Islam & Stories Collections Albanian | Përmbledhje tregimesh

Summaries & Collection of stories Albanian Language | Përmbledhje tregimesh | About Islam


Përmbledhje tregimesh
Muhamed Muveffek Selimeh,  Muhamed Munir El Xhunbaz, Muhjiddin Selimeh
Përktheu : Irfan Salihu
Redaktoi : Redaksia pranë Komitetit Saudit - Kosovë
More Source: Islamhouse.com

Summaries & Collection of stories Albanian Language Përmbledhje tregimesh | About Islam:

ARKA E BOTËS

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!


Kështu e kanë quajtur: Arka e botës.
Rrëfente tregime në fotografi për jetën dhe ndodhitë në botë dhe nga historia. Të gjithë fëmi-jët me padurim e pritnin ardhjen e saj në lagjen e tyre.

Sikur të kisha pasur mundësi ta shihja! Thonë se kjo është kino lëvizëse. Se në ekranin e tij mund të shihen pamjet më të bukura dhe mësimet më të çmueshme. Më ishte ngulitur në zemër si çudia më e parëndomtë e asaj kohe.

Mirëpo, për fat të keq, në qytet nuk ka asgjë të ngjashme me të. Kjo ishte diçka e veçantë. Për këtë shkak pronari i saj, xhaxhi Bajrami e kishte caktuar ditën kur çdo qenie e gjallë mund ta shikonte atë.

Kishin kaluar gjashtë ditë, kishte ardhur edhe dita e shtatë, e pronari i arkës së çuditshme ende nuk ishte kthyer.

ÇDO PRITJE KA FUND

Në fund erdhi momenti i lehtësimit. Sa na kishte gëzuar kthimi i tij, pas pritjes së gjatë! E dëgjuam zërin e borisë së xhaxhi Bajramit dhe menjëherë brofëm drejt atij zëri.

Eh, sa e madhe që është Arka e botës  si një bjeshkë! E atë e mban një njeri i madh, në gojën e të cilit gjendet një bori e verdhë e bakrit, që i bie dhe lajmëron ardhjen e tij. Fëmijët duartrokisnin dhe bërtitnin nga gëzimi, duke rropatur me këmbë mbi tokë, duke e përshëndetur mbar-tësin dhe atë që mban.

Mënyra se si ata e tregonin mikpritjen e tyre tregonte gëzimin e tyre të papërshkruar se e shihnin atë. Kjo përsëritet në çdo vendbanim ku kalonte ai. Ky është çasti i papërshkruar i gëzimit dhe i festimit.

ÇDO GJË E KA ÇMIMIN E VET

Gëzimi kishte kapluar sheshin Minatori. Lajmi përhapej nëpër të gjitha rrugët, hynte nëpër çdo shtëpi dhe çdo vesh. Të gjithë fëmijët, moshatarë të mi, ishin mbledhur në vendin e ngjarjes, pas vrapimit të furishëm se kush do të arrinte më shpejt nga shtëpia e tij. Çdo njëri duke i ngritur duart dëshironte të marrte një nga katër karriget e vetme të xhaxhi Bajramit.

I falënderuar qoftë Allahu që xhaxhi Bajrami më mëshiroi mua dhe e kuptoi se, nga të gjithë, unë kisha më së shumti dëshirë për ti njohur marifetet e Arkës së botës. Filloi ti mblidhte të hollat duke thënë: Fëmijë, paguani para shfaqjes! E ne e ngutnim që sa më parë ta lëshonte arkën e vet për të na treguar magjitë e veta.

NJOHËS I MIRË I ZANATIT TË VET

Duke lajmëruar fillimin e shfaqjes me bori, xhaxhi Bajrami tha: Vini re! Juve që Allahu ju ka dhuruar shëndet dhe shqisa, për të dëgjuar dhe për të parë atë që është e dobishme, shikoni nëpër dritaret e vogla në arkë. Zoti jua ruajtë shikimin dhe jua mundësoftë që ta kuptoni qëllimin e asaj që do tju shfaqet!

Fëmijë, para jush janë tri mësime, secila në dhjetë fotografi. Mos e humbni ndonjërën, se nuk do ta kuptoni porosinë. Jeta pa porosi është e padobishme. Mësimet janë në formë tregimesh. Shikojini ato dhe dëgjojini me kujdes, duke mos e kthyer vëmendjen në asgjë tjetër.

MOS BESO NË ÇDO GJË QË TË THUHET

Në një mënyrë të bukur, xhaxhi Bajrami na shtiu në tregimin e parë të ilustruar:
Shikoni fëmijë tregimin e parë! Ai e ka porosinë e vet. Është për një gjuetar mendjelehtë. Ai ishte nisur për të gjuajtur me rrjetën e tij dallën-dyshe të trasha dhe të bukura. Shkonte prej një fushe në tjetrën, prej një mali në tjetrin, duke i vëzhguar drunjtë një nga një, duke ndjekur një dallëndyshe që ishte ndalur pranë një përrocke.

Gjuetari nuk e kishte lehtë të kalonte prej një vendi në tjetrin. Në fund, kur u lodh, u ul në një mal të vogël duke pritur gjahun e tij të pasur.

U lodh nga pritja e gjatë, ndaj u mbështet në një lis, duke vendosur në të rrjetën ku ishte ushqimi tërheqës për zogj.

Papritmas rrjeta u lëkund: kishte kapur një zog. U gëzua gjuetari dhe vrapoi te rrjeta duke menduar se si po e priste një darkë e shijshme.
Gati fluturoi nga gëzimi! Sa i bukur dhe i madh ishte ky zog! Me kujdes e liroi atë nga rrjeta dhe e kapi me dorë, i mahnitur me pamjen e tij.

Atëherë gjuetari iu drejtua dallëndyshes me një buzëqeshje fitimtari: - Mirësevjen dallëndyshja ime e bukur! Sa kohë të gjatë të kam pritur!

Zogu nga frika filloi të qajë dhe i tha: Më lëshoni, zotëri gjuetar. Nuk keni kurrfarë dobie nga unë, sepse nuk do tua heq dot urinë. Ju lutem, më lëshoni!

Në mënyrë ngacmuese gjuetari iu përgjigj: - I kam thirrur shokët e mi tek unë për një darkë të madhe! Si mund ta mendoj këtë pa mishin tënd të lezetshëm!?

Zogu heshti pak e pastaj tha: - Më lëshoni, gjuetar, unë do tu tregoj ku gjendet thesari më i madh në tokë!!!

Kur gjuetari dëgjoi për thesarin, lakmia e madhe ia mori mendtë dhe e lëshoi zogun.

Zogu buzëqeshi, fishkëlleu sa më bukur që mundej dhe kërceu prej gëzimi duke thënë: - A më besove, o mendjelehtë, se unë vërtet e di se ku gjendet thesari? Sidoqoftë, mos u mërzit. Unë do ti lajmëroj të gjithë zogjtë që të largohen nga ky mal i vogël, e këshilla ime për ty është: Mos beso në çdo gjë që të thuhet! Ky është ai thesar!

Dhe zogu fluturoi duke e lënë gjuetarin e mashtruar.

LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE

Tregimi i dytë, fëmijët e mi, është tregimi për humbjen e një udhëheqësi ushtarak. Shikoni me kujdes, ajo do tju japë një mësim të paharrueshëm dhe të dobishëm.
 
Kishte filluar lufta ndërmjet dy mbretërive fqi-nje.

Udhëheqësi i një ushtrie kishte thirrur në dyluftim udhëheqësin e ushtrisë së dytë. Pas lufti-mit të rëndë, e mundi atë, e zuri rob dhe e lidhi me pranga dhe zinxhirë, e pastaj e dërgoi në burg.

Ushtria e kryeushtarakut që kishte humbur dyluftimin u shpërnda e ushtarët ikën nëpër shkretëtirë, duke u frikësuar se armiku do ti zinte, do ti robëronte dhe do ti burgoste.

Ndodhi diçka e papritur! Kryeushtaraku i mundur arriti të ikë nga burgu dhe kur arriti tek një burim në mes të shkretëtirës, u ul që të pusho-nte.

Filloi të mendonte për disfatën e vet të turpshme dhe për ndonjë mënyrë që do ta nxirrte nga ajo situatë e rëndë.

Në atë çast vëmendjen e tij e tërhoqi një milingonë e vogël që kalonte pranë tij duke mbajtur një karkalec të madh, dhjetë herë më të madh me trup dhe peshë Por, milingona ishte e vendosur në punën e vet.

Papritmas, milingona së bashku me karkalecin ra në një gropë. U mundua të dilte së bashku me trofeun e vet. Karkaleci u mundua të lirohej disa herë nga kthetrat e milingonës, por ajo vazhdi-misht e kapte dhe përpiqej të dilte nga gropa, derisa më në fund kjo gjë i shkoi për dore. Dhe ashtu, krenare, së bashku me trofeun, milingona vazhdoi rrugën e vet.

Kjo dëshirë e flaktë dhe ky durim i melingonës lanë mbresa të thella tek udhëheqësi i mundur. Si e kreu me suksesë detyrën e vet milingona pa e humbur shpresën?

Qante për gabimin e vet; ishte penduar se nuk ishte më i zellshëm dhe më me zemër. Filloi të mendojë se si ta thërrasë kundërshtarin në dyluf-tim.

E mblodhi tërë fuqinë dhe vendosmërinë e vet dhe u kthye vetë te kundërshtari dhe përsëri e kërkoi në dyluftim. Pas një lufte të paparë dhe të mundimshme, kundërshtari i tij ra i vdekur në tokë!

Kështu, udhëheqësi ynë ushtarak fitoi dhe u kthye krenar në mbretërinë e vet. Dhë kështu, një milingonë me zellin e pandërprerë ndikoi që ky ushtarak të nxjerrë një mësim të dobishëm.

PËRDORE MENDJEN

I fundit, të nderuar fëmijë, është tregimi për të verbrin dhe fenerin.

Fotografia e parë, që do të shihni, tregon një të verbër, i cili në njërën dorë mban qypin e në tjetrën fenerin. Ai del natën nga shtëpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me pus, ku mblid-hen njerëzit për të mbushur enët e veta me ujë.

I verbri, ngadalë, duke mbajtur një fener mbërriti te bunari dhe, kur i erdhi radha, e mbu-shi qypin e vet me ujë dhe u nis për në shtëpi.

Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një njeri, i cili u habit se çfarë i duhet të verbrit feneri që bën dritë!

Mendonte me zë: Për çfarë i duhet të verbrit feneri, çfarë fiton ai prej kësaj?
E dëgjoi i verbri. Kur iu afrua ai njeri, e pyeti me zë: Çfarë të duhet feneri?
I verbri buzëqeshi dhe i tha: Sikur veç pak të mendoje, nuk do të më pyetje për këtë! A nuk e sheh se është natë dhe se është errësirë kudo rreth nesh?
Njeriu e lëviz kokën dhe thotë: Ashtu është, por ti çfarë dobie ke nga feneri kur je i verbër?

I verbri tha: Hej, njeri me sy, e mbaj fenerin që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja, 
dikush prej kalimtarëve do të mund të përplasej me mua nga shkaku i errësirës.

Kur e mbaj fenerin të ndriçuar ndri-çoj çdo gjë përreth vete, në mënyrë që të mos ndeshem me dikë dhe kështu e ruaj enën time të mos thyhet. A nuk është ashtu, vëlla?
Njeriu e uli kokën nga kjo situatë e pakëndshme: Të falëminderit plak për këshillën dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i paditur dhe i verbër, edhe pse shoh, e jo ti. Ti je i mençur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën time! Sikur të kisha menduar mirë dhe drejt, nuk do ta kisha bërë një pyetje të tillë!
Sa mirë do të ishte sikur njeriu ti shfrytëzonte të gjitha begatitë që i ka dhënë Allahu, në mënyrë që të mos turpërohet, të mos pendohet dhe të mos bëhet injorant.

DHE E NDJEKIM ME TË MIRËN

Xhaxha Bajrami i ra borisë dhe e lajmëroi fundin e shfaqjes duke thënë: - Fëmijë të dashur, për një shumë të vogël të hollash ju shikuat tre-gimet e dobishme nga arka e botës. Tregimi i parë flet për pasojat e marrisë, e dyta për frytet e durimit dhe qëndrueshmërisë, e treta për dobinë e përdorimit të mendjes.

Mbajeni mend këtë, të dashur fëmijë dhe luteni Allahun që tju mësojë që ti këshilloni të tjerët drejtësisht, ndaj luteni Atë që të gjithë të jeni të dëgjueshëm dhe të ndjekim atë që është e drejtë.

MËSIMI I TREGIMIT

Mos beso çdo gjë që të thuhet!
Bëhu i durueshëm dhe këmbëngulës deri në fitore!
Gjithnjë përdore mendjen tënde!

PËR JU, TË DASHUR FËMIJË

Në shenjë të kujtimeve të mia nga ditët e fëmijërisë sime, e kam larguar pluhurin nga këto gjashtë tregime që ti shpëtoj nga harresa, që ndoshta së bashku të gjejmë në to diçka të dobishme dhe të mirë.

Vëllai juaj, Muhammed M. Selimeh

MËSUESI I VOGËL

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

MENDIMTARI QË MERITON TË RESPEKTOHET

Edhe pse i mitur, quhej mësues i vogël. Ashtu e thërrisnin shokët e tij në shkollë, të bindur në talentin dhe zgjuarsinë e tij. Emrin e ka Visar dhe është 12 vjeç. Ka arritur deri në klasën e gjashtë. Për disa muaj do ta përfundojë shkollën fillore. Në pesë vitet e kaluara ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij zell, logjikë dhe vendosmëri. Në klasë ishte i qetë dhe i tërhequr dhe përgjigjej gjithmonë me kujd-es dhe mençuri kur të tjerët nuk ishin në gjendje të jepnin përgjigje të drejtë. Prandaj, ishte i rëndësishëm dhe e meritonte respektin.

DJALI I TALENTUAR ËSHTË NJERI SI JU

Vërtet, ai ishte një nxënës i mrekullueshëm, jo vetëm në atë shkollë, por edhe në shkollat e tjera të lagjes. Vetëm se ai nuk donte të lavdëro-hej për aftësitë e veta para të tjerëve, por donte të ishte i thjeshtë dhe modest. Nuk dëshironte që ta ngrenin gjer në qiell. Por thoshte: Mos u habitni me mua, ngase unë jam si ju dhe kam mendje me të cilën mendoj. Sikur edhe ju ta kishit përdorur mendjen tuaj si duhet nuk do të mahniteshit më me mua!
Këto fjalë tregonin sesa i zellshëm dhe serioz ishte.

ALLAHU KUJDESEJ PËR TË

Visari nuk ishte as Pejgamber i dërguar prej Allahut xh.sh., se koha e të Dërguarve kishte kaluar që moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka më të Dërguar të tjerë, e as nuk ishte prej atyre me mrekullira dhe muxhize. Për të fliteshin gjëra të këndshme nëpër biseda të netëve të gjata, në ndejat e lagjeve. Njerëzit ishin të mahnitur me të dhe ai gjithnjë ishte në qendër të bisedave. Ishte shembull për nxënësit e tjerë në sjellje dhe mësim, sikur të ishte i udhëhequr nga kujdesi madhështor i Allahut xh.sh.

DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT

Nëna e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtëpia në mënyrë që ta ruajë nga sytë e ziliqarëve të pamëshirshëm. Askush, as nga vëllezërit e tij nuk ishte i ngjashëm me të për nga mençuria dhe sjellja. Babai i tij bile mendonte ta çregjistronte nga shkolla, nga frika se mund ti ndodhte diçka. Kujdesi prindëror e ndiqte çdokund, ku shkonte ose ku qëndronte. Kishin frikë se dikush do ta grabiste a do ti ndodhte ndonjë fatkeqësi. A do ta hanin sytë e këqinj të ziliqarëve?! Babai i tij donte ta njoftonte drejtorin e shkollës për brengën e tij. mirëpo nuk e bëri. Sikur diçka e ndalonte nga kjo.

MËSUESI E MBAN POROSINË

U bë mirë që babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse në ditët e ardhshme Visari do të tregonte një urtësi të madhe në shkollë. Nga ajo ndodhi mund të nxirret mësim dhe këshi-llë.

Kur mësuesi i ri hyri në klasë, i shikoi nxënësit që të njoftohej me ta. Shikimi iu ndal në fytyrën e kthjelltë të Visarit, i cili me buzëqeshje dhe fjalë të këndshme i uroi mirëseardhjen në emër të të gjithëve: Mirëseerdhët, zotëri! Me ju do 
 
ti ndajmë momentet këtë vit. Ju do të na udhë-hiqni dhe do të na ndriçoni rrugët e diturisë dhe do të na i përcillni porositë e diturisë me mund dhe sakrificë të madhe. Që tani iu falënderojmë për mundin tuaj të madh në të ardhmen.

LARGOJUNI MENDIMEVE TË SËMURA

Mësuesi u ul në katedër dhe, për çudi, e filloi ligjeratën e tij të parë me shpjegimin e një filozofie të përzier. Sa më tepër që shpjegonte, aq më shumë bëhej e pakuptueshme. Për këtë nxënësit nuk kishin dëgjuar asgjë më parë. Edhe pse e përsëriste, në bazë të shikimeve të tyre, shihej se asgjë nuk kishin kuptuar.

Shikoni fëmijë, sikur të ekzistonte Zoti, siç thonë të paditurit, a nuk do të mund ta shihnim atë? A thua, ai Zot nuk do të paraqitej para syve tanë? Fëmijët u nemitën, mendjet e tyre të vogla ishin në dilemë!!! Nuk dinin çtë bënin. Ta kundërshtonin mësuesin apo të mos flisnin asgjë? O Zot, mëshiro!

MOSBESIMI ËSHTË I PADURUESHËM

Mësuesi nxori një laps nga xhepi dhe tha: Të dashur fëmijë, a e shihni këtë laps? Ata u përgjigjën: Po! Ai e fshehu në xhep dhe vazhdoi: A po e shihni lapsin tani? U përgjigjën: Jo! Atëherë tha: Lapsi nuk ekziston, pasi nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston  për arsye se nuk e shihni! Me një fjalë; për çdo gjë që nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat këtë? 
Fëmijët heshtën, sikur dikush ti kishte goditur në kokë. Nuk mund të thonin asnjë fjalë, edhe pse nuk mund ta pranonin atë që u thoshte mës-uesi i tyre.

A TË DYSHOHET NË ALLAHUN?

Shikimet e tyre në atë situatë të pakëndshme u drejtuan nga Visari. Ai i shpëtonte sa herë që ballafaqoheshin me probleme.

Të gjithë e dinë se Allahu ekziston. Është diçka që zemrat e tyre e ndiejnë, në të cilën janë të sigurtë. Atë që ua tha mësuesi, askush gjer më tani nuk ua kishte thënë.

Visar, nuk jemi mësuar ta kundërshtojmë mësuesin, edhe nëse gabon! Gjatë pesë vjetëve të kaluar e kemi konsideruar mësuesin të pagabueshëm. Ngrihu, është radha jote tani. Të gjithë 

kanë nevojë për vendosmërinë tënde dhe na fal për heshjen tonë, situata është e vështirë!

TË THUASH TË VËRTETËN ËSHTË TRIMËRI

Visari u mendua pak e pastaj iu përgjigj shikimeve të drejtuara nga ai. U ngrit dhe kërkoi leje që të thotë diçka: Mësues i dashur, a më lejon që tu shpjegoj shokëve të mi atë që thatë ju?
Mësuesi u gëzua shumë dhe përsëriti: Nuk ka Zot, se nuk e shohim, dhe këtë jua shpjegova me shembullin e lapsit! Fjalët e veta i përfundoi duke menduar se ka bërë diçka të mirë. I dukej se çështja ishte shumë e thjeshtë, se ajo që ekziston, shihet.
 
NJERIU MUND TË GABOJË

Visari heshti pak e pastaj e pyeti mësuesin e vet: A më lejoni mësuesi i nderuar që të bisedojmë për mendimin tuaj?
Mësuesi iu përgjigj: A ti do të diskutosh me mua?! O bir, gjërat janë shumë të qarta! A e ka parë dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin që fsheha pak më parë? Unë kam të drejtë. Ti a e ke parë Zotin?
Visari iu përgjigj: Ngadalë, mësues! Njeriu mund të gabojë, çdo njeri mund të gabojë!
Mësuesi në mënyrë nënçmuese bërtiti: A po më akuzon se kam gabuar? 
Visari në mënyrë të qetë u përgjigj: Edhe unë jam nga ata që gabojnë. Njeriu gabon, qoftë edhe i rritur ose mësues, kjo nuk është turp!
 
RESPEKTOJE MENDIMIN E TË TJERËVE

Mësues i nderuar, ju lutem kuptojeni atë që ju kam thënë. Shembulli juaj me lapsin që fshe-hët është i gabuar. Lapsi tani gjendet në xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekzis-ton, edhe pse Atë nuk e shohim. Ky është mendim i gabuar. Mësuesi filloi të nënçmojë Visarin duke i thënë: O bir, a mendon se Zoti ekziston kur nuk e ke parë? A je budalla? Tani ulu ta vazhdo-jmë mësimin!!! Ulu!” Mësuesi mendoi se çështja mori fund.

E VËRTETA  MBI GJITHÇKA

Visari e luti mësuesin që ta vazhdojnë dialogun. Mësimi nuk ka kuptim nëse nxënësit nuk e kuptojnë atë. Tha: A besoni ju mësues në çdo gjë që shihni?
Mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: Po, kjo është e logjikshme dhe e vërtetë! Visari tha: A mund të na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se jeni të bindur se jeni i mençur dhe se keni mendje?
Mësuesi heshti, ndërsa nxënësit qeshnin. Mend-ja e mësuesit nuk mund të shihej. Visari vazhdoi: A mund të themi se nuk keni mend pasi ne nuk e shohim?
Mësuesi u habit. Nuk e shpëtoi logjika e tij. Në fytyrën e nxënësve filloi të shiheshin shenjat e kënaqësisë.

ZOTIN E NJOHIM ME ANË TË KRIJESAVE TË TIJ

Visari vazhdoi: Mësues i nderuar, a mund të na tregoni shpirtin tuaj, që të bindemi se ekzis-ton?
Mësuesi shpërtheu nga hidhërimi dhe tha: Nuk është e logjikshme! Mendja dhe shpirti nuk mund të shihen, por i shohim shenjat e tyre A je mendjelehtë?! Buzëqeshja e mësuesit ishte e thartë. Visari iu përgjigj: Shpirti mendja  ajri janë ndodhi që nuk mund ti shohim, por shohim shenjat e tyre, me anë të të cilave përfundojmë se ato ekzsitojnë Zoti gjithashtu!
Në atë moment zërat pushuan dhe u dëgjua zëri i muezinit: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!! Në këto momente të qetësisë mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: Dhe unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!

MËSIMET E TREGIMIT

Nxënësi i mençur dhe mendjemprehtë nuk duhet të mahnitet me veten e ta ulë vlerën e shokëve të vet, por duhet të thotë si Visari: Mos qëndroni të habitur, unë jam si ju.

Nxënësi duhet ta presë mësuesin ashtu siç i ka hije kur mësuesi hyn në klasë, siç bënte Visari.
Nuk mund të thuhet se çdo gjë që nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fuqisë magnetike, por atë nuk e shohim, edhe pse ajo ekziston, sepse i shohim shenjat e saj.

Allahun e njohim në bazë të shenjave të Tij, gjurmëve dhe krijesave të Tij, e sidomos kur shikojmë yjet dhe kozmosin. E tërë kjo na jep të kuptojmë se Ai është Krijuesi i Lartësuar.

Muslimani është i detyruar ti drejtohet me urtësi, në mënyrë të bukur dhe me plot dituri atij që e dëgjon ose e sheh duke sharë shan Allahun ose fenë dhe duke i refuzuar ato.

Mësuesi nuk është i pagabueshëm dhe mund të gabojë dhe nxënësi duhet ta përmirësojë atë në mënyrë më të mirë, e sidomos kur mësuesi kërkon nga ai të bëjë atë që është në kundërshtim me Allahun xh.sh.

Muslimani duhet të jetë i durueshëm dhe i qëndrueshëm në udhëzimin e të tjerëve, si Visari, i cili e ndërpreu bisedën me mësue-sin e pastaj në mënyrë të qetë ia tregoi të vërtetën, edhe pse mësuesi e përqeshte.

Ai që kupton të vërtetën nuk duhet të tregojë mendjemadhësi, por duhet ti kthehet së vërtetës, siç bëri mësuesi, dhe të pendohet tek Allahu xh.sh.

Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojmë ekzistimin e tyre, për arsye se i shohim gjurmët e tyre, e ato janë krijesa të Allahut. Atëherë, si mund të mos e besojmë Allahun, kur i shohim krijesat e Tij?
Ai që dëshiron ta pranojë Islamin, le të shqiptojë këto fjalë: Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah, të ketë besim të fortë dhe të punojë sipas rregullave të Islamit, siç besoi mësuesi kur e vërteta iu bë e qartë.

MBRETI DHE DJALOSHI BESIMTAR

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! 
Mbreti rrinte i ulur në fronin e vet i kapardisur si këndes, ndërsa shkëndijat dilnin nga sytë e tij. Ushtarët dridheshin prej tij nga frika, sepse kishte zemër të fortë si guri, madje më të fortë dhe më të ashpër se guri.

Mbreti e lëvizi kokën si shenjë se magjistari mund të paraqitej para tij. Magjistari hyri i përkulur dhe me kokë të ulur, u ndal para mbretit dhe tha: Falënderoj zotëriun tim që më lejoi të paraqitem para tij. Zotëri, kam ardhur tju them se jam plakur dhe se fuqia më ka lëshuar. Kam frikë se, kur të vdes, edhe magjia ime do të vdesë së bashku me mua. Urdhëroni, zotëri, që të gjendet ndonjë djalosh i zgjuar të cilit do tia kisha mësuar mjeshtërinë e magjisë!
 
Mbreti tha: Të faleminderit ty, o magjistar! Tërë jetën e ke shpenzuar në shërbimin tim! Ke qenë besnik dhe i sinqertë, ndaj do ta plotësoj dëshirën tënde! Mbreti urdhëroi që të plotësohet dëshira e magjistarit. U zgjodh një djalosh i zgjuar dhe me fytyrë të bukur, të qeshur, një djalosh shpirtmirë dhe mendjemprehtë.

Magjistari, pas një vështrimi të shkurtër, menjëherë erdhi në përfundim se ky djalë është një thesar i paçmueshëm. Pastaj tha: Mirë paskan zgjedhur. Po shoh se je i mençur, i qetë dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!
Kështu, djaloshi filloi të vinte çdo ditë te magjistari, që të mësonte prej tij bazat e magjisë, por nuk e bënte këtë dhe me dëshirë. Nuk e donte një profesion të këtillë, por çfarë të bënte! Ky ishte urdhër i mbretit të ashpër dhe të pamëshirshëm, ndaj nuk kishte mundësi ta kundërshtonte atë.

Një ditë, derisa po shkonte te magjstari, dikush e thirri pas si me turp. Ishte ky një kryeprift që jetonte i vetmuar në një banesë, e që dëshiro-nte ta njoftonte djaloshin me të vërtetën dhe fenë e Allahut. Djaloshi pranoi të takohej me të dhe e hapi zemrën para mësimeve dhe këshillave të tij qëllimmira. I vinte mirë ta dëgjonte bukurinë e fjalëve dhe mendjen e gjerë të këtij njeriu të devotshëm. Dhe kështu, djaloshi çdo ditë kthehej në këtë shtëpi të mirësisë që të mësonte urtësinë, në mënyrë që të nxirrte nga ajo çështë e mirë për këtë botë dhe të kursente diçka për botën tjetër dhe për tërë njerëzit. Për këtë nuk i tregonte asgjë magjistarit, që të mos e gjente ndonjë e keqe. Edhe ai njeri i devotshëm e kishte këshilluar që për këtë të mos i fliste askujt, gjersa Allahu ti urdhërojë diçka tjetër. Dhe mirë kishte vepruar!

Pas një kohe, djaloshi filloi të mendonte dhe të brengosej gjithnjë e më shumë. Deri kur do të frikësohej nga oborri mbretëror, nga magjistari dhe padrejtësia?! Si të largohej nga magjistari përgjithmonë? Një ditë, pa shumë njerëz të cilëve ua kishte zënë rrugën diçka. Çfarë po ndodhte atje?

U afrua dhe pa një kafshë të frikshme që ua kishte zënë rrugën. Të gjithë ishin të frikësuar. Djaloshi mori një gur, e ngriti dhe tha: O Zot, nëse te Ti është më e dashur ajo që bën kryeprifti sesa ajo që bën magjistari, vrite këtë kafshë! E pastaj e gjuajti atë me gur, e qëlloi dhe kafsha ra e vdekur në tokë. Njerëzit u habitën me atë që bëri, ndaj filluan të tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek kryeprifti për ti treguar se çfarë kishte ndodhur. Ishte mjaft i shqetësuar; zemra sikur donte ti dilte jashtë gjoksit.
 
Kryeprifti e qetësonte djaloshin duke i thënë: O bir, ti je sot më i mirë se unë. Kam dëgjuar se çfarë ke bërë. Dije se Allahu është me ty! Besimtari gjithnjë është në sprovë. Ndoshta do të të gjejë ndonjë gjë e pakëndshme, por bëhu zemërfortë dhe i durueshëm. E lus Allahun që të të ndihmojë në çdo gjë!
Djaloshi gjithnjë e më shumë bëhej më i devotshëm, ndaj njerëzit e çmonin më shumë. Filloi, me ndihmën e Allahut, ti shërojë të verbr-it, të sëmurit nga lebra dhe të sëmurët e tjerë.

Për të dëgjoi edhe njëri prej bashkëpunë-torëve dhe këshilltarëve të afërt të mbretit, i cili vazhdimisht i bënte shoqëri mbretit. Bleu dhurata të shumta të shtrenjta dhe shkoi te djaloshi. I tha: Siç sheh, unë jam i verbër! Nëse më shëron, të gjitha këto gjëra të bukura do të bëhen të tuat!
Djaloshi u përgjigj: Unë jam të gjithë ju, nuk mund ta shëroj askë. Ai që ju shëron ju dhe mua është Allahu xh.sh. Nëse beson në Allahun, i Lartësuar qoftë, unë do të lutem që të të shëro-jë!
Atëherë këshilltari i mbretit deklaroi se Allahu është Një, i Vetëm, dhe menjëherë u shërua, prandaj u gëzua tej mase që Allahu xh.sh. e kishte shëruar. Kur u shërua, u përul në shenjë falënderimi ndaj Allahut xh.sh.
 
Ditën e dytë, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pranë tij si zakonisht, kurse mbreti u habit kur pa se ky nuk ishte më i verbër. Mbreti e pyeti: Kush ta ktheu shikimin? E njeriu besimtar iu përgjigj: “Allahu, Zoti im i Lartësuar, Ai mi ktheu sytë. Mbreti u hidhërua dhe bërtiti: Ti ke Zot tjetër përveç meje? Më thuaj, kush të bindi se ekziston ndonjë zot përveç meje?
Këshilltari, pas këmbënguljes së mbretit, pranoi se këtë e kishte bërë djaloshi. Mbreti urdhëroi që ta sjellin djaloshin. Kur e prunë, e pyeti: Më thuaj o bir, a thua magjia jote u bë aq e fortë saqë tani mund ta shërosh të verbrin, të sëmurin nga lebra dhe të bësh gjëra të tjera jo të zakonshme? 
Djaloshi iu përgjigj: Unë nuk shëroj askënd, ndërsa magjia nuk ka kurrfarë ndikimi në shërim. Askush përveç Allahut nuk i shëron njerëzit nga sëmundjet e tyre!
Mbreti bërtiti: Do të të mësoj ty se si duhet të sillesh me zotëriun tënd! Unë jam zoti yt dhe nuk ka zot tjetër! Ndaj, duhet të më tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe të ka mësuar të flasësh kështu!

Mbreti urdhëroi që ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikësohej se njerëzit do të fillonin të adhuronin tjetërkë, e jo atë, dhe kështu do ta humbte mbretërinë. Ndaj urdhëroi që menjëherë ta sillnin kryepriftin. Kur e sollën atë, mbreti filloi t’a kërcënonte duke i thënë: Ti do të thotë je kreu i turbullirave? A dëshiron që njerëzit të jenë të padëgjueshëm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetër veç meje? Largoje këtë ide. Në të kundërtën të pret vdekja! Kryeprifti i refuzoi kërcënimet dhe tha: Zoti im është Allahu, e ti nuk mund të më detyrosh me kërcënimet e tua që të largohem nga besimi im! Bë çfarë të duash!
Nuk kaluan as disa minuta dhe mbreti kërkoi që ti sjellin një shpatë që tia përgjysmojë kokën kryepriftit. Por, ai ishte i palëkundur në fenë e vet dhe i refuzonte kërcënimet. Mbreti urdhëroi që ti prehet koka, gjë që u bë.

Atëherë mbreti iu drejtua këshilltarit të vet duke i thënë: Me ty kam kaluar shumë kohë dhe ty të kam shok. Të këshilloj që ta lësh fenë tënde dhe të mbesim edhe më tej shokë! Njeriu e refuzoi këtë. Edhe me atë u bë si me kryepriftin.

Mbreti pastaj urdhëroi që tia sjellin djaloshin, dhe tha: Largohu, o djalosh, nga feja jote! Do të ishte vërtet keq që një djalosh si ti ta humbë jetën për shkak të besimit të gabuar. Mos u sakrifiko në lulen e rinisë tënde; kthehu në fenë e baballarëve dhe gjyshërve të tu!
Djaloshi nuk u lëkund dhe i mbeti besnik fesë së vet të vërtetë, edhe pse e dinte se çfarë i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut të mbretit, dhe iu drejtua mbretit duke i thënë:
E besoj Allahun si Zot dhe nuk kam Zot tjetër veç Tij. Bëni me mua çfarë të doni!
Mbreti urdhëroi një grup prej njerëzve të vet besnik që ta dërgojnë djaloshin në një mal të lartë dhe që atje ta kërcënonin dhe tia tërhiqnin vërejtjen se, nëse nuk largohet nga feja e tij, do ta hidhnin në greminë, në mënyrë që të jetë shembull për të tjerët që duan të bëjnë si ky.

Në majë të malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: O Zot, dënoji ata për punët e tyre jo të mira!
Menjëherë mali u lëkund dhe shërbëtorët e mbretit ranë në greminë, ndërsa djaloshi u kthye me hapa të sigurtë, kokëlartë. Kur e pa mbreti zullumqar, u çudit dhe u habit.

Duke bërtitur tha: Gjëra të çuditshme po ndodhin. Ku janë njerëzit që kam dërguar me ty?
Djaloshi u përgjegj: “Allahu më liroi prej tyre. Mali u drodh dhe ata ranë në greminë. Kështu nuk arritën ta kryejnë krimin e urdhëruar prej jush!
 
Mbreti u nervozua dhe i urdhëroi ushtarët që ta dërgojnë djaloshin në mes të detit dhe ta hedhin atje për tu mbytur.

Djaloshi në mes të detit të trazuar iu lut All-ahut xh.sh. për ndihmë e Ai ia pranoi lutjet djaloshit. Shërbëtorët e mbretit u përmbytën, ndërsa djaloshi u kthye me besim të fortë dhe i sigurtë në ndihmën e Allahut xh.sh. Sa e këndshme është përgjigja e tij thënë mbretit: “Allahu më liroi nga ushtarët tuaj, të cilët u bënë ushqim për pesh-qit! Mbreti gati sa nuk pëlciti nga hidhë-rimi, kur djaloshi me plot besim në Allahun i tha: O mbr-et, ju nuk mund të më vrisni, gjersa tju them sa çfarë duhet të bëni për të më vrarë. Mbreti pa u hamendur tha: Do të veproj si të më thuash!

Djaloshi me tërë zërin tha: “Grumbulloni njerëzit në një vend të hapur dhe më lidhni për në trung palme! Pastaj, merrni një shigjetë nga çanta ime dhe vendoseni në hark, e pastaj thoni Në emër të Allahut, Zotit të këtij djaloshi!!! Pastaj, gjuajeni shigjetën në drejtim timin. Nëse veproni ashtu, do të keni sukses në vrasjen time!”

Mbreti tha: Po, pranoj!
I mblodhi njerëzit në shesh, e lidhi djaloshin te trungu i palmës. E mori shigjetën, e vendosi në hark dhe tha: Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit. Shigjeta e goditi djaloshin besimtar në tëmth dhe e vrau. Vdiq si dëshmor. Fjalët e fundit ishin: La ilahe il-lAllah  ska zot tjetër përveç Allahut!
Njerëzit u bindën me sytë e tyre në sinqeritetin e djaloshit dhe të gjithë e shqiptuan fjalën më të ëmbël që gjuha mund ta shqiptojë: E besojmë Allahun, Zotin e djaloshit!
Një fatkeqësi e rëndë e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo që më së shumti i frikësohej. I tërë populli u bë besimtar. As ushtarët e as oborrtarët nuk mund të gjenin ndonjë zgjidhje për ti kthyer njerëzit nga e vërteta. Nuk arritën të gjen-in mënyrë si ti mashtronin dhe ti largonin nga besimi i tyre në Zotin e djaloshit.

Mbreti nuk dinte çfarë të bënte. Disa nga shokët e tij i thanë: E sheh, ndodhi ajo së cilës më së shumti i frikësoheshe! Nuk ishe sa duhet i kujdesshëm. I tërë populli u bë besimtar. Urdhëro të hapen gremina të mëdha, të mbushen me dru dhe të ndizet zjarri. Urdhëroji ushtarët që të hedhin në zjarr këdo që nuk largohet nga feja e tij!
Kur e bënë këtë, i erdhi radha një gruaje që mbante në duar një fëmijë të posalindur. Kur e dërguan te zjarri, asaj filloi ti dhimbset fëmija. Atëherë fëmija foli dhe tha: Nënë, bëhu e durueshme, ti je në rrugë të drejtë! Kur e ëma e dëgjoi këtë, u hodh në zjarr së bashku me fëmijën. Mirëpo, melekët i shpëtuan dhe i dërguan në xhenet, i cili u është premtuar durimtarëve insha-Allah! 

POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR

Muslimani e fsheh besimin e vet, nëse frikësohet se armiku mund ti shkaktojë atij dëm.

Muslimani i lutet Allahut xh.sh. në situata jetësore, e sidomos nëse e godet ndonjë fatkeqësi, siç veproi djaloshi.

Allahu është i Vetmi që shëron, gjersa mjeku është mjet e jo ai që shëron.

I riu musliman duhet ti thërrasë të tjerët në Islam, siç veproi djaloshi me të verbrin.
Muslimani është i fortë dhe i vendosur në fenë e vet, edhe përkundër ngacmimeve që i ndodhin nga të tjerët.

Kur e vërteta bëhet e qartë, muslimani është i detyruar ta ndjekë atë, siç vepruan të pranishmit kur u vra djaloshi.

Zullumqarët dhe tiranët gjithnjë e kanë fundin e tmerrshëm dhe punët e tyre të shëmtuara gjithnjë zbulohen, siç ndodhi me mbretin e padrejtë.

KULETA E HUMBUR

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Mustafai është një tregtar i madh dhe i pasur, i njohur për sinqeritetin e tij në mesin e njerëzve. Prandaj, shumë njerëz i besojnë dhe bashkëpunojnë me të të sigurtë në cilësinë e mallit që ai shet. Ishte shumë i pëlqyer, dhe numri i blerësve shtohej gjithnjë e më shumë. Kështu që pasur-ia e tij shtohej. Kishte blerë një anije të madhe tregtare që të mund të blinte mall më cilësor dhe më të çmueshëm nga vende të ndryshme, nga lindja, nga Kina dhe nga vende të pasura me mëndafsh dhe parfume.

Erdhi koha e haxhit dhe muezini e lajmëroi, që njerëzit të përgatiten me kohë për këtë detyrim. Këtë thirrje e dëgjoi edhe Mustafai, ndaj deshi të nisej për rrugë. Tha me vete: Këtë e kam detyrim para Allahut xh.sh. për arsye se jam i pasur dhe duhet ti përgjigjem Allahut xh.sh.!
Allahu xh.sh. ka thënë: Dhe për hir të Allahut, vizita e Qabes (haxhi), është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo. (Ali Imran, 97)

SHKUARJA NË HAXH

Mustafai u përgatit për rrugë dhe u nis me ndihmën e Allahut xh.sh. për haxh, së bashku me një karavan.

Karavani u nis në drejtim të Mekës së Nderuar. Gjatë rrugës ata u ndalën disa herë në mënyrë që besimtarët të pushonin dhe të kryenin disa nevoja të tyre. Bujtinat i bënë në disa vende, derisa arritën në qytetin e dritës në Medine (El-Medinetul-Munevvere). Me ta ishte edhe Mustafai. Pas një pushimi të shkurtër në qytet, Mustafai deshi ti blejë disa gjëra për të cilat kishte nevojë. Kur e futi dorën në xhep që të nxjerrë kuletën, kuleta nuk ishte. E kërkoi nëpër rrobat e veta dhe u tmerrua kur edhe aty nuk e gjeti. Për fat të tij të keq iu bë e qartë se e kishte humbur kuletën e me të edhe paratë e marra për rrugë. E në kuletë kishte tre mijë dinarë, që ishte një shumë e madhe. Kjo shumë parash do ti mjaftonte për ti mbuluar shpenzimet e rrugës për në haxh e do ti kishin mbetur edhe shumë të tjera, të cilat mendonte tua dhuronte të varfërve në Mekën e Ndershme. Çfarë të bënte tani? Kishte humbur pasurinë e nevojshme!
 
Mustafai mendonte si mundi ti ndodhte kjo, mirëpo nuk u zhgënjye dhe nuk u hamend në qëllimin e tij për të kryer obligimin e vet. U pajtua me këtë, duke thënë se ishte shkruar prej Allahut xh.sh. Ai megjithatë ishte i pasur, kishte pasuri që vlen me mijëra dinarë, ndaj mund të huazonte nga shokët e tij që udhëtonin me të. Kur ta kryejë haxhin dhe të kthehet në shtëpi, do tua kthejë te paratë e huazuara. Kërkoi që ti huazonin ca të holla, dhe të gjithë ishin të gatshëm të jenë në shërbim të tij, për arsye se e çmonin, kështu që ia tubuan aq sa kërkoi. E kreu obligimin e vet të haxhit dhe u dhuroi të varfërve diçka prej parave, mu ashtu siç e kishte menduar në fillim të rrugës dhe u kthye në qytetin e tij. Ishte i gëzuar dhe i lumtur që Allahu xh.sh. ia kishte mundësuar një rast të këtillë. Shumë shpe-jt ua ktheu borxhin njerëzve, nga të cilët i kishte huazuar paratë, duke i falënderuar përzemërsisht.

FATKEQËSITË I VININ NJËRA PAS TJETRËS

Kalonin ditët dhe Mustafai edhe më tej ishte tregtar i madh, i cili gëzonte respekt. Jetonte në begati, ngase Allahu xh.sh. i kishte dhënë pasuri të shumtë dhe fëmijëve të tij u kishte dhënë lumturi dhe shëndet. Gjithnjë e madhëronte dhe e falënderonte Allahun xh.sh. për begatitë që i kishte dhënë. Asnjëherë nuk harronte ti mëso-

te fëmijët e vet që të jenë të mirë dhe besimtarë shembullorë, që të jenë shembull me sjelljet e tyre dhe ta falenderojnë Allahun xh.sh., si dhe të kërkojnë falje nga Ai kur janë në vetmi ose në vend publik.

Mustafai kishte dy djem dhe një vajzë ende në gji. Ai i ushqente dhe kujdesej për ta. I kishte mësuar të silleshin mirë dhe ti respektonin prindërit e tyre.

Një ditë, kur Mustafai u ul në tavolinë dhe drekonte me gruan dhe fëmijët e tij, dikush trokiti në dyert e shtëpisë së tij. Njëri prej djemve të Mustafasë shkoi ta hapte derën. Ishte shërbëtori i tij Hasani, i cili e kërkonte zotëriun e tij për një gjë shumë të rëndësishme. Mustafai u ngrit nga tavolina dhe e pyeti: Çështë ajo gjë kaq me rëndësi për të cilën po ma prish rehatinë? Shërbëtori heshti për një kohë si memec, ishte zverdhur dhe i shqetësuar dridhej nga frika. Mustafa e pyeti edhe një herë: Fol diçka, pse je kaq i frikësuar? Më mban në hamendje! Hasani u përgjegj: Zotëri, anija juaj është fundosur gjatë kthimit të saj nga India me tërë mallin që kishte brenda!”

Mustafai e uli pak kokën për shkak të këtij lajmi të dhimbshëm dhe tha: Nuk ka dalje e as ndihmë pa ndihmën e Allahut të Madhëruar. Kthehu në dyqan. Ky është vullnet i Allahut xh.sh. dhe asgjë nuk mund ta ndërrojë fatin që më ka caktuar Allahu xh.sh.

Mustafai hyri në shtëpi dhe u ul në tavolinë që ta përfundonte drekën me gruan dhe fëmijët e tij. Nuk u mërzit e as nuk vajtoi, po ia la fatin e vet vullnetit të Allahut xh.sh., edhe pse ajo anije përbënte tri të katërtat e pasurisë së tij. Iu kthye punës së tij me plotë dëshirë, i vendosur që ta kthente sa më shpejt pasurinë e vet të humbur.

Pas disa ditësh e goditi lajmi i kobshëm për vdekjen e djemve të tij. Një mur i vjetër qe rrëzuar mbi ta, ndaj ata kishin mbetur nën gërmadhat e tij, edhe pse njerëzit qenë munduar për ti nxjerrë të gjallë që aty.

Mustafai qau dhe u mërzit për ta, por shumë shpejt e mblodhi veten, sepse e dinte që fatkeqësitë duhet ti përballonte me durim, ndaj e luti Allahun xh.sh. që ti falë e ti përfshijë ata nën mëshirën e Tij.

Dhembjen dhe mërzinë e tij e zbuste mendimi se djemtë e tij kishin qenë të mirë dhe të dëgjueshëm ndaj prindërve të vet. Plotësisht ia kishte lënë fatin e vet Allahut xh.sh., se Ai mbron kë të dojë.

Mustafai mbeti me gruan dhe vajzën e vet të vogël. Mirëpo, puna e tij nuk shkonte më shumë lehtë si më parë, fitimi i tij bëhej gjithnjë e më i vogël. U detyrua që ta shiste shtëpinë e tij të madhe dhe të blente një më të vogël, më modeste. Dyqani nuk ishte më plot me mall të çmueshëm, ndaj numri i blerësve zvogëlohej çdo ditë. Shërbëtorët e lëshonin në kërkim të tregtarëve më të pasur. Mustafasë gjithnjë e më shumë i binte autoriteti dhe në fund u detyrua ta lëshojë qytet-in e vet, se i vinte turp ti shikonte njerëzit me sy. Ishte bërë shembulli konkret i një të pasuri që shumë shpejt ishte bërë i varfër. Pas rrobave të shtrenjta dhe të bukura tani mbante rroba të arrnuara. Dikur kishte shërbëtorë rreth vetes dhe shpeshherë i ndihmonte të varfrit, kurse tani mezi jetonte.

Vendosi ta lëshonte qytetin e tij e ndoshta Allahu ia ndërron gjendjen e tij financiare me të mirë. Ndoshta ndërrimi sjell fat. Bisedoi për këtë me gruan e tij, e ajo u pajtua me këtë, bile edhe e trimëroi. Edhe ajo nuk mund ti duronte shikimet qëllimkëqija dhe përgojimin e grave të këqi-ja, se pas pasurisë së madhe kishte mbetur pa asgjë dhe se familjen e tyre e kishte lënë fati. Ajo duronte dhe mundohej ta ndihmonte bashkëshortin e saj në fatkeqësinë e tij, mirëpo gjendja tani ishte bërë e padurueshme dhe kishin vendo-sur që së bashku ta lëshonin vendbanimin e tyre të deritanishëm dhe të kërkonin fitim më të mirë dhe jetë më të lumtur.

SHKUARJA

Gruaja e durueshme e Mustafasë përgatiti pak ushqim për rrugë. Ai e shikonte me mallëngjim qytetin e tij nga një dritare e vogël, duke kujtuar ditët e tij të lumtura. Sikur në ëndërr e dëgjoi zërin e gruas, që thoshte se çdo gjë ishte gati për rrugë. E mori vajzën e vogël në duar dhe e përqa-foi me butësi dhe në sytë e tij u paraqitën lotët, të cilët u mundua ti fshihte nga gruaja e tij. Gruaja e tij e mori edhe atë pak ushqim që kishin për rrugë. Ishte bashkëshorte e mirë, e duruesh-me dhe e dëgjueshme. Dikur ishte e pasur, por me të gjithë kishte sjellje njerëzore. Kur u varfë-ruan, fatin që ua kishte caktuar Allahu xh.sh. e pranoi në mënyrë shumë të qetë. Edhe në këto çaste të rënda për burrin e saj ishte pranë tij dhe së bashku me të i bënte ballë kësaj fatkeqësie. E tani shkonte me të drejt të panjoh-urin, edhe pse ishte në muajin e nëntë të shtatzë-nësisë e mund të lindte në çdo moment.

Gjatë rrugës Mustafai dhe gruaja e tij pushuan në një fshat dhe blenë ca gjëra të nevojshme. Pas udhëtimit të gjatë dhe të rëndë mbërritën në një qytet të madh, në të cilin synonin të shkonin. Menjëherë pas hyrjes në qytet, gruaja e tij filloi të ankohet për dhembjet e lindjes. Si duket kish-te ardhur momenti i lindjes. Mustafai gjeti një shtëpi të vjetër e të pabanuar në periferi të qytetit, pa dyer dhe pa çati. Këtu u vendosën.

Ai pastaj nxitoi deri në qytet, ndërsa nata kishte filluar të lëshohej. Erdhi në qytet, mirëpo nuk arriti të blejë asgjë, ngase të gjitha dyqanet ishin mbyllur. Shëtiste rrugëve të qytetit e zemra e luste Allahun xh.sh. se ndoshta do të gjente ndo një dyqan të hapur. Më në fund e gjeti një të hapur dhe u gëzua tej mase.

FUNDI I FATKEQËSIVE

Mustafai aty bleu qumësht dhe vaj. Shitësi e pyeti: Ku e ke qypin? Mustafai iu përgjigj: Unë jam i huaj dhe nuk kam qyp. Atëherë paguaje garancinë për qypin! Mustafai i zhgënjyer pyeti se sa kërkon Pesë dërhem!  iu përgjegj shitësi. Mustafai heshti. E shitësi i tha: Çështë me ty, o njeri? Mustafaja i tha: Nuk kam, kam vetëm një dërhem! Ma jepni atë (qypin v.p.), e unë ju premtoj se do tjua kthej atë!

Shitësi i mirë e kuptonte se çështë varfëria dhe nevoja e Mustafasë dhe nga mëshira ia mbushi qypin me qumësht dhe i hodhi në të pak vaj. Ia dha Mustafasë duke i thënë: Mos harro që në mëngjes të ma kthesh! Mustafai e falënderoi dhe i premtoi se do ta kthente pa e vonuar. E mori në duar qypin dhe ashtu i gëzuar u nis duke i harruar për një moment problemet e veta. I dukej sikur po dërgonte gruas së vet një dhuratë të çmueshme. Atë po e priste një ushqim i shijshëm pas lindjes së dhimbshme.
 
Atëherë i ra ndërmend se ajo ishte e vetme në një shtëpi të pabanuar dhe të shkatërruar dhe e kaploi frika se mos ndoshta gjatë lindjes i ka ndodhur diçka, ndoshta ka pasur nevojë për ndihmë. I shpejtoi hapat e tij duke kaluar nëpër rrugicat e errëta të qytetit. Nuk kishte më as kalimtarë askund. Njerëzit kishin shkuar nëpër shtëpitë e tyre që të pushonin pas ditës së mund-imshme.

Mustafai ecte me hapa të shpejtë dhe papritmas rrëzohet, e qypi së bashku me qumështin i del nga duart dhe copëtohet i tëri. Mustafanë e kaploi një zhgënjim i papërshkruar. Para syve të tij renditeshin fotografitë nga jeta e tij, pasuri dhe bollëk, kurse tani mjerim, varfëri dhe mërzi. Pa marrë parasysh sa ishte i durueshëm, këtë nuk mund ta duronte. Ia hapi Allahut xh.sh. zemrën e tij të thyer dhe e zbrazi tërë mërzinë e vet me një vajtim të dhembshëm. Qante me zë aq shumë, saqë që nga fëmijëria nuk kishte qarë ashtu. Vaji i tij theu qetësinë e natës dhe një njeri hapi dritaren për të parë se kush është duke qarë dhe pyeti: Çke o njeri? Pse qan? Mustafai e ktheu kokën nga dritarja dhe u përgjigj: Më ra qypi me qumësht dhe u thye! Njeriu nga dritarja tha: O Zot, një njeri i rritur, si ju, të qajë sepse i ka rënë qypi me qumësht? A jeni shërbëtor i ndonjë zotëriu koprrac? Çështë me njerëzit këto ditë? I pengojnë njerëzit duke ua prishur gjumin për disa dërhemë! Pastaj e përplasi dritaren, kurse Mustafai tha: Allahu të faltë! Menjëherë e ktheu shikimin nga copat e lagura të qypit nga qumështi i derdhur dhe kujtoi gruan e vet, e cila do të lindte e nuk do të kishte çfarë të hante.
  
Jeta ishte e zezë në sytë e tij, e sidomos kur mendonte se gruas së tij mund ti ketë ndodhur diçka e keqe. Ndoshta është e vdekur e ndoshta edhe vajza e tij e vogël ka vdekur me të. 

Menjëherë ia plasi vajit me zë të madh, se nuk kishte fare para, nga do të siguronte ushqim-in!?  Ai njeriu i mëparshëm doli dhe e qortoi: Qetësohu, o njeri! Përse po na pengon? Na lë të flemë dhe shko! Njerëzve u ndodhin shumë gjëra të këqija e nuk kërkojnë ndihmë e as nuk qajnë! Mustafai tha: “Allahu të faltë! Unë para dhjetë vjetëve kam humbur kuletën së bashku me tre mijë dinarë dhe asnjë lot nuk e kam lëshuar e as nuk kam vajtuar, sepse isha i pasur. Tani, po e sheh, po qaj për disa dërhem, se nuk kam më shumë! Njeriu i tha: Çka ke humbur? Mustafai tha: Kuletën me tre mijë dinarë! Njeriu: Pashë Zotin, përshkruama! Mustafai: A, edhe po më përqesh?! Më lër rehat, çfarë fitoj nëse ta përshkruaj? Njeriu: Pashë Zotin, përshkruama, seriozisht e kam dhe nuk po mahitem! Mustafai heshti dhe tha me vete: Nuk ka rrugëdalje, as ndihmë, as fuqi pa vullnetin e Allahut të Lartës-uar, e tani jam në këtë situatë të padalshme, dhe ky njeri tani kërkon që tia përshkruaj kule-tën të cilën e kam humbur para dhjetë vjetësh. E ky tani dëshiron që të argëtohet!

Atëherë ky e kapi për dore dhe i tha përsëri: Përshkruama kuletën e humbur! Mustafa iu përgjigj: “Do të të tregoj nëse më lëshon. Kuleta është e zezë, e qepur me penj të kuq, ka tre xhepa; në secilin nga një mijë dinarë. Tani, a je i kënaqur? Më lësho, Allahu të mëshiroftë!

Njeriu e pyeti: Kujt ia dërgoje ushqimin? Mustafai tha: Gruas sime, të cilën e kam lënë në një shtëpi të braktisur e ajo është gati të lindë, e ndoshta tashmë ka lindur e nuk ka kush ta ndihm-ojë! Njeriu: Ti dhe gruaja juaj jeni mysafirë të mi! Eja të shkojmë dhe ta marrim atë!”

Mustafai ishte i gëzuar për shkak të mirësisë së papritur të këtij njeriu. U ngutën së bashku që ta merrnin gruan dhe vajzën e tij. I gjetën dhe i sollën dhe gruaja nuk kishte lindur ende. Ua dha një dhomë dhe kërkoi nga gruaja e tij që të kujdeset për gruan e Mustafasë.

Nga mesi i natës, gruaja e Mustafasë lindi djalë. Mustafai u gëzua dhe falënderoi Allahun xh.sh.

GËZIMI

Në mëngjes nikoqiri i tyre ua solli mëngjesin dhe duke ngrënë ia filluan bisedës. Nikoqiri e pyeti Mustafanë: Me çfarë pune merresh? Must-afa i tha: Kam qenë tregtar dhe e di këtë punë, mirëpo tani jam i varfër siç më sheh dhe nuk kam me çka të tregtoj. Këtu kam ardhur të kërkoj punë, ndoshta te ndonjë tregtar tjetër.

Nikoqiri i tha: Si thua të marrësh pjesë me mua në një punë të vogël tregtare? Do të jap njëqind dinarë sa për fillim, që të mund të fillosh punën, e pastaj fitimin do ta ndajmë. Pas disa ditësh, Mustafai u kthye te nikoqiri i vet dhe i tha: Bëra tregti dhe fitova pesëdhjetë dinarë, gjysma është juaja! Njeriu i tha: Bashkoja këtë fitim parave të tua dhe tregto me to që të fitosh më shumë!

Iu kthye Mustafai tregut me plot vullnet për punë. Frika nga vafëria ishte larguar, ndaj nuk e shikonte jetën ashtu zi si më parë. Allahu jep dhe Allahu ndalon. Allahu e shpëtoi nga varfëria kur e kishte më së vështiri, prandaj punonte pandër-prerë e gjuhën dhe zemrën e vet vazhdimisht e përdorte që ta madhërojë dhe falënderojë Alla-hun xh.sh.

Dinte ta tregonte falënderimin e thellë ndaj nikoqirit të tij për ndihmën e dhënë. U kthye kur kaluan disa javë dhe i dha gjysmën e fitimit.

Njeriu i tha Mustafasë: Shiko shoku im, tani do të të them diçka pasi e arrite qetësinë dhe rehatinë e zemrës sate.

Mustafai pyeti: Çfarë do të më thuash, o vëlla? Njeriu i tha: A të kujtohet që e ke humbur kuletën e të hollave? Ky iu përgjigj: Po, më kujtohet, kurrë nuk do ta harroj këtë! Njeriu 
tha: Të pata pyetur se a mund të ma përshk-ruash kuletën e ti e bërë këtë. Mustafai tha: Po, këtë e pata bërë atë natë kur isha duke qarë! Njeriu shkoi tek një arkë e zbukuruar dhe nxori një kuletë: A është kjo kuleta juaj? Mustafai mori frymë me vështirësi dhe gati sa nuk i doli shpirti kur e pa kuletën e tij. Nga gëzimi dhe tronditja humbi vetëdijen. Kur erdhi në vete, i tha njeriut: Pashë Allahun, ku e gjetët? Njeriu iu përgjigj: E kam gjetur para dhjetë vjetësh në rrugë për në haxh. I thashë një njeriu që të bërtiste me zë, kush e ka humbur kuletën, mirë-po askush nuk u paraqit, prandaj e mora që ta ruaj duke iu lutur Allahut xh.sh. që të më ndihmojë në gjetjen e pronarit të kësaj kulete. Unë nuk ha haram. E falënderoj Allahun, i Cili të ka dërguar në këtë qytet dhe ma ka mundësuar të ta kthej kuletën kur ke pasur më së tepërmi nevojë për të holla! Këto para janë fituar hallall. Merre kuletën tënde dhe paratë që i fitove më parë, ngase ti kam dhënë njëqind dinarë nga kuleta jote!

Mustafai e falënderoi atë njeri për çdo gjë që kishte bërë, si dhe e luti Allahun xh.sh. që ta ndihmonte edhe më shumë për shkak të fisnikë-risë dhe sinqeritetit të tij.

Jeta përsëri u ringjall te Mustafai dhe familja e tij: Bota e muslimanëve ende është plot me mirësi dhe sinqeritet, kur ka ende të tillë si ju. Allahu i sprovon krijesat e Tij. Më duket sikur Allahu jua kishte dhënë në amanet këto para, që të mund të mi ktheni atëherë kur të kem më së tepërmi nevojë për to. Atëherë lexoi nga Kurani i Nderuar:

Dhe ata të cilët kujdesen për amanetet e besuara atyre dhe për obligimet e veta. Dhe ata të cilët lutjet e tyre i kryejnë me kohë  ata janë pasardhës të denjë, të cilët do ta trashëgojnë xhenetin; ata do të jetojnë përgjithmonë në të. InshaAllah.

MËSIME NGA KULETA E HUMBUR

Tregtari musliman është i detyruar ta falënderojë Allahu xh.sh. dhe të kapet fuqishëm në fenë e Allahut  Islamin, e pasuria assesi nuk mund të jetë zëvendësim për Islamin. Mustafai, ndonëse tregtar, nuk ishte mendjemadh.

Kur muslimanin e godet ndonjë fatkeqësi (rast vdekjeje) duhet të thotë: Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun. (Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi). Mustafai kështu veproi kur iu fundos anija dhe kur iu vranë të dy djemtë.

Pasuria dhe shëndeti mund ti shkojnë muslimanit për një ditë, siç i ndodhi Mustafasë, kur ai u bë i varfër, pasi ishte i pasur.

Allahu xh.sh. ndonjëherë i sprovon muslimanët me fatkeqësi, që të shohë se a do të jenë ata të durueshëm apo jo. Mustafai ishte i durueshëm, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut xh.sh.

Gruaja  muslimania duhet të jetë e durueshme dhe duhet ti ndihmojë burrit të saj që ti kalojë më lehtë problemet jetësore, të mos e lërë atë të vetmuar, por ta këshillojë dhe ta nxisë që të jetë më i durueshëm, siç veproi gruaja e Mustafasë kur i vdiqën fëmijët.

Shitësi duhet tu falë borxhet aq sa mundet të varfërve dhe skamnorëve, kur të blejnë diçka nga ai, siç veproi shitësi i qumështit me Mustafanë.

Muslimani duhet ti lutet Allahut xh.sh. sa më shumë, e sidomos nëse e godet ndonjë e keqe. 
Muslimani duhet ta përcjellë gjendjen e vëllezërve të vet muslimanë dhe tu ndihmojë atyre tamam si njeriu që dëgjoi natën zërin e vajit të Mustafasë, dhe e pastaj e gostiti atë në shtëpinë e tij.

Muslimani është i besueshëm dhe nuk e harxhon mallin e huaj, edhe nëse e ka në duart e veta atë mall. Kështu veproi njeriu i besueshëm që gjeti kuletën e Mustafasë.

Muslimani nuk e humb shpresën në mëshirën e Allahut xh.sh. e ndonjëherë fatkeqësia zgjat shumë e pastaj ndërpritet, si Must-afai i varfër, i tëri në sprova dhe në fund u bë përsëri i pasur me begatitë e Allahut xh.sh.

BEFASIA
FËMIJËRIA E IBRAHIMIT

Ishte një fëmijë i zgjuar dhe i gjallë. Mirëpo, nuk kishte mundësi për tu shkolluar. Babai i vdiq kur ishte tre vjeç. Rronte një jetë të mjerueshme. E ushqente nëna e vet, e cila edhe kujdesej për të. Punonte në shtëpi, duke tjerrë lesh, të cilin pastaj do ta shiste në treg, në mënyrë që të kishte mundësi që nga disa dërhem të fituar të blente ushqim për vete dhe Ibrahimin. E gjora nënë, nuk e dinte rëndësinë e diturisë, se nuk ishte grua e ditur. E tërë vëmendja e saj ishte përqendruar në atë që të tjerrë sa më shumë lesh, që të mund të fitonte para për rroba dhe ushqim për vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjëherë i shikonte fëmijët e fqinjëve si shko-nin në shkollë që të mësonin shkrim dhe lexim. Por, as nuk e kishte menduar që ta dërgonte djalin e saj në shkollë për të mësuar diçka. Ibrahimi rritej dhe kishte mbushur gjashtë vjeç. Nevojat e shtëpisë rriteshin dhe me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duheshin më tepër veshmbathje, rroba dhe ushqim. Prandaj nëna i tha: Ibrahim, si mendon të punësohesh në mënyrë që të fitosh diçka? Ibrahimi nuk e kundërshtoi nënën e vet, se ishte shumë besnik dhe i dëgjueshëm. I tha asaj: Si të thuash nënë!

Të nesërmen shkuan te një tregtar dhe nëna kërkoi nga ai duke e lutur që ta punësojë djalin e saj si ndihmës. Tregtari pranoi me kusht që Ibrahimi të jetë punëtor i zellshëm dhe i sinqertë. Ajo iu përgjigj: Djali im është rritur në duart e mia, i edukuar me dashuri ndaj punës dhe respektit! Tregtari i besoi, kështu që ia dha Ibrahimit çelës-at e dyqanit të tij të madh dhe kërkoi nga ai që çdo ditë të vijë herët në mëngjes e ta pastrojë dyqanin dhe ta renditë mallin.

Ibrahimi e pranoi me gëzim punën dhe punon-te pa u lodhur. Për fat të keq, tregtari ishte shumë koprrac dhe çdo javë Ibrahimit i jepte vetëm nga një dërhem. Një dërhem nuk ishte i mjaftueshëm për ushqimin, pijen dhe rrobat e Ibrahimit. Për këtë arsye Ibrahimi iu ankua nënës së tij për koprracinë e tregtarit. Nëna i tha se duhet të ketë durim gjersa ta mësojë zanatin e pastaj tregtari do tia rrisë pagën.

Kishte kaluar një vit, ndërsa tregtari Ibrahimit i jepte ende mëditjen e njëjtë  një dërhem në javë. Ibrahimi kishte vendosur ta lëshojë atë tregtar dhe të kërkojë punë tjetër. Askush nuk dëshironte ta pranonte, se tregtari kishte kërcën-uar tregtarët e tjerë duke u thënë: Ibrahimi është argati im! Kush e pranon në punë, do ta ndërprej bashkëpunimin me të dhe asnjëherë sdo të flas me të!

Tregtarët ishin frikësuar nga ky kërcënim, prandaj refuzonin që ta punësonin Ibrahimin. Kështu që Ibrahimi kishte ngelur pa punë dhe rrinte në shtëpi i mërzitur dhe plot brenga.

MËSIMET NË XHAMI

Ibrahimi e kishte shprehi të shkonte në xhami për të falur namazin. Para xhamisë, çdo ditë pas namazit të drekës, mbaheshin ligjëratat. Ibrahimi pas namazit e dëgjonte me vëmendje ligjëratën e dijetarit dhe përpinte çdo fjalë të tij në lidhje me respektin ndaj prindërve, dashurinë ndaj punës dhe dëshirës së çdo njeriu për të fituar bukën e vet. Allahu xh.sh. i ka urdhëruar robërit e Tij që të punojnë dhe të fitojnë për të jetuar, e jo të rrinë pa punë.

Një ditë, ndërsa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi të mendonte për mësimet që jepte dijetari në lidhje me punën dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: Unë po rri si dembel, e si mund të kem diçka nëse nuk fitoj? Më duhet të punoj! U mundova të gjeja punë, mirëpo tregtarët më refuzonin sa herë që kërkoja punë prej tyre. Pastaj në mendime u kthye nga ligjërata e dijetarit dhe mendoi se nuk është duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet të shkonte në ndonjë qytet tjetër, kur në qytetin e tij të gjitha dyert i kishte të mbyllura. Bisedoi me nënën e vet dhe ia tregoi asaj vendosmërinë e tij për të shkuar në ndonjë qytet tjetër për të kërkuar punë. Mirëpo, nëna e tij kishte frikë për të, se ende ishte i vogël. Ibrahimi e bindi se është i aftë të punojë jashtë qytetit të tij dhe se nuk ka nevojë të mërzitet për të. Nëna e tij assesi nuk vendoste që ta lejonte atë ta lëshojë qytetin. Si të ndahej nga ai? Mirëpo, kur iu kujtua se si u sollën tregtarët ndaj Ibrahimit në mënyrë të padrejtë dhe si refuzuan që ta punësonin atë, në fund u desh të pranonte që djali i saj të shkojë në ndonjë qytet tjetër për të punuar.

KËRKIMI I PUNËS NË NJË QYTET TJETËR

Ibrahimi caktoi ditën e udhëtimit dhe e luti nënën që ti përgatiste ushqim për rrugë, për disa ditë. Kur erdhi momenti i nisjes, mori ushqimin për rrugë, i kërkoi nënës që tia bënte hallall dhe ta luste Allahun xh.sh. për të. E lëshoi qytetin e vet dhe shkoi në drejtim të panjohur.

Udhëtoi tërë ditën, aty-këtu pushonte nga pak nën hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej Allahut xh.sh. që ta ndihmonte në realizimin e qëllimit të vet. Kthehej nëpër fshatra dhe kërkonte punë, mirëpo, për fat të keq, nuk gjente asgjë, kështu që detyrohej të shkonte më tutje. Kaluan tri ditë. Ibrahimi e harxhoi tërë ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresën se do të gjente punë, ndaj ishte i dëshpëruar. Shpesh i binte ndërmend ajo që kishte dëgjuar nga dijetari në xhami, 

se duhet të jetë i vendosur dhe të vazhdojë të kërkojë punë. Kur e kishte zënë gjumi nën hijen e një lisi, pasi ishte i raskapitur nga rrugëtimi i gja-të dhe mungesa e ushqimit, erdhi një njeri me disa dele dhe vendosi që edhe ai të pushojë nën hijen e atij lisi të madh. E vërejti Ibrahimin duke fjetur, u ul pranë tij dhe nxori pak ushqim për të ngrënë. Ibrahimi u zgjua i frikësuar nga blegërima e dhenve. Mirëpo njeriu i dha selam me butësi. në mënyrë që ta qetësonte. Ibrahimi u qetësua, dhe njeriu e thirri që të hajë së bashku me të. Ibrahi-mi ishte i uritur, kështu që i erdhi mirë. Bariu pas kësaj u ngrit të mjelë delet dhe i dha Ibrahimit qumësht, e ky e falënderoi ngrohtësisht për të gjitha këto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky ia tregoi të gjitha me radhë. Njeriu buzëqeshi dhe tha: Mos u mërzit. Nëse do punë, do ta gjesh atë tek unë, e unë do të të paguaj mirë! Ibrahimi i befasuar e pyeti se çfarë pune ishte ajo, njeriu iu përgjigj se duhet të ruajë delet. Ibrahimi iu gëzua kësaj pune, e sidomos për atë se do të punonte te ky njeri i mirë dhe zemërgjerë. E pranoi punën me gjithë zemër dhe shkoi me atë njeri në fshatin e tij. U vendos tek ai. Që të nesërmën mori një kope të vogël që ti ruante në një livadh. I ruante delet nëpër kodra dhe lugina dhe para mbrëmjes kthehej në shtëpi.

Ibrahimi ishte punëtor i ndërgjegjshëm. Punët e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse delet duheshin ruajtur nga ujqit e uritur. 

Aty gjeti fatin dhe rehatinë. Rashidi, për të cilin punonte Ibrahimi, ishte shumë i drejtë, ndërsa punën ia paguante mirë. Me Ibrahimin sillej si me djemtë e tij. Ibrahimi e konsideronte Rashidin si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithatë, shpesh i kujtohej nëna dhe dëshironte që edhe ajo të ishte me të, në mënyrë që të kënaqej edhe ajo me këto të mira që kishte.

Kishin kaluar tri vjet qëkur Ibrahimi ishte te Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi dëshironte të shihte nënën e vet, ndaj kërkoi leje nga Rashidi që ta vizitojë atë. Ai iu përgjigj: - Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nënën tënde. Rri atje një muaj, e pastaj kthehu, se më duhesh. Te ti kam shumë besim! Ibrahimi i premtoi se do të kthehej.

KTHIMI NË SHTËPI

Si pjesë të fitimit, të cilin e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi mori me vete disa dele. Pjesën tjetër të deleve e la te Rashidi, si amanet se do të kthehej. U përshëndet me të dhe shkoi në shtëpi te nëna e vet.

Kështu, Ibrahimi arriti në shtëpi me delet e veta dhe pak të holla në xhep. Nëna u gëzua shumë, sepse kushte filluar ta pyeste veten në mos i kishte ndodhur diçka, se mos e kishte pësuar diku ose në kishte vdekur.  Asnjëherë, qëkur kishte shkuar, nuk kishte marrë asnjë lajm. Për këtë arsye gëzimi i saj tani ishte i papërsh-kruar. E përqafoi dhe i tha: - Më më ke munguar shumë dhe unë jam brengosur dhe mërzitur. Mos u largo më nga unë.

Ibrahimi i tha: - Nënë, kam punuar te një njeri i mirë dhe zemërgjerë. Ishte njeri shumë fisnik dhe shumë mirë më paguante, e tek ai kam lënë edhe njëherë kaq dele sa kam sjellë në shtëpi dhe i kam premtuar se do të kthehem! Nëna e ndërpreu: - Sado që ti të më flasësh për nderin dhe për fisnikërinë e Rashidit, nuk dua që të shkosh përsëri, se nuk do të mund të duroj edhe një ndarje me ty!

Ibrahimi e dëgjoi nënën e tij dhe vendosi të mos kthehet te Rashidi. E pyeti se çfarë do të punonte këtu dhe nëna i tha: Puno çfarë të duash, shko në treg dhe shiti këto dele. Blej një gomar dhe shfrytëzoje për mbartje, puno si hamall.

Ibrahimi veproi ashtu siç i tha e ëma dhe filloi të punojë si hamall.

Një pjesë të fitimit e shpenzonte për vete dhe nënën e tij, ndërsa pjesën tjetër e kursente. Nga kursimi bleu një shtëpi e pastaj u martua.
Puna e tij ishte tu transportonte njerëzve gjërat e tyre ose grurin gjer në mulli.

FAMILJA E IBRAHIMIT

Numri i anëtarëve të familjes së Ibrahimit shtohej, kështu që pas dhjetë vjetë martese ai kishte pesë fëmijë, e me të dhe gruan e tij jetonte edhe nëna e tij. Harxhimet për ushqim, rrobe dhe për shkollimin e fëmijëve shtoheshin.

Ibrahimi ishte i vendosur që fëmijët e tij të bëheshin të ditur, që të mos jetojnë si ai, pa shkollë dhe injorantë. Prandaj u duhej siguruar fëmijëve vet çdo gjë që ishte e nevojshme për mësim, por edhe ushqimin dhe veshje.

Një ditë, tek shkonte me gomarin e vet të ngarkuar me thasë të rëndë me grurë, duke e detyruar të ecte më shpejt, gomari u rrëzua, ra dhe shumë shpejt ngordhi. Ibrahimi u mërzit shumë dhe filloi të mendojë se çfarë do të bënte pa gomarin, kur nuk kishte as para të kursyera që të mund ta blejë tjetrin. Erdhi në shtëpi i mërzitur dhe i zhgënjyer me lot në sy. Duhej ta ushqente familjen, por nuk mund të fitonte. Nuk dilte nga shtëpia, kurse fëmijët e tij i kishte kapluar frika se babai i tyre tanimë ishte i varfër.

Kur e pa në këtë gjendje, nëna e tij plakë iu drejtua me këto fjalë: - Ibrahim, biri im, përse rri kështu si grua? Asnjëherë nuk të kam parë kështu të pashpresë dhe të papunë e të mos dalësh nga kjo situatë. Shko të kërkosh punë! 
Ibrahimi iu përgjigj: - Çfarë të bëj, kur gomari im, me të cilin kam punuar dhe kam fituar, më ka ngordhur. Ku ta marr tjetrin?

- Duhet të bësh çmos për të fituar, e jo të rrish dhe të vajtosh. A nuk të kujtohet kur si fëmijë shkove në një vend tjetër për të kërkuar punë? E tani, kur je burrë i fortë dhe ke familje të madhe, mund të qëndrosh pa punuar? Fëmijët i ke të uritur! Këtu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta, të cilat i kishte lënë tek ai. Menjëherë u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, dhe i tha nënës: - Do të shkoj përsëri te Rashidi. Tani mu kujtua, delet e mia janë tek ai. Nëse mi kthen, do të mund të blej një gomar! Nëna i tha atij: - Tani të ra ndër-mend Rashidi dhe delet e tua? Çdo gjë mund të ketë ndryshuar pas gjithë këtyre viteve. Si do të mund ti thuash se pas gjthë këtyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diçka tjetër!
Pas kësaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresën.

BEFASIA

Atë natë Ibrahimi nuk mundi të flinte. Plot brenga dhe mërzi të madhe, mendonte se çfarë do tu jepte fëmijëve të vet nesër për të ngrënë. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqitën para syve delet që kishte lënë te Rashidi  sikur blegronin  pe-rreth tij dhe e thërrisnin që ti merrte ato. I gëzuar mendonte se si do të përqafonte një herë njëriu qengj e pastaj tjetrin. Mirëpo, për fat të keq, kjo ishte vetëm një ëndërr. Tërë natën, kur zgjohej ishte me brenga, e nëse e kaplonte gjumi  delet e thërrisnin përsëri në ëndërr.

Në mëngjes vendosi të shkonte në fshatin e Rashidit. I kërkoi leje nënës, u përshëndet me gruan dhe fëmijët dhe u nis për rrugë. Pasi fshati ishte zhvilluar dhe kishte ndryshuar shumë, filloi të pyeste për Rashidin. Atje arriti pas tri ditësh. Kur erdhi te shtëpia e Rashidit, e pa atë aty. Rashidi rrinte në një kodrinë dhe shikonte delet e veta, të cilat kishin mbushur luginën. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: - Zotëri, unë jam Ibrahimi, a po më njihni?
Rashidi iu përgjigj: Mirësevjen! Shumë mirë po më kujtohesh!

Ibrahimi vazhdoi: - A ju kujtohet zotëri, se tek ju pata lënë disa dele. Tani më duhen!
Rashidi buzëqeshi dhe e pyeti: Pse shkove e më nuk u ktheve, e më pate premtuar se do të kthehesh!
Ibrahimi iu përgjigj: - Dëgjova nënën, e ajo nuk më lejoi të kthehem. Kërkoi të mbetem me të. E dëgjova dhe qëndrova me të. Tani kam ardhur tek ju që të më ktheni delet e mia, Allahu ju dhëntë çdo të mirë!
Rashidi i tha: - Shiko në këtë luginë dhe më thuaj çfarë po sheh!
Ibrahimi i tha: - Delet tuaja!
E Rashidi i tha: - Ato janë të tuat. Merri dhe shko në shtëpi!

Ibrahimi iu përgjigj: - Unë kërkoj vetëm delet e mia. Ishin katër apo tri dele, ju më thoni: Merri delet që kanë mbushur tërë luginën! Çështë me ju, mësuesi im?! A më përqeshni?

Rashidi iu përgjigj seriozisht: - Po them të vërtetën, skam përqeshur asnjëherë askë, e as ty tani. Këto janë delet e tua. Janë rritur dhe janë shtuar e tani janë këto që po sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur për ty, se ndoshta një ditë kthehesh dhe i merr ato. E falënderoj Allahun, ke ardhur në momentin e duhur! Biri im, tani jam shumë plak dhe kisha frikë se do të vdisja para se ti ktheja delet. Merri delet dhe kthehu, Allahu të ndihmoftë. Kthehu, Zoti të bekoftë!

Ibrahimi ishte shumë i gëzuar dhe falënderues ndaj tij.

- Këto dele vlejnë me mijëra dinarë. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, jam bërë shumë i pasur! Fëmijët do të jenë të lumtur kur të më shohin. Ende ka në këtë botë njerëz të mirë dhe të ndershëm. I falënderuar qoftë Allahu!

ËSIMET E TREGIMIT

Fëmija musliman duhet ti nënshtrohet nënës së vet, si shpërblim për mundin që ajo ka dhënë për të.

Rinia muslimane duhet të marr pjesë në grupe dhe shoqata nëpër xhami, në të cilat mësohen dituritë dhe leximi i Kuranit.

Duhet tu bëjmë mirë të varfërve dhe skamnorëve, siç bëri bariu me Ibrahimin, kur e gjeti nën lis.

Muslimani nuk duhet ta keqpërdorë besimin që i është dhënë, por duhet të ketë besim, siç kishte Ibrahimi në punën e tij si bari.

Muslimani duhet ta fitojë bukën e tij në mënyrë hallall, edhe nëse duhet të jepë mund të madh. Muslimani nuk guxon të jetë i kënaqur me fitimin haram.

I riu musliman nuk duhet të udhëtojë e ta lërë nënën vetëm, nëse ajo nuk e lejon këtë.

Muslimani asnjëherë nuk e humb shpresën. Ai çdo herë duhet ti mbështetet Allahut të Lartësuar dhe nuk bën të jetë dembel.

Muslimani nuk duhet të hajë pasurinë e të tjerëve në mënyrë të palejuar, por të veprojë ashtu siç veproi Rashidi.

Kur muslimani fiton shumë pasuri, kjo nuk duhet ta mashtrojë, por duhet ta falënderojë Allahun, siç veproi Ibrahimi kur Rashidi i dha një kope të madhe me dele.

LETRA QË FITON

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

DUKE FALËNDERUAR ALLAHUN ZGJASIN BEGATITË (NIMETET)

Ademi jetonte në shtëpinë e tij të re, i lumtur dhe i kënaqur me djalin e tij Dritonin dhe gruan e tij të devotshme Fatimen. Ata para martesës, kishte jetuar disa vjet me qira në një dhomë të errët.

Sot, pas katër vjet martese, kishin sjellë në këtë botë dy binjakë, të cilët i kishin emëruar Luan dhe Vjollca, e dhuntia e Allahut kishte bërë që babai i tij të kishte një dyqan të vogël ku shiste dhe ndreqte këpucët. Gruaja e tij ishte edukuese dhe amvise e mirë dhe i përmbahej Fjalëve të Allahut xh.sh.: Nëse falënderoni, do tjua shtoj të mirat (Ibrahim: 7)

LUMTURIA VJEN ME PUNË (HALLALL) E JO ME LOTO (HARAM)

Njeriu asnjëherë nuk di se çfarë sjellin ditët, kështu që Ademi filloi ngadalë të grumbullojë para dhe ti kursejë ato. Çdo ditë zgjohej herët dhe bënte punën e vet.

Një ditë vëmendjen e tij e tërhoqi zëri i shitësi të lotarisë, i cili dinte ti afronte njerëzit me fjalë tërheqëse: Lotoja e madhe e këtij viti! Jeta është loto! Së shpejti do të jetë tërheqja e madhe  dyqind e pesëdhjetë mijë euro! O fatbardhë, fati po të buzëqesh për vetëm pesë euro!

SHEJTANI ASNJËHERË NUK PUSHON

Ademi dinte shumë mirë si tu largohej mendimeve  cytjeve të shejtanit kur i binin ndër-mend. Mirëpo këtë herë lakmia e bëri të vetën dhe ngadalë pa u vërejtur e zuri vendin e vet. Filloi të përsëriste: Dyqind e pesëdhjetë mijë euro!!! Rast që nuk lëshohet. Duhet të paguaj vetëm pesë euro që dyert e fatit të hapen Dorë, shko në xhep, nxirri pesë euro që dyert e fatit të tërat të hapen Dorë, shko në xhep, nxirri pesë euro, ky është çelës i fatit.” I tha shitësit: Ma jep një kombinim të lotos dhe më ndihmo Zot që ta fitoj shpërblimin kryesor!
Duhet të kishte thënë: O Shejtan, në vend që të përmendte emrin e Allahut xh.sh. Allahu nuk urdhëron që të veprohet punë e keqe dhe e padrejtë. Ai ndalon që të veprohet punë e keqe dhe e padrejtë. Ai ndalon që të marrim atë që të tjerët e kanë fituar me djersë dhe mund, e  kurrë nëse fitohet me padrejtësi, me kumar dhe pa mund.

E MIRA U TAKON TË MIRËVE

Ademi kishte harruar se e mira vjen vetëm nëpërmjet një dere. Allahu pranon vetëm atë që është e mirë. Ademi kishte blerë kombinimin me numër 456789. Shejtani ia përziente trurin se fati fillon me numrin katër dhe numrat që pasojnë pas saj O fati im, bëhu në vendin më të mirë për mua në kutinë e biletave Do ta fitoj, do ta fitoj shpërblimin e parë për vetëm disa të holla, për vetëm pesë euro! Qëllimi im është i mirë. Allahu do ti përgjigjet lutjes sime. O Zot, mos bë që të tjerët të fitojnë Gjërat e ëmbla, pallatet dhe çdo gjë e mirë le të jenë vetëm për mua! O Zot! Ti do të më përgjigjesh dhe do të ma mundësosh këtë gjë mua!

HALLALLI DHE HARAMI JANË TË NJOHURA

- O Zot, nuk kam folur për këtë gjë para gruas sime, Fatimes. Ajo është grua e drejtë dhe e devotshme. Vetëm hallallin e pranon. Nuk beson në loto dhe nuk dëshiron të dëgjojë për lojërat e fatit. Këtë ajo e quan bixhoz, e ndonjëherë mall-kim, mirëpo këtë herë pa dyshim se do të jetë befasi. Numri i kombinimit është i pabesueshëm, përbëhet nga numrat e njëpasnjëshëm.
 
Papritmas në dyqan hyri fqinji, Murati, pasi Ademi ia kishte tërhequr vëmendjen e tij, duke puthur kombinimin e lotos, i tha: - Çke o njeri që e puth atë?! O Adem, kjo është haram Ky veprim është haram, edhe nëse nga fitimi ndërton xhami dhe shkolla, apo u ndihmon atyre që kanë shumë nevojë për ndihmë!

I MIRI NUK PRANON PËRVEÇSE TË MIRËN

Ademi iu përgjigj në mënyrë nënçmuese dhe me cinizëm: Unë këtë e di dhe ti do të më thuash: Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë E unë çfarë kam bërë?! Unë nuk kam vrarë askë. Nuk kam vjedhur!!! Një plus një bëjnë dy, e euro është euro Ky është parim njerëzor, o Murat! Unë do të pendohem tek Allahu. Do të shkoj në haxh! Do të jem si fëmijë i pasherr, siç thoni ju, i devotshëm!
Murati e lëshoi dyqanin ende pa e përfunduar bisedën, ndërsa Ademi mbeti i vetmuar në ëndrrat e veta duke vallëzuar dhe duke e pritur momentin e tërheqjes.
Jo shumë pas kësaj, kuptoi se kombinimi i tij i lotarisë me numrin 456789, kishte fituar shpërblimin e parë!

ZILIQAR EDHE NË HARAM

Zemra e Ademit lundroi në detin e ëndrrave. Të gjithë e ulnin kokën, vetëm ai e mbante të ngritur. Të gjitha letrat e fatit u fundosën, përveç letrës së shitësit të këpucëve. Ajo shëndriste si Diell mbi kokat e të gjithë tjerëve. Shëndritja e saj nuk krahasohet me shëndritjen e yjeve. Sa i ëmbël që je, o fat 250000 euro të gatshme, këto do ti fitoj tani. Po shkoj ti marr, largohuni nga rruga.

Sytë e të gjithëve e shikonin me zili, sikur i thoshin: Bota është jotja, Adem! Do ti kesh të gjitha, do të bësh çfarë të duash. Do të banosh në shtëpinë më të bukur! Do të kesh një dyqan këpucësh. Askush sështë si ti!

PASURIA VERBON

Ademi nxitoi kokëlartë, me buzëqeshje të madhe në fytyrë, deri tek arka duke bërtitur: Unë, unë e kam fituar shpërblimin e parë, mi jepni paratë e mia! Jam duke fluturuar nga gëzimi  bota është imja! Gazetarë, më fotografoni! Fotografia ime le të jetë në faqet e para të gazetave tuaja Unë jam Ademi! Jam bërë budalla pas parave!!! Unë!!! Unë!!!
Vërtet ishte si budalla, budalla i pashoq fitues në fat dhe budallallëk. Vazhdoi të bërtiste
pa marrë parasysh asgjë tjetër, veç paratë.
 
PUNË TË SHEJTANIT

Se sa ishte mërzitur Fatimja, as mos pyetni, kur kishte lexuar se çfarë shkruante nën fotografinë e burrit të saj në gazeta: “Shitësi i thjeshtë i këpucëve fiton shpërblimin e parë në tërheqjen e lotos!!! E paramendonte fotografinë e tij në Ditën e Gjykimit. Ajo është dita kur njeriut nuk i ndihmon as pasuria, as fëmijët, por vetëm punët e tij të mira.

Tani Ademi rrinte në mes të shtëpisë, pranë parave. Njëherë i prekte e pastaj i numëronte ose i puthte. Do të udhëtoj, do të tregtoj, do të blej shumë letra të fatit. Do të kem pallate mëndafsh rroba të bukura shtrate të rehatshme

NJERËZVE U JANË ZBUKURUAR EPSHET

Ende pa kaluar ajo ditë, Ademi kishte shitur çdo gjë nga dyqani i vet, madje edhe vetë dyqanin. Kërkoi nga fqinji i vet, Murati, që tia kthejë borxhin. U kthye në shtëpi i gëzuar, me një pasuri të madhe të cilën e kishte fituar pa mund dhe pa djersë. Gruaja e tij qante për shkak të sjelljeve dhe fjalëve të tij qesharake: - Të gjithë fqinjtë do të na kenë zili. Do të kemi vetëm gjëra të reja! Lumturia është jona! Eja, të vallëzojmë rreth parave! Hajde, eja!

TË USHQYERIT ME HARAM ËSHTË HARAM

U ndal kur pa lotët në faqet e bashkëshortes Qeshi si budalla dhe i tha: - A nuk ëndërroje për udhëtimin në det për shkuarje në vendet më të bukura? Gëzohu së bashku me mua dhe përgatitu për rrugë  ta shëtisim tërë botën, ta shijojmë fatin dhe ta ndiejmë tërë këtë pasuri Ska Zot tjetër veç Allahut! Çdo gjë në kohën e vet ka shijen dhe bukurinë e vet.

Pastaj Fatimja tha: - Si të gëzohem me paratë e marra nga goja e të tjerëve. Këto para për mua janë haram, dhe çdo kafshatë nga këto para më çon në xhehenem. Shko vetëm deri në fund të botës dhe largoji këto para nga shtëpia. Allahu do të na ndihmojë, ndërsa harami assesi nuk do të na bashkojë.

 DIKUSH KA IMAGJINATË BUDALLAI

Fatimja nuk deshi të përshëndetet më të kur ai mori diçka prej të hollave, ndërsa pjesën më të madhe e la. Shkoi me kokë lart në drejtim të stacionit të autobusëve. Të gjithë e shikonin me zili, sikur donin ti thoshin: Ne jemi shërbëtorët e tu, ti vetëm urdhëro Realiteti ishte shumë i ngjashëm me ëndrrën Mbret pa mbretëri! Para hyrjes në autobus buzëqeshi në mënyrë të ëmbël, sikur dëshironte të përshëndetej me ëndrrat e tij
 
Mirëpo, çkishte Murati? Ai po shpejtonte me moto-çikletë për në stacionin e autobusëve. Nga balli i pikonin djersët dhe bërtiste nga larg: - Adem, zbrit nga autobusi, mos udhëto!

ALLAHU ISHTE ME TË

Ademi zbriti me të shpejtë nga autobusi dhe gati i ra të fikët kur dëgjoi se çfarë i tha Murati: - Eja në shtëpi, shpëto gruan dhe fëmijët e tu! Një prishje në rrjetin elektrik ka shkaktuar zjarr në shtëpinë tënde! Gruaja mezi i ka shpëtuar fëmijët nga zjarri që shumë shpejt e dogji shtëpinë. Ulu në motoçikletë dhe të shkojmë te ndihma e shpejtë!
Ademi ndjeu sikur po i binin në kokë me çekiçë të hekurt.
Kështu, fituesi i shpërblimit të parë, u bë i pari në fatkeqësi.

MOS E HUMBNI SHPRESËN NË MËSHIRËN E ALLAHUT

Të hollat u dogjën, dyqani u shit E edhe shejtani e kishte lëshuar. Dhe sikur i thoshte: Mos më mallko mua, por  veten! 
Në një moment ëndrrat i shkuan. E humbi vetëdijen. Kur hapi sytë, pa Muratin duke ia fshirë ballin nga lotët. 
 
- Mos u mërzit, o Adem! Caktimin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë! Falënderimi i takon Atij, për çdo rast. Gruaja dhe fëmijët do të shërohen, e Allahu i pranon pendimet e robërve të tij. Kthehu tek Ai! Ai i fal mëkatet!

Ademi e shtrëngoi dorën e fqinjit të vet dhe duke qarë tha me sytë e drejtuar nga qielli: I falënderuar qofsh, o Zot! Ska zot tjetër që meriton adhurimin veç Teje! E unë vërtet kam bërë gabim ndaj vetes sime! (Enbija, 87)

MËSIMET E TREGIMIT

Ndodh ndonjëherë që varfëria të jetë e mirë për muslimanin, se pasuria shpeshherë e prish njeriun.

Shejtani asnjëherë nuk ndalet, prandaj edhe ne nuk duhet të rreshtim së kërkuari mbrojtjen e Allahut xh.sh.

Shejtani i nxit njerëzit të mendojnë se lumturia është në fitimin e haramit, e në të vërtetë është e kundërta. Lumturia nuk është në pasuri, por në devotshmëri.

Muslimani duhet të këshillohet me njerëz të mirë dhe të ditur kur dëshiron të bëjë diçka, por dyshon a është e lejuar (hallall) apo e ndaluar (haram).

Fqinji duhet këshilluar dhe udhëzuar në punë të mira, kur e sheh se punon gjëra të ndaluara.
Muslimani nuk duhet të gëzohet kur dikush nga familja e tij ka fituar diçka në mënyrë të palejuar, mirëpo duhet të mërzitet, siç u mërzit Fatimja kur Ademi fitoi në loto.

Kur muslimani fiton ndonjë pasuri, nuk duhet të sillet me mendjemadhësi, siç bëri Ademi.

Nëse te muslimani mëkatar gjendet ndonjë pasuri e fituar në mënyrë të palejuar, nuk i lejohet që ushqehet nga ajo pasuri të.

Atij që e fiton pasurinë e vet në mënyrë të palejuar, Allahu xh.sh. ia largon bereqetin nga ajo pasuri ose pasuria hallall zhduket së bashku me atë haram, siç ishte rasti me zjarrin në shtëpinë e Ademit.

Muslimani duhet të pendohet tek Allahu xh.sh. për mëkatet e bëra dhe të nxjerrë mësim nga fatkeqësia që e godet.

RRUSHI I LLASTUAR

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Unë jam një kokërr rrushi. Kokrrat e tjera janë vëllezërit e mi. Kanë ardhur para meje në botë. Kalaveshi ynë përbëhet prej katër kokrrash. Ishin të vogla, pastaj u rritën dhe u poqën.

Isha vërtet i llastuar. Allahu e kishte caktuar që të isha kokrra e fundit, kështu që këtë ofiq e kam fituar kur kam zbukuruar renditjen tonë. 
Jeta e fëmijës së llastuar është e stërmbushur me ndodhi. Këtë herë do tiu rrëfej tre tregime. 

VJEDHËSI I PJESHKAVE

Isha pesëvjeçar. Një ditë dola me biçikletën time, e cila nuk ishte në gjendje aq të mirë, për shkak të përdorimit të tepërt të saj. Nganjëherë e tërhiqja me vete e nganjëherë hipja mbi të, derisa arrita te një vend që quhet Dera e kuqe, jo edhe aq larg nga lagjja jonë. Ishte aty shitësi i bylmetit, Qerimi dhe zdrukthtar Naimi pranë çezmës. Shpeshherë bëja kinse po pija ujë në mënyrë që te lagia rrobat, gjë që më pëlqente shumë. Përpara çeshmës ishte dyqani i frutave i xhaxhi Jakupit, i cili qëndronte në mes të frutave duke bërtitur: Të kuqe dhe të pjekura, të kuqe dhe të pjekura!, e ndërkohë i rregullonte dhe i paloste pjeshkët nëpër arka. Ishte i kënaqur që po thërriste blerësit me zërin e tij të mirë.

Qëndroja pranë ujit, si zakonisht, ndërsa sytë e mi shikonin pjeshkët që ishin të renditura bukur. Këtu luhej loja e shejtanit: heroi dhe hajduti kur xhaxhi Jakupi nxori një arkë me pjeshkë para dyqanit. A do të ketë sukses kjo lojë? Gjer atëherë asnjëherë se kam provuar rol-in e hajdutit. E preka xhepin, ishte i zbrazur. Iu afrova me kujdes arkës, duke shfrytëzuar rastin kur shitësi ishte i zënë me një myshteri. Me shpe-jtësi dhe mjeshtëri të madhe e zgjata dorën, kështu që pjeshka e madhe u gjet në xhepin tim. Me shpejtësi të vetëtimës u ndala me biçikletë para shtëpisë sime. Para se të trokisja në derë, e nxora pjeshkën dhe e kafshova me lezet. Por, gjurmët e vjedhjes më kishin mbetur në buzë. Kur nëna e hapi derën, i pa këto gjurmë, duke përfsh-irë me një shikim xhepin tim dhe duart e mia. Kur më pyeti: Çfarë po ha? e kuptova se isha zbuluar.

Nuk isha mësuar ta gënjeja nënën. Ajo më kishte mësuar të isha i sinqertë, edhe pse më kishte llastuar. U përgjigja i hutuar: - Kam një pjeshkë.
 
- Ku e more?
- E kam vjedhur nga dyqani i xhaxhi Jakupit.
U hidhërua, por nuk më kërcënoi. Shumë shpejt erdhi në vete, më kapi për dore dhe më dërgoi në dyqan. Kërkoi gjysmë kilogrami pjeshka, e pagoi dhe mori një qese të vogël me fruta. Nga qesja nxori një pjeshkë të pjekur e të kuqe dhe e ktheu në arkë, e xhaxhi Jakupi këtë as nuk e vërejti. U çudita pse e bëri këtë, kur ne e kishim paguar atë pjeshkë!!!

U kthyem në shtëpi. Para se të filloja që ti haja pjeshkët, nëna ime e ndershme dhe e devotshme filloi të më rrahë, aq dhimbshëm, saqë shpejt e harrova kënaqësinë e pjeshkës së parë. 

Kjo për mua ishte mësimi i parë dhe i fundit për ndershmërinë. Pas kësaj nuk kisha më nevojë për kurrfarë këshille që do të më mësonte nderin.

Nëse xhaxhi Jakupi nuk më ka parë duke e vjedhur pjeshkën, Allahu, i Cili na i ka dhuruar këto pjeshka të shijshme, sheh çdo gjë që punoj-më.

DETYRIMI I HARRUAR

Në fund të javës, kur u ktheva nga shkolla (e enjte, 29 Prill, 1985), erdhi koha për të shkruar detyrat e shtëpisë. Kur e kreva detyrën, u çlirova dhe hyra në ëndrra të bukura, të bukura si fëmij-ëria, se nesër, të premten, do të shkoja me nënën në parkun Burimi i gjelbër dhe se si do të udhëtoja me tren nëpër sheshin Hasan Prisht-ina. Kënaqesha duke menduar për këtë.

Ëndrrat e mia realizoheshin. Shëtitja kishte kaluar me gëzim dhe hare dhe u ktheva i gëzuar dhe i kënaqur.

Erdha në shtëpi i lodhur, pasi luajti shumë pranë burimit. Duke prekur nëpër shtrat kërkoja çantën, që të bindesha se detyra është në vend. Mirëpo, për shkak të lodhjes së madhe, më kaploi një gjumë i thellë. Më duhej të flija, në mënyrë që të pushoja. Fjeta deri vonë. Nëna provoi disa herë të më zgjojë. U zgjova pas orës shtatë e gjysmë dhe i kërkova falje nënës. Thashë lutjet e mëngjesit, të cilat më kishin kaluar duke fjetur. E mora me të shpejtë çantën dhe një riskë buke të lyer me gjalpë dhe nxitova për në shkollë. Duke e falënderuar Allahun xh.sh. arrita në kohë, para ziles, në shkollë (e cila gjendej në lagjen Sara-nda). Nuk e ndiva mundin, sepse e doja shkollën. Aty mësojmë dhe edukohemi. Shkolla ime dallo-hej për nxënës të shkëlqyer dhe të edukuar,  siç jam edhe unë, i falënderuar qoftë Allahu xh.sh.

Në shkollë filluam me Bismil-lah! Mësues Osmani kërkoi që të nxjerrim fletoret, që të na i shikojë detyrat e shtëpisë. Kur e futa dorën në çantë, fletoren nuk e kisha!!! Ndoshta kishte mbetur për të fjetur në shtratin tim?! A do të më besojë mësuesi? Asnjëherë në shtatë muajt e kaluar nuk kishte ndodhur të mos i bëja detyrat e shtëpisë!
Erdhi radha ime e mësuesi më pyeti: Ku i ke detyrat?

Një lot i madh më pikoi nëpër faqe. Nuk isha mësuar të arsyetohesha për një gjë të këtillë. Mirëpo, si ta argumentoj se nuk jam fajtor? Shkova në vendin e dënimit, por mësuesi nuk na dënonte menjëherë. Pata fat. Dikush trokiti në derë. Erdhi shpëtimi!!! Një grua mbante një fletore dhe pyeti: A e keni në klasë një fëmijë të vogël bjond i cili e ka harruar fletoren? Ju lutem, faleni atë! Ja, këtu është fletorja dhe jepjani këtë qese të vogël. I buzëqesha nënës dhe e falënderova me shikim për kudesin e saj. E hapa qesen dhe në të ishin 99 kokrra rrushi Pse nuk ishin njëqind? Nëna ime nuk harron, por donte të më japte një mësim që të mos harroja më.

Të falminderit nënë edhe një herë! Fëmija yt i llastuar e mori edhe një mësim për nderin dhe sinqeritetin në tregimin e parë, e ardhja jote tani 

ma dha edhe një mësim tjetër: që të mos e lë kryerjen e punëve të mia dhe që të mos harroj.

SHIKIMI I FUNDIT

Më kishin këshilluar që ta lus Allahun xh.sh. që ta shpëtojë nënën time, sëmundja e së cilës ishte gjithnjë e më e rëndë. E mbarova klasën e gjashtë dhe kalova në klasën e shtatë. Mirëpo, këtë herë nëna ime nuk më përcolli. Shëndeti i saj është keqësuar shumë. Kam frikë se do të më lëshojë dhe do të kalojë në botën e qetësisë dhe rehatisë, pa sëmundje dhe dhembje.
 
E kanë sulmuar katër sëmundje menjëherë Një mjek hynte, tjetri dilte dhe secili nga ata kërkonte që ti blehej ilaç i ri dhe ti kushtohej më tepër kujdes dhe ti ndalojmë vizitat.

Por, çështë më e keqja, vizitorët kishin vërshuar për ta parë. Secili propozonte të kërkonim ndonjë mjek qe vështirë për tu kapur, ose ndo-një ilaç që truri nuk mund ta pranojë. E si do të mund ta pranonte barku i nënës sime? Ajo ishte shumë e dobët nga dhembjet e mëdha të cilat i duronte pa u ankuar dhe assesi nuk thoshte tjetër gjë vetëm se: Falënderimi i takon Allahut xh.sh.! Të gjitha mund ti mendoja, përveç vdekjes dhe ndarjes prej saj. Nuk mund ta paramendoja veten duke qarë kur ajo të vdesë! Jo, jo nuk do të vdiste nuk do të qaj! Ajo do të shërohet. Askush nga kushërinjtë tanë nuk ka vdekur para pleqërisë së thellë. 

Nëna ime ishte në dhjetëvjetëshin e katërt të jetës. Rreth saj gjendëshin po aq vjet ilaçe bimore të ndryshme dhe të papërdorura. Shkova të flej në dhomën e vëllait tim më të madh. Sikur të më kishte zgjuar ndonjë melek, pa ndonjë marrëveshje, u zgjova para namazit të sabahut. Mbeta në shtrat, duke mos i ndërprerë lutjet për nënë time: O Zot, largoji këto sëmundje nga nëna ime! Ajo është drita e jetës sime! Le ta ndriçojë ende shtëpinë tonë. Ajo është e tillë në punë dhe shpirt

Allahu iu përgjigj fillimit të lutjeve të mia mirëpo në mënyrën që nuk e kisha menduar. Kur tha muezini: Esh-shhedu en la ilahe il-lallah, nëna e përsëriste atë. Kur përfundoi muezini, përfundoi edhe jeta e nënës sime!

Gjyshja ime trokiti në derë duke thënë: “Allahu e mori amanetin e vet dhe nëna jote u shërua, fëmija im i dashur. Nuk ka më nevojë për mjekë, ilaçe dhe vizita!

E madhërova dhe e falënderova Allahun xh.sh. Shkova ta shoh dhe ta uroj nënën e shëruar. Nuk mund ti mbaja lotët. Kërkuan nga unë që të përshëndetem me të. E shikova fytyrën e saj të qetë dhe të butë dhe kuptova atë që vëllezërit e mi nuk e kuptonin porosinë e buzëqeshjes së saj, edhe pse ishte e vdekur. Buzëqeshi bir jetës dhe bëhu i durueshëm në dhembjet e saj.
 
Nëse nëna më ka shkuar dhe më ka vdekur, Allahu jeton përgjithmonë dhe është me besimtarët e drejtë: “Allahu vërtet është me durimtarët. (El-Bekare, 53)

Atëherë kuptova se Allahu e kishte pranuar pjesën e parë të lutjes sime. Djali i llastuar do të jetë dritë në vend të nënës së vet, dritë që do tua tregojë rrugën e vërtetë vëllezërve të vet. Mësimi i saj i tretë do ti mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë.

Allahu të mëshiroftë, oj nëna ime! I llastuari yt i vogël bjond po qan për ty. Cila dorë e butë do tia lëmojë flokët? Dhe cili zë i ëmbël do tia përkujtojë mësimin e tretë kur ta harrojë të tërin ose një pjesë të saj? I llatruari yt, oj nënë, ishte shkak që të tjerët të të sulmojnë duke thënë se po më llaston së tepërmi!

Mirëpo sot vogëlushi yt i vogël u bë i madh, e edhe pena e tij u bë e madhe. Me të po u shkruan fëmijëve për atë që ka përjetuar gjatë periudhës së zhvillimit dhe pjekurisë. Ka mbetur besnik dhe mirënjohës. Buzëqeshja nuk i largohet nga buzët, përkundër syve të ziliqarëve dhe të këqijave të përçarësve të cilët nxisin përçarje.

Allahu të mëshiroftë, oj nëna e të voglit dhe e të madhit!

MËSIMET E TREGIMIT

Muslimani nuk i gënjen njerëzit, e sidomos nuk gënjen prindërit e tij;  kokrra e rrushit nuk e gënjeu nënën e vet, edhe pse kishte gabuar.

Muslimani duhet tua kthejë të tjerëve të drejtat e tyre, nëse i ka marrë prej tyre pa njohurinë e tyre.

Prindërit duhet ti dënojnë fëmijët nëse vjedhin, qoftë edhe sende të vogla, në mënyrë që vjedhja të mos u bëhet shprehi.

Allahu xh.sh. na sheh, qofshim të vegjël a të mëdhenj, ndaj duhet të frikësohemi nga Ai dhe gjithnjë duhet ta ndiejmë përcjell-jen e Tij, siç e ndiente kokrra e rrushit, i cili u pendua kur vodhi pjeshkën.

Fëmija musliman i fal namazet në mënyrë të rregulltë, e nëse ndonjë prej namazeve i kalon, do ta falë atë kur të zgjohet ose kur të mundet, siç bëri kokrra e rrushit kur e zuri gjumi në kohën e namazit të sabahut.

Fëmijët duhet ti luten Allahut xh.sh. për prindërit e vet, qofshin ata të gjallë a të vdekur, e kokrra e rrushit lutej tek Allahu xh.sh. për nënën e vet të sëmurë, madje edhe pas vdekjes së saj.

Muslimani duhet ti durojë fatkeqësitë që e godasin, siç bëri kokrra e rrushit kur përjetoi vdekjen e nënës së vet, edhe pse ishte i vogël.

Fëmija jetim duhet ti kryejë këshillat dhe dëshirat e prindërve të vet, edhe pas vdekjes së tyre.

NËNA E DËSHMORËVE

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
A nuk keni dëgjuar fëmijë të dashur për poeten El-Hansa? E ka emrin Tumazer, vajza e Amrit, i birit i El-Sheridit. Ajo ishte femra më e dalluar në fisin e saj, Beni Sulejm. Ka lindur para ardhjes së Islamit, në kohën paraislamike. Ishte përfaqës-uese e denjë e fisit të vet, në sjellje dhe shprehi  të mira dhe të këqija. Nuk dinte për Islamin e as që kishte dëgjuar për të. Më së tepërmi intere-sohej për poezi dhe dinte tregime për arabët dhe të parët e tyre. Dinte të garonte me poetë, si dhe merrte pjesë me fisin e vet nëpër beteja të ndryshme kundër armiqve, duke i nxitur dhe duke i trimëruar luftëtarët e fisit të saj.

Kur vëllai i saj, Sahri ra në fushëbetejë, ajo qau për të dhe një kohë të gjatë mbajti zi për të! Vishte rroba të zeza nga leshi i egër. Dinte ti tubonte gratë dhe tu lexonte elegjitë e saj, në të cilat vajtonte vëllanë e vet, kështu që të gjitha së bashku fillonin të qanin, të shqyenin rrobat e tyre dhe të shkulnin flokët.

Nganjëherë bridhte maleve dhe bjeshkëve, duke vajtuar vëllanë dhe duke recituar vjersha për cilësitë dhe namin e tij, duke ia përmendur rininë dhe fuqinë dhe duke përshkruar heroizmat dhe sakrificat e tij. Kishte bërë portretin e një heroi të patrembur, i cili mundte çdo luftëtar dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte në gjendje të mbyste dy egërsira dhe të bënte të pamundurën.

Kështu ndihej poetja El-Hansa në kohën e xhahilijetit. Ishte kjo mënyra e sjelljes në atë kohë, kohë e cila kishte edhe tek ajo një ndikim të madh. Dinte për hakmarrjen dhe luftën. Dinte tregimet e adhurimit të idhujve dhe kultin e personalitetit, por kultivonte edhe zakonet e mira të asaj kohe, siç ishte mikpritja, të ndihmuarit e nevojtarëve, sinqeriteti, besa dhe nderi.

ISLAMI NDËRRON SJELLJET E EL-HANSASË

Islami kishte filluar të përhapej në mesin e fiseve arabe dhe njerëzit i bashkangjiteshin në mënyrë masive. Islami ndërroi shprehitë dhe sjelljet e kohës së xhahilijetit. Tani i kishte kapluar krenaria dhe fisnikëria. Me Islam u lartësuan shpirtërat dhe u zbutën zemrat, kështu që njerëzit që hynin në Islam respektonin dispozitat e tij dhe rrugët e lartësuara të cilat i thërrisnin në vëllazëri dhe në punë të mira për të mirën e Islamit dhe për dobinë e të gjithë muslimanëve.

Muslimani si individ nuk mendonte më vetëm për veten e tij, por edhe për të mirën e të gjithë muslimanëve.

Kështu që edhe El-Hansa ndryshoi kur pranoi Islamin. Filloi të punonte për të mirën e të gjithë muslimanëve dhe pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe botës që e rrethonte ndryshuan. Nuk mendonte më se jeta mbaron me vdekjen dhe se ky është fundi për njeriun. Tani ajo e dinte se Allahu xh.sh. përsëri do ti ngjallë njerëzit pas vdekjes dhe kur të vijë Dita e Gjykimit do tua llogarisë veprat e tyre, ata të cilët kanë bërë vepra të mira do të shkojnë në xhenet, që është sa qiejt dhe toka, dhe se atje do të jenë përgjithmonë. E nëse kanë bërë vepra të këqija, do të hyjnë në xhehenem dhe do të qëndrojnë atje përgjith-monë.

Prandaj, El-Hansa nuk i vajtonte më të vdekurit, siç e vajtonte vëllanë, se Islami e kishte ndaluar vajtimin për të vdekurit, shqyerjen e rrobave dhe gricjen e fytyrës si shenjë pikëllimi.

Islami urdhëron të jemi të durueshëm dhe të lutemi për të vdekurit me dëshirë që të jenë mirë në atë botë. Allahu e kishte hapur zemërën e El-Hansas për Islamin, kështu ajo ishte bërë besimtare e sinqertë dhe besonte në Allahun si Krijues, Islamin si fe dhe Muhammedin s.a.v.s. si të Dërguar të Allahut xh.sh. dhe mbartës i porosisë së Tij për të gjithë njerëzit. Ai i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë, në rrugën e mirësisë, dhe ua tërheq vërejtjen që të mos shkojnë në rrugën e së keqes. Kjo është porosia e Islamit të jemi të dëgjueshëm ndaj Allahut xh.sh. dhe të Dërguarit të Tij.

EL-HANSA PUNON PËR ISLAMIN

Meqë El-Hansa ishte jashtëzakonisht inteligjente dhe i kishte kuptuar Islamin dhe dispozitat e tij në mënyrë të drejtë, ajo u vu në dispozicion të fesë së vet të re me plot vullnet. Në këtë gjë ajo ndiente lumturi, e cila ia mbushte zemrën, si dhe kënaqësi dhe rehati shpirtërore. Tani nuk e tronditnin më kurrfarë fatkeqësish apo proble-mesh, se tani besonte se çdo gjë që ndodh-te në botë ishte me caktimin e Allahut xh.sh. dhe me dëshirën dhe vullnetin e Tij. Asnjë njeriu nuk i ndodh asgjë, as e mirë e as e keqe, përveçse me caktimin e Allahu xh.sh.

Ajo e lexonte dhe e kuptonte Kuranin:
Thuaj: Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është Ndihmëtar yni. Prandaj, vetëm Allahut le ti mbështeten besimtarët. (Et-Tevbe, 51)
Kuptimi i fjalëve të Kuranit depërtoi deri në thellësinë e shpirtit të saj. Inteligjenca e saj dhe njohja shumë e mirë e gjuhës i mundësoi të kuptonte se këto fjalë nuk ishin veçse Fjalë të All- llahut, fjalë të Krijuesit të këtij Kozmosi, se njer-
 
ëzit, pa marrë parasysh se sa përpiqen, nuk do të mund të krijonin diçka të ngjashme.

I dëgjoi fjalët e të Dërguarit dhe në to zbuloi të vërtetën e qartë si kristali dhe thirrjen për ti shërbyer Allahut dhe vetëm Atij. Devotshmëria e kishte kapluar pjesën më të madhe të zemrës së saj, e cila iu dorëzua plotësisht vullnetit të Alla-hut xh.sh.

Në një hadith, të cilin i Dërguari a.s. ia kishte thënë Ibni Abbasit në kohën kur ende ishte fëmijë (ende si kishte mbushur dhjetë vjeç), thuhet: Po ti mësoj, o djalosh, disa fjalë: Ruaju Allahut, Ai do të të ruajë ty, ruhu nga Allahu, Ai do të të ofrojë ndihmë kur ke nevojë; kur të kërkosh ndihmë, kërkoje atë nga Allahu xh.sh., e nëse kërkon diçka, kërkoje atë nga Allahu! Dije se nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin një gjë të keqe, nuk do të mund të ta bënin këtë nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë; e nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin ndonjë të mirë, nuk do të mund të ta bënin këtë, nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë!

El-Hansa ishte rehatuar me jetën e saj, sepse çdo gjë që ndodhte e shihte si caktim nga Allahu xh.sh. Nuk mërzitej më për vdekjen. I kujtohej se çfarë kishte bërë kur kishte vdekur i vëllai, Sahri, kur i kishte shqyer rrobat e veta dhe kishte jetuar në pikëllim me vite të tëra. I kishte premtuar Allahut, pasi ia kishte hapur zemrën Islamit, se do ti dërgonte katër djemtë e vet për të luftuar në rrugë të Allahut dhe ta mbrojnë Islamin dhe shtëpitë e muslimanëve, ta përhapin fenë islame, në mënyrë që të zhduket politeizmi dhe injoranca. Ata ose do të fitojnë kundër armiqve, ose do të vdesin në rrugën e Allahut xh.sh. I përkrahte fëmijët e saj të hyjnë në ushtrinë e muslimanëve, nën udhëheqjen e Sad Ibn Ebi-Vekkasit, i cili shkonte në Irak me ushtrinë e vet për të luftuar kundër persianëve, të cilët atëherë ishin adhurues të zjarrit, dhe për të zhdukur besimin e tyre të kotë.

Fëmijët e El-Hansasë nxituan dhe iu bashkangjitën ushtrisë së pandalshme të muslimanëve. Ajo i përcolli duke i këshilluar që të jenë të durueshëm në luftë dhe duke ua përkujtuar shpërblimin e Allahut xh.sh. për durimtarët, duke u cituar: O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut. (Ali Imran, 200)

Ua përmendte shpërblimin e Allahut xh.sh. për të durueshmit në botën tjetër, se Allahu ka premtuar se do tua kthejë atë shumëfish: Kurrsesi të mos mendoni se kanë vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkudrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. (Ali Imran, 169)

Ua lexoi edhe një hadith të të Dërguarit a.s.:
Në Ditën e Gjykimit dëshmori vjen me plagën e tij nga e cila del gjak me erë misku, dhe shtoi: Dëshmorit i falen të gjitha mëkatet e bëra!

Kështu ajo u ngjallte dëshirën që të merrnin pjesë në luftë e ta jepnin jetën në rrugën e Allahut xh.sh., si dhe ua tërhoqi vërejtjen për turpin e dezertimit. Prandaj u kujtoi Fjalët e Allahut xh.sh.:

O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për tiu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq! (El-Enfal, 15,16)

Kështu u mësonte El-Hansa fëmijëve të vet fenë e vërtetë dhe të fortë, kështu që ata e dëshironin hyrjen në luftë siç dëshiron njeriu i etur të futet në ujë ditëve të nxehta të verës. Sa ishin të vegjël, ajo u kishte dhënë qumësht dashurie dhe butësie, e tani i ushqente me bindje të pastra islame. Nëse qumështi është ushqim për trupin, bindjet e pastra islame janë ushqim për shpirtin dhe mendjen. Fëmijët e saj ishin të dëgjueshëm, si në fëmijërinë e tyre ashtu edhe në rininë e tyre. Asnjëherë nuk e kishin pikëlluar. Ata veshën rrobat e tyre ushtarake dhe u nisën për në luftë.

BETEJA EL-KADISIJE

Udhëheqësi ushtarak, Sad Ibn Ebi Vekkasi, arriti së bashku me ushtrinë e vet në El-Kadisije, një vend i vogël në Irak. E rreshtoi ushtrinë e vet dhe me strategji të madhe e përgatiti atë për betejën me ushtrinë persiane. 
Zhvillohej një luftë e madhe në mes të muslimanëve dhe ushtarëve persianë. Ajo zgjati disa ditë. Çdo ditë beteja ashpërsohej e me këtë rritej edhe numri i të vrarëve dhe i të plagosurve nga të dyja anët. Persianët shfrytëzonin një numër të madh elefantësh, të cilët depërtonin me lehtësi nëpër ushtrinë e muslimanëve, duke shkelur me shputat e tyre të mëdha dhe të rënda luftëtarët muslimanë. Në shpinat e tyre mbanin ushtarët persianë, të cilët i gjuanin muslimanët me shigj-eta dhe shtiza. Për muslimanët kjo ishte një betejë e rëndë, por nuk ikën, qëndruan mjaft mirë dhe iu kundërvunë persianëve dhe elefantëve të tyre me trupat dhe shpirtin e tyre të fortë. Filluan të bënin plane për tiu kundërvënë armi-kut sa më mirë dhe për ti eleminuar elefantët e tyre, të cilëve shigjetat dhe shpatat nuk mund tu bënin asgjë. Sa herë që dikush u afrohej me shpa-të, elefantët me feçkat e tyre të gjata menjëherë e rrëzonin ose e shkelnin me këmbë. Në këtë mënyrë, u vra një numër i madh i trimave musli-manë që tentonin të depërtonin në drejtim të elefantëve, por pa sukses.
 
Ditën e dytë muslimanët menduan një plan. I veshën devetë me veshje të posaçme dhe kokat ua mbuluan me mburoja, kështu që dukeshin të trishtueshme me pamjen e tyre, të ecjen dhe kërcënimet e tyre. Elefantët u frikësuan dhe nuk sulmonin më. Tani kalorësit mund tu afroheshin elefantëve dhe me shtizat e tyre të gjata i gjuanin në sy. Elefantët u trembën dhe filluan të ikin në drejtim të kundërt, kështu që filluan të shkelin ushtrinë e vet, e cila shkonte pas tyre. Vdiq një numër i madh i ushtarëve persianë, ndërsa elefan-tët vazhduan të vraponin gjer tek lumi i Eufratit, ku u mbytën së bashku me ushtarët që mbanin mbi shpinë.
Muslimanët e kishin paraparë katastrofën e armiqve të tyre, ndaj e shfrytëzuan këtë dhe i sulmuan nga të gjitha anët. Filloi lufta vendimtare, e cila zgjati një ditë e një natë. Dëgjoheshin goditjet e shpatave, hingëllimat e kuajve dhe tekbiret e luftëtarëve trima muslimanë.

Ditën e dytë persianët filluan të iknin me shpejtësin e erës dhe të largohen në të gjitha drejtimet, duke kërkuar shpëtim, pasi panë që komandantët e tyre ushtarakë ishin vrarë. U vranë me mijëra ushtarë persianë dhe lufta u ndërpre. Muslimanët ishin të lumtur që Allahu ua mundësoi fitoren. Filluan ti kërkojnë të vdekurit e tyre dhe ti varrosin ata, ndërsa të plagosurve tua lidhin plagët. 
 
Kur i mblodhën të vdekurit nga fushëbeteja, morën vesh se në mesin e tyre ishin të katër djemtë e El-Hansasë. Kishin frikë tia komunik-onin asaj këtë lajm. Udhëheqësin ushtarak kjo e kishte goditur shumë dhe mendonte se sa lajm tronditës dhe i dhimbshëm do të jetë ky për El-Hansanë. Kishte frikë se ndoshta do të binte në depresion nga pikëllimi i papërshkrueshëm, siç i kishte ndodhur kur kishte humbur të vëllanë. Prandaj, ai ngurronte tia thoshte këtë lajm të pikëllueshëm.

U dërgua një grup muslimanësh që ti tregonin asaj për këtë dhe ti shprehnin ngushëllimet e tyre. Si i vërejti, ajo nxitoi në drejtim të tyre, pasi çdo ditë dilte për të marrë vesh diçka në lidhje me ushtrinë e muslimanëve. I ndali ata dhe i pyeti, e ata iu përgjigjën: Djemtë tuaj, zonjë”

Por i ndërpreu duke u thënë: Nuk ju pyeta për djemtë e mi, por më tregoni për rezultatin e luftës! U përgjegjën: Fituam, dhe u kemi shkaktuar humbje të mëdha!
U tha: Falënderimi i takon Allahut, kjo është një dhuratë e Allahut xh.sh.! Vazhdoi të pyeste: Bijtë e mi a kanë luftuar me nder apo kanë qenë frikacakë?
U përgjigjën: Djemtë tuaj kanë qenë nga ushtarët tanë më trima. Kanë luftuar të patrembur para armikut. Tekbiret e tyre ishin më të zëshmet, kështu që i trimëronin edhe të tjerët për luftë. Ne krenohemi me ta dhe me nënën që i ka lindur dhe i ka edukuar me dashuri ndaj Allahut dhe sakrifikimit në rrugën e Allahut. Ata janë nder-uar me dhënien e jetës në luftë për Allahun xh.sh.!

Në këtë rast, El-Hansa tha fjalët e saj të njohura: Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ka nderuar me luftën e tyre dhe që janë bërë trima! Shpresoj që Allahu të më bashkojë me ta në xhenetet e gjera dhe së bashku me ta të shijojmë afërsinë dhe Mëshirën e Tij!

Nuk i pikoi asnjë lot e as nuk u vesh më në të zeza, flokët nuk i shkuli, e as fytyrën nuk e grici. Tha fjalët e veta dhe ishte e kënaqur me caktimin e Allahut, krenare me atë që kishin bërë djemtë e saj në rrugë të Allahut xh.sh.

Kjo ishte El-Hansa, shembulli i gjallë për çdo nënë muslimane dhe shembull i mrekullueshëm për umetin tonë. I kishte edukuar fëmijët e vet me edukatë të drejtë dhe të vërtetë islame, e pastaj ia dhuroi ata umetit islam, që të luftojnë për të dhe ta mbrojnë atë; prandaj Allahu i kishte zgjedhur që të jenë në afërsi të Tij, të jenë ata që do ta shijojnë Mëshirën e Allahut xh.sh. dhe të jenë prej banorëve të xhenetit: Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. (Ali Imran, 169)

Ky është premtimi i drejtë dhe i vërtetë i Allahut xh.sh. dhënë luftëtarëve në rrugën e Tij. Sikur të mos luftonin trima të tillë, muslimanët nuk do ta kishin pasur fuqinë dhe famën që kishin, do ti humbnin tokat e tyre dhe do tua merrte armiku.

Allahu e mëshiroftë El-Hansan dhe fëmijët e saj trima! Ata ishin shembujt më të mirë të sakrificës dhe nëna e tyre ishte edukatorja më e mirë e këtyre trimave. Prandaj ia vlen që muslima-nët ta quajnë Nëna e Dëshmorëve.

MËSIMET NGA TREGIMI

Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton virtyte fisnike te njerëzit.

Muslimani nuk është egoist dhe nuk mendon vetëm për vete, por muslimani mendon edhe për muslimanët e tjerë, për të mirën dhe zhvillimin e tyre.

Vdekja nuk është fundi për njeriun, por ekziston edhe jeta tjetër, xheneti dhe xhehenemi.

Muslimani nuk zhgënjehet, sepse e di se çdo gjë është me caktimin e Allahut, ndaj duhet të jetë i durueshëm dhe falënderues ndaj Allahut xh.sh.

Lufta në rrugën e Allahut, ka ndikim të madh në përhapjen e Islamit dhe duhet dashur në mënyrë që të fitohen shpërblimet e panumërta tek Allahu xh.sh.

Gjella është ushqim për trupin, besimi islam  akida është ushqim për shpirtin dhe mendjen.
Jobesimtarët sakrifikojnë që ta shkatërrojnë Islamin dhe muslimanët.

Muslimani nuk guxon të dorëzohet, por duhet të jetë i ditur dhe duhet të zbulojë çdo gjë që është në dobi të Islamit dhe përparimit të tij.
Muslimani duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut xh.sh. dhe të shpresojë në shpërblimin e Tij për çdo të ligë që e godet.

 Islami nuk ka për të parë superior, vetëm nëse pjesëtarët e tij luftojnë për të dhe e ruajnë tokën dhe vatanin.

KUJTIMET ME ROJTARIN

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! 

KOPSHTI

As mos më pyetni sa të lumtur ishim kur na  bënë një kopsht në afërsi të sheshit qendror! E tërë ajo që gjendej aty bënte me dije se ai vend ishte përgatitur për fëmijë. Aty gjendëshin dhjetë luhatëse me ulëse të shumta shumëngjyrëshe, me lidhëse të lëkurës. Por, asgjë nuk mund të krahas-ohet me bukurinë e patave që notonin në pishinë, me fontanën e bukur, uji i të cilit rridhte në pishinë duke shkaktuar një gurgullimë të bukur, zëri i së cilës depërtonte në veshët tanë.

Sa i mrekullueshëm që është ky kopshti ynë!

LOJA ËSHTË PJESË E FËMIJËRISË

Shkoja te kopshti një orë para perëndimit të Diellit, në përcjellje të vëllait të vogël, Blerimit. Atje shoqëroheshim me fëmijë e tjerë të lagjes sonë. Ishim të një moshe dhe të një gjatësie, kështu që edhe hapat tanë ishin të njëjtë. Kur hynim në kopsht, i lëshonim duart, ndërsa shiki-met tona shpërndaheshin në tërë kopshtin, këmb-ët tona vraponin në drejtim të luhatëseve dhe pishinave. Shpeshherë unë dhe vëllai im i vogël lagnim ca riska buke dhe ua gjuanim patave. Kur xhaxha Rexhepi e merrte në dorë bilbilin e vet dhe i fryente, e dinim se dyert e kopshtit së shpejti do të mbylleshin. Koha e lojës dhe e argëtimit kishte kaluar. Pastaj i iknim rojtarit derisa ai e kapte ndonjërin prej nesh. Edhe kjo ishte pjesë e lojës sonë të dashur.

XHAXHA REXHEPI JU URON MIRËSEARDHJE

Është e drejtë të themi: Ai është rojtar që meriton respekt!

Na shikon me shikim të butë atëror, gjithnjë me fytyrë të buzëqeshur kur vijmë në kopsht. Kishte qenë rojtar i kopshtit edhe para se të shndërrohej në kopsht për fëmijë. Asnjëherë nuk do të harrojmë se si çdo natë, para daljes nga kopshti, na joshte me sheqerka të llojllojshme që të dilnim sa më parë. Edhe pse bilbili i tij kishte zë të këndshëm, bonbonet megjithatë e bënin të vetën. Edhe kur largoheshim nga kopshti, në veshët tanë për një kohë të gjatë tingëllonte zëri i bilbilit të tij. Ishte shprehi e xhaxha Rexhepit, që çdoherë të fishkëllonte melodinë e tij të dashur.

LOJA DHE PROVIMI NUK SHKOJNË BASHKË

Erdhi koha e provimeve. Tani nuk mund të shkojmë në kopshtin tonë të dashur. Babai m’a ka ndaluar derisa ti mbaroj provimet me sukses të shkëlqyeshëm. Po përgatitem për provime me zell. Mirëpo, a mund ti harroj luhatëset dhe pat-at e bukura?

Babai e ndiente se diçka po më mundonte, por kot përpiqej të kuptonte se çishte. Nuk u përgjigjesha pyetjeve të tij, se e dija se nuk do ta lejonte atë që dëshiroja. Në një moment, e vërejti se po vizatoja në letër luhatëset dhe patat pranë pishinës. E lavdëroi vizatimin tim, por si rënd-omë, në mënyrë të butë, ma tërhoqi vërejtjen se duhet të mendoja edhe për lëndët e tjera.

SHKO NË PROVIM I QETËSUAR

Shumë shpejt ai vendosi diçka. Sapo e përfundoi drekën, më kërkoi mua. Nëna më dërgoi te dhoma e tij. Në hyrje i dhashë selam dhe iu ula në prehër. E kapa përqafe, duke e ndier se ka ardhur koha e gëzimit. Më tha: Fisnik, si thua, a shkojmë me të shpejtë për një vizitë të shkurtër në kopsht? Duhet të pushosh pak, mësimi të ka lodhur. Një pushim i vogël do të të ndihmonte që nesër të shkosh në provim pa brenga dhe i qetësuar. Përgatitu, unë po të pres!
 
U gëzova pa masë dhe e falënderova duke e puthur në faqe. E vërejti këtë dhe tha: Falënderoj vizatuesin e mirë, i cili ma kujtoi këtë!

KRENOHEM ME BABANË

I vesha me të shpejtësi këpucët dhe në një qese të vogël futa pak bukë të thatë. U përshën-deta edhe me nënën, e cila më dha disa rroba të pastra. Dola shpejt së bashku me babanë dhe Blerimin. Rrugës vëreja se si shokët e mi më vështronin nga dritaret. I luteshin Allahut që edhe baballarët e tyre ti dërgonin ata në kopsht, siç po e bënte babai im. Edhe ata, sikur unë, mëson-in me zell. Unë shoqërohesha vetëm me nxënës të mirë dhe të zellshëm. E lutja Allahun që ti pranonte lutjet e tyre, në mënyrë që të gji-thë së bashku të takoheshim tek xhaxhi Rexhepi, pranë patave dhe fontanave të ngjyrosura.

Sa i mrekullueshëm është babai im! Vërtet krenohem me të. Ai është simbol i njeriut të ndieshëm, të butë dhe besnik.

MIKËPRITJA E MIRË ËSHTË GOSTI

Kur na pa, xhaxhi Rexhepi buzëqeshi dhe vetullat e tij të zbardhura shndritën nga gëzimi. Nxitoi drejt nesh për të na uruar mirëseardhjen, siç bëjnë shokët e dashur pas një mungese të gjatë. E futi dorën në xhep me shpejtësi që ta kompen-sojë me bonbone, të cilat i kishte ruajtur për ne,

që prej shtatë ditësh. Kushdo që do të na shihte, në ato momente, do të mendonte se xhaxhi Rexh-epi ishte shoku im që prej njëzet vjetësh, edhe pse unë i isha vetëm dhjetë vjeç.

Sa bukur na priti! Na thirri të ulemi në ulësen e tij të preferuar, në të cilën që moti kishte gravuar emrin e tij dhe aty pranë numrin 1956
.
SUKSESI ËSHTË MIK I TË ZELLSHMËVE

Pas bisedës së shkurtër me babanë tim, xhaxhi Rexhepi mu drejtua dhe më tha: Pse nuk po të shoh më këtu? Mendoj se je duke u përgatitur për provime. E di se je shumë i zellshëm! I buzëqesha, e ai vazhdoi duke bërë shaka: Ngaqë ke munguar shtatë ditë të tëra, po ta jap notën zero!!!

I gëzuar për shkak të ndërhyrjes së tij, i thashë: Vëllai im dhe unë jemi gjithnjë të parët. Do tjua tregoj notat ndonjë ditë. Të gjitha janë pesëshe! Do të kaloj me sukses të shkëlqyer!” Duke më rrahur shpatullat tha: Lehtë e kam unë me ju! Babai juaj mund të krenohet me fëmijët e vet të mrekullueshëm!

FJALËT E TË MËDHENJVE JANE THESAR

Heshti pak e më shikoi në sy: Fisnik, të premtoj që pas provimeve do të të rrëfej një tregim të këndshëm, si shpërblim për mundin tënd të madh.”
 
Brohorita nga gëzimi dhe thashë: Tregim argëtues? A dini tregime interesante për ne? Xhaxha, ti je i mrekullueshëm!!! Që tani të falenderoj! Pashë Zotin, a mund të ma tregosh tani, në mënyrë që të mos mendoj për të gjatë kohës së provimeve? Të lutem xhaxha Rexhep,  do tju dëgjoj me vëmendje!

E lëvizi kokën në shenjë pohimi. Ndërsa unë me shpejtësi dhe shkathtësi i mblodha edhe tetë shokët e mi, shokët në lojë në ndarjen e bonbon-eve, kuptohet, pas lejes së marrë nga baballarët e tyre.

Axha Rexhep u uroi mirëseardhje dhe filloi me tregimin e tij të paharrueshëm.

BOTA ËSHTË SKENË E MËSIMIT

Mbretëroi një heshtje e thellë. E drejtoi gishtin në drejtim të lisit nën hijen e të cilit rrinim, dhe tha: Të dashur fëmijë, shikoni këtë dru! Me këtë dru më lidhin kujtime dhe mësime të dobishme. Disa prej tyre janë të dhimbshme, e disa të tjera janë të bukura. Ato janë mësime të paharrueshme në jetën time.

Na habitën fjalët e tij. “Si mundet një dru ta mësojë njeriun?” Vazhduam ta dëgjonim të qetë, e ai thoshte: Ndodhia më e rëndësishme, prej së cilës kam marrë mësim, ka ngjarë para dhjetë vjetësh. Ky dru ishte një nënë e kujdesshme që ruante në pjesën e poshtme një mbretëri të madhe milingonash të zeza. Ende mund ti vëreni gjurmët e tyre!!!
Vërtet mund të shihej hyrja në trung.

MILINGONAT JANË SHEMBULL I ZELLSHMËRISË

Në atë kohë punoja nga mëngjesi deri në mbrëmje duke prerë degë, duke mbjellë lule dhe drunj, si dhe duke ushqyer patat. Një herë, vëmendjen time e tërhoqi një litar i gjatë dhe i zi milingonash. I shikova me vëmendje një kohë të gjatë, duke e madhëruar Allahun xh.sh., i Cili u dha zell që prej mëngjesit të hershëm të kërkoj-në ushqim dhe ta mbledhin atë për ditë të vështira.

U afrova dhe u përkula mbi to, duke i urdhëruar si me shaka me fishkëllimën e bilbilit tim. Për çudi, sikur më kuptuan! Sa e çuditshme është bota e tyre! Njëra mbante një grimcë dhé që të ndërtonte shtëpinë, tjetra qëndronte gjysmë metri largsi nga hyrja, sikur u tregonte rrugën të tjerave, ndërsa e treta mbante një karkalec të vdekur, ndërkohë që e katërta u shkonte në ndihmë!

ROJA ËSHTË LIGJ DHE REND

Tërë këtë mund ta kuptoja disi. Por, çfarë bënin ata dy milingonat duke qëndruar pa lëvizur para hyrjes? I shikova me vëmendje! E kuptova se ato ishin rojtaret që nuk lejonin hyrjen e të huajve dhe që vëzhgonin kalimtarët dhe të papunët. Sa gjë e bukur ishte kjo! Sa të reja, të gjalla dhe të forta! Asnjë milingonë nuk mund të dilte nga kontrolli i tyre, nëse dëshironte të largohej ose të ikte. Detyra e tyre ishte e ngjajshme me timen në kopsht, prandaj vendosa ti njihja më mirë. Ta njihja më mirë aftësinë e tyre në zgjidhjen e problemeve të rënda, siç isha edhe unë i detyruar të veproja me rastin e ardhjes sime këtu  si shef i kopshtit!

NUK KA JETË PËR TË DËSHTUARIN

Me ndihmën e një shkopi e ndava kokrrën e grurit nga një milingon e vogël, e cili po e çonte në drejtim të hyrjes. Me të shpejtë milingona u kthye prapa në drejtim të kokrrës së grurit dhe vazhdoi ta tërhiqte. E përsërita këtë disa herë dhe çdo herë ajo e kapte kokrrën dhe nisej drejt magazinës së mbretërisë së milingonave.
 
Mendova ta fshihja atë kokërr. Me shkathtësi dhe shpejtësi e mora kokrrën dhe e futa në xhep. Milingona e kërkoi kokrrën e grurit, por kot, derisa u bind se e kishte humbur. Vendosi të hyjë duke lëvizur krahët e veta të zbrazëta, por filloi një betejë e rëndë!!!

DORA QË JEP ËSHTË MË E MIRË SE DORA QË MERR

Shpejtuan milingonat-rojtare në drejtim të milingonës së mjerë dhe sikur u grindën dhe u fjalosën me të një kohë. Papritmas, kërcyen në trupin e milingonës së lodhur dhe ia këputën kokën nga trupi, duke e lënë që të ballafaqohet me vdekjen, derisa u nda nga jeta.

E luta Allahun xh.sh. që të ma falë këtë punë të shëmtuar dhe fillova të qaj mbi trupin e vdekur të milingonës, mbi të cilën binin pikat e lotëve të mi të nxehtë dhe të dhimbshëm.

Rojtaret menduan se milingona ishte kthyer pa e përfunduar punën, andaj e kishin akuzuar dhe e kishin dënuar për përtaci dhe për papunësi. E dënuan me vdekje, se nuk ka jetë për ata që dëshirojnë të jenë barrë për të tjerët, kur janë në gjendje të punojnë.

Që nga atëherë, ky vend është bërë vend i posaçëm për mua. Ndaj bonbone për milingonën tonë dëshmor, e vdekja e së cilës ishte mësim për ata që logjikojnë. Me dorën time mëkatare kam shkruar në ulëse pranë atij vendi: Rexhepi, 1956v.

MËSIMET NGA TREGIMI

Natyra me botën e vet bimore dhe shtazore dhe me bukurinë e vet, të cilën e ka krijuar Allahu xh.sh., është vërtet një hapësirë për jetën dhe argëtimin e fëmijëve.

Janë të paharrueshme momentet e lojës së përbashkët me fëmijët e lagjes në kopshtin e madh.

Kopshti i madh i përbashkët; ku takohen fëmijët e lagjes, e ka rojtarin e vet, i cili e hap dhe e mbyll kopshtin në kohën e caktuar me bilbilin e vet.

Lojërat dhe argëtimet duhet të jenë në përputhje me obligimet shkollore. Prindërit duhet të kujdesen gjithnjë për këtë çështje.

Dashuria e prindërve ndaj fëmijëve dhe mirëkuptimi i tyre ndaj fëmijëve të vet është i pakufishëm. Dëgjueshmërinë e fëmijëve dhe mësimin e mirë prindërit e shpërblejnë duke i lejuar të shkojnë në kopshte për të luajtur me shokët e tyre.

Rojtari i kopshtit quhej Rexhep. Ai zgjidhte mjete dhe mënyra për të gëzuar dhe kënaqur fëmijët.

Rojtari i kopshtit i shpërblente fëmijët me tregime të mira edukative në lidhje me jetën e milingonave, të cilat, me organizimin dhe zellin e tyre për punë, mund të jenë shembull për njerëzit.


TRE TË MBYLLURIT NË SHPELLË

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Dalëngadalë Dielli përshëndeti Tokën dhe u zhduk në horizontin e pafund. E karavani shkon-te rrugës së tij, në shkrëtëtirën e shurdhët dhe të thatë. Asgjë nuk dëgjohej, përveç goditjeve të pat-konjve të kuajve dhe hingëllimës së tyre. Në veri të shkretëtirës ishin bjeshkët e larta dhe të frikshme…

Terri që vinte e shtonte frikën dhe jorehatinë në zemrat e tre udhëtarëve, kurse bjeshkët dhe shkretëtira dukeshin edhe më të trishtueshme. Shumë shpejt u ngrit një furtunë e fortë, si një det i tërbuar me valë të mëdha zalli, që ua mbushte sytë me zall dhe gati sa nuk i verbronte.

IDE E MIRË, O SHOK!

Vetëtinte, bubullimat gjëmonin, qielli i kishte hapur të gjitha dyert e veta dhe binte shi i madh. Ishin në situatë pa rrugëdalje. Nuk dinin ku të shkonin. Ku të strehoheshin?
Njëri prej tyre tha: Më duket se atje është një shpellë, mund të shkojmë dhe ta kalojmë natën atje, e pastaj ta vazhdojmë rrugën!
Menjëherë u pajtuan që të tre: Ide e mrekullueshme, o shok!
Hynë në shpellë. Nga jashtë dëgjohej zëri i erës dhe rënia e shiut. I ftohti kishte filluar të kaplonte trupin e tyre dhe u dukej se do të ngrinin!

MË KËRKONI, DO TJU PËRGJIGJEM!

Njëri prej tyre tha: Çfarë nate! Ende nuk e kishte kryer fjalinë e tij, kur u dëgjua një zë i trishtueshëm dhe një gur i madh u shfaq papritmas dhe ua mbylli hyrjen në shpellë. I kaploi mërzia dhe paniku. U përpoqën me tërë fuqinë që kishin ta shtynin gurin, por pa sukses. Gati e humbën shpresën se do të dalin ndonjëherë nga shpella, ndaj iu dorëzuan mërzisë së pamatur.

Pastaj, i ndërruan mendimet dhe u pajtuan se asgjë nuk mund ti shpëtojë, përveç Allahut xh.sh., të Cilin vendosën që ta thërrasin në ndihmë me veprat e tyre të mira dhe ti drejtohen sinqerisht dhe të përulur. Ndoshta Allahu ua largon atyre këtë fatkeqësi.

Nuk kaluan as disa minuta dhe ata në mënyrë prekëse po thonin lutjet e tyre më të bukura dhe më të sinqerta, që me anë të veprave të tyre të mira ti afroheshin Allahut.

MUNDOHEM T’I KËNAQ

Njeri prej tyre tha: O Zot i të gjithë botër-ve Ti di dhe askush prej Teje nuk di! I kam pasur prindërit në moshë. Më kanë ushqyer dhe më kanë edukuar në mënyrë të drejtë. Isha gëzimi i tyre dhe mundohesha ti kënaqja me çdo gjë. Marrëdhëniet e mia me ta ishin ashtu si dëshiroje Ti. Mosdëgjueshmërinë ndaj prindërve Ti e konsideron si një nga mëkatet e mëdha Ti e di se asgjë nuk është më e rëndësishme për mua se ata, as fëmijët, as pasuria.

Çdo mbrëmje u çoja qumësht, me kënaqësi, para se tu jepja fëmijëve të mi, gruas dhe vetes sime Gëzimi im nuk kishte fund kur i shihja se si pinin qumështin e mjelë me duart e mia. E kur shihja një buzëqeshje të lehtë dhe kënaqësinë në fytyrat e tyre, atëherë e ndieja se si fundosesha në gëzim, sepse e kisha bërë atë që më kishte urdhëruar Allahu xh.sh.

SË PARI PRINDËRIT E MI

Një ditë, shkova larg shtëpisë që të mblidhja ca degë. As nuk e kisha marrë vesh se sa shpejt më kishte kaluar koha. Kur përendoi Dielli, nxitova te prindërit e mi, ua dërgova qumshtin, por i gjeta duke fjetur. O Zot, Ti e di sesa jam mërzi-tur kur u pata vonuar! Nuk doja ti zgjoja, e as ta pinë qumështin para tyre gruaja, dhe fëmijët dhe shërbëtorët. Mbaja një tas të mbushur për-plot me qumësht dhe pritja që të zgjoheshin prindërit derisa agoi dita. Rreth këmbëve të mia qëndronin fëmijët e mi të uritur, të cilët qanin, e unë thosha me vete: “Së pari prindërit e mi, e pastaj ju, e unë do të jem i fundit që  do të pijë

LUTJA E MIRËBËRËSIT PËR PRINDËRIT E TIJ

E dëgjova babanë si e madhëronte Allahun dhe e falënderonte atë që e kishte ngjallur pas vdekjes (gjumit). I dhashë atij dhe nënës qumësht, dhe ata e falënderuan Allahun e Madhëruar. Vazhduan të luteshin që Allahu të më shpërblente për këtë. Ndjeva një gëzim të papërshkrueshëm.

O Zot, tërë këtë e kam bërë për hir Tëndin, andaj të lutem që të na e largosh këtë gur!

Menjëherë guri lëvizi pak, por nuk mjaftonte që ndonjëri nga tre udhëtarët të dilte, duhej që edhe ndonjë tjetër ti lutej Allahut xh.sh. që ti shpëtojë nga kjo fatkeqësi.

E KA MBAJTUR PREMTIMIN

U ngrit tjetri dhe tha: Ti e di, e të tjerët nuk e dinë, se kam njohur një vajzë, të cilën e doja më shumë se të gjithë njerëzit. Ti i kishe dhënë asaj një bukuri të papërshkruar. Ishte e drejtë dhe e devotshme, nuk i bënte keq askujt. Në brendësi dëshiroja ti bëja diçka të keqe, gjë të cilën nuk do të kisha dashur ti ndodhë motrës a nënës sime.

Shejtani ndizte zjarrin e epshit dhe më nxiste në mendime të këqija ndaj saj. Mirëpo, ajo nuk e pranoi këtë dhe më refuzoi

Ishte e pastër, e ndershme dhe e devotshme, e kishte mbajtur premtimin e vet ndaj meje, se nuk do të bënte atë që është e ndaluar.

URIA ËSHTË VRASËSE

Gjatë një viti të vështirë, në të cilën qielli nuk kishte lëshuar shi, e as toka nuk kishte bereqet, uria e kishte mposhtur këtë vajzë dhe gati e kishte rrëzuar. Nxitoi tek unë dhe kërkoi ndihmë kundër vështirësive të jetës, që të mos e gjejë vdekja. Nuk kishte as një copë buke për të zbutur urinë. Babai i saj nuk i kishte lënë asnjë dinar e as një dërhem. Unë isha i pasur dhe përsëri më kapluan mendimet e këqija. Mendova se situata e saj do ta detyrojë që të përkulet dhe të lëshojë pe para asaj që i kam kërkuar

I thashë asaj: Do të të jap çfarë të duhet, por duhet të kryesh atë që dëshiroj prej teje!

Refuzoi dhe u kthye nga erdhi.

Uria gati po e vriste, dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë nga askush.

LARGOHU NGA MENDIMET E KËQIJA TË SHEJTANIT

Në fund, erdhi tek unë dhe pa dëshirë pranoi atë që kisha kërkuar nga ajo. Në sytë e saj pashë lotët dhe dhembjen e thellë. Mi zgjati duart dhe tha: Të lutem! Mos lejo që mendimet e këqija të shejtanit të të rrëzojnë. Mos më shfrytëzo në këtë mënyrë, por vetëm në mënyrë të ndershme. Martohu me mua sipas ligjeve të Allahut dhe ta lidhim kurorën para Allahut dhe para njerëzve.


Fillova të dridhem nga frika dhe më dolën lotët, duke iu frikësuar hidhërimit të Allahut dhe dënimit të Tij. Ia dhashë paratë që kërkonte. I mori 120 dinarë, e lumtur dhe e rehatuar që nuk bëra diçka të keqe dhe që e kishte ruajtur nderin e vet.

NUK DËSHIROJA ASGJË PËRVEÇ KËNAQËSISË SATE

E vazhdoi njeriu tregimin e vet: Falënderimi i takon Allahut, i Cili më udhëzoi në rrugë të drejtë! Nuk iu nënshtrova presionit të shejtanit, por e refuzova, tërë këtë për hir Tëndin, o Zot!

O Zot, u frikësova nga Ti dhe e lashë të shkojë me paratë (edhe pse e doja pa masë). O Zot, unë u frikësova nga ajo ditë kur do të dal para Teje për të dhënë llogarinë. Atëherë nuk do të më shpëtojë e tërë pasuria ime. Atë ditë nuk do të pranosh askë, përveçse atë që vjen me bindje të pastër

O Zot, e di se e kam bërë këtë për hir të fisnikërisë Sate. Na ndihmo dhe na e lehtëso këtë situatë!

Guri lëvizi edhe ca, por jo edhe aq sa të mundte dikush të dilte nga aty.

Erdhi radha tek i treti që ta luste Allahun për shpëtim.

JEPJA PUNËTORIT HAKUN!

U ngrit edhe i treti, pas lutjes së bashkudhëtarëve të vet, dhe tha:

O Zot, Ti di e të tjerët nuk dinë se kam pasur pasuri të madhe dhe punëtorë. Me ta sillesha në mënyrë të drejtë dhe me nder dhe i shpërble-ja me atë që Ti ma kishe dhënë, andaj ua paguaja punën para se tu thaheshin djersët
Një ditë e kërkova njërin nga punëtorët e mi, por nuk e gjeta. Kishte shkuar e nuk e kishte marrë mëditjen e tij. Që nga atëherë kishte kaluar shumë kohë dhe unë mëditjen e tij e investoja në punë të reja, kështu që ky investim sillte fitim të madh. Një ditë, ai punëtor u kthye tek unë, pasi kishte rënë në vështirësi financiare. Më tha: Dikur, moti, kam punuar te ju dhe nuk e pata marrë mëditjen time! Tani ajo më duhet. A mund të ma paguani atë?

NA SHPËTO NGA KJO SITUATË!

Iu përgjigja: Në këtë luginë, gjithë çka sheh është jotja, si rezultat i mëditjeve të tua!

Shikoi nga lugina dhe pa deve, lopë, dele, aq shumë, saqë as që kishte mundur ti ëndërronte. U habit dhe gjuha i përzihej, por shumë shpejt u zgjua nga gjumi i bukur që e kishte kapluar dhe tha: Po bëni shaka, zotëri!
 
Iu përgjigja: Jo, pasha Zotin, unë mëditjen tënd e kam investuar dhe nga ajo u bë kjo pasuri Merri të gjitha ato që ti ka dhuruar Allahu, me fat dhe shko i qetësuar!

Njeriu e mori kopenë e tij nga lugina e madhe duke mos u besuar syve të tij.

O Allah, tërë këtë e kam bërë për Ty dhe për fisnikërinë Tënde. Na shpëto nga kjo fatkeqësi në të cilën kemi rënë!

ALLAHU NUK I HUMB TË MIRAT E BESIMTARËVE!

E guri lëvizi edhe pak, por këtë herë ishte e mjaftueshme që të tre udhëtarët të mund të dilnin nga shpella.

Buzëqeshja filloi tua ndriçojë fytyrat e tyre dhe filluan që tu dridhen buzët nga gëzimi
Ia arritën të dalin nga aty dhe ta vazhdojnë rrugën e tyre, duke u kënaqur me fisnikërinë e Allahut, duke besuar se Ai asnjëherë nuk harron ti shpërblejë mirëbërësit.
O Zot, bekoji punët tona dhe le të jenë të sinqerta vetëm për Ty, Ti i Cili u përgjigjesh lutjeve tona!
Madhërimi të takon vetëm Ty, o Zot i botëve!

MËSIME NGA TREGIMI

Muslimani gjithnjë i drejtohet Allahut xh.sh. duke e lutur Atë në të mirë, e sidomos kur është në raste të vështira, në mënyrë që Allahu xh.sh. tia largojë atij të këqijat, siç vepruan këta tre burra në shpellë.

Një nga kushtet e pranimit të lutjes është që muslimani ta dojë Allahun dhe ti përmendë veprat e veta më të mira, siç bënë tre njerëzit (në shpellë v.p.)

Për muslimanin kënaqësia e prindërve të vet duhet të jetë më e rëndësishme se kënaqësia e njerëzve të tjerë, qofshin edhe fëmijët e tij, siç veproi druprerësi, i cili nuk donte tu jepte qumësht fëmijëve dhe gruas para prindërve të vet, të cilët i kishte pritur derisa ishin zgjuar.
Mirësia ndaj prindërve është një ndër punët më të mira. Allahu e pranoi lutjen e njeriut të i dëgjueshëm ndaj prindërve të tij.

Muslimanit nuk i lejohet ta keqpërdorë pasurinë e vet dhe varfërinë e të tjerëve, duke kërkuar prej tyre të bëjnë atë që është mëkat ose që i dëmton ata, siç deshi të bënte djaloshi me vajzën e varfër.

Muslimani duhet ta përkujtojë Allahun, ti frikësohet Atij, ta dijë se Ai është i Plotfuqishëm dhe se e dëgjon dhe e sheh atë, se do të japë llogari para Tij, edhe pse shejtani e nxit të bëjë gjëra të liga. Kjo duhet ta ndalojë atë nga punët e liga (si rasti me djaloshin, i cili i dha para vajzës pa e dëmtuar).

Islami i urdhëron njerëzit të jenë të besueshëm dhe ti ruajnë të drejtat e të tjerëve, si dhe të mos bëjnë dhunë duke ua marrë pasurinë në mënyrë të padrejtë, siç veproi edhe tregtari me bagëti, i cili e kishte ruajtur mëditjen e bariut dhe, pasi pasuria ishte shtuar, ia ktheu më të rritur.

Dorëzimi i gjërave të besuara pronarëve të tyre bën pjesë në veprat e mira. Allahu xh.sh. e kishte pranuar lutjen e njeriut që ia kishte kthyer punëtorit mëditjen e tij pasi ishte shumëfishuar.

Muslimani duhet ti zgjedhë shokët e mirë, të cilët do të jenë për të ndihmesë dhe bekim nga Allahu xh.sh. në të mirë dhe në të keqe. Këta tre njerëz të mirë ishin të dobishëm për njëri-tjetrin kur guri ua mbylli daljen nga shpella.


Post a Comment

0 Comments