pas luftës kaloi afër vëllait të vet Ebi Aziz b. Umejrit, i cili nxiste luftën kundër muslimanëve. Në kalim e sipër e pa se një ensar ishte duke e tërhequr përdore. Musabi i tha ensariut: Tërhiqe me të dy duart sepse nëna e tij ka pasuri të madhe, ndoshta do ta shpengojë prej teje.” Ebu Azizi i tha Mus’abit: “A këso këshillash i jep ti në lidhje me mua?” Mus’abi tha: “Ky (ensariu) është vëllai im, e jo ti.”
9. Ebu-Hudhejfe (përsëri); kur Resulullahu urdhëroi që të hidheshin kufomat e mushrikëve, të cilat filluan të qelbeshin, në pusin e vjetër, Ebu Hudhejfe vetë e mori Utbe b. Rebian, dhe e tërhoqi zvarrë gjer te gropa. Resulullahu shikoi fytyrën e tij dhe pyeti: “Ndoshta të dhimbset babai?” Ai u përgjigj: “Jo, pasha Allahun, o Pejgamber i Allahut, nuk më dhimbset babai e as fati i tij, por babai im ka qenë njeri i arsyeshëm, i mençur, i këndshëm dhe i mirë. Lutesha për të dhe shpresoja se kjo do ta shpiente në Islam. Por, pasi e pash çka ndodhi me të, dhe pasi që më ra në mend se ka vde-kur si jobesimtar, me gjithë dëshirën time që të bëhet ndryshe, ndj-eva njëfarë pikëllimi. Resulullahu e luti Allahun që djalit t’i jepte çdo të mirë, dhe e ngushëlloi me këshilla të mira.
Të vrarët në luftë
Beteja përfundoi me humbje të madhe të mushrikëve, si rrjedhim i suksesit të madh të muslimanëve. Muslimanët i dhanë katërmbëdhjetë shehidë Bedrit, gjashtë muhaxhirë dhe tetë ensarë. Mushrikët patën humbje të hatashme: shtatëdhjetë të vrarë dhe shtatë-dhjetë të robëruar, kryesisht udhëheqës ushtarakë, prijës të fiseve e familjeve dhe pari.
Kur mbaroi lufta, Resulullahu erdhi dhe mbi mushrikët e vdekur mbajti një fjalim: Sa farefis i keq ishit ndaj Pejgamberit tuaj. Të gjithë më quajtët gënjeshtar, gjersa të tjerët më besuan. Ju më pengonit, e të tjerët më ndihmonin. Ju më dëbuat, e të tje-rët shtëpi më dhanë. Pastaj urdhëroi të hidheshin në një bunar të vjetër në Bedër.
Transmetohet nga Ebu Talha se Resulullahu ka urdhëruar në Bedër që njëzet e katër njerëz, nga paria e mushrikëve, të hidheshin në një bunar të murosur të Bedrit si njerëz të pavlerë. Pas fitores, Pejgamberi zakonisht qëndronte tri ditë në atë vend.
Tri ditë pas betejës, Resulullahu urdhëroi që t’i përgatisnin devenë për rrugë. U nis për në Medinë së bashku me as’habët e vet. Kur mbërrinë buzë bunarit, filloi të thërriste kurejshët e vdekur në emër: “O filan filani, o filan filani! A nuk do ta kishit më që t’i nën-shtroheshit Allahut dhe Pejgamberit të Tij? Ne me të vërtetë fituam atë që na ka premtuar Allahu. Po ju, a e fituat atë që ju ka premtuar Ai?” Umeri tha: “O Pejgamber i Allahut, si mund t’u fla-sësh të vdekurve, të cilët nuk kanë shpirt?” Resulullahu u përgjigj: “Pasha Allahun, ju nuk dëgjoni aspak më mirë se ata. Në një version tjetër qëndron: Ju nuk dëgjoni aspak më mirë se ata, vetëm që ata nuk përgjigjen.
Lajmi për disfatën arriti në Mekë
Mushrikët iknin nga Bedri nga u shkonin këmbët, individualisht dhe në grupe, ashtu si mundnin. Bridhnin udhëve, luginave dhe shtigjeve, duke dëshiruar të arrinin në Mekë, por me frikë të madhe se si të paraqiteshin të mposhtur.
Ibni Ishaku thotë: I pari që arriti te kurejshët me lajmin pikëllues, ishte El-Hajsuman b. Abdullah El-Huzaai. Kurejshët e pritën me pyetje: Çka u bë atje, çfarë lajmesh na sjell? Ai u përgjigj: Është vrarë Utbe b. Rebia, Shejbe b. Rebia dhe Ebul-Hakim b. Hishami, pastaj Umejje b. Halefi me parinë dhe të tjerë të cilët i numëroi. Pasi numëroi parinë Kurejshite, Safvan b. Umejje, i cili kishte mbetur të mbronte Mekën, briti: A është normal ky njeri? Pyetni për mua. Ata e pyetën: E çu bë me Safvan b. Umejjen? Ai edhe më tutje është te ju, por, për Zotin!, i kam parë me sytë e mi se si janë vrarë babai dhe vëllai i tij”.
Ebu Rafi - robi i liruar i Resulullahut rrëfen: “Si fëmijë kam qenë duke punuar tek Abbasi, kur disa prej shtëpisë sonë pranuan Islamin. Islamin e pranuan Abbasi, Ummu-l-Fadli dhe unë. Abbasi e fshihte fenë e vet të re. Ebu Lehebi nuk shkoi në Bedër, për vete dërgoi zëvendësin. Por kur i erdhën lajmet nga Bedri, Allahu e rrëzoi dhe e poshtroi atë, kurse ne ndjemë fuqi dhe madhështi. Unë atëherë isha njeri i varfër. Bëja shigjeta dhe i lustroja ato në një odë (çadër) të zem-zemit. Kështu punoja në atë odë të vogël, ku me mua rrinte Ummu-l-Fadli kur na erdhi lajmi, i cili na gëzoi pamasë. Papritmas u paraqit Ebu Lehebi, duke i tërhequr këmbët zvarrë dhe duke sjellë kob të zi. U ul në kind të çadrës, me shpinë të kthyer nga shpina ime. Atëherë dikush klithi: Ja, po vjen Ebu Sufjan b. El-Harithi! Ebu Lehebi i tha: Eja këtu, rrëfe, sigurisht ke lajme. Ebu Sufjani u ul tek ai, kurse njerëzit u mblodhën rreth tyre. Ebu Lehebi tha: O djalë i vëllait tim, eja e na trego, çndodhi me njerëzit tanë? Asgjë e jashtëzakonshme, u përleshëm me ta, ua shtrimë shpinat tona, kurse ata na vrisnin si donin vetë, na robëronin si do-nin vetë. Por megjithatë unë nuk i fajësoj luftëtarët tanë, sepse ndodhën mrekullira e ushtria jonë u shpartallua. Takonim njerëz të bardhë, të hipur në kuaj me krahë, të cilët vraponin dhe zbrisnin nga qielli. As nuk preknin tokën, e as nuk zbrisnin në të dhe, askush nuk shpëtonte prej tyre, e as që mund tu kundërvihej atyre.
Ebu Rafi vazhdon: E ngrita kindin e çadrës të odës me dorë e thashë: Ata, pasha Allahun, janë engjëjt. Ebu Lehebi e ngriti dorën dhe më ra një shpullë të fortë. Iu kundërvura e ai më rrëmbeu e më përplasi përtokë. Më shtrëngoi dhe filloi të më godaste. Unë isha i dobët nga shëndeti. Ummu-l-Fadli u ngrit, kapi një hu të çadrës dhe me të e goditi Ebu Lehebin në kokë me çrast i shkaktoi një plagë, e i tha: E sulmon njeriun e dobët sepse nuk e ka zotërnë këtu! Ebu Lehebi u ngrit e shkoi duke u luhatur.
Prej asaj dite nuk kaluan më tepër se shtatë netë dhe ai, pasha Allahun, vdiq nga plaga e marrë dhe nga një sëmundje ngjitëse pikë-lore. Për shkak të sëmundjes ngjitëse, djemtë nuk guxuan ti afro-heshin tri ditë për ta varrosur. Pasi u frikësuan ta mbanin ashtu, atëherë me shkopinj e hodhën në gropë, të cilën pastaj e mbushën me gurë që i hidhnin prej së largu.
Ja, në këtë gjendje e priti Meka lajmin për disfatën në Bedër. Kjo nxiti tek ata pikëllim dhe hidhërim të madh. Disfatë, disfatë. Si ka mundur të ndodhë kjo? Për këtë arsye ndaluan çdo vajtim mbi të vdekurit në Bedër, në mënyrë që muslimanët mos ti gëzoheshin këtij kobi të zi.
Ndodhi që në Bedër ta pësonin tre djemtë e El-Esved b. Abdul-Muttalibit. Ai, një natë, dëgjoi zërin e vajtueses. E dërgoi shërbëtorin e i tha: Shiko a është duke i vajtuar të vrarët, apo ndonjë të vdekur? Shiko se mos janë duke qarë kurejshët për të vrarët, e pas-taj edhe unë të qaj për Ebi Hakemin - djalin tim - sepse zemra po më digjet flakë. Djaloshi u kthye e tha:
Ajo grua vajton për devenë e humbur.
El-Esvedi nuk mundi më të duronte dhe filloi të vajtonte:
1.
A mos, vallë, qan për devenë e humbur,
e për shkak të saj nuk bën gjumë të thellë?
2.
O, jo, të qarët për të, por të qarët për Bedrin
ku na humbi rinia jonë.
3.
Bedri e turpëroi BenHasisin
BenMahzumin dhe Ebu Velidin
4.
Për Akilin ti vajto, nëse ka rend për tvajtuar,
dhe Harithin e Esedin dhe djalin e Esvedit
5.
Ti ata vajtoji, por edhe të tjerët përmendi
sepse Esvedin askush nuk e ngushëlloi
6.
Tani pas tyre, të tjerët janë zotëri
nuk do tishit, po të mos qe Bedri
Lajmi për fitoren arriti në Medinë
Pasi muslimanët korrën fitore në Bedër, Resulullahu dërgoi dy lajmëtarë në Medinë për t’iu dërguar lajme të gëzuara. Dërgoi Abdullah b. Revahen dhe Zejd b. Harithin.
Hebrenjtë dhe munafikët kishin përhapur në Medinë propagandë të rrejshme, gjoja se është vrarë Resulullahu . Kur njëri prej munafikëve e pa Zejdin mbi devenë e Resulullahut briti: “Muham-medi është i vrarë, ja tek është deveja e tij, e njoha atë. Ja tek është Zejdi. Ai nuk di se ç’flet nga frika, ka ardhur i turpëruar dhe i mundur.”
Kur arritën lajmëtarët, muslimanët i rrethuan dhe me vëmendje dëgjuan lajmet e gëzuara që ua treguan këta, dhe u përhap gazmend i vërtetë e i përgjithshëm. Në Medinë jehonin tekbiret.
Paria muslimane, që kishin ngelur në Medinë, u nisën në drejtim të Bedrit për ta pritur Resulullahun dhe për t’iaë uruar këtë fitore të mrekullueshme.
Usame b. Zejdi rrëfen: “Kur arriti lajmi për fitoren në Bedër, ne ishim te Rukija, vajza e Resulullahut të cilën e kishte lënë tek Uthmani, por që edhe mua më kishte obliguar të kujdesesha për të.”
Kthimi në Medinë
Pas luftës, Resulullahu qëndroi në Bedër tri ditë. Para kthimit në Medinë, mes ushtarëve shpërtheu një mosmarrëveshje rreth ndarjes së plaçkave të luftës. Kur mosmarrëveshja u shndërrua në grindje, Resulullahu urdhëroi që çdonjëri t’i kthente sendet që kishte marrë, e pastaj të gjitha të grumbulloheshin në një vend. Kështu edhe u bë, kurse Allahu e zgjidhi problemin e plaçkave të luftës, duke shpallur ajetet, të cilat do t’i citojmë.
Transmetohet prej Ubade b. Samit i cili thotë: “U nisëm me Resulullahun dhe morëm pjesë në Bedër. Palët u përleshën dhe Allahu e mundi armikun. Një grup prej ushtarëve tanë u dha në ndjekje pas armikut, duke vrarë cilindo që arrinin, një grup tjetër iu vërsul plaçkave të luftës, duke mbledhur dhe duke marrë për vete ç’i pëlqente. Grupi i tretë qëndronte rreth Resulullahut dhe nuk u dha pas armikut e as pas plaçkave. U ngrys e grupet filluan të grin-deshin rreth plaçkave. Ata që e kishin mbledhur këtë, thoshin: “Ne e kemi mbledhur andaj kjo është jona. Me askënd nuk do ta ndajmë.” Ndjekësit e armikut thanë: “Nuk keni të drejtë! Ne luftuam e pastaj e ndoqëm armikun. Ju nuk i keni fituar vetëm ato plaçka.” Grupi i tretë briti: “Ne kemi qenë të obliguar me sigurim, andaj kemi mbe-tur me Resulullahun .”
Në atë çast Allahu shpall: “Ata të pyesin ty (o Pejgamber) për plaçkat e luftës. Thuaju: “Plaçkat e luftës i takojnë Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Pra, druajuni Allahut dhe rregulloni çësh-tjet tuaja ndër vete dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (El-Enfal: 1).
Pas zbritjes të këtij ajeti, Resulullahu do t’i ndajë plaçkat e luftës ashtu siç është e drejtë.
Resulullahu u nis për në Medinë duke përcjellë mushrikët, robërit e luftës, dhe plaçkat e luftës. Plaçkat iu besuan Abdullah b. Ka’bit.
Kur arritën në vendin Kesib, në mes të grykës dhe En-Nazit, Resulullahu i ndau plaçkat e luftës mes muslimanëve, pasi tërhoqi një të pestën.
Kur arritën në Safër, Resulullahu urdhëroi që të ekzekutohej En-Nadar b. El-Harithi (i robëruar). Ky ka qenë flamurtar i mushrikë-ve në Bedër dhe njëri prej kriminelëve më të mëdhenj kurejshit. Ky organizonte intriga të mëdha kundër Islamit dhe Resulullahut . An-daj e kishte merituar këtë ndëshkim. Ali b. Ebi Talibi ia hoqi kokën.
Kur Resulullahu arriti në vendin Irku-Zubjed, urdhëroi që të ekzekutohej Ukbe b. Ebi Muiti. Shpeshherë kemi përmendur se ç’i kishte bërë Resulullahut ndërsa falej para Ka’bes. I ka hedhur Resulullahut në kokë zorrë të kafshëve. E ka lidhur me pelerinë në fyt, dhe do ta kishte mbytur po të mos ndërhynte Ebu Bekri . Kur urdhëroi Resulullahu që të ekzekutohej, Ebu Bekri e pyeti: “Kush do të kujdeset për foshnjën?” “Zjarri!”, u përgjigj Resulullahu .
E ka ekzekutuar Asim b. Thabiti, Ensariu, e disa thonë se këtë e ka bërë Ali b. Ebi Talibi.
Ekzekutimi i këtyre dyve ka qenë (vaxhib) nevojë e madhe nga aspekti ushtarak. Ata kanë qenë, si do të thoshim sot, kriminelë lufte.
Delegacioni për mirëseardhje
Në Rehva Resulullahun e priti delegacioni i parisë medinase, të cilët kishin dalë këtu t’i dëshironin Resulullahut mirëseardhje, pas arritjes së lajmeve për fitoren në Bedër, dhe t’i uronin fitoren. Atëherë atyre u drejtohet Seleme b. Selameh: “Për çka na uroni ju neve? Ne, pasha Allahun, atje kemi hasur vetëm njerëz të paaftë dhe tullacë.” Resulullahu qeshi, e pastaj tha: “Po, të tillë kanë qenë ata.” Usejd b. Hudajri tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili të ka lartësuar me fitore dhe i Cili të ka gëzuar. Pasha Allahun, o Pejgamber, unë nuk do të kisha munguar nga beteja në Bedër, sikur ta kisha ditur se ti do të luftoje atje. Por kam dëgjuar se ju jeni nisur për shkak të karvanit. Po ta dija se do të luftohej, kurrsesi nuk do të mungoja.”
Resulullahu i tha: “Unë të besoj.” Pastaj Resulullahu hyri në Medinë triumfalisht dhe me krenari. Të gjithë armiqtë e tij në Medinë dhe jashtë saj, u ndjenë të frikësuar dhe të drojtur. Atëherë shumë banorë të Medinës pranuan Islamin. Islamin e pranoi edhe Abdullah b. Ubeje dhe shokët e tij, por vetëm sa për sy e faqe, sepse këtë nuk e bënë me zemër.
Plaçkat e luftës dhe robërit e luftës arritën një ditë më vonë. Robërit ua ndau ashabëve duke i porositur që të silleshin mirë ndaj tyre. Ashabët hanin hurma e robërve u jepnin bukë (buka ka qenë më e vlefshme se hurmat), duke zbatuar porosinë e Resulullahut .
Çështja e robërve të luftës
Kur arriti Resulullahu në Medinë, thirri as’habët e vet për t’u konsultuar me ta rreth robërve të luftës. Atëherë Ebu Bekri tha: “O Pejgamber i Allahut, ata janë të gjithë djem të xhaxhallarëve, anëtarë të familjeve kurejshite dhe bijtë e tyre. Mendoj se prej tyre duhet marrë shpengim, e kjo për ne do të kishte leverdi. Ndoshta Allahu do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, e të bëhen ndihmësit ta-në.”
Resulullahu e pyeti Umerin: “Çka mendon ti, o i biri i Hattabit?” Ai u përgjigj: Unë nuk pajtohem me Ebu Bekrin. Do të dëshiroja të më japësh një kushëri e tia pres kokën. Nëse Aliu nuk ia kishte bërë këtë Akil b. Ebi Talibit, e Hamza nipit të vet, si do të dinte Allahu se nuk kemi mëshirë ndaj jobesimtarëve!? Këta njerëz janë udhëheqës, prijës dhe bajraktarë të jobesimtarisë.
Resulullahu pranoi propozimin e Ebu Bekrit, kurse e refuzoi atë të Umerit.
“Diku rreth mesditës”, rrëfen Umeri, “vajta te Resulullahu . Tek ai ishte Ebu Bekri. Të dy qanin. I pyeta: “Çka keni? Nëse ka ndodhur diçka për të qarë, atëherë të qaj edhe unë, e nëse jo, atëherë do të qaj për atë që qani ju.” Resulullahu tha: “Unë po qaj për shkak të propozimit të shokëve tu. Disa nuk pranojnë shkëmbimin, por dëshirojnë t’i mundojnë gjithsesi.”
Atëherë Allahu shpalli: “Asnjë Pejgamber s’ka të drejtë të ketë robër për vete, derisa të arrijë fitore të plotë në Tokë; ju dëshironi të mirat e kalueshme të kësaj bote, kurse Allahu dëshi-ron për ju botën tjetër. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjith-dijshëm. Të mos ishte dispozita e mëparshme e Allahut, do tju godiste ndëshkimi i madh - për atë që keni marrë. (El-Enfal: 67-68)
Dispozita më e hershme e Allahut ka qenë: Pra, kur të takoheni (në fushëbetejë) me jobesimtarët, bjeruni në qafë derisa ti rraskapitni e ti shkatërroni ata, e pastaj lidhini (zëri robër), dhe mandej, ose i lironi me zemërgjerësi ose me shkëmbim, derisa të bëhet armëpushimi. (Muhammed: 4).
Me këtë ajet lejohet të merret shpengimi për robërit, por të mos keqtrajtohen. Por këtu ka edhe qortim, sepse i kanë robëruar njerëzit para se të korrin fitore në Tokë, kurse kanë pranuar shpen-gim edhe nga zullumqarët dhe vjedhësit, të cilët nuk kanë qenë robër të luftës, por kanë qenë kriminelë të mëdhenj lufte dhe profi-tues, të cilët as sot nuk do ti linte pa i ndëshkuar asnjë gjyq lufta-rak. Ata, për shkak të kriminalitetit dhe egërsive të tyre në luftë, do të dënoheshin me vdekje, apo me burgim të përjetshëm. Ndërkaq, të gjithë u pajtuan me propozimin e Ebu Bekrit që të merrnin shpen-gim për robërit e luftës. Shpengimi ka pasur vlerën prej 4000; 3000 dhe 2000 drahmë.
Ekziston edhe diçka këtu. Mekasit kanë qenë njerëz të shkolluar, kurse medinasit kanë qenë analfabetë. Çdo rob lufte që dinte shkrim-lexim, nëse nuk ka pasur mundësi të shpengohej, ka pasur për detyrë tu mësonte shkrim-leximin dhjetë medinasve, e ky ka qenë çmimi i shpengimit.
Resulullahu po ashtu i ka liruar disa robër lufte pa shpengim. Këta janë: El-Muttalib b. Hantabi, Sajfi b. Ebi Rufa’a dhe Ebu Izzet El Xhumehi, i cili është vrarë në Uhud, për çka do të bëhet fjalë.
Po ashtu ka liruar edhe dhëndrin e vet, Ebul-Asin, me kusht që ta shkurorëzonte Zejneben, e cila kishte dërguar vlerën e shpengimit, dhe atë gjerdanin, të cilin ia kishte dhuruar Hatixhja r.a ditën e martesës me Ebul-Asin. Kur e pa Resulullahu gjerdanin e Hatixhes, u prek shumë dhe iu dridh zemra. Andaj i urdhëroi shokët e vet që ta lironin Ebul-Asin, me kusht që t’i jepte lirinë Zejnebes. Ata e liruan Ebul-Asin, e ky e liroi Zejneben, e cila u shpërngul në Medinë.
Resulullahu e dërgoi Zejd b. Harithin dhe një ensar për ta pritur atë dhe u tha: “Pritni në luginën Jexhexh. Kur shihni, përcilleni gjer këtu.” Ata edhe vepruan kështu.
Rrëfimi mbi hixhretin e Zejnebes është i gjatë dhe i dhembshëm.
Në mesin e robërve të luftës ishte edhe Suhejl b. Amri, përndryshe orator i mirë. Umeri tha: “O Pejgamber i Allahut, më lejo t’ia thyej dhëmbët përpara, e të belbëzojë që mos të mundet më kurrë dhe askund të mbajë fjalim kundër teje.” Si duket Resulullahu e ka refuzuar këtë propozim, në mënyrë që kjo mos të bëhej shprehi në të ardhmen, dhe është frikësuar nga ndëshkimi i Allahut në Ditën e Gjykimit.
Pas këtyre ndodhive në Medinë, Sad b. Numani shkon në Mekë për ta bërë umren, e Ebu Sufjani e robëron. I biri i Ebu Sufjanit, Amër b. Ebi Sufjani ishte në Medinë në mesin e robërve të luftës të Bedrit, të cilin e liruan me shkëmbim të Sad b. Numanit.
Kurani për betejën e Bedrit
Për shkaqet e betejës në Bedër, Allahu shpalli suren “El-Enfal” - “Plaçka e luftës”. Kjo sure është shpjegim i Allahut - nëse guxojmë të themi kështu - i betejës në Bedër, shpjegim i cili ndry-shon nga shpjegimet e burrave të shtetit dhe të gjeneralëve.
Allahu ua tërheq vërejtjen muslimanëve për të metat morale dhe për lavdërimet të cilat i kishin pasur si tipare të veta qysh më herët. Në këtë mënyrë ata janë ngritur në pikëpamje morale, edukative dhe shpirtërore. U tregon se u ka ndihmuar për të korrur sukses me ndihmën e engjëjve, të cilët ne nuk i shohim. Allahu e bën këtë në mënyrë që muslimanët të mos mburren dhe të mos mendojnë se ata vetë e kanë fituar luftën. Për këtë arsye duhet të kërkojnë mbështetje te Allahu , t’i nënshtrohen Atij dhe të jenë të dëgjueshëm ndaj Pejgamberit të Tij, e pastaj edhe vetë të përpiqen.
Pastaj Allahu u flet në mënyrë të qartë për motivet dhe qëllimet fisnike të Resulullahut që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë luftë të tmerrshme dhe të rrezikshme, por edhe të dobishme dhe instruktive, për shkak të të cilave arrihet fitorja.
Pastaj Allahu u drejtohet jobesimtarëve (mushrikëve) dhe munafikëve (hipokritëve), hebrenjve dhe robërve të luftës nga Bedri, bindshëm e me shembuj të mirë, me ideale e me fjalë të kuptueshme i këshillon të dorëzohen, t’i nënshtrohen dhe të pranojnë Islamin, me çka do të arrijë gjer tek e vërteta.
Pastaj Allahu u drejtohet muslimanëve dhe u flet për plaçkat e luftës, duke nxjerrë ligje, rregulla dhe zgjidhje për këtë çështje.
Në këtë sure, Allahu për të parën herë u shpall muslimanëve ligjet e luftës dhe të paqes, sidomos për këtë periudhë fushëveprimi të doktrinës (davetit) Islame, në qëllim që mënyra e luftës islame të dallohej nga mënyra e luftimit në periudhën paraislamike. Luftërat e muslimanëve duhet të jenë në shkallën më të lartë të etikës, kështu që bota të jetë e bindur se Islami nuk është teori e thjeshtë, apo vështrim i përciptë mbi botën, por ai praktikisht edukon ithtarët e vet në baza dhe parime në të cilat thirret.
Kurani i ka konfirmuar paragrafët e ligjeve shtetërore dhe shoqërore, në mënyrë që me ndihmën e tyre të dallohen muslimanët, të cilët u përmbahen këtyre ligjeve nga ata të cilët u shmangen.
Në vitin 2 h., Allahu përcakton agjërimin e Ramazanit. Në të njëjtën kohë zbriti edhe dispozita për zakattul-Fitru, e që rregullon edhe normat elementare për format e tjera të zekateve.
Dispozita për zakattul-Fitru, si dhe përcaktimi i normave për format e tjera të zekateve, ka ardhur si lehtësim i vështirësive dhe problemeve të shumta të natyrës materiale, që e patën goditur një numër të madh të muhaxhirëve. Ata kanë qenë varfanjakë të vërte-të, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të fitonin nga puna e vet.
Befasia më e bukur dhe ngjarja më e urtë është ardhja e Bajramit të parë musliman në Islam. Ky është Bajram Ramazani, i cili ka ardhur në muajin shevval të vitit 2 h., menjëherë pas fitores së vër-tetë dhe të madhe në Bedër. Asnjë festë nuk ka qenë më e madhe se ky Bajram, i cili është shpallur me dispozitën e Allahut që të kuro-rëzonte suksesin dhe fitoren.
Pamje madhështore ka qenë falja e namazit të Bajramit, të cilin e kanë kryer të gjithë muslimanët duke mbushur hapësirat qiellore dhe tokësore me tekbire, tevhide dhe tahmide. Të gjitha zemrat e admironin Allahun, e dëshironin mëshirën dhe kënaqësinë e Tij. Ai i ka ngritur shpirtërisht dhe i ka pasuruar materialisht. Me ndihmën e Tij kanë korrur fitore dhe Ai këtë nuk e mohon, por i përkujton duke thënë:
Dhe kujtojeni (kohën) kur ishit pak në numër, ju konsideronin të dobët dhe kishit frikë se mos ju përlanin në Tokë; e Allahu ju strehoi (në Medinë) dhe ju përforcoi me ndihmën e Tij dhe ju furnizoi me ushqim të pastër që ti bëheni mirënjohës. (El-Enfal: 26).
AKTIVITETET USHTARAKE mes BEDRIT E UHUDIT
Beteja në Bedër ka qenë ndeshja e parë me armë mes musli-manëve dhe mushrikëve. Kjo ka qenë beteja vendimtare, në të cilën muslimanët korrën fitore dhe për të cilën shumë shpejt dëgjuan të gjithë arabët.
Humbësit më të mëdhenj të kësaj beteje kanë qenë ata, të cilët patën humbje të mëdha në njerëz dhe në pasuri. Këta ishin mushrikët e Mekës.
Humbësit e dytë ishin ata të cilët, me fitoren e muslimanëve, përjetuan goditje të madhe në qenien e tyre fetare dhe në ekonominë e vet. E këta ishin hebrenjtë.
Prej momentit kur muslimanët korrën fitoren në Bedër, këta dy popuj i kaploi urrejtja dhe armiqësia e madhe kundër muslimanëve:
Ti me të vërtetë do të shohësh se armiqtë më të ashpër për besimtarët janë hebrenjtë dhe politeistët. (El-Maide: 82).
Në Medinë ka pasur edhe armiq të fshehtë, të cilët e kishin pranuar Islamin për leverditë e veta personale, e jo sipas bindjes fetare. Në krye të tyre ishte Abdullah b. Ubeje dhe shoqëria e tij. Ata në asnjë pikëpamje nuk ishin më pak të rrezikshëm për muslimanët sesa dy armiqtë e parë.
Ekzistonte edhe grupi i katërt i armiqve, e këta ishin beduinët që jetonin rreth Medinës. Atyre nuk u interesonte besimi apo mosbesimi, sepse ishin plaçkitës dhe banditë. Këta i kaploi frika dhe dëshprimi i madh për shkak të drejtësisë, andaj u kthyen kundër musli-manëve dhe kundër fitores e namit të tyre. Shteti i fortë dhe i drejtë medinas gjithsesi do ti bënte dëm mënyrës së jetës së tyre si plaçkitës dhe hajdutë, për këtë arsye edhe u bënë armiq të hapur të muslimanëve.
Siç shihet, pra, muslimanët ishin të rrethuar nga të gjitha anët prej armiqve, por çdonjëra palë u përcaktua ndaj muslimanëve ashtu siç i konvenonte qëllimeve të tyre. Derisa muslimanët e Medinës i përforconin shtigjet e veta jetësore, duke u dalë para komploteve, rebelimeve dhe marifetllëqeve të ngjashme, hebrenjtë shfaqen si armiq të hapur, duke shprehur kështu pezmin dhe urrejtjen e tyre, ndërsa edhe Meka kanosej me hakmarrje të ashpër, duke paralajmëruar publikisht ndëshkimin.
Dhe vërtet, mushrikët do të fillojnë një betejë të madhe, të rëndë dhe të kobshme për muslimanët, të njohur nën emrin Beteja e Uhudit.
Muslimanët e Medinës, edhe pse të rrethuar nga të gjitha anët me armiq, udhëhiqnin një politikë të urtë, duke u kujdesur që të mos bënin gabime, ndërsa e kishin udhëheqësin jashtëzakonisht të aftë, Resulullahun , i cili ishte mendjemprehtë, gjithnjë i matur dhe i mirinformuar për çdo rrezik, andaj me sukses u kundërvihej të gjitha armiqësive.
Ja disa përpjekje të armiqve.
Ekspedita kundër fisit Benu Sulejm
Lajmi i parë i pakëndshëm që i erdhi Resulullahut , ka qenë se fiset Benu Sulejm nga gatafanët janë duke përgatitur ushtrinë për të sulmuar Medinën.
Resulullahu papritmas tuboi dyqind kalorës dhe i befasoi këto fise në çifligjet e tyre në El-Kuder.
Ushtria e Benu Sulejmëve u shpërnda në të gjitha anët, duke lënë në luginë pesëqind deve të cilat i përvetësoi ushtria medinase. Resulullahu i ndau devetë, pasi ndali një të pestën. Çdo ushtari i takuan nga dy deve. Ata zunë rob edhe një djalosh, që quhej Jesar, i cili i takoi Resulullahut e ky i dhuroi lirinë. Resulullahu në ven-din e tyre qëndroi tri ditë, e pastaj u kthyen në Medinë.
Kjo ekspeditë ngjau në muajin shevval të vitit 2 h., apo shtatë ditë pas kthimit nga Bedri.
Si zëvendës në Medinë ka lënë Sebba b. Urfeten, e disa thonë Ibni Ummi Mek’tumin.
KOMPLOTI MEKAS PËR VRASJEN
E RESULULLAHUT
Mushrikët mekas ishin të pezmatuar me humbjen në Bedër. Kurrsesi nuk mund të kuptonin se si u bë kjo. Andaj urrejtja ndaj njeriut, të cilin e konsideronin si fajtorin kryesor për fatkeqësinë e tyre, Pejgamberit të Allahut, Muhammedit , rritej gjithnjë e më tepër.
Komplotin e thurën dy trima mekas. Qëllimi ishte që të përfundonte puna një herë e përgjithmonë me shkaktarin e tërë kësaj përçarjeje, Pejgamberin .
Menjëherë pas Bedrit, Umejr b. Vehb b. Xhumhi dhe Safvan b. Umejje, u ulën për të sajuar komplotin. Umejri ishte njëri prej shejtanëve kurejshit, i cili gjithnjë e kishte keqtrajtuar Resulullahun dhe as’habët e tij gjersa ishin në Mekë. Djali i tij, Vehb b. Umejri ka qenë i robëruar në Bedër, prej të cilit kupton për ngjarjen në lidhje me hedhjen e njerëzve në pusin e vjetër të Bedrit. Safvani tha: Vërtet, pas pësimit të tyre jeta jonë nuk vlen kurrgjë. Umejri u përgjigj: Ashtu është ! Sikur të mos kisha borxh, të cilin duhet ta kthej dhe fëmijët, të cilët duhet ti mbroj, për Zotin!, do të shkoja për ta mbytur Muhammedin. E edhe ndaj tyre kam obligim, sepse djali im është rob i tyre. Safvani shfrytëzoi rastin e tha: Borxhin tënd e pranoj unë mbi vete, unë do ta kthej në emrin tënd, fëmijët e tu do të jenë me fëmijët e mi, do tu ndihmoj derisa të jem gjallë. Çfarë kam unë do të kenë edhe ata. Umejri tha: Askujt mos i trego për këtë. Mirë, tha Safvani. Umejri urdhëroi që tia mpri-hnin shpatën dhe u nis për në Medinë. Kur erdhi te mesxhidi, zbriti prej devesë dhe e lidhi atë. Aty e pa Umer b. El-Hattabin, i cili bise-donte me një grup muslimanësh rreth Bedrit, e tha: Ky qen, armik i Allahut - Umejri, nuk ka ardhur me qëllime të mira. Pastaj hyri te Resulullahu e i tha: “O Pejgamber i Allahut, ja erdhi armiku i Allahut, Umejri, i ngjeshur me shpatë.” Pejgamberi tha: “Sille tek unë.” Umejri u afrua, kurse Umeri e tërhoqi nga rripi të shpatës, ia vari atë në qafë, e u tha disa ensarëve: “Hyni brenda dhe uluni afër Resulullahut dhe ruajeni mirë prej këtij krimineli. Ky nuk ka ardhur me qëllime të mira.” Atëherë e futi brenda duke e mbajtur për shpate. Kur e pa kështu Resulullahu tha: “Lëshoje o Umer!” Pastaj i tha Umejrit: “A nuk do të përshëndetësh?” Ky tha: “Mirëmë-ngjesi!” “Allahu na ka shpërblyer me përshëndetje më të mirë se kjo”, tha Pejgamberi: “Selami është përshëndetja jonë dhe e bano-rëve të Xhenetit.”
Pastaj Resulullahu e pyeti: “Për çfarë ke ardhur?”
“Për shkak të djalit tim të robëruar, që të silleni mirë ndaj tij.
E, çka të duhet shpata rreth qafës?
Allahu le ti bëjë të shëmtuara shpatat, se mos patëm dobi prej tyre?
Mirë, e tani më thuaj sinqerisht, o Umejr, për çfarë ke ardhur?
Tanimë të thashë, për shkak të djalit.
Po, a nuk ke ndenjur me Safvan b. Umejjen dhe keni përmendur njerëzit nga pusi në Bedër - kurejshët, e ti ke thënë: Sikur të mos kisha borxh dhe fëmijët, do të shkoja ta mbysja Muhammedin, kurse Safvani i mori mbi vete borxhin dhe fëmijët, vetëm që të më mbysësh? Allahu është dëshmitar për këtë.”
Umejri tha: “Dëshmoj se ti je Pejgamber i Zotit. Ne nuk kemi besuar se ti je Pejgamber i Allahut, dhe se ty të zbret Shpallja nga qielli. Gjatë kësaj marrëveshjeje kemi qenë vetëm unë dhe Safvani. Pasha Allahun, tani e di se vetëm Allahu ka mundur të të lajmërojë për këtë. Falënderimi i qoftë Allahut që më përudhi në Islam dhe më solli në këtë vend.” Pastaj e shqiptoi kelimei shehadetin.
Atëherë Resulullahu i tha as’habëve: “Mësojani fenë vëllait tuaj, mësojani Kuranin dhe lirojani djalin.
Përsa i përket Safvanit, ai fliste në Mekë: Gëzohuni për atë që së shpejti do të dëgjoni. Do të jetë lajm i tillë, saqë do tju bëjë të harroni fatkeqësinë e Bedrit.
Kur Umejri nuk kthehej, ai pyeti udhëtarët për të. Njëri e informoi se Umejri kishte pranuar Islamin. Andaj Safvani u betua se nuk do të fliste më kurrë me të, e as që do ta ndihmonte ndonjë-herë.
Pas një kohe Umejri kthehet në Mekë, ku vepron si daji (interpretues i fesë) me sukses, sepse falë tij shumë njerëz pranuan Isla-min.
BETEJA ME HEBRENJTË E FISIT BENU KAJNUKA
Më parë kemi folur për paragrafët e kontratës, të cilën e ka lidhur Resulullahu me hebrenjtë. Resulullahu i përmbahej me pëpikëri çdo pike të kësaj kontrate, prandaj me të drejtë mund të thuhet se muslimanët me sjelljet e veta nuk kanë cënuar asnjë shkronjë të vetme të kësaj kontrate.
Përsa u përket hebrenjve, popull i njohur në histori si tradhtarë, mashtrues, besëthyes dhe shkelës të fjalës së dhënë, është pritur që ta vazhdojnë këtë zakon të vjetër. Ata filluan të shkaktonin turbullira, të nxisnin çrregullime në radhët e muslimanëve, të përgatisnin kurthe dhe të thurnin komplote kundër muslimanëve. Për këtë kemi shembuj të shumtë.
Intrigat e hebrenjve
Ibni Ishaku thotë: “Sh’ase b. Kajsi, prijës hebre i vjetër në mosbesnikëri, smirëzi i zjarrtë dhe ziliqar tinëzak i muslimanëve, një herë kalon afër disa as’habëve (disa ishin të fisit Hazrexh e disa të fisit Evs), të cilët Resulullahu i kishte ftuar në marrëveshje. I pa duke biseduar dhe duke diskutuar në harmoni, dashuri dhe paqe, ndërsa iu kujtua se para Islamit jetonin në grindje dhe armiqësi. Kjo gjendje e tanishme e gërryente përbrenda, andaj tha: U bashkua populli për të cilin llomotitej dhe përflitej në këtë qytet. Jo, për Zotin!, ne nuk mund të jetojmë së bashku me ta. Ne nuk kemi ekzistencë përderisa ata janë së bashku.
Pastaj i urdhëroi një të riu hebre, i cili ishte me të, që të shkonte në atë shoqëri muslimane, të ulej më ta dhe të fillonte të fliste për luftën e kaluar të Buathit dhe për armiqësinë mes benu hazrexhëve dhe benu el-evsëve. Dhe i tha që ti përkujtojë ata se çka kishin fo-lur atëbotë kundër njëri-tjetrit, duke cituar vargjet e poetëve të periudhës paraislamike (kohës së xhahilijetit).
I riu e dëgjoi dhe bëri si tha Shase b. Kajsi. Muslimanët filluan bisedën rreth kohës paraislamike dhe rreth kësaj edhe u ngatërruan. Dy veta u ngritën, njëri nga fisi Hazrexh e tjetri nga fisi El-Evs, dhe e tepruan me bisedë dhe ofendime, gjersa njëri prej tyre tha:
Nëse keni dëshirë, përsëri mund të luftojmë!
Të pranishmit nga të dy fiset u ngritën në këmbë dhe të hidhë-ruar e të pezmatuar klithën: Armë, armë! Pastaj, duke klithur kë-shtu, dolën përjashta dhe për pak nuk u shkaktua përleshja.
Lajmi arriti te Resulullahu , i cili doli para tyre me një grup muhaxhirësh e tha:
“O muslimanë, pash Allahun, a mos vallë do të ktheheni në xhahilijet, e unë gjallë mes jush? Vallë, a mos doni të ktheheni në pabesim pasi Allahu ju përudhi në Islam dhe ju dhuroi atë? Islami i ka dhënë fund zakoneve të xhahilijetit, problemeve dhe mënyrës së jetesës në të. Islami ju ka shpëtuar nga pabesimi dhe mes jush ka futur mirëkuptim dhe dashuri.
Njerëzit kuptuan se shejtani i kishte përzier gishtërinjtë e vet mes tyre dhe se kishin gabuar.
Kuptuan se armiku gjakatar ua kishte kurdisur intrigën, andaj filluan të qajnë, e pastaj u përqafuan, u pajtuan dhe së bashku vajtën me Resulullahun , të dëgjueshëm dhe të përulur, duke falënderuar Allahun që e shuajti zjarrin, të cilin e ndezi armiku i Allahut, Sh’ase b. Kajsi.
Ky është vetëm një shembull i veprimtarisë së hebrenjve për të shkaktuar përçarje mes muslimanëve.
Kjo është vetëm një nga tentativat që të fusin pasiguri mes besimtarëve, me qëllim që ti dobësojnë themelet e sapondërtuara të shtetit të ri dhe të fesë së re. Në këto qëllime të liga ata ishin të palodhshëm dhe të guximshëm.
Si detyrë kryesore e tyre ishte që të përhapin antipropagandë për fenë Islame. Në mëngjes zgjoheshin në besim, e natën flinin në pabesim. Mbillnin farën e dyshimit atje ku zemrat ishin të dobëta. Materialisht i rrezikonin ata me të cilët kishin çfarëdo lidhjesh afari-ste. Kur i kishin borxh dikujt, i mashtronin ditë e net me radhë duke u dhënë premtime të rrejshme.
Dinin të thoshin: Ne të kemi pasur borxh para Islamit, gjersa ishe në besimin e babait tënd, por tani ne nuk kemi kurrfarë lidhje-je me ty. Ne nuk kemi marrë kurrgjë prej muslimanit, e as që i kemi borxh ndonjë muslimani. Që kur e ke ndërruar fenë ti, me ne nuk ke asgjë.
Të gjitha këto Hebrenjtë i bënin para Bedrit, ndonëse kishin lidhur marrëveshje me Resulullahun .
Resulullahu dhe as’habët i duronin dhe i toleronin të gjitha këto, për t’i ikur konflikteve dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në terren.
Hebrenjtë benu kajnuka shkelin kontratën
Kur e panë hebrenjtë se Allahu i ndihmoi muslimanët në Bedër dhe u siguroi fitore të lavdishme, kështu që fituan famë e autoritet dhe u bënë të tmerrshëm për armiqtë, doli në shesh urrejtja, zilia dhe xhelozia e tyre, andaj filluan ta shprehnin haptazi armiqësinë e vet dhe publikisht të bëjnë smirëzira dhe mynxyra.
Shpirtligu më i madh dhe më i ashpër ka qenë Kab. b. El-Eshrefi (për këtë do të flasim më vonë).
Kjo është përsa i përket individëve, ndërsa për sa i përket fiseve, më të rrezikshmit kanë qenë hebrenjtë e fisit Benu Kajnuka, të cilët jetonin brenda në Medinë. E kishin lagjen e vet që quhej me emrin e tyre. Ishin zejtarë: artarë, farketarë, argjendarë etj. Për shkak se merreshin me këso punësh, secili prej tyre ishte i armato-sur. I kanë pasur shtatëqind ushtarë të armatosur mirë.
Këta ishin hebrenjtë më të guximshëm të atyre viseve. Pas Bedrit filluan ti sulmonin haptazi muslimanët dhe ta zgjeronin rrjetën e fushëveprimit kundër tyre. Përhapnin frikë, përqeshnin dhe sulmonin çdo musliman që vinte në tregun e tyre.
Më në fund filluan ti sulmonin edhe gratë muslimane.
Kur u mbush “gota e vrerit” plot, Resulullahu i tuboi ata dhe u mbajti një ligjëratë, duke i ftuar që t’i përmbaheshin drejtësisë dhe të ndiqnin rrugën e së mirës. Ai iu kërcënua se nuk do të mund-nin gjatë të bënin prapësira të tilla, dhe nëse vazhdonin kështu, do të pendoheshin shumë.
Ata, jo vetëm që nuk i përfillën këto fjalë, por u bënë edhe më të ashpër në veprimet e tyre.
Ebu Davudi dhe muhadithët e tjerë, transmeton nga Ibni Abbasi , në ka thënë: “Kur Resulullahu i mundi kurejshët në Bedër, dhe kur u kthye në Medinë, i tuboi hebrenjtë te çarshia e Benu Kajnukëve dhe iu drejtua: O popull hebre, pranoni Islamin para se tju ndodh ajo që u ndodhi kurejshëve.
Ata thanë: O Muhammed, mos u dalldis me humbjen dhe me vrasjen e disa kurejshëve, të cilët janë analfabetë dhe pa eksperiencë dhe të cilët nuk kanë aspak njohuri për luftë. Po qe se fillon luftën me ne, atëherë do të kuptosh se ne jemi luftëtarë të vërtetë, dhe se nuk ke hasur në të tillë siç jemi ne.
Atëherë Allahu shpalli ajetet, në të cilat flet për hebrenjtë:
“Thuaju (o Muhammed!) atyre që mohuan: “Ju do të shtypeni dhe do të tuboheni në skëterrë. E, sa vendbanim i tmerrshëm është ai vend! Ju keni shembullin në dy ushtritë që ishin në konflikt: njëra që luftoi në rrugën e Allahut, dhe tjetra - e mohuesve, së cilës i dukej se para vetes ka dy herë më shumë kundërshtarë. Se Allahu me ndihmën e vet forcon kë të dojë. Ky është, me të vërtetë, mësim për largpamësit. (Ali Imran: 12-13).
Reaksioni i Benu Kajnukëve paralajmëronte haptazi luftën. Resulullahu e fshehu hidhërimin e vet, u përmbajt me tërë fuqinë dhe i urdhëroi muslimanët që edhe ata të jenë të durueshëm.
Ndërsa hebrenjtë benu kajnuka, vazhduan me trazira dhe me çrregullime në Medinë. Filluan të bënin kaose, të mbillnin frikë, të përhapnin mynxyra dhe kështu tia mbyllnin vetes dyert e jetës së rehatshme.
Ibni Hishami transmeton nga Ebi Avni se një grua Arabe një ditë kishte shkuar në tregun Benu Kajnuka për të shitur mall. Pasi e shet mallin, hyn te një artar. Hebrenjtë tubohen rreth saj dhe kërkojnë që të zbulonte fytyrën. Ajo refuzoi ta bënte këtë, kurse artari i afrohet dhe e mbërthen një kind të perçes pas shpinës saj.
Ajo ishte e pakujdesshme, andaj as që vërejti diçka. Kur u ngrit, perçeja u gris dhe iu zbulua një pjesë e trupit. Të gjithë filluan të qeshnin, ndërsa ajo zuri të klithte. Një musliman u hodh mbi artarin dhe e mbyti atë. Pastaj hebrenjtë e mbytën muslimanin. Farefisi i këtij muslimani thirri në ndihmë muslimanët e tjerë dhe kështu u shkaktua përleshje mes tyre dhe hebrenjve benu kajnuka.
Rrethimi, dorëzimi dhe shpërngulja e kajnukëve
Tanimë Resulullahun e neveriti kjo. Prandaj caktoi si mbikëqyrës të Medinës Ebu Lubabe b. Abdul-Mundhirin, kurse flamurin ia dha Hamza b. Abdul-Muttalibit dhe u nis me ushtri kundër Benu Kajnukëve. Kur dëgjuan për ardhjen e kësaj ushtrie, hebrenjtë u for-tifikuan mirë në lagjen e vet duke caktuar roje dhe vendosën barrikada.
Resulullahu pesëmbëdhjetë ditë e mbajti të rrethuar forti-fikatën e tyre, duke filluar prej ditës së shtunë, gjysmën e shevvalit të vitit 2 h. e gjer më një dhul-ka’de.
Allahu futi frikë në zemrat e tyre (kur Allahu dëshiron ta poshtërojë dhe ta shkatërrojë një popull, atëherë Ai ua mbush zemrat me frikë), andaj i dorëzohen Resulullahut që ky të gjykojë për ta, për pasuritë dhe për gratë e fëmijët e tyre. Resulullahu urdhëroi që të lidheshin të gjithë.
Atëherë u zgjua vetëdija hipokrite e Abdullah b. Ubeje Selulit, i cili shpejtoi te Resulullahu për ta lutur që t’i falte hebrenjtë. Ai tha: “O Muhammed, bëhu i mëshirshëm ndaj aleatëve të mi (ky ishte hazrexhas).” Resulullahu nuk iu përgjigj, e ky e përsëriti kërkesën e vet. U kthye nga Resulullahu dhe ia futi dorën në xhep të këmi-shes, kurse Resulullahu i tha: “Ik prej meje!”, dhe aq tepër u hidhërua saqë hidhërimi iu duk në fytyrë, e tha: “Vaj halli për ty, ik prej meje!” Hipokriti nuk lëshoi pe. Me kryeneçësi ende e mbante Resulullahun duke thënë: “Jo për Zotin!, nuk do të të lëshoj, për-derisa nuk lëshon pe ndaj ndëshkimit të aleatëve të mi. Katërqind rojtarë dhe treqind armadillë më kanë mbrojtur nga armiku i kuq dhe i zi e ti dëshiron t’i vrasësh për një ditë. Kam frikë se do të ketë pasoja të rënda pas kësaj.”
Resulullahu u soll me kujdes ndaj këtij hipokriti, i cili sakaq para një muaji e kishte pranuar Islamin, andaj lëshoi pe ndaj kërkesës së tij. Urdhëroi që këta të shpërnguleshin nga Medina dhe të mos qëndronin më aty afër. Atëbotë u shpërngulën në Sham dhe u vendosën në Edhreat. Shumica nuk u adaptuan në rrethin e ri, andaj vdiqën aty.
Resulullahu e konfiskoi pasurinë e tyre. Prej kësaj pasurie për vete ndali tri arka, dy parzmore, tri shpata, tri shtiza dhe një të pes-tën e plaçkave. Plaçkat i ka mbledhur Muhammed b. Meslemeh.
Ekspedita në “Suvejk”
Ndërsa në Medinë armiqtë e Resulullahut Safvan b. Umejje, hebrenjtë dhe hipokritët bënin komplote dhe nxisnin kryengritje, në Mekë Ebu Sufjani mendonte për idenë, që me veprime sa më pak të dukshme, tu bënte sa më shumë të këqija muslimanëve.
Është dashur urgjentisht ti përvishej një pune të tillë, në mënyrë që ta kthente autoritetin e humbur te populli dhe përsëri të afirmonte fuqinë dhe dinjitetin e vet. Andaj, betohet se nuk do ta lante kryet nga papastërtia, xhunubllëku, gjersa të sulmonte Muham-medin .
Ai me dyqind kalorës u nis për në Medinë. Kur erdhi në grykën e malit Nejb, përafërsisht 200 milje afër qytetit, u ndal aty, sepse nuk dëshironte sulm të hapur dhe të drejtpërdrejtë në Medinë. Vendosi që ky të ishte sulm i ngjashëm me sulmet e kusarëve.
Nën mbrojtjen e natës së errët, i fshehur prej shikimeve kureshtare, erdhi në lagjen ku jetonte Hujej b. Ahtabi. Kërkoi të hynte në shtëpinë e tij, por ky nuk e lejoi nga frika për jetën dhe familjen e vet. Pastaj Ebu Sufjani vajti te Selam b. Mishkeme - prijësi i fisit tjetër hebre Benu En-Nadir dhe ruajtësi i thesarit të tyre - dhe kërkoi që të hynte tek ai. Ky e pranoi, e ushqeu dhe i dha për të pirë. Pas-taj e njoftoi me lajmet e reja në Medinë.
Pas kësaj, Ebu Sufjani në të njëjtën natë vajti te gryka e malit, ku prisnin kalorësit e tij. Menjëherë dërgoi një grup për të sulmuar lagjen medinase El-Arid, të cilës ia rrënuan muret, ia prenë e ia dogjën hurmat dhe shkaktuan dëm të madh material. Në rrugë e sipër vranë një ensar dhe një aleat të tij, të cilët bënin rojë. Pastaj ikën mbrapsht nga Meka.
Resulullahu kuptoi për këtë sulm kusarësh të Ebu Sufjanit, dhe u nis të ndiqte atë dhe kalorësit e tij, të cilët, tanimë, ishin duke ikur me shpejtësi të madhe. Gjatë ikjes, për t’u shkarkuar dhe lehtësuar, i hidhnin pajisjet dhe ushqimin. Ndaj edhe patën sukses të iknin. Resulullahu i ndoqi gjer te Rrafshina Ensarijal-Kadër, pastaj vendosi të kthehej. Muslimanët i mblodhën pajisjet të cilat i kishin hedhur idhujtarët në ikje e sipër. Prandaj kjo ekspeditë është quajtur “Suvejk” (pajisjet), që ka ndodhur në dhul-hixhxhe të vitit 2 h., dy muaj pas Bedrit.
Në Medinë si mbikëqyrës ishte Lubabe b. El-Mundhiri gjer në kthimin e Resulullahut .
Ekspedita në “Dhi-Emër”
Kjo ka qenë ekspedita më e madhe dhe më e numërt, të cilën e ka udhëhequr Resulullahu para betejës në Uhud. Ndodhi në muha-rrem të vitit 2 h. e kundër fiseve Benu Thalebe dhe Muharib. Resulu-llahun a. s. e lajmërojnë se këta armiq ishin duke përgatitur sulmin në pjesët kufitare të Medinës për ti plaçkitur ato. Ndaj ky përgatiti një ushtri prej 450 ushtarësh, gjysma kalorës e gjysma këmbësorë, dhe u nis në rrugë. Në Medinë e zëvendësonte Uthman b. Affani.
Gjatë rrugës zunë një njeri të quajtur Xhebbar nga fisi Benu Thalebe dhe e sollën para Resulullahut . E thirri në Islam e ai e pranoi. Resulullahu e vendosi afër Bilalit dhe e morën me vete kundër armikut.
Kur armiku pa se po vinte ushtria e madhe e muslimanëve, populli iku në male, ndërsa muslimanët arritën gjer te pusi i quajtur “Dhi- Emër.”
Resulullahu me ushtrinë e vet aty fushoi gjatë tërë muajit seffer të vitit 3 h., me qëllim që t’u tregonin fiseve beduine arabe që zotëronte fuqi dhe njerëz edhe jashtë Medinës. Dhe vërtet, i kanë tmerruar mjaft edhe pa ndërmarrë ndonjë aksion lufte.
Pastaj Resulullahu u kthye në Medinë me ushtrinë e vet.
Vrasja e Ka’b b. El-Eshrefit
Ka’b b. El-Eshrefi ka qenë hebre i cili e urrente më tepër se të gjithë Islamin. Ky e shqetësonte Resulullahun dhe rrejshëm para-qitej si musliman gjer në përleshje.
Ky ishte pjesëtar i fisit Tajj nga Benu Nebhanët, e nënën e kishte prej fisit Benu En-Nadir.
Ishte bandill i pasur, shumë i njohur me bukurinë e vet dhe njëri prej poetëve të famshëm hebrenj. Jetonte në lagjen jugperëndimore të Medinës së fortifikuar. Ishte në marrëveshje me fisin Beni En-Nadir.
Kur kuptoi se Resulullahu ngadhënjeu në Bedër, me ç’rast ishin vrarë shumë njerëz të njohur nga kurejshët, tha:
“Vallë, a është kjo e vërtetë!? Ata njerëz kanë qenë arabët më të njohur, prijës të tyre, a është e mundur që Muhammedi t’i ketë mundur ata? Për Zotin!, nëse kjo është e vërtetë, atëherë më mirë është të jetohet nën tokë, sesa të jetohet mbi të.”
Kur u bind në vërtetësinë e lajmeve, dhe në fitoren e Resulu-llahut dhe muslimanëve, ky armik i Allahut vendosi ta sulmonte Pejgamberin .
Filloi të shërbente me talentin e vet poetik që në poezitë e tij ti lavdëronte kurejshët dhe ti inkurajonte kundër muslimanëve. Kjo nuk i mjaftonte, ndaj i hipi devesë dhe vajti në Mekë. Erdhi tek El-Muttalib b. Ubeje Vedaah Es-Sehmi dhe filloi ti recitonte vargjet e veta duke vajtuar mbi viktimat e Bedrit, veçanërisht i vajtonte viktimat e bunarit të vjetër Kalibë. Kështu i shkoi ndoresh të fuste trazira të reja mes tyre dhe përsëri ndezi urrejtjen kundër Pejgamberit . I thërriste kurejshët në luftë kundër tij.
Gjersa ishte në Mekë, Ebu Sufjani dhe kurejshët e tjerë e pyetën: “A do më tepër fenë tonë apo të Muhammedit? A jemi ne në rrugë të drejtë apo ai?” “Ju jeni në rrugë të drejtë, andaj edhe jeni më të mirë se ata”, u përgjigj ky.
Me këtë rast, Allahu shpalli: “A nuk i ke parë ata, të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në statuja dhe në të këqija dhe u thanë mohuesve: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë (muslimanët).” (En-Nisa: 51)
Pastaj Ka’bi u kthye në Medinë dhe vazhdoi me intrigat e veta. Në vargjet e veta satanike i njolloste gratë muslimane të as’habëve dhe me gjuhën e vet të ndyrë u shkaktonte dhembje dhe vuajtje të mëdha shpirtërore.
Kur Resulullahu , tërësisht i hidhëruar, i pyeti ashabët e vet: Kush do ti qërojë hesapet me Kab b. Eshrefin? Ai është duke shqetësuar Allahun dhe Pejgamberin e Tij, u lajmëruan Muhammed b. Mesleme, Ubad b. Bisher dhe Selkan b. Seleme, i quajtur Ebu Naile, vëllai mëndor i Kabit, gjithashtu u lajmëruan edhe El-Harith b. Evsi dhe Ebu Abes b. Huberi. Udhëheqës të grupit e zgjodhën Muhammed b. Meslemen.
Ekzistojnë disa tradita gojore të cilat flasin për vrasjen e Kab b. Eshrefit.
Kur Resulullahu pyeti: “Kush do t’i qërojë hesapet me Ka’bin? Ai është duke shqetësuar Allahun dhe Pejgamberin e Tij”, u ngrit Muhammed b. Mesleme e tha: “Unë, o Pejgamber i Allahut. A dëshi-ron ta mbys?” “Po”, u përgjigj Resulullahu “Pra më lejo t’i them diçka”. Pejgamberi tha: “Thuaji!”
Muhammed b. Mesleme shkoi te Ka’bi e i tha: “Ky njeri (Muhammedi ) gjithnjë prej nesh kërkon sadaka. Na ka lodhur me këtë.”
Ka’bi tha: “Sigurisht do t’ju mërzitë.”
Ibni Mesleme tha: “Ç’ti bësh, e kemi pasuar dhe nuk dëshirojmë ta braktisim gjersa nuk e shohim se çfarë qëllimesh ka. Por desha të më huazosh një apo dy veseke grurë.
Kabi tha: Do të të jap, por më parë më jep pengun.
Ibni Mesleme tha: Çfarë të të jap peng?
Kabi tha: Më jep peng gruan tënde.
Ibni Mesleme: Si ta jap gruan peng kur ti je njeriu më i bu-kur?
Kab: Më jep peng djalin tënd.
Ibni Mesleme: Si ta jap djalin, e pastaj tërë jetën ta shajnë dhe ti thonë se ka qenë peng për një apo dy vesekë. Kjo do të ishte turp për ne. Por peng mund të të jap armët. U morën vesh që tia dërgojë armët.
Bisedë të ngjashme me të ka bërë edhe Ebu Naile. Ai vajti te Kabi dhe i recitoi disa vargje të vjershave të tija. Pastaj i tha: Vaj për ty, kam ardhur që të të tregoj diçka, por me kusht që nuk do ti tregosh askujt.
Kabi tha: Më trego!
Ebu Naile tha: Ky njeri (Muhammedi ) na erdhi dhe na solli telashe. Arabët na u bënë armiq. Më nuk jemi të bashkuar. Rrugët na u ndanë, fëmijët na u shpërndanë. Njerëzit u lodhën. Ne mundohemi për çdo ditë, e edhe fëmijët tanë. Jemi të uritur...” dhe kështu filloi e njëjta bisedë siç u zhvillua me Ibni Meslemen.
Gjatë bisedës Ebu Naile tha: Unë kam shokë të cilët mendojnë sikurse unë. Kam dëshirë ti dërgoj te ti për tu shitur ushqim.
Ibni Mesleme dhe Ebu Naile me këtë bisedë kanë dashur të arrinin një qëllim - që të të vinin lirisht në shtëpinë e tij me armët dhe me njerëzit e tyre.
Një natë të ndritshme, më 14. rebiul-evvel të vitit 3 h., u tubua grupi i zgjedhur te Resulullahu e ky i përcolli gjer te varrezat e Medinës (Beki’el Garkad) duke u thënë: “Nisuni në emër të Allahut! O Allahu im, ndihmoji këta!”
Pastaj Resulullahu u kthye në shtëpi ku e kaloi tërë natën duke u falur dhe duke lutur Allahun .
Grupi i zgjedhur arriti gjer te bedenat e lagjes së Kabit. Ebu Naile e thirri. Ai u ngrit për të dalë, e gruaja e tij, me të cilën pak kohë më parë ishte martuar, i tha: Ku shkon në këtë kohë të natës? A dëgjon, më bëhet sikur nga ky zë pikon gjaku.
Kabi u përgjigj: Ai është vëllai im Muhammed b. Mesleme dhe vëllai im mëndor, Ebu Naile. Nikoqiri krenar duhet ti përgjigjet thirrjes e të dalë bile edhe nëse e thërrasin për ta vrarë. Pastaj doli para tyre mirë i parfumosur.
Ebu Naile qysh më parë u kishte thënë shokëve: Nëse del, unë do tu marr erë flokëve të tij. Nëse e shihni se kjo më ka shkuar për dore dhe se jam duke e mbajtur për flokësh, atëherë ju goditeni.
Kabi zbriti tek ata, biseduan pak e pastaj Ebu Naile i tha: A shëtisim pak, o Ibni Eshref, gjer te druri i vjetër e atje të bisedoj-më? Ai u përgjigj: Nëse doni.
U nisën të shëtisnin e Ebu Naile i tha: Sa erë e mirë! Ende të tillë nuk kam ndier. Kabi u gëzua e tha: E kam gruan më të njohur për erëza. Ebu Naile e pyeti: A më lejon ti marr erë kokës sate? Po, tha Kabi. Ebu Naile e futi dorën në flokët e tij për të marrë erë së bashku me shokët e vet.
Vazhduan të shëtisnin, e pas një kohe Ebu Naile pyeti: Të marr erë? Ani, tha Kabi. Ebu Naile veproi në të njëjtën mënyrë sikurse herën e parë, dhe e lëshoi që të mos zgjonte dyshim.
Pastaj shëtitën edhe pak, e Ebu Naile pyeti: A të marr erë? Ani, tha Kabi. Ebu Naile e futi dorën në flokët e tij, e kapi për to dhe thirri: Goditeni armikun e Allahut! Shpatat vringëlluan, por nuk mundën ta mbytin menjëherë. Atëherë Muhammed b. Mesleme u shtrëngua, e rrëzoi përtokë dhe e theri në qafë. Armiku i Allahut vdiq duke lëshuar një britmë, prej së cilës u trembën të gjithë përreth tij.
Në të gjitha kështjellat u ndez zjarri.
Grupi i zgjedhur nisi të tërhiqej. El-Harithi b. Evsi ishte i plagosur nga disa therje të shpatave të shokëve të tij, ngase ishte natë. Atij i rridhte gjaku, prandaj mbeti prapa shokëve. Kur shoqëria doli në rrugë të hapur, vërejtën se Ebu Harithi nuk ishte me ta. U ndalën për ta pritur. Ai mbërriti pas një ore duke ndjekur gjurmët e shokë-ve, pastaj vazhduan rrugën së bashku. Kur erdhën te Beki’el Garkad, thirrën tekbire. Resulullahu me t’i dëgjuar këto tekbire, kuptoi se Ka’bi ishte vrarë dhe se grupi i zgjedhur po kthehej. Këta së shpejti erdhën, e Resulullahu u tha: “I paçit fytyrat plot gazmend!” Ata u përgjigjën: “Edhe ti gjithashtu, o Pejgamber i Allahut.” Pastaj e hodhën kokën e keqbërësit para këmbëve të tij, e Resulullahu falënderoi Allahun për ndihmën e Tij. Me dorën e vet ia fërkoi plagët Harithit dhe ai u shëndosh. Pas kësaj ngjarjeje, situata në Medinë u qetësua paksa.
Kur hebrenjtë kuptuan për pësimin e kryeparit të tyre, Kab b. El-Eshrefit, i kaploi tmerri dhe u hyri frika nga pësimet e reja, sepse e kuptuan se Resulullahu nuk ushtronte fuqinë dhe dhunën kundër atyre që e mbanin fjalën dhe i përmbaheshinn kontratës së caktuar, dhe se nuk kishte shpëtim për ata, të cilët shkaktonin turbullira e mbillnin urrejtje. Prandaj as që lëvizën nga vendi për shkak vrasjes së Ka’bit.
Ata u qetësuan, të gatshëm për t’i respektuar marrëveshjet dhe kontratat, ndërsa ata më të këqijtë, ky lëmsh gjarpërinjsh, u futën në zgavrat e tyre për t’u fshehur në to.
Kështu Resulullahu ishte i detyruar që, kohë pas kohe, të merrej edhe me qetësimin e trazirave të brendshme, të cilat nuk i shkaktonin muslimanët. Mirëpo, pas kësaj ngjarjeje morën frymë më lehtë.
Ekspedita në Bahran
Resulullahu së bashku me treqind luftëtarë u nis në një patrullim të madh, në muajin rebiul-ahir të vitit 3 h. në drejtim të Bahranit, ku gjenden disa qytete të Hixhazit në rajonin Feri. Në këtë vëzhgim të rëndësishëm strategjik qëndroi dy muaj, pastaj u kthye në Medinë pa luftuar.
Patrulla e Zejd b. Harithit
Kjo ishte lëvizja e fundit e ushtrisë muslimane para betejës së Uhudit. Kjo ndodhi në muajin rebiul-ahir të vitit 3 h.
Pas luftës së Bedrit, kurejshët e kaluan pranverën në hidhërim e në pikëllim dhe, kur u afrua vera, i kaploi brenga dhe frika për sigu-rinë e sezonës tregtare në Sham.
Muhammedi dhe shokët e tij i shkaktuan dëme të mëdha tregtisë sonë. I larguan dhe i dëbuan tregtarët tanë prej nesh. Nuk dimë se çtë bëjmë me të. Ata i kontrollojnë të gjitha rrugët e dorës së dytë, e sidomos atë kryesoren. Madje edhe popullata bregdetare iu bashkuan atij. Çtë bëjmë e nga të shkojmë? Nëse mbetemi në shtëpitë tona, do ta shpenzojmë kapitalin kryesor të pasurisë sonë, e nuk do të kemi asgjë. Jeta jonë në Mekë varet nga arritjet tona, nga tregtia verore me Shamin dhe nga ajo dimërore me Abisininë.
Ja, këso bisedash bënin mes tyre tregtarët mekas.
El-Esved b. Abdul-Muttalibi tha: Shmangiuni rrugës bregdetare dhe nisuni nga Iraku. Kjo me të vërtetë është rrugë e gjatë, e cila shpie nga Nexhdi në Sham dhe e cila kalon larg në lindje nga Medina. Kurejshët nuk dinin asgjë për këtë rrugë, sa ishte e gjatë dhe nga kalonte ajo. El-Esvedi i propozoi Safvanit ta merrte Furat b. Hajanin, nga fisi Benu Bekër, si udhërrëfyes, kurse Safvani të bëhej udhëheqës i karvanit.
Karvani kurejshit mori rrugën e re për në Sham. Ndërkaq, lajmet për këtë karvan arritën në Medinë fare rastësisht.
Një ditë rrinin së bashku Sulejh b. Numani - musliman - me Nuajm b. Mesud El-Eshxheen - atëherë jomusliman - dhe pinin alkool. Ndalesa për pirjen e alkoolit ende nuk ishte shpallur.
Kur pinë mirë, Nuajmi tregon planin dhe ndërrimin e rrugës së karvanit kurejshit dhe për drejtimin e ri të lëvizjes. Sulejte e dëgjoi këtë me vëmendje dhe menjëherë vajti të lajmëronte Resulullahun .
Resulullahu nxitimthi i tuboi njëqind kalorës nën udhëheqjen e Zejd b. Harith El-Kelbit. Ky shpejtoi dhe e befasoi karvanin, i cili ishte duke zbritur në ujërat e Nexhdit, të quajtur “Kardetun.” E robëroi tërë karvanin, ndërsa Safvani dhe mbrojtësit e karvanit ikën si pa krye, pa bërë kurrfarë rezistence.
Muslimanët e zunë udhërrëfyesin e karvanit, Furat b. Hajanin, dy njerëz dhe pasuri të madhe që mbarte karvani, në vlerë prej 100 mijë dirhemë. Resulullahu mori një të pestën e mallrave, kurse pjesën tjetër, katër të pestat, ua ndau pjesëmarrësve të këtij aksioni. Në këtë rast Furat b. Hajani pranoi Islamin personalisht prej Resulullahut.
Kjo ishte ngjarja e dytë tragjike që i goditi kurejshët pas betejës së Bedrit. Atyre nuk u mbeti më ç’të zgjidhnin, meqë kishin vetëm dy alternativa: të theynin kryelartësinë, fuqinë dhe autoritetin, e të merrnin rrugën së paqes e të marrëdhënieve të mira fqinjësore me muslimanët, ose të ndërmerrnin luftë totale, e cila do tua kthente autoritetin dhe famën e dikurshme, në të cilën do ti shkatërronin forcat muslimane, do tua rrëmbenin pushtetin dhe të vendosnin kontrollin mbi tërë Arabinë.
Meka zgjodhi variantin e dytë. Andaj filluan ta zmadhonin propagandimin e hakmarrjes, duke i thirrur kështu në armë të gjithë ata që kishin mundësi ta bartnin atë. Ballafaqimi me muslimanët duhej të ishte vendimtar dhe përfundimtar. Fuqimisht vendosën që lufta të zhvillohej para pragjeve të shtëpive të muslimanëve në Medinë. Kjo ngjarje e fundit me karvanin dhe ngjarjet e përmendura më parë, ishin shkas serioz dhe i bindshëm për ndërmarrjen e kësaj lufte.
BETEJA NË UHUD
Përgatitja e kurejshëve për betejën hakmarrëse
Mekën e kishte kapluar zjarri i urrejtjes së madhe ndaj muslima-nëve. Shkaqe për këtë ka pasur shumë, prej humbjes në Bedër gjer te pësimi i karvanit të fundit. Afshi për hakmarrje rritej nga dita në ditë. Tu kundërviheshin muslimanëve në masë të njëjtë, ose edhe më tepër. Prandaj nuk kanë guxuar ti vajtonin viktimat e Bedrit, nuk kanë guxuar të nguteshin as me shpengimin e robërve, në mëny-rë që muslimanët të mos kuptonin pikëllimin e madh të tyre, e ata nuk donin tu dhimbsen askujt.
Menjëherë pas Bedrit ata u morën vesh për një luftë totale kundër muslimanëve, e cila do tu shëronte plagët e thella, do tua shuante hidhërimin dhe urrejtjen, e cila ndizej flakë. Për këtë luftë të gjatë ata filluan të përgatiteshin shumë më mirë se për atë të parën.
Organizimin e përgatitjeve si dhe nxitjen për luftë e udhëhiqte grupi i parisë mekase: Ikrime b. Ebu Xhehli, Safvan b. Umejje, Ebu Sufjan b. Harbi dhe Abdullah b. Ubeje.
Puna e parë që bënë ishte tubimi i deveve dhe karvanit të shpërndarë, të cilën e shpëtoi Ebu Sufjani para betejës në Bedër, i cila, në realitet, ishte shkas i kësaj lufte. Ata u thanë pronarëve të mallit e të pasurisë: O kurejshitë, Muhammedi ju bëri të padrejtën dhe i vrau bijtë tuaj më të mirë. Andaj na ndihmoni me këto mjete në luftë kundër tij. Është e mundur të arrijmë hakmarrjen. Këta iu përgjigjën kërkesës dhe e shitën atë. Një mijë deve dhe pesëdhjetë mijë dinarë të artë në mall ishte përbërja e karvanit. Në lidhje me këtë Allahu shpalli: “Ata që nuk besojnë, shpenzojnë pasurinë e vet për të penguar nga rruga e Allahut. Ata, me të vërtetë, do t’i shpenzojnë këto, e pastaj, për këtë, do të dëshpërohen, e në fund do të mposhten. E, ata që nuk besojnë do të tubohen në Xhehenem.” (El-Enfal: 36)
Mandej ky grup e la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes vullnetare të të gjithë atyre të cilët dëshironin të luftonin kundër muslimanëve: abisinasve, kenanijëve (fisit autokton arab), tihami-jëve (banorëve bregdetar nga Hixhazi) dhe kështu përdorën metoda të llojllojshme nxitëse për luftë. Madje Safvan b. Umejje e detyronte poetin Ebu Izzet, i cili kishte qenë i robëruar në Bedër dhe që Resu-lullahu e kishte liruar personalisht me kusht që të mos e sulmonte më atë e as muslimanët, që t’i vizitonte fiset arabe dhe t’i nxiste kundër muslimanëve. I premtoi se do t’i dhuronte pasuri të madhe nëse kthehej gjallë nga beteja, e nëse vritej, atëherë Safvani do të kujdesej për vajzat e tij.
Ebu Izzeti filloi ti vizitonte fiset dhe me vargjet e veta patriotike bënte thirrje dhe nxiste në luftë kundër muslimanëve. Për të njëjtën gjë morën edhe një poet tjetër, Musafi b. Abdi Menaf El-Xhumehin.
Ebu Sufjani veçanërisht u dalldis kundër muslimanëve pas kthimit nga ekspedita në Suvejk. Ishte i frikësuar, ngase nuk kishte realizuar atë që donte, përkundrazi kishte humbur një pjesë të madhe të pajisjeve në këtë ekspeditë. E, pastaj, u hakërrua edhe më shumë pas udhëtimit të pasuksesshëm të karvanit, atëherë kur Zejd b. Harithi i shkaktoi humbje të madhe materiale, e cila e varfëroi tërë ekonominë e Mekës. Humbja e tërë karvanit me gjithë mallrat ishte shkaku i drejtpërdrejt për ndërhyrjen e shpejtë të kurejshëve kundër muslimanëve.
Formimi i ushtrisë kurejshite dhe përbërja saj
Kur u mbush viti dhe, kur kurejshët përfunduan përgatitjet, në Mekë u tubuan tre mijë luftëtarë kurejshitë, abisinas dhe aleatë të tjerë. Udhëheqësit ushtarak kurejshitë vendosën që me vete të me-rrnin edhe gratë për të ndihmuar burrat e tyre. Pra, nga Meka u nisën edhe pesëmbëdhjetë gra. Krahas pajisjes së armatosur ushtarët kishin edhe tre mijë deve dhe dyqind kuaj, për çetën e kalorësisë, kurse nga armët mbrojtëse kishin shtatëqind parzmore. Komandën kryesore të këmbësorisë e mbante Ebu Sufjani, kurse në kalorësi komandonte Halid b. Velidi, ndihmës i të cilit ishte Ikrime b. Ebu Xhehli. Flamurtarë ishin Benu Abdi-Darët.
Nisja nga Meka
Ushtria mekase mori rrugën për në Medinë, e furnizuar dhe e përgatitur mirë si me armatim ashtu edhe nga ana psikike, të mbushur me pezmin e flakëruar të politikës paraislamike hakmarrëse luf-tarake dhe me plot shpresë në fitore e në përfundim të mirë të luf-tës.
Resulullahu informohet për lëvizjen e ushtrisë mekase
Abbas b. Abdul-Muttalibi, xhaxhai i Resulullahut , përcillte përgatitjet dhe furnizimin e ushtrisë kurejshite dhe, kur ajo u nis nga Meka, i dërgoi Resulullahut një letër rekomandimi, përmes së cilës e informonte për të gjitha detajet e fushatës ushtarake.
Lajmëtari shpejtoi për në Medinë dhe për tri ditë e përballoi distancën prej pesëqind kilometrash.
Letrën ia dorëzoi Resulullahut në Mesxhidul-Kubba, e këtë ia lexoi Ubeje b. Ka’bi, të cilin Resulullahu e urdhëroi që të mos i tregonte askujt për këtë. Pastaj u kthye menjëherë në Medinë dhe bëri konsultime me komandantët e muhaxhirëve dhe të ensarëve.
Përgatitja e muslimanëve për befasi
E tërë Medina ishte në këmbë. Të gjithë ishin të armatosur. Populli falej dhe flinte i armatosur. Nuk guxonte të bëhej asnjë lëshim. Një grup i vogël ensarësh morën përsipër përkujdesjen e përkohshme të Resulullahut . Sa’d b. Mu’adhi, Usejd b. Hudajri dhe Sa’d b. Ubade nuk e linin vetëm as ditën, as natën. Ruajtësit flinin në prag të derës së tij. U formuan grupe të vogla mbrojtëse, të cilat përherë patrullonin rreth qytetit dhe e mbronin prej tradhtarëve.
Pararojet muslimane u nisën që të vëzhgonin lëvizjen e armikut. I kontrollonin rrugët nëpër të cilat armiku mund të arrinte në Medinë dhe ti sulmonte befas muslimanët.
Ushtria mekase i afrohet Medinës
Ushtria mekase marshonte rrugës së rëndomtë në drejtim të perëndimit për në Medinë. Kur erdhën në vendin El-Ebva, bashkëshortja e Ebu Sufjanit, Hinda, propozoi që të hapnin varrin e Emines, nënës së Muhammedit . Komandantët ushtarakë nuk e lejuan këtë, duke iu frikësuar pasojave të rënda të cilat mund të rezultonin me ndër-marrjen e një krimi të tillë neveritës.
Ushtria mekase vazhdoi rrugën për në Medinë, gjersa iu afruan luginës El-Akik. Pasi e kaluan këtë, u nisën në të djathtë dhe më pas u lëshuan afër kodrës Uhud, në vendin e quajtur Ajnejn në luginën Sebhe, në veri të Medinës. Aty u vendosën në fushim të premten, më 6 shevval të vitit 3 h.
Këshilli Konsultativ i Medinës sjell planin për mbrojtje
Lajmet arrinin në Medinë nga çasti në çast, gjer në atë të fundit - për fushimin e armikut. Atëherë Resulullahu mbajti një këshillim ushtarak në nivelin e kuadrit komandues, ku u diskutua për marrjen e një qëndrimi unik përkitazi me mbrojtjen. Çfarë taktike të përdor-nin, çfarë metode apo në ç’mënyrë t’i kundërviheshin kësaj fuqie të madhe. Resulullahu i informoi ata për parashenjat sipas ëndrrës që kishte parë. Ai tha: E pashë, pasha Allahun, mirë e pashë, se si thereshin bagëtia e trashë dhe shpatën time të prerë në majë, dhe pashë se dorën time e vura në mburojë. Bagëtia e trashë në ëndërr ka domethënie se do të vritet një numër i ashabëve, tehu i shpatës do të thotë se do ta pësojë njëri nga anëtarët e familjes sime, kurse mburoja ka kuptimin e qytetit Medinë.
Resulullahu i propozoi as’habëve që të mos dilnin prej Medinës. Le ta forconin fortifikimin e qytetit, e nëse mushrikët mbeten në kampin e tyre, i cili ishte në vend të keq, prej kësaj nuk do të kishin dobi. E nëse rastësisht e sulmojnë Medinën dhe hyjnë në qy-tet, atëherë muslimanët do t’i vrasin pa mëshirë nëpër rrugicat e Medinës, kurse gratë do t’i godisnin nga kulmet e shtëpive. Ky ishte propozimi i Resulullahut .
Është interesant të theksohet se këtë propozim e pranoi edhe munafiku Abdullah b. Ubej b. Seluli, i cili në këtë mbledhje kishte ardhur si përfaqësues i fisit El-Hazrexh. Me siguri se kjo pajtueshmëri e tij nuk pasoi ngaqë ky plan ishte i mirë nga aspekti ushtarak, por këtë e bëri për t’i ikur luftës pa dijen e askujt. Allahu ka dashur që turpi i tij dhe ithtarëve të tij të zbulohej para muslimanëve, e që muslimanët në çastin e fundit të kuptonin se çfarë gjarpërinjsh helmues kishin fshehur në gjirin e tyre, kushtuar ithtarëve të Islamit. Në këtë mbledhje, ku jepeshin propozime dhe këmbeheshin mendime të ndryshme, një grup ashabësh të nderuar, të cilët nuk patën nderin të merrnin pjesë në betejën e Bedrit, shprehën mendimin e vet. Ata i propozuan Resulullahut që me ushtri të dilnin jashtë Medinës. Në këtë propozim ishin aq këmbëngulës, sa që njëri prej tyre tha: “Ne, o Pejgamber i Allahut, e kemi pritur këtë çast dhe e kemi lutur Allahun për këtë, e pasi na u përmbush lutja dhe pasi erdhi dita e qërimit të hesapeve, na udhëhiq kundër armikut, që të shohin se nuk jemi qyqarë e frikacakë.”
Në krye të këtyre luftëtarëve të pezmatuar ishte Hamza b. Abdul-Muttalibi, xhaxhai i Resulullahut , vetëtima e shpatës të të cilit tanimë ishte parë në Bedër. Ai i tha Resulullahut : “Pasha Alla-hun, nuk do të kërkoj asnjë kafshatë bukë derisa të luftoj me këtë shpatën time jashtë Medinës.”
Në fund, pasi shumica e pjesëtarëve ishte për këtë propozim, Resulullahu e tërhoqi propozimin e vet dhe u pajtua që ballafaqimi me armikun të bëhej jashtë qytetit të Medinës.
Përgatitja e ushtrisë muslimane dhe dalja në dyluftim.
Resulullahu e fali namazin e xhumasë dhe në hutbe shpjegoi rëndësinë e kësaj përleshjeje, me ç’rast kërkoi prej tyre që të ishin të guximshëm e të qëndrueshëm dhe ta kuptonin me seriozitetin më të lartë rëndësinë e çastit. Ua tërhoqi vërejtjen me zë të lartë dhe qartë se me siguri do ta fitonin luftën, nëse ishin të durueshëm. I urdhëroi të bëheshin gati për tu ballafaquar me armikun. Kur dëgju-an këtë, ashabët u gëzuan fort.
Resulullahu e fali namazin e ikindisë në xhami. Ushtria ishte në gjendje të mobilizuar. Atyre iu bashkuan edhe banorët nga rrethi i Medinës. Pas namazit, Resulullahu hyri në shtëpinë e vet me Ebu Bekrin dhe Umerin . Këta i ndihmuan të vishej me rrobat e luftës dhe ia ngjeshën armët. Me dy parzmore dhe me shpatën e vet, doli para popullit, i cili me padurim e priste daljen e tij nga shtëpia. Kurse Sa’d b. Mu’adhi dhe Usejd b. Hudajri iu drejtuan disa as’habëve, e thanë: “Resulullahun e bindët kundër dëshirës së tij që të dalë jashtë Medinës. Ejani t’i propozojmë që ai sërish të sjellë vend-imin ashtu si dëshiron vetë.” Të gjithë u penduan për shkak të këmbënguljes së tyre, andaj, kur Resulullahu përfundoi lutjen, i thanë: “O Pejgamber i Allahut, nuk është dashur të kundërshtojmë në atë mënyrë, prandaj vepro ashtu siç ke dëshirë vetë. Nëse më te-për ke dëshirë që të qëndrojmë në Medinë, ne do të mbetemi këtu.”
Atëherë Resulullahu tha: “Nuk i lejohet Pejgamberit të Alla-hut, pasi ta ketë veshur njëherë parzmoren, që të çarmatoset, për-derisa Allahu nuk gjykon mes tij dhe armikut të tij.”
Resulullahu e ndau ushtrinë në tri grupe:
1. grupi i muhaxhirëve, me flamurtarin Mus’ab b. Umejrin;
2. grupi i ensarëve të fisit El-Evs, me flamurtarin Usejd b. Hudajrin;
3. grupi i ensarëve të fisit El-Hazrexh, me flamurtarin El-Habab b. El-Mundhirin.
Ushtrinë e përbënin një mijë luftëtarë, prej të cilëve njëqind ishin të veshur me parzmore, pesëqind kalorës (disa thonë se nuk ka pasur fare kalorës), të tjerët ishin këmbësorë.
Në Medinë la zëvendës Ibni Ummi Mektumin, i cili gjatë kësaj ishte imam i muslimanëve që kishin mbetur në Medinë.
Resulullahu urdhëroi lëvizjen. Ushtria u nis në veri. Kur e kal-uan luginën Thenijjetul-Veda’i, Resulullahu pa një njësi të veçuar e të armatosur mirë, e cila dallonte nga ushtria e tij, andaj pyeti se kush ishin ata. I treguan se ata ishin hebrenj, aleatët e hazrexhë-ve, të cilët dëshironin të merrnin pjesë në betejë kundër mushri-këve. Resulullahu pyeti nëse e kishin pranuar Islamin, e kur i treguan se jo, atëherë ky e refuzoi ndihmën e jobesimtarëve kundër politeistëve mushrikë. (Pra, muslimanët duhet të kenë kujdes se prej kujt duhet pranuar ndihmë dhe se kë do ta kenë për aleat).
Revizionimi i ushtrisë
Kur Resulullahu arriti në vendin të quajtur Esh-Shejhan, bëri kontrollimin e ushtrisë. Ushtarët e moshës së mitur i ktheu mbrapsht në Medinë. Në mesin e tyre ishin: Abdullah b. Umer b. El-Hattabi, Usame b. Zejdi, Usejd b. Dhahiri, Zejd b. Thabiti, Zejd b. Erkami, Arabeh b. Evsi, Amër b. Hazmi, Ebu-Seid El-Hudariu, Zejd b. Harithi El-Ensari dhe Sad b. Habbe. Në mesin e ushtarëve të moshës së mitur përmendet edhe El-Beraeh b. Azibi, por ky përmendet, në hadithin që transmeton Buhariu, si pjesëmarrës në betejën e Uhudit. Gjithashtu edhe dy të miturve të tjerë u është lejuar pjesëmarrja në betejë. Këta ishin: Rafia b. Hadixh, meqë ishte shenjëtar i mirë, dhe Semur b. Xhunde. Përkatësisht, kur Resulullahu i lejoi Rafi’t t’i bashkohej ushtrisë, Semuri tha: “Unë jam më i fuqishëm se Rafi, unë e mund atë!” Kur e informuan Resulullahun për këtë, ai urdhëroi që ata dy të rrokeshin, dhe Semuri e mundi Rafi’n, ndaj edhe këtë e lejoi që t’i bashkohej ushtrisë.
Bujtja mes Uhudit dhe Medinës
Ushtria e kaloi natën në po atë vend falën akshamin dhe jacinë. Resulullahu zgjodhi pesëdhjetë ushtarë, të cilët do të bënin rojë gjithë natën dhe do të mbikëqyrnin kampin ushtarak. Komandanti i tyre ishte Muhammed b. Mesleme, ensar, hero i grupit të zgjedhur kundër Ka’b b. Eshrefit. Resulullahun posaçërisht e ruante Dhekvan b. Abdul Kajsi.
Kryengritja e Abdullah b. Ubejes dhe e shoqërisë së tij
Para agimit, pak para kohës kur duhej të falej sabahu dhe kur ushtria muslimane ishte aq afër ushtrisë së armikut, saqë mund ta shihnin njëra-tjetrën, u krekos Abdullah b. Ubeje, mushriku i fam-shëm, së bashku me treqind ushtarë, dhe e braktisën ushtrinë musli-mane. Ai tha: Nuk e dimë përse kemi nevojë të vritemi? Mendohej se nuk ishte i kënaqur pse Resulullahu pranoi mendimin e të tjerëve, e jo mendimin e tij.
Është e qartë se ky nuk ishte shkaku për tradhtinë e tij para luftës, ndryshe nuk do të nisej fare nga Medina. Që në fillim do të abstenonte nga udhëtimi. Qëllimi i tij kryesor ishte që në këtë çast vendimtar të shkaktonte huti dhe tollovi në radhët e ushtrisë musli-mane. Para armikut, munafiku i madh bëri rrëmujë në ushtrinë mus-limane, duke shpresuar se të gjithë të tjerët do të vinin pas tij. Pas kësaj ndodhie luftëtarët e tjerë mbetën të hutuar dhe të pasigurt në fuqinë e tyre, e sidomos pas brohoritjeve ngazëlluese të armikut, të cilët e vështronin tërë këtë tollovi. Tani do ta kishin shumë më lehtë ta mundnin Pejgamberin dhe njerëzit e tij besnikë, pas kësaj do t’ia rikthenin famën dhe autoritetin këtij munafiku, të cilit do t’ia vinin kurorën mbretërore në kokë. Kështu mendonin politeistët në anën tjetër.
Dhe, me të vërtet, te një pjesë e ushtrisë së Resulullahut u vërejt pasiguri. Dy grupe ushtarësh, njëri nga fisi El-Evs, me njerëzit e Benu Harithit dhe i dyti nga hazrexhët me njerëzit e Benu Selemes, gati u shpartalluan, por Allahu përsëri futi qetësi dhe siguri në mesin e tyre e nuk u kthyen në Medinë. Allahu për ta thotë:
“Kur dy grupe nga ju menduan të ktheheshin nga frika, po Allahu u ndihmoi atyre (që të mos ktheheshin). Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!” (Ali Imran: 122).
Në këto çaste të vështira Abdullah b. Harami - babai i Xhabir b. Abdullahut, u përpoq ti përkujtonte munafikët për obligimin e tyre në këtë luftë. U nis pas tyre me shpresë se do ti këndellte dhe do ti bindte që të ktheheshin në radhët e veta. Ai u tha: Kthehuni e luf-toni në rrugën e Allahut dhe mbrohuni! Ata thanë: Sikur ta dinim se ju do të luftonit, ne nuk do të ktheheshim. Abdullahu i braktisi ata duke thënë: Allahu ju largoftë, o armiq të Allahut! Allahu do ta shpëtojë Pejgamberin e Vet edhe pa ndihmën tuaj! Në lidhje me munafikët që u ndanë, Allahu thotë: “Dhe për t’i zbuluar hipo-kritët, e kur iu tha atyre: “Ejani të luftoni në rrugën e Allahut, ose të paktën mbrohuni!” - ata u përgjigjën: “Sikur ta dinim që do të bëhet luftë e vërtetë, ne me siguri do t’ju pasonim.” Atë ditë ata ishin më afër mosbesimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë, që nuk e kishin në zemrat e tyre, po Allahu i di mirë ato që fshehin ata.” (Ali Imran: 168)
Ushtria muslimane niset për në Uhud
Pas kësaj ngjarjeje të papëlqyeshme, Pejgamberi u ngrit që me ushtrinë e mbetur, rreth shtatëqind luftëtarë, të vazhdonte rrugën drejt armikut. Por ushtria e madhe e armikut ishte ndalur për fushim në hapësirën e gjerë të luginës së Uhudit, andaj ishte shumë e vështirë të kapërceheshin tërthorazi disa grupe të saj në këtë rrugë, prandaj Resulullahu pyeti: “Kush mund të na kalojë kësaj rruge e të mos ndeshemi me armikun?” Ebu Hajtheme tha: “Unë, o Pejgamber i Allahut.” Ai zgjodhi vërtet rrugën e shkurtër gjer në Uhud, e cila kalonte përmes tokës së Benu Harithit, duke lënë ushtrinë e mushrikëve në perëndim.
Ushtria muslimane kaloi afër çifligut të një munafiku të verbër, që quhej Murbe b. Kajdhi. Kur e kuptoi se kjo ishte ushtria e Resulullahut filloi t’u gjuante pluhur në fytyrë. Fliste duke iu drejtuar Resulullahut : “Nuk je i mirëseardhur dhe mos hyr në oborrin tim edhe pse je Pejgamber i Allahut!” Muslimanët deshën ta mbyt-nin, por Resulullahu u tha: “Mos e vritni! Sytë e tij janë të verbër, por edhe zemra e tij është e verbër.”
Resulullahu vazhdoi rrugën derisa doli në rrugën malore të Uhudit. Në qafëmalin e oazës ndali ushtrinë dhe aty zunë vend, të kthyer në drejtim të Medinës. Prapa shpine kishin tatëpjetën e Uhu-dit, kurse armiku gjendej në mes tyre dhe Medinës.
Plani i mbrojtjes
Resulullahu e vendosi ushtrinë aty dhe e radhiti në rreshta të gatshme për luftë. Zgjodhi një grup prej pesëdhjetë shigjetarësh dhe komandën ia besoi Abdullah b. Xhubejr En-Numanit, ensar nga fisi El-Evs, i cili kishte marrë pjesë edhe në Bedër. I urdhëroi që të forti-fikoheshin në anën jugore të kodrës përballë luginës - kjo majë më vonë mori emrin Maja e shigjetarëve - e në anën juglindore nga tabori musliman ose afro njëqind e pesëdhjetë metra larg ushtrisë musli-mane.
Qëllimi i vendosjes së shigjetarëve në këtë vend ishte, siç shpjegon vetë Resulullahu : “Pengoni depërtimin e kalorësisë armike në radhët tona. Pengojeni me shigjeta që të mos na sulmojnë prapa shpine. Edhe nëse fitojmë, edhe nëse humbim, ju mos e lëshoni këtë pozitë. Nga ana juaj kurrsesi nuk guxojnë të depërtojnë ata.
Pastaj u tha shigjetarëve: Mbrojeni shpinën tonë. Nëse vrite-mi, ju mos na shpëtoni, nëse fitojmë, ju mos ejani pas nesh.
Në Sahihun e Buhariut qëndron se u ka thënë: Edhe nëse e shihni se na kanë rrëmbyer shpesët grabitqare, ju kurrsesi mos i lëshoni vendet tuaja, përderisa nuk ju jap leje ta bëni këtë!
Në fortifikimin e këtij shtegu malor dhe me urdhrin e prerë për moslëvizje, Resulullahu e evitoi mundësinë e vetme të mushrikëve që t’u dilnin muslimanëve prapa shpine dhe kështu t’i fusnin në gërshërë.
Me ushtrinë tjetër komandonin: me krahun e djathtë El-Mundhir b. Amri, kurse me të majtin Zubejr b. El-Avami, të cilit i ndihmonte Mikdad b. El-Esvedi.
Zubejri kishte detyrë të rëndësishme, që ti bënte rezistencë të fuqishme kalorësisë së Halid b. El-Velidit. Në radhët e para ky i vendosi njësitë më të zgjedhura dhe më trima të luftëtarëve.
Kjo ishte taktikë e mençur, me të cilën u tregua mendjemprehtësia ushtarake e Resulullahut , të cilën nuk ka mundur ta arrinte kurrë një gjeneral me eksperiencë sado të madhe. Megjithëse musli-manët arritën rrëzë Uhudit pas armikut, i cili për vete kishte zgjedhur pozitën më të mirë për luftë, me radhitjen e urtë ushtarake në hapësirën e mbetur, zgjodhën për vete pozitë mjaft të volitshme.
Prapavijën dhe krahun e djathtë e mbanin pjerrësirat e rrëpishme të Uhudit, kurse krahun e majtë dhe këmbësorinë gjatë luftës e mbronte një zgërdhelë që gjendej prapa shpinës së ushtrisë. Resulullahu për vendkomandë zgjodhi një vend të lartë, ku, në rast rreziku, do të tërhiqeshin në vend që të binin drejtpërdrejt në duart e armikut. E, nëse ata do të sulmonin edhe më, atëherë do tu shkaktonin humbje të mëdha. Kështu që armiku edhe nëse do të nga-dhënjente, nuk do të mund ti vilte frutat e fitores, e nëse do të humbte, atëherë nuk do të mund të ikte dot. Mungesa në njerëz u kompensua me zgjidhjen e luftëtarëve më të guximshëm.
Ja kështu, Resulullahu e vendosi ushtrinë e vet në mëngjesin e së shtunës, më 7 shevval të vitit 3 h.
Resulullahu ngrit shpirtin luftarak tek ushtarët
Resulullahu urdhëroi që askush të mos guxonte të hidhte madje as edhe një shigjetë të vetme pa urdhrin e tij.
Parzmorja e dyfishtë luftarake i rrinte bukur, me të cilën me mburrje shkonte nga njëri luftëtar te tjetri, duke u dhënë kurajo, duke i këshilluar që të ishin të durueshëm në pritje dhe të guximshëm e të shpejtë në përleshje. Në një çast e nxori shpatën nga këllëfi, të prerë në majë, dhe i pyeti ashabët: Kush dëshiron ta marrë këtë shpatë? Disa prej tyre menjëherë u ngritën dhe iu afruan Resulullahut : Ali b. Ebi Talibi, Zubejr b. Avami, Umer b. El-Hattabi, e u ngrit edhe Ebu Duxhaneh Semmak b. Harsheh dhe pyeti; “E ç’duhet të bëjë kjo shpatë, o Pejgamber i Allahut?” Resulullahu u përgjigj: “Me këtë duhet ta presësh armikun, derisa të përku-let.” Ebu Duxhaneh tha: “Me këtë kusht e marr atë”, e Resulullahu ia dha.
Ebu Duxhaneja ishte njeri shumë i guximshëm. Gjatë luftës krenohej dhe lavdërohej shumë. E kishte një turban të kuq. Kur e mbështillte rreth kokës, njerëzit e dinin se do të kishte luftë, dhe se ai do të luftonte gjer në vdekje. Kur e mori shpatën e Resulullahut, lufta i ra në kokë dhe filloi të shëtiste para rreshtave të ushtarëve duke u krekosur si gjel deti. Kur e pa Resulullahu tha: “Këtë mënyrë të sjelljes dhe të ecjes Allahu nuk e do, përpos në këso raste.
Vendosja e ushtrisë mekase në rreshta
Kurejshët e radhitën ushtrinë e vet në rreshta. Kryekomandant ishte Ebu Sufjani, i cili u vu në mes të ushtrisë. Nga ana e djathtë vendosi Halid b. Velidin - atëherë ende idhujtar- ndërsa në anën e majtë Ikrime b. Ebu Xhehlin. Komandant të këmbësorisë e caktoi Safvan b. Umejjen. Komandant i shigjetarëve u bë Abdullah b. Ebi Rebia.
Flamurtar ishte Mefrezi nga fisi Abdu-d-Dar. Benu Abdu-d-Darët e kishin traditën e bartjes së flamurit luftarak, që kur e trashëguan nga Kussaj b. Kulabi. Këtë nder askush nuk ka mundur ta merrte prej tyre, sepse kjo ishte një traditë e bartur brez pas brezi.
Ebu Sufjani, për të nxitur urrejtjen luftarake tek ata, iu drejtua flamurtarit: O Beni Abdu-d-Dar, ju edhe në Bedër e bartët flamurin tonë, e na ndodhi ajo që e dimë të gjithë. Nëse bie flamuri, bie edhe fitorja. Nëse ai mbetet i ngritur gjatë luftës edhe fitorja është jona. Ose do ta ruani si duhet flamurin ose nuk na duheni fare.
Ebu Sufjani arriti atë që deshi. Abdu-d-Darët u pezmatuan, andaj i premtuan fuqimisht se edhe vetë ai nesër do të bindej në vendosmërinë e tyre për ta mbajtur flamurin gjer në fund.
Manovrimi politik i kurejshëve
Pak para fillimit të luftës, kurejshët bënë edhe një përpjekje për të futur përçarje në radhët e muslimanëve. Ebu Sufjani u dërgoi ensarëve një porosi, ku thoshte: Na lini neve që ti qërojmë hesapet me kushërinjtë tanë, e juve nuk do tju ngucim. Ne nuk kemi nevojë për të luftuar me ju.
Çkado që të ketë menduar atëherë Ebu Sufjani, ishte e vërtetë se nuk ka pasur kurrfarë njohurie se kujt po i drejtohej tani. Ndoshta tani ai i drejtohej ensarëve muslimanë, e jo atyre hebrenjve të kohës së xhahilijetit. Imani i këtyre njerëzve këtu - në Uhud - ishte aq i fortë, saqë nuk mund të peshohej as me male.
Ensarët ia kthyen përgjigjen e ashpër Ebu Sufjanit me të cilën e sulmuan atë dhe i thanë se ishte duke propozuar diçka të pamoralshme.
Kur erdhi momenti i përleshjes, kurejshët tentuan të bënin edhe një intrigë.
Sakaq para muslimanëve u paraqit tradhtari Ebu Amiri, emri i vërtetë i të cilit ishte Abdu Amër b. Sajfi - i quajtur kallogjer, ndërsa Resulullahu e quante “fasik” - (vagabond dhe i zvetënuar).
Në kohën e xhahilijetit ai ishte prijës i fisit Evs, e kur erdhi Islami, ai, jo vetëm që nuk e pranoi atë, por filloi haptazi ta shprehte armiqësinë ndaj Resulullahut , andaj e braktisi Medinën dhe vajti te kurejshët për t’i bindur ata se duhej vrarë Muhammedi . Kurej-shëve u kishte premtuar se njerëzit e fisit të tij, kur ta shihnin atë, do të kalonin në anën e tyre.
Ai tha: O popull evsasë, unë jam Ebu Amiri. Ata iu përgjigjën: Allahu të ndëshkoftë dhe kurrë mos paç rehati, o njeri i zvetënuar! Ai tha: Pas meje popullin tim e ka gjetur kobi. (Andaj, kur filloi lufta, ai i vriste ensarët El-Evs, madje i gjuante edhe me gurë.).
Kështu që edhe ky manovrim i kurejshëve, për të futur përçarje në radhët e muslimanëve, u shkoi huq, por megjithatë kjo na bën të kuptojmë se sa frikë të madhe kishin ata prej Resulullahut dhe ushtrisë së tij, edhe pse vetë ishin më të përgatitur dhe numerikisht më shumë.
Pjesëmarrja e grave Kurejshite në betejë
Gratë kurejshite e dhanë kontributin e tyre në këtë betejë. Udhëheqëse kishin Hindën, bijën e Utbes, gruan e Ebu Sufjanit. Ajo, së bashku me gratë e tjera, i vizitonte rreshtat e ushtarëve, i binin defit dhe këndonin për ish heronjtë. Inkurajonin për luftë, përkujto-nin baballarët, djemtë dhe vëllezërit e vrarë.
Fillimi i betejës
Dy kundërshtarë u afruan dhe shkëndijën e parë e ndezi bartësi i flamurit të mushrikëve Talha b. Ebi Talha El-Abderiji, njëri nga trimat më të mëdhenj kurejshitë, të cilin muslimanët e quanin dash (kambanar). Ai doli para ushtrisë hipur në deve dhe thirri në dyluftim. Para tij u zmbrapsën shumë luftëtarë, duke iu frikësuar fuqisë dhe trimërisë së tij. Por Zubejri doli nga rreshtat e muslimanëve me shpejtësi të madhe, si luan i pezmatuar, iu vërsul, kërceu në devenë e tij, e rrëzoi përtokë, e largoi pak dhe ia preu qafën.
Resulullahu e shikonte këtë dyluftim të famshëm, e kur e pa rezultatin, thirri tekbir e bashkë me të thirrën edhe muslimanët. Resulullahu e lavdëroi Zubejrin dhe për të tha: “Çdo Pejgamber ka pasur ndihmësin e vet, e ndihmësi im është Zubejri.”
Përqendrimi i betejës rreth flamurit kurejshit
Beteja filloi me tërë vrullin e vet në të gjitha pjesët e fushëbetejës.
Përqendrimi i betejës ishte rreth flamurit kurejshit. Benu Abdi-d-Darët nxituan ta ngritin flamurin pas pësimit të prijësit të tyre Talhas. Flamurin e Talhas e barti vëllai i tij Ebu Shejbe b. Talha, i cili hyri në dyluftim të ri. Këtij iu vërsul Hamza b. Abdul-Muttalibi, i cili vringëlloi me shpatë aq fuqishëm, saqë ia preu tërë pjesën nga krahu bashkë me dorë, me të cilën mbante flamurin, e gjer në bel.
Tani flamurin e ngriti Ebu Sad b. Talha, të cilin e goditi me shtizë në fyt Sad b. Ebi Vekkasi, me çrast ia preu gjuhën dhe ai u rrëzua i vdekur.
Në një version tjetër qëndron se Ebu Sad b. Talha ka thirrur në dyluftim njërin nga muslimanët, e i është përgjigjur Ali . Dy-tri herë vringëlluan me shpata e Aliu e goditi Ebu Sa’din dhe e mbyti.
Flamuri kurejshit kësaj radhe valvitej në duart e Mesafi b, Talha b. Ebi Talhas, e këtë e qëlloi me shtizë Asim b. Thabit Ebi El-Eflahi dhe e mbyti. Pastaj flamurin e mori vëllai i tij Kulab b. Talha b. Ebi Talha e me të cilin ballafaqohet Ez-Zubejr b. El-Avami, i cili edhe e mbyt. Mandej flamurin e mori vëllai i fundit El-Xhellas b. Talha b. Ebi Talha, e këtë e mbyti Talha b. Ubejdullahu me goditje vdekjep-rurëse. Ekziston versioni ku thuhet se këtë e ka goditur Asim b. Thabit b. Ebi El-Eflahi me shtizë dhe e ka mbytur.
Në këtë dyluftim u vranë gjashtë njerëz nga një shtëpi, pra nga shtëpia e Ebu Talha Abdullah b. Uthman b. Abdu-d-Darit. Të gjithë u vranë duke mbrojtur flamurin kurejshit.
Pas tyre flamurin e mori Ertat b. Sherhabili, i cili vritet nga Ali b. Ebi Talibi, e disa thonë nga Hamza b. Abdul-Muttalibi. Pastaj fla-murin e merr Shurejh b. Karidhi, të cilin e vret Kuzmani. Kuzmani ishte munafik, i cili në këtë betejë luftonte nga përzemërsia dhe aspiratat personale, e jo për hir të Islamit. Mandej flamurin e merr Ebu Zejd Amër b. Abdi El-Menaf, e edhe këtë e vret Kuzmani. Pas tij flamurin e merr djaloshi Sherhabil b. Hashim El-Abderi, të cilin po ashtu e mbyt Kuzmani.
Gjithsej dhjetë të vrarë prej një familjeje, nga Benu Abdi-d-Darët, kështu që prej tyre nuk mbeti më askush që ta bartte flamurin.
Atëherë flamurin e merr një i ri abisinas, i quajtur Savab, i cili tregoi trimëri më të madhe se të gjithë flamurtarët e mëparshëm kurejshitë. Luftoi gjersa humbi të dy duart e flamurin e mbante me mjekër në gjoks që të mos i binte në tokë. Më në fund edhe ai u vra duke thënë: O Zot, a kam vepruar sa është dashur, a kam dhënë nga vetja gjithë atë që kam mundur? Pas këtij të riu abisinas, flamuri u ra në tokë dhe askush më nuk e ngriti.
Beteja në pjesën tjetër të fushëbetejës
Përderisa epiqendra e luftës ishte për tu ruajtur apo për tu rrëzuar flamuri, pjesët e tjera të ushtrive bënin luftë të ashpër në pjesën tjetër të fushëbetejës. Muslimanët fuqishëm luftonin me plot besim tek Allahu . Imani u dukej qartë në fytyra, kurse heroizmi në lëvizjet e tyre. Ngarendnin përpara duke brohoritur “Emut, emut!” - “Dua të vdes, dua të vdes!”
Kjo është njëra nga parullat e asaj dite të betejës në Uhud.
Ebu Duxhaneja, njeriu që mori shpatën nga Resulullahu që me të të priste derisa t’i punonte dora, u paraqit i dalluar me turbanin e kuq, i vendosur për të plotësuar fjalën e dhënë Resulullahut . Çdonjërin që godiste shpata e tij atë ditë, rrëzohej porsi trung.
Zubejr b. El-Avami tregon se ia kishte kërkuar Resulullahut shpatën e tij para Ebu Duxhanes, por Pejgamberi nuk ia kishte dhënë, edhe pse Zubejri ishte djali i Safijes, motrës se babait të Resulullahut . Për këtë arsye Zubejri vendosi ta përcillte Ebu Duxhanen për të parë se ç’do të bënte ky.
Zubejri rrëfen: U paraqit Ebu Duxhaneja, e nxori turbanin e kuq dhe me të mbështolli kokën, kurse ensarët thanë: Ebu Duxhaneja e nxori turbanin e vdekjes. Ai hynte në luftë me këto vargje:
Miku më dhuroi një amanet
që në Uhud të realizoj selamet.
Në radhët e para unë luftoj
në të prapmet fshihen frikacakët.
Shpata e Zotit, shpata e Pejgamberit
është krijuar kundër frikës dhe kufrit.
Zubejri vazhdon rrëfimin: Ebu Duxhaneja vriste çdonjërin me të cilin përleshej. Nga radhët e kurejshëve ishte një njeri, i cili mbi të plagosurit tanë i brohoriste martesës (sepse për këtë i ishte betuar udhëheqësit të vet), e unë e luta Allahun që Ebu Duxhaneja të ballafaqohej me këtë faqezi. Dhe, u takuan e shpatat vringëlluan. Mushriku e goditi Ebu Duxhanen e ia preu parzmoren, kurse Ebu Duxhaneja iu vërsul, e qëlloi me shpatë dhe e mbyti.
Ebu Duxhaneja depërtoi thellë në radhët e armikut dhe arriti tek udhëheqësja e grave, duke mos ditur se ishte femër. Ebu Duxhaneja rrëfen: E pashë një person që me tërë fuqinë u jepte kurajo ushtarëve, ngarendte pas tyre dhe i nxiste ata, andaj vendosa ta vras. Kur ngrita shpatën ta godisja, personi filloi të kukiste. Ishte femër. Për shkak të nderit të madh ndaj shpatës së Resulullahut nuk desha ta ndyeja atë me gjakun e kësaj femre.
Kjo ishte Hinda, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjanit.
Zubejri tregon se si e kishte parë Ebu Duxhanen me shpatë mbi kokë të Hindës, e pastaj e tërhoqi atë prapa, e unë thashë: Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë shkakun.
Hamza b. Abdul-Muttalibi luftonte me fuqinë e luanit të pezmatuar. Depërtoi në zemër të ushtrisë mushrike, duke zgjedhur heronjtë e tyre sikurse dardhat e ndulkëta dhe i zhdukte nga skena, siç bart furtuna një copë letër. Hamza ka qenë luani i Allahut. Në fillim luftoi kundër flamurtarëve të mushrikëve, ndërsa në vazhdim kundër heronjve të tyre. Në fund të luftës u vra, duke mbrojtur Islamin dhe duke rrënuar errësirën. E mbytën mizorisht prapa shpine, e jo si trima duke e shikuar në fytyrë.
Pësimi i Hamza b. Abdul-Muttalibit - luanit të Allahut
Dorasi i Hamzës, Vahsh b. Harbi rrëfen: Isha shërbëtor i Xhubejr b. Mutamit, xhaxhai i të cilit, Tuajmi, ishte vrarë në betejën e Bedrit. Kur kurejshët u nisën për në Uhud, Xhubejri më tha: Nëse e mbyt Hamzën, xhaxhain e Muhammedit, dhe nëse hakmerresh për xhaxhain tim Tuajmin, do ta fitosh lirinë.
Vahshi vazhdon: Bashkë me të tjerët u nisa për në Uhud. Me origjinë jam abisinas, prej atyre abisinasve të cilët manovrojnë mirë me shtiza dhe rrallëherë ndodh që nuk e qëllojnë shenjën. Kur arritëm në fushëbetejë, fillova të sodisja Hamzën, nga sillej dhe si manovronte.
Kur Hamza arriti në qendër të fushëbetejës dhe i priste të gjithë përreth vetes, dukej si dromedar (deve mashkull për mbarsje) i tërbuar, i cili nuk trembej prej askujt. Duke e parë fillova ta merrja në shenjë. Dëshiroja që ta kryeja sa më parë këtë. Fshihesha prapa drurëve dhe gurëve. Siba b. Abdul Uzzai u nis në drejtim të tij. Kur e pa Hamza, i tha: Eja këtu (i biri i gruas e cila i bën synet fëmi-jët). Pastaj e goditi aq fort, saqë dukej sikur kokën nuk e kishte pasur në vendin e duhur. Të gjithë këtë e pashë ndërsa e merrja në shenjë me shtizën time. Kur vendosa të gjuaja, e hodha. Ajo iu ngul në kokë, apo në stomak, e i doli ndërmjet këmbëve të tij, Ai u nis kah unë që të hakmerrej, por ishte i qëlluar rëndë. E lashë me shtizë gjersa vdiq. Pastaj iu afrova, e nxora shtizën nga trupi i tij, vajta në kamp dhe u ula. Asgjë personalisht nuk kam pasur kundër Hamzës, nuk kam pasur arsye ta mbysja, por me këtë bleva lirinë time. Kur u ktheva në Mekë, qesh i liruar.
Dominimi me situatë
Edhe pas kësaj fatkeqësie të madhe që i goditi muslimanët, me vrasjen e luanit të Allahut, Hamza b. Abdul-Muttalibit, muslimanët mbizotëronin gjithë situatën. Në luftë morën pjesë heroikisht Ebu Bekri, Umer b. El-Hattabi, Ali b. Ebi Talibi, Zubejr b. Ubejdullahu, Abdullah b. Xhahshi, Sad b. Muadhi, Sad b. Ubade, Sad b. Er-Rebia, Enes b. En-Nadari dhe shumë heronj të tjerë të Islamit, të cilët patën sukses ti rrallonin radhët e armikut dhe ti eliminonin shumë trima të tyre.
Nga përqafimi i nuses në përqafim të vdekjes
Njëri nga trimat e muslimanëve atë ditë ishte edhe Handhale b. Ebu Amiri. Handhale ishte martuar pak para betejës në Uhud. Ishte në përqafimin e bashkëshortes së tij kur dëgjoi thirrjen për xhihad, kërceu nga shtrati dhe menjëherë u nis për në Uhud. Kur filloi lufta, ai u vu në radhët e para luftarake, duke i prerë mushrikët pa mëshi-rë. Papritmas u ballafaqua me kryekomandantin, Ebu Sufjanin. Iu vërsul atij dhe paksa nuk e mposhti, por ndërkohë e pa Sheddad b. El-Esvedi, ngarendi ti ndihmonte Ebu Sufjanit, e goditi Handhalen dhe e vrau.
Roli i shigjetarëve në betejë
Aradha e shigjetarëve, të cilën Resulullahu e vendosi në Uhud, luajti rol të rëndësishëm në fillim të betejës. E mbronin të vetmin kalim të Uhudit në drejtim të ushtrisë muslimane. Kalorësia mekase, nën udhëheqjen e Halid b. Velidit dhe të ndihmësit të tij Ebu Amirit “El-Fasikut”, tentoi tri herë radhazi të depërtonte përtej kalimit të Uhudit, me qëllim që ta shpartallonte krahun e majtë të ushtrisë muslimane. Kishin dëshirë që ti dilnin muslimanëve prapa e të bënin sendviç prej tyre. Në këtë mënyrë me siguri do të ngadhënjenin shumë shpejt.
Ndërkaq, këta shigjetarë çdo herë e dëbonin sulmin e Halidit dhe u shkoi ndoresh ta mbronin këtë pozitë të rëndësishme strategjike.
Mushrikët përjetojnë humbje
Dhe, derisa shigjetarët mbronin vendet e tyre dhe i dëbonin sulmet e Halidit, rrjedha e luftës shkonte në favor të muslimanëve. Ushtria numerikisht e vogël e muslimanëve e mbikëqyrte tërë betejën. Trimat mushrikë, pak nga pak e humbën shpresën në fitore. Ushtarët e tmerruar bridhnin nëpër fushëbetejë. U dukej se kundër tre mijë mushrikëve ishin duke luftuar tridhjetë mijë muslimanë e jo vetëm disa qindra. Por këta disa qindra paraqitnin pamje të bukur të heronjve të përsosur.
Mushrikët më nuk mundën tu bënin ballë sulmeve të muslimanëve, me gjithë përpjekjet e shumta bile sa për ti ndalur pak. Për kundërsulm as që mund të mendohej. Gjer atëherë nuk u shkoi ndoresh madje as ta ngrinin flamurin, i cili kishte rënë në tokë pas pësimit të Savabit, që së paku të tuboheshin rreth tij dhe të luftonin për të. Prandaj filluan të tërhiqeshin, e pastaj të iknin duke harruar se kishin ardhur për tu hakmarrë dhe për të kthyer autorite-tin, namin e madhështinë e tyre.
Ibni Ishaku rrëfen: Allahu ua mundësoi muslimanëve që të ngadhënjejnë. Premtimin e Vet e plotësoi. Dështimi, pa kurrfarë dyshimi, ishte në anën e mushrikëve. Ata iknin si pa kokë.”
Abdullah b. Zubejri tregon se babai i tij ka thënë: “E shikoja Hindën, vajzën e Utbes, e cila i detyronte shërbëtoret e veta të iknin së bashku, duke ngarë pa gjë të gjallë. Nuk kishin kohë të merrnin ma-dje as gjësendet e tyre elementare.
Në hadithin të shënuar nga Buhariu, e që e transmeton El-Beraeh b. Azibi, qëndron: Kur i arritëm mushrikët te kampi i tyre, ata tanimë iknin me të shpejtë. Gratë e tyre i shtrëngonin fustanet me litar. U dukeshin byzylykët në këmbë. Muslimanët menduan se beteja mori fund. Shumica prej tyre i hodhën armët dhe u dhanë pas plaçkave. Filloi rrëmuja për të rrëmbyer gjësendet e braktisura në fushëbetejën e zbrazur.
Gabimi i kobshëm i shigjetarëve
Pasi ushtria muslimane për të dytën herë e mposhti ushtrinë e famshme idhujtare të Mekës, dhe pasi armiku tërhiqej me nxitim nga fushëbeteja, duke lënë pas vetes çdo gjë, shigjetarët bënë një gabim të pafalshëm. Gabim ky për shkak të të cilit rrjedha e luftës do të kthehej plotësisht në anën e kundërt, gabim për shkak të të cilit muslimanët do të përjetonin dëm dhe fatkeqësi të madhe.
Për shkak të këtij gabimi paksa nuk humbi jetën Resulullahu . Ky gabim ishte vulë e zezë në fytyrën e muslimanëve dhe për famën e tyre që fituan pas ngadhënjimit në Bedër.
Më herët theksuam urdhrat e rrepta që u dha Resulullahu shigjetarëve, që ishin të obliguar të qëndronin në kodër, pa marrë parasysh se çfarë do ndodhte në fushëbetejë - ngadhënjim apo dështim. Por, përkundër urdhrit, këta shigjetarë, kur panë se muslimanët ngarendnin pas plaçkave të armikut, ngadhënjeu lakmia ndaj materi-es, e i thanë njëri-tjetrit: Plaçka, plaçka, të shkojmë pas shokëve tanë. Çpresim më? Komandanti i tyre, Abdullah b. Xhubejri ua për-kujtoi urdhrat e Resulullahut duke u thënë: “A mos harruat, vallë, se ç’ju tha Resulullahu ?”
Shumica nuk i dhanë rëndësi fjalëve të tij. Ata bërtitën: “Pasha Allahun, edhe ne do të marrim diçka nga plaçkat.” Rreth dyzet vetë i braktisën vendet e tyre në Uhud dhe iu bashkuan të tjerëve që bashkërisht të merrnin pjesë në tubimin e plaçkave. Në këtë mënyrë prapavija e muslimanëve mbeti pa mbrojtje.
Aty qëndroi vetëm Ibni Xhubejri me nëntë shokët e tij. Ata nuk lëvizën nga vendi, të vendosur të mbeteshin aty derisa të merrnin le-je, ose të vdisnin që të gjithë.
Halid b. El-Velidi rrethon ushtrinë muslimane
Halid b. el-Velidi shfrytëzoi rastin e artë, i cili iu dha në atë çast. Ai me shpejtësi të madhe hyri në grykën e Uhudit, e shpartalloi Abdullah b. Xhubejrin dhe shokët e tij, pastaj iu vërsul muslimanëve prapa shpinës. Kali i tij hingëlloi e mushrikët e kuptuan se tani situata kishte ndërruar në favor të tyre. Ata u kthyen kundër muslimanëve. Njëra prej grave të tyre ngriti flamurin e mushrikëve nga pluhuri dhe rreth saj u tubuan kurejshët duke thirrur njëri-tjetrin, pastaj vendosmërisht iu vërsulën muslimanëve, i rrethuan nga të gjitha anët dhe përsëri filloi luftë e ashpër.
Gjesti gjenial i Resulullahut gjatë rrethimit
Në këto çaste të vështira, Resulullahu me një grup të vogël prej nëntë shokësh të tij, gjendej në prapavi të ushtrisë musli-mane. I shikonte ushtarët e vet duke i ndjekur mushrikët nga fushëbeteja. Papritmas e befasoi hingëllima e kalit të Halidit. Menjëherë kuptoi se çkishte ndodhur. Para vetes kishte dy mundësi: të shpëtonte në shpejtësi, ky dhe grupi i vogël i shokëve të tij, duke u larguar në vend të sigurt, e ta linte ushtrinë e rrethuar në mëshirë të armikut, apo të vihej personalisht në rrezik e të thërriste ushtrinë e vet që të konsolidohej, e në këtë mënyrë ti nxirrte nga rrethi magjik drejt Uhudit.
Ngadhënjeu mendjemprehtësia e Resulullahut dhe trimëria e tij. U ndal dhe bërtiti me tërë zërin që kishte, duke i thirrur shokët: “O robër të Allahut, o besimtarë!” Bërtiste duke ditur se mushrikët do ta dëgjonin para muslimanëve, por ishte i vendosur që t’i thërris-te edhe pse në atë çast të kobshëm rrezikonte jetën e vet.
Dhe, me të vërtetë, mushrikët e dëgjuan para se ta dëgjonin muslimanët dhe u vërsulën në drejtim të zërit të tij.
Shpartallimi i ushtrisë muslimane
Kur u rrethuan muslimanët, në atë çast një grup prej tyre kujdesej për veten e vet. Ata u dhanë në ikje duke e braktisur fushë-betejën, duke mos llogaritur se çpo ndodhte prapa shpinës së tyre. Disa u nisën drejt Medinës, e disa ikën në majë të Uhudit. Grupi tjetër i muslimanëve u kthye prapa dhe i ranë drejtpërdrejt mushrikë-ve. Shpatat vringëllonin, njerëzit u përzien, saqë nuk mund të njihe-shin mes tyre. Ndodhi që disa muslimanë të mbysnin njëri-tjetrin.
Buhariu transmeton se Aishja radijAllahu anha ka thënë: Kur u zhvillua beteja në Uhud, mushrikët ishin të ngadhënjyer me humbje të dukshme. Atëherë shejtani bërtiti: O njerëz, ruajuni prej atyre prapa jush! Pastaj ata që ishin përpara u kthyen dhe u ndeshën me ata prapa tyre. Hudhejfe shikoi prapa dhe e pa babain e tij, e bërtiti: Babai im, babai im!, por ishte vonë, sepse muslimanët e mbytën. Hudhejfe dinte të thoshte: Allahu ua faltë. Urvete thotë: Pasha Allahun, me gjithë këtë Hudhejfe ka mbetur njeri i mirë gjer në vde-kje.
Kjo ndodhi bëri ngatërresë edhe më të madhe në rreshtat e muslimanëve. Shumica nuk dinin se çtë bënin dhe nga tia mbanin. Dhe, derisa silleshin kështu vërdallë, dëgjuan se si dikush bërtiste: Muhammedi është vrarë, u vra Muhammedi!. Para tyre bota u vërdall. Së shpejti u këndellën: Çka nëse është e vërtetë? E çka nëse është gënjeshtër? Disa menduan të hiqnin dorë nga lufta e mëtejshme e pastaj të kërkonin mbrojtje nga Abdullah b. Ubeje tek Ebu Sufjani. Dhe disa me të vërtetë vepruan kështu e i hodhën armët.
Në atë çast, para këtij grupi të shkallmuar, kaloi Enes b. En-Nadri. Këta e shikuan me duar të varura, e ai i pyeti: Çprisni? Ata u përgjigjën: Resulullahu është vrarë.” Ai tha: “Atëherë ç’ju nevojitet jeta pas tij? Ngrihuni dhe vdisni për Atë që ka vdekur edhe Resulullahu .” Pastaj tha: “O Allahu im, përkufizohem te Ti për këtë që kanë bërë këta (muslimanë), dhe kërkoj mbrojtje prej Teje për atë që kanë bërë ata (mushrikët). Ai u nis përpara, e pa Sad b. Muadhi dhe pyeti: Ku po shkon, o Ebu Amër? Enesi u përgjigj: Eh, aroma e Xhenetit po më ndjell, unë e ndjej atë. Pastaj vazhdoi ti vriste jobesimtarët përreth derisa u vra edhe vetë.
Askush nuk mundi ta njihte pas luftës, përveç motrës së tij, e cila e njohu sipas mollëzave. Atij i numëruan mbi tetëdhjetë plagë, ca nga shpatat, ca nga shtizat e ca nga shigjetat.
Në këto çaste të vështira, e ngriti zërin Thabit b. El-Dahdahi e tha: O ensarë, nëse Muhammedi është i vdekur, Allahu me të vër-tetë është gjallë, Ai që nuk vdes, pra luftoni për fenë tuaj, Allahu do tju ndihmojë e do tju sjellë fitoren.
Rreth tij u tubua një grup ensarësh dhe iu vërsulën kalorësisë së Halid b. El-Velidit. Thabiti luftoi heroikisht gjersa e goditi me shtizë vetë Halidi. U vra ai, e u vranë edhe shokët e tij.
Njëri nga radhët e muhaxhirëve kaloi pranë një ensariu, i cili ishte i kapluar në gjak, dhe e pyeti: O njeri, a është e vërtetë se u vra Muhammedi? Ensari u përgjigj: Kemi dëgjuar për këtë lajm, por nëse Muhammedi është i vrarë, ju mbani fenë tuaj!
Inkurajime të këtilla dhe të ngjashme mes muslimanëve e ngritën moralin e luftëtarëve dhe ua kthyen atyre shpirtin luftarak gati të shuar. Ata përsëri u këndellën. Të luftosh për fenë Islame sot, apo për Ibni Ubejen nesër, çështë më mirë? Përsëri i rrëmbyen armët dhe filluan ti mbysnin armiqtë, të cilët arrinin valë-valë. U përpo-qën të depërtonin gjer te komanda e vet. Gjatë rrugës kuptuan se Resulullahu ishte gjallë dhe se ai lajm ishte qëllimisht i rrejshëm. Kjo ua ktheu shpresën, ua ktheu vetëbesimin dhe fuqinë, andaj u shkoi ndoresh ta çanin rrethimin e armikut dhe të tubohen rreth ko-mandës qendrore.
Ekzistonte grupi i tretë, të cilëve nuk u interesonte asgjë tjetër, përveç sigurimit të Resulullahut . Ata që nga fillimi rrinin përreth tij dhe e mbronin atë. Prej të parëve ishin Ebu Bekër Es-Siddiku, Umer b. El-Hattabi edhe disa as’habë të tjerë besnik .
Në fillim të luftës këta ishin në rreshtat e para luftarake, të palodhshëm, të guximshëm dhe të pamposhtur. Kur u duk se beteja mbaroi në favor të tyre dhe, kur shumica ngarendën pas plaçkave, këta shpejtuan te Resulullahu , duke u frikësuar për sigurinë e per-sonalitetit të tij. Nga ai çast ishin afër tij, duke e ruajtur dhe duke e mbrojtur atë.
Kulminacioni i betejës rreth Resulullahut
Dhe, ndërsa muslimanët e shpartalluar vuanin pasojat e rrethimit të tmerrshëm, në të cilin gati sa nuk i shfarosën mushrikët, epiqendra e luftës u bart në drejtim të Resulullahut dhe rreth tij. Më parë përmendëm se pas depërtimit të Halid b. El-Velidit, pranë Resulullahut ishin vetëm nëntë as’habë. Kur Resulullahu i thë-rriti muslimanët që të tuboheshin rreth tij, zërin e tij e dëgjuan mushrikët dhe e njohën atë, andaj u vërsulën në atë drejtim dhe e sulmuan. Atyre u doli pëpara ky grup i vogël, pra nëntëshi guximtar dhe u bënë rezistencë të paparë atyre, të mbështetur në dashurinë, në kujdesin dhe në besimin ndaj Resulullahut .
Muslimi transmeton nga Enes b. Maliku se atë ditë Resulullahu ishte i rrethuar prej shtatë ensarëve dhe dy muhaxhirëve. Kur e sul-muan kurejshët, ky tha: “Ai që i dëbon ata prej nesh do të jetë i shpërblyer me Xhenet, ose thënë ndryshe, ai do të jetë shoku im në Xhenet.” Njëri prej ensarëve doli përpara dhe filloi të luftojë e të luftojë. Vriste e vriste, derisa u vra edhe vetë. Kështu dilnin përpara njëri pas tjetrit, derisa u vranë të shtatë ensarët. Atëherë Resulu-llahu u tha dy muhaxhirëve: “Nuk vepruam drejtë ndaj shokëve tanë.”
I fundit prej këtyre shtatëve, ishte Amareh b. Jezid b. Es-Sekeni. Ky luftoi gjersa mori goditje vdekjeprurëse prej të cilave ra.
Çasti më kritik në jetën e Resulullahut
Pas pësimit të Ibni Es-Sekenit, me Resulullahun mbetën vetëm dy muslimanë kurejshitë - muhaxhirë.
Buhariu dhe Muslimi shënojnë një hadith transmetuar nga Ebu Uthmani, ku ka thënë: “Në atë çast kritik, i cili ishte më i vështiri gjatë jetës së Resulullahut , mbetën vetëm dy njerëz për ta mbrojtur: Talha b. Ubejdullahu dhe Sa’di (Ebi Vekkas). Kurejshët idhujtarë, për të parën herë patën rast tejet të volitshëm – rastin e artë, të cilin nuk ia dolën ta shfrytëzonin. Ata iu vërsulën Resulu-llahut me qëllim që ta mbysnin. Utbe b. Vekkasi e qëlloi Resulu-llahun me një gur në fytyrë, me ç’rast ia preu nofullën e sipërme - buzën e epërme dhe ia theu një dhëmb të përparmë. Abdullah b. Shihab Ez-Zuhri iu afrua Resulullahut dhe e plagosi në ballë. Abdullah b. Kum’et, kalorës trim, e goditi Resulullahun me shpatë në supe (ose në krah) aq fuqishëm, saqë Pejgamberi mbi një muaj pat ndjerë dhimbje nga kjo plagë. Pastaj Mezi ia zhveshën parzmoren e dyfishtë. Ky Kum’eti u sul edhe një herë dhe e goditi Resulullahun në mollëzën e syrit, po aq fuqishëm sa edhe herën e parë, saqë rrethi i helmetës iu fut në fytyrë, e i tha: “Ja këtë rreth, dhe mbaje në mend, unë jam Ibni Kum’eti - i biri i të përulërës.” Resulullahu , duke e fshirë gjakun, i tha: “Allahu të përultë ty!”
Në një hadith sahih qëndron se Resulullahu e kishte nofullën të thyer dhe disa të prera në kokë dhe, ndërsa i rridhte gjaku, tha: “Si do të shpëtojë populli (kurejsh), i cili ia prenë fytyrën Pejgamberit të tij (kurejshit) dhe i cili ia prenë krahun në çastin kur i thërret ata në fenë e Allahut.” Në atë çast Allahu shpalli:
“Nuk varet prej teje nëse do ta pranojë Ai pendimin e tyre, apo do t’i lë në vuajtje, sepse ata janë me të vërtetë mizorë.” (Ali Imran: 128).
Në transmetimin e Taberaniut qëndron se Resulullahu atë ditë ka thënë: Është shtuar hidhërimi i Allahut ndaj popullit i cili e përgjaku Pejgamberin e tyre, pastaj u ndal pak, e vazhdoi: O Allahu im, fale popullin tim, sepse ata nuk janë të udhëzuar!
Njësoj qëndron edhe në Sahihun e Muslimit, ndërsa në veprën Esh-Shifa të Kadij Ajjadit, qëndron: O Allah, udhëzoje popullin tim, sepse ata nuk dinë.
Në bazë të të gjithave sa i përmendëm është tërësisht e qartë dhe pa fije dyshimi se mushrikët qëllimisht kishin ndërmend ta mbyt-nin Resulullahu . Në realizimin e këtij qëllimi, i penguan dy heronj të mëdhenj: Sa’d b. Ebi Vekkasi dhe Talha b. Ubejdullahu, të cilët luftuan trimërisht. Vetëm këta dy, shenjëtarët më të mirë arabë, e dëbuan sulmin e hatashëm të mushrikëve kundër Resulullahut .
Resulullahu personalisht i jepte Sa’d b. Ebi Vekkasit shigjeta nga strajca, duke thënë: “Gjuaj, të shpëtofshin babai dhe nëna ime!” (betim). Resulullahu shpeshherë kishte përmendur vetëm njërin nga prindërit, e tani, për të parën herë, me rastin e Sa’dit i përmendi që të dy.
Për Talha b. Ubejdullahun transmeton Nesaiu nga Xhabiri, i cili rrëfen për vërsuljen e mushrikëve rreth Resulullahut atëherë kur afër tij ishte grupi i vogël i ensarëve. Xhabiri thotë: “Kur mushrikët arritën te Resulullahu ky pyeti: Cili do tu dalë këtyre përpara? Talha u përgjigj: Unë. Pastaj Xhabiri shpjegon luftën e ensarëve dhe pësimin e tyre të njëpasnjëshëm, ngjashëm me atë që thuhet në transmetimin e Muslimit.
Pas ensarëve përpara doli Talha, e në lidhje me këtë Xhabiri thotë: Talha luftonte për dhjetë vetë, derisa e goditën në dorë dhe ia prenë gishtërinjtë. Atëherë ai tha: Shumë mirë, kurse Resulu-llahu i tha: “Sikur të thoshe në emër të Allahut, engjëjt do të të ngrinin aq lartë, saqë do të të shihte e tërë bota.” Pas kësaj, Allahu i zmbrapsi mushrikët.
Hakimi transmeton se Talha kishte plagosur në Uhud tridhjetë e nëntë ose tridhjetë e pesë mushrikë me dorën e vet të plagosur e pa gishtërinj.
Buhariu transmeton nga ‘Kajs b. Ebi Hazimi i cili thotë: “E kam parë dorën e Talhas, me gishtërinj të prerë, me të cilën e mbronte Resulullahun në Uhud.”
Tirmidhiu transmeton se Resulullahu atë ditë ka thënë për Talhan: Kush dëshiron të shohë shehidin i cili ecën mbi tokë, le të shohë Talha b. Ubejdullahun. Gjithashtu, Ebu Davudi transmeton nga Aishja radijAllahu anha e cila ka thënë: Çdo herë që Ebu Bekri e përmendte betejën në Uhud, thoshte: E tërë ajo ditë ishte dita e Talhas!
Ebu Bekri ka thurur edhe vargje për Talhan:
Lum për ty, o Talha. Uhudi është fushëbeteja jote, hyriet i ke beniamine, ndërsa Xhenetin vendbanim.
Në këtë ditë të kobshme, në të cilën mbrohej jeta e Resulullahut , Pejgamberit të të gjithë muslimanëve të botës, një-kohësisht mbrohej edhe feja Islame dhe imani i muslimanëve, me ndihmesën e Allahut të Lartësuar dhe me informimin e Tij mbi atë që është e panjohur për ne.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Sa’di, i cili ka thënë: “E kam parë Resulullahun , e me të edhe dy njerëz. Ishin me veshje të bardha, gjersa me shpata e mbronin Resulullahun , të cilët s’i kisha parë kurrë ndonjëherë më parë, e as që i kam parë ndonjëhe-rë më vonë.” Sipas një transmetimi tjetër thuhet se këta ishin Xhib-rili dhe Mikaili.
As’habët tubohen rreth Resulullahut
Ndërsa në fushëbetejë dhe përreth Resulullahut ndodhnin ngjarje tragjike, as’habët nga vija e parë e frontit nuk ishin të informuar për rrjedhën e ngjarjeve. Ata nuk dinin asgjë se ç’po ndodhte në Uhud, sepse luftonin pandërprerë. Nuk kanë mundur ta dëgjonin Resulullahu kur u bëri thirrje për ta ndihmuar.
Por papritmas u frikësuan se mund t’i ndodhte diçka që nuk do t’i shërbente nderit të të gjithë muslimanëve, andaj shpejtuan prapa tek ai. Arritën mjaft vonë, meqë Resulullahu tanimë ishte plago-sur, gjashtë mbrojtësit e tij ishin vrarë, kurse i shtati ishte shtrirë me plagë të rënda. Kishin mbetur vetëm edhe dy as’habë, të hidhëruar shumë, porsi tigrat, të cilët i godisnin rreptë armiqtë para tyre, duke mbrojtur trupin e Resulullahut . Ata ishin Sa’di dhe Talha.
Kur as’habët e panë këtë, menjëherë e rrethuan Resulullahun për ta mbrojtur atë me trup dhe me armë. Vështronin me kujdes të madh se mos po e qëllonte ndokush dhe njëkohësisht dëbonin sulmet e ashpra të armikut. I pari që iu afrua Resulullahut ishte miku dhe as’habi i tij besnik, Ebu Bekri . Atë e kishte shok nga hixhreti, shok nga shpella Thevër. Erdhi te Pejgamberi i tij, duke falënderuar Allahun që e takoi të gjallë.
Në koleksionin e vet të haditheve sahih, Ibni Hibani transmeton nga Aishja radijAllahu anha, e cila thotë: “Ebu Bekër Es-Siddiku ka thënë, se në ditën e Uhudit të gjithë ishin larguar nga Resulullahu (për të luftuar).” Ky ishte i pari që u kthye për të parë se si ishte (Resulullahun ). Ai thotë: “Pashë një njeri duke i prerë armiqtë përreth me ashpërsi të madhe, kurse me trupin e vet mbronte Resulullahun . Unë i thashë: “Godit o Talha, Allahu ta shpërble-ftë!, mbroje o Talha, Allahu ta shpërbleftë!” Së shpejti arriti Ebu Ubejde b. Xherrahi. Kalëronte sikur të kishte krahë. Shpejtuam te Resulullahu dhe e pamë Talhan të shtrirë në tokë, i tëri në plagë. Resulullahu na tha:”A e shihni vëllanë tuaj, shkoni dhe ndihmo-jeni atë. Ai e kreu punën e vet, e Allahu do ta shpërblejë për këtë. Resulullahu i kishte disa plagë. Ishte i goditur me shigjetë, e cila ia kishte zhbiruar rrethin e helmetës në fytyrë dhe, bashkë me të i ishte ngulur në mollëz.” Ebu Bekri vazhdon rrëfimin: “Unë deshta t’ia nxirja skajet e helmetës, e Ebu Ubejde tha: “Pash Allahun, lëre, unë do ta bëj këtë!” Pastaj e tërhoqi rrethin, me ç’rast iu thye edhe një dhëmb. Atëherë Resulullahu tha: “Më lini mua, ndihmoni vë-llanë tuaj Talhan. Ai e kreu obligimin e vet.” Ebu Bekri tha: Ne u kthyem nga ai. I kishte dhjetë plagë.”
Këta shembuj shkonin në llogari të Talhas, sepse flisnin për heroizmin e tij në luftë për Resulullahun dhe për fenë Islame. Pastaj rreth Resulullahut filluan të tubohen edhe as’habët e tjerë, në mesin e të cilëve ishin: Ebu Duxhane, Musab b. Umejri, Ali b. Ebi Talibi, Sehm b. Hunejfi, Malik b. Sinani, babai i Ebu Said El-Hudariut, nëna e Amarit, Nesibja, e bija e Kabit, Katade b. Numani, Umer b. El-Hattabi, Hatib b. Ebi Bettea, Sehm b. Hunejfi dhe Ebu Talha.
Sulmi i dyfishuar i mushrikëve
Nga çasti në çast shtohej numri i mushrikëve, të cilët e sulmonin Resulullahun . Sulmet e tyre ishin gjithnjë e më të fuqishme. As’habët qenë të detyruar të zmbrapseshin e të tërhiqeshin. Kur pa-pritmas Resulullahu u gremis në kurth, të cilën më herët e kishte përgatitur Ebu Amiri, i quajtur “Fasik”.
Gjatë rrëzimit, Resulullahu i lëndoi të dyja këmbët në gjunjë. Aliu ia zgjati dorën për të dalë nga gropa, ndërsa Talha b. Ubejdullahu, edhe pse i plagosur, i ndihmoi që të qëndronte në këmbë.
Nafi b. Xhubejri rrëfen: “E kam dëgjuar një muhaxhir duke thënë: “Kam qenë në Uhud dhe kam parë se si binin shigjetat nga të gjitha anët drejt Resulullahut , por asnjëra nuk e qëllonte në atë çast. Të gjitha dëboheshin nga ai.” Atëherë Abdullah b. Shihab Ez-Zuhri bërtiti: “Ku është Muhammedi, ma tregoni atë. Nëse pas kësaj ai shpëton, atëherë le të vdes unë.” Resulullahu qëndronte para tij vetëm, pa asnjë as’hab afër. Ai madje kaloi pranë Resulullahut e nuk e pa fare.
Po kështu i ndodhi edhe Safvanit i cili bërtiti: “Për Zotin!, as unë nuk po e shoh dot. Betohem me Zotin se ai është i padukshëm për ne. Pastaj, - thotë ai, u morëm vesh që ne të dy së bashku ta mbysnim atë, por nuk mundëm ta bënim, ngase ai ishte i paduk-shëm për ne.
Shembujt e rrallë të heroizmit
Në këtë betejë muslimanët treguan trimëri dhe vetëmohim të madh, saqë deri atëherë nuk ka njohur historia.
Ebu Talha me trupin e vet e ka mbrojtur Resulullahun , me gjoksin e vet i dilte përpara shtizave të armikut.
Enesi rrëfen: “Kur u bë beteja në Uhud, e pësuan njerëzit rreth Resulullahut , kurse Ebu Talha para tij me mburojë në dorë i priste shigjetat. Talha ishte shenjëtar i shkathët dhe atë ditë theu dy apo tri harqe. Resulullahu qëndronte ashtu dhe e mbikëqyrte betejën, kurse Talha thërriti: “O Pejgamber i Allahut, mos rri aty dhe mos mbikëqyr se do të të qëllojë armiku. Gjoksi im është më i durueshëm se yti.” Gjithashtu, Enesi transmeton: “Talha din-te ta mbronte edhe veten edhe Resulullahun me një mburojë. Pasi ishte shenjëtar i madh, i përcillte fluturimet e shigjetave dhe sipas orbitës së lëvizjes e dinte se ku do të binte secila dhe në këtë mënyrë e mbronte Resulullahun .”
Ebu Duxhane, po ashtu, e ka mbrojtur Resulullahun nga shpina. Shigjetat e qëllonin të tëra, e ai as që lëvizte nga vendi.
Hatib b. Ebi Beltae e përcillte Utbeh b. Ebi Vekkasin (ai i cili ia theu dhëmbin Resulullahut ), e kur e pa, e goditi me shpatë dhe ia hoqi kokën. Sa’d b. Ebi Vekkasi kishte dëshirë të madhe që ta mbyste vëllanë e vet, Utben, megjithatë ky nder i takoi Hatibit.
Sehël b. Hunejfe, njëri nga shenjëtarët trima i është betuar Resulullahut gjer në vdekje, dhe kështu luftoi aq rreptë, saqë nuk i interesonte kurrgjë tjetër përveç numrit të mushrikëve, të cilët i ka mbytur ai. Resulullahu edhe vetë e gjuante armikun me shigjeta.
Transmetohet nga Katade b. En Nu’mani, se Resulullahu e tërhiqte harkun, saqë prej përdorimit të madh harku ishte shtrembëruar. Katade e mori për vete, e atij i dha një tjetër. Përmendet, po ashtu, se armiku e ka qëlluar Kataden në sy, dhe syri i ka kërcyer nga zgavra (gollja). Resulullahu e merr atë sy, dhe ia vë në vend. Dhe tani ishte më i hijshëm dhe më i përpiktë se më parë.
Atë ditë të paharrueshme ka luftuar edhe Abdu-r-Rahman b. Avfi, të cilin e kanë qëlluar në mollëz me çrast i ka rënë një dhëmb, ndërsa kishte mbi njëzet plagë. Disa i kishte në këmbë për shkak të të cilave më vonë mbeti i çalë.
Malik bin Sinani - babai i Ebu Seid El-Hudriut e thithte gjakun nga plaga në fytyrën e Resulullahut . Resulullahu i tha: “Pështyje!” Ai u përgjigj: “Pasha Allahun kurrë nuk do ta pështyj.” Pastaj vajti duke luftuar. Resulullahu atëherë tha: “Kush ka dëshi-rë të shohë banorin e Xhenetit, le ta shikojë këtë.” Atë ditë edhe ai ra shehid.
Ummu Amareja drejtpërdrejt ka marrë pjesë në luftë. Ajo iu sul Ibni Kuametit, i cili sulmonte një grup muslimanësh. Ajo e goditi në krah dhe ia bëri një plagë të hapur, kurse ai, me disa goditje me shpatë, e rrahu mirë. I kishte dy parzmore, e kjo e shpëtoi. Ummu Amareja vazhdoi të luftonte. Në trupin e saj kishte dymbëdhjetë plagë.
Musab b. Umejri e ka mbrojtur Resulullahun me trimëri të madhe, veçanërisht kur Ibni Kum’eti u vërsul me shoqërinë e vet. Mus’abi e mbante flamurin musliman me dorën e djathtë, e kur ia prenë atë, e mbante me të majtën. Kur ia prenë edhe të majtën, e vuri në gjoks ku e mbante me mjekër gjersa ra i vrarë. E vrau Ibni Kum’eti duke menduar se ky ishte Resulullahu Mus’abi i përngjante shumë Pejgamberit . Atëherë, Ibni Kum’eti tërë gëzim u thërret mushrikëve: “Muhammedi është vrarë!”
Jehona e lajmit të rrejshëm
Kur Ibni Kum’eti përhapi lajmin e rrejshëm për vrasjen e Muhammedit , ai me shpejtësi të madhe u bart gjatë tërë fushëbetejës, gjë që shkaktoi huti në radhët e muslimanëve. E ndjenin vetën si pa krye dhe të gjymtuar. Por ky lajm shkaktoi huti edhe në radhët e mushrikëve. Ata për një kohë të shkurtër ndërprenë sulmet, duke menduar se tani gjithçka përfundoi dhe se kishin fituar. Për këtë arsye shumica prej tyre i rrotullonin të vdekurit për t’i masakruar.
Resulullahu vazhdon betejën
Kur u vra Mus’abi, Resulullahu ia dorëzoi flamurin Ali b. Ebu Talibit, i cili vazhdoi luftën me tërë fuqinë e vet sikurse edhe as’ha-bët e tjerë. Atëherë Resulullahut i shkoi ndoresh të depërtonte gjer tek ushtria e rrethuar. Kur u afrua, Ka’b b. Maliku e njohu dhe prej gëzimit thërriti: “Gëzohuni, o muslimanë, ja ku është Resulu-llahu.” Resulullahu i dha shenjë të heshtte që të mos e zbulonin mushrikët. Ndërkaq, muslimanët e dëgjuan Ka’bin dhe të gjithë shpejtuan në drejtim të Resulullahut . Rreth tij u mblodhën afro tridhjetë as’habë dhe të gjithë së bashku filluan të tërhiqeshin nga gryka e Uhudit.
Resulullahu depërtonte së bashku me muslimanët, ndërsa mushrikët e forcuan sulmin.
Me gjithë këto sulme, plani për asgjësimin e muslimanëve, dështoi për shkak të manovrimeve të urta të Resulullahut .
Uthman b. Abdullah b. El-Mugire, njëri nga trimat kurejshit, iu afrua Resulullahut e tha: “Nëse ai (Muhammedi) shpëton, unë nuk kam shpëtim.” Resulullahu u kthye të luftonte me të, por kali i këtij mushriku hasi në një gropë. Në atë moment mbi u hodh El-Harith b. Es-Summe, i qëlloi këmbëve dhe e vrau, pastaj shpejtoi pas Resulu-llahut .
Abdullah b. Xhabiri, kalorës mekas dhe trim i madh, i sulet El-Harithit dhe me shpatë e godet rëndë në supe. Muslimanët qenë të detyruar ta bartin më tutje. Këtij krimineli i sulet heroi me turban të kuq - Ebu Duxhane, vringëlloi me shpatë dhe me një goditje të vet-me ia preu kokën.
Gjatë kësaj lufte të vështirë, muslimanët i kaploi një plogështi e lehtë dhe i zuri një gjumë i lehtë. Allahu deshi që në këtë mënyrë të çlodheshin pak. Për këtë na flet Kurani Kerim, kurse Ebu Talha rrëfen: Edhe mua më kaploi gjumi në Uhud e më ra shpata nga dora. Unë e kapa, e ajo përsëri më ra dhe kështu disa herë me ra-dhë.
Në këtë mënyrë, pak nga pak, ky grup muslimanësh hapte shtegun nga gryka e malit për vete dhe për luftëtarët e tjerë, që tërhiqeshin në një vend të sigurt.
Më në fund muslimanët ia kaluan mushrikëve, e vetë Resulullahu ia kaloi Halidit dhe mendjemprehtësisë së tij të famshme.
Pësimi i Ubeje b. Halefit
Ibni Is’haku rrëfen: “Kur Resulullahu arriti në grykën e Uhudit, këtë e arriti Ubeje b. Halefi e tha: “Ku është Muhammedi? Jam betuar se unë nuk kam shpëtim nëse shpëton ai .” Dikush e pyeti Resulullahun : “A të zbavitemi pak me të?” Ai u përgjigj: “Lësho-jeni!” Kur e lëshuan, Resulullahu mori shtizën nga Harith b. Summeit, u dridh, u shkundullua dhe u pezmatua sikurse devja kur e kapin ethet, pastaj e priti Ubejen, ia kërkoi urëzën dhe pikën e dobët mes parzmores dhe qafës dhe e qëlloi me goditje të fuqishme prej së cilës Ubeje u luhat në kalë. Megjithatë, i shkoi ndoresh të kthehej te kurejshët dhe, ndërsa gjaku i rridhte nga qafa, murmu-riti:
Më vrau Muhammedi, pasha Zotin!
Ata iu përgjigjën: Mori fund zemra jote, do të vdesësh, pasha Zotin. E ishe aq i fuqishëm!
Ai tha: Qysh në Mekë Muhammedi më pat thënë: Unë do të të vras. Për Zotin!, vetëm të më kishte pështyrë, do të më mbyste.
Kështu vdiq armiku i Allahut, kurse kurejshët e dërguan në Mekë.
Në një version tjetër të Ebu-l-Esvedit, i cili transmeton nga Urvete, qëndron: Palliste sikurse mëzati e thoshte: Pasha Krijue-sin, po qe se do ti ndodhte këtyre tanëve kështu, të gjithë do të ishin të vdekur.
Talha i ndihmon Pejgamberit
Kur Resulullahu dhe as’habët u tërhoqën në mal, para Resulullahut ishte një gur i madh të cilin nuk mund ta kapërcente, sepse i dhimbnin plagët. Atëherë Talha ia shtriu shpinën, ai hipi mbi të, pastaj mbi gurë dhe kështu e kaloi pengesën. Në këtë rast Resulullahu tha: “Talha b. Ubejdullahu e ka fituar Xhenetin.”
Sulmi i fundit i mushrikëve
Resulullahu , së bashku me muslimanët, u tërhoqën në vend të sigurt, ndërsa mushrikët vendosën të sulmonin përsëri. Ky do të jetë sulmi i tyre i fundit në Uhud. Ibni Is’haku thotë: “Ndërsa Resulullahu ishte në kodër, nga maja e Uhudit Ebu Sufjani iu sul Pejgamberit dhe muslimanëve, i shoqëruar nga Halid b. El-Velidi. Atëherë Resulullahu tha: “O Zoti im, nuk u ka hije atyre të qëndrojnë më lart se ne.”
Kurejshëve u doli pëpara Umer b. El-Hattabi me një grup luftëtarësh dhe i sulmoi ata. Luftuan me ngulm derisa i përzunë nga Uhudi.
Në veprën e El-Megazi El-Emvijjut qëndron se mushrikët kishin hipur në kodër e Resulullahu i tha Sa’dit: “Do t’i sulmojmë ata.” Sa’di tha: “Do t’i detyroj që të kthehen.” “Ti i vetmuar?”, pyeti Resulullahu “Po, unë vetëm”, u përgjigj Sa’di, dhe këtë e përsëriti tri herë. Pastaj e mori shigjetën nga strajca, e goditi njërin mushrik dhe e mbyti. Ai shkoi te i vrari, e mori shigjetën e vet dhe me të qëlloi të dytin dhe e mbyti.
Kështu bëri edhe me të tretin, kurse mushrikët me të shpejtë u lëshuan tatëpjetë Uhudit. Atëherë Sadi tha: Kjo shigjeta ime është me fat! Përsëri e vuri në strajcë dhe e ka mbajtur me vete gjer në vdekje. Pas tij, këtë e morën djemtë e tij.
Masakrimi i shehidëve
Sulmi paraprak ishte i fundit që ndërmorën kurejshët kundër Resulullahut . Ata nuk e dinin me siguri se ç’kishte ndodhur me të, a ishte ende gjallë apo jo. Ndërkaq menduan se beteja mori fund dhe, pasi u kthyen prej Uhudit në luginë, filluan përgatitjet për t’u kthyer në Mekë. Gratë e tyre gjithashtu përgatiteshin për kthim. Ato nuk i përgatisnin sendet e veta, por i rrotullonin shehidët muslimanë, ua prinin veshët, hundën, ekstremitetet, barkun dhe kënaqeshin me këto vepra shtazarake e mizore. Hinda, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjanit, ia hapi kraharorin Hamzës , ia nxori mëlçinë dhe filloi ta përtypte, por kur nuk mundi ta gëlltiste, e pështyu, e pastaj edhe ajo filloi tu priste veshët dhe hundët shehidëve për tu bërë gjerda-në shërbëtoreve të veta.
Gatishmëria e heronjve musliman për të vazhduar luftën
Në çastin e fundit, para përfundimit të betejës, ndodhën dy ngjarje, të cilat tregojnë qartë gatishmërinë e heronjve muslimanë për të vazhduar luftën dhe se sa ishte serioziteti i tyre në rrugën Allahut .
1. Ka’b b. Maliku rrëfen: “Isha në mesin e muslimanëve të cilët e braktisën luftën. Por, kur pashë se ç’ishin duke bërë mushrikët me shehidët muslimanë, u ngrita dhe shkova. Atëherë pashë një mushrik i cili mblidhte mburojat që hidhnin njerëzit duke ikur, e ky thë-rriste: Tubohuni, tubohuni si delet në torishtë! Atëherë pashë një musliman nën mburoje i cili e vështronte këtë mushrik. Shkova pra-pa tij dhe u ndala, duke e krahasuar këtë musliman me atë kafir. Kafiri kishte konstruksionin trupor më të mirë dhe ishte i armatosur më mirë. Prisja se çfarë do të ndodhte.
Kafiri u nis drejt muslimanit, e ky e priti, i ra me shpatë, e ngriti lart dhe e ndau më dysh. Atëherë muslimani e zbuloi fytyrën e tij, e tha: Si të duket kjo, o Kab? unë jam Ebu Duxhane.”
2. Pas përfundimit të betejës, gratë muslimane erdhën në vendin e përleshjes. Enesi rrëfen: “E pash Aishenë, vajzën e Ebu Bekrit, dhe Ummu Sulejmën. Ishin hijerënda, me mëngë të përvjelura bartnin me shkathtësi kënata me ujë në kokë dhe u jepnin të plagosurve të etshëm. Përsëri shkonin, i mbushnin kënatat, vinin, u jepnin ujë të plagosurve dhe gjithnjë kështu.”
Umerit i kujtohet se Ummu Sulejte bartte kënata me ujë të ftohtë në Uhud.
Në mesin e këtyre grave ishte edhe Ummu Ejmenia. Kur pa një grup muslimanësh, të cilët ishin kthyer dhe donin të hynin në Medi-në, mori një grusht pluhur dhe ua hodhi në fytyrë. Disave u bërtiti: Ja, merre furkën e ma jep mua shpatën!
Pastaj shpejtoi në fushëbetejë dhe u jepte ujë të plagosurve. Aty e plagosi Hiban b. El-Arkati me shtizë. U rrëzua përtokë e fustani iu përvil, kurse kafiri, armiku i Allahut, ia dha të qeshurit. Kjo i erdhi vështirë Resulullahut , andaj ia dha Sa’d b. Ebi Vekkasit një shtizë, e cila nuk kishte majë e i tha: “Gjuaje me këtë!”
Sa’di e hodhi shtizën e ajo e qëlloi Hibanin në fyt, me ç’rast u rrëzua e iu zbulua trupi, kurse Resulullahu qeshte aq shumë saqë iu dukeshin nullëzat e dhëmbëve, e pastaj tha: “E hakmori Sa’di, Allahu ia plotësoi lutjen.”
Pas shpëtimit të Resulullahut
Kur Resulullahu u strehua në grykën e Uhudit, Ali b. Ebi Talibi vajti për të mbushur mataren e vet të lëkurës me ujë, nga shtrati i ngushtë në një shkëmb, të cilin e quajnë “Uji i Uhudit”. Nga ky shtrat pinin ujë bagëtia. Aliu i solli Resulullahut për të pirë prej këtij uji, e ai ndjeu një shije të çuditshme, andaj e nxori nga goja. Me atë ujë lau vetëm gjakun nga fytyra dhe lagu kokën, e tha: “Do të shtohet hidhërimi i Allahut ndaj atij që e përgjaku fytyrën e Resulu-llahut .
Sehli, njëri nga as’habët, thotë: “Pasha Allahun, unë e di se kush ia ka larë plagët Resulullahut , kush i ka dhënë ujë dhe me çfarë e kanë shëruar.”
Fatimja, vajza e tij, e ka larë atë.
Aliu i ka dhënë ujë.
Kur Fatimja vërejti se pas larjes përsëri i rridhte gjak, mori një copë pëlhurë, e ndezi atë dhe ia vuri në plagë, e kështu gjaku u ndal.
Te Resulullahu vajti Muhammed b. Mesleme me ujë të pijshëm e të ftohtë, e Resulullahu piu gjersa u ngop dhe iu lut Allahut ta shpërblente Meslemen me të mirë.
Resulullahu fali namazin e drekës ulur, sepse nuk mund të qëndronte në këmbë për shkak të plagëve. Të gjithë muslimanët e pranishëm u falën pas tij ulur.
Shpirtligësia e Ebu Sufjanit pas betejës
Kur mushrikët u përgatitën për tu kthyer në Mekë, Ebu Sufjani qëndronte në këmbë dhe vështronte Uhudin, vendin ku ishin muslimanët. Ai filloi të thërriste: A është Muhammedi në mesin tuaj? Askush nuk iu përgjigj. Ai përsëri pyeti: A është në mesin tuaj Ibni Ebi Kuhafeti (Ebu Bekri)? As kësaj here nuk iu përgjigj askush. Ai pyeti për të tretën herë: A është në mesin tuaj Umer b. Hattabi? Përsëri nuk iu përgjigj askush, sepse Resulullahu nuk e lejonte këtë. Ebu Sufjani më nuk pyeti për askënd sepse e dinte mirë, si ky ashtu edhe populli i tij, se këta ishin shtyllat e Islamit. Ebu Sufjani përsëri bërtiti: “Nëse nuk gjenden këta tre, ju të tjerët nuk na interesoni fare.”
Umeri nuk mundi më të duronte e tha: O armiku i Allahut, që të tre, të cilët i thirre, janë gjallë. Allahu i ka lënë ata në jetë, për shkak të të cilëve ti do të jesh i pikëlluar. Ebu Sufjani tha: Disa prej të vdekurve tuaj janë masakruar, unë nuk e urdhërova këtë, por kjo nuk më pikëllon aspak.
Pastaj tha: Hubeli (idhull) është i madh. Resulullahu i pyeti shokët e vet: “A nuk do t’i përgjigjeni?” “E çka t’i themi?”
Thuani: “Allahu është më i madh dhe më i fuqishëm.” Ebu Sufjani tha: “Ne kemi Uzan (idhull) e ju nuk keni.” Resulullahu i tha shokëve: “Thoni - Allahu është Zoti ynë, e ju nuk keni Zot. Sufjani tha: Tani u hakmorëm. Kjo ditë është për ditën e Bedrit. Lufta është me fat të ndryshueshëm.
Umeri u përgjigj: Nuk jemi të barabartë, të vrarët tanë do të hyjnë në Xhenet, kurse tuajt do të hyjnë në zjarr.
Ebu Sufjani bërtiti: Dil para meje, o Umer! Resulullahu i tha Umerit: “Shko e shih se ç’do?” Umeri doli, e Ebu Sufjani e pyeti: “Të përbej me Allahun, o Umer, a e kemi mbytur Muhammedin?” Umeri bërtiti: “Pasha Allahun, jo! Ja ku është këtu dhe po dëgjon se ç’po thua ti.” Ebu Sufjani tha: “Për mua ti je më i sinqertë e më i ndershëm se Ibni Kum’eti.”
Marrëveshja për pjekje në Bedër
Ibni Is’haku thotë: “Kur Ebu Sufjani u nis me njerëzit e vet, tha: “Të piqemi pas një viti në Bedër?” Resulullahu i tha njërit prej as’habëve: “Thuaj: “Po, mes nesh është bërë marrëveshja për pje-kje.”
Mbikëqyrja e qëllimeve të mëtejshme të kurejshëve
Resulullahu i tha Ali b. Ebi Talibit: “Shko pas gjurmëve të tyre dhe shih se ç’janë duke bërë dhe çfarë synojnë. Nëse kanë zbritur nga kuajt e i kanë hipur deveve, atëherë kanë vendosur të kthehen në Mekë. Por, nëse i kanë hipur kuajve e devetë i kanë prapa, atëherë kanë vendosur të shkojnë në Medinë. Pasha Krijuesin, nëse e kanë ndërmend Medinën, do të shkojmë pas tyre, e atëherë do të luftojmë me ta.
Aliu rrëfen: Unë u nisa pas gjurmëve të tyre të shihja se çbënin. Ata i kishin hipur deveve dhe ishin nisur për në Mekë.
Identifikimi i të vrarëve dhe i të plagosurve
Pasi kurejshët shkuan, muslimanët u shpërndanë nëpër fushëbe-tejë për të kërkuar të vrarët dhe të plagosurit e tyre të afërm.
Zejd b. Thabiti tregon: “Resulullahu më dërgoi për të kërkuar Sa’d b. Rebian, që t’i përcillja selamin e tij dhe ta pyesja se si ndih-ej. U nisa për ta kërkuar në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve. E gjeta duke dhënë shpirt. Ishte i plagosur shtatëdhjetë herë, me shpata, me shigjeta dhe me shtiza. Unë i thashë: “O Sa’d, Resulu-llahu të dërgon selam dhe të pyet se si ndihesh?” Ai u përgjigj: “Dërgoja selamin tim Resulullahut dhe përcillja fjalët e mia: “O Pejgamber i Allahut, unë jam mirë dhe po e ndiej erën e Xhenetit. Dhe porositi ensarët, popullin tim: Nuk do të keni kurrfarë arsyeti-mesh para Allahut nëse i bëjnë diçka (mushrikët) Resulullahut , përderisa ekziston dikush i gjallë prej nesh.” Pas këtyre fjalëve dha shpirt.”
Në mesin e të plagosurve gjetën Amër b. Thabitin, i cili ende jepte shenja jete. Më herët e thirrnin në Islam, por ai nuk pranonte. Tani kur e panë këta e pyetën: Çtë solli këtu, dashuria ndaj popu-llit tënd apo ndaj Islamit? Ai u përgjigj: Dëshira për Islam. I besoj Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Pastaj luftova në anën e Resulu-llahut , gjersa më gjeti kjo që më gjeti.” Pastaj dha shpirt. As’ha-bët i treguan Resulullahut për të, e ai tha: “Amër b. Thabiti është Xhenetli.” Ndërsa Ebu Hurejra thotë: “Ai kurrë nuk e ka falur ndonjë namaz.”
Në mesin e të plagosurve gjetën edhe Kuzmanin, i cili vetë i kishte vrarë shtatë apo tetë mushrikë. E panë të palëvizshëm nga plagët, e pastaj e dërguan në shtëpi të Beni Zuferëve. Muslimanët i jepnin kurajo, e ai tha: Pasha Allahun, kam luftuar me gjithë zemër për origjinën fisnike të farefisit tim. Po të mos ishte kjo as që do të luftoja. Kur e shtrënguan plagët u ther në fyt dhe vdiq.
Kur e pyetën Resulullahun për të, ai tha: “Ai do të hyjë në zjarr. Ky do të jetë fati i të gjithë luftëtarëve të vrarë, të cilët kanë luftuar në emër të patriotizmit, ose në emër të çfarëdo qëllimi tjetër, e jo në emër të Allahut, madje edhe nëse luftojnë nën fla-murin e Islamit, madje edhe më tepër se kjo, edhe nëse luftojnë në ushtrinë e Resulullahut dhe as’habëve të tij.”
Përkundër kësaj, në mesin e muslimanëve të vrarë ishte edhe një hebre, nga fisit Benu Thalebe. Ai ditën e Uhudit i tha popullit të vet: “O hebrenj, duhet ta dini se e kemi borxh ti ndihmojmë Muha-mmedit! Ata u përgjigjën: Por sot është ditë e shtunë. Ai u përgjigj: Sot është e shtunë vetëm për ju. Pastaj ai mori shpatën dhe pajisjen e vet, e tha: Nëse vritem, tërë pasurinë time ia lë Muhammedit, le të bëjë me të çfarë të dojë. Mandej hyri në luftë dhe luftoi në anën e muslimanëve me tërë fuqinë që pati, gjer në frymën e fundit. Resulullahu ka thënë për të: “Ai është hebreu më i mirë.”
Tubimi dhe varrimi i shehidëve
Resulullahu mbikëqyrte me kujdes tubimin e shehidëve. Ai tha: “Unë do të dëshmoj për këta njerëz. Çdonjëri prej këtyre që është plagosur në emër të Allahut, kur të ringjallet në Ditën e Gjykimit, plaga e tij do të skuqet sikurse gjaku, e do t’i vijë era misk.”
Disa as’habë i bartën shehidët e vet në Medinë. Kur Resulullahu dëgjoi për këtë, urdhëroi që t’i kthenin mbrapsht dhe t’i varrosnin në vendin e luftës.
Mos t’i pastrojnë dhe mos tua zhveshin teshat, vetëm të largojnë sendet e metalta (parzmoren, mburojën, armët) dhe sendet prej lëkurës (jelekun, rripin, këpucët etj.)
I varrosnin nga dy apo nga tre vetë në një varr. Bile nga dy vetë i mbështillnin në një qefinë (batanie, çarçaf etj.). Pastaj pyesnin: Cili prej tyre ka ditur më tepër Kuran përmendsh? Nëse tregonin për ndonjërin, atëherë më së pari atë e lëshonin në varr (pak të ndarë në varrin e përbashkët).
Resulullahu tha: “Në Ditën e Gjykimit unë do të bëhem dëshmitar për këta shehidë.”
Kështu u varrosën së bashku në një varr Abdullah b. Amër b. Harami dhe Amër b. El-Xhumehi, sepse ishin miq të mirë.
As’habët e humbën tabutin e Handhales, dhe duke e kërkuar, e panë atë në tokë, ndërsa prej tij rridhte ujë. E lajmëruan Resulu-llahun për këtë, e ky i tha se engjëjt e kishin larë atë. Pastaj u tha që të informoheshin për të te familja e tij. Ata e pyetën gruan e tij e ajo u rrëfeu ngjarjen në lidhje me ta dhe shkakun përse engjëjt e kishin larë. Për këtë arsye Handhale quhej i pastruari nga engjëjt.
Kur Resulullahu e pa se ç’i kish ndodhur Hamzës, xhaxhait të tij dhe vëllait të tij nga qumështi, u pikëllua shumë. Kur erdhi Safija, motra e Hamzës, pati dëshirë ta shihte, por Resulullahu i urdhëroi të birit të saj që t’ia kthente mendjen, që mos e lejonte të shihte se ç’i kish ndodhur vëllait të saj. Mirëpo ajo tha: “Jo, jo, unë kam dëgj-uar se çfarë i ka ndodhur tim vëllai. Flijimi i tij është në emër të Allahut , andaj edhe fatkeqësia e tij është në emër të Allahut . Ne gjithsesi do të jemi të durueshëm, nëse do Allahu.” Pastaj ajo u afrua dhe e shikoi atë. Falej për të dhe e luste Allahun që t’ia falte mëkatet.
Pastaj Resulullahu urdhëroi që ta varrosnin me Abdullah b. Xhahshin - djalin e motrës së tij dhe vëllanë nga qumështi.
Ibni Mes’udi rrëfen: “Kurrë deri atëherë nuk e kemi parë Resulullahun të qante aq shumë, sikurse për Hamza b. Abdul-Muttalibin. Resulullahu e ktheu nga Kibla dhe ia fali xhenazen. Qante me dënesë gjersa lotët i rridhnin curril.
Skena e varrimit të shehidëve ishte tejet e rëndë. Prej dhimbjes dhe pikëllimit njeriut i shkundulloheshin mushkëritë. Hababi rrëfen: Hamzën nuk kishim me çka ta mbështillnim, përveç pelerinës së tij të përhimtë. Kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. Më në fund kokën ia mbuluam me pelerinë, kurse këmbët me gjeshtër (lloj bime).
Abdu-r-Rahman b. Avfi rrëfen: Ishte vrarë një trim më i mirë se unë Musab b. Umejri. E mbështollën me pelerinën e vet. Kur ia mbulonin kokën i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonin këmbët i zbulohej koka.” Ngjashëm me këtë transmeton edhe Hababi, i cili shton: “Na ka thënë Resulullahu mbulojani kokën (me pelerinë), e këmbët mbulojani me gjeshtër aromatike.”
Resulullahu i drejtohet Allahut me dua
Imam Ahmedi transmeton ndodhitë në Uhud, pas vajtjes së mushrikëve, e thotë: “Resulullahu u tha njerëzve: “Radhituni që të lusim Allahun ”. Ata u radhitën pas tij, e ai filloi të këndonte duanë:
O Zoti im, Ty të takon çdo falënderim. Askush nuk mund tia marrë jetën askujt nëse i është caktuar të jetojë, e askush nuk mund tia vazhdojë jetën, nëse i ka ardhur çasti i vdekjes, përveç Teje. Nuk ka shpëtim e as përudhje për ata të cilët Ti i ke lënë në humbje, e as që mund të humbë ai, të cilin Ti e ke përudhur. Askush kurrkujt nuk mund tia japë atë që Ti nuk ia ke dhënë, e as tia marrë atë që Ti ia ke dhënë. Askush nuk mund të të afrohet Ty, nëse Ti e ke larguar nga Vetja, e as ta largojë nga Ti, nëse Ti e ke afruar atë.
O Zoti im, stërmbushna ne me bereqetin, me mëshirën, me mirësinë dhe me furnizimin Tënd. O Zoti im, të lutem për jetë me plot begati Tuaja, të cilat nuk do të ndërpriten dhe nuk do të zhduken. Të lutem, o Zot, të më ndihmosh në çastet e vështira dhe për siguri në çastet e frikës. Te Ti mbështetem, o Allahu im, nga të gjitha llojet e të këqijave, të ditura e të paditura.
O Zoti ynë, na bëj të këndshëm imanin dhe me atë stolisi zemrat tona, dhe na bëj ta urrejmë pabesimin, mëkatet dhe padëgjesën. Na udhëzo në rrugën e drejtë. Kur na vjen çasti i vdekjes, na mundëso të vdesim si muslimanë dhe të ringjallemi si muslimanë. Na mundëso ti shoqërohemi robërve Tuaj të mirë, të cilët nuk janë të turpëruar e as të sprovuar.
O Zoti im, mbyti jobesimtarët të cilët thonë se Pejgamberët e Tu janë gënjeshtarë dhe të cilët i largojnë njerëzit nga rruga Jote. Lëshoje mbi ta hidhërimin Tënd dhe ndëshkimin Tënd.
O Zoti im, mbyti jobesimtarët, të cilëve u është dhënë Libri, e nuk e besojnë Allahun.”
Kthimi në Medinë dhe pritja
Pasi muslimanët i varrosën shehidët dhe Resulullahu e mbaroi duanë kolektive, të gjithë së bashku u nisën për në Medinë. Gjatë rrugës Resulullahu përjetonte skena të papara të përzemërsisë, të butësisë, të kujdesit dhe të dashurisë nga gratë muslimane, njësoj siç pat përjetuar nga muslimanët gjatë luftës.
Gjatë rrugës e priti Hamna, e bija e Xhahshit, të cilën e lajmëruan se i ishte vrarë i vëllai - Abdullah b. Xhahshi. Ajo u përmbajt dhe iu drejtua Allahut . Pastaj i treguan se i ishte vrarë edhe daja - Hamza b. Abdul-Muttalibi, e ajo përsëri u përmbajt dhe iu drejtua Allahut . E, kur i lajmëruan se edhe burri i ishte vrarë - Mus’ab b. Umejri, atëherë klithi dhe ia plasi vajit. Për këtë gjest, Resulullahu tha: “Burri ka vend të posaçëm te gruaja.”
Resulullahu kaloi afër një gruaje të fisit Benu Dinar. Në Uhud i ishte vrarë burri, vëllai dhe babai. Kur e informuan për këtë, ajo pyeti: “E Resulullahu , si është ai?” Iu përgjigjën: “Ai është mirë, ai është mirë, falënderimi i qoftë Allahut, ashtu siç dëshiron edhe ti.” Ajo tha: “Më tregoni ku është! Dua ta shoh!” Ata i treguan, e ajo kur e pa tha: “Çdo fatkeqësi e cila është shmangur nga ti është më e vogël.”
Te Resulullahu erdhi nëna e Sa’d b. Mu’adhit së bashku me të. Ai e drejtonte kalin e vet për freri, e i tha Resulullahut : “O Pejgamber i Allahut, kjo është nëna ime.” Resulullahu u përgjigj: “Mirë se erdhe.” U ngrit nga ajo dhe i shprehu ngushëllim për djalin e vrarë - Amër b. Mu’adhin. Ajo tha: “Pasi po e shoh se ti je mirë, fatkeqësia më është menjëherë më e vogël.”
Atëherë Resulullahu e luti Allahun për të vrarët në Uhud, e tha: “O nëna e Sa’dit, bëhu e gëzueshme dhe gëzoi familjet e të vrarëve, sepse shehidët e tyre të gjithë së bashku do të shoqërohen në Xhenet. Ata të gjithë do të angazhohen tek Allahu për familjet e tyre.”
Ajo u përgjigj: “Ne jemi të kënaqur o Pejgamber i Allahut. Kush do të qante më për ta pas kësaj që the?” Pastaj tha: “O Pejgamber i Allahut, lutu edhe për ata që kanë mbetur pas tyre (familjet).” Ai tha: “O Zoti im, dëboje pikëllimin nga zemrat të tyre, zvogëloje fat-keqësinë e tyre dhe bëhu i mirë për ata që shehidët i kanë lënë pas vetes.”
Resulullahu në qytet
Resulullahu u kthye në Medinë të shtunën në mbrëmje më 7 shevval të vitit 3 h. Kur hyri në shtëpi, vajza e tij, Fatimja, ia mori shpatën, e Resulullahu tha: “Laje gjakun nga shpata, vajza ime, ajo sot ka shërbyer mirë.” Edhe Ali b. Ebi Talibi tha: “Laje gjakun nga kjo shpatë, ajo edhe mua sot më ka shërbyer mirë.” Resulullahu i tha Aliut: “Ti sot ishe luftëtar i vërtetë, por edhe Sehël b. Hanife dhe Ebu Duxhane.”
Të vrarët nga të dy palët
Të gjitha transmetimet autentike flasin për shtatëdhjetë musli-manë të vrarë në Uhud. Shumica prej tyre ishin ensarë. Prej tyre janë vrarë gjashtëdhjetë e pesë. Dyzet e një hazrexhasë e njëzet e katër evsasë. Është vrarë një hebre dhe vetëm katër muhaxhirë.
Prej mushrikëve në Uhud janë vrarë njëzet e dy vetë. Por, pas llogaritjeve të sakta dhe pas studimit detajor të shumë veprave mbi këtë betejë, dhe Sireve të ndryshme, ku janë cekur edhe emrat e mushrikëve të vrarë, arrijmë tek të dhënat se në Uhud janë vrarë tridhjetë e shtatë mushrikë, e jo njëzet e dy. Këtë më së miri e di Allahu .
Nata shqetësuese në Medinë
Natën e parë në Medinë muslimanët e Uhudit e kaluan në shqetësim të madh. Më 8 shevval të vitit 3 h., ende ishin nën përshtypjen e madhe të luftës dhe të të vrarëve. Ranë të lodhur, por edhe me drojtje të madhe e me sigurimin e madh të qytetit, duke iu frikësuar befasive të reja. Kryesorja për ta ishte ruajtja e Resulullahut dhe të ishin të kujdesshëm.
Ekspedita në Hamrau-l-Esedi
Resulullahu atë natë u shtri në shtrat duke menduar për situatën në të cilën gjendeshin muslimanët. Frikësohej se mos mushrikët do të ndërmerrnin diçka tjetër, veçanërisht duke pasur para-sysh se beteja e Uhudit nuk u solli kurrfarë leverdie e as ndonjë fa-më. Janë të detyruar që në një anë tjetër të kërkojnë satisfaksion, ndoshta do të tentonin ta sulmonin Medinën, që nuk do të ishte mirë. Ndaj vendosi të nisej pas ushtrisë mekase, e cila ende ishte në rrugë e sipër.
Pjesëmarrësit e ekspeditës rrëfejnë se Resulullahu u urdhëroi njerëzve që të përgatiteshin për t’u ballafaquar me armikun. Kjo ndodhi në mëngjes, më 8 shevval të vitit 3 h. Resulullahu tha se me ta mund të vinin vetëm ata që kishin luftuar në Uhud. Abdullah b. Ubeje pyeti: “A mund të vij me ty, o Pejgamber?” “Jo”, u përgjigj Resulullahu .
Muslimanët iu përgjigjën thirrjes së Resulullahut edhe pse ishin të plagosur dhe kishin frikë të madhe. Ata thanë: “Të dëgjojmë dhe të bindemi ty!” Xhabir b. Abdullahu iu drejtua Resulullahut me këto fjalë: “O Pejgamber i Allahut, ti e di se unë nuk kam dëshirë që të shkosh diku e unë të mos jem afër teje. Por babai më ka lënë amanet vajzat në mbikëqyrje, megjithatë të lutem që të më lejosh të vij me ty.” Resulullahu e lejoi.
Resulullahu u nis së bashku me muslimanët. Kur arritën në Hamrau-l-Esedi, tetëdhjetë kilometra larg Medinës, vendosën të pu-shonin aty.
Në Hamrau Resulullahut i doli përpara Ma’bed b. Ebi Ma’bed El-Huza’ai dhe e pranoi Islamin. Disa thonë: “Ka qenë mushrik, por, megjithatë, gjatë lidhjes së marrëveshjes për paqe me huza’atët dhe me benu hashimitët, ishte këshilltar i Resulullahut ”. Ai tha: “O Muhammed, na erdhi keq, për Zotin!, kur dëgjuam se ç’të ndodhi ty dhe shokëve tu. Dëshiruam që Allahu të të kthejë shëndetin dhe të të forcojë.”
Resulullahu i urdhëroi të nisej pas Ebu Sufjanit dhe ta provokonte atë. Dyshimet dhe drojtjet e Resulullahut nga sulmi i sërishëm i mushrikëve nuk ishin të pabaza.
Kur mushrikët e braktisën Uhudin dhe u nisën për në Mekkë, u ndalën në Rehva, tridhjetë e gjashtë milje larg Medinës. Aty analizuan betejën e Uhudit dhe erdhën në përfundimin se nuk kishin bërë ndonjë gjë të mençur. Muslimanëve u shkaktuan dhembje dhe viktima, e pastaj u nisën për në shtëpi duke e lënë udhëheqjen muslima-ne, rreth të cilëve përsëri do të tuboheshin njerëzit. Për këtë arsye disa thanë: Të kthehemi e ti shkatërrojmë ata!
Si duket, ky mendim ishte sipërfaqësor, sa për të larë gojën, sepse shumica prej tyre ishin të lodhur e të rraskapitur, andaj nuk i dhanë aq rëndësi këtij propozimi. Veçanërisht kurejshëve iu kundërvu njëri prej kryeparëve të tyre, Safvan b. Umejje. Ai tha: O po-pull, mos veproni kështu, kam frikë se kundër jush do të ngrihen edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në Uhud. Kthehuni në Mekë e fitorja është juaja. Nuk jam i sigurt se, nëse nisemi për ta sulmuar Medinën, fitorja juaj do të shndërrohet në humbje.
Këtë mendim e kundërshtuan shumë smirëzi, andaj ushtria mekase u ngrit dhe u bë gati për tu nisur në Medinë. Por, para se Ebu Sufjani të nisej me ushtrinë e vet, e sulmoi Mabed b. Ebi Mabed El-Huzaai. Ebu Sufjani nuk e dinte se ky e kishte pranuar Islamin, andaj e priti e i tha: Kush janë ata prapa teje, përse je me ushtri, o Mabed? Mabedin tashmë e kishte rrëmbyer nervoziteti luftarak dhe dëshira për betejë, andaj papritmas tha: Muhammedi me ushtrinë e vet, së cilës nuk i dihet as numri. Është duke thirrur në përleshje. Do tju shkatërrojë tërësisht. Atij iu janë bashkuar edhe të gjithë ata të cilët patën munguar në Uhud, të dëshpëruar dhe të penduar që nuk morën pjesë në betejë. Janë të hidhëruar dhe të mllefosur kundër jush si kurrënjëherë më parë.
Ebu Sufjani tha: Vaj halli për ty, çje duke thënë? E çthua ti, çduhet të bëj unë?
Mabedi tha: Mendoj se nuk duhet të shkosh derisa të shohësh pluhurin nga kuajt, ose derisa nuk paraqitet pararoja e ushtrisë prapa kësaj majeje.
Ebu Sufjani tha: Ne, për Zotin!, u morëm vesh që ti sulmojmë e ti shkatërrojmë ata.
Mabedi tha: Unë të këshilloj të veprosh kështu.
Atëherë u lajmëruan edhe prijësit e tjerë kurejshitë, të cilët tanimë i kishte kapluar lemeria dhe frika. Si të vetmen rrugëdalje shihnin ikjen dhe kthimin në Mekë. Por armiqësia e Ebu Sufjanit nuk pushonte. Andaj ndërmori një luftë të llojit tjetër kundër muslima-nëve, dhe atë menjëherë, para se të arrinte në Mekë. Duhet ti frikë-sonin muslimanët në mënyrë që të hiqnin dorë nga ndjekja e mëtej-shme, gjersa këta vetë nuk shpëtojnë. Në atë çast, atypari kalonte karvani i Abdul-Kajsit, i cili udhëtonte për në Medinë. Ebu Sufjani tha: A dëshironi tia dërgoni Muhammedit një porosi prej meje, e unë do tju mbush devetë tuaja me hurma e me rrush të thatë në Ukadh (panagjyr), kur të vini në Mekë? Ata u përgjigjën: Po. Ebu Sufjani tha: I thoni Muhammedit se ne jemi tubuar që të gjithë dhe jemi nisur për ta shkatërruar atë dhe shokët e tij.
Më vonë ky karvan kaloi pranë Resulullahut dhe shokëve të tij në Hamrau-l-Esed, dhe ua përcollën porosinë e Ebu Sufjanit, duke shtuar: “Ata janë nisur te ju me një numër të madh luftëtarësh, pra, ruhuni!” Muslimanët nuk u dorëzuan. Në zemrat e tyre u shtua imani. Prej këtyre fjalëve ata u bënë edhe më të fuqishëm, e thanë: ...Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm. Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të Allahut. Nuk i goditi kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e Allahut, e Allahu është i mirë pa masë. (Ali Imran: 173-174)
Resulullahu të dielën e kaloi në Hamrau-l-Esedi, pastaj të hënën, të martën dhe të mërkurën, ose më 8, 9, 10 dhe 11 shevval të vitit 3 h. Mandej u kthye në Medinë.
Gjatë kthimit Resulullahu zuri rob Ebu Izzet El-Xhumehin - njeriun i cili pat qenë në mesin e të robëruarve në Bedër, e që e kishte liruar vetë Resulullahu meqë ishte i varfër dhe kishte shumë vajza. E pat liruar me kusht që të mos nxiste askënd kundër tij. Por ky e mashtroi dhe e tradhtoi Resulullahun , sepse me versetet e veta filloi t’i inkurajonte dhe t’i nxiste njerëzit në kryengritje kundër Resulullahut dhe muslimanëve. Kur e zuri përsëri Resulullahu ai tha: “O Muhammed, më lësho dhe më lër t’i kthehem vajzave të mia, e unë ta jap fjalën se kurrë më nuk do të veproj ashtu si kam vepruar më parë.” Resulullahu i tha: “Kurrë nuk do të shëtitësh më rrugëve të Mekës e të thuash: “E mashtrova Muhammedin dy herë!” Besimtarin nuk guxon ta kafshojë gjarpri dy herë nga zgavra e njëjtë.” Pastaj Resulullahu i urdhëroi Zubejrit apo Asim b. Thab-itit, që t’ia priste kokën.
Gjithashtu dënoi me vdekje edhe një spiun mekas, Muavi b. Mugire b. El-Asin, gjyshin e nënës së Abdul-Malik b. Mervanit. Ja se si ndodhi kjo: Kur mushrikët u kthyen nga Uhudit, Muaviu vajti tek Uthman b. Affani , të cilin e kishte xhaxha, që të angazhohej te Resulullahu për të. Uthmani e bëri këtë, e Resulullahu i fali, por iu kërcënua se, në qoftë se pas kësaj e sheh se tubohen grupe të vogla njerëzish-spiunë, më tepër se tre vetë në një grup, do ta asgjësonte. Kur Resulullahu doli nga Medina, Muaviu organizonte treshe spiunësh, të cilët punonin për kurejshët. Kur dëgjoi se Resu-lullahu ishte duke u kthyer, iku nga Medina. Resulullahu i urdhë-roi Zejd b. Harithit dhe Amër b. Jasirit që ta gjenin dhe ta vritnin, çka edhe e bënë. Siç shihet, kjo ekspeditë në Hamrau ishte vetëm vazhdim i Uhudit, e jo betejë e posaçme. Kjo paraqet përfundimin e Uhudit dhe njërën nga anët e ndritshme të saj.
Kjo ishte beteja në Uhud me të gjitha imtësitë dhe detajet. Një kohë të gjatë, shumë të gjatë, vëzhguesit kanë hulumtuar për një fjalë të drejtë - a ka qenë kjo humbje apo jo?
Pa dyshim, epërsia ushtarake në pjesën e dytë të betejës ishte në anën e mushrikëve. Ata dominuan me situatën në fushëbetejë.
Në anën e muslimanëve pati viktima të shumta dhe humbje të mëdha. Një grup muslimanësh pësoi humbje të vërtetë.
Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra, të cilat na frenojnë të deklarojmë se mushrikët kanë fituar dhe kanë pushtuar.
Qëndron fakti se mushrikët mundën ta pushtonin territorin ku u zhvillua lufta. Gjithashtu, një numër i madh i luftëtarëve muslimanë qëndruan në fushëbetejë, me gjithë rrethimin e madh e të fuqishëm dhe hutinë e përgjithshme në radhët e tyre, të cilët u konsoliduan vetëm pas tubimit rreth kuadrit komandues dhe vendkomandës.
Mushrikët nuk patën sukses ta mbysnin apo te zinin komandën kryesore, e cila u tërhoq me kohë.
Asnjë luftëtar medinas nuk u zu rob prej mushrikëve.
Mushrikët nuk patën kurrfarë dobie materiale nga beteja.
Mushrikët nuk tentuan ti sulmonin muslimanët në Hamrau-l-Esed, edhe pse ushtria e tyre ishte në fushim.
Mushrikët nuk qëndruan në fushëbetejë një, dy apo tri ditë, siç ishte zakon i ngadhënjyesit në atë kohë, por u ngutën të ktheheshin duke braktisur fushëbetejën para se ta lëshonin muslimanët.
Nuk e sulmuan Medinën për ta plaçkitur dhe nënshtruar edhe pse ishte në prag të Uhudit, tërësisht e hapët dhe pa ushtarë.
Të gjitha këto konfirmojnë se ajo që arritën kurejshët mushrikë, nuk është asgjë tjetër, përveç gjasës për ti shkaktuar muslimanëve viktima të mëdha, e që e shfrytëzuan në momentin e dhënë. Plani për shkatërrimin e ushtrisë muslimane, e cila u gjend në rrethim to-tal, iu dështoi tërësisht.
Duhet theksuar se shumë pushtues kanë përjetuar kësi lloj humbjesh siç ishte kjo e muslimanëve. E, në të vërtetë, a ishte kjo humbje apo fitore? Pa dyshim, që të dyja.
Kthimi i shpejtë i Ebu Sufjanit në Mekë, dëshmon se ai ishte frikësuar shumë nga dështimi ushtarak, sepse hoqi dorë prej sulmit në Medinë për shkak të pranisë së ushtrisë muslimane në Hamrau-l-Esed.
Më në fund, kjo betejë është një lloj lufte e pambaruar në të cilën secila palë pati sukseset dhe mossukseset e veta, e pastaj çdo-njëra hoqi dorë nga lufta e mëtejshme pa ikur dhe pa ia lënë armikut territoret e veta. Ja, për këtë arsye kjo është një luftë e papërfun-duar. Në këtë na udhëzon Allahu me fjalët e Tij: “Mos u demora-lizoni duke kërkuar armikun, nëse ju duroni dhembje, edhe ata durojnë dhembje sikurse ju, përveç kësaj ju shpresoni tek Allahu atë që ata nuk shpresojnë. E Allahu i di të gjitha dhe është i urtë.” (En-Nisa: 104)
Allahu krahason njërën palë me tjetrën në humbjet e përjetuara, në viktima, në vuajtje dhe në dhembje, që konfirmon se të dyja palët kanë qenë përafërsisht në situatë të njëjtë dhe se janë ndarë pa fitore.
Kurani për betejën e Uhudit
Për Uhudin na flet Kurani, i cili ndriçon çdo shkallë të kësaj beteje, pjesë-pjesë, dhe i komenton shkaqet për të cilat kanë rënë viktima të shumta. I shkoqit dobësitë, të cilat besimtarët nuk i kishin kapërcyer e që kanë qenë të obliguar ti tejkalojnë në këso situata të vështira, nëse jo për diçka tjetër, atëherë për shkak të parimeve të larta fisnike, në të cilat mbështetet ky umet (popull), ndryshe nga të tjerët.
Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë...” (Ali Imran: 110)
Kur’ani flet për pozitën e munafikëve (hipokritëve). Ai i ka zbuluar ata dhe i ka nxjerrë sheshazi armiqësitë e fshehta ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Në këtë mënyrë Kur’ani ka eliminuar çdo dyshim i cili ua brente zemrat muslimanëve të dobët, e që gjithnjë i ushqenin këta munafikë dhe vëllezërit e tyre hebrenj, autorë të kao-seve dhe të intrigave. Kurani konfirmon disa dispozita dhe qëllime lavdëruese, të cilat kanë rezultuar nga kjo betejë.
Lidhur me temën e Uhudit janë shpallur gjashtëdhjetë ajete në suren Ali Imran, duke filluar prej fillimit të betejës: E kur ti nxitove herët në mëngjes, duke e lënë familjen tënde, për tua caktuar besimtarëve pozitat luftarake. (Ali Imran: 121), që në fund të jep një koment të thukët për rezultatet dhe mesazhet e kësaj beteje. Allahu i Lartësuar thotë: Allahu nuk do ti lë të përzier besimtarët me munafikët, por do ti ndajë të këqijët prej të mirë-ve. Allahu nuk do tua zbulojë atë çka është e fshehur, por Ai për këtë zgjedh kë të dojë nga Pejgamberët e Vet, prandaj besoni Allahun dhe Pejgamberët e Tij, e nëse besoni e i frikësoheni Alla-hut, ju pret shpërblim i madh. (Ali Imran: 179)
Instruksionet dhe porositë e betejës
Ibnu-l-Kajjumi flet gjerësisht për të gjitha detajet e betejës së Uhudit. Ai thotë: Dijetarët kanë thënë: Ngjarja në Uhud dhe mësimet që i kanë nxjerrë nga kjo betejë, pastaj dispozitat hyjnore që kanë rezultuar në këtë rast, janë vërtet madhështore.
Ja disa prej tyre:
- Muslimanëve u vihen në dukje gjërat e këqija për shkak të mosdëgjesës;
- Shkaktimi i fatkeqësisë për shkak të mospërfilljes së urdhë-rave, siç ndodhi atëherë kur shigjetarët e thyen urdhrin e Resulu-llahut që të mos i braktisnin pozitat e tyre. Është zakon te të gjithë Pejgamberët që t’i sprovojnë ithtarët e vet në vepër, për padëgjesë ka pasur ndëshkime kurse për dëgjesë, shpërblime. Për shkak të kundërvajtjes pasoi humbja, kurse për shkak të konsekue-ncës në urdhër - fitorja. Sikur të mos ndodhte kështu, por gjithnjë të fitonin, atëherë në radhët e besimtarëve, mumminëve do të fute-shin edhe nga ata, të cilët nuk i takojnë këtyre. Atëherë do të ishte shumë vështirë të dallohej i sinqerti dhe i pasinqerti. Ndërkaq, nëse gjithnjë do të humbnin, atëherë pejgamberia nuk do të kishte pasur arsyen e vet. Urtësia e Allahut ka paraparë që të ndodhë edhe njëra edhe tjetra për atë që të veçohet e vërteta nga gënjeshtra. Dihet shumë mirë se hipokrizia është veçori e fshehur e dyfytyrë-shve - munafikëve, të cilët vetëm mendjehollët i zbulojnë. Në Uhud hipokrizia doli në sipërfaqe edhe me fjalë edhe me vepra, ndërsa fshehtësia doli në faqe të botës;
- Muslimanët kuptuan se në radhët e tyre ekzistonin armiq, andaj u përgatitën edhe për këta dhe ishin syçelë ndaj këtyre armi-qëve;
- Me vonimin e fitores dhe ndihmës në disa intervale të betejës, është dashur të thehet nefsi - lakmia dhe kryelartësia te besimta-rët. Dhe, kur muslimanët u vunë në sprovë, ata treguan sabër – du-rim, ndërsa munafikët - frikë të madhe;
- Allahu u ka mundësuar robërve të Vet që t’i përfitojnë disa privilegje në botën e ardhshme, të cilat nuk do të mund t’i fitonin me veprat e veta të mira, andaj i krijoi shkaqet dhe mënyrat, të cilat do t’ua lehtësojnë rrugën për t’i arritur këto privilegje specifike. Në këto bën pjesë shehidllëku, që është shkalla më e lartë të cilën e arrijnë të dashurit e Allahut ;
- Allahu ka dashur t’i ndëshkojë armiqtë e shehidëve, e ua ka mundësuar që me anë të mosbesimit – kufrit, të shprehin shpirtligë-sinë, dhunën dhe mizorinë e vet ndaj evliave (të dashurit e Allahut) të Tij. Me këso lloj metodash, Allahu ua ka pastruar mëkatet besi-mtarëve, e njëkohësisht i ka shkatërruar jobesimtarët.
PATRULLIMET USHTARAKE DHE MISIONET mes “UHUDIT” E “AHZABIT”
Pasojat tragjike të Uhudit u kanë shkaktuar dëme të mëdha prestigjit dhe autoritetit të muslimanëve. Është dobësuar respekti, nderimi, fama etj., ndërsa vuajtjet e brendshme dhe të jashtme të muslimanëve bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Medina ishte e rrethuar nga të gjitha anët me rreziqe të llojllojshme. Hebrenjtë, munafikët dhe beduinët shfaqnin armiqësi të hapur. Çdonjëri prej tyre dëshironte ti dëmonte muslimanët, jo vetëm kaq, por dëshironin me tërë fuqinë ti shkatërronin.
Nuk kaluan as dy muaj nga beteja e Uhudit, e armiqtë e shumtë i shtrinë duart nga Medina dhe nga muslimanët.
Fisi Benu Esed e sulmoi Medinën, pastaj filluan me sulme luftarake fiset Adal dhe Kareh, në muajin seffer të vitit 4 h., me çrast u vranë dhjetë ashabë. Në të njëjtin muaj sulme të ngjashme ndërmori edhe fisi Benu Amër, e në përleshje me ta ranë shehid shtatëdhjetë ashabë. Ky sulm i fundit është i njohur nën emrin beteja Biru Mauneh. Gjatë kësaj periudhe kohore fisi hebre Benu Nadir e shprehte haptazi armiqësinë e vet, në mënyrë që në muajin rebiul-evvel të vitit 4 h. të përgatiste një plan për vrasjen e Resulullahut .
Edhe fisi Benu Gatafan vendosi të sulmonte Medinën, në muajin xhumadel-ula të vitit 4 h. Mossuksesi që patën muslimanët në Uhud për një kohë i vuri në situatë shumë të vështirë.
Ndërkaq, Resulullahu me urtësinë e vet ia doli në krye që muslimanëve t’ua rikthente vetëbesimin. Pas një kohe të shkurtër qëndruan me këmbët e veta dhe filluan aktivitete të reja, me të cilat rikthyen autoritetin, prestigjin dhe respektin.
Prosperiteti i parë u ndie me ndërmarrjen e ekspeditës ushtarake në Hamrau-l-Esed, me çrast u është bërë e ditur të gjithë armi-qve se ushtria muslimane është e gatshme për fushata të reja ushta-rake, që i befasoi dhe i zhgënjeu shumë hebrenjtë dhe munafikët.
Pastaj Resulullahu vazhdoi me manovrime, të cilat muslima-nëve ua kthyen prestigjin dhe dinjitetin. Ja disa shembuj:
Aksioni i Ebu Selemes
I pari që u ngrit kundër muslimanëve, pas betejës në Uhud, ishte fisi Benu Esed b. Hudhejme. Në Medinë arritën lajmet se Talha dhe Seleme, djemtë e Huvejlidit, ishin nisur me luftëtarët dhe aleatët e tyre te fisi Esed t’i thërrasin edhe ata që bashkërisht të sulmonin Medinën dhe Resulullahun .
Resulullahu me nxitim dërgoi një patrullë prej njëqind e pesëdhjetë luftëtarësh muhaxhirë dhe ensarë nën udhëheqjen e Ebu Selemes, të cilit i besoi flamurin musliman.
Ebu Seleme e befasoi fisin Benu Esed në prag të shtëpive të tyre, para se të ndërmerrnin sulmin në Medinë. Ata u frikësuan dhe ikën, e muslimanët i morën devetë e tyre dhe plaçkat që patën dëshirë. I ngarkuan devetë dhe me fatbardhësi u kthyen në Medinë me plot plaçka, të cilat i zunë pa luftë.
Kjo ndodhi ditën e hënës së re, me një muharrem të vitit 4 h. Ebu Seleme u kthye i sëmurë nga pezmatimi i plagëve të fituara në Uhud, dhe së shpejti vdiq.
Fushata ushtarake e Abdullah b. Unejsit
Në ditën e pestë të muajit të njëjtë, në Medinë arritën lajmet se Halid b. Sufjan El-Huzeliji kishte tubuar një mori njerëzish për të luftuar kundër muslimanëve. Resulullahu kundër tij dërgoi Abdullah b. Unejsin.
Abdullah b. Unejsi në këtë ekspeditë qëndroi tetëmbëdhjetë net e pastaj u kthye më 23 muharrem duke mbartur me vete kokën e Halidit. Kur e vuri kokën e tij para Resulullahut , ai i dhuroi shkopin e vet, e tha: “Ky shkop do të jetë shenjë mes meje e teje në Ditën e Gjykimit.” Para vdekjes Abdullahu e ka lënë amanet që ta varrosnin së bashku me shkopin.
Ngjarja tragjike në Er-Rexhi’e
Në muajin seffer të vitit 4 h. te Resulullahu erdhën përfaqësuesit e popullit Adal dhe El-Kareh dhe deklaruan se anonin nga Islami, por nuk dinin asgjë për të. Andaj kërkuan që të dërgonin me ta disa njerëz, të cilët do t’ua mësonin fenë dhe këndimin e Kur’a-nit.
Resulullahu dërgoi me ta gjashtë persona (sipas të dhënave të Buhariut dhe të Ibni Is’hakut - dhjetë) me në krye Murthed b. Ebi Murthedin (sipas mendimit të Ibni Ishakut, kurse sipas Buhariut - Asim b. Thabitin, gjyshin e Asim b. Umer b. El-Hattabit). Këta u nisën në rrugë së bashku me përfaqësuesit. Kur arritën në vendin Er-Rexhie, ujë bunari, të fisit Hudhejl në Hixhaz, në mes të vendeve Rabig dhe Xhidde, Benu Adalët dhe El-Karetët kërkuan ndihmë nga fisi Hudhejl-Benu Lihjan kundër muslimanëve. Ata dërguan njëqind shigjetarë. Grupi musliman hipi në një sukë prej rëre, duke ikur prej armikut. Ndjekësit ndoqën gjurmët e tyre dhe pas një kohe i arritën dhe i rrethuan.
Tradhtarët u thanë: Ju garantojmë se nëse zbritni dhe dorëzoheni, nuk do të mbysim asnjërin prej jush. Asimi refuzoi të zbriste e të dorëzohej dhe i urdhëroi grupit të vet të vogël të rezi-stonte. Këta vepruan kështu, megjithatë u vranë shtatë vetë të qëll-uar me shigjeta. Mbetën gjallë Hubejbi, Zejd b. Ed-Dethineti edhe një tjetër. I thirrën edhe një herë që të dorëzoheshin. Ata zbritën dhe u dorëzuan. Këta i mashtruan e i lidhën me kordhat e harqeve të tyre. I treti tha: Ky është fillimi i tradhtisë, dhe kundërshtoi të shkonte pas tyre, e ata ashtu të lidhur e tërhiqnin zvarrë, pastaj e ngrisnin dhe e lagnin me ujë për ta bindur që të ecte. Me gjithë këto tortura, nuk deshi tu shkonte pas. Për këtë shkak ata e mbytën, ndërsa Hubejbin dhe Zejdin ia dhuruan Mekës, sepse këta kishin mbytur disa kryeparë mekas.
Hubejbin e mbyllën, pastaj u mblodhën për ta likuiduar. E nxorën nga Haremi i Kabes për ta varur. E ai tha: Më lejoni të fal dy rekate, ata e lejuan. Kur dha selam, tha: Pasha Allahun, sikur të mos thoshit se jam duke u frikësuar, do ti falja edhe disa rekate. Pastaj Hubejbi i ngriti duart për dua dhe thirri: O Zoti im, pakësoji në numër dhe mbyti me fuqinë Tënde që askush prej tyre të mos mbetet. Pastaj recitoi disa vargje me të cilat përshkroi gjendjen e vet nga momenti i robërimit gjer te likuidimi. Më e bukura është se në një verset thotë se aspak nuk brengoset që do ta mbysnin, sepse ishte duke vdekur si musliman, e vdekja në emër të Allahut është një gjë që edhe vetë Allahu do ta bekonte. Pasi recitoi vargjet, Ebu Sufjani iu drejtua dhe e pyeti: “A do të gëzoheshe sikur Muhammedi të ishte këtu e ta mbysnim, e ty të të lironim të shkoje në shtëpinë tënde? Ai u përgjigj: Jo, pasha Allahun, nuk do të gëzohesha fare që unë të isha te familja ime e Muhammedi të ishte në këtë vend, bile as ta shponte një gjemb. Pastaj kurejshët e gozhduan në kryq dhe caktuan njërin për të ruajtur trupin e tij. Gjatë natës erdhi Amër b. Umejje, mashtroi rojtarin, e mori trupin e tij dhe e varrosi.
Hubejbin e ka likuiduar Ukbe b. Harithi, babain e të cilit Hubej-bi e kishte vrarë në Bedër.
Është fakt se Hubejbi është njeriu i parë që ka falur dy rekate namaz para likuidimit.
Është interesant të përmendet se, ndërsa Hubejbi ishte i robëruar dhe i lidhur, e kanë parë duke ngrënë një kalavesh rrushi, e në Mekë nuk ka pasur rrush, por vetëm hurma.
Zejd b. Ed-Dethineti u përpoq të ikte, por së shpejti u zu dhe u vra nga ana e Safvan b. Umejjes, i cili e ndiqte për tu hakmarrë për babain e vet. Kurejshët i dërguan njerëzit të sillnin kufomën e tij, në mënyrë që të ishin të sigurt se edhe ai ishte vrarë. Asimi kishte mbytur në mal njërin nga kryeparët e tyre. Allahu dërgoi një krinë (tufë) karkalecash, të cilët e mbuluan trupin e Asimit, kështu që kur-ejshët nuk mundën ta gjenin. Më parë Asimi e kishte lutur Allahun që trupin e tij mos ta preknin mushrikët, e pastaj është përbetuar se do të luftonte kundër mushrikëve dhe do të ruhej prej tyre.
Kur h. Umeri dëgjoi për këtë rast, tha: “Allahu e mbron robin e vet mumminin edhe pas vdekjes, siç e mbron derisa është gjallë.”
Ngjarja tragjike te pusi “Ma’uneh”
Në të njëjtin muaj, kur ndodhi ngjarja e tmerrshme në Er-Rexhi’e, ndodhi një tragjedi edhe më e madhe, e cila në histori është e njohur me emrin “Përleshja te pusi Ma’uneh.”
Kjo ngjarje ka filluar ngjashëm me atë paraprake. Respektivisht, në Medinë te Resulullahu vajti Ebu Berae Amir b. Maliku nga Nexhdi. Resulullahu e thirri që të pranonte Islamin, e ai as nuk e pranoi e as nuk e mohoi, por tha: “O Pejgamber i Allahut, dërgoji shokët e tu te populli i Nexhdit që t’ua shpjegojnë Islamin, besoj se do ta pranojnë atë.” Resulullahu tha: “Kam frikë për ta. Banorët e Nexhdit mund t’u bëjnë ndonjë të keqe.” Ebu Berae u përgjigj: “Unë do t’i mbroj ata.”
Resulullahu dërgoi dyzet njerëz, siç thotë Ibni Is’haku, e në hadithin sahih thuhet shtatëdhjetë njerëz - numri i fundit është më i saktë.
Si udhëheqës caktoi El-Mundhir b. Emrin, njërin nga fisi Benu Saide, të cilin e quanin I liruar për të vdekur (Është lutur që ta lironin nga robëria me kusht që të luftonte për Islamin gjer në vde-kje). Njerëzit, të cilët u caktuan të shkonin në Nexhd, ishin muslima-në të zgjedhur, të respektuar, mësues të Kuranit dhe njohës të Islamit. Gjatë udhëtimit bënin vepra të mira. Mblidhnin dru, i shitnin ato e pastaj blinin ushqim për të ushqyer të varfrit para xhamisë. Këndonin dhe komentonin Kuranin, ndërsa natën faleshin, dhe kështu udhëtuan gjersa arritën te pusi Ma’uneh, i cili gjendej midis fiseve Benu Amir dhe Hurret b. Sulejme. Aty u ndalën. Te armiku i Resulu-llahut , Amir b. Tufejli, dërguan si lajmëtar Haram b. Mulhamin, vëllain e nënës së Sulejmes. Amiri nuk e shikoi as porosinë e Resulu-llahut e as njeriun, por urdhëroi që ta godisnin me shtizë në shpi-në. Kur shtiza i doli tejpërtej dhe kur pa gjakun, Harami briti: “Alla-hu ekber!, fitova, pasha Pronarin e Ka’bes!”
Armiku i Allahut, Amir b. Tufejli, thirri fisin Benu Amir që të nisej e ti mbyste muslimanët e tjerë, por ky fis nuk iu përgjigj thirr-jes së tij për shkak të garancisë që kishte dhënë Ebu Berae b. Amiri. Pastaj thirri fisin Benu Sulejme, e iu përgjigjën isijjët, realët dhe dhuvkanët. Të gjithë së bashku i rrethuan ashabët e Resulullahut dhe në përleshje të përgjakshme i mbytën që të gjithë, përveç Ka’b b. Zejd b. En-Nexhxharin. Ky ishte i plagosur, por megjithatë mbeti në jetë gjer në luftën e Hendekut, ku vritet.
Amër b. Umejjeh Ed-Dameri dhe El-Mundhir b. Ukbe b. Amri para kësaj ngjarjeje të përgjakshme kishin vajtur për të kullotur devetë. Prej së largu panë korbat duke fluturuar rreth vendit të ngjarjes. Andaj u kthyen menjëherë dhe iu vërsulën armikut. Luftuan gjer në frymën e fundit. Mundhiri u vra bashkë me shokët e vet, kur-se Amër b. Umejjen e zunë rob. Kur kuptuan se ishte me origjinë nga mudarët, Amiri e pagoi vlerën e shpengimit dhe e liroi në emër të nënës së vet, e cila ka qenë e obliguar të lironte një rob.
Amër b. Umejje u kthye në Medinë duke sjellë lajme të tmerrshme e të pikëllueshme për tragjedinë që i ndodhi shtatëdhjetë muslimanëve të vyeshëm e të ndershëm, tragjedia e të cilëve mund të krahasohet me tragjedinë e Uhudit, me përjashtim se njerëzit në Uhud ishin nisur në luftë të gatshëm për të vdekur, kurse këta ishin nisur në detyrë të gatshëm për të punuar e vepruar në paqe.
Para se të hynte në Medinë, Amri u ul në hijen e një druri për të pushuar. Atypari kaluan dy njerëz nga fisi Kulab, e edhe ata u ulën për të pushuar. Kur këta dy i zuri gjumi, Amri i befasoi dhe i mbyti, duke menduar se ishte hakmarrë për shokët e tij. Kur deshi t’i varro-ste, gjeti kontratën për paqe nga Resulullahu për të cilën nuk ki-shin ditur.
Pastaj vajti në Medinë dhe e informoi Resulullahun se çfarë i kishte ndodhur. Resulullahu tha: I ke mbytur dy njerëz për të cilët më duhet të paguaj çmimin e lartë të gjakut dhe për shkak të të cilëve muslimanët do të jenë në situatë të vështirë prej aleatëve të tyre, hebrenjve.
Kjo vepër e pamenduar e Amër b. Umejjes do të jetë shkak i betejës me fisin hebre Benu-n-Nadir, për çka do të bëhet fjalë me pas.
Resulullahu u prek shumë për këtë tragjedi që ndodhi te Ma’uneti, si dhe për tragjedinë në Er-Rexhi’e, të cilat ndodhën njëra pas tjetrës. E kaploi mërzia dhe pikëllimi, saqë i mallkoi këto fise dhe popullin të cilët i mbytën shokët e tij.
Në një hadith sahih, të cilin e transmeton Enesi , thuhet: “Resulullahu i mallkoi vrasësit e shokëve të tij në Ma’uneh tridhje-të mëngjese, duke emëruar në namazet e mëngjesit Realin, Dhukvanin, Lihjanin dhe Isijjetin. Thoshte “O Isijjet, refuzove t’iu përulesh Allahut dhe Pejgamberit të Tij, vaj halli për ty!” Allahu i shpalli Pejgamberit të vet një ajet, të cilin e mësonim gjersa u dero-gua. Allahu thotë: “Informoni popullin se jemi takuar me Sundu-esin tonë dhe se Ai është i kënaqur me ne, e ne jemi të kënaqur me përcaktimin e tij.”
Vetëm pas kësaj Resulullahu e ndërpreu mallkimin.
Beteja me fisin Beni en-Nadir
Siç thamë edhe më lart, hebrenjtë bënin trazira dhe i shqetësonin muslimanët. Pastaj edhe të tjerët i nxitnin kundër Islamit. Mirëpo nuk praktikonin konflikte dhe luftëra të hapura. Më së shpeshti thurnin intriga, ndërsa haptazi shprehnin vetëm urrejtjen dhe armiqësinë. Shpeshherë thurnin dhelpërira, për shkak të të cilave musli-manët trazoheshin. Të gjitha këto i bënin me gjithë marrëveshjen dhe kontratën e nënshkruar.
Pas dështimit të fisit hebre Benu Kajnuka dhe pas vrasjes së Kab b. El-Eshrefit, u frikësuan për veten e tyre, andaj u qetësuan pak dhe i frenuan epshet e veta armiqësore.
Por pas betejës në Uhud, përsëri iu kthye kryelartësia dhe sërish filluan të shprehnin urrejtje dhe mosdurim ndaj muslimanëve. Shpeshherë kontaktonin me munafikët dhe mushrikët e Mekës dhe tinëzisht bashkëpunonin me ta kundër muslimanëve.
Resulullahu për një kohë të gjatë duronte dhe toleronte, derisa e tepruan me mizori, veçanërisht pas ngjarjeve në Rexhi’e dhe Ma’uneh, pastaj tentuan ta mbysnin edhe Resulullahun .
Ja si ndodhi kjo. Pasi Amër b. Umejje i mbyti ata dy njerëz nga fisi Kulab, Resulullahu filloi të mblidhte dëmshpërblim prej musli-manëve dhe hebrenjve për vrasjen. Me një grup vajti te hebrenjtë (sipas paragrafit të kontratës kishte të drejtë të vepronte kështu) dhe kur kërkoi prej tyre këtë, ata u përgjigjën: “Do të bëjmë këtë, o Ebu-l-Kasim. Ulu këtu derisa ta kryejmë punën.” Resulullahu u ul afër një muri për të pritur gjersa këta të kryenin premtimin. Së bashku me të u ulën edhe Ebu Bekri, Umeri, Aliu dhe një grup asha-bësh.
Hebrenjtë pëshpëritnin mes tyre dhe me ndihmën e shejtanit, me të cilin shoqëroheshin përherë, sajuan planin për ta mbytur Resulullahun . Pastaj i thanë njëri-tjetrit: “Kush prej nesh do ta marrë këtë shkëmb, të hipë në mur e ta hedhë në kokën e tij për t’ia thërrmuar?” Më i keqi prej tyre, Amër b. Xhehashi, tha: “Unë!” Pastaj Selam b. Meshkumi u tha: “Mos e bëni këtë se, për Zotin!, ai do të jetë i informuar për qëllimin tuaj. Lëreni që kontrata të bëhet gjykatësi ynë.” Ata nuk e dëgjuan këtë dhe ende ishin të vendosur që vendimin e vet ta realizonin në vepër.
Në atë çast Xhibrili besnik e informoi Resulullahun për qëllimin e tyre, andaj u ngrit shpejt dhe vajti në Medinë. As’habët e mbërritën dhe e pyetën: “Ti u ngrite e shkove e ne as që të vërej-tëm.” Resulullahu u tregoi se ç’kishin përgatitur hebrenjtë.
Pas pak kohësh Resulullahu dërgoi Muhammed b. Meslemen te hebrenjtë beni nadir me mesazhin: Braktisni Medinën, sepse nuk mund të banoni më me mua në një qytet. Ju jap afat prej dhjetë ditësh. Kë të shoh pas këtij afati, i shkoi koka!
Hebrenjtë nuk patën zgjidhje tjetër dhe filluan të përgatiteshin për të ikur. Ndërkaq prijësi suprem i munafikëve, Abdullah b. Ubeje, kërkoi prej hebrenjve që të mos shpërnguleshin askund, por ti kundërviheshin kësaj kërkese. Ai u bëri të ditur se kishte dy mijë njerëz, të cilët do ti dërgonte që së bashku me ta të fortifikoheshin në shtëpitë e tyre. Ata janë të gatshëm të vdesin për ju, u tha. Allahu e di se çka u flisnin munafikët hebrenjve: Nëse ju dëboheni, edhe ne gjithsesi do të dalim me ju, dhe për çështjen tuaj ne kurrë nuk do ti nënshtrohemi askujt, e nëse sulmoheni prej dikujt, ne me siguri do tju ndihmojmë. (El-Hashër: 11). Dhe do tju vijnë në ndihmë fisi Kurejdha dhe aleatët tuaj gatafanët.
Atëherë hebrenjve iu kthye vetëbesimi dhe vendosën të rrinin aty e të mbroheshin. Hujej b. Ahtabi u besoi fjalëve të prijësit të munafikëve dhe i dërgoi Resulullahut një mesazh: “Ne nuk do t’i braktisim vatrat tona, e ti vepro si të duash!”
Kjo përgjigjje i vuri muslimanët në një situatë tejet të vështirë. Të fillonin një luftë të re dhe të përlesheshin me një armik të ri në këto çaste të vështira historike, nuk ishte punë e lehtë. Beduinët ishin kundër tyre, humbja në Uhud ende ndihej.
Nga tragjeditë e njëpasnjëshme të muslimanëve të zellshëm ende nuk u ishin tharë lotët nga sytë, e tani hebrenjtë, të armatosur mirë, numerikisht më të fuqishëm, provokonin me përleshje e as që mendonin të dorëzoheshin.
Të gjitha këto gjëra i çuan muslimanët në luftë kundër dëshirës së tyre, sepse shqisat e tyre ishin sërish të shkundulluara me tragjeditë paraprake. Ata ishin ballafaquar me shumë mizori të jashtë-zakonshme, qoftë nga individët qoftë nga grupet, andaj nuk u hame-ndën shumë, por vendosën të luftonin kundër beni nadirëve, veçanë-risht pas tentimit të tyre për të mbytur Resulullahun , pa marrë parasysh se çfarë rezultati do të kishte lufta.
Pasi i arriti përgjigjja e Hujej b. Ahtabit, Resulullahu iu drejtua Allahut , kurse as’habët kënduan tekbire, pastaj ftuan edhe muslimanët e tjerë. Si zëvendës në Medinë caktoi Ummi Mek’tumin, kurse flamurin ia dha Aliut . Kur arritën te lagjja e benu nadirëve, i rrethuan ata dhe Resulullahu urdhëroi bllokadën.
Benu Nadirët u mbyllën në kështjellat e tyre. Prej aty i gjuanin muslimanët me shigjeta e me gurë. Kopshtet e tyre, palmat dhe drurët e llojllojshëm i kishin si mbrojtje. Andaj Resulullahu urdhë-roi që të priteshin, kurse kopshtet të digjeshin. Në lidhje me këtë flet Kur’ani Famëmadh: “Çkado që keni prerë nga palmat, e disa i keni lënë të qëndrojnë aty-këtu, e keni bërë me dëshirën e Allahut e për të shtypur kundërshtarët.” (El-Hashër: 5).
Fisi Benu Kurejdha i braktisi ata, Abdullah b. Ubeje i tradhtoi, siç i tradhtuan edhe aleatët gatafanë dhe askush prej tyre nuk pati guxim t’i mbronte. Për këtë arsye Allahu realitetin e tyre e krahasoi me: “U ngjajnë shejtanit kur i thotë njeriut: Bëhu jobesimtar! - e kur ai bëhet jobesimtar atëherë (shejtani) thotë: Unë heq dorë prej teje, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve! (El-Hashër: 16).
Bllokimi nuk zgjati shumë, gjithsej gjashtë net, apo, siç thonë disa, pesëmbëdhjetë net, e pastaj Allahu në zemrat e tyre mbolli frikë, ata i hodhën armët dhe u dorëzuan. I dërguan Resulullahut një mesazh në të cilin thuhet: “Ne do të dalin nga Medina.” Resulu-llahu iu përgjigj se mund të dilnin me sendet personale në dorë dhe me tërë atë që mund të bartin devetë e tyre, përveç armëve.
Ata e pranuan kushtin, por shtëpitë i rrënuan me duart e veta, duke ngarkuar në deve dyert e dritaret, e disa bile edhe shtyllat. Pastaj ngarkuan gratë dhe fëmijët, e mbi të gjitha gjashtëqind deve. Shumica prej tyre u nisën në drejtim të Hajberit së bashku me parinë e tyre, Ibni Ahtabin dhe Selam b. Ebi El-Hakikin. Një grup vajti në Sham (Siri). Dy Hebrenj pranuan Islamin: Jamin b Amri dhe Ebu Sad b. Vehbi dhe kështu e mbrojtën pasurinë e vet.
Resulullahu i sekuestroi armët e Benu Nadirëve, pushtoi çif-ligjet, shtëpitë e tyre dhe pasurinë tjetër që kishin. Prej armëve hasi 50 parzmore, 50 helmeta dhe 340 shpata. Toka dhe pasuria e Benu Nadirëve i takoi Resulullahut . Përmes tyre nuk hapeshin rrugë këmbësore apo rrugë karvani. Nuk e ndau në pesë-pjesë si plaçkë lufte.
Pastaj Resulullahu këtë ua ndau muhaxhirëve të parë, të cilët nuk kishin as tokë e as shtëpi. Gjithashtu një pjesë ia dha ensarëve; Ebu Duxhanes dhe Sehël b. Hunejfit, sepse ishin të varfër. Nga kjo tokë merrte furnizim vjetor për familjen e vet, kurse të ardhurat e tjera i shpenzonte në armatim dhe në disa punë të rëndësishme për Islam.
Kjo ekspeditë ndodhi në muajin rebiul-evvel të vitit 4 h., ose në gusht të vitit 625. Në lidhje me këtë ngjarje Allahu shpalli suren “Hashër” (Dëbimi) në tërësi. Allahu përshkruan dëbimin e hebre-njve dhe nxjerr sheshit sjelljet e munafikëve. Gjithashtu shpalli dis-pozitën “El-fej’a”, plaçka që i takon vetëm Resulullahut . Pastaj i lavdëron muhaxhirët dhe ensarët, i shpjegon mundësitë e pastrimit të terrenit rreth armikut, shembull për këtë është prerja e drunjve dhe djegia e truallit, që nuk konsiderohet si fesad, përkatësisht si çrregullim në tokë, por si nevojë e domosdoshme. Allahu në këtë sure i këshillon besimtarët të jenë të devotshëm dhe të përgatiten për Ahiret - jetën e amshueshme. Surja përfundon me disa emra të bukur e të lartë të Allahut të Madhëruar si dhe me disa atribute të Tij.
Ibni Abbasi dinte të thoshte për Suretu-l-Hashër: Thuaj - kjo është Suretu-n-Nadir.
Ekspedita në Nexhd
Me fitoren ndaj hebrenjve beni nadir, pa kurrfarë humbjesh dhe viktimash, muslimanët në Medinë e rikthyen autoritetin dhe vetëbesimin. Munafikët i shuan aspiratat e flakta dhe ndërprenë intrigat publike.
Tani Resulullahut iu dha rasti t’i qëronte hesapet me beduinët, të cilët nuk i linin të qetë muslimanët që nga beteja e Uhudit, dhe të cilët i sulmonin dijetarët muslimanë në rrugën e misionit të tyre për zgjerimin dhe shpjegimin e fesë Islame, dhe i mbytnin me tradhti e me ligësi. Aq shumë u kishte hyrë vetja në huj, saqë mendonin të ndërmerrnin luftë kundër Medinës.
Para se të nisej në ekspeditë për t’u dhënë leksion këtyre trimave gjaknxehtë e mendjemëdhenj të shkretëtirës, Resulullahun e paralajmëruan se ishin duke u grupuar fiset beduine dhe politeiste arabe nga gatafanët, familjet Benu Muharib dhe Benu Thalebet. Pra-ndaj Resulullahu i urdhëroi ushtrisë që të përgatitej për ekspeditë, me detyrë që t’i hulumtonte zgavrat e shkretëtirës e t’ua mbillnin frikën në zemër këtyre beduinëve të vrazhdë që të mos u binte më ndërmend ndonjë vepër e keqe kundër muslimanëve.
Në këtë mënyrë u hyri frika fiseve të shkretëtirës, të cilët ishin mësuar me plaçkitje dhe me vrasje, saqë çdo herë kur dëgjonin për ndonjë lëvizje të muslimanëve, iknin në male për tu fshehur.
Pas këtyre ekspeditave të suksesshme kundër fiseve Benu Nadir dhe Nexhd, do tia vlente të përmendej edhe një betejë, të cilën muslimanët e ndërmorën në Nexhd, e rreth së cilës ekzistojnë disa mosmarrëveshje te historianët islamë dhe autorët e Sires.
Sipas tyre, kjo betejë ka ndodhur në muajin rebiul-ahir ose në xhumadel-ula, të vitit 4 h., e që është quajtur Dhatu-r-Rukaa. Por si duket këtu është kontestues emri. Beteja nuk është kontestuese, sepse muslimanët në këtë periudhë me të vërtetë ndërmerrnin beteja dhe e pastronin terrenin prej armiqëve, nga të cilët rrezikoheshin çdo ditë. Pozita strategjike e Medinës impononte që të kishte siguri nga çdo anë dhe nga çdo armik, qoftë i brendshëm apo i jashtëm, veçanërisht duke pasur parasysh se Ebu Sufjani bënte përgatitje për betejën hakmarrëse që pat premtuar gjatë kthimit nga Uhudi, ndërsa koha e këtij takimi afrohej shpejt. Prandaj muslimanët ndër-merrnin ekspedita kundër fiseve arabe, në mënyrë që ti nënshtronin ato. Politika e luftës kërkonte që të sigurohej pragu para se të ndër-mirrej diçka kundër armikut të jashtëm.
Kurse kjo betejë, të cilën e ka udhëhequr Resulullahu , kurrsesi nuk ka mundur të jetë Dhatu-r-Rika’a sepse në këtë betejë kanë marrë pjesë edhe Ebu Hurejra dhe Ebu Musa El-Esh’ari . Ebu Hurejra në këtë luftë ka marrë pjesë si musliman, e dihet me siguri se Islamin e ka pranuar disa ditë para betejës në Hajber (në vitin 7 h.). Gjithashtu edhe Ebu Musa El-Esh’ari i ka ardhur si musli-man Resulullahut në betejën e Hajberit. Domethënë se Dhatu-r-Rika’a kurrsesi nuk ka mundur të ndodhë para Hajberit, por pas Hajberit. Në betejën Dhatu-r-Rika’a Resulullahu ka falur namazin për luftë - frikë, ndërsa dispozita për këtë namaz është shpallur në bete-jën Asfan, e cila ka ndodhur pas betejës në Hendek. Beteja në Hendek është zhvilluar në muajin shevval të vitit 5 h.
Beteja e dytë në Bedër
Kur muslimanët evituan rrezikun nga fiset beduine arabe dhe e mposhtën grykësinë e tyre, filluan të përgatiteshin për takimin serioz me kurejshët armiq. Kaloi një vit nga beteja në Bedër dhe erdhi koha e takimit të caktuar në Uhud.
“Qe e shkruar që Muhammedi të nisej me shokët e vet të pristeë Ebu Sufjanin dhe ushtrinë e tij, që përsëri të ballafaqoheshin në fushëbetejë, në mënyrë që më në fund të dihej se kush ishte ngadhënjyes e kush i mundur dhe, kush e meritonte pushtetin e kush jo.
Pastaj arriti muaji shaban i vitit 4 h., ose janar 626, dhe Resulullahu u nis në vendin e caktuar me 1500 luftëtarë dhe dhje-të kuaj. Flamurin e mbante Ali b. Talibi, ndërsa si zëvendës në Medi-në la Abdullah b. Revahen.
Resulullahu arriti në Bedër dhe po priste mushrikët.
Ebu Sufjani u nis nga Meka me 2000 mushrikë dhe 50 kuaj. Rrugës për në Dhahran u ndal dhe fushoi afër ujit të Mexhnit.
Ebu Sufjani u nis nga Meka i indisponuar, i menduar thellë dhe i frikësuar nga lufta me muslimanët. E kishte kapluar një tmerrim i madh.
Kobi mbretëronte në shqisat e tij.
Kur arriti në Dhahran, nuk guxonte të shkonte më tutje. Andaj u tha kurejshëve: O kurejshitë, juve ju përgjigjet vetëm viti i mirë dhe i frytshëm në të cilin do të vilni fruta dhe do të pini qumësht, ndërsa ky vit është i thatë e i pafrytshëm. (d.m.th. jeni mësuar me fitore dhe përfitime, e unë ndiej humbje). Ndaj unë po kthehem mbrapsht e kthehuni edhe ju.
Si duket kjo frikë dhe drojtje nga dështimi nuk kishte kapluar vetëm Ebu Sufjanin, por edhe të gjithë ushtrinë e tij.
Njerëzit pa kurrfarë ngurrimi, pa kundërshtuar fare, e njëkohësisht pa tentuar që të vazhdonin rrugën e të takoheshin me musli-manët, vendosën të ktheheshin.
Përsa u përket muslimanëve, ata në Bedër qëndruan tetë ditë, duke pritur armikun. Aty kryen punë të mëdha tregtare, sepse kishin marrë me vete mjaft mallra, të cilat i shitën dhe fituan në çdo dirhem, dy dirhem. Pastaj u kthyen në Medinë.
Befasia dhe pasiguria që rrinin pezull, tani ishin nën kontrollin e tyre. Frika dhe drojta u bënë gjëra të kaluara, ndërsa ata e mbizotëruan situatën.
Kjo ekspeditë është e njohur me emrin Takimi në Bedër, ose Bedri i dytë, ose Bedri i fundit, madje edhe Bedri i vogël.
Beteja për Dumetu-l-Xhendel
Resulullahu nga Bedri u kthye në rajonin e Medinës. Gjithçka rreth e përqark frymonte në rehati dhe në siguri. Shteti i Resulu-llahut kishte forcuar themelet e veta.
Tani e tutje Resulullahu do t’i përkushtohej kufijve më të largët arabë, derisa muslimanët nuk mbizotëronin në tërë rajonin, dhe derisa këta nuk i pranonin edhe miqtë edhe armiqtë.
Pas “Bedrit të vogël”, Resulullahu qëndroi në Medinë gjashtë muaj. Pastaj i arritën lajmet se fiset rreth Dumetu-l-Xhendelit, në afërsi të Shamit, ishin duke i ndërprerë rrugët dhe duke sulmuar e plaçkitur çdo udhëtar, dhe se njerëzit ishin tubuar në një numër të madh për ta sulmuar Medinën.
Resulullahu caktoi zëvendës në Medinë Siba b. Urfetah El-Gatafanin dhe u nis me 1000 muslimanë, më 25 rebiul-evvel të vitit 5. Për udhërrëfyes mori njërin nga fisi Benu Udhreh, me emrin Medhkur. Natën udhëtonin e ditën pushonin. Në këtë mënyrë e befasuan armikun i cili gjendej në aksion e sipër. Kur iu afruan tërësisht, nisën të iknin, mirëpo Resulullahu i sulmoi këmbësorët dhe udhëheqësit e tyre. Atë që arrinin, e mbytnin, e kush pati fat të ikte, shpëtoi. Banorët vendas të Dumetu-l-Xhendelit u shpërndanë në të gjitha anët. Kur muslimanët hynë në vendbanimin e tyre, aty nuk takuan askënd. Resulullahu këtu qëndroi disa ditë. E dërgoi ushtrinë në të gjitha anët, por nuk gjetën kërrkënd. Pastaj u kthye në Medinë. Gjatë udhëtimit u pajtua me Ujejneh Hisnin. Dumeti është vend i njohur në kufi me Sirinë. Largësia mes këtij vendi dhe Damaskut është pesë net udhëtim.
Me kësi lloj sulmesh të shpejta e të ashpra dhe me hapa të urtë e të vendosur, Resulullahu ia doli në krye të përpilonte planin e sigurisë dhe vendosjen e paqes në tërë rajonin, e në fund ta mbikë-qyrte vetë të tërë situatën.
Kështu i shkoi ndoresh që t’i drejtonte të gjitha veprimet e muslimanëve, duke u përpjekur që t’i zvogëlonte problemet e tyre të natyrës së brendshme apo të jashtme, të cilat edhe ashtu ishin grumbulluar dhe i kishin rrethuar nga të gjitha anët.
Munafikët u qetësuan dhe nuk shfaqeshin më sheshazi. Një fis hebre u shpërngul, megjithëqë aty mbeti edhe një tjetër, por ai i ruante marrëdhëniet fqinjësore, i respektonte kontratat dhe paqen. Fiset arabe dhe beduine gjithashtu u qetësuan, ndërsa kurejshët hoqën dorë nga konfliktet me muslimanët.
Atëherë muslimanëve iu dha rasti për ta përhapur Islamin, për ta interpretuar fenë e Allahut , Zotit të botëve.
BETEJA “EL-AHZAB” - NË HENDEK
Pas betejave dhe ekspeditave, të cilat zgjatën më tepër se një vit, më në fund, në tërë Gadishullin Arabik mbretëroi paqja e siguria dhe u qetësua situata.
Vetëm hebrenjtë nuk vinin mend ende, edhe pse tanimë e kishin shijuar poshtërimin dhe turpërimin si rezultat i tradhtisë, i komploteve dhe i intrigave të tyre. Ata ende nuk zgjoheshin nga mjegullia në të cilën jetonin. Ata me gjithë përpjekjet iluzore, nuk u qetësuan, e as që morën mësim nga dështimet dhe fatkeqësitë, të cilat i përjetonin me plot meritë. Pas shpërnguljes në Hajber pritnin rezultatet e aksi-oneve të Resulullahut , për të parë se çka do të ndodhte me musli-manët në përleshje me mushrikët - politeistët.
Duke qenë se koha mori nismën në favor të muslimanëve, hebrenjtë humbën gjasat për zgjerimin e ndikimit të tyre, andaj filluan të digjeshin në vetvete nga mërzia e ankthi.
Ata përsëri morën një vendim të prerë që të fillonin veprimtarinë e tyre kundër muslimanëve. Nisën të përgatitnin planin dhe pritnin rastin për ti dhënë grusht muslimanëve, i cili do të ishte vdekjeprurës dhe i fundit në jetën e tyre.
Pasi nuk kishin, e as që gjenin në vete ndonjë shkas për diskre-ditimin e drejtpërdrejtë të muslimanëve, atëherë sajuan një plan të trishtueshëm për këtë rast.
Njëzet kryeparë dhe persona të shquar të fisit Benu Nadir u nisën te kurejshët në Mekë për ti nxitur që të sulmonin Resulullahun , pastaj t’i nënshtronin muslimanët nën pushtetin e hebrenjve. Personalisht u premtuan se edhe hebrenjtë do t’u ndihmonin. Kurej-shët u pajtuan me këta, veçanërisht pas kthimit të tyre të turpshëm nga fushata, pa ndërmarrë luftë në Bedër. Në këtë situatë të re gje-tën rastin e volitshëm për të shpëtuar nderin dhe autoritetin e vet. Ky delegacion hebrenjsh vizitoi edhe Gatafanin, dhe i thirrën edhe beduinët arabë njësoj sikurse kurejshët. Ata pranuan thirrjen. Pastaj në të njëjtën mënyrë vepruan edhe me fiset e tjera arabe-mushrike, me çrast disa pranuan e disa jo.
Kështu, prijësit dhe kryeparët hebrenj i bashkuan palët e kufrit jobesimtarët, kundër Pejgamberit të Allahut, fesë së Tij, si dhe kundër muslimanëve. Dhe, me të vërtetë, nga jugu u nisën kurej-shët, kenanijët dhe aleatët e tyre, ehlu tihamët. Komandant i të gjithë këtyre ishte Ebu Sufjani. Ushtria përbëhej prej 4000 luftëta-rësh.
Këtyre iu bashkuan ebu sulejmët në rrugën e qafëmalit Dhahran. Nga lindja u nisën fiset e Gatafanit: Benu Fezzaret, nën udhëheqjen e Ujejneh b. Hisnit; Benu Murr, nën udhëheqjen e Harith b. Avfit; Benu Eshxha nën udhëheqjen e Masaa b. Ruhajlës; Benu Esed dhe disa fise të tjera. Këto fise të bashkuara u nisën nga Medina sipas planit të konfirmuar më parë.
Pas disa ditësh udhëtimi arritën dhe u përqendruan rreth Medinës. Gjithsej ishin dhjetë mijë luftëtarë, numër që në çdo pikëpamje e tejkalonte numrin e mbarë banorëve të Medinës, duke marrë parasysh gratë, pleqtë dhe fëmijët.
Nëse do të ndodhte që kjo turmë fisesh të paraqiteshin befas para Medinës, ky do të ishte rreziku më i madh për ekzistencën e mus-limanëve që nga fillimi i Islamit e gjer atëherë. Por udhëheqësit medinas përherë ishin të zgjuar dhe syçelë. Ditë e natë patrullat vëzhgonin gjithandej, jo vetëm përreth Medinës, por edhe në disa pjesë të Gadishullit. Të gjitha këto grupe fisesh as që kishin mundësi të bënin ndonjë lëvizje e që muslimanët të mos informoheshin hollësisht për këtë.
Resulullahu thirri këshillin epror Shure, ku u diskutua rreth planit për mbrojtjen e Medinës dhe të muslimanëve. Pas shqyrtimit të hollësishëm të mbarë situatës dhe, pas shqyrtimit të gjithanshëm që i bëri këshilli dhe komanda supreme, u pajtuan që të pranohej propozimi i ashabit Selman Farisiut . Selmani tha: “O Pejgamber i Allahut, ne në Persi e kishim zakon që, kur na sulmonte dikush në qytet, të mbroheshim me hendeqe - kanale të hapura përreth qyte-tit.” Ky ishte propozim i urtë dhe taktikë mbrojtëse e mirë, për të cilin arabët nuk kishin dëgjuar kurrë. Resulullahu shpejtoi që ky plan të zbatohej në vepër. I caktoi çdo grupi prej dhjetë njerëzish që të hapnin dyzet arshinë kanal. Muslimanët iu përveshën punës me vullnet dhe me seriozitet të madh. Ndërsa hapnin hendeqe, Resulu-llahu i inkurajonte duke marrë pjesë edhe vetë në këtë punë. Në Sahihun e Buhariut transmetohet nga Sehël b. Sa’di, i cili thotë: Ishim me Resulullahun në (hendek) hapjen e kanaleve rreth Medinës. Ata mihnin e ne e bartnim dheun në shpinë. Atëherë Resulullahu i këndonte me zë të ulët vargjet: “Allahumme, la ajshe illa ajshe-l-Ahira fagfir lil Muhaxhirine ve-l-Ensara.” “O Allahu im, kjo jetë kurrgjë nuk është, por jeta e vërtetë është ajo e Ahiretit. Fali muhaxhirët dhe ensarët.” (Përkthim i lirë)
Nga Enesi transmetohet: “Vajti Resulullahu të shihte mih-jen e hendeqeve dhe i pa muhaxhirët e ensarët duke mihur, ndërsa bënte mëngjes mjaft i ftohtë. Ata nuk kishin as shërbëtorë e as robër që të punonin në vend të tyre. Kur i pa Resulullahu as’habët e vet se ishin të lodhur dhe të uritur, citoi këto vargje:
Allahumme, inne-l-ajshe, ajshe-l-Ahire
fagfir bil Ensari ve-l-Muhaxhire
O Allahu im, me siguri që jeta e vërtetë
është ajo e Ahiretit. Fali ensarët dhe muhaxhirët.
Mihësit iu përgjigjën:
Nahnu-l-ledhine bajebna Muhammeda
Ale-l-xhihadi ma bekijna ebeda.
Ne jemi ata që iu betuam Muhammedit
në xhihad të përhershëm derisa jemi gjallë.
Gjithashtu transmetohet nga Beraeh b. Azibi, i cili thotë: E kam parë Resulullahun duke bartur dhe nga kanali. Nga pluhuri i shumtë nuk i shihej lëkura në stomak. Resulullahu dinte mjaft vargje përmendsh. E dëgjova duke recituar vargjet e Ibni Revahës, gjersa bartte:
Allahumme, lev la ente mehtedejna
ve la tesaddekna ve la sallejna
Fenzilenne sekineten alejna
ve Theb-liti-l-akdame in la kina
Inne-l-ula regabu alejna
ve in eradu fitneten ebejne
Këto vargje kanë këtë kuptim: Allahu im, sikur të mos ekzistoje Ti, ne nuk do të ishim në rrugën e drejtë. Nuk do të dinim të ndanim sadakanë e as të falnim namaz. Lëshoje mbi ne qetësinë Tënde dhe na i forco këmbët që të mos rrëshqasim. Jobesimtarët na dhunojnë, e nëse dëshirojnë çrregullime ne i dëbojmë.
El-Beraeh vazhdon: Resulullahu me gjatësi të veçantë të melodisë e theksonte rimën e këtyre vargjeve.”
Muslimanët punonin me entuziazëm të madh në hapjen e hendeqeve. Krahas mundimit të madh fizik vuanin edhe nga uria, saqë ndjenin dhimbje në stomak. Enesi tregon: “Mihësit merrnin nga një grusht grurë, prej së cilës bëhej nga një bukë për çdo grup (prej dhjetë vetësh), dhe e ngjyenin me pak yndyrë. Njerëzit ishin të uritur, por qysh atëherë vërehej kujdesi i madh për kursimin e ushqimit.
Ebu Talha tregon: Iu ankuam Resulullahut se ishim të uritur, dhe i thamë se ishim të detyruar t’i shtrëngonim stomaqet me gurë. Ai na e shtoi pak racionin e ushqimit”.
Në lidhje me hapjen e hendeqeve Allahu ka shpallur ajete, në të cilat konfirmon pejgamberinë e Resulullahut .
Xhabir b. Abdullahu vërejti se Resulullahun e mundonte shumë uria, andaj theri një berre (bagëti e imët), kurse gruaja e tij bloi disa grushta grurë dhe përgatiti gjellën. Pastaj e ftoi Resulu-llahun që të vinte me disa shokë për të ngrënë, por që të mos kuptonin të tjerët.
Resulullahu i ftoi të gjithë njerëzit që punonin në hendek. Ishin një mijë vetë. Të gjithë hëngrën nga gjella e njëjtë dhe që të gjithë u ngopën, kurse mishi mbeti ashtu si kishte qenë, e edhe brumi prej të cilit e kishte gatuar bukën, mbeti aq sa ishte në fillim.
Motra e Nu’man b. Beshirit erdhi në hendek dhe solli një shportëz me hurma. Ajo kaloi pranë Resulullahut e ky i kërkoi hurma. Ajo ia shprazi në prehër, e Resulullahu i ftoi mihësit e hendekut për të ngrënë. Ata afroheshin, merrnin, hanin, kurse grumbulli i hurmave rritej prore, gjersa filluan ti binin nga prehri. Të gjithë hëngrën dhe u ngopën mirë derisa nuk mundën më të hanin.
Shumë më interesante se kjo ndodhi transmeton Buhariu, kurse ky nga Xhabiri, i cili thotë: Ndërsa mihnim në hendek, hasëm në një shkëmb të madh. E thirrëm Resulullahun e i thamë: “Ç’të bëjmë më tutje? Ky shkëmb na pengon të mihim.” Ai tha: “Unë do ta thyej atë.” Ai u afrua, në stomak kishte të lidhur një gur. Tri ditë kishin kaluar pa e kërkuar fare bukën. Resulullahu e kapi kazmën, e goditi shkëmbin, e ai u thërrmua në pluhur e rërë.”
El-Beraeh rrëfen: “Ndërsa mihnim në hendek, hasëm në një shkëmb, të cilin nuk mund ta thyenim me kazmë. Iu ankuam Resu-lullahut . Ai e kapi kazmën e tha: “Në emër të Allahut!”, pastaj i ra një herë shkëmbit duke thënë “Allahu ekber!” e nga shkëmbi u thye një copë. Resulullahu tha: “I fitova çelësat e Shamit, pasha Allahun, në këtë çast jam duke parë pallatet e kuqe të tij.” Pastaj i ra gurit për të dytën herë, e përsëri u thye një pjesë, e ai tha: “Allahu ekber! Do ta pushtoj Persinë, pasha Allahun, tani jam duke parë pallatet e bardha në sheshet e saj. Mandej i ra gurit për të tretën herë duke thënë: Bismilahi - në emër të Allahut, kurse shkëmbi u thërrmua e ai tha: I fitova çelësat e Jemenit, betohem në Allahun se nga ky vend po i shoh dyert e Sanasë.
Ngjashëm me këtë rrëfen Ibni Ishaku nga Selman Farisiu .
Përsa i përket pozitës strategjike të Medinës, atë e rrethojnë male, gurore dhe plantacione hurmash nga të gjitha anët, përveç nga veriu. Andaj Resulullahu si strateg dhe ekspert ushtarak i shkëlqye-shëm që ishte, e dinte se e gjithë ushtria e armikut do ta sulmonte Medinën nga ana veriore dhe se ishte e pamundur që ti afroheshin lehtë qytetit nga anët e tjera. Prandaj hendeku u hap vetëm nga ana veriore.
Muslimanët mihnin gjatë tërë ditës, e në mbrëmje ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre për të pushuar. Hendeku u krye sipas planit - para arritjes së ushtrisë politeiste afër mureve të Medinës.
Kurejshët u paraqitën me katër mijë luftëtarë, të cilët u lëshuan në Esjal, mes El-Xhefrit dhe Zeabetit. Fiset Gatafane dhe të tjerët, të cilët u ishin bashkuar gjatë rrugës nga Nexhdi, u paraqitën me gjashtë mijë ushtarë dhe u vendosën në Dheneb Nekami nga ana e Uhudit. Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: Kjo është ajo që na pat premtuar neve Allahu dhe Pejgamberi i Tij; Allahu dhe Pejgamberi i Tij kanë folur të vërtetën! - dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë. (El-Ahzab: 22). Kurse munafikët dhe njerëzit e paqëndrueshëm e të ligë, kur e panë gjithë këtë ushtri, iu dridhën zemrat dhe i kaploi frika: Kur dyfy-tyrshat dhe zemërsëmurët thanë: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij, kur na premtuan, vetëm na kanë mashtruar!” (El-Ahzab: 12)
Resulullahu doli me ushtrinë e vet prej tre mijë muslimanëve, të kthyer me shpinë nga kodra Sel dhe aty u fortifikuan. Mes tyre dhe armikut ishte hendeku. Parulla e tyre qe: “Ata nuk do të fitojnë!”
Resulullahu në Medinë la si zëvendës Ibni Ummi Mek’tumin, ndërsa grave dhe fëmijëve u urdhëroi të strehoheshin në kështjellat e Medinës.
Kur mushrikët u bënë gati të sulmonin muslimanët dhe të hynin në Medinë, panë hendekun e gjerë mes tyre dhe qytetit, andaj qenë të detyruar të ndaleshin para bllokadës së muslimanëve, për të cilën as që ishin përgatitur gjatë nisjes. Ky hendek, kjo strategji e re luftimi, i befasoi tërësisht armiqtë, të cilët as që kishin mundur ta parashikonin një gjë të këtillë, e jo më të planifikonin diçka.
Mushrikët e hidhëruar bridhnin përgjatë hendekut, pa sukses për të kaluar. Megjithatë hulumtonin për ndonjë pikë të dobët e cila do tua mundësonte depërtimin në qytet.
Ushtria muslimane dilte në patrullim duke i sulmuar mushrikët me shigjeta, për ti penguar që të mos e rrënonin hendekun apo të mos e mbulonin ndonjë pjesë të tij, e në këtë mënyrë ta kalonin atë.
Trimat mushrikë u mërzitën duke bredhur kështu përgjatë hendekut pa kurrfarë rezultatesh. Me rrethim nuk arritën asgjë, sepse nuk ishin të përgatitur për këtë. Megjithatë, një grup mushrikësh, i përbërë nga Amër b. Abdu Vudi, Ikrime b. Ebu Xhehli dhe Dirar b. El-Hattabi, u veçuan dhe gjetën një pjesë më të ngushtë të hendekut për ta kapërcyer. Të hipur në kuaj bridhnin ndërmjet mureve të kanalit. U doli përpara Ali b. Ebi Talibi, me një grup muslimanësh dhe ua bllokuan vendkalimin e ngushtë prej ku kishin kërcyer në hendek.
Amri thirri në dyluftim, kurse Aliu i tha disa fjalë, të cilat e pezmatuan shumë - e ishte njëri prej trimave guximtarë të mushrikëve - andaj kërceu nga kali dhe iu vërsul Aliut. Pas përleshjes dhe rrahjes Aliu e mbyti Amrin. Të tjerët u frikësuan dhe ikën prej hendekut përmes vendkalimit të njëjtë. Aq tepër ishin të frikësuar, saqë Ikrime, duke e lënë Amrin, harroi edhe shtizën e vet.
Mushrikët disa ditë rresht tentuan të kapërcenin hendekun, por muslimanët vendosmërisht dhe vazhdimisht i pengonin në këtë. I sul-monin me shigjeta dhe me shtiza, kështu që u dështoi çdo tentim.
Për shkak të këtyre aksioneve të shpeshta e të domosdoshme, muslimanëve u kaluan disa namaze pa i falur.
Te Muslimi dhe Buhariu nga Xhabiri qëndron se “Umer b. El-Hattabi në ditën e betejës në hendek i shante mushrikët kurejshitë, pastaj erdhi te Resulullahu e i tha: “O Pejgamber i Allahut, nuk arrita të fal namazin, e dielli sa s’ka perënduar, ç’të bëj?” Resulu-llahu tha: “Pasha Allahun, as unë nuk jam falur.”
Atëherë ne morëm abdest, mori edhe Resulullahu , dhe e falëm ikindinë pas perëndimit të diellit, e pas ikindisë falëm akshamin.”
Resulullahu ishte shumë i pikëlluar që i kishte kaluar namazi i ikindisë, andaj iu lut Allahut që t’i ndëshkonte mushrikët. Buhariu transmeton nga Aliu , i cili thotë se Resulullahu në ditën e Hendekut ka thënë: “Allahu i mbushtë shtëpitë e tyre dhe varret e tyre me zjarr, për shkak se na penguan të falim namazin e ikindisë, e u detyruam ta falim atë pas perëndimit të diellit.
Në Musnedet e Ahmedit dhe të Shafiut qëndron se muslimanët, për shkak të angazhimit rreth mushrikëve, nuk e kishin falur drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, andaj të gjitha namazet i falën të bashkëngjitura.
Neveviu thotë: Mënyra e bashkëngjitjes, siç qëndron në këto hadithe, ka ndodhur gjatë betejës në Hendek, dhe se ky rrethim ka zgjatur vetëm disa ditë, andaj edhe bashkëngjitja e namazeve është e lejuar vetëm në situata të jashtëzakonshme. Nga këto hadithe mund të kuptojmë se tentimi i depërtimit përtej hendekut ka zgjatur vetëm disa ditë. Mushrikët tentonin e muslimanët i pengonin. Hendeku ishte në mes tyre, kështu që u pengua përleshja e drejtpërdrej-të dhe lufta e përgjakshme frontale. Të dy palët kënaqeshin duke e gjuajtur njëra-tjetrën me shigjeta dhe me shtiza, pasi nuk kishin mundësi të vepronin ndryshe.
Në tërë këtë ekspeditë të mushrikëve dhe të mbrojtjes së muslimanëve janë vrarë vetëm disa njerëz nga të dy palët: gjashtë muslimanë dhe dhjetë mushrikë, të qëlluar me shigjeta, kurse dy prej tyre me shpatë.
Gjatë këtyre gjuajtjeve të dyanshme është plagosur Sa’d b. Mu’adhi në dorë me shtizë, me ç’rast i është prerë vena qendrore. Këtë e ka bërë Kurejshiti Xhebban b. El-Arka. Sa’di iu lut Allahut me dua: O Allahu im, Ti e di se nuk ka armik më të dashur me të cilin do të luftoja në emrin Tënd se armiku i cili e ka mohuar Pejgamberin Tënd dhe e ka përzënë nga shtëpia e tij. Unë jam i sigurt, o Zoti im, se Ti e ke përcaktuar luftën mes nesh e atyre, andaj nëse duhet ende të luftohet, më lër të gjallë për shkak të luftës kundër tyre, e në emrin Tënd. E, nëse lufta ka mbaruar, atëherë le të pëlcasë kjo vena ime dhe le të vdes prej saj.
Në fund të duasë tha: Mos lejo të vdes derisa të shoh edhe humbjen e benu kurejdhëve.
Dhe, gjersa muslimanët i përjetonin këto çaste të vështira në vijën e luftës, në strofkat e veta përpëliteshin gjarpërinjtë helmues duke kurdisur tradhti të re për tua derdhur muslimanëve helmin e tyre në trup.
Krimineli më i madh i benu nadirëve shpejtoi te benu kurejdhët (hebrenj) dhe vajti te prijësi i tyre Kab b. Esedi, nënshkrues i kontratës dhe besnik i fjalës së dhënë, i cili i kishte premtuar Resulu-llahut se do t’i jepte ndihmë në rast se shpërthente lufta. Hujeji arriti para derës së Ka’bit, të cilën ky ia përplasi para hundve. Por Hujeji ishte aq këmbëngulës, saqë Ka’bi qe i detyruar përsëri t’ia hapte derën. Kur hyri brenda Hujeji i tha: “Erdha te ti për shkak të shoqërisë së vjetër dhe lidhjeve të vjetra që kemi pasur. I binda kurejshët që të vinin me të gjithë zotërinjtë dhe trimat e tyre. Ja ku janë në Mexhmen Esjal te Rumi. Dhe i solla gatafanët me zotërinjtë dhe luftëtarët e tyre. Ja ku janë në Dhenbi Nekami tek Uhudi. Ata më premtuan dhe më dhanë fjalën se nuk do kthehen prapa gjersa të mposhtin Muhammedin dhe ata që janë me të.
Erdhe tek unë në kohë të pavolitshme, iu përgjigj Kabi, nuk ekziston mundësia që nga qielli i kthjellët të vetëtojë e të murmurojë. Vaj halli për ty, o Hujejn! Më lër të qetë! Muhammedi ndaj meje është i sinqertë dhe është person që e mban fjalën dhe premtimin e dhënë.
Hujeji ishte këmbëngulës ndaj Kabit, derisa e bindi atë që ta pezullonte betimin në besnikëri dhe ta thyente fjalën e dhënë. Në fund Kabi tha: edhe nëse kurejshët dhe gatafanët heqin dorë nga lufta kundër Muhammedit, ata do të mbeten në aleancë të fortë, e çti ndodh njërës palë, le ti ndodh edhe palës tjetër.
Me këtë veprim Kabi e ndërpreu kontratën me Muhammedin dhe iu bashkua aleancës së mushrikëve kundër muslimanëve.
Dhe, vërtet, hebrenjtë benu kurejdha filluan përgatitjet për luftë.
Ibni Is’haku thotë: “Safija, e bija e Abdul-Muttalibit, ishte strehuar në shtëpinë e Hasan b. Thabitit, ku banonte me gruan dhe fëmijët e tij. Safija rrëfen: “Afër nesh kaloi një hebre, i cili kontrollonte bedenat. E kemi ditur se benu kurejdhët kishin hyrë në luftë kundër Resulullahut , sepse e kishin prishur traktatin. Neve nuk kishte kush të na mbronte, meqë Resulullahu dhe të gjithë luftë-tarët gjendeshin jashtë Medinës, duke mbrojtur hendekun. Çfarëdo që të ndodhte, ata nuk do të mund të na vinin në ndihmë. Andaj thashë: “O Hasan, shikoje këtë hebre, si duket nuk ka ndonjë mend-im të mirë. Kam frikë nga ky hebre dhe nga hebrenjtë e tjerë se do të na turpërojnë, e këtu nuk është Resulullahu dhe shokët e tij. Zbrit poshtë dhe mbyte atë!” Hasani u përgjigj: “Pasha Allahun, unë për diçka të tillë nuk kam guxim!” Safija tha: “Unë u vesha, mora një dru dhe zbrita tek ai, pastaj e godita me çomangë gjersa e mby-ta. Mandej u ktheva në beden dhe thashë: O Hasan, zbrit poshtë e merri sendet e tij. Unë do ta bëja këtë, por ai është mashkull. Hasani i tha se nuk i nevojiteshin sendet e tij.
Nëse e lëmë menjanë anë poetin Hasan b. Thabitin, nga ana tjetër hasim një grua trimëreshë, Safijen, e cila i kushtonte kujdes të madh mbrojtjes së nderit të grave muslimane.
Hebrenjtë me siguri mendonin se muslimanët ishin duke mbrojtur edhe bedenat, andaj dërguan spiunin e vet për të vëzhguar, duke mos ditur se ato ishin krejt të pambrojtura. Por vrasja e spiunit të tyre i shtyri ata që të mendonin kështu, andaj nuk guxuan më të dër-gonin askënd.
Megjithatë i ofruan ndihmë ushtrisë mushrike, duke treguar sheshazi se ishin me ta kundër muslimanëve. Për këtë arsye muslimanët i ndëshkuan ata dhe ua morën njëzet deve.
Resulullahu dhe muslimanët u informuan për tradhtinë e benu kurejdhëve, andaj Resulullahu menjëherë dërgoi njerëzit për të kuptuar se si qëndronte puna. Nëse e kishin shkelur marrëveshjen dhe e kishin ndërprerë paqen, atëherë Resulullahu do t’i sulmonte ata, ashtu siç meritonin dhe siç parashihnin rregullat ushtarake. Në vëzhgim u nisën: Sad b. Muadhi, Sad b. Ubade, Abdullah b. Reva-ha, Huvat b. Xhubejri, e u tha: Shkoni e vërtetoni nëse është e vër-tetë ajo informatë që na erdhi. Nëse është e vërtetë, më sinjalizoni vetëm mua e mos e publikoni para popullit. Nëse informata është e rrejshme, atëherë shpallni haptazi që ta dijë populli. Kur musli-manët arritën, e panë se situata ishte më e vështirë sesa shpresonin. Ata i pritën me sharje dhe urrejtje. E sulmuan edhe Resulullahun e thanë: “Kush është Resulullahu ? Nuk ka paqe mes nesh dhe Muhammedit, e nuk ka as marrëveshje.” Muslimanët u kthyen në Medinë dhe i sinjalizuan Resulullahut me parullë: “Adlun ve Kare-tun”, që do të thotë se hebrenjtë kishin vepruar porsi Adli dhe Kareti me ashabët në ditën e El-Rexhies. Me gjithë përpjekjet e tyre që informatën ta mbanin të fshehtë, njerëzit kuptuan për këtë tradhti të rëndë të hebrenjve dhe panë para tyre edhe një rrezik të madh.
Muslimanët gjendeshin në një situatë më të vështirë sesa mund të mendohej. Mes tyre dhe benu kurejdhëve nuk ekzistonte ndonjë pengesë natyrore, e cila do ti mbronte muslimanët prapa shpinës. Ata kishin mundësi ti sulmonin nga prapa, kurse pëpara kishin fuqinë e madhe të armiqve, para të cilëve nuk mund të tërhiqeshin. Gratë dhe fëmijët ishin në afërsi të këtyre sulmuesve agresivë. Ata gjendeshin në një situatë të atillë që e përshkruan Kurani në suren Ahzab:
Kur ju erdhën (ushtritë) edhe nga lart edhe nga poshtë, dhe kur shikimet tuaja u përqendruan nga ata e shpirti u kishte ardhur në fyt (prej frike), ju mendonit lloj-lloj mendimesh për Allahun - atëherë besimtarët u vunë në provë dhe qenë të tronditur nga një shqetësim i madh. (El-Ahzab: 10-11)
Disa munafikë filluan të thurnin intriga duke thënë: Muhammedi na premtoi se do të furnizohemi me visare të Kisras dhe të Kajserit (Persisë dhe Bizantit), ndërsa sot askush nuk mund të na garantojë të shkojmë të sigurt madje në nevojtore. Të tjerët thanë: Armiku do ti shnderojë shtëpitë tona, andaj të ikim prej këtu dhe të kthehemi atje, sepse ato janë larg Medinës.
Për këta njerëz Allahu shpalli:
“Kur munafikët dhe zemërsëmurët thanë: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij nuk na premtuan tjetër veçse mashtrim!”, dhe kur një grup nga mesi i tyre tha: “O banorë të Jethribit (Medinës), këtu nuk ka për ju ekzistencë, andaj kthehuni (në shtëpitë tuaja)!”, kurse një grup tjetër nga mesi i tyre kërkuan leje prej Pejgamberit duke thënë: “Shtëpitë tona kanë mbetur të pambrojtura!” - e ato nuk kanë qenë të pambrojtura, por ata vetëm deshën të iknin.” (El-Ahzab: 12-13).
Prej momentit kur Resulullahu dëgjoi për tradhtinë e benu kurejdhëve, u tërhoq për tu menduar. Për një kohë të gjatë mbeti i shtrirë dhe nuk fliste. Në një çast papritmas u ngrit më këmbë dhe thërriti: Allahu ekber, o muslimanë, gëzohuni! Ndihma dhe fitorja e Allahut është duke na ardhur. Pastaj e sajoi planin për mbrojtje. Si pjesë të këtij plani, ai dërgoi në Medinë roje për të mbrojtur gratë dhe fëmijët nga tradhtarët. Pastaj mbeti të kryhej ajo pa të cilën nuk mund të dilej nga kjo situatë - përleshja vendimtare e cila do ti shpartallonte fiset e bashkuara. Për ta lehtësuar situatën, vendosi të lidhte marrëveshje paqeje me Ujejn b. Hisnin dhe El-Harith b. Avfin, dy kryeparët gatafanë, me kusht që tu jepte një të tretën e të korrave njëvjeçare medinase, kurse ata, së bashku me popullin e tyre, të braktisnin fiset e tjera. Atëherë muslimanët do ti qëronin vrull-shëm hesapet me kurejshët, fuqinë e të cilëve e kishin njohur që më parë.
Rreth këtij propozimi të Resulullahut u hap diskutimi. Ai kërkoi mendimin e Sa’d b. Mu’adhit dhe Sa’d b. Ubades rreth kësaj çështjeje, e ata u përgjigjën: “O Pejgamber i Allahut, nëse kështu të ka urdhëruar Allahu, ne i nënshtrohemi kësaj, e nëse ti vetë dë-shiron të veprosh kështu për hir tonin, kjo neve nuk na duhet. Jemi njerëz edhe ne edhe ata, kemi jetuar në idhujtari, i kemi bërë shirk Allahut (i kemi përshkruar Atij shok) dhe kemi besuar në idhuj. Ata kurrënjëherë përpara nuk janë ushqyer me frutat tona, pos si my-safirë, ose kur i blinin nga ne. Ndërsa tani, kur Allahu na nderoi me islam dhe na përudhi në Fe, dhe pasi na shpërbleu me ty, a mos vallë tani duhet t’ua japim pasurinë tonë? Pasha Allahun jo! Ne atyre do t’u japim vetëm atë që u ofrojnë shpatat tona.”
Resulullahu pranoi mendimin e tyre, e tha: “Kështu dasha të veproja për të mirën tuaj, pasi e pashë se të gjithë arabët u ngritën nën një flamur kundër jush.
Pas kësaj Allahu i Madhëruar, falënderimi i qoftë Atij!, bëri diçka në dëm të armikut. Futi ngatërresën në mesin e tyre, i përçau ata e ua dobësoi fuqinë dhe vullnetin për luftë.
Ja se si ndodhi kjo:
Njëri nga fisi Gatafan, që quhej Nuajm b. Mesud b. Amir El-Eshxhi , erdhi te Resulullahu e i tha: “O Pejgamber i Allahut, unë e kam pranuar Islamin. Askush prej popullit tim nuk e di se jam musliman. Më urdhëro se çfarë duhet të bëj.”
Resulullahu tha: “Ti je vetëm një njeri, andaj na ndihmo sa të kesh mundësi. Lufta është shkathtësi, taktikë dhe mashtrim. Ai menjëherë vajti te benu kurejdhët - në kohën e xhahilijetit shoqërohej mirë me ta - dhe kur e pranuan, tha:
Ju e dini se sa ju dua dhe ju çmoj dhe se çfarë marrëdhëniesh të mira kam me ju. Ata u përgjigjën: Ashtu është, e dimë këtë. Ai vazhdoi: Kurejshët nuk janë siç jeni ju dhe nuk mendojnë ashtu siç mendoni ju. Ju jeni në vendin tuaj, në shtëpitë tuaja, me fëmijët tuaj, me gratë dhe me farefisin tuaj. Keni çifligjet tuaja dhe për ju nuk është e mundur të shpërnguleni prej këtu e të gjeni vendbanim tjetër. Edhe ju e dini se kurejshët dhe gatafanët kanë ardhur të luftojnë kundër Muhammedit dhe shokëve të tij. Ju jeni duke i përkrahur ata dhe po i ndihmoni kundër tyre. Vendi i tyre, pasuritë, gratë dhe fëmijët janë të sigurt e nuk janë të rrezikuar - larg nga Muha-mmedi. Nëse u jepet rasti, kurejshët dhe gatafanët do ta ngadhënjejnë atë, e nëse jo, ata do të kthehen në vendet e tyre, e ju do të mbeteni vetëm për ti qëruar hesapet me Muhammedin.
Ata britën: E çfarë duhet të bëjmë, o Nuajm?
Ai u përgjigj: Mos luftoni së bashku me ta përderisa nuk ju japin disa njerëz si garanci (që të jenë pengje tuaj).
Ata thanë: Na dhe një ide shumë të mirë.
Pastaj Nuajmi u largua prej tyre dhe vajti te kurejshët e u tha:
Ju e dini mirë se unë jam miku juaj, andaj dëshiroj tju këshilloj diçka. Ata thanë: Ani, mirë. Dëgjoni, - tha ai, hebrenjtë janë penduar për shkeljen e fjalës së dhënë dhe marrëveshjes me Muhammedin dhe shokët e tij. Andaj e kanë informuar Muhammedin se do të marrin disa njerëz prej jush e do tia dërgojnë atij si pengje, e pastaj do ti ndihmojnë kundër jush. Nëse rastësisht kërkojnë pengje prej jush, kurrsesi mos ua jepni.
Mandej vajti te gatafanët, e edhe atyre u tha të njëjtën gjë.
Të shtunën në mbrëmje në muajin shevval të vitit 5 h., kurej-shët u dërguan hebrenjve një mesazh me këtë përmbajtje: Ne nuk gjendemi në tokën tonë, andaj do të na e pësojnë devetë dhe kuajt e do të varfërohemi. Ngrihuni që së bashku të luftojmë kundër Muhammedit.
Hebrenjtë u përgjigjën se ishte ditë e shtunë, e thanë: Ju e dini se çu ka ndodhur hebrenjve të mëparshëm që kanë punuar të shtunën. E përveç kësaj, edhe kur kalon e shtuna, ne nuk do të luftojmë së bashku me ju nëse nuk na dërgoni njerëzit tuaj të cilët do të na shërbejnë si garanci për më vonë (pengjet). Kur e dëgjuan këtë kurejshët dhe gatafanët, thanë: Zoti të dhashtë, o Nuajm, që na këshillove kaq mirë! Të vërtetën ke thënë! Ata u dërguan përgjigjen hebrenjve: Ne, për Zotin!, nuk do tju dërgojmë askënd, por më mirë e keni të na bashkoheni në luftë kundër Muhammedit! Atëherë benu kurejdhët thanë: Nuajmi na tha të vërtetën! Pastaj u përgatitën dhe u përleshën mes tyre. Shpërtheu përçarja mes hebrenjve dhe idhujtarëve.
Atëbotë muslimanët e lutnin Allahun e Madhëruar: O Sunduesi ynë, mbuloje turpin tonë dhe mbroji familjet tona.
Resulullahu e luste Allahun me dua kundër grupeve të bashkuara të jobesimtarëve, të cilët gjendeshin rreth tyre: “O Zoti im, Ti që ke zbritur Librin dhe që me të shpejtë bën llogari, nënshtroje dhe munde armikun e bashkuar (ahzabët - aleatët), o Zoti im, mundi dhe shpartalloji ata!”
Allahu i mori parasysh duatë (lutjet) e Resulullahut dhe të muslimanëve.
Pasi u ngatërruan mes tyre hebrenjtë dhe mushrikët, dhe pasi që shpatat vringëlluan mes tyre, Allahu dërgoi një erë aq të fortë, saqë ishte për t’u çuditur se si fluturonin çadrat, njerëzit, sendet, drunjtë... Dhe kështu, së bashku me këtë tufan të tmerrshëm, u dridh toka me një tërmet, i cili zuri vend në zemrat e tyre, nga engjëjt, të cilët i dërgoi Allahu e tundi fuqinë, sigurinë e vetëbe-simin e tyre dhe ua futi tmerrin e frikën.
Në këtë natë të tmerrshme Resulullahu dërgoi Hudhejfen të shihte se ç’bënin armiqtë. Ata i hasi duke bredhur si pa krye. Mblidhnin çka u vinte ndoresh dhe iknin me të katra. Pastaj Hudhejfe u kthye te Resulullahu dhe i referoi se në çfarë gjendje ishin fiset mushrike.
Resulullahu falënderoi Allahun që e dëboi armikun pa fituar kurrgjë dhe pa mbytur askënd. Allahu e plotësoi premtimin e Vet, e forcoi ushtrinë e Vet, e ndihmoi Pejgamberin e Vet dhe i mposhti armiqtë.
Pastaj Resulullahu dhe ushtria muslimane u kthyen në Medinë.
Beteja e Hendekut ndodhi në muajin shevval të vitit 5 h., sipas mendimeve të shumta. Mushrikët e mbajtën të rrethuar gati një muaj Resulullahun dhe muslimanët. Në disa burime historike qënd-ron se rrethimi ka filluar në muajin shevval e ka mbaruar në dhul-ka’de. Sipas Ibni Sa’dit, Resulullahu është kthyer nga hendeku në Medinë më 23. dhul-ka’de.
Beteja “El-Ahzab” apo “Hendek”, nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi. Kjo ka qenë luftë nervash, luftë psikologjike. Edhe pse pa viktima e pa dëme materiale, për muslimanët ka qenë beteja më e rëndë dhe më e rrezikshme në historinë e Islamit. Ky ka qenë dështim i plotë i mushrikëve dhe mësim e instruksion për atë se asnjë fuqi arabe nuk mund ta ngadhënjente ushtrinë e vogël muslimane e cila mëkëmbej në Medinë.
Arabët nuk kanë pasur më kurrfarë gjasash, sepse as që kanë mundur më të tubojnë aq fuqi të madhe njerëzish siç ka qenë kjo, e cila ka ardhur gjer në Medinë e bashkuar dhe e përbërë prej shumë fisesh.
Andaj, pas ikjes së tyre, Resulullahu ka thënë: “Tash e tutje ne do t’i sulmojmë ata, e jo ata ne. Ne do të shkojmë kundër tyre.”
FUSHATA USHTARAKE KUNDËR
BENU KUREJDHËVE
Ditën kur u kthye Resulullahu në Medinë, Allahu i dërgoi Xhibrilin në mesditë. Ai u pastrua në shtëpinë e Ummu Selemes. Xhibrili i tha: “A mos i ke zgjeshur armët tuaja? Dije se engjëjt nuk i kanë zgjeshur armët e tyre. Unë nuk do të kthehem nëse ti menjë-herë nuk e thërret popullin tënd dhe nuk nisesh kundër benu kurej-dhëve. Unë do të shkoj atje para teje dhe do t’ua tund muret e for-tifikatat e tyre. Në zemrat e tyre do t’ua fus frikën.” Pastaj Xhibrili vajti te një grup engjëjsh.
Resulullahu i urdhëroi muezinit që t’i shpallte popullit: “Kush është i dëgjueshëm dhe i bindur, menjëherë le të ngrihet, namazin e ikindisë mos ta falë askund tjetër pos te benu kurejdhët.
Zëvendës në Medinë la Ibni Ummi Mektumin, kurse flamurin ia dha Ali b. Ebi Talibit dhe e udhëhoqi ushtrinë nga benu kurejdhët. Aliu shpejtonte dhe kur arriti te muret e benu kurejdhëve, dëgjoi një bisedë të keqe për Resulullahun .
Resulullahu u nis në krye të muhaxhirëve dhe të ensarëve kundër benu kurejdhëve. Kur arritën tek ujërat e puseve, për një çast u ndalën pak te pusi “Ena”. Pastaj shpejtuan për të kryer urdhrin e Resulullahut . Koha e ikindisë i zuri në marshim e sipër. Disa thanë: Ikindinë do ta falim ashtu siç na është urdhëruar - te benu kurejdhët, kështu që disa e kanë falur ikindinë pas jacisë.
Disa thanë: Kjo nuk është kërkuar prej nesh, por prej nesh është kërkuar që të arrijmë sa më shpejt në vendin e caktuar, dhe këta e falën ikindinë në rrugë. Ndërkaq Resulullahu nuk e qortoi asnjërën palë.
Ja, kështu u nis me nxitim ushtria muslimane. Kur mbërritën edhe ata që ishin vonuar, u bënë gjithsej tre mijë luftëtarë me tridh-jetë kuaj, të cilët i rrethuan benu kurejdhët dhe vendosën blloka-dën.
Pasi rrethimi zgjati mjaft gjatë dhe i shtrëngoi uria, prijësi hebre, Kab b. Esedi, u propozoi hebrenjve tri mundësi:
1. Të dorëzoheshin dhe të pranonin Islamin, me çrast do ta shpëtonin edhe veten edhe pasurinë, fëmijët dhe gratë e tyre. Pastaj tha: Për Zotin!, u vërtetua se Muhammedi është i Dërguari i Zotit, e për këtë tregon edhe Libri juaj i Shenjtë.;
2. Që me duart e veta ti mbysnin fëmijët dhe gratë, e pastaj me shpata ti suleshin Resulullahut dhe muslimanëve, e të luftonin gjersa njëra palë nuk ngadhënjente;
3. Ta sulmonin Resulullahun dhe muslimanët të shtunën, sepse ata ishin të sigurt se atë ditë nuk do të ishin të sulmuar.
Hebrenjtë nuk pranuan asnjërin propozim, ndërsa Ka’b b. Esedi, udhëheqësi i tyre - i zemëruar dhe i inatosur tha: Kurrënjëherë, që kur ju ka lindur nëna e gjer më tani, nuk keni pasur as vendosmëri e as mend.
Pas të gjitha këtyre, benu kurejdhëve nuk u mbeti zgjidhje tjetër veç ti nënshtroheshin gjykimit të Resulullahut . Para kësaj dëshironin të kuptonin nga disa muslimanë, aleatë të tyre, se ç’do t’u ndodhte nëse pranonin gjykimin e Resulullahut .
E lutën Resulullahun t’u dërgonte Ebu Lubaben për t’u këshilluar me të. Ai kishte marrëdhënie të mira me ta, sepse fëmijët dhe çifligjet e tij ishin në territorin e benu kurejdhëve.
Kur e panë një grup njerëzish, gra dhe fëmijë, i dolën përpara duke qarë. Ky i qetësoi, e ata pyetën: Si mendon ti, o Ebu Lubabe, a të pranojmë që të na gjykojë Muhammedi? Ky u përgjigj: Po, pastaj e ngriti dorën në fyt, duke u treguar me këtë gjest se i priste likuidimi.
Ebu Lubabeja menjëherë e kuptoi se çfarë gabimi bëri - e tradhtoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij, andaj fill u nis për në Medinë, duke mos u kthyer te Resulullahu . Kur arriti në xhaminë e Pejgamberit , e lidhi veten pas një shtylle të xhamisë dhe u betua se nuk do t’i lejonte askujt ta lironte nga aty, derisa vetë dora e Resulullahut nuk e bënte këtë dhe u betua se kurrë më këmba e tij nuk do të shkelte në tokën e benu kurejdhëve. Kur e informuan Resu-lullahun se ç’kishte bërë Ebu Lubabeja, tha: “Sikur të kishte ardhur tek unë drejtpërdrejt, unë do t’ia kisha falur gabimin, por pasi veproi ashtu, unë nuk do ta liroj përderisa Allahu nuk t’ia falë.”
Edhe pse Ebu Lubabe i paralajmëroi benu kurejdhët, ata vendosën të pranonin gjykimin e Resulullahut .
Hebrenjtë kishin mundësi që një kohë të gjatë t’i bënin ballë bllokadës, meqë kishin mjaft rezerva ushqimi, kurse muslimanët ishin përjashta, ku bënte të ftohtë i madh, e ushqimi u ishte harxhuar, andaj ishin të uritur e të zbathur, mbi të gjitha ishin të rraskapitur nga luftërat e pandërprera.
Edhe lufta me kurejdhët ka pasur karakter psikologjik. Benu kurejdhët kanë qenë të befasuar. Allahu ua ka futur frikën në zemrat e tyre.
As muslimanët nuk mund të duronin më, andaj Ali b. Ebi Talibi dhe Zubejr b. El-Avami dolën përpara, e Aliu briti: O çeta e besimit, pasha Allahun, do ta shijoj atë që ka shijuar Hamza, ose do tua rrënoj fortifikatat.
Atëherë ata shpejtuan të pranonin gjykimin e Resulullahut .
Resulullahu urdhëroi që burrat të ziheshin rob. Ua lidhën duart nën kontrollin e Muhammed b. Selemit, ensar, ndërsa gratë dhe fëmijët i ndanë në anën tjetër. Përfaqësuesit e fisit El-Evs erdhën te Resulullahu e thanë: “O Pejgamber i Allahut, me Benu Kajnukan bëre ashtu siç e dimë edhe ne, kurse këta janë aleatët e vëllezërve tanë El-Hazrexh, e ata janë nën mbrojtjen tonë, andaj bëhu i mirë ndaj këtyre.” Resulullahu i pyeti: “A dëshironi që aty-re t’u gjykojë dikush nga ju?” “Po”, u përgjigjën ata. Resulullahu tha: “Le të jetë ky Sa’d b. Mu’adhi.” Ata u përgjigjën: “Pranojmë.”
Resulullahu i dërgoi lajmin Sa’d b. Mu’adhit në Medinë, i cili nuk kishte udhëtuar me ta për shkak të plagëve të fituara në betejën Ahzab, e ai i hipi gomarit dhe erdhi te Resulullahu , kurse hebrenj-të, tani nën mbikëqyrjen e tij, britën: “O Sa’d, bëhu i mirë ndaj bashkëvendësve tuaj, Resulullahu të ka caktuar që të bëhesh i mirë”, e ai heshti dhe nuk iu përgjigj asnjërit. Kur e mërzitën duke i folur, ai tha: “Edhe Sa’dit i erdhi koha të ruhet, në emër të Allahut, nga protestat e të nënshtruarve.” Kur dëgjuan këtë, disa u kthyen në Medinë, ndërsa lajmin për vdekje do t’ua kumtojë populli. Kur Sa’di doli para Resulullahut , Pejgamberi i tha bashkëvendësve të tij: Ngrijuni në këmbë kryeparit tuaj! Ata u ngritën e thanë: O Sad, ky popull pranon gjykimin tënd. E ky tha: Dhe vendimi im do të zbatohet në vepër? U përgjigjën: Po. E, a do të pranojnë muslimanët? Këta thanë: Po. Edhe të tjerët të cilët janë këtu, dhe e ktheu kokën nga vendi ku rrinte ulur Resulullahu , nga respek-ti që kishte ndaj tij. Ata thanë: “Po.” “A do të vlejë kjo edhe për mua?” Resulullahu u përgjigj: “Po.” Atëherë ai tha: “E shpall vendimin: meshkujt të likuidohen, fëmijët të robërohen e pasuria e tyre të ndahet!” Resulullahu tha: “Ke gjykuar sipas Ligjit të Alla-hut, i cili është përmbi shtatë qiej.
Gjykimi i Sadit ishte tejet i drejtë. Benu kurejdhët, megjithëse ishin armiq të muslimanëve që i kishin tradhtuar e mashtruar dhe që u kishin bërë zullume të mëdha, patën përgatitur armë të shumta për luftë të përgjakshme kundër muslimanëve.
Pas bastisjes së shtëpive të tyre, muslimanët gjetën 1500 shpata, 2000 shigjeta e shtiza, 300 parzmore, 500 helmeta dhe kova.
Resulullahu urdhëroi që t’i mbyllin benu kurejdhët në shtëpinë e vajzës së Harithit, e martuar në fisin Benu Nexhxhar. Për ta hapën gropa në sheshin e Medinës dhe aty i likuiduan grup pas grupi. Ata që ishin të mbyllur së bashku me prijësin e tyre Ka’b b. Esedin, e pyetën: Si mendon, çdo të bëhet me ne? Ai u përgjigj: Vallë, a as këtu nuk keni mend? A nuk e shihni se i thirruri nuk kundërshton, dhe kur dikush prej tuajve del prej këtu, nuk kthehet më? Për Zot-in!, na pret likuidimi.
Ishin likuiduar 600 ose 700 vetë.
Kjo ishte e vetmja mënyrë që ti dilej në krye gjarpërinjve helmues, tradhtisë e së keqes së tyre. Ata thyen fjalën e dhënë, shkelën traktatin e fuqishëm dhe ndihmuan fiset aleate, të bashkuara për shkatërrimin e muslimanëve në çastin më të vështirë të jetës së ty-re.
Me këto vepra, ata janë regjistruar si kriminelët më të mëdhenj të luftës, të cilët e merituan dënimin me vdekje.
Në këtë grup është likuiduar edhe krimineli më i madh i aleatëve, ngatërrestari dhe tradhtari i të gjitha kohërave, Hujej b. Aht-abi, babai i Safijes radijAllahu anha, nënës së besimtarëve.
Ai hyri në aleancë me benu kurejdhët atëherë kur i braktisën kurejshët dhe gatafanët dhe u fortifikua së bashku me ta. Kab b. Esedi më herët i kishte premtuar strehim gjatë betejës në hendek, atëherë kur erdhi të kërkonte prej kurejdhëve ta ndërpritnin traktatin e t’u ndihmonin fiseve të bashkuara.
Kur e sollën para Resulullahut ashtu të lidhur mirë, Ka’bi tha: “Nuk do ta qortoj veten për armiqësinë që kam ndaj teje, por ai që lufton kundër Allahut gjithnjë do të jetë i mposhtur.” Pastaj tha: “O njerëz, nuk ka dyshim në urdhrin e Allahut. Këtu është Libri dhe përcaktimi i Tij, si dhe likuidimi i përgjakshëm të cilin e ka ligjësuar Allahu për Benu Izraelitët.” Pastaj u ul dhe ia prenë kokën.
Prej grave të tyre është likuiduar vetëm njëra, për shkak se kishte vrarë një musliman - Hilad b. Suvejdin, duke i hedhur një gur të madh në kokë. Resulullahu urdhëroi që të mos likuidoheshin ata që nuk ishin të moshës madhore. I tillë ishte Atijeh b. El-Kuredhi. Ai mbeti në jetë, pastaj e pranoi Islamin dhe njihet si as’hab.
Thabit b. Kajsi kërkoi nga Resulullahu që t’i dhuronte Ez-Zubejr b. Batanin me tërë pasurinë dhe familjen e tij.
Muslimanët e lejuan këtë, e Thabiti i tha Ez-Zubejrit: “Ti, pasuria dhe familja jote më jeni dhuruar mua nga ana e Resulullahut , e tani unë të liroj.” Ez-Zubejri, pasi kuptoi se i gjithë fisi i tij ishte likuiduar, tha: “Unë prej teje kërkoj që për hir të miqësisë së mëparshme të më dërgosh te populli im!” Thabiti e dërgoi vërtet tek ata të cilët i donte, sepse ia preu kryet. Prej fëmijëve të tij la në jetë Abdu-r-Rahman b. Zubejrin, i cili e pranoi Islamin dhe u bë njëri nga ashabët. Edhe Ummu-l-Mundhir, Selma, e njohur si vajza e Kajs En-Nexhxhariut, kërkoi që ti dhuronin Rufaah b. Samuel El-Kardhin. Ia lejuan këtë e kjo e la në jetë. Pastaj ai e pranoi Islamin dhe u bë njëri nga ashabët. Atë natë Islamin e pranoi një grup që ishin të amnistuar. Atyre ua falën gjakun, pasuritë dhe familjet.
Atë natë Medinën e braktisi dhe një hebre neutral, i cili nuk pat marrë pjesë në armiqësi kundër Resulullahut që quhej Amër. Muhammed b. Mesleme, udhëheqës i rojeve të Pejgamberit e pa dhe kur e njohu, e la të shkonte, por nuk e dinte se ku kishte vajtur. Resulullahu e ndau pasurinë e benu kurejdhëve, pasi e ndali një të pestën, nga tri sehme (masa) për kalorësit dhe atë, një pjesë për nevojat personale të tyre, kurse dy pjesë për ushqimin e kuajve dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pastaj nga një sehme për këmbësorët. Robërit i dërgoi në Nexhd, të cilët i përcolli Sa’d b. Zejdi, ensar, që në këmbim për ta, të blinte kuaj dhe armë.
Resulullahu zgjodhi për vete Rejhanen, bijën e Amër b. Hanakatit, e cila qe nën mbrojtjen e Resulullahut gjer në vdekjen e tij, siç thotë Ibni Is’haku, kurse El-Kelebi thotë: “Resulullahu e ka liruar atë nga robëria dhe në vitin 6 h. është martuar me të. Ajo ka vdekur pasi Resulullahu u kthye nga haxhi lamtumirës dhe e ka varrosur në Xhennetu-l-Beki.”
Kur mbaroi problemi me Kurejdhët, Allahu ia plotësoi duanë robit të Vet të mirë, Sa’d b. Mu’adhit , të cilin e kemi cekur më herët në kuadër të betejës së Hendekut. Pas betejës, Resulullahu për të ngriti një çadër në mesxhidin e vet, në mënyrë që ta vizitonte gjatë sëmundjes së tij. Kur e pësoi fisi Benu Kurejdha, plaga e tij u keqësua. Aishja radijAllahu anha rrëfen: Plaga iu keqësua dhe kurr-sesi nuk mund tia lidhnin, sepse gjaku i rridhte pandërprerë. Në mesxhid po ashtu ishte edhe çadra e Benu Gatafanëve dhe, kur gja-ku arriti tek ata, thanë: O fqinj, çpo na vjen kështu nga ana juaj? E ky ishte gjaku që rridhte nga plaga e Sadit. Së shpejti pas kësaj ndërroi jetë.
Te Buhariu e Muslimi transmetohet nga Xhabiri se Resulullahu ka thënë: “Është dridhur Arshur-Rahmani (Froni i Allahut) për shkak të vdekjes së Sa’d b. Mu’adhit.” Tirmidhiu e ka klasifikuar ndër hadithet sahih hadithin e Enesit, ku thotë: “Kur e kanë bartur kufomën e Sa’d b. Mu’adhit, munafikët kanë thënë: “Sa i lehtë qenka trupi i tij”, e Resulullahu tha: “Në të vërtetë atë e kanë bartur engjëjt.” Gjatë rrethimit të benu kurejdhëve është mbytur një musliman - Halid b. Suvejdi, duke e goditur me gurë një grua hebreje. Gjatë rrethimit ka vdekur, nga një vdekje natyrale, Ebu Senan b. Muhsini, vëllai i Ukashit.
Përsa i përket Ebu Lubabes, i cili ishte lidhur për shtylle në mesxhid, ai në këtë gjendje kaloi gjashtë net. Gjatë kohëve të namazit, gruaja e tij e zgjidhte dhe pas faljes e lidhte përsëri. Atëherë dua-pendimi i tij arriti te Resulullahu në mbrëmje ndërsa ishte në shtëpinë e Ummu Selemes. Ummu Seleme u ngrit dhe nga dera e shtëpisë i tha Ebu Lubabes: “Gëzohu, o Ebu Lubabe, Allahu të ka mëshiruar.” Njerëzit u ngutën për ta liruar, por ai e refuzoi ndihmën e çdokujt, përveç ndihmës së Resulullahut . Në mëngjes, kur Resu-lullahu vajti në mesxhid për t’u falur, kaloi pranë tij dhe e liroi.
Në fund po përmendim edhe një herë se beteja “El-Ahzab” dhe “Benu Kurejdha” ka ndodhur në dhul-ka’de të vitit 5 h., dhe se rrethimi ka zgjatur 25 ditë.
Përkitazi me betejën El-Ahzab - Hendek dhe betejën me benu kurejdhët, Allahu i ka shpallur ajetet në suren “El-Ahzab” - “Alea-tët”. Në të ka komentuar ndodhitë më të rëndësishme mes mumminëve - besimtarëve dhe munafikëve - hipokritëve, pastaj bra-ktisjen e luftës nga ana e fiseve si dhe rezultatet e tradhtisë nga ana e ithtarëve të Librit - hebrenjve.
AKTIVITETET USHTARAKE PAS AHZABIT DHE BENU KUREJDHËVE
Vrasja e Selam b. Ebi-l-Hakikit
Selam b. Ebi-l-Hakiki - me ofiqin Ebu Rafi - ishte njëri nga kriminelët më të mëdhenj hebrenj, i cili i ngriti dhe i bashkoi fiset arabe kundër muslimanëve dhe u ndihmonte atyre me pasuri të madhe materiale. Ai e ka ofenduar personalisht Resulullahun .
Pasi muslimanët i qëruan hesapet me benu kurejdhët, fisi Hazrexh kërkoi leje nga Resulullahu që të vriste Ebu Rafi’n.
Njerëzit e fisit El-Evs patën nderin të vrisnin Ka’b b. El-Eshrefin.
Fisi El-Hazrexh gjithashtu dëshironte të kryente një vepër të madhe për Islamin, për të qenë në një nivel me fisin El-Evs. Andaj shpejtuan të merrnin leje nga Resulullahu që këta të kishin nderin ta likuidonin Selam b. Ebi-l-Hakikin (Ebu Rafi’n).
Resulullahu ua lejoi këtë, por me kusht që të mos i vrisnin gratë dhe fëmijët.
Për këtë detyrë u përgatit një grup prej pesë burrash. Të gjithë ishin nga familja Benu Selem, hazrexhas. Për prijës zgjodhën Abdullah b. Atikun. Pasi u bën gati u nisën për në Hajber, ku gjendeshin fortifikatat e benu rafijëve. Arritën në mbrëmje, në kohën kur nje-rëzit mbyllnin bagëtinë e kthyer nga kullotat.
Abdullah b. Atiku u tha shokëve të tij: Mos u largoni prej këtu. Unë po shkoj të shoh se mos ka mbetur ndonjë derë e hapur për të hyrë. Ai u nis dhe gjeti shpejt një derë të hapur, pastaj i përvoli rrobat, sikur dëshironte të kryente nevojën, dhe ashtu rrinte galiç gjersa të gjithë njerëzit hynë në shtëpitë e tyre. Pastaj iu drejtua portieri: O Abdullah, nëse dëshiron të hysh, hyr, se po e mbyll derën.
Abdullah b. Atiku rrëfen: Unë hyra brenda dhe u fsheha. Kur të gjithë hynë në shtëpitë e veta, mbyllën derën dhe i vunë shulat, unë dola nga terri, i hoqa shulat dhe hapa derën. Ebu Rafi rrinte me shoqërinë e vet në oborr. Pas njëfarë kohe ata shkuan e ky mbeti vetëm. Ndërkohë u hapa derën të gjithëve që të hynin. Mendova me vete: nëse më shohin njerëzit, nuk do të më zënë gjersa ta mbys atë. Pastaj iu përvodha atij, ndërsa rrinte në terr me fëmijët e vet. Nuk e dija saktë se ku ishte ulur. Andaj thërrita: O Ebu Rafi!, ai pyeti: Kush është? U drejtova nga zëri i tij dhe e godita me shpa-të, e as vetë nuk e di se si. Ai klithi e unë u fsheha në terr. Prita pak, pastaj dola nga terri, hyra tek ai dhe pyeta: Kush është duke bërtitur kështu, o Ebu Rafi? Ai u përgjigj: Të vajtoftë nëna, dikush është brenda në shtëpi, pak më parë më goditi me shpatë.
Pastaj e godita edhe disa herë me shpatë, por nuk e mbyta. Më në fund ia ngula shpatën në stomak dhe kur i doli përtej në shpinë, kuptova se e kisha mbytur. Pastaj dola jashtë, mbylla derën dhe, kur e ndieva se isha në tokë, dola në dritn e hënës. E kisha thyer këmbën, andaj e lidha me turbanin tim. Mandej u ula në murin e derës dhe i thashë vetes se nuk do të largohesha prej aty gjersa të bindesha se me të vërtetë e kisha mbytur. Kur kënduan gjelat, kasne-ci i fryu bririt e tha: E lajmëroj vdekjen e Ebu Rafit, tregtar, banor i Hixhazit. Kur dëgjova këtë, shpejtova te shokët e mi e thashë: Shpëtim, Allahu e ka mbytur Ebu Rafin! Pastaj u kthyem në Medinë e unë i tregova Resulullahut çfarë ndodhi, e ai tha: “Zgja-te këmbën!” Unë e zgjata e ai ma fërkoi plagën me dorën e vet dhe këmba m’u shërua sikur të mos kishte qenë fare e thyer.”
Këtë e transmeton Buhariu, kurse Ibni Is’haku thotë se i tërë grupi kishte hyrë te Ebu Rafi dhe se të gjithë kishin marrë pjesë në vrasjen e tij, ndërsa i fundit që i kishte dhënë goditjen vdekjepru-rëse, ishte Abdullah b. Unejsi.
Në transmetimin e Ibni Ishakut qëndron se, pas vrasjes së Ebu Rafit, hazrexhasit u nisën të dilnin jashtë ndërsa ishte terr, e Abdullah b. Atikut iu thye këmba. Shokët e bartën gjer te govata me ujë dhe aty u fshehën. Hebrenjtë ndezën zjarre në të gjitha anët, e pastaj filluan të vëzhgonin rrethinën. Pasi nuk gjetën askënd, u kthyen te shoku i tyre i vrarë. Kur u larguan hebrenjtë, hazrexhasit e bartën Abdullah b. Atikun dhe u kthyen në Medinë, te Resulullahu . Ky aksion ndodhi në muajin dhul-ka’de të vitit 5 h.
Pasi Resulullahu u kthye nga beteja Ahzab dhe Kurejdha, dhe pasi realizoi gjykimin ndaj kriminelëve të luftës, filloi të ndërmerrte ekspedita të reja edukative tek arabët dhe fiset beduine, të cilët nuk pajtoheshin me ligjet natyrore mbi paqen dhe sigurinë në mënyrë paqësore, por vetëm me dhunë.
Ekspedita e Muhammed b. Meslemes
Kjo ishte ekspedita e parë kundër fiseve të rebeluara, të cilat patën marrë pjesë në betejën Ahzab kundër muslimanëve.
Në këtë patrullë kalorësie morën pjesë tridhjetë kalorës, të cilët u nisën përtej El-Kirtait në Darjetin e pastaj në Nexhd.
Darjeti është larg Medinës shtatë ditë udhëtimi. U nisën më 10 muharrem të vitit 6 h. Nga Darjeti vazhduan për në luginën Benu Bekër b. Kulab. Menjëherë i sulmuan vendësit e ata ikën, me çrast muslimanët konfiskuan shumë plaçka lufte. Në Medinë u kthyen më 29 muharrem. Me vete sollën Themameh b. Ethal El-Hanefiun, krye-parin e fisit Benu Hanife, të robëruar. Ai ishte nisur fshehurazi për të mbytur Resulullahun sipas urdhrit të Muselejme Kedhdhabit. Muslimanët e zunë dhe e sollën me vete. Kur arritën në Medinë e lidhën për shtylle të mesxhidit. Resulullahu erdhi për ta vizituar e i tha: “Ç’u bë me ty, o Themameh?” “Kurrgjë, çdo gjë është në rregull, o Muhammed. Nëse dëshiron të më vrasësh, do të shkaktosh vetëm gjakderdhje, nëse dëshiron të më amnistosh, do të amnistosh të falënderuarin, nëse dëshiron pasuri, thuaj, çfarëdo që të kërkosh, do të jap.” Resulullahu u largua prej tij pa fjalë.
Kur kaloi një herë tjetër afër tij, i bëri të njëjtën pyetje, e ai iu përgjigj sikurse herën e parë. Kur Resulullahu kaloi afër tij për të tretën herë, dhe pas pyetjes dhe përgjigjes së njëjtë, tha: “Lirojeni Themamen.”
E liruan dhe ai shkoi te palma më e afërt, u pastrua, pastaj vajti te Resulullahu , pranoi Islamin e tha: “Pasha Allahun, në tërë botën nuk ka ekzistuar për mua fytyrë më e urryeur se e jotja, e tani, pasha Allahun, fytyra jote për mua u bë më e dashura në botë. Dhe, pasha Allahun, në tërë botën nuk ka ekzistuar për mua fe më e urryeur se feja jote, e tani ajo u bë feja ime më e dashur. Kalorësit tuaj më zunë, ndërsa dëshiroja të kryeja umren.” Resulullahu e gëzoi atë duke i lejuar që ta kryente umren.
Kur arriti në Mekë, kurejshët i thanë: “Ti e ndërrove fenë, o Themameh?” Ai u përgjigj: “Jo pasha Allahun, por u bëra musliman siç është Muhammedi . Dijeni mirë se nuk do t’ju arrijë nga Jema-meja asnjë kokërr grurë pa lejen e Resulullahut ”. Jemameja ishte rajon fshatar i Mekës ku kultivohej gruri. Kur Themameja u kthye në vendlindje, e ndaloi dërgimin e grurit në Mekë. Kurejshët u brengo-sën dhe u shqetësuan. Pastaj i dërguan një letër Resulullahut , për-mes së cilës e lutën për mëshirë që ta lejonte Themamen t’u dërgon-te grurë. Resulullahu e bëri këtë, e ai ua dërgoi grurin.
Ekspedita në Benu Lahjan
Fisi Benu Lahjan ka tradhtuar dhjetë ashabë në Er-Rexhie dhe kanë qenë shkaktar për fatkeqësinë e tyre. Por duke qenë se vendbanimi i tyre ishte thellë në Hixhaz, gati në kufi me Mekën, ndërsa armiqësia e beduinëve dhe e kurejshëve ishte shpeshtuar së tepërmi, Resulullahu mendonte se nuk duhej të depërtohej aq thellë në afërsi të armikut më të madh. Ndërkaq, pasi fiset e tradhtuan njëra-tjetrën në betejën Ahzab, u dobësua fuqia e tyre dhe kur, për shkak të gjendjes së vështirë, ishin qetësuar pak, Pejgamberi e pa se kishte ardhur koha që të hakmerrej ndaj Benu Lahjanëve për ashabët e vrarë në Er-Rexhie.
Për këtë qëllim organizoi një fushatë ushtarake dhe u nis kundër tyre në muajin rebiul-evvel apo xhumadel-ula të vitit 6 h., në krye të 200 shokëve të vet. Si zëvendës në Medinë la Ibën Ummi Mektumin. Të gjithë i lajmëroi se ishin nisur për në Sham dhe mori rrugën në veri të Medinës. Ndërkaq, pas një udhëtimi të shkurtër, ndërroi drej-timin nga lugina Garan e cila gjendet mes Emexhit dhe Usfanit, ku e kishin pësuar as’habët. Resulullahu me shpejtësi të madhe arriti aty dhe filloi të thërriste kryeparët. Populli Benu Lahjan iku në male, të kapluar me një frikë të madhe nga ushtria muslimane, kështu që në fshatin e tyre nuk takuan askënd.
Resulullahu qëndroi aty dy ditë. Në male dërgonte grupet e veta vëzhguese, me qëllim që të zinin dikë, por nuk patën sukses, ngase ata kishin ikur larg dhe ishin fshehur mirë. Pastaj Resulullahu u nis për në Usfan. Prej aty dërgoi dhjetë kalorës në Kera l-Gamim, afër Mekës, për të kuptuar kurejshët për ta. Kur u krye edhe kjo detyrë, Resulullahu u kthye në Medinë. Kjo ekspeditë zgjati katërmbëdhjetë ditë.
Vazhdimi i aktiviteteve ushtarake në forma patru-llimi, sulmesh të papritura dhe misionesh
Resulullahu në këtë periudhë ishte tejet azhur në dërgimin e trupave ushtarake për të vëzhguar dhe për ti ruajtur kufijtë për shkaqe sigurie, si dhe në dërgimin e delegacioneve në misione negociatore për shkaqe politike.
Tani ti paraqesim shkurtimisht në pika këto aksione:
1. Aksioni ushtarak i Ukash b. Muhasinit në El-Gumer në muajin rebiul-evvel ose rebiul-ahir të vitit të 6 h. Ukashi u nis me dyzet ushtarë në ujin Gumer që ishte pronë e benu esedëve. Kur arritën në fshatin e tyre, populli iku me të shpejtë, kurse muslimanët konfis-kuan plaçka lufte prej dyqind devesh dhe i dërguan në Medinë.
2. Aksioni ushtarak i Muhammed b. Meslemes në vendin Dhu-l-Kissa në muajin rebiul-evvel ose rebiul-ahir të vitit 6 h. Ibni Mesleme u nis me dhjetë ushtarë në vendin Dhu-l-Kissa, fshat ky i benu thealebëve. Populli iku dhe u fsheh. Por kur ra nata, afro 100 banorë të fshatit i rrethuan këta dhe i mbytën që të gjithë, përveç Ibni Mesle-mes i cili iku i plagosur.
3. Aksioni i Ebu Ubejde b. El-Xherrahit në Dhu-l-Kissa, në muajin rebiul-ahir të vitit 6 h. Menjëherë pas pësimit të shokëve të Muhammed b. Meslemes, Resulullahu dërgoi Ebu Ubejden për t’u hakmarrë. Me Ebu Ubejden u nisën dyzet ushtarë. Udhëtuan tërë natën e në mëngjes sulmuan fshatin, me ç’rast fshatarët ikën dhe u fshehën në male. Njërin e zunë, por ai pranoi Islamin. Përfituan pasuri të madhe në deve dhe në bagëti të imëta.
4. Aksioni i Zejd b. Harithit në El-Xhemum, në muajin rebiul-ahir të vitit 6 h. Xhemumi ishte pusi i benu sulejmëve në vendin Merru Dhahran. Zejdi arriti në Merri Dhahran dhe zuri një grua nga familja Mudhejne, që quhej Halime. Ajo u tregoi ku ishte qendra e benu sulejmëve. Pastaj i sulmuan, me çrast konfiskuan pasuri të madhe dhe zunë robër shumë njerëz. Kur i sollën në Medinë, Resulu-llahu e liroi Halimen dhe burrin e saj.
5. Aksioni i Zejd b. Harithit në El-As, në muajin xhumadel-ula të vitit 6 h., në krye të shtatëdhjetë kalorësve. Ata sekuestruan një karvan kurejshit, të cilin e udhëhiqte Ebu-l-Asi. Ai vajti tek ish bashkëshortja e tij, Zejnebja, dhe kërkoi nga ajo që ta luste Resulullahun për t’ia kthyer pasurinë e karvanit. Ajo e bëri këtë, ndërsa Resu-lullahu u shpjegoi njerëzve që duhej ta kthenin pasurinë qetësisht dhe pa dhunë. Muslimanët i kthyen të gjitha gjërat që kishin marrë, madje edhe sendin më të vogël. Ebu-l-Asi u kthye në Mekë dhe ua dorëzoi njerëzve mallin. Pastaj pranoi Islamin dhe u shpërngul në Medinë.
Resulullahu ia ktheu Zejneben për grua, në bazë të bashkëshortësisë së mëparshme edhe pas jetës së ndarë bashkëshortore prej mbi tre vjetësh, gjë që vërteton edhe hadithi sahih. Resulu-llahu veproi kështu sepse ajetet për ndalesën e martesës së musli-maneve me jobesimtarë ende nuk ishin shpallur. Përsa u përket haditheve të cilat konfirmojnë se ia kishte dhënë Ebu-l-Asit me nikah (kurorëzim) të ri, apo pas një jete të ndarë prej gjashtë vitesh, këto nuk janë hadithe sahih për shkak të senedit - zinxhirit të dobët të transmetuesve.
Është për tu çuditur nga njerëzit që i përmbahen hadithit të dobët duke pasur hadithin sahih. Ata thonë: Ebu-l-Asi e ka pranuar Islamin nga fundi i vitit 8 h., para çlirimit të Mekës. Pastaj e rrëzojnë pohimin e vet duke thënë: Zejnebja ka vdekur në fillim të vitit 8 h. Ne i parashtruam këto data historike të kësaj ngjarjeje, ndërsa Musa b. Ukbe është i mendimit se kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të vitin 7 h., nga ana e Ebu Besiirit dhe shokëve të tij, që nuk i përgjigjet hadithit sahih, madje as atij daif (të dobët).
6. Aksioni i Zejdit në Tarf ose Tark në muajin xhumadel-uhra të vitit 6 h. Zejdi u nis me pesëmbëdhjetë ushtarë kundër benu thealebëve. Dhe përsëri beduinët ikën. U frikësuan se Resulullahu ishte duke i sulmuar personalisht. Prej tyre Zejdi konfiskoi njëzet deve. Ky udhëtim zgjati katër ditë.
7. Patrulla e Zejdit në Vadi-l-Kura, në muajin rexheb të vitit 6 h. Zejdi u nis me dymbëdhjetë ushtarë në Vadi-l-Kura për të vëzhguar lëvizjen e armikut. Gjatë vëzhgimit u sulmuan nga banorët e Vadi-l-Kurasë, me çrast u vranë nëntë e shpëtuan tre vetë. Njëri prej të shpëtuarve ishte edhe Zejd b. El-Harithi.
8. Aksioni Habtë. Kjo fushatë vëzhguese ndodhi në muajin rexheb të vitit 8 h. Sipas ngjarjes duket se kjo ka ndodhur para marrëveshjes në Hudejbije. Xhabiri rrëfen: Na dërgoi Resulullahu së bashku me treqind kalorës. Për udhëheqës caktoi Ebu Ubejde b. El-Xherrahin, me qëllim që të vëzhgonim karvanet kurejshite. Ndërsa vëzhgonim, na kaploi një uri e madhe. Hëngrëm diçka nga ushqimi, por nuk na mjaftoi. Atëherë njëri prej njerëzve theri tri kafshë, pastaj edhe dy herë aq, por nuk mund të ngopeshim kurrsesi . Ebu Ubejde ndaloi therjen e mëtejshme të kafshëve. Pastaj deti na hodhi një kafshë të quajtur El-Anber. Prej saj hëngrëm mish gjysmë muaji dhe ajo që teproi e terëm. Kjo na dha fuqi. Ebu Ubejde e mori një brinjë të asaj kafshe dhe i urdhëroi një njeriu më të gjatë që i hipur në devenë më të lartë, të kalonte nën të. Brinja ishte aq e madhe, saqë kalorësi kaloi nën të. Kur u kthyem në Medinë, i treguam Resulullahut se ç’na kishte ndodhur, e ai tha: “Ky ka qenë furnizi-mi, që ju ka dhuruar Allahu . A keni më prej atij mishi që të na jepni edhe neve pak?” Ne i dërguam mish Resulullahut .”
Të përmendim se ky rrëfim, sipas përmbajtjes së vet, konfirmon se kjo ka ndodhur para El-Hudejbijes, sepse muslimanët nuk i kanë sulmuar më karvanet e kurejshëve pas marrëveshjes në Hudejbije.
BETEJA BENU-L-MUSTALAK OSE BETEJA EL-MERISIE (muaji shaban, viti 6 h.)
Kjo ekspeditë, edhe pse nuk ishte me përmasa të gjera dhe manovrime të mëdha luftarake, pati faktorë të tjerë të rëndësishëm, të cilët e tronditën shoqërinë islame dhe futën çrregullime të mëdha, por njëkohësisht ishin edhe shkas për tu zbuluar munafikët hipokritët. Përkitazi me këtë janë shpallur edhe disa dispozita qortuese, të cilat i dhanë shoqërisë islame një pasqyrim butësie, nderi dhe pas-tërtie shpirtërore.
Së pari do të themi diçka për vetë betejën e pastaj për vlerat e saj psikologjike.
Kjo fushatë ushtarake, sipas burimeve më të sigurta, ndodhi në muajin shaban të vitit 6 h. Shkaku ishte tentimi i kryeparit të fisit Benu-l-Mustalak, El-Harith b. Ubej Dirarit, i cili qe nisur me ushtrinë e tij për të nënshtruar Resulullahun . Për këtë lajmëruan Resulu-llahun , andaj ky dërgoi Burejde b. Huthaib el-Eslemin që të vërte-tonte saktësinë e kësaj informate.
Ai e takoi El-Harith b. Ebi Dirarin, bisedoi me të, e ky ia vërtetoi qëllimin e vet.
Duke qenë se informata ishte e saktë, Resulullahu i tuboi as’habët e vet dhe shpejtoi t’i dilte përpara. Në rrugë u nisën më 2 shaban. Së bashku me ta u nis edhe një grup munafikësh, të cilët nuk kishin marrë pjesë në betejat e mëparshme. Resulullahu në Medi-në la Zejd b. El-Harithin, disa thonë Ebu Dherrin apo Semilet b. Abdullah El-Lejthin.
Harith b. Dirari kishte dërguar një spiun në Medinë për t’u informuar për ushtrinë muslimane, por muslimanët e zunë dhe e likuiduan.
Kur e lajmëruan Harith b. Dirarin për ardhjen e Resulullahut dhe për likuidimin e spiunit të vet, u frikësua shumë, po ashtu dhe fiset e tjera arabe, të cilat ishin bashkuar për ta sulmuar së bashku Resulullahun e që tashti e braktisën atë.
Resulullahu me ushtrinë e vet arriti në vendin El-Murejsi, të cilin e quanin sipas një burimi të tyre në Kudejde, dhe u përgatitën për luftë.
Resulullahu e rreshtoi ushtrinë dhe udhëheqës të muhaxhirëve caktoi Ebu Bekrin, ndërsa të ensarëve, Sa’d b. Ubaden.
Muslimanët e gjuajtën armikun me shigjeta plot një orë, pastaj Resulullahu urdhëroi sulmin gjoks për gjoks dhe së shpejti e fituan betejën, ndërsa mushrikët humbën. Resulullahu i robëroi gratë dhe fëmijët e tyre, si dhe konfiskoi pasuri të madhe. Nga muslimanët u vra vetëm një luftëtar, dhe atë nga dora e një ensari duke mendu-ar se ky ishte armik. Kështu e përshkruajnë betejën historianët e luf-tërave të Resulullahut , ndërsa Ibnul Kajjumi thotë:
“Rrjedha e këtillë e betejës nuk përputhet me të vërtetën. Përleshje midis Resulullahut dhe El-Harith b. Ebi Dirarit as që ka pasur fare. Resulullahu ka sulmuar vetëm te pusi, pastaj i ka robëruar familjet dhe pasuritë e tyre.” Kështu qëndron në hadithin sahih: “Resulullahu i ka sulmuar Benu-l-Mustalakët atëherë kur ata e kanë sulmuar Resulullahun .”
Në mesin e robërve të luftës ishte edhe vajza e El-Harithit, kryeparit të fisit Benu-l-Mustalak, e cila quhej Xhuvejrie. Këtë e zuri Thabit b. Kajsi, andaj Resulullahu e shpengoi dhe u martua me të. Për hir të kësaj martese, muslimanët liruan njëqind anëtarë të fisit Benu-l-Mustalak, të cilët e pranuan Islamin. Ata thanë: “Ne tani jemi miq me Resulullahun .”
Përsa i përket ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë betejë, në raste të shumta janë shkaktuar me dezinformimet dhe dhelpëritë e hipokritit suprem, prijësit të munafikëve, Abdullah b. Ubejes dhe bandës së tij. Tani do të prekim disa prapësira të tyre, të cilat i kanë sjellë dëme të mëdha shoqërisë islame në Medinë.
Aktiviteti i munafikëve (pjesëtarë të kolonës së pestë) para betejës Benu-l-Mustalak
Shumë herë kemi thënë se Abdullah b. Ubeje e urrente Islamin dhe muslimanët. Veçanërisht urrejtjen e madhe e shprehte ndaj Resulullahut . Kjo urrejtje iu shtua edhe më tepër kur fiset El-Evs dhe El-Hazrexh pranuan pushtetin e Resulullahut dhe për të filluan të bënin punë zejtare. Kështu Ibni Ubeje ishte në humbje. Ai gjith-ashtu e fajësonte Resulullahun se i kishte marrë sundimin nga du-art.
Kjo urrejtje e madhe, si dhe armiqësia e tij, ishin të dukshme para se ta simulonte Islamin, e edhe pasi shtirej se e kishte pranuar atë.
Një ditë Resulullahu i hipi gomarit dhe u nis për të vizituar Sa’d b. Ubaden. Duke kaluar pranë Abdullah b. Ubejes, ky i tha, duke mbufatur hundët: “Mos u bëjë xheloz ndaj nesh.” Një herë tjetër, ndërsa Resulullahu këndonte Kur’an në një tubim, ai i tha: “Rri në shtëpinë tënde dhe mos na mashtro (gënje) në tubimet tona.”
Kjo ka ndodhur para se ta pranonte rrejshëm Islamin. Ndërkaq, kur gjoja e pranoi Islamin pas betejës në Bedër, nuk u ndërrua fare, por edhe më tej mbeti armik i Allahut , i Resulullahut dhe i të gjithë besimtarëve. Gjithnjë planifikonte dhe mendonte në ç’mëny-rë ta përçante shoqërinë islame, e kështu ta zhvlerësonte Islamin. Ai shoqërohej me armiqtë e Islamit. Kështu ndodhi edhe kur kaloi në anën e benu kurejdhëve, siç thamë edhe më lart.
Në betejën e Uhudit, me dredhitë e veta, e për qëllime të këqija, futi përçarje dhe trazira në mesin e muslimanëve dhe ishte shkaktar i destabilizimit në radhët e besimtarëve, që shkaktoi kaos të gjithmbarshëm.
Njëra nga cilësitë e tij më dinake ishte ajo se i mashtronte muslimanët kinse ky e përkrahte Resulullahun . Pas pranimit të rrejshëm të Islamit, çdo të premte rrinte në xhami dhe, kur Resulu-llahu çohej për të mbajtur hutben (ligjëratën e xhumasë), ai thoshte me zë të lartë: “Para jush është Resulullahu . Allahu ju ka nde-ruar dhe ju ka bërë të famshëm me të, andaj, ndihmojeni atë, lav-dërojeni atë, dëgjojeni atë dhe bëhuni të përulur ndaj tij.” Atëherë ulej, e Resulullahu fillonte ligjërimin e vet.
Se çfarë hipokriti ishte në të vërtetë, tregon edhe ndodhia se në xhumanë pas Uhudit, me gjithë tradhtinë në Uhud, ai u ngrit në xhami për të thënë sërish lavdërimin e vet të rrejshëm, kurse musli-manët e ndaluan dhe i thanë: Ulu, o armik i Allahut, ti nuk meriton ti flasësh këto fjalë, sepse e di mirë se çke bërë. Ai u ngrit dhe me hapa të mëdhenj doli nga xhamia përmes muslimanëve duke thënë: Për Zotin!, sikur flas keq kur dua ta lavdëroj. Në dyert e xhamisë e priti një ensar, e i tha: Vaj halli për ty, kthehu prapa dhe lute Resulullahun të të falë!” Ai u përgjigj: “Për Zotin!, nuk dëshiroj të më falë.”
Me hebrenjtë benu nadir kishte kontakte të shpeshta dhe me ta thurte komplote kundër muslimanëve. Ky është ai që u kishte thënë atyre: “Nëse ju e braktisni tokën tuaj, edhe ne (munafikët) do të vijmë pas jush, e nëse luftoni, ne do tju ndihmojmë.
Gjatë betejës Ahzab, së bashku me shokët e vet, fuste në mesin e muslimanëve mjerim dhe mosbesim. I mbushte zemrat e tyre me frikë e ligështi. Përkitazi me këtë, Allahu xh.sh ka shpallur në suren El-Ahzab:
Kur hipokritët dhe zemërsëmurët thanë: Allahu dhe Pejgamberi i Tij vetëm na mashtruan kur premtuan!, e gjer tek ajeti: Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve të shkretëtirës e të pyesnin për ju, por edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin. (El-Ahzab: 12-20).
Është fakt se të gjithë armiqtë e muslimanëve: hebrenjtë, munafikët dhe mushrikët e dinin se prosperiteti i Islamit nuk qëndronte në përparimin material, në sasinë e madhe të armëve, të ushtrisë dhe të pajisjeve, porse shkaku i suksesit të madh qëndronte në parimet, në moralin dhe në idealet me të cilat dispononte shoqëria isla-me. Çdo musliman ishte i gatshëm të vdiste për fenë e vet. Ata e dinin mirë se arteria e kësaj shoqërie ishte vetë Resulullahu , per-sonalisht ai, i cili paraqiste shembullin e lartësuar të njeriut që saktësisht i përmbahej të gjitha parimeve të fesë.
Po ashtu ishin të vetëdijshëm se, pas të gjitha këtyre ngjarjeve pesëvjeçare, kjo fe nuk mund të shkatërrohej me armë. Andaj filluan të ndërmerrnin luftë propagandistike kundër Islamit, duke u vërsulur kështu në moralin, në zakonet dhe në traditat e muslimanëve, me qëllim që viktima e parë gjatë kësaj lufte propagandistike të ishte vetë Resulullahu . Duke qenë se munafikët përbënin kolonën e pes-të në radhët e muslimanëve, meqë ishin banorë të Medinës dhe në kontakte të përhershme me muslimanët, kishin mundësi që në çdo kohë t’i irritonin dhe t’i shqetësonin ata, andaj këta do të ishin bar-tës të kësaj lufte propagandistike me në krye udhëheqësin e tyre, hipokritin më të madh, Ibni Ubejen.
Ky plan djallëzor i mori konturet e veta pas betejës Ahzab. Si shkas i drejtpërdrejtë i këtij plani ishte martesa e Resulullahut me Zejneben, vajzën e Xhahshit, pasi prej saj u shkurorëzua Zejd b. Harithi.
Zejdi ishte djali i adoptuar i Resulullahut . Tek arabët ka qenë zakon që biri i adoptuar të konsiderohej porsi djali i tij (i lindur). Biri i adoptuar ka pasur të drejtë në trashëgim sikurse djali (i lindur). Bashkëshortja e tij ka qenë e ndaluar për adoptuesin, sikurse bashkë-shortja e djalit të tij (të lindur). Kur Zejdi u nda nga Zejnebja, e Resulullahu u martua me të, munafikët pandehën se kjo do ishte mbështetje e mirë që të fusnin grindje midis muslimanëve dhe mosdurim kundër Resulullahut . Për këtë qëllim shfrytëzuan edhe disa shkaqe të tjera.
1. Kjo bashkëshorte e Resulullahut ishte e pesta me radhë, ndërsa Kur’ani lejon martesën vetëm me katër gra. Atëherë si mund të jetë në rregull martesa e tij e pestë?
2. Zejnebja ka qenë bashkëshortja e djalit (të adoptuar) të tij, andaj martesa me të bënte pjesë në mëkat të madh - sipas traditës së arabëve.
Për këtë arsye në këtë fushë pasuan akuzat propagandistike. Në llogari të kësaj u thurën përralla e kallëzime. Ata thanë: Muhammedi atë e ka parë rastësisht, por ajo e pushtoi me bukurinë e vet dhe kë-tij i hyri në zemër.
Për këto gjepura kuptoi edhe djali i adoptuar, Zejdi, andaj u nda nga Zejnebja për ti mundësuar Resulullahut të martohej me të. Ata përhapnin këto lajme të rrejshme me metoda të tilla, saqë gjurmët e tyre kanë mbushur shumë faqe të tefsirit dhe të hadithit, andaj edhe sot hetohen gjurmët e atyre polemikave.
Kjo propagandë e rrejshme ka ndikuar veçanërisht te njerëzit me iman të dobët, andaj përkitazi me këtë Allahu xh.sh shpalli ajete të qarta. Këto ajete sqaruan problemin dhe paraqitën lehtësim për ata të cilët nga dyshimi u pëlciste zemra. Këto ajete qenë ilaç për hidhërimin e tyre. Allahu paralajmëron rrezikun e madh nga për-hapja e lajmeve të rrejshme. Me këtë problem Allahu e filloi suren El-Ahzab: “O ti Pejgamber! Frikësoju Allahut dhe mos i përfill jobesimtarët e hipokritët - Allahu me të vërtetë i di të gjitha dhe është i urtë.” (El-Ahzab: 1).
Ky është vetëm një shembull, por mjaft i qartë, se çfarë ndërmerrnin munafikët para betejës Benu-l-Mustalak. Të gjitha këto Resulullahu i përballonte me durim të madh, përderisa Allahu xh.sh nuk i poshtëroi ata me ajete Kur’anore, me të cilat zbuloheshin tërë-sisht qëllimet e tyre: A nuk e shohin ata se një herë apo dy herë në vit sprovohen, e përsëri nuk pendohen e as nuk mbledhin mend. (Et-Teube: 126).
Roli i munafikëve në betejën Benu-l-Mustalak
Kur filloi beteja Benu-l-Mustalak dhe kur munafikët u kyçën në të, ata vepruan ashtu siç thotë Kurani: Edhe sikurse të niseshin me ju, ata vetëm do tju pengonin dhe së shpejti do të shkak-tonin përçarje ndërmjet jush, sepse edhe në mesin tuaj ka të atillë që i dëgjojnë ata me ëndje. Mirëpo Allahu i di shumë mirë hipokritët.” (Et-Teube: 47).
Nga radhët e muslimanëve kishte të atillë që ishin të gatshëm për vepra të këqija. Ata i ndërlidhën mes vetes dhe i urdhëruan që të zbatonin propagandën vdekjeprurëse kundër Resulullahut . Ja disa shembuj të tillë:
1. Parulla e munafikëve: “Nëse kthehemi në Medinë, gjithsesi të fortit kanë për t’i përzënë prej aty më të dobëtit!”
Pas kthimit nga beteja Resulullahu u ndal në El-Merisie (vend ky me një pus po me atë emër). Njerëzit vinin për të marrë ujë. Umer b. El-Hattabi kishte një shërbëtor të quajtur Xhehxhah El-Gaf-fari, i cili u grind rreth ujit me Sinan b. Vebër El-Xhuhnin dhe u rrahën me njëri-tjetrin. El-Xhuhni kërkoi ndihmë: “O ensarë!” Kërkoi ndihmë edhe Xhehxhai: “O muhaxhirë!” Resulullahu tha: “A mos vallë do të ktheheni në kohën e xhahilijetit (paraislamike) në pra-ninë time? Kësaj nuk i bie erë e mirë.
Kjo zënkë i erdhi në vesh Abdullah b. Ubej b. Selulit, i cili u hidhërua shumë. Ai rrinte ulur bashkë me shoqërinë e vet munafikësh. Me ta ishte edhe Zejd b. Erkami, një djalë i ri që sapo kishte hyrë në moshën madhore. Ibni Seluli tha: Aq më tepër, ata na sulmojnë, ndërsa ne i kemi pranuar në shtëpitë tona, e edhe numerikisht na tejkaluan (muhaxhirët). Ata tani sillen siç thotë fjala e urtë: Ush-qeje qenin, e më në fund edhe ty do të kafshojë. Për Zotin!, nëse kthehemi në Medinë gjithsesi të fortit kanë për ti përzërë prej aty më të dobëtit. Munafikët ishin ulur rreth tij, e ai vazhdoi: Që të gjithë ju keni faj për këtë. Vetveten e keni sjellë në këtë situatë. Ua keni dhënë atdheun tuaj. U keni lejuar të shërbehen me pasurinë tuaj. Për Zotin!, nëse ua ndërpresim të gjitha këto, ata do të dety-rohen të kërkojnë për vete një vend tjetër.
Ai i riu, Zejd b. Erkami, njoftoi xhaxhain e vet për këtë komplot, kurse ky e informoi Resulullahun i cili rrinte me Umerin .
Umeri tha: “Urdhëro Ubad b. Bishri që ta vrasë.” Resulullahu tha: “Si bëhet kjo, o Umer, njerëzit do të thonë se Muhammedi ka mbytur shokun e vet. Jo nuk ka nevojë që kjo të kryhet kështu, urdhëro që të nisemi.” Edhe pse ishte vonë dhe nuk ishte koha e volitshme për marshim, ata u nisën, kurse Usejd b. Hudajri erdhi te Resulullahu i dha selam e pastaj tha: “U nise në kohë jo të zakon-shme!” Resulullahu tha: “Po, e kemi dëgjuar se ç’thotë Ibën Ube-je.” “Ç’thotë kështu?” pyeti ai. Resulullahu i tregoi ç’kishte dë-gjuar: “Ai mendon se, kur të kthehen në Medinë, të fortit gjithsesi kanë për t’i përzënë më të dobëtit prej aty.” Usejdi tha: “E ti, o Pejgamber! Ti mund ta përzësh atë, nëse do, sepse, pasha Allahun, ai është më dobët se ti. Pastaj tha: O Pejgamber i Allahut, ke mëshirë ndaj tij, ty Allahu të dërgoi te ne në kohën kur populli i tij po përgatiste kurorën për ta kurorëzuar. Ai mendon se ti ia ke rrëm-byer pushtetin.
Pastaj kaloi ajo ditë. Kaloi edhe ajo natë. Ditën vijuese, kur u bë vapë e madhe, Resulullahu doli te njerëzit dhe pa se ata ishin shumë të lodhur e kishin rënë të pushonin, andaj edhe ai shkoi të pushonte, sepse nuk dëshironte të niste kurrfarë bisede.
Kurse Ibni Ubeje kuptoi se Ibni Erkami e kishte informuar Resulullahun për bisedën e tyre dhe u përbetua me Allahun se ai nuk kishte thënë asgjë, e jo vetëm kaq, por se kurrsesi nuk kishte folur në lidhje me këtë.
Ensarët, të cilët atëbotë ishin së bashku me Ibni Ubejen, i thanë Resulullahut : “Ndoshta të tërë këtë e ka trilluar ai i riu, ndoshta nuk ka dëgjuar mirë se çfarë ka thënë Ibën Ubeje, andaj besoji nje-riut.
Zejdi rrëfen: Mua më kaploi brenga si asnjëherë më parë, andaj u mbylla në shtëpi.
E Allahu, xh.sh, shpalli: Kur të vijnë ty hipokritët, ata thonë: Ne dëshmojmë se ti je me të vërtetë Pejgamber i Allahut - e Allahu e di se ti je njëmend Pejgamberi i Tij, porse Allahu dësh-mon se edhe hipokritët janë rrenacakë të vërtetë. Ata fshihen pas betimit të tyre dhe shmangen nga rruga e Allahut. Është shumë keq, njëmend, çka bëjnë ata! Kjo është ngase ata ishin besimtarë e pastaj u bënë jobesimtarë, prandaj u vulosën për-fundimisht (u mbyllën) zemrat e tyre dhe ata më nuk kuptojnë. Kur i shikon ata, pamja e tyre të mahnit, e kur flasin, ti i dëgjon fjalët e tyre - mirëpo ata janë sikurse trungjet e zbrazëta të mbështetura dhe mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! Allahu i vraftë ata, ku janë duke lëvizur?! Dhe kur u thuhet: Ejani, Pejgamberi i Allahut do të kërkojë falje për ju! - ata tundin kokat e veta dhe ti i sheh se si refuzojnë me plot krenari. Për ata është njësoj - u lute ti për ta apo nuk u lute, Allahu me të vërtetë nuk do ti falë ata. Allahu me siguri nuk e drejton në rrugë të drejtë popullin jobesimtar. Ata thonë: Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me Pejgamberin e Allahut, derisa ta braktisin atë! Ndërsa thesarët e qiejve dhe të Tokës janë të Allahut, por hipokritët nuk dëshi-rojnë të kuptojnë. Ata thonë: Nëse kthehemi në Medinë, gjith-sesi të fortit kanë për ti përzënë prej aty më të dobëtit! Por fuqia është tek Allahu dhe Pejgamberi i Tij dhe te besimtarët, por hipokritët nuk dëshirojnë ta dinë këtë.” (El-Munafikun: 1-9)
Resulullahu dërgoi që të më thërrisnin (thotë Zejdi), m’i diktoi ajetet të cilat ia kishte shpallur Allahu xh.sh e më tha: Allahu e vërtetoi se ti ke thënë të vërtetën.
Është interesant të përmendet se djali i këtij prijësi të munafikëve, që quhej Abdullah b. Abdullah b. Ubeje, ishte njeri bujar dhe i nderuar nga ashabët. Ai u distancua nga babai i vet, doli para dyerve të Medinës me shpatë në dorë dhe kur arriti i ati i tha: Pasha Allahun, nuk do të kalosh këndej pari pa lejen e Resulullahut . Ai është i fortë e ti je i dobët.” Kur erdhi Resulullahu ia lejoi hyrjen e djali i vet vetëm atëherë e lëshoi. Abdullah b. Abdullah b. Ubeje i tha Resulullahut : “O Pejgamber, nëse dëshiron ta mbys, ti vetëm urdhëro, e unë, pasha Allahun, do ta sjell kokën e tij.
2. Ngjarja El-Ifk
Në kohën e këtyre ngjarjeve, të cilat ndodhën në suazat e betejës Benu-l-Mustalak, ndodhi edhe ngjarja El-Ifk - shpifje e rrej-shme.
Përmbajtja e kësaj ngjarjeje është në lidhje me Aishen radij-Allahu anha.
Në këtë betejë Resulullahu kishte marrë me vete edhe Aishen radijAllahu anha. Ai gjithnjë e merrte me vete njërën prej grave e që e caktonte me short, në mënyrë që të mos hidhërohej asnjëra prej tyre.
Duke u kthyer nga beteja, u ndalën në një vend për të pushuar. Aishja doli për nevojat e veta me çrast humbi dhe gjerdanin, të cilin ia kishte dhuruar motra e saj, andaj u kthye për ta kërkuar atë në vendin ku kishte qenë më parë. Njerëzit të cilët e bartnin shkalcin e saj, e ngarkuan atë në deve, duke mos venë re se aty nuk ishte Aishja radijAllahu anha. Ajo ishte e dobët dhe e lehtë, kështu që ata nuk vunë re se nuk ishte brenda në shkalc. E Resulullahu bashkë me ushtrinë vazhduan rrugën.
Kur Aishja radijAllahu anha e gjeti gjerdanin, u kthye, por aty nuk takoi askënd. U ul afër në atë vend, duke shpresuar se, pasi ta vërenin se ajo nuk ishte me ta, do të ktheheshin. Por vetëm Allahu sundon me situatën, Ai, në Arshin (fronin) e Vet, sjell plane si të dojë Vetë.
Duke pritur ashtu, Aishen radijAllahu anha e zuri gjumi. U zgjua vetëm atëherë kur dëgjoi zërin e Safvan b. El-Muattalit: Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun. Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi ne. (El-Bekare: 156); O Allahu im, gruaja e Resulullahut !?” Safvani gjithashtu kishte ngecur pas ushtrisë, sepse kishte ëndje të flinte shumë, andaj kur u nis ushtria ai ishte në gjumë.
Kur e pa Aishen radijAllahu anha e njohu menjëherë. E kishte parë më herët, ende pa u shpallur dispozita për mbulesë. Ai i ndihmoi Aishes radijAllahu anha të hipte në devenë e vet. Me të nuk e foli asnjë fjalë të vetme. Pastaj e kapi devenë për kërpeshi dhe u nisën. E arritën ushtrinë muslimane, e cila ishte ndalur për të falur namazin e drekës dhe për të pushuar.
Kur e panë Safvanin dhe Aishen radijAllahu anha duke ardhur, çdonjëri e thuri tregimin sipas dëshirës së vet.
Armiku më i ashpër dhe më i rrezikshëm i Allahut , Ibni Ubejje, e pa këtë pamje të papritur dhe, ashtu i tronditur e i ngazëlluar, me plot urrejtje e smirë, filloi të trillonte rrëfimin për intrigën, e pastaj filloi ta rrëfente atë duke përhapur kështu një shpifje të rëndë midis njerëzve.
Kur arriti në Medinë, edhe aty filluan ta ritregonin gënjeshtrën e trilluar. Gjatë tërë kësaj kohe, Resulullahu heshti dhe nuk foli asnjë fjalë. Një kohë të gjatë as shpallja nuk i zbriste, andaj kërkoi këshillë nga shokët e tij më të ngushtë se ç’duhej bërë me Aishen radijAllahu anha. Ali b. Ebi Talibi i propozoi që të ndahej prej saj e të martohej me një grua tjetër. Këtë e shprehu vetëm me isharet (gjest) e jo me fjalë. Usameja dhe të pranishmit e tjerë propozuan që ta mbante e të mos i përfillte fjalët e armiqve.
Resulullahu hipi në mimber duke menduar se kishte pak njerëz të tillë siç ishte Ibni Ubeje, të cilin e akuzoi për shpifje të rrejshme.
Usejd b. Hudajri, prijësi i evsasëve, shprehu dëshirën që ta mbysnin Ibni Ubejen, ndërsa Sa’d b. Ubade, prijësi i hazrexhëve, të cilit fis i takonte edhe Ibni Ubeje, u çua në mbrojtje të tij. Kështu mes tyre filloi grindja, andaj Resulullahu u ngrit e i qetësoi.
Përsa i përket Aishes radijAllahu anha, kur u kthye në Medinë ajo u sëmur. Ishte e sëmurë një muaj të tërë e aspak nuk e ndjeu butësinë dhe kujdesin e Resulullahut , të cilat i kishte gjer atëherë e në situata të ngjashme. Ajo ende nuk kishte dëgjuar diçka më gje-rë.
Kur u bë pak më mirë, një mbrëmje doli për të shëtitur në fushë me Ummu Musattahën. Ummu Musattahja kishte dëgjuar thashethemet, andaj e qortoi të birin e vet, i cili kishte qenë në shoqërinë e tyre. H. Aishja radijAllahu anha pyeti çfarë kishte ndodhur, e Um-mu Musattahja i tregoi.
Aishja radijAllahu anha u kthye në shtëpi dhe kërkoi prej Resulullahut që të shkonte në shtëpinë e prindërve të saj, gjersa të zgjidhej çështja. Ai e lejoi këtë, e ajo shkoi. Atje e kuptoi gjithë rrëfimin. Pastaj qau pandërprerë dy netë e një ditë. As nuk pushoi e as nuk fjeti. Lotët nuk i thaheshin në fytyrë. Të qarët ia copëtonte mushkëritë. Në këtë gjendje e hasi Resulullahu kur erdhi tek ajo. E shqiptoi shehadetin dhe tha: “Oj Aishe, për ty thanë këtë e këtë, nëse je e pastër dhe nuk ke njolla, Allahu xh.sh këtë do ta shpallë dhe Ai do të të falë. Por nëse ke bërë mëkat, lute Allahun të të falë dhe pendohu. Atëherë kur robi i Allahut xh.sh e pranon gabimin, e pastaj pendohet në mënyrë që të mos e përsërisë më, Allahu e fal atë.
Asaj iu ndalën lotët, e fshiu fytyrën dhe u tha prindërve të saj, që të thoshin edhe ata diçka, por ata heshtnin. Pastaj ajo tha: E di, pasha Allahun, se i keni dëgjuar këto fjalë dhe se u besoni këtyre. Madje edhe jeni të sigurt se kam bërë mëkat. Nëse ju them: Unë jam e pafajshme, e Allahu me të vërtetë e di se është kështu, ju nuk do të më besonit, e nëse e pranoj gabimin, e Allahu e di se nuk kam bërë kurrfarë gabimi, ju do të më besonit. Pasha Allahun, për ju nuk mund të gjej fjalë të tjera, përveç atyre që i ka thënë babai i Jusufit: Jo, por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durimi i mirë. Allahu është Ai nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju. (Jusuf: 18).
Ajo u kthye dhe vajti për të fjetur. Në të njëjtën kohë Resulullahut i zbriti Shpallja dhe filloi të qeshë. Iu drejtua Aishes: “Oj Aishe, Allahu të arsyetoi dhe ta vërtetoi besnikërinë.” Atëherë nëna i tha asaj: “Shko, afroju atij.” Aishja, duke qenë plotësisht e bindur për pafajsinë e saj dhe në dashurinë e Resulullahut tha: “Pasha Allahun, nuk do t’i afrohem dhe askujt nuk do t’i falënderohem, përveç Allahut .”
Ajetet të cilat u shpallen përkitazi me shpifjen, flasin qartë për këtë situatë. Allahu xh.sh thotë: “S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë nga mesi juaj. Ju mos e merrni si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Çdonjëri prej tyre do të ndëshkohet sipas pjesëmarrjes në mëkat, kurse atë prej atyre që bart pjesën e madhe (të shpifjes), e pret vuajtje e madhe. Dhjetë ajete flasin për këtë ngjarje (Sebe 11-21). Me nga shtatëdhjetë goditje janë ndëshkuar ata që e kishin përhapur shpifjen e trilluar: Musattah b. Ethetheh, Hasan b. Thabiti, Hamna bint Xhahshi, kurse gënjeshtari më i madh dhe autor i kësaj shpifjeje nuk është ndëshkuar, se ky ndëshkim deri diku do ta pastronte mëka-tin e tij. Për këtë arsye Allahu xh.sh i ka premtuar atij vuajtje të mëdha në Ahiret. Ndoshta ka shpëtuar edhe për të njëjtin shkak, që nuk e kanë vrarë, por e kanë lënë në jetë.
Dhe kështu, pas një muaji të tërë u hodh poshtë dyshimi dhe pabesia që qarkullonte në Medinë dhe që me trillimet e veta e pat sjellë situatën deri në pikë vlimi.
Prijësi i munafikëve, që nga momenti kur Allahu xh.sh e zbuloi intrigën e tij, uli kokën dhe për një kohë të gjatë nuk mundi ta ngrinte më. Ibni Is’haku thotë: “Kur Ibni Ubeje, pas kësaj ngjarjeje, trillonte apo tentonte për diçka, e ndëshkonte populli i vet.” Resulu-llahu në një rast i thotë Umerit: “Si është tani situata, o Umer, çfarë është duke bërë Ibni Ubeje? Pasha Allahun, sikur ta vrisja atëherë kur më the, shumica do të protestonin, ndërsa tani sikur t’u urdhëroja ta vrisnin, këtë do ta bënin menjëherë.”
Umeri më vonë thotë: “E kuptova, pasha Allahun, se mendimi i Resulullahut ka shumë më tepër bereqet, në krahasim me mend-imin tim.”
AKTIVITETET USHTARAKE PAS BETEJËS BENU-L-MUSTALAK (EL-MERISIE)
1. Ekspedita ushtarake e Abdu-r-Rahman b. Avfit në territorin e Benu Kulebëve, të quajtur Devmetu-l-Xhendel, ndodhi në muajin shaban të vitit 6 h. Resulullahu personalisht e uli këtë para vetes, ia lidhi turbanin, i dha udhëzimet elementare për luftë, e i tha: Nëse të nënshtrohet fisi Benu Kelb, atëherë martohu me vajzën e prijësit të tyre. Abdu-r-Rahmani u nis dhe tri ditë rresht i thirri ata në Islam. Populli pranoi Islamin, kurse ai u martua me Tumadir bintu-l-Asbeg, vajzën e prijësit të tyre. Kjo është nëna e Ebu Selemit.
2. Ekspedita e Ali b. Ebi Talibit kundër fisit Benu Sad b. Bekër në vendin Fedk, në muajin shaban të vitit 6 h.
Shkaku për këtë ishte se në atë fis kishte njerëz, të cilët dëshironin t’i ndihmonin hebrenjtë kundër muslimanëve. Resulullahu u dërgoi Aliun në krye të dyqind ushtarëve. Këta udhëtonin natën e fshiheshin ditën. Aliu e zuri kuririn (emisarin) e tyre, i cili deklaroi se e kishin dërguar në Hajber për të kërkuar ndihmë në njerëz, në ndë-rrim me hurma. Kuriri (emisari) ia tregoi Aliut vendin se ku tubohe-shin benu sadët. Aliu i sulmoi dhe zuri 500 deve dhe 2000 dele, kurse benu sadët ikën në vendin e quajtur Dhan, me në krye pri-jësin e tyre Veber b. Alimin.
3. Ekspedita nën udhëheqjen e Ebu Bekër Es-Siddikut ose Zejd b. Harithit në Vadi-l-Kura, në ramazan të vitit 6 h.
Fisi Batnu Fuzar dëshironte që ta mbyste tradhtisht Resulullahun , andaj ky dërgoi Ebu Bekrin kundër tyre.
Seleme b. El-Eku’a, pjesëmarrës në këtë ekspeditë, rrëfen: “U nisa me Ebu Bekrin. Kur arritëm atje, falëm namazin e sabahut, e pastaj na urdhëroi të sulmonim. Mbërritëm tek uji, ku Ebu Bekri vrau disa njerëz.
Unë vërejta se një grup i madh njerëzish, së bashku me fëmijët e tyre, ishin në ikje e sipër drejt maleve. U frikësova se do të shpëto-nin, andaj shpejtova pas tyre dhe kur i arrita, fillova të gjuaja me shigjetë mes malit dhe atyre. Ata u ndalën të frikësuar. Në mesin e tyre ishte një grua, Ummu Kirfeti. Ishte e veshur me petka nga lëkura e stolisur. Bashkë me të ishte edhe vajza e saj, bukuroshe e vërtetë arabe. I dërgova tek Ebu Bekri. Ai ma dhuroi vajzën e saj, por unë as që e preka.
Resulullahu e pyeti Ebu Bekrin për vajzën e Ummu Kirfes, e pastaj e dërgoi në Mekë të cilën e ndërroi për muslimanët e zënë rob të Mekës.”
Disa thonë se kjo ekspeditë ndodhi në vitin 7 h. Ummu Kirfa ishte grua në figurën e shejtanit, e cila tentonte të organizonte vrasjen e Resulullahut dhe për këtë kishte përgatitur tridhjetë kalorës nga fisi i vet.
Prandaj e meritoi dhe ndëshkimin e caktuar, së bashku me të u likuiduan të tridhjetë ushtarët e saj.
4. Kerez b. Xhabir El-Fahriji u nis për në territorin e uranijinëve në muajin shevval të vitit 6 h. Kjo ndodhi atëherë kur banorët e të dy vendeve pranuan Islamin dhe u vendosën në Medinë, por nuk u pëlqeu ajri i Medinës, e Resulullahu i dërgoi këta në rajonin e këmbësorëve Zevd, duke u urdhëruar që të pinin qumësht dhe shurrë të devesë. Kur u shëruan, e mbytën bariun e Resulullahut , i morën devetë dhe reneguan nga Islami.
Resulullahu dërgoi Kerezin së bashku me njëzet as’habë për t’i kërkuar. Resulullahu e luste Allahun : “O Allahu im, bëji (renegatët) të verbër që të mos e shohin rrugën dhe rruga ku kaloj-në le t’u bëhet më e ngushtë.” Allahu xh.sh ia pranoi duanë Resulu-llahut . I verbëroi ata dhe ua errësoi rrugën. Kerezi dhe as’habët i zunë dhe ua prenë duart e këmbët dhe ua nxorën sytë, si ndëshkim për atë që kishin bërë. Pastaj i lanë në një vend të shkretë, ku edhe vdiqën. Rrëfimin për ta e gjejmë në hadith, të cilin e transmeton Enesi .
Pas këtyre fushatave ushtarake, shkrimtarët e “Sires” përmendin edhe ekspeditën e Umejje b. Ed-Damerit së bashku me Selem b. Ebu Selemin, në muajin shevval të vitit 6 h.
Ata u nisën për në Mekë që të mbysnin tinëzisht Ebu Sufjanin, ngase ky kishte dërguar një beduin për të mbytur Resulullahun . Vrasësi i Ebu Sufjanit nuk pati sukses ta kryente detyrën e vet, por as këta nuk arritën ta mbysnin Ebu Sufjanin.
Përmendet se Amri gjatë këtij udhëtimi ka vrarë tre vetë. Gjithashtu përmendet se Amri e ka marrë kufomën e shehidit Hubejb, e ne e kemi të njohur se Hubejbi është vrarë pas Er-Rexhies, disa ditë apo disa muaj, kurse ngjarja në Er-Rexhie ka ndodhur në vitin 4 h. Unë nuk e kam të qartë nëse shkrimtarët i kanë përzier këto dy udhë-time, apo këto dy ngjarje kanë ndodhur gjatë një udhëtimi, pra në vitin 4 h.
Profesori El-Mensur Fevri konfirmon se kjo ekspeditë nuk ka qenë fushatë ushtarake e as përleshje. Vetëm Allahu xh.sh e di këtë.
Këto kanë qenë fushatat ushtarake dhe betejat pas Ahzabit - Hendekut dhe benu kurejdhët. Në asnjërën prej tyre nuk ka ndodhur ndonjë përleshje reciproke. Këto kanë qenë vetëm sulme, sepse këto ekspedita kishin karakter vëzhgimi, apo fushata hakmarrëse për zu-llumet e bëra nga ana e beduinëve dhe fiseve të tjera arabe, të cilat nuk donin të nënshtroheshin.
Është e qartë se të gjitha ngjarjet pas betejës Ahzab kanë pasur rrjedha të tjera. Morali i armiqve të Islamit ishte në rënie e sipër, duke qenë se kishin humbur shpresën në mundësinë e thyerjes së fuqisë së muslimanëve.
Kjo kthesë shumë qartë ka ardhur në shprehje në Marrëveshjen e Hudejbisë. Armëpushimi do të thoshte: pranimi i fuqisë dhe i vle-rës së Islamit dhe, pranimi i tij me fetë e tjera në hapësirat e Gadi-shullit Arabik.
NGJARJA NË HUDEJBIJE
(Dhul-kade, viti 6 h.)
Umra ishte shkaku i vajtjes në Hudejbije. Duke qenë se ngjarjet në Gadishullin Arabik shkonin në favor të muslimanëve, pak nga pak filluan të paraqiteshin parashenjat e fitores madhështore - të çliri-mit të Mekës dhe të përhapjes së suksesshme të Islamit.
Filluan përgatitjet për vërtetimin (saktësimin) e të drejtave të muslimanëve për kryerjen e ceremonive fetare në Mesxhidul-Haram, nga të cilat i kishin penguar idhujtarët qysh para gjashtë vjetëve.
Në Medinë Resulullahut iu kishte dëftuar në ëndërr se si me as’habët e vet kishte hyrë në Mesxhidul-Haram, e kishte marrë çelë-sin e Ka’bes dhe kishin bërë tavafin dhe umren. Në ëndërr gjithashtu iu kishte dëftuar se në suaza të ceremonive të umres kishin qethur kokat, e disa kishin shkurtuar flokët. Kur u zgjua nga gjumi, i lajmë-roi as’habët për këtë, e ata u gëzuan shumë dhe kuptuan se po atë vit do të hynin në Mekë.
Në lidhje me këtë, Resulullahu i informoi dhe i porositi as’habët e vet që të përgatiteshin për rrugë, sepse kishte vendosur të kry-ente umren.
Tubimi i muslimanëve
Resulullahu i ftoi fiset rreth e përqark Medinës që të vinin edhe ata, por shumë prej tyre nuk iu përgjigjën ftesës. Resulullahu përgatiti rrobat e veta të pastra, i hipi devesë së vet “EL-kasva dhe caktoi mbikëqyrësin e Medinës, Ibni Ummi Mektumin - disa tho-në se ky ka qenë Nemileh El-Lejthi. Nga Medina u nis të hënën në agim të ditës së parë të muajit dhul-kade të vitit 6 h. Me vete mori gruan e vet Ummu Selmën dhe 1400 deri 1500 njerëz. Askush nuk u nis i armatosur, me përjashtim të armatimit të udhëtarëve, që për-bëhej prej shpatës në këllëf.
Muslimanët nisen për në Mekë
Resulullahu mori rrugën për në Mekë, dhe kur mbërriti në vendin e quajtur Dhul-Hulejfe, zgjodhi kurbanet dhe i shenjoi ata. Pastaj veshi ihramet për umre - le të dihet se nuk ishte nisur për të luftuar.
Përpara dërgoi një vëzhgues nga fisi Huza’ah që të informohej për kurejshët. Kur arriti afër vendit Usfan, erdhi vëzhguesi e i tha: Kalova afër Kab b. Luajit, i cili i kishte ngritur abisinasit (të kri-shterët) kundër teje. Atyre u ishin bashkuar edhe disa grupe arabësh dhe dëshirojnë të të sulmojnë dhe ta ndalojnë ardhjen në Mekë e në Kabe.
Resulullahu i thirri shokët e vet për t’u konsultuar, e tha: “Ç’mendoni, a të nisemi drejt kullotave të tyre (rrugës tjetër) e tu sjellim dëm? E nëse ata na presin, do të mbeten të mashtruar e të pikëlluar, e nëse ikin, atëherë grupi do të jetë të cilin e ka shpartalluar Allahu. Ose ndoshta dëshironi të shkojmë në Mekë e të hyj-më në Ka’be, e kush mundohet të na pengojë do të luftojmë me ta?” Ebu Bekri tha: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri këtë. Ne jemi nisur me qëllim që të kryejmë umren, e jo me qëllim që të mbysim dikënd, por, nëse dikush vihet midis nesh dhe Ka’bes, do ta mbysim.” Resulullahu tha: “Atëherë nisuni, nisuni!”
Tentimi i kurejshëve për të penguar ardhjen e muslimanëve në Mekë
Posa dëgjuan kurejshët se Resulullahu ishte duke ardhur në Mekë, thirrën dhe mbajtën Këshillin Konsultativ ku morën vendim t’i zmbrapsnin muslimanët nga Ka’bja si të dinin e si të mundnin.
Pasi Resulullahu u largua nga abisinasit, një njeri nga fisi Benu Ka’b e informoi se kurejshët kishin dalë në Dhi-Tuva dhe se ishin gjithsej njëqind kalorës nën udhëheqjen e Halid b. Velidit të përqendruar në postkomandën ushtarake në Kurai-l-Gamim, në rrugën kryesore e cila të çonte në Mekë. Halidi kishte për qëllim të pengonte ardhjen e muslimanëve, andaj ishte nisur me kalorësit e vet në drejtim të tyre dhe të dy ushtritë u gjendën në horizont (në fushë-pamje) kundruall njëra-tjetrës.
Halidi i pa muslimanët gjatë faljes së namazit të drekës duke bërë ruku dhe duke rënë në sexhde, andaj tha: Sa të pakujdesshëm që janë. Sikur t’i sulmonim tani, do t’u sillnim viktima të mëdha.”
Ky pastaj vendosi që t’i sulmonte gjatë namazit të ikindisë, në mënyrë që t’i mbysnin të gjithë njëherësh. Ndërkaq Allahu shpalli dispozitën për namazin “salatu-l-haufi”, i cili falet në situata të rre-zikshme për jetën e njeriut. Me këtë namaz e falën ikindinë, prej dy rekatesh, dhe kështu dështoi edhe ky rast i volitshëm i Halidit.
Ndërrimi i drejtimit të udhëtimit për shmangien e konfliktit të kobshëm
Resulullahu përsëri e ndërroi drejtimin e udhëtimit për në Mekë. Ai u nda nga rruga kryesore dhe vazhdoi udhëtimin në një rrugë boshe - shkëmbore, të quajtur Shiab, nga ana e djathtë e El-Hamdait (El-Humshait). Kjo të nxirrte në Thenijjetul-Merare dhe poshtë Mekës lëshohej në Hudejbije. Iu shmang rrugës kryesore e cila të çonte në Harem e kaloi afër Tenimit, të cilin e la në anën e majtë. Kur e pa Halidi se ushtria muslimane vendosmërisht arriti nga rruga tjetër, shpejtoi të lajmëronte kurejshët për këtë.
Resulullahu vazhdoi rrugën gjer në Thenijjetul-Merare, ku iu ndal deveja. Njerëzit e vërejtën këtë, andaj bërtitën: “Hajde, hajde!”, e ajo sikur t’i kishte ngulur këmbët në tokë. Ata përsëri britën: “Na tradhtove “El-kasva”, na tradhtove!” Prandaj Resulu-llahu tha: Nuk na tradhtoi El-kasva, nuk ka ajo natyrë të tillë, por i ka dalë përpara ai i njëjti që i pat dalë edhe elefantit. Pastaj tha: Pasha Allahun, çfarëdo që të kërkojnë kurejshët nga unë, nga ajo që e madhërojnë ata, e kjo të mos i kalojë ndalesat e Allahut, do tua lejoj.
Pastaj e nxiti devenë, e ajo u nis. Vazhdoi rrugën derisa arriti në Hudejbinë e epërme, te govatat me ujë në shkëmb. Uji rridhte nga pak, e njerëzit pinin. Së shpejti u harxhua uji nga govata dhe iu ankuan Resulullahut . Ai nxori një shigjetë nga strajca e vet dhe u urdhëroi që ta vinin në govatë. Dhe, pasha Allahun, uji erdhi, u mbush govata plot dhe filloi të derdhej saqë u detyruan të zmbrap-seshin.
Budejli ndërmjetëson mes Resulullahut dhe kurejshëve
Kur Resulullahu e siguroi vendin për pushim, u paraqit Budejl b. Verkae Huza’ai me një grup njerëzish. Disa njerëz nga fisi Benu Huza’ah kishin pasur kontakte qëllimmira me Resulullahun dhe ishin besnik ndaj tij, kështu që shpeshherë punonin për të fshehtazi. Budejli i tha Resulullahut : “E kam lënë Ka’b b. Lu’ajin diku afër ujit të Hudejbijes. Ata i kanë marrë me vete gratë dhe fëmijët. Ata gjithsesi dëshirojnë të të sulmojnë dhe të pengojnë ardhjen tënde në Ka’be.”
Resulullahu u përgjigj: “Ne nuk kemi ardhur për të mbytur dikënd, por kemi ardhur për të kryer umren. Kurejshët i ka shkallmuar lufta mjaft dhe u ka sjellë dëme të mëdha. Nëse dëshirojnë tua lehtësoj borxhin, atëherë le tma lirojnë rrugën mua dhe botës.
Nëse dëshirojnë të pranojnë Islamin, siç e kanë pranuar shumica, atëherë le ta bëjnë këtë, e nëse nuk dëshirojnë as këtë, atëherë vërtet e kanë tepruar. Nëse çdo gjë refuzojnë përveç luftës, atëherë, pasha Allahun, do të luftoj edhe në këtë gjendje që jam (në ihrame) edhe nëse mbetem vetëm unë, apo gjersa Allahu nuk e rea-lizon vullnetin e Vet.
Budejli, pas këtyre fjalëve, u përgjigj: Do ti informoj për të gjitha. Ai pastaj vajti te kurejshët e u tha: Unë erdha nga Ai njeri (Resulullahu) dhe njëkohësisht dëgjova duke folur gjëra interesante. Nëse doni do tjua përsëris fjalët e tij. Smirëzitë kurejshit bërtitën: Nuk ka nevojë të na transmetosh diçka prej tij, kurse njëri më i mençur ndër ta, tha: Hajde, na trego se çke dëgjuar kështu! Ai u tregoi se çkishte thënë Resulullahu . Kurejshët deshën të vërteto-nin saktësinë e këtyre fjalëve, andaj dërguan Mikrez b. Hafsin te Resulullahu . Kur e pa atë duke ardhur, Resulullahu tha: “Ky është njeri shpirtlig dhe dinak.” E kur u afrua dhe kur iu drejtua, Resu-lullahu i përsëriti të njëjtat fjalë sikurse edhe Budejlit. Mikrezi u kthye te kurejshët dhe u tregoi çkishte dëgjuar.
Delegatët e tjerë të kurejshëve
Kurejshët deshën të dërgonin edhe dikënd tjetër për të kuptuar qëllimet e muslimanëve. Njëri nga fisi Kenaneh, me emrin Hulejs b. Alkameh, tha: Më lejoni mua të shkoj tek ai. Kurejshët i thanë: Shko. Kur e pa Resulullahu duke ardhur, e njohu atë dhe tha: “Ky është filan-fisteku. Ky i takon fisit që e adhuron flijimin. Trego-jani kurbanet dhe nxirrini para tij.”
Populli e priti El-Hulejsin me telbije (dua që shqiptohet në kurban-Bajram). Kur e pa ai këtë, tha: “Lavdi i qoftë Allahut, këtij populli nuk duhet ti ndalohet vizita e Kabes. Pastaj u kthye te sho-kët e vet, e tha: I pashë kurbanet, të kushtuar dhe të shënuar, mendimi im është që ti lejojmë në Mekë. Dhe u zhvillua diskutimi mes këtij kenaniu dhe kurejshëve. Ja në pika të shkurtra biseda e tyre:
Urvete b. Mesud Thekafi tha: Ai atje (Resulullahu ) ju ofron propozim real, andaj pranojeni atë. Më lejoni të shkoj tek ai dhe të bisedoj me të.” Ata e lejuan dhe ai shkoi. Resulullahu edhe këtij ia përsëriti fjalët që i kishte thënë Budejlit.
Urvete pastaj iu drejtua: “O Muhammed, çfarë mendon, ta kthesh popullin tënd prapa, ose ndoshta ke dëgjuar që dikush para teje e ka shpënë popullin e vet në shkatërrim. Nëse i merr me vete, për Zotin!, unë jam duke parë gjithfarë fytyrash rreth teje, këtu ka edhe rebelë, ata do të ikin e ty do të të lënë vetëm (kurejshëve). Atëherë iu drejtua Ebu Bekri dhe e qortoi në mënyrë të vrazhdë, e pastaj i tha: A mos vallë ne do të ikim prej tij? Urvete pyeti: Kush është ky? U përgjigjën: Ebu Bekri, e ai tha: Për Zotin!, sikur të mos kishte pasur më herët miqësi mes nesh, unë do t’i jepja përgjigjen që meritonte.” Pastaj Urvete iu kthye Resulullahut për të biseduar me të, duke i bërë lajka dhe gjithnjë duke ia mikluar mjekrën.
Mugire b. Shu’be, i cili rrinte pranë Resulullahut me shpatë në dorë, sa herë që Urvete ia prekte mjekrën Resulullahut , i mëshonte dorës së tij me shpatë në këllëf, e pastaj bërtiti: “Largoje dorën nga mjekra e Resulullahut !” Urvete ngriti kokën dhe pyeti: “E kush është ky?” U përgjigjën: “El-Mugire b. Shu’be.” Urvete kli-thi: “O çfarë tradhtie, a mos mendon se edhe unë do të shkoj gjur-mëve të tradhtisë sate?
Një herë në kohën paraislamike Mugire kishte udhëtuar në shoqëri me një fis, me çrast i kishte mbytur njerëzit, ua kishte marrë tërë pasurinë dhe kishte ikur. Pastaj kishte pranuar Islamin dhe, kur pat ardhur para Resulullahut , i kishte treguar se ç’kishte bërë, e Resulullahu i kishte thënë: “Përsa i përket Islamit tënd, e pranoj këtë, por nga pasuria jote nuk dua asgjë.” (Mugire ka qenë nipi, djali i vëllait, i Urvetes).
Urvete sillej në mënyrë arrogante dhe të paturpshme ndaj as’habëve të Resulullahut . Secilit i drejtohej dhe ia përkujtonte lidhjet e mëparshme. Pastaj u kthye te shokët e vet në Mekë, e u tha: “O popull, kam qenë në oborrin mbretëror të Kisras (mbretit të Persisë), të Kajserit (mbretit të Bizantit) dhe të Nexhashiut (mbretit të Etiopisë), por për Zotin!, nuk kam parë mbret të cilin e duan dhe e respektojnë njerëzit e tij, ashtu siç e bëjnë këtë njerëzit e Muhammedit. Nëse ai pështyn, pështyma e tij gjithsesi mbaron në shuplakën e ndonjërit prej shokëve të tij, të cilën e fërkon në fytyrën dhe lëkurën e vet. Kur urdhëron diçka, garojnë për ta kryer atë. Kur merr abdest, gati sa nuk rrihen me njëri-tjetrin për ujin e tepruar pas tij. Kur ai flet, të tjerët e ulin zërin, e kur e shikojnë, e shikojnë me shikim të butë nga respekti ndaj tij. Ky njeri po ju ofron propozim të drejtë, andaj pranojeni.
Ai ka penguar duart e tyre ndaj jush
Kur e pa rinia kurejshite, e shfrenuar dhe gjaknxehtë, e etshme për luftë nga mendjemadhësia, se paria e tyre dëshironte paqe, filloi të hulumtonte për ndonjë plan, i cili do ta trazonte dhe do ta vono-nte paqen. Ata vendosën që natën të niseshin për tu zbavitur pak me kampin ushtarak të muslimanëve dhe të bënin diçka që do ta ndizte zjarrin e luftës.
Këtë edhe e realizuan. Afër shtatëdhjetë apo tetëdhjetë të rinj morën rrugë. U lëshuan tatëpjetës së malit Et-Tenim dhe mësnë të hyjnë në kamp, por nuk patën fat, sepse që të gjithë i zuri Muhammed b. Mesleme, komandanti i rojes. Për shkak të dëshirës së madhe për paqe, Resulullahu i liroi këta. Përkitazi me këtë, Allahu xh.sh. shpalli në Kur’an: “Ai ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre - brenda në Mekë, pasi ju ka dhënë juve fitoren mbi ta, e Allahu i sheh të gjitha çka punoni ju.” (El-Fet’h: 24)
Uthman b. Affani delegat i muslimanëve te kurejshët
Duke i marrë parasysh të gjitha këto, Resulullahu vendosi të dërgonte delegatin e vet te kurejshët, i cili do të konfirmonte qëndrimin e Resulullahut dhe qëllimin e këtij udhëtimi.
Ai thirri Umer b. Hattabin dhe i tha që shkonte tek ata. Umeri kërkoi falje duke thënë: O Pejgamber, unë nuk kam askënd në Mekë për të më mbrojtur, po qe se Benu Kabët do të më torturonin. Dër-goje Uthman b. Affanin. Familja e tij është në Mekë. Ai do ta dërgo-jë mesazhin që dëshiron ti.
Resulullahu e thirri Uthmanin, i dha detyrën për të shkuar te kurejshët, e i tha: “Lajmëroji ata se ne nuk kemi ardhur të luftoj-më, por kemi ardhur për të kryer Umren. Dhe thirri ata në Islam.” Pastaj Resulullahu i urdhëroi atij që t’i lajmëronte besimtarët dhe besimtaret se së shpejti do të çlirohej Meka, dhe tua përcillte lajmin e gëzuar se feja e Allahut do të mbretërojë në Mekë dhe se askush më nuk do ta fshehë imanin e vet në Mekë.
Uthman b. Affani shpejtoi për në Mekë. Gjatë rrugës kaloi pranë disa kurejshëve në luginën Beldeh. Ata e pyetën: Ku je nisur? Ai u përgjigj: Më ka dërguar Resulullahu për këtë e këtë” - dhe ua shpjegoi të gjitha me radhë, e ata thanë: “Tani të dëgjuam, shko dhe kryeje detyrën tënde.” Pastaj u ngrit Eban b. Se’id b. El-Asi dhe i uroi mirëseardhjen, ia shaloi atij kalin e vet, e hipi në të dhe së bashku shpejtuan për në Mekë. Uthmani ua përcolli mesazhin parisë kurejshite. Kur Uthmani përfundoi, ata i ofruan atij që të bënte tavafin rreth Ka’bes, por ai nuk pranoi dhe nuk deshi ta bënte këtë para Resulullahut .
Supozimi se Uthmani është i mbytur dhe betimi nën lis për besnikërinë ndaj Resulullahut
Kurejshët e ndalën Uthmanin, me siguri për t’u konsultuar me të se ç’duhej bërë më tutje dhe që t’i shqyrtonin mirë pozicionet e ve-ta, e pastaj përmes Uthmanit t’i dërgonin përgjigjen Resulullahut .
Vonesa e Uthmanit u zgjat paksa, andaj u përhap lajmi në mesin e muslimanëve se Uthmanin e kishin vrarë.
Kur Resulullahu dëgjoi për këtë, tha: “Nuk do të zmbrapsemi derisa ta ndëshkojmë këtë popull.” Pastaj i thirri shokët e vet që të betoheshin. Ata u betuan se nuk do të iknin, pastaj u paraqit një grup njerëzish të cilët u betuan në besnikëri të përjetshme.
I pari që e bëri betimin ishte Ebu Sinan El-Esedij. Pastaj Seleme b. El-Ekvae, i cili tri herë u betua në besnikëri gjer në vdekje. Betimin e dha në mesin e njerëzve të parë, pastaj të atyre të mesëm dhe në mesin e njerëzve të fundit. Resulullahu e zgjati grushtin e vet, e shtrëngoi mirë, e tha: “Kjo dora ime është garanci për Uthmanin.”
Këtë betim nuk e dha vetëm një njeri - munafiku Xhedd b. Kajsi.
Kjo ceremoni e besëlidhjes u mbajt nën një lis. Umeri e mban-te Resulullahun për dore, ndërsa Makil b. Jesari mbante një degë lisi mbi kokën e tij dhe si me lepezë e freskonte ajrin.
Ky betim u emërtua Er-Ridvan, për të cilin Kurani thotë: Allahu është i kënaqur me besimtarët, të cilët të janë zotuar në besnikëri nën lis. (El-Feth: 18).
Marrëveshja e paqes dhe paragrafët e saj
Kurejshët e kuptuan seriozitetin e situatës, andaj urgjentisht e dërguan Suhejl b. Amrin për të lidhur traktatin, duke e porositur vendosmërisht se nga armëpushimi nuk do të ketë asgjë, po qe se nuk kthehen menjëherë në Medinë. “Nuk dëshirojmë që arabët të flasin për ne se ata kanë hyrë në Mekë befas dhe me dhunë.”
Suhejl b. Amri vajti te Resulullahu . Kur e pa, Resulullahu tha: “Ky do të na lehtësojë situatën. Kurejshët me siguri dëshirojnë armëpushim, prandaj e kanë dërguar këtë.”
Suhejli foli shumë gjatë, e më në fund u pajtuan me kushtet e armëpushimit, e këto ishin:
1. Resulullahu të kthehet në Medinë dhe këtë vit të mos hyjë në Mekë, ndërsa vitin e ardhshëm ta vizitojnë Ka’ben në afat prej tri ditësh, duke mos pasur me vete armë të tjera, përveç shpatave në këllëf. Gjatë kësaj kohe kurejshët nuk guxojnë tu bëjnë kurrfarë pengesash.
2. Ndërprerja e armiqësive mes tyre në afat prej dhjetë vjetësh. Gjatë kësaj periudhe, sa zgjat armëpushimi, njerëzit do të qarkullojnë lirisht dhe do ta mbrojnë njëri-tjetrin.
3. Çdo fis që dëshiron ti bashkohet Muhammedit, këtë mund ta bëjë me kusht që të respektojë këtë kontratë, e kush dëshiron ta bëjë këtë me kurejshët, le të veprojë ashtu. Çdo fis i tillë do të konsiderohet si pjesë e atij populli. Çdo armiqësi kundër aleatëve, do të konsiderohet si armiqësi ndaj palës që i takon.
4. Ata që ikin te Muhammedi si muslimanë nga fisi Kurejsh, pa lejen e kryeparëve të tyre, do ti kthejnë në Mekë, kurse ata që vijnë nga muslimanët te kurejshët, përkatësisht, nëse dikush prej tyre ikën te këta, të mos u kthehen muslimanëve.
Resulullahu caktoi Aliun për ta shkruar këtë marrëveshje në letër. Resulullahu i diktoi të shkruante: “Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim”, kurse Suhejli tha: “Përsa i përket atij “El-Rahman”, për Zotin!, ne nuk e njohim se kush është ai. Por, shkruaj kështu: “Bismikellahume.” Resulullahu e pranoi këtë vërejtje dhe i urdhëroi Aliut që ta shkruante ashtu. Pastaj Resulullahu vazhdoi të dikto-nte:
“Kjo është marrëveshja mes Muhammedit, të Dërguarit të Zotit dhe Suhejlit, të birit të Amrit,” kurse Suhejli ndërhyri, duke thënë: “Ndalu, sikur të të kishim pranuar për të Dërguar të Zotit, ne nuk do ta ndalonim hyrjen në Ka’be, e as që do të luftonim kundër teje, por shkruaj kështu: “Kjo është marrëveshja mes Muhammedit, të birit të Abdullahut...” Resulullahu tha: “Unë jam i Dërguari i Zotit edhe pse ju nuk më besoni.” Pastaj i urdhëroi Aliut që ta shkruante siç thoshte Suhejli, e ta fshinte ndajshtimin Resulullah (i Dërguari i Zotit). Pasi Aliu u kufizua nga kjo, Resulullahu e fshiu këtë me dorën e vet, e pastaj në marrëveshje u shënuan kushtet e sipërpërmendura.
Pas përfundimit të marrëveshjes, fisi Huza’ah u bë aleat i Resulullahut . Ata ishin nën mbrojtjen e benu hashimitëve që nga koha e Abdul-Muttalibit, andaj aleanca e tyre ishte konfirmim i alean-cës së moçme.
Fisi Benu Bekër u bë aleat i kurejshëve.
Kthimi i Ebu Xhendelit kurejshëve
Ndërsa Aliu shkruante paragrafët e kontratës, nga ana e epërme e Mekës, Ebu Xhendel b. Suhejli me pranga në këmbë iku nga idhujtarët dhe iu bashkua muslimanëve. Suhejli tha: Ky është personi i parë të cilin e kërkoj prej teje që të më kthesh. Resulullahu tha: “Ne ende nuk e kemi përfunduar kontratën.” Suhejli tha: “Nëse është kështu, atëherë as që do të përfundojmë diçka.”
Resulullahu : “Ma lë mua.”
Suhejl b. Amiri: “Nuk ta lë.”
Resulullahu : “Hajde, bëje këtë.”
Suhejli: “Nuk do ta bëj këtë.”
Suhejli e goditi Ebu Xhendelin në fytyrë, pastaj e rrëmbeu për jake dhe e tërhoqi për t’ia kthyer mushrikëve. Ebu Xhendeli thërriste me zë të lartë: “O muslimanë, a mos vallë, do t’u kthehem mushri-këve, e të më mundojnë që të largohem nga feja?”
Resulullahu i tha: Ki durim, o Ebu Xhendel, e mos u dorëzo, sepse Allahu ty dhe të tjerëve, të cilët janë sikurse ti, të dobët dhe të pambrojtur, do tju gjejë rrugëdalje dhe lehtësim. Ne kemi lidh-ur marrëveshje ndërmjet nesh, ne u kemi dhënë besën e Allahut dhe ata na kanë dhënë besën, andaj nuk mund ti tradhtojmë. Umer b. El- Hattabi u ngrit për ta përcjellë Ebu Xhendelin, e i tha: Ki durim, o Ebu Xhendel, ata me të vërtetë janë mushrikë, gjaku i asnjërit prej tyre nuk ka vlerë më tepër se gjaku i një qeni.
Ai u kthye në mënyrë të tillë që dorëza e shpatës iu afrua Ebu Xhendelit, e përkitazi me këtë Umeri më vonë rrëfen: Dëshiroja që ta nxirrte shpatën e me të ta mbyste babanë e vet. Ndërkaq, e pati vështirë tia bënte këtë babait së vet, dhe kjo punë u krye kështu.
Prerja e kurbaneve dhe qethja e atyre që heqin dorë nga Umra
Kur Resulullahu mbaroi punën rreth kontratës për armëpushim, iu drejtua muslimanëve e tha: “Çohuni, preni kurbanet e qethuni.” Por, pasha Allahun!, askush prej të pranishmëve nuk u ngrit, edhe pse Resulullahu e përsëriti këtë tri herë.
Pas kësaj ai hyri në çadrën e bashkëshortes së vet Ummi Selemes, së cilës i tregoi se çfarë kishte ndodhur, se askush nuk e kishte dëgjuar. Ajo tha: O Pejgamber i Allahut, nëse dëshiron të të dëgjojnë, dil jashtë e mos fol me askënd asnjë fjalë, gjersa të presësh kur-banin tënd dhe të thërrasësh berberin tënd që të të qethë.
Resulullahu doli jashtë dhe, duke mos i folur askujt, e preu kurbanin dhe thërriti berberin për ta qethur. Kur e panë këtë muslimanët, menjëherë vrapuan për të prerë kurbanet e tyre dhe filluan të qethnin njëri-tjetrin, ashtu që gati e mbytën njëri-tjetrin nga pikëllimi që nuk e dëgjuan menjëherë Resulullahun .
Një deve ishte kurban për shtatë vetë, por edhe një lopë ishte kurban për shtatë vetë.
Resulullahu preu devenë që më parë i kishte takuar Ebu Xhehlit. Në hojëz kishte një hallkë prej argjendi. Ky ishte imixh i Ebu Xhehlit për të provokuar mushrikët.
Resulullahu iu lut Allahut tri herë për ata që e kishin qethur kokën dhe një herë për ata që i kishin shkurtuar flokët.
Gjatë këtij udhëtimi Allahu , krahas të gjitha dispozitave të tjera, përcaktoi edhe shpengimin për ata të cilët, për shkaqe të ar-syeshme i qethnin dhe i nënqethnin flokët para kohës së caktuar, me anë të agjërimit, të kurbanit ose të sadakasë, siç ishte rasti i Ka’b b. Uxhres.
Ndalesa për kthimin e emigranteve mushrikëve
Resulullahut i erdhën gratë besimtare të shpërngulura nga Meka. Kujdestarët e tyre erdhën për ti kthyer, përkitazi me kontratën e nënshkruar në Hudejbije. Ky propozim i tyre u refuzua, se paragrafi në lidhje me këtë çështje thotë: Dhe çdo njeri yni i cili të vjen ty - ikën prej nesh te ti - edhe në qoftë së është i fesë tënde, duhet të na e ktheni neve, e këtu nuk nënkuptohen gratë, sepse ato as që janë përmendur dot.
Përkitazi me këtë, Allahu shpalli: “O besimtarë, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekës), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse Allahu e di më së miri besimin e tyre. Nëse binde-ni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepni atyre (jobesimtarëve) që kanë shpenzuar për to...” (El-Mumtehineti: 10)
Resulullahu ato i sprovonte duke u lexuar fjalët e lartësuara nga Kur’ani: “O Pejgamber, kur të vijnë ty besimtaret që të të japin besën se nuk do ti shoqërojnë asnjësend Allahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do ti mbysin fëmi-jët e tyre... (El-Mumtehineti: 12).
Ajo besimtare që i pranonte këto kushte dhe betohej në këtë, atë nuk e kthenin prapa.
Në bazë të kësaj dispozite, muslimanët i lëshuan gratë e veta jobesimtare. Umeri lëshoi dy gra, të cilat nuk ishin besimtare. Me njërën u martua Muaviu, kurse me tjetrën Safvan b. Umejje.
Rezultatet e kësaj marrëveshjeje
Duke i studiuar paragrafët e kontratës, qoftë për të kërkuar domethënien e tyre të thellë ose vetëm atë sipërfaqësor, pa kurrfarë dyshimi, arrijmë te konkludimi i rëndësishëm se armëpushimi dhe kontrata në Hudejbije është fitorja e parë verbale e muslimanëve, për çka gjer atëherë kurejshët as që donin të dëgjonin, e lëre më ti pranonin ata (muslimanët) për çfarëdo qoftë. Përkundrazi, ata dëshironin ti shfarosnin muslimanët gjer në atë të fundit, dhe prisnin me padurim çastin e shkatërrimit të tyre. Ata mundoheshin me të gjitha forcat të futnin përçarje midis fesë islame dhe popullit, duke pasur parasysh se ishin të vetëdijshëm që Islami dita-ditës merrte frerët e udhëheqjes shpirtërore dhe atë profane në mbarë Gadishu-llin Arabik.
Është fakt se kurejshët, me pranimin e armëpushimit të ofruar nga muslimanët, njëkohësisht pranuan një fuqi të re në ato hapësira, fuqinë e muslimanëve, dhe se kurejshët nuk ishin në gjendje të luftonin kundër tyre. Është me rëndësi të përmendet se paragrafi i tretë i kontratës së Hudejbisë tregon se kurejshët kishin harruar udhëheqjen e vet fetare dhe profane në Arabi, dhe se tani atyre asgjë e askush nuk u interesonte, sepse duhej të kujdeseshin për vetveten.
Përsa u përket fiseve të tjera, madje edhe në tërë Arabinë, nëse të gjithë dëshironin të pranonin Islamin, le ta pranonin sepse kurejshëve më kjo gjë nuk u interesonte e as që dëshironin më të përziheshin në këtë.
A nuk ishte kjo, pra, dështim total i tyre, e njëkohësisht fitore e qartë e muslimanëve?
Është tejet e rëndësishme të përmendim se me luftërat e gjata dhe betejat e përkohshme që janë ndërmarrë mes muslimanëve dhe armiqve të tyre, nuk kanë pasur qëllim - flasim për muslimanët - përfitimin e pasurive materiale, pushtimin e territoreve, vrasjen e njerëzve, apo islamizimin e armikut me dhunë, por qëllimi i vetëm i muslimanëve ka qenë që me anë të këtyre luftërave dhe betejave të gjithë njerëzit të fitonin lirinë e plotë pa marrë parasysh fenë, kom-bin dhe racën e posaçërisht lirinë e vet. E ai që dëshiron të besojë - le të besojë, ndërsa ai që dëshiron të mos besojë - mos të besojë. (El-Kehf: 29).
Ndërmjet njeriut e dëshirës së tij nuk guxon të vihet dhuna. Toleranca dhe barazia sociale janë moto të Islamit. Suksesi që arritën muslimanët gjatë kohës së paqes, pas marrëveshjes, kurrë nuk do të arrihej me luftë, madje edhe atëherë kur fitorja ishte e qartë.
Për shkak të zemërgjerësisë së Islamit, muslimanët kanë arritur suksese të mëdha në fushën e ed-davetit - të përhapjes së vet fesë. Numri i muslimanëve para marrëveshjes së Hudejbisë ishte gjithsej 3000 ndërsa dy vjet pas armëpushimit ushtria muslimane përbëhej prej 10000 luftëtarësh (me rastin e çlirimit të Mekës).
Paragrafi i dytë i kësaj fitoreje të shkëlqyeshme, qëndron në atë se muslimanët kurrë nuk i kanë filluar luftërat dhe betejat të parët, por këtë gjithnjë e bënin të tjerët (kurejshët). Përkitazi me këtë Kurani thotë: Në të vërtetë ata filluan të parët luftën. (Et-Teube: 13)
Përsa u përket muslimanëve, prej ekspeditave ushtarake të tyre kanë pasur detyrë themelore ti zgjonin kurejshët nga hamendjet dhe nga pengimi i tyre në rrugën e Allahut, e pastaj ti respektonin muslimanët. Çdo palë le ta kryente detyrën e vet dhe mos të për-zihej në çështjet e huaja. Ndërprerja e luftës gjatë periudhës dhje-tëvjeçare është pengesë e këtyre hamendjeve dhe këtij pengimi në fe, dhe argument për shkatërrimin e atij që e fillon i pari luftën, ligësinë e tij dhe humbjen e autoritetit të tij.
Paragrafi i parë është argument përfundimtar për falimentimin e kurejshëve. Ndalesa për muslimanët që ta vizitojnë Kaben është reduktuar në një kohë të caktuar, ajo nuk është e vazhdueshme dhe e përhershme. Me këtë gjest ata arritën ti dëbojnë muslimanët vetëm për një vit, kështu që për ta ky nuk paraqiste kurrfarë suksesi.
Me tri pikat e para kurejshët i kanë dhënë kënaqësi të plotë muslimanëve, e për vete kanë fituar vetëm një pikë, dhe atë të katërtën, ose paragrafin e katërt të kontratës.
Ndërkaq, edhe ky është përfitim tejet i lirë. Këtu nuk ka kurrgjë që do ti dëmtonte muslimanët. Është e njohur se muslimani kurrë nuk do ta braktisë rrugën e Allahut dhe të Pejgamberit të Tij, e as që do të ikë prej mesit islamik, por vetëm nëse e lëshon fenë (renegon) haptazi apo fshehtazi, e nëse e lëshon fenë, atëherë muslimanët as që kanë nevojë për një të tillë. Largimi i tij nga shoqëria Islame do të ishte shumë më i vlefshëm sesa mbetja e tij.
Përkitazi me këtë ka menduar Resulullahu kur ka thënë: “Ai që largohet prej nesh, atë Allahu e ka larguar.”
Nëse dikush prej banorëve të Mekës e pranon Islamin, edhe pse i ndalohet shpërngulja në Medinë, nuk i ndalohet shpërngulja në vende të tjera, ndërsa toka e Allahut është e gjerë. A mos vallë Abisinia nuk qe e gjerë për muslimanët, përderisa banorët e Medinës as që kishin dëgjuar diçka për Islamin? Resulullahu për këtë zgjidhje ka menduar kur ka thënë: “Kush prej tyre vjen te ne, Allahu për të do të gjejë lehtësim dhe zgjidhje.”
Mbrojtja e sovranitetit në këtë mënyrë, edhe pse paraqet një aspekt të fuqisë dhe të famës kurejshite, në realitet kjo rezulton nga shqetësimi i madh i tyre, nga pasiguria dhe nga frika e madhe për ekzistencën e tyre politeiste. Ata sikur e dinin se sot, më tepër se çdo herë tjetër, janë buzë greminës, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse të pranojnë një mbrojtje të këtillë të sovranitetit.
Pëlqimi i Resulullahut që ata të cilët i braktisin muslimanët dhe ikin te kurejshët, nuk mund të kthehen prapa, është edhe një argument se ai ka besim të plotë në ekzistencën e tij, në fuqinë e tij dhe në besnikërinë e tërësishme, andaj aspak nuk frikësohej prej armëpushimit nën këso kushtesh.
Pikëllimi i muslimanëve dhe biseda e Umerit me Resulullahun
Kontrata për armëpushim u nënshkrua dhe ne e shpjeguam thel-bin e saj, por duhet të përmendim dy ngjarje të cilat i sollën pikëllim dhe pakënaqësi të gjithë muslimanëve.
1. Muslimanët qenë të informuar se do të mund të hynin në Harem dhe se do ta bënin tavafin, e tani u kthyen pa e kryer punën, me çka nuk mund të pajtoheshin kurrsesi.
2. Resulullahu me vetëdije i pranoi kërkesat e kurejshëve, edhe pse Allahu e ka informuar se Islami është fe me perspektivë të ndritshme, dhe se ajo së shpejti do të dominojë në hapësirat arabike. Ky qëndrim i butë i Resulullahut ndaj presionit të qartë të kurejshëve gjithashtu i hidhëroi shumë muslimanët.
Këto dy, në sytë e tyre, fiasko - edhe pse Resulullahu kishte plotësisht të drejtë - te muslimanët shkaktuan dyshim, pasiguri dhe supozime të llojllojshme, prandaj ishin të lënduar shumë dhe gati të trishtuar për shkak të pasojave të mundshme, të cilat mund të rezultonin pas kësaj marrëveshjeje.
Si duket njeriu më i pikëlluar ishte Umer b. El-Hattabi .
Ky vajti te Resulullahu dhe iu drejtua me këto fjalë: “O Pejgamber i Allahut, a mos vallë ne nuk kemi të drejtë, a nuk është e vërteta në anën tonë, e jo në të tyren?” Resulullahu u përgjigj: “Po, është.” Umeri : “A do të hyjnë të vrarët tanë në Xhenet, kur-se të atyre në Xhehenem?” Resulullahu : “Po, do të hyjnë.” Umeri : “Përse atëherë e turpërojmë fenë tonë dhe, përse të kthehemi e nuk e lamë që Allahu të gjykojë mes nesh dhe atyre?”
Resulullahu i tha: “O i biri i Hattabit, unë jam Pejgamber i Allahut dhe nuk kam dashur të jem i padëgjueshëm ndaj Tij. Ai do të më ndihmojë dhe kurrë nuk do të më braktisë.”
Umeri : “Po a na the se do të shkojmë në Mekë, do të hyjmë në Harem dhe do ta bëjmë tavafin rreth shtëpisë së Allahut?”
Resulullahu : “Gjithsesi. Po a të kam thënë se do të vijmë në shtëpinë e Allahut këtë vit?”
Umeri : “Jo.”
Resulullahu : “Ti do të vish e do ta bësh tavafin rreth saj.”
Umeri u largua nga Resulullahu i mllefosur dhe vajti tek Ebu Bekri , të cilit i bëri po ato pyetje si Resulullahut . Edhe ky iu përgjigj si Resulullahu dhe shtoi: “Mund edhe të vdesësh nga zemërimi, por pasha Allahun, ai (Resulullahu ) ka plotësisht të drejtë.”
Atëherë Allahu shpalli suren “El-Fet’h”, ku thotë:
“Ne ta dhamë ty fitoren e qartë...” Të lexohet surja gjer në fund.
Pas shpalljes së kësaj sureje, Resulullahu e thirri Umerin dhe ia mësoi të tërën. Umeri e pyeti: “O Pejgamber i Allahut, a është Fet’h - fitorja?” Resulullahu u përgjigj: “Po.”
Umeri ishte i kënaqur me këtë që dëgjoi.
Por u pendua shumë për sjelljen e vet. Ai rrëfen për këtë: “Kam pasur dëshirë që të shëlbehem për këtë, andaj edhe sot jap sadaka, agjëroj, fal namaze nafile, liroj robër, në mënyrë që t’ia lehtësoj vetes ndërgjegjen, për shkak të atyre fjalëve që i pata thënë. E kam lutur Allahun që në fund çdo gjë të kryhej mirë.”
Zgjidhja e problemit të të rrezikuarëve në Mekë
Kur Resulullahu u kthye në Medinë dhe pasi pushoi pak, njëri nga muslimanët e torturuar iku nga Meka. Quhej Ebu Besi’ir prej fisit Thekaf, i cili ishte nën patronazhin e kurejshëve.
Kurejshët dërguan dy njerëz te Resulullahu për të kërkuar dorëzimin e tij dhe për ta kthyer prapa. Ata e përmendën kontratën e cila i obligonte për këtë, e Resulullahu ua dorëzoi Ebu Besi’irin.
Mushrikët e morën dhe u nisën për në Mekë. Rrugës u ndalën në Dhul-l-Hulejfe për të pushuar dhe për të ngrënë hurma. Ebu Besi’iri i tha njërit prej tyre: “E shoh se paske shpatë të mirë, o burrë! Ky e nxori atë prej këllëfit dhe e vërtetoi: Me të vërtetë është e mirë, mirë e kam provuar. Ebu Besiiri tha: Ma trego ta shoh pakëz më mirë. Ky ia dha në dorë, e Ebu Besiiri e goditi me të dhe e mbyti.
Përcjellësi tjetër iku dhe u kthye në Medinë e hyri në mesxhid. Kur e pa atë, Resulullahu tha: “Ky duket sikur të kishte parë fantazmën.” Përcjellësi iu afrua Resulullahut e tha: “Shoku im është i mbytur, e edhe mua do të më mbysë.” Në atë çast arriti Ebu Besi’iri e tha: “O Pejgamber i Allahut, ti e plotësove premtimin tënd, më dorëzove tek ata, e pastaj Allahu më shpëtoi prej tyre.” Resulullahu tha: “Vaj halli për ty, mund të bëhesh shkaktar i luftës, nëse ai ka dikënd që do të hakmerret.”
Kur e dëgjoi këtë Ebu Besi’iri, e kuptoi se Resulullahu përsëri do ta kthente në Mekë, andaj iku shpejt nga Medina dhe vajti në Sejfu-l-Bahri, ku u strehua. Edhe Ebu Xhendel b. Suhejli iku prej kurejshëve dhe iu shoqërua Ebu Besiirit. Pastaj çdonjëri që ikte nga kurejshët nuk shkonte në Medinë, por i bashkohej Ebu Besiirit i cili formoi grupin e vet të refugjatëve.
Këta sulmonin çdo karvan kurejshit që udhëtonte për në Sham, apo prej Shamit në Mekë, pastaj e plaçkitnin atë dhe mbytnin cilindo udhërrëfyes që zinin.
Kurejshët u mërzitën nga këto sulme, andaj i dërguan një lutje Resulullahut duke përbetuar në Allah dhe me afri gjaku që t’i shpëtonte prej këtij grupi, ndërsa ata do t’i lejonin çdonjërit që dëshironte të vinte në Medinë dhe nuk do t’ua ndalonin më këtë.
Resulullahu e thirri Ebu Besi’irin në Medinë, e ai u kthye së bashku me shoqërinë e vet.
Kalimi i heronjve kurejshitë në Islam
Në fillim të vitit 7 h., e pas marrëveshjes së Hudejbisë, kaloi në Islam Amër b. El-Asi, e pastaj Halid b. El-Velidi dhe Uthman b. Talha. Kur erdhën te Resulullahu ai tha: “Meka na e dhuroi një copë nga mëlçia e vet. (Talha ka qenë derëtar i Kabes.)
ETAPA E DYTË - EPOKA E RE
NË HISTORINË ISLAME
Marrëveshja në Hudejbije ka qenë fillimi i një periudhe të re në jetën e muslimanëve në suazat e vetë Islamit në tërë Arabinë. Kurej-shët kanë qenë fuqia më e madhe, armiku më këmbëngulës dhe më efikas i Islamit.
Me zbritjen e kurejshëve nga skena e ndodhive në ujërat e sigurta të paqes, është thyer armiku më i fuqishëm prej tre armiqve të bashkuar: kurejshëve, gatafanëve dhe hebrenjve. Meqenëse kurej-shët kanë qenë përfaqësues të idhujtarëve, përkatësisht liderët e tyre në Gadishullin Arabik, me ngjarjen paraprake u pakësua entuzia-zmi idhujtar për ritualet fetare dhe u zbut armiqësia ndaj muslima-nëve. Për këtë arsye te gatafanët nuk gjejmë provokime të mëdha pas këtij armëpushimi. Por ajo që vinte prej tyre, ka qenë e nxitur dhe e përgatitur te hebrenjtë. Pas internimit hebrenjtë zgjodhën Hajberin për kryeqendër të tyre, ku vazhduan thurjen e intrigave të poshtra. Ata i nxitnin beduinët rreth Medinës kundër muslimanëve, ndërsa dëshira jetësore e tyre ishte të mbysnin Muhammedin dhe të shfarosnin muslimanët. Nëse kjo nuk u shkonte ndoresh atëherë duhej t’u shkaktoheshin sa më shumë trazira. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, hapi i parë vendimtar i Resulullahut pas marrëveshjes së Hudejbisë ka qenë lufta kundër kësaj strofke hebrenjsh. Ndërkaq, kjo periudhë, e cila ka filluar pas armëpushimit në Hudej-bije, ka qenë rast i madh për interpretimin dhe përhapjen e Islamit. Në këtë fushëveprim u dyfishuan aktivitetet e muslimanëve, saqë ia tejkaluan aktiviteteve ushtarake. Andaj këtë periudhë mund ta ndajmë në dy pjesë:
1. Periudha e aktivitetit në departamentin e përhapjes dhe të interpretimit të Fesë, ose periudha e korrespondencës me perandorët e sundimtarët e vendeve të ndryshme;
2. Periudha e aktiviteteve ushtarake. Para se të fillojmë ti përcjellim aktivitetet ushtarake në këtë periudhë, më tepër do ti kushtojmë kujdes korrespondencës reciproke mes Resulullahut dhe perandorëve e sundimtarëve. Në këtë korrespondencë Resulullahu u ofronte atyre doktrinën islame, për shkak të së cilës muslimanët kishin përjetuar të gjitha vuajtjet, dhimbjet, fatkeqësitë, intrigat, hipokrizitë, betejat dhe luftimet e gjertanishme.
THIRRJA E PERANDORËVE DHE
SUNDIMTARËVE NË ISLAM
Nga fundi i vitit 6. h., kur Resulullahu u kthye nga Hudejbija, u shkroi perandorëve dhe sundimtarëve mesazhe me të cilat i thërri-ste në Islam. Kur vendosi t’i shkruante këto, i thanë: “Ata nuk pra-nojnë kurrfarë korrespondence pa vulë”. Resulullahu mori një unazë të argjendtë dhe në të skaliti këtë përmbajtje: “Muhammedi, Resulullah” (Muhammedun Resulullah). Kjo vulë u skalit në tre rreshta: Në rreshtin e parë - Muhammed, në të dytin - Resul, e në të tretin - Allah, por rreshtat lexoheshin prej poshtë-lartë: Allah, Resul, Muhammed.
Resulullahu nga mesi i as’habëve zgjodhi njerëzit më të ditur dhe më të aftë që të bëheshin ambasadorë të tij, përmes të cilëve do të komunikonte me perandorët.
Profesor El-Mensur Fevri konfirmon se Resulullahu të gjithë emisarët e vet i ka dërguar në fillim të muajit muharrem të vitit 7 h., disa ditë para fushatës ushtarake në Hajber.
Ne do t’i japim tekstet e këtyre mesazheve.
1. Mesazhi dërguar Negusit - mbretit të Abisinisë
Emri i vërtetë i Negusit - Nexhashiut ka qenë As’hamet b. El-Ebxher. Resulullahu i shkroi këtij një mesazh, të cilin e dërgoi me Amër b. Umejje Ed-Damerin nga fundi i vitit 6 h., apo në muajin muharrem të vitit 7 h. Taberaniu sjell tekstin e mesazhit. Ndërkaq, nëse shikojmë më hollësisht, vërejmë se ky nuk është teksti autentik të cilin e ka shkruar Resulullahu pas Hudejbisë, por është e mundur që ky tekst të jetë ai që ka dërguar me Xha’ferin, atëherë kur ky me shokët e vet muhaxhirë vajti në Abisini, ndërsa Resulullahu ishte ende në Mekë. Në fund të kësaj shkrese hasim emrat e këtyre muha-xhirëve në këtë fjali: “Ja, po jua dërgoj djalin e xhaxhait tim, Xha’ferin, së bashku me një grup muslimanësh, e nëse arrijnë te ti, pranojini ata dhe mos u bëni kryelartë ndaj tyre.”
Bejheki transmeton nga Ibni Is’haku tekstin e mesazhit të Resu-lullahut të dërguar Nexhashiut, ndërsa vetë teksti është ky: “Kjo është shkresë prej Muhammedit, Pejgamberit, Nexhashiut El-As’ha-metit, të madhit të Abisinisë, paqja qoftë mbi atë që pason udhëzi-min e Allahut dhe e beson Allahun dhe Pejgamberin e Tij, e unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një, i Cili nuk ka shok, as grua e as djalë, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi i Tij dhe Pejgamberi i Tij, dhe të thërras ta pranosh Islamin, sepse unë me të vërtetë jam Pejgamberi i Tij. Pranoje Islamin, do të jesh i shpë-tuar.
O ithtarë të Librit, ejani të bashkohemi rreth një fjale të përbashkët edhe për ne edhe për ju: që të mos adhurojmë tjetër përveç Allahut, asnjësend të mos i bëjmë shok Atij, dhe njëri-tjetrin të mos e konsiderojmë (trajtojmë) për zot, në vend të Allahut! E nëse ata nuk pranojnë, ju thoni: Bëhuni dëshmitarë se ne një-mend jemi muslimanë! (Ali Imran: 64), e nëse refuzon do të jesh përgjegjës për mëkatin e tërë popullit të krishter.
Hulumtuesi i madh, doktor Hamidullahu nga Parisi, para pak kohësh ka gjetur tekstin e mesazhit të Resulullahut , të njëjtin ka gjetur edhe Ibnul Kajjumi, me dallim në një fjalë të vetme. Doktor Hamidullahu ka bërë përpjekje të madhe për verifikimin e tekstit, duke shfrytëzuar shumë vepra dhe shumë burime. Ai, në njërën vepër të tij, e ka publikuar tekstin e këtij mesazhi me këtë përmbaj-tje:
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
ose: Bismil-lahir Rahmanir Rahim!
Nga ana e Muhammedit, Resulullahut, Nexhashiut, zotëriut të madh të Abisinisë, paqja qoftë mbi atë që e pason udhëzimin e Allahut!
Pastaj: Unë e falënderoj Allahun. Allahu është Ai që ska zot tjetër përveç Tij, Sundues i Shenjtë, Ai është i pastër nga të metat, Ai e furnizon çdokënd, Ai që mbikëqyr të gjitha. Dhe dëshmoj se Isai, i biri i Merjemes, është shpirt i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilin ia ka dërguar Merjemes së virgjër, të mirë e të pastër, e cila mbeti shtatzënë me Isain, e krijoi atë prej shpirtit të Vet, sikurse krijoi Allahu Ademin me fuqinë e Vet. Unë të thërras ta besosh Allahun, Një të Vetmin, i Cili nuk ka shok tjetër. Të thërras në miqësi në emër të Allahut dhe të shkosh rrugës sime e të besosh në Shpa-lljen që ma ka zbritur mua, sepse unë jam Pejgamber i Allahut. Unë të thërras ty dhe ushtrinë tënde në besim të Allahut të Lartësuar. Unë ta kumtova thirrjen dhe të këshillova mirë, andaj pranoje këshillën time.
Paqja qoftë mbi atë që pason udhëzimin e Allahut.”
I nderuari doktor Hamidullahu konfirmon se ky është teksti i mesazhit, të cilin Resulullahu ia kishte dërguar Nexhashiut pas Hudejbisë. Ne nuk dyshojmë se ky është teksti autentik, sidomos pas paraqitjes të fakteve.
Por, a është shkruar pas Hudejbisë apo jo, për këtë nuk ekzistojnë fakte të sigurta.
Teksti i mesazhit, të cilin e ka gjetur Bejheki dhe e ka marrë nga Ibni Is’haku, i ngjan mesazheve të cilat Resulullahu ua ka dër-guar mbretërve dhe sundimtarëve të krishter pas Hudejbijes. Në te gjendet ajeti: O ithtarë të Librit, ejani të bashkohemi rreth një fjale, të përbashkët edhe për ne edhe për ju... (Ali Imran: 64), siç e ka pasur zakon të shkruante në mesazhe të tilla. Në këtë me-sazh është gjetur emri El-Ashamet, i shkruar qartë (emri i Nexhashi-ut), ndërsa teksti tek i cili ka ardhur doktor Hamidullahu, sipas men-dimit tim, është teksti origjinal i Resulullahut , por i dërguar pas vdekjes së As’hametit, trashëgimtarit të tij. Ndoshta ky është shkaku që ka munguar emri i As’hametit.
Për një komentim të këtillë, unë nuk kam fakte pakontestuese, përveç atyre argumenteve që gjenden brenda mesazhit. Është për t’u habitur se doktor Hamidullahu është kategorik në atë se tekstin, të cilin e paraqet Bejheki nga Ibni Abbasi, është teksti i fjalëpërfjal-shëm i shkresës të cilën Resulullahu e ka dërguar pas vdekjes së Es’hametit, trashëgimtarit të tij, edhe pse emri As’hamet është i shkruar qartë, e Allahu e di më së miri.
Sapo e mori mesazhin nga Amër b. Umejje Ed-Dameriu, Nexhashiu e afroi para syve, u ngrit nga shtrati, u ul në tokë dhe e pranoi Islamin prej Xhafer b. Ebi Talibit. Pastaj ia shkroi përgjigjen në lidhje me këtë Resulullahut . Ja teksti i përgjigjjes:
“Bismil-lahir Rahmanir Rahim!”
“Muhammedit, Resulullahut nga Nexhashiu As’hamet. Selamun alejke, o Pejgamber i Allahut, shpëtimi i Allahut, mëshira dhe beki-mi i Tij qofshin mbi ty. Allahu është i Vetmi Zot dhe nuk ka zot the-tër përveç Tij.
E mora mesazhin tënd, o Pejgamber i Allahut, ku e ke përmendur çështjen e Isait. Pasha Sunduesin e qiellit dhe të Tokës, me të vërtetë Isai nuk është asgjë më tepër nga çe ke përmendur. Ai është ashtu siç ke thënë. E kuptuam se çfarë na ke porositur. Na e lexoi djali i xhaxhait tënd dhe shoku yt. Unë dëshmoj se me të vër-tetë ti je Pejgamber i sinqertë i Allahut. Po të zotohemi në besni-këri, e këtë ia kemi thënë edhe djalit të xhaxhait tënd. Në praninë e tij pranova Islamin dhe iu dorëzova Allahut, Krijuesit të të gjithë botëve.”
Resulullahu kërkoi nga Nexhashiu kthimin e Xha’ferit dhe të muhaxhirëve, të cilët jetonin në Abisini. Ai i ktheu ata me dy anije së bashku me Amër b. Umejje Ed-Damerin dhe në Medinë mbërritën kur Resulullahu ishte në Hajber.
Nexhashiu vdiq në muajin rexheb të vitit 9 h., pas Tebukut. Resulullahu u informua prej Allahut për vdekjen e tij, andaj ia fali xhenazen edhe pse trupi (kufoma) tij ishte në Abisini. Pas vdekjes së Nexhashiut, në fron erdhi një mbret tjetër, të cilit Resulullahu i dërgoi një mesazh tjetër për ta thirrur në Islam. Mirëpo, nuk dihet nëse e ka pranuar Islamin apo jo.
2. Mesazhi dërguar Mukavkisit, mbretit të Egjiptit
Resulullahu i dërgoi një mesazh Xhurejxh b. Metit, të quajtur El-Mukavkis, mbretit të Egjiptit dhe të Aleksandrisë, me këtë përmbajtje:
Bismil-lahir Rahmanir Rahim! Nga ana e Muhammedit, robit të Allahut dhe Pejgamberit të Tij, të madhit koptas Mukavkisit. Paqja qoftë mbi ata që janë në rrugën e Allahut.
Të ftoj me thirrjen e drejtë Islame. Përqafoje fenë islame, do të jesh i shpëtuar. Pranoje Islamin, e prej Allahut do të fitosh shpërblim të dyfishtë, e nëse nuk e pranon atë, mbi ty do të bjerë mëkati i tërë popullit Kopt. O ithtarë të Librit, ejani të bashkohemi rreth një fjale të përbashkët edhe për ne edhe për ju: të mos adhurojmë tjetër përveç Allahut! E nëse ata nuk pranojnë, ju thoni: “Bëhuni dëshmitarë se ne njëmend jemi muslimanë!” (Ali Imran: 64)
Resulullahu zgjodhi Hatib b. Beltaen për ta dërguar këtë mesazh. Kur Hatibi erdhi te Mukavkisi, i tha: “Para teje në Egjipt sundonte njeriu i cili e konsideronte veten si zot suprem, andaj Alla-hu e mori tek Ai, që të jetë vërejtje për njerëzit e kësaj dhe të asaj bote. E ka ndëshkuar atë vetë, por ka ndëshkuar edhe të tjerët për shkak të tij. E ti merr mësim prej të tjerëve e mos u bëj që të tjerët të marrin mësim prej teje.
Mukavkisi tha: Ne e kemi fenë tonë të cilën nuk do ta ndërrojmë, përveç një tjetre e cila është më e mirë se kjo.
Hatibi tha: Ne ty të thërrasim në fenë Islame. Kjo është feja më e përsosur e Allahut. Ky Pejgamber i thërret njerëzit në Islam, e kundër tij më të ashpërit kanë qenë idhujtarët, kurejshët, ndërsa atyre në armiqësi iu bashkuan edhe hebrenjtë. Më të afërmit e Pejgamberit janë të krishterët. Pasha jetën time, paralajmërimi i Musait për ardhjen e Isait nuk është asgjë tjetër sikurse paralajmërimi i Isait për ardhjen e Muhammedit. Ne ty të thërrasim ti besosh Kuranit, siç i keni thirrur ju ithtarët e Tores (Tevratit) ti besojnë Ungjillit (Ingjilit). Çdo Pejgamber ka qenë i obliguar ti thërrasë të gjithë njerëzit e kohës së vet, e ata janë popull i tij, andaj kanë qenë të obliguar ti nënshtrohen atij. Edhe ti je njëri prej tyre, e ty të hasi koha e Pejgamberit tonë. Ne ty nuk ta ndalojmë ta besosh Isain, aq më tepër të urdhërojmë që ta besosh atë.
Mukavkisi tha: Unë kam dëgjuar për ardhjen e këtij Pejgamberi. E shoh që ky nuk i detyron të tjerët që ta pasojnë atë, as nuk i ndalon ata që dëshirojnë ta pasojnë. E shoh se nuk është magjistar i humbur, e as shortar rrenacak. Vërej tek ai shenjat e pejgamberisë, sepse zbulon fshehtësitë dhe lajmëron për lirinë e për shpëtimin. Do të mendoj për këtë çështje. E mori mesazhin e Resulullahut , e vulosi me vulën e vet dhe ia dha robëreshës, që ta vinte në arkëzën prej fildishi. Pastaj thërriti sekretarin e vet, i cili dinte të shkruante arabisht dhe ia diktoi përgjigjjen Resulullahut :
“Bismil-lahir Rahmanir Rahim, Muhammedit, të birit të Abdullahut, nga ana e Mukavkisit, të madhit kopt, paqja qoftë mbi ty!, e pastaj:
E lexova mesazhin tënd dhe kuptova në lidhje me çka flet dhe në çka thërret. E kam ditur se do të paraqitet një Pejgamber, por kam menduar se kjo do të ishte në Sham. E kam respektuar emisarin tënd dhe me të po të dërgoj dy robëresha, të cilat kanë pasur vend të dalluar te magnati kopt, si dhurata dhe një mushkë për të kalë-ruar, dhe në fund, esselamu alejke.
Nuk shtoi më kurrgjë, por as nuk e pranoi Islamin. Dy robëreshat quheshin Marija dhe Sirjana.
Mushka ka jetuar gjer në kohën e Muaviut. Resulullahu e mori për vete Marijen, e cila i lindi djalin, Ibrahimin, kurse Sirjanen ia dhuroi Hasan b. Thabitit, El-Ensariut.
3. Mesazhi dërguar Kisras, perandorit të Persisë
Resulullahu i dërgoi një mesazh Kisras, perandorit të Persisë, me këtë përmbajtje:
“Bismil-lahir Rahmanir Rahim! Nga Muhammedi, Pejgamber i Allahut, perandorit të Persisë, Kisras. Paqja qoftë mbi atë që është në rrugën e Allahut, që i beson Allahut, Pejgamberit të Tij dhe që dëshmon se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut, Një të Vetmit, i Cili nuk ka shok dhe se Muhammedi është rob dhe Pejgamber i Tij. Të thërras me Thirrjen e Allahut. Unë jam Pejgamber i Allahut, i dër-guar për tërë njerëzimin për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur) për tu realizuar fjala (dënimi) ndaj jobesimtarëve. (Jasin: 70). Përqafoje fenë islame, do të shpëtosh! Nëse e refuzon këtë, atëherë të gjitha mëkatet e mexhsëve - persianëve, do të bien mbi ty.
Resulullahu caktoi Abdullah b. Hudhafen, Es-Sehmin, për ta dërguar këtë mesazh. Ky ia dorëzoi mesazhin magnatit të Bahrejnit. Nuk jemi të sigurt nëse e ka dërguar mesazhin përmes ndonjë shoku të vet, apo ia ka dorëzuar personalisht perandorit të Persisë.
Sido që të jetë, kur e lexoi mesazhin e Pejgamberit Kisra, e copëtoi letrën e tha me arrogancë: “Robi i shëmtuar i nënshtetasve të mi e vë emrin e vet para emrit tim.” Kur e informuan për këtë, Resulullahun tha: “Allahu ia copëtoftë perandorinë e tij.”
Ashtu edhe ndodhi, siç tha Resulullahu . Kisra i shkroi një letër mëkëmbësit të Jemenit, Bazanit, në të cilën thotë: “Dërgoji tek ai njeri në Hixhaz dy njerëz, të aftë dhe të fuqishëm, e le të ma sjellin!” Bazani dërgoi dy njerëzit e vet, me anë të cilëve i dërgoi edhe një letër Resulullahut , ku i urdhëronte të shkonte te Kisra. Kur erdhën këta dy në Medinë dhe, kur u takuan me Resulullahun , njëri prej tyre tha: “Shahin-shahi, mbreti i mbretërve, Kisra, i dër-goi një letër mbretit Bazan për të dërguar dikë që të të sjellë tek ai, andaj kemi ardhur që të vish me ne”. Ai shqiptoi edhe disa kërcë-nime, kurse Resulullahu i urdhëroi që të vinin nesër.
Ndërkohë në oborrin mbretëror të Kisras shpërthyen trazirat, pasi ushtria persiane pësoi disfatë të rëndë prej ushtrisë së Cezarit.
Shirevahi, i biri i Kisrës, u ngrit kundër babait të vet dhe e mbyti atë, e pastaj mori fronin e Persisë. Kjo ndodhi ditën e martë, më dhjetë xhumadel-uhra të vitit 7 h. Resulullahu kuptoi për këtë lajm me anë të Vahjit - Shpalljes, andaj, të nesërmen, kur erdhën ata dy, Resulullahu u tregoi se ç’kishte ndodhur, kurse ata thanë: “A e di ti se ç’je duke folur? Ne për ty i thamë disa shpifje të lehta, e ti dëshiron të themi atë çka thua? Ti dëshiron që këtë t’ia përcje-llim mbretit Bazan, apo jo?”
Resulullahu tha: “Po, përcilljani të gjitha këto prej meje, përveç kësaj i thoni atij se feja ime dhe pushteti im do të arrijë gjer te kufijtë ku ka arritur pushteti i Kisras, dhe kjo do të zgjerohet gjer atje ku mund të shkelë këmba e njeriut. Dhe i thoni atij: nëse e pranon Islamin, do të mbetet ende në pushtet në mbretërinë e vet, dhe se më vonë atë do ta trashëgojnë djemtë e tij.”
Këta dy u larguan prej Resulullahut dhe vajtën te Bazani, të cilit ia treguan të gjitha me radhë. Ndërkohë arriti lajmi nga Persia se Shirevahi kishte mbytur babain e vet. Në të njëjtën letër Shirevahi i shkruan Bazanit: Kërkoje njeriun për të cilin të ka shkruar babai im, por mos e sulmo derisa të vijë urdhri im për të.
Ky rekomandim i Shirevahit ishte shkas që Bazani me të gjithë persianët e vet në Jemen të pranonin Islamin.
4. Mesazhi dërguar Cezarit, Kajser, perandorit bizantin
Buhariu transmeton, në suazat e një hadithi të gjatë, tekstin e mesazhit të cilin Resulullahu ia ka dërguar perandorit të Bizantit, Herakleut, me këtë përmbajtje:
“Bismil-lahir Rahmanir Rahim! Nga Muhammedi, robi dhe Pejgamberi i Allahut, Herakleut të madhit të Bizantit. Paqja qoftë mbi atë që e ndjek rrugën e Allahut. Pranoje fenë Islame do të shpëtosh. Pranoje Islamin, Allahu do të të jap shpërblim të dyfishtë. Nëse e refuzon atë, mbi ty do të bjerë mëkati i gjithë erisianëve.
O ithtarë të Librit (të Tevratit dhe të Ingjillit), ejani të bashkohemi rreth një fjale të përbashkët edhe për ne edhe për ju: të mos adhurojmë tjetër përveç Allahut, asnjë send të mos ia bëjmë shok Atij, që njëri-tjetrin mos ta konsiderojmë për zot në vend të Allahut! E nëse ata refuzojnë atëherë ju thoni: Bëhuni dëshmitarë se ne njëmend jemi muslimanë.
Resulullahu për emisar zgjodhi Dihjetul b. Hulejfe El-Kelbin, të cilit i urdhëroi që mesazhin t’ia dorëzonte të madhit të Basrës, e ky t’ia dorëzonte Herakleut.
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi se Ebu Sufjan b. Harbi ka lajmëruar që Herakleu ia ka dërguar përgjigjen atij përmes një karvani i cili ka qenë në Sham, për tregti, në kohën kur Resulullahu kishte lidhur marrëveshje paqësore me Ebu Sufjanin dhe me kurej-shët.
Ebu Sufjani ishte në Kuddus, andaj shkoi te Cezari, i cili e thirri në rezidencën e tij. Rreth tij ishin magnatët bizantinë. E thirri përkthyesin e i tha: Pyeti cili është më i afërt për nga origjina me atë njeri që po pretendon se është Pejgamber? Ebu Sufjani u përgjigj: Unë jam më i afërmi i tij. Herakleu tha: Ma afroni atë, e shokëve të tij u thoni që të radhiten prapa tij. Pastaj Herakleu i tha përkthyesit: Këtë njeri këtu (Ebu Sufjanin) do ta pyes për atë njeri (Resulullahun ), e nëse e fsheh të vërtetën, shokët e tij le të rea-gojnë.” Ebu Sufjani tha: “Për Zotin!, sikur të mos më vinte turp që prej meje të dëgjojnë rrena, unë do të gënjeja për të.”
Ebu Sufjani rrëfen: “Pyetja e parë që më shtroi ishte:
“Çfarë lidhjesh keni mes jush? Iu përgjigja: Më të afërt.
- Herakleu: A ka folur ndonjëherë kush prej jush fjalë të tilla para tij?
- Ebu Sufjani: Jo.
- Herakleu: A ka qenë ndokush prej etërve të tij mbret?
- Ebu Sufjani: Jo.
- Herakleu: A e përkrahin atë njerëzit me pozitë apo njerëzit e varfër?
- Ebu Sufjani: Njerëzit e varfër.
- Herakleu: A është duke u shtuar numri i tyre apo duke u pakë-suar?
- Ebu Sufjani: Duke u shtuar.
- Herakleu: A e lëshon ndonjëri prej tyre fenë e tij nga urrejtja ndaj saj pasi ta ketë pranuar atë?
- Ebu Sufjani: Jo.
- Herakleu: A ka qenë gënjeshtar para kësaj?
- Ebu Sufjani: Jo.
- Herakleu: A e thyen fjalën e dhënë?
- Ebu Sufjani: Jo - por që prej kur nuk jemi bashkë nuk e kemi të ditur se çështë duke bërë (dhe më nuk më ka lejuar që të them së paku një fjalë timen).
- Herakleu: A keni luftuar kundër tij?
- Ebu Sufjani: Po.
- Herakleu: Si ka qenë rezultati i luftës midis jush dhe tij?
- Ebu Sufjani: Ndërmerrnim luftëra mes nesh, luftëra garuese, herë fitonin ata, herë fitonim ne.
- Herakleu: Çka është duke kërkuar prej jush?
- Ebu Sufjani: Është duke thënë adhuroni vetëm Zotin dhe përveç Tij mos i besoni zotave të tjerë, braktisni besimin e gjyshërve dhe të etërve tuaj, na urdhëron që ti falemi (namaz) Zotit, të flasim të drejtën, të jemi të ndershëm, ti mbajmë lidhjet farefisnore...
Pastaj Herakleu i tha përkthyesit: Përktheja atij: Të pyeta për marrëdhëniet farefisnore me të, e ti më the se jeni më të afërt. Kështu janë Pejgamberët e Zotit, më së pari kanë ftuar farefisin dhe popullin e vet. Të pyeta nëse ka folur dikush prej jush fjalë të tilla, para tij, ti the jo. Sikur të kishte folur ndokush fjalë të tilla para tij, do të kisha menduar se ky njeri ishte duke i imituar të tjerët. Të pye-ta nëse ka qenë ndokush prej të parëve të tij mbret, ti më the jo. Sikur të kishte qenë dikush prej të parëve të tij mbret, kisha menduar se qenka njeri i cili kërkon sundimin - pushtetin e të parëve të tij. Të pyeta nëse jeni duke e akuzuar që ka gënjyer para se të thoshte këtë që është duke thënë, ti më the jo, e unë e di se ai nuk ka mundur të jetë i sinqertë ndaj njerëzve, e rrenacak ndaj Zotit. Të pyeta se a janë duke iu përgjigjur thirrjes së tij paria e popullit apo shtresa e ulët (masa e gjerë) e tij, ti më the se janë duke iu përgjigjur populli i thjeshtë dhe i pambrojtur, e zakonisht të tillët kanë qenë ithtarët e të gjithë Pejgamberëve. Të pyeta nëse janë duke u shtuar apo duke u pakësuar, e ti më the se numri i ithtarëve të Pejgamberit është duke u rritur. Kjo është zakonisht me besimin derisa shpallja të plotësohet tërësisht. Të pyeta nëse e ka braktisur ndonjëri prej tyre fenë nga urrej-tja ndaj saj, pasi e ka pranuar atë, ti më the se jo, kështu ndodh kur njerëzit e pranojnë besimin me gjithë zemër. Të pyeta nëse është besëthyes apo tradhtar, ti më the se jo, ndërsa Pejgamberët nuk e tradhtojnë besimin e vet. Pastaj të pyeta se çka ju urdhëron të beso-ni, e ti më the se ju urdhëron të besoni Allahun dhe përveç Tij të mos i besoni hyjnitë - zotat e tjerë, që do të thotë se ju ndalon ti adhu-roni idhujt. Pastaj ju urdhëron të kryeni namazin, të jepni sa-daka, të jeni të ndershëm, e nëse është kështu siç thua ti, atëherë ai së shpej-ti do të sundojë me këto vise ku tani gjendem unë. E kam ditur se ai do të dërgohet, por nuk e kam ditur se do të jetë prej jush (Arab). Sikur ta dija se do të mundja të arrija tek ai, do të kisha bërë çmos për tu takuar me të. E, sikur të isha pranë tij, do ti kisha larë edhe këmbët.
Pastaj urdhëroi që tia lexonin mesazhin e Resulullahut . Kur përfundoi leximi i mesazhit, u ngrit zëri i atyre që ishin përreth tij dhe na urdhëruan që të dilnin përjashta. Dola prej tij duke u thënë atyre që na përcillnin: “E përkrahu djalin e Ebu Kebshit (emri përbuzësh i të parëve të Resulullahut ). Ka frikë prej tij për pushtetin e vet.” Atëherë isha fuqimisht i bindur në suksesin e Resulullahut , andaj e kam ndjerë se edhe mua Allahu do të ma përshkojë zemrën me Islam.”
Ky është rrëfimi i Ebu Sufjanit. Ai ka treguar se çfarë mbresash kishte lënë te Cezari mesazhi i Resulullahut . Dëshmi për këtë janë edhe dhuratat shumë të vlefshme që ia ka dhënë Dihjetul b. El-Kel-bit, emisarit të Resulullahut .
Duke u kthyer për në Medinë, afër Hasmejit, Dihjen e sulmuan disa njerëz nga fisi Xhezzam dhe e plaçkitën krejtësisht. Ky erdhi te Resulullahu dhe e informoi për të gjitha. Resulullahu e dërgoi Zejd b. Harithin në Hasnej, i cili gjendej prapa Vadil-Kurasë, së bash-ku me pesëqind njerëz.
Zejdi e sulmoi fisin Xhezzam dhe shumë prej tyre i mbytën, e pastaj ua konfiskuan tërë pasurinë, shumë shpata, një mijë deve, pesëqind kuaj dhe robëroi njëqind gra dhe fëmijë.
Midis Resulullahut dhe fisit Xhezzam ishte bërë pajtimi, andaj Zejd b. Rufa’ah Xhezzami, njëri nga paria e këtij fisi, shpejtoi për të protestuar te Resulullahu . Ai dhe meshkujt e fisit të vet e kishin pranuar Islamin dhe i ndihmuan Dahjetit kur e sulmuan gjatë udhëti-mit, e tani kërkonte falje për fisin Xhezzam.
Resulullahu pranoi pretekstin e tij dhe urdhëroi që t’u kthe-heshin plaçkat dhe të liroheshin robërit.
Shumica e historianëve mendojnë se kjo fushatë ushtarake ka ndodhur para Hudejbisë, por ky është gabim i qartë, sepse dërgimi i mesazhit Herakleut ka ndodhur pas Hudejbisë. Për këtë arsye Ibnu-l-Kajjumi thotë se padyshim ka ndodhur pas Hudejbisë.
5. Mesazhi dërguar El-Mundhir b. Savit
Resulullahu mesazhin e thirrjes në Islam, sunduesit të Bahrejnit, El-Mundhir b. Savit, ia dërgoi me anë të El-Ala’ b. El Hudramijjut. Kur e pranoi këtë dhe e lexoi, Mundhiri pas një kohe e dërgoi përgjigjen, ku thotë:
“O Pejgamber i Allahut, ia lexova mesazhin tënd popullit të Bahrejnit, dikujt prej tyre i pëlqeu Islami, e deshën atë dhe u bënë muslimanë. Por ka edhe nga ata që nuk e pranuan. Në shtetin tim ka farisenj (adhurues të zjarrit) dhe hebrenj, andaj më udhëzo gjerë-sisht se si të veproj.”
Resulullahu iu përgjigj:
Bismil-lahir Rahmanir Rahim. Nga ana e Muhammedit, Resulu-llah, Mundhir b. Savit.
Paqja qoftë mbi ty. E falënderoj Allahun, nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Atij i falënderoj dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe Pejgamber i Tij, e pastaj ta përkujtoj Allahun e Madhëruar.
Dije se ai që këshillon dikënd, më së pari duhet të këshillojë vetveten, ndërsa ai që është i dëgjueshëm ndaj emisarëve të mi dhe pason urdhrat e tyre, është i dëgjueshëm edhe ndaj meje. Kush i pranon këshillat e tyre, i ka pranuar edhe të miat. Emisarët e mi më kanë folur mirë për ty. Unë prej teje kërkoj që atyre muslimanëve, të cilët e kanë pranuar Islamin, tu lejosh të jetojnë në paqe dhe ti falësh ata të cilët kërkojnë ndjesë prej teje. Përderisa je kështu i mirë, ne nuk do të heqim nga pozita. Kush mbetet në hebraizëm dhe fariseizëm, le ta paguaj xhizjen.
6. Mesazhi dërguar Hovdhete b. Aliut, sunduesit të Jemenit
Resulullahu i dërgoi një mesazh Hovdhete b. Aliut, sunduesit të Jemenit, me këtë përmbajtje:
“Bismil-lahir Rahmanir Rahim! Nga ana e Muhammedit, Pejgamber i Allahut deri te Hovdhete b. Ali, paqja qoftë mbi atë i cili e pason rrugën e Allahut, unë e di se feja ime do të paraqitet në tërë botën, andaj pranoje Islamin, do të shpëtosh dhe do të mbetesh sun-dues aty ku je tani.”
Resulullahu ia besoi dërgimin e mesazhit Sulejh b. Amër El-Amiriut, i cili vajti te Hovdhete, ia dorëzoi mesazhin e vulosur, e përshëndeti, e pastaj ia lexoi atë. Hovdhete iu përgjigj Resulullahut me këto fjalë: “Sa e mirë dhe e bukur është ajo në çka më thërret ai. Arabët më ndjekin nga ky vendi im, e ti ma mundëso të kem edhe unë hise së bashku me ty, e unë do të të pasojë.” Hovdhete e shpër-bleu Sulejten me të holla dhe i dhuroi rroba të shtrenjta, me të cilat u kthye te Resulullahu dhe ia dorëzoi letrën.
Resulullahu e lexoi atë, e tha: “Sikur të më kërkonte vetëm një pjesë të tokës, nuk do t’ia jepja, sepse do ta humbte edhe atë që zotëron.”
Kur u kthye Resulullahu nga ekspedita për çlirimin e Mekës, Xhibrili e informoi se Hovdhete kishte vdekur. Resulullahu tha: “Në Jemen do të paraqitet një njeri i cili rrejshëm do të paraqitet se është Pejgamber, e do të vritet pas vdekjes sime.” Dikush prej të pranishmëve pyeti: “O Pejgamber i Allahut, kush do ta vrasë atë?” Resulullahu tha: “Ti dhe shokët e tu,” e në fund ndodhi pikërisht kështu.
7. Mesazhi dërguar Harith b. Ebi Shemer El-Gassanit, sunduesit të Shamit (Damaskut)
Resulullahu i dërgoi një mesazh Harithit, me këtë përmbajtje: “Bismil-lahir Rahmanir Rahim. Nga ana e Muhammedit, Resulullahut, Harith b. Shemerit, paqja qoftë mbi atë, që është në rrugën e Alla-hut, i cili beson dhe i cili flet të vërtetën. Unë të thërras të besosh Allahun dhe Atij të mos i shoqërosh askënd. Sundimi në mbretërinë tënde do të mbetet ty.”
Mesazhin sipas zgjedhjes së Resulullahut e dërgoi Shuxha b. Vehb nga fisi Beni Esed b. Huzejmeh. Kur Harithi pranoi mesazhin, bërtiti: “Kush mund të ma rrëmbejë fronin mua? Unë do të shkoj ta shoh atë.” Islamin nuk e pranoi.
8. Mesazhi dërguar sunduesit të Ammanit
Resulullahu i dërgoi një mesazh mbretit të Ommanit, Xhiferit, dhe vëllait të tij Abdu Ibnej Xhilendit, me këtë përmbajtje: “Bismil-lahir Rahmanir Rahim. Nga ana e Muhammedit, të birit të Abdullahut, deri te Xhiferi dhe Abdu Ibnej El-Xhilendi. Paqja qoftë mbi atë i cili pason rrugën e Allahut! Ju ftoj të dyve në thirrjen Islame. Pranoni Islamin, do të jeni të shpëtuar. Unë me të vërtetë jam Pejgamber i Allahut për mbarë njerëzimin, për ti paralajmëruar ata të cilët janë të mençur dhe për dënimin ndaj jobesimtarëve. Nëse ju do të jeni të ngulmët dhe të qëndrueshëm në Islam, do të mbeteni në pushtet, e nëse refuzoni këtë, atëherë sundimi do t’ju dalë dore. Kuajt e mi do të shëtitin fushave tuaja, ndërsa paralajmërimi im do të njëmendë-sohet mbi mbretërinë tuaj.”
Resulullahu caktoi Amër b. El-Asin për të dërguar mesa-zhin.
Amri rrëfen: “Mora rrugën dhe mbërrijta në Omman, ku takova Abd Ibnejin, i cili ishte njeri zemërbutë dhe me sjellje të mirë, e i thashë: Unë jam emisar i Pejgamberit të Allahut. Kam ar-dhur te ti dhe te vëllai yt. Ai u përgjigj: Vëllai im është më i madh se unë, pandaj është në pushtet. Do të të dërgoj tek ai, që ta lexojë mesazhin që e ke sjellë ti.
Pastaj pyeti: E në çka thërret ti?
- Amri: Unë thërras ti besoni Allahut, Një të Vetmit, që asnjë send të mos ia bëni shok, ta braktisni adhurimin ndaj hyjnive të tjera, të dëshmoni se Muhammedi është rob i Allahut dhe Pejgamber i Tij,”
- Abdi: “O Amër, ti je i biri i kryeparit të popullit tënd, si veproi babai yt kur e pranove Islamin? Ne babain tonë e kemi shembull.”
- Amri: “Vdiq duke mos e pranuar Muhammedin, Resulullahun , e unë kam pasur dëshirë që të besonte dhe ta pranonte Islamin. Por edhe unë kam pasur mendim të njëjtë sikurse ai, derisa Allahu më udhëzoi në Islam.
- Abdi: Kur e pranove Islamin?
- Amri: Rishtas.
- Abdi: Ku e pranove Islamin?
- Amri: Te Nexhashiu (Negusi), dhe i tregova se edhe ai e ki-shte pranuar Islamin.
- Abdi: E çbëri populli i tij në mbretëri?
- Amri: Ata e pranuan atë si mbret dhe e përqafuan Islamin.
- Abdi: E patrikët dhe etërit e krishter, a vepruan edhe ata një-soj?
- Amri: Po.
- Abdi: Ki kujdes, o Amër, se çpo flet. Ti e di se vetia më e rrezikshme e njeriut është - rrena!
- Amri: Nuk jam duke gënjyer, sepse feja jonë e ndalon gënje-shtren.
- Abdi: Mendoj se Herakleu nuk është i informuar për Islamin e Nexhashiut.
- Amri: E di edhe ai.
- Abdi: Si e di ti këtë?
- Amri: Nexhashiu ia paguante tatimin atij, ndërsa, prej kur e përqafoi Islamin dhe e pranoi Muhammedin për Pejgamber tha: “Pasha Allahun, nuk i jap më asnjë dirhem.” Për këtë e lajmëruan Herakleun. Vëllai më i madh e pyeti: “A mos vallë do të lejosh qe i përvuajturi yt të mos paguajë tatimin dhe të besojë në fenë tjetër pos tëndes, dhe atë në një fe të re? Herakleu u përgjigj: Njeriu dëshiron atë fe që e ka zgjedhur për vete, çfarë të bëj me të? Për Zotin!, sikur të mos më dhimbsej pushteti, edhe unë do të veproja njësoj sikurse ai.
- Abdi: Ke kujdes, o Amër, çpo flet kështu?
- Amri: Pasha Allahun, të them të vërtetën.
- Abdi: Më thuaj, çpreferon feja jote, e çndalon?
- Amri: Urdhëron bindjen ndaj Allahut të Madhëruar dhe ndalon bërjen e mëkateve. Urdhëron vepra të mira, mirëmbajtjen e lidhjeve farefisnore, ndërsa ndalon dhunën dhe armiqësinë. Ndalon zinanë, alkoolin, adhurimin e gurëve, të idhujve dhe të kryqit.”
- Abdi: “Kjo është feja më e mirë për të cilën kam dëgjuar. Në çfarë gjëra të mira thërret ajo! Sikur të donte vëllai im të më dëgjonte, do t’i hipnim kuajve dhe do të shkonim te Resulullahu për të dëshmuar dhe për të besuar në pejgamberinë e tij. Por vëllai im e do pushtetin, sikur ta braktiste atë dhe të mënjanohej.”
- Amri: “Nëse ai e pranon Islamin, Resulullahu do t’i lejojë të bëhet mbret i popullit të vet. Atëherë ai do te mblidhte zekatin, një pjesë nga pasuria e pasanikëve, pastaj do t’ia ndante atë të varfër-ve.”
- Abdi: “Sa etikë e bukur, sa e mirë qenka kjo ndarje. E ç’do të thotë zekat?”
- Amri: “Unë atëherë i shpjegova se çfarë nënkuptonte Resulullahu me zekat, dhe se ç’jepej nga pasuria në emër të tij, gjersa erdha te devetë.”
- Abdi: “O Amër a mos vallë, bie në pikëpyetje edhe bagëtia jonë e cila kullot bari e pi ujë?
- Amri: Po.
- Abdi: Për Zotin!, mendoj se populli im nuk do të pranojë dhe nuk do ti nënshtrohet kësaj dispozite.
- Amri: I kalova ditë me radhë para derës se tij, ndërsa ai shkonte te i vëllai dhe ia përcillte fjalët e mia. Pastaj një ditë më ftoi, e unë hyra brenda te vëllai më i madh. Oborrtarët e tij ma morën turbanin dhe xhyben (kaftanin), e ai u tha: Lëreni le të hyjë! Unë hyra e desha të ulesha, por ata më ndaluan gjersa ai nuk më lejoi. E shikova atë, e ai, Xhiferi (vëllai më i madh) tha: Fol, çdëshi-ron?
- Amri: Ia dhashë mesazhin e vulosur. Ai e theu vulën dhe e lexoi deri në fund. Pastaj ia dha vëllait të vet, e edhe ai e lexoi atë. Atëherë pashë se vëllai i tij ishte më zemërbutë se ai.
- Xhiferi tha: E kush e pason atë?
-Amri: Njerëzit të cilët e duan fenë Islame, të cilët e kanë zgjedhur atë, përveç feve të tjera dhe të cilët e kanë kuptuar me mendjen e vet se me anë të porosive të Allahut janë të shpëtuar nga lajthitja, në të cilin patën jetuar. Unë ende nuk kam parë ndonjë njeri të pavendosur sikurse ti. Nëse ti nuk e pranon sot Islamin dhe nuk fillon ta pasosh atë, atëherë koha do të të shkelë. Prandaj, pranoje Islamin, do të jesh i shpëtuar dhe do të jesh sundues i pranu-ar te populli yt. Atëherë nuk do të të sulmojë ushtria jonë. Unë edhe sot jam këtu, e nesër do të udhëtoj prapa.
U ktheva te vëllai i tij, Abdi, e ai më tha: O Amër, shpresoj se ai do ta pranojë Islamin, vetëm nëse nuk i dhimbset pushteti.
-Amri: Shkova tek ai për të dytën herë, por nuk më pranoi. Unë përsëri u ktheva te vëllai i tij dhe i tregova se nuk munda të hyja tek ai. Abdi më dërgoi te Xhiferi, e ai tha:
Kam menduar për propozimin tënd që të pranoj Islamin, por erdha në përfundim se do të bëhem njëri ndër arabët më të dobët nëse mbretërinë time ia dorëzoj atij njeriu. Ushtria e tij nuk do të vijë këtu, e nëse vjen, atëherë do ketë përleshje të ashpër.
Amri: Unë nesër udhëtoj prapa.
Të nesërmen Amri u mor me vëllanë e tij, ndërsa ishin vetëm: Përse mos të pranojmë edhe ne? Secilit që ia ka dërguar thirrjen për Islam, i është përgjigjur dhe e ka pranuar atë.”
Amri: “Kur agoi dita, Xhiferi dërgoi të më thërrisnin dhe e pranoi Islamin, edhe ai edhe vëllai i tij. Vërtetuan pejgamberinë e Resulullahut , kurse mua më mundësoi tubimin e zekatit dhe ti interpretoja rregu-llat, dhe më ndihmonin kundër atyre të cilët më kundërshtonin.
Përmbajtja e këtij mesazhi tregon sheshazi se ky iu është dërguar dy vëllezërve me vonesë të madhe në krahasim me mesazhet e dërguara perandorëve dhe sundimtarëve. Shumica mendojnë se ky mesazh iu është dërguar pas çlirimit të Mekës.
Me anë të këtyre mesazheve, Resulullahu u ka paraqitur parimet e fesë Islame sundimtarëve më të famshëm të asaj kohe. Në mesin e tyre ka të atillë që e pranuan Islamin, e disa të tjerë mbetën në mosbesim. Mirëpo është me rëndësi se edhe ata filluan të mendo-nin për Muhammedin dhe për Islamin.
AKTIVITETET USHTARAKE PAS
MARRËVESHJES SË HUDEJBIJES
Ekspedita në Gabeh ose në Dhi-Kared
Kjo fushatë ushtarake është ndjekja e një grupi kriminelësh nga fisi Benu Fuzareh, i cili merrej me kusari dhe në këtë mënyrë përpiqej të vinte gjer te Resulullahu .
Kjo është beteja e parë që ndërmori Resulullahu pas Hudejbisë, e para Hajberit. Buhariu, në përmbledhjen e tij të haditheve, thotë se ekspedita ka ndodhur tre vjet para Hajberit. Gjithashtu edhe Muslimi në Musnedin e tij transmeton hadithin nga Seleme b. El-Ekvae. Ndërsa historianët e këtyre betejave thonë se kjo ka ndodhur para Hudejbisë. Ajo që është në Sahih (përmbledhjen e haditheve) është më e saktë se mendimet e historianëve. Përmbajtja e kësaj beteje gjendet në rrëfimin e pjesëmarrësit trim Seleme b. El-Ekvaes, i cili thotë: Resulullahu dërgoi një djalosh në përcje-lljen time, e unë u nisa së bashku me të duke kalëruar kalin e Tal-has. Kur gdhimë në mëngjes, pamë se Abdu-r-Rahman El-Fezzariu kishte sulmuar kullotën, kishte rrëmbyer devetë qumështore dhe e kishte mbytur bariun. Unë brita: “O Rebah, merre këtë kalë dhe shpejto te Talha, informoje dhe Resulullahun se çfarë ka ndodh-ur.” Rebahu kalëroi, e unë hipa mbi një kodër u ktheva në drejtim nga Medina dhe brita sa mujta tri herë: “Ja sulmi plaçkitës armi-qësor!” Pastaj u nisa gjurmëve të armikut dhe fillova ti gjuaja me shigjeta duke recituar vargje: Unë jam Ibnu-l-Ekvae, e kjo ditë është ditë hakmarrjeje.
El-Ekvae vazhdon rrëfimin: Unë i gjuaja dhe i frikësoja pa-ndërprerë ata, kur papritmas u paraqit një kalorës. U fsheha pas një lisi, e gjuajta me shigjetë dhe ai u rrëzua. Të tjerët ikën në një grykë të ngushtë mali, e unë fillova ti gjuaja me gurë. Dhe kështu i ndiqja ata, derisa Allahu pas shpinës sime dërgoi devetë e Resu-lullahut . Kusarët u gjendën mes meje dhe deveve. E unë përsëri vazhdova t’i ndiqja dhe t’i gjuaja, e ata më gjuajtën me tridhjetë testija dhe tridhjetë shtiza për të më ndalur. Sa herë që ecja duke i ndjekur ata, lija gjurmë prapa, sipas të cilave Resulullahu dhe as’habët e tij do të mund të më gjenin. Kusarët arritën në grykën Thenijjeh dhe u ulën për të drekuar. Unë u ula majë një shkrepi, ndërkohë katër vetë prej tyre u drejtuan nga unë. I pyeta: “A e dini se kush jam unë? Unë jam Seleme b. El-Ekvae, kush guxon të luftojë me mua, vetëm le të urdhërojë e të shohim se kush do të fitojë, e unë gjer më sot ende nuk kam dështuar. Ata u kthyen prapa. Nuk kaloi shumë kohë, kur atje prej së largu pashë ushtrinë e Resulu-llahut dhe kuajt, të cilët çonin pluhur. I pari ishte Ahrami, pas tij Ebu Katade, e pas tij El-Mikdad b. El-Esvedi. U përleshën Abdu-r-Rahmani (prijësi i kusarëve) dhe Ahrami (kalorësi i Resulullahut ). Ahrami e cingërisi kalin drejt Abdu-r-Rahmanit, e ky e plagosi dhe e mbyti atë. Abdu-r-Rahmani i hipi kalit të tij, e ky e rrëzoi dhe e lëndoi. Abdu-r-Rahmani e theri dhe e mbyti atë. Pastaj i hipi kalit të vet dhe filloi të ikte. Pas tij shpejtoi Katade, e plagosi atë dhe e mbyti.
Kur e pa këtë grupi i kusarëve, u dha në ikje me të katra. Ne i ndiqnim. Unë vrapoja pas tyre (pa kalë), e ata, para perëndimit të diellit, hynë në një grykë mali ku kishte ujë. Uji quhej Dhi-Kired. Ishin të etshëm, andaj deshën të pinin ujë, por unë i dëbova nga uji, e ata nuk patën rast të pinin asnjë pikë. Resulullahu mbërriti në kohën e jacisë, e unë i thashë: “O Pejgamber i Allahut, kusarët janë të etshëm, sikur të më dërgoje me ujë, unë do të shpëtoja çka mund të shpëtohet, do t’i mbytja disa prej tyre. Resulullahu tha: “O Ibnu-l-Ekv’ae, ti je në gjendje ta bësh këtë, por ki durim.” Pastaj tha: “Ata do të ndalen tani në Gatafan.” Resulullahu ka thënë: “Kalorësi i ynë më i mirë atë ditë ka qenë Ebu Katade, kurse këmbë-sori më i mirë, Seleme b. Amër b. El-Ekv’ae.” Mua më dhuroi dy shtiza, një për shkak se isha këmbësor, e të dytën se isha luftëtar i mirë. Prandaj, kur u kthyem në Medinë, më mori pranë në devenë e tij. Resulullahu gjatë kohës së kësaj ekspedite, në Mekë la Ummi Mek’tumin për ta zëvendësuar, ndërsa flamuri luftarak ishte në du-art e El-Mikdad b. Amrit.
BETEJA PËR HAJBER DHE VADI-L-KURA (Muharrem, viti 7 h.)
Hajberi është larg Medinës shtatëdhjetë-tetëdhjetë milje nga ana veriore. Sot Hajberi është një fshat me klimë të rëndë dhe jo të shëndoshë.
Shkaku i betejës
Kur Resulullahu u sigurua prej njërit nga tre armiqtë e bashkuar, dhe atë më të rrezikshmit, pas marrëveshjes së Hudejbisë, dëshironte t’i qëronte hesapet me dy armiqtë e mbetur: me hebrenjtë dhe me fiset arabe të Nexhdit. Kjo ishte e domosdoshme, në mënyrë që të arrihej paqja në tërë Arabinë. Vetëm atëherë, pas shumë viteve të gjata e të rënda luftimesh, muslimanët do të kishin mundësi ti qaseshin studimit dhe paraqitjes së Shpalljes së Allahut.
Meqenëse Hajberi ishte qytet spiunazhi dhe komploti, qendër e provokimeve ushtarake, çerdhe e përzierjeve dhe e nxitjeve armiqësore për luftëra, e kishte merituar që muslimanët ti suleshin.
Pas të gjitha këtyre, nuk duhet harruar se banorët e tij qenë nismëtarë për bashkimin e të gjithë armiqve në luftën e përbashkët kundër muslimanëve. Ata e bindën fisin Benu Kurejdha për tradhti e mashtrim. Ata u ndërlidhën me munafikët, ose me pjesëtarët e kolonës së pestë në shoqërinë Islame. Ata i nxitën fiset gatafane dhe fiset e tjera beduine, ose krahun e tretë të armikut të bashkuar, e më në fund edhe vetë u përgatitën të sulmonin.
Krahas të gjitha këtyre përgatitjeve, i hodhën muslimanët në sprovime dhe në mundime të vazhdueshme. Hebrenjtë e patën përgatitur planin për ta mbytur Resulullahun , për ç’arsye muslimanët qenë detyruar të ndërmerrnin fushata të pandërprera ushtarake, patrullime dhe aksione, me qëllim që t’i zinin udhëheqësit komploti-stë, siç ishin Selam b. El-Hakiki, Esir b. Zarami etj.
Detyra e muslimanëve që t’i qëronin hesapet me këta hebrenj, ishte tejet e madhe dhe këtë është dashur ta bëjnë shumë më herët, por qëllimisht dhe me arsye të plotë e lanë këtë pas dore, meqë së pari duhej ti pastronin gjërat me armikun më të fuqishëm, më të madh dhe më kokëfortë, me kurejshët e Mekës, të cilët vazhdimisht u bënin rezistencë muslimanëve. Meqenëse kjo rezistencë tani ishte dobësuar pak, dhe pasi muslimanët kishin arritur marrëveshjen për armëpushim në Hudejbije dhe kishin nënshkruar kontratën me ta, terreni ishte i pastër për t’i qëruar hesapet me kriminelët e tjerë. Prandaj edhe po afrohej koha e kësaj llogarie.
Vajtja në Hajber
Ibni Is’haku rrëfen: “Resulullahu , pasi u kthye nga Hudejbija, në Medinë qëndroi gjatë muajit dhul-hixhxhe dhe një pjesë të muajit muharrem, kurse në gjysmën e dytë të këtij muaji muslima-nët u nisën për në Hajber.”
Mufesirët - komentuesit e Kur’anit, thonë: “Allahu Hajberin ua ka premtuar muslimanëve. I Madhëruari thotë në Kur’an: “ Alla-hu ju ka premtuar plaçkë të begatë që do të fitoni, e këtë jua shpejtoi. (El-Feth: 20). Allahu e ka shpejtuar armëpushimin në Hudejbije, në mënyrë që të fitonin plaçkë të begatë pasi ta kishin marrë Hajberin.
Numri i ushtrisë muslimane
Kur munafikët dhe njerëzit me karakter dhe me iman të dobët u ndanë nga Resulullahu në Hudejbije, Allahu i urdhëroi Pejgam-berit të Vet, se si të vepronte me ta:
“Ata të cilët mungojnë, sigurisht, do të thonë kur niseni të merrni plaçkat: “Na lejoni edhe neve t’ju shoqërojmë”, në mënyrë që t’i ndërrojnë fjalët e Allahut. Thuaj: “Ju kurrsesi nuk do të na shoqëroheni, këtë edhe më herët e ka thënë Allahu!”, e ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na kini zili.” As ashtu nuk është, por ata pak çka kuptojnë.” (El-Fet’h: 15).
Kur Resulullahu vendosi të nisej për në Hajber, shpalli që asnjëri të mos guxonte të nisej me ta nëse nuk ishte gati për xhihad - luftë në rrugën e Allahut. Dhe, me të vërtetë, askush tjetër nuk u nis, përveç ashabëve nga besëlidhja, e ata ishin një mijë e katër-qind luftëtarë.
Në Medinë la zëvendës Sebba b. Urfetah El-Gaffarin, kurse sipas mendimit të Ibni Ishakut ky ka qenë Numejleh b. Abdullah El-Lejthi. Sipas hulumtuesve të historisë islame, më i saktë është emri i pa-rë.
Në atë kohë Ebu Hurejra erdhi në Medinë si musliman. Sebba b. Urfetatin e takoi në namaz të mëngjesit, andaj u lidh në namaz pas tij, e pas selamit Ebu Hurejra i tregoi Sebbahut se kishte përqafuar fenë Islame. Kur u kthye Resulullahu nga Hajberi, u tha muslima-nëve të llogaritnin edhe Ebu Hurejran së bashku me shokët e tij në ndarjen e plaçkave të luftës.
Lidhja e munafikëve me hebrenjtë
Munafikët punonin për hebrenjtë. Udhëheqësi i tyre, kryemushriku Abdullah b. Ubeje, dërgoi një raport në Hajber, me këtë përmbajtje:
Muhammedi është nisur drejt jush, kini kujdes dhe mos u frikësoni. Ju jeni numerikisht më shumë dhe më të përgatitur. Ushtria e Muhammedit është një grup i vogël njerëzish të paorganizuar mirë dhe të armatosur dobët.
Kur në Hajber mësuan për këtë lajm, dërguan Kenaneh b. Ebil Hakikin dhe Hazet b. Kajsin për të ndihmuar gatafanët. Ata ishin ale-atë të hebrenjve të Hajberit dhe mbronin prapavijën e tyre nga mus-limanët. Banorët e Hajberit u premtuan gjysmën e të korrurave nëse i mundnin muslimanët.
Rruga gjer në Hajber
Resulullahu u nis për në Hajber nga kodra Isra, pastaj Es-Suhbe, dhe rrugës përmes luginës Er-Rexhie. Largësia mes Er-Rexhias dhe Gatafanit është njëzet e katër orë ecje.
Gatafanët u përgatitën dhe u nisën për në Hajber që të ndihmonin hebrenjtë. Gjatë udhëtimit, prapa tyre u dëgjua një zhurmë e madhe. Menduan se muslimanët kishin sulmuar familjet dhe pasuritë e tyre, dhe u kthyen mbrapsht. Në këtë mënyrë rruga mes Resulu-llahut dhe Hajberit ishte e lirë.
Pastaj Resulullahu thërri dy të rinj, që ishin nisur së bashku me ushtrinë, t’i tregonin rrugën më të mirë dhe më të sigurt, në mënyrë që në Hajber të hynin nga veriu, ose nga ana e Shamit, për t’i penguar hebrenjtë të iknin në Sham dhe njëkohësisht t’ua ndërprisnin rrugën nga gatafanët. Njëri prej tyre tha: “Unë do t’ju udhë-heq, o Pejgamber i Allahut.” Ai i çoi gjer te një udhëkryq, e pastaj tha: “Çdonjëra prej këtyre rrugëve na shpie në cakun e dëshiruar.” Resulullahu e urdhëroi t’i tregonte emrat e secilës rrugë. Ai tha: “E para quhet Huzën, e dyta Shash, e treta Hatib dhe e katërta Hus-ejl.” Resulullahu nuk deshi të nisej në asnjërën prej tyre. Mbeti vetëm një drejtim, e Umeri pyeti: “Si quhet kjo rrugë?” Udhërrë-fyesi u përgjigj: “Merhab”. Resulullahu vendosi që të niseshin kësaj rruge.
Disa ndodhi gjatë udhëtimit për në Hajber
1. Transmetohet nga Seleme b. El-Ekv’aes, i cili thotë: “U nisëm me Resulullahun për në Hajber. Udhëtonim natën. Njëri prej nje-rëzve i tha Amirit: O Amir, ti dëgjojmë disa vargje tuaja. Amiri ishte poet, andaj filloi të këndonte:
O Allah, të mos ishe Ti nuk do tishim të përudhur,
nuk do të ndanim sadakanë dhe nuk do tishim namazli.
Fali luftëtarët e tu, të cilët Ty të besojnë,
përforcoju shtigjet e rrugës derisa dushmanin ta dëbojnë.
Qetësinë Tënde lëshoje mbi ne,
luftën nuk do ta refuzojmë ne,
e le të çirret soji i tyre.
Resulullahu e dëgjoi këtë këngë, e pastaj pyeti: “Kush është ai që udhëheq (këndon)?” U përgjigjën: “Amir b. Ekv’ae.” Resulu-llahu tha: “Allahu e mëshiroftë.” Ai njeri (që i tha Amirit të kën-dojë) tha: “Sigurisht do të jetë ashtu, o Pejgamber i Allahut, por a do të më gëzosh edhe mua me atë?”
Muslimanët e dinin se Resulullahu nuk do t’i thoshte posaçërisht (jerhamuhull-llahu) Allahu të mëshiroftë, e të mos dihej se do të binte shehid. Dhe, me të vërtetë, Amiri ra shehid në betejën e Hajberit.
2. Duke udhëtuar, ushtria e pa prej së largu luginën e Hajberit, andaj të gjithë njëzëri thirrën tekbir: “Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilAllah!” Resulullahu tha: “Kujdesuni për vetën, ju nuk jeni duke thirrur të shurdhëtin, e as të papranishmin, por ju jeni duke thirrur Atë që i dëgjon të gjitha dhe i cili është shumë afër jush.”
3. Në Suhbe, afër Hajberit, Resulullahu fali namazin e ikindisë. Pastaj kërkoi që t’i sillnin furnizimin e udhëtimit. Asgjë nuk i sollën, përveç qullit. Ai urdhëroi që të përgatitej një sasi e mjaftue-shme, pastaj hëngri, hëngrën edhe të tjerët, mandej u ngrit e shpë-lau gojën, e shpëlanë edhe të tjerët, dhe filloi ta falte akshamin duke mos e përsëritur abdestin(kishte abdest që nga ikindia), e pas aksh-amit fali edhe jacinë me po atë abdest.
Ushtria muslimane pranë mureve të Hajberit
Natën e fundit, në prag të betejës, muslimanët bujtën në afërsi të Hajberit, kurse hebrenjtë nuk i kishin vërejtur ata. Resulullahu e kishte zakon që, kur i afrohej armikut në mbrëmje, të mos e sulmonte atë derisa të agonte. Atë ditë kur agoi, falën sabahun, pastaj i hipën të shaluarave dhe u nisën.
Banorët e Hajberit ishin duke dalë në fusha me terplota e me shporta. Kur e panë ushtrinë, thanë: “Muhammedi, për Zotin!, Muhammedi dhe ushtria e tij!”
Pastaj duke shpejtuar ikën në qytetin e tyre, ndërsa Resulullahu tha: “Allahu ekber, qoftë i shkretuar Hajberi, Allahu ekber, qoftë i shkretuar Hajberi.” “Nëse ne lëshohemi gjer tek oborret hebre-je, sa mëngjes i zi do të gdhijë për ata që kanë qenë të paralaj-mëruar.” (Es-Safat: 177).
Resulullahu për fushim zgjodhi një vend afër mureve të qytetit. Në atë çast erdhi Habab b. El-Menziri e i tha: “O Pejgamber i Allahut, të ka urdhëruar Allahu që të fushojmë në këtë vend kjo është sipas planit tënd strategjik?” Resulullahu u përgjigj: “Kjo është zgjedhja ime.” Hababi i tha: “O Pejgamber i Allahut, ky vend është shumë afër mureve të Hajberit. Të gjithë luftëtarët hebrenj do të jenë aty. Ata e dinë gjendjen tonë, e ne nuk e dimë gjendjen e tyre. Shigjetat e tyre do të arrijnë gjer te ne, kurse tonat nuk do të mund të arrinë gjer tek ata. Natën nuk mund të jesh i sigurt prej tyre. Ndërsa në mes të palmave është një vend i fshehur ku mund të ngrihen tendat. Nëse urdhëron të ndërrohet vendi, atëherë le të jetë ky vendfushimi ynë.
Resulullahu tha: “Le të jetë vendfushimi ynë ky që propozove ti.” Pastaj e ndërruan vendin.
Kur iu afruan Hajberit dhe kur e panë atë, Resulullahu tha: “Ndaluni!” Kur u ndalën, atëherë tha: “O Allah, Sundues i shtatë qiejve dhe i hapësirës që mbulon ata, Sundues i shtatë tokave dhe tërë asaj që përfshijnë ato dhe Sundues i shejtanit dhe atyre të cilët ata i sjellin në lajthitje, të lutemi Ty për të mirën e këtij qyteti, për të mirën e këtij populli dhe të mirën e të mirës që ekziston në të, e te Ti mbështetemi kundër të këqijave të këtij qyteti dhe të këqijave të banorëve të tij dhe të këqijave që ekzistojnë në të! Nisuni në emër të Allahut!
Përgatitja për luftë dhe vëzhgimi i fortifikatave të Hajberit
Në prag të betejës Resulullahu tha: “Nesër këtë flamur të Islamit do ta mbajë njeriu që e do Allahun dhe Pejgamberin e Tij dhe të cilin e do Allahu dhe Pejgamberi i Tij.”
Kur agoi dita, të gjithë ngarendën. Secili prej tyre dëshironte që personalisht ta bartte flamurin. Resulullahu pyeti: “Ku është Ali b. Ebi Talibi?” Iu përgjigjën: “O Pejgamber i Allahut, ankohet se i dhem-bin sytë.” Resulullahu tha: “Ma sillni këtu.” Njerëzit e sollën, ndërsa Resulullahu ia fërkoi sytë, iu lut Allahut dhe Aliu u shë-rua, sikur të mos kishte pasur fare dhimbje.
Pastaj Resulullahu i dha flamurin e Islamit, e Aliu pyeti: “O Pejgamber i Allahut, a të luftoj kundër tyre derisa të bëhen siç jemi ne?”
Resulullahu iu përgjigj: “Frenoj përcjellësit e tu derisa të arrini në oborret e tyre, e pastaj thirri ata në Islam dhe sqaroju aty-re obligimet që kanë ndaj Allahut . Pasha Allahun, po qe se Allahu e përudh në rrugën e drejtë ndonjërin prej tyre me sebebin tënd (me ndërmjetësimin tënd), do të kishe më tepër vlerë sesa të kishe tërë pasurinë e kësaj bote.
Hajberi ishte i ndarë në dy pjesë. Çdo pjesë kishte kështjellat, fortesat e veta. Pjesa e parë:
1. Fortesa Naim
2. Fortesa Es-Sab b. Muadh
3. Fortesa Kalatu-z-Zubejr
4. Fortesa Ebij
5. Fortesa En-Nezar
Tri fortesat e para gjendeshin në rajonin e quajtur En-Netah, kurse dy të fundit në rajonin Esh-Shekk. Pjesa e dytë e qytetit ishte e njohur nën emrin El-Kutejbeh. Kjo kishte tri fortesa:
1. Fortesa, El-Kamus (kjo ishte fortifikata e benu ebi-l-hukajkë-ve nga fisi Benu En-Nadir)
2. Fortesa, El-Vetih.
3. Fortesa, Es-Sulalem.
Përveç këtyre, në Hajber kishte edhe kështjella e kulla të tjera që ishin më të vogla, por pa ndonjë rëndësi strategjike. Beteja u zhvillua vetëm në pjesën e parë të Hajberit, ndërsa pjesa e dytë, me gjithë numrit e madh të luftëtarëve të tyre, u dorëzua pa luftë.
Fillimi i betejës dhe pushtimi i fortesës Naim
Fortesa Naim ishte e para ndër të tjerat që sulmuan musli-manët. Hebrenjtë strategjikisht ishin më të fuqishëm dhe veprimi i parë i tyre ishte me karakter mbrojtës. Në këtë fortesë sundonte dhe udhëhiqte Murehhabi, hero hebre i cili e konsideronte veten sa një mijë luftëtarë.
Ali b. Ebi Talibi i udhëhoqi muslimanët në këtë fortesë dhe i ftoi hebrenjtë në fenë Islame. Ata refuzuan dhe i dolën përpara muslimanëve me në krye sundimtarin e tyre Murehhabin. Kur dy ushtritë u radhitën për përleshje, i thirrën trimat në dyluftim. Selem b. El-Ekvae thotë: Para nesh doli sunduesi i tyre Murehhabi, duke vringëlluar me shpatë dhe duke thënë:
I tërë Hajberi e di se Murehhabi jam unë,
nuk ankohem në armë, trim i aftë jam unë, dije këtë.
Kur luftërat fillojnë, ndizem edhe unë.
Me ritëm të njëjtë iu përgjigj xhaxhai im Amiri:
I tërë Hajberi e di se Amiri jam unë,
nuk ankohem në armë, trim jam unë, dije këtë.
Këta dy hynë në dyluftim. I ndërruan disa goditje, e shpata e Murehhabit u ngul në mburojën e Amirit. Xhaxhai im e sulmoi atë, por e kishte shpatën të shkurtër, andaj ia kapi këmbën këtij hebreu për ta goditur. Shpata u dëbua nga këmba e Murehhabit, u kthye pra-pa dhe e goditi xhaxhain tim drejt e në qafë. Nga kjo goditje ra i vdekur në tokë.
Për Amirin Resulullahu ka thënë: “Ai do të fitojë shpërblim të dyfishtë”, duke treguar dy gishta të ngjitur. “Ai është ushtar i zellshëm dhe luftëtar i fesë.” Murehhabi përsëri e thirri dikënd nga muslimanët në dyluftim duke kënduar: “I tërë Hajberi e di se Murehhabi jam unë...”, e i doli në dyluftim Ali b. Ebi Talibi. Seleme b. El-Ekv’ae rrëfen se edhe Aliu i është përgjigjur atij në vargje:
“Mua nëna më quajti që jam Hajder,
mbret i të gjitha pyjeve të dendura, manzar të shëmtuar.”
Aliu vringëlloi me shpatë, e goditi Murehhabin në kokë dhe e mbyti në vend. Me vrasjen e Murehhabit përfundimisht ra fortifikata.
Kur Aliu iu afrua fortesës, nga aty thirri një njeri: “Kush je ti?” Aliu u përgjigj: “Ali b. Ebi Talibi.” Hebreu bërtiti: “Jeni lartë-suar, pasha atë që i është shpallur Musait!” Pastaj u paraqit Jaseri, vëllai i Murehhabit, duke thënë: “Kush dëshiron dyluftim?” Para tij doli Zubejri. Nëna e Zubejrit iu drejtua Resulullahut e tha: “O Pej-gamber i Allahut, a mos vallë, të vritet biri im?” Ai u përgjigj: “Jo, por biri yt do ta vrasë atë. Dhe Zubejri me të vërtetë e mbyti atë.
Pas kësaj ngjarjeje, filloi lufta e ashpër rreth Naimit. Aty u vranë disa prijës hebrenj, për çarsye u shua rezistenca e hebrenjve. E pastaj nuk mundën ta ndalnin vrullin e muslimanëve.
Burimet historike thonë se pushtimi i kësaj kështjelle ka zgjatur disa ditë dhe se muslimanët kishin hasur në rezistencë të madhe. Hebrenjtë humbën shpresën se do ta mbronin këtë fortifikatë, andaj tërhiqen në fortesën Es-Sab. Kështu muslimanët i pushtuan muret e Naimit.
Pushtimi i fortesës Es-Sab b. Muadh
Fortesa Sab nga madhësia ishte e dyta pas Naimit. Ajo ishte në vendin e dytë si për nga rëndësia, ashtu edhe për nga pozita strategjike për hebrenjtë.
Muslimanët e sulmuan atë nën udhëheqjen e Habab b. El-Mundhir El-Ensariut. Muslimanët i dhanë atyre ultimatum prej tri ditësh. Ditën e tretë Resulullahu iu lut Allahut me një dua të posaçme për t’ia mundësuar pushtimin e kësaj fortese.
Ibni Is’haku rrëfen se në fisin Benu Sehm kishte muslimanë të vërtetë, të cilët erdhën te Resulullahu të uritur dhe i thanë: “Ne jemi duke luftuar në rrugën e Allahut, edhe pse nuk kemi çfarë të hamë.” Resulullahu atëherë tha: “O Allah, Ti e di gjendjen e tyre, Ti e di se ata nuk kanë aspak fuqi, e edhe unë nuk kam kurrgjë afër që t’u jap të hanë. Mundësoju këtyre që të pushtojnë fortesën më të famshme dhe më të pasur. Në atë pjesë të Hajberit ka më së tepërmi ushqim dhe mish të majmë.”
Ushtria u sul në fortesë dhe Allahu ua mundësoi pushtimin e “Es-Tha’bit”.
Pas duasë, Resulullahu i thirri muslimanët ta pushtonin këtë fortesë dhe pastaj t’u lejohej njerëzve nga fisi Benu Eslem të ishin në rreshtat e para të sulmuesve. Dyluftimi dhe beteja u zhvilluan në një fushë para fortesës, ditën e tretë para perëndimit të diellit. Mus-limanët gjetën disa katapulte dhe karroca luftarake.
Për shkak të urisë së madhe që mbretëronte në radhët e ushtrisë muslimane, për të cilën bëhet fjalë në transmetimin e Ibni Ishakut, ushtarët therën disa gomerë dhe i vunë në hell për ti pjekur. Kur dëgjoi për këtë Resulullahu , ndaloi ngrënien e mishit të gomarit shtëpiak.
Pushtimi i fortesës “Zubejr”
Pas pushtimit të fortesave “Naim” dhe “Es-Sa’b”, hebrenjtë nga këto dy fortesa kaluan në fortesën “Zubejr”. Kjo fortesë ishte e ndërtuar në lartësirat shkëmbore gjer te të cilat vështirë që mund të arrinin njerëzit dhe kuajt. Resulullahu urdhëroi rrethimin, i cili zgjati tri ditë. Pas tri ditësh erdhi te Resulullahu një hebre, e i tha: “O Ebu Kasim (sipas djalit të Resulullahut Kasimit) edhe nëse zgjat rrethimi një muaj, ata nuk do të mërziteshin. Ata kanë burime nëntokësore. Natën dalin prej fortifikatës dhe furnizohen me ujë, kurse gjatë ditës mbyllen në kështjella, e ti nuk mund tu bësh asgjë. Mirëpo, nëse ua ndërpret rrjedhën e ujit, ata do të dalin para teje. Resulullahu e dëgjoi këshillën e këtij hebreu dhe ua ndërpreu ujin. Dhe, me të vërtetë, hebrenjtë dolën para fortesës dhe u përleshën me muslimanët me një kacafytje të rreptë. Luftuan me tërë fuqinë që patën. Një numër i muslimanëve e pësuan, ndërsa prej hebrenjve u vranë dhjetë vetë. Atëherë Resulullahu e pushtoi edhe këtë for-tesë.
Pushtimi i fortesës “Ebij”
Kur muslimanët e pushtuan fortesën “Ez-Zubejr, hebrenjtë e fortesave të tjera kaluan në “Ebij” dhe aty u mbyllën. Muslimanët i rrethuan dhe paralajmëruan bllokadë. Pastaj dolën dy hebrenj dhe kërkuan dyluftim. Që të dy u vranë nga trimat muslimanë. Njërin e vrau i famshmi Ebu Duxhaneh Semmak, El-Ensari, i njohur me turbanin e kuq, të cilin e vinte gjatë betejave.
Ebu Duxhaneja ndërmori sulm në këtë fortesë, e pas tij u vërsul edhe ushtria muslimane. Një orë të tërë zgjati beteja e ashpër brenda në fortifikatë. Pastaj hebrenjtë u tërhoqën prej aty dhe ikën në fortesën En-Nazzar, fortesën e fundit në atë pjesë të Hajberit.
Pushtimi i fortesës En-Nazzar
Kjo fortesë ishte ndër fortesat më të përshtatshme në këtë pjesë të Hajberit. Hebrenjtë ishin mëse të sigurt se muslimanët nuk do të depërtonin dot në këtë fortesë, madje edhe në qoftë se përdornin tërë fuqinë që kishin në disponim. Prandaj i kishin strehuar këtu fëmijët dhe gratë e tyre edhe nga ato katër paraprake.
Resulullahu u urdhëroi muslimanëve të zbatonin rrethim dhe bllokadë të rreptë, e t’u bënin presion të fuqishëm hebrenjve.
Mirëpo fortesa ishte në një kodër të lartë, me mundësi të mëdha dhe me terren të papërshtatshëm, kështu që muslimanët nuk arrinin të gjenin rrugë gjer tek ajo. Hebrenjtë as që mendonin ta braktisnin fortesën e të dilnin në mejdan me muslimanët, por i gjuanin muslimanët me shigjeta dhe me gurë nga katapultat.
Kur arritën para fortesës “En-Nazzar”, Resulullahu urdhëroi përdorimin e veglave dhe të katapulteve. Me gjuajtje të ashpra i dëmtuan muret e fortifikatës dhe, përmes zgavrave e plasaritjeve, depërtuan në brendi. Brenda fortesës u zhvillua betejë e ashpër.
Hebrenjtë humbën keq, sepse nuk patën mundësi të tërhiqeshin nga kjo fortesë, siç tërhiqeshin nga të tjerat. Vetëm ata që arritën të dilnin disi nga fortesa, shpëtuan gjallë, duke i lënë gratë dhe fëmijët në mëshirën e muslimanëve.
Pas këtij pushtimi të suksesshëm të En-Nazzarit, muslimanët përfunduan pushtimin e pjesës së parë të Hajberit, nga rajoni En-Netah dhe Esh-Shekk.
Ndërmjet këtyre fortesave të mëdha kishte kështjella më të vogla, të cilat hebrenjtë i braktisën vetë, duke ikur para ushtrisë mus-limane në pjesën tjetër të Hajberit.
Pushtimi i gjysmës së dytë të Hajberit
Kur u pushtuan rajonet En-Netah dhe Esh-Shekk, Resulullahu u nis në pjesën tjetër të Hajberit, që quhej El-Kutejbeh dhe që kishte tri fortesa: “El-Vetih”, “Es-Sulalem” dhe kështjella e Ebi-l-Hakik b. En-Nadirit, e quajtur “El-Kamus”.
Në këtë pjesë u strehuan banorët e të gjitha fortesave të para dhe u fortifikuan mirë.
Analitikët e betejave të ndërmarra në Hajber, nuk janë të një mendimi rreth çështjes nëse ishin zhvilluar ato brenda cilësdo lagje të fortifikuar të El-Kutejbetit. Teksti i Ibni Ishakut është tërësisht i qartë, se lufta ishte zhvilluar me rast të pushtimit të El-Kamusit. Nga fjalët e tij kuptohet se kjo fortesë ishte pushtuar në luftë të drejtpërdrejtë, pa negociata paraprake për dorëzim.
Historiani El-Vakidi konfirmon se të tri fortesat ishin pushtuar pas negociatave, ndërsa pushtimi i El-Kamusit ka mundur të jetë pas luftimit, por me negociata paraprake.
Sido që të jetë, kur Resulullahu erdhi në këtë pjesë të Hajberit, urdhëroi rrethimin tejet rigoroz i cili zgjati katërmbëdhjetë ditë. Gjatë kësaj kohe hebrenjtë nuk kishin dalë nga fortesat, derisa Resu-lullahu urdhëroi gjuajtjen nga katapultat. Vetëm atëherë kur kup-tuan se do ta pësonin nën gërmadha, kërkuan armëpushim nga Resu-lullahu .
Negociatat me hebrenjtë
Ibni Ebi-l-Hakiki i dërgoi një mesazh Resulullahut me këtë përmbajtje: “Do të vij të merremi vesh!” Resulullahu u përgjigj: “Ani mirë.”
Lidhën kontratë që të mos mbyteshin hebrenjtë të cilët gjendeshin në fortesa, me kusht që të braktisnin Hajberin dhe trua-llin e tij. Me vete mund të merrnin vetëm familjet, ndërsa Resulu-llahut t’i linin krejt atë që kishin pasur: shtëpitë, pasuritë, arin, argjendin, bagëtinë dhe tregun, kurse me vete të merrnin veshmba-thjen dhe një trastë udhëtimi dore.
Me këtë rast Resulullahu ka thënë: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij nuk do të kenë përgjegjësi për pësimin tuaj. Ata i premtuan se nuk do të fshehin asgjë.
Pas këtyre ujdive u bë dorëzimi i këtyre fortesave dhe u realizua pushtimi i Hajberit.
Likuidimi i dy djemve të Ebu-l-Hukajkit për shkak të thyerjes së ujdisë
Me gjithë ujdinë e arritur rreth pasurisë, dy djemtë e Ebu-l-Hukajkit, fshehën pasuri të madhe, të cilën e kishin marrë prej Hujej b. Ahtabit. Ky e kishte marrë këtë pasuri, ndërsa fisi i tij Benu Nadir shpërngulej nga Hajberi.
Ibni Ishaku rrëfen: Resulullahu erdhi te Ken’aneh b. Rabiu, i cili e mbante thesarin e Benu Nadirëve, dhe e pyeti se ku gjendej ky thesar. Ai bënte sikur nuk e dinte vendin e thesarit. Në atë çast erdhi një hebre e tha: “E kam parë Ken’anen çdo ditë duke bartur këtë arkë andej-këndej.” Resulullahu e pyeti Ken’anetin: “Ç’men-don, nëse e gjejmë thesarin te ti, a duhet të të mbys?” Ai u përgjigj: “Mbytmë.” Resulullahu urdhëroi që të miheshin gërmadhat. Aty gjetën një pjesë të madhe të thesarit, kurse Resulullahu e pyeti atë nëse kishte më nga ky thesar. Ai heshti dhe refuzoi të thoshte diçka më shumë. Resulullahu ia dorëzoi Zubejrit e i tha: “Tor-turoje derisa të tregojë se ku është pjesa tjetër.” Zubejri e shtypi me bërryl në gjoks, por pa sukses. Atëherë Resulullahu ia dorëzoi Muhammed b. Meslemes, e ky ia preu kryet me shpatën e djalit të vet, Mahmudit, i cili ishte vrarë nën muret e fortesës Naim. Gjersa rrinte mbështetur në mur hebrenjtë i hodhën një gur të madh përmbi dhe e mbytën. Ibni Kajjumi thotë se Resulullahu kishte urdhëruar që të likuidoheshin djemtë e Hakikit, të cilët i tradhtoi djali i xha-xhait të tyre Ken’aneti, duke treguar se këta e kishin fshehur arin.
Resulullahu e zuri rob Safijen, vajzën e Hujej b. Ahtabit, bashkëshorten e Ken’aneh b. Ebi-l-Hakikit. Ishte nuse e re, e martuar rishtas.
Ndarja e plaçkave të luftës
Resulullahu deshi t’i përzinte hebrenjtë nga Hajberi, por ata bërtitën: “O Muhammed na lejo të jetojmë në këtë tokë për ta punuar, sepse ne e njohim më mirë dhe jemi më të shkathët se ju.”
Resulullahu dhe as’habët e tij nuk kishin pasur çifçinj që ta punonin tokën, dhe vetë nuk kishin kohë të merreshin me këso pu-nësh. Andaj Resulullahu u lejoi atyre të qëndronin në Hajber, me kusht që gjysma e të gjitha llojeve të të ardhurave, të pemëve dhe të perimeve, t’u takonte muslimanëve. Kjo do të zgjaste kështu, de-risa Resulullahu të vendoste ndryshe.
Resulullahu caktoi Abdullah b. Revahen për të bërë vlerësimin dhe ndarjen. Frutat e tokës së Hajberit u ndanë në tridhjetë e gja-shtë pjesë. Çdo pjesë kishte njëqind pjesëza, kështu që gjithsej ishin tre mijë e gjashtëqind pjesëza. Muslimanëve u takoi gjysma, apo një mijë e tetëqind pjesëza.
Resulullahut i takoi pjesa po aq sa edhe e muslimanëve të tjerë. Pjesa tjetër e tokës i takoi mëkëmbësve të Resulullahut , dhe atë: një pjesë mëkëmbësve dhe për nevojat e përgjithshme të muslimanëve. Gjysma e dytë u nda në një mijë e tetëqind pjesëza, prej të cilave një mijë e katërqind iu ndanë pjesëmarrësve në Hudejbije, si shpërblim nga Allahu, sepse Allahu ua kishte premtuar shpër-blimin. Ushtria në Hudejbije kishte dyqind kuaj, e çdo kali i takuan nga dy pjesëza (për furnizim), kështu që kalorësve u takuan nga tri pjesëza, ndërsa këmbësorëve nga një.
Se sa e madhe ishte plaçka e luftës në Hajber, e kuptojmë gjithashtu nga një hadith shënuar nga Buhariu, ku thuhet se Ibni Umeri ka thënë: Nuk jemi ngopur, gjersa e pushtuam Hajberin.
Buhariu transmeton edhe prej Aishes , e cila ka thënë: “Kur u pushtua Hajberi, thamë: “Tani do të ngopemi me hurma.”
Kur u kthye Resulullahu në Medinë, muhaxhirët ua kthyen ensa-rëve plantacionet e hurmave, të cilat ua patën dhënë ata, meqë tani kishin çifligjet e veta në Hajber.
Ardhja e Xha’fer b. Ebu Talibit dhe Ebu Musa El-Esh’ariut
Gjatë kësaj beteje Resulullahut i erdhi kushëriri (djali i axhës) i tij, Xha’fer b. Ebu Talibi së bashku me shokun El-Esh’ariun.
Ebu Musai rrëfen: “Dëgjuam se Resulullahu ishte nisur për në Hajber, ndërsa ne ishim në Jemen. Unë dhe shoqëria - më tepër se pesëdhjetë të tillë - hipëm në anije. Anija na barti gjer në Abisini te Nexhashiu. Atje takuam me Xha’ferin dhe me shokët e tij. Xha’feri tha: “Resulullahu na dërgoi dhe na urdhëroi që të qëndrojmë në Abisini. Rrini edhe ju me ne.” Ndenjëm edhe ne, e pas një kohe, së bashku me Xha’ferin, u nisëm te Resulullahu . Arritëm pikërisht në kohën kur u pushtua Hajberi. Kështu që edhe neve na takoi një pjesë e tokës, e që nuk i ka takuar asnjërit që nuk ka marrë pjesë në pushtimin e Hajberit, përveç bashkudhëtarëve të Xha’ferit në anije.”
Kur arriti Xha’fer b. Ebu Talibi, Resulullahu e priti mirë, e përqafoi e tha: “Pasha Allahun, nuk di nëse më ka gëzuar më tepër pushtimi i Hajberit apo ardhja e Xha’ferit.”
Ardhja e Xha’ferit dhe e shoqërisë së tij ndodhi menjëherë pas vajtjes së delegatit të Resulullahut Amër b. Umejje Ed-Damerit te Nexhashiu, për të kërkuar kthimin e Xha’ferit. Me Amrin u kthyen gjashtëmbëdhjetë njerëz me familjet e tyre, të cilët udhëtuan me dy anije. Kurse të tjerët vajtën drejt në Medinë.
Martesa me Safijen
Safija ishte në mesin e robëreshave të luftës kur iu vra burri, Ken’aneh b. Ebi-l-Hakikiu, për shkak poshtërsisë së vet. Kur i tubuan robëreshat, erdhi te Resulullahu Dihjet b. Halif El-Kelbi dhe kërkoi një robëreshë për vete. Resulullahu i tha që të zgjidhte atë që donte. Dihjeti zgjodhi Safijen, të bijën e Hujejit. Në atë çast një njeri vajti te Resulullahu e i tha: “O Pejgamber i Allahut, atij ia dhe Safijen, vajzën e Hujejit dhe zonjën e fisit Kurejdha dhe Benu Nadir. Ajo meriton të jetë vetëm jotja.” Resulullahu tha: “Thirreni të vijë së bashku me të.” Kur erdhën dhe kur i pa, Resulullahu i tha Dihjetit: “Merr për vete një tjetër robëreshë, përveç kësaj.”
Resulullahu i propozoi asaj të pranonte Islamin e ajo e pranoi. Pastaj e liroi nga robëria dhe u martua me të. Lirimi i saj ishte shpër-blimi martesor. Gjatë kthimit në Medinë, kur arritën në vendin Seddi-s-Suhbai, Safija ishte e gatshme për martesë. Resulullahun e përgatiti Ummu Selema dhe ia dorëzoi po atë natë kur u bë dhe bashkëshortja e tij. Resulullahu i përgatiti asaj gjellë prej hurma-ve me gjalp dhe me miell të mirë. Resulullahu i kaloi me nusen e vet tri ditë gjatë rrugës.
Në fytyrën e Safijes Resulullahu vërejti një mavijosje, andaj pyeti: “Ç’është kjo?” Ajo u përgjigj: “O Pejgamber i Allahut, para se të vije ti në Hajber, pashë se si lëvizi hëna dhe më ra në prehër. Pasha Allahun, për ty nuk kam ditur asgjë. I tregova burrit tim, e ai më goditi në fytyrë duke thënë: Ti e dëshiron për vete atë mbret që gjendet në Medinë.”
Ngjarja me delen e helmuar
Kur u bind Resulullahu se pas pushtimit situata në Hajber ishte e sigurt, Zejnebja, e bija e El-Harithit, gruaja e Selam b. Mishkemit, i solli si dhuratë një dele të pjekur. Para kësaj ishte interesuar se ç’pjesë të mishit pëlqente më së tepërmi, e i thanë: “Shpatullën.” Ajo e mbushi atë me helm, por e helmoi edhe tërë mishin tjetër. Kur ia dorëzoi, Resulullahu e shkëputi shpatullën dhe kaf-shoi një kafshatë prej saj. Ende pa filluar ta përtypte, ndjeu një shije të hidhur dhe menjëherë e nxori nga goja. Pastaj tha: “Kjo më flet se ky mish është i helmuar.” Resulullahu e thirri Zejneben dhe e pyeti për këtë, e ajo pranoi. Resulullahu e pyeti: “Çfarë të shtyri (të ngacmoi) të veprosh kështu?” Ajo u përgjigj: “Mendova, nëse Muhammedi është vetëm mbret (sundues), do të lirohem prej tij, e nëse është Pejgamber, do të mbetet gjallë, sepse do të jetë i informuar (që të mos hajë).” Ai ia fali këtë vepër të shëmtuar.
Me Resulullahun ishte edhe Bisher b. El-Berae b. Maruri. Edhe ky mori një kafshatë nga mishi, e gëlltiti atë, me ç’rast u helmua dhe vdiq.
Shumë transmetime kanë të dhëna të ndryshme për këtë grua, Zejneben, nëse e kishte liruar Resulullahu apo kishte urdhëruar që ta mbysnin. Më në fund mbizotëroi mendimi se në fillim ia fali asaj, por kur Bishri e pësoi, atëherë urdhëroi që ta mbysnin për t’u hakmarrë.
Të vrarët në Hajber nga të dy palët
Në Hajber janë vrarë gjashtëmbëdhjetë luftëtarë musliman: katër kurejshitë, njëri nga fisit Eshxhe, njëri nga banorët të Hajberit që e kishte pranuar Islamin, kurse të tjerët nga radhët e ensarëve.
Disa thonë se kishin rënë shehid tetëmbëdhjetë muslimanë.
Dijetari i shquar Mensur Fevri thotë nëntëmbëdhjetë, e pastaj shton: Pas hulumtimit të hollësishëm, gjeta njëzet e tre emra. Një emër e gjeta tek Taberaniu, njërin tek El-Vakidiu, njëri ka vdekur nga mishi i deles së helmuar, e për njërin nuk janë të sigurt nëse është vrarë në Bedër apo në Hajber, por është e vërtetë se ai ishte vrarë në “Bedër”.
Nga ana e hebrenjve ishin të vrarë nëntëdhjetë e tre vetë.
Fshati hajberas “Fedk”
Kur Resulullahu arriti në Hajber, dërgoi Mahisah b. Mes’udin te hebrenjtë e fshatit Fedk që t’i thërriste në Islam. Ata e refuzuan. Por kur Allahu ua mundësoi muslimanëve pushtimin e Hajberit, me ç’rast i kaploi frika banorët e Fedkut, i dërguan porosi Resulullahut se dëshironin të pajtoheshin me të dhe se si kundërvlerë për këtë do t’i falnin gjysmën e Fedkut, siç e kishin dhënë edhe banorët e Hajberit gjysmën e vet. Resulullahu , pranoi këtë. Fedku i takoi personalisht Resulullahut , meqë atë nuk e pushtoi as kalorësia, as këmbësoria.
Vadi-l-Kura
Gjatë kthimit nga Hajberi Resulullahu u nis për në Vadi-l-Kura. Në atë vend jetonin një grup hebrenjsh, të cilëve iu ishte bashkuar edhe një grup arabësh.
Kur hynë në qytet, hebrenjtë i pritën me shigjeta. Një shigjetë mbyti shërbëtorin e Resulullahut . Muslimanët britën: “I bëftë mirë Xheneti.” Kur e dëgjoi Resulullahu këtë, tha: “Jo pasha Allahun, xhybja, të cilën e ka marrë nga plaçkat e pandara, do të digjet në Xhehenem së bashku me të.” Kur e dëgjuan këtë të pranishmit, njëri prej as’habëve erdhi te Resulullahu e tha: “O Pejgamber i Allahut, kam marrë (vjedhur) një apo dy rripa për këpucë, çfarë të bëj?” Resulullahu u përgjigj: “Një apo dy rripa, është njësoj, do të digjen së bashku me ty në Xhehenem.”
Pastaj Resulullahu e përgatiti ushtrinë e vet për sulm. Komandën ia dorëzoi Sa’d b. Ubades, i cili u dha nga një flamur Habab b. Mundhirit, Sehël b. Hunejfit dhe Ubade b. Bishrit. Pastaj i thirri banorët në Islam, ndërsa ata refuzuan. Ata dërguan një njeri për dyluftim, të cilit i doli Zubejr b. El-Avami dhe e mbyti. Pastaj doli tjetri, e edhe ky u vra. Kur doli i treti në dyluftim, me këtë u ballafaqua Ali b. Ebi Talibi dhe e mbyti. Kështu në këto dyluftime u vranë njëmbëdhjetë njerëz nga Vadi-l-Kura.
Pas çdo dyluftimi Resulullahu i thërriste të tjerët në Islam, e ata refuzonin.
Atë ditë Resulullahu u fal, e pas namazit përsëri i thirri në Islam, i ftoi ata që ta besonin Allahun dhe Pejgamberin e Tij, pasi refuzuan edhe kësaj radhe, atëherë i sulmoi. Lufta zgjati gjer natën vonë. Të nesërmen vazhdoi përsëri. Kur dielli u ngrit lart sa një shti-zë, ata erdhën me duar të ngritura dhe u dorëzuan.
Resulullahu atëherë e pushtoi dhe e nënshtroi Vadi-l-Kuran. E konfiskoi pasurinë e tyre. Aty gjetën shumë pajisje shtëpiake dhe lloj-lloj mallrash.
Resulullahu kaloi në Vadi-l-Kura katër ditë. Me as’habët ndau plaçkën e luftës, ndërsa tokën dhe plantacionet e palmave ua la hebrenjve për ti punuar. Edhe këtu, si në Hajber, caktoi mëkëmbë-sin e vet.
Qyteti hebre Tejma
Kur hebrenjtë e Tejmasë dëgjuan për rënien e Hajberit, pastaj të Fedkut dhe të Vadi-l-Kurasë, hoqën dorë nga çdo rezistencë e mëtejshme. Ata vetvetiu i dërguan delegatët e vet për tu dorëzuar. Resulullahu e pranoi këtë. Muslimanët i konfiskuan çifligjet dhe pasuritë e tyre. Resulullahu u la një dhiatë për statusin e tyre, me këtë tekst:
“Kjo është garanci nga Muhammedi, Pejgamberi i Allahut, popullit benu ad se kanë mbrojtje dhe se duhet të paguajnë xhizjen, nuk ka armiqësi e as shpërngulje, nata është për të pushuar e dita për të punuar.” Këtë garancë e shkroi Halid b. Se’idi.
Kthimi në Medinë
Pas dorëzimit të Tejmasë, Resulullahu u nis për në Medinë. Udhëtuan tërë natën gjer para agimit, por kur i pushtoi lodhja, u ndalën për të pushuar pak. Resulullahu i tha Bilalit: “Do të flemë pak, zgjona për namazin e sabahut.” Mirëpo Bilalin e kishte zënë gjumi në deve dhe askush nuk u zgjua derisa lindi dielli. Më i pari u zgjua Resulullahu , e pas tij edhe të tjerët. Vazhduan rrugën dhe kur dolën prej kësaj lugine, Resulullahu u ndal, i thirri njerëzit në namaz dhe falën sabahun.
Ekzistojnë mendime se kjo ngjarje ka ndodhur gjatë një udhëtimi tjetër.
Pas analizës së të gjitha betejave me hebrenjtë, arrijmë gjer te të dhënat se Resulullahu është kthyer në Medinë në fund të seffe-rit ose në fillim të rebiul-evvelit të vitit 7 h.
Ekspedita e Eban b. Se’idit
Resulullahu e dinte më mirë se çdo gjeneral se paqja dhe siguria në Medinë, pas kalimit të muajve të ndaluar (eshhuru-l-hurumi), ishin tejet të luhatshme përderisa ekzistonin beduinët, të cilët gumëzhinin rreth e rrotull Medinës dhe prisnin çastin e volitshëm për ti sulmuar muslimanët, për ti plaçkitur, për tua konfiskuar pasurinë dhe të bënin veprime të tjera kusarësh. Andaj Resulullahu dërgoi një patrullë vëzhgimi në Nexhd për t’i frikësuar fiset arabe. Patrullën e udhëhoqi Eban b. Se’idi, përderisa Resulullahu ishte në Hajber.
Eban b. Se’idi, pas kryerjes së detyrës, iu bashkua Resulullahut në Hajber pas pushtimit të tij.
Pandehet se kjo ekspeditë është ndërmarrë në muajin seffer të vitit 7 h. Buhariu, në përmbledhjen e vet, flet për këtë ekspeditë, ndërsa Ibni Haxheri thotë se nuk ka njohuri në lidhje me këtë.
EKSPEDITAT DHE BETEJAT E TJERA NË VITIN 7 H.
Ekspedita Dhatu-r-Rikaa
Pasi Resulullahu i mposhti dy fraksionet e rrezikshme armiqë-sore, kurejshët dhe hebrenjtë, i mbeti vetëm krahu i tretë, të cilit pati rastin t’i përkushtohej tërësisht. Këta ishin beduinët e rrezik-shëm arabë, të cilët bridhnin rreth Nexhdit kohë pas kohe dhe ndër-merrnin aksione kusarësh.
Ishte tejet e vështirë të ndërmerrej ndonjë aksion serioz kundër këtyre beduinëve, pasi ata nuk kishin vendqëndrim të përhershëm. Ishte e vështirë të mposhteshin ose të nënshtroheshin dhe të shuhej zjarri i mynxyrave dhe armiqësisë, e cila ishte më e rrezikshme se dy të parat - banorët e Mekës dhe të Hajberit.
Për këtë rast ishte e përshtatshme taktika e përleshjeve të shpejta dhe të drejtpërdrejta, më shumë me karakter edukativ apo në formë ndëshkimi.
Muslimanët patën ndërmarrë disa aksione të tilla të njëpasnjëshme.
Për shkak se u shkaktonin kokëçarje muslimanëve, apo për atë se u bashkoheshin armiqve të tjerë, Resulullahu ndërmori aksionin kundër beduinëve, në mënyrë që t’u tërhiqte vërejtjen, t’u këndell-te mendjen dhe t’i ndëshkonte ata. Kjo ekspeditë u quajt me emrin “Beteja Dhatu-r-Rika’a”.
Një numër i madh i historianëve mendojnë se kjo ekspeditë është ndërmarrë në vitin 4 h., por të dhënat e Ebu Musa El-Esh’ariut dhe të Ebu Hurejres konfirmojnë se kjo ka ndodhur pas Hajberit, ndër-sa ne jemi të mendimit se kjo ka ndodhur në muajin rebiul-evvel të vitit 7 h.
Historianët e “Es-sires” thonë se Resulullahu kishte dëgjuar për tubimin e fiseve Enmar apo Thalebet me muharibët nga Gatafani, andaj shpejtoi që t’i takonte të gjithë së bashku. Me vete mori katërqind ose shtatëqind as’habë. Zëvendës në Medinë caktoi Ebu Dherrin ose Uthman b. Affanin.
Resulullahu udhëtoi dhe hyri thellë në territoret e tyre. Kur erdhi te vendi i quajtur Nahla, dy ditë larg Medinës, takoi një grup gatafanësh. Aty arritën marrëveshjen, andaj u evitua përleshja. Por Resulullahu atë ditë e fali “Salatu-l-Hafvi” - namazin për frikë.
Në Sahihu-l-Buhari qëndron, se Ebu Musa El-Esh’ariu ka thënë: “U nisëm me Resulullahun . Gjashtë vetë ndërroheshim në një deve. Këmbët na u bënë varr, e mua më ranë thonjtë. I lënduam putrat, an-daj i lidhnim me lecka. Për këtë shkak kjo ekspeditë u quajt Dhatu-r-Rikaa (Rikaan rrjedh nga fjala rukaatun, që do të thotë ballomë, fashë).
Në Sahihu-l-Buhari transmetohet nga Xhabiri: Ishim me Resu-lullahun në vendin Dhatu-r-Rika’a. E pamë një lis me hije të den-dur, të cilin ia lamë Resulullahut . Ai zbriti nga e shaluara, kurse ne të tjerët u shpërndamë rreth drurëve të tjerë. Resulullahu u rehatua nën lis, ndërsa shpatën e vet e kishte varur në të.” Xhabiri vazhdon rrëfimin: “Si duket të gjithë kishim fjetur. Atëbotë erdhi një njeri, mushrik, nën lisin e Resulullahut dhe i mori shpatën e pastaj e pyeti: “A më frikësohesh?” U përgjigj: “Jo.” “E kush mund të të shpëtojë nga unë?” Resulullahu u përgjigj: “Allahu.” Xhabiri rrëfen: “Atëherë Resulullahu na thërriti, e ne pamë një njeri-beduin të ulur afër tij.” Resulullahu tha: “Ky këtu e nxori shpatën time ndërsa isha duke fjetur. Kur u zgjova, në dorë kishte shpatën time e më tha: “Kush do të të shpëtojë nga unë?” U përgjigja: “Allahu ” Ja ku është ulur këtu.”
Mirëpo Resulullahu nuk e ka ndëshkuar atë.
Në një transmetim tjetër qëndron: “Ishte koha e namazit. Resulullahu me një grup fali dy rekate. Një grup tjetër ishte vonu-ar, Resulullahu me ta fali edhe dy rekate. Kështu Resulullahu e kishte namazin prej katër rekatesh, ndërsa muslimanët e tjerë prej dy rekatesh.”
Në traditën e Ebi Avanetit qëndron: “Beduinit i shpëtoi shpata nga dora. Resulullahu u kërrus, e mori shpatën dhe i tha: “Tani kush do të të mbrojë ty nga unë?” Beduini u përgjigj: “Ti je njeriu më i mirë.” Resulullahu e pyeti: “A do të dëshmosh se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe se unë jam Pejgamber i Allahut?” Beduini tha: “Ta jap fjalën se nuk do të të mbys dhe se nuk do të jem me njerëzit, të cilët luftojnë kundër teje!”
Pastaj është thënë: “Resulullahu e liroi beduinin, e kur u kthye te populli i vet, tha: “Jam duke ardhur nga njeriu më i mirë.”
Buhariu transmeton rrëfimin e Musedit nga Ebi Avaneti nga Ebi Bishri: Ky beduin quhej Gavres b. El-Harith. Ibni Haxheri thotë: Vakidiu, me rastin e këtij rrëfimi, thotë se beduini quhej Dasur dhe se e kishte pranuar Islamin. Mirëpo ai mendon se këto janë dy rrëfime të ndryshme nga dy beteja të ndryshme, e Allahu e di më së miri.
Gjatë kthimit nga kjo betejë, muslimanët zunë rob një grua mushrike, andaj burri i saj u betua se nuk do të kthehej në shtëpi pa ua derdhur gjakun shokëve të Muhammedit.
Erdhi nata e Resulullahu caktoi dy roje për të ruajtur musli-manët. Këta ishin Ubad b. Bishri dhe Amir b. Jaseri. Ubaden e goditi një shigjetë ndërsa qëndronte në kijam në namaz. Ai e nxori shigje-tën dhe vazhdoi të falej. E goditën edhe tri shigjeta të tjera, e ai nuk e ndërpreu namazin. Kur dha selam, e zgjoi shokun e vet, të cilin e kishte zënë gjumi. Ky tha: SubhanAllah, përse nuk më zgjove? Ubade tha: Isha në namaz duke kënduar një sure, nuk desha ta ndër-prisja.
Kjo ekspeditë u ndërmor me qëllim që të futej frika në zemrat e beduinëve të pamposhtur, të cilët nuk respektonin jetën e askujt dhe nuk i frikësoheshin askujt. Duke i studiuar këto ekspedita pas betejave të mëparshme, vërejmë se fiset Gatafane i kishin zvogëluar shumë veprimet e veta kusare dhe ishin qetësuar shumë. Ata pak nga pak lëshonin pe, derisa u dorëzuan tërësisht. Së shpejti do ti shohim disa prej këtyre fiseve duke marrë pjesë së bashku me muslimanët në çlirimin e Mekës. Ata kanë luftuar në Hunejne dhe kanë marrë pjesë në ndarjen e plaçkave të luftës. Ata merrnin sadaka pas çliri-mit të Mekës.
Në këtë mënyrë u thye edhe armiku i tretë, i cili kishte marrë pjesë kundër muslimanëve në aleancë me kurejshët dhe me hebrenj-të.
Në Gadishullin Arabik mbretëroi paqja dhe siguria. Pas kësaj, muslimanët e dëbonin me lehtësi çdo rrezik tjetër. Te veçantia kanë qenë incidentet më të vogla në disa krahina.
Mirëpo pas ekspeditës së fundit filluan përgatitjet për çlirimin e vendeve dhe të perandorive të mëdha, sepse situata e brendshme në shtetin islam ishte kthyer në favor të muslimanëve dhe të Islamit.
Resulullahu e kaloi muajin shevval në Medinë, e pastaj, po atë vit, 7 h., dërgoi ushtrinë edhe në disa ekspedita. Tani do të themi shkurtimisht diçka në lidhje me këtë.
1. Ekspedita e Galib b. Abdullah El-Lejthit kundër El-Melevvetëve në Kudejd, në seffer ose rebiul-evvel të vitit 7 h. Fisi El-Melevveh i kishte mbytur shokët e Beshir b. Suvejdit, andaj Resulullahu dërgoi ushtrinë për t’u hakmarrë. Muslimanët i sulmuan natën, mby-tën çfarë mbytën, morën plaçkat e luftës dhe u kthyen mbrapsht. Pas tyre u dha në ndjekje një ushtri e madhe e armikut. Mirëpo kur iu afruan muslimanëve, ra një shi i madh dhe u vërsul një rrëke e madhe, e cila i ndau dy ushtritë. Në këtë mënyrë muslimanët shpëtu-an dhe u kthyen në Medinë pa të keqe.
2. Ekspedita e quajtur El-Husemij që ndodhi në xhumade-th-thanijeh të vitit 7 h. Për këtë kemi bërë fjalë në kapitullin Thirrja e perandorëve dhe sunduesve në Islam.
3. Ekspedita e Umer b. Hattabit në Turbeh, në shaban të vitit 7 h. Me të u nisën tridhjetë njerëz. Udhëtonin natën e fshiheshin ditën. Fisi Havazin, që jetonte në Turbeh, u lajmërua për ardhjen e ushtrisë dhe ikën. Kur arriti Umeri nuk gjeti askënd, ndaj u kthye në Medinë.
4. Ekspedita e Beshir b. Sad El-Ensariut kundër fisit Benu Murr në qytetin Fedk, në shaban të vitit 7 h., me tridhjetë njerëz. Ai arriti tek ata, ua konfiskoi pasurinë dhe ua mori bagëtinë. Gjatë kthimit, në mbrëmje, i arritën ndjekësit armiq dhe filluan ti gjuanin me shigjeta. Beshiri u plagos, ndërsa tridhjetë shokët e tij u vranë. Beshiri pati fat të ikte në Fedk dhe të fshihej te hebrenjtë. Aty qëndroi gjersa iu shëruan plagët e pastaj u kthye në Medinë.
5. Ekspedita e Galib b. Abdullah El-Lejthit në ramazan të vitit 7 h., kundër fiseve Benu Avval dhe Benu Abdi Thealebe në vendin El-Mejfiat, e disa thonë në El-Hurekat afër Xhuhfes. Galibi u nis me njëqind e tridhjetë luftëtarë dhe u vërsulën të gjithë përnjëherësh. E mbytën çdonjërin që u doli pëpara. Konfiskuan mjaft pasuri dhe bagëti. Në këtë ekspeditë Usame b. Zejdi ka mbytur Mirdas b. Nuhej-ken. Mirdasi ka dhënë shpirt pas “Kelime-i-shehadetit”, ndërsa Resu-lullahu ka thënë: “E sikur t’ia hapnit zemrën e të shihnit nëse e ka folur të vërtetën apo ka gënjyer?”
6. Ekspedita e Abdullah b. Revahës në Hajber, në muajin shevval të vitit 7 h., me tridhjetë kalorës, për shkak se njëfarë Esir ose Eshir b. Zurami i tubonte gatafanët kundër Muslimanëve. Muslimanët e thirrën Esirin dhe tridhjetë shokët e tij, e i shprehën dëshirën se Resulullahu kishte për ta caktuar mëkëmbës të Hajberit. Ai u nis me ta, por kur arritën në tokën pjellore të Nejjarit, dy grupet shpre-hën mosbesim midis tyre dhe u shkaktua përleshja në të cilën u vra Esiri dhe të tridhjetë shokët e tij.
7. Ekspedita e Beshir b. Sad El-Ensariut në Jemen dhe Xhabar (vend ky që i takonte fisit Gatafan ose Fezzereh ose Udhreh), në shevval të vitit 7 h., me tridhjetë muslimanë. Atje ishte tubuar një ushtri e madhe, me qëllim që të sulmonte rrethinën e Medinës. Beshiri dhe shokët e tij udhëtonin natën, ndërsa ditën fshiheshin. Kur ushtria kuptoi se po vinte Beshiri, ikën në të gjitha anët. Beshiri përfitoi plaçkë të mirë lufte dhe zuri rob dy njerëz, të cilët i solli në Medinë dhe ia dorëzoi Resulullahut , e ata e pranuan Islamin.
8. Ekspedita e Ebu-Hudud El-Eslemit në El-Gabeh. Këtë ekspeditë Ibnu-l-Kijami e ka përmendur mes ekspeditave të vitit 7 h., e para Umres El-Kade (Umres suplementare). Shkaktar ishte një njeri nga fisi Xheshem b. Muaviu, i cili kishte ardhur në El-Gab së bashku me shumë njerëz për të mbledhur fisin Kajs që të niseshin kundër musli-manëve. Resulullahu dërgoi Ebu Hadredin me dy njerëz kundër tyre. Ebu Hadredi zgjodhi një metodë të urtë dhe e mundi tërësisht armikun. Zuri shumë deve dhe dele, të cilat i mori me vete.
UMRA SUPLEMENTARE
Makimi rrëfen: “Lajmet qarkullonin pandërprerë se Resulullahu në fillim të dhul-kades i kishte urdhëruar ashabët që të përgatiteshin për të kryer umren, të cilin ishte dashur ta kryenin gjatë lidhjes së marrëveshjes në Hudejbije, e që atëbotë nuk mundën ta bënin më. U morën vesh që të gjithë pjesëmarrësit e gjallë të Hudejbijes të niseshin së bashku në këtë detyrë të shenjtë, dhe se atyre mund tu bashkoheshin edhe të tjerët.
Kështu, përveç grave dhe fëmijëve, u nisën dy mijë meshkuj.
Resulullahun në Medinë e zëvendësonte Uvejfe, babai i Rehim b. El-Gaffarit.
Resulullahu mori gjashtëdhjetë kurbane, për të cilët kujdesej Naxhi b. Xhendeb El-Eslemi.
Për umre veshën ihramet në Dhul-Hulejfe, Resulullahu e shqiptoi telbijen, e edhe muslimanët e shqiptuan pas tij.
Resulullahu u pajis me armë luftarake, duke u frikësuar nga tradhtia e kurejshëve. Kur arritën në Jexhexh, aty i lanë të gjitha armët: mburojat e lëkurës, parzmoret, shigjetat, shtizat. Për ruajtjen e armëve caktoi Evs b. Hulin, ensariun, me dyqind vetë. Për në Mekë u nis me armë udhëtarësh - shpata në këllëf.
Në Mekë Resulullahu hyri hipur në devenë e vet El-kasva, ndërsa muslimanët shkonin përkrah tij të armatosur me shpata, duke e rrethuar nga të gjitha anët dhe duke shqiptuar telbijen.
Mushrikët kishin dalë në kodrën Kajkaan, në pjesën veriore të Mekës, për t’i parë. Ata thoshin ndërmjet tyre: “Po ju vjen delegacioni i molisur nga ethet e Jethribit”.
Resulullahu i urdhëroi shokët e vet që tri rathët e para t’i kalonin duke u ngutur, ndërsa pjesën mes dy rukneve (të gurit të zi dhe të këndit të Jemenit) të ecnin më ngadalë. Ka mundur ti urdhëronte që me nxitim ti kalonin të gjitha rathët, por për këtë e pengoi dëshira që tu tregonte kurejshëve fuqinë e vet dhe numrin e shumtë të muslimanëve. Urdhëroi gjithashtu që muslimanët ti bar-tnin ihramet ashtu, që tu dukej krahu i djathtë, ndërsa kindet e ihramit ti vinin në krahun e majtë. Resulullahu hyri në Mekë nga qafa e Thenijjetit, me pamje nga Haxhuni, ndërsa mushrikët ishin radhitur për ta parë, e ai pandërprerë shqiptonte telbijen: “Lebbej-ke Allahumme lebbejke, lebbejke, la sherike leke lebbejke; Inne-l-hamde, venni’mete leke ve-l-mulke, la sherike leke lebbejke! (Të përgjigjem o Allahu im, të përgjigjem. Të përgjigjem. Ti nuk ke shok. Të përgjigjem. Ty të takon çdo lavdatë, mirësi dhe pushtet, Ti nuk ke shok. I përgjigjem thirrjes Tënde!).
Telbijen e shqiptonte me zë derisa erdhi te këndi Mihxhen, e atëherë bëri tavafin (sjellja rreth e rrotull Kabes), së bashku me të e bënë edhe muslimanët.
Gjatë kryerjes së tavafit, përpara Resulullahut , Abdullah b. Revaha, i ngjeshur me shpatë, këndonte këto vargje:
“Largohuni ju jobesimtarë nga rruga e tij,
largohuni se e tërë e mira është me Resulullahun tonë .
Allahu jonë i mëshirueshëm, e zbriti përmes Xhibrilit,
Kur’anin, të cilin ia dorëzoi Resulullahut .
O Allahu im, unë besoj në Shpalljen Tënde
dhe në Islamin tim, unë e shoh Hakun Tënd.
Më e bukura vdekja është ajo në rrugën e Allahut,
Do t’ju rrahim o mushrikë sipas shembullit të Kur’anit
Do t’ju rrahim e do t’ju godasim, do t’jua prejmë kokën
mushrike.
S’do të namatiset shoku për shok në këtë shakullinë.”
Enesi transmeton se Umeri ka thënë: “O Ibën Revaha, para Resulullahut dhe në Haremin e Allahut reciton dhe këndon var-gje?” Atëherë Resulullahu tha: “Lëre, o Umer. Vargjet do të ndikojnë më tepër tek ata (mushrikët) sesa shigjetat e ngrehura.”
Resulullahu së bashku me muslimanët në tre rrathët e para rreth Ka’bes bëri “remël” (ecje me hapa të shpejtë, duke i shkundulluar krahët). Kur i panë mushrikët, kështu të fuqishëm dhe plot gjallëri, pyetën zëshëm: “A janë këta njerëz për të cilët thatë se i kanë molisur ethet e Jethribit?
Ata janë më të fuqishëm se kushdo tje-tër.”
Kur Resulullahu kreu tavafin, shkoi në Saffa për të kryer vrapimin prej Safasë në Merva dhe anasjelltas. (Saffa dhe Merva janë dy kodrina mes të cilave ka vrapuar Haxherja, nëna e Ismailit.). Ky vrapim prej shtatë rrathëve quhet “Sa’j”. Pas Sa’jit u ndalën në Merva ku ishin kurbanet e përgatitur, e Resulullahu tha: “Këtu është vendi për therjen e kurbaneve, dhe çdo grykë mali e sipërfaqe e lirë në Mekë është “menhar” (vend për therjen e kurbaneve).”
Resulullahu e preu kurbanin në Merva, e aty qethi edhe flokët (që bën pjesë në ceremonitë e haxhit dhe të umres). Këtë e bënë edhe muslimanët. Pasi i kryen të gjitha këto, Resulullahu i dërgoi njerëzit në Jexhexh, për të zëvendësuar ata që ruanin armët, që edhe ata të vinin e të kryenin umren.
Resulullahu në Mekë qëndroi tri ditë, ndërsa të katërtën ditë në mëngjes erdhën mushrikët tek Aliu e i thanë: “Thuaji shokut tënd (Resulullahut ) le të shkojë prej nesh, koha i ka kaluar.”
Resulullahu u përgatit dhe së bashku me muslimanët e lëshoi Mekën. Kur arritën në vendin “Seref”, u ndalën për të pushuar.
Ndërsa Resulullahu largohej nga Meka, pas tij u nis vajza e Hamzës duke thirrur: “O xhaxha, o xhaxha!” Aliu deshi ta merr-te tek ai, por njëkohësisht këtë deshën edhe Xha’feri dhe Zejdi. Mirëpo Resulull -llahu ia caktoi Xha’ferit, sepse tezja e saj ishte gruaja e tij, e me siguri ajo do të kujdesej më mirë për të.
Në këtë umre Resulullahu u fejua me Mejmunen, bijën e Harith b. Amrit. Resulullahu para se të hynte në Mekë, dërgoi Xha’fer b. Talibin për t’i kërkuar Mejmunen.
Mejmunia El-Abbasin e caktoi kujdestar për vete, sepse motra e saj, Ummul Fadli, ishte gruaja e tij. Abbasi e fejoi për Resulu-llahun . Andaj Resulullahu gjatë kthimit nga Meka caktoi Ebu Rafi’un t’ia sillte Mejmunen me të cilën u martua në Seref.
Kjo umre, ky Haxh i Vogël, është quajtur Umretu-l-Kada, për shkak se është kryer si borxh për atë se nuk ishte kryer në Hudejbije, ose për atë se është kryer gjatë kohës së armëpushimit, që ishte arritur vitin e kaluar në Hudejbije. Hulumtuesit i përmbahen mendi-mit të dytë. Përndryshe, kjo umre është pagëzuar me katër emra:
UMRETU: 1. El-Kada, 2. El-Kadijjet, 3. El-Kasas 4. El-Sulh.
Pas kthimit nga kjo umre Resulullahu dërgoi disa ekspedita. Do t’i përmendim këto me radhë:
1. Ekspedita e Ibnu-Avxhaut, në dhul-hixhxhe të vitit 7 h., në krye të pesëdhjetë njerëzve, e kundër fisit Benu Sulejme, me qëllim që t’i thërrisnin në Islam. Fisi Benu Sulejme u përgjigj: “Neve nuk na duhet feja juaj. Pas kësaj përgjigjeje u shkaktua përleshje e ash-për, gjatë së cilës Ebul-Avxhae u plagos, ndërsa muslimanët zunë rob dy njerëz të fisit Benu Sulejme.
2. Ekspedita e Galib b. Abdullahut me qëllim hakmarrjeje për shokët e Beshir b. Sadit në Fadkun hebre, në vitin 8 h. Galibi u nis së bashku me dyqind njerëz. Këta zhvilluan një betejë të ashpër, në të cilën armiku pati shumë viktima, ndërsa muslimanët zunë plaçkë të begatë lufte.
3. Ekspedita e quajtur Dhate Atlah, në muajin rebiul-evvel të vitit 7 h. Fisi Benu Kuda’at kishte përgatitur një ushtri të madhe për të sulmuar muslimanët. Kur Resulullahu u informua për qëllimin e tyre, dërgoi Ka’b b. Umejre El-Ensariun me pesëmbëdhjetë njerëz. Këta e takuan armikun dhe i thirrën njerëzit në Islam. Kurse ata, jo vetëm që refuzuan ta bënin këtë, por i gjuajtën muslimanët me shigjeta dhe i mbytën që të gjithë, përveç njërit, i cili ishte plagosur dhe mbeti gjallë në mesin e të vdekurve.
4. Ekspedita e quajtur Dhate Irk, kundër fisit Benu Havazin, në muajin rebiul-evvel të vitit 8 h. Benu havazinët vazhduan pa pushuar me armiqësi, të cilën e shprehnin shpesh dhe në mënyra të ndryshme. Andaj Resulullahu qe i detyruar të dërgonte kundër tyre Shuxha b. Vehb El-Ensariun me pesëmbëdhjetë njerëz. Këta konfiskuan plaçkë të begatë lufte pa kurrfarë telashesh.
BETEJA NË MU’TE
Kjo është beteja më e madhe dhe më e vështirë që kanë ndër-marrë muslimanët gjatë jetës së Resulullahut . Njëkohësisht kjo ka qenë lufta më e ashpër, me të cilën fillon vargani i çlirimit të shte-teve të krishtera.
Beteja në Mu’te ndodhi në muajin xhumadel-ula të vitit 8 h., që i përgjigjet gushtit ose shtatorit të vitit 629.
Mu’te është fshat në jug të Shamit, dy ditë ecje larg Kuddus-sh-Sherifit.
Shkaqet betejës
Resulullahu caktoi Harith b. Umejr El-Ezdin për t’i dërguar mesazhin e Resulullahut të madhit të Basrës. Harithit i doli para Sherhabil b. Amër El-Gassani, mëkëmbësi i Cezarit në Belke (vend në Sham), i cili e zuri rob, e lidhi dhe e dërgoi në Basër ku edhe e mby-tën.
Vrasja e emisarit të Resulullahut është konsideruar si njëri prej krimeve më të mëdha apo më e rëndë se shpallje lufte.
Kur Resulullahu u informua për vrasjen e Harithit, i erdhi hidhur, andaj menjëherë përgatiti tre mijë ushtarë. Kjo ishte ush-tria më e madhe muslimane, e cila kishte luftuar gjer atëherë, pos asaj kundër ahzabëve - armikut të bashkuar.
Komandantët ushtarak dhe porosia e Resulullahut
Resulullahu në krye të ushtrisë caktoi Zejd b. Harithin, e tha: “Nëse vritet Zejdi, atë e zëvendëson Xha’feri, nëse vritet Xha’feri atë e zëvendëson Abdullah b. Revaha”.
Ua dorëzoi flamurin e bardhë dhe caktoi Zejd b. Harithin fla-murtar.
U urdhëroi që të shkonin në vendin ku ishte vrarë El-Harith b. Umejri dhe t’i thërrisnin në Islam banorët e atij vendi, e nëse pranonin, mirë, por nëse nuk pranonin, atëherë ushtria të mbështetej tek Allahu dhe të luftonte. Po ashtu u tha: “Luftoni në emër të Allahut dhe në rrugën e Tij, kundër armiqve të Tij. Mos plaç-kitni, mos digjeni dhe mos mbytni fëmijë, gra e pleq. Nuk guxoni ta nëpërkëmbni nderin, të prisni drurë dhe palma. Mos i rrënoni shtëpi-të.”
Përcjellja e ushtrisë muslimane dhe vaji i Abdullah b. Revahës
Kur u përgatit ushtria për t’u nisur, u mblodh populli që të përshëndeteshin me ushtarët. Pastaj u përshëndetën me koman-dantët dhe e lutën Allahun për ta. Atëherë ia dha vajit njëri nga komandantët. Ishte ky Abdullah b. Revaha. Populli e pyeti: “Përse po qan?” Ai u përgjigj: “Mos mendoni vallë se kam frikë, apo që dua shumë jetën e kësaj dunjaje, apo se më dhimbset t’ju lë juve? Jo, kjo nuk ka të bëjë me këtë. E dëgjova Resulullahun duke kënduar një ajet nga Kur’ani, në të cilin përmendet Xhehenemi: Dhe, nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (zjarri). Kjo është dispozitë e caktuar nga Zoti yt. (Merjem: 71). E unë nuk e di se si do të largohem nga Xhehenemi, pasi do ti jem afruar? Muslimanët u uruan të gjithëve rrugë të mbarë, duke thënë: Ju ndjektë fati i Allahut, Allahu ju mbroftë dhe u kthefshi shëndosh e mirë e me shumë plaçka lufte.
Abdullah b. Revaha recitoi disa vargje, me të cilat e luti Allahun që me mirësinë e Tij t’ia falte mëkatet, dhe që gjatë luftës të pastrohej llumi që do të dilte në sipërfaqe porsi shkuma (në ujë apo në gjak). Dhe u lut që nëse vritej, të vritej në mënyrë dinjitoze, si shehid, që kalimtarët pranë varrit të tij ta dinin se ka qenë martir në rrugën e Allahut.
Pastaj ushtria u nis, e Resulullahu doli për t’i përcjellë. I përcolli gjer në Thenijjetul-Veda’i, aty u ndal, duke shikuar pas tyre.
Ushtria muslimane në udhëtim dhe gjendje e papritur frike
Ushtria muslimane udhëtonte nga veriu. Arriti në Meane, vend ky në Sham, në kufirin verior të Hixhazit. Atëherë u erdhi lajmi se Herakleu ishte nisur me një fuqi prej njëqind mijë bizantinësh nga Balka, kurse atyre u ishin bashkuar fiset Lahm, Xhezzam, Bulejk dhe Belijj, me njëqind mijë njerëz.
Muslimanët konsultohen në Meane
Muslimanët as që kishin ëndërruar se do të ballafaqoheshin me një fuqi kaq të madhe ushtarake, dhe në një largësi kaq të madhe, e në një vend të largët. Vallë, a është e mundur që një ushtri aq e vogël, prej tre mijë luftëtarësh, të sulmonte ushtrinë gjigante prej dy-qind mijë ushtarësh?
Ata u konsultuan e thanë: “Do të informojmë Resulullahun për numrin e armikut tonë dhe, ose të na dërgojë ende njerëz, ose të na urdhërojë ç’duhet bërë. Ne do të veprojmë sipas urdhrit të tij.
Abdullah b. Revaha e kundërshtoi këtë mendim. Ai u dha kurajo njerëzve duke u thënë: O popull, pasha Allahun, tani nuk mund ta urreni atë që vetë e keni dëshiruar. Keni dashur të bëheni shehid, kurse ne nuk do të luftojmë me ndihmën e masave, të fuqisë apo të numrit. Ne do të luftojmë me fuqinë e fesë sonë, me të cilën na ka shpërblyer Allahu . Të nisemi pra! Nuk do të jemi të privuar nga njëra prej dy të mirave: ose fitore, ose shehidllëk (vdekje në rrugën e Allahut).”
Më në fund të gjithë e pranuan mendimin e tij.
Ushtria muslimane niset kundër armikut
Pasi kaluan dy net në Meane, u nisën drejt armikut. Ushtria e Herakleut i takoi në fshatin Mesharif. Kur u afrua ushtria e armikut, muslimanët u tërhoqën në Mute dhe aty ngitën kampin.
Pastaj u rreshtuan për luftë. Në anën e djathtë ishte Kutba b. Katade El-Udhre, e në të majtën Ubade b. Malik El-Husari.
Fillimi i betejës dhe ndërrimi i komandantëve
Në Mute u ballafaquan dy ushtri dhe filloi një luftë e ashpër. Tre mijë njerëz ballë për ballë sulmit dhe vrullit të dyqind mijë usht-arëve. Sa betejë e çuditshme. Gjithfarë të papriturash do të përjetojmë në këtë dynjallëk. Mirëpo kur fryn era e imanit dhe e besimit, me vete sjell mrekullira. Zejd b. Harithi - benjamini i Resulullahut , rrëmbeu flamurin Islam dhe u vërsul. Luftoi rreptë dhe trimërisht, me shembullin e heroit çfarë nuk njeh bota, pos te muslimanët. Luftoi pandërprerë, gjersa iu vërsul shtizave të armikut dhe u vra.
Komandën e mori Xhafer b. Ebu Talibi. U vërsul në luftë duke prerë çdo kënd rreth vetes. Ishte e pabesueshme se çbënte ai me trimërinë e vet. Kur u mërzit duke vrarë nga kali, zbriti në tokë dhe filloi të priste gjithçka përreth vetes. Në luftë e sipër humbi dorën e djathtë. Flamurin e kapi me të majtën, e edhe atë ia prenë. Pastaj e kapi me parallërën gjersa ra i vrarë. Tregohet se ka vrarë një bizan-tinas, ashtu që e ka ndarë më dysh, andaj Allahu e ka shpërblyer atë me krah në Xhenet, në mënyrë që të mund të fluturonte nga të dojë. Për këtë arsye Xha’ferin e kanë quajtur Shpend i Xhenetit.
Buhariu transmeton nga Nafiu, të cilin e ka informuar Ibni Umeri, i cili ka qëndruar pranë Xhaferit të vrarë dhe ka numëruar pesë-dhjetë plagë në trupin e tij, dhe që të gjitha i kishte marrë nga pjesa e përparme. Nga shpina nuk kishte asnjë plagë.
Në një transmetim tjetër Ibni Umeri rrëfen: Kam marrë pjesë në këtë betejë. E kërkuam Xhaferin dhe e gjetëm ndër të vrarët. Në trupin e tij numëruam mbi nëntëdhjetë plagë. Ndërsa në një trans-metim të Umerit nga Nafiu është shtuar: Këto plagë i kemi parë në anën e përparme të trupit të tij.
Pasi Xhaferi u vra heroikisht, si shehid i vërtetë, flamurin Islam e mori Abdullah b. Revaha. Ai doli përpara duke kalëruar, u plagos mbi kalë, u hamend pak, e pastaj u vërsul përpara duke recituar var-gje, me anë të cilave thoshte, se ia kishte dhënë besën vetes se do ta flijonte vetveten, e deshi këtë shpirti i tij apo jo, çështë puna e tij (shpirtit), kur në këtë betejë kaq të ashpër vriten muslimanët; a mos vallë nuk e ka ënda të hyjë në Xhenet? Gjatë luftës tek ai erdhi djali i xhaxhait të tij dhe i dha një copë mish për të ngrënë, duke e qortuar se ditëve të kaluara nuk kishte ngrënë aspak. Ai e mori mishin, e kafshoi një herë e pjesën tjetër e hodhi, rrëmbeu shpatën dhe filloi të vriste përreth vetes, derisa u vra edhe vetë.
Flamuri islam në duart e Shpatës së Allahut, Halid b. Velidit
Pas pësimit të Abdullah b. Revahës, përpara doli një nga fisi Benu Uxhlan, i quajtur Thabit b. Erkam, e mori flamurin e tha: O muslimanë, merruni vesh dhe zgjidhni njërin nga ju që tju udhëheqë. Ata thanë: Ti. Ai u përgjigj: Nuk mund ta bëj këtë. Atëherë zgjodhën Halid b. El-Velidin. Kur e mori flamurin, ai udhëhoqi luftë të rëndë dhe të ashpër.
Buhariu transmeton nga Halidi se ka thënë: Nëntë shpata i kam thyer ditën e Mutes, përveç shpatës jemenase, ndërsa në një tekst tjetër thuhet: Në dorën time janë thyer nëntë shpata në Mute, e ka qëndruar vetëm shpata jemenase.
Resulullahu ditën e Mu’tes, i informuar përmes Vahjit (shpalljes), e para se të arrinin lajmet në Medinë në lidhje me këtë luftë, ka thënë: “Zejdi e mori flamurin dhe u vra, pastaj Ibni Revaha, e edhe ai u vra - ndërsa e thoshte këtë, ai qante - dhe kështu derisa e mori flamurin Shpata e Allahut - Halidi dhe, me lejen e Allahut, fituan.
Përfundimi i luftës në Mute
Me gjithë trimërinë dhe heroizmin e madh, do të ishte tejet e çuditshme që kjo ushtri e vogël të korrte sukses në paluhatshmëri para kësaj vërsuljeje të hatashme, para kësaj furtune deti të ushtrisë bizantine. Atëherë vihet në pah e tërë shkathtësia dhe pjekuria e Halid b. El-Velidit, për ta nxjerrë ushtrinë muslimane nga kjo situatë tejet e vështirë.
Ekzistojnë mendime të ndryshme për zhvillimin e mëtejshëm të betejës. Mirëpo pas studimit të hollësishëm të të gjitha versioneve të rrëfimit, mund të konkludohet se Halidi gjatë tërë ditës i rezistoi ushtrisë gjigante bizantine, duke u përpjekur me tërë qenien e vet që të mendonte ndonjë dredhi luftarake, me ndihmën e së cilës do ti frikësonte bizantinët, në mënyrë që të shpëtonin muslimanët, e ata të mos ndërmerrnin ndonjë ndjekje. E dinte mirë se nuk do të shpëtonin dot po qe se ata do të vazhdonin ndjekjen pas tyre.
Kur agoi dita e dytë, Halidi e ndërroi radhitjen e ushtrisë. Pararojën e vendosi në prapavijë. Pastaj i ndërroi anët, krahun e djathtë të ushtrisë e vuri në të majtën, ndërsa krahun e majtë në anën e djathtë. Tërë këtë manovrim e vështronte armiku. Shikonin se si përzihej ushtria muslimane dhe menduan se u erdhi përforcimi, për çka edhe u frikësua. Kurse Halidi, pas soditjes dhe të menduarit njëorësh, filloi ngadalë të tërhiqej prapa, duke pasur kujdes që të mos çrregullohej radhitja e ushtrisë. Bizantinët menduan se muslimanët po përgatitnin ndonjë kurth dhe se do të përdornin ndonjë dredhi luftara-ke. Nga frika se mos ushtria muslimane i tërhiqte në shkretëtirën e thatë, ata hoqën dorë nga luftimi.
Kështu, armiku u tërhoq në vendin e vet, e as që mendoi për ndjekjen e muslimanëve. Ndërkaq, muslimanët me sukses u tërhoqën dhe u kthyen në Medinë.
Të vrarët nga të dy palët
Në betejën e Mutes janë vrarë gjithsej dymbëdhjetë muslima-në, e nga ana e bizantinëve nuk dihet sa, përveç që të dhënat historike na flasin se numri i të vrarëve nga ana e tyre ishte mjaft i madh.
Rezultatet e betejës
Është me rëndësi të përmendet se në këtë betejë muslimanët nuk e realizuan detyrën për çka ishin nisur - të hakmerreshin për vrasjen e emisarit të Resulullahut , Harithit, të cilin bizantinët e mbytën në Basër. Mirëpo kjo betejë ka pasur rëndësi të madhe në fushën propagandistike, sepse autoriteti i muslimanëve u përhap edhe jashtë kufijve të Arabisë. Të gjithë arabët, në radhë të parë, qenë të habitur dhe të befasuar kur mësuan për ekspeditën e muslimanëve kundër fuqisë më të madhe botërore asokohe, kundër Bizantit. Arabët mendonin se luftë do të thotë shkatërrim i qenies dhe shkaktim i vdekjes me anë të fatkeqësisë, ndërsa ballafaqimi i kësaj ushtrie të vogël me këtë fuqi gjigante botërore prej dyqind mijë luftëtarësh, e në fund të kthehen me humbje minimale dhe me pak dëm, vetvetiu ishte mrekullia më e madhe e asaj kohe. Dhe pikërisht kjo mrekulli u vërtetoi arabëve se muslimanët ishin krejtë-sisht diçka tjetër nga ata, të cilët ishin mësuar ti shihnin në hapësi-rat e veta. Filluan të kuptonin se muslimanëve ishte duke u ardhur ndihma dhe fitoret nga Allahu dhe se Muhammedi i tyre ishte me të vërtetë Pejgamber i Allahut .
Për shkak të të gjitha këtyre shohim se si fiset e arabëve grindavecë, të cilat gjer më tani vazhdimisht i sulmonin muslimanët, bëhen menjëherë dashamirë të Islamit. Andaj së shpejti përqafuan Islamin këto fise: Benu Sulejm, Eshxhea, Gatafan, Zubjan, Fezzereh etj. Kjo betejë qe vetëm trampolinë për llogarinë përfundimtare me Bizantin. Kjo shërbeu si parapërgatitje për çlirimin e vendeve nën Bizantin, të cilat muslimanët do ti çlirojnë në ato vise të largëta e të egra.
Ekspedita Dhatu-s-Selasil
Kur Resulullahu kuptoi se fiset arabe u ishin bashkuar ushtrisë bizantine kundër muslimanëve në betejën e Mu’tes, ndjeu nevojë të madhe për të ndërmarrë hapa të mençur për ndarjen e tyre nga biza-ntinët. Ky njëkohësisht do të ishte shkak për qërimin e hesapeve mes muslimanëve dhe këtyre fiseve, kështu që të mos u binte më ndër-mend të bashkoheshin në numër kaq të madh.
Resulullahu zgjodhi Amër b. El-Asin që planin e vet ta zbatonte në vepër. Andaj, në muajin xhumadel-ahire të vitit 8 h., pra menjëherë pas betejës në Mute, dërgoi Amrin kundër tyre, me qëllim që ti bënte për vete dhe ti qëronte hesapet me fisin Kudaat, i cili përgatitej për të sulmuar Medinën.
Është e mundur që këto dy shkaqe ishin të ndara njëra nga tjetra, e është e mundur se ishin paralel.
Resulullahu ia dorëzoi Amrit flamurin e bardhë krahas atij të zi.
Amri u nis në krye të treqind muhaxhirëve dhe ensarëve, të cilët kishin tridhjetë kuaj. Gjithashtu urdhëroi që t’u bashkoheshin fiset, të cilat ndodheshin përgjatë kësaj rruge, si p.sh. belijjët, belkjajnët etj.
Amri me ushtrinë udhëtonte natën ndërsa pushonte ditën. Kur iu afrua fisit Belijj, u informua se armiku zotëronte një ushtri të ma-dhe. Andaj dërgoi Rafi b. Mukis b. El-Xhuhmiun te Resulullahu për të kërkuar ndihmë. Resulullahu i dërgoi Ebu Ubujde b. El-Xherra-hin me dyqind njerëz dhe i dha flamurin. Gjithashtu dërgoi elitën e muhaxhirëve dhe të ensarëve, ndër të cilët ishin Ebu Bekri dhe Umeri , dhe u urdhëroi t’i bashkoheshin Amrit dhe të ishin të gjithë së bashku, pastaj të mos ndaheshin e të shpërndaheshin.
Kur kjo ushtri iu bashkua asaj të Amrit, Ebu Ubejde deshi që ai të udhëhiqte ushtrinë, por Amri i tha: Ti ke ardhur për të më ndihmuar, ndërsa unë jam udhëheqësi kryesor. Ebu Ubejde u pajtua me këtë. Amri ishte udhëheqës, andaj në namaz bëhej edhe imam i tërë ushtrisë.
Pas kësaj, ushtria u nis për në vendin e kudaatëve dhe kaloi gjer te kufijtë e fundit. Këtu në veri u takua me ushtrinë e armikut. Muslimanët i sulmuan, e ata filluan të iknin rreth e përqark.
Amri dërgoi Avf b. Malik El-Eshxheen te Resulullahu për t’i raportuar për kryerjen e detyrës dhe t’i thoshte se të gjithë ishin gjallë.
Dhatu-s-Selasili është krahinë pas Vadi-l-Kurasë, dhjetë ditë udhëtimi larg Medinës.
Ibni Is’haku cek se muslimanët ishin lëshuar teposhtë gjer tek uji, te tokat e fisit Xhezzam. Ky pus (ujë) quhet Dhatu-s-Selasil.
Ekspedita e Benu Katades në Hudrah
Kjo ekspeditë u ndërmor në muajin shaban të vitit 8 h. Shkaku ishte tubimi i benu gatafanëve në Hudrah. Populli i Hudrit luftonte me nexhdët. Resulullahu kundër tyre dërgoi pesëmbëdhjetë njerëz me në krye Ebu Kataden. U vranë shumë ushtarë të armikut. U robëruan shumë gra dhe fëmijë, si dhe një numër i madh bagëtish. Ebu Katade në këtë ekspeditë kaloi pesëmbëdhjetë ditë.
BETEJA PËR ÇLIRIMIN E MEKËS
Ibnul Kajjumi thotë: “Kjo është fitorja më e madhe me të cilën Allahu ka ngritur fenë dhe Pejgamberin e Vet, pastaj ushtrinë dhe ithtarët e Vet. Me këtë fitore ka shpëtuar qytetin dhe shtëpinë e Vet nga duart e jobesimtarëve, të cilin e ka bërë të jetë udhëzim për botën. Me çlirimin e Mekës janë gëzuar banorët e qiellit, janë lidhur fijet e këputura, ndërsa njerëzit turma-turma ngarendën në fenë e Allahut. Toka shkëlqeu dhe shndriti me dritën e Islamit.
Shkaku i betejës
Më herët përmendëm se një paragraf i marrëveshjes në Hudejbije parasheh se, kush dëshiron të hyjë në aleancë me Muhammedin dhe të nënshkruajë me të kontratën, mund ta bëjë këtë, dhe po ashtu, kush dëshiron të hyjë në aleancë me kurejshët dhe të nënshkruajë me të kontratën, mund ta bëjë këtë. Fisi, i cili është në aleancë me njërën palë apo me të dyja palët, konsiderohet si pjesë e asaj pale dhe që armiqësi që rrjedh prej ndonjë fisi, konsiderohet si armiqësi e gjithë asaj pale.
Sipas këtij paragrafi fisi Huzaah hyri në aleancë me Muhammedin, Resulullahun , ndërsa fisi Benu Bekër me kurejshët. Të dy fiset ishin indirekt në armëpushim, edhe pse në kohën paraislamike kanë qenë në armiqësi të madhe dhe nën hakmarrje gjaku. Kur u paraqit Islami dhe hipi në fuqi ky armëpushim, që të dy fiset patën siguri reciproke. Fisi Benu Bekër e rrezikonte këtë siguri duke aktualizuar përsëri çështjen e hakmarrjes nga periudha e hershme.
Kryepari i fisit Benu Bekër, Neufel b. Muavi Ed-Dejli, në muajin shaban të vitit 8 h, i organizoi njerëzit e vet dhe sulmuan fisin Huzaah, natën vonë te burimi El-Vetir në shpatin e Mekës, me çrast mby-tën disa meshkuj. Atëherë u shkaktua përleshje dhe luftë, në të cilën kurejshët i ndihmuan Benu Bekrët me njerëz dhe me armë. Kurejshët luftuan në anën e Benu Bekërve, duke shfrytëzuar natën e errët. Huza’atëve u shkoi ndoresh të ktheheshin në Mekë dhe të gjenin mbrojtje te Budejl b. Verkae El-Huza’ai dhe te mbrojtësi i tyre i quajtur Refia.
Amër b. Salim El-Huza’ai shpejtoi te Resulullahu në Medinë dhe e gjeti në mesxhid duke ndenjur me njerëzit e vet. Kur hyri në mesxhid, Amri filloi ti recitonte këto vargje:
O Allahu im, Ahmedin unë e thërras
në emër të paqes Benu Hashim dhe Huzaah.
Ju ishit fëmijë, e ne njerëz të pjekur
kur pranuam Islamin për inat të njimtimit.
Ndihmë o Muhammed, me dëshirën e Allahut,
thirri besimtarët që me ty të nisen!
Muhammedi, Resuli ynë, është i gatshëm për luftë,
i bukur si hëna e re dhe shtatlartë si bredhi.
Me fytyrë serioze dhe shikim të vendosur
do të vijë me ushtri të madhe kundër keqbërësit.
Kurejshët e thyen paqen trimërisht
premtimin e fortë porsi murin e rrënuan.
Në Kadde, në Mekë shpëtim kërkuan
menduan se unë nuk do tju thërras.
Në njimtimin e vet nuk janë ndonjë numër i madh.
në Vetire me ne luftën e imponuan
që në ruku dhe në sexhde ta mbysin sojin tonë.
Resulullahu iu drejtua Amrit e tha: “Ti ngadhënjeve o Amër b. Salim.” Ndërkohë Resulullahu pa një re në qiell (që përndryshe është dukuri shumë e rrallë në atë klimë), e tha: “Me të vërtetë kjo re do t’ia zbresë fitoren benu ka’bëve.”
Nga Meka erdhi në Medinë Budejl b. Verkae El-Huza’ai me një grup njerëzish për t’i treguar Resulullahut për tërë ngjarjen. I rrëfyen se kush ishte vrarë në këtë përleshje dhe për ndihmën e kurej-shëve Benu Bekërve kundër tyre. Pastaj u kthyen në Mekë.
Ebu Sufjani shkon në Medinë për ta përtëritur armë-pushimin
Është fakt se hapi që ndërmorën kurejshët dhe aleatët e tyre, ishte ekskluzivisht tradhti dhe shkelje e hapur e kontratës, për çka nuk kanë pasur kurrfarë arsyetimi. Andaj së shpejti kuptuan se çka do të thoshte kjo tradhti e tyre. Të frikësuar nga pasojat e këqija, që mund të rezultonin nga kjo, ata thirrën mbledhjen e Këshillit ku vendosën të dërgonin kryeparin e tyre, Ebu Sufjanin, te muslimanët që ta përtërinin armëpushimin.
Resulullahu që më parë i informoi as’habët e vet se çka do të ndërmerrnin kurejshët për tradhtinë e bërë. Ai u tha: “Dijeni se do t’ju vijë Ebu Sufjani për të përtërirë armëpushimin dhe për të vazhduar afatin e tij.”
Ebu Sufjani, sipas marrëveshjes së kurejshëve, u nis për në Medinë. Rrugës takoi Budejl b. Verkae Usfanin i cili po kthehej nga Medina. Ebu Sufjani e pyeti: Prej nga vjen, o Budejl? Budejli u përgjigj: Vajta me disa njerëz nga fisi Huzaah në breg të detit dhe në këtë luginë. Sufjani e pyeti: A mos po kthehesh ndoshta nga Muhammedi? Jo.- u përgjigj Budejli. Kur Budejli vazhdoi rrugën për në Mekë, Ebu Sufjani tha: Nëse ka qenë në Medinë, me siguri e ka ushqyer devenë e vet me bërthama. Pastaj iu afrua vendit ku kishte pushuar devja e Budejlit, mori një bajgë, e thërrmoi dhe në të gjeti bërthama, e tha: Betohem për Allahun se Budejli ka qenë te Muhammedi.
Pastaj vazhdoi rrugën dhe mbërriti në Medinë. Hyri në dhomën e vajzës së tij, Ummi Habibes. Deshi të ulej në shilten (dyshekun) e Resulullahut , por e bija nuk e lejoi. Ai e pyeti: “O bija ime, përse nuk më lejon të ulem në këtë shilte? A po i jep përparësi shiltes ndaj meje, apo mua ndaj shiltes?” Ajo u përgjigj: “Kjo është shiltja e Resulullahut , ndërsa ti je jobesimtar dhe i papastër.” Ai tha: “Për Zotin!, që kur je larguar nga unë të ka goditur kobi i keq.”
Ai doli nga e bija dhe vajti te Resulullahu për të biseduar me të. Resulullahu kurrsesi nuk iu përgjigj. Pastaj ai vajti tek Ebu Bekri për ta lutur që të fliste me Resulullahun . Ebu Bekri iu përgjigj: “Unë këtë nuk mund ta bëj kurrsesi.” Pas këtij, vajti tek Umer b. El-Hattabi, e edhe me të deshi të fliste, kurse Umeri i tha: “A mos dëshiron të ndërmjetësoj për ju te Resulullahu ? Pasha Allahun, edhe sikur të mos kisha asgjë tjetër, përveç një fare të vetme, me të do të luftoja kundër jush.
Ebu Sufjani vajti tek Ali b. Ebu Talibi dhe hyri tek ai. Aliu ishte ulur me Fatimen, ndërsa Hasani, djali i tyre, zhagitej mes tyre. Ai tha: O Ali, ti je kushëriri im më i afërt, e unë kam ardhur për një punë dhe sigurisht nuk do të kthehem i dëshpruar ashtu siç kam ardhur. Bëhu ndërmjetësuesi im te Muhammedi. Aliu iu përgjigj: Mjerë ti, o Sufjan. Resulullahu na ka ndaluar rreptësisht të flasim me të për këtë çështje.” Ai iu drejtua Fatimes, e tha: “A mundesh t’i urdhërosh birit tënd të ndërmjetësojë mes njerëzve, do të bëhet prijës i arabëve gjer në vdekje?” Ajo u përgjigj: “Pasha Alla-hun, biri im është i vogël për të ndërmjetësuar mes njerëzve. Resu-lullahut nuk i duhet kurrfarë ndërmjetësuesi.”
Atëherë Ebu Sufjanit i ra terri në sy dhe, i shqetësuar, i dëshpëruar e i përulur, i tha Aliut,: “O Ebu-l-Hasan (baba i Hasanit), gjen-dem në një situatë shumë të vështirë, më këshillo, çfarë të bëj?
Aliu iu përgjigj: Pasha Allahun, unë nuk shoh se çfarë mund të të nxjerrë nga kjo situatë. Ti je kryepar i Benu Kenanijëve, ngrihu dhe vetë ndërmjetëso te njerëzit, e pastaj kthehu në vendin tënd. Ebu Sufjani tha: A mendon se kjo do të më ndihmojë? Aliu: Nuk mendoj, pasha Allahun, por nuk besoj se ke rrugëdalje tjetër.
Ebu Sufjani u ngrit dhe vajti në mesxhid, e tha: O popull, unë kam ndërmjetësuar te njerëzit (për përtëritjen e armëpushimit). Pastaj i hipi devesë dhe u nis për në Mekë.
Kur arriti në Mekë, kurejshët e pyetën: Çfarë lajmesh na solle? Ai u përgjigj: Vajta te Muhammedi dhe i tregova se për çka kisha ardhur, e ai, për Zotin!, nuk u përgjigj. Pastaj vajta tek Ebu Kuhafeti (Ebu Bekri), e as tek ai nuk arrita gjë. Pastaj vajta tek Umer b. El-Hattabi, dhe e vërejta se ai ishte armiku ynë më i madh. Më në fund vajta tek Aliu, dhe vërejta se ai ishte më i buti (më sjellje të këndshme) prej të gjithëve. Ai më sinjalizoi se çduhet bërë, e unë veprova ashtu. Për Zotin!, nuk di nëse do të bëhet diçka nga kjo apo jo.” Ata e pyetën: “E çfarë të këshilloi?” Sufjani tha: “Më urdhëroi që të kërkoj mbrojtje nga njerëzit, e unë e bëra këtë.” Ata e pyetën: “A e lejoi këtë Muhammedi ?” U përgjigj: “Jo” Ata thanë: “Mjerë ti, Aliu vetëm është tallur me ty.” Ai u për-gjigj: “Jo, për Zotin!, tjetër rrugëdalje nuk pata.”
Përgatitja për luftë dhe përpjekja që kjo të mbetet në fshehtësi
Nga transmetimi i Taberaniut merret se Resulullahu tri ditë para se të informohej për ndërprerjen e kontratës, i kishte urdhëruar Aishes që ti përgatiste teshat, por për këtë të mos dinte askush asgjë. Kur e vizitoi babai i saj (Ebu Bekri), e pyeti: O bija ime, çfarë përgatitje është kjo? Ajo u përgjigj: Nuk di pasha Allahun. Ai tha: Pasha Allahun, tani nuk është koha që të shkohet në luftë kundër Benu-l-Asferëve, pra ku shkon Resulullahu ?” Aishja përsëri u për-gjigj: “Asgjë nuk di, pasha Allahun!”
Ditën e tretë, herët në mëngjes, erdhi Amër b. Salim El-Huza’ai me dyzet kalorës dhe filloi të këndonte: “O Allahu im, Ahmedin e thërras...”, dhe njerëzit kuptuan se kontrata ishte thyer. Pas Amrit erdhi Budejli, pastaj Ebu Sufjani, andaj muslimanëve iu bë e qartë se lajmi ishte i vërtetë. Atëherë Resulullahu u urdhëroi që të përgatiteshin dhe u lajmëroi se do të shkonin në Mekë. Ai iu drejtua Allahut me dua: “O Zoti im, mos lejo që kurejshët të dëgjojnë dhe të shohin diçka gjersa t’i befasojmë në vendin e tyre.”
Për shkak të sigurisë dhe të fshehtësisë së kësaj ekspedite, Resulullahu dërgoi një patrullë vëzhgimi prej tetë njerëzish nën komandën e Ebu Katades në luginën mes Dhi Hashbait dhe Dhi el-Mervetit, e cila është larg tri “burde” nga Medina (një burde = 12 milje), ditën e parë të ramazanit të vitit 8 h., në mënyrë që armiku, nëse hetonte diçka, të mendonte se Resulullahu dëshironte të shkonte në atë anë. Kur patrulla arriti në vendin e caktuar, u infor-muan se Resulullahu ishte nisur në Mekë, andaj edhe ata u nisën pas tyre dhe i mbërrinë.
Hatib Ibni Beltae u dërgoi kurejshëve lajmin për përgatitjen e Resulullahut për ardhjen në Mekë. Lajmin e dërgoi me një grua, e cila e fshehu letrën në bishtalecin e vet. Resulullahu përmes Shpa-lljes u informua se ç’kishte ndërmarrë Hatibi. Ai dërgoi Aliun dhe Mikdadin të shkonin në këtë e këtë vend, te një kopsht pjeshkash ku do të gjenin një grua, e cila në flokët e saj kishte fshehur një letër për kurejshët. Këta kalëruan kuajt dhe u nisën në atë vend. Kur arri-tën aty, hasën në një grua e cila ishte në shkalc mbi deve, të cilën e drejtonin përcjellësit.
Këta i urdhëruan të zbriste nga deveja. E pyetën se ku e fshihte letrën që u dërgonte kurejshëve, kurse ajo tha se nuk kishte kurrfarë letre.
I urdhëruan përcjellësve të saj që ta bastisnin, por nuk gjetën asgjë. Atëherë Aliu i tha asaj: Betohem me Allahun se Resulullahu ka thënë të vërtetën, andaj ne nuk të akuzuam pa arsye. Pasha Allahun, ose do ta nxjerrësh letrën ose ne do të të bastisim.” Ajo e pa se me këta nuk ka mahi, e tha: “Largohuni!” Këta u larguan, e ajo e shthuri bishtalecin dhe e nxori letrën të cilën ua dorëzoi Aliut dhe Mikdadit, kurse këta ia dërguan Resulullahut .
Në letër shkruante: “Nga ana e Hatib b. Belta’es, kurejshëve...” Ai i informonte për përgatitjen e Resulullahut .
Resulullahu e thirri Hatibin dhe e pyeti: “Ç’është kjo, o Hatib?” Ai u përgjigj: Prit pak, o Pejgamber i Allahut, të gjitha do ti tregoj. Pasha Allahun, unë e besoj Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Nuk kam reneguar nga Islami, e as që e kam ndërruar fenë, por kam qenë shumë i lidhur me kurejshët. Nuk jam njëri nga ata, por tek ata është familja ime, fëmijët e mi dhe i tërë populli im. Ata në mesin e kurejshëve nuk kanë kushërinj, të cilët do ti mbronin.
Umer b. El-Hattabi atëherë tha: Më lejo, o Pejgamber i Allahut, që ta mbys. Ai e tradhtoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij dhe është bërë munafik.”
Resulullahu tha: “Ai është pjesëmarrës i Bedrit. A e di, o Umer, ndoshta Allahu i ka parë pjesëmarrësit e Bedrit.” Pastaj tha: “Veproni si të doni, unë jua kam falur.”
Sytë e Umerit u mbushën me lotë, e tha: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri.”
Me këtë shembull Allahu ua bëri të pamundur të gjithë spiunëve që t’i dërgonin kurejshëve çfarëdo informate për përgatitjen e muslimanëve dhe për vendosmërinë e tyre që të luftonin.
Ushtria muslimane në rrugë për në Mekë
Më njëzet ramazan, muajit të shenjtë, të vitit 8 h., Resulullahu u nis nga Medina për në Mekë me dhjetë mijë muslimanë dhe as’habë . Në Medinë la për zëvendës Ebu Rehm El-Gaffarin.
Kur Resulullahu arriti në Xhuhfe, takoi Abbas b. Abdul-Muttalibin. Ai me familjen dhe djemtë e vet e kishte braktisur Mekën dhe ishte nisur për në Medinë si muhaxhir, pasi e kishte pranuar Islamin.
Ndërsa kur Resulullahu arriti në El-Ebva, takoi djalin e axhës, Ebu Sufjan El-Harithin, dhe djalin e tezes, Abdullah b. Ebi Umejjen.
Resulullahu e ktheu kokën nga ata, për shkak të armiqësisë së madhe dhe të dashakeqësisë së tyre ndaj Resulullahut .
Ummu Selemja iu drejtua Resulullahut e i tha: “Djali i xha-xhait tënd dhe djali i tezes sate nuk kanë qenë më të këqijët ndaj teje.”
Atëherë Aliu i tha Ebu Sufjanit: “Dil para Resulullahut dhe thuaja atij në fytyrë njësoj siç i kanë thënë Jusufit vëllezërit e tij: “Pasha Allahun - thanë ata - Allahu të ka lartësuar ty mbi ne, e ne, me të vërtetë, kemi qenë të gabueshëm.” (12, 91). Vërtet Resulullahu nuk lejon që dikush të flasë më mirë se ai. Ebu Sufja-ni pranoi këshillën dhe shkoi te Resulullahu , kurse Resulullahu tha: “Unë tani nuk do t’ju qortoj, Allahu do t’jua falë, nga mëshiruesit Ai është më i mëshirueshmi.” (12, 92).
Ebu Sufjani iu përgjigj Resulullahut me vargje:
Kaloi koha ime, kur e mbaja flamurin
që ushtrinë e Ahmedit ta hedhë në njimtim.
Porsi udhëtarit të natës, nata më ishte e errët
ja rasti im për t’u përudhur në Islam.
Më udhëzoi Allahu, që të të takoj, dije
e për shkak të Tij të kam ndjekur unë ty.
Resulullahu e rrëmbeu Ebu Sufjanin për gjoksi e tha: “Po, ti je ai që më ke ndjekur nga Meka.”
Ushtria muslimane ndalet në Merri-Dhahran
Resulullahu udhëtonte nga Medina duke agjëruar. Agjëronin edhe muslimanët e tjerë. Kur erdhën te burimi Kudejd, mes vendit Kudejd dhe Usfan, Resulullahu ndërpreu agjërimin dhe piu ujë, e edhe muslimanët vepruan kështu. Prej aty vazhdoi rrugën gjer në Merri-Dhahran, ndërsa jacia e zuri në “Luginën Fatime.” Aty i urdhëroi ushtrisë që të ndiznin flakadanët. Kështu që u ndezën njëherësh dhjetë mijë flakadanë. Resulullahu i urdhëroi rojes që të vëzhgon-te, ndërsa Umer b. El-Hattabin e caktoi mbikëqyrës të rojes.
Ebu Sufjani para Resulullahut
Pasi muslimanët u përqendruan në Merri-Dhahran, Abbasi hipi në pelën e bardhë të Resulullahut dhe u nis për të kërkuar ndonjë druvar, apo dikënd tjetër, për ta dërguar te kurejshët që t’u thoshte të dilnin dhe t’i ofronin Resulullahut garanci sigurie para se të hynte në Mekë.
Allahu i pengoi kurejshët që të siguronin çfarëdolloj informa-te për muslimanët, edhe pse ishin mjeshtër të mëdhenj në vëzhgim dhe në spiunim. Edhe vetë Ebu Sufjani doli në vëzhgim. Ai u nis me Hekejm b. Huzamin dhe Budejlin për të përgjuar lajme për Muhammedin .
Abbasi rrëfen: “Kalëroja në pelën e Resulullahut kur dëgjova bisedën e Ebu Sufjanit, të Budejlit dhe të Verkaes, të cilët ishin duke u kthyer nga vëzhgimi”. Ebu Sufjani tha: “Kurrë gjer më tani nuk kam parë kaq shumë zjarre të ndezura natën, e as ushtri kaq të madhe. Budejli tha: Këta janë Benu Huzaatët, të cilët i ka kap-luar euforia e luftës, ndërsa Ebu Sufjani shtoi: Nuk janë këta vetëm Huzaatët, ata janë në numër më të vogël për të ndezur kaq shumë zjarre. (Kështu bisedonin kurejshët).
Abbasi vazhdon rrëfimin: Ia njoha zërin e thashë: O Ebu Handhaleh (Ebu Sufjan)! Edhe ai ma njohu zërin e tha: O Ebu-l-Fadël, a je ti?. Po, unë jam. E kush janë këta?. Resulullahu me ushtrinë e vet. Vaj halli për kurejshët nesër, pasha Allahun”.
“E çfarë të bëj, pash babën dhe nënën tënde?” I thashë: “Pasha Allahun, nëse të zë, do të ta presi kokën. Por hip në këtë pelë gjersa të na dërgojë te Resulullahu e kërko amnistim.” Ai hipi pas meje, kurse dy shokët e tij u kthyen.”
Abbasi vazhdon: “Kalëroja me të dhe, kur kaloja afër ndonjë zjarri, muslimanët pyetnin: “Kush është ky?” Kur e shihnin pelën e Resulullahut dhe mua mbi të, përgjigjeshin: “Kushëriri i Resulu-llahut mbi pelën e tij. Kështu kaluam afër zjarrit të Umer b. El-Hattabit. Ai pyeti: Kush është ky? U ngrit e u afrua dhe, kur e pa Ebu Sufjanin prapa meje, bërtiti: Ebu Sufjani? Armiku i Allahut? Falënderimi i qoftë Allahut që të solli te ne pa kontratë dhe pa fjalën e dhënë. Ai shpejtoi te Resulullahu , por pela arriti para tij. Zbrita nga pela dhe hyra te Resulullahu në çadër e pas meje hyri edhe Umeri, e tha: “O Pejgamber i Allahut, ja ku është Ebu Sufjani, më lejo që ta mbys.” Abbasi rrëfen: “Unë thashë: “O Pejgamber i Alla-hut, unë e kam marrë nën mbrojtjen time.” Pastaj u ula pranë Resu-lullahut , e përqafova rreth kokës, e thashë: “Pasha Allahun, sonte askush përveç meje nuk do ta marrë në mbrojtje atë”, dhe, pasi Umeri ishte këmbëngulës për ta mbytur, thashë (Abbasi): “Ngadalë , o Umer, po qe se rastësisht ky do të ishte njëri nga Benu Adijj b. Kabët, ti nuk do të flisje kështu. Umeri tha: Ngadalë, o Abbas, se, pasha Allahun, kalimi yt në Islam për mua është më i çmueshëm se Islami i Hattabit, sikur tani ta pranonte. Mua nuk më mbetet tjetër pos ta dijë se kalimi yt në Islam është më i çmueshëm për Resulu-llahun se Islami i Hattabit.”
Resulullahu tha: “Shko Abbas me të te sendet tuaja, e kur të agojë drita sillma përsëri këtu. “Unë shkova dhe kur agoi, ia solla atë Resulullahut . Kur e pa Ebu Sufjanin, tha: “Vaj halli për ty, o Ebu Sufjan, a nuk erdhi koha që edhe ti të kuptosh se nuk ka zot tjetër, përveç Allahut ?” Ai tha: “Për Zotin!, nuk ka njeri më bujar, më bamirës dhe më të kujdesshëm se ti. Sikur të mendoja se përveç Alla-hut ka zot tjetër, ai gjer tani do të më mbronte.”
Resulullahu tha: “Vaj halli për ty, o Ebu Sufjan, a nuk erdhi koha që të kuptosh se unë jam Pejgamber i Allahut ? Ai tha: Pasha Allahun, a ka njeri më bujar, më mirëbërës dhe më të kujdesshëm se ti? Pastaj tha: Përsa i përket pejgamberisë tënde, mua ende nuk më është e qartë tërësisht. Abbasi i bërtiti: Mjerë ti, pranoje Islamin dhe dëshmo se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është Pejgamber i Allahut, gjersa nuk ta ka prerë kokën ky këtu (Umeri).
Ebu Sufjani e pranoi Islamin dhe e shqiptoi kelime-i-shehadetin.
Abbasi tha: “O Pejgamber i Allahut, Ebu Sufjani është njeri, të cilit ia ka ënda krenarinë dhe sedrën, bë diçka për të në këtë kuptim.” Resulullahu tha: “Po qe për të diçka: Ai që në Mekë stre-hohet në shtëpinë e Ebu Sufjanit, do të jetë i sigurtë. Gjithashtu do të jenë të sigurt edhe ata që mbyllen në shtëpitë e veta dhe ata që strehohen në Mesxhidu-l-Haram.”
Ushtria muslimane lëshon Merri-Dhahranin dhe niset për në Mekë
Të mërkurën në mëngjes, më shtatëmbëdhjetë ramazan të vitit 8 h., Resulullahu u largua nga Merri-Dhahrani dhe i urdhëroi Abbasit që ta mbante Ebu Sufjanin në grykë mali afër shkëmbit malor El-Vadi, përderisa nuk radhiten para tij të gjithë luftëtarët e Allahut . Ai duhet ta shihte këtë. Abbasi veproi kështu. Pranë tyre kalonin luftëtarët e armatosur dhe të pajisur mirë, të grupuar sipas fiseve dhe me flamujt e vet. Sa herë që para tyre kalonte ndonjë grup, Ebu Sufjani e pyeste Abbasin: O Abbas, kush janë këta? E Abbasi për-gjigjej (p.sh): Sulejmanët. Ndërsa Ebu Sufjani interesohej dhe pyeste (p.sh): E çkam unë me sulejmanët? ose: Kush janë këta, o Abbas? Fisi Muzejneh. E çkam unë me muzejnetët?, pyeste Sufjani. Kështu kaluan të gjitha fiset, e pastaj pyeti: A kam unë ndonjë gjë me ato fise?
Më në fund pranë tij kaloi Resulullahu me ushtrinë e vet në të gjelbër, të përbërë nga muhaxhirët dhe ensarët. Nga parzmoret, përveç syve, nuk u shihej asgjë tjetër. Ebu Sufjani bërtiti: “Allahu qoftë i lavdëruar, o Abbas. E kush janë këta?” Ai u përgjigj: “Ky është Resulullahu me muhaxhirët dhe ensarët. Ebu Sufjani shtoi: Këta janë të pashoq, edhe për nga numri, edhe për nga fuqia. Pastaj shtoi: O Ebu Fadël, sot mbretëria e nipit tënd është shumë e madhe. O Ebu Sufjan, këto janë rezultatet e pejgamberisë. Ebu Sufjani tha: Atëherë pejgamberia qenka më e mira.
Flamurin e ensarëve e mbante Sad b. Ubade. Kur kaloi afër Ebu Sufjanit, i tha: Sot është dita e betejës së përgjakshme, sot do të lirohet shenjtëria, sot Allahu do ti turpërojë kurejshët. Kur Resulullahu erdhi përballë Ebu Sufjanit, ky i tha: “O Pejgamber i Allahut, a e dëgjove Sa’din?” “E ç’tha ai?” “E tha këtë e këtë.” Atë-herë Uthmani dhe Abdu-r-Rahman b. Avfi thanë: “O Pejgamber i Allahut, ne nuk do të jemi të sigurt përderisa Ebu Sufjani zotëron fuqinë dhe pushtetin mbi kurejshët.” Resulullahu tha: “Sot është dita kur madhërohet dhe përlavdërohet Ka’bja, sot është dita kur Allahu do t’i lartësojë dhe do t’i bëjë të përmendur kurejshët.” Pas-taj ai dërgoi njerëzit t’ia merrnin flamurin Sa’dit dhe t’ia jepnin të birit të tij, Kajsit. Ekzistojnë mendime se flamurin ia ka dhënë Zubej-rit.
Kurejshët e befasuar me ardhjen e ushtrisë muslimane
Kur Resulullahu kaloi pranë Ebu Sufjanit, Abbasi i tha: “Shpëtimi dhe lirimi qofshin mbi popullin tënd.” Ebu Sufjani nxitoi për në Mekë dhe, kur hyri, thirri me zë të lartë: O popull kurejshit, ja ku është Muhammedi. Ai po vjen te ju për një çështje, të cilës nuk mund ti shmangeni. Ai që hyn dhe strehohet në shtëpinë e Ebu Sufjanit do të jetë i sigurt. Pas këtyre fjalëve iu vërsul gruaja e tij Hinda, e bija e Utbes, e shfrytëzoi momentin e dobësisë së tij dhe bërtiti: Mbyteni këtë njeri të ëmbël, të majmë, me këmbë të shëmtuara, o sa i urryer është ky që e paraprin popullin vet.
Ebu Sufjani tha: Vaj halli për ju, kurrsesi mos lejoni tju verbojë kjo këtu. Muhammedi është duke ardhur me atë mbi çka ju nuk keni pushtet, dhe dijeni se ai që strehohet në shtëpinë e Ebu Sufja-nit do të jetë i sigurtë. Ata u përgjigjën: Zoti të vraftë, nuk na duhet as shtëpia, e as mbrojtja jote. Ai tha: Kush mbyllet në shtë-pinë e vet ka garanci, si edhe ai që hyn në Harem të Kabes. Njerë-zit u shpërndanë dhe vajtën në shtëpitë e veta dhe në Harem të Kabes. Ata i mblodhën vagabondët e Mekës dhe thanë: Këta do ti vëmë përpara, e nëse kthehet çështja në favorin tonë, atëherë edhe ne do tu bashkohemi, e nëse ndodh e kundërta, e ata e pësojnë, atëherë do të pranojmë çfarëdo që na ofrojnë.
Të gjithë horrat e Mekës u tubuan rreth Ikrime b. Ebi Xhehlit, Safëv b. Umejjes dhe Suhejl b. Amrit në kodrën El-Handemet për tu përleshur me muslimanët. Së bashku me ta ishte një njeri nga fisi Benu Bekër, i quajtur Hamas b. Kajs. Ai që përpara i kishte përgatitur armët e veta, e kur gruaja e tij e pyeti: Përse po e përgatit atë që shoh?, ai përgjigjet: Për Muhammedin dhe për shokët e tij. Ajo i tha: Për Zotin!, kurrgjë prej këtyre nuk do të jetë për Muham-medin dhe për shokët e tij. Ai tha: Unë, për Zotin!, dëshiroj që dikush prej tyre të të shërbejë (të bëhet shërbëtor). Pastaj recitoi vargjet në të cilat thuhej: Nëse muslimanët paraqiten në Mekë, këto armë të tija janë tërësisht të përgatitura, ndërsa këto shpata janë të mprehura nga të dy anët, me shpejtësi do ti mbysin musli-manët dhe do tua presin kokat.
Ushtria muslimane në Dhi-Tuva
Resulullahu vazhdoi rrugën e vet duke iu dorëzuar plotësisht dhe me pendesë Allahut i kënaqur që atë e kishte nderuar të çlironte Mekën. Nga kjo përulëshmëri sakaq mjekra e tij prekte të shaluarën.
Në Dhi-Tuva bëri radhitjen e ushtrisë. Halid b. Velidin e vendosi në krahun e djathtë, e krahas tij rreshtoi Eslemin, Sulejmen, Gaffa-rin, Huzejnetin, Xhuhejnen, kurse pas tyre fiset arabe. I urdhëroi Halidit që të hynte në Mekë nga ana e poshtme dhe i tha: Nëse ndokush prej kurejshëve ju del përpara, sulmoni rreptë dhe ndiqini nga Saffeja ku do ti presim ne.
Anën e majtë e udhëhiqte Zubejr b. El-Avami, i cili mbante flamurin e Resulullahu . Atij i urdhëroi që të hynte nga ana e epërme e Mekës, ose nga Kedai, dhe ta ngulte flamurin e vet në El-Haxhun, e të mos lëvizte nga ky vend derisa të arrinte Resulullahu me ushtri-në e vet.
Ebu Ubejde komandonte këmbësorinë, e cila nuk ishte e armatosur. Andaj Resulullahu urdhëroi që të strehoheshinn mes luginës, në mënyrë që të niseshin për në Mekë pasi Resulullahu të kishte arritur atje.
Ushtria muslimane hyn në Mekë
Çdo grup ushtarak u nis për në Mekë rrugës së caktuar nga Resu-lullahu .
Halid b. Velidi e ushtarët e tij u nisën përpara dhe askush prej mushrikëve që u dolën përpara nuk mbetën gjallë. Nga bashkëpunëtorët më të afërm të tij u vra Kerez b. Xhabir El-Fihri dhe Hunejs b. Hali b. Rebia. Ata shkelën urdhrin e u nisën rrugës tjetër, andaj u vranë.
Përsa i përket horrave kurejshitë, Halidi i takoi ata në El-Handem, i sulmoi dhe mbyti dymbëdhjetë mushrikë. Kështu u mposht Hamus b. Kajsi i cili farkonte dhe i përgatiste armët me të cilat do të luftonte kundër muslimanëve. Ai disi erdhi gjer te shtëpia e vet dhe i tha gruas: Mbylle derën me çelës pas meje, e ajo e pyeti: E ku i ke tani ato fjalë që i flisje?. Ai, po në atë çast, përmendsh i citoi këto vargje:
Sikur tishe në kodrën Handeme,
kur ikën Safvani dhe Ikrime,
dhe u sulën muslimanët mbi mua,
mbi kurejshët, duke i prerë tullacet tona,
britma e tyre fut frikën në palcë, porsi hijet e errëta,
porsi ulërima e luanit pas shpine kur më frikëson mua,
ta dish, grua, nuk do të thoshe asnjë fjalë më.
Halidi hyri në Mekë duke vëzhguar, derisa u takua me ushtrinë e Resulullahut në Saffa.
Zubejri hyri në Mekë dhe nuk u ndal derisa e vuri flamurin e Resulullahut në mesxhidi-el-Fet’hi. Prej aty nuk lëvizi gjersa erdhi Resulullahu .
Resulullahu hyn në mesxhidin e Ka’bes dhe e pastron atë nga idhujt
Resulullahu u paraqit i rrethuar nga muhaxhirët e ensarët dhe kështu hyri në mesxhid të Ka’bes. Iu afrua Haxherul-Esvedit (gurit të Zi), e preku me dorë, pastaj bëri tavafin rreth Ka’bes (shtëpisë së Allahut, Bejtullahut), ku ishin treqind e gjashtëdhjetë idhuj. Ai filloi ti thyejë ata me hark, duke thënë: Tani arriti e vërteta e u zhduk gënjeshtra; gënjeshtra me të vërtetë është duke u zhdukur!.
E vërteta erdhi, ndërsa gënjeshtra u zhduk dhe nuk do të kthehet përsëri. (Sebe: 49)
Idhujt rrëzoheshin njëri pas tjetrit duke rënë me fytyrë përtokë.
Tavafin e parë e bëri duke kalëruar dhe pa ihram. Andaj e shkurtoi.
Pastaj thirri Uthman b. Talhan, derëtarin e Kabes, mori prej tij çelësin dhe e hapi derën e Kabes. Brenda në Kabe pa disa fotografi.
E pa fotografinë e Ibrahimit dhe të Ismailit se si i shikonin shigjetëzat për lojë, e tha: “I vraftë Allahu mushrikët! Pasha Alla-hun, ata kurrë nuk kanë besuar në këto shigjetëza.” Pastaj pa një pëllumb prej druri të cilin e thërrmoi me dorë. Gjithashtu urdhëroi të fshihej fotografia.
Resulullahu falet në Ka’be, e pastaj u mban një ligjëratë kurejshëve
Resulullahu e mbylli derën e Ka’bes. Me të mbeti brenda Usame dhe Bilali. Resulullahu u kthye nga muri kundruall derës. Nga muri ishte larg tre arshin. Në anën e majtë tij ishin dy shtylla, ndërsa në të djathtën një. Prapa tij ishin tri shtylla. Atëbotë Kabja ishte ndërtuar mbi gjashtë shtylla. Aty u fal e pastaj bëri një rreth brenda Kabes. E shqiptoi tekbirin në të dy anët, pastaj shqiptoi tev-hidin (dëshminë për Njësinë e Allahut - La ilahe ilAllah) dhe më në fund e hapi derën. Kurejshët tani e kishin mbushur Haremin e Kabes, ishin të radhitur në rreshta dhe prisnin se çdo të bënte Resulullahu . Ai u mbajt për shtalkën e derës, e cila ishte e lartë disa shkallë dhe, duke i parë poshtë kurejshët, tha:
“Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut, Një të Vetmit. Premtimi i tij u realizua, i ndihmoi robit të Vet. Vetëm Ai i ka ngadhënjyer armiqtë e bashkuar. Çdo vepër e mirë, pasuria dhe njerëzit janë nën pushtetin tim, përveç shërbimit në këtë shtëpi të Allahut dhe furnizimit të haxhilerëve me ujë. Të mbytësh dikënd gabimisht, është njësoj sikurse rrahja me kamxhik dhe me shkop, për çka pason dëmshpërblimi i rëndë prej njëqind devesh, prej të cilave dyzet duhet të jenë me fryt në bark.
O popull kurejshit, Allahu ju ka çliruar nga kryelartësia e xhahilijetit dhe nga madhërimi paraislamik i etërve tuaj. Të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga Ademi, ndërsa Ademi është prej dheut. Pastaj e citoi ajetin: O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe bëmë popuj dhe fise për tu njohur (mes vetes). Më fisniku tek Allahu është ai, i cili më së shumti ia ka frikën Atij. Allahu me të vërtet i di të gjitha dhe për Të nuk ka fshehtësi. (El-Huxhurat: 13)
Unë tani nuk do tju qortoj.
Pastaj Resulullahu vazhdoi: “O popull kurejshit, si mendoni, ç’keni merituar dhe çfarë do të bëj tani me ju?” U përgjigjën: “Vetëm të mira, sepse ti je vëllai dhe i biri fisnik i vëllait fisnik”. Resulullahu tha: “Do t’ju them njësoj siç u ka thënë Jusufi vëllezërve të vet: “Unë tani nuk do t’ju qortoj, shkoni, ju jeni të lirë.”
Çelësi i Bejtullahut
Pas kësaj, Resulullahu u ul në mesxhid. Atij iu afrua Aliu me çelësin e Ka’bes në dorë, e tha: “O Pejgamber i Allahut, na cakto neve për ruajtjen e Ka’bes dhe për t’u dhënë ujë haxhilerëve, të bekoftë Allahu.” (Në një hadith tjetër qëndron se këtë e ka thënë Abbasi). Atëherë Resulullahu pyeti: “Ku është Uthman b. Talha?” Ata e thirrën, e Resulullahu i tha: “Ja ku e ke çelësin, që ke pasur (ai deri atëherë ishte derëtar i Kabes), sot është dita për bamirë-sira dhe falje. (Në hadithin e Ibni Sadit, në veprën Tabekat, qëndron se ka thënë, ndërsa ia dorëzonte çelësin: Ja tek e keni Bejtullahun e amshuar, shtëpinë e trashëguar të Allahut. Prej jush nuk mund ta marrë askush përveç tiranit me tirani. O Uthman, Alla-hu ka besim te ju për këtë Kabe, ndërsa furnizimin, të cilin e fitoni në mënyrë të lejuar nga kjo punë, e keni hallall dhe hajeni atë.)
Bilali thërret ezanin mbi Kabe
Erdhi koha për namaz e Resulullahu i urdhëroi Bilalit që të hipte mbi Ka’be e të thërriste Ezanin. Ebu Sufjan b. Harbi, Itab b. Usejdi dhe El-Harith b. Hishami ishin ulur në oborr të Ka’bes. Itabi tha: “Allahu e mëshiroi Usejdin (babain e vet) që të mos e dëgjojë dhe të mos e shohë këtë, sepse kjo gjë do ta hidhëronte shumë. El-Harithi tha: Për Zotin!, sikur ta dija se kjo është e Vërteta, unë do ti pasoja ata. Ndërsa Ebu Sufjani më në fund tha: Unë nuk do të them asgjë. Sikur të thosha diçka, edhe kjo rërë do të më tradh-tonte dhe do ta informonte Resulullahun .” Në atë çast para tyre erdhi Resulullahu e tha: “I di të gjitha se ç’keni folur.” Ai ua për-sëriti çdonjërit fjalët që kishin thënë. El-Harithi dhe Itabi atëherë thanë: “Ne dëshmojmë se ti je Pejgamber i Allahut, saktësisht e dimë se këtë askush nuk ka mundur ta dëgjojë e të të informojë.”
Namazi i fitores ose namazi i falënderimit
Atë ditë Resulullahu hyri në shtëpinë e Ummihanes, vajzës së Ebu Talibit, u pastrua dhe fali tetë rekate. Ishte koha para dreke (Ed-duha). Shumica menduan se ka falur “salatu-d-duha-namaz”, mirëpo ky nuk ishte ai namaz, por ishte namazi i fitores apo i çlirimit të Mekës, i quajtur “salatu-l-fet’hi.”
Gjatë hyrjes së muslimanëve në Mekë, Ummihania kishte strehuar në shtëpinë e vet dy kushërinj të burrit, e Resulullahu i tha: “Ata që i ke fshehur, ani se i ke fshehur.” Vëllai i saj, Ali b. Ebu Talibi, deshi t’i mbyste, por ajo i mbylli në shtëpinë e vet. E pyeti Resulullahun nëse kishte të drejtë ta bënte këtë, e ai iu përgjigj se kishte të drejtë.
Likuidimi i kriminelëve më të mëdhenj
Resulullahu urdhëroi të gjendeshin dhe të likuidoheshin dhjetë kriminelët më të mëdhenj të Mekës, madje edhe nëse ishin fshehur nën flamurin e Ka’bes. Këta ishin: Abdul-Uzzij b. Hatali, Abdullah b. Ebi Sehri, Ikrime b. Ebi Xhehli, Harith b. Nufejl b. Vehbi, Mukejis b. Subabeh, Hebbar b. El-Esvedi, dy këngëtaret e Hatilit, të cilat këndonin këngë satirike në llogari të Resulullahut , dhe Sara, robëresha e liruar e familjes Abdul-Muttalib, tek e cila ishte gjetur letra e Hatibit.
Abdullah b. Ebi Sehri e solli Uthmanin te Resulullahu për ta lutur atë që t’ia falte. Resulullahu ia fali jetën. Më herët Ibni Ebi Sehri e kishte pranuar Islamin dhe kishte bërë hixhretin, andaj disa shokë të kurejshëve deshën ta mbysnin, për çka edhe renegoi nga Islami dhe u kthye në Mekë.
Ikrime b. Ebi Xhehli iku në Jemen. Gruaja e tij ndërhyri për të te Resulullahu dhe e luti që t’i lejonte asaj të shkonte e ta sillte atë. Resulullahu ia lejoj këtë, e ajo vajti dhe e solli atë në Mekë. Pastaj së bashku e pranuan Islamin. Pas kësaj ishte musliman i mirë.
Ibnul Hatali ishte fshehur nën flamurin e Ka’bes. Një njeri erdhi te Resulullahu dhe e informoi për këtë.
Resulullahu urdhëroi që ta mbysnin, dhe e mbytën.
Mukejis b. Subabetin, i cili e kishte pranuar Islamin para çlirimit të Mekës, por për shkak të armiqësisë kishte mbytur një ensar, për çka edhe renegon nga Islami dhe kthehet te kurejshët, e mbyti Numejleh b. Abdullahu.
Përsa i përket El-Harithit, ai e kishte munduar shumë Resulu-llahun . Atë e mbyti Aliu .
Hebbar b. El Esvedi ishte përpjekur ta pengonte Zejneben, vajzën e Resulullahut , që të bënte hixhretin. Ai zihet me të, e ajo rrëzohet në një gurë, me ç’rast i shpëton nga dora fëmija i porsalindur. Hebbari ikën nga Meka ditën e çlirimit. Pastaj e pranon Islamin dhe bëhet besimtar i mirë. Prej dy këngëtareve të përmendura, njërën e mbysin, kurse tjetrën e falin. Kjo e pranon Islamin sikurse edhe Sara.
Ibni Haxheri thotë: Ebu Masheri përmend edhe disa njerëz të cilët qenë ndëshkuar me likuidim: El-Harith b. Thelathil El-Huzaai, të cilin e ka mbytur Aliu . El-Hakimi përmend se edhe Ka’b b. Zubej-ri (poeti) ishte i dënuar me vdekje. Për të do të bëhet fjalë më vonë. Ai e pranon Islamin, e pastaj në vend të shpotive dhe satirave kën-donte lavdithurje.
Në mesin e të pandehurve ishin edhe Vahsh b. Harbi dhe Hinda, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjanit. Kjo e pranon Islamin. Pastaj likuidohet njëfarë Emebe, robëresha e liruar e Ibni Hatalit dhe Ummu Sad,- siç thotë Ibni Ishaku. Me këtë gjithsej kanë qenë nëntë meshkuj dhe gjashtë femra.
Pandehet se Ummu Sad dhe Ernebja, janë dy këngëtaret e përmendura, rreth emrave apo mbiemrave të të cilave ekzistojnë mospajtime.
Islami i Safvan b. Umejjes dhe i Fadalet b. Umejrit
Safvani nuk ishte në mesin e kriminelëve të akuzuar, por për shkak të pozitës së lartë në mesin e parisë kurejshite, u frikësua dhe iku nga Meka. Umejr b. El-Xhumehi kërkoi mbrojtje për të te Resu-lullahu . Resulullahu e pranoi këtë dhe i dha turbanin e vet me të cilin hyri në Mekë. Umejri nxitoi pas Safvanit, i cili ishte nisur për në Xhidde, me qëllim që prej aty me anije të ikte në Jemen. Umejri e arrin Safvanin dhe e kthen në Mekë. Pastaj Safvani kërkoi leje prej Resulullahut që të mendonte dy muaj. Resulullahu i lejoi katër muaj. Pas kësaj Safvani e pranoi Islamin, ndërsa gruaja e tij e kishte pranuar më herët. Resulullahu e vërtetoi martesën e tyre të parë.
Fadaleti ishte një i ri i cili iu afrua Resulullahut , ndërsa bënte tavafin, për ta mbytur. Resulullahu i tha se e dinte qëllimin e tij dhe kur Fadaleti e pranoi këtë, po atë çast kuptoi se Muhammedi me të vërtetë ishte Pejgamber i Allahut, dhe se ai ishte i informuar për çdo gjë, andaj e pranoi Islamin.
Hutbeja - ligjërimi i Resulullahut ditën e dytë në Mekë
Të nesërmen, ditën e dytë të çlirimit të Mekës, Resulullahu u mbajti njerëzve një hutbe - ligjëratë.
Ai e falënderoi Allahun , e lavdëroi Atë, e madhëroi Atë, e pastaj tha: “O njerëz, me të vërtetë Allahu e shpalli Mekën vend të shenjtë, atë ditë kur krijoi qiejt dhe Tokën. Ajo është e shenjtë me shenjtërinë e Allahut gjer në Ditën e Gjykimit. Askush prej njerëzve, të cilët e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk guxon të shkaktojë gjakderdhje në Mekë, apo të presë ndonjë dru. E nëse dikush pyet përse i është lejuar kjo Resulullahut , përgjigjuni: “Allahu ia ka lejuar këtë Pejgamberit të Vet, ndërsa juve jo, dhe atë në kohë të caktuar, ditën e kaluar, ndërsa sot është në fuqi ajo shenjtëri, siç ka qenë edhe dje. Për këtë të pranishmit le ti infor-mojnë ata që nuk janë të pranishëm.
Në një tjetër hadith qëndron: Madje asnjë degë të mos pritet në Mekë, të mos tremben zogjtë, të mos vilen frutat,...
Atë ditë fisi Huzaah mbyti një njeri prej Benu Lejthëve, për shkak të disa konflikteve të vjetra nga koha paraislamike. Përkitazi me këtë Resulullahu tha: “O popull huza’ah, largoni duart nga vrasjet, mjaft ka pasur vrasje, nëse prej kësaj do të ketë dobi. Ju e mbytët një njeri dhe me këtë i qëruat hesapet e vjetra, por tani e tutje, pas kësaj ngjarjeje, kush bën vrasje, edhe nëse familja e të vrarit është në Hajber, do t’i dorëzohet vrasësi gjallë a vdekur.” Në një hadith qëndron: “Pastaj u ngrit një njeri nga Jemeni, i ashtu-quajtur Ebu Shah, e tha: “O Pejgamber i Allahut, a mund të ma japësh këtë me shkrim? Resulullahu tha: “Shkruajani këtë Ebu Shahut.”
Drojtja e ensarëve se Resulullahu do të qëndrojë në Mekë
Kur Resulullahu e çliroi Mekën, vendlindjen e vet, atdheun e vet, ensarët thanë mes tyre: “A mendoni se Resulullahu pas këtij suksesi do të mbetet në vendlindjen e vet dhe në atdheun e vet?
Në atë çast, ai me duart e ngritura bënte dua në Saffa, e kur e mbaroi duanë tha: Çfarë thatë? u përgjigjën: Kurrgjë, o Pejga-mber i Allahut, por ai me këmbëngulje kërkoi që të tregonin. Më në fund ata i treguan, e ai tha: Mos e dhashtë Allahu, jeta dhe vdekja ime janë të lidhura me ju.
Marrja e betimit për besnikëri
Kur Resulullahu bashkë me muslimanët e çliroi Mekën, Mekasit filluan ta njihnin fenë Islame. Kuptuan se pa Islam nuk mund të kihej kurrfarë suksesi. Këtë ia pranuan Resulullahut dhe u tubuan rreth tij për t’u betuar në besnikëri.
Resulullahu ishte ulur në Saffa, ndërsa Umer b. El-Hattabi pak më poshtë se ai. Njerëzit vinin dhe betoheshin në besnikëri dhe dëgjueshmëri aq sa ishin në gjendje. Umeri ishte dëshmitar.
Në veprën “El-Medarik” thuhet se Resulullahu , pas betimit të mushrikëve në besnikëri, i thirri gratë që edhe ato të betoheshin. Ai pranonte prej tyre betimin dhe ua përcillte kërkesat e veta, gjersa u paraqit Hinda, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjanit, e veshur me petka të tjera dhe e maskuar. Frikësohej se mos po e njihte Resulu-llahu dhe mos po e dënonte për atë që i kishte bërë Hamzës. Atëherë Resulullahu tha: “Prej jush kërkoj që të më jepni fjalën se nuk do t’i bëni shirk Allahut.” Këtë ua përsëriti Uthmani e ato ia dhanë betimin. Pastaj Resulullahu vazhdoi: “Dhe se nuk do të vidhni”, e Hinda reagoi: “Ebu Sufjani është njeri koprrac, e nëse unë marr pak prej parave të tija?” Kurse Ebu Sufjani tha: “Çfarëdo që të marrësh prej meje ta bëj hallall.” Resulullahu buzëqeshi sepse e njohu Hindën, e tha: “Ti qenke Hinda?” Ajo u përgjigj: “Po, por më fal për atë që ka kaluar, o Pejgamber i Allahut!” Ai u përgjigj: “Alla-hu të faltë.”
Resulullahu vazhdoi me betim, e tha: “Dhe se nuk do të bëni zina (kurvëri).” Hinda tha: “A mos vallë gratë e lira (të cilat nuk janë robëresha) veprojnë kështu?” Resulullahu vazhdoi: “Dhe se fëmijët tuaj nuk do t’i mbytni në mitër.” Hinda shtoi: “Ne kujdese-mi për ta që nga vogëlia, ndërsa ju i mbytni kur ata rriten, por ju dhe ata e dini më së miri.”
Djali i saj, Handhale, ishte vrarë në Bedër. Umeri qeshte me zemër, sa që u shtri përtokë nga të qeshurit, e edhe Resulullahu buzëqeshi. Pastaj Resulullahu vazhdoi: “Dhe burrave tuaj nuk do t’ua hidhni fëmijët e huaj në shtrat.” Hinda tha: “Pasha Allahun, me të vërtetë është keq të veprohet kështu. E përse nuk na urdhëron të sillemi mirë dhe të jemi të udhëzuara?” Resulullahu tha: “Dhe të jeni të dëgjueshme e të mos mohoni asgjë që është e mirë.” Hinda tha: “Pasha Allahun, as që kemi ardhur këtu me qëllim që të bëhemi të padëgjueshme.” Kur u kthye nga mbledhja në shtëpi, ajo e theu idhullin e vet, e tha: “Sherri yt kemi jetuar në lajthitje.”
Qëndrimi i Resulullahut në Mekë dhe veprimtaria e tij
Resulullahu në Mekë qëndroi nëntëmbëdhjetë ditë duke për-sëritur rëndësinë e Islamit dhe duke e përudhur popullin në rrugën e drejtë, në devotshmëri dhe në Shpallje. Gjatë këtyre ditëve e urdhë-roi Ebu Usejd El-Huzaimin ti përmirësonte simbolet dhe shenjat e Haremit të Kabes, dhe ti spastronte e ti largonte të gjitha ato gjësende të cilat përkujtonin periudhën e kaluar.
Nga Meka dërgoi disa delegacione të cilat shpjegonin Islamin dhe të ftonin në të. Ai caktoi një kasnec me detyrë që rrugëve të Mekës të thërriste: Ai që beson Allahun , të mos lërë asnjë idhull pa e thyer në shtëpinë e vet.”
Delegacionet dhe patrullat
1. Kur Resulullahu pushoi së rregulluari situatën në Mekë, e dërgoi Halid b. El-Velidin për të rrënuar idhullin El-Uza, i cili gjendej në Nahël, jo larg Mekës. Halid b. El-Velidi u nis më 25 ramazan të vitit 8 h. Ky idhull u takonte kurejshëve dhe të gjithë fisit Beni Kenaneh, dhe ishte idhulli i tyre më i madh. Rojtari i tij ishte fisi Shejban. Halidi u nis së bashku me tridhjetë kalorës. Kur mbërriti atje, e rrënoi idhullin dhe u kthye te Resulullahu . Ky e pyeti: “A pe diçka?” Halidi u përgjigj: “Jo.” Resulullahu i tha: “Atëherë nuk e ke rrënuar, kthehu atje dhe rrënoje.” Halidi u kthye i hidhëruar duke vringëlluar me shpatë. Para tij doli një grua lakuriq, e zezë dhe me flokë të shprishur. Atë e qortonte rojtari i idhullit. Halidi e goditi me shpatë dhe e ndau më dysh. Pastaj u kthye te Resulullahu dhe i tregoi ç’kishte bërë. Resulullahu tha: “Po, kjo ishte idhulli El-Uzat, ajo ka qenë jashtëzakonisht e pikëlluar që kurrë më nuk do të jetë e adhuruar në këto treva.”
2. Resulullahu e dërgoi Amër b. El-Asin, po atë muaj, për të rrënuar idhullin Suvaa’. Ky ishte idhulli i fisit Hudhejl në Rihat, tre milje larg Mekës. Kur mbërriti atje, derëtari e pyeti: “Ç’dëshiron?” Amër b. El-Asi iu përgjigj: “Më ka urdhëruar Resulullahu të rrëno-jë këtë idhull.” Derëtari i ta: “Nuk do t’ia dalësh ta bësh këtë.” Amri pyeti: “Përse.” Ai u përgjigj: “Nuk dorëzohet.” Amri i tha: “Ende je në lajthitje. Vaj halli për ty, a dëgjon dhe a sheh ai?” Pastaj iu afrua idhullit dhe e rrëzoi. Urdhëroi që të rrënohet edhe shtëpia ku ishte idhulli dhe aty nuk gjetën kurrgjë. Amri e pyeti roj-tarin: “Ja, a e pe?” Ai u përgjigj: “E pranoj Islamin dhe i dorëzohem Allahut .”
3. Po atë muaj dërgoi Sa’d b. Zejd El-Eshhelin me njëzet kalorës për të rrënuar Menatin. Idhulli Menat ishte në Mushel-lel, afër Kudejdit. Ky ishte hyu i fisit El-Evs, El-Hazrexh, El-Gassan dhe i fiseve të tjera arabe. Kur Sadi arriti tek idhulli, paria e fiseve e pyetën: Çdëshiron? Ai u përgjigj: Të rrënoj Menatin. Ata thanë: Ja ku je ti dhe ja ku e ke atë (idhullin). Sadi u afrua, kur prej idhullit doli një grua lakuriq, e zezë, e cila e sillte kokën në mënyrë shqetësuese. Vajtonte dhe i mëshonte gjoksit të vet. Rojtari i tha: Menat, para teje janë një grup mëkatarësh ndaj teje.” Sa’di e goditi atë dhe e mbyti. Pastaj e rrëzoi dhe e thërrmoi idhullin. Edhe ky nuk gjeti kurrgjë në depon e idhullit.
4. Në muajin shaban të vitit 8 h Resulullahu caktoi Halid b. El-Velidin, pasi rrënoi idhullin El-Uza, të vizitonte fisin Benu Xhu-dhejmeh për ti thirrur në Islam. I tha që të mos mbyste askënd. Halid b. El-Velidi ishte në krye të ushtrisë prej treqind e pesëdhjetë njerëzve muhaxhirë, ensarë dhe nga fisi Benu Sulejme. Kur arriti tek ata, i thirri në Islam, kurse ata nuk dinin të thoshin e pranuam Isla-min, por thanë: E ndërruam fenë, e ndërruam fenë. Halidi këtë nuk e kuptoi andaj filloi ti priste njerëzit dhe ti zinte robër. Çdo ushtari i urdhëroi të merrte nga një rob. Pastaj urdhëroi që çdo ushtar ta mbyste robin e vet, por e pengoi Ibni Umeri dhe shokët e tij, derisa u kthyen te Resulullahu . Kur u kthyen në Mekë, i treguan Resulu-llahut se ç’kishte ndodhur, e ai i ngriti duart e tha: “O Zoti im, unë jam i pastër prej asaj çfarë ka bërë Halidi.” Këtë e përsëriti dy herë.
Pjesëtarët e fisit Benu Sulejme i kishin mbytur robërit e vet, kurse ensarët dhe muhaxhirët jo. Resulullahu dërgoi Aliun që t’ua paguante dëmshpërblimin e gjakut dhe për t’ua kthyer të vdekurit. Ndërmjet Halidit dhe Abdu-r-Rahman b. Avfit shpërtheu konflikti dhe grindja për shkak të kësaj ngjarjeje. Resulullahu dëgjoi për këtë, e tha: “Ngadalë, ngadalë, o Halid, lëre të qetë as’habin tim, pasha Allahun, edhe sikur të kishe flori sa kodra e Uhu-dit, e ta shpenzoje në rrugën e Allahut, nuk do të arrije as vlerën e një hapi të ashabit tim, gjatë shkuarjes apo të ardhjes.
Kjo ishte beteja për çlirimin e Mekës. Ky qe çasti vendimtar dhe fitorja e madhe që e shkatërroi qenien idhujtare nga rrënjët. Kjo fitore nuk u la hapësirë e as arsye fiseve arabe për dilemë në tërë Gadishullin Arabik.
Të gjitha fiset arabe prisnin se çfarë do të rezultonte nga konflikti i cili zhvillohej mes muslimanëve dhe idhujtarëve. Të gjitha këto fise e dinin se ai që ishte në rrugën e drejtë, do ta fitonte tempullin e Shenjtë - Kaben, dhe se nuk mund ta mbante ai që ishte në mashtrim. Për këtë ishin dëshmuar një herë para gjysmë shekulli, atëherë kur ithtarët e elefantit u nisën për ta rrënuar këtë shtëpi të Allahut, ndërsa Allahu i shkatërroi ata dhe i bëri porsi gjethe të brejtura nga krimbat.
Duhet të theksojmë se marrëveshja e Hudejbisë ishte pararojë e kësaj fitoreje madhështore. Gjatë kohës së armëpushimit njerëzit u liruan, filluan të bisedonin mes tyre, flisnin dhe mendonin për Isla-min. Të gjithë atyre në Mekë, që e fshihnin Islamin, iu bë e mundur që publikisht ta shprehnin dhe praktikisht ta manifestonin atë dhe të garonin për këtë.
Kjo bëri që shumë njerëz të kalonin në Islam. Kjo u bë e qartë në këtë betejë, në të cilën morën pjesë dhjetë mijë ushtarë musli-man, ndërsa pak para Hudejbisë ishin vetëm tre mijë. Kjo betejë vendimtare ia hapi sytë popullit dhe i rrënoi barrikadat e fundit, të cilat ndodheshin mes tyre dhe Islamit. Me këtë fitore muslimanët mbizotëruan me situatën politike dhe fetare, në të njëjtën kohë në tërë Gadishullin Arabik, gjerë e gjatë. Muslimanët fituan qeverisjen fetare dhe politike.
Periudha, e cila filloi pas armëpushimit, kaloi në favor të muslimanëve dhe përfundoi me këtë fitore të lavdishme. Pas kësaj fillon një periudhë e re, e cila në tërësi është në favor të muslimanëve. Gjatë kësaj periudhe, muslimanët ishin sundimtarë të vërtetë të situ-atës së gjithmbarshme. Fiseve Arabe nuk u mbeti asgjë tjetër, përveçse që në delegacione të shkonin te Resulullahu dhe të pranonin Islamin, e pastaj ta bartnin atë nëpër tërë botën. Për këtë ndërma-rrje veçanërisht ishin të suksesshme dy vitet vijuese.
ETAPA E TRETË
Kjo periudhë është njëherësh edhe periudha e fundit e jetës së Resulullahut . Kjo paraqet sukseset, të cilat kanë rezultuar nga feja Islame pas xhihadit jetëgjatë, të mundimshëm dhe të vështirë, si dhe pas problemeve, marifetllëqeve, trazirave, betejave dhe luftërave, përballë të cilave qëndroi mbi dy dekada.
Çlirimi i Mekës ishte fitorja më e lavdishme që kanë arritur mus-limanët gjatë të gjitha këtyre viteve. Për shkak të kësaj fitoreje, his-toria e ka ndërruar tërë rrjedhën e vet, ndërsa kjo rrjedhë i ka ndry-shuar arabët dhe mënyrën e jetesës së tyre.
Fitorja madhështore në Mekë vuri kufi tejet të fortë mes periudhës para fitores dhe periudhës që ka pasuar pas fitores.
Në sytë e arabëve, kurejshët kanë qenë ruajtës të fesë dhe mbrojtës të saj. Andaj arabët i pasonin dhe i imitonin këta.
Dorëzimi i kurejshëve dhe kapitullimi i tyre paraqet grushtin e fundit të politeizmit, të besimit të mushrikëve në Gadishullin Arabik.
Kjo periudhë e tretë mund të ndahet në dy intervale kohore historike - perioda:
1. perioda e mundimeve dhe e luftërave.
2. perioda e garimeve fisnore në përqafimin e Islamit.
Këto dy perioda të ndodhive historike janë të lidhura dhe krahasuese me njëra-tjetrën.
Ne kemi zgjedhur këtë renditje në mënyrë që ta trajtojmë secilën anë me veçantitë e veta dhe me dallimet midis tyre.
Perioda e betejave dhe e mundimeve në këtë fushë është e lidhur ngushtë me të kaluarën, andaj e zgjodhëm të parën.
BETEJA NË HUNEJN
Çlirimi i Mekës pasoi menjëherë pas grushtit të shpejtë që iu dha arabëve në periudhën e kaluar. Fiset fqinje ishin të befasuara me situatën përkatëse dhe nuk ishin më në gjendje të bënin ndonjë rezistencë serioze.
Për këtë arsye, pjesa më e madhe e tyre e pranuan Islamin, përveç disa fiseve tekanjoze, të fuqishme dhe kryelarta, idomos fiset Havazin dhe Thekaf. Këtyre iu bashkuan edhe disa familje arabe: Nasër, Xheshem, Sad b. Bekër dhe disa njerëz nga benu hilalët, të gjithë me origjinë nga Kajs Ajlani. Këto fise e konsideronin veten madhështore dhe krenare, për tu pajtuar në mënyrë të qetë me këtë fitore të muslimanëve. Andaj u tubuan rreth Malik b. Avf En-Nasrij dhe vendosën të ndërmerrnin luftë kundër muslimanëve.
Lëvizja e armikut dhe ardhja e tyre në Eutas
Pasi e nxiti çështjen e vajtjes në luftë kundër muslimanëve, Malik b. Avf-i e nisi popullin me tërë pasurinë e tyre të tundshme, me gratë dhe me fëmijët, në rrugë për në Eutas.
Eutasi është luginë në tokën e fisit Havazin, në afërsi të Hunejnit. Mirëpo kjo luginë është me natyrë krejtësisht tjetër nga ajo e Hunejnit. Hunejni është në afërsi të Dhu-l-Mexhazit. Mes Hunejnit dhe Mekës largësia është dhjetë milje, dhe atë nga ana e Arafatit.
Luftëtari i regjur e konsideron të gabueshëm mendi-min e koman dantit
Kur Malik b. Avfi arriti në Eutas, të gjitha fiset u mblodhën rreth tij. Ndër njerëzit e mençur ishte edhe Durejd b. Es-Samti, plak që nuk kishte dituri tjetër, përveç diturisë mbi luftimin, si teorik ashtu edhe praktik. Kishte qenë luftëtar jashtëzakonisht i guximshëm dhe i sprovuar.
Në atë tubim ai pyeti: Në cilën luginë jeni ju tani? Njerëzit u përgjigjën: Në Eutas. Ai tha: Po, terren për kuaj. Ky natyrisht është truall kreshtash malore (kodrina të shpërndara), pa aspak tokë ranore dhe të butë. Po i dëgjoj palljet e deveve, të pallmet e gomerëve, të qarët e fëmijëve dhe blegërimat e deleve. Ku janë? Njerëzit u përgjigjën: I ka marrë me vete Malik b. Avfi. Së bashku me meshkujt janë edhe gratë, fëmijët e tyre dhe e tërë pasuria e tyre e tundshme.
Durejdi e thirri Malik b. Avfin dhe e pyeti përse kishte vepruar kështu dhe çe shtyri ta bënte këtë. Ai u përgjigj: Desha që pas çdo mashkulli të qëndrojë familja dhe pasuria e tij. Mashkulli duhet të luftojë për ti mbrojtur dhe shpëtuar ata. Durejdi tha: Bari de-lesh, për Zotin! Ai që e humb betejën, a mund ta mbrojë familjen dhe të kujdeset për të e për pasurinë e vet? Nëse dëshiron të ngadhënjesh, nuk ke dobi prej askujt tjetër, përveç prej luftëtarëve me shpata dhe me shtiza të gatshme, e nëse dështon, atëherë do të shkatërrohen edhe familjet, edhe pasuria e tyre. Pastaj pyeti për disa familje e disa prijës, dhe shtoi: O Malik, asgjë nuk do të arrish me dërgimin e ushtarëve havazin me helmeta për të shkatërruar kuajt. Ktheji mbrapsht që të mbrojnë shtëpitë dhe parinë e tyre, e pastaj le të hidhen të rinjtë në shpinat e kuajve, nëse fiton, pas teje do të vijnë edhe ata që janë prapa teje, e nëse dështon, kjo le të gjejë vetëm ty, kurse familjet dhe pasuria do të jenë të sigurta. Mirëpo Maliku si kryekomandant e refuzoi këtë propozim duke thënë: Pasha Allahun, nuk do të bëj kurrgjë prej asaj që propozove ti. Ti tanimë je plakur dhe je rraskapitur, e edhe truri të është vjetëruar. Për Zotin!, ose do të më dëgjojnë havazinët, ose do të shpërthehem me shpatë në gjoks.
Maliku nuk lejoi të miratohej mendimi e as propozimi i Durejdit. Havazinët u bindën të dëgjonin Malikun, kurse Durejdi tha: Unë nuk do ta përjetoj rezultatin e tërë kësaj...eh, sikur të isha më i ri!
Vëzhgimi armiqësor
Maliku i kishte dërguar spiunët e tij për të mësuar diçka më tepër për muslimanët. Ata u kthyen të ndarë e të frikësuar, kurse Malik b. Avfi u tha: Vaj halli për ju nëse nuk keni sjellë kurrfarë informatash.” Ata thanë: “I pamë disa njerëz të bardhë në kuaj bar-dhezi. Për Zotin!, nuk guxuam të qëndronim bashkë, andaj na ndo-dhi kështu siç po e sheh.”
Vëzhgimi i Resulullahut
Kur e informuan Resulullahun për lëvizjen e armikut, ai urdhëroi Ebu Hadret El-Eslemiun që të hynte mes popullit, të qëndronte në mesin e tyre për pak kohë dhe të mblidhte informata për qëllimet e armikut, e pastaj të kthehej. Dhe ai e bëri këtë.
Resulullahu lë Mekën dhe shkon në Hunejn
Të shtunën, më gjashtë shevval të vitit 8 h, Resulullahu la Mekën ku qëndroi tetëmbëdhjetë ditë. Ditën e nëntëmbëdhjetë ai u nis me 12 mijë muslimanë, 10 mijë që kishin ardhur në Mekë dhe 2 mijë kurejshitë. Shumica e kurejshëve ishin njerëz, të cilët posa ki-shin pranuar Islamin. Resulullahu huazoi nga Safvan b. Umejje 200 parzmore dhe armë. Mbikëqyrës në Mekë la Itab b. Usejdin.
Kur filloi të errej, erdhi një kalorës e tha: “Vëzhgova në atë e atë kodër dhe pashë havazinët me gjithë familjet e tyre, me fëmijët, gratë, ushqimin dhe bagëtinë.” Resulullahu buzëqeshi e tha: “Kjo pasuri është e muslimanëve, nesër insh’Allah do të jetë jona.” Për rojë atë natë e zgjodhi Enes b. Ubej Murthed El-Ganevijin.
Gjatë këtij udhëtimi prej Mekës në Hunejn muslimanët panë një dru të madh në luginën Dhatu Envat, në të cilin arabët varnin armët e tyre dhe afër tij thernin kurbanet dhe luteshin. Disa ushtarë e pyetën Resulullahun : “A mund të kemi edhe ne kësi vendi të shenjtë, sikurse fiset arabe në Dhatu Ervat?” Resulullahu tha: “Allahu ekber - Allahu është i madh, ju, pasha Allahun, jeni duke fo-lur siç ka folur populli i Musait: “Na mundëso edhe neve të kemi zotin tonë, ashtu siç kanë edhe ata zotat e vet!” Ju jeni popull që nuk di kurrgjë, kjo është traditë, a mos do ti pasoni zakonet e atyre para jush.
Gjithashtu ndër ushtrinë muslimane kishte edhe të atillë, të cilët ishin entuziazmuar me ushtrinë e vet të madhe, e thoshin: Sot është e pamundur të na mposhtin. Mënyra e këtillë e të menduarit të tyre e pikëlloi shumë Resulullahun .
Ushtria muslimane papritmas në kurthin e shigje-tarëve
Ushtria muslimane arriti në Hunejn të martën në mbrëmje, më 20 shevval. Malik b. Avfi kishte arritur para Resulullahut . Ai natën e kishte shpënë ushtrinë e vet në grykën e Hunejnit, ku i kishte radhitur në pusi, nëpër shtigje e tërthore, lugje e gryka, me urdhër që, sapo të paraqiteshin muslimanët, t’i qëllonin me breshëri shigje-tash, e pastaj të sulmonin të gjithë njëherësh.
Resulullahu e përgatiti dhe e radhiti ushtrinë e vet natën. E siguroi pararojën dhe ua ndau njerëzve flamujt.
Posa zbardhëlloi qielli, ende pa u zdritur mirë, ushtria muslima-ne ishte e gatshme për betejë. Vendosën të zbrisnin në luginë. Nuk dinin për pusinë e përgatitur nga armiku në ngushticat e kësaj gryke.
Dhe, ndërsa ata zbritnin, i mbuloi një mori shigjetash. Ushtria e armikut u vërsul njëherësh, kurse muslimanët nisën të tërhiqeshin me të shpejtë, duke rënë njëri mbi tjetrin.
Dukej se dështimi ishte i paevitueshëm, kështu që Ebu Sufjan b. Harbi, që para pak kohe ishte bërë musliman, tha: “Dështimi i tyre nuk do të përfundojë derisa t’i dëbojmë gjer në Detin e Kuq.” Atëherë Xhebeleti apo Kidlet b. El-Xhunejdi, bërtiti me zë të lartë: “Sot dështoi mrekullia.”
Resulullahu mbeti vetëm në anën e djathtë dhe filloi të thërriste: “O burra, burra, ejani tek unë, unë jam Resulullahu, Muhammed b. Abdullahu.” Me të ishte një numër i vogël muhaxhirësh dhe i familjes së tij. Në atë çast Resulullahu tregoi aq guxim dhe trimëri të madhe, saqë nuk mund të përshkruhet dot me fjalë.
Me nxitim dhe pandërprerë e drejtonte të shaluarën e vet drejt jobesimtarëve, duke thënë: Unë jam Pejgamber e jo gënjeshtar, unë jam i biri i Abdull-ahut. Gjatë tërë kohës Ebu Sufjan b. El-Harithi mbante dizgjinët e pelës së tij, ndërsa El-Abbasi yzengjitë e saj, duke u munduar ta ndalnin që të mos ngutej. Pastaj Resulullahu zbriti dhe kërkoi ndihmë nga Allahu duke thënë: “O Zoti im, lëshoje ndihmën Tënde!”
Kthimi i muslimanëve në pozita dhe kulmi i luftës
Resulullahu i urdhëroi xhaxhait të vet, Abbasit, i cili kishte zë të lartë, që të thërriste as’habët. Abbasi rrëfen: Unë bërtita me sa zë kisha: Ku janë ashabët zeshkanë, o ashabë zeshkanë! Pastaj tha: Pasha Allahun, aq shumë i ngacmova emocionet e tyre, si lopa kur pëllet pas viçave të vet. Ata bërtitën: O, të përgjigjemi, ja po vijmë!
Mirëpo ishte shumë vështirë të arrihej te Resulullahu . Së pari duhej të kthenin devetë e pezmatuara, të cilat ngarendnin në drejtim të kundërt. Secili mundohej ta kthente devenë e vet, por, pa sukses. Pastaj hiqnin helmetat, e me të e godisnin, por pa rezultat, pastaj merrnin mburojën dhe duke vringëlluar me shpatë, depërtonin duke lajmëruar: “Ja ku jemi.” Rreth Resulullahut u mblodhën me qindra njerëz, të cilët e dëbonin sulmin dhe luftonin.”
Pastaj thirrja iu drejtua ensarëve: “O ensarë!” Pas tyre u thirrën Benu-l-Harith b. El-Hazrexhët. Kur përnjëherësh nga të gjitha anët arritën çetat muslimane, njëra pas tjetrës, në të njëjtën mënyrë siç i kishin braktisur pozitat e veta. Dy ushtritë u përleshën rreptë. Resulullahu vështronte fushëbetejën. Beteja ishte në vlug. Resulu-llahu tha: “Tani lufta u ndez flakë.” Pastaj u përkul, mori një grusht pluhur dhe ia hodhi armikut në fytyrë, e pastaj tha: “Fytyrat iu deformuan, e Allahu nuk ka krijuar askënd që të mos ia mbu-shë sytë me pluhur nga ky grusht, ndëshkimi i arriti ata dhe fundi po u afrohet.”
Shpartallimi i bashkimit të armikut dhe fitorja e madhe e mysli manëve
Pas hedhjes së pluhurit në sytë e armikut, vetëm për disa orë, armiku e humbi tërësisht betejën. Vetëm nga fisi Thekaf u vranë afro shtatëdhjetë njerëz. Muslimanët me shpejtësi i konfiskuan armikut gjithçka që kishte me vete, pasurinë, armët dhe karvanin.
Kjo ishte ajo kthesë, në të cilën na udhëzoi Allahu .
Allahu thotë: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë vende, si në ditën e betejës së Hunejnit kur ju entuziazmoi numri juaj i madh, por ai numër nuk ju solli asnjë dobi, toka ju duk e ngushtë, edhe pse është e gjerë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. Pastaj Allahu ia dërgoi qetësinë e Tij Pejgamberit të Vet dhe besimtarëve dhe e dërgoi ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë, e i dënoi ata që kishin mohuar. Ky është ndëshkimi i mohu-esve. (Et-Teube: 25-26)
Përndjekja e armikut
Kur muslimanët ngadhënjyen mbi armikun, një grup prej tyre iku në Taif, grupi i dytë në Nahël, ndërsa grupi i tretë në Eutas.
Resulullahu i dërgoi ndjekësit në Eutas, me në krye Ebu Amir El-Esh’ariun, me ç’rast shpërtheu një përleshje e vogël dhe së shpej-ti mushrikët humbën. Në këtë përleshje humbi jetën udhëheqësi ushtarak musliman, Ebu Amir El-Esh’ariu.
Grupi i dytë i muslimanëve u dha në ndjekje të mushrikëve që kishin ikur në Nahël dhe së shpejti i zunë. Në mesin e tyre ishte edhe Durejdi plak e i mençur, të cilin e mbyti Rebiah b. Rafiu.
Pasi mblodhi plaçkat e luftës në Hunejn, Resulullahu u nis pas grupit më të madh të mushrikëve, të cilët ikën në Taif
Plaçkat e luftës
Në Hunejn muslimanët zunë rob gjashtë mijë robër lufte dhe konfiskuan njëzet e katër mijë deve, më tepër se dyzet mijë dele dhe katër mijë okë argjend.
Resulullahu urdhëroi që të gjitha këto të grumbulloheshin dhe të deponoheshin në El-Xharan. Për mbikëqyrës të këtyre plaçkave të luftës caktoi Mesud b. Amrin dhe El-Gaffarin. Plaçkat nuk i ndau gjersa u kthye nga beteja në Taif.
Në mesin e robërve të luftës ishte edhe Shejma, e bija e El-Harith Es-Sadit, motra mëndore e Resulullahut . Kur e sollën para Resulullahut , ajo i tregoi se kush ishte dhe, sipas shenjave të dalluara nga fëmijëria, Resulullahu e njohu dhe i shprehu respekt sikurse motrës së vet të vërtetë. Ai shtroi kaftanin e vet dhe e uli në të, pastaj ia siguroi garancinë dhe përcjelljen, dhe e dërgoi mbrapa te familja e saj.
Beteja në Taif
Kjo betejë ishte vetëm vazhdim i betejës në Hunejn. Na është e njohur se shumica e familjeve Havazin dhe Thekaf kishin ikur në Taif me kryekomandantin e tyre Malik b. Avf En-Nasriun. Ata u fortifikuan në Taif. Pasi i rregulloi punët në Hunejn dhe i la plaçkat e luftës në El-Xharan, Resulullahu u nis për në Taif. Kjo po ashtu ndodhi në muajin shevval të vitit 8 h.
Në krye të ushtrisë ishte pararoja prej një mijë luftëtarësh, të cilën e udhëhiqte Halid b. El-Velidi, kurse Resulullahu u nis pas tyre me pjesën tjetër të ushtrisë. Gjatë marshimit kaluan nëpër vendet En-Nahël, Karnu-l-Menazil, pastaj Lejt. Në Lejt ishte fortifikata e Malik b. Avfit, të cilën e rrënuan me urdhrin e Resulullahut . Pas kësaj vazhduan rrugën për në Taif. Kur arritën afër bedenave të Taifit, u ndalën dhe Resulullahu urdhëroi rrethimin e qytetit. Rrethimi i Taifit zgjati një kohë më të gjatë.
Në koleksionin e Muslimit, që transmetohet nga Enesi, thuhet se rrethimi ka zgjatur dyzet ditë. Autorët e Sires kanë të dhëna të ndryshme. Disa thonë se rrethimi ka zgjatur njëzet ditë, disa afro pesëmbëdhjetë, disa pesëmbëdhjetë e disa tetëmbëdhjetë ditë.
Gjatë kohës së rrethimit ndodhën disa ndeshje me shtiza dhe me katapulta, por nuk pati përleshje frontale. Posa muslimanët vendosën shtetrrethimin, ata nga brenda filluan ti gjuanin me shti-za, kështu që nga ana e muslimanëve pati të plagosur dhe dymbë-dhjetë të vrarë. Andaj muslimanët qenë të detyruar të tërhiqeshin nga pozita e mëparshme në vendin ku është sot “Xhamia e Taifit”. Aty ngritën kampin e vet.
Resulullahu i urdhëroi muslimanët që ti gjuajnë banorët e Taifit dhe fortifikatat e qytetit me katapulta. Kështu i dëmtuan bedenat e qytetit. Një grup muslimanësh hynë në mburojat luftarake prej druri për të depërtuar në qytet. Me këtë rast armiku filloi ti gjuante nga lart me shufra të skuqur hekuri. Atëherë muslimanët dolën prej mburojave të drunjta dhe i gjuajtën me shigjeta, me çrast vranë shumë prej tyre. Resulullahu si pjesë të taktikës luf-tarake dhe për ta detyruar armikun të dorëzohej, urdhëroi që të pri-tej hardhia dhe të digjej. Muslimanët filluan ta bënin këtë me shpejtësi aq të madhe, saqë fisi Thekaf e luti Resulullahun që t’ua linin atyre hardhinë në emër të Allahut dhe të lidhjeve farefisnore. Resu-lullahu e bëri këtë, por vetëm për hir të Allahut dhe të lidhjeve farefisnore.
Resulullahu iu drejtua popullit të Taifit me thirrje: “Çdo njeri që del nga qyteti i rrethuar, do të jetë i lirë.” Nga qyteti dolën njëzet e tre njerëz. Resulullahu i liroi që të gjithë dhe çdonjërin prej tyre ia dorëzoi njërit prej muslimanëve në amanet për ta mbrojtur. Ky veprim i erdhi shumë vështirë banorëve të tjerë të qytetit të rrethuar.
Duke qenë se rrethimi zgjati shumë, e populli brenda mureve mbeti i qëndrueshëm, Resulullahu filloi të kërkonte zgjidhje të re. Muslimanëve iu mërzit rrethimi. Shumë prej tyre ishin plagosur me shtiza, shigjeta, shufra të zjarrta etj., ndërsa armiku ishte i gatshëm të përballonte rrethimin edhe një vit të tërë. Andaj Resulullahu kërkoi mendimin e Neufel b. Muavi Ed-Dejliut, i cili tha: “Ata janë sikurse dhelpra në strofkën e vet. Nëse gjendesh përmbi strofkë, dhelpra është jotja, por nëse e braktis, nuk do të sjellë dëm.”
Atëherë, Resulullahu duke kuptuar domethënien e këtyre fjalëve, vendosi që të hiqej rrethimi dhe të përgatitej ushtria për kthim. Ai e thirri Umer b. El-Hattabin dhe i tha që t’u kumtonte njerëzve: “Nesër, insh’Allah, nisemi për rrugë.” Muslimanëve kjo u erdhi vështirë, andaj thanë: “Ne të kthehemi prapa pa pushtuar Taifin?” Resulullahu tha: “Ani mirë, nesër do të luftoni.” Të nesërmen luftu-an, e shumë prej tyre morën plagë, ndërsa Resulullahu tha: “Ne-sër, insh’Allah, nisemi për rrugë.” Ushtria u gëzua shumë, u përga-titën dhe u nisën, e Resulullahu qeshi ëmbël për këtë vendim të tyre. Kur u larguan prej Taifit, Resulullahu iu drejtua muslima-nëve: “Thoni: “Ne kthehemi dhe pendohemi në emër të Allahut. Atij i përulemi dhe Zotin tonë e falënderojmë.” Dikush tha: “O Pejga-mber i Allahut, lute Allahun për fisin Thekaf.” Resulullahu tha: “O Zoti im, udhëzoji thekafët në rrugën e drejtë dhe futi ata në Islam.”
Ndarja e plaçkave të luftës në El-Xha’ran
Pas ndërprerjes së rrethimit, Resulullahu u kthye në El-Xharan. Këtu qëndroi më tepër se dhjetë ditë duke mos i ndarë plaçkat e luftës. Priste më dëshirë që ndoshta tek ai do të vinte delegacioni i fisit Havazin, i cili eventualisht do të shprehte keqardhje dhe pen-desë, e ta kthenin atë që kishin humbur. Mirëpo nuk erdhi askush prej tyre, andaj vendosi të fillonte me ndarje e kështu ti kënaqte kryeparët e padurueshëm të fiseve dhe parinë kurejshite. Më së pari morën pjesën e vet ata, zemrat e të cilëve duhej të përfitoheshin. Ata fituan plaçkë të begatë. Resulullahu i dha Ebu Sufjanit dyzet okë argjend dhe njëqind deve. Ebu Sufjani tha: “E djalit tim, Jezi-dit?” E edhe atij i dha po aq. Ebu Sufjani përsëri tha: “E Muaviut?” Resulullahu edhe për këtë dha po aq. Pastaj Hakim b. Huzamit ia dha njëqind deve, e ky e pyeti që ti jepte edhe aq, e ia dha. Safvan b. Umejjes i dha njëqind deve, pastaj edhe njëqind të tjera. El-Harith b. El-Kildit i dha njëqind deve, e kështu ua ndau edhe të gjithë kryeparëve të kurejshëve dhe të fiseve të tjera.
Të tjerëve u ndau: disave nga pesëdhjetë, disave dyzet, gjersa u përhap fjala mes popullit se Muhammedi ishte duke ndarë në atë mënyrë, saqë nuk frikësohej se do të varfërohej.
Kur e panë këtë fiset arabe, u grumbulluan rreth tij dhe çdonjëri kërkonte diçka për vete. Shtyheshin aq shumë, saqë e mbështetën pas një lisi. Në këtë tollovi të madhe ia hoqën edhe kaftanin nga trupi, e ai thirri: O njerëz, kthemani kaftanin tim, pasha Atë në do-rën e të Cilit është shpirti im, sikur ta kisha pasurinë e pyjeve Tiha-me, të tërën do tjua ndaja, e ju e dini mirë se unë nuk jam kop-rrac, por nuk jam as lalash e as gënjeshtar.
Pastaj iu afrua devesë së vet, mori një qime nga gunga e saj me dy gishta, e ngriti lart e tha:
O njerëz, pasha Allahun unë nuk kam asgjë prej këtyre plaçkave, madje as sa kjo, përveç një të pestës, e edhe kjo një e pesta do tju ndahet juve.”
Pasi ua ndau pjesën atyre, zemrat e të cilëve duhej të përfitoheshin, Resulullahu i urdhëroi Zejd b. Thabitit që t’i thërriste të tjerët, në mënyrë që secili të merrte pjesën e vet nga plaçkat. Një pjesë përbëhej prej katër devesh dhe dyzet delesh për çdo person. Një kalorësi i takonin dymbëdhjetë deve dhe njëqind e njëzet dele.
Kjo lloj ndarjeje bazohej në taktikën shumë të urtë politike. Ekzistojnë shumë njerëz, të cilët e pranojnë të vërtetën për shkak të interesave të veta personale, e jo nga aftësia e të kuptuarit.
Gjithashtu, kafsha ndillet me anë të barit, duke e zgjatur gjith-një qafën për të arritur gjer tek ajo, dhe këtë e bën derisa të arrijë në shtallën e vet, ku gjen qetësinë. Pikërisht si kjo kafshë, edhe një lloj njerëzish kanë nevojë për inkurajime të llojllojshme, apo meto-da të ndryshme joshëse, gjersa të arrijë stadin e intimitetit me ima-nin (besimin), për ta dashur atë dhe për të qenë të kënaqur.
Ensarët ia shohin për të madhe Resulullahut
Kjo metodë e logjikimit politik nuk u kuptua menjëherë nga një kategori njerëzish. Andaj filluan të qarkullonin lloj-lloj fjalësh dhe vërejtjesh. Ensarët i takonin kësaj kategorie, të cilët mendonin se ishin të dëmtuar dhe të lënë pas dore. Të gjithë ishin të shkaguar nga çdo leverdi prej plaçkave të luftës së Hunejnit.
E dimë mirë se këta ishin ata, të cilët, në momentet më të vësh-tira në Hunejn, ishin tok me Resulullahun dhe kishin luftuar së bashku me të, derisa ikja dhe zmbrapsja nuk u kthye në sulm dhe në fitore. E tani ishin duke parë se si ata që kishin ikur nga fushëbeteja i mbushnin duart me pasuri, ndërsa këtyre nuk u takoi asgjë.
Ibni Is’haku transmeton nga Ebu Se’id El-Hudariu, i cili thotë: “Kur Resulullahu ua ndau plaçkat e luftës kurejshëve dhe fiseve arabe, ndërsa ensarëve nuk u takoi asgjë, ata u hidhëruan dhe filluan telendisje dhe indinjata të llojllojshme. Njëri prej tyre tha: “Pasha Allahun, Resulullahu u gjend në mesin e popullit të vet.” Te Resulullahu vajti Sa’d b. Ubade, e tha: “O Pejgamber, disa ensarë janë hidhëruar për shkak të mënyrës së tillë të ndarjes së plaçkave të luftës. I dhe popullit tënd, i dhe pjesë të mëdha të plaç-kave dhe fiseve arabe, ndërsa në tërë këtë ndarje ensarët nuk mo-rën pjesë.” Resulullahu pyeti: “E çka fitove ti, o Sa’d?” Ai u për-gjigj: “Unë jam sikurse edhe populli i im (ensarët).”
Resulullahu tha: “Thirre popullin tënd në këtë vend të rreth-uar.”
Sa’di vajti dhe i solli ensarët në vendin e caktuar. Atë çast erdhën edhe disa muhaxhirë, të cilëve u lejohej të hynin. Erdhën edhe disa njerëz të tjerë, por Sadi nuk i la të hynin. Kur u tubuan të gjithë, Sadi tha: Ja, o njerëz, ensarët u tubuan. Resulullahu erdhi para tyre, falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha: “O ensarë, dëgjova se çfarë keni folur, pra, u hidhëruat me mua? Mirëpo, a nuk jetuat në lajthitje, e Allahu ju përudhi në rrugë të drejtë? Ishit të varfër, ndërsa Allahu ju furnizoi. A është kështu? Dhe ishit armiq të njëri-tjetrit, ndërsa Allahu i bashkoi zemrat tuaja, a është kështu?” Ata u përgjigjën: “Po. Allahu dhe Pejgam-beri i Tij janë më të besueshmit dhe më të vlefshmit.” Pastaj Resu-lullahu vazhdoi: “O ensarë, a do të më përgjigjeni për një pyet-je? E çka të përgjigjemi, O Pejgamber i Allahut? Se jeni për Allahun dhe për Pejgamberin e Tij. Nëse dëshironi, do tju them se çka mendoni ju. Erdhe te ne kur të tjerët të thoshin gënjeshtar, ndërsa ne i besuam të vërtetës sate. Erdhe i thyer, ndërsa te ne u bëre fitues. Erdhe i përndjekur, ndërsa ne të pranuam dhe të ndih-muam. Erdhe i varfër, ndërsa ne të përkrahëm.
Vallë, a ju vjen vështirë që ndava diçka nga kjo botë, dynjallëk, për të përfituar disa njerëz në Islam, ndërsa juve nuk ju dhashë asgjë, por ju dorëzova Islamit tuaj! O ensarë, a do kishit qenë më të kënaqur që njerëzit të shkonin me delet dhe me devetë e veta, e ju të ktheheni me Resulullahun tuaj nëpër shtëpitë tuaja? Pasha Krijuesin tim, sikur të mos ndodhte hixhreti, edhe unë do të isha njëri prej ensarëve. Sikur këta njerëz të niseshin në një anë, e ju ensarët në anën tjetër, unë do të nisesha me ju. O Allahu im, mëshiroi ensarët, bijtë e ensarëve dhe nipat e ensarëve!
Ensarët filluan të qanin. Lotët u shkonin rrëke dhe ua lagnin mjekrat. Ata thanë: Jemi të kënaqur me Pejgamberin e Allahut. Jemi të kënaqur me ndarjen e tij dhe me fatin tonë me të!
Resulullahu përfundoi dhe doli, e dolën edhe ata .
Ardhja e delegacionit nga fisi Havazin
Pas ndarjes së plaçkave të luftës, te Resulullahu erdhi fisi Havazin, të cilët e kishin pranuar Islamin. Ishin katërmbëdhjetë vetë. Kryepari i tyre ishte Zuhejre b. Srdi. Së bashku me ta erdhi edhe Ebu Berkani, xhaxhai mëndor i Resulullahut .
Havazinët kërkuan nga Resulullahu që t’u ndante diçka nga plaçkat dhe nga robërit e luftës. Ata u ankuan për skamjen e tyre me aso fjalë, të cilat çdo zemër do ta shtynin në pikëllim. Resulullahu u tha: “Unë kam vetëm atë që shihni. Unë e dua kur flitet e vërteta. A janë për ju më të dashur familjet dhe fëmijët tuaj nga pasuria juaj?” Ata thanë: “Ne asgjë nuk barazojmë me familjet tona.”
Resulullahu u tha: “Kur të kryeni namazin e drekës, ngrihuni e thoni: “Ne kërkojmë që Resulullahu të angazhohet për ne te musli-manët, ndërsa kërkojmë prej muslimanëve të angazhohen për ne te Resulullahu , që t’na i kthejë sendet tona nga plaçkat e luftës.”
Kur e falën namazin e drekës, u ngritën dhe i thanë ato fjalë siç i kishte këshilluar Resulullahu .
Resulullahu mori fjalën: “Ajo që më takon mua dhe Benu Abdul -Muttalibëve, tani është juaja, e do t’i pyes edhe të tjerët që t’ju japin diçka.” Atëherë muhaxhirët dhe ensarët thanë: “Ajo që është jona ia japim Resulullahut ”. El-Akre’a b. Habisi tha: “Unë dhe Benu Temimët nuk e japim tonën.” Ujejne b. Hisna tha: “Edhe unë dhe Benu Fezzaretët nuk e japim tonën.” Abbas b. Mirdasi tha: “Unë dhe Benu Sulejmët nuk e japim tonën,” ndërsa Benu Sulejmët shtuan: “Ne ia japim Resulullahut gjithë çka kemi.” Atëherë Abbas b. Mirdasi tha: “Ju më ngadhënjyet.” Resulullahu tha: “Ky fis e pranoi Islamin para se të vinte te ne. Unë e prita me durim ardhjen e tyre para se të ndahej plaçka, por ata u vonuan. Në ndarjen e plaçkave janë përfshirë edhe gratë dhe fëmijët e tyre të robëruar. Ju tani mendoni. Te ju ekziston dikush i tyri, prandaj tani e keni rastin që vullnetarisht ti lironi ata, e kush dëshiron ta mbajë të drejtën e vet mbi robërit, megjithatë le ti kthejë, por, ai që e bën këtë, në vend të një pjese do të ketë gjashtë pjesë nga plaçka e parë e luftës që do ta fitojmë.
Atëherë muslimanët bërtitën: I japim vullnetarisht, o Pejgamber i Allahut, krejt çka kemi fituar nga robërit. Resulullahu tha: “Ne nuk e dimë se kush pajtohet me këtë që thatë e kush nuk pajtohet. Andaj kthehuni dhe kryeparët tuaj le të raportojnë.”
Të gjithë muslimanët ua kthyen Havazinëve gratë dhe fëmijët dhe askush nuk refuzoi, përveç Ujejne b. Hisna. Atij i kishte rënë hise një plakë, të cilën nuk dëshironte ta kthente, mirëpo kur e pa se të gjithë e bënë këtë, më në fund edhe ai e ktheu. Resulullahu e mbuloi çdo robëreshë veç e veç me pëlhurë elegante nga Egjipti.
Umra dhe kthimi në Medinë
Kur Resulullahu e kreu ndarjen e plaçkave të luftës në El-Xharane, dhe krahas kësaj zgjidhi shumë probleme që dolën, u për-gatit për Umre, dhe për këtë qëllim u nis nga El-Xharani.
Në Mekë kreu Umren e pastaj u kthye në Medinë. Për mbikëqy-rës të Mekës emëroi Itab b. Usejjidin. Në Medinë u kthye më 24 dhul-kade të vitit 8 h.
Muhammed El-Gazaliu thotë: Sa shumë ia zgjeroi Allahu mundësitë Resulullahut nga ato kohët e largëta dhe të liga, gjer në këto kohë kur ia largoi problemet e shumta me fitoren e shkël-qyeshme në Mekë. Çfarë ndryshimi madhështor vetëm gjatë tetë vitesh, nga çasti kur u persekutua nga qyteti bujar, e gjer te vizita e tanishme si Pejgamber i Allahut dhe kryepar i muslimanëve. Nga Meka në Medinë erdhi i përndjekur për të kërkuar mbrojtje dhe strehim. Erdhi si i huaj, i vetmuar, duke kërkuar mirëkuptim dhe shoqëri. Banorët e Medinës i ofruan nderime, mbrojtje dhe ndihmë. Ata përqafuan dritën e Allahut , me të cilën Allahu e kishte pajisur. Për hir të Resulullahut ndërprenë armiqësitë e vjetra dhe u paqësuan. E tani, ja ku është duke hyrë në Medinë, në këtë qytet i cili atëbotë e pranoi si muhaxhir, të frikësuar dhe të pasigurt, tani hyri për të dytën herë duke bartur fitoren e Mekës së çliruar, duke i sjellë madhorët e përulur të saj, me zakonet paraislamike të shkelu-ra, të përlavdëruar me Islam dhe të falur nga mëkatet e mëpar-shme:
Kush i frikësohet Allahut dhe bëhet i durueshëm, Allahu me të vërtetë nuk lejon të humbë shpërblimi i atyre të cilët bëjnë vepra të mira. (Jusuf: 90).
EKSPEDITAT DHE PATRULLAT PAS
KTHIMIT NGA MEKA E ÇLIRUAR
Pas kthimit nga ky udhëtim i gjatë dhe i suksesshëm, Resulullahu e zyrtarizoi qëndrimin e tij në Medinë. Menjëherë pas kthimit në kryeqendrën e muslimanëve, filloi t’i ushtronte funksionet e veta të rregullta. Vinin delegacionet e ndryshme e ai i pranonte. Nga ana tjetër, i dërgonte mëkëmbësit dhe misionarët (da’jitë) e vet, që t’ua komentonin njerëzve Islamin. Jomuslimanët e mbetur në Medinë, ata që silleshin me kryelartësi ndaj fesë së Allahut , të cilët refuzonin të pranonin Islamin dhe t’i nënshtroheshin gjendjes reale, dëshmi-tarë të së cilës ishin të gjithë arabët, përnjëherësh mbetën të turpë-ruar dhe të mundur.
Tani të paraqesim një pasqyrë të shkurtër të ngjarjeve në Medi-në pas kthimit të Resulullahut .
Emisarët për mbledhjen e zekatit dhe xhizjes
Resulullahu u kthye në Medinë nga fundi i vitit 8 h. Porsa filloi viti 9 h., më 1 muharrem, i dërgoi emisarët e vet te fiset arabe për të mbledhur zekatin dhe xhizjen.
Ja regjistri i këtyre emisarëve:
1. Ujejne b. Hisna, te fisi Benu Temim.
2. Jezid b. El-Husajn, te fiset Eslem dhe Gaffar
3. Ubad b. Beshir El-Eshheli, te fiset Sulejm dhe Muzejneh
4. Rafië b. Mekith, te fisi Xhuhejnh
5. Amër b. El-As, te fisi Benu Fezzereh
6. Ed-Dahak b. Sufjan, te fisi Benu Kulab
7. Beshir b. Sufjan, te fisi Benu Kab
8. Ibnul-Letebijje El-Ezdi, te fisi Benu Dhubjan
9. El-Muhaxhir Ibën Ebi Umejje, në Sanae (dhe e sulmoi atë El-Esved El-Ansij i cili ishte në Sanae)
10. Zijad b. Lubejd, në Hadramevt
11. Adijj b. Hatim, te fiset Tajj dhe Benu Esed
12. Malik b. Nuvejre, te fisi Benu Handhale
13. Ez-Zubrkan b. Bedër, te fisi Benu Sad (te një pjesë prej tyre)
14. Kajs b. Asim, te fisi Benu Sad (te pjesa tjetër e tyre)
15. El-Ala b. El-Hadremij, në Bahrejn
16. Ali b. Ebi Talib, në Nexhran (për tubimin e sadakas dhe xhizjes).
Këta emisarë nuk qenë të dërguar të gjithë njëherësh në muajin muharrem. Disa prej tyre u dërguar më vonë, pasi e kishin pranuar Islamin disa fise. Mirëpo shumica u dërgun në muajin muharrem. E gjithë kjo flet për suksesin e përhapjes së fesë Islame pas Marrëve-shjes së Hudejbisë, e sidomos pas çlirimit të Mekës, kur njerëzit grupe-grupe përqafonin fenë Islame.
Ekspeditat vëzhguese - ushtarake
Ashtu siç ishte e domosdoshme të dërgoheshin emisarët për mbledhjen e zekatit, po ashtu ishte e nevojshme të ndërmerreshin edhe disa ekspedita vëzhguese dhe sulme të shpejta për të vendosur kontrollin dhe sigurinë e përgjithshme në mbarë territorin e Gadishu-llit Arabik.
Ja disa nga këto ekspedita:
1. Ujejne b. Hisn El-Fezzariu niset në muajin muharrem të vitit 9 h., kundër fisit Benu Temim, me pesëdhjetë kalorës. Në këtë trupë ushtarësh nukmori pjesë asnjë muhaxhir apo ensarë. Shkaku i kësaj ekspedite ishte se fisi Benu Temim rrezikonte disa arabë, duke ua ndaluar që të jepnim zekatin.
Ujejne udhëtonte natën e fshihej ditën. Pastaj i befasoi Benu Temimët në shkretëtirë, të cilët ikën me të katra, ndërsa zunë rob njëmbëdhjetë meshkuj, njëzet e një femra dhe tridhjetë fëmijë. Që të gjithë i sollën në Medinë dhe i vendosën në shtëpinë e Ramles, vajzës së El-Harithit.
Në Medinë arritën dhjetë kryeparë të fisit Temim. Vajtën para derës së Resulullahut e thanë: “O Muhammed, dil para nesh!” Resulullahu doli e ata filluan të silleshin me mirësi ndaj tij. Biseduan mes tyre, e pastaj Resulullahu shkoi për të falur namazin e drekës. Pas namazit u ul në oborrin e mesxhidit, e edhe ata u ulën. Pastaj shprehën dëshirën që të garonin me muslimanët në lavdërim dhe në krenari. E propozuan gojëtarin - oratorin e tyre, Atarid b. Haxhibin, i cili mbajti një fjalim shumë të bukur e të rrjedhshëm. Resu-lullahu i urdhëroi Thabit b. Kajs b. Shemmasit, i cili mbante hut-bet, e ai mbajti një fjalim edhe më të rrjedhshëm, si përgjigjje ora-torit të tyre.
Paria e temimëve ofruan poetin Ez-Zubrkan b. Bedrin, i cili recitoi vargje lavdithurjeje.
Atij iu përgjigj poeti islam, Hasan b. Thabit, me entuziazmin e poetit të paparapërgaditur.
Kur e kryen dy oratorët dhe dy poetët, Akrea b. El-Habis tha: Oratori Hatibi i Resulullahut , është gojëtar më i mirë se yni, e edhe poeti i tij është më i mirë se poeti ynë. Zërat e tyre janë më të fuqishëm se të tanëve, niveli i shprehjes së tyre është më i lartë se yni.” Ata pastaj e pranuan Islamin, ndërsa Resulullahu ua vërte-toi këtë dhe i lavdëroi duke u dhënë mirënjohje. Pastaj muslimanët ua kthyen gratë dhe fëmijët.
2. Kutbe b. Amiri i priu çetës në njërën nga lagjet e Huthamit, në anën e Tibalit, në afërsi të Turbetit, në muajin Seffer të vitit 9 h. Kutbe udhëhoqi grupin prej njëzet vetësh, të cilët kishin dhjetë deve e që kalëronin me radhë. Sapo arritën, sulmuan dhe u ndez betejë e ashpër, në të cilën pati shumë të plagosur nga të dy palët, ndërsa Kutbe dhe disa të tjerë u vranë. Muslimanët u kthyen në Medinë duke sjellë plaçka lufte, gra, fëmijë dhe bagëti.
3. Ed-Dahak b. Sufjan El-Kulabij u nis kundër Benu Kulabëve, në muajin rebiul-evvel të vitit 9 h. Resulullahu e dërgoi këtë çetë për t’i ftuar benu kulabët në Islam. Ata refuzuan dhe i sulmuan furishëm muslimanët prej të cilëve humbën. Arritën të vrisnin vetëm njërin prej tyre.
4. Alkame b. Muxhazzez El-Medlexhij u nis për në brigjet e Xhiddes, në muajin rebiul-ahir të vitit 9 h., në krye të treqind njerëzve. Resulullahu e dërgoi Alkamen kundër abisinasve, të cilët ishin tubuar në rrethinën e Xhiddes për të plaçkitur mekasit. Alkame lun-droi gjer te bregu, mirëpo kur dëgjuan se muslimanët ishin duke ar-dhur, ikën që të gjithë.
5. Ali b. Ebu Talibi u nis për të rrënuar idhullin e fisit Tajj, kambanën El-Kales. Ishte në krye të pesëdhjetë kalorësve me kuaj dhe të njëqind kalorësve me deve. Mbante bajrakun e zi dhe flamurin e bardhë. Në mëngjesin e një dite të muajit rebiul-evvel të vitit 9 h., e sulmuan qytezën ku gjendej Hatimi. E rrënuan idhullin El-Kale dhe zunë shumë robër, pasuri dhe bagëti.
Në mesin e robërve ishte edhe motra e Adijj b. Hatimit. Adijji iku në Sham. Në thesarin e idhullit El-Kale muslimanët gjetën tri shpata dhe tri parzmore.
Gjatë kthimit në Medinë i ndanë mes tyre plaçkat e luftës, pasi veçuan pjesën për Resulullahun . Gjithashtu nuk e ndanë as pasuri-në e familjes së Hatimit.
Kur u kthyen në Medinë, motra e Adijjit e luti Resulullahun duke thënë: “O Pejgamber i Allahut, vëllai më braktisi, ndërsa unë nuk kam as baba, e jam plakë e thinjur. Nuk kam askënd që të kujde-set për mua, prandaj mbromë ti, e Allahu të mbroftë ty!”
Resulullahu e pyeti: “Kush është vëllai yt?” “Adijj b. Hatimi.” Resulullahu tha: “Ai që ka ikur nga Allahu dhe nga Pejgamberi i Tij?” Pasi tha këtë, Resulullahu u largua. Të nesërmen, ajo i përsëriti të njëjtat fjalë, ndërsa Resulullahu i dha të njëjtën përgjigje. Të pasnesërmen ajo përsëriti dhe kërkoi prej Resulullahut të njëjtën gjë sikurse dy ditëve të para, ndërsa Resulullahu më në fund ia dha garanci. Afër Resulullahut ishte ulur një njeri, ndoshta Aliu , i cili i tha asaj: “Lute të ta jap “humlanin” (humlani është dhuratë që i jepet mysafirit, zakonisht kali). Ajo e luti Resulu-llahun e ai ia dha.
Pastaj motra e Adijjut udhëtoi pas vëllait të vet në Sham. Kur e gjeti atë, i tregoi për Resulullahun duke thënë: “Ai bëri për mua çfarë nuk kishte bërë as babai yt. Duhet të shkosh tek ai, o me hatër o me zor.”
Vëllai e dëgjoi motrën dhe u nis te Resulullahu pa garanci dhe pa kurrfarë rekomandimi. Kur arriti në Medinë, e dërguan drejt te Resulullahu .
Kur u ul para Resulullahut , ky pasi falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, e pyeti: “Përse ke ikur. A ike që të mos thuash: ‘Nuk ka zot tjetër përveç Allahut?’ Po, a di ti ndonjë zot tjetër përveç Allahut?” Ai u përgjigj: “Jo”. Resulullahu vazhdoi bisedën me të, e pastaj e pyeti: “Si duket ke ikur vetëm që të mos thuash ‘Allahu është më i Madhi!’ E, a di dikënd që është më i madh se Allahu?” Ai u përgjigj: “Jo.” Resulullahu tha: “Me të vërtetë hebrenjtë e kanë nxitur hidhërimin e Allahut kundër vetes, kurse të krishterët e kanë humbur rrugën.” Ai tha: “Unë jam musliman besimdrejt.” Resulu-llahut iu zdrit fytyra nga këto fjalë dhe i urdhëroi të vendoset te një ensar. Adijj b. Hatimi vinte te Resulullahu çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.
Në transmetimin e Ibni Is’hakut thuhet se, kur Resulullahu e uli pranë në shtëpinë e vet, i tha: “Ububu, o Adijj b. Hatim, a mos je ti nga rekusijjët (sekt krishter - se’beje)?” Ai tha: “Po”. Resulullahu e pyeti: “A ke marrë një të katërtën e plaçkave nga populli yt?” U përgjigj: “Po.” Resulullahu tha: “Mirëpo këtë nuk e lejon feja jote.” Ai tha: “Unë thashë, po, ashtu është, pasha Allahun,” pastaj tha: “Atëherë u binda se ai ishte Pejgamber, sepse e dinte atë që të tjerët nuk e dinin.”
Në transmetimin e Ahmedit qëndron se Resulullahu ka thënë: “O Adijj pranoje Islamin e do të jesh i shpëtuar.” Unë iu përgjigja: “Edhe unë jam pjesëtar i fesë së Zotit.” Resulullahu më tha: “Unë e njoh fenë tënde më mirë se ti.” E unë iu përgjigja: “Ti e di fenë time më mirë se unë?” Ai u përgjigj: “Po. Ti je pjesëtar i rekusijjëve dhe ti shpenzon një të katërtën e plaçkave të luftës së të tuajve, apo jo?” Unë u përgjigja: “Po, ashtu është.” Resulullahu tha: “E këtë nuk e lejon feja e krishterë.” Resulullahu ka thënë: “Ai me-njëherë e pranoi Islamin dhe ka qenë musliman i devotshëm.”
Buhariu transmeton nga Adijj b. Hatimi, i cili ka thënë: “Ndërsa isha te Resulullahu , tek ai erdhi një njeri dhe iu ankua për varfërinë e vet. Pastaj erdhi një njeri tjetër e u ankua se e kishin plaçkitur gjatë udhëtimit. Atëherë Resulullahu tha: “O Adijj, a ke qenë ndonjëherë në Hira? (vend në Irak). Nëse ke ymër do të shohësh se nga Hira do të vijnë gratë në shkalca mbi deve për të kryer haxhin në Mekë. Ato nuk do të frikësohen prej askujt, përveç prej Allahut . Nëse do të jetosh më gjatë, do t’i shohësh thesarët e Kisras të Persisë. E nëse jeton edhe më gjatë, do të shohësh se njerëzit do t’i kenë duart plot flori - ari apo argjend, por nuk do të kenë kujt t’ia japin.” (Hadith). E nga fundi i hadithit Adijji thotë: “Unë përjetova t’i shihja karvanet me shkalca grash duke udhëtuar nga Hira për në Mekë, për të bërë haxhin, dhe prej askujt nuk frikësoheshin, përveç prej Allahut , dhe personalisht kam marrë pjesë në hapjen e thesarit të Kisras në Hermeze, e nëse ju keni ymër, do të përjetoni atë që ka thënë Resulullahu , Ebul-Kasimi:” Do të keni flori me grusht...”
BETEJA NË TEBUK (Rexheb, viti 9 h.)
Beteja për çlirimin e Mekës qe betejë vendimtare, e cila përfundimisht bëri dallimin mes të vërtetës dhe të pavërtetës. Pas kësaj beteje pati hapësirë për hamendje dhe për dyshim. Andaj rrjedhat e historisë ndryshuan tërësisht. Njerëzit grupe-grupe e përqafonin Isla-min, siç e pamë në kapitullin paraprak sipas numrit të muslimanëve, e sidomos këtë do ta shohim në Haxhin e Lamtumirës.
U zhdukën problemet e brendshme shtetërore dhe u eliminuan të gjitha mosmarrëveshjet. Muslimanët morën frymë më lehtë për shkak se e kuptuan doktrinën Islame dhe dispozitat e Allahut . Feja Islame filloi të lulëzojë.
Shkaku i betejës në Tebuk
Ekzistonte një fuqi botërore, e cila e kundërshtonte Islamin pa kurrfarë arsyesh. Ky ishte Bizanti - fuqia më e madhe ushtarake në rruzullin tokësor të asaj kohe.
Më parë kuptuam se fillimi i konfliktit qe shkaktuar me vrasjen e emisarit të Resulullahut El-Harith b. Umejr El-Ezdit, nga dora e Sherhabil b. Amir El-Gassanij, kur emisari i dërgonte magnatit të Basrës mesazhin e Resulullahut , me të cilin i thërriste në Islam.
Resulullahu për t’u hakmarrë për El-Harithin, e dërgoi ushtri-në e vet nën udhëheqjen e Zejd b. Harithit dhe dy ushtritë u ballafa-quan në betejën e ashpër në Mu’te. Resulullahu me këtë rast nuk mundi t’u hakmerrej atyre mizorëve të paturpshëm, përveç që ushtria muslimane përfitoi reputacion të lartë në sytë e botës dhe të palës arabe.
Kajseri kurrsesi nuk mund ta harronte përleshjen në Mute, e cila i bëri muslimanët të famshëm, si edhe dëshirën e fiseve arabe më vonë që të çliroheshin nga pushteti bizantin dhe të fitonin lirinë. Këto fise kishin simpati ndaj muslimanëve.
Kjo shkaktoi rreziqe dhe pasiguri brenda kufijve të perandorisë bizantine. Andaj Cezari pa se e vetmja rrugëdalje ishte mposhtja e muslimanëve, para se të bëheshin fuqi, të cilën nuk do të mund ta mposhtnin më dhe derisa krahinat arabe nuk ishin ngritur kundër pushtetit bizantin.
Cezari mendoi një vit të tërë se si ta përgatiste ushtrinë e cila do ti shkatërronte muslimanët. Krahas bizantinëve, ai përgatiti edhe fiset arabe të cilat ishin nën sundimin e tij, veçanërisht gassanijët.
Lajmi për përgatitjen e ushtrisë bizantine dhe gassanije
Në Medinë arrinin informata se ushtria Bizantine ishte duke u përgatitur për luftë të rëndë dhe vendimtare kundër muslimanëve. Muslimanët i kaploi frika. Çdo zë dhe çdo shushuritje që ndienin, u dukej sikur bizantinët ishin duke i rrethuar. Kjo duket qartë sidomos nga ngjarja që i ndodhi Umer b. Hattabit .
Resulullahu u betua se në këtë vit, vitin e 9 h., nuk do t’u afrohej bashkëshorteve të veta një muaj, andaj u largua prej tyre. U tërhoq në divanin (verandën) e vet. As’habët në fillim nuk e dinin se për çka ishte fjala, andaj menduan se Resulullahu u shkurorëzua nga bashkëshortet e veta. Ishin të brengosur, të pikëllura dhe të dëshpëruar. Përkitazi me këtë Umer b. Hattabi rrëfen: E kam pasur një mik ensar. Ishim shokë të mirë. Nëse shkoja diku në rrugë, ai gjatë kësaj kohe i mblidhte informatat dhe më informonte kur kthe-hesha. Ndërsa kur ai shkonte diku, unë veproja sikurse ai.(Që të dy kanë banuar në shpatin e Medinës, andaj te Resulullahu shkonin shkëmbyerazi, një herë njëri, një herë tjetri.) Që të dy i frikësohe-shim njërit nga kryeparët gassanij, për të cilin flitej se do ta sul-monte Medinën. Prore dëgjonim rrëfime për të.
Një herë miku im trokiti tek unë në derë duke bërtitur: “Hape, hape!” Unë thashë: “A mos erdhi armiku - Gassaniu?” Ai tha: “Ka ndodhur diçka më e keqe se kjo, Resulullahu është ndarë nga bashkëshortet e veta.” (Hadith).
Në versionin tjetër të këtij hadithi qëndron: (Umeri ka thënë) “Ne shpeshherë bisedonim për gassanijët dhe për qëllimin e tyre që t’na sulmonin. Një ditë, miku im zbriti në Medinë - ishte radha e tij, për të vajtur te Resulullahu . Në mbrëmje u kthye, trokiti fort në derën time, e tha: “A ke fjetur?” Unë kërceva papritmas dhe i dola përpara. Ai tha: “Ka ndodhur diçka e madhe.” Pyeta: “Ç’ndodhi? Mos erdhën gassanijët?” Ai tha: “Jo, por diçka më e keqe dhe më e rëndë. Resulullahu është shkurorëzuar nga bashkëshortet e veta.” (Hadith).
Ky fakt tregon sheshit situatën e rrezikshme me të cilën muslimanët ishin të detyruar të ballafaqoheshin dhe e cila ishte e lidhur me ushtrinë bizantine. Këtu llogaritet edhe veprimtaria e sëri-shme e munafikëve për të shkatërruar bashkësinë e muslimanëve.
Edhe pse munafikët ishin të bindur për sukseset e mëdha të Resulullahut në të gjitha sferat jetësore dhe se ai nuk frikësohej nga asnjë sundues në tokë, por në emër të Allahut eliminonte nga rruga secilin që i dilte përpara, ata, megjithatë, dëshironin t’i zbato-nin në vepër qëllimet e veta të liga dhe mizore kundër Islamit dhe muslimanëve.
Duke pandehur se shpresat e tyre së shpejti do të mund të realizoheshin, ata themeluan një çerdhe për thurjen e intrigave dhe të komploteve. Kjo çerdhe në shikim të parë dukej si mesxhid, e në realitet ky ishte mesxhid i verbërisë dhe i errësirës, i themeluar mbi bazat e tradhtisë. Qëllimi ishte të shkaktohej përçarja midis musli-manëve dhe tu ndihmohej atyre të cilët luftonin kundër Allahut dhe Pejgamberit të Tij.
Këta munafikë - pjesëtarë të kolonës së pestë - e ftuan Resulullahun që të falej në mesxhidin e tyre, me qëllim që t’i joshnin besimtarët e drejtë, e të mos diktohej qëllimi i vërtetë i këtij mesxhidi dhe që t’ua largonin vëmendjen atyre nga ata që hynin e që dilnin prej aty. Në këtë mënyrë kjo do të bëhej strofkë e sigurt për vetë ata dhe për aleatët e tyre nga vendet e jashtme.
Resulullahu e pezulloi vizitën në këtë mesxhid dhe të falurit aty derisa të kthehej nga beteja. Momentalisht ishte shumë i zënë rreth përgatitjeve për betejën. Andaj u dështoi plani. Allahu i zbuloi ata, e Resulullahu pas kthimit nga beteja, urdhëroi që të rrënohej ky mesxhid në vend që të falej në të. (Mesxhidi dirar).
Informatat speciale për përgatitjet e bizantinëve dhe të gassani jëve për luftë
Situata ishte shumë e vështirë, të pavolitshme ishin edhe lajmet me të cilat u ballafaquan muslimanët me rastin e ardhjes së nabate-jëve, të cilët sillnin vaj ushqimi nga Shami për ta shitur në Medinë. Ata treguan se Herakleu kishte përgatitur një ushtri të madhe prej dyzet mijë luftëtarësh, nën komandën e një gjenerali më të aftë bizantin. Krahas kësaj i kishte bërë për vete edhe fiset Laham e Xhezzam, të cilët do të nisen nga Behli. Në këtë mënyrë muslimanë-ve u kanosej rrezik i madh.
Vështirësimi i situatës së rrezikshme
Situata ishte më e rrezikshme sesa mund të mendohej, sepse këto ndodhi binin pikërisht në ditët përcëlluese të verës dhe gjatë thatësirave të mëdha me të gjitha hallet që ofron shkretëtira dhe shtigjet e saj.
Ndërsa pemët kishin dhënë frutat që i joshnin në ndejë, në kotje dhe në pushim nën hijen e pemëve të ëmbla. Njerëzit ia kanë mëri fatamorganës së shkretëtirës, kurse rruga që duhej ndërmarrë ishte sa e gjatë dhe e largët, aq e vështirë dhe e rrezikshme dhe përplot vegimesh.
Resulullahu merr vendimin për luftë kundër bizantinëve
Resulullahu i analizoi të gjitha rrethanat dhe të gjitha ndodhitë me përpikëri dhe me mençuri më të madhe se të tjerët. Kështu konkludoi se nuk do të ishte e arsyeshme të zvarritej e të dembelosej me nisjen kundër bizantinëve, veçërisht në këto rrethana. Nuk do të ishte me mend ti lejohej armikut të bridhte viseve nën qeverisjen islamike dhe ti afroheshin Medinës. Kjo do të ishte e rrezikshme si për fenë islame ashtu edhe për famën ushtarake të muslimanëve. Vërehej se xhahilijeti (injoranca), e cila ishte në grah-më pas betejës në Hunejne, përsëri orvatej të gjallërohej. Këtë e ndihmonin me plot skrupullozitet munafikët medinas, të cilët konta-ktonin me armikun verior përmes Ebu Amrit “El-Fasikut”, dhe të cilët dëshironin t’ua vinin muslimanëve thikën në shpinë, gjersa bizantinët do t’i mbytnin nga përpara. Kështu do të shkonte huq i tërë mundi e angazhimi i Resulullahut dhe i as’habëve të tij për përhapjen e Islamit. Njëkohësisht do të humbnin të mirat materiale të fituara me mund të madh, të cilat i kishin fituar pas luftërave të vështira, të gjata dhe të pandërprera.
Të gjitha këto Resulullahu i dinte mirë, andaj edhe mori këtë vendim për luftë kundër bizantinëve, dhe atë në kufi, para se të shkelnin trevat islame.
Urdhri për përgatitjen ushtarake të luftëtarëve muslimanë
Kur Resulullahu e analizoi mirë situatën dhe mori vendim për lëvizje, i urdhëroi as’habët që të përgatiteshin për luftë. U dërgoi thirrjet kurejshëve dhe fiseve arabe që të përgatiteshin dhe të tuboheshin. Duke pasur parasysh se shumica e njerëzve dëshironin të jetonin në paqe dhe se ishte vështirë që në periudhën verore të nxiteshin në luftë, Resulullahu u shpalli të gjithëve se së shpejti do të ndodhte përleshja me bizantinët. U urdhëroi të gjithëve që ta merr-nin seriozisht këtë urdhër dhe të përgatiten sa më mirë. Para tyre ishte xhihadi. Allahu i shpalli Pejgamberit fragmentin e sures El-Bera’at, të quajtur “Et-Teube” - në përkthim “Pendimi”. Allahu paralajmëron luftën dhe stimulon në larje hesapesh. Resulullahu kërkoi që të mos u dhimbseshin paratë dhe pasuria për t’u pajisur ushtria, sepse ky ishte shpenzim në rrugën e Allahut .
Muslimanët garojnë se cili do të përgatitej më mirë për luftë
Sapo e dëgjuan muslimanët thirrjen e Resulullahut për luftë, menjëherë nxituan që t’i përgjigjeshin, shpejt dhe seriozisht, duke garuar se kush do të përgatitej më mirë. Ushtarët e fiseve arrinin në Medinë nga të gjitha anët. Askush prej muslimanëve nuk refuzoi të merrte pjesë në këtë ekspeditë të madhe, përveç munafikëve dhe tre personave të tjerë. Madje edhe varfanjakët vinin te Resulullahu dhe kërkonin të shaluara që edhe ata të shkonin në luftë.
Ai u përgjigj ashtu siç thotë Kurani: Nuk mund të gjej kafshë shale për ju, e prej pikëllimit që nuk kishin me çka ti blinin ato, ktheheshin me sy të përlotur. (Et-Teube: 92)
Duke qenë se muslimanët garonin në shpenzimin e pasurisë dhe me dhënien e zekatit për luftë, në të njëjtën kohë Uthman b. Affani ishte i gatshëm që të udhëtonte për në Sham me dyqind deve të ngarkuara dhe të pajisura mirë dhe me dyqind okë argjend. Ai vajti te Resulullahu dhe ia dhuroi të gjitha këto, e pastaj i dha edhe njëqind deve krejtësisht të pajisura dhe një mijë dinarë, të cilat ia zbrazi Resulullahut në prehër. Resulullahu i vërtiste në prehër duke thënë: “Prej sot Uthmanin nuk do ta dëmtojë asgjë, çfarëdo që të bëjë.
Përveç kësaj Uthmani solli ende nga pasuria e vet. Pastaj solli përsëri, saqë dhurata (sadaka, zekati) e tij arriti numrin prej nëntë-qind devesh dhe njëqind kuajsh, përveç deleve.
Në atë moment erdhi Abdu-r-Rahman b. Avfi me dyqind okë argjend. Ebu Bekri e dha të tërë pasurinë për luftë dhe kurrgjë nuk i la familjes së vet, përveç Allahun dhe Resulullahun . Vlera e pasurisë së tij ishte katër mijë drahmë. Ebu Bekri ishte njëkohësisht edhe njeriu i parë që dha kontributin e vet të luftës. Umeri dha gjysmën e pasurisë së vet. Abbasi solli shumë prej pasurisë që kishte. Pastaj erdhën: Talha, Sad b. Ubade dhe Muhammed b. Mesleme, dhe të gjithë sollën mjaft. Pastaj erdhi Asim b. Adijji me nëntë-dhjetë vesekë - masë hurmash. Njerëzit vinin njëri pas tjetrit dhe sillnin aq sa kishin mundësi. Kishte edhe të tillë të cilët jepnin një grusht apo dy hurma, sepse nuk kishin më tepër.
Gratë hiqnin gjerdanët, byzylykët, vathët dhe unazat, aq sa kishin mundësi. Askush nuk e rrudhi dorën dhe askush nuk bëri koprraci në pasurinë e vet, pos munafikëve.
Ata që i pengojnë besimtarët, të cilët me vullnetin e tyre japin zekat, e i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre - Allahu do ti ndë-shkojë për të tallurat e tyre dhe ata i pret vuajtja e padurue-shme. (Et-Teube: 79).
Ushtria Islame niset për në Tebuk
Pasi ushtria muslimane u përgatit dhe u pajis mirë, Resulullahu caktoi zëvendës në Medinë Muhammed b. Meslemen - ensariun. Disa mendojnë se ky ka qenë Sebba b. Urfete. Si kujdestar të famil-jes së vet caktoi Ali b. Ebu Talibin dhe i urdhëroi që të banonte tek ata. Aliun filluan ta përgojonin munafikët, e ai mbërriti te Resu-lullahu i cili përsëri i urdhëroi që të kthehej në Medinë dhe i tha: “A nuk je i kënaqur të jesh ndaj meje sikurse ka qenë Haruni ndaj Musait, vetëm që pas meje nuk do të ketë më Pejgamberë.”
Resulullahu u nis nga veriu për në Tebuk me një ushtri të madhe, që përbëhej prej tridhjetë mijë luftëtarësh.
Kurrë më parë nuk ishin nisur në ndonjë betejë me një ushtri numerikisht kaq të madhe.
Me gjithë përgatitjet e shumta që bënë për udhëtim, pajisja nuk mjaftonte për një ushtri kaq të madhe. Në një deve ndërroheshin tetëmbëdhjetë njerëz. Disa gjatë rrugës ushqeheshin me gjethe drurësh, andaj iu ishin ënjtur buzët. Edhe pse kishin pak kafshë për kalërim, megjithatë, ishin të detyruar të thernin ndonjë deve për tu ushqyer dhe për të pirë ujë nga gunga e tyre, e kështu të mbanin frymën gjallë. Për këtë shkak kjo ushtri muslimane është quajtur Elusre - Ushtria e vobektë. Gjatë rrugës për në Tebuk ushtria muslimane kaloi afër El- Hixhrait, atdheut të popullit të zhdukur Themud, të cilët i patën latuar shkëmbinjtë në luginën Vadi-l-Kura. Gjatë udhëtimit ushtria pinte ujë nga gungat e deveve, andaj kur e panë luginën që kishte ujë, u gëzuan fort, por Resulu-llahu u tha: “Mos pini ujë prej këtyre puseve dhe mos merrni ab-dest me këto ujëra. Nëse me këta ujë keni përgatitur ushqimin, jep-jani deveve dhe mos hani kurrgjë prej këtij ushqimi.” Urdhëroi të pinin ujë nga pusi në të cilin, herë pas herë, kishte pirë ujë deveja e Pejgamberit Salih .
Buhariu dhe Muslimi shënojnë një hadith të Umerit , i cili ka thënë: “Kur Resulullahu kaloi pranë El-Hixhrait, ua tërhoqi vërej-tjen muslimanëve me këto fjalë: “Mos hyni në vendbanimin e atyre që shkatërruan veten, që të mos ju ndodhë ajo që u ndodhi atyre. E nëse hyni, do të pendoheni.” Resulullahu e ngriti kokën dhe, duke vrapuar, e kaloi këtë luginë me të shaluarën e vet. Etja për ujë ishte shumë e madhe. Rruga ishte e gjatë dhe rraskapitëse. Ushtria iu ankua Resulullahut e ky e luti Allahun dhe Ai dërgoi shiun. Ushtria e shoi etjen, u freskua dhe u furnizua me ujë për rrugë.
Kur Resulullahu iu afrua Tebukut, tha: “Nesër, dhashtë Alla-hu, do të arrini te ujët e Tebukut. Mos ju afroni pusit derisa të kalo-jë “duha”, rreth orës dhjetë para dreke. Nëse dikush arrin para kë-saj kohe, mos ta prekë ujin gjersa të arrij unë.” Mu’adhi rrëfen: “Kur arritëm tek uji, tanimë dy njerëz kishin ardhur aty. Burimi gati ishte zbrazur. Resulullahu i pyeti: “A keni marrë diçka nga ky ujë?” Ata u përgjigjën: “Po.” Atëherë Resulullahu u tha diçka. Pastaj ai pastroi fytyrën dhe duart, e përsëriti shpenzimin e ujit, atëherë uji rrodhi begatshëm dhe njerëzit shuajtën etjen. Resulullahu tha: “Nëse ke ymër o Mu’adh, së shpejti do të shohësh këtu pari kopshte të frytshme.”
Gjatë udhëtimit për në Tebuk, ose në vetë Tebukun, në varësi se si transmetohet ndonjë hadith, Resulullahu ka thënë: “Sonte do të fryjë erë e fortë. Mos të ngrihet askush prej jush. Kush ka deve, le t’i lidhë mirë ato.” Dhe me të vërtetë, fryu erë e fortë, kurse njëri u ngrit e era e mori me vete. Trupin e tij e kanë gjetur në kodrën Tajj.
Në udhëtim e sipër Resulullahu gjithnjë i bashkonte namazet e drekës dhe të ikindisë, në kohën e ikindisë ose të drekës, dhe na-mazet e akshamit e të jacisë, në kohën e akshamit ose të jacisë, vepronte në të dy mënyrat.
Ushtria muslimane në Tebuk
Ushtria muslimane arriti në Tebuk dhe aty ngritën kampin, të gatshëm të ballafaqoheshin me armikun. Resulullahu i mbajti një ligjërim ushtrisë. Ky ligjërim i thukët dhe figurativ përfshiu tërë atë që do të duhej të thuhej në momentin përkatës. Foli për vlerat e kësaj dhe të asaj bote, i këshilloi dhe i qortoi, iu kërcënua dhe i gëzoi. Në fund të fundit ua ngriti shpirtin luftarak dhe i inkurajoi. U bëri të ditur se të gjitha vuajtjet e tyre, skamja, uria dhe etja që kanë duruar gjatë rrugës, u njihen si bamirësi.
Përsa u përket bizantinëve dhe sundimtarëve të tyre, porsa dëgjuan për ardhjen e Resulullahut me një ushtri të madhe, i kaploi frika e u tmerruan. Nuk guxuan të niseshin e të ballafaqoheshin me ta. Andaj u ndanë dhe e shpartalluan ushtrinë brenda kufijve të vet. Për muslimanët ky ishte lajmi më i mirë që shpresonin. Ky lajm ndi-koi edhe më tepër në rritjen e famës dhe të autoritetit të ushtrisë muslimane jashtë kufijve të Arabisë, si edhe brenda vetë shtetit.
Muslimanët fituan përparësi të madhe ushtarake dhe arritën sukses të madh ushtarak, që ndoshta nuk do ta arrinin sikur të shpërthente përleshja e armatosur midis dy palëve.
Kur mori fund problemi i Tebukut, te Resulullahu erdhi Juhannet b. Ru’beti, i madhi i Ilijes, i cili u paqësua me Resulullahun dhe pranoi të jepte xhizjen. Gjithashtu erdhën edhe banorët e “Xherbes” dhe të “Edhruhit”, të cilët dhanë xhizjen. Resulullahu u shkroi një letër me të cilën u garantonte paqe. Sunduesit të Ilijes i shkroi:
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim!
Kjo është garanci nga Allahu dhe Muhammedi, Pejgamberi dhe të i Dërguari i Allahut, dhënë Juhannet b. Rubetit dhe banorëve të Ilijes. Janë të lirë të qarkullojnë nëpër tokë dhe nëpër det. Ata kanë kontratë nga Allahu dhe Muhammedi, Pejgamberi, sikurse edhe ata që janë me ta nga banorët e Shamit dhe me banorët e bregut të Detit të Kuq. Kushdo që prej tyre shkakton prishjen e kontratës, edhe ai edhe pasuria e tij i nënshtrohen hakmarrjes. Ata që i përmbahen kontratës, do ta kenë mirë. Kurrkush nuk guxon t’ia ndalojë ujin tjetrit, e as rrugën, qoftë tokësore qoftë detare.”
Resulullahu e dërgoi Halid b. El-Velidin tek Ukejdiri, kryepari i Devmetu-l-Xhendelit, me katërqind e njëzet kalorës. Resulullahu i tha Halidit: “Do ta hasësh duke gjuajtur gjedha të egër.” Halidi shkoi dhe, kur u afrua afër çifligut të tij, i doli pëpara një gjedhë, i cili u vërsul në dyert e kështjellës së Ukejdirit dhe filloi t’i gërryente me brinjë. Ukejdiri doli për ta zënë. Përjashta ishte dritë hëne. Hali-di e mashtroi Ukejdirin dhe e zuri. Pastaj e dërgoi te Resulullahu . Resulullahu ia fali jetën dhe me të lidhi marrëveshje paqeje, me kusht që t’i jepte një mijë deve, tetëqind njerëz, katërqind parzmo-re, katërqind shtiza, dhe i caktoi xhizjen. E caktoi që së bashku me Juhannetin të qeveriste me Devmetin, Tebukun, Ilijen dhe Tejmin.
Fiset arabe, të cilat kishin punuar në interes të bizantinëve, tashmë ishin bindur se kishte kaluar koha kur mbështeteshin te madhorët e tyre, andaj u kthyen nga muslimanët. Kështu u zgjeruan kufijtë e shtetit islam, i cili tani kufizohej drejtpërdrejt me Bizantin. Mëkëmbësit e Bizantit pritnin humbjen e vet të shpejtë.
Kthimi në Medinë
Ushtria muslimane u kthye në Medinë solemnisht dhe triumfalisht e të disponuar mirë. Gjatë udhëtimit nuk patën kurrfarë telashesh, meqë Allahu i mbrojti nga lufta.
Gjatë kthimit në Medinë, në afërsi të Aka’bës, dymbëdhjetë njerëz munafikë tentuan të mbytnin Resulullahun , ndërsa kalonte Akabën në deve, ndërsa Amri dhe Hudhejfe b. Jemame shkonin pra-në tij duke e udhëhequr devenë për dizgjini.
Muslimanët ecnin luginës, secili i thelluar në mendimet e veta.
Këta munafikë shfrytëzuan momentin e shkujdesjes së muslima-nëve, e iu afruan Resulullahut . Ai dëgjoi disa zëra pas vetes. Kur ktheu kokën prapa, vërejti se e kishin spiunuar. Andaj e dërgoi Hudhejfen që t’i godiste devetë e tyre me gremçin që mbante pranë. Allahu i frikësoi, e ata ikën te banda e tyre.
Resulullahu i tregoi emrat si dhe qëllimin e tyre që donin ta zbatonin në vepër. Allahu e informoi Pejgamberin e Vet, kurse Hudhejfe ishte i njoftuar për këtë ngjarje, andaj e fitoi ofiqin “shoku i fshehtësisë së Resulullahut ”. Për këtë ngjarje Allahu thotë në Kur’an:
“Dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën.” (Et-Teube: 74).
Kur Resulullahu pa konturet e Medinës prej së largu, tha: “Ky është dheu, ky është Uhudi, mali që na do dhe e duam.”
Populli i Medinës kuptoi për kthimin e Resulullahut . Gratë dhe fëmijët dolën për ta pritur ushtrinë muslimane me hare dhe me përzemërsi. E këndonin të njëjtën këngë që kishin kënduar me rastin e ardhjes së parë të Resulullahut : “Hëna e re na shndriti nga Thenijjetul-Veda’i...”
Resulullahu për në Tebuk ishte nisur në muajin rexheb, ndërsa u kthye në ramazan. Në rrugë kaloi pesëdhjetë ditë, njëzet ditë qëndroi në Tebuk, ndërsa të tjerat i kaloi në vajtje - ardhje.
Kjo ishte njëherësh beteja e fundit në të cilën mori pjesë Resulullahu .
Kush nuk është nisur nga Medina për në Tebuk
Ekspedita në Tebuk, për shkak të specifikës së vet, ka status të veçant tek Allahu , të cilin e fituan besimtarët në raport me të tjerët. Andaj Allahu gjithnjë aludon në kësi lloj situatash, e thotë: “Allahu nuk i lë besimtarët në gjendje që ndodheni ju (tash të përzier - muslimani i vërtetë me hipokritin), derisa të mos e ndajë të keqin prej të mirit. (Ali Imran: 179).
Ai që ka qenë besimtar i sinqertë, është nisur në këtë betejë.
Të abstenuarit dhe mospjesëmarrja në këtë betejë është karakterizuar si kulmi (nifak) i munafikisë. Kur kuptohej në Medinë se dikush nuk dëshironte të shkonte në Tebuk, tregonin emrin e tij Resulullahut , e ky thoshte: “Lëreni atë, nëse ka diçka të mirë dhe është i hajrit, Allahu do t’ua bashkojë juve, e nëse është e kundërta, atëherë Allahu ju ka mbrojtur nga shoqërimi i tij.” Pas kësaj, në Medinë mbetën vetëm ata muslimanë që kishin arsye, ose ata munafikë të cilët e gënjenin Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Këta munafikë kërkonin leje që të mbeteshin duke trilluar arsyetime të rrejshme, ndërsa pati të tillë që mbetën pa kërkuar fare leje nga Resulullahu .
Është e vërtetë që tre muslimanë mbetën në Medinë pa ndonjë arsye. Allahu këta i ka sprovuar, e pastaj i ka falur.
Kur Resulullahu u kthye në Medinë, më së pari hyri në mesxhid dhe fali dy rekate. Pastaj u ul në mesin e njerëzve, ndërsa munafikët, mbi tetëdhjetë të tillë, erdhën të kërkonin falje me lloj-lloj arsyetimesh, duke u betuar se për këtë ose për atë shkak nuk patën mundësi të niseshin edhe ata.
Resulullahu e pranoi pendesën e tyre publike dhe i fali, ndërsa Allahut i la atë çka kishin në zemrat e tyre.
Kush ishin ata tre besimtarë, të sinqertë dhe të drejtë, të cilët mbetën në Medinë?
Në Medinë mbetën Ka’b b. Maliku, Merarete b. Er-Rebia dhe Hilal b. Umejje. Ata i treguan drejt Resulullahut . Mirëpo Resulu-llahu atyre nuk ua fali, por i urdhëroi as’habët të ndërprisnin çdo komunikim me ta. Kështu që ata përnjëherë u gjetën të izoluar. Njerëzit i ndërruan sjelljet ndaj tyre sikur të ishin të huaj e të pa-njohur. Edhe vetvetja e tyre iu bë e padurueshme. Izolimi arriti kul-min kur pas dyzet ditësh njerëzit u urdhëruan të ndaheshin prej gra-ve të veta. Kjo gjendje zgjati edhe dhjetë ditë, kështu që izolimi zgjati plot pesëdhjetë ditë.
Atëherë Allahu shpalli pendesën e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “(Allahu pranoi pendimin) edhe të atyre të treve, të cilët patën munguar, dhe këtë vetëm atëherë kur toka – përkundër gjerësisë së saj, atyre iu duk e ngushtë, dhe kur diçka i shtrëngonte shpirtrat e tyre, dhe kur kuptuan se nuk kishte strehim tjetër përveç Allahut. Ai pastaj edhe atyre ua fali, në mënyrë që në të ardhmen të pendoheshin, sepse Allahu, me të vërtetë, pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë. (Teube: 118).
Pas shpalljes së këtij ajeti, u gëzuan muslimanët, u gëzuan edhe këta tre, aq sa nuk mund të përshkruhet dot gëzimi i tyre.
Ky lajm i gëzoi jo vetëm ata, por edhe të tjerët dhe kjo ka mundur të konsiderohet si parashenjë e mirë për ardhmërinë e tyre të mëtejshme. Kjo ditë ka qenë dita më fatlume në jetën e tyre.
Për ata që kishin arsye objektive të mbeteshin në Medinë, Alla-hu thotë: “Nuk është mëkat të mos shkojnë në ushtri të dobëtit (fizikisht) dhe të sëmurët, e as ata që nuk mund të gjejnë mjete për luftë, vetëm nëse janë të sinqertë ndaj Allahut dhe Pejgam-berit të Tij. Nuk ka kurrfarë arsyeje që të qortohen ata që bëjnë vepra të mira - e Allahu fal dhe është Mëshirëplotë. E as për ata, të cilëve u ke thënë, kur erdhën te ti për të kërkuar kafshë shale: Nuk mund tju siguroj kafshë shalimi, e prej pikëllimit që nuk kishin me çka ti blinin ato, u kthyen me sy të përlotur. (Et-Teube: 91-92).
Për këta njerëz Resulullahu ka thënë gjatë nisjes nga Medina: “Në Medinë ka njerëz të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë me ne, ndërsa ju nuk keni kaluar asnjë luginë e ata të mos jenë me ju. Ata kanë mbetur aty të penguar me arsye.” Njerëzit pyetën: “A janë ata, o Pejgamber i Allahut, në Medinë? Ai u përgjigj: Po, ata janë në Medinë.
Rezultatet e ekspeditës në Tebuk
Kjo ekspeditë la mbresa të thella në disponimin e muslimanëve dhe në përqendrimin e sigurinë e tyre në trevat e Gadishullit Arabik. Njerëzit u bënë të vetëdijshëm se asnjë ide tjetër në botë asokohe nuk kishte gjasa të mbijetonte tek arabët, përveçse në Islam. Musli-manët u bënë të fuqishëm. Të gjitha shpresat dhe dëshirat e pakicës dhe të idhujtarëve e munafikëve dështuan, edhe pse ato i ndërlidh-nin me bizantinët dhe prej tyre pritnin shpëtim.
Pas kësaj ekspedite u qetësuan edhe ato pakica të pamposhtura dhe iu nënshtruan realitetit, nga i cili nuk patën rrugëdalje tjetër. Munafikëve ose hipokritëve, pjesëtarëve të kolonës së pestë, nuk u mbeti asgjë tjetër pos të kishin marrëdhënie të mira dhe miqësore me muslimanët.
Allahu urdhëroi që të shtohej presioni ndaj munafikëve gjer në atë shkallë, saqë prej tyre nuk pranohej zekati, nuk guxonin të bekoheshin, nuk pranoheshin pendimet e tyre dhe nuk guxonin të qëndrohej afër varreve të tyre. Urdhëroi që të rrënohet çerdhja e tyre helmuese, ku thureshin komplote, të cilën e kishin ndërtuar nën emrin “mesxhid”. Allahu i zbuloi ata tërësisht dhe nxori në shesh veprimtarinë e tyre. Nga dituria e tyre nuk mbeti më asgjë e panjohur. Kështu, Kur’ani i definoi ata, saqë gati të gjithë banorët e Medinës e dinin se për cilët emra dhe për cilët persona ishte fjala. Kjo ekspeditë pati influencë të madhe te delegacionet që filluan të vinin te Resulullahu para çlirimit të Mekës, e pas çlirimit kjo u inten-sifikua, në mënyrë që tani të arrinte kulmin e vet.
Kurani për ngjarjen e betejës në Tebuk
Një numër i madh ajetesh të sures Beraat ose Et-Teube kanë të bëjnë me tematikën e betejës. Disa janë shpallur para se të ndërmerrej ekspedita, disa gjatë udhëtimit, e disa pas kthimit nga Tebuku në Medinë. Ajetet përmbajnë edhe demaskimin e munafikëve, pastaj vlerën e luftëtarëve - muxhahidëve dhe të atyre që i janë besnik Resulullahut , pastaj pranimin e pendimit të besimtarëve të sinqertë, të atyre që morën pjesë në ekspeditë edhe të atyre që mbetën në Medinë, dhe ngjashëm me këtë.
Disa ngjarje të rëndësishme në këtë vit (9 h.)
Në këtë vit ndodhën disa ngjarje me rëndësi të madhe për historinë islame:
1. Pas kthimit të Resulullahut nga Tebuku, ra mallkimi mes Uvejmir El-Axhlaniut dhe bashkëshortes së tij.
2. Është gjuajtur me gurë dhe është mbytur gruaja El-Gamidija, pasi e kishte pranuar zinanë e bërë. Ndëshkimi është zbatuar pasi ka ndarë fëmijën prej gjirit.
3. Vdiq Nexhashiu As’hameti, mbreti i Abisinisë, e Resulullahu ia fali xhenazen “lil-gajbi” - në mungesë të meitit (të kufomës).
4. Vdiq Ummu Kulthum, vajza e Resulullahut , me ç’rast Pejgamberi u pikëllua shumë, e i tha Uthmanit : “Po ta kisha vajzën e tretë, do ta martoja për ty.”
5. Vdiq prijësi i munafikëve, Abdullah b. Ubej b. Seluli, pas kthimit të Resulullahu nga Tebuku. Resulullahu ia pranoi pendimin dhe ia fali xhenazen përkundër kundërshtimit të Umerit. Pas kësaj Kur’ani e konfirmoi qëndrimin e Umerit .
Vajtja e Ebu Bekrit në haxh
Në muajin dhul-ka’de ose dhul-hixhxhe të vitit 9 h., Resulullahu e dërgoi Ebu Bekër Es-Siddikun në haxh, që të ishte udhëheqës në kryerjen e ceremonive të haxhit.
Pastaj shpallet fillimi i sures “Et-Teube” (El-Bera’at) me zhvlerësimin dhe njëkohësisht shfuqizimin e kontratave të deriatëhershme.
Resulullahu e dërgoi Ali b. Ebi Talibin që ta proklamonte në vend të tij këtë Shpallje ditën e flijimit të Kurban Bajramit. Resulu-llahu këtë e bëri sipas zakoneve të deriatëhershme të arabëve nga periudha paraislamike, që të dihej qartë se si qëndronte puna me kontratat. Ali b. Ebu Talibi nxitoi pas Ebu Bekrit dhe e takoi në Urxhu ose Daxhinan. Kur e pa Ebu Bekri Aliun, e pyeti: A je duke ardhur si urdhërdhënës apo të është urdhëruar të vish? Aliu u përgjigj: Jo si urdhërdhënës, por më është urdhëruar që të nisem. Vazhduan rru-gën. Ebu Bekri kujdesej për ceremonitë e haxhit të muslimanëve gjer në ditën kur thereshin kurbanet.
Atë ditë, ditën e parë të Kurban Bajramit, Ali b. Ebu Talibi u ngrit tek xhemreja (vend ku simbolikisht gjuhet shejtani me gurë të vegjël), dhe u proklamoi njerëzve dekretin siç e kishte porositur Resulullahu . Çdo fisi, pjesëtarë të kontratave, u caktoi afatin prej katër muajsh se mund të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e veta pas haxhit.
Të njëjtin afat ua caktoi edhe fiseve të tjera, të cilat nuk ishin pjesëmarrës të kontratës. Ndërsa atyre fiseve që ishin nënshkrues të kontratës, e nuk u kishin bërë kurrfarë të keqe, dëmi, muslimanëve dhe, nuk kishin ndihmuar në kurrfarë armiqësi kundër tyre, ua la afatin ashtu siç ishin marrë vesh me Resulullahun . Ebu Bekri dërgoi tellallët midis njerëzve që të proklamonin: Pas këtij viti në haxh nuk do të vijnë më jobesimtarët dhe askush nuk guxon ta kryejë tavafin lakuriq rreth Kabes (siç vepronin shpeshherë arabët). Kjo thirrje i ngjasonte paralajmërimit për përfundimin e idhujtarisë dhe mënyrës së jetës së deriatëhershme. Kjo, njëkohësisht, do të thoshte se, pas këtij viti, nuk do të rikthehej më politeizmi, e as e vjetra.
PASQYRA E PËRGJITHSHME E BETEJAVE
Nëse shikojmë prapa dhe mendojmë për fushatat ushtarake, për betejat dhe për luftërat në kohën e Resulullahut , do të thoshim: Me të vërtetë, Resulullahu ishte udhëheqësi më i madh ushtarak i asaj kohe. Gjithnjë ishte i guximshëm dhe mendjendritur. Ishte ta-lent i jashtëzakonshëm në këtë lëmë, ashtu siç është më i madhi prej të gjithë Pejgamberëve në pejgamberinë e vet dhe në Shpallje. Çdo betejë e ka planifikuar dhe e ka udhëhequr në mënyrë specifike dhe me strategji të veçantë luftarake. Andaj asnjë betejë nuk ka dështuar në mungesë të urtësisë së tij, apo për shkak të pakujdesisë (mospërfilljes) së tij, apo, së fundi, për shkak mosverifikimit të pozitave strategjike.
Gjithnjë dinte ti zgjidhte vendet më të mira e më të sigurta për vijat e para luftarake. Dinte të zgjidhte taktikën dhe metodën më të mirë të luftës me armikun. Çdoherë dëshmonte se zotëronte metodë dhe mënyrë të veçantë lufte, çfarë deri atëherë nuk i kishte njohur asnjë udhëheqës ushtarak i superfuqive botërore.
Ajo që ndodhi në Uhud dhe Hunejn qe vetëm çast i dobësisë në radhët e ushtrisë së tij, ose nganjëherë për shkak të mospërfilljes së urdhërave të tij, taktikës dhe planeve gjeniale të tij, që për ata (luftëtarët), nga aspekti ushtarak, ishte obligim rigoroz.
Aftësia e tij ushtarake ka dalë nv pah në këto dy beteja. Gjatë dështimit të muslimanëve, Resulullahu me urtësinë e vet ia doli ta shpëtonte ushtrinë dhe t’ia çrregullonte armikut qëllimet e plani-fikuara, siç ndodhi në Uhud. Në Hunejn Resulullahu ndërroi rrje-dhën e luftës, kështu që dështimin e shndërroi në ngadhënjim, edhe pse këso lloj situatash janë shumë të vështira dhe shumica e udhëhe-qësve ushtarakë do të mendonin se si të tërhiqeshin dhe të shpëtonin kokën.
Konstatimet e përmendura i përkasin thjesht aspektit strategjik ushtarak, ndërsa nga aspektet e tjera, Resulullahu ia doli që për një kohë tejet të shkurtër tu siguronte paqen dhe sigurinë popujve të Arabisë. U shua zjarri i mosbesimit dhe i lajthitjes. U shtyp thumbi i armiqësisë në luftën mes Islamit e idhujtarisë dhe u hapën rrugët e paqes. Tani rrugët për përhapjen e mësimeve islame ishin të lira. Resulullahu më në fund mësoi edhe për të ashtuquajtur miq besni-kë, të cilët në zemrat e tyre fshihnin hipokrizinë dhe kultivonin gë-njeshtrën e tradhtinë.
Nga betejat dhe luftërat doli një grup i madh komandantësh ushtarakë, të cilët më vonë patën përleshje me Bizantin dhe Persinë në fushëbetejat e Irakut dhe të Shamit. Ata me taktikat e tyre luftarake dhe me udhëheqjet e sakta të betejave ia kaluan udhëheqësve ushtarakë të deriatëhershëm të superfuqive, kështu që ia dolën ti dëbonin nga trevat dhe nga vatrat e tyre. I detyruan ti braktisnin çifligjet, kopshtet, burimet, arat e mbjellura, kështjellat dhe pallatet e bukura si dhe kënaqësitë e tjera që i gëzonin ata.
Resulullahu , me anë të këtyre betejave, ia doli që t’ua sigu-ronte muslimanëve shtetin, atdheun, profesionin dhe punën, kështu ua zgjodhi problemin muslimanëve të syrgjynosur, të cilët nuk kishin as plëng as shtëpi. E armatosi ushtrinë me të gjitha llojet e armëve, atëherë të njohura, dhe ua siguroi furnizimin.
Resulullahu i arriti të gjitha këto duke mos përdorur fare dhu-nën, tiraninë e as presionin ndaj njerëzve.
Ndërruan tërësisht qëllimet dhe aspiratat e luftës, për shkak të të cilave deri atëherë ndizej flaka e luftës në periudhën paraislamike. Përderisa përpara luftërat ishin sinonim i plaçkitjeve, grabitjeve, vjedhjeve, vrasjeve, djegieve, mizorive, padrejtësive, armiqësive, hakmarrje gjaqesh, nënshtrimi i më të ligut, rrënimi i shtëpive, i fshatrave dhe i qyteteve, turpërimi i nderit të femrave, shkatërrimi i grave dhe i pasardhësve, papunësi dhe imoraliteti në tokë, në periudhën islamike fituan kuptim krejtësisht tjetër, kuptim lufte në rrugën e Allahut për qëllime fisnike, për aspirata të lartësuara e të lavdëruara, sipas së cilave respektohej njeriu si pjesëtar i shoqërisë në çdo kohë dhe në çdo vend. Lufta u shndërrua në xhihad për shpëtimin e njeriut nga regjimi shoqëror ku dominonte dhuna dhe armiqësia, gjer në krijimin e rregullimit shoqëror ku mbizotëronte drejtë-sia dhe e drejta. Është dashur të çrrënjoset zakoni ku i forti e tiranizonte të dobëtin, ndërsa duhet të ishte e kundërta, i forti të bëhej më i dobët pasi ti merrej një pjesë e fuqisë. Lufta u shndërrua në xhihad për shpëtimin e të gjithë atyre të dobtëve, të grave e të fëmijëve, të cilët shqiptonin lutjen e Allahut : “O Zoti ynë, na shpëto nga ky qytet, banorët e të cilit janë tiranë, dhe Ti na cakto mbrojtësin, dhe Ti na dërgo atë që do të na ndihmojë!”
Xhihadi u bë spastrim i tokës së Allahut nga tirania, tradhtia, mëkati dhe mizoria, për të sjellë siguri, paqe, mëshirë, kujdes, mi-qësi dhe humanitet.
Për udhëheqjen e luftës, Islami ka përcaktuar rregulla të rëndësishme, të cilave duhej t’i përmbaheshin tërë ushtria dhe komandan-tët e saj, dhe asënjëherë nuk kanë guxuar të dalin jashtë suazave të këtyre rregullave.
Sulejman b. Burejde rrëfen se babai i tij ka treguar: “Resulu-llahu kur caktonte komandantin e ushtrisë, e porosiste që në radhë të parë të kishte frikë Allahun, ai dhe ata që ishin me të, si dhe të bënin mirë. Pastaj u thoshte: Luftoni në emër të Allahut dhe në rrugë të Allahut. Mbytni ata që nuk e besojnë Allahun. Lufto-ni, por mos e teproni, mos tradhtoni dhe mos shpërdorni fuqinë që keni në dorë, mos i shëmtoni (masakroni) të tjerët dhe mos i mbytni fëmijët e vegjël. (Hadith) Resulullahu ka urdhëruar që të lehtë-sohet situata, e thotë: “Lehtësoni e mos vështirësoni, ngjeshni ra-dhët e mos i përçani ato!”
Resulullahu ka urdhëruar që të mos luftohet natën, në mënyrë që armiku të mos befasohet në gjumë. Rreptësisht e ka ndaluar djegien (shkrumbimin) e njerëzve, vrasjen e atyre që janë nën dorëzani, mbytjen e grave dhe keqtrajtimin e tyre fizik. Ka ndaluar grabitjen. Resulullahu ka thënë: “Grabitja nuk është e lejuar sikurse edhe ngordhësirat.”
Ka ndaluar dhunimin e grave dhe të pasardhësve. Ka ndaluar prerjen e pyjeve dhe të drunjve, vetëm në shtrëngesë të madhe dhe nëse nuk ekzistonte rrugëdalje tjetër. Gjatë çlirimit të Mekës, Resulullahu ka thënë: “Mos u bëni brutal ndaj të plagosurve dhe mos iu shoqëroni atyre nga mesi juaj të cilët ikin. Mos i vritni robërit e luftës. Përmbajuni traditës që mos ta mbytni udhëtarin. Rrep-tësisht ka ndaluar të mbyteshin ata me të cilët është nënshkruar kontrata për armëpushim, duke thënë: Ai i cili e mbyt nënshkruesin e kontratës, ai nuk do ti marrë dot erë aromës së Xhenetit (nuk do të hyjë në Xhenet), ndërsa era e tij mund të ndihet në largësinë kohore prej dyzet vjetësh.
Ekzistonin pra, aso rregulla bujare, të cilat i spastruan metodat e luftës nga zakonet e ulëta paraislamike, në mënyrë që lufta të kishte domethënie shenjtërie.
KALIMI MASIV NË ISLAM
Fushata ushtarake për çlirimin e Mekës nga mosbesimi dhe idhujtaria, pati rëndësi jetike për muslimanët. Me këtë fushatë për-fundimisht iu dha grushti politeizmit. Me çlirimin e Mekës arabëve iu hap horizonti për dallimin e besimit të drejtë dhe të vërtetës nga besimi i gabuar dhe pavërtetë. Tek ata u zhduk dyshimi, andaj nga-rendën ta përqafonin fenë Islame. Amër b. Seleme rrëfen një ngjarje nga koha kur ende nuk e kishte pranuar Islamin: “Qëndronim afër pusit publik. Afër nesh kalonin udhëtarët grupe-grupe. E provuam të pyetnim: ‘Ku po shkojnë vallë të gjithë këta njerëz? Kush është ky njeri?’- Ata përgjigjeshin: “Ky është Resulullahu . Ky thotë se është Pejgamber i Allahut, se Allahu ia dërgon Shpalljen dhe se i Shpall këtë e këtë.” Unë i mbajta në mend ato fjalë. Sikur ato të ishin futur në gjoksin tim.”
Çlirimin e Mekës arabët e konsideronin si shkas për kalimin e tyre në Islam. Për Resulullahun patën thënë: “Lëreni atë dhe popu-llin e tij (kurejshët). Sikur ai t’i ngadhënjente ata, atëherë do të ishte Pejgamber i vërtetë.” E kur u çlirua Meka, çdo fis ngarendte në Islam. Ngarendi edhe babai im në Mekë te Resulullahu . Kur u kthye në shtëpi, tha: “Pasha Allahun, erdha drejtpërdrejt nga Pejgamberi i Allahut, dhe atë të vërtetë. Pastaj na tha: Faleni këtë namaz në këtë kohë, e këtë namaz në këtë kohë. Kur të arrijë koha e namazit, dikush prej jush le të thërrasë ezanin, e ai që di më shumë Kuran përmendsh, le të bëhet imam. (Hadith).
Ky hadithi sherif na tregon, pra, se çfarë ndikimi të madh ka pasur çlirimi i Mekës në ndryshimin e situatës, në ngritjen e Islamit, në përcaktimin e statusit të arabëve dhe të përkushtimit të tyre në doktrinën islame. Kjo u vërtetua veçanërisht pas betejës në Tebuk, kur në Medinë vinin delegacionet njëra pas tjetrës gjatë dy viteve - vitit 9 dhe 10 - ndërsa njerëzit grupe-grupe pranonin fenë e Allahut. An-daj kemi ushtrinë islame, e cila me dhjetë mijë luftëtarë niset për të çliruar Mekën, ndërsa në Tebuk niset me tridhjetë mijë luftëtarë. Pa kaluar një vit i plotë nga ekspedita në Mekë, në Haxhin Lamtumi-rës u nisën njëqind mijë apo njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, duke e rrethuar Resulullahun dhe duke kënduar telbijen, tekbirin, tesbihin dhe tahmidin. Zërat jehonin që nga Toka dhe ngriteshin lart në hapësirat qiellore, duke bartur me vete ndjenjat e ngazëllyera të njerëzve.
Delegacionet
Historianët përmendin numrin prej shtatëdhjetë delegacionesh, të cilat kishin ardhur te Resulullahu për të pranuar fenë Islame. Ne nuk jemi në gjendje të flasim për të gjitha këto delegacione veç e veç, por përgjithësisht do të themi diçka për rëndësinë e tyre historike. Sa për informim, lexuesve po u bëjmë të ditur se ardhja zyrtare e fiseve të tëra për të pranuar Islamin ka filluar pas çlirimit të Me-kës, edhe pse raste të tilla ka pasur edhe para kësaj ngjarjeje.
1. Delegacioni i Abdu-l-Kajsit ka ardhur dy herë te Resulullahu . Herën e parë kjo ka ndodhur në vitin 5 h. Një tregtar nga ky fis, Munkidh b. Hajjam, vajti në Medinë për punët e veta personale. Kur dëgjoi për Resulullahun dhe kuptoi për fenë Islame, menjëherë e pranoi atë. Te fisi i vet u kthye me shkresën e Resulullahut , me të cilën u bënte thirrje atyre që të pranonin fenë e Allahut, gjë që edhe e bënë këtë. Në muajin e shenjtë, te Resulullahu erdhën trembë-dhjetë-katërmbëdhjetë njerëz të tyre për të mësuar rreth Islamit e imanit, ç’ishte e lejuar dhe e ndaluar. Për më të moçmin prej tyre Resulullahu ka thënë, duke iu drejtuar atij: “Ti ke dy cilësi të cilat Allahu i do: butësinë dhe vendosmërinë.” Delegacioni i dytë erdhi në vitin 9 h., ose në “Vitin e delegacioneve” që numëronte dyzet njerëz. Ndër ta ishte edhe El-Xharud b. El-Ala b. El-Abdijj, i cili ishte i krishter, por e pranoi Islamin dhe u bë besimtar i mirë.
2. Delegacioni “Devs” ka ardhur në Medinë në fillim të vitit 7 h., ndërsa Resulullahu gjendej në Hajber. Më herët folëm për Islamin e Et-Tufejl b. Amër Ed-Dusit. Ky e kishte pranuar Islamin para Hixhretit, derisa Resulullahu ende ishte në Mekë. Ai u kthye te fisi i vet dhe për disa vjet radhazi i thërri në Islam. Ata nguronin ta pranonin Islamin, andaj e humbi durimin, u kthye te Resulullahu dhe kërkoi prej tij që ta luste Allahun për popullin e vet Dus. Resul-ullahu u lut: “O Zoti im, përudhe popullin Dus.” Pas kësaj ata e pranuan Islamin, kurse Et-Tufejli erdhi në Medinë me shtatëdhjetë-tetëdhjetë familje. Kur kuptuan se Resulullahu gjendej në Hajber, u nisën edhe ata pas tij.
3. I deleguari i Ferveh b. Amër El-Xhezzamit erdhi në Medinë për të informuar Resulullahun se Ferveti e kishte pranuar Islamin.
Ferveti ishte udhëheqës ushtarak arab dhe mëkëmbës nën sundimin e bizantinëve. Kur e pa heroizmin e muslimanëve dhe besnikë-rinë e tyre ndaj xhihadit, pranoi Islamin. Resulullahu përmes dele-gatit i dërgoi si dhuratë një pelë të bardhë.
Kur bizantinët kuptuan se Ferveti kishte pranuar Islamin, e burgosën dhe i dhanë ultimatum: ose të renegonte nga Islami, ose vdekje. Ferveti zgjodhi vdekjen. Ata e gozhduan në kryq, në Palestinë afër burimit “Afra” dhe i prenë kokën.
4. Delegacioni “Suda” erdhi në Medinë pas kthimit të Resulullahut nga El-Xh’arami, në vitin 8 h. Kjo ndodhi atëherë kur Resulullahu përgatiti katërqind muslimanë, me qëllim që të depërtonin në rajonin e Jemenit ku jetonte Suda’i. Ndërsa ushtria musli-mane fortifikohej në krye të kanalit të Jemenit, Zijad b. El-Harith Es-Suda’i udhëtoi për në Medinë te Resulullahu dhe, kur i doli përpara, tha: “Kam ardhur i deleguar nga populli im. Ktheje ushtrinë tënde nga kanali sepse ne jemi së bashku me ty, edhe unë edhe po-pulli im.” Resulullahu e bëri këtë, ndërsa Es-Suda’i u kthye në Jemen dhe i detyroi njerëzit e vet që të shkonin te Resulullahu . Pesëmbëdhjetë delegatë të tij arritën në Medinë dhe iu betuan Resulullahut në besnikëri. Pastaj u kthyen në atdheun e tyre dhe e thirrnin popullin në Islam. Në mesin e tyre së shpejti u përhap Islami, kështu që shtatëqind suda’ias qenë në përcjellje të Resulullahut në “Haxhin e Lamtumirës.”
5. Ardhja e Ka’b b. Zuhejre b. Ebi Selmit, përfaqësuesit të poetëve më të famshëm arabë të kohës paraislamike. Ka’bi, në vjershat e tij të mëparshme, e sulmonte Resulullahun dhe Islamin.
Kur Resulullahu u kthye nga Taifi, në vitin 8 h., Ka’bi mori një letër nga i vëllai, Bexhir b. Zuhejri, me anë të cilës e lajmëronte se Resulullahu kishte likuiduar në Medinë disa poetë, të cilët e ofendonin atë me poezitë e tyre. Poetët e tjerë medinas ishin shpërndarë në të gjitha anët. I vëllai i shkruan: “Nëse dëshiron të jetosh, shko te Resulullahu dhe kërko falje nga ai. Ai nuk ka mbytur asnjërin prej atyre që kanë shkuar tek ai për këtë qëllim. E nëse nuk dëshiron ta bësh këtë, atëherë shpëto si të mundesh.” I vëllai i shkroi shumë herë, andaj Ka’bi vendosi të shkonte në Medinë.
Atje u vendos te njëfarë Xhuhejne, me të cilin fali namazin e sabahut në mesxhid dhe që e drejtoi te Resulullahu . Ka’bi u ul para Resulullahut , u përshëndet me të dorë për dore - e tha: “O Pejgamber i Allahut, Ka’bi ka ardhur si pendues dhe mendoj se kërkon mbrojtje nga ti. A do ta pranosh pendesën e tij nëse unë e sjell para teje?” Resulullahu u përgjigj: “Po.” Atëherë Ka’bi tha: “Unë jam Ka’b b. Zuhejri.”
Kur e dëgjoi këtë, njëri prej ensarëve kërceu në këmbë dhe kërkoi leje nga Resulullahu që ta mbyste, kurse Resulullahu i tha: “Lëre të qetë! Ai ka ardhur i gatshëm për ta braktisur mënyrën e jetesës së gjertanishme dhe të pendohet.”
Atëherë Ka’bi, si poet i talentuar që ishte, recitoi kasiden e njohur e cila fillon me vargje dashurie kushtuar Suadës së dashur nga periudha paraislamike: Banet Suadu fe kalbi-l-jevme metbulu mutej-jemun isruha lem jufde mekbulu. Përkthimi: Shkoi Suada. Zemra ime mezi pret të hakmerret. E kam dashuruar si hyjneshë. Për shkak të saj nuk do të kem më flijim e as që do të lidhem në zinxhirë.
Në këtë kaside gjenden vargjet, me të cilat Kabi kërkonte falje nga Resulullahu për vjershat e veta të mëparshme, dhe i kushton atij një lavdithurje, në të cilën vë në pah virtytet e Resulullahut si falës, mëshirues dhe i shoqërueshëm. E lavdëron Kur’an-i-Kerimin për urtësinë e udhëzimet e tij, ndërsa i qorton fjalët e magjistarëve e të falltarëve dhe thotë se Resulullahu është njeri i mirë përkun-dër asaj se ç’thoshin ata. Betohet se do t’i jetë besnik fesë dhe Resulullahut , të cilit edhe iu betua. Resulullahu në sytë e tij pa një dritë, e cila shndriste, e priste të keqen në rrënjë dhe e ndante të drejtën porsi shpatat hinduse.
Pastaj vazhdon me lavdërimin e muhaxhirëve - kurejshëve, sepse asnjëri prej tyre nuk i tha Ka’bit ndonjë fjalë të keqe kur erdhi te Resulullahu . Në kaside përmendet edhe ensari që kërkoi leje për ta mbytur.
Kur Ka’bi pranoi Islamin dhe u bë besimtar i mirë, thuri një kaside, të cilën ua kushtoi ensarëve dhe në të cilën lavdëronte, mirësinë dhe mikpritjen e tyre.
6. Delegacioni i fisit Udhreh erdhi te Resulullahu në muajin Rebiul-evvel të vitit 9 h., prej nëntë anëtarësh, në mesin e të cilëve ishte edhe Hamza b. En-Numani. Kur i pyetën se kush ishin, oratori i tyre tha: Ne jemi përfaqësues të fisit Benu Udhreh, vëllezër të Kussajit nga nëna. Ne jemi ata që e përkrahën dhe e ndihmuan Kuss-ajin për të dëbuar nga Meka fiset Huzaah dhe Benu Bekër. Ne kemi farefisni të gjerë dhe i ruajmë lidhjet tona farefisnore.
Resulullahu u uroi mirëseardhje dhe i përgëzoi me lajmin për çlirimin e afërt të Shamit. Ua ndaloi parashikimin e së ardhmes te magjistarët. Ua ndaloi t’i bënin flijime idhujve (zakon të cilin e prak-tikonin para pranimit të Islamit).
Ata e pranuan Islamin, qëndruan ca kohë në Medinë, pastaj u kthyen në vendin e tyre.
7. Delegacioni “Belijj” erdhi në muajin Rebiul-evvel të vitit 9 h. Ata e pranuan Islamin dhe qëndruan tri ditë në Medinë. Kryepari i tyre u interesua te Resulullahu nëse kishte shpërblim për mikpritj-en. Resulullahu u përgjigj: “Po dhe çdo bamirësi tjetër, qoftë ndaj pasanikut ose varfanjakut, është sadaka.” Pastaj pyeti se sa zgjaste mikpritja. Resulullahu u përgjigj: “Tri ditë.” Pastaj pyeti se çka duhej bërë me delet e humbura, kur i gjente dikush. Resulu-llahu u përgjigj: “Ato janë tuajat, të vëllait tënd ose të ujkut.” Pastaj pyeti për devenë e humbur, e Resulullahu u përgjigj: “Ç’ke ti me të? Lëre le ta gjejë pronari i saj.”
8. Delegacioni “Thekaf” në Medinë erdhi në muajin ramazan të vitit 9 h., pas kthimit të Resulullahut nga Tebuku. Kryepari i fisit Thekaf, Urve b Me’sudi, ishte takuar më parë me Resulullahun gjatë kthimit të tij nga beteja e Taifit, në muajin dhul-ka’de të vitit 8 h., para se të arrinte në Medinë. Me këtë rast Urve e pranon Isla-min, kthehet te fisi i vet dhe fillon ta thërrasë popullin në Islam. Mendonte se do ta dëgjonin ngaqë e respektonin shumë si kryepar dhe e donin më tepër se fëmijën e tyre. Kur i thirri në Islam, ata nga të gjitha anët e gjuajtën me shigjeta derisa e mbytën. Pas vdekjes së tij, për disa muaj rresht, ata u konsultuan midis tyre. Pastaj kuptuan se nuk kishin fuqi të luftonin me arabët përreth, të cilët e kishin pranuar Resulullahun dhe kishin kaluar në Islam. Atëherë morën vendim që të dërgonin dikë te Resulullahu . Për këtë qëllim propo-zuan Abdu Jalilin, por ky nuk pranoi nga frika se edhe me të do të vepronin si me Urven, kur të kthehej nga Medina. Ai tha: “Unë këtë nuk mund ta bëj ndërsa nuk caktoni edhe disa njerëz të tjerë që të më shoqërojnë. Fisi caktoi dy njerëz nga aleatët dhe tre njerëz nga fisi Benu Malik. Kështu, në Medinë u nisën gjashtë vetë, në mesin e të cilëve ishte edhe Uthman b. Ebi-l-As Eth-Thekafi, më i riu ndër ta.
Kur erdhën në Medinë, Resulullahu ua ngriti tendën afër mes-xhidit, në mënyrë që të dëgjonin Kur’an dhe t’i shihnin njerëzit duke u falur.
Gjatë qëndrimit të tyre në Mekë, ata diskutonin vazhdimisht me Resulullahun . Ai i thërriste në islam, e ata rezistonin dhe kundërshtonin. Prijësi i tyre kërkonte nga Resulullahu që t’ia shkruante parashtresat e armëpushimit mes tij dhe fisit Thekaf, sipas të cilave këtyre do t’u lejohej zinaja, alkooli e kamata, t’u lihej idhulli i errët i tyre, Lati, t’u lejohej që të mos falnin namaz, të mos i rrënonin idhujt e tyre me duart e veta.
Resulullahu i hodhi poshtë kategorikisht kërkesat e tyre.
Atëherë ata u tërhoqën për t’u konsultuar se ç’duhej bërë. Nuk gjetën zgjidhje tjetër, përveç t’i përuleshin Resulullahut , andaj u dorëzuan dhe e pranuan Islamin. E kushtëzuan Resulullahun që të bënte rrënimin e idhullit Lat, sepse fisi Thekaf kurrë nuk do ta bënte këtë. Resulullahu e pranoi këtë propozim dhe u shkroi një letër garantuese. Për urdhërdhënës të tyre caktoi Uthman b. Ebil-As Eth-Thekafin, ngaqë ishte më besniku ndaj dispozitave të Islamit. Ai kish-te nxënë mësimet mbi fenë dhe Kur’anin, sepse shokët e tij gjithnjë e linin për të ruajtur plaçkat. Kur vendosën të ktheheshin, Uthman b. Ebil-Asi e lajmëroi Resulullahun për ditën e nisjes. Resulullahu ia mësonte Uthmanit Kur’anin dhe dispozitat e Islamit. Nëse, rastësisht, e gjente Resulullahun duke fjetur, atëherë shkonte tek Ebu Bekri për të njëjtën gjë. Uthmani mësoi më tepër se të gjithë ata për luftën kundër renegatëve të Islamit, atëherë kur shumica refuzonin të jepnin zekatin. (Kur fisi i tij Thekaf refuzoi të jepte zekatin, Uthmani u tha: O popull Thekaf, ju e pranuat Islamin të fundit, andaj mos u bëni të parët që do të renegoni nga ai. Atëherë ata e dëgjuan dhe mbetën konsekuent ndaj fesë Islame).
Pasi mbaroi punën, delegacioni i thekafëve u kthye te populli i vet. Nga drojtja dhe frika se do ti vrisnin, ata filluan ta fshihnin të vërtetën. U paraqitën në dritën e delegacionit, i cili nuk i kishte dhënë të drejtë vetes që t’i pranonte kushtet e Resulullahut pa lejen e popullit. I thanë popullit të vet se Resulullahu nuk lëshoi pe ndaj asnjë kërkese të tyre. Populli ende ishte nën ndikimin e fuqishëm të kohës paraislamike dhe të zakoneve idhujtare, andaj i kaluan dy-tri ditë në përsiatje se çfarë duhej të bënin. Pastaj propozuan që t’i kundërviheshin haptazi Islamit dhe Resulullahut , Mirëpo papritmas i kaploi një frikë dhe u thanë delegatëve: “Kthehuni te Resulullahu dhe pranoni gjithë atë që ofron ai.” Atëherë këta ua treguan të vërtetën. Ua prezentuan marrëveshjen me Resulullahun . Paskëtaj fisi Thekaf e pranoi Islamin.
Resulullahu i dërgoi njerëzit për të rrënuar idhullin Lat. Halid b. El-Velidi ishte udhëheqës i grupit. Me ta ishte edhe El-Mugire b. Shube, i cili dëshironte që të tallej pak me fisin Thekaf. E mori strajcën e barinjve me dy qese e u tha shokëve: Pasha Allahun, do tju bëj të qeshni pak para Thekafëve. Hipi mbi idhullin, vringëlloi me strajcë si me flatra dhe kërceu në tokë, ku mbeti i shtrirë. Banorët u tmerruan. Të gjithë filluan të dridheshin nga frika, e tha-në: Allahu e refuzoi Mugiren, atë e mbyti idhulli ynë. Kur e dëgjoi këtë, Mugire brofi në këmbë e tha: Allahu ju shëmtoftë. Po ky idhull është vetëm dordalec për zogj, i ndërtuar prej gurëve dhe baltës. Pastaj i ra dyerve të tempullit dhe i theu ato. Pastaj hipi mbi mure, hipën edhe shokët e tij, dhe filluan ti rrënonin ato gjersa i rrafshuan tokë. Kështu i mbuluan themelet e idhullit Lat. Nga tem-pulli nxorën stolitë dhe mallrat. Pjesëtarët e fisit Thekaf mbetën të shastisur se si nuk u ndodhi gjë.
Pastaj Halidi, së bashku me grupin e vet u kthye te Resulullahu me tërë atë që kishin marrë me vete. Resulullahu në të njëjtën ditë i ndau ato sende dhe e falënderoi Allahun që e ndihmoi Pejgamberin e Vet dhe e lartësoi fenë e Vet.
9. Shkresa e mbretërve jemenas, të quajtur Humejr, dërguar Resulullahut pas kthimit të tij nga Tebuku, e shkruar nga El-Harith b. Kulabi, Nuajm b. Abdi Kulabi, En-Numan b. Kajl Dhu-Ruajn, Hemdani dhe Muafiri. Delegati i tyre ishte Malik b. Murrete Er-Reha-vi, i cili solli porosinë e tyre se e kishin pranuar Islamin duke braktisur idhujtarinë dhe aderuesit e saj.
Resulullahu ua dërgoi përgjigjen me anë së cilës u tregonte se cilat ishin detyrat e muslimanit, përkatësisht çka u lejohej e çka u ndalohej atyre. U dha garancinë e Allahut dhe të Resulullahut , e cila do të vlente derisa të kryenin obligimet e veta dhe të paguanin xhizjen. Pastaj ua dërgoi da’itë e vet për t’u mësuar Islamin, nën udhëheqjen e Mu’adh b. Xhebelit.
10. Delegacioni “Hemdan” erdhi te Resulullahu pas kthimit të tij nga Tebuku në vitin 9 h.
Resulullahu iu përgjigj me shkrim këtyre për të gjitha pyetjet që i bënë. Për mëkëmbës të territorit të hemdanëve caktoi Malik b. En-Nemetin, i cili do të udhëhiqte me ata që pranonin Islamin, ndër-sa për të tjerët caktoi Halid b. El-Velidin, me detyrë që ti thërriste në Islam. Halidi qëndroi gjashtë muaj në mesin e tyre, por pa sukses. Pastaj Resulullahu dërgoi Ali b. Ebi Talibin dhe i urdhëroi që ta kthente Halidin.
Kur Aliu arriti në Hemdan, ua lexoi banorëve shkresën e Resulullahut dhe i thirri që të pranonin Islamin. Kësaj radhe të gjithë u përgjigjën. Aliu menjëherë e gëzoi Resulullahun me një letër, me anë të cilës e informoi se ata e pranuan Islamin. Kur Resu-lullahu dëgjoi për lajmin e ri, ra në sexhde, pastaj ngriti kokën e tha: “Paqja qoftë mbi hemdanët, paqja qoftë mbi hemdanët.”
11. Delegacioni i benu fezzeretëve erdhi në Medinë në vitin 9 h., pas kthimit të Resulullahut nga Tebuku. Delegacioni numëronte mbi dhjetë persona, të cilët kishin ardhur që të vërtetonin Islamin e tyre. Me këtë rast ata iu ankuan Resulullahut se në viset e tyre mbante thatësi e madhe.
Resulullahu hipi në mimber të mesxhidit, i ngriti duart dhe këndoi duanë për shi. Ai tha:
O Zoti im, lëshoje shiun mbi tokën Tënde dhe mbi krijesat Tuaja të gjalla! O Zoti im, shpërndaje mëshirën Tënde dhe ngjalle tokën Tënde të vdekur! O Zoti im, na lësho shi të begatshëm, shi të këndshëm dhe të dobishëm, të pritur aq gjatë, që të bjerë gjithandej! O Zoti im, shiun me kohë e jo me vonesë, shiun e dobishëm e jo të dëmshëm! O Zoti im, derdhe mbi ne shiun e mëshirës Tënde, e jo shiun e vuajtjeve, të rrënimeve e të vërshimeve dhe jo shiun shkatërrues! O Zoti im, na lësho shi të begatshëm dhe na ndihmo kundër armiqve tanë!
12. Delegacioni nga Nexhrani, qytet i madh shtatë ditë udhëtimi larg Mekës në drejtim të Jemenit. Në vilajetin e Nexhranit gjendeshin shtatëdhjetë e tre fshatra, larg qytetit nga një ditë ecje për kalorësin e shpejtë.
Nexhrani kishte një mijë luftëtarë. Feja e nexhranëve ishte Krishterimi. Delegacioni i tyre erdhi në Medinë në vitin 9 h., i përbërë prej njëzet e katër qytetarësh të dalluar, mes të cilëve tre vetë ishin nga rrethi i sundimtarëve. Njëri prej tyre ishte mëkëmbës, i cili kishte pushtetin dhe komandën dhe quhej Abdul-Mesih. I dyti quhej El-Edhem ose Sherhabil. I treti ishte peshkop, të cilit i takonte udhëheqja fetare dhe ishte udhëheqës shpirtëror i nexhranëve, që quhej Ebu Haritheh b. Alkameh.
Delegacioni u takua me Resulullahun dhe midis tyre u zhvilluan bisedime në trajtën e informimit. Pyetnin ata e pyeste edhe ky, përgjigjeshin ata e u përgjigjej edhe ky. Pastaj Resulullahu i thirri në Islam. Ua këndoi disa ajete nga Kur’ani, por ata refuzuan ta pra-nonin. Ata e pyetën Resulullahun se ç’thoshte Kur’ani për Isain . Resulullahu nuk ua dha përgjigjen, sepse në lidhje me këtë nuk kishte Shpallje. Atëherë Allahu shpalli: “Rasti i Isait te Allahu, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: Bëhu!- dhe ai u bë. E vërteta është nga Zoti yt, andaj, mos u bëj nga ata që dyshojnë! Kushdo që të bëjë polemikë me ty për çështjen e Isait, pasi të ka ardhur e vërteta, thuaj: Ejani, (e) po i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, pastaj të lutemi bashkërisht me gjithë zemër, që mallkimi i Allahut të bjerë mbi ata që gënjejnë. (Ali Imran: 59-61)
Kur agoi mëngjesi, Resulullahu ua dha përgjigjen për pyetjen e bërë përkitazi me këto ajete. Pastaj Resulullahu atë ditë i la vetëm që të mund të mendonin për statusin e tyre. Ata refuzuan ta vërtetonin atë që thoshte Kur’ani për Isain . Këtë ia thanë Resu-lullahut të nesërmen në mëngjes. Kur përfundimisht refuzuan të pranonin Islamin, Resulullahu i ftoi që bashkërisht të mallkonin atë që ishte gënjeshtar.
Resulullahu u paraqit duke shpejtuar me El-Hasanin, El-Huseinin (nipat e vet) dhe Fatimen (bijën e vet), e cila shkonte pas tij e veshur në odore. Kur e panë duke ardhur me nxitim dhe me krenari, ata u tërhoqën të konsultoheshin. El-Akibi dhe El-Sejjidi i thanë njëri-tjetrit: Mos e refuzo propozimin e tij se, për Zotin!, nëse është me të vërtetë Pejgamber e na mallkon, nuk do të shpëtojmë as ne, as pasardhësit tanë. Nuk do të mbetet prej nesh asnjë thua e asnjë qime në sipërfaqen e tokës. Prandaj u pajtuan që ti besonin Resulullahut . Erdhën e i thanë: “Çkado që të kërkosh prej nesh, ne do ta japim.” Resulullahu pranoi dhe lidhi me ta paqe. Ata do të paguanin xhizjen dhe do të jepnin dy mijë copë stoli, dhe atë: një mijë në muajin rexheb, një mijë në muajin seffer, e së bashku me çdo copë edhe nga një okë argjend. Ua dha garancinë e Allahut dhe të Pejgamberit të Tij. Pastaj ua la të lirë besimin e tyre. Të gjitha këto ua vërtetoi me shkrim, ndërsa ata kërkuan që tu dërgonte një njeri besnik, autoritar, bujar dhe të ndershëm. Resulullahu dërgoi në Nexhran njeriun më besnik, Ubejdeh b. El-Xherrahin, që të mblidh-te pasurinë sipas marrëveshjes së paqes. Pastaj feja Islame, pak nga pak, filloi të përhapej në Nexhran. Thuhet se komandanti Abdul-Mesihu dhe kryepari El-Ed’hemi, pasi u kthyen nga Medina, pranuan Islamin, ndërsa Resulullahu dërgoi Aliun tek ata për të mbledhur zekatin, e është e njohur se zekati merret vetëm nga muslimanët.
13. Delegacioni i fisit Benu Hanife erdhi në Medinë në vitin 9 h., me përbërje prej shtatëmbëdhjetë anëtarësh. Në mesin e tyre ishte edhe Musejlemetul-Kedhdhabi.
Emri i tij i plotë është Musejleme b. Themameh b. Kebir b. Hubejb b. El-Harith nga fisi Benu Hanife.
Ky delegacion u vendos te një familje ensarësh. Ata erdhën te Resulullahu dhe pranuan Islamin. Transmetimet përmbjnë mendime të ndryshme rreth rastit të njeriut i cili është quajtur Musejle-metul-Kedhdhab.
Pas studimit të gjithanshëm, erdhëm në përfundim se Musejleme për shkak të mendjemadhësisë, të kryelartësisë, të lakmisë dhe të pozitës së tij vartëse, ka refuzuar të shkonte me delegatët e tjerë te Resulullahu dhe se Resulullahu është përpjekur që ta përve-tësonte me të mirë, e në radhë të parë me sjellje dhe me fjalë të mira dhe, kur pa se kjo nuk kishte kurrfarë ndikimi, kuptoi se ai në vetvete bartte kobin.
Më parë Resulullahu ëndërroi se i kishin sjellë thesarin e botës dhe se në duart e veta kishte dy byzylykë prej ari. Ato iu bënë shumë të rënda, andaj u brengos shumë. Pastaj iu shpall që të frynte në to. Pasi e bëri këtë, ato u zhdukën. Kur i doli gjumi, ai e shpjegoi këtë duke thënë se do të paraqiteshin dy pejgamberë të rrejshëm. Kur u paraqit Muselejme dhe kur ndodhi ajo që ndodhi (refuzimi iro-nik i Islamit) - duke thënë: Nëse Muhammedi ma lë mua pejgambe-rinë në trashëgim, atëherë do ta pasoj atë - tek ai erdhi Resulu-llahu duke mbajtur në dorë një copë lëvozhge palmeje me ç’rast mori me vete edhe oratorin e vet Tha’bit b. Shemasin.
Resulullahu u ndal para Musejlemes, i cili ishte në shoqëri me grupin e vet, dhe filloi t’i fliste për Islamin. Musejleme iu përgjigj: “Nëse dëshiron, këtë çështje do ta zgjidhim mes nesh. Ne ty do të pranojmë për Pejgamber, me kusht që këtë nder të na e lësh me testament pas teje.” Resulullahu iu përgjigj: “Sikur të më kërkoje madje edhe këtë copë lëvozhge të palmës, as këtë nuk do ta jepja, ndërsa urdhri i Allahut nuk do të kalojë te ti. Nëse orvatesh të veprosh kundër këtij urdhri, Allahu gjithsesi do të ta bëjë këtë të pamundur. Pasha Allahun, te ti shoh atë që mu mundësua të shihja në ëndërr. Unë mbarova. Tani ja ku është oratori im, i cili, në vendin tim, do të përgjigjet pyetjeve tuaja. Pastaj Resulullahu u kthye e shkoi.
Dhe, me të vërtetë, më vonë Musejlemes i ndodhi ajo që kishte vërejtur Resulullahu tek ai.
Kur Musejleme u kthye në Jemen, vazhdoi të mendonte për lakminë e vet. Ai trilloi pjesëmarrjen e vet në pejgamberi së bashku me Resulullahun . Pastaj e shpalli veten për pejgamber dhe filloi të thurte disa vjersha, duke u munduar t’ia përngjante ajeteve të Kur’anit. Popullit të vet ia lejoi alkoolin dhe prostitucionin dhe, mbi të gjitha, u mundua t’i dëshmonte Resulullahut se edhe ai ishte pej-gamber.
Në kurthin e vet tërhoqi edhe popullin, i cili ra në lajthitje dhe filloi ta pasonte. Çështja e tij u bë tejet serioze dhe e rrezikshme. Populli e quante atë i plotfuqishmi i Jemenit, për shkak të fuqisë së madhe që kishte mbi ta. Ai mori guxim e i dërgoi Resulullahut një shkresë me këtë përmbajtje: “Unë jam bërë pjesëtar (ortak) me ty në pejgamberi. Neve na takon gjysma (e pejgamberisë, e pushtetit, e prestigjit dhe e çdo gjëje tjetër), ndërsa gjysma tjetër i takon kurejshëve.” Resulullahu iu përgjigj me një shkresë ku thotë: “Me të vërtetë, toka është e Allahut. Ai ia jep në trashëgim kujt të dojë prej robërve të Tij. Kurse përfundimi i mirë do të jetë për ata që i frikësohen Allahut.” (El-A’raf: 128).
Transmetohet se Ibni Me’sudi ka thënë: “Te Resulullahu erdhën dy njerëz, Ibnu-n-Nevaha dhe Ibni Assali, dy emisarë të Musejlemit, e Resulullahu i pyeti: “A dëshmoni se unë jam Pejga-mber?” Ata u përgjigjën: “Ne dëshmojmë se Musejlemi është Pejga-mber i Allahut.” Resulullahu u tha: “Unë i besoj Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Sikur të kisha mbytur ndonjë delegat më për-para, atëherë edhe juve do t’ju kisha mbytur.”
Muselejme e shpalli veten pejgamber të rrejshëm në vitin 10 h. Ai u vra në luftën e Jemames në kohën e Ebu Bekër Es-Siddikut , në muajin rebiul-evvel të vitit 12 h. E ka mbytur Vahshi - vrasësi i Ham-zës, .
I dyti që e shpalli veten pejgamber ishte El-Esved El-Anesijju nga Jemeni. Atë e mbyti Ferjuzi, i cili ia preu kokën një ditë e një natë para vajtjes së Resulullahut në Ahiret. Përkitazi me këtë, Resulullahu qe i informuar përmes Shpalljes, e ky i informoi as’ha-bët e vet, kurse më vonë Ebu Bekrit i erdhi lajmi nga Jemeni.
14. Delegacioni i Amir b. Sa’sa’as, në të cilin ishte Amir b. Tufejli, armiku i Allahut, dhe Erbed b. Kajsi, vëllai i Lubejdit nga nëna, pastaj, Halid b. Xhaferi dhe Xhebbar b. Eslemi. Këta ishin kryeparët e fiseve dhe kriminelët më të mëdhenj të tyre. Amiri i kishte likuiduar ashabët në burimin Mauneh. Kur erdhi ky delegacion në Medinë, Amiri dhe Erbedi thurën një komplot që të mbytnin Resu-lullahun .
Kur arritën, Amiri filloi të fliste me Resulullahun , kurse Erbedi sillej rreth tij. Pastaj e nxori shpatën nga këllëfi një pëllëmbë, e Allahu ia mpiu dorën, të cilën nuk mundi ta lëvizte më. Allahu e mbrojti Pejgamberin e Vet, ndërsa Resulullahu i mallkoi që të dy. Duke u kthyer, Allahu i dërgoi Erbedit një rrufe, e cila e dogji së bashku me devenë e tij. Kurse Amiri u takua me njëfarë gruaje, të quajtur Selulije, prej së cilës u sëmur nga gusha në qafë dhe vdiq duke thënë: “A mos vallë gusha sa kryet e devesë dhe në shtëpi të Selulijes?”
Në Sahihun e Buhariut qëndron se Amiri ka ardhur te Resulullahu e i ka thënë: “Zgjidh njërën prej tri gjërave: ty malet me popullatë, ndërsa mua fshatrat dhe qytetet, ose të jem trashëgim-tari yt pas teje, ose të luftoj kundër teje me gatafanët, me një mijë kuaj arab dhe pela arabe. Është plagosur në shtëpinë e njëfarë gruaje, e thoshte: Gusha sa gunga e devesë. Ndërsa duke hequr shpirt, bërtiti: Ma sillni kalin tim! Kur ia sollën, ai i hipi kalit dhe vdiq.
15. Delegacioni Tuxhib (degë e fisit Kinda) erdhi në Medinë me zekatin e fisit të tij. Ishin trembëdhjetë vetë. U interesuan për Kuranin dhe Sunetin. Dëshironin të mësonin doktrinën islame. E lutën Resulullahun që disa çështje t’ua jepte me shkrim. Nuk qëndruan gjatë në Medinë. Kur Resulullahu i gostiti dhe u dha dhurata, ata ia dërguan djaloshin, i cili i ruante sendet e tyre, që edhe ai të bisedonte me Resulullahun .
Djaloshi erdhi e tha: “O Pejgamber i Allahut, u nisa prej vendlindjes sime vetëm për atë që ta lutësh Allahun që t’mi falë mëkatet, që t’më mëshirojë dhe që t’ma pasurojë zemrën.” Resulu-llahu e luti Allahun për këtë djalosh, i cili ishte besimtar i mirë dhe i devotshëm. Më vonë mori pjesë në luftë kundër renegatëve të Islamit. Ky u rrit dhe u bë mësues i besimit në mesin e vet, ndërsa populli e pasonte.
Delegacioni Tuxhib u takua edhe një herë me Resulullahun në “Haxhin Lamtumirës”, në vitin 10 h.
16. Delegacioni Tajja erdhi në Medinë te Resulullahu për të pranuar Islamin. Me ata ishte Zejd b. El-Hajli. Biseduan me Resulu-llahun e ky u foli për Islamin. Ata e pranuan dhe u bënë muslimanë të sinqertë. Resulullahu ka thënë: “Çdonjërin që ma lavdëronin nga arabët, kur vinte tek unë, vëreja se e kishin tepruar, përpos me rastin e Zejd b. El-Hajlit, i cili ishte shumë më i mirë se ç’kishin thënë për të.” Për këtë arsye Resulullahu e quajti Zejdul-Hajri.
Kështu vinin delegacionet njëra pas tjetrës në Medinë gjatë viteve 9 dhe 10 h.
Historianët e betejave islame dhe të periudhës së jetës dhe të veprës së Resulullahut , i kanë përmendur delegacionet e banorëve të Jemenit, El-Ezd, Benu Se’ad, Huzejme nga Kuda’ati, Benu Amir b. Kajs, Benu Esed, Behra, Havan, Muharib, Benu-l-Muntefik Selaman, Benu Abes, Muzejneh, Murad, Zubejd, Kindeh, Dhu Merret, Gassan, Benu Aisha, Nuha. Delegacioni Nuha është i fundit që ka ardhur në Medinë, në gjysmën e muajit muharrem të vitit 11 h., e që numëron-te dyqind njerëz.
Numri më i madh i delegacioneve kanë ardhur në vitin 9 dhe 10 h., e vetëm disa në vitin 11 h.
Ardhja e pandërprerë e këtyre delegacioneve tregon se në çfarë shkalle të lartë qe pranuar Islami si fe dhe doktrina tij, dhe sa i madh ishte ndikimi dhe fushëveprimi i tij në tërë Arabinë. Arabët e shihnin Medinën me konsideratë dhe respekt, kështu që e pranuan si të vetën. Medina u bë kryeqytet i Arabisë, andaj zyrtarisht as që mund të shmangej kjo.
Është e vërtetë se ende kishte beduinë që e kishin pranuar Islamin vetëm për hir të kryeparëve të tyre, kurse në vetvete ende nuk i kishin qëruar hesapet me zakonet e aspiratat e veta paraisla-mike. Ata ende nuk kishin kaluar shkallën edukativo-arsimore të Isla-mit. Disa prej tyre Kurani i përshkruan në suren Et-Teube. Allahu thotë në Kur’an: “Beduinët janë jobesimtarë dhe munafikët më të mëdhenj (se të tjerët) dhe më të këqinj, dhe është e kuptueshme që nuk i njohin dispozitat që ia ka shpallur Allahu Pejgamberit të Vet. Kurse Allahu i di të gjitha dhe është i urtë. Ndër beduinët ka të atillë që, shpenzimin në rrugë të Allahut e trajtojnë si ngarkim (dënim) dhe mezi presin që t’ju godasë fatkeqësia - ata i godittë fatkeqësia! Allahu dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë.” (Et-Teube: 97-98).
Për disa beduinë Allahu flet mirë, e thotë: Por ka beduinë, të cilët i besojnë Allahut dhe botës tjetër dhe të cilët mendojnë se ajo çka japin është rrugë për tiu afruar Allahut dhe ta meritojnë bekimin e Pejgamberit. Kjo u është vërtet vepër e mirë. Allahu me siguri do ti shpie ata në mëshirën e Vet, sepse Allahu është falës dhe Mëshirëplotë. (Et-Teube: 99).
Përsa i përket arabëve që jetonin në qytete: Mekë, Medinë, Thekaf, në shumë qytete të Jemenit, Bahrejnit, aty Islami ishte përqafuar sinqerisht, me plot kuptimin e fjalës. Ata ishin muslimanë të fuqishëm. Shumë as’habë, magnatë dhe zotërinj ishin nga këto mjedise.
PËRHAPJA E SUKSESSHME E ISLAMIT DHE REZULTATET
Para se të vazhdojmë përpara në lidhje me ditët e fundit të jetës së Resulullahut , është e nevojshme të themi diçka të përgjith-shme për detyrat e lartësuara, të cilat Resulullahu i ka realizuar gjatë jetës së vet, pastaj të gjitha ato që e kanë veçuar nga Pejgam-berët e tjerë, me Shpallje apo pa të, në mënyrë që të mund të konk-ludojmë se ky është i zgjedhuri ndër ta.
Resulullahut tonë Allahu i ka thënë: “O ti i mbështjellë! Kaloje natën zgjuar, përveç një pjese të vogël!” (El-Muzzemmil: 1-2) “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thi-rrur).” (El-Muddeeththir: 1-2)
Ai u ngri dhe vazhdimisht mbeti zgjuar më tepër se njëzet vjet, duke bartur mbi supe peshën e amanetit - Shpalljen e besuar, më e madhja për këtë Tokë. E barti barrën e mbarë njerëzimit, obligimin e besimit në një Zot, barrën e përpjekjeve të palodhshme dhe të xhihadit në shumë sfera jetësore.
Resulullahu barti mbi supet e veta përgjegjësinë e punës së palodhshme dhe të xhihadit. Është dashur të edukohet vetëdija njerëzore, e cila ishte kredhur në dyshime, në mashtrime dhe në injorancën e periudhës paraislamike. Vetëdija e njeriut, personaliteti i tij, egoja e tij, ishin tepër të ngarkuara me pasionin për të tejkaluar në çdo gjë të shëmtuar. Feja Islame kërkonte mund të madh për saji-min e njeriut në suaza të normales. Pas kthimit të vetëdijes në një gjendje normale, kalohej në fushëveprime të tjera, përkatësisht, pas luftës së njeriut me vetveten, paraqitej nevoja për luftën e gjatë dhe të vazhdueshme me armiqtë e Allahut . Jobesimtarët, të kthy-er kundër besimtarëve, ishin të gatshëm dhe të vendosur në qëllimet e veta për ta çrrënjosur farën e së vërtetës, derisa ishte në mugullim e sipër. Kjo duhej të bëhej para se të rritej kjo e vërtetë dhe t’i lëshonte rrënjët e veta në thellësitë e tokës, kurse degët në hapësirat qiellore. Ajo nuk guxon t’i lërë nën hije të vërtetat e tjera.
Resulullahu dhe muslimanët as që kishin kohë të pushonin nga betejat brenda Arabisë, ndërkohë që edhe Bizanti përgatitej kundër popullit të ri (umetit musliman) me aspirata për ta nënshtruar duke u vërsulur nga veriu.
Në suazat e të gjitha këtyre, beteja e parë ende nuk kishte përfunduar, sepse lufta me vetveten vijon vazhdimisht. Miku i saj është shejtani i mallkuar, i cili në asnjë çast nuk ndalet nga qëllimet e veta. Ai vazhdimisht tenton të futet në thellësinë e shpirtit të njeriut dhe aty brenda ta shprushë zjarrin e epshit të pafrenueshëm.
Përballë të gjitha këtyre qëndronte Muhammedi, Resulullahu , duke mbrojtur fenë e Allahut, duke bërë luftë të pandërprerë në të gjitha sferat e jetës së mundimshme dhe të dynjallëkut, i cili sulej me furi në përditshmërinë e vet.
Muslimanët rreth tij e ndjenin sigurinë dhe rehatinë e fituar me përpjekje të vazhdueshme, të stolisur me durim të fortë - sabër, duke gdhirë natën në dhikër, në ibadet dhe në mësim të Kur’anit, të devotshëm dhe të dëgjueshëm ndaj urdhërave të Allahut.
Kështu jetoi Resulullahu ynë në luftën jetësore, të pandërprerë dhe të mundimshme, mbi njëzet vjet. Gjatë tërë kësaj kohe, kurrënjëherë nuk e humbi shpresën se Islami, feja dhe mësimi nuk do të kishin sukses në sferën e rruzullit tokësor.
Islami është pranuar me mendje (arsye), e mendja ka mbetur e shtangur para shumë ngjarjeve. Me çfarë shpejtësie Arabia e përqafoi Islamin dhe me çfarë shpejtësie idhujtaria paraislamike përjetoi falimentim të gjithëmbarshëm! Vetëdija e zgjuar refuzonte besimin në statuja dhe kumire, e jo vetëm kaq, por i thyen, i rrënuan, i rrëzuan dhe i shkatërruan ato.
Nëpër qytete, fshatra dhe hapësira të shkretëtirës jehonin fjalët e tevhidit, madhërimit të Zotit Një, të Allahut . Zëri i ezanit, i cili thërriste për namaz, përhapej nëpër këto hapësira të shkretëtirave. Besimi i ri i dha jetë mjedisit të përgjumur e të plogështuar.
Hafidhët e Kuranit ngarendën në të katër anët duke mësuar me gjithë zemër ajetet e Allahut, duke i vendosur kështu dispozitat e Tij.
U bashkuan popujt dhe fiset, gjer atëherë të ngatërruara. Njerëzit pushuan së adhuruari idhujt dhe filluan ti besonin Allahut . Nuk kishte më ngadhënjimtarë dhe të nënshtruar, zotërinj dhe robër, gjyqtarë e të dënuar, të atillë që bënin padrejtësira dhe të atillë që u bëheshin padrejtësira. Arabët, me ndihmën e Allahut , e hodhën traditën paraislamike. Ata nuk ishin më më të mirë se të tjerët, e as të tjerët nuk ishin më të mirë se arabët. Nuk kishte më përparësi i bardhi ndaj zezakut, përveç në devotshmëri. Të gjithë njerëzit e kanë origjinën nga Ademi, e Ademi nga dheu.
Në këtë mënyrë, me vlerat e Islamit, arabët realizuan bashkimin e tyre, dhe më tepër se kjo, bashkimin e humanitetit dhe të drej-tësisë shoqërore. Nga problemet e dynjallëkut doli në dritë formula për jetë të lumtur. Bota e ndërroi pamjen e vet, historia i shkroi faqet e veta të reja. Mendja e njeriut u pasurua me njohuri të reja.
Periudha paraislamike në çdo pikëpamje e nënshtronte njeriun ndaj sendeve objektive. Shpirtin e tij e kishte thurur në dokrrat e errësirës e të pabesisë. Mbretëronte injoranca dhe errësira përkundër besimeve hyjnore të mëparshme, të cilat qysh atëherë përjetuan falsifikime dhe dobësira, të cilat e kishin humbur fuqinë e kontrollit mbi shpirtin e njeriut. Këto besime qysh atëherë ishin të zbrazëta, pa jetë dhe pa shpirt.
Feja Islame e liroi njeriun, shpirtin dhe mendjen e tij nga laku i pabesisë, i politeizmi dhe i robërisë. E liroi shoqërinë njerëzore nga dhuna dhe terrori, nga përçarja dhe ndryshueshmëria e cilësdo fe.
Islami e ndërtonte shoqërinë mbi bazat e dëlirësisë, të nderit dhe të pastërtisë, mbi bazat e lirisë dhe të përtëritjes, mbi baza të diturisë dhe të qëndrueshmërisë, të besimit në vetveten, të drejtë-sisë, të bujarisë. E ndërtonte në bazë të veprimit dhe të punës së pandërprerë, pa të cilat nuk mund të kihet jetë të bukur dhe të rehatshme. Islami çdo gjëje në jetë ia ka caktuar vlerën e vet.
Në sajë të këtyre ndërrimeve, Arabia përjetoi rilindjen që nuk e ka pasur që nga zanafilla e saj, dhe historinë që nuk e ka pasur ndonjëherë, e cila ia stolisi jetën popullit gjer atëherë të panjohur në botë.
HAXHI LAMTUMIRËS
Frutat e doktrinës islame tanimë zhvilloheshin dhe rriteshin gjithnjë e më shumë, dorëzimi i fesë ishte pjekur, kurse shoqëria e re krijohej në themelet e adhurimit të një Allahu dhe kurrgjëje tjetër. Kjo bazohej në Shpalljen e Allahut të cilën ia zbriti Resulullahut .
Dukej se një zë i panjohur i pëshpëriste Resulullahut dhe në zemër i fuste ndjenjën se banimit të tij në këtë botë po i afrohej fundi.
Me rastin e përcjelljes së Mu’adh b. Xhebelit në Jemen, në vitin 10 h., mes tjerash i pat thënë: “O Mu’adh, ndoshta nuk do të më shohësh më kur të kthehesh, por mund të bëhet se do të kalosh pra-në mesxhidit tim dhe varrit tim...”, e Mu’adhi filloi të qante duke iu druajtuar ndarjes nga Resulullahu .
Allahu ka dashur që Pejgamberi i Tij ti shihte frytet e misionit të vet, për çka duroi lloj-lloj vështirësish dhe vuajtjesh mbi njëzet vjet dhe iu mundësua që, në shpatet e Mekës të takohej me fiset arabe dhe me përfaqësuesit e tyre, që të merrnin nga ai bazat dhe dispozitat fetare, kurse Resulullahu të merrte prej tyre vërtetimin se amanetin dhe dorëzimin e Islamit e kishte plotësuar, se Shpalljen e kishte kumtuar dhe umetin – popullin, e kishte këshilluar.
Resulullahu shpalli se do ta kryente haxhin, të cilin Allahu do ta bekonte dhe ku do të merrnin pjesë edhe muslimanët. Në Medinë erdhën shumë njerëz. Çdonjëri dëshironte të ishte afër Resu-lullahut dhe që së bashku me të të nisej në këtë rrugë.
Dhe, të shtunën, më 26. dhul-ka’de, Resulullahu u përgatit për rrugë. Kur këceu dielli, pastroi trupin, veshmbathjen dhe pasdreke mori rrugën. Në vendin e quajtur Dhu-l-Hulejfe, jo larg Medinës, arriti para ikindisë. E priti kohën e ikindisë dhe fali dy rekate. Këtu edhe bujti, e kur agoi drita, u tha ashabëve të vet: Mbrëmë më vizitoi Xhibrili, të cilin e kishte dërguar Zoti im, e më tha: Falu në këtë luginë të bekuar dhe bëje nijet për umre dhe për haxh.
Para dreke Resulullahu u pastrua, pastaj veshi ihramet. Aishja radijAllahu anha e parfumosi dhe me dorën e vet ia fërkoi pluhurin aromatik në trupi dhe në krye, ku kishte misk. Madje në qafë dhe në mjekër i shiheshin gjurmët e pluhurit. Pastaj veshi ihramet dhe fali dy rekatet e drekës. Duke shqiptuar shehadetin, iu përgjigj thirrjes së Allahut për haxh dhe për umre, duke bërë nijet që t’i kryente njëkohësisht. Pastaj hipi në deve dhe përsëri iu përgjigj thirrjes së Allahut. Këtë e përsëriste edhe ndërsa deveja e bartte nëpër shkretëtirë. Resulullahu udhëtoi gjersa iu afrua Mekës. Atë natë bujti në vendin e quajtur Dhul-Tuva, në mëngjes fali namazin e saba-hut. Përsëri u pastrua dhe të dielën në mëngjes, më 4 dhul-hixhxhe, të vitit 10 h., hyri në Mekë. Në rrugë kaloi tetë ditë me ecje mesa-tare.
Kur hyri në Mesxhidu-l-Haram, bëri tavafin (sjelljen rreth e përqark Kabes), pastaj bëri sajin (ecje e shpejtuar) mes Saffës dhe Mervës (dy brigje afër Kabes). Nuk i hoqi ihramet sepse e kishte bërë nijet që njëkohësisht të kryente haxhin dhe umren. Me vete kishte marrë kurbanet. U vendos në pjesën e epërme të Mekës, në vendin El-Huxhun. Më nuk shkoi për ta bërë tavafin gjer në tavafin e haxhillëkut.
Resulullahu u urdhëroi të gjithë atyre, të cilët nuk e kishin bërë nijet të prisnin kurban, që në ihrame të ishin vetëm për të kryer umren, përkatësisht derisa të bëishin tavafin rreth Ka’bes dhe sa’jin mes Saffës dhe Mervës, e pastaj t’i hiqnin ihramet dhe të liroheshin nga umreja. Shumica ngurruan të vepronin kështu, andaj Resulullahu u tha: “Po qe se do të vija përsëri në këtë situatë, nuk do të veproja kështu, sikur të mos i kisha marrë me vete kurbanet do t’i zhvishja ihramet dhe do të lirohesha nga umreja, andaj le të zhvishet ai që nuk ka me vete kurban.” As’habët dhe të tjerët e dëgjuan dhe e zbatuan urdhrin e Resulullahu .
Ditën e tetë të muajit dhul-hixhxhe, në ditën e tervijetit (dita në prag të Arafatit), Resulullahu shkoi në Minne. Në Minne fali drekën dhe ikindinë së bashku, kurse akshamin dhe jacinë së bashku. Aty bujti dhe fali namazin e sabahut (në Minne ka falur pesë nama-ze). Kur lindi dielli, u nis për në Arafat. Aty gjeti çadrën e përgatitur bardh e zi. Aty u vendos dhe kur dielli iu afrua perëndimit kërkoi devenë e vet, i hipi asaj dhe u nis nga qendra e luginës Arafat. Në Arafat ishin tubuar njëqind e njëzet e katër mijë ose njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, haxhilerë. Resulullahu iu drejtua njerëzve si ligjërues dhe mbajti një hutbe universale dhe koncize. Ai tha: “O njerëz dëgjoni ligjërimin tim, sepse unë nuk e di nëse, pas këtij haxhi, do takohem më me ju në këtë vend.
Gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë vend tuaj. A thua nuk u rrëzua nën këmbën time (u anulua dhe u dëbua) çdo gjë nga koha paraislamike (bestytnia dhe zakonet e vjetra, edhe gjakmarrja, nga koha paraislamike është rrëzuar)? Gjakmarrja e parë e këtillë e cila anulohet, është gjaku i Ibni Rebiah b. El-Harithit. Ai ka qenë në tajisje te fisi Benu Sad, ndërsa e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl.
Kamata paraislamike është anuluar. Kamata e parë që anulohet është kamata e Abbas b. Abdul-Muttalibit, e tëra është rrëzuar.
Kini frikë Allahun për sjelljet tuaja ndaj grave. Ju i keni marrë ato në besë të Allahut dhe me to keni marrëdhënie me lejen e Alla-hut. Ato janë të obliguara që në shtëpinë tuaj të mos ua lejojnë hyr-jen askujt. Ju këtë e urreni, andaj keni të drejtë ta kërkoni këtë prej tyre. Nëse këto nuk veprojnë kështu, goditini ato me goditje e cila nuk është e fuqishme. Ato kanë të drejtë që ju ti ushqeni dhe ti vishni, ashtu siç është e drejtë. Juve po ua lë Librin e Allahut, dhe nëse i përmbaheni fuqishëm atij, nuk do të devijoni.
O njerëz, me të vërtetë, pas meje nuk do të ketë më Pejgamberë, e as pas jush nuk do të ketë umet (popull) tjetër. Për këtë arsye besoni Krijuesin tuaj, falni pesë kohët e namazit, agjëroni gja-të muajit ramazan, jepni zekatin në pasurinë tuaj. Kështu i pastroni shpirtrat tuaj, dhe vizitoni (kryeni haxhin) shtëpinë e Krijuesit tuaj. Bëhuni të dëgjueshëm ndaj udhëheqësve tuaj të drejtë. Nëse të gjitha këto i respektoni, do të hyni në Xhenetin e Krijuesit tuaj.
E nëse do të pyeteni për mua, çfarë do të thoni?” Ata u përgjigjën: “Do të dëshmojmë se na ke komunikuar e na ke këshilluar dhe se e ke zbatuar misionin tënd.”
Resulullahu , duke treguar me gisht nga qielli e pastaj nga populli, tha: “O Zoti im, Ti je Dëshmitar.” Këtë e përsëriti tri herë.
Njeriu i cili kishte zërin më të lartë, e që i përcillte fjalët e Resulullahut , ishte Rebiah b. Umejje b. Halefi. Pasi e kreu fjalimin e vet, Allahu i zbriti Shpalljen: “Sot jua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe jua plotësova dhuntinë Time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë feje juaj.” (El-Maide: 3).
Kur e dëgjoi Umeri këtë ajet, filloi të qante. Njerëzit e pyetën: “Ç’të shtyri në vaj?” Ai u përgjigj: “Pas plotësimit dhe përsosjes nuk mund të ketë asgjë tjetër, përveç mungesës dhe pakësimit.”
Pas hutbes, Bilali thirri ezanin, pastaj ikametin, e Resulullahu ua fali njerëzve namazin e drekës. Pastaj përsëri u thirr ikameti, e Resulullahu fali namazin e ikindisë. Mes këtyre dy namazeve nuk fali kurrgjë tjetër. Mandej i hipi devesë dhe erdhi në vendqëndrim në Arafat. Devenë e ktheu nga Xhebelu-l-Rahmeti (kodra e Mëshirës), derisa kodra ishte përpara tij. U kthye nga kibla dhe ashtu qëndroi deri në perëndimin e diellit. Kur u zhduk e kuqja në perëndim, Resulullahu e hipi pas vetes në deve Usamen dhe u nis për në Muz-delife. Në Muzdelife fali akshamin dhe jacinë me një ezan e dy ika-mete. Mes namazeve nuk këndoi tesbih. Pastaj u shtri dhe fjeti gjer në mëngjes.
Në mëngjes e fali sabahun me ezan dhe ikamet, derisa u zdrit. Pas namazit i hipi devesë dhe shkoi në kodrën e Muzdelifes, u kthye nga kibla dhe e luste Allahun, thërriste tekbire dhe tehelule. Aty qëndroi duke u lutur derisa nuk u zdrit mirë.
Para se të lindte dielli, u nis nga Muzdelifja për në Minne. Pas vetes në deve hipi El-Fadël b. Abbasin. Kështu arriti në luginën Muhassir. Aty i tundi pak krahët (që bënë pjesë në ceremonitë e haxh-it), e pastaj u nis rrugës së mesme, e cila të çonte në xhemren e Madhe (vend ky ku simbolikisht gjuhet shejtani me gurë të vegjël). Në kohën e Resulullahut afër kësaj xhemreje ishte një dru, andaj kjo xhemre është quajtur “xhemretu-l-Aka’ba” ose “xhemretu-l-ula” (xhemreja e Aka’bas apo xhemreja e Parë). Në xhemre gjuajti shtatë guralecë. Gjatë gjuajtjes të çdo guraleci thërriste “Allahu ekber”. Guralecat i hidhte me dorën e djathtë nga mesi i luginës Minne.
Pas hedhjes së guralecave vajti në “menhar”, vend ku theren kurbanet. I theri gjashtëdhjetë e tri deve me dorë të vet, pastaj ia dha Aliut pjesën tjetër prej tridhjetë e shtatë deveve, të cilat i theri ky. Gjithsej u therën njëqind kurbane të mëdha. Aliu u shoqë-rua me Resulullahun në kurbanet e tij.
Resulullahu urdhëroi që nga çdo kurban të ndahej nga një copë mish, të cilat i vunë në kusi. Mishin e zien e Resulullahu hën-gri nga ky mish dhe piu çorbë. Pastaj i hipi devesë dhe shkoi në Mekë për të bërë tavafu-l-ifadeti.
Në Mekë fali namazin e drekës. Pastaj shkoi te benu Abdul-Muttalibët, të cilët u jepnin haxhilerëve ujë të Zem-Zemit, e tha: “Zbritni, o benu Abdul-Muttalibë dhe më jepni ujë. Sikur të mos kisha frikë se njerëzit do tua rrëmbenin punën, edhe unë do të zbri-tja së bashku me ju që të nxirrja ujë.” Ata ia nxorën një kovë e Resulullahu piu ujë të Zem-Zemit.
Ditën e parë të Kurban Bajramit, më 10 Dhul-hixhxhe, kur u ngrit dielli, në orët e paradrekës, Resulullahu u mbajti një ligjëra-të njerëzve. Ishte i ulur në mushk. Aliu shëtiste para tij, ndërsa disa prej njerëzve rrinin ulur e disa qëndronin në këmbë.
Në këtë hutbe përsëriti disa gjëra nga hutbeja e djeshme. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Bekri, i cili ka thënë: “Resulullahu në ditën e parë të Kurban Bajramit na ka mbajtur një hutbe, e ka thënë: “Koha rrotullohet siç është rrotulluar në ditën e krijimit të qiejve dhe të Tokës. Viti përbëhet prej dymbëdhje-të muajve, prej të cilëve katër janë të shenjtë. Tri janë të njëpasnjëshme: dhul-kade, dhul-hixhxhe dhe muharrem, ndërsa rexhebi është ndërmjet xhumadel-uhrasë dhe shabanit.
Pastaj tha: Cili është ky muaj? Ne u përgjigjëm: Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri. Resulullahu heshti, e ne menduam se do ta emërtonte me ndonjë emër tjetër. Pastaj pyeti: “A nuk është dhul-hixhxhe?” U përgjigjëm: “Po.” Ai pyeti: “E cili është ky vend?” Ne u përgjigjëm: “Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri.” Resulullahu heshti, e ne menduam se do ta emërton-te me ndonjë emër tjetër. Ai, më në fund pyeti: A nuk është ky Beldeti (Meka)? U përgjigjëm: Po. E cila ditë është kjo ? U përgjigjëm: Allahu dhe Pejgamberi i Tij e dinë më së miri. Ai heshti, e na menduam se do ta emërtonte me ndonjë emër tjetër. Ai pyeti: A nuk është kjo dita e prerjes së kurbaneve? U përgjigjëm: Po. Resulullahu tha: “Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe shumësia juaj janë të shenjta siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë vend tuaj dhe në këtë muaj tuaj.”
“Ju do të takoheni me Krijuesin tuaj, e Ai do t’ju pyesë për veprat tuaja. Pas meje mos u ktheni në lajthitje, e që t’ia prisni kokat njëri-tjetrit.” “A ju kam kumtuar?” U përgjigjëm: “Po”. Resu-lullahu tha: “O Zoti im, bëhu Dëshmitar! Dhe dijeni, ata që janë të pranishëm le t’i informojnë ata që nuk janë të pranishëm, ndosh-ta shumë prej tyre do të kuptojnë më mirë se të pranishmit të cilët kanë dëgjuar.”
Në hadith thuhet se Resulullahu në këtë hutbe ka thënë: “Ta dini se mëkatari që gabon, mund të dëmtojë vetëm vetveten, e mos të mëkatojë ndaj fëmijës së vet, dhe mos të mëkatojë fëmija ndaj prindit të vet! A nuk është i dëshpruar shejtani se nuk do të jetë më kurrë i adhuruar në këtë vend tuaj? Por ai do të ketë dëgjesë në veprat tuaja, të cilat i konsideroni si të parandësishme, andaj do të jetë i kënaqur me to.”
Resulullahu ditët e Kurban Bajramit i kaloi në Minne duke kryer ceremonitë-rregullat e haxhit dhe duke u mësuar njerëzve dispozitat. E madhëronte Allahun duke zbatuar traditën e kurbanit, ashtu siç e kishte praktikuar populli i Ibrahimit .
Krahas të gjitha këtyre, e anuloi traditën e shirkut (politeizmit) dhe shenjat e tij. Gjatë ditëve të Bajramit mbajti edhe disa hutbe.
Ebu Davudi rrëfen, përmes vargut të besueshëm të transmetuesve, nga Serra, e bija e Nebuhanit, e cila thotë: “Resulullahu na mbajti një hutbe nga mesi i ditëve të Bajramit. Ka thënë: A është kjo dita e mesme e Bajramit? Hutbeja e tij sot ishte e njëjtë si-kurse ajo në ditën e parë. Kjo ligjëratë është mbajtur menjëherë pas shpalljes së sures En-Nasër.
Ditën e trembëdhjetë të muajit dhul-hixhxhe, apo ditën e tretë të Kurban Bajramit, Resulullahu u nis prej Minnes. Arriti në Ebtah, në shpatien e Benu Ken’anijëve. Aty e kaloi pjesën e ditës dhe natën vijuese. Aty fali së bashku drekën e ikindinë dhe akshamin e jacinë. Pastaj pushoi pak, mandej i hipi devesë dhe u nis për në Bejtullah. Kur mbërriti atje, kreu tavafu-l-veda’i (tavafin lamtumirës).
Pas kryerjes së të gjitha ceremonive të haxhit, urdhëroi që të përgatitej kthimi në Medinë, jo për të shfrytëzuar pushimin, por për të vazhduar ballafaqimin me punën e mundimshme për hir të Allahut dhe të rrugës së Tij.
Ekspedita e fundit luftarake
Mendjemadhësia e Perandorisë Bizantine refuzonte çdo të vërtetë jetësore, të cilën Islami e vinte në dukje. Kjo mendjemadhësi e saj, e shtyri atë që të likuidonte çdonjërin që bëhej aderues i kësaj të vërtete, sikundse bëri me Ferveh b. Amër El-Xhezzamiun, i cili ishte mëkëmbës i tyre në Muane. Duke parë këtë mendjemadhësi dhe guxim të tyre, Resulullahu vendosi të përgatiste një ushtri të madhe. Në muajin seffer të vitit 11 h., i urdhëroi Usame b. Zejd b. Harithit që të nisej me kalorësi e të sulmonte Belhin dhe Ed-Durimin në Palestinë.
Qëllimi i këtij sulmi ishte të futej frika dhe të shkaktoheshin çrregullime në radhët e armikut, në të njëjtën kohë të futej siguria dhe vetëbesimi në zemrat e arabëve, të cilët jetonin në kufijtë e shtetit islam. Pastaj që ndokush të mos mendonte se forca kishtare posedonte fuqi të pamposhtur, si dhe që pranimi i Islamit nuk u sjell aderuesve të vet vetëm vdekje.
Njerëzit polemizonin rreth personalitetit të komandantit, për shkak se ky ishte shumë i ri. Dyshonin se ky mund ta kryente detyrën me sukses. Andaj Resulullahu u tha; “Nuk jam i habitur që jeni duke e sulmuar pozitën e Usames, sepse e keni sulmuar edhe pozitën e babait të tij. Babai i tij ka qenë i lindur për pozitën udhëheqëse dhe për mua ka qenë njëri prej njerëzve më të dashur, e edhe ky gjithashtu, pas tij më është njëri prej më të dashurve.
Pas këtyre fjalëve njerëzit ngarendën të hynin në radhët e ushtrisë së Usames. Kur e lëshuan Medinën, vendpushimi i parë i tyre qe El-Xhurfi, tri milje larg Medinës, ku u erdhi lajmi jo i mirë për sëmu-ndjen e Resulullahut . Ky lajm i shqetësoi shumë dhe nuk deshën të vazhdonin rrugën derisa të kuptonin përcaktimin e Allahut.
Mirëpo, Allahu deshi që kjo të ishte ekspedita e parë në kalifatin e Ebu Bekër Es-Siddikut.
VAJTJA TEK ALLAHU I LARTËSUAR
Lajmëtarët për ndërrim jete
Duke qenë se mësimi fetar e fitoi formën e tij përfundimtare dhe, pasi Islami mbretëroi në tërë Arabinë, u paraqitën shenjat e ndarjes nga jeta, e cila gufonte nga ndjenjat e Resulullahut dhe e cila është sqaruar me fjalët dhe me veprat e tij.
Resulullahu në muajin ramazan të vitit 10 h., qëndroi njëzet ditë në itikaf, ndërsa në vitet e kaluara ishte nga dhjetë ditë. Xhibrili e këndoi dy herë tërë Kur’anin së bashku me Resulullahun .
Resulullahu në haxhin Lamtumirës ka thënë: “Unë nuk e di nëse do të takohem më me ju në këtë vend. Gjithashtu, te Xhemreja e Parë në Akaba ka thënë: Zbatoni ceremonitë e haxhit ashtu siç jam duke i praktikuar unë, sepse mund të ndodhë që pas këtij viti nuk do ta vizitoj më Kaben.
Në mes Kurban Bajramit iu shpall sureja En-Nasër, andaj Resulullahu e dinte se kishte ardhur koha e ndarjes dhe se shpirti i paralajmëronte vdekjen.
Në fillim të muajit seffer të vitit 11 h., Resulullahu vajti në Uhud dhe u fal, duke e lutur Allahun për shehidët, duke u përshë-ndetur nga të vdekurit sikurse edhe nga të gjallët.
Prej aty u kthye në mesxhid, hipi në mimber, e tha: Unë po ndahem prej jush. Para Allahut do të dëshmoj për ju. Pasha Allahun, tani jam duke parë vdekjen time. Më janë dhënë çelësat e thesarit të Tokës. Unë nuk kam frikë, pasha Allahun, se pas meje përsëri do të bëheni mushrikë, por po druaj se do të grindeni rreth pasuri-së.
Atë natë, rreth mesnate, doli në Xhennet beki (varrezat në oborr të mesxhidit). Aty e luti Allahun që të falte mëkatet e të vdekurve. Aty tha: “Esselamu alejkum, o banorë të varrezave. Mos u pikëlloni se ku gjendeni në krahasim me atë se ku gjenden njerëzit. Është paraqitur turbullira porsi nata e errët. Është duke ardhur turbullirë pas turbullire, e kjo e fundit është më e madhe se ajo e para.” Pastaj i gëzoi të vdekurit duke thënë: “Edhe ne do të vijmë aty ku jeni ju.”
Fillimi i sëmundjes
Të hënën më 29 seffer të vitit 11 h., Resulullahu mori pjesë në varrimin e një xhenazeje në Xhennet beki. Duke u kthyer në shtëpi filloi t’i dhimbte koka. Kishte temperaturë aq të lartë, saqë fuqia e saj dukej në çallmën, të cilën e mbante të mbështjellë rreth ko-kës.
Resulullahu , kështu i sëmurë, falej në mesxhid njëbëdhjetë ditë si imam, ndërsa gjithsej qe i sëmurë trembëdhjetë apo katërm-bëdhjetë ditë.
Java e fundit e jetës
Sëmundja e Resulullahut ishte tejet e rëndë, saqë filloi t’i pyeste gratë e veta: “Ku jam nesër, te cila jam nesër?” Ato e kuptuan dëshirën e tij, andaj e lejuan të shkonte tek ajo që dëshironte.
U vendos tek Aishja radijAllahu anha, duke u mbështetur mes El-Fadël b. Abbasit dhe Ali b. Ebi Talibit . Në shtëpinë e Aishes hyri me kokë të lidhur, duke i tërhequr këmbët zvarrë. Tek ajo e kaloi javën e fundit të jetës së vet. Aishja radijAllahu anha këndonte “Muavvedheten” - suren “El-Felek” dhe “El-Nas” dhe dua, të cilat i kishte mësuar nga Resulullahu , pastaj frynte në të dhe e fërkonte me dorën e vet, duke u lutur për mirëqenien e tij.
Pesë ditë para transferimit
Të mërkurën, pesë ditë para transferimit, temperatura iu zgjerua në tërë trupin. Kishte dhimbje të mëdha dhe i binte të fikët.
Atëbotë tha: Mi sillni shtatë matare me ujë nga puse të ndryshëm, në mënyrë që të dal para njerëzve dhe tua lë porosinë time.”
E ulën në govatë dhe derdhnin ujë mbi të, saqë tha: Mjaft më, ju lutem! Pas kësaj u ndje më mirë. Hyri në mesxhid, u ul në mimber dhe u mbajti fjalim njerëzve të tubuar. Ai tha: Allahu i ka mall-kuar hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak se varret e Pejgamberëve (të shenjtëve) të tyre i kanë shndërruar në faltore. Në një hadith tjetër qëndron: I vraftë Allahu hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak se i kanë bërë varret e Pejgamberëve të tyre faltore.
Pastaj tha: Mos e merrni varrin tim si objekt adhurimi.
Pastaj pranoi të ishte i ndëshkuar nëse i kishte bërë keq dikujt, e tha:
Nëse dikënd e kam frushkulluar shpinës, ja shpina ime, le të ma kthejë në masë të njëjtë. Nëse dikënd e kam ofenduar, le të ma kthejë me të njëjtën masë.
Pastaj zbriti nga mimberi dhe fali namazin e drekës. Mandej përsëri hipi në mimber dhe prapë e përsëriti se nëse i kishte mbetur dikujt borxh, le ta kërkonte atë që t’ia kthente.
Njëri tha: “Më ke borxh tre drahmë.” Resulullahu iu drejtua El-Fadlit e i tha: “O Fadël, jepja ato.”
Pastaj e la porosinë në lidhje me ensarët, e tha: Po ju lë porosinë për ensarët. Ata janë njerëzit e mi dhe familja ime, ata e kanë kryer atë që është dashur ta kryejnë, por u mbetet ajo që ende duhet ta kryejnë. Merrni prej tyre atë që është mirë, ndërsa mos e përfillni atë që është prej tyre e keqe.
Në një hadith tjetër qëndron: Njerëzit shumohen, ndërsa ensarëve gjithnjë iu pakësohet numri, gjersa bëhen sikurse kripa në gjellë. Kushdo që të jetë prej jush në pushtet, e prej tyre përjeton gjëra të papëlqyera apo ndihmë, prej tyre le të pranojë atë që është e mirë, e mos të përfillë atë që prej tyre është e keqe.”
Pastaj tha: “Allahu ia ka mundësuar një njeriu të zgjedhë nga kopshti i dynjallëkut cilëndo lule ose atë që posedon Allahu. Ai zgjo-dhi atë që posedon Allahu.”
Ebu Se’id El-Hudariu transmeton: “Ebu Bekri filloi të qante e tha: “Të flijojmë ty për baballarët tanë e nënat tona.” Ne protes-tuam, kurse njerëzit thanë: “Shihni këtë plak, ç’po ndodh me të? Re-sulullahu na flet për robin të cilin Allahu e ka sprovuar që të zgje-dhë lulen e kësaj bote ose atë që posedon Allahu, e ky së këndejmi thotë: “Të flijojmë ty për baballarët tanë e nënat tona.”
Resulullahu tani ishte në pozitë të zgjidhte, kurse Ebu Bekri me të vërtetë ka qenë më i dituri prej nesh.”
Atëherë Resulullahu tha: “Njeriu më dorëdhënës ndaj meje, qoftë për pasurinë e vet, qoftë për shoqërimin e tij me mua, është Ebu Bekri. Sikundër të kërkoja mik të ngushtë, pos Allahut, do të merrja Ebu Bekrin. Por ta keni të ditur se vëllezërit të tubuar rreth Islamit në dashuri dhe në harmoni do të hasin edhe xhami me dyer të mbyllura, por dyert e Ebu Bekrit janë gjithnjë të hapura.
Katër ditë para transferimit
Të enjten, katër ditë para transferimit në Ahiret, duke ndjerë dhimbje të mëdha, Resulullahu tha: “Ejani t’ju shkruaj një libër, në mënyrë që të mos devijoni nga rruga e drejtë.” Rreth tij ishin ulur njerëzit, në mesin e të cilëve ishte Umeri , i cili tha: “Resulullahun e ka kapluar sëmundja, ndërsa ju e keni Kur’anin. Juve ju mjafton Libri i Allahut.” Njerëzit e shtëpisë u hidhëruan dhe u ndanë në mendime. Disa u hidhëruan e thanë: “Afrojani le të thotë Resulu-llahu çka të dëshirojë.” ndërsa të tjerët u pajtuan me mendimin e Umerit . Pasi e tepruan në polemikë, Resulullahu tha: “Shkoni dhe më lini të qetë!
Atë ditë ka porositur tri gjëra:
1. Që të shpërngulen nga Arabia hebrenjtë, të krishterët dhe mushrikët;
2. Që të shpërblehen delegacionet me të gjitha ato që u kishte premtuar;
3. Porosinë e tretë e ka harruar transmetuesi. Është e mundur që kjo të ketë qenë lidhmëria e ngushtë me Kuranin dhe me Sune-tin, ose që ushtria me në krye Usamen të kryente detyrën e vet, ose porosia për: namaz dhe për ata të cilët janë në posedimin tuaj.
Edhe këtë të enjte Resulullahu gjithnjë ishte imam në xhemat përkundër sëmundjes së rëndë, deri në jaci. Namazi i fundit, të cilin e fali me xhemat, qe akshami. Këndoi si zakonisht “El-Murselat.”
Rreth kohës së jacisë gjendja e rëndë u vështirësua edhe më, andaj nuk mundi të dilte në mesxhid.
Aishja radijAllahu anha thotë: “Resulullahu pyeti: “A të shkoj t’u fal njerëzve namazin?” Ne u përgjigjëm: “Jo, o Pejgamber i Allahut, edhe pse ata të presin.” Ai tha: “Më sillni ujë dhe govatën.” Ne ia sollëm e ai u pastrua dhe u ngrit me mund të madh, por menjëherë i ra të fikët. Pastaj u këndell e pyeti: “A t’ua fal namazin njerëzve?” Edhe të dytën e të tretën herë ndodhi si herën e parë. Pastrohej, çohej për të vajtur, por i binte të fikët. Më në fund e dërgoi Ebu Bekrin që t’i bëhet xhematit imam në namazin e jacisë. Ebu Bekri falej edhe ditëve të tjera.” Si imam fali shtatëmbëdhjetë namaze gjatë jetës së Resulullahut .
Aishja radijAllahu anha u përpoq tri-katër herë te Resulullahu për ta ndërruar imamin, në mënyrë që njerëzit të mos e merrnin si parashenjë të keqe, por Resulullahu refuzoi ta bënte këtë duke thënë: “Me të vërtetë, ju jeni pronare të Jusufit. Urdhërojeni Ebu Bekrin që të bëhet imam dhe t’u falë njerëzve namazet.”
Dy ditë para transferimit
Të shtunën Resulullahu u ndje më mirë, andaj doli i mbështetur te dy njerëz për të falur namazin e drekës. Ebu Bekri ishte imam. Kur e pa Resulullahun deshi të mënjanohej për t’i lë-shuar vendin, por Resulullahu i bëri shenjë që të mos luante nga vendi, e tha: “Më çoni afër tij!”
E ulën në anën e djathtë të Ebu Bekrit. Ebu Bekri e imitonte Resulullahun në namaz. Njerëzit e dallonin tekbirin.
Një ditë para transferimit në Ahiret
Të dielën, vetëm një ditë para transferimit, Resulullahu i liroi shërbëtorët e vet dhe ua ndau shtatë dinarët e fundit që kishte.
Muslimanëve ua fali armët e veta. Atë natë Aishja radijAllahu anha huazoi nga fqinja e saj vaj për kandil. Parzmorja e Resulullahut ishte peng te një hebre, për tridhjetë masa grurë.
Dita e transferimit në Ahiret
Enes b. Maliku rrëfen: “Ndërsa muslimanët në mëngjes ishin duke falur namazin e sabahut pas Ebu Bekrit, ata i befasoi Resu-lullahu . E kishte mënjanuar perden nga dera e dhomës së Aishes dhe i shikonte ata. Xhemati falej në safe. Ai buzëqeshi dhe qeshi. Ebu Bekri u tërhoq në saf dhe e liroi vendin, duke menduar se Resulullahu dëshironte të hynte në namaz.” Enesi thotë: “Muslimanëve iu duk se ishin vënë në sprovim gjatë namazit, për shkak të gëzimit që ndje-nin ndaj Resulullahut . Ai u dha shenjë me dorë që të vazhdonin na-mazin. Pastaj hyri në dhomë dhe tërhoqi perden e derës.”
Pas kësaj nuk e përjetoi kohën vijuese të namazit.
Nga ora dhjetë para dreke, Resulullahu thirri Fatimen dhe i pëshpëriti diçka në vesh. Ajo filloi të qante. Pastaj përsëri i pëshpëriti, e ajo filloi të qeshte.
Aishja radijAllahu anha thotë: “Ne e pyetëm se ç’i kishte thënë, e ajo tha: “Resulullahu më tregoi se do të transferohej në Ahiret për shkak të kësaj sëmundjeje, andaj qava. E pastaj më tregoi se do të ishe e para nga familja jonë që do të shkoj pas tij, andaj nga gëzi-mi qesha.”
Resulullahu e ka gëzuar Fatimen duke i thënë se ajo është përfaqësuesja e të gjitha grave në të dy botët.
Fatimja e pa se ç’po ndodhte me Resulullahun dhe sa fort ishte duke vuajtur nga sëmundja e cila e shtrëngonte rëndë, andaj bërtiti: “O pikëllimi im, o babai im!” Ai tha: “Prej sot babai yt më nuk do të ketë dhimbje.”
Resulullahu thirri nipat e vet, El-Hasanin dhe El-Huseinin dhe i puthi. Porositi çdo të mirë për ta. I thirri edhe gratë e veta, i këshilloi ato dhe ua përkujtoi obligimet e tyre.
Dhembja bëhej gjithnjë e më e fuqishme. Gjurma e helmit, të cilin e kishte ngrënë në Hajber, u shfaq, e ai tha: “O Aishe, ende jam duke ndjerë dhembjen dhe hidhësirën e atij ushqimi që e kam ngrënë në Hajber. E ndiej se më pëlcet delli i gjakut nga ai helm.”
Resulullahu ua la porosinë njerëzve duke thënë: “Namazin, namazin, dhe atë që e keni në posedimin tuaj.” Këtë e përsëriti disa herë.
Transferimi në Ahiret
Transferimi filloi. Aishja e ngriti pak dhe e mbështeti te ajo.
Përkirazi me këtë, ajo ka thënë: “Nga begatitë e Allahut ndaj meje është ajo që Resulullahu ka ndërruar jetë në shtëpinë time, në ditën time, në kraharorin tim dhe pranë shpirtit tim. Në çastet e fundit në dhomë hyri Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit. Në dorë mbante misvakun (për pastrimin e dhëmbëve) e unë mbaja Resulullahun të mbështetur. Vërejta se ishte duke e shikuar misvakun, e kishte dëshi-rë që gjithnjë t’i pastronte dhëmbët. Thashë: “A e do?” E lëvizi kokën në shenjë pohimi. Unë ia dhashë, e ai e shtypi nëpër dhëmbë. Unë thashë: “A ta zbus pak?” Ai bëri me shenjë se po. Unë e zbuta, e ai urdhëroi përdorimin e tij.”
Në një hadith tjetër thuhet se ai me misvak i ka fërkuar dhëmbët, ashtu siç ka mundur edhe më parë. Para tij ishte pjata me ujë. I lagu duart me ujë, e fërkoi fytyrën e tha: “La ilahe ilAllah, vdekja e ka agoninë e vet.” (Hadith).
Kur Resulullahu mbaroi pastrimin e dhëmbëve me misvak, ngriti dorën apo gishtin dhe e drejtoi shikimin në tavan. Aishja radijAllahu anha e ktheu kokën nga ai, gjersa buzët e tij pëshpëritnin: “Me ata, të cilëve ua ke dhuruar mëshirën Tënde, me Pejgamberët, të sinqertët, shehidët dhe të mirët. O Zoti im, më fal e më mëshiro dhe më bashko me Lajmëtarët e fesë. O Zoti im, më bashko me Lajmëtarët e fesë.”
Fjalët e fundit i përsëriti tri herë. Dora i ra, e ai u shpërngul te shokët më të lartësuar. “Ne i takojmë Allahut dhe Atij i kthehemi.” Kjo ngjau në orët e paradrekës, të hënën më 12. rebiul-evvel të vitit 11 h. Atë ditë Resulullahu i kishte mbushur gjashtëdhjetë e tre vjet e katër ditë.
As’habët në pikëllim të madh
Nëpër Medinë u përhap lajm i rëndë, i cili e errësoi dritën dhe hapësirat qiellore të mbarë Arabisë. Enesi thotë: “Nuk më kujtohet se kam përjetuar ditë më të bukur, më të ndritshme dhe më të gëzuar se ajo kur Resulullahu hyri në Medinë, dhe nuk më kujto-het ndonjë ditë më e rëndë, më e errët dhe më e pikëlluar se ajo ditë kur Resulullahu ndërroi jetë.”
Kur Resulullahu ndërroi jetë, Fatimja tha: “O babai im, ti iu përgjigje ftesës së Krijuesit, o babai im, në Xhenneti-l-Firdevs është vendbanimi yt, o babai im, ne do t’i ankohemi Xhibrilit.”
Qëndrimi i Umerit
Umeri e dëgjoi lajmin i cili ia errësoi mendjen. Ai tha: “Hipokritët mendojnë se Resulullahu ka vdekur. Le ta dinë se Resulu-llahu nuk ka vdekur. Ai ka shkuar te Krijuesi i vet, siç pat shkuar Musai , i biri i Imranit.
Ka munguar nga populli i vet dyzet ditë, e pastaj është kthyer, edhe pse ata patën thënë se ai kishte vdekur. Dhe, pasha Allahun, do të kthehet edhe Resulullahu e do t’ua pres duart dhe këmbët njerëzve, të cilët mendojnë se ai ka vdekur.”
Qëndrimi i Ebu Bekrit
Ebu Bekri u paraqit në kalë duke ardhur nga shtëpia e vet, nga Es-Senhi dhe hyri në mesxhid. Nuk foli me askënd gjersa nuk hyri tek Aishja dhe e u nis nga Resulullahu , i cili ishte i mbuluar me kaftan. Ia zbuloi fytyrën, u përkul, e puthi dhe filloi të qante. Pastaj tha: “Më je më i dashur se babai im dhe nëna ime. Allahu nuk do të lejo-jë që të vdesësh dy herë. Vdekjen të cilën Allahu ta ka përcaktuar, ti e përjetove.”
Pastaj Ebu Bekri dhe Umeri dolën që t’u tregonin popullit. Ebu Bekri tha: “Ulu, o Umer.” Umeri refuzoi të ulej. Njerëzit iu afruan Ebu Bekrit, duke iu shmangur Umerit . Ebu Bekri tha: “Ju them se ai që e ka aderuar Muhammedin , Muhammedi ka vdekur, e kush e adhuron, e beson Allahun , le ta dijë se Allahu është gja-llë. Ai kurrë nuk vdes. Allahu i Lartësuar thotë: “Muhammedi është vetëm Pejgamber, por edhe para tij ka pasur Pejgamberë. E nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar), nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Se Allahu me siguri do t’i shpërblejë falënderuesit.” (Ali-Imran: 144).
Ibën Abbasi ka thënë: “Pasha Allahun, dukej sikur njerëzit nuk kishin ditur se ishte shpallur ky ajet, gjersa e këndoi Ebu Bekri. Njerëzit filluan të këndonin këtë ajet, e nuk ke mundur të shihje askënd që të mos e mësonte.”
Ibni Musejjibi ka thënë: “Umeri tha: “Pasha Allahun, pasi që e dëgjova këtë ajet që e këndoi Ebu Bekri, u ula në tokë, sepse nuk më mbajtën dot këmbët, u rrëzova përdhe dhe, nga ajeti kuptova se Resulullahu vërtet kishte vdekur.”
Përgatitja dhe përcjellja e trupit fisnik në dhe
Problemi rreth kalifatit u shfaq para se të përcillej trupi i Resu-lullahut . Midis muhaxhirëve dhe ensarëve u shkaktua polemikë, diskutim, grindje dhe ngritje e tensionit në çatinë e Benu Saidit. Më në fund u pajtuan që për kalif të zgjidhej Ebu Bekri. Në këtë mënyrë kaloi pjesa tjetër e kësaj të hëneje të pikëllueshme. U errësua, e njerëzit ende nuk e kishin zgjidhur problemin e kalifatit. Gjer në agi-min e ditës së martë, trupi fisnik i Resulullahu mbeti i shtrirë në shtratin e tij, i mbuluar me kaftan. Anëtarët e familjes u mbyllën në shtëpi dhe mbetën vetëm me të.
Të martën, e pastruan Resulullahun a.s, duke mos ia hequr rrobat. Këtë e bënë El-Abbasi e Aliu, djemtë e Abbasit, Kusumi e El-Fadli, Shukrani - robi i liruar i Resulullahut , Usame b. Zejdi dhe Evs b. Havli.
El-Abbasi, Fadli dhe Kusumi e kthenin, Usame dhe Shukrani qitnin ujë, Aliu e lante ndërsa Evsi e mbante mbështetur në gjoksin e vet.
Pastaj ia veshën qefinin prej tri pjesësh, të përgatitur nga pël-hura e pambuktë suhuljan (nga Jemeni). Nuk kishte këmishë as çallme. Pati propozime të llojllojshme ku ta varrosnin.
Ebu Bekri tha: “E kam dëgjuar Resulullahun duke thënë: “As-një Pejgamber nuk është varrosur askund tjetër, pos aty ku ka vde-kur” Ebu Talha e mënjanoi shtratin e Resulullahut dhe e mihu varrin.
Në odën e Resulullahut hynin nga dhjetë vetë për t’i falur xhenazen. Askush nuk u ishte imam.
Më së pari u fal familja, pastaj muhaxhirët, pastaj ensarët. Edhe gratë u falën pasi përfunduan burrat, pastaj u falën edhe fëmijët.
Kështu kaloi e tërë dita e martë. Kur filloi dita e mërkurë, Aishja radijAllahu anha tha: “Nuk kemi ditur për varrimin e Resulu-llahut , gjersa dëgjuam tingëllimat e lopatave të martën natën.”
FAMILJA E RESULULLAHUT
Familjen e Resulullahut në Mekë, para hixhretit, e përbënin Resulullahu dhe bashkëshortja e tij, Hatixhja, e bija e Huvejlit. Me të u martua në moshën njëzet e pesë vjeç, e ajo ishte dyzet vjeçe. Hatixhja qe bashkëshortja e parë e Resulullahut . Gjatë jetës së saj nuk u martua me ndonjë grua tjetër. Me të pati djem e vajza. Prej djemve asnjëri nuk i ka mbetur gjallë. Vajzat e tij ishin: “Zejnebja, Rukaja, Ummu Kulthum dhe Fatimja.
Zejneben e martoi për Ebu-l-As b. Er-Rebia, djalin e hallës. Rukajën dhe Ummu Kulthumen i martoi për Uthman b. Affanin , në fillim njërën, e pas vdekjes së saj edhe tjetrën. Fatimen e martoi për Ali b. Ebi Talibin, në kohën mes dy betejava të Bedrit dhe të Uhudit. Fatimja i lindi dy nipa: El-Hasanin e El-Huseinin, dhe dy mbesa: Zejneben dhe Ummu Kulthumen.
Është e njohur se Resulullahu ka pasur privilegj në raport me muslimanët e tjerë, përsa i përket grave të kurorëzuara, më tepër se katër, për arsye të shumta. Resulullahu është kurorëzuar me trem-bëdhjetë gra. Dy i kanë vdekur derisa ishte gjallë, ndërsa nëntë ka-në jetuar pas vdekjes së tij. Kanë vdekur Hatixhja radijAllahu anha dhe “Nëna e të vobektëve”, Zejnebe bint Huzejmeh. Me dy gra nuk ka hyrë në kurrfarë lidhje bashkëshortore.
Ja tani emrat e grave të tjera të tij dhe diçka për to:
1. Sevda, vajza e Zum’atit, me të cilën Resulullahu u martua në muajin shevval të vitit dhjetë të pejgamberisë së tij, e vetëm disa ditë pas vdekjes së Hatixhes. Para Resulullahut Sevda ka qenë e martuar me djalin e axhës së saj, Es-Sekran b. Emër, i cili ka vdiq, e ajo mbeti e ve.
2. Aishja, vajza e Ebu Bekrit, me të cilën u martua në shevval të vitit njëmbëdhjetë të pejgamberisë së tij, apo një vit pas Sevdës, ose dy vjet e pesë muaj para hixhretit. E martoi si vajzë gjashtë vjeçe. Me të hyri në lidhje martesore në shevval, shtatë muaj pas hixhretit, në Medinë. Vetëm Aishja ka qenë vajzë prej të gjitha grave të tjera. Ajo ishte krijesa më e dashur e Resulullahut . Ishte gruaja më e arsimuar në fikh (sheriat) dhe përgjithësisht muslimania më e arsimuar.
3. Hafsa, vajza e Umer b. El-Hattabit. Ka mbetur e ve, pas burrit Hunejs b. Huzafet es-Sehmi mes betejës së Bedrit dhe të Uhudit. Resulullahu me të u martua në vitin e tretë hixhri.
4. Zejnebja, vajza e Huzejmetit nga fisi Benu Hilal b. Amër b. Sa’sa’a. Kjo e ka pasur ofiqin “Nëna e të vobektëve”, për shkak të mirësisë dhe të butësisë ndaj tyre. Ka qenë e martuar me Abdul b. Xhahshin, i cili ra shehid në Uhud. Resulullahu me të u martua në vitin e katërt hixhri. Ajo vdiq tre-katër muaj pas martesës me Resulu-llahun .
5. Ummu Selemja, Hinda, vajza e Umejjes. Ka qenë e martuar me Ebu Selemen, i cili ka vdekur në muajin xhumadel-uhra të vitit 4 h. Resulullahu u martua me të në muajin shevval të po atij viti.
6. Zejnebja, vajza e Xhahsh b. Rebabit nga fisi Benu Esed b. Huzejme. Ajo ka qenë vajza e hallës së tij. Ka qenë e martuar me Zejd b. Harithin, të cilin Resulullahu e kishte adoptuar për djalë. Zejdi është shkurorëzua, nga ajo, ndërsa Allahu e shpalli ajetin me të cilin i drejtohet Resulullahut : “Dhe, meqë Zejdi kishte jet-uar me të dhe ishte shkurorëzuar, Ne të martuam me të, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e djemve të tyre të përvetësuar, pasi ata janë ndarë; si e cakton Allahu ashtu duhet të bëhet.” (El-Ahzab: 37). Në lidhje me këtë martesë janë shpallur disa ajete në suren “El-Ahzab”, në të cilat është sqaruar problematika e të birit të adoptuar. Në lidhje me këtë ende do të bëhet fjalë. Resulullahu u martua me Zejneben në muajin dhul-ka’de të vitit 5 h.
7. Xhuvejrijja, vajza e El-Harithit, kryeparit të fisit Benu-l-Mustalak nga Huza’ati. Ajo ka qenë mes robërve të luftës të Benu Mastalakëve. Me rastin e ndarjes së plaçkave të luftës, ajo i ra hise Thabit b. Kajs b. Shemmasit. Ajo kërkoi që të lirohej, ndërsa Resulu-llahu e zgjidhi problemin e saj dhe u martua me të në muajin shaban të vitit 6 h.
8. Ummu Habiba, vajza e Ebu Sufjanit, ishte e martuar me Ubejdullah b. Xhahshin. U shpërngulën së bashku në Abisini. Ubejdullahu renegoi nga Islami dhe pranoi Krishterimin. Pas një kohe vdiq, kurse Ummu Habiba mbeti në Islam si muhaxhere në Abisini. Kur Resulu-llahu dërgoi Amër b. Umejjeh Ed-Dameriun te Negusi me mesazh për të pranuar Islamin, në muajin muharrem të vitit 7 h., Amri e kërkoi Ummu Habiben për Resulullahun . Pastaj e dërgoi në Medinë me Sherhabil b. Hasenetin dhe Resulullahu u martua me të.
9. Safija, e bija e Hujej b. Ahtabit, nga fisi Benu En-Nadir. Kjo hebreje ka qenë mes robërve të luftës të Hajberit. Resulullahu e zgjodhi për vete, e liroi nga robëria dhe u martua me të pas pushtimit të Hajberit në vitin 7 h.
10. Mejmunia, e bija e El-Harithit, motra e Ummul-Fadël Lubabe El-Harithit. Me të u martua në muajin dhul-ka’de të vitit 7 h., gjatë kohës së umres suplementare, pasi e kreu umren.
Këto janë njëmbëdhjetë gratë me të cilat është martuar Resulu-llahu , me të cilat ka pasur jetë bashkëshortore dhe prej të cilave dy kanë vdekur gjatë jetës së tij: Hatixhja dhe Zejnebja, nëna e të varfërve. Nëntë gra të tjera kanë jetuar edhe pas vdekjes së Resulu-llahut .
Dy gratë, me të cilat nuk ka pasur jetë bashkëshortore, janë nga dy fise të ndryshme. Njëra është nga fisi Ebu Kulab, ndërsa tjetra nga fisi Benu Kinda.
Xhuvejnijja ka qenë me origjinë nga Benu Kindët. Aty-këtu ekzistojnë mospajtime mendimesh, por këto nuk na interesojnë gjithaq.
Resulullahu ka pasur edhe dy robëresha. njëra ka qenë Maria Koptase, të cilën ia ka dhuruar Mukavkisi. Ajo i lindi djalin Ibrahi-min, i cili ka vdekur në Medinë, më 28 apo 29 shevval të vitit 10 h., që i përgjigjet 27 janarit 632.
Robëresha e dytë ka qenë Rejhania, e bija e Zejd En-Nadarit apo El-Kurejdhit. Ka qenë mes robërve të luftës të benu kurejdhëve. Resulullahu këtë e zgjodhi për vete. Disa thonë se e ka liruar dhe është martuar me të. Mendimi i parë, sipas Ibnu-l-Kijamit, është më i saktë.
Ebu Ubejde, pos këtyre dy robëreshave, përmend edhe dy të tjera. Njëra është Xhemilja, të cilën e ka fituar mes robërve të luftës dhe tjetrën ia ka dhuruar Zejnebja, vajza e Xhahshit.
Ai që e studion pak më mirë jetën e Resulullahut , do të kuptojë se martesat e Resulullahut me kaq shumë gra gjatë jetës gati tridhjetë vjet pas djalërisë së tij, kanë pasur domethënie më të thellë sesa kënaqësitë fizike. Resulullahu në lulen e rinisë së vet ka pasur vetëm Hatixhen dhe Sevdën, dhe për atë Hatixhja ka qenë gati plakë.
Shumica do të mendojnë se numri kaq i madh i grave i është nevojitur Resulullahut , ngase ka pasur aso fuqie, që ka mundur ta frenonte vetëm me një numër të madh grash.
Por jo, kurrsesi, ky nuk ishte shkaku! Ekzistonin qëllime të tjera, shumë më fisnike dhe shumë më madhështore se ato që arrihen për-gjithësisht me martesë.
Përcaktimi i Resulullahut që ta përforconte miqësinë me Ebu Bekrin, me Umarin dheme Aliun, është realizuar me anë të lidhjeve të forta martesore, përkitazi me Aishen e Hafsën, dhe me martesën e vajzës së vet Fatimen me Aliun. Miqësinë e Uthmanit e ka lidhur për vete me martesën e vajzave të veta Rukajën dhe Ummu Kulthu-men. Resulullahu dhe këta katër njerëz kanë qenë shtyllë dhe mbështetje e mbarë muslimanëve, porsi pesë vaktet e namazit, që janë gjithsesi shtyllë e fesë Islame.
Resulullahu e ka ditur mirë gjithë atë se ç’përjetuan këta së bashku me të, duke u flijuar për Islamin. Allahu ka dashur që të gjithë këta viganë t’i përballonin me sukses të gjitha mynxyrat, të gjitha befasitë, vështirësitë dhe sakrificat pa pasoja të mëdha.
Nga zakonet e mira arabe ka qenë edhe respektimi i miqësisë. Vjehrri ka treguar derën, përmes së cilës janë afruar familjet me ori-gjinë të ndryshme fisnore. Ka qenë turp të mos respektohej vjehrri, familja e tij dhe të afërmit e tij. Andaj Resulullahu , me anë të martesave të shumta, ka pasur dëshirë që t’i rrënonte bedenat e armiqësisë mes fiseve, për hir të Islamit. Ka dashur që të çrrënjosej urrejtja mes tyre.
Ummu Selemja ka qenë nga fisi Benu Mahrum. Kjo ka qenë lidhja mes Ebu Xhehlit dhe Halid b. Velidit. Kur u martua me të, Halidi nuk ka pasur më qëndrim armiqësor kundër muslimanëve, por përku-ndrazi, pas një kohe të shkurtër vullnetarisht përqafoi Islamin. Gjithashtu, Ebu Sufjani nuk ndërmori më kurrfarë armiqësi e kundër Resulullahut pas martesës së Pejgamberit me vajzën e tij.
Fiset Benu Nadir nuk ndërmorën më kurrfarë provokimesh e as armiqësi pas martesës së Resulullahut me Xhuvejnijjen dhe me Safijen. Përkundrazi, Xhuvejnijja me martesën e vet i solli fisit të vet kënaqësi dhe mirëqenie. As’habët liruan robërit prej afro njëqind shtëpi, pas martesës së saj.
Pra, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh që kanë dhënë këto martesa për përmirësimin e situatës, dhe sa ndikim të madh kanë pasur ato te njerëzit.
Gjëja më madhështore prej të gjitha këtyre është ajo që Resulu-llahu ka qenë i urdhëruar ta arsimonte dhe ta edukonte popullin, i cili nuk dinte asgjë për kulturën, qytetërimin, arsimin, edukatën, normat themelore përkitazi me ndërtimin e shoqërisë dhe të ngritjes së saj.
Bazat sipas të cilave është ndërtuar shoqëria islame, i pengonin meshkujt të përziheshin me gra të panjohura. Andaj, sipas parimeve nuk ishte i mundur arsimimi i drejtpërdrejtë i grave, ndonëse nevoja për arsimimin e tyre nuk ishte më e vogël se për arsimimin e meshkujve, por përkundrazi, ndoshta më e madhe dhe më e fuqishme.
Prandaj Resulullahu nuk ka pasur tjetër rrugëdalje, pos t’i zgjidhte gratë me aftësi, me mundësi, dhe me afinitete të ndryshme, për t’i arsimuar dhe edukuar, për t’u mësuar Islamin dhe dispozitat e tij, në mënyrë që ato t’i kushtoheshin edukimit të beduineve e qyte-tareve, të moshuarave e të rejave dhe në këtë mënyrë ato të bartnin amanetin e ed-da’vetit - mësimit dhe arsimimit islam te bota femë-rore.
Gratë e Resulullahut , nënat e besimtarëve, kanë luajtur rol të madh në transmetimin e gjendjes familjare, të veseve dhe sjelljet e natyrës së Resulullahut , veçantisht ato që kanë jetuar gjatë me të, sikurse Aishja radijAllahu anha. Ajo ka transmetuar shumë fjalë të tij dhe ka bërë përshkrimin e shumë veprave të tij.
Ka ekzistuar edhe një martesë, me të cilën është dashur të ndërpritej një zakon paraislamik përkitazi me të birin e adoptuar. Djali i adoptuar në kohën paraislamike, gëzonte të gjitha të drejtat dhe ligjshmëritë sikurse i biri i lindur. Kjo ngjarje ka pasur pasoja të mëdha, sepse nuk ka qenë lehtë të anulohej diçka që ishte e rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve.
E drejta e të birit të adoptuar ishte në kundërshtim me rregullat, të cilat Islami i kishte themeluar në të drejtën bashkëshortore - martesën dhe shkurorëzimin, pastaj trashëgimia dhe procedurat e tjera të së drejtës së sheriatit.
Për shkak të anulimit të kësaj rregulle paraislamike, Allahu e ka urdhëruar Resulullahun të martohej me vajzën e hallës së tij, Zejneben, vajzën e Xhahshit, gruan e mëparshme të Zejdit. Këta dy nuk ia kalonin mirë, andaj Zejdi deshi të ndahej prej saj gjatë kohës kur fiset e bashkuara Arabe luftonin kundër Resulullahut dhe mus-limanëve. Resulullahu frikësohej nga propaganda e munafikëve, e mushrikëve dhe e hebrenjve, dhe pasojave që do të kishte kjo propagandë te muslimanët dhe besimtarët e dobët, andaj dëshironte që Zejdi të mos ndahej nga Zejnebja, për shkak të sprovave në të cilat mund të binte. Kjo hamendje nuk përputhej me misionin e Resulullahut , prandaj Allahu e ka qortuar:
“Ndërsa kur i the atij, të cilit Allahu i dhuroi të mira, e edhe ti i ke bërë të mira: “Mbaje gruan tënde dhe frikësohu Allahut!” - në vetvete e ke fshehur të vërtetën, atë që Allahu do ta nxjerrë në shesh (në pah), dhe je frikësuar nga njerëzit, ndërsa Allahu është më i denjë T’i frikësohesh...” (El-Ahzab: 37).
Në fund Zejdi i dha shkurorëzim Zejnebes, e Resulullahu u martua me Zejneben atë ditë kur u zbatua rrethimi i benu kurejdhë-ve, e pas iddetit - kohës pasmartesore.
Allahu e urdhëroi këtë martesë, e Resulullahu nuk pati zgjidhje tjetër e as rrugëdalje tjetër vetëm se ta bënte këtë. Allahu thotë:
“...Dhe, meqë Zejdi kishte jetuar me të dhe ishte shkurorëzua, Ne të martuam me të, në mënyrë që për besimtarët të mos jetë mëkat të martohen me gratë e djemve të tyre të përvetësu-ar, pasi që ata janë ndarë; si e cakton Allahu ashtu duhet të bëhet.” (El-Ahzab: 37).
Kjo ndodhi që të anuloheshin doket e adoptimit, si me fjalë ashtu edhe në vepër:
“Thirrni ata sipas etërve të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu.” (33,5). “Muhammedi nuk është prind i asnjërit prej njerëzve tuaj, por është Pejgamber i Allahut dhe Lajmëtar i fundit i fesë - e Allahu e di mirë çdo gjë.” (El-Ahzab: 40).
Ekzistojnë shumë doke të shëmtuara, të cilat nuk mund të zhduken vetëm me fjalë ose të përmirësohen vetëm me ligjërime. Prandaj është e domosdoshme që këto të ndiqen me shembuj në prakti-kë, sipas personaliteteve shembullore. Kjo shpjegon ngjarjen që i ndodhi muslimanëve në umre, pas marrëveshjes në Hudejbije. Kishte muslimanë, që i njohu Urvete b. Eth-Thekafi, për të cilët çdo gjest i Resulullahut ishte më i rëndësishëm se vetvetja e tyre. Kështu, për shembull, gati sa nuk rriheshin njëri me tjetrin rreth nxjerrjes së ujit Resulullahut për të marrë abdest. Garonin në dhënien e beti-mit në besnikëri gjer në vdekje, ndërsa pas marrëveshjes, kur i ur-dhëroi t’i thernin kurbanet, askush nuk deshi ta dëgjonte, për të cilën Resulullahu u pikëllua dhe u mërzit shumë. Por kur Ummu Selemja i propozoi që së pari ai vetë të vepronte kështu dhe për këtë të mos fliste me asnjërin, e ky e dëgjoi dhe veproi ashtu, atëherë as’habët shpejtuan duke garuar që edhe ata të vepronin siç veproi ai. Të gjithë i therën kurbanet e tyre, duke imituar Resulullahun . Kjo na flet se zbatimi praktik i ndonjë dispozite është shumë më efi-kas sesa urdhri me fjalë.
Martesa me Zejneben gjithsesi u dha shkas munafikëve dhe shpirtligëve të nxisin te muslimanët e dobët dërdëllira, delendisje dhe dyshime, sidomos duke pasur parasysh se Zejnebja ishte gruaja e pestë e Resulullahut . Deri atëherë muslimanët nuk kanë ditur për më tepër se katër gra në Islam, e sidomos për gruan e të birit të adop-tuar.
Atëherë, për të parën herë kuptuan se Allahu e ka veçuar Resulullahun nga rregulli i sheriatit për katër gra, që nuk i ka lejuar askujt tjetër prej muslimanëve, përveç atij, për shkak të që-llimeve për të cilat folëm tanimë.
Është e vlefshme të përmendet se të afërmit (farefisi) e Resulu-llahut kishin respekt të madh ndaj grave të tij. I çmonin shumë, kishin sjellje njerëzore ndaj tyre dhe i donin ato si nënat e veta. Gjithashtu, ato gëzonin autoritet e nderim të madh dhe ishin kre-nare, të durueshme e të sjellshme. Njëra-tjetrës ia respektonin të drejtat bashkëshortore ndaj Resulullahut . Nuk ziheshin mes tyre dhe nuk kishin kërkesa të mëdha. Ishin të kënaqura edhe pse jeta ishte shumë e vështirë dhe e mundimshme.
Enesi thotë: “Nuk e di se ndonjëherë Resulullahu në jetën e vet ka parë pogaçe të butë dhe taze, apo somun, e as dele të tërë të pjekur në shtëpinë e vet.”
Aishja radijAllahu anha ka thënë: “Në shtëpinë e Resulullahut rrallëherë ndizej zjarri, ndoshta, dy-tri herë në dy muaj,” e Urvete pyeti: “E me çka ju ka ushqyer?” U përgjigja: “Me hurma dhe me ujë.” Ndodhi të ngjashme ka pasur shumë gjatë jetës së tij fisnike.
Përkundër një jete kaq të vështirë, Resulullahu nuk pati ankesa nga gratë e veta, përveçse një herë, e kjo ngjarje qe shkas që Allahu të shpallë këtë dispozitë: “O Pejgamber, thuaju grave të tua: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, atëherë vendosni e unë do t’ju përgatis e do t’ju lëshoj si është më mirë. E nëse e doni Allahun dhe Pejgamberin e tij dhe botën tjetër, e Allahu, me të vërtetë, për ato, nga mesi juaj, që bëjnë vepra të mira , ka përgatitur shpërblim të madh.” (El-Ahzab: 28-29).
Nderi i tyre ishte mëshira ndaj tyre, që ishin drejtpërdrejt të lidhura me Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Pas kësaj asnjëra prej tyre nuk shprehi dëshirën për të zgjedhur jetën e kësaj bote. Gjithashtu, asnjëra prej tyre nuk ka bërë ndonjë vepër të turpshme e as që e ka cënuar nderin dhe dinjitetin e autoritetit që gëzonin.
Ndoshta ka pasur lëshime të vogla njerëzore, për shkak të të cilave Allahu vetëm i qortonte, e ato korrigjoheshin. Një shembull të tillë e kemi të cekur në suren “Et-Tahrim”, ku Allahu thotë: “O Pejgamber, përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu ty, - në kërkimin e kënaqësisë së grave tuaja. E, Allahu është falës dhe Mëshirëplotë...” e gjer në ajetin e pestë (Et-Tahrim: 1-5).
Më në fund, e shoh të arsyeshme se nuk ka nevojë të hulumtohet çështja e poligamisë në Islam, e cila është reduktuar në suazat e ligjshmërisë së sheriatit.
Ai i cili vështron sadopak jetesën në Perëndim, posaçërisht në Evropë, prej nga edhe arrijnë protestat më të mëdha dhe mohimi i këtij fakti, mjafton që ta vështrojë mënyrën e paligjshme të jetesës së tyre, plot amoralitet, neveri e kriminalitet dhe se çfarë problemesh kanë ata përkitazi me këtë, që do t’i mjaftojë të respektojë qëndrimin islam në lidhje me këtë çështje pa studime dhe argumentime intensive, sepse vetë jeta e muslimanëve është dëshmitarja më e mirë për drejtësinë e këtij rregulli, e kjo vërtetë është udhëzim i Allahut për largpamësit.
CILËSITË E RESULULLAHUT
DHE ETIKA E TIJ
Resulullahu është shquar me norma të përsosura etike, të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë. Për këtë dëshmon ndikimi i tij te njerëzit, zemrat e të cilëve flakëronin për ta respektuar dhe nderuar. Flakëronin për ta shoqëruar dhe për ta madhëruar atë, siç nuk mbahet mend për ndonjë njeri në këtë botë. Ata, të cilët kanë jetuar në kohën e Resulullahut , e kanë dashur atë gjer në kufijtë e mahnitjes, saqë nuk kanë kursyer as jetën e tyre, vetëm e vetëm që atij të mos i mungojë madje as thoi nga gishti.
E kanë dashur sepse ka qenë i përkryer, si asnjë krijesë tjetër njerëzore.
Ja disa tradita të cilat flasin për veçantinë e Resulullahut dhe përsosmërinë e tij si njeri.
Bukuria e etikës
Ummu Ma’bed El-Huza’ai, duke ia përshkruar burrit të vet Resulullahun , kur pat kaluar pranë çadrës së saj gjatë hixhretit, thotë: “Pastërti e pashoqe. Me fytyrë bujare, të ndritshme dhe të çiltër. Me sjellje të mirë. Nuk ka trup të madh e as kokë të madhe. Është i bukur dhe tërheqës. Me sy të zi, Me shikim të thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata. Në zërin e tij ndihet ngjirje. Me qafë të gjatë. Symadh. Sysurmë. Me vetulla të gjata e të bukura, as të holla e as të trasha. Me flokë shumë të zinj. Kur hesht, e shquan qëndrimi dinjitoz dhe maturia, e kur flet, e frymë-zon shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, e edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi. Me logjikë të pastër (të kulluar) dhe rezonim të këndshëm. Dhuntia e të folurit të tij si varg margaritarësh. I matur. Modest. As trup-shkurtër, që të mos vërehet, as trupgjatë, që të dallohet. Më i pashmi në mesin e tre vetëve. I fuqishëm. Ka shokë të përzemërt dhe modest. Kur flet, e dëgjojnë. Kur urdhëron, garojnë për ta kry-er urdhrin. I shërbejnë, e nderojnë dhe i janë besnik. I dashur dhe gjithnjë i mbrojtur. Nuk është i ngrysur e as i vrenjtur. I shoqërue-shëm. Me sjellje të bukur. I kujdesshëm ndaj bashkëbiseduesit.”
Ali b. Ebu Talibi, duke përshkruar Resulullahun , thotë: “Nuk ka qenë shtatlartë e as shtatshkurtër e trashalluq. Ka pasur trup mesatar. Flokët nuk i ka pasur të shkurtër e dredha-dredha, e as të gjatë e të drejtë, por i ka pasur gjysëm kaçurrel. Nuk ka qenë i tra-shë, nuk e ka pasur nofullën të dalë e topolake. Ka pasur fytyrë pa-ksa të rrumbullakët, me ngjyrë të bardheme. Sytë e zinj e të më-dhenj, qepallat e gjata e të dendura, shpatullat e gjera, duart dhe këmbët të ndërtuara bukur dhe pa qime, nuk ka pasur qime as në trup. Ka pasur gishtërinj të trashë në duar dhe në këmbë. Kur ecte, dukej sikur shkonte tatëpjetë kodrinës. Kur kthehej, kthehej me tërë trupin. Në mes të shpatullave ka pasur vulën e pejgamberisë, shenjë që e kanë pasur dhe Pejgamberët e tjerë para tij. Kishte shtrëngim dore të fuqishëm. Kishte qëndrim burrëror, bisedë të sinqertë dhe të rrjedhshme. Ka qenë njeri i cili i respektonte marrëveshjet dhe kontratat. Kishte natyrë të butë dhe sjellje fisnike. Kur e shihte dikush rastësisht, ndiente ndaj tij respekt të thellë. Kush shoqërohej me të, e donte dhe e çmonte atë. Kush e përshkruante, thoshte: “Nuk kam parë as para tij e as pas tij dikënd që i përngjan atij. SalAllahu alejhi ve selem!”
Në transmetimin tjetër, të Aliut , qëndron: “Ka pasur kokë të madhe dhe eshtra të mëdha. Kur ecte dukej sikur shkonte tatëpjetë kodrinës.”
Xhabir b. Semeri thotë: “Ka pasur gojë të bukur dhe sy të mëdhenj. Nuk ka qenë i trashë.”
Ebu Tufejli ka thënë: “Ka qenë i bardhë, me fytyrë vezake dhe të kthjellët.”
Emer b. Maliku ka thënë: “I ka pasur pëllëmbët e gjera. Ngjyra e lëkurës së tij ka qenë e freskët, as e bardhë as e vrugët. Flokët i ka pasur të zezë dhe vetëm ndoshta njëzet qime të thinjura në kokë dhe në mjekër.”
Enesi shton: “Ka pasur shumë pak qime të thinjura në kokë, në tëmtha.” Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Në kokë ka pasur pak flokë të thinjur.”
Ebu Xhuhajfi ka thënë: “Kam parë pak bardhësi nën buzën e poshtme, një xhufkë të vogël të thinjur.”
Abdullah b. Busiri ka thënë: “Nën buzë ka pasur një xhufkë të vogël të bardhë.”
El-Berra ka thënë: “Ka qenë shtatë mesatar, shpatullgjerë. Flokët i kishte të gjatë gjer te pulpat e veshëve. E kam parë në kaftan të kuq. Kurrë nuk kam parë ndonjë njeri më të bukur se ai.”
“Më parë flokët i mbante të lëshuar, nga dëshira që t’i imitonte Pejgamberët e mëhershëm, e pastaj i mblidhte në kokë.”
El-Berra ka thënë: “Ka pasur fytyrën më të bukur dhe sjelljet më të bukura.” E kanë pyetur: “A e ka pasur Resulullahu fytyrën si shpata (të shkëlqyeshme)?” Është përgjigjur: “Jo, por si hëna. Në versionin tjetër qëndron: “Ka pasur fytyrë vezake (të rrumbulla-kosur).”
Rebia, vajza e Muavvidhit, ka thënë: “Sikur ta kishe parë, do të shihje se është sikur dielli kur lind.”
Xhabir b. Semereti ka thënë: “E kam parë në natën me hënë të plotë. E shikoja Resulullahun , pastaj hënën - Resulullahu ishte në kaftan të kuq - dhe erdha në përfundim se për mua Resulullahu është më i bukur se hëna.”
Ebu Hurejra ka thënë: “Kurrë në jetën time nuk kam parë diçka më të bukur se Resulullahun . Dukej sikur dielli lundronte në fytyrën e tij. Nuk kam parë askënd që mund të ecë më shpejtë se Resulullahu . Dukej sikurse toka shpejtonte nën të, ne lodheshim për ta arritur, ndërsa ai ishte i palodhshëm.”
Ka’b b. Maliku thotë: “Kur gëzohej, fytyra i shndriste sikur të ishte një copë hëne.”
Një herë ishte djersitur tek Aishja radijAllahu anha e ajo ia fshinte djersën nga fytyra duke cituar versetin e Ebu-l-Hazaliut, ku është kënduar bukuria e fytyrës. Edhe Ebu Bekri ka kënduar për bukurinë e fytyrës së Resulullahut .
Umeri , gjithashtu, për bukurinë e Resulullahut e citonte versetin e Zuhejrit, e thoshte: “Resulullahu ka qenë i bukur sikur-se bukuria së cilës i këndonte ky poet.”
Kur hidhërohej Resulullahu fytyra i skuqej, sikurse ta kishte derdhur shega ngjyrën e vet në faqet e tij.
Xhabir b. Emreti thotë: “Këmbët i ka pasur në harmoni me pjesët e tjera të trupit. Qeshte vetëm me buzëqeshje. Sikur ta shihje, do të thoje: “Sytë e surmë por pa surme.”
Ibni Abbasi thotë: “Dhëmbët e përparme i ka pasur të ndarë - të veçuar (njëri nga tjetri). Kur fliste, dhëmbët i shkëlqenin mes buzë-ve si varg margaritarësh.” “Qafën e kishte sikurse qafa e pikturu-ar nga piktura artistike. Qepallat i ka pasur të gjata e të lakuara, mjekër të dendur, ballëgjerë. Kishte vetulla të gjata e të ngjitura, hundë të lakuar dhe të këthyer në kërce. Fytyrë të lëmuar. Nga koc-ka e kraharorit gjer në kërthizë një vijë të hollë qimesh. Përveç kë-saj vije, qime të tjera nuk ka pasur as në gjoks e as nëpër stomak. Kishte kraharor të gjerë, parallërë të fuqishme, llërë të gjata dhe ishte shpatullgjerë. Flokët i kishte të përdredhura. Çapat e gjatë në formë gjysmëharku e të lehtë.”
Enesi thotë: “Kurrë nuk kam prekur as mëndafsh e as kadife më të butë se duart e Resulullahut . Kurrë nuk e kam hetuar erën e djersës apo ndonjë kundërmim të keq.” Në version tjetër qëndron: “As amberit as miskut nuk i vinte erë më e këndshme se e lëkurës së Resulullahut .”
Ebu Xhuhejfe thotë: “E kam vënë dorën e tij në fytyrën time. Ishte më e ftohtë se bora dhe më aromatike se misku.”
Xhabir b. Semuri rrëfen gjersa ka qenë fëmijë: “Resulullahu ma ledhatoi fytyrën, e dorës së tij i vinte era sikur ta kishte nxjerrë nga ndonjë enë ku ruhet parfumi.”
Enesi rrëfen: “Pikat e djersës i kishte si margaritarë,” Ummu Seleme ka thënë: “I vinte era më mirë se çfarëdo arome tjetër.”
Xhabiri rrëfen: “Nuk ka mundur të kalonte ndonjë rruge, e që ai i cili kalonte pas tij të mos e ndiente erën që kishte mbetur prapa tij. Sipas asaj ere mund të kuptonte se ai kishte kaluar atypari. Ka pasur një aromë të veçantë e të këndshme, erë fluidi.”
Në mes të shpatullave ka pasur shenjën - vulën e pejgamberisë, të madhe sa një vezë pëllumbi, ngjyrë trupi e që ishte më afër kockës së shpatullës së majtë, e madhe sa një leblebi e madhe.
PJEKURIA E RESULULLAHUT
DHE CILËSITË FISNIKE
Resulullahu është shquar për shprehje të pastër dhe të bukur arabe. Të folurin e kishte të shkoqitur. Në këtë cilësi ishte i pakalueshëm. Aftësi kjo që nuk mund të mohohet. Rrjedhshmëria e të folurit të tij ka qenë dhunti e Allahut . Pastërtia e gjuhës, urtësia e fja-lëve, domethënie e qartë. Jo i gjerësishëm. Konciz. Shquhej me mençuri oirgjinale. I ka njohur dialektet arabe. Çdo fisi i drejtohej në gjuhën e tyre. Diskutonte me ta në gjuhën e tyre. Zotëronte fuqinë dhe gjerësinë e elokuencës beduine dhe mprehtësinë e gjuhës, por edhe stilin dhe metodën e shprehjes qytetare në mënyrën e sjelljes me njerëzit e asaj klase (shtrese).
Gjëja më e bukur ka qenë dhuntia e Allahut për të pranuar Shpalljen dhe shkathtësia për t’ia kumtuar atë njerëzve.
Ka qenë zemërbutë dhe tolerant. Gjithnjë i gatshëm për të falur kur duhet. I durueshëm në vështirësi. Ka zotëruar cilësi me të cilat e ka pajisur Allahu .
Nuk kanë ekzistuar njerëz bujar e pa gabime, por atij ia kanë mbajtur mend çdo gabim të vogël. Vështirësitë dhe problemet në të cilat haste, ia forconin atij cilësinë e durueshmërisë. Ndaj injorantit të pagdhendur Resulullahu ka qenë i kujdesshëm. Aishja radijAllahu anha thotë: “Kur Resulullahu gjendej në dilemë mes dy gjërave, apo dy problemeve, gjithnjë përcaktohej për rrugën më të lehtë për zgjidhjen e tyre, por nëse nuk ishte mëkat, e nëse ka qenë fjala për ndonjë mëkat, ai ishte njeriu i parë që e gjykonte atë.”
Kurrë nuk i është hakmarrë dikujt për vetveten e vet. Hakmarrjen e zbatonte vetëm për shkak të keqpërdorimit të shenjtërisë së Allahut , për hir të Allahut .
Rrallëherë hidhërohej, por shumë shpejt qetësohej.
Resulullahu ka qenë shumë dorëdhënës dhe bujar ndaj njerëzve të pafuqishëm dhe të dobët. U ndante të gjithëve, për të cilët e dinte se ishin të varfër. Ibni Abbasi thotë: “Resulullahu ka qenë njeriu më dorëdhënës, posaçërisht në Ramazan, kur më së shpeshti e vizitonte Xhibrili . Xhibrili Emin vinte për çdo natë, gjatë tërë Ramazanit, e ia mësonte Kur’anin. Resulullahu ishte më i shpejtë për të bërë ndonjë vepër të mirë sesa erërat e dërguara.”
Xhabiri thotë: “Kurrë nuk ka ndodhur të kërkohet diçka prej tij e ai të thotë: “Jo.”
Ka qenë guximtar, i patrembur dhe trim që nuk ka mundur të mospërfillet. E kanë konsideruar si njeriun më të guximshëm. Ka qenë i pranishëm në shumë situata të vështira prej nga kanë ikur edhe ata më të guximshmit. Resulullahu ka qenë njeri stabil dhe i patundur. Ballafaqohej me problemin, e nuk ikte nga ai. Nuk tërhiqej, e dihet se ka pasur njerëz edhe prej më të guximshmëve, të cilët, jo vetëm një herë, janë tërhequr e janë zmbrapsur nga detyrat e rënda, me përjashtim të Resulullahut .
Aishja radijAllahu anha thotë: “Kur gjendeshim ballë për ballë me armikun, na kaplonte frika, tmerri, e pastaj merrnim shembull nga devotshmëria dhe trimëria e Resulullahut . Ai kurdoherë ishte më afër armikut.”
Enesi thotë: “Një natë në Medinë, njerëzit i zgjoi nga gjumi një zë i trishtueshëm. Ata shpejtuan kah ai zë, e Resulullahu i takoi duke u kthyer. Kishte shkuar para tyre për të kuptuar se ç’ishte ajo. I kishte hipur kalit të pashaluar të Ebu Talhas. Shpatën e kishte të va-rur rreth qafe. Ai tha: “Mos u brengosni, mos u brengosni!”
Ka qenë tejet i turpshëm dhe i kujdesshëm. Ebu Said El-Hudriu ka thënë: “Ka qenë më i turpshëm se virgjëresha e hutuar. Kur nuk i pëlqente diçka, kjo i shihej në fytyrë.”
Kurrë nuk ia ngulte sytë dikujt. Gjithnjë ka pasur shikim të ulur. Më shpesh shikonte përdhe sesa në qiell. Shikimi i tij kishte aftësi vrojtimi. Me bashkëbiseduesin nuk fliste për gjëra të turpshme dhe rreth temave të urryera. Nuk mbahet mend që dikush të ketë transmetuar prej tij diçka të keqe. Kurrë nuk e kritikonte dikë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por thoshte: “Ç’mendon nëse dikush vepron kësh-tu e kështu?”
Ka qenë njeriu më i drejtë. E donte faljen. Fliste sinqerisht. E çmonte lart amanetin. Këtë e kanë vërtetuar edhe miqtë edhe armiq-të e tij. Para pejgamberisë e quanin “El-Emin.” Kërkonin gjykimin e tij për shumë gjëra edhe para Islamit.
Tirmidhiu transmeton nga Aliu , se Ebu Xhehli ka thënë: “Ne nuk të konsiderojmë ty gënjeshtar, por mendojmë se pejgamberia jote është e rrejshme.” Përkitazi më këtë Allahu ka shpallur: “Ne vërtetë e dimë se ty të pikëllon ajo që thonë ata. Ata përnjëmend nuk të akuzojnë ty se je gënjeshtar, por jobesimtarët i mohojnë Fjalët e Allahut.” (El-En’am: 33).
Gjithashtu, Herakleu e ka pyetur Ebu Sufjanin: “A e akuzoni atë se ka qenë gënjeshtar para se të fillonte të fliste atë që flet (të kumtojë Shpalljen)?” Është përgjigjur: “Jo.”
Ka qenë njeri tejet tolerant. Ka qenë larg mendjemadhësisë. Nuk u lejonte njerëzve të çohen në këmbë për të dhe t’i përulen siç i përuleshin mbretërve. Ua plotësonte dëshirat shërbëtorëve. Ulej së bashku me shokët e vet, të ishte njëri prej tyre. Aishja radijAllahu anha rrëfen: “I riparonte nallanet e veta, arnonte rrobat dhe punon-te punë shtëpiake, siç punoni edhe ju vetë. Ka qenë njeri sikurse çdo njeri tjetër, i pastronte rrobat e veta, e milte delen dhe i shërbente vetvetes.”
Resulullahu më tepër se çdo krijesë tjetër njerëzore respektonte marrëveshjen dhe fjalën e dhënë. I ruante lidhjet farefisnore. Ka qenë më i mëshirshmi, më i ndieshmi dhe i më afërt në sjellje me njerëzit. Ka qenë i shoqërueshëm, i thjeshtë dhe tejet i kujdesshëm. Ka qenë larg shpirtligësisë, përgojimit, poshtërsisë dhe nuk e kthente të keqen me të keqe.
Nuk lejonte që dikush në shoqëri të ecte prapa tij. Nuk dallohej prej shërbëtorëve të vet as në veshje e as në ushqim. I pëlqente t’u shërbente atyre që i kanë shërbyer. Shërbëtorëve të vet kurrë nuk u ka thënë as “uf”. Nuk i qortonte për punët që nuk i kryenin.
Nuk i urrente të varfërit për shkak të varfërisë së tyre. I përcill-te xhenazet e të varfërve. Në disa udhëtime i kryente punët sikurse të tjerët. Një herë urdhëroi që të zihej një dele. Njëri tha se do ta therë, i dyti se do ta rrjepë, i treti se do ta ziejë, e Resulullahu tha se do të mbledhë dru për ta ndezur zjarrin. Ata iu përgjigjën se e lirojnë nga kjo punë, e Resulullahu u tha:
“E di se do ta bënit ju këtë në vendin tim, por e kam mëri të dallohem nga të tjerët. Me të vërtetë, Allahu nuk ka dëshirë të shohë njeriun i cili dallohet nga shoqëria e tij.” Pastaj u ngrit dhe filloi të mbledhë dru.
Ja se si e ka përshkruar Hinda, vajza e Ebu Halas, Resulullahun .
Ajo, mes të tjerash, ka thënë: “Resulullahu shpeshherë ishte i pikëlluar. Gjithnjë mendonte për diçka. Nuk ka pasur kohë të lirë. Nuk i pëlqente bisedat e kota. Heshtte gjatë. Ligjërimin e fillonte dhe e përfundonte tejet qartë. Fliste në mënyrë koncize, jo gjerë-sisht, e as në mënyrë të pashprehur. Nuk përdorte fjalë boshe. Ligjë-rimi i tij nuk ishte i shterpë e as i amshtë. Madhëronte begatitë e Allahut dhe nuk kritikonte kurrgjë. Nuk qortonte lidhur me shijen e ushqimit, por as nuk lavdëronte. Nuk hidhërohej kur i dilte ndonjë problem, por ndërmerrte çdo gjë për ta zgjidhur atë. Nuk hidhërohej e as nuk gëzohej për vetveten. Kur tregonte në diçka, këtë e bënte me tërë dorën. Kur çuditej, i përmbyste duart. Kur hidhëro-hej, i hapte duart dhe vringëllonte me to. Kur gëzohej, e ulte shiki-min. Me buzëqeshje gjithnjë e mundte qeshjen.
E ruante gjuhën e vet nga ajo që nuk i përkiste. I tubonte shokët e vet e nuk i ndante. I bënte nderime parisë së fiseve. Ruhej nga njerëzit dhe ishte i kujdesshëm para tyre, ndonëse nuk ua kishte frikën se do t’i bënin ndonjë të keqe. I vizitonte shokët e vet. Kishte dëshirë të dinte se ç’po ngjante në popull. I ndihmonte të mirët dhe i nxiste për të mirë. E urrente të keqen dhe e pengonte atë. Ishte i matur. Nuk ishte i lëkundshëm. Për çdo gjë kishte masë. Nuk ia cungonte të drejtën atij që e meritonte, por nuk i jepte të drejtë atij që nuk e meritonte. Kjo vlente edhe për ata njerëz, të cilët ishin të zgjedhur në pozita. Më shumë çmonte ata të cilët udhëzonin në rrugë të drejtë. Më shumë i çmonte ata të cilët ndihmonin të tjerët. Nuk e donte kotësinë. Gjithnjë bënte dhikër. Nuk qëndronte shumë askund. Nuk kishte ndonjë vend të caktuar për ulje. Kur shkonte në një shoqëri, ulej në vendin e parë të zbrazët. Kështu urdhëronte të veprojnë edhe të tjerët. E nderonte çdonjërin në nde-jë dhe çdonjërit i shprehte respekt të duhur, që të mos mendonte asnjëri se ishte më i rëndësishëm se të tjerët.
Kushdo që ulej pranë tij për ndonjë hall që kishte, e dëgjonte me durim dhe kurrë nuk e ndërprente bashkëbiseduesin. Kush kërkonte diçka prej tij, nëse kishte, ia jepte, e nëse nuk kishte, e ngushëllonte me fjalë të mira.
Për shkak të brengosjes dhe të kujdesit njerëzit e thirrnin baba, kurse ai i konsideronte, më të afërmit e vet.
Njerëzit i vlerësonte sipas devotshmërisë së tyre. Ku ulej, ulej me turp, me durim dhe me besim. Aty nuk kishte zëra të ngritura. I nderonte të moshuarit, ndërsa kishte mëshirë ndaj të rinjve. E nde-ronte mysafirin dhe të huajin.
Ishte i shoqërueshëm, me sjellje të përmbajtur, dashamire. Nuk ishte i ashpër, zemrak e as idhnak. Nuk brigonte. Nuk lavdëronte. Nuk përfillte atë që nuk dëshironte. Nuk i nënshtrohej epsheve. E përmbante veten prej tri gjërave: dëfrimeve, teprimeve dhe gjërave që nuk i përkitnin atij.
Njerëzit i kursente prej tri gjërave: nuk e brigonte, nuk e turpëronte dhe nuk e ofendonte askë. Fliste vetëm për ato gjëra që kanë shpërblim nga Allahu . Kur fliste ai, të tjerët heshtnin, e kur ai mbaronte, të tjerët flisnin. Nuk grindeshin para tij. Kur fliste di-kush, të tjerët e dëgjonin derisa përfundonte. Qeshte për atë për çka qeshnin edhe të tjerët. Pëlqente ato gjëra që pëlqenin edhe të tjerët. Çuditej për atë për çka çuditeshin edhe të tjerët. Ishte i durueshëm ndaj të huajve që kishin rezonim të kufizuar. Thoshte: “Nëse e shihni ndonjë varfanjak duke lypur, jepni diçka dhe mos kërkoni nga ai që t’ju falënderojë. Falënderimi i takon vetëm Allahut.”
Harixhi b. Zejdi thotë: “Resulullahu ishte njeriu më i matur në ndonjë ndejë. Asgjë nuk i shpëtonte nga kontrolli. Heshte shumë. Nuk fliste pa nevojë. U kundërvihej atyre që flisnin gjëra të shëmtuara. Nuk qeshte me zë të lartë. Bisedën e kishte të qartë dhe shokët e tij, në shoqërinë e tij, silleshin ashtu nga dashuria dhe respekti ndaj tij.”
Përgjithësisht, Resulullahu i ka pasur të gjitha cilësitë e pjekurisë së një personi të jashtëzakonshëm e të veçantë. E ka edukuar Krijuesi i Tij. Vetëm Ai edukon në këtë mënyrë. Dhe për edukimin e tij, Ai thotë: “Vërtetë, ti je me virtytet më të bukura.” (El-Kalem: 4)
Ky qe shkak që zemrat të ngarendnin tek ai. Kjo e bëri të dashur te njerëzit. Kjo e bëri udhëheqës, të cilin njerëzit e donin me zemër dhe për shkak të të cilit popullit i tij i padëgjueshëm dhe i hutuar erdhi në shkallën e pranimit të fesë së Allahut në grupe të mëdha.
E gjithë kjo që përmendëm në pika të shkurtra na flet për pjekurinë e tij dhe për madhështinë e virtyteve të tij. Gjendja e vërtetë e famës, e cilësive dhe e virtyteve të bukura të tij, thjesht nuk mund të kuptohen nga çdokush. Kush e dëshiron këtë, kush dëshiron ta njo-hë njeriun më të madh në botë, i cili ka përjetuar shkallën më të lar-të të pjekurisë, le ta dijë se atë e ka ndriçuar drita e Allahut , ndërsa Kur’ani e ka edukuar.
O Zot, mëshiroje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i lavdishëm!
O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i lavdishëm!
Autori i veprës
Safijjurrahman El-Mubarekfuri
Profesor në Universitetin Selefik në
Benares-Indi, më 13.11.1396-06.11.1976
LITERATURA ME TË CILËN ËSHTË SHËRBYER AUTORI
1. Ahbaru-l-kirami biahbari-l-mesxhidi-l-Haram - Shihabu-d-Din Ahm-ed b. Muhammed El-Esedi El-Mekki, 1066 h. Botimi selefik, Benares, Indi, 1396 h./1976 k.
2. El-Edebu-l-mufred - Muhammed b. Ismail El-Buhariu 356 h. Botuar në Istanbull, 1304 h.
3. El-’Ealam - Hajru-d-Din Ez-Zerkeli, botimi i dytë, Kajro, 1954.
4. El-Bidajetu ve-n-nihajetu - Ismail b. Kethir Ed-Dimeshki, Botim i Es-Seadetu Mise, 1932.
5. Bulugul-merami min edilleti-l-ahkami - Ahmed b. Haxher El-’Áskalani, 773-853 h. Botim i El-Kajjumi Kanfur, Indi, 1323 h.
6. Tarihu erdi-l-Kur’ani - Es-Sejjid Sulejman En-Nedevi, 1373 h. Biris Eazam Kida - Indi, 1955 - botimi i katërt.
7. Tarihu Islami - Shah Ekber Kanë Nexhib Abadi. Shtypshkronja Xhibongjabi, Indi.
8. Tarihu-l-umemi ve-l-muluki - Ibn Xherir At-Taberi. - Edicioni egjip-tian El-Husejnije.
9. Tarihu Umar b. El-Hattab - Ebu-l-Ferexh Abdurrahman b. El-Xhevzi. Botim egjiptian Et-Tevfik el-edebijje.
10. Tuhfetu-l-Ahvedhi - Ebu-l-’Ala Abdurrahman El-Mubarekfuri, 1353/1935. Xhejd Berki Jeris, Dehli, Indi, 1346-53.
11. Tefsir Ibni Kethir Ed-Dimeshki - Botim andaluzian, Bejrut.
12. Tefhimu-l-Kur’ani - Profesor, zotëri, Ebu-l-’Eala El-Mevdudi. Qendra islamike Xhema’at, Indi.
13. Telkihu Fuhum ehli-l-Ether - Ebu-l-Ferexh Abdurrahman b. El-Xhevzi 597 h. Xhejd Berki Beris, Dehli, Indi.
14. Xhamiu Et-Tirmidhi - Ebu Isa Muhammed b. Isa b. Suret Et-Tirmidhi, 209-279 h. Shtypshkronja Er-Reshid, Dehli, Indi.
15. El-Xhihadu fi-l-Islami (në urdishte) - Profesor, zotëri, Ebu-l-’Eala El-Mevdudi. Botimi i katërt, 1967, Pakistan.
16. Hulasetu-s-Sijer - Muhibbu-d-Din Ebu Xha’fer Ahmed b. Abdullah At-Taberi, 647 h. Botuar më 1343 h. Dehli, Indi.
17. Rahmetun-lil-’Alemin - Muhammed Sulejman Selman El-Mensur Feuri, 1930. Hatif Bikjedudeli.
18. Resulun Ekrem kej sijasijju Zindiki - Dr. Hamidullah, Paris, Salem Kembini Gjubengj - Indi, 1963
19. Er-Revdu-l-Unuf
Ebu-l-Kasim Abdurrahman b. Abdullah Es-Suhejli, 508-581 h.
Shtypshkronja egjiptiane El-Xhemajlijje, 1332,h,/1914
20. Zadu-l-Me’ad - Shemsuddin Ebu Abdullah Muhammed b. Bekr b. Ejjub, i njohur si Ibnu-l-Kajjum 691-751 h.Shtypshkronja egjiptiane, botimi i parë, 1347 h./1928.
21. Dhiata e vjetër.
22. Sunenu Ibni Maxhxhe - Ebu Abdullah Muhammed b. Jezid b. Maxhxhe El-Kazvini, 209-273 h.
23. Sunenu Ebi Davude - Ebu Davud Sulejman b. El-Esh’ath Es-Sexhi-stan 202-275 h. - pj. I.Botim i El-Mexhidi - Kanfur, Indi, 1375 h.
Botim i Er-Rahinijje, Gjubengj, Indi.
24. Sunenu-n-Nesai - Ebu Abdurrahman Ahmed b. Shu’ajb En-Nesai, 303-315 h. Biblioteka lahurike-selefike, Pakistan.
25. Es-Siretu-l-Halebije - Ibni Burhanuddin.
26. Es-Siretu-n-Nebevije - Ebu Muhammed Abdul-Melik b. Hisham b. Ejjub El-Himejri 213 ose 218 h. Ndërmarrja tregtare botuese “Musta-fa El-Babi, Halebija dhe fëmijët e tij” në Egjipt. Botimi i dytë 1375 h./1955.
27. Sherhu shudhuru-dh-dhehebi - Ebu Muhammed Abdullah Xhemaluddin b. Jusuf, i njohur si Ibni Hisham El-Ensari 708-761 h. Botuar në shtypshkronjën “Es-Seada” Egjipt.
28. Sherhu Sahih Muslim - Ebu Zekerijja Muhiddin Jahja b. Sheref En-Nevevi 676 h. Botim i Er-Reshidije - Dehli – Indi.
29. Sherhu-l-mevahibi-l-leddunnijje - Ez-Zerkani.
30. Esh-Shifa bi tarif hukuki-l-Mustafa - El-Kadi Ajjad. - Edicioni osman, Istanbull, 1312 h.
31. Sahihu-l-Buhar - Muhammed b. Ismail El-Buhari 256 h. Botim i “Er-Rahmijje Gjuvind” - Indi 1384-1387 h.
32. Sahihu-l-Muslim - Muslim b. El-Haxhaxh El-Kushejrijj. Botim i “Er-Reshidijja” Dehli, Indi, 1376 h.
33. Sahifet Habkuk.
34. Salhu-l-Hudejbija - Muhammed Ahmed Bashamil.Botimi i dytë, Daru-l-Fikri, 1391 h.- 1971.
35. Et-Tabekatu-l-Kubra - Muhammed b. Sead.- Edicioni Birejlind, 1322 h.
36. Avnu-l-ma’bud, sherhu Ebi Davudi - Ebu-t-Tajjib Shemsulhakki-l-Adhim Abad. Botimi i parë indus.
37. Gazvetu Uhud (Beteja në Uhud) - Muhammed Ahmed Bashamil.- Botimi i dytë.
38. Beteja e madhe në Bedër (Gazvetu-l-Kubra) - Muhammed Ahmed Bashamil, botimi i dytë, 1376 h.-1976.
39. Gazvetu Hajber (Beteja në Hajber) - Muhammed Ahmed Basha-mil; Botimi i dytë “Daru-l-Fikri”, 1391 h.-1971.
40. Gazvetu Beni Kurejdha (Beteja Benu Kurejdhe) - Muhammed Ahmed Bashamil, botimi i dytë 1376 h.-1966.
41. Fethu-l-Bari - Ahmed b. Ali Haxher El-Áskalani 773-852. Botimi selefik i shtypshkronjës “Er-Revda”, Kajro.
42. Fikhu-s-Sira - Muhammed El-Gazali. Botim i “Daru-l-Kitab-el-Are-bi”, Botimi i dytë egjiptian 1375 h.-1955
43. Fi Dhilali-l-Kur’an - Sejjid Kutbi.- Organizata e rilindjes së tradi-tës arabe, Bejrut, Liban, botimi i tretë.
44. El-Kur’ani-l-kerimu.
45. Kalbu-xhezireti-l-Arebi - Fuad Hamza. - Edicioni selefik shtyp-shkronja “Er-Revda”, Kajro 1352 h.- 1923.
46. Madha hasire-l-alemi bi inhitati-l-muslimine (Çka ka humbur bota me stagnimin e muslimanëve) - Es-Sejjid Ebu-l-Hasan Ali-El-Husni, En-Nedevi. Botimi i katërt. Shtypshkronja “Daru-l-Urubeti”, Kajro 1381 h.-1961
47. Muhadaratu tarihi-l-Umemi-l-islamijjeti - Shejh Muhammed El-Hudariu beg. Shtypshkronja tregtare “El-Kubra”, botimi i tetë egji-ptian 1382 h.
48. Muhtesar Siretu-r-Resu - Shejhu-l-Islami Muhammed b. Abdul-Vehhab.
Et-Temmimi En-Nexhdi 1606.- Shtypshkronja e Sunetit të Muham-medit, Kajro, botimi i parë, 1375 h.-1956
49. Muhtesar Siretu-r-Resul - Esh-Shejh, Abdullah b. Muhammed b. En-Nexhdi, Ali-sh-Shejh, i lindur në Egjipt, 1242 h. Shtypshkronja selefike “El-Revda”, botimi egjiptian, 1379.
50. Medariku-t-tenzil - En-Nasefije.
51. Mira’atu-l-mefatih, pjesa I - Esh-Shejh, Ebu-l-Hasan Abdullah Er-Rahmani El-Mubarekfuri. Botim indian 1378 h.-1958
52. Muruxhu-dh-dhehebi - Ebu-l-Hasan Ali El-Me’sudi. Shtypshkronja “Esh-Sherhu-l-Islami”, botim i Kajros.
53. El-Mustedrek - Ebu Abdullah Muhammed El-Hakim En-Nejsabori
Shtëpia osmane e diturisë, Hajderabad - edicioni indus.
54. Musnedi Ahmede - Imam Ahmed b. Muhammed b. Hanbel Esh-Shejbani 264,h.
55. Musnedi Ed-Daremijj - Ebu Muhammed Abdullah b. Abdurrahman Ed-Daremijj, 181-255 h.
56. Mishkatu-l-Mesabih - Velijjuddin Muhammed b. Abdullah Et-Teb-rizi - Edicioni indus.
57. M’uxhemu-l-buldan - Jakut Al-Hamevij.
58. El-Mevahibul-leddunnijje prej El-Kastalanit. Shtypshkronja “Esh-Sherefijje” 1336 h. – 1907.
59. Muveta’u-l-imami Malik - El-Imamu Malik b. Enes El-Asbehij, i lindur më 169 h. Botim indian.
60. Vefau-l-vefai - Ali b. Ahmed Es-Semhudi.
“Muhammedi është Pejgamber i Allahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër kundër jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet tyre; i sheh si përkulen dhe bien me fytyrë përtokë (sexhde), duke dëshiruar mirësinë e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat me fytyrë përtokë (sexhde). Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil: ata janë si një farë e mbjellë kur mbien filizi i vet e pastaj forcohet, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazëm te mbjellësit e për t’i zemëruar me të jobesimtarët. Allahu u ka premtuar atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira faljen e mëkateve dhe shpërblim të madh.” (El-Fet’h: 29)
“Allahu është i kënaqur me muslimanët e parë, muhaxhirët dhe ensarët dhe me të gjithë ata të cilët i pasojnë këta me vepra të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Ai u ka përgatitur atyre Xhenete ku rrjedhin lumenj, dhe ata aty do të qëndrojnë përgjithmonë. E ky është sukses i madh.” (Teube: 100).
“O ju që keni besuar! Përuljunu Allahut dhe përuljunu Pejgamberit (të Tij) dhe mos i prishni veprat tuaja! Me të vërtetë, ata që nuk besojnë e vdesin si mohues, Allahu, kurrsesi nuk do t’i falë ata.” (Muhammed: 34-35)
“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastaj nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë.” (El-Huxhurat: 15).
“Vallë, a nuk dinë ata, se ai që i kundërshton Allahut dhe Pejgamberit të Tij, i është përgatitur zjarri i Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë? Ky është poshtërim i madh!” (Et-Teube: 63)
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqijat, falin namazin, japin zekatin, dhe i përulen Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm! (Et-Teube: 71)
More Source: IslamHouse.com
0 Comments